Close

Rezultati i Sondazhit: Sondazh i mbyllur!

Votues
0. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • .

    0 0%
  • .

    0 0%
Faqja 35 prej 54 FillimFillim ... 25333435363745 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 681 deri 700 prej 1076
  1. #681
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Mejr asht ka nejs te qetsohet puna me nxehtin.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  2. #682
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Hazbi Lika vizitoi Porojin

    Një delegacion i Komunës së Tetovës, i kryesuar nga prefekti Hazbi Lika të enjten qëndroi për vizitë në fshatin Poroj, ku ka realizuar takim me krerët e bashkësisë lokale të këtij fshati.

    "Qëllimi i vizitës ishte që të sqarohemi rreth akuzave se ne nuk kemi dhënë leje për ndërtimin e sallës së sportit në këtë fshat", tha Lika për mediumet. Sipas tij e vërteta në qenka se nuk është plotësuar dokumentacioni. "Për të sqaruar këtë çështje unë i propozova bashkësisë lokale që të caktojnë grup personash që të vijnë në komunë dhe të bëjmë një takim të përbashkët e të shohim se ku qëndron problemi. Pranuan anëtarët për takim, të ketë përfaqësues të Agjencisë për Rini dhe Sport, i cili pretendon ta bëjë sallën dhe të arrijmë t`i koordinojmë gjërat", tha Lika për të shtuar se Komuna e Tetovës nuk është absolutisht kundër ndërtimit të sallës.
    "Nuk jemi këtu për të bërë marketing politik se nuk jemi në fushatë zgjedhore, por ndodhemi për të demaskuar publikisht edhe njëherë obstruksionet e vazhdueshme nga ana e BDI-së, e cila ka si duket ka për mision pengimin e realizimit të projekteve shqiptare", ka thënë kështu para disa ditëve kryetari i Degës së PDSH-së, Abdulhadi Iljazi drejtpërdrejtë nga Poroji duke paraqitur para mediave dokumentacionin konkret, i cili siç u shpreh ai, ka ngecur në zyrat e Komunës së Tetovës. "BDI e ka anashkaluar këtë dokument duke mos dhënë asnjë përgjigje ndaj kërkesës nga Agjencia për Rini dhe Sport më datë 20 të muajit të kaluar. Kjo është kërkesa e katërt ku drejtuesit e Komunës nuk e kanë marrë në konsideratë. Ky është turpi i radhës", ka theksuar Iljazi.
    Në ndërkohë gjatë kësaj vizite po ashtu janë inspektuar edhe punimet rreth rrugës e cila është në ndërtim në këtë fshat, një projekt me bashkëfinancim të komunës dhe banorëve të këtij fshati. "Ndërmarrja publike bën tamponimin dhe pllakat, ndërsa pjesa e punës së dorës mbulohet nga bashkësia lokale, rruga ka gjatësi 800 metra dhe ndërtimi do të ndikojë në rritje e kapacitetit të ndërtimit të vendbanimeve dhe në zhvillimin ekonomik të vetë fshatit", tha Xhemali Mehazi, drejtor i Ndërmarrjes Publike "Geoinxhenjering"
    Ndërkohë edhe kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Poroj Imer Kurtishi, është shprehur se ndërtimi i rrugës ka një rëndësi të madhe për fshatin. "Kjo rrugë ka rëndësi të madhe për fshatin se në këtë pjesë do të bëhet zgjerimi i fshatit pasi që nuk kemi lart vend për ndërtimin e shtëpive dhe me të do lidhet rruga që kalon nëpër Xhepçisht dhe do ta lidhë me Komunën e Zhelinës", tha Kurtishi.

    www.Poroj.com

  3. #683
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Leka: Të rënët e UÇK-së trima e jo lypës

    Në fshatin Poroj të martën është mbajtur një akademi përkujtimore me rastin e 6 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të vitit 2001.Para të pranishmeve foli ish-komandanti i brigadës 112 Mujdin Aliu, Daut Rexhepi -Leka.
    fillim tha se jemi këtu sot për t`i përkujtuar më të dashurit tonë shokët tanë, bashkëluftëtarët të cilët me trimërinë dhe guximin e tyre që treguan nëpër beteja e i treguan gjithë botës se këtu ky vend ka zot dhe se të zotit e kësaj toke jemi ne shqiptarët nga që jemi popull autokton, me zakonet tona me gjuhën tonë dhe me kulturën tonë, sundimi dhe robëria e bëri veten për 60 vjet me radhë duke na keqtrajtuar dhe shfrytëzuar duke na burgosur e vrarë edhe na diskriminuar. Sipas Lekës në dekadën e parafundit shqiptarët që jetonin në hapësirat e federatës së ish-Jugosllavisë përfundimisht kuptuan se nuk mund të çlirohen nga okupatori vetvetiu por kishte ngel vetëm një rrugë e vetme ajo e grykës së pushkës pra me kryengritje të armatosur.
    "Jemi dëshmitarë se kohëve të fundit po tentohet të bëhen pazare apo të ashtuquajtura marrëveshje në lidhje me statusin e fatit të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës duke dashur të na quajnë të dëmtuar apo viktima, me statut social unë këta plane i quaj ogurzeza dhe të pa pranueshme e marr të drejtën e të gjitha familjeve të dëshmorëve invalidëve të luftës, si dhe të suharëve të UÇK-së dhe nga ky vend u themi STOP pazarllëqeve të pista në kurriz të këtyre shtresave dhe asnjëherë nuk do të pranojmë që bashkëluftëtarët tanë që ranë heroikisht dhe si çlirimtarë të quhen viktima dhe të kenë statusin e tyre të lypësit", tha Leka. Ai përsëriti se këta trima janë dëshmorë të kombit kurse këta të tjerët këndej janë civilët pra janë martirë, ata u martirizuan duke mos dashur të largohen nga vatrat e tyre shekullore.


    www.Poroj.com

  4. #684
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    U publikua pasuria e funkcionareve qeveritar dhe paralemntar ne Maqedoni. Materijalin e keni ne gjuhen maqedone dhe PDF.

    Poroj.com - Paralamentaret
    Poroj.com - Qeveritaret
    Poroj.com - Kryetari i shtetit

  5. #685
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Postime
    42

    Hapet Konkursi Edhe Për 250 Administratorë, 31.07.2007

    Partia shqiptare në pushtet, PDSH-ja nëpërmjet Sektorit qeveritarë për implementim të Marveshjes së Ohrit, i cili udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Imer Aliu,hap konkurs për punësimin e 250 administratorëve shqiptarë në kuadër të institucioneve shtetërore.

  6. #686
    i/e regjistruar Maska e valius
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Postime
    277
    250 administratorëve shqiptarë në kuadër të institucioneve shtetërore.
    edhe nejher deshmohet se pdsh-ja ben politik pro shqiptareve.......urime

  7. #687
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Postime
    42
    Citim Postuar më parë nga valius
    edhe nejher deshmohet se pdsh-ja ben politik pro shqiptareve.......urime

    KOALICIONI I TANISHEM QEVERITAR KA NJE FORMUL VEPRIMI
    EDHE UJKU I NGOPUR EDHE DELET NE NUMER
    EDHE SHQIPTARET PUNESOHEN EDHE REJTINGU I QEVERIS NUK BIE
    SI E ARIN KETE? PER ATA QE MARIN PAK VESH NGA POLITIKA E DINE

    EDHE LIGJI PER GJUHET DHE PER DESHMORET E LUFTES PRAP SE PRAP DO TE MIRATOHET NGA KY KUALICION, MIRPO EDHE PER ATE PARAPRAKISHT DUHET GJETUR MENYREN QE PARTNERI I KUALICIONIT QEVERITAR MOS DEMTOHET

    SIPAS KESAJ MATEMATIKE KY KOALICION EDHE SHUME GJATE DO TE JET NE QEVERI

  8. #688
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga EMBG
    Partia shqiptare në pushtet, PDSH-ja nëpërmjet Sektorit qeveritarë për implementim të Marveshjes së Ohrit, i cili udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Imer Aliu,hap konkurs për punësimin e 250 administratorëve shqiptarë në kuadër të institucioneve shtetërore.
    E knaqen me ato 250 vetat e kalum do shendrisin me kto 250 tjere...

  9. #689
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ish-kryeministri maqedonas paraqitet para gjykatesit hetues

    Vllado Buckovski, ish kryeministri dhe minister i Mbrojtjes i Maqedonise, eshte paraqitur sot ne mengjes ne Gjykaten Themelore ne Shkup, per te dhene deklarate para gjykateses hetuese, Katica Jovanovska

    . Komisioni per ceshtje te rregullores, imunitetit dhe mandatit i Kuvendit te Maqedonise ka miratuar dje kerkesen per marrjen e imunitetit te deputetit te Buckovskit, te paraqitur nga gjykatesi hetues, pas kallezimit penal te bere nga policia financiare. Buckovski akuzohet per keqperdorim te pozites zyrtare dhe te autorizimeve, gjate furnizimit te pjeseve rezerve te tankeve T 55 te marra si dhurate nga Bullgaria ne vitin 2001. Vleresohet se ai ka shkaktuar nje dem material prej rreth tre milione eurosh buxhetit te Maqedonise. Deputetet dhe anetaret e partise LSDM shprehen mbeshtetje per Buckovskin, para nderteses se Gjykates Themelore te Shkupit.
    Sui generis

  10. #690
    i/e regjistruar Maska e valius
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Postime
    277

    LKSHI skerkon lufte

    REVISTAT MAQEDONASE SHPEKULOJN KINSE LIDHJA KOMBETARE SHQIPTARE E ILIRIDES KERKON KONFLIKT TE RI NE MAQEDONI......

    JEPNI MENDIMIN TUAJ .....



    Kryetari i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të Iliridës (LKSHI), Nevzat Halili, të mërkurën, gjatë një takimi me gazetarë ka hedhur poshtë shkrimin e botuar në javoren "Fokus" të datës 27 korrik, sipas së cilës, Halili planifikon të bëjë një luftë të re në Maqedoni.
    "Në këtë shkrim thirren në aktakuzën në kohën kur kam qenë i paraburgosur 8 muaj së bashku me Ismet Kryeziu, në Prishtinë", thotë Halili.
    Ai vëren se absolutisht nuk është e vërtetë, është ofenduese dhe janë qëllimkëqija shkrimet e atilla.
    Në vitin 2001, sipas Halilit, Lupço Georgoievski tha se Maqedonia duhet të copëtohet, të njëjtën gjë e përsërit me 16 qershor të vitit 2007.
    "Unë pajtohem me Georgievskin dhe e përkrahim idenë për ridefinimin e kufijve kontestuese, por dua të theksoj se ne nuk kemi kërkuar copëtimin e Maqedonisë, por kemi kërkuar që në Maqedoni të bëhen ndryshime kushtetuese dhe Maqedonia të shpallet Union i bashkësisë shtetërore të dy etniteteve dhe entitete (një pjesë 'Ilirida' dhe një pjesë Maqedonia) brenda kufijve të përbashkët", tha Nevzat Halili, për të shtuar se asnjëherë në emër të LKSHI-së, askush nuk ka thënë se kërkojmë luftë.

  11. #691
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2007
    Postime
    119
    Nevzat Halili Eshte I Vetmi Shqiptar Qe Asnjeher Nuk Ka Punuar Kunder Interesave Shqiptare

    Nese Na Theret Ne Luft Gjithsesi Do Te Ket Perkrehjen Tone

  12. #692
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2007
    Postime
    119
    Kjo Sipas Meje E Cel Rugen Per Disa Ish Funksionar Te Bdi-se Qe Sot Jane Deputet Si Psh:
    Agron Buxhaku
    Tahir Hani
    Azis Pollozhani
    Sadulla Duraku



    Loj E Rezikshme Apo Jo

  13. #693
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    No Coment....

  14. #694
    i/e regjistruar Maska e valius
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Postime
    277
    Nese Na Theret Ne Luft Gjithsesi Do Te Ket Perkrehjen Tone
    ska luft mu per ket ka shkruajtur edhe N.Halili .......

  15. #695
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga etc
    Kjo Sipas Meje E Cel Rugen Per Disa Ish Funksionar Te Bdi-se Qe Sot Jane Deputet Si Psh:
    Agron Buxhaku
    Tahir Hani
    Azis Pollozhani
    Sadulla Duraku



    Loj E Rezikshme Apo Jo
    Po bash mire be...le ti dergojn pak ka Idrizova...ta shofin se si eshte te vjedhish...

    Me knacet shpirti kur i shof funksionaret qe kane keqperdor detyren kur i arestojn

  16. #696
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga etc
    Kjo Sipas Meje E Cel Rugen Per Disa Ish Funksionar Te Bdi-se Qe Sot Jane Deputet Si Psh:
    Agron Buxhaku
    Tahir Hani
    Azis Pollozhani
    Sadulla Duraku



    Loj E Rezikshme Apo Jo
    Loje e rrezikshme politike!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  17. #697
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Nevzat Halili, fatkeqesisht, eshte konsumuar teper dhe per pasoje keqinterpretohet shume shpesh. Ka qene i pari shqiptar i Maqedonise qe filloi pluralizmin politik ne Maqedoni me themelimin e Partise per Prosperitet Demokratik rreth se ciles u grumbulluan pjesa me e madhe e shqiptareve qe deshen ndryshim per t'u larguar nga monizmi jugosllav.

    Ideja e paraqitur nga z. Halili per ridefinim te kushtetutes me cka Maqedonia do shpallej konfederate nuk eshte fare e demshme as per sllavet e as per shqiptaret. Do shihte cdonjeri punen e vet dhe mbase do arrihej nje zhvillim ekonomik me efikas kur te jene ndare territoret ne baza etnike.

    Sa per lufte - s'besoj se ka ndermend z. Halili te beje lufte sepse lufta eshte bere loje e piste ku fitojne maskarenjte dhe hajdutet.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  18. #698
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vendimi, Ish-kryeministri Buçkovski nuk do te arrestohet

    Buckovski u akuzua per keqperdorimin e pozites gjate furnizimit te pjeseve rezerve per tanket e armates T-55, qe ishin dhurate nga Bullgaria ne vitin 2001, me çka buxheti eshte demtuar rreth 3 mln euro

    Ish-kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Vllado Buçkovski nuk do te arrestohet. Eshte ky vendimi qe ka marre gjykatesja hetuese, Katica Jovanovska. "E fituam betejen per liri, vazhdon beteja per demokraci dhe per shtet juridik. Mendoj se kjo eshte rreze e shpreses se gjyqesia mund te perballohet me presionet politike", tha Buçkovski pas marrjes ne pyetje ne Gjykaten themelore – Shkup1. Gjate marrjes ne pyetje, para Gjykates ishin deputetet e LSDM-se, anetare te partise, farefisi dhe miqte e Buçkovskit, ndersa i pranishem ishte edhe sigurimi i perforcuar policor. Buçkovski eshte ftuar nga gjykatesi hetues pasi Komisioni i Kuvendit per çeshtje te rregullores, mandatit dhe imunitetit, dje e ka pranuar kerkesen gjyqesore per marrjen e imunitetit te tij te deputetit, pas kallezimit penal te parashtruar nga Policia financiare.
    Sui generis

  19. #699
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Akuzat ndaj Buckovskit, opozita kerkon mbledhje te shpejte te Kuvendit

    Partia më e madhe e opozitës ne Maqedoni, Lidhja Social Demokrate, nuk heq dorë nga zhvillimi i mbledhjes së jashtëzakonshme të parlamentit, edhe pse ky i fundit ka mbyllur punimet per shkak te pushimeve verore. Ajo shprehet se do te jape argumente se veprimet e mazhorancës ndaj Buckovskit kanë qënë të padrejta


    Edhe pse parlamenti maqedonas ka mbyllur punimet per shkak te pushimeve verore, opozita kerkon mbledhjen e tij. Partia me e madhe opozitare Lidhja Social Demokrate, (LSDM), lider i së cilës ka qënë Vllado Buçkovski kerkon zhvillimin e mbledhjes se jashtezakonshme te parlamentit per te diskutuar heqjen e imunitetit dhe akuzat e ngritura kundër ish-kryeministrit, Vllado Buçkovski, për abuzime kur ishte në post si ministër.

    LSDM do të zhvillojë sot një takim me Kryetarin e Parlamentit, Lubiusha Georgievski, për ta bindur atë që të thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme për këtë çështje gjate se ciles shprehet se do të japë argumente që opinioni të shohë se veprimet e mazhorancës kanë qënë të padrejta. Nderkaq kryetari i Parlamentit ka thënë se mbledhje do të ketë, por nuk ka njoftuar nëse ajo do të zhvillohet ne nje kohe te afert.

    Nga ana tjeter partia ne pushtet VMRO DPMNE-së e cileson te papranueshme faktin që opozita mbron krimin, suke shtuar se është e vendosur ta luftojë atë

    Buckovski u thirr diten e premte ne prokurori per t’iu nenshtruar nje seance pyetjesh ne lidhje me akuzat qe rendojne ndaj tij. Ai nuk u arrestua edhe pse nje komision parlamentar i hoqi imunitetin.
    Ish-kryeministri Buçkovski akuzohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 3 milion euro në kohën kur ka qënë ministër i mbrojtjes në vitin 2001. Këto akuza janë hedhur poshtë prej tij. Vllado Buçkovski është ish-kryeministri i parë të cilit i hiqet imuniteti i deputetit, për hetime për akuza se ka abuzuar me postin.
    Sui generis

  20. #700
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dy shkrimtare maqedonas ne Festivalin e pare nderkombetar poetik ne Kine

    Shkrimtaret maqedonas, Branko Cvetkovski dhe Trajan Petrovski do ta paraqesin Maqedonine ne "Festivalin nderkombetar poetik-Liqeni Shangai" qe do te mbahet prej neser e deri me 10 gusht ne Shangai.


    Shkup - Cvetkovski dhe Petrovski u nisen per ne Shangai, me ftese te Lidhjes se shkrimtareve kineze dhe jane te paret autore maqedonas te cilet do te marrin pjese ne festival. "Festivali nderkombetar poetik- Liqeni Shangai" eshte manifestim poetik qe per here te pare organizohet ne Kine, i cili do t'i bashkoje poetet nga bota, duke e promovuar mendimin per bote harmonike te njeriut dhe natyres.

    Ne festival do te marrin pjese perfaqesues nga 60 vende te botes, ndersa tema e simpoziumit poetik eshte titulluar "Njeriu dhe natyra, bota ne harmoni". Festivali do te mbahet ne platone "King hai" e titulluar kulmi i botes dhe pas te ciles do te shpallet edhe manifesti poetik. Shkrimtari Cvetkovski, ne paraqitjen e tij me teme "Harmonia ndermjet njerezve dhe natyres ne Maqedonine poetike" do te flase per poezine maqedonase te shekujve 19 dhe 20, si dhe per poezine bashkekohore, duke u ndalur ne fenomenin e nostalgjise qe paraqitet ne veprat poetike maqedonase te shekullit 19.

    Cvetkovski e perpunon poemen e njohur te Milladinovit "Malli per jugun" dhe fuqine e natyres si inspirim i perhershem te poeteve maqedonas. Petrovski ne festival do te paraqitet me permbledhjen e tij te poezive "Monologu i dyfishte", perkthyer ne gjuhen kineze, ndersa ne suaza te temes se simpoziumit ai do te flase per dilemat dhe sfidat me te cilat po perballet civilizimi bashkekohor, por nga perceptimi poetik. Festivali poetik do te paraqese platforme nderkombetare per shtete te ndryshme, rajone, grupe etnike si dhe per dialog dhe miqesi te ndersjellte, qendron ne kumtesen nga Komiteti i Festivalit poetik internacional te Shangait.
    Sui generis

Faqja 35 prej 54 FillimFillim ... 25333435363745 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •