Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Gjon Buzuku

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Gjon Buzuku

    Gjekė Gjonaj

    KUSH ĖSHTĖ GJON BUZUKU?

    Gjon Buzuku ėshtė njė personalitet i shquar i kombit shqiptar. Bėn pjesė nė radhėn e njerėzve tanė tė mėdhenj. Ai jo vetėm si perlat shqiptar i kishės katolike tė ritit romak e nderoi popullin tė cilit i takonte edhe nė letėrsi e gjuhėsi.Ėshtė autor i veprės sė parė tė botuar nė gjuhėn shqipe, monumentit mė tė lashtė tė botuar tė gjuhės dhe shkrimit shqip Mesharit, i cili doli nė dritė para 446 viteve, nė vitin 1555.

    Pėr vendlindjen e Buzukut janė shfaqur mendime tė ndryshme. Disa studiues, bazuar nė pėrkatėsinė dialektore tė gjuhės sė Mesharit, janė tė mendimit se vendlindja e Buzukut ėshtė gegėria verilindore. Disa tė tjerė kanė mbrojtur tezėn qė vendlindjen e tij duhet krijuar nė krahinat e Malėsisė sė Krajės dhe Shestanit. Sipas njė dokumenti sllav nuk pėrjashtohet mundėsia qė Prizreni me rrethinė, si qendėr e madhe kishtare gjatė mesjetės, ka mundur tė jetė vendlindja e Gjon Buzukut.

    Pėr Mesharin dhe gjuhėn e Buzukut janė botuar studime tė veēanta, monografi, kontribute nga gjuhėtarė shqiptarė dhe historianė tė letėrsisė sonė, por edhe dietarė e studiues tė huaj. Kulmet e studimeve buzukiane janė arritur me punimet shkencore tė Eqrem Ēabejt. Pas njė pune sistematike, shumėvjeēare, ky dijetar i shquar i gjuhėsisė shqiptare, pranon se ka indicie qė tregojnė se Buzuku ėshtė njė bir i Malėsisė sė Krajės, Ljares e Shestanit, njė famullitar, dalė nga dioqeza e Tivarit e mbase tė Ulqinit.

    Nėse do t i besojmė Justim Rrotės dhe tė tjerėve pas tij qė u morėn me analizėn e gjuhės sė Buzukut, atėherė do tė mund tė kuptojmė se autori i librit tė parė shqip, ėshtė njė prift shqiptar nga gegėria, nga veriperėndimi, nga malet e Krajės, domethėnė se ai do tė ketė shėrbyer aso kohe ndėr zonat e papushtuara ende tė Tivarit, Ulqinit apo Budvės dhe do tė ketė qenė i varur patjetėr prej arqipeshkėvisė sė Tivarit, e cila ka pasur nėn varėsinė e vet edhe dioqezat e Shqipėrisė sė pushtuar nė Jug.

    Meshari i Buzukut, si tė gjitha veprat qė shėnojnė fillim nė kulturėn e njė kombi, ka zgjuar pėrherė interesim shkencor qė nga koha e zbulimit tė tij 1740 dhe rizbulimit tė tij nė fillim tė shekullit XX. U quejt Meshar sepse pjesa mė e madhe e librit ( prej faqes 60-220, fleta 30-110) prmban meshėt dhe konsiderohet libri mė i rėndėsishėm liturgjik i kishės katolike.

    Historia e studimeve buzukiane ėshtė e gjatė dhe e begatshme. Megjithatė ende ka ēėshtje e probleme qė kanė mbetur ende tė pazgjidhura. Rezultatet e arritura nė pėrcaktimin e pėrkatėsisė krahinore tė gjuhės sė autorit, tė vendit ku mund tė jetė shtypur vepra, sadoqė nuk mund tė quhen tė pėrfunduar, kanė vlerėn e vet dhe i kanė dhėnė kėsaj vepre vend tė vėēantė nė historinė e kulturės sonė kombėtare.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    Po ku ta di une. Diku ne bote nese nuk gaboj.
    Postime
    55

    Gjon Buzuku

    Gjon Buzuku ėshtė autori i parė i njohur deri mė sot i letėrsisė shqiptare. Veprat nė gjuhėn shqipe gjatė shekujve tė parė tė pushtimit osman janė tė pakta. Mė e vjetra prej tyre qė ka mbėritur deri nė ditėt tona, ėshtė "Meshari„ i Gjon Buzukut (1555). Kush ishte autori, nga ishte, ku punoi, mbi ē'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janė pyetje qė ende nuk kanė gjetur njė pėrgjigjje tė plotė. ndonjė gjė tė paktė qė dimė pėr jetėn e autorit, pėr vėshtirėsinė qė hasi, pėr punėn, qėllimin dhe pėr kohėn kur e shkroi ose e botoi veprėn e vet e mėsojmė vetėm nga pasthėnia e librit. Gjon Buzuku ishte njė prift katolik, njė famulltar i thjeshtė, qė, me sa duket, punoi nė Shqipėrinė e Veriut, jo larg vendit ku e botoi veprėn e tij. Siē na thotė vetė, veprėn e filloi mė 20 mars 1554
    Dhe e mbaroi mė 5 janar tė 1555, koha qė punoi pėr shqipėrimin, ose pėr botimin e saj nuk del e qartė.
    Libri, ashtu siē ėshtė sot, ka 188 faqe, i mungojnė 16 faqet e para, por edhe disa tė tjera nėpėr mes. Kėshtu qė, duke mos pasur as kopertinė, as faqen e parė, nuk dimė as titullin e tij tė vėrtetė dhe as vendin e botimit etj. Ėshtė kjo njė fatkeqėsi apo fatmirėsi, s'mund ta themi dot. Ndoshta, po t'a kishte kopertinėn ose edhe faqen e parė, libri mund tė ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qenė nė listėn e atyre librave qė kane qenė ndaluar nga kisha katolike e Romės.
    Kėshtu qė janė zhdukur nga qarkullimi tė gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetėm kjo qė ėshtė e gjymtuar. Kjo , ndoshta ėshtė arsyeja qė ajo sot gjendet vetėm nė njė kopje, tė fshehur e tė harruar qė i ka shpėtuar syrit tė inkuizicionit.
    Kopja qė gjendet, me sa duket ka qenė pėrdorur shumė. Veē fletėve tė grisura, nė shumė faqe anash ka shėnime e emra priftėrinjsh qė, me sa duket , e kanė pasur nėpėr duar.
    Pėrmbajtja e librit ėshtė fetare dhe kryesisht me pjesė liturgjie, pjesė qė lexohen e recitohen vetėm prej klerikėve nė shėrbesat kishtare. Pėrkthim i njė libri latinisht i shkruar me alfabetin latin. Pėr disa disa tinguj tė shqipes, si: q, gj, th, dh, z, x, etj; qė nuk i ka gjuha latine, autori pėrdor pesė shkronja qė kanė pėrngjasim me disa shkronja tė alfabetit cirilik. Gjuha e veprės ėshtė ajo e dialektit tė Shqipėrisė Veriore e Perėndimore. Kėtė alfabet do ta pėrdorin edhe autorėt pas tij, me ndonjė ndryshim tė vogėl.
    Pėrmbajtja e veprės dėshmon pėr pėrdorimin e shqipes nė shėrbesat fetare. Jemi nė kohėn kur nė Evropė kishte shpėrthyer lėvizja pėr t'u shkėputur nga kisha katolike e Romės, lėvizja qė njihet me emrin protestantizėm. Njė nga kėrkesat kryesore tė kėsaj lėvizje ishte qė shėrbesat kishtare tė bėhen nė gjuhėn amtare. Edhe Buzuku, me sa duket, ecėn nė kėtė rrugė, edhe pse kjo ėshtė nė kundėrshtim me urdhėrat e Vatikanit. Nga ato qė thotė nė pasthėnie, duket se Buzuku nuk hyri rastėsisht nė kėtė rrugė.
    Nė rrethanat qė ishin krijuar nė Shqipėri nga pushtimi osman, kisha katolike e Romės ishte e detyruar tė bėnte lėshime pėr t'i vėnė fre islamizmit tė popullsisė shqiptare. Kėtė gjė e kuptoi dhe e shfrytėzoi Buzuku, i nisur jo vetėm nga qėllime fetare por edhe atdhetare.
    I ndikuar nga idetė e lėvizjes protestante, Buzuku iu vu punės qe besimtarėt shqiptare shkrimin e shenjtė ta merrnin drejtpėrdrejtė nė gjuhėn amtare. Nga ana tjetėr, si atdhetar, ai desh tė bėnte dicka pėr popullin e vet dhe ėshtė i vetėdijshėm se me punėn e tij do t'i shėrbente popullit tė vet, jo vetėm pėr tė dėgjuar e kuptuar pėrmbajtjen e disa ceremonive kishtare, por edhe se ajo pėrbėn pikėnisjen e shkrimit tė gjuhės shqipe drejtuar masave shqiptare. Me veprėn e tij ai mundohej tė afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetėm meritė letrare, por ėshtė edhe njė hap i guximshėm kulturor, qė bėn pjesė nė luftėn e popullit shqiptar pėr ēlirim e pėrparim. Kėto probleme e kanė munduar pėr njė kohė tė gjatė autorin, prandaj ai shkruan nė pasthėnie <<…U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut , tue u kujtuom shumė herė se gjuha jonė nukė kish gjo tė tė ndigluom (qė tė jetė dėgjuar) nse shkruomit shenjtė, nse dashunit nse botėse, sanė, desha me u dedigune pėrsa mujta me ditune, me zbritunė (me ndriēue) pak mendetė e atyne qė ndiglojinė …>>
    Tė ndriēojmė mendjet e njerėzve, pra ky ka qenė edhe njeri nga qėllimet pėr tė cilin e shqipėroi dhe botoi Buzuku veprėn e tij. Madje Buzuku ecėn edhe mė pėrpara. Nė Mesharin e tij gjendet dhe kjo lutje qė nuk gjendet nė asnjė meshar tė botės: Gjithė popullsinė e krishtene, ndėr Arbanit ata n'mortajet largo, ty tė lusmė. O Zot. Te Arbėria, pra aty i rreh zemra Buzukut. Nga tė gjitha kėto del qartė se me veprėn e Buzukut kemi njė vazhdimėsi tė kulturės shqipėtare dhe nė kushtet e vėshtira tė pushtimit osman, kulturė qė te humanistet u pėrfaqėsua me vepra kryesisht nė gjuhėn latine, qė ishte gjuha e kulturės sė kohės dhe qė u pasurua mė vonė me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit et , nė gjuhėn shqipe.
    Qė nga botimi deri mė 1740, gati dy shekuj Meshari ishte njė vepėr e humbur, njė vepėr e panjohur. Mė 1740, atė e zbuloi nė Biblotekėn e Propaganda Fides afėr Romės autori gjakovar Gjon Kazazi. Ky zbulim bėri bujė tė madhe, sepse ėshtė libri i parė nė gjuhėn shqipe. Pas kėsaj ēėshtja mbeti pėrsėri nė heshtje edhe pėr mė tepėr se njė shekull deri mė 190 , kur e rizbuloi arbėreshi Pal Skiroi po jo mė nė Biblotekėn Propagada Fides, por nė Biblotekėn e Vatikanit, nė Romė, ku gjendet edhe sot. Me 1932 libri u fotokopjua nė tri kopje, njėra nga tė cilat gjendet nė Biblotekėn tonė Kombėtare. Mė 1968 gjuhėtari ynė i shquar Eqerem Cabej, bėri njė botim shkencor tė veprės sė Buzukut, duke e shoqėruar me njė studim mė tė gjerė pėr gjuhėn dhe meritat e autorit.
    Gjuha e pasur e librit dhe drejtėshkrimi pėrgjithėsisht i ngulitur dėshmojnė se kjo vepėr duhet te jetė mbėshtetur nė njė traditė tė mėparshme tė shkrimit tė shqipes kishėtare, traditė qė rrebeshet e kohėrave tė vėshtira qė kaloi vendi ynė, me sa duket e kanė marrė me vehte. Por edhe libri i Buzukut krijoji padyshim njė traditė pėr autorė qė erdhėn pas tij. Tė shkruaje nė shqip njė libėr fetar nė njė kohė kur kjo gjuhė nuk ishte lėvruar si gjuhė kulture, nuk ishte e lehtė. Buzuku ia doli mbane veē tė tjerash edhe pse shfrytėzoi pasurinė e gjuhės pupullore si dhe mjaft fjalė tė lashta, qė ndoshta, i pėrkisnin traditės sė shkrimit tė shqipes para tij.
    Gjuha e veprės ka nė bazė tė folmen e Shqipėrisė Verilindore, por tė bie nė sy pėrpjekja pėr ta ngritur atė mbi dialektin nga ėshtė nisur. Nė veprėn e Buzukut gjejmė ndonjėherė edhe pjesė tė njė proze tregimtare, tė njė proze me vlera letrare, qė dallohet pėr mjeshtėrinė e pėrdorimit tė fjalės, dhe sigurinė e ndėrtimeve gjuhėsore pak a shumė tė qėndrueshme. Meshari i Buzukut ka rėndėsi shumė tė madhe pėr historinė gjuhės sė shkruar shqipe. Duke krahasuar gjuhėn e Buzukut me shqipen e sotme, vėrehen zhvillime tė ndryshme qė ka pasur gjuha jonė qė nga shekulli XVI e deri mė sot, gati pėr pesė shekuj.
    "HASTA LA VITORIA SIEMPRE!" (ERNESTO CHE GUEVARA)
    SOLIDARITETI ESHTE FORCA E NJEREZIMIT.

  3. #3
    Fotoja e maturės :) Maska e Kinezja
    Anėtarėsuar
    04-07-2005
    Vendndodhja
    Qyteza buzė liqenit - Pogradec
    Postime
    76
    Pasthėnia e "Mesharit" tė Gjon Buzukut (1555)

    U Donih Gjoni,biri hi Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumė herė se gluha jonėh nukė kish gjaa tė endigluom ensėh shkruomit shenjtė, ensėh dashunit sėh botėsė sanėh, desha me u fėdigunėh pėr saa mujtah meh ditunėh, meh zdritunė pak mendetė e atyneh q.i.t'eh endiglonjinėh, pėr seh ata tėh mundėh mernėh saa hi naltė e hi mujtunė e hi pėrmishėriershim anshtė Zotynė atyneh q.i. tah duonė em gjithėh zemėrė. U lus enbas sodi maa shpesh tė vinih em kishėh, pėrseh ju kini meh gjegjunė ordhėninė e Tinėzot. E atėh nėh enbaroshi, Zotynėh tėh ketėh mishėrier enbii juu, e atah q.i. u munduonėh dierie tash maa mos u mondonjėnėh.

    E ju t'ini tėh zgjiedhunitė e Tinėh Zot, e pėrherė Zotynė kaa meh klenėh me juu: ju tueh endiekunė tėh dėrejtėnė e tueh lanė tėh shtrenbėnė; e kėta ju tueh baam,Zotynė ka me shtuom endėr juu,se tėh korėtė tajh tėh englatetėh dierie ensėh vjelash, e tė vjelėtė dierie ensė enbiellash.

    E u' maa due tėh enbaronj vepėrėnė teme, Tinė Zot tueh pėrqyem. Endėh vjetėt MDLIV njėhzet dit endėh mars zuna enfiill e enbarova endėh vjetėt MDLV, endėh kallėnduor V dit.

    E seh pėr fat nėh keshė kun enbėh endonjė vend fėjyem, u duoh tuk tė jetėh fajtėh, aih q.i.tėh jetė maa hi ditėshim seh u', atah fajh e lus tah trajtonjėh endė e mirė. Pėrseh nukė ēuditėm seh nė paēa fėjyem,kėjo tueh klenėh maa e para vepėrė e fort e fėshtirėh pėr tėh vepėruom enbėh gluhėt tanėh. Pėrseh mund mund e qėllonjinė, se fajh tė mos banjinė; pėrseh pėrherė ėndajh tah nukė mundėh jeshėh u' tueh enbajtunėh njėh klishėh enbėh tė dyy anėt mėh duhė meh shėrbyem. E tash u jam enfalėh gjithėveh, e lutėni Tinėh Zonėh endeh pėr muoh.
    Buzėqeshja i pasuron ata qė e pranojnė, por nuk i varfėron ata qė e japin.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjon Buzuku (1555)
    Nga StormAngel nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-11-2012, 01:59
  2. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  3. A eshte liber liturgjik kishtar “Meshari” i Buzukut?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2006, 07:01
  4. Gjon Buzuku
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-04-2006, 04:13
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 15:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •