Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antitrup
    Anėtarėsuar
    21-07-2004
    Vendndodhja
    Nju Njerk
    Postime
    62

    Mekanizmi i Mbrojtjes

    Mekanizmi i Mbrojtjes

    Ne teorine psikoanalitike, secila prej nje grupi te proceseve mendore qe afteson mendjen qe te ndikoje dhe te arrije ne zgjidhje te rrezikshme te problemeve te cilat mendja eshte e paafte qe ti zgjidhi.
    Ky proces zakonisht eshte i pavetedijshem, dhe kompromisi implikohet ne pergjithesi duke u nderfshehur prej nxitjeve te brendshme te vetvetes ose ndjenjave qe kercenojne te ulin vet-besimin ose qe provokojne ankthin.
    Koncepti buron prej hipotezes psikoanalitike e cila thote qe aty ka forca ne mendjen e njeriut te cilat anti-veprojne dhe luftojne kundra njera-tjetres.
    Ky term eshte perdorur per here te pare ne shkrimin e Sigmund Freud: "Neuropsikozat e Mbrojtjes" ne vitin 1894.
    Disa prej mekanizmave kryesore mbrojtese te pershkruara prej psikoanalisteve jane te meposhtmet:

    1. Frenimi-mendor eshte terheqja mbrapsht prej ndjenjave te nje ideje te padeshirueshme, ndikimi, ose deshire, duke e shtyre poshte, ose duke e kercenuar, ne drejtim te nje pjese te vete-dijshme te mendjes.
    Nje prej shembujve mund te paraqitet ne rastin e nje amnesie histerike, ne te cilen viktima ka forme-kryer ose eshte bere deshmitar ose deshmitare e disa akteve shqetesuese dhe pastaj ka harruar komplet vete aktin dhe rrethanat qe e rrethojne.

    2. Formimi i reaksionit eshte fiksimi i nje ideje ne vetedije, ndikimi, ose deshira e cila eshte anti nje impulsi te frikesuar te pavetedijshem.
    Nje nene e cila mbart nje femije te padeshiruar, per shembull, mundet qe te reagoj ndaj ndjenjave fajesuese te saj per te mos e dashur femijen duke u bere ekstremisht e merakosur dhe e mbikujdesshme ne bindjen e femijes dhe te vetes se saj qe ajo eshte nje nene e mire.

    3. Projektimi eshte nje forme mbrojtjeje ne te cilen ndjenjat e padheshiruara spostohen te nje person tjeter, ku aty ato pastaj paraqiten si nje kanosje prej botes se jashtme. Nje forme e zakonshme projektimi ndodh kur nje individ, i kercenuar prej ndjenjave te veta te inatosura, akuzon nje tjeter se eshte duke strehuar mendime armiqesore.

    4. Zmbrapsia eshte rikthimi ne fazat e me-hershme te zhvillimit dhe ne format e braktisura te kenaqesise qe u perkasin etapave, te nxitura prej rreziqeve ose konflikteve te mbidala ne nje prej etapave te vonshme. Nje nuse e re mundet qe te ritrajtohet prej sigurise se prinderve te saj, per shembull, mbas sherrit te saj te pare me burrin.

    5. Fisnikeria eshte shmangia ose devijimi prej ngasjeve te instiktit, zakonisht prej atyre seksuale, neper kanale jo-instiktive.
    Teoria Psikoanalitike permban brenda saj, qe, energjia e cila investohet ne impulset seksuale mund qe te spostohet ne kerkim-arritjesh me te pranueshme dhe vlerash sociale, sic jane orvatjet artistike dhe shkencore.

    6. Mohimi eshte refuzimi i vetedijshem per te mend-nuhatur, qe, faktet e dhimbshme ekzistojne.
    Ne mohimin e fshehte te ndjenjave homoseksuale ose armiqesise, ose difekteve mendore ne femijen e dikujt, nje individ mund tu arratiset mendimeve te patolerueshme, ndjenjave, ose ndodhive.

    7. Arsyetimi eshte zevendesimi i nje shpjegimi mbrojtes dhe te arsyeshem per shkakun e vertete (por kercenues) te sjelljes.
    Megjithese psikoanalistet i shohin mekanizmat e mbrojtjes si pjese te c'do strukture nervore, aktiviteti mbrojtes ne vetvete nuk konsiderohet si shenje pathologjike.



    Materiali u postua per qellime informative.
    Ju lutem mos e keqtrajtoni.


    (C) Gjaku i Shprishur

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-08-2004
    Vendndodhja
    palermo
    Postime
    16
    bravo.
    cfare studioni?

  3. #3
    zakonisht ne shqiperi termat e perdorur per keto mekanizma (akoma te pastandartizuar nga ana linguistike) jane:

    1. Disocimi.
    2. Formimi i Reagimit
    3. Projektimi
    4. Regresioni
    5. Projektimi
    6. Mohimi
    7. Racionalizimi.

    nuk e di nese Mohimi mund te konsiderohet si proces i vetedijshem, Antitrup!
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-08-2004
    Postime
    1
    pershendetje miq dhe kolege nga shqiperia,

    une jam nje studente e psikologjise nga kosova dhe studioj ne prishtine.
    desha te kyqem ne kete forum se pari per te ju pershendetur te gjitheve dhe se dyti per te thene se edhe ne ketu ne kosove perdorim emertimet: disocijim; regresion; projektim etj per mekanizmat mbrojtes...

    ciao, pershendetje dhe suksese te gjitheve nga "mintaka", kosova

    ps. temat tuaja ne kete forum jane ne pergjithesi shume interesante....vetem perpara!!..

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  4. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  5. A doni ti njihni Vrasesit dhe shtabin Vrases?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-01-2004, 22:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •