E Diele, 25 Korrik 2004
NANO FIRMOS PER RRUGEN E ARBRIT
Teuta Shamku
Eshte ndezur sinjali jeshil per mijera banore te rrethit te Dibres per ndertimin e rruges se Arbrit. Kryeministri Fatos Nano ka firmosur dje studimin per ndertimin e kesaj rruge, e cila eshte nje deshire e hershme e dibraneve. Keshilli Kombetar i Rrugeve, i cili u mblodh dje nen drejtimin e kryeministrit Fatos Nano vendosi miratimin e studimit te fizibilitetit per te ashtuquajturen rruga e Arbrit, e cila duke nisur nga Tirana kalon ne uren e Brarit, ne Bulqize dhe perfundon ne kufi ne Gjorice. Rruga e Arbrit parashikohet te jete 10 metra e gjere dhe do te kete nje gjatesi prej 72.6 km. Ne fjalen e tij Nano e cilesoi kete rruge si nje nder arteriet kryesore te Shqiperise se Mesme qe lidhte ndermjet tyre disa zona. Ajo lidhte portin e Durresit, Ishmin e Siperm, fushen e Tiranes si dhe luginen e Matit te siperm me luginen e Drinit.
"Ne sot jemi mbledhur per te shqyrtuar ne mbledhjen e radhes se Keshillit Kombetar te Rrugeve nje nga rruget me te hershme, ate te Rruges Tirane-Diber, e quajtur ndryshe Rruga e Arbrit. Per kete rruge eshte folur shume dhe nevojat per te jane evidente. Erdhi me ne fund momenti qe ne te percaktojme hapat qe do ta rikthejne kete rruge mes shqiptareve", theksoi dje kryeministri Nano.
Nano shtoi se sipas burimeve historike dhe te Institutit te Monumenteve te Kultures, kjo rruge daton qe ne lashtesi ashtu si dhe Via Egnatia, madje kjo mund te konsiderohet si pjese apo dege e saj. Duke e vene theksin ne rendesine e kesaj rruge, Nano shtoi se funksionimi i kesaj rruge gjate mesjetes se hershme e te mesme vertetohet si nga burime dokumentare, ashtu edhe nga gjurmet e ndertimeve te ndryshme gjate saj. "Kjo rruge, eshte nje nder arteriet kryesore te Shqiperise se Mesme qe lidhte ndermjet tyre disa zona. Ajo lidhte portin e Durresit, Ishmin e Siperm, fushen e Tiranes si dhe luginen e Matit te siperm me luginen e Drinit. Ndermjet kesaj rruge Shkodra neper Kruje tregtonte me Dibren e po keshtu Vlora me Dibren pergjate rruges bregdetare Apolloni-Durres- Tirane", tha Nano. Ai vuri ne dukje se para viteve 50 lidhja e Tiranes me Dibren dhe Peshkopine ka qene: nga Tirana ne Milot "ura e Zogut) - Rreshen- Qaf Murre-Peshkopi. Megjithate eshte shume evidente qe rruga ekzistuese qe lidh Tiranen dhe sigurisht edhe Durresin me kryeqendren e rrethit te Dibres "Peshkopine) dhe me vete qytetin e Dibres paraqet nje gjurme te terthorte shume te zgjatur, ne krahasim me nje drejtim pak a shume te drejte, e perdorur nga karvanet ne lashtesi", tha kryeministri ne fjalen e tij. Nano theksoi se kjo ka qene edhe arsyeja kryesore e ketij studimi, por edhe nje kerkese e natyrshme dhe e vazhdueshme e banoreve te ketyre zonave. Perpos ketyre kerkesave te natyrshme edhe nje faktor tjeter me permbajtje te nje interesi pertej kufijve tane, per lidhjen e shkurter qe kjo rruge mund te siguroje per lidhjen e kryeqytetit tone dhe portit te Durresit me rajone e Maqedonise dhe me tej, eshte krejt e natyrshme te jete ne konsiderate dhe si nje argument per nje studim te tille.
Firma ITP "Infratransprojekt) kreu studimin
Firma ndertuese qe ka kryer studimin e fizibilitetit ITP "Infratransprojekt) me drejtues inxhinjerin Faruk Kaba. Firma ne fjale ka shfrytezuar ne studimin e saj te dhenat e hershme te kesaj rruge, ne bashkepunim edhe me shoqaten dibrane "Bashkesia Dibrane". Qe me nisjen e sudimit, nga verejtjet e para, firma konstatoi se ky aks ka mundesi fizike per t'u ndertuar. Sipas drejtuesve te firmes nga studimi rezulton se ky aks rrugor eshte krejt i mundshem per t'u ndertuar, brenda standardeve te kohes.
Shoqata "Bashkesia Dibrane", nxitesja e projektit
Shoqata "Bashkesia Dibrane" eshte mbledhur disa here ne takime te perbashketa me drejtues te firmes qe kryen studimin e fizibilitetit, me teknike, inxhinjere dhe mes tyre edhe banore te zones se Dibres. Qellimi i ketyre takimeve ka qene per te sensibilizuar opinionin publik, por ne menyre te vecante per t'i dhene nxitje qeverise shqiptare per te realizuar ndertimin e rruges se Arbrit. Madje shoqata disa here ka kerkuar mbeshtetjen e donatoreve te huaj per ndertimin e rruges se "Arberit" si nje projekt i nje rendesie shumeplaneshe. Kryetari i Shoqates "Bashkesia Dibrane", prof. Feti Borova, ka deklaruar disa here se ndertimi i kesaj rruge eshte i domosdoshem, per vete efektet pozitive qe do te jape ne zhvillimin ekonomik te zonave neper te cilat do te kaloje rruga.
Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
Krijoni Kontakt