Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 44
  1. #1
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215

    Ligjerimi marijuanes

    Po mendoja nje dite nese per shqiptaret ligjerimi i drogave te lehta eshte akoma nje tabu apo mund te fillohet te diskutohet.
    Ne ndihme te personave qe do te merrnin pjese ne dikutim doja te shkruaja disa fakte

    demet e marijuanes
    Eshte provuar qe mariuana nuk krijon varesi fizike dhe jane te pakte ata qe perdorues te mariuanes qe kalojne ne droga te renda(kjo varet me teper nga aftesia per te arsyetuar e cdo individi)
    Gjithashtu shkalla e demit per shendetin eshte ajo e disa cigareve dhe me pak e demshme se alokoli.

    Grupet kriminale
    Nese do te ligjerohet i hiqet nje burim i mire te ardhurash grupeve kriminale dhe numri i policeve qe perdoret per te luftuar kete fenomen mund te perdoren ne fusha te tjera me problematike.

    perdorimi si barne
    Ekziston nje perdorim terapeutik i mariuanes sidomos ne kurimin ndaj tumoreve dhe gjate kemioterapive.

    Perdorimet e tjera
    Perdoret gjithashtu edhe ne prodhimin e rrobave letres e shume gjerave te tjera duke hequr si lende te pare drurin.

    Turizmi
    Duke qene nje ri qe jetoj ne europe kam vene re qe ka nje turizem te mirfillte ne kete periudhe drejt Amsterdamit(hollande). Gje qe sjell edhe te ardhura te konsiderueshme, plus edhe taksat nga shitja. Jane te ardhura qe per shqiperine qe eshte e varfer jane dicka shume e vyer. Besoj se cdo kush do te deshironte te vizitonte shqiperine me pas per tu ndalur ne nje coffee-shop ne breg te detit, kemi kushte te mrekullueshme per kete gje.

    Kujdes
    Nuk dua te shtyj njeri qe te filloj te pi marijuana. Eshte nje zgjedhje qe secili duhet ta beje i vetdijshem

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Teoria thote se po te fillosh nga drogat e vogela arin te te medhajat qe shume here te shpien ne vdekje.

    Praktika e Hollandes thote qe duke lejuar drogat e vogela perkufizon veprimtarine e grupeve qe e shperndajne ate dhe keshtu droga jepet ne menyre qe e ul rrezikun e saj per jeten. Hollanda eshte shtet rekord per Europen me numrin me te vogel te vdekjeve nga droga.

    Problemi: Hollanda eshte 300 vjet -te pakten- me e perparuar se Shqiperia dhe "e lejueshme" nuk do te thote e pavarur nga ligjet, atje ligjet ekzistojne dhe ushtrohen ne cdo aspekt te jetes. Kurse ne Shqiperi "ligj" do te thote menyra qe ven ne funksion anarkine kurse " e lejueshme" do te thote kaos. Pra te presim edhe 300 - te pakten- dhe pastaj te bisedojme per kete teme.

    flm!

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Problemi qendron aty se shumica e atyre te rinjeve edhe pse te vetedijshem per cka po ndodh,konsumojne marijuanen nen ndikim te dikujt tjeter (shokeve etj etj).
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    darkman,ato qe ke thene per marijuanen jane te verteta biles ka edhe me shume per te thene,por per ta bere nje gje te tille ne shqiperi eshte si te thuash vetvrasje....kemi mjaft plage te tjera shoqerore dhe ligjerimi i marijuanes thjesht do te shtonte listen.....per me teper do ti behej edhe reklame minoreneve qe ndoshta nuk e dine se cfare eshte dhe bejne mire mos ta dine....edhe konsumimi i marijuanes (bonga, cillum, canone, bocciolo, spinello)ka kohen e vete dhe besoj se te gjithe e kalojne nje faze te tille, sidomos ata qe jetojne jashte shqiperise.....persa i perket hollandes bashkohem me fjalet e kryeplakut,eshte e kote qe te shtoj dicka.......

  5. #5
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Pse thoni qe s'ka ardhur koha
    Kam marre vesh qe ne shqiperi jane legalizuar martesat mes homoseksualeve, ne europe levizja per ligjerimin e mariujanes eshte ecen me nje hap me ligjerimin e martesave midis homoseksualeve. Gjersa shqiptaret kane arritur te pranojne dicka te tille s'kane se te kene probleme me marijuanen
    Plus ideja eshte qe nese e bejme te paret do kishim perfitime, por nese do prisnim qe te kalonin 300 vjet dhe ta benin shume te tjere para nesh, ligjerimi do ishte i kote. Sepse mendoj qe edhe ne shqiperi kush don ta pi e pin edhe pse eshte e ndaluar.
    Cuna hodha nje ide dhe doja te shikoja si mendohet ky problem. Realitetin shqiptar e njoh edhe un, por te degjoja nje pse jo ose pse po do te me interesonte.

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Pse jo,
    Thjeshte thene per mendimin tim,Shqiperia ka shume probleme tjera me te cilat duhet te merret dhe qe shtete ne te cilat eshte ligjeruar marijuana i kane kaluar.
    Problem me papunesi,ekonomi e dobet(mos them katastrofale),probleme politike etj etj...Qe nje shtet si Holandia i ka,po ne permasa te vogla,dhe mund te merren me ceshtje te ketilla shoqerore.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    nuk e di por asnjehere nuk mund te shkruaj kaq seriozisht sa ju per ket teme kaq funny, funny sepse ne shqiperi sidomos kur kam pas jetuar atje, rinia nuk kishte kshu mendimesh sepse nuk ju bente vone kurrkujt te ligjerohet apo jo e rendesishme ishte nga ku vjen ky bar si psh , fier sarande apo kavaje, dua te them qe shume e bukur si teme por barin e pine te gjithe ato qe duan ta pine nuk eshte zor te gjendet ose te perdoret, do ishte me mire sikur te jepeshin disa detaje si psh:
    1-muzika rap shkon shume me marjuanen. (specialy old school)
    2-marjuana po u perzi me alkol mund te japi komplikacione te trurit te vogel.
    3-pipat jane ideale por edhe bazookat me rizla jane te efektshme.
    4-kur te bleni marjuana kini kujdes qe mos te jete e thate.
    5-mos mbani me shume se tre grame ne cepa sepse mund tju denoje ligji.
    6-Nqs se prinderit kane dyshime perdorni VİSİNE, mjaftojne dy pika dhe syte do ju behen te bardhe.
    7-mos e pini kurre vetem sepse mund tju shkaktoje skizofreni.
    per sot besoj qe mjafton, nqs keni keshilla per sharing mund te shkruani. keep it real.
    Money Makes Man act Funny

  8. #8
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Teoria thote se po te fillosh nga drogat e vogela arin te te medhajat qe shume here te shpien ne vdekje.

    flm!
    Nuk te shpie droga e lehte te droga e rende, por te shpie shoqeria.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  9. #9
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Hehe,
    E ke pak gabim Qafir Arnaut,
    Cdo gje e lehte te shpie kah me e renda sidomos tek droga.
    90% e rasteve tregojne se shumica kane filluar me droge te lehte,dhe ne fund kane mbaruar me me te rendat.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #10
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Hehe,
    E ke pak gabim Qafir Arnaut,
    Cdo gje e lehte te shpie kah me e renda sidomos tek droga.
    90% e rasteve tregojne se shumica kane filluar me droge te lehte,dhe ne fund kane mbaruar me me te rendat.
    Epo shyqyr qe vete qenkam tek 10%-shi .
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  11. #11
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Darkman kam pershtypjen se nuk me kuptove qarte.

    Kur flasim per martese midis homoseksualeve - qe dhe mua me len pershtypje- kemi nje veper ligjore nga dy persona te menduar mire, nga e cila veper nuk do pesoj njλri nga partneret ndonje tragjedi, si te martuar si te pamartuar ata do e bjene ate procesin e tyre - nuk them qe jam ndakort me kete martese por po e mar si shembull. Kurse kur flasim per drogen, eshte dicka qe mund te mari permasa te pakontrollueshme dhe qe mund te shkaktojne tragjedi neper familje.

    Une e zeme se jam ndakort me perdorimin e marihuanes (kanabis satiba) dhe nuk do kisha problem te shoh njerez qe e perdorin, a me siguron mua shteti shqiptar se keto farmaci ose dyqane qe do shperndajne marihuanen nuk do shperndajne edhe droga te tjera? Pra ky eshte problemi i kaosit te Shqiperise, se ai duke lejuar nje gje te tille do i japi mundesine edhe te miturve ta provojne, shitesit e marihuanes mund te qarkullojne pastaj edhe lende te tjera, shitja e kesaj lende mund te behet synim perfitimi dhe keshtu te kemi reklamim te madh te ketij perdorimi duke shtuar numrin e perdoruesve - qe mund te kthehen ne parazit te shoqerise, ose do harxhojne leke qe i duhen per gjera te tjera- keto gjera mund te duken si te pamundshme per vendet ku zbatohen reptesisht ligjet por ne Shqiperi quhen pasoja normale. Gjithashtu shoqeria problematike shqiptare, e mbytur ne ankth dhe papunesi, e ka shume lehte te bjere preh e ketyre lendeve qe te ofrojne "ikje nga realiteti", ky eshte edhe nje nga shkaqet qe ne Shqiperi ekzistojne shume pijanec, drogaxhinje dhe njerez te dhene pas bingove e bixhozeve.

  12. #12
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Epo shyqyr qe vete qenkam tek 10%-shi .
    Shyqyr qe je tek ai 10%,
    Po mos harro,shume me lehte ai 10% shkon tek 90% se sa 90% tek 10%,besoj se me kupton.
    Cdo te mire sidoqofte
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  13. #13
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Hehe,
    Cdo gje e lehte te shpie kah me e renda sidomos tek droga.
    90% e rasteve tregojne se shumica kane filluar me droge te lehte,dhe ne fund kane mbaruar me me te rendat.
    Besoj se 90% e atyre qe kane perfunduar tek drogat e rende kan filluar perpara te pijne cigare (shpresoj Storm te mos cigare)

    90% e atyre qe marrin droga te renda kane filluar perpara te pijne alkon (shpresoj qe nuk pin alkolin)

    90% e atyre qe marrin droga te renda kane filluar perpara te bejne sex (shpresoj te jesh i virgjer)

    Si shpjegohet qe keto nuk jane faktor, por marijuana PO ????????????????

  14. #14
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    NE Shqiperi edhe martesa per homoseksualet duhet te hiqet me cdo lloj kushti. Sjena komb per ato fare degjenerimesh ne. Po cti besh Evropes se Bashkuar te perparuar qe na kerkon vendosjen e ketyre anti-ligjeve qe te na shkaterrojne shoqerine.

    Droga ne Shqiperi duhet te luftohet me cdo lloj kushti.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  15. #15
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Droga ne Shqiperi duhet te luftohet me cdo lloj kushti.
    Pajtohem me Cyclotomic per kete qe tha.
    Nuk eshte as koha e as mentaliteti yne i gatshem per te pranuar keto ne shoqeri.
    Nuk jemi popull qe kemi qene te ketille qe pranojne degjenerime ne shoqeri me aq lehtesi dhe besoj qe nuk do jemi per nje kohe te gjate.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931
    mendoj se ne shqiperi nuk duhet legalizuar perdorimi i drogave te lehta , shqiperia vazhdon te ngelet vendi me i varfer i europes , dhe mendoj se perpara se te zgjidhi problemin e drogave te lehta , ne shqiperi duhet te zgjidhet problemi i varferise , kur isha ne shqiperi vitin e kaluar sipas sondazheve te bera nga instituti i statistikave ne shqiperi 60 % e te rinise kishin plane serioze per tu larguar nga shqiperia

  17. #17
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    pershendetje
    po perpiqem ti pergjigjem te gjitheve


    Per kryeplakun:
    Ne hollande ku lejohet marijuana perdorimi i drogave te renda (si heroina) eshte me i ulet se ne te gjithe Evropen. Eshte nje fakt.

    Per te tjeret:
    Shoh qe ka shume qe e quajne te pishe marijuane DEGJENERIM. E dija qe qe ne fillim qe do me pergjigjeshin keto syresh. E di qe eshte kote qe ti them qe nuk eshte e vertete dhe qe mund te zgjedhesh qe te mos tymosesh por jo ta quash degjenerim. DEGJENERIM per mua jane gjera te tjera si : sot te mos pranosh ato qe jane ndryshe nga ty ne disa aspekte. ketu hyn edhe te mos pranosh homoseksualet. Te mos lejosh nje dike tjeter te jetoj me ate qe deshiron sepse ti e gjykon si degjeneruese e anti-ligje (koncept i ri juridik,plus te ta detyrojne ato qe nuk e kane). Te thuash qe Walt Whitman qe ka shkruajtur tere ato poezi eshte i degjeneruar (lexojini poezite e atij)!!!!! Un pranoj se me shume jane shkruesit e mesiperm.


    Sa per marijuanen e thashe te jep mundesi te mira turizmi (shume te mira). Nje ekonomie si e jona do ti jepte frymemarrje, prodhimi i letres dhe i metrazheve (pelhurave) qe bazohet mbi marijuanen do kishte nje uljeje kostoje. Nje bujk do kishte nje mundesi me shume me cfare ta mbidhte token. Sdo kishim me nevoje ta conim jashte (eksportonim) me skafe e ne menyre te paligjshme duke i shenuar si vendi i pare per trafiqe, sepse do vinin njerzit ta tymosnin ne shqiperi. Keshtu qe ato 60 % qe duan te ikin ,sdo kene me nevoje te ikin.
    Fjali te tilla si droga duhet te luftohet me cdo kush, nuk e di pse me duket si rrjedhoje e njerzve qe jane ndjere pioniere te Enverit. Nje menyre e vrazhd shprehjeje.
    Edhe nje cudi, nuk kam pare asnje vajze te flasi per kete teme, apo ne si lejojme "vajzat tone te shprehen per keto degjenerime"

    Cuna e di qe sdo jua e ndroj dot mendjen, por e ndjej si nevoje ta provoj

  18. #18
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga darkman
    Per te tjeret:
    Shoh qe ka shume qe e quajne te pishe marijuane DEGJENERIM. E dija qe qe ne fillim qe do me pergjigjeshin keto syresh. E di qe eshte kote qe ti them qe nuk eshte e vertete dhe qe mund te zgjedhesh qe te mos tymosesh por jo ta quash degjenerim. DEGJENERIM per mua jane gjera te tjera si : sot te mos pranosh ato qe jane ndryshe nga ty ne disa aspekte. ketu hyn edhe te mos pranosh homoseksualet. Te mos lejosh nje dike tjeter te jetoj me ate qe deshiron sepse ti e gjykon si degjeneruese e anti-ligje (koncept i ri juridik,plus te ta detyrojne ato qe nuk e kane). Te thuash qe Walt Whitman qe ka shkruajtur tere ato poezi eshte i degjeneruar (lexojini poezite e atij)!!!!! Un pranoj se me shume jane shkruesit e mesiperm.

    E quajme dhe ashtu eshte. Degjenerim i te rinjeve,ikje nga realiteti per te ardhur serish tek nje realitet me i hidhur i krijuar nga pirja e marijuanes.
    Njeri fillon te degjenerohet me sende te imeta qe te kaloj te ato me te rende e tek ne fund edhe ato fatale.
    Walt Whitman-nuk eshte shqipetar...
    Di ti poet shqiptar qe ka perdor marijuane?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  19. #19
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Te gjithe
    Pyet edhe gjyshin kur ishte i vogel dhe qante cfare i jipnin te pinte
    Nuk besoj se ka kaluar tek drogat e renda

  20. #20
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Ah po storm angel
    Se kam kuptuar akoma nese ti shqiptaret i quan superior sepse sipas per shqiptaret keto jane degjenerime
    apo inferior dhe te prapambetur sepse nuk arrijne te kuptojne kete gjera qe te tjeret sipas i kane arritur para 300 vjetesh

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hollanda mbyll lokalet e famshme te marijuanes.
    Nga ☆Angie☆ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 27-11-2008, 18:46
  2. Ligjėrimi fetar dhe gjuha shqipe
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-08-2006, 14:03

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •