Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Gjeni ndryshimet ???!!!!!

    Mund tė kuptoj vėshtirėsitė e gazetarisė shqiptare dhe mundėsitė e pakta tė saj pėr tė pėrparuar...por nuk do tė pranoj asnjėherė mėnyrėn se si gazetarėt shqiptarė trajtojnė ngjarjet e ndryshme, dhe gabimet kolosale tė papėrgjegjshmėrisė sė tyre...

    lexoni mė poshtė, dhe do kuptoni se dy personat e akuzuar pėr
    pėrdhunim, nė fillim janė nga Lura dhe nga Peshkopia, pastaj nga Rėsheni, e mė nė fund nga Mirdita...:


    Pėrdhunesit e studentes irlandeze: Ajo erdhi me dėshirė
    Lajmi i ores 10:45 AM

    TIRANĖ (22 Korrik) - "Ne nuk e pėrdhunuam studenten irlandeze, ajo erdhi me dėshirė dhe nuk bėri rezistencė gjatė kohės qė bėmė dashuri me tė". Kėshtu u shpreh dje para gjykatės njėri nga 22- vjeēarėt e arrestuar pėr marrėdhėnie seksuale me dhunė ndaj njė shtetaseje tė huaj. Erdiland Vladi dhe Elidon Kaēorri, janė njėri nga Lura e Dibrės dhe tjetri nga Peshkopia. Tė dy djemtė e rinj momentalisht banojnė nė Tiranė. Megjithse janė studentė dhe nuk i kanė provuar ndonjėherė prangat nė duar, dy tė rinjtė qė pėrdhunuan studenten nga Irlanda, dje pas vendimit tė dhėnė nga gjyqtarja Mirela Fana, janė drejtuar pėr nė burgun 313-tė, nė njė prej qelive "tė freskėta" pėr kėtė verė tė nxehtė. Gjykata dje vendosi pėr dy tė rinjtė masėn e sigurisė tė arrestit me burg pa afat, deri nė momentin qė do tė pėrfundojė hetimi pėr veprėn penale tė kryer prej tyre. dxh/mr (Shekulli/BalkanWeb)



    Pėrgjimi i celularit dhe ekspertiza e studentes, provat e krimit pėr Kaēorrin dhe Vladin

    Operacioni: Si u arrestuan pėrdhunuesit e irlandezes


    --------------------------------------------------------------------------------

    Trendafile Visha

    TIRANE

    Njė numėr telefoni i mbetur nė celularin e studentes irlandeze A.T. ka bėrė qė policia e kryeqytetit tė zbulojė nė njė kohė relativisht tė shkurtėr pėrdhunuesit e saj. Me procedurė tė pėrshpejtuar Gjykata e Shkallės sė Parė sė Tiranės ka vendosur pėrgjimin e telefonave tė shtetasve Elidon Kaēorri dhe Erdilant Vladi nga Rrėsheni.

    Ndėrkohė copėzat e bisedave tė realizuara prej tyre i kanė identifikuar plotėsisht ata si autorė tė krimit tė katėr ditėve mė parė. Lajmi bėhet i ditur nga burime zyrtare tė prokurorisė dhe policisė. Po sipas burimeve tė mėsipėrme, dje viktima nė njė pėrballje me tė pandehurit, ka vėnė gishtin mbi ta, duke rrėfyer edhe njė herė ngjarjen e hidhur qė i kishte ndodhur pas njė endjeje tė gjatė e tė kėndshme nė Shqipėri.

    Pėrgjimi
    Kishte shumė gjasa qė ngjarja e shėmtuar ndaj shtetases irlandeze A.T. tė mbetej pėrfundimisht nė kufijtė e njė krimi anonim. Para se tė rijtė nga Mirdita tė vinin dorė mbi studenten e huaj, e cila kishte ardhur nė Shqipėri nė kuadrin e njė programi tė binjakėzimit me Universitetin e Tiranės, i ishin prezantuar me emrat e tyre tė vėrtetė. Por dy emrat, dhėnė ekspertėve shqiptarė nga 24-vjeēarja irlandeze, nuk pėrbėnin gjė tjetėr veēse njė minidetaj tė pavlerė. Nė kėtė rast, pėrveē tė "tretit" qė ka prezantuar studenten e huaj me dy "kavalierėt" shqiptarė, ka ndihmuar telefoni i viktimės. Nė memorien e telefonit tė irlandezes ka mbetur "pa dashje" i regjistruar numri i njėrit prej pėrdhunuesve tė saj. I cilėsuar si element-kyē jo vetėm pėr identifikimin e autorėve tė krimit, tė cilėt, me tė mbaruar aktin shtazarak, ia kishin mbathur nė drejtim tė paditur, por edhe si provė tė pakontenstueshme pėr mė vonė, ekspertė tė prokurorisė e tė policisė i janė drejtur Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės. Kjo e fundit ka procedur shpejt, duke u dhėnė viston hetuesve pėr pėrgjimin e numrit tė telefonit tė njėrit prej tė dyshuarve. Kaq ka mjaftuar pėr tė identifikuar e pėr tė vėnė nėn pranga pėrdhunuesit e studentes irlandeze, pasi ata kanė dekonspiruar vetveten me copėza bisede qė hidhnin dritė mbi krimin qė kishin bėrė.

    Pėrballja
    Dje studentja iralandeze e pėrdhunuar dhe dy shoqe tė saj kanė pritur pėr orė tė tėra nė Prokurorinė e rrethit tė Tiranės. Pasi ėshtė gjetur pėrkthyesi, shtetėsja e huaj ėshtė dėrguar nė ambientet e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, ku ėshtė pėrballur me dy shtetasit e arrestuar: Elidon Kaēorri dhe Erdilant Vladi. Viktima nuk ka hezituar, por ka vėnė gishtin mbi "miqtė" e saj pėrballė, duke dėshmuar edhe njė herė se ata ishin autorėt e pėrdhunimit tė saj, mė datė 18.07.2002, nė orėn 04.00, te vendi i quajtur segmenti i rrugės sė vjetėr tė Laēit. Ndėrkohė qė studentja irlandeze do tė largohet nga Shqipėria me njė shije tė keqe nė shpirt, ndaj dy autorėve tė krimit, Kaēorri dhe Vladi, rėndon akuza e "marrėdhėnies seksuale me dhunė nė dėm tė njė shtetaseje tė huaj".


    ***e pėrveē gabimeve kolosale, gazetarėt shqiptarė vazhdojnė tė japin gjykimet e tyre para se kjo gjė tė bėhet nga vetė organet komptente...pėr gazetarėt shqiptare, ashtu, tė pakujdesshėm e kokėshkretė, dy personat nė fjalė janė "pėrdhunues", dhe japim e stėrjapim emrat e tyre edhe nė kryetitull, pa pritur akoma vendimine gjykatės pėr kėtė ēėshtje

    po sikur gjykata tė vendosė pėr pafajėsinė e tyre ? gjyqi i ngelet atėherė gazetarėve tonė kodoshė, dhe mentalitetit tė sėmurė thashethemexhi shqiptar...
    institucionet nuk ekzistojnė, sepse gazetarėt tanė trima janė tė gjithanshėm, e tė gjithpushtetshėm pėr opinionin e mashtruar shqiptar...

    turp e faqe e zezė

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Marinit tė I-rė

    Marin i Parė!
    Mbiemni VLADI I pėrket tė gjithė Lurakėve!
    Mbiemni Kaēorri asht puro mbiemėn i mirditasve!
    Pėr ēfarė ndryshimi e ke fjalėn!
    Ky ban pjesė nė xhestet mė tė ulėta dhe mė shnjerzoret qė ka ngjarė me dy malcorė - hane!
    Kėta dy plehra do tė dėmohen tepėr randė nga kodi moral i malscive (nėse atje ka mbetė dikush me ruejtė nderin!)
    Tepėr kokėulur pėr ēfarė ka ngjarė duhet tė jenė edhe familjet e tyre!
    Agimi

  3. #3
    Pėrshėndetje Agim

    informacioni ėshtė tjetėr gjė, e mėnyra se si jepet ai prapė tjetėr

    pa u ndalur tek akti i kryer nga dy tė rinjtė, pasi i takon ligjit tė merret me to e jo kanunit, unė u mėrzita nga pa korrektėsia e gazetares qė nė tė njėjtin artikull, ndėrron 3 herė vendlindjen e tė akuzuarve

    ...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Marinit tė I-rė

    Krejt]esisht dakord Marin jam.
    Mendoj se "Banda e Gazetarėve" nė Shqipėri asht ma e rrezikshme se bandat e hajdutėve!
    Nuk asht rasti i parė qė ia fusin kot me lajme! Bile ka edhe mė keq kur lajmi politizohet!
    Tė pėrqafoj dhe tė pėrshėndes me respekt
    Agimi

  5. #5
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Denimi me i mire qe mund tu behet gazetareve eshte vigjilenca e popullit ndaj informacionit qe jepet ne media, mosbleraj e gazetes eshte nje ndeshkim teper i rende per nje gazete. Problemi eshte se sot ne Shqiperi pa dashur te bej publicitet per ndonje gazete, e vetmja media qe kam gjetur te pavarur dhe qe nuk thote shume llafe te kota eshte Albania Dailynews (eshte thjesht informative). Si lexues qellimi kryesor kur ble nje gazete dhe e lexoj eshte te informohem mbi te rejat dhe jo te me jepet opinioni i nje gazetari 20 vjeēar qe nuk eshte akoma ne gjendje te njohi te drejtat e profesionit te vet e jo me te shoqerise ku jeton. Do te doja tu thoja MJAFT me llafe boshe me gazeta ku vetem 1 faqe ka me informacion dhe jemi te detyruar te lexojme 20 faqe me budallalliqe, mjaft e trajtuat kete popull per injorant se eshte popull me kulture e tradita, Mjaft me faqet e para "sensacionale" ku pas nje aksidenti ordiner, jepet ne faqe te pare marka e vetures se aksidentuar, ngjyra, targa e vetures, ishte me nafte apo me benzine, emri mbiemri i shoferit, pasagjereve si dhe emrat e deshmitareve!!!! kjo ska te beje me me informacjonin eshte nje turp i madh per te gjithe ata qe kane bere shkollen per gazetari qe lejojne te botohen keto gjera.
    Me respekt dhe shpresoj qe te ashtuquajturit gazetare te perfundojne rrugeve te papune dhe ne rolin e atyre qe ata vetem me nje fjale goje trajtojne ne te ashtuquajtura shhkrimet e tyre.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Winny T,
    Krejtėsisht dakord me ty or mik! Po ajo qė fatkeqsisht ngjet nė Shqipėri, mė kujton Faik Konitzėn e madh qė gazetarėve u jepte porosi: "para se tė uleni pėr tė shkruar, duhet tė dini se pėr ēfarė qėllimi do shkruani!.."
    Pra nga kjo rezulton qė "gazetarėt" tanė nuk kanė as ndjenjėn minimale tė vetkontrollit e lėre mė, ndjenjėn e pėrgjegjsisė!
    me respekt Agim

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ...
    sikur te kapeshin e te arrestoheshin edhe perdhunues te tjere nga disa qytete te tjera te shqiperise qe jane profesionist, qe perdhunojne cdo dite shqiptare.(mbase edhe te huaja), por ama jane profesionist, e gjykata nuk merret dot me to, nuk i pergjon dot, nuk i burgos dot, madje i ruajne te perdhunuarat qe te mos ua nxjerrin emrat.
    Sa per rastin konkret, jam shume e fyer dhe e indinjuar.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ndersa gazetarve tane trima as nuk ua mban tua permendin emirn, dhe as te lajmerojne nje lajm te tille. Se jane trima gazetaret tane.jane ,,,,etj etj etj
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    ēdo gje eshte politike, por politika nuk eshte gjithēka

    Hap here pas here midis te tjerave dhe faqet e gazetave partiake ZP-it dhe RD-ike dhe thjesht mundohem te kuptoj se si trajtohen problemet ne keto gazeta. Ne ēdo vend te botes perendimore ka gaezta qe njohen per pozicionin e tyre te opinionit ( te majta, qendres apo te djathta) dhe ne to mund te informohesh pa problem dhe pse mund te kete nuannca te te djathtes apo te majtes ne to por nuk i largohen informacionit.
    Po te lexojme gazetat tona te famshme Zp-it dhe Rd-ike ( po permend vetem keto te dyja qe jane flagrante) lexojme 80% politike, 15% reklama dhe pjesa tjeter lajme nga bota koha....
    Menyra se si trajtohet informacioni eshte skandaloze, pasi keto gazeta merren me propagande dhe aspak me informacion, te RD-ja mund te lexojme vetem kritika per Nanon dhe te ZP-ja vetem per Berishen ( ZP-ja flet dhe here pas here per ekonomine, nqs ate mund ta qsuajme ekonomi) Deri kur do vazhdojne te kejojne nje skandal te tille Berisha dhe Nano, si ka mundesi qe asnje nga deputetet nuk ben pyetje te tilla ne parlament, si ka mundesi qe nje skandal i tille eshte skene e perditeshme ne Shqiperi dhe kjo prej vitesh?!!
    Ju ftoj te jepni mendimet tuaja per kete teme
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  10. #10
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    ndoshta

    nga qe te dyja keto gazeta Vinny_T,

    jane gazeta partiake, e partiaket me sulem ndaj kundershtareve do merren, plus shtoi faktin se ato jane hazeta partiake made in shqiptare...

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •