Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17

    Zgjidhja e krizes shqiptare

    Cila do te qe zgjidhja e krizes?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Si mendoni ju do te qe zgjidhja me e mire e krizes shqiptare? Ku e bazoni kete gjykim?
    Sa do te zgjati kriza ne Shqiperi?
    Cilet jane faktoret qe e kane shkaktuar kete krize?
    Cila eshte kostoja qe do te paguaje Shqiperi si komb dhe shqiptaret si popull?
    Cili duhet te jete roli qe shqiptaret e thjeshte duhet te luajne?
    Si i gjykoni qendrimet e forcave politike, a jane ato ne lartesine e duhur qe dikton situata?

    Politikanet dhe njerezit me pushtet gjenerojne kriza, por ata qe i vujane pasojat e tyre jane vete shqiptaret. Keshtu qe mendimi juaj do te qe me vlere.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    rycki2001
    Moderator
    Posts: 386
    (2/12/02 8:34:26 pm)
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndoshta do me duhet te shkruaj me gjate nje dite tjetr por me dy fjale mund te theme se edhe per nje te ardhme te efert Shqiperia do te vuaj. Jo vetem qe asgje nuk pritet nga ata qe jane ne pushtet por as nuk ka nje force qe te kryej ndryshime themelore. Por edhe sikur te ndryshojne raportet e sotme politike, Shqiperia ka marr plage te tilla nen regjimin e pare dhe kete te dytin komunist saqe eshte e veshtire ti kaloj. SHQIPERISE DO TI DUHET NJE REVOLUCION por jo me pushke. Ne radhe te pare duhet te permbysen ato forsa regresive qe kane osurpuar pushtetin me ndihmen e kallashnikoveve. pastaj duhet te pergatitet nje brez i paster qe nuk ka te beje me ate ēka ndodh sot ne Shqiperi. Dhe se treti nje ndryshim me rrenje i mentalitetit, edukimit dhe nje orientim me te vertet perendimor i vendit. Sot Shqiperia hallakatet pa ditur nga t'ia mbaj. Sidoqofte po i rezervoj vetes te drejten per te dhene mendimin tim njehere tjeter...
    Rycki



    Emigranti
    Anetar i ri
    Posts: 16
    (2/12/02 10:01:38 pm)
    --------------------------------------------------------------------------------
    Fatkeqsisht Shqiperia sot ndodhet ne paralize te plote. Shkaqet dhe arsyet jane te shumta, por nder me kryesoret mund te renditen:
    1. Shqiperia, te pakten ne 50 vjetet e fundit nuk ka pasur dhe vazhdon te mos kete klase te vertete politike. Masakren e klases politike e filloi Enveri. Nuk iu deshen me shume se 10 vjet per ta zhdukur, dhe pastaj sundoi duke ngritur e ulur ate qe desh, ne pergjithesi njerez pa personalitet e kuturen e nevojshme per drejtim e menaxhim. Dobesive qe kishte socializmi si sistem iu mbivendosen edhe paaftesia, amatorizmi, xhahilleku dhe ngrefosja boshe e "kuadrove drejtuese" dhe te gjithe e dime se ku perfundoi ekonomia shqiptare ne fund te viteve 90. Mbas vendosjes se pluralizmit mungesa e klases politike doli me shume ne pah. Te jesh antikomunist ne bindje, nuk mjafton per te qene politikan i afte. Mungesa totale e eksperiences ne drejtim perben bazen e deshtimit te qeverisjes se PD. Skemat piramidale qe u bene sebepi i permbysjes me dhune nuk eshte se linden per here te pare ne Shqiperi. Cilido ekonomist me pak kulture e njohuri duhet te kishte dijeni per ecurine dhe fundin e pashmangshem te tyre. Sot eshte bere e qarte qe kriza politike ne Shqiperi buron nga paaftesia e politikaneve. "Politikanet" shqiptare mund te jene ēdo gje, madje edhe personazhe komedish banale, vetem politikane nuk jane. Nuk ka vend ne bote qe ia beson qeverisjen pioniereve dhe fatosave. Dy kryeministrat e fundit, Meta dhe Majko nuk kane punuar kurre ne jeten e tyre. Se nga iu lulezuan aftesite qeverisese ne rang kryeministri ketyre djelmoshave kerkush nuk e kupton perveē atyre monstrave qe i mandatojne per te perfituar prej tyre. Kur iu dalin duarsh pastaj, fillojne gjoja levizje me emra te medha, psh "katarsis". Nuk e di sa prej atyre qe kane votuar idiotesisht per PS e kuptojne domethenien e kesaj fjale. Lidhur me kete dalim ke..
    2.Duam apo s'duam duhet te pranojme qe niveli arsimor dhe kulturor i popullit shiptar eshte me i ulti ne Evrope me dallim te ndjeshem me vendin e parafundit, qe nuk e di se cili eshte, mbase Bullgaria. Kjo me duket sjell si pasoje qe shqiptaret ose nenshtrohen pa kushte, ose, kur iu vjen thika ne kocke, dalin ne rruge e perdorin dhunen me ekstreme. Nje popull i kulturuar iu shmanget ekstremeve. Edhe kur proteston, nuk shkaterron dhe nuk e le vehten t'i vije thika deri ne kocke.
    Me siguri ka edhe shkaqe te tjera, por besoj se jane me pak te rendesishme dhe me lehtesisht te riparueshme. Bazuar ne keto dy shkaqe themelore, them se kriza ne Shqiperi do te zgjasi edhe per shume vjet. Mund te kete periudha qetesimi te perkoheshme, por pa formimin e nje klase politike serioze, me perkushtimin e nevojshem minimal per perparimin e vendit, Shqiperia nuk do te gjeje qetsi. Edhe me i veshtire eshte kaperximi i injorances masive, por te pakten me nje klase politike te hajrit ndikimi i ketij faktori mund te zbutet. Naimi para me shume se 100 vjeteve pat thene "Lum kush te rroje ta shohe zonje" do Zoti nuk kalojne edhe nja 100 te tjere.



    burimuji
    Deputet
    Posts: 412
    (2/13/02 8:51:08 am)
    --------------------------------------------------------------------------------
    Perse po zvarritet "zgjidhja e krizes"?

    Ashtu si cdo gje, edhe ajo i ka arsyet e veta.

    Kryesorja eshte pavendosmeria e faktorit nderkombetar, dhe me kete dua te them, mosrenia dakord midis tyre se kujt i duhen leshuar freret e qeverisjes ne Shqiperi, interesat e kujt mbrohen apo cenohen perkatesisht.

    Dalja ne pah e dy poleve ne PS po zbulon nje tjeter tipar te mosfunksionimit te bipolaritetit PS-PD ne jeten politike Shqiptare; show Nano-Berisha, fill mbas Brukselit e vertetoi dukshem ne publik kete paralize, qe nuk po i vjen me per shtat faktorit nderkombetar, e kancelarive balkano-europiane. A do te plotesohet ky "boshllek" prej PDr, apo ndarjes se PS, kete mbetet ta shohim.

    Ne kete zallamahi, roli i PD dhe i BF po tregohet perhere e me i zbehte, i mefshet, pa nisem e origjinalitet, ndersa PS po artikulohet ne situata "origjinalo-futuriste", te paimagjinuar vite me pare, megjithe konstipacionin mafioz korruptiv qe e ka mberthyer. Sidoqofte, PS ka ende dy perparesi: nga njera ane pushtetin, dhe nga ana tjeter, sic po qarkullon tashme ne rrethet e tyre te brendshme, VAMPIRI E NJEF LUGATIN.

    Heqja e pushtetit te PS, zgjedhjet e reja perbejen zgjidhje te situates se rende e te nderlikuar; president konsnsual e qeveri konsensuale jane vetem arrna te dushkut, nuk perbejne zgjidhje, as edhe te perkohshme.



    manus dexter
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 5
    (2/13/02 2:23:24 pm)
    --------------------------------------------------------------------------------

    Zgjidhja e vetme institucionale do te ishin zgjedhjet e parakoheshme. Asnje nderhyrje "kozmetike" nuk mund te ndaloje gerryerjen dhe kalbezimin e pushtetit socialist.
    Cuditerisht dhe fatkeqesisht, kjo zgjidhje nuk do te jete aspak rezultat i presionit alternativ te opozites, por buron nga vete konfliktet klanore te tipit mafioz te pushtetmbajteseve.
    Ne fakt opozita ne heshtje po sheh te konsumohet "teatri socialist" duke pritur me durim kohen e nderrimit te aktoreve.
    Asnje platforme qeverisese alternative, asnje angazhim per ceshtjet madhore si kriza energjitike, korrupsioni, integrimi europian. Asgje !!
    Ne fakt ajo qe llogaritet nga kolltukofaget e rinj eshte parimi fizik sipas te cilit "here a vone penduli i terhequr majtas do te kaloje djathtas".



    bursa33
    Anetar i ri
    Posts: 11
    (2/13/02 2:53:24 pm)
    --------------------------------------------------------------------------------
    .... JAM SHUME PESIMISTE.

    ndoshta punet do shkojne me keq akoma.I vetmi mendim konkret i imi eshte qe Sala e Tosi te Largohen, me te mire a forcerisht pak rendesi ka.Jane qelbur,degjeneruar,diskredituar,sterkorruptuar e bastardizuar ne ekstrem.

    E ardhmja..... une nuk shoh te ardhme ne klasen tone politike,kap njerin perplas per tjetrin.



    anton1as
    i Djathte
    Posts: 1200
    (2/14/02 3:59:25 am)
    --------------------------------------------------------------------------------
    Zgjidhja :

    Zgjidhja eshte pune,pune nate e dite qe te shohim pakes drite.

    Pershendetje,

    Anton!




    iliria e para
    Anetar i respektuar
    Posts: 66
    (2/14/02 1:33:53 pm)
    Reply Re: Zgjidhja........
    --------------------------------------------------------------------------------
    Te mos i jipen vota asBerishes as Nanos, te provohet
    dikush tjeter.




    vizitorirastit
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 2
    (2/14/02 2:12:41 pm)
    --------------------------------------------------------------------------------
    Une mendoj qe e vetmja zgjidhje eshte me force ushtarake. Nuk mund te presim sa te maturohet shoqeria shqiptare dhe politika bashke me te por duhet vepruar sa me shpejt qe te ndalohet renia ne abise me te thella akoma e Shqiperise. Zgjidhja ideale eshte marrja e pushtetit nga nje grup njerzish te dedikuar Shqiperise, gjykimi dhe eleminimi i personave qe jane perzier me krimin, vendosja e rregullave shume te forta, dhe te barabarta per te gjithe, si dhe terheqja e kapitaleve mendore, dhe materiale shqiptare qe jane jashte Shqiperise aktualisht (emigrantet, studentet, parate e vjedhura). Fatkeqsisht nuk besoj se kjo mund te ndodhi.

    Me respekt



    uragani
    Anetar i ri
    Posts: 42
    (2/14/02 10:10:29 pm)
    Reply Re: Zgjidhja........
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ca e eger kjo zgjidhja juaj.
    Duke pasur parasysh fenomenin me te dhimbshem shqipetare, hakmarrjen, nuk besoje se do kishte "patriote" qe te nderrmerte nje vendim te tille. Si ide eshte ca e vjeter dhe eksperiencat kane treguar se cdo qeverri qe ka ardhur ne pushtet me dhune ka marre formen e nje diktature,.... edhe ajo na duhet.....
    Emigrantet e studentet mezi kane ikur nga Shqiperia e nuk mendojne te kthehen. Keta te fundit ndonje mendim edhe mund ta na e japin por per tu kthyer... as qe behet fjale...
    Per emigrantet, kuntributi me i madh qe mund te japin eshte te ndihmojne familjet ne Shqiperi....
    Qeverritaret bashkepunojne vete me kriminelet si rrjedhoje nuk i demtojne......
    Sa per zgjidhjet politike ca te vonuara po me duken "bathet".
    Ne kete moment ku e majta eshte me e dobet se asnjehere tjeter, ne nje krize te papare dhe e percare, mendo sa e pafuqishme eshte "e djathta", e cila nuk arrin ta coje vendin ne zgjedhje te reja.
    Zgjidhje!
    Nje e DJATHE e vertete.
    Eshte e drejte te mendosh se shume tentativa kane deshtuar per krijimin e nje te djathe te vertete. Ndoshta kjo ka ardhur si rrjedhoje e nje mentaliteti te gabuar qe kane pasur vete shqiptaret ne lidhje me "besnikerine" ndaj partise, nje mentalitet i trasheguar nga sistemi komunist. Nqs ne Shqiperi do ndryshonin emrat e partive dhe te ishin zevendesuar psh me emra lulesh, te ishin nderruar "lideret" perkates me individ te rinj mundet qe ne Shqipetaret te kishim treguar me teper kujdes ne zgjedhjen e rrymes apo partise qe do te na interesonte.
    Kur mendoje se nje pjese e konsiderueshme e elektoratit Shqiptare e ndien veten pjestare te nje partie sepse urren kundershtaret e saj, konstatoj se nuk jane realiste ne zgjedhjen e tyre (per inat te sime vjerre do shkoje me mullixhiun).
    Po ti shohesh me vemendje, te majtet e te djathtet, nuk ndryshojne shume ne programet e tyre, atehere, pse duhet te kete kaq "egersi" ndermjet simpatizanteve te te dyja paleve?!!!
    E kaluara te na sherbej per te mos perseritur te njejtat gabime.
    Elektorati shqiptare e ka ne dore te ndryshoje Shqiperine.
    Nqs nuk ndryshojme NE, politikanet do bejne "PALLE".

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    albaniasot
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 1
    (3/18/02 2:05:32 pm)

    --------------------------------------------------------------------------------
    Shume po flitet sot me zhurme per Berishen , Ismailin dhe te tjeret qe jane apo duan fuqine politike ne Shqiperi.
    Shih qarte se kush e drejton sot ekonomine dhe politiken,jeten e Shqiperise sot. Kujto kush e drejtonte deri dje. Jane po te njejtet njerez. Eshte i njejti klan. Ky klan shqiptar ka mbeshtetje te fuqishme nga Lindja prej te njejteve klane qe drejtuan dhe drejtojne politiken dhe ekonomine dhe jeten e Lindjes deri ne Asi.
    Eshte po ai klan lindor qe lufton me ate perendimor.
    Pyetja eshte se ku ka bere pjese dhe ku ndodhet Shqiperia sot: ne Lindje apo Perendim ?
    Pergjigja eshte: Lindje. Kjo do te thote se si ata te se majtes ashtu dhe ata qe hiqen te djathe jane dy duar te te njejtit klan: se majtes shqiptare,pro Lindjes.
    Ajo eshte nje kopjo e Lindjes. Ashtu ka qene dhe ashtu eshte dhe ashtu do te jete. Mos u lodhni kot.
    Shqiperia nuk ka qene dhe nuk do te jete kurre ne kampin e Perendimit edhe sikur te lehohet prej Lindjes te largohet, ate nuk do ta pranoje Perendimi.Ja qe ky ka qene fati i Shqiperise ne te kaluaren dhe ky eshte sot dhe neser. Kot lodhen politikanet te genjejne veten dhe shqiptaret. Kot shpresojne shqiptaret Perendimin. Fituan ata qe fituan. Fituan ata qe jetojne pergjithnje ne Perendim. Shqiptaret e Shqiperise ose shqiptaret e Lindjes do te jetojen gjithnje nen feudalizmin dhe kacakerine shqiptare dhe nen hijen e Perandorise Lindore qofte kjo Osmane,Ortodokse,Ruse,Islame apo Kineze.
    Fakti eshte qe sot po rrezikohet prej ketyre te fundit vete Perendimi,perandoria e saj. Nuk shikoni e kuptoni se Lindja po sulmon Perendimin ? Po Shqiperia e vogel me njerez te dobet c'do te beje ndaj ketij presioni te Lindjes.
    Do te luftoje ? Do te veje Salen te luftoje apo Ismailin ?
    Kush jane keta ju vete e thate gjate e gjere. Kuptohet qe ata nuk mund t'a drejtoje anijen shqiptare, qe nuk e pranon askush ne portin e vet edhe sikur te braktise "portin e saj te Lindjes". Shqiperia do te jete ajo qe ka qene gjithmone kur ishte satelit apo rob i Turkut apo Grekut,Serbit apo Rusise,Arabise apo Kines(sot dhe neser). Ky ishte fati apo historia apo biografia e Shqiperise dje dhe kjo eshte sot dhe kjo do te jete neser.
    Kush i ngjason (apo imiton) atyre te Lindjes eshte i lumtur ne Shqiperi, ndersa kush i ngjason atyre te Perendimit kot lodhet te ndryshoje historine dhe fatin e Shqiperise.
    Do te humbe,do te vritet,do te rrezohet,do te shkaterrohet, do te largohet ose arratiset i deshtuar. Ata qe mbijetuan ne Shqiperi, drejtues apo sherbetore ishin te gjithe pro Lindjes.Ata qe deshtuan dhe iken te brengosur dhe te zhgenjyer,por te lire, me mire te jetojne ne Perendim dhe heqin dore nga ndryshimi i Fatit te Shqiperise. Ismaili tani qe jeton ne Perendim , i sherben Perendimit dhe desheron Shqiperine ne Perendim. Po qe se Ismaili vjen ne Shqiperi, ai ka hyre dhe ka shkelur Lindjen, prandaj do te ndryshoje dhe behet si Ismaili i djeshem,i kundert me ate te sotmin. Ai do te punoje qe Shqiperia te mbese ne Lindje,ose me sakte ai do t'i sherbeje Lindjes. Do beje ate qe beri Saliu. Si ndodh kjo ? Eshte nje gje e natyrshme. Perandorite jane me te medha dhe me te fuqishme se njerezit, se qeverite apo shtete qe ndodhen nen hijen e tyre. Me apo pa deshire keto pjeseza ose qeliza apo organe do te bejne me detyrim apo me te bute ate qe do te desheroje te beje Perandoria ku ata ndodhen,Lindjen,apo koka qe drejton kete Perandori. Me sa dime ne kjo koke nuk ndodhet ne Shqiperi. Ajo ndodhet ne Lindje somewhere, s'ka rendesi se ku ne Rusi apo Kine. Shqiperia eshte pjese e Lindjes. Ju te dashur bashkeatdhetare vazhdoni te analizoni dhe bisedoni beni mire se kaloni kohen por mos harroni se Skenderbeu qe i takonte Lindjes kur luftoi per te pamunduren;te braktiste Lindjen,u lodh e u mundua dhe deshtoi.
    Me trim se Skenderbeu nuk kishte dhe nuk do te kete ai komb. Skenderbeu i rebeloi Lindjes. Zogu dhe Enveri disi me pak. Ata hengren ne Lindje dhe deshtuan kur e humben ate. I pari iu drejtua Perendimit ,iku ndersa i dyti u izolua. Por mos harroni se te tre keta shqiptare qe ne i duam apo i urrejme per politiken e brendeshme apo te jashtme,shqiptare apo antishqiptare,te tre ishin te vetmit qe e drejtuan Shqiperine me gjate se te gjithe te tjeret qe e provuan , por te gjithe me 5 muaj apo 50 vjet si drejtues; HUMBEN.
    Lindja fitoi dhe kjo ishte e natyrshme,sepse Shqiperia eshte Lindje. Fati yne qe jemi afer apo ne kufi me Perendimin na ben qe ne, shqiptaret te desherojme ate dhe t'a shohim dhe e imitojme. Ne megjithate jemi Lindje. Ne e imitojme te gjithashtu. Ne e quajme veten te humbur ne Lindje,por ne do te quheshim te tille ne Perendim gjithashtu. Kujto historine. Lindja dhe
    Perendimi e di mire kete. Ata e dine se ku jemi . Ne nuk e dime se te kujt jemi. Ne konsiderohemi Lindje. Ne historikisht kemi jetuar nen hijen e Lindjes. Cila eshte e ardhmja ?
    Fati i shqiptareve eshte se ne Shqiperi gjithmone do te jetojne te lumtur ata qe i ngjajne Lindjes, qe e imitojne ate, qe i sherbejne asaj. Te kundertit, ata qe e braktisin, luftojne ,urrejne apo qe nuk e duan Lindjen , per ata Shqiperia do te behet nje ferr i vertete sic ka ndodhur deri dje. Perfundimisht duhet themi qe ju qe jeni te dashuruar me te majten jetoni pa merak se e ardhmja eshte e juaja ne Shqiperi,sic ishte e djeshmja. Si feudale apo sherbetore ju do te hani ne Lindje.
    Ndersa ju dashurit e se djathtes ( se vertete sepse ka dhe te djathete te rreme ) me kot lodheni se edhe po te ishit me trima dhe me kembengules se Skenderbeu do te deshtonit pas luftes dhe shkaterrimit qe do te ndodhte. Kujto se cu be nga 1992-1997. Ne ato 5 vjet bandat dhe krimet, shkaterrimet dhe sabotimet u shtuan dhe u rriten jashte mase. Kush i sajoi ato ? Gjejeni se kush. Eshte e kollajshme t'a kuptosh. Ishte Lindja.
    Po Perendimi si u soll me Shqiperine gjate atyre 5 viteve.
    Kujto kush e perkrapu tregetine e postitucionit dhe te femijeve, organeve,pesticideve, droges etj. E mjera Shqiperi e Naimit se c'heq. Historia s'ka mbaruar ende. Hapini syte dhe veshet mire ju shqiptaret ne Perendim apo Lindje dhe analizoni mire ate qe po ndosh dhe ate qe do te ndodhi neser ne Shqiperi, me apo pa Ismailet,Berishat,Nanot dhe te tjeret. Do te vijne te tjere emra ne skenen shqiptare, por ne fakt tragjedi-komedia shqiptare do te jete po ajo. Veshjet dhe maskat po ato. Ndersa actoret: te rinj. Historia do te Perseritet. Shqiperia do te jete Lindje.


    Emigranti
    Anetar i ri
    Posts: 25
    (3/18/02 6:58:16 pm)
    --------------------------------------------------------------------------------
    I nderuar mik i ri,

    Kurseje pak hapsiren e forumit dhe mos posto te njejten gje ne 3 vende te ndryshme, apo ta kane mbushur mendjen qe perseritja eshte mema e dijes. Gjysma e se keqes. Mos te kane thene gje: "Shpif, shpif se diēka mbetet". Edhe vete shoku Ramiz nuk e dinte mire ku ta fuste Shqiperine dhe tha nuk eshte as Lindje, as Perendim. Ti tani na tregoke qe Shqiptaret ēfaredo qe te bejne s'dilkan dot nga Lindja. Duhet te jete deshira jote kjo, se ato qe thua ne mbeshtetje ēdo gje mund te jene, vetem argumenta nuk jane. Ajo qe ti quan 'Lindja' eshte diverse ne vetvhete dhe perfaqeson shume vlera te ndryshme. Keshtu ti fut ne nje thes ortodoksine me islamin, ruset me kinezet, turqit me greket etj. etj. dhe kete e ben vetem qe te mohosh mundesine e perkatesise se shqiptareve ne perendim.
    Une po te sjell vetem ca fakte:
    1. Shqiptaret e shkruajne gjuhen e tyre as me ieroglife, as me arabike, as me alfabet grek. (Dhe kjo jo qysh prej Kongresit te Manastirit, por qysh prej dokumentit te pare te shkruar te gjuhes shqipe, besoj se ta kane mesuar ne shkolle se cili eshte.)
    2. Deri kur Enveri (qe ti na e permend per burre shteti, leshi do thosha une) filloi te dergoje shqiptaret ne shkollat e Moskes, Beogradit, Sofjes etj., shqiptaret, kuptohet ata qe u jepej mundesia, zgjidhnin per studime Vjenen, Parisin, Romen.
    3. Ne vitin 90 shqiptaret dolen rrugeve duke thirrur "E duam Shqiperine si Evropa". Nuk besoj se kishin parasysh Evropen lindore.
    Qe ka shqiptare qe per arsye nga me te ndryshmet e duan Lindjen, kjo nuk vihet ne dyshim, ne mos gabofsha edhe ti je nje prej tyre, ne gabofsha dhe ti je per Perendimin, mendoj se eshte me mire te fillosh te flasesh ndryshe, sepse nqs do Perendimin atje nuk shkohet me koken te mbushur me fatalizmin lindor.

    Me respekt




    albaniasot
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 7
    (3/19/02 12:49:34 pm)
    Reply Re: Pergjigje nga Albaniasot
    --------------------------------------------------------------------------------
    Shqiperia eshte rob i Lindjes ,e asaj Lindjeje qe megjithese e perziere me ruse e greke,turq e kineze ka te njejten mision: AntiPerendim dhe per te mbjatur satelitin shqiptar nen kthetra.
    Shqiperia ka qene dhe eshte rob ose sherbetor i tyre jo se dua une apo ti, por sepse per kete gje punojne te gjithe ata qe drejtojne (sot ashtu si dje) politiken dhe ekonomine shqiptare nen masken e te majteve apo te te djathteve. Jane pikerisht ata qe genjejne budallenjte naive qe bertasin Europa qe nga breket e shtrenguara te Fantames se Lindjes. Une jam jashte Lindjes, larg ne Perendim dhe nuk jam pesimist qe Shqiperia ka fatin e keq te jete nen kthetrat e Lindjes, por jam i merzitur dhe me vjen keq qe e verteta eshte e hidhur per ne te gjithe shqiptaret brenda dhe jashte vendit: Fati qe Shqiperia drejtohet dhe komandohet nga Lindja ashtu si deri dje. Shqiperia jeton nen roberine e Lindjes sot. Ky eshte fakt. Sa per ata qe mendojne se keto opinione apo konklkuzione nuk jane te verteta, jane naive ose jane vegla te Lindjes.
    E dime qe Lindja ka vlera, por Shqiperia nuk ka me vend ne Lindje, sepse i eshte merzitur feudalizmi dhe primitivizmi i Lindjes, ndotesia dhe kundermimi i saj. Ka ardhur koha qe Shqiperia t'a braktisi Lindjen pergjithnje ne qofte se do qe te zhvillohet dhe pastrohet, rilinde dhe clirohet vertet. Deri me sot kjo nuk ka ndodhur as prej qeverise se Sales dhe as prej atyre qe bertiten "Duam Europen". Ne Europe nuk shkohet si "vegel" e Lindjes. Nuk shkohet me njerezit qe u sherbyen se djeshmes dhe qe sot drejtojne pozite dhe opozite, te vjeter dhe te rinj, politiken dhe ekonomine.
    Ato qe botova 3 here ne vende te ndryshme te forumit e bera me qellim "provokimi", per te pare reagimet e njerezve. Ja qe u njohem me reagimin tend dhe cuditem se si mund te mos e aprovosh ate qe kurre nuk ndodhi; Largimin nga Lindja dhe Futjen pergjithmone ne Perendim. Po nuk u be kjo gje sot apo neser, Shqiperia dhe shqiptaret do te jetojne njelloj, ashtu sic jetuan dhe po jetojne: si skllever te Lindjes qe po i percan dhe vret shqiptaret me njeri tjetrin,ashtu si bene dje. Si nje rob Shqiperia mund te haje dhe nund te mbijetoje ne Lindje por ajo do te trajtohet ashtu sic trajtohet nje rob. Do te perdhoset qe nga kako deri tek kembet, ashtu sic ka ndodhur deri tani. Ka hyre shekulli i ri. Eshte koha te Clirohemi.
    Po nuk e mori persiper kete E Djathta, qe hiqet se e ka si mision dhe detyre, atehere duhet qe Diaspora te punoje per te krijuar nje te Djathte te re te vertete,jashte kthetrave te Lindjes, qe te realizoje keshtu clirimin e Shqiperise nga Lindja.
    Kete nuk e beri askush prej atyre qe drejtuan ate vend, "burra leshi apo burra pambuku", sepse te gjithe e kishin frike ndeshkimin qe do ti vinte nga rebelimit ndaj zemerimi i Lindjes,qofte ky i quajtur i majte apo i ashtuquajtur i djathte.
    Ka ardhur koha te hiqen keto tituj apo emra dhe si shqiptar, me kete emer te perbashket, te punojme per te cliruar Shqiperine pergjithmone nga Fantazma e Lindjes dhe morrat e saj te cdo ngjyre.




    reflektim10
    Deputet
    Posts: 105
    (3/19/02 1:40:33 pm)
    Reply Re: Cila do te qe zgjidhja e krizes?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Albaniasot, shume pesimizem dhe shume kembengulje ka ne mendimin tend se Shqiperia eshte Lindje dhe atje do te mbetet.

    Shqiperia dhe shqiptaret si komb po levizin drejt Perendimit, megjithe problemet qe kane. Historia nuk eshte vetem 10 vjet apo edhe 50 vjet. Na duhet te cbejme gjithe ate mynxyre qe na zuri per 50 vjete dhe kjo nuk eshte aq e lehte po te mendosh se funksionuam pak a shume si shtet normal vetem per pak kohe, ne periudhen e qeverisjes se Zogut.

    Megjithese jemi te rremujshem apo anarkiste, te pakten jemi treguar race vitale qe ia ka dale gjithmone te mbijetoje megjithese pa aleate, te vegjel dhe me tre besime fetare. Kjo ne fund te fundit tregon dicka.

    Askush nuk mund te parashikoje me saktesi rrugen e metejshme te nje kombi, po te pakten prej ketij forumi duket qarte se ne ndergjegjen e shume shqiptareve e sidomos pjeses intelektuale te saj vendmberritja eshte e qarte (Perendimi), tjeter pune se si do te arrihet atje dhe sa do te zgjase.
    As-ishet, as spiunet, as budallenjte as horrat nuk mund ta devijojne kete kurs.

    Te rinjte intelektuale shqiptare jane te etur per te kompensuar kohen e humbur dhe jane duke zbuluar vlerat e tyre si profesioniste dhe si shqiptare. Kjo elite do te beje te mundur edhe Shqiperine Evropiane




    Emigranti
    Anetar i ri
    Posts: 27
    (3/19/02 6:19:50 pm)
    Reply E mbyllim albaniasot
    --------------------------------------------------------------------------------
    Me fal Albaniasot. Ose je shume i thelle dhe une nuk te marr vesh, ose je konfuz dhe nuk e merr vesh as ēfare thua vete. Ne keto kushte une po e mbyll. Mbase merremi vesh ne ndonje teme tjeter.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Zgjidhja e krizes shqipetare

    Miq te nderuar me vjen mire qe merremi me kete problematike,por jam i sigurt se kjo problematike eshte duke u shikuar nga kende periferike te problemit si eshte rasti me te nderuarin Albasoul i cili si duket jeton ne perendim por nuk na tregon se cka ai me te vertete perjeton ne perendim.
    E qeshtjen e Zgjidhjes se krizes shqipetare duhet kerkuar mendoj une ne vet shqipetaret,jo ne Lindje,jo ne perendim.Por eshte nje e keqe e madhe sepse deri me tani historia eshte perseritur ne trojet Europiane vetem per shqipetaret e per ate jemi ne vet fajtor dhe kemi ngelur ata qe jemi edhe sot.Per nje periudhe mese dyzet vjeqare upa se cka na ndihmoj Lindja , por edhe tani nga vitet 90 po shihet se cfare na ndihmoje Perendimi.Keto dy aspekte nuk dojne asfare komenti.Por duhet perveshur vete punes ne shqipetaret per te bere te shkoje perpara vendi yne se perndryshe ...
    Jam martuar002

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  5. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •