Close

Rezultati i Sondazhit: Sondazh i mbyllur!

Votues
0. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • .

    0 0%
  • .

    0 0%
Faqja 27 prej 54 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 540 prej 1076
  1. #521
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Greqia kushtëzon hyrjen e Maqedonisë në BE me emrin

    • Greqia sërisht kushtëzoi anëtarësimin eventual të Maqedonisë në Bashkimin Evropian (BE) me marrëveshje paraprake për çështjen e emrit.

    Kryeministri grek Kostas Karamanlis sot në takimin në Athinë me kryeministrin slloven Janez Jansha deklaroi se Maqedonia doemos do të duhet ta "ndryshojë qëndrimin ndaj emrit kushtetues". Karamanlis, siç lajmërojnë mediumet në Athinë, theksoi se Greqia ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme që të zgjidhë çështjen për emrin, porse "pala tjetër mbetet e papakompromistë". Siç lajmëroi agjencia sllovene STA, Jansha dhe Karamanlis vlerësuan se perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor është e vetmja zgjidhje e mirëfillt për këtë rajon, duke u përcaktuar, më pas, për "për një politikë të dyerve të hapura gjatë zgjerimit". Jansha shprehu mbështetje për anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve që janë në hapësirën mes Sllovenisë dhe Greqisë, duke theksuar se të gjitha kandidatet fillimisht doemos dueht t'i përmbushin kushtet e kërkuara. (Makfaks)
    #VamosArgentina

  2. #522
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Maqedonia merr pjesë në misionin e KB-ve në Liban

    • Maqedonia do të marrë pjesë në misionin e Kombeve të Bashkuara Liban - UNIFIL, që është pjesëmarrja e parë e vendit në një mision paqësor të organizatës botërore

    Shkup- Pjesemarrja e Maqedonise në misionin e Kombeve të Bashkuara Liban - UNIFIL, është pjesëmarrja e parë në një mision paqësor të organizatës botërore. "Kjo është pjesëmarrja e parë e Republikës së maqedonisë në mision të Kombëve të Bashkuara", deklaroi sot ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë Llazar Elenovski, duke bërë të ditur vendimin e Qeverisë të marrë mbrëmë, me konsultime paraprake me kryetarin Branko Cërvenkovski. Maqedonia do të dërgojë dy oficerëve të shtabit të Maqedonisë në komandën e UNIFIL-it në Libanin jugor. Ministri Elenovski tha se i pari prej dy majorëve të Maqedonisë tashmë për 10 deri 15 ditë duhet të niset për në Liban. "Në misionin dominojnë partnerët tanë Franca dhe Italia dhe ky është argument plotësues që të kyçemi - pas vështrimit të gjendjeve dhe analizës së bërë të terrenit nga ana e strukturave ushtarake për të ndërmarrë vendim politik dhe t'i propozojmë Kuvendit. Shpresojmë se brenda disa ditëve Kuvendi do ta sjellë formalisht vendimin për pjesëmarrjen tonë në misionin e UNIFIL-it", tha Elenovski. Ky do të jetë misioni i katërt paqësor për Maqedoninë, e cila tashmë ka mbi 200 ushtarë dhe oficerë në misionet paqësore në Bosnjë e Hercegovinë, Afganistan dhe Irak, të cilat kryesohen nga Bashkimi Evropian, gjegjësisht NATO-ja dhe SHBA-të. (Makfaks)
    #VamosArgentina

  3. #523
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shlyerja e borxhit të Maqedonisë ndez rishqyrtime të përzjera

    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -

    Qeveria maqedonase njoftoi në 11 prill se do të paguante rreth 137 milion $ në borxhe më parë se ç'planifikohej, ndaj Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane të Investimeve (EIB). Tetë kredi të marra përpara vitit 1997 do të paguheshin me këtë masë. Afati përfundimtar i pagesës është viti 2021.

    Në mars, Maqedonia shleu 103 milion $ ndaj Klubi të Kreditorëve të Parisit. Paratë u shlyen nga rezervat e shkëmbimeve të huaja të cilat janë rritur shpejt gjatë tre vjetëve të fundit, duke arritur në 1.8 miliard euro.

    "Ulja e borxhit tonë me 240 milion $ na lëviz nga lista e vendeve me borxhe të mesme dhe na rendit në vendet me borxhe të ulta," vuri në dukje kryeministri Nikola Gruevski. Ai tha se sasia është 20% e borxhit total të jashtëm dhe 12% e borxhit total të brendshëm e të jashtëm.

    Banka Botërore ishte kreditori më i madh i vetëm i Maqedonisë, me 639.5 milion $ në janar, sipas bankës qendrore të vendit. Gjatë të njëjtit muaj, Maqedonia kishte 162.3 milion $ borxh EIB.

    Gruevski njoftoi gjithashtu se vendi shpejt do të shlyejë borxhin e vet ndaj FMN. Ai tha se pagesat dërguan një sinjal të fortë për investitorët ndërkombëtarë, duke demonstruar një politikë të fortë e të qëndrueshme ekonomike.

    Ministria e financave parashikon që shlyerjet e parakohshme do të kursejnë 37 milion $ në interesa. Vetëm këtët vit, kursimet nga interesat do të shkojnë në 2.8 milion euro. Ato do të jenë 5.8 milion euro në 2008 dhe 5.2 milion euro një vit më pas.

    Kursimet do të shkojnë për projektet e zhvillimit, tha Gruevski.

    Opozita e Bashkimit Social Demokratik të Maqedonisë (SDSM) nuk është dakord me masën e qeverisë. Partia thotë se agjensitë që vlerësojnë normën e kreditit marrin parasysh dy parametra: borxhin publik dhe rezervat e shkëmbimit të huaj. Pra, argumenton ajo, asgjë nuk fitohet në qoftë se paratë nga rezervat e këmbimit të jashtëm harxhohen me qëllim që të ulin borxhin.

    Në të njëjtën kohë, SDSM akuzon qeverinë për prishjen e të ardhurave nga privatizimi i njësisë energjitike Elektrostopanstvo na Makedonija (ESM), një masë nga qeveria e SDSM në 2006 që u kundërshtua nga VMRO-DPMNE e Gruevskit.

    Disa analistë maqedonas vënë gjithashtu në diskutim kursimet e pretenduara të interesave sepse Maqedonia merr kredi nga Banka Botërore me kushte të privilegjuara të ashtuquajtura, IDA.

    Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
    #VamosArgentina

  4. #524
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Maqedoni, Përkeqësohet shendeti i të falimentuarve

    Derguar me: 27/04/2007
    • Gjendja shëndetësore e të falimentuarve të cilët tashmë 58 ditë qëndrojnë para Kuvendit është përkeqësuar seriozisht, deklaroi Isen Fetai.

    Gjendja shëndetësore e të falimentuarve të cilët tashmë 58 ditë qëndrojnë para Kuvendit është përkeqësuar seriozisht, deklaroi nënkryetari i Shoqatës së të falimentuarve Isen Fetai. Fetai, ish-punëtor në "Jugohrom", informon se të falimentuarit janë lënë vetëm, meqë nuk kanë medikamente, ndërsa ushqim marrin nga kuzhina popullore e kishës "Sveta Petka" të Shkupit dhe nga grupet tjera të të falimentuarve nga qytetet tjeta në Maqedoni. Këtë javë, një pjesë të të falimentuarve i priti kryeparlamentari Lubisha Georgievski i cili u premtoi se nëse ndonjë parti politike kërkon të debatohet për për problemin e tyre, ai menjëherë do të vihet në rend dite të Kuvendit. "Nuk kërkojmë më tepër se sa që na takon. Prapa nesh nuk qëndron asnjë parti politike, por presim që shteti ta zgjidhë problemin tonë", deklaroi Fetai. Ai mes tjerash përmendi se një pjesë e të falimentuarve janë takuar edhe me një përfaqësues të PRSD-së, i cili premtoi se lideri i kësaj partie, Tito Petkovski, do të angazhohet për zgjidhjen e problemit të tyre te kryeministri Nikolla Gruevski. Në këtë moment para Kuvendit qëndrojnë mbi 80 të falimentuar të cilët ndërrohen gjatë çdo jave. (Makfaks)
    #VamosArgentina

  5. #525
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Maqedoni, Kallëzim për ish-ministrin Dimov për shpërdorim

    • Policia i dyshon se ish-ministrin i Shëndetësisë Vllado Dimov dhe shefja e Shtëpisë Shëndetësore në Strumicë kane shpërdoruar të 2.5 milionë denarë

    Shkup- Policia dyshon se ish-ministri i Shëndetësisë Vllado Dimov dhe shefja e Shtëpisë Shëndetësore në Strumicë kane shpërdoruar 2.5 milionë denarë. Dimovi, sipas policisë, në vitin 2005 dhe 2006, duke iu referuar një marrëveshjeje të supozuar mes tij dhe ministrit të atëhershëm të Financave, ka dhënë pëlçimin për punësimin e 17 personave në kohë të pacaktuar në Shtëpinë Shëndetësore në Strumicë. Drejtoresha e atëhershme e Shtëpisë, T.T. (45), në bazë të pëlqimit të ministrit Dimov, por pa pajtueshmëri të Ministrisë së Financave, i ka punësuar personat dhe ka urdhëruar pagesën e rrogave, kontributeve dhe tatimit personal në vlerë prej 2.5 milionë denarëve në dëm të Shtëpisë shëndetësore. Kundër dy personave është ngritur kallëzim penal për "shpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare". (Makfaks)
    #VamosArgentina

  6. #526
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Maqedoni, Takim Georgievski: bashkepunim ekonomik me Hungarine

    • Nëse vetëm pak gërvishtim nën sipërfaqen e gjithë asaj që po ndodh sot, do të shohim se marrëdhëniet ekonomike nuk janë aq të zhvilluara sa ato miqësore", tha Georgievski në konferencën e sotme për shtyp

    Shkup- Maqedonia dhe Hungaria kanë marrëdhënie miqësore, mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura, por bashkëpunimi ekonomik nuk është mjaft i zhvilluar, vlerësuan sot kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Lubisha Georgievski dhe kryetarja e Kuvendit të Hunagrisë, Ketlin Sili pas takimit të sotëm zyrtar në Shkup. "Nëse vetëm pak gërvishtim nën sipërfaqen e gjithë asaj që po ndodh sot, do të shohim se që të ketë marrëdhënie miqësore me një vend është shumë, ndosha edhe gjithçka, për fat të keq, marrëdhëniet ekonomike nuk janë aq të zhvilluara sa ato miqësore. Shkak për këtë është se Maqedonia dhe Hungaria janë vende të ekonomisë tregtare dhe qeveritë e tyre nuk munden me kaq efikasitet të veprojnë mbi vijimet e kapitalit", tha Georgievski në konferencën e sotme për shtyp. Ai kërkoi, siç tha, që Hungaria edhe më tej të vazhdojë me mbështetjen e orvatjeve tona për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO. Në takim, shtoi Georgievski, janë theksuar edhe përpjekjet që i ka bërë Maqedonia për plotësimin e kushteve nga Axhenda e Selanikut për lehtësimin e regjimit të vizave. "Ky është moment historik sepse nga koha e tranzicionit mes Maqedonisë dhe Hungarisë nuk ka pasur takim në nivel kaq të lartë parlamentar. Me vizitën e sotme duam të theksojmë se sa është për ne me rëndësi ardhmëria e Maqedonisë", tha Sili. Hungaria, shtoi Sili, jep mbështetje për marrje të ftesës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe konsideron se BE-ja duhet të mbetet e hapur për pranim të anëtareve të reja, Sili potencoi se Hungaria, si anëtare e BE-së, do t'i zbatojë lehtësimet e parapara. Gjatë bisedës, Sili, siç theksoi, ka propozuar që parlamentet e dy vendeve të hartojnë kontratë për bashkëpunim, të cilin do ta nënshkruajnë komisionet e tyre për çështje ekonomike dhe evropiane, për politikë të jashtme, si dhe për mbrojtje. "Në Hungari këtë vjeshtë do të mbahet konfereca e tretë e kryetarëve të kuvendeve nga vendet e Evropës Juglindore dhe pikërisht këto çështje do të shyqrtohen, përmendi Sili. Sipas saj, Hungaria nga BE-ja ka marrë 100.000 euro për realizimin e katër projekteve ndërkombëtare në Maqedoni. Bëhet fjalë për kompjuterizimin e institucioneve shëndetësore, për ndërtimin e stacionit policor në Mateç dhe për arsimin e romëve. Projekti i katërt ende nuk është definuar, por me siguri tha Sili, do të ketë të bëjë me klinikën e fëmijëve për pulmologji. (MIA)
    #VamosArgentina

  7. #527
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Maqedoni, Përkeqësohet shendeti i të falimentuarve

    • Gjendja shëndetësore e të falimentuarve të cilët tashmë 58 ditë qëndrojnë para Kuvendit është përkeqësuar seriozisht, deklaroi Isen Fetai.

    Gjendja shëndetësore e të falimentuarve të cilët tashmë 58 ditë qëndrojnë para Kuvendit është përkeqësuar seriozisht, deklaroi nënkryetari i Shoqatës së të falimentuarve Isen Fetai. Fetai, ish-punëtor në "Jugohrom", informon se të falimentuarit janë lënë vetëm, meqë nuk kanë medikamente, ndërsa ushqim marrin nga kuzhina popullore e kishës "Sveta Petka" të Shkupit dhe nga grupet tjera të të falimentuarve nga qytetet tjeta në Maqedoni. Këtë javë, një pjesë të të falimentuarve i priti kryeparlamentari Lubisha Georgievski i cili u premtoi se nëse ndonjë parti politike kërkon të debatohet për për problemin e tyre, ai menjëherë do të vihet në rend dite të Kuvendit. "Nuk kërkojmë më tepër se sa që na takon. Prapa nesh nuk qëndron asnjë parti politike, por presim që shteti ta zgjidhë problemin tonë", deklaroi Fetai. Ai mes tjerash përmendi se një pjesë e të falimentuarve janë takuar edhe me një përfaqësues të PRSD-së, i cili premtoi se lideri i kësaj partie, Tito Petkovski, do të angazhohet për zgjidhjen e problemit të tyre te kryeministri Nikolla Gruevski. Në këtë moment para Kuvendit qëndrojnë mbi 80 të falimentuar të cilët ndërrohen gjatë çdo jave. (Makfaks)
    #VamosArgentina

  8. #528
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Per here te pare ne Qendren kulturore ne Tetove (Pallatin e kultures) vjen Panairi Arsimor Ballkanik 2007 me Universitete nga rajoni
    Nje rast i mire per te gjithe maturantet poe dhe per ata qe deshirojne te regjistrojne studime postdiplomike.

    me date 21 22 23 Maj vizitojeni Panairin arsimot ballkanik

    Mendova se eshte nje mundsi e mire per te pare cka ofrojne keto institucione dhe me duket nje ide e mire

    www.balkanfair.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 01-05-2007 më 05:34

  9. #529
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Mbahet Panairi Arsimor ballkanik ne Tetove 21-23 maj

    Kompania Arbevi Co. Tetovë në bashkëpunim me Comport shpk organizon Panairin Arsimor Ballkanik në datat 21 - 23 Maj 2007 në Tetovë, Maqedoni. Panairi mbledh së bashku universitete private dhe publike, institucione arsimore profesionale, nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Turqia, dhe vende të tjera të rajonit me synim...



    Tiranë,Tetove, Prishtine 21 mars, 2007 - Kompania Arbevi Co. Tetovë në bashkëpunim me Comport shpk organizon Panairin Arsimor Ballkanik në datat 24 - 26 Maj 2007 në Tetovë, Maqedoni

    Panairi organizohet për here të pestë, duke mbledhur së bashku universitete private dhe publike, institucione arsimore profesionale, nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Turqia, dhe vende të tjera të rajonit (në panairet e fundit janë prezantuar edhe operatorë nga UK dhe SHBA) me synim ofrimin e një ekspozeje të mozaikut të institucioneve arsimore për përthithjen e tregut nga trevat e banuara prej shqiptarëve.

    Panairi do të mbahet në Pallatin e Kultures, Tetovë, dhe parashikohet të vizitohet nga maturante, studente, biznese e qytetarë, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia.

    Mbulimi mediatik i veprimtarisë është i garantuar. Debate e tryeza të rrumbullakta për arsimin janë parashikuar të mbahen në disa nga mediat krysore në Maqedoni.

    Ftohen të marrin pjesë të gjitha institucionet arsimore, publike dhe private.

  10. #530
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Babadimri a nuk je me ne postin e zedhenisit te USHT-se ?

  11. #531
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    :)

    Foto Nga Kalaja E Fshatit Orazh Dhe Malesis Se Orazhes....Se Tetoves
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  12. #532
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    :)

    Kalaja E Orazhes..........Tetove...........
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  13. #533
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    :)

    .......................Malet E Orazhes-Tetove........................
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  14. #534
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Mbahet Panairi Arsimor ballkanik ne Tetove 21-23 maj

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kompania Arbevi Co. Tetovë në bashkëpunim me Comport shpk organizon Panairin Arsimor Ballkanik në datat 21 - 23 Maj 2007 në Tetovë, Maqedoni. Panairi mbledh së bashku universitete private dhe publike, institucione arsimore profesionale, nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Turqia, dhe vende të tjera të rajonit me synim...



    Tiranë,Tetove, Prishtine 21 mars, 2007 - Kompania Arbevi Co. Tetovë në bashkëpunim me Comport shpk organizon Panairin Arsimor Ballkanik në datat 21,22 dhe 23 Maj 2007 në Tetovë, Maqedoni

    Panairi organizohet për here të pestë, duke mbledhur së bashku universitete private dhe publike, institucione arsimore profesionale, nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Turqia, dhe vende të tjera të rajonit (në panairet e fundit janë prezantuar edhe operatorë nga UK dhe SHBA) me synim ofrimin e një ekspozeje të mozaikut të institucioneve arsimore për përthithjen e tregut nga trevat e banuara prej shqiptarëve.

    Panairi do të mbahet në Pallatin e Kultures, Tetovë, dhe parashikohet të vizitohet nga maturante, studente, biznese e qytetarë, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia.

    Mbulimi mediatik i veprimtarisë është i garantuar. Debate e tryeza të rrumbullakta për arsimin janë parashikuar të mbahen në disa nga mediat krysore në Maqedoni.

    Vërejtje: (0%)

  15. #535
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Ky aktivitet do te mbahet ne Qendrene kulturore ne tetove dhe do te mbledh se bashku Universitete te ndryshme jo vetem nga Maqedonia, por edhe nga Shqiperia, Kosova, Bullgaria, Turqia etj.

    Do te kete edhe aktivite percjellese

  16. #536
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Mendoni se shqiptari duhet ta diferencojë shqiptarin?

    Koheve te fundit diferencimet brenda shqiptare jane kthyer ne nje ceshtje normale ne perditshmerine tone.

    Duke e analizuar pak klete fenomen ne kemi mebtur ne pozicione qe politika ditore vendos per gjithcka ne jeten tone pa libreze partie dhe pa ndonje mik te forte skryhet dot asnje pune.

    Une mendoj se duhet tu jepet mundesi kuadrove te mira pavaresisht a jane ashtu apo ekshtu. Me interteson edhe mendimi juaj

  17. #537
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Vetem dicka desha me shtu ketu Babadimri.

    Kemi qen ne kafaz te shkaut tash jemi ne kafaz te shqiptarit,kaq kisha me then mendoj se kuptohet cdo gje.

  18. #538
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Rally "Gambol 3000", Shkon ne dy numri I viktimave ne Maqedoni

    Derguar me: 04/05/2007

    • Shkon ne dy, numri I viktimave te shkaktuara nga Rally "Gambol 3000". Sot në Maqedoni ka nderruar jete në qendrën klinike në Shkup, Margarita Çepunjoska, bashkëshortja e Vlladimirit i cili ndërroi jetë dy ditë më parë. Margarita ishte ne gjendje te rende pasi ajo dhe I shoqi jane perplasur dy dite me pare nga një "porshe" e drejtuar nga britaniku pjesëmarrës në rrally "Gambol 3000". Per Morlin dje eshte marre masa paraburgim me 30 ditë nga gjykatësi kompetent hetues nga gjykata e Strugës. Kundër tij është ngritur kallëzim penal për "vepra të rënda gjatë rrezikimin e sigurisë në trafik" dhe për "mosofrim të ndihmës ndaj personit të lënduar". Nga policia deklaruan se nuk do të parashtrojnë kallëzim penal kundër shtetasit britanik Metju Mekkonvil, bashkëvozitës i Morlit
    #VamosArgentina

  19. #539
    a posedon Organizatori web faqe ose numra tel ?

    Babadimer

  20. #540
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    po

    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara
    a posedon Organizatori web faqe ose numra tel ?

    Babadimer
    arbevi.co@gmail.com

Faqja 27 prej 54 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •