Close

Rezultati i Sondazhit: Sondazh i mbyllur!

Votues
0. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • .

    0 0%
  • .

    0 0%
Faqja 39 prej 54 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 761 deri 780 prej 1076
  1. #761
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, Tre zjarre te reja jane aktive

    Zjarre ne tre lokacione ne territorin e Maqedonise jane aktive, perderisa dy jane vene nen kontroll, beri te ditur sot Qendra per menaxhim dhe perballje me kriza.

    Shkup- Stuhi e zjarrte eshte regjistruar ne malin Galiçice, ne vendin Gota dhe levize drejt Divja Jasika, ne distance prej 1.5 kilometrave. Zjarr aktiv ka edhe ne fshatin Oreshe te Velesit, ku eshte kallur pyll ne siperfaqe prej 200 deri 250 hektare. Fikjen e komplikon terreni i papershtatshem i cili nuk lejon angazhimin e njerezve dhe mekanizimit.

    Aktiv eshte edhe zjarri ne atarin e fshatit Volokia te Tetoves. Zjarri eshte ne terren te papershtatshem per automjete. Eshte lokalizuar zjarri ne afersi te fshatrave Tateshi dhe Dubovjan te Struges, ne te cilat jane djegur rreth 40 hektare pyll. Zjarri ne fshatin Boishte dhe ne fshatin Virove, Demir Hisar eshte vene nen kontroll, ndersa eshte djegur siperfaqe prej 300 hektareve. (Makfaks)
    Sui generis

  2. #762
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Jung per vizite ne Maqedoni

    Nje delegacion i Ministrise se Mbrojtjes se Republikes Federale te Gjermanise, i kryesuar nga ministri Franc Jozef Jung, sot do te qendroje per vizite pune ne Republiken e Maqedonise.

    Ministri gjerman i Mbrojtjes do te takohet me homologun e tij maqedonas, Llazar Elenovskin, ndersa do te pritet edhe nga presidenti Branko Cervenkovski dhe kryeministri Nikolla Gruevski. Tema kryesore ne bisedimet, siç paralajmeroi Ministria e Mbrojtjes, do te jene thellimi i marredhenieve dypaleshe ne sferen e mbojtjes, çeshtja e Kosoves, vijimi i reformave ne mbrojtje, si dhe mbeshtetja e Gjermanise per anetaresimin e Maqedonise ne NATO. (MIA)
    Sui generis

  3. #763
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga bili99
    Mos me keqkuptoje Armendi..per te ndal..haj thash me mire ta sqaroj kam menduar vetem t'ia leshoje ndonjeri ventilat e motorit dhe u kry puna mos padeh ndonje gje serioze....
    Ketu eshte puna deri tek aj qe do i leshoj gumat.......
    Sui generis

  4. #764
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar më parë nga Armend
    Ketu eshte puna deri tek aj qe do i leshoj gumat.......

    Mendi...Mendi.!..eshte shume pune e vogel ajo me beso...haj gjithe te mirat per te gjithe ju aktivistat e Ilirides..ngado qe jeni...
    me nderime,
    bili99

  5. #765
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga bili99
    Mendi...Mendi.!..eshte shume pune e vogel ajo me beso...haj gjithe te mirat per te gjithe ju aktivistat e Ilirides..ngado qe jeni...
    me nderime,
    bili99
    Po at qe eshte e vogel them ashtu
    Sui generis

  6. #766
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758

    Feja-Politika ngulfatje apo zgjidhje

    Edhe pse ne shikim te pare duket teme qe ka te beje me aspektin fetar-shpirteror kur eshte fjala tek shqiptaret e Maqedonise disi cdo gje lidhet me aspektin fetar.Eshte nje tabu e ngritur me vetedije te plote te bartesve te rrymave ekstreme fetare islame por edhe e pranuar me pavetedije te plote prej shumices nen preteksin "te mos flas per kete ceshtje se mund te hy ne gjynah".Ne te vertete ne fillim te viteve te 90-ta ne Maqedoni u paraqiten misionaret me mjekrra e papuqe kryesisht rryma te paralagjeve te Stambollit dhe disi shpejt u inkorporuan ne perditshmerine tone.Padyshim se ishin ne mase te madhe te kurajuar nga sherbimi sekret sllav i cili ne nje ane i perkrahu e ne anen tjeter trumbetonte per rrezikun e islamizmit ekstrem ne shfaqje tek shqiptaret e posacerisht ne Maqedoni.Ne vitin 1993 u legalizua Fakulteti Islam ne Shkup ne nderkohe qe me dhune u shkel madje hapje e nje paralele te shkolles se mesme.Ky paradoks nuk ka sqarim tjeter veq se shteti sllav ka qene protagonist kryesor i stimulimit te paraqitjeve te filozofive ekstreme islamike.Qellimi ka qene i qarte qe nepermjet ngulfatjes se vizioneve perparimtare perendimore shqiptaret te futen(mbesin) ne nje erresire ku do te ishin manipuluar me lehte.Qellimi i fundit ka qene qe shqiptaret te paraqiten si popull i rrezikshem taleban te Evropes.Kjo nuk kaloi ne Shqiperi e as ne Kosove por si duket ne Maqedoni u arrit qellimi sllavotaleban.

    Se realiteti i tanishem eshte shume i zymte nuk ka nevoje as te komentohet.Shtrohet dilema pse na ndodhi ky mbrapshtizem dhe a kishte mundesi te evitohet me kohe.Pse realiteti turbo-tallava-talibanizem tek shqiptaret e Maqedonise po merr hov edhe me te madh ne kohe kur dy shtetet shqiptare po arrijne progres te madh ne shkeputje nga humnera.Si arrijne keto injorant te infiltrohen tek rinia dhe te perhapin ide te mbrapshta te bodrumeve te Stambollit.Ku jane partite tona ku jane intelektualet pse nuk ka mase kritike ti thote mjaft mbrapshtizmit ne emer te fese islame.Besoj se do te keni kurajo te merrni pjese ne kete diskutim sepse thjeshte NUK ESHTE DISKUTIM PER FENE ISLAME por per karambollin e krijuar kulturoro-politik te futjes se rrymave ekstreme fetare ne jeten tone te perditshme.

  7. #767
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Distancohemi nga situat ne fshatin Tanushe

    Partia Demokratikë Shqiptare përmes sekretarit të përgjithshëm, Imer Aliu, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të disa individëve për gjoja përshkallëzim të situatës dhe gjendjes së sigurisë në Maqedoni.
    Kjo parti është distancuar nga deklaratat se në vend tanimë siguria është e rrezikuar, ndërkohë që ka akuzuar se në momentet kryesore për fatin e Kosovës, paraqiten incidente që rrënojnë pozitën e palës shqiptare kosovare.
    Situata në krijimit të krizës në fshatin Tanushë nuk është në interes as të pozitës negociuese të palës shqiptare, por as edhe në interes të banorëve të vetë fshatit Tanushë. Duke pas parasysh këtë, Partia Demokratike Shqiptare e sheh të arsyeshme që të gjykojë dhe të distancohet nga aktet e krijimit të krizës dhe pa hamendje t’i dënojë këto veprime si antishqiptare, aventureske dhe në interes të qarqeve që janë të interesuara të rrënojnë imazhin e shqiptarëve. Krahas kësaj, arratisja e shtatë të burgosurve nga burgu i Dubravës hedh hije mbi funksionimin e institucioneve të sistemit të Kosovës, prandaj kjo parti, duke mos dashur të hyjë në çështjen e fajësisë apo pafajësisë, në emër të interesave më të larta kombëtare i ftojmë të arratisurit që të reflektojnë për pasojat negative të aktit të tyre dhe pa hamendje të dorëzohen para organeve gjyqësore kosovare dhe përmes procedurave ligjore të dëshmojnë pafajësinë e tyre, ka theksuar Aliu, duke shtuar se tanimë askush nuk mund të ketë të drejtë që interesat dhe qëllimet personale apo grupore, t’i vë mbi interesat kombëtare. Ai ka siguruar qytetarët se gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile, ndërsa PDSH nuk do të heq dorë nga implementimi i planit për Kosovën i hartuar nga SHBA dhe BE.
    Duke marr parasysh tërësinë e interesave, PDSH i siguron qytetarët e Maqedonisë dhe më gjerë se qeveria garanton stabilitetin politik shoqëror dhe të sigurisë në përgjithësi dhe në asnjë mënyrë nuk do të heq dorë nga përkushtimi që statusi i Kosovës të zgjidhet sipas planit që tashmë kanë hartuar SHBA dhe Bashkimi Evropian, si dhe t’i intensifikojë përpjekjet për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE, thotë Aliu.

    lajme.net
    Ndryshuar për herë të fundit nga strong_07 : 31-08-2007 më 18:22
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  8. #768
    HIJA E ZEZË Maska e Elmo
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    101
    o ty strong_07, ndoshta e ndjen ofendim , por eshte lehte te shkruash se qka te thuan , por eshte rende te shkruash se qka shohesh ... kisha pas deshire qe te kishe ky forum antar nga tanusha edhe te prezentoj foto ose ndonji klip nga rasti qe ishte ne tanush... prandej mos um trego ti mu ktu politik tata mata ... ka te drejt me këte Çështje te miret dikush qe i perket asaj rethine !!! jo ti trim nga kumanova qe as nuk ja ke ndi erën e barutit asnjiher ..
    respktet e mia . tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elmo : 31-08-2007 më 18:16
    HIJA E ZEZË

  9. #769
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Citim Postuar më parë nga eLmedini
    o ty strong_07, ndoshta e ndjen ofendim , por eshte lehte te shkruash se qka te thuan , por eshte rende te shkruash se qka shohesh ... kisha pas deshire qe te kishe ky forum antar nga tanusha edhe te prezentoj foto ose ndonji klip nga rasti qe ishte ne tanush... prandej mos um trego ti mu ktu politik tata mata ... ka te drejt me këte Çështje te miret dikush qe i perket asaj rethine !!! jo ti trim nga kumanova qe as nuk ja ke ndi erën e barutit asnjiher ..
    respktet e mia . tung

    Sdi une postova nje lajm qe nuk ishte postuar ! Deklarata e PDSH-se per gjendjen ne Tanush
    ME duket se une nuk shita trimeri ktu andoshta me ke keqkuptu ...................
    E sa per eren e barutit ne cilin qytet kana ndi me shum se ne rrethinen e Kumanoves?
    ????????????????????????????
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  10. #770
    i/e regjistruar Maska e valius
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Postime
    277
    o ty strong_07, ndoshta e ndjen ofendim , por eshte lehte te shkruash se qka te thuan , por eshte rende te shkruash se qka shohesh ... kisha pas deshire qe te kishe ky forum antar nga tanusha edhe te prezentoj foto ose ndonji klip nga rasti qe ishte ne tanush... prandej mos um trego ti mu ktu politik tata mata ... ka te drejt me këte Çështje te miret dikush qe i perket asaj rethine !!! jo ti trim nga kumanova qe as nuk ja ke ndi erën e barutit asnjiher ..
    respktet e mia . tung
    A ka ndonje per luft ketu.....poqese mendon dikush se do behet mire poqese nis lufta shum gabim e ka ska hajr pi luftes...po problemi osht se ne shiptaret prej kohesh koke skena pas mu per kete kujt i kujtohet luft bon .......STOP THAT FUCKING WARR

  11. #771
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga valius
    A ka ndonje per luft ketu.....poqese mendon dikush se do behet mire poqese nis lufta shum gabim e ka ska hajr pi luftes...po problemi osht se ne shiptaret prej kohesh koke skena pas mu per kete kujt i kujtohet luft bon .......STOP THAT FUCKING WARR
    Yeahhhh bro say it right
    Sui generis

  12. #772
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    elmedin, kadal mos u nxej , lexoje mir shkrimin, strong vec e paska citu Imer Aliun
    Luftimet me te mdhaja qe jan bo ne 2001 dihet cilat jan , cdo her Ali Ahmeti dhe te tjert i permendin, Lufta ma e madhe u kon e Sllupcanit, sa ka zgjat lufta per aq koh u luftu, cdo dit ka pas ofenziva, ndersa 3 dit te plota ka zgjat nje nga ofenzivat me te mdhaja 24 or pa ndal, e dim na qe jemi kon afer, , Dhe per ta mbrojt Sllupcanin u zgjeru lufta ne Haracin, edhe kjo betej u kon prej atyre me te mdhajave , kemi pas rastin me pa gjith ne TV, pastaj beteja tjeter ka qen edhe ajo e Matecit, ku per 1 jav luftime u shkatrru 90% e fshatit( thojshin u bo Mateci Kerelan), ka pas nese nuk gaboj 14 deshmor per 3 dit luft, edhe jan shkatrru shum tanke, ndersa njerin skan mund as ta terheqin , keni mundsi me pa ne foto, edhe plot tjera beteja tjera , cdo fshat e ka historin e vet, per secilin fshat jan bo luftime, ne likov-kumanov jan kon me dhjetra fshatra ne luft, por jan me pak te njoftuna, ( Sllupcan , Vaksinc, Opaj , Vishtic, Runic, Ropalc, Llojan, Hotel, Nakushtak, Sopot, Brez, Malin , Goshinc, Orizare, Likov, Allashec, dhe plot fshatra me te vegjel, )

  13. #773
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    ..Mos te bejme nje pergjithesim, dhe te mundohemi me shpirt ta tejkalojme lokalizmin kur flitet per nje ceshtje te pergjithshme kombetare.Te mirenjohim drejtesine, te mos i hyjme ner hak kujt qoft individi apo rrethi..qyteti...
    Ja nje e vertete qe e keni be nje muhabet me lart..dhe nese duhet me te vertete te pergjithesojme nje rreth ja ku e keni....Ne luften e 2001 Kumanova me rrethine ishte nderi i kombit sic kane qene gjate historise edhe djemt luftetare te kumanoves ku i ka thirr atdheu...Tetova dhe Gostivari jane shqiptare plotesisht dhe as qe duhet ndonjehere lufte te mirren ( vec luftes per pushtet kuptohet)..cdo qytet nderoi Iliriden me 2001 ne menyren dhe takatin e vet ne rrethanat qe ishin...si edhe me luften e Kosoves Ilirida beri ate qe beri ndoshta jo edhe sa mundi por jo nuk mbeti indifetente....
    Nje lufte e shkurter me 2001 , e kreu misionin...dhe luftra te tjera ne Iliride as qe do te duhen une keshtu mendoj. Themeli dhe parakushti per te realizuar lirine shqiptaret eshte vendosur, eshte puna ajo qe do te sjelle edhe realizimin ne praktike te lirise dhe zhvillimit kombetare.
    Per nje lufte finale..as qe ka nevoje te flitet sot eshte pak si heret.ne vonesen shqiptare kjo..shtresa idealiste qe ka synimin bashkim kombetare ne nje shtet
    te vetem Shqiperi , duhet ta dije nje here e mire se Shteti i Bashkuar Shqiptar nuk behet aq siperfaqesisht me fjale dhe me dy krisma ne katund.Eshte nje menyra e bashkimit, deshira per bashkim, veprimtaria per bashkim ku jane te perfshira te gjitha shtresat e shoqerise shqiptare pa kufij te udhehequra nga Tirana-Prishtina-Tetova....dhe nese nje dite arrihet kjo ndoshta as qe do te kete nevoje as per nje krisme te vetme..ndoshta ...kane cka te bejne shqiptaret ne vend qe te vendnumrojne ....te pergatiten ne mendje per at momentin e fundit qe mundesite maksimale jane qe mos ta shkrepin me as nje plumb te vetem.......
    Me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 01-09-2007 më 11:11

  14. #774
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga bili99
    ..Mos te bejme nje pergjithesim, dhe te mundohemi me shpirt ta tejkalojme lokalizmin kur flitet per nje ceshtje te pergjithshme kombetare.Te mirenjohim drejtesine, te mos i hyjme ner hak kujt qoft individi apo rrethi..qyteti...
    Ja shife zotriun e beri luften vet na cliroj nga armiku



    Citim Postuar më parë nga Renea
    elmedin, kadal mos u nxej , lexoje mir shkrimin, strong vec e paska citu Imer Aliun
    Luftimet me te mdhaja qe jan bo ne 2001 dihet cilat jan , cdo her Ali Ahmeti dhe te tjert i permendin, Lufta ma e madhe u kon e Sllupcanit, sa ka zgjat lufta per aq koh u luftu, cdo dit ka pas ofenziva, ndersa 3 dit te plota ka zgjat nje nga ofenzivat me te mdhaja 24 or pa ndal, e dim na qe jemi kon afer, , Dhe per ta mbrojt Sllupcanin u zgjeru lufta ne Haracin, edhe kjo betej u kon prej atyre me te mdhajave , kemi pas rastin me pa gjith ne TV, pastaj beteja tjeter ka qen edhe ajo e Matecit, ku per 1 jav luftime u shkatrru 90% e fshatit( thojshin u bo Mateci Kerelan), ka pas nese nuk gaboj 14 deshmor per 3 dit luft, edhe jan shkatrru shum tanke, ndersa njerin skan mund as ta terheqin , keni mundsi me pa ne foto, edhe plot tjera beteja tjera , cdo fshat e ka historin e vet, per secilin fshat jan bo luftime, ne likov-kumanov jan kon me dhjetra fshatra ne luft, por jan me pak te njoftuna, ( Sllupcan , Vaksinc, Opaj , Vishtic, Runic, Ropalc, Llojan, Hotel, Nakushtak, Sopot, Brez, Malin , Goshinc, Orizare, Likov, Allashec, dhe plot fshatra me te vegjel, )

    Ehhhhh xhi kishi kon te veshtajr si e mbajtet ju Maqedonin shom e keni vra valla sa qe na clirut krejtve

    (Mos i jep shum per toke ma mire se per qylli po shifesh)
    Sui generis

  15. #775
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    aq sa e kemi vra , e ndryshum kushtetuten, po ja nisi me u shit , e me u ble lufta , e per qata perfundoj cysh perfundoj , nuk harrohet ajo shitje e kalas se Tetoves, blersi dihet Menduh Thaci , i cili ka ofru pare edhe kur ka fillu lufta ne Tanush, e ky tash do me na udheheq neve, ky i cili i shante luftart e UCK me fjalt me te kqija, si lube boshkovski, edhe ende i shan ,
    Ndersa nga ana tjeter thot se PDSH do ti realizonte te drejtat e shqiptarve ne Maqedoni pa luft, c c c . eh sa e thjesht asht, sa luft u bo , ende sjan realizu gjitha te drejtat e marrveshjes se Ohrit, ndersa aj thot pa luft i kishim bo , ahhh medet , asnjeher pa luft sdot ishin realizu kto te drejta kurr hic, edhe nese i punsonte 25% shqiptar, prap flamurin smundesh ta vendojsh , gjuhen dhe shkrimin smund ta kesh zyrtarisht, lufta i ka bo kto , i ka bo UCK , as PDSH as BDI, mirpo se kuptoj se ti thoje menduh thaci luftarve te UCK .. VIKTIMA ?!, turp

  16. #776
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    sipas asaj qe ndegjova ne TV, Xhemail Hyseni (xhejmi shej) esht arrestu sot heret ne mengjes , ne shtepin e tij ne fshatin Llojan, ah procese te montumee, akuzohen per minim te hekurudhes Kumanov-Beograd ne afersi te fshatit Vaksinc, vendim te mines ne fshatin Sopot (humb jeten ne ushtar polak, dhe nje maqedon) si dhe vendim i mines ne qendren e Kumanoves, i denuar me 7 vjet burg, jan edhe plot te tjer qe akuzohen per kto vepra, mes tyre edhe 3 vllezer, , u arrestun ne kohen e BDI , menduh thaci premtoj se do ti liroje menjeher sa te hyje ne qeveri , por jo jo , si cdo her asgje ,

  17. #777
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shum meresh me ceshtjen kombtare pse nuk iken ne tanush tani po ri ne forum
    Shko e na cliro si na cliruat ne 2001
    Pasi Mendu Thaci si zgjedh pa lufte ik e lufto zgjeth ceshtjen Shqiptare
    Sui generis

  18. #778
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    E disha se ka prej atyre qe besojn ne genjeshtrat e Menduh Thacit, kishte edhe nje ashtu qe thonte por i shkoj jeta dhe se pa at qe e kerkonte, nuk esht mir te folsh per te ndjer , por aty e gjen edhe Menduh thacin, edhe pse aj i ndjeri shuuuuum me shum ka ber ne aspektin diplomatik, e ky ka ber per shleperat me sheqer e me kontraband
    E per luft dot vije vakti mos u merzit, ske ku me i ik , as ti as un , kemi mu kon te detyrum me luftu , nese e ndjejm veten shqiptar kuptohet,

  19. #779
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Filloi viti i ri shkollor

    më: 03/09/2007

    • Rreth 23 mijë nxënës të klasës së parë sot filluan vitin shkollor 2007/2008 me konceptin e ri të arsimit fillor nëntëvjeçar. Arsimi fillor nëntëvjeçar është i obliguar dhe i përfshin fëmijët që i kanë mbushur pesë vjet e tetë muaj.

    Arsimi do të zhvillohet në tri periudha edukativo-arsimore (klasa e para-e treta, e katërta- e gjashta dhe e shtata- e nënta).

    Në ditën e parë të vitit shkollor 2007/2008 kryeministri Nikolla Gruevski e vizitoi shkollën e mesme të autokomunikacionit "Boro Petrushevski" në Shkup, ku arritën kompjuterët e parë nga aksioni "Kompjuterë për çdo fëmijë".

    Gruevski në deklaratën për mediumet tha se deri nga fundi i nëntorit do të instalohen përafërsisht 100.000 kompjuterë, në në të gjitha shkollat e mesme dhe në mënyrë të shkallëzuar në shkollat fillore nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë.

    Në dërgesën e fundit, në fund të vitit 2008 dhe fillim të vitit 2009, kompjuterë do të marrin edhe nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt, me çka do të përfundojë aksioni, me të cilin janë planifikuar gjithsej 150.000 kompjuterë për nxënësit në të gjitha shkollat në Republikën e Maqedonisë.

    Arsimi fillor nëntëvjeçar është vendosur për shkak të nevojës për harmonizimin e sistemit arsimor të Maqedonisë me vendet evropiane dhe për shkak të asaj që në atë parashkollor deri tani ishin përfshirë vetëm 11 për qind të fëmijëve të moshës gjashtëvjeçare.



    "Sot në Republikën e Maqedonisë fillon viti shkollor 2007/2008 ku mësimin do ta ndjekin mbi 300.000 nxënës në shkolla fillore dhe të mesme. Viti i ri shkollor për dallim nga vitet tjera do të fillojë me një frymë të re duke e ditur faktin se gjatë periudhës së kaluar prej një viti janë bërë reforma të dukshme me qëllim që të përmirësohet cilësia e arsimit", theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Sulejman Rushiti në porosinë për nxënësit dhe arsimtarët.

    Rushiti i bind prindët që të mos shqetësohen për vendosjen e mësimit 9 vjeçar dhe u porosit se duhet të krenohen që fëmijët e tyre janë gjenerata e parë e e fillon arsimin fillor 9 vjeçar.

    "Ministria e Arsimit dhe Shkencës bënë orvatje maksimale të krijojë kushte më të mira dhe më cilësore në arsim. Reformat do të jenë tërësisht të suksesshme nëse në ato me frymë pozitive punojnë të gjithë pjesëmarrësit në procesin edukativo-arsimor, mësimdhënësi, nxënësi dhe prindi. Ky relacion është komponentë e rëndësishme për shkollim të suksesshëm dhe proces të suksesshëm arsimor", theksoi Rushiti.

    Qeveria, shtoi ministri i Arsimit, është e përcaktuar që këto reforma të vazhdojnë dhe të realizohen me sukses.

    Sipas Zyrës për zhvillim të arsimit, gjithçka është gati për fillim të suksesshëm të arsimit fillor nëntëvjeçar. Janë trajnuar 1.350 mësimdhënës, të cilët për punën me konceptimin e ri arsimor kanë edhe doracakë. Janë përgatitur edhe plane të reja mësimore në pajtim me moshën e nxënësve, si dhe plan i posaçëm me dinamikën e zbatimit të programeve të reja mësimore.

    Koncepti ofron më shumë orë për gjuhën amtare, mësimin e gjuhës angleze prej klasës së parë dhe një gjuhë të dytë të huaj prej klasës së gjashtë, rritje të numrit të orëve të edukatës fizike dhe arsimore dhe shfrytëzim të vazhdueshëm të teknologjisë informatike në procesin mësimor. Në arsimin fillor nëntëvjeçar do të ketë edhe sistem më të mirë për ndjekjen dhe vlerësimin e arritjeve të nxënësve në kuadër të çdo periudhe mësimore. Në tre klasat e para vlerësimi do të jetë me shkrim, ndërsa më vonë fillon vlerësimi numerik.

    Në gjysëmvjetorin e parë do të përfshihet pjesa edukative e mësimit dhe nxënësit e klasës së parë do të mësojnë nga materialet didaktike, ndërsa nga librat për gjuhën maqedonase, matematikë dhe njohjen e natyrës do të mësojnë në gjysmën e dytë të vitit shkollor. Gjuhën angleze do ta mësojnë një orë në javë, përmes lojës dhe pa libra.

    Në shkollat e mesme vendoset lëndë e re mësimore - biznesi dhe sipërmarrja. Prej vitit të ardhshëm shkollor në sistemin arsimor të Maqedonisë duhet të funksionojnë edhe dy risi - mësimi fetar në shkollat fillore dhe domosdoshmëria e arsimit të mesëm.

    Në Maqedoni këtë vit ka 280.000 nxënës të shkollave fillore dhe 90.000 nxënës të shkollave të mesme.
    #VamosArgentina

  20. #780
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Pirin:VMRO-BND, Maqedonia është Bullgare

    më: 03/09/2007

    • Në manifestimin përkujtimor me rastin e përvjetorit të vdekjes së figurës kombëtare bullgare Todor Aleksandrov në malin Pirin të Bullgarisë kryetari i VMRO-BND (Lëvizja Kombëtare Bullgare), Krasimir Karakaçanov kanë përsëritur qëndrimin e tij se Maqedonia është tokë bullgare. Fjalimi i liderit bullgar është ndjekur nga 500 pjesëmarrës, një pjesë e tyre të ardhur nga disa qytete të Maqedonisë Lindore. Në tubim ka marrë pjesë edhe lideri i VMRO-Popullore, Gjorgji Trendafilov.

    Melnik - Në manifestimin përkujtimor me rastin e përvjetorit të vdekjes së figurës kombëtare bullgare Todor Aleksandrov në malin Pirin të Bullgarisë kryetari i VMRO-BND (Lëvizja Kombëtare Bullgare), Krasimir Karakaçanov kanë përsëritur qëndrimin e tij se Maqedonia është tokë bullgare.
    Fjalimi i liderit bullgar është ndjekur nga 500 pjesëmarrës, një pjesë e tyre të ardhur nga disa qytete të Maqedonisë Lindore. Në tubim ka marrë pjesë edhe lideri i VMRO-Popullore, Gjorgji Trendafilov.
    “Todor Aleksandrov është hero bullgar , i cili ka qenë një nga bartësit e idesë për bashkimin e trojeve bullgare. Maqedonia gjithmonë do të jetë bullgare”, ka theksuar për agjecinë e lajmeve INA- Iliria Neës , Karakaçanov. Sipas tij, popullata duhet të largohet nga nxitjet proserbe dhe njëherë e përgjithmonë hapur të flitet për identitet të vërtetë. Ai deklaroi si fakt të vërtetë se Maqedonia është një vend i populluar vetëm me popullësi bullgare dhe shqiptare, si dhe pakicat e tjera.




    ina-online
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    #VamosArgentina

Faqja 39 prej 54 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •