Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Braktiset nga turistėt Riviera Shqiptare

    Braktiset nga turistėt Riviera Shqiptare
    Tė “tronditur” nga shifrat e e hoteleve, turistėt kanė nisur t’u kthehen metodave “tė vjetra”

    Autori i Lajmit: Artan Gjata

    DHėrmi - Kėtė sezon veror duhet tė mbushėsh njė ēantė plot me para. Ato fillojnė tė fluturojnė menjėherė, sapo zbret nė lokalet buzė detit, ku ēmimet janė astronomike, a thua se je nė njė vend magjik, nga mė tė shtrenjtėt e globit.
    Duket se kėtė fakt tashmė e kanė mėsuar mirė, jo vetėm pushuesit vendas, sidomos ata nga Tirana, qė kanė qėnė frekuentues tė rregullt tė plazhit tė Dhėrmiut, por dhe turistėt e huaj. Dhėrmiu perla mė e preferuar e Shqipėrisė po braktiset gjithnjė e mė shumė nga turistėt e huaj dhe ato vendas.
    Turistėt “nė sulm”
    Nė plazhet e Rivierės, kėtė fundjavė, qė sapo kaloi, vėrshuan qindra grupe tė rinjsh, por dhe familjarė, si dhe turistė tė huaj, tė cilėt ngritėn ēadra buzė detit, falė edhe kohės sė ngrohtė. Dhomat mė tė lira nė hotelet apo shtėpitė e pėrshtatura pėr pushim nė Dhėrmi, nuk janė mė pak se 3000 lekė nata, ndėrsa mė tė shtrenjtat shkojnė deri nė 5000 lekė, por e pėrbashkėta e tyre, ėshtė se, ndėrsa kanė ujė, ai me zor se ngrohet, sepse “nuk ka fuqi elektriku”, thonė banorėt. Ndėrsa kondicionerėt, ato qė i kanė, pėrsėri nuk punojnė po pėr kėtė shkak. Pastaj vjen odisea tjetėr, kėrkimi i njė lokali pėr ushqim. Mėnyja e mėngjezit, vetėm vezė, ose gjalpė, qumėsht dhe reēel. Ndėrsa dreka, ku tė ofrohet peshk, ose mish, ėshtė pothuaj e njėjtė pėrsėri nė tė gjitha lokalet, qė janė vėnė nė garė, se kush di t’i ngrejė ēmimet mė tepėr. 250 gram peshk i skuqur, “ėshtė i freskėt thonė pronarėt dhe jo i kultivuar”, sikur turisti ėshtė njė njohės i thellė i akuakulturės, ka njė ēmim 1000 lekė pa garniturė, vetėm me njė copė tė hollė limoni, a thua se nuk je nė vendin e agrumeve, por nė malin e Dajtit. Pra 1 kg peshk, kushton 4000 lekė, pėrsėri sikur nuk je buzė detit, por nė malin e Tomorit. Sallatrat janė po ato, si nė shumicėn e lokaleve tė Rivierės, ku mungojnė guzhinierėt, por ka vetėm qėrues dhe prerės domatesh dhe kastravecash, qė t’i servirin nė pjatė me disa copa tė imta djathi me emrin “sallatė greke”, me ēmimin 300 lekė njė pjatė.
    Pėrse kaq shtrenjtė?
    Patatet dhe birra me krikėll janė mė tė veēantat nė Dhėrmi, pėr nga ēmimet ngacmuese, qė tė bėjnė me tė vėrtetė t’i blesh, se bėhesh kurioz pse janė kaq tė shtrenjta. Por, habia tė ikėn menjėherė, kur shikon po ato patate, qė shiten nė treg me 50 lekė kg, ndėrsa ty t’i servirin nė njė pjatė tė zakonshme me 200 lekė. Ndėrsa, turistėt gjermanė apo ēekė, qė janė pijetarėt dhe shijuesit mė tė mėdhenj tė birrės, po tė marrin vesh se nė Dhermi ekziston njė birrė, qė kushton 1 krikėll prej 1 litri 600 lekė, (afro 5 euro), me siguri do tė zbarkonin me shumicė pėr ta provuar. Por, ēudia largohet menjėherė, sapo merr vesh, mbas gllėnkės sė parė se je duke pirė njė birė tė zakonshme, ndėrsa pronarėt tė thonė se, “me tė vėrtetė janė tė lira patatja dhe birra andej nga Tirana, por kėtu nuk prodhohen dhe na ha qiraja rrugės” dhe ti, qė tani qė ke shkuar pėr tė pushuar, duhet tė fillosh tė bėsh arithmetikė, se a ia vlen apo s’ia vlen dhe, ta kanė futur njė ēikė apo shumė me kėto cmime. Atėherė, lėmė birrėn dhe vazhdojmė tė kėrkojmė nė meny ēmimet e pijeve tė tjera, ku 500 gram verė tė bėrė vetė, e ke hak 350 lekė, ndėrsa coca-cola, ivi, fanta nuk i gjen mė lirė se 150 lekė, ndėrsa pėrsėri habi tė ngjall uji i Tepelenės, ku 1/5 litėr, ta japin 100 lekė. Po ka edhe ullinj se harruam, ku njė pjatė e vogėl serviret 250 lekė, ndėrkohė, qė nė pemėt qė janė mbrapa rėrės, ka ullinj me shumicė, njė pjesė tė mbetura, qė nga viti i kaluar se nuk ka kush t’i vjelė.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Pse keshtu behet biznes??Mos ka mungese vendesh te bukura ne bot a si?
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Turizmi eshte nje industri me vete e shume fitimprurese dhe shqiperia ka shume mundesira.
    Po me sa po shikoj po punohet ne menyre amatoriale.
    Degjova Bashkim Finon, me vjen shume keq po sa do vazhdojme akoma qe pegjegjesi kaq te medhaja te mbulohen nga sekretare partie.
    Ka shume idera ka shume mundesi dhe ajo qe une shikoj qe mungon eshte se ka shume shqiptare qofte ne shqiperi e jashte saj qe duan te investojne e te kontribojne ne kete industri.
    Dhe nuk po shohim qe kete mundesi reale a te krijohen mekanizma qe keta njerez te kontibojne ne zhvillimin e vendit te tyre.

    Kur aq me teper po shohim shume qarte qe ata qe e mbajne turizmin jane shqiptaret e jashte kufive ne kosove, maqedoni e gjithe emigrantet ne kurbet.

    Po qe se shqiperia do bente nje politik te thithte investimet e shqiptareve ne turizem e te krijonte nje sistem qe te kishe mundesi qe te investoje brenda planeve te zhvillimit do thithte ivestime shume te medha e kjo nuk eshte vetem per investimet po eshte nje politik shume e gjere.
    Pse te bejne te huajte vetem fshatra turistik ku ne nje projekt te bere nga qeveria ne nje zone secili shqiptar te paguante shpezimet e projektit ne pergjithesi dhe te bente nje nga keto shtepite e ketij fshati e sipas parase po te kishte mundesi per me shume me shume.
    Keto shembuj perdoren ne gjithe vendet e zhvilluara per te thithur investimet.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Shekulli

    Masterplani i dėshtim-fitimit


    Ardian Klosi

    Zhgjėndrra

    Njė nga arsyet qė ma bėnte edhe mė tė bukur kthimin nė Shqipėri nė pranverė tė vitit 1998 ishte njė projekt qė po fermentohej nė nivelet mė tė larta tė shtetit shqiptar nė bashkėpunim me pasanikė-mecenė tė kulturės si lordin Rothschild, Bankėn Botėrore etj. pėr Jugun e Shqipėrisė. Pjesa e parė e projektit ishte gati pėr nėnshkrim: do tė krijohej Parku kombėtar i Butrintit, ēka do tė thoshte mijėra hektarė bregdet e pyje rreth qytetit antik qė deklaroheshin praktikisht tė paprekshme; pjesa e dytė synonte qė nė gjithė zonėn e bregdetit shqiptar tė Jonit tė restauroheshin fshatrat e moēme si Himarė, Qeparo etj. dhe ēdo ndėrtim i ri, turistik ose jo, tė bėhej nė pėrputhje me natyrėn dhe traditėn e shtėpive ekzistuese.
    Ēka mund t’i uroje mė tė bukur Rivierės sonė? Nė njė kohė kur Europa ėshtė ngopur me hotelet masive, madje edhe ėshtė penduar qė ka betonuar nė tė tillė mėnyrė pjesė tė mėdha tė brigjeve tė veta mesdhetare si nė Spanjė, Bregun e Kaltėr, Kroaci etj., Shqipėria do tė zhvillonte turizmin e butė, qė respektonte natyrėn dhe historinė nė pjesėn mė tė bukur tė vijės sė vet bregdetare.
    Jemi lidhur qė fėmijė me kėtė bregdet: qysh herėn e parė qė munda ta shoh nga lartėsia e Llogorasė mė ka tronditur dhe mrekulluar. Aty ēdo gjė ishte e thellė dhe e qartė, me dritėn dhe kontrastet mė tė forta qė mund tė perceptojė shpirti i njeriut. Por s’ishte vetėm natyra, edhe vetė njerėzit ishin tė veēantė, fshatarė po, por si fshatarė tė qytetėruar, me shumė hoka dhe nėnkuptime nė gjuhėn e tyre, lėre pastaj pa po flisnin edhe greqisht ndonjėherė, si pėr tė na shpėrfillur ne qullashėt qė kishim tė drejtė tė vinim nė ato anė vetėm pse ishim fėmijė funksionarėsh... Madhėshtia e brigjeve dhe karakteri i sertė i banorėve mė thurej shumė mirė nė fantazi me skenat e atij libri tė jashtėzakonshėm qė quhej „Shpella e piratėve“ e kėshtu i shihja tė gjallė para syve Gjon Plakun e Gjon Birin tek u turreshin prej skutave bregdetare mbi lundrat e tyre invadorėve saraēenė ose normanė.
    Nė tė vėrtetė Bregu kishte diēka prej jashtė shtetit. Ai ishte jashtė shteti ynė deri vonė, pak para se tė prishej magjia e ndryshkur e izolimit shqiptar. Atėherė nuk dija ta shpjegoja pėrse mė dukej kėshtu sapo qė kapėrceja Llogoranė; natyrisht nuk ishte fakti qė disa fshatra flisnin edhe greqisht, sepse ne dėgjonim edhe gollobordēe (maqedonisht) ose vllahisht nė zona tė tjera tė Shqipėrisė pa na u dukur se ndodheshim jashtė shtetit, pėrkundrazi, duke na u rėnduar ‚brendashteti’, por ishte njė gjė tjetėr. Sot, vetėm pasi kam mėsuar mjaft gjėra pėr historinė e atyre anėve, di ta shpjegoj pėrshtypjen: banorėt e Bregut pėrgjatė shekujve sytė dhe komunikimin kryesor shpirtėror e material i kanė pasur me Perėndimin. Jo me Greqinė, sikurse duan ta thjeshtojnė sot notioepiriotėt, por me Korfuzin veneciano-anglo-frėng dhe me mbretėrinė e Napolit ku dhe shėrbenin djemtė mė tė mirė tė tij, pastaj edhe mė tej, me Monpelienė e Sent-Etienin, me Nju-Jorkun, Sidnein, gjithmonė e mė larg drejt Perėndimit, mjaft qė tė ishte Perėndim, andej nga zbriste dielli nė muzg nėn syprinėn e Jonit.
    Historia e Bregut nė tė vėrtetė ende nuk ėshtė shkruar. Pas dekadash shtrembėrimesh dhe mashtrimesh tė historiografisė hoxhiane erdhi njė periudhė kur u bė mollė sherri mes dy nacionalizmave qė edhe mė pak ndihmoi nė pėrvijimin e tė vėrtetave historike. Prej vitesh e kam edhe njė ėndėrr: qė ajo kalaja e braktisur e Ali pashė Tepelenės nė Porto Palermo tė bėhet njė ditė muze i historisė sė Bregdetit, e unė nė pleqėri drejtor i tij, duke sfiduar Moikon Zeqon nė Tiranė, para se tė mė shpien nė banesėn e fundit diku nė Himarė-fshat ose Qeparo-fshat aty te ato kishat e rrėnuara...
    Por le tė kthehemi nga ėndrra nė realitet. Jemi nė pranverė-verėn e vitit 1998. Kryeministri Nano vejeven nė Jug me ish-ministrin e Kulturės, takon madje edhe Lordin nė Korfuz dhe gjithēka ngjan e kopsitur: Bregu do tė hynte nė rrugėn e turizmit tė butė kulturor. Gėzohesha jo vetėm qė do tė shpėtonin brigjet e Jonit nga agresioni i betonit, por edhe qė kishim njė kryeministėr kaq tė iluminuar e kaq tė mirėinformuar pėr historinė e Shqipėrisė, me vizionin e duhur pėr tė ardhmen e vendit.
    Lexuesi i nderuar e di fort mirė se si vazhdoi kjo zhgjėndėr. Qysh nga viti 1997 qė janė nė qeverim socialistėt me kryeministėr kryesisht F. Nanon nė Bregdet nuk ka ndodhur asgjė e mirė, pėrjashto atė pjesė rruge qė u zgjerua nga Llogoraja nė Palasė. Kurrfarė vizioni, kurrfarė zhvillimi, veē shpėrthimeve kaotike nė Himarė apo Sarandė ku pėlltuqet e betonit tė japin tė pėrfytyrosh se si do tė ngjajnė pas pak vitesh a muajsh kėto treva sikur tė mos ndėrhyhet me njė (master)plan tė fuqishėm. Pak kohė mė parė pata shkruar pėr matrapisjen e Sarandės, si shembullin mė tė keq tė zhvillimit qė s’kontrollohet, pėr gjithė atė pjesė tė ish-mrekullueshme nga qendra e qytetit nė Ksamil qė ka rėnė tashmė pre e anarkisė sė ndėrtimit e cila fle si potencial nė ēdo kokė shqiptari.
    Kemi dėgjuar ndėrkohė shumė zėra qė kėrkojnė ta shpjegojnė kėtė mungesė tė zgjatur zhvillimi tė kontrolluar e tė zgjuar nė Jugun tonė (sikurse nė gjithė bregdetin shqiptar): thonė se nuk ėshtė ēėshtje paaftėsie e qeveritarėve shqiptarė, por ėshtė njė moszhvillim i drejtuar nga fqinjėt tanė jugorė, tė cilėt nuk duan kurrėsesi njė turizėm qė lulėzon nė Shqipėri: janė ata qė nxisin braktisjen e fshatrave nga rinia dhe pajisjen e pleqve me pensione vorioepiriote, ata qė nxitėn prishjen e plantacioneve me agrume dhe ullinj, ata qė e yshtin qeverinė tonė tė mos zhvillojė kurrfarė masterplani pėr Bregun.
    Nuk mė kanė pėlqyer asnjėherė teoritė e konspiracionit, megjithėse nuk dua ta dyshoj se nė Greqi ka jo pak nacionalistė qė nuk i urojnė begati fqinjėve veriorė, sikurse edhe hotelierė ose agjenci turistike sa tė duash qė ua shkėshillojnė Shqipėrinė vizitorėve. Por kėshtu biem padashur nė skemėn e njohur: fajin pėr kusuret tona na i kanė tė huajt. Ndėrkohė qė jemi tė bindur se njė vullnet i fortė politik i kombinuar me diturinė dhe fantazinė e duhur do ta kishte nxjerrė me kohė Bregdetin nga gjendja e zgjatur e nokautit.


    Paniku

    Pikėrisht nė kėtė kohė, kur tė gjithė i patėn humbur shpresat se nga ky qeverim socialist – sikurse edhe nga ai i mėparshmi demokrat – do tė zbatonte ndonjė koncept tė mbarė zhvillimi pėr bregdetin tonė, mėsojmė se qeveria e Nanos ka dhėnė me qindra mijėra hektarė tokė nė vendet mė tė bukura tė kėtij bregdeti si koncesion apo falje pėr firma tė caktuara qė do tė ndėrtojnė aty „fshatra turistikė“. E vendos nė thonjėza kėtė togfjalėsh sepse ndėrkohė e kam fort tė qartė se ēfarė pėrfytyrojnė me „fshat turistik“ firmat tona tė ndėrtimit: ėshtė fjala pėr pallate tė vogla betoni tė shitshme pėr kėdo qė e ka xhepin e madh. E pra, pasi dėshtoi nė njė masterplan ideal qė do t’i dhuronte Jugut turizmin e butė dhe respektimin e traditave, pasi dėshtoi nė ēfarėdo masterplani tjetėr, qė do tė kish siguruar sė paku infrastrukturėn elementare: rrjetin rrugor, ujor etj., qeverimi Nano kaloi nė veprimin mė tė thjeshtė, mė vulgar e mė perfid qė mund tė bėhet: nė koncesion e nė falje, ku s’flitet pėr 5 e 10 vjet, por pėr 70, pėr 100 e pėr 700 vjet.
    Para pak ditėsh njė kolegu ynė gazetar shkruante nė njė editorial: „E ē’tė keqe ka? Ministria e Finos nė gjithė kėto vjet s’ka bėrė asgjė, pra mund tė kritikohet pėr mosveprim, e pikėrisht tani qė po vepron, po e sulmojnė.“
    Kolegu (qoftė pa interesa tė vetat!) bėn sikur nuk e di se falja qė Nano-Fino u bėjnė parcelave tė bregdetit kryhet, si nė rastin e Kakomesė, nė tokėn e tjetrit dhe pak kohė para kthimit tė pronave. Mendoj se, edhe sikur kėto toka tė kishin qenė thjesht shtetėrore, veē fakti se dhurimi nė fjalė bėhet mbas shtatė vjet dėshtimi nė politikat e zhvillimit, pas mosndėrtimit tė asnjė rruge dhe mosmarrjeje tė asnjė mase kundėr braktisjes dhe shkretimit, mjafton qė akti i dhurimit tė quhet amoral. Ndėrsa fakti tjetėr se dhurohen toka qė u takojnė fshatarėve tė atyre anėve qysh para kohės sė xhonturqve, pra pak a shumė nga ajo kohė kur lindte gjyshi i Nanos dhe gjyshi im, e bėn dhurimin jo thjesht amoral, por edhe imoral.
    Konkretisht pronarėt nė gjirin e Kakomesė, sikurse del nga dokumentat e botuara ditėt e fundit janė 129. Tė kuptohemi, morali i kėtij shkrimi nuk ėshtė aspak qė kėta njerėz ta marrin sa mė shpejt parcelėn qė u takon dhe tė fillojnė tė ndėrtojnė po vonesė 129 vilat e tyre turistike. Jo, njė vizion i tillė ėshtė po aq tmerrues sa ai „i fshatit turistik“ tė firmave tona ndėrtuese: me sa kemi parė ndėrtimet e kohėve tė fundit nė bregdet po bėhen nė stilin mė tė keq betonues grek, pa respektuar kurrfarė arkitekture vendase. Porse ēėshtja e ndėrtimeve qė duhen lejuar ėshtė diēka tjetėr nga ēėshtja e pronėsisė, ajo ka tė bėjė me masterplanet qė pėrmenda, tė cilat nė njė shtet modern mund tė jenė gėrma c, d ose e e programit. Kurse e drejta e pronėsisė ėshtė shkronja a e shtetit ligjor. Ēfarė trishtimi qė na duhet t’ia pėrsėrisim kėtė gjė partisė sė Nanos, e cila e quajti veten tė reformuar dhe tė oksidentalizuar ēprej vitit tė largėt 1991!
    Veprime tė tilla tė qeverisė aktuale, ashtu sikurse projekti i fshehtė pėr importin masiv tė plehrave italiane, u ngjajnė veprimeve tė njerėzve nė panik: panik se mos nuk janė mė nė qeverim, ankth se mos nuk do tė kenė mė burime pasurimi, frikė se mos vijnė nė pushtet Meta, Berisha e a tė tjerė dhe ua marrin edhe vilat ose benzat qė kanė sot (gjė qė nuk ėshtė ēudi).
    Para njė paniku tė tillė qytetarė e fshatarė shqiptarė kanė vetėm njė rrugė: rezistencėn, mospranimin, mospėruljen. Protesta ndaj importit tė plehrave sikurse edhe protesta tė tjera qytetare po u mėsojnė mirė shqiptarėve se perėndoi koha kur qeveritarėt bėnin me tokėn e tyre ē’tė donin, qofshin kėta qeveritarė si E. Hoxha qė merrte gjiret mė tė bukura pėr baza ushtarake si koncesion ndaj paranojės sė tij, qofshin kėta Nano-Fino, qė po kėrkojnė gjire po aq tė bukura si koncesion ndaj dėshtim-fitimit tė tyre.



    29/07/2004
    KATEGORIA: Analiza

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •