Predisenti Moisiu viziton trupat shqiptare nė Bosnje

Moisiu: "Pse duam ta lėmė Bosnjen pėr Irakun"

Kledi Spahi dhe Hasan Bana tregojnė historinė e tyre nė misionin paqeruajtės shqiptarė nė Sarajevė. Ditėt e vėshtira nė shėrbim, pagesa e pamjaftueshme dhe marrėdhėniet e mira me bosnjakėt: "Iraku? Ky ėshtė zanati qė kemi zgjedhur dhe kjo ėshtė arsyeja e parė, ndėrsa e dyta ėshtė ana ekonomike"

Nga korrespodenti ynė:

Elton METAJ (Sarajevė)


Kledi Spahi dhe Hasan Bana do tė shkonin tė luftonin edhe nė Irak e Afganistan nėse do t'u kėrkohej. Prej dy muajsh, ata ndodheshin nė Bosnje-Hercegovinė, nė kuadėr tė trupave paqeruajtėse shqiptare, por kjo duket se nuk i kėnaqte shumė. Nė njė fare mėnyre ata dukeshin tė mėrzitur me faktin se bėnin vetėm shėrbimin e rojes, nė Krajlovac, njė bazė ushtarake pak kilometra larg Sarajevės. Spahi, njė djalė 26 vjeēar nga Korēa ndodhej nė misionin e tij tė tretė nė Bosnje, ndėrsa 22 vjeēari Bana nga Dibra do tė mbyllte nė nėntor "mandatin" e parė gjashtėmujor si paqeruajtės. Sidoqoftė, nėnoficerėt Spahi dhe Bana, qė paguheshin rreth 25 dollarė nė ditė, nuk mungonin tė pėrsėrisnin se gjatė misionit tė tyre nė Bosnje-Hercegovinė gjithēka shkonte shumė mirė dhe nuk kishin asnjė problem. Njė shprehje qė mund ta dėgjoje nga secili prej 70 ushtarėve shqiptarė dhe qė mė tepėr tingėllonte si njė porosi e komandantėve. Lėvdatat nuk mungonin edhe nga oficerėt gjermanė, tė cilėt pėrsėrisnin se nė stėrvitje apo shėrbim nuk kishte asnjė dallim mes ushtarėve tė tyre dhe atyre me flamurin kuq e zi, nė krahun e djathtė. Shqiptarėt tė shtunėn i kishin lėnė vendet e shėrbimit pėr tė takuar Presidentin Alfred Moisiu dhe ushtarėt gjermanė u shėrbenin edhe nė mencėn e efektivit.

"Si u bėmė paqeruajtės"


Nėnoficer Kledi Spahi tregon se nė Shqipėri kishte nėnėn, babain, motrėn dhe tė fejuarėn. Ai, gjatė kohės qė shėrbente nė Brigadėn e Reagimit tė Shpejtė nė Laē, ishte detyruar tė linte Korēėn pėr tė marrė njė shtėpi me qera nė Tiranė. Pėr ēdo ditė, Spahi udhėtonte drejt Laēit pėr t'u rikthyer pas shėrbimit nė kryeqytet. Ndėrsa, nėnoficer Hasan Bana vetėm nė fundjavė udhėtonte drejt Dibrės pėr tė takuar familjen. Ai mohonte me kėmbėngulje tė kishte lėnė njė tė dashur nė Dibėr. "Nuk kam", thoshte duke buzėqeshur dhe duke pritur me padurim pyetjen e rradhės, qė mund tė ishte pėr njė tjetėr temė. "Nuk kemi kohė. Edhe kur jemi nė Shqipėri ėshtė puna qė nuk na lė", vijoi ai. Celulari ka zgjidhur edhe problemin e komunikimit me familjet, ndėrsa pėr tė pėrdorur internetin nėnoficerėve u duhet tė japin pagesėn e njė dite pėr tė naviguar 60 minuta. "Kemi njė javė leje, nė gjashtė muaj", thotė Spahi dhe ato sapo kanė filluar. Nėnoficer Bana nuk do tė marrė lejen e parashikuar, pasi do t'i duhet tė shpenzojė dy ditė vetėm pėr rrugėn. Pasi ka pėrfunduar gjimnazin, Bana ėshtė veshur nė tė gjelbėr dhe siē thotė, nė kėtė zgjedhje tė tij tė shtyrė nga pasioni, ka patur edhe arsye ekonomike. Endrrėn e tė ardhmes pėr t'u bėrė oficer dhe ndoshta ndjekur karrierėn, deri nė gradėn e gjeneralit, 22 vjeēari nga Dibra e frenon vetė. "Do tė humbisnim 5 vjet", thotė ai, pėr kohėn qė do t'i duhet tė ndjekė arsimin e lartė ushtarak. Tė dy nėnoficerėt, qė renditeshin si mė tė mirėt e kompanisė shqiptare, shpresonin tė vijonin shėrbimin e tyre nė Laē, pas kthimit nė Shqipėri. Mundėsisė pėr tė shėrbyer edhe nė Irakun e frikshėm apo Afganistanin e largėt, tė dy tė rinjtė nuk I druheshin. "Do t'I shėrbejmė atdheut", thotė Spahi, duke mos pranuar shakanė, nėse kėtė shprehje ua kishte mėsuar komandanti. "Ky ėshtė zanati qė kemi zgjedhur dhe kjo ėshtė arsyeja e parė, ndėrsa e dyta ėshtė ana ekonomike", shprehet 22 vjeēari dibran. Kolegėt e tyre nė Afganistan e Irak paguhen 100 dollarė nė ditė, ndėrsa nėnoficerėt, qė shėrbejnė nė Sarajevė, thonė se puna qė bėjnė ėshtė shumė mė e vėshtirė se rroga qė marrin. Ata bėjnė shėrbim 24 orė roje dhe tė nesėrmen mund tė pushonin. "Stresi, lodhja..", thotė Spahi, duke u shprehur se nuk kanė frikė nga ndonjė sulm apo incident i mundshėm. "Thjesht ideja qė je roje, tė lodh. Tė jesh roje, edhe nė kohė paqeje ėshtė detyrė luftarake", vijon ai. Ēdo ditė pjestarėt e efektivit shqiptar marrin 11 euro dhe 15 USD, njė pagesė e pėrzjerė nga qeveria dhe vende tė tjera. Me paratė e kursyera, ata parashikojnė tė rrisin mirėqėnien personale. "Nuk ke ēfarė mendon mė shumė. Nuk mund tė bėsh plane me ato lekė", thonė nėnoficerėt. Ata duken tė gatshėm tė marrin pėrsipėr edhe njė mision mė tė vėshtirė pėr t'u paguar mė tepėr. "Me njė shoqėri tė mirė, misionet kalohen", shprehin optimizmin tė dy nėnoficerėt.

"Boshnjakėt janė si ne"


Rreth 70 ushtarėt shqiptarė, qė janė nga zona tė ndryshme tė vendit, nuk bėjnė operacione tė tjera nė Sarajevė, veē ruajtjes sė repartit, ku ndodhen nėn komandėn gjermane. Megjithatė, nuk i druhen edhe ndonjė detyre shtesė qė mund t'u japin eprorėt. Shpesh ata dalin edhe nė qytetin e Sarajevės dhe thonė se asnjėherė nuk kanė patur probleme. "Pothuajse janė I njėjti mentalitet me ne. Thjesht gjuha na ndryshon", shprehen tė dy njėzėri. Tė njėjtėn harmoni ata pranojnė ta kenė gjetur edhe me gjermanėt, qė janė "ca tė ndryshėm". "Ata na pėrshtaten ne, dhe ne u pėrshtatemi atyre", thonė Spahi dhe Bana. "Kemi arritur qė shumė gjermanėve t'ia fitojmė zemrėn. Kemi patur fatin, qė edhe shumė nga ēunat dinė tė komunikojnė edhe me gjuhėt e huaja dhe kemi arritur njė shoqėri vertetė shumė tė mirė", shprehet nėnoficer Bana.

Megjithatė, misionit tė SFOR-it nė Bosnje duket se po i vjen fundi. Edhe pa kapjen e Radovan Karaxhiē dhe Ratko Mlladiē, NATO dėshiron ta zėvendėsojė SFOR-in me njė forcė tė Bashkimit Evropian. Sidoqoftė, gjurmėt e luftės ishin tė gjalla nė Sarajevėn qė dikur priste dhe Lojrat Olimpike, por tashmė muret e shpuar nga plumbat apo ndėrtesat e rrėnuar nga predhat e mortajave, ishin njė muze pėr tė cilin nuk kishte pse tė shpenzoje. As pėr ta rregulluar.