Close

Rezultati i Sondazhit: Sondazh i mbyllur!

Votues
0. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • .

    0 0%
  • .

    0 0%
Faqja 54 prej 54 FillimFillim ... 444525354
Duke shfaqur rezultatin 1,061 deri 1,076 prej 1076
  1. #1061
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Me falni cka ju pys po e kam rokur shuum shkurt ate Marketing i paguar politik te Televizioni Koha nese ka ndonjeri ndonje link desha ta shoh me gjere se cka eshte dhe per cka eshte e nxjerur,vetem e pash se ishte PDSH kunder BDI.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  2. #1062
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Sipas gazetes Lajm Maqedoni, bazuar ne shkrimet e prefektit te atehershem Shkupit Salih Asim Beut (1869 – 1935), deri në shekullin e XX, në Kalanë e Shkupit është prehur një pjesëtarë i familjes së profetit Muhamed, i njohur me emrin Baba Xhafer.

    nga LAURA PAPRANIKU
    “Ky person, turbeja e të cilit tani është e rrënuar, rrjedh nga familja e Muhamedit a.s.”, shkruan prefekti i asaj kohe, Sali beu për Baba Xhaferin. Kjo është një prej të dhënave, me të cilën Sali beu e përgatiti raportin për sulltan Rashidin, me rastin e ardhjes së tij në Shkup, në vitin 1911.
    Dëshmi të jashtëzakonshme, por jo edhe të pabesueshme, për historinë e Shkupit, kanë lënë prefektët e saj. I tillë është edhe rasti i prefektit Salih Asim Beut (1869 – 1935), i cili në librin e tij Historia e Shkupit (USKUP TARIHI VE CIVARI) tregon se deri në shekullin e XX, në Kalanë e Shkupit është prehur një pjesëtarë i familjes së profetit Muhamed, i njohur me emrin Baba Xhafer.
    Ish-prefekti i Shkupit, nuk jep të dhëna të hollësishme për lidhjet familjare të Baba Xhaferit me profetin Muhamed, por vetëm tregon se ai rrjedhën nga familja e tij.
    “Xhafer Baba: Shehu i tarikatit Bajramie, është varrosur në Kalanë e Shkupit. Ky person, turbeja e të cilit tani është e rrënuar, rrjedh nga familja e Muhamedit a.s.”, qëndron në librin e Saliut, prefektit të fundit që, ka pasur Shkupi gjatë sundimit osman. Këto të dhëna, që sot tingëllojnë sensacionale, duket se janë transmetuar shumë rastësisht, deri në ditët tona. Në vitin 1911, kur Sulltan Rashidi vizitoi Shkupin, prefekti Sali Asim Beu ishte i obliguar t’i raportojë lartmadhërisë së tij, për historinë e qytetit. Si rrjedhojë, citati i lartpërmendur gjendet i botuar për herë të parë, në raportin prej 10 faqe të vitit 1911. Vetëm 24 vite më vonë, raporti u zgjerua me fusnota të tjera dhe u botua si libër, në osmanishte, që ishte gjuha zyrtare e perandorisë.
    Për të dhënat se në Kalanë e Shkupit, deri vonë gjendej varri i kushëririt të profetit Muhamed dhe i cili, nisur nga fakti që është varrosur në tyrbe, duhet të ketë qenë personalitet i respektuar fetar, Sali beu, ka raportuar duke u thirrur në të dhënat e Evliva Çelebisë, njërit prej kronistit më të njohur të Perandorisë osmane. Vërtetësinë e përkthimit, të cituar më lartë, e ka konfirmuar për gazetën “Lajm”, edhe përkthyesi i librit, Sulltan Baki. “Në librin për historinë e Shkupit, Sali Beu, tregon se në Kalanë e Shkupit, ka qenë i varrosur një pasardhës i familjes së Muhamedit a.s. edhe atë në një tyrbe, që atëherë është ndodhur në gjendje të shkatërrimit”, tregon Baki, i cili ka bëri përkthimin nga osmanishtja në turqisht. Libri i njëjtë është përkthyer edhe në maqedonisht, nga prof. dr. Dragi Gjerorgjiev, por, jo edhe në gjuhën shqipe, ndërsa origjinali i tij ndodhet ne Muzeun e Qytetit.

  3. #1063
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shkup, Kuvendi, Sot do te vazhdoje seanca e 56-te

    Deputetet e Maqedonise sot do te debatojne per propozimligjet per furnizime publike dhe per kontroll te drogave narkotike dhe substancave psikotrope

    Shkup- Sipas rendit te dites te seances se 56 kuvendore, parlamentaret do t'i shqyrtojne edhe propozimet e ligjeve per ndryshimin dhe plotesimin e Ligjit per rruget publike, si dhe per Kodin penal. Eshte parapare te kete edhe dabat per propozimin per miratimin e ligjit per arsim per te moshuarit, dhe ndryshimin e ligjit per mbrojtjen e femijeve. (Makfaks)
    Sui generis

  4. #1064
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, Gjinekologet ne proteste paqesore

    Gjinekologet - koncesionere te mbrojtjes primare shendetesore sot do te mbajne proteste te qete para Ministrise se Shendetesise

    Shkup- Gjinekologet - koncesionere te mbrojtjes primare shendetesore sot do te mbajne proteste te qete para Ministrise se Shendetesise. Ata do t`i paraqesin kerkesat e tyre per hapje urgjente te ordinancave te mbyllura gjinekologjike qe tashme i permbushin kushtet per pune ligjore, ndryshim te menyres se dhenies se pikave dhe shqyrtim ne shpenzimin e bere gjate pageses se llogarive komunale. Perfaqesues te gjinekologeve - koncesionere shpresojne se do te pranohen per bisede nga ministri Imer Selmani. (Makfaks)
    Sui generis

  5. #1065
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, Fillon bashkepunimi me Hoteliere kroate

    Perfaqesues te ndermarrjeve kroate Ugo Hotele, me seli ne Opati, do te informojne edhe per negociatat e deritanishme te cilat i kane bere me perfaqesues te agjencive turistike ne Maqedoni

    Shkup/Opati- Hoteliere kroate sot ne Shkup do t'i prezantojne mundesite per bashkepunim me Maqedonine. Perfaqesues te ndermarrjeve kroate Ugo Hotele, me seli ne Opati, do te informojne edhe per negociatat e deritanishme te cilat i kane bere me perfaqesues te agjencive turistike ne Maqedoni, si dhe me perfaqesues qeveritar. Ndermarrja kroate, siç eshte kumtuar, posedon zinxhir hotelesh ne pushimoren e njohur te Opatise, ne detin Adriatik. (Makfaks)
    Sui generis

  6. #1066
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia lejon mbajtjen e tubimit ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves

    Zedhenesi Ivica Bocevski tha se "te gjitha segmentet politike te nje shteti jane te lire qe idete dhe qendrimet e veta t'ia shprehin opinionit".

    Qeveria e Maqedonise ka lejuar mbajtjen e tubimit ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves dhe anetaresimit te vendit ne NATO. Zedhenesi Ivica Bocevski tha se "te gjitha segmentet politike te nje shteti jane te lire qe idete dhe qendrimet e veta t'ia shprehin opinionit". Deklarata e tij pasoi vendimin e Partise Demokratike Shqiptare qe te premten, me 19 nentor, ne Tetove, te mbaje nje tubim nen moton "Kosova e pavarur, Maqedonia ne NATO". (RTK)
    Sui generis

  7. #1067
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    ........................
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #1068
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Vdes kengetari Tose Proeski




    Tose Proeski dies in car crash

    Zagreb /16/10/ 09:35

    The famous Macedonian singer Tose Proeski died in tragic road accident in Croatia early this morning.

    Croatian TV Nova and Jutarnji List daily said on Tuesday that accident happened Tuesday morning around 06:30 near Nova Gradiska, when Volkswagen Tuareg collided with a truck.

    The same source says besides Proeski, who was sleeping at the front seat, his manager Ljiljana Petrovic (1958) and Gjorgji Gjorgjevski (1975) - driver, were also aboard the vehicle at the time of the crash. /end/

    www.makfax.com.mk www.mia.com.mk www.a1.com.mk

  9. #1069
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Wow, sa keq..........u trondita nga ky lajm!

    Ishte nje kengetar shume modest dhe human.
    • The rest is silence.


  10. #1070
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga Zombi Lexo Postimin
    Wow, sa keq..........u trondita nga ky lajm!

    Ishte nje kengetar shume modest dhe human.
    Le te pushoje i qete ne boten e amshuar.

    Nje kenge e tije ne perkujtim te tije , qe me duket e kendoi edhe ne Tirane..ne qofte se nuk gaboj..


  11. #1071
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sdi cte them , le te pushoj i qete skam komente tjera reth lajmit.

    Nje verrejte te shkurter reth lajmit , ju kisha lut qe radhes tjeter kur te nxirni lajmet se paku te mundoheni ti perktheni ne gjuhen shqipe pasi eshte edhe me e kapshme per anetaret me te dobet ne gjuhen Angleze.
    Sui generis

  12. #1072
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia ndan bursa për magjistrantët e BE-së

    Bursa për studime postdiplomike nga lëmia e BE-së universiteteve në Maqedoni, do t'u ndahen 20-25 nëpunësve shtetërorë nga Maqedonia, për vitin akademik 2007/2008.


    Këtë sot e kumtoi drejtuesja e Sektorit për trajnim për çështje evropiane në Sekretariatin për çështje evropiane Elizabeta Buova.

    Ajo theksoi se ky është viti i parë, që ndahen mjete nga buxheti për dhënie bursash për studime postdiplomike në institucionet e larta arsimore në Maqedoni.

    Këtë vit planifikohen të ndahen prej 20 deri 25 bursa për të cilat janë ndarë rreth 3 milionë denarë nga buxheti.

    Bursat do të jenë vetëm për studime postdiplomike nga sfera e së drejtës evropiane, ekonomisë, politikave të BE-së apo studimeve multidisiplinore në sferën e BE-së, të cilat organizohen nëpër universitetet e Maqedonisë.

    Kandidatët të cilët do të aplikojnë në konkursin, i cili do të zgjasë deri më 22 tetor, doemos duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të jenë nëpunës shtetëror, të vërtetojnë se janë të regjistruar për studime postdiplomike në ndonjërin prej institucioneve të larta arsimore në shtet, me program përkatës të studimeve postdiplomike lidhur me BE-në, të posedojnë diplomë universiteti dhe në mënyrë të shkëlqyer ta zotërojnë gjuhën anglishte.

    Kandidatët e zgjedhur do të zotohen që t'i përfundojnë studimet dhe të magjistrojnë në periudhë prej më së shumti tre vitesh. Ata do të zotohen të punojnë në administratën shtetërore në periudhë prej së paku katër vitesh pas mbarimit të studimeve postdiplomike.
    Sui generis

  13. #1073
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga Zombi Lexo Postimin
    Wow, sa keq..........u trondita nga ky lajm!

    Ishte nje kengetar shume modest dhe human.

    Zombi ,
    Ne aspektin human, si individ ndjej keqardhje per rastin tragjik, por kete lajm te hidhur ta marr si diqka tronditese eshte non sens per mua.
    Aq me pak, ku ky kengetar njihet me disa deklarata kontraverze ndaj shqiptareve, kur thoshte me nje rast ': c'duan terrorristat dhe diqka te ngjajshme,qe per momentin spo me kujtohet. .
    Pra, desha te them se nuk ka qen edhe gjithaq i perkledhur per ne , ndonese ka nga ata qe i kan degjuar kenget e tij dhe e kan pelqyer.
    Por , e gjith kjo eshte ceshtje private ... qe s'me ben pune mua.

  14. #1074
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Citim Postuar më parë nga Periodi Lexo Postimin
    Zombi ,
    Ne aspektin human, si individ ndjej keqardhje per rastin tragjik, por kete lajm te hidhur ta marr si diqka tronditese eshte non sens per mua.
    Aq me pak, ku ky kengetar njihet me disa deklarata kontraverze ndaj shqiptareve, kur thoshte me nje rast ': c'duan terrorristat dhe diqka te ngjajshme,qe per momentin spo me kujtohet. .
    Pra, desha te them se nuk ka qen edhe gjithaq i perkledhur per ne , ndonese ka nga ata qe i kan degjuar kenget e tij dhe e kan pelqyer.
    Por , e gjith kjo eshte ceshtje private ... qe s'me ben pune mua.
    Lere te lutem, ai nuk ishte nje politikan. Ishte thjeshte nje kengetar i adhuruar nga shume. Eshte shume e drejte qe ai te perkrah kombin e tij, as qe duhet te kemi paragjykime te tilla!

    Zinxhiri i koncerteve humanitare ka shtuar respektin tim ndaj ketij kengetari (sa per kenget as qe kam degjuar ndonje, pervec ate te eurovizionit) sepse veshi im nuk i pranon kenget e shkieve!

    Por ky eshte nje problem shume i vogel krahasuar nga disa pseudoshqipetar qe festonin fitoren me flamurin (ventillatorin e shkieve) .............ketu po, mund te behet debat!

    Do doja te shtoja ketu, cili nga kengetaret shqipetar ka bere ndonjehere nje koncert humanitar per te perkrahur pike se pari jetimet, institucionet shendetesore apo edukative?!

    Toshe, eshte nje humbje e madhe sepse edhe shume femije shqipetar ndodhen ne spitalin e femijeve ne Shkup! Qe neve s'na intereson fare!
    • The rest is silence.


  15. #1075
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anëtarësuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237
    Ndjej keqardhje per familjen e vet, dhe njerzit qe e kan dashur e di si eshte te humbish nje njeri... Por ske ca me be, nje dit prej ditesh gjithe do nderrojm jete...
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  16. #1076
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Diskutimet mund ti vazhdoni ne temen e re:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=86402

    Debate te kendshme.
    #VamosArgentina

Faqja 54 prej 54 FillimFillim ... 444525354

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •