Jeta pa fe ėshtė projekt pa garanci



Po tė shiqojmė historinė e njėrėzmit dhe sa do larg qė tė kthehemi nė periudha tė ndryshme kohore, gjithnjė do tė hasim gjurmė tė mendimit fetar. Religjioni ėshtė cilėsi univerzale e qenies njerėzore. Nevoja pėr fenė (besimin) ėshtė e rrėnjosur nė kushtet themelore tė egzistencės sė gjinisė njerėzore. Nuk ėshtė njeri i kompletuar dhe i plotė ai qė nuk ndalet nė jetė, tė paktėn njė herė e tė pyes: ”Ēėshtė esenca e jetės”, ”Kush jam unė”? “Nga vij dhe nga do tė shkojė”? “Ēėshtė qėllimi i egzistencės”? dhe “Kush me krijoi?!

- Jeta pa Fe (besim) ėshtė projekt pa garanci dhe aventurė pa pėrfitim. As begatia e jetės nuk mund tė jetė asnjėherė e barabartė me begatinė e fesė (besimit), i cili na ofron ngushėllim dhe ndihmė nė tė gjitha vėshtirėsitė e kėsaj bote dhe botės tjetėr. Feja paraqet njė sistem jetėsor, dhe na paraqet nė fakt se nė kėtė botė nuk jemi tė huaj, tė braktisur dhe tė flakur tej, por… qė tė njihemi me Zotin e Botės dhe tė pajtohemi me Tė. Lėnda e fesė ėshtė ajo qė pėrfshin dhe mbulon besimi nė: Zotin e Gjithėfuqishėm, tė Pėrjetshėm, tė Drejtė dhe tė Mėshirshėm, tė Cilit i pėrkasim tė gjithė ne dhe tek te i Cili tė gjithė do tė kthehemi nė pėrjetėsi. Nuk pėrfundon ēdo gjė me vdekjen fizike nė kėtė botė! Sepse, po tė ishte kėshtu, cili do tė ishte kuptimi dhe qėllimi pėrfundimtar i kėsaj jete kalimtare, nė tė cilėn realizimi i drejtėsisė nuk arrin as nė gjysmė tė rrugės.

-Feja e individit ėshtė besimi (iman), ndėrsa feja si sistem shoqėror ėshtė Ligj i Zotit (Sheriati). Nė Islam feja dhe shkenca, besimi dhe arsyeja qėndrojnė pėrballė njėra-tjetrės. Zoti i dhuroi njeriut dy libra, Kur’anin dhe universin, i pari ėshtė fjala, kurse i dyti krijimi i Tij. Nuk egziston kontradiktė ndėrmjet tyre. Nuk ėshtė e drejtė tė mendohet se njeriu nė fillim ishte i padijshėm i egėr, dhe idhujtar, e se vetėm pas njė kohe njeriu filloi tė heqė dorė nga keto bestytni dhe tė besoj nė njė Zot tė Vetėm. Besimi i njeriut nuk ka evoluar nga idhujtaria dhe poiteizmi drejt besimit nė njė Zot dhe monoteizmit. Pėrkundrazi ka pasur degradim tė njeriut i cili ėshtė larguar nga besimi nė Zotin e Vėrtetė dhe ėshtė dhėnė pas idhujtarisė, politeizmit dhe ateizmit. Prandaj, ēėshtja nuk qėndron nė prirjen e njeriut drejt tė besuarit, sikurse ėshtė shkruar nė librat e historisė tė fesė tė pėrpiluara nga pabesimtarėt. Kjo ėshtė prirje e lindur tek njeriu dhe e natyrshme. Por pėrkundrazi duhet kėrkuar pse njeriu ka devijuar dhe anuar kah idhujtaria, materializmi, ateizmi.

Njeriu pėrbėhet nga dy komponente ai shpirtėror dhe ai material. Qė tė mund tė jetojė normalisht nė kėtė botė, ai duhet tė rruajė baraspeshėn nė mes tyre, dhe sa herė qė favorizon njėrėn prej tyre do tė pėsojė tronditje, trazim dhe humbje. Vetėm pėrmes bindjes ndaj Zotit dhe zbatimit tė Ligjit tė Tij, njeriu mund tė arrijė paqe tė vėrtetė me vetėvetėn, shoqėrinė, natyrėn dhe Krijuesin. Jeta e njeriut ka kuptim tė plotė vetėm pėrmes fesė. Pa besim jeta ėshtė absurde dhe e zbrazėt. Feja shpie drejt pėrsosmėrisė dhe pėrmbush nevojat fizike e shpirtėrore tė njeriut.

Ateizmi (Mosbesimi) e kundėrta e fesė (besimit) ėshtė doktrinė mohuese, sepse ai ėshtė i ngritur mbi bazėn e mohimit dhe mospranimit tė Zotit. Ateizmi ėshtė mohim i vlerave hyjnore dhe mbulim i sė Vėrtetės me tė pavertetėn. Ideologjitė ateiste zėnė vendin e pare nė listen e ideologjive qė i kanė shkaktuar njeriut luftėra, vuajtje dhe fatėkeqėsi shpirtėrore. Vetėm tė cekim ca shembuj prej tyre si Stalini, Lenini, Mao, Fidel Kastro, Enver Hoxha tė cilėt me idetė e tyre ateiste kanė shkaktuar vdekjen e miliona njerzve tė pafajshėm dhe vuajtje tė pashpjeguara shpirtėrore dhe morale. Ateizmi dhe filozofitė materialiste e verbėrojnė dhe e zhveshin shpirtin e njeriut nga ēdo vlerė dhe virtyt njerzorė. Ateizmi nuk edukon ndėrgjegjen, dhe njeriun e privon nga ndjenja e respektit dhe frikės ndaj Zotit, dhe e meson se njeriu ėshtė krijesė pa kurfarė pėrgjegjėsie. Ateizmi (mosbesimi) supozon se njeriu jeton nė kėtė gjithėsi vetėm duke u mbėshtetur nė vetvetėn e tij, pa Zotin i Cili e ka krijuar, I Cili e ndimon dhe para tė Cilit do tė japė llogari, dhe e bėn atė (njeriun) qė nė prirjen e tij tė ketė egoizėm dhe individualizėm. Mosbesimi sjell vetėm shqetėsim, trazim dhe zbrazėti tė pallogaritshme shpirtėrore. Me ateizėm jeta ėshtė absurde e kotė dhe e pakuptimtė. Ateizmi ka vetėm efekte negative nė sjelljet njerzore dhe nė normat morale tek popujt dhe sistemet shoqėrore. Ateizmi nėn njė maskė tė ashtuquajtur shkencore ia doli qė gjatė shekullit tė kaluar tė fitojė njė ligjshmėri tė rremė.

Ndėrkaq, shkenca moderne po shtyen tė ecurit drejt Zotit dhe ėshtė bėrė mbėshtetje pėr fenė. Me pėrparimin e shkencės, besimi nė Zotin e Plotfuqishėm po shtohet. Me shtimin e dijes, vlera e fesė po rritet. Ateizmi shkakton ikje nga vetvetja, duke bėrė qė individi tė kėrkojė arratisje nga mendime tmerruese dhe dėrmuese, kėshtu qė fillon tė kėrkojė strehim duke u dėfryer, duke u kėnaqur me gjėra tė kota dhe qė sjellin largim nga realiteti siē janė barėrat, alkooli, drogat dhe mjetet tjera shkatėruese si pėr individin ashtu edhe pėr shoqėrinė nė tėrėsi. Ateizmi paraqet degradim tė dinjitetit njerėzor. Ku qėndron dinjiteti njerėzor nėse pretendohet pa tė drejtė dhe nė mėnyrė mashtruese, qė njeriu ėshtė pasardhės i majmunit. Po nėse pėrjashtojmė egzistencėn e Zotit, ku gjen njeriu tė drejtėn pėr tu respektuar, gjė qė ėshtė e domosdoshme kur flasim pėr dinjitetin. Nėse njė pikturė origjinale ka cilėsinė e tė bukurės, kurse “ēdo kopje” ėshtė e shėmtuar, jo pėr faktin se kopjes i ėshtė shtuar apo larguar diēka, por vetėm ngase dallimi mes tyre qėndron nė kontaktin personal ndėrmjet veprės dhe artistit. Atėherė ku do tė qėndronte bukuria dhe madhėshtia e njeriut nėse do tė mohonim kontaktin e pandėrmjetshėm mes njeriut dhe Krijuesit pėrmes aktit tė Krijimit. Thjesht nėse ateistat pretėndojnė se kemi prejardhjen prej majmunit atherė pse edhe sot tek majmunėt nuk gjejmė faza tė kalimit majmun-njeri, mirpo majmuni ka mbetur nė nivelin dhe krijimin e tij origjinal siē e ka krijuar Zoti Fuqiplotė dhe njeriu ka mbetur po nė atė nivel. Kjo ėshtė njė absurditet qė mendja e pastėrt dhe e shėndoshė e njeriut kurrė nuk do ta pranojė. Njerzit qė mendojnė se nuk do ti japim llogari Zotit, janė tė prirur pėr shthurje. Nė themel tek tė gjitha sjelljet imorale dhe jonjerzore shihet qartė mungesa e fesė (besimit). Pa Zot, nuk ka moral. Sipas ateizmit nuk ka vlera absolute, tė shenjta, as parime tė cilat duhet tu pėrmbahen njerėzit, duke mohuar parmiet bazė, dhe duke e bėrė tė pamundshme tė pėrcaktohet se ēka ėshtė e moralshme e ēka e pamoralshme.

-Si do tė dukej njerėzimi sikurse tė ē’rrenjosej feja (besimi) nga jeta jonė? A do tė kishte kuptim jeta? Cili do tė ishte misioni i njeriut nė Tokė?

Feja (besimi nė Zotin) e lartėson njeriun nė virtytet mė tė larta humane e morale, e zhvillon lirinė personale dhe e forcon shoqėrinė, e bėn ate tė drejtė para tė gjitha krijesave tė Zotit, ndimon nė funksionimin normal tė shoqėrisė, riafirmon solidaritetin e grupit (martesa, lindja, vdekja), frymėzon aktivitetin individual, familjar, social, politikė, emocional etj.

-Tė besosh nė Zotin drejtė, nuk humbet asgjė, ndėrsa fitohet ēdo gjė, si nė kėtė botė ashtu edhe nė botėn tjetėr. Ndėrsa me mohimin e Zotit, humb ēdo gjė, dhe fiton vetėm vuajtje, shkatėrrim, degradim dhe dėnim tė pėrjetshėm.

Tė gjitha falėndėrimet dhe lavdėrimet qofshin pėr Allahun, Krijuesin e Botrave.