Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 74
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    Virginia Beach
    Postime
    6
    Pershendetje te gjitheve qe kan nevoje per informacjone ne lidhje me vizat emirgurse (Familjare). Besoj se tani ju gjendi ne usa.

    1. Duhet ta kontaktoni ambasaden amerikan ne shkup.
    2. Dokumeentat :
    a. Passaporte
    b. Qertifikaten e lindjes qe deshmon se djali eshte i juaji.
    c. Te gjitha njoftimet qe i kan ardhe djalit nga Departamenti i emigracjonit ne USA.
    d. Pagesa eshte diku 355 Dollare nese nuk gabohem.
    f. Duhet ta kerkoni nje dokument ne gjykatn komunale qe nuk jeni i ndjeku dhe nuk keni qeshtje te hapur ne gjykate.
    G. Dokumentat qe djali i ka pagu taksat federale per 5 vitet e kalume.
    h. Balancet bankare te djalit qe ka mundesi te kujdeset financjarishte per ju.

    Faza e dyte:

    Pasi ta kryni intervisten e pare ne ambasade.

    1. Testet mjeksore duhet ti kryne ne IOM.
    2. Duhet ta merrni ne shtepine e shendetiti (LIBREZEN E VAKSINAVE)

    Faza 3

    Duhet ta kontaketoni ambasaden prap per intervisten e 2:

    Nese gjithqka eshte ne rregull ne intervisten e 2 e merrni vizen emigruse ( Vize familjare/Geen CART).

    I gjithe procesi zgjate rreth 3 muaje.

    SUKSESE

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2006
    Postime
    13

    Tani gjindem SHBA

    Pasi tani po ju shkruej ket shkrim gjindem ne token SHBA ..njiherit faliminderit per ata qe dhane kontributin e vet...dhe pas nji mueji e fitova edhe GREEN CART dhe me furnizuen edhe numrin sigurimit personale tani ju kisha kerkue edhe nji keshill prej jush ...sa duhet te jeme jasht shtetit SHBA per me kthye perseri me GREEN CARTE.....Pershendetje

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga zanzi52 Lexo Postimin
    Pasi tani po ju shkruej ket shkrim gjindem ne token SHBA ..njiherit faliminderit per ata qe dhane kontributin e vet...dhe pas nji mueji e fitova edhe GREEN CART dhe me furnizuen edhe numrin sigurimit personale tani ju kisha kerkue edhe nji keshill prej jush ...sa duhet te jeme jasht shtetit SHBA per me kthye perseri me GREEN CARTE.....Pershendetje
    Cdo 6 muaj duhet te hysh ne Usa.

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17
    Bashkimi familjar në Amerikë, procedurat e aplikimit

    Jonida Tashi

    Të emigrosh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të jetosh atje përgjithmonë është një vendim i rëndësishëm dhe i komplikuar. Për këtë arsye, Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar disa informacione, për të ndihmuar qytetarët e huaj, që dëshirojnë të emigrojnë përgjithmonë në Amerikë, që të përcaktojnë vizat, kërkesat, dhe materialet që i duhen për të aplikuar për emigracion në Shtetet e Bashkuara. Në përgjithësi, në mënyrë që të aplikojë për një vizë emigrimi, një qytetar i huaj duhet të sponsorizohet nga një ose disa të afërm qytetar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga një rezident amerikan i përhershëm ligjor, ose nga një punëdhënës i ardhshëm, dhe të jetë përfituesi i një peticioni të miratuar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare. Prandaj hapi i parë është dorëzimi i peticionit.

    Procedurat e aplikimit
    Autoritetet amerikane publikojnë procedurat që duhet të ndiqen për të kryer bashkim familjar në këtë vend. Nëse dëshironi të merrni bashkëshortin/en tuaj të huaj në SHBA, por ndërkohë jetoni jashtë SHBA-ve, ju duhet të paraqisni një kërkesë për vizë (formulari I-130), pranë zyrës tuaj vendore të Shërbimeve mbi Shtetësinë dhe Imigrimin-SHBA, apo drejtpërdrejt në Ambasadën e SHBA-ve, ku qëndron bashkëshorti/ja juaj i/e huaj. Paraprakisht ju duhet që më parë të konsultoni, nëse Ambasada e SHBA-ve pranon kërkesa për viza imigratore. Me t’u miratuar kërkesa për vizë, bashkëshorti/ja i/e lindur jashtë do të marrë një paketë nga Qendra Kombëtare e Vizave (NCV), e cila ndodhet në Portsmuth, Hemshir. Paketa e informon bashkëshortin/en i/e huaj mbi dokumentet e ndryshme që duhen për intervistën mbi vizën imigratore jashtë SHBA-ve (pasaporta, dëshmi të policisë, rezultate të vizitave mjekësore etj.). Paketa përmban disa dokumente, duke kërkuar që të plotësohen disa të dhëna biografike, të nënshkruara dhe drejtuar Ambasadës apo Konsullatës së SHBA-ve jashtë. Zakonisht, bashkëshorti/ja i/e huaj intervistohet dhe i lëshohet një vizë imigratore brenda 3-6 muajsh. Nëse ju dhe bashkëshorti/ja juaj po planifikoni të qëndroni jashtë SHBA-ve, pacaktueshmërisht në kohë, rekomandohet të mos paraqisni kërkesë për “Green Card”. Ky dokument mund të anulohet në një port hyrjeje në SHBA, nëse keni kaluar më shumë se 6 muaj jashtë SHBA-ve. Nëpunësi i Imigrimit në portin e hyrjes do të detyrohet të përcaktojë nëse SHBA është rezidenca juaj kryesore, pra përgatituni për një sërë pyetjesh. Të ndihmosh një anëtar familjeje, qoftë ai/ajo bashkëshort/e, i/e fejuar, prind, motër apo vëlla në përgjithësi për t’u bërë rezident i vazhdueshëm në SHBA, duhen ndjekur procedurat e mëposhtme. Nëse në shikimin e parë duket e thjeshtë, sidoqoftë ka shumë nuanca në çdo tip të vizës bazuar në motive familjare. Së pari, duhet që Shërbimet mbi Shtetësinë dhe Imigrimin-SHBA (USCIS), të miratojnë një kërkesë (I-130) tënden. Shtetësi i SHBA e plotëson këtë formular në emër të të afërmit që u lind jashtë. Kjo duhet shoqëruar me prova të lidhjes familjare dhe disa dokumente të tjera, që të nisë procesi i imigrimit me motive familjare. Së dyti, Departamenti i Shtetit duhet të përcaktojë nëse ka një numër vize të disponueshme për shtetasin e huaj, sipas kategorisë për të cilën paraqitet kërkesa, qoftë edhe në rastin kur një person i tillë tashmë jeton në SHBA. Hapi i tretë për imigrimin me motive familjare, nëse i afërmi tashmë është në SHBA, ai/ajo duhet të paraqesë kërkesë për ndryshimin e statusit të tij/saj në atë të një rezidenti të ligjshëm, pasi bëhet i disponueshëm numri i vizës.

    Bashkimi familjar
    Akti i Emigracionit dhe Kombësisë lejon emigrimin e të huajve në SHBA, bazuar nga lidhja familjare që përfituesi ka me një qytetar të SHBA-ve ose rezident i përhershëm ligjor me “Green Card”. Emigrimi bazuar në familje bazohet në dy kategori: të palimituar dhe të limituar. Të palimituarit: të afërmit e drejtpërdrejt të një qytetari amerikan (IR): bashkëshorti/ja, i/e ve, fëmija i pamartuar nën moshën 21 vjeç, dhe prindi i qytetarit amerikan me moshë 21 vjeç e sipër; rezidentët që rikthehen (SB): emigrantët që kanë jetuar më parë në SHBA si rezidentë të përhershëm ligjorë dhe që janë duke u kthyer në SHBA mbas një vizite jashtë SHBA-ve për më shumë se një vit. Të limituarit: preferenca e parë familjare (F1): djemtë dhe vajzat e pamartuara të qytetarit amerikan dhe fëmijët e tyre, në qoftë se kanë (23,400); preferenca e dytë familjare (F2): bashkëshortët/et, fëmijët minor, dhe djemtë dhe vajzat e pamartuara mbi 20 vjeç rezidentëve të përhershëm ligjor (114,200). Të paktën 27 për qind e të gjithë vizave të kësaj kategorie janë për bashkëshortët/et dhe fëmijët; pjesa e mbetur do t’u lihet djemve dhe vajzave të pamartuar; preferenca e tretë familjare (F3): djemtë dhe vajzat e martuar të qytetarëve amerikan, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre (23,400); preferenca e katërt familjare (F4): vëllezërit dhe motrat e qytetarëve amerikan mbi moshën 21 vjeç, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre, kur qytetarët amerikan janë të paktën 21 vjeç (65,000). Për bashkim familjar, zyra konsullore e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Shqipëri pranon dorëzimin e peticioneve (formulari I-130) për bashkim familjar nga qytetarët amerikan me banim në Shqipëri me të afërmit e tyre relativ. Në qoftë se ju jeni një qytetar amerikan rezident në Shqipëri, ju mund të dorëzoni formularin I-130, peticion për të afërm të huaj, në zyrën e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Në mënyrë që t’ju pranohet dorëzimi i peticionit, ju duhet të provoni që jeni rezident të Shqipërisë për më shumë se 6 muaj, duke prezantuar një leje qëndrimi, të lëshuar nga organet e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë. Në qoftë se ju jeni një qytetar amerikan rezident në SHBA, ju duhet të dorëzoni formularin I-130 në zyrën e Shërbimit Amerikan të Emigracionit (U.S.Citizenship and Immigration Services - USCIS) të vendit ku ju banoni.


    Kushtet e lëshimit të vizave
    Që t’ju lëshohet një prej vizave ju duhet të plotësoni kërkesat si më poshtë:
    Ju duhet të jeni i/e martuar ligjërisht. Vetëm fakti se jetoni së bashku nuk e kualifikon martesën për imigrimin. Partnerët e pamartuar, po kështu nuk janë të përzgjedhshëm të sponsorizojnë viza për në SHBA.
    Në shumë raste ju duhet të keni rezidencë në SHBA për të paraqitur kërkesën.
    Ju duhet të jeni 18 vjeç dhe më shumë para se të nënshkruani Garancinë e Mbështetjes (“the Affidavit of Support”), e cila është një formular që do t’ju kërkohet më vonë.


    Llojet e vizave emigruese

    Hapi 1

    Në përgjithësi, për të qenë i përshtatshëm për të aplikuar për një vizë emigruese, një qytetar i huaj duhet të sponsorizohet nga një i afërm qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga një rezident Amerikan i përhershëm ligjor, ose nga një punëdhënës i ardhshëm, dhe të bëhet përfitues i një peticioni të aprovuar nga Shërbimet Amerikane të Qytetarisë dhe Emigracionit (SHQE).
    Mësoni më shumë rreth proceseve të ndryshme të kategorive kryesore të emigracionit, të cilat janë: të afërmit e menjëhershëm dhe të sponsorizuar familjarisht; emigracioni familjar; martesa me një qytetar të huaj; bashkëshorti(ja) ose i(e) fejuari(a) e një qytetari amerikan; bashkëshorti(ja) e një rezidenti të përhershëm ligjor në SHBA; të birësosh një fëmijë; vizat e punës (emigruese); punësim: punonjësit fetar. Programi i Vizave të Diversitetit (Lotaria): këto lloj vizash nxirren nga vende me shkallë emigracioni të ulët. Ndryshe nga llojet e tjera të vizave emigruese, vizat e diversitetit nuk kërkojnë një sponsor amerikan, prandaj nuk është e nevojshme të dorëzohet peticion.

    Hapi 2
    Pasi peticioni i emigrimit miratohet (duke përjashtuar aplikantët e vizave të diversitetit) nga SHQE, pastaj procesi tjetër është përpunimi paraprak i dokumentacionit për një vizë nga Qendra Kombëtare e Vizave (QKV) e Departamentit Amerikan të Shtetit.

    Albania
    4 Qershor 2010

  5. #25
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga zanzi52 Lexo Postimin
    Pasi tani po ju shkruej ket shkrim gjindem ne token SHBA ..njiherit faliminderit per ata qe dhane kontributin e vet...dhe pas nji mueji e fitova edhe GREEN CART dhe me furnizuen edhe numrin sigurimit personale tani ju kisha kerkue edhe nji keshill prej jush ...sa duhet te jeme jasht shtetit SHBA per me kthye perseri me GREEN CARTE.....Pershendetje
    per c`fare deshe me shku ne USA dhe kerkon te kthehesh prape ne shqipni?
    ti ke te drejte me ndejt 11 muaj jashte amerikes

  6. #26
    Beni mire te lexoni me kujdes dokumentat qe ju dergojne se nuk mund te behen keto pune me llafe e keshilla. Sigurisht qe kjo teme eshte e vlefshme per te marre ndonje ide, por cdo rast eshte i ndryshem prandaj duhet ti lexoni nga fillimi ne fund me durim te gjitha letrat.

  7. #27
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Citim Postuar më parë nga fioreal Lexo Postimin
    Do desha nje ndihme prej atyre qe kane pasur nje histori te tille ose kane degjuar dhe dine sado pak per bashkimin familjar ne U.S.A Personi qe eshte i interesuar ka qe prej vitit 2000 qe eshte emigrant si fitues i llotarise amerikane.Dhe qe prej 2002 i martuar me nje femije dhe deri me tani ska arritur te mare familjen.Pasi eshte interesuar ne zyrat e emigracionit i kane thene qe duhet te marresh pasaporten dhe problemi qe s'eshte pajisur me pasaporte eshte sepse nuk ka mbushur 3 vjet pune te siguruar.Tani kam degjuar se mund te bashkohesh me ane te green card por se di nese eshte e vertete a ka ndonje ligj te tille?Desha ndonje informacion kush di dicka sepse kjo familje ka nevoje per ndihme..
    kjo eshte qesharake sepse te behesh citizen ne usa ska te bej puna kete gje e them sepse mami im skishte punuar nje dit ne amerik edhe e mori
    kshu e disa disa te tjer qe njof thjesht pret ditet qe duhet te aplikosh
    ti shoku 8 vjet hmmmm kjo ka te bej me pun te zez dmth njolle :P
    te uroj fat
    Partizoni

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-09-2010
    Postime
    3
    Ju lutem nese ka pas ksi rasti dikush me tregoni mu familja ime kan ba kerkesen per bashkim familjar dhe ka ardh pozitiv u benen 5 vite tash para tre mujve me ka ardh nje leter per me ba pagesen e vizes dhe grin kartes. Po kto i kemi krye pagesen po spe di sa koh dot shkon tash?

  9. #29
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,258
    Citim Postuar më parë nga Jeton-78 Lexo Postimin
    Ju lutem nese ka pas ksi rasti dikush me tregoni mu familja ime kan ba kerkesen per bashkim familjar dhe ka ardh pozitiv u benen 5 vite tash para tre mujve me ka ardh nje leter per me ba pagesen e vizes dhe grin kartes. Po kto i kemi krye pagesen po spe di sa koh dot shkon tash?
    Jeton. Këto pyetje marrin përgjigje vetëm nga zyrat përkatëse. Sigurisht që dikush nga anëtarët mund të të ndihmojë me ndonjë përgjigje por që të jesh më i sigurt pyet në zyrën e emigracionit ose në ambasadën amerikane.

    Kalofsh mirë.
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga fioreal Lexo Postimin
    Do desha nje ndihme prej atyre qe kane pasur nje histori tille ose kane degjuar dhe dine pak per bashkimin familjar ne U.S.A Personi qe eshte i interesuar ka qe prej vitit 2000 qe eshte emigrant si fitues i llotarise amerikane.Dhe qe prej 2002 i martuar me nje femije dhe deri me tani ska arritur mare familjen.Pasi eshte interesuar ne zyrat e emigracionit i kane thene qe duhet marresh pasaporten dhe problemi qe s'eshte pajisur me pasaporte eshte sepse nuk ka mbushur 3 vjet pune te siguruar.Tani kam degjuar se mund te bashkohesh me ane te green card por se di nese eshte e vertete a ka ndonje ligj te tille?Desha ndonje informacion kush di dicka sepse kjo familje ka nevoje per ndihme..
    Me greeen card nuk behet bashkim familjar mesa di une. Ke te drejte te nxjerresh vize, gje qe eshte shume e veshtire megjithate ka qe e marrin.
    Dhe ai kushti qe duhet te kesh punuar tre vite nuk di te ekzistoje. Di qe kur paraqitesh per te marre pashaporten te duhet te paraqesesh taksat e tre viteve te fundit. A i ka paraqitur ato ai?
    Di qe duhet te kesh jetuar tre vite plot ne USa, ndryshe te shtyhet marrja e pashaportes.
    Feelings change - memories don't.

  11. #31
    Edhe me green card behet bashkimi familjar, por je ne kategori tjeter qe ecen shume me avash sesa bashkimi familjar si qytetar amerikan.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Sa zgjat tani koha per bashkim familjar kur i ben prindi femijeve?

  13. #33
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    nuk keni pune me ambasaden amerikane. vizen per bashkim asaj ia cojne zyrat e emigracionit amerikan pasi ju te keni mbushe formen e duhur dhe te keni plotesuar afatin kohor.
    Per c`do information futuni ne www.uscis.gov

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    [=Qyfyre;2885476]Edhe me behet bashkimi familjar, por je ne kategori tjeter qe ecen shume me avash sesa bashkimi familjar si qytetar amerikan.[/QUOTE]
    Po eshte e vertet. Tani mu kujtua nje rast i tille ketu, por kam pershtypjen qe jane per raste te vecanta, emergjente. Ky rasti qe kam pare une terhoqi gruan. Jetonte vetem me cupen e vogel qe 2 vjec( cupa) ne Usa. Kishte vajtur per ta kuruar vajzen.
    Feelings change - memories don't.

  15. #35
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Nuk jan raste te vecanta. bashkimi behet per te gjithe pa dallim rrace.
    kur je me green card mund te terheqesh gruan brenda dy vjetesh, vellain ose motren brenda 5 vjetesh etj, etj
    gabimi me i madh eshte te meresh me ndonje avakat, ata vec parave qe te marin ta vonojne ceshtjen

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Nuk jan raste A vecanta. bashkimi behet per te gjithe pa dallim rrace.
    kur je me green card mund te terheqesh gruan brenda dy vjetesh, vellain ose motren brenda 5 vjetesh etj, etjgabimi me i madh eshte te meresh me ndonje avakat, ata vec parave qe te marin ta vonojne ceshtjen
    As me pasaporte nuk mund ti terheqesh vellain ose motren, jo me green card.

  17. #37
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    As me pasaporte nuk mund ti terheqesh vellain ose motren, jo me green card.
    pse flet kot kur nuk e di. un e terhoqa vellain tim vetem me green card.
    futu ne wen sitin e emigracionit dhe ploteso I 30. aty thuhet bashkim familjar per pjestare te familjes.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    flet kot kur nuk e di. un e terhoqa vellain tim vetem me .
    futu ne wen sitin e emigracionit dhe ploteso I 30. aty thuhet bashkim familjar per pjestare familjes.
    As une nuk di te terhiqet vellai pa pasaporte. Kam degjuar qe dhe me pasaporte do presesh nga 5-7 vjet apo me shume. Ja ty po te degjoj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 05-10-2010 më 12:09
    Feelings change - memories don't.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    ia fut kot ai po he
    me pasaporte kam degjuar disa qe kane vite qe kane aplikuar dhe asnjeri s'ka bere deri tani

    per sa kohe e more??

    Dhe forma per bashkim familjar eshte I 130, meqe e dike mire ti...

    As nuk je eligible te besh bashkim familjar per vellain kur je vetem me green card.

    If you are a U.S. citizen and at least 21 years old, you are eligible to petition to bring your brother or sister (sibling) to live and work permanently in the United States as a Green Card holder. As the sponsor of your brother or sister, you must show that your household income is sufficient to support your family and your brother or sister at 125% or more above the U.S. poverty level for your household size. For more details about meeting this income requirement, see Affidavit of Support Guide (Form I-864). You do not need to file separate visa petitions for your brother's or sister's spouse or unmarried, minor children. Any child under 21 is considered a minor.

    If you are a lawful permanent resident (Green Card holder), you are not eligible to apply to bring your brother or sister to live and work permanently in the United States.



    Ja kush mund te aplikoje:


    Who can file?

    U.S. citizens who want to establish their relationship to specific immediate family members.
    U.S. citizens who want to sponsor a foreign spouse.
    U.S. citizens who want to sponsor an unmarried child under the age of 21.
    U.S. citizens who want to sponsor an adopted child under the age of 18.
    U.S. citizens who want to sponsor a stepchild, if the marriage creating the parent-child relationship took place before the child's 18th birthday.
    U.S. citizens over the age of 21 who want to sponsor a parent or stepparent.
    U.S. citizens over the age of 21 who want to sponsor a brother or sister.
    Lawful permanent residents ("green card" holders) who want to sponsor a foreign spouse.
    Lawful permanent residents ("green card" holders) who want to sponsor an unmarried child or stepchild of any age.
    Spouses, unmarried children and stepchildren, and parents of U.S. citizens.
    Spouses and unmarried children of lawful permanent residents ("green card" holders).
    Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 05-10-2010 më 12:56

  20. #40
    Une e kisha fjalen per femije se ate kane bere prinderit e mi qe kur zbriten ne Amerike me green card. Per vella se di, se vura re qe ishte diskutimi per vella.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shoqëria "Bashkimi" në 100 vjetorin e saj.
    Nga Fiori në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-11-2010, 20:34
  2. Bashkimi Kombëtar: Sfida Dhe Realiteti
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 14:01
  3. EUKARISTIA - BURIM BASHKIMI dhe PERSOSMERIE
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-03-2006, 19:04
  4. Planifikim familjar sipas Islamit
    Nga FLORIRI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-03-2004, 15:52
  5. Lesi: Berisha te mbledhi te djathten
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 06:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •