Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 36

Tema: Martin Camaj

  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Mosha
    45
    Postime
    2,500
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Martin Camaj

    Martin Camaj

    * * *
    Perpara udhtimit ndigjova
    Muziken e thermuar nga pikat
    e njemije thumbave kepucesh

    Dashurija e tingujve te violines
    per eren e Jugut digjet mbi ullinj
    e zhdeshun. Toka e ndezun leviz
    kambet e femijeve rrugaca qe ecin zdathe:
    ....c'mall per dheun e humbun

    E ajo tha "pushoji syte ne mue"
    Ne gjijt mes kraheve ngjyregruni
    --binjoke te lindur se voni
    Prehej edhe njesia amnore

    Une do te nisem pa lane shenje
    prej anej ku bujta nji nate

    * * *
    Mbi zgripin e fletes se gjethit
    pra se me u rrzue
    Nje pike gezon nje cast
    Si buza ne buze
    * * *
    barijt tradhtisht lane shkret bjeshken
    per ngohtesine e vrrijeve
    Dirgjen shtigjet tuj fole me za te nalte
    pune grash e qeshin
    me ujin e prronit zhgrehshem tuj u derdhe prej pusi ne pus

    Dreni plak coi kryet prej dheut te djegun
    e vrejti gjethin e zverdhun
    manej shkoi e u kap me te bijte pune drenushash

    I thyem e la dhe ai bjeshken e ndoqi
    gazin e prronit teposhte, shigjete zjarmi mergues per vendet e buta, e bar dimni qe kurr ska me e prek
    Kur e vrane , barijte i hapen qepallat
    e i pane nder bebza
    shume drej tuj pi currila uji
    * * *
    Para dy shpive balle per balle
    ne fundine katunit mbi det
    lodrojne djelm e e vasheza
    me rrotulla dielli n'prendim

    Te dera plaka tregon
    per arin e kallzeve
    vjetmire
    e brumin e ngjeshun
    buke vale ne rritje
    me gjijte vajzave ne levizje

    Mise trupore te brishta
    lojtaresh
    nguliten ne qiell e shkrihen
    ne vizatime paleolite

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    NJE ZOG LENGON

    libri i besimit te shpendeve thote:
    cdo zog shtrin krahet e vdes mbi bar,
    ndeshkim pse preku kufijte e ndaluem
    mes qiellit e dheut.
    Nji zog lengon per vdekje mbi bar:
    gjethet nder lisa jane zogj e shoke
    te pamberrishem
    e losin me drite e diell
    larg dy gur mullinjsh qe bien
    si mbas ligjit njeni mbi tjetrin
    pa za.




    NATA E KONCERTIT

    As bora nuk asht e bardhe ne kete muzg.
    Gjindja me kambe te randa vrapon
    kah dritat e tingullit.
    Ne sallen e koncertit edhe diktatoret
    marrin vesh masen e instrumentave.
    Ndegjuesit veshe-imet mbyllen syte
    e kapen currila pullazesh te lashta,
    djegje qytetesh e drush te thata.
    Ne tempone dyte gzhatshem era
    perkuli grurin deri ne toke.
    Ne sallen e koncertit edhe dirigjenti
    symbyll s'pau tjeter pos tingujsh
    te ndezun brenda nji rrotulle terri.




    CKA I DUHEJ ULIKSIT ITAKA PA GRUE

    Malli, deshire e perjetes
    e jo mallengjimi, gurgull frymeshkurte
    e joshi Uliksin me kthye i kulluem
    atje kah ishte nise.Ne ravgime te paskaje
    shtjeri edhe te mbramin petk qe kishte
    amzen e pashlyeshme te vegeve ullini
    dhe te duerve te grues.
    Shtjeri edhe petka tjera leshi e lini
    e fjeti nder tesha te hueja, Uliksi,
    kur harroi amzen.
    Homerit s'i erdhi n'goje me thane
    perse Penelopa endte per te me duer te veta
    petkun magjik te kthimit.
    Homeri i perngeshem u kull kujtueshem e tha:
    Uliksi e Itaka pa grue-dy krena binjake dhie
    me nje bri te thyem: pune e pakryeme.




    GJARPNI E GRUEJA

    Ajo mbrame harroi trupin e vet
    zbuluet
    e ne megjes e gjeti pikture te varun
    ne murin e gjane dhete pashe:
    e kqyri e e kqyri dhe u zhduk.
    Petkat e saj teren buze detit
    me kemishen e gjarpnit mbi gure.
    Shterpia tha se vjen prap, ajo,
    deri mbasdite.
    Mbasdite vone, gjarpni i rrejtun
    doli prej nengurit
    e iu zgerdhesh vetmise ndersy,
    veshi kemishen e vjeter e shkoi
    me fjete.




    NDER MIJA TRAJTA IDEJA

    Prej dite ne dite nji tingull
    treqind e gjashtedhete here
    prej zgjimi ne zgjim
    fryme mali n'pullaz
    ose trumcaku lypes meli
    ne dritare...

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Mbramja nė nord

    Eci e eci gjeti blerimin.
    Tingujt e kumbonareve lane pishat
    e bredhat e shkuen me bujte ne qiell.
    Qetsija e syve t“kalter rrokulliset
    neper pullaze t“thepisun e bahet
    pasqyre e dritave te kandilave
    te shekullit t`kaluem.

    Eci e eci muzgu me placka ne krah
    e para se me hy mbrende,
    e uli barren skaj deres tue lane shej
    per ta gjete ne terr me nje t“prekun,
    para agimit




    Valle Rugove

    Shkyenje qiellin, zurla,
    e kaltersia e sferave te nalta
    le te bije mbi ne si shi.

    Kamba e tupani cajne token e me duer
    vrikllojme na shpatat e me duer sutat
    ne mal i kapim ne pike te vrapit.

    Mos e ulni zanin, kangtare, pse me bie
    nder gjuj lodhja e moteve dhe ritmi i ndalun
    dyshe m“a ndan krahnorin.





    Nji ditė e ka edhe korbi

    Erdhi nje korb te dheu i bute nen shkrepa.
    Ai s“dinte me ndjekun vallet e pllumbave
    pale e pale nen hijen e ullive.
    E u ruente mos me lshuemun za
    mes gazullimit te pergjithshem
    per mos me prishe
    ritmin e flatrave nder valle.
    Kur te e vona pllumbat kthyen ne banesa,
    e ndiu vehten korbi pellumb ne shpirt.




    Larg atyne qė flasin si unė

    Fishkllin ere nder shelqe te ngime
    me ujna prrojesh
    veshtoj, te zanafillja, truemje
    se si falen dreqit shpirt e korp,
    be te forta
    mbi gur qiell e dhe.

    Jam larg atyne qe flasin si une
    sa hana qe bie prej rrezje ne rreze
    e pi qumesht n“vedra lanun jashte
    per me vu maze.

    Hutini i shkambit n“agim
    dhe guri n“uje perpijne tingullin
    e kuvendit te keq: n“agim
    njeriu bekon diellin si une!

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Krymbi i mėndafshit


    Fijet e bardha te mendafshit ndahen prej zemres se krymbit qe vdiq vetem ne pallatin mbas malit. Ashte koha e korrjeve: edhe ara xhveshet perpara dimnit plak e jo ma nusja perpara djalit te ri! Ashte koha e pleqnimit me vete.

    Nuk jane caqet qe percaktojne kohen, por mosha e njeriut te urte! Rremimi fillon me nje gjalm dy ngjyrash: bardh e zi. Dhe ankohet i urti: askush s“me ndihu te shoh me kohe fillimin e sosjen e fijeve ne gjalm e mbata nen hijen e sendeve. Ne vjeshte kundrova beselidhjen mes jetes e vdekjes prej punevet te pareve mij qe ruenin petkat e mira per mort dhe hynin ne nje vorr brez mas brezi:





    Diella
    (fragment)


    Kudo shkoj marr me vete nje arke me rraqe ne vete te pavlere, e kjo asht i vetmi trashegim qe me lane prindet.
    Nje dite tue kerkue dicka ne te, gjeta kutine e duhanit te tim et, ende i vinte era duhan, nje ame aromatike si me i pase ruejte ne doze konserve. Kutine, ime ame e pat perdore shum gjate mbas vdekjes se shojt, kur pat fillue me e pshtjelle nga nji cigare "prej merzie", thonte ajo. Kutine e mbante gjithnje ne gji.
    Vizat e shkrolat mbi mademin e bardhe te kutise me lidhin ehe sot me plot kujtime. Lajlat e vizimet ne siprine m'u mbresen ne tru si miset e fytyres se tyne, thom me qellim "fytyres", ne njejes sepse prindet e mij ne kujtesen teme kane nje fytyre te vetme. Ato gresa ne metal paraqesin ne kujtese edhe fajet e te dy paleve, ne nje ane, e te mia, ne tjetren.
    Nese nuk i kam dashte sa duhet prindet (mire qe ka nje emen te perbashket per te dy!) asht faji i sime ame. Une per ate isha vetem i biri i tim et i cili duhej rrite e ba i zoti i vetes, posepo, por kryekreje per te mbajte Plakun. PLAKU ose KY, dmth im ate ishte per te shtylla e familjes, dikur lulja e djelmise e sot burrnija e bujaria e mishnueme dhe ma i urti njeri ne bote, andaj fjala e tij duhej cue ne vend me cdo kusht!
    Ne mbramje, posa im ate hynte ne deren e kurtit, ime ame hopte ne kambe as me qene ajo pesembedhete vjece: - Qe, erdh - peshperiste tue me shty ne krah. - Coja fitulin kandilit qe te shohe shpine e ndritun pse nuk a tue hi ne shpelle, por ne plang te vet. Largoje shkamin prej rruge, ndersa une po qes ujin e nxehte te lahet kambesh...
    Kambet mandej ia lante ajo!
    Shpesh me binte ne sy si ajo e ruente kafshaten ma te mire per mundimcarin e shpise.
    Njiqind here me ka shkue mendja me i vjedhe drate e telyenit ne magje, nda mb'ane per tim et. Kurr nuk e harroj, tue ndeje rreth votre, i pata kundershtue per te paren here tim et.
    Mire - me tha ai - flasim ma vone.
    M'u avit, me mori librin qe isha tue e lexue dhe nisi me i sjelle faqet ne menyre nenvleftesuese, si t'ishte libri im nje sendegja si loder. Ishte i acaruem, po e mbante veten:
    - Dishroj me kuvende me ty si me nje shoq, por ndoshta nuk kemi me mujte asnjani. Une kam vjetet, ti ke shkollen, ti per mue je im bire, une per ty malok. Nen plot raste qesh nen mustak per padijen time, per shembull, kur para disa vjetesh pata shikue librin tand, a te bie ndermend?
    "Po, ti me pate ra shpute dhe, sigurisht, te kujtohet se nuk t'i pata idhnue. Bile, te lypa te falun, nese kujtohesh".
    "Ma bane edhe ma zi kur me lype te falun... Ne familje nuk lypet te falun: skjarojme fetyren me nji buzqeshje e harrohet gjithcka... Por a mundesh me me thane pse pate qeshe?"
    "Shikoshe librin e sjellun per se mbrapshtit..."
    "E disha se ishte per se mbrapshtit. Deshta me te provue se cka ban ti. A nuk e ke pa kur une e qes firmen me emen e mbiemen ne leter kur e do puna? I njoh te gjitha germat por s'mundem me i lidhe si gurt apo tullat ne mur".
    Bante nji gaz te keq tue picrrue syte. Ne ate levizje buzesh, zbulova se atij i vinte keq qe me kish dhane rrugen e shkolles. "Une e kam fajin qe me doli djali dore", do te kete thane me vete.
    Ne ate moment edhe une jam kujtue se kisha humbe pergjithmone miqesine e shokun ma te afert qe mund ta kisha pase ne jete.
    "Shiko ketu, kjo nuk asht zeja ime. Sa per kaq, bane se nuk dij send ne kete pune, sall fjalet e mia mos i ban n'asgja. I riu si veriu, beson gjithmone ne vedi. Merret vesht: ke kendue plot libra e storina, por une kam pa e ndie ma teper se ti, a di sa? sa ketu e deri ne Stambolle ma teper se ti".
    Ai fliste e une veresha kokerr nder sy qe te kishte pershtypjen se jam tue ndegjue me bindje.
    Ishte e para here qe e perqendrosha krejt vemendjen ne fetyren e tim et. M'u duk se hyna ne shpirtin e tij e gjeta pjesen e palatueme, t'ashper e te shemtueme te vetes, dhe ketij njeriu i thashe:
    - Ma jep doren, lamtumire! Ne keto kater mure ku neper dritare te vogla hyn kaq pak drite, asht mbretnia jote dhe e sime ame. Cdo send qe leviz ketu mbrende duhet te marre fryme si ju, ne te njejtin ritem, por i vetmi pinjuell qe ju lindi e ju rrnoi, dale ngadale tue u rrite, prej djalit u shnderrue ne dashamire, prej dashamirit ne nje te njoftun te larget dhe, per mos me u ba anmik, tash del e tret dikah. Due ajer dhe bote te hapet, pa skaje.
    Shum vjet ma vone, para nje pamje dimnore, tue perkujtue vetmine dhe atmosferen e ngushtueme t'atyne koheve, me qene shkepute prej shpirtit keto vargje me nje udobesi te habitshme, ashtu si bie prej peme nje fryt i sterpjekun:

    Plepi ka mbete i thate si shtize:
    Si fryn tash era ne gardh!
    Si loton ardhia e preme me kize!
    Si lari te lumi u mardh!

    Sa druja u dogj nder votra simjet.

    Me fletzen e dushkut na co n'ajer, moj ere,
    Na sjell, na pshtjell e qitna njihere
    Ne ndoj verri pa dimen.

    "Hajt, ve vesh pa i cue turijt. - Me shkundi im ate. - Shoh edhe se ke fillue me i ba n'asgja disa urti e doke, ruejte brez mbas brezi ne trojet tona si malesore si jemi. Para nji jave kje ketu Culi, per Zotin burre per t'u nderue e i mire mjaft! Kur u cue me shkue, nuk e percolle deri te dera. Ti edhe pak e ke me ua dhane doren gjindjes ndejun, si ne Evrope. Kajhere e ve doren ne tamth e pyes: kur djali sot ndrroi keshtu, po nipi? Sigure, ka me i ardhe marre me thane se i nipi i kuj asht. Shkurt, djalo, me duket se si me qene tue shkue me qiri fiket"!
    Keshtu ishte puna per se gjalli te prindeve te mij, por kur ata u zhduken, vetmia u dyfishue. Atebote me kaploi malli i ndrydhun me mote ta kthej kohen prape per te jetue nje jete familjare te re, me prind. Fytyra e tyne u zdrit para syve te mij si t'ishin gjalle: ne kujtese lemosha me dashuni te paperjetueme rrudhat e ballit te sime ame, por buza e saj nuk qeshte. Pergdheljet e mia ishin te vona, te palande, mendim qe s'gjen kurrkun fjale, i thate.
    Butesia birnore e mirenjohja me shtyne ma vone, mbasi qe rane ne fashe mallengjimet e perflakta, te shkruej:

    Dy gjana print me thane kur ishin gjalle:
    Poqese shkel ti buken gand,
    Coje prej toke, puthe e vene ne balle!
    Ndigjo ti djale, pse na jemi pleq.
    Kur te rrijsh te votra mbeshtete tue pi duhan,
    Mos pshtyj ne zjarm
    Mos pshtyj ne drite, se a keq!

    Harrova plot sende qe thane print
    Plot tjera mesova e dola ndoshta i larm,
    Por bijve t'mij une kam me u thane tu'u rrite:
    Mos pshtyni ne zjarm,
    Mos pshtyni ne drite.

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    DITA E MALIT TEM

    Dheu im āsht i pėrmendun
    pėr humneret e thella
    ndėr banorėt e malit e tė fushės
    deri nė dét. Mbramjeve atjč
    ndėgjohet klithma e grizhlės
    ndėr kthetrat e shqipes e shpirti i sįj
    u flijohet hijevet.
    Atje lot drita nė sytė e njerzve tash e parė
    e epshet s'i njeh kurrkush me emėn.
    Shpagimi me gjak āsht, pėr shembull,
    gjarpėn nėn gśr e gjarpni vetė
    na qenka mende femne
    nėn rubėn e bardhė ose tė kuqe.

    Nė muzg atje secili prek ballin e vet
    e ndien ndėr gishta fillin e jetės
    e gėzohet.




    GJAKMARRJA

    Vetmia ka thithė erėn e bjeshkės
    dhe fije bari as fletė nuk lņt.

    Tė mnershėm janė korbat e zčz
    nė pushim mbi qarrat e vjetėr
    maje mali nė vapė.

    Mendja e njeriut nėn hije shestņn
    udhė gjaku
    e sosjen e pagjės nė mak e vrrī.




    HIJA E LISIT

    Dielli i rį pėr skīthi lisit tė madh
    e i zbuloi nėn hije eshtnat e njérit
    si cokla, si drū.
    Hija e tij ā e qetė si tis
    mėndafshi tė zķ nė faltore.
    Gjingallat mbi dega gjimojnė
    njiheri nė vapė sikur vajtore
    me ftyra t'gėrvishuna n'gjamė.

    Kur dielli don me shkue
    hija e lisit rritet e kapet pėr mal
    - gjarpėn nėpėr rremb:
    hija e lisit ā e zezė,
    hija e lisit na tremb.




    MĖ FALNI DIĒKA

    Mė falni diēką qė mė kėnaq
    si puthja e nanės nė ballė;
    mė gėzoni nji herė
    si gėzohet gjethi i njomė nė puhķ,
    mė shikoni si hana nėpėr rremba
    e kam me u falė gjithēka:
    mordjen do tė puthi ndėr buzėt e ngrime
    dhe nė zgavrrat e synit tė sįj
    do tė derdhi lņt.
    Avitu, njerķ!
    Nga palci i urrejtjes dėshiroj me dalė
    si bima prej fare nė pranverė.




    FILL I GJETUN

    Natėn qė shkoi u fikėn dritat e mbeti
    qyteti nė terr deri n'agim.

    Amvisat kėrkuen llampat vojguri
    e s'i gjetėn nė terr.

    Nė nadje ra dielli e zbeu
    faqet e rrokaqiellėve.

    Nė nadje vrejta rrethin e andrrave
    nė truell
    e gjeta fillin e tretun
    nė pikėn e ndaljes sė dritės.




    MOSPĖRFILLJE

    Mbas mesnate hana derdhi rrezet
    prej majes sė shkambit deri nė lumė.
    Mbasi qė u ngi me gjumė
    kėndon qokthi ndėr rreze:
    sytė, dy pika uji, ndrisin dhe kanga
    pikon nė luginė, nė terr.

    Dikush buzė lumit n'agim gjeti
    sqepin e thyem tė qokthit e tha:
    dam! Kqyre kėtė tingull qė ra
    e plasi nė gurė.





    DIMĖN

    Flokėt e borės ndėr grykcat e lisave
    e krahnjerri i pėrjargun ndėr degė.
    Syni kėrkon flakėn e fshehtė,
    vjedulla strofullin
    nė gjijtė e rrajėve dhe kujton
    ngrohėsinė e frymės
    nėn lėkurėn e delės sė bardhė.

    Iriqi me therra tė nguluna n'mish
    digjet pa flakė
    mbrenda katėr ballnave tė dheut.




    ATY SI TASH PARA SE ME ARDHĖ FISET

    Aty si tash pra se me ardhė fiset
    ishe
    me tambėl nė plasaritjen e currave
    e me themele nė ujin e njelmė.
    Tė dhanė vetėm nji emėn: Shkodra.
    E tė thirrėn qytet me kunora
    e tė hodhėn pėrkrye gur
    e hekurat e para.

    U zgjove e pėrgjakun sa herė
    e u kqyre nė pasqyrėn tande.
    Me emėn grueje u lave ndėr ujna
    t'lumejve dhe ndeje me petka tė reja
    nė shkamb
    e ndritun ballė diellit mbi fusha.




    FRAGMENT

    Niset pėr gurbet punėtori
    me nji copė qielli nė krah
    e krypė deti nė kutia pishe.
    Nė dorė mban nji bahe
    e gur lumejsh nė gojė
    nė vend tė bukės.

    Rruga i zdrit prėpara
    me gaca zjarmi nė sy.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Lisi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    43
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Martin Camaj

    ELEGJI E PARĖ


    Kur kam qenė i kėputun
    Nga mundi i vjetve tė rrėpita sa“i shkamb,
    mos tė vijė keq ty, Taze, pėr mue
    tė shtrimė mbi drrasat e vdekjes,
    kingj i ngatuem pėr fije.
    Leni plakat tė qajnė mbi mue atė ditė
    Pėr njerzit e vet, vdekė qysh kur.

    Edhe nji amanet, moj grue:
    Kur vdiq im atė, premė dy qe
    me ngimun tė unshmit e thneglat e lamit
    me grimca buke.
    Por unė do tė vdes mes njerzve gjithmonė
    tė ngishėm,
    prandaj ndėr drekėt e mija qitni
    vetėm kafe te idhta.



    ELEGJI E DYTĖ


    Mbi sukė mes currave tė bardhė
    ogiēi pėrtypet fillikat, vetėm.
    Dy sy- pasqyrat e mija te votra –
    janė thye prej ngritjes dimnore
    e fėtyrėn teme s“do ta shoh kurr mā.

    Hana mes rźve ēan udhėn vetėm.
    Mbas rźve hija, edhe mbas diellave tė
    fikun
    udhėton vetėm dhimba eme krahas me tė.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Lisi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    43
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    edhe ca tjera...

    LARGIMI I POEZISĖ

    Sytė ndalen nė pikėn ku jeta kėputet
    e mendueshėm mėrgoj
    nė shkretinė e zotave madhėshtorė.

    “Trajtė e mrekulleshme, fėtyra jote
    ngjyrė mjalte endet nė paqyrėn e brrakave“.

    Unė pres diellin e nesėrm
    e duer drandofillje, tjera,
    tė mė pėrshėndesin.

    Vallet arbreshe
    Delet fijet e barit pėrpara se i kėpusin
    me dhambė, i ngrohin me frymė.
    Edhe kamba e vashėzės lėmon tokėn
    mandej i lėshon rritmin

    Burrat nuk kėrcejnė tashti:
    dikur i hoqėn vigut tė luftėtarit tė vramė
    mbulesėn e kuqe,
    hynė ndėr valle dhe e suellnė n“ajr.



    LETĖR NGA JUGU

    Larg nė nji tjetėr botė jam
    e shikoj kah mali :
    rźt ruejn majėn kujdesėshėm
    pse ajo āsht e vetmja mbėshtetje
    e qindresės sė tyne nė ajr.
    Harrova gjithshka, Lule,
    nė botėn e malit e tė qiellės
    unė pasqyrė e pandame e rźve.
    Po tė shkruej se kėndej
    sa shkambi ka ngjyrėn
    e faqeve tė rrezituna.
    Muret e shpijave janė kėshtjellė
    tė rrxueme me frangjija tė panjehuna
    e njimij sy mė shikjonė
    npėr to kur parakaloj
    nė pikė tė mjesditės pa hijen teme pėr bri.

    Lule, sonte ndoshta do tė bijė
    shi i nxhetė nė Jug
    e nesėr do tė shoh mes avullit
    ylberin e shtrėngatės sė kalueme
    e atėhere kam me kthye te ti.



    PRANVERA 1961

    Pranverė, sa i bukur pushimi
    para syve tu tė zgjuem.

    S“kam prekun blerim
    qyshė se kam lanun Jugun.
    (Mbrenda parzmit tem
    fluturojnė mija dallndyshash nė kthim.)

    Toka s“mė njeh tue dalė prej borės
    dhe kambėt e mija npėr tė
    janė tė hueja.

    Shoh orizontin : pesha e hapsive
    qė e mbajta gjithdimnin nė krah
    shkrihet mbi barė.

    Shpresoj se kur tė bijė bleta
    nė lule
    kam me i buzėqeshė gjithshkades.



    IDILĖ VERE

    [/i]Shegerti I pemtarit vodhi nji mollė
    Dhe bija e furrėtarit tinėz “i frangjollė.

    Nė breg tė detit djali kafshon nė curr
    Mollėn e vajza frangjollėn me turr.

    Me kambė nė ranė “i mzat pėrtypet plot shkumė
    E deti me vala lėpin bregun nė gjumė.
    [/i]


    KTHIMI I VJESHTĖS

    Ngriten prej kodrave balonat e larme,
    zotat ulen nė lumej.
    Kėtė verė shfletsova rźt e bilurta
    e fletėt e tyne m“u shprishen ndėr duer.

    Ti je endé e vetmja flakė
    e vojgurtė nė rrasė qė jeton nė mue.

    Korrilat e qiellės janė nisė pėr Jug :
    kambėt e mija s“i ndiej npėr dhé
    nė vrap mbas fijeve tė mėndashta
    qė paralajmojnė stinat.

  8. #8
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    35
    Postime
    355
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ju lutem te me thoni a ka bere kush nje studim te mirefillte per vepren e Camajt? Nje shoku im po ben nje detyre kursi per te por nuk di nese ka studime kritike per te.
    Mund te me ndihmoni ju?
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Pershendetje Puhiza,

    Nuk di sa te vij ne ndihme une me kete postim, por po te sjell rezultatet e kerkimit ne google, qe ndoshta i vijne ne pune shokut tend. Por keshilla me e mire eshte te shpenzoje pak kohe ne internet se ndoshta gjen edhe me shume.



    Ne faqen me poshte gjen nje artikull te dates 15 dhjetor 2002 te publikuar tek parajsa.com. Martin Camaj ne syte e perkthyesit dhe mikut gjerman Hans-Joachim Lanksch.
    Provova ta kopjoja per ta sjelle ketu, por nuk mundesha, ndaj po te sjell vetem linkun:


    KLIKO KETU 1



    Me poshte dicka tjeter nga Robert Elsie.



    CAMAJ, Martin

    CAMAJ, Martin
    Albanian novelist, poet and scholar. b. 21 July 1925, Temali, Albania; d. 12 March 1992, Lenggries, Germany.


    Born and raised in the Dukagjin region of the northern Albanian Alps, one of the wildest and most isolated reaches of Europe, C. was fortunate to receive a clical education at the Jesuit Saverian college in the town of Shkodėr. In 1948, soon after the installation of the Hoxha dictatorship, he managed to escape from Stalinist Albania to neighbouring Yugoslavia and studied at the University of Belgrade. From there he went on to do postgraduate research in Italy, where he taught Albanian and finished his studies in linguistics at the University of Rome in 1960. From 1970 to 1990 he was professor of Albanian studies at the University of Munich and lived in the mountain village of Lenggries in Upper Bavaria until his death.
    C.'s literary activities over a period of forty-five years cover several phases of development. He began with poetry, a genre to which he remained faithful throughout his life, but in later years also devoted himself increasingly to prose. His first volumes of clical verse, Nji fyell ndėr male (1953; a flute in the mountains), and Kānga e vėrrinit (1954; song of the lowland pastures), were inspired by his native northern Albanian mountains to which he never lost his attachment, despite long years of exile and the impossibility of return. These were followed by Djella (1958; Djella), a novel interspersed with verse about the love of a teacher for a young girl of the lowlands. His verse collections Legjenda (1964; legends) and Lirika mes dy moteve (1967; lyrics between two ages), which contained revised versions of a number of poems from Kānga e vėrrinit, were reprinted in Poezi 1953-1967 (1981; poetry 1953-1967). C.'s mature verse shows the influence of the hermetic movement of Italian poet Giuseppe Ungaretti (1888-1970). The metaphoric and symbolic character of his language increased with time as did the range of his poetic themes. A selection of his poetry has also been translated into Italian by Francesco Solano in the bilingual edition Martin Camaj - Poesie (1985; poetry), into English by Leonard Fox, Selected Poetry (1990), and into German by Hans-Joachim Lanksch, Gedichte (1991; poems).
    The novel Rrathė (1978; circles) has been described as the first psychological novel ever to be written in Albanian. It is the author's most extensive prose work, one which he took fifteen years to write. Agron, a writer and agronomist in post-revolutionary 'Arbenia', is sent to the village of Middle Ripa to report on the arrival of some new tractors. There he becomes enthralled with the haunted history of the mountains after saving the life of the wild and beautiful shepherdess Sose, a personification of the mountain nymphs. The 'circles' of water, fire and blood into which the novel is divided symbolize not only metaphysical and social constraints but also the writer's progress through the mythical heritage of Albania's past towards a new and personal future.
    Among C.'s other literary publications are a volume of verse entitled Njeriu mė vete e me tjerė (1978; man by himself and with others), Dranja (1981; Dranja), a collection of self-styled madrigals, Shkundullima (1981; quaking), a collection of five short stories and one play, and the novel Karpa (1987; Karpa), set on the banks of the River Drin in the year 2338, a long prose work which C. preferred to call a parable. General themes which occur in C.'s work are the loss of tradition, loneliness in a changing world, and the search for one's roots. His language is discreet, reserved and trying at times, although the author regarded the term hermetic as coincidental. He relies on the traditional and colourful linguistic fountainhead of his native Geg dialect in order to convey a poetic vision of his pastoral mountain birthplace near the Drin with its sparkling streams and rocky headlands.
    In his Munich years, where C. edited and printed most of his literary works, intellectual circles and his university colleagues in particular were often puzzled and bemused by the linguist who spent much of his time publishing obscure works of fiction in a language nobody in central Europe could understand (and in Geg dialect at that) and for a public consisting of no more than a handful of other Albanian emigrants. C. was an author in exile in every sense of the word and was to remain so until the end of his days. His name remained a taboo in Albania throughout the long years of the communist dictatorship and was never mentioned in public. Indeed until 1991, virtually no one of the younger generation in Tirana had ever heard of him. Nonetheless, he made quite a name for himself abroad as a linguist and as professor of Albanian studies at the University of Munich, publishing numerous works on the history and dialects of the Albanian language and on Albanian folklore.
    Over the last decade, C. has finally begun to receive some of the praise and acclamation he was denied as a writer during his lifetime. Arshi Pipa's monograph on Contemporary Albanian literature (1991), for instance, is devoted almost exclusively to two authors: Ismail Kadare and Martin Camaj. While many critics have been unbounded in their adulation and praise of C. as an author of national significance, initial reception of his works in fact proved very mixed. Many readers were confused and perplexed by the author's hermetic prose, his borderline genres and a literary style quite new to them. Only time will tell if C.'s works can be appreciated by the Albanian public at large, above and beyond initial curiosity.

    FURTHER WORKS: Nė hijen e gjarpnit (1991); Pishtarėt e natė (1991); Kandili argjandit (1993); Vepra letrare (1996).

    BIBLIOGRAPHY: Pipa, A., Albanica. Special issue dedicated to Martin Camaj = Albanica 2 (1991); Pipa, A., Contemporary Albanian literature (1991) 125-164; Elsie, R., History of Albanian Literature (1995): 680-682; Berisha, A., Vepra letrare e Martin Camajt (1995); Berisha, A. “Das literarische Werk Martin Camajs,” Dardania, 4 (1995), 165-178.

    ROBERT ELSIE

  10. #10
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    35
    Postime
    355
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Faleminderit Dita..
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  11. #11
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    5,085
    Faleminderit
    112
    122 falenderime nė 102 postime
    TRAJTA

    Petk i endun prej nji dore
    fund e krye, trajta
    e kandshme per sy e veshe.

    Trajte e thjeshte e lindun
    nder mundime prej guri,
    e pershkueme shtigjesh te parrahuna
    me kambe ose patkoj.

    Pendel e lehte ne dukje
    po e rande hekur ne peshe,
    tingull ose ngjyre
    e kthjellet deri ne drite.


    ALTER EGO

    Nji zezak i verbet
    me nji qen ne mantel lekure
    mjedis kalldremit ne qytetin e madh
    te USA-s

    qendrojne palevize ne kambe.
    Njerezia u vjen rrotull
    uje rreth nji curri binjok
    ne zemer te lumit.

    Uje i larme perreth plages
    ne trupin e nji gjiganti.


    GJARPIJT E ZEZ
    Motiv arbresh

    Ne driza jane gjarpijt e zez
    e ti je e zhveshun nen diell.
    Ne driza jane gjarpijt e zez
    e rrijne buze ne buze,
    e jeta e tyne asht e bardhe,
    e bardhe e bardhe nen diell,
    e jeta e bardhe e bardhe,
    nen diell e bardhe, e bardhe.

    Mjaltezat lagin me mjalte
    gurzit e projeve te thata.


    KALLNORI APO VETMIA

    Dhe, brej e bjeshke randue me bore
    e hej akulli.
    Bisha n'krahnor e zanun
    rri ngusht e fle pa gjurme permbas
    me kthetra kthye ne lekure
    nen mish.

    Gardhi i rrezuem mbi shteg
    e qafa malesh perreth
    te mbylluna me dhambe ujqish
    ne jerm.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  12. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Malli pėr jetė

    Lyp dashuninė e syve tė mbyllun,
    dy molla tė tejpashme
    me bėrthamė zjarrmi nė mes.

    Zemra e qindrueshme
    Rrok mallin e pamort
    E pika shiu bien
    Mbi rreshpe tė pangishme.

  13. #13
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Rilindje


    Dielli herėt depėrtoi ndėr dej!
    Si mbas nji cipe tė hollė mendimi
    E ndriti rrugėn tonė nga lindja
    E kėndej.

    Erdhi koha e zgjimit!
    Nji rreze e vetme pėrpara
    Mbi mur
    Ndriti dhena t’panjehuna pėrmbas,
    mungullim bimėsie e filiza shum
    me krena gacash pėrmaje: rreziqe!




    Vrasja e poetit


    Liria e fshehun mbas vargjeve
    Tė poezisė
    Nuk ishte vetėm:
    Para tyne rrishin galue roje
    Shpend mishngranės
    Me fytyrė njerėzore.

    E ti ishe pėr ta nji bletė
    Tue u rropatė ka drita nė qelq,
    andej kufijve tė botės
    njerėzore.





    PLEQNIMI ME VETE


    Tha i urti:
    ēdonjeni asht nji ngjyrė
    e na hije nė tė
    prej bardh deri n’zi.




    Krymbi i mėndafshit


    Fijet e bardha tė mėndafshit ndahen prej zemrės sė krymbit qė vdiq vetėm nė pallatin mbas malit. Asht koha e korrjeve; edhe ara xhveshet pėrpara dimnit plak e jo ma nusja pėrpara djalit tė ri! Asht koha e pleqnimit me vete.
    Nuk janė caqet qė pėrcaktojnė kohėn, por mosha e njeriut tė urtė! Rrėmimi fillon me nji gjalm dy ngjyrash: bardh e zi. Dhe ankohet i urti: askush s’mė ndihu tė shoh me kohė fillimin e sosjen e fijeve nė gjalm e mbeta nėn hijen e sendeve. Nė vjeshtė kundrova besėlidhjen mes jetės e vdekjes prej punėvet tė parėve mij qė ruenin petkat e mira pėr mort dhe hynin nė nji vorr brez mbas brezi.:
    Eshtna ndėr eshtna ndėr shtresa petkash tė leshta!

  14. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Gjarpijtė


    Gjarpijtė u banė gurė nėn tokė pėr t’i qindrue dimnit. Shqarthi fle nė bigėn e shkambit e gjallnon me dhjamė tė vet si shumica e njerėzisė qė nuk i ngre sytė pėr tė kėqyrė si retė e vėrshojnė dritėn e hanės pėr tė pru terrin mbi ne. Asht koha e pleqnimit mė vete.
    Edhe i urti rrėmbehet ndjesish apo nga frika? Ai ul kryet e thotė: e di se nuk jam vetėm, parandjenje, shpirt i lezėm nga frika! Edhe kur lumi tė ngrihet akull nėn kambė, na do qindrojmė aty te zanafilla. Zemra m'a ndien se nuk do tė jem njė zog qė rrah flatrat vetėm njė verė!






    Zogjtė e mirė e zogjtė e kėqij


    Natėn vėshtruen zogjtė nė terr si bymohet shtalpi i gjumit nėn dhé. Me thoj e sqepa gėrmuen nė botė deri nė dritė e nė agim u ngjall pėshtjellimi i ideve ndėr shpirtėn kur panė ēapojtė e pėrgjakun nė mishin e huej!
    Zogjtė e mirė qė kishin fjetė u zgjuen dhe e zbuluen kėrdinė me tmerrėn e frikės nė sy: u bindėn si nata e kish bartė pezull kah drita pa gjak ndėr duer! U gėzuen dhe fjalės ankth mandej drita e madhe ia ndėrroi tingullin nė goj: tė pafaj shikuen fytyrat e veta nė ujin e kthjellėt.







    Surretėnt


    Surretėnt e qepun me sukuj zhgunash vėrejnė kah lindja bardhėsinė e agimit dhe i kap tmerra! Fshehin duert ndėr arna e ulin mbulesėn e kresė deri nė sy, fare tė turpnuem edhe prej vetes: sa tė kėqij!
    Agimi lind fijesh tė gojfilleve mbi karma dhe i zbulon poetit gjasende pa farė rėndėsie as me qenė ato visare tė ruejtuna nėn hinin e moteve! I urti argėtohet e kėndon.
    Nė vendet ma tė nalta surretėnt zbardhen para dritės, digjen nė vetvete e bahen shkrumb.
    Dielli kullon fjalėn prej ēdo vėshtrimi tė dyshimtė.

  15. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Tregim i thjeshtė


    Due me fluturue mbi bjeshkė me pėllumba,
    i thashė tim-vėllau gjak-nxehtė.
    „S’asht ajo punė pėr ne!“
    S’kuptov, i thashė, due me shkue ndėr kėndime.
    „Latinishtja – tha – s’asht punė pėr ne:
    mėso gjuhėn e gjarpnit ma parė!“

    Im vėlla gjak-nxehtė,
    gjashtė vjeē dinte me e ngulė fluturimthi
    bizin nė dhé,
    dhetėsh – tri pėllėmbė mbi krye thikėn
    nė drunin e njomė. Si ma njofti menden
    befas nisi tė pleqnojė e tha:
    „Dy duer na jemi e nji krye, po i ndajmė na punėt:
    unė shpatėn – ti pendėn!“





    Hija


    Dita u sos nė njė hije. E hija ngrohet mbas flakės sė krandeve ndejė njė karrigė tė gdhendun nė emblemė tė pėrfrikshme. Hija e ndame prej tė gjitha agimeve pushon, thėngjill i zi pa zjarm. Hija s’ka shqise pos pamjen pėr dritat e ndezuna ndėr shpella mbas ballit, zjarme mbas zjarmesh sa yj njeni mbas tjetrit: pėr dhunė e mendime tė kėqija!
    Hija s’ka shqise, vetėm sy pėr vete!






    Koha e humbun


    Udhėtari, njeri i thjeshtė, as tepėr i urtė, as poet, ndezi zjarmin e fikun nė hinin djegė e pėrdjegė nė votėr. Zgjoi tingujt e ujit prej gjumit e preku rrezen e diellit nė syzit e bimės nė dritare. Diēka ish ndalė nė ajėr e priste nė heshtje si shpatėpėr tė ra.
    Vetėm atėherė u kujtue se koha nuk kishte kthye bashkė me tė nė plang.

  16. #16
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,559
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Hoqa Fletėn e Librit tė Parė

    Hoqa fletėn e librit tė parė
    Prej faqes sime dhe mbetėn fjalė tė paemėn.

    Dola jashtė e ndeja nė shqimthin e derės
    Dhe vrejta fiqtė e hindit me ferra
    Nė vjeshtėn time.

    Shpirtėnt e rinisė larg korpit endeshin
    Me fleta gjethi pa pushini shullajave.


    Motiv i Vjetėr nė Kthim

    Shtatė vasha u ēuen peshė
    Kur ngjyra e korbit fluturoi
    Pėrmbi shtyllėn e jetės:
    Sqepi i dukej i verdhė, gati i bardhė
    Mes pendlave tė zeza.

    Shtatė vasha u quen peshė
    E u turrėn vrap me funda
    Nė duer sa qethi mbas korbave
    E vetėm me za i tretėn si plafa tė murmė
    Nėn karmat e vendit tim.

    Po s'erdhėt ju, vasha,
    Kur tė zbardhen pusat e ujit
    Nė lumė pėrpara agimit,
    Ngurzohen edhe duert e foshnjeve
    Nė palare.


    Retė e Oqeanit

    Eci krahas me to
    Nėpėr ditėn e gjatė.
    Aty ku vete
    Asht skaji i kohės sė matun
    Me rrahje zemre milionėsh
    Nė kėrkim tė nji emni.

    Retė me rrajė thella nė det
    Rriten e bahen lisa:
    Ndėr gryckat e tyne fantazma
    Konkisdadorėsh
    Vjelin pemė.


    Fuqia e Konės


    Ngjyra e verdhė e fletėve
    Shkurtoi dritėn nė faqe tė veta
    E tė katundit jugor mbi kodrinėn
    Bote sė kuqe.

    Para derės rrin Kona
    Me barrėn e randė nė gji,
    Dashunon rrezet e pemėve tė vokta

    Nė kanistėr
    Para burrit kalamendė gjumi.

    Tjerr Kona nė furkė:
    Ngrohtėsia e pejve tė leshtė shpėrtheu
    Prej gishtavet
    E lėvizja e fėmijės nė parzėm
    E dridhi nė kėnaqje tė paskaj


    Aty si tash para se me ardhė Fiset


    Aty si tash para se me ardhė fiset
    Ishe
    Me tambėl nė plasaritjen e currave
    e me themele nė ujin e njelmė.
    Tė dhanė vetėm njė emėn: Shkodra.
    E tė thirrėn qytet me kunora
    E tė hodhėn pėrkrye gur e hekurat e para.

    U zgjove e pėrgjakun sa herė
    E u kqyre nė pasqyrėn tande.
    Me emėn grueje u lave ndėr ujna
    T'lumenjve dhe ndeje me petka tė reja
    Nė shkamb
    E ndritun ballė diellit mbi fusha.


    Motiv Arbėresh


    Nė driza janė gjarpij't e zez
    E ti je e xhveshun nėn diell.
    Nė driza janė gjarpijtė e zez
    E rrijnė buzė nė buzė,
    E rrijnė buzė mė buzė,
    E jeta e tyne ashtė e bardhė,
    E bardhė e bardhė nėn diell,
    E jeta e bardhė e bardhė,
    Nėn diell e bardhė, e bardhė.

    Mjaltėzat lagin me mjaltė
    Gurzit e prrojeve tė thata.


    Drekė Malsore


    Sot ashtė marrė njė gjak.
    Dy plumba lėshuen pėrdhe njė burrė.
    Sot ashtė marrė njė gjak.

    Nėn tunin e spatės
    Pėlset rrashta e kaut te prroni.
    (Drekė tė mėdha po bahen sot!)

    Sot ashtė marrė njė gjak.

    Gjama e burrave tėrbueshėm
    Pėrzihet me erėn e mishit ndėr zjarme.
    E gjethi i Vjeshtės bie i djegun mbi kapuēat e bardhė
    Ndė tryeza, jashtė

    Natė. Nė vorrezat mbi kodėr
    Tokė e re, hanė e re.
    Ujqit janė ulė prej malesh
    E pijnė gjak nė pėrrue.


    Mosha e Qenit apo Ditėlindja


    Kremtuem gjith natėn i ri e i vjetėr kohėn
    qė vdiq e vrame nė mue.
    E thanė: askush s'do tė lypi gjak
    pėr tė.

    Ajo nuk ishte festė, por drekė!

    Nė mėngjes mbas dere qentė
    me sy keqardhės e tė butė
    nuk pritshin eshtna, por mue
    me u nisė me ta shtigjeve bri lumit
    teposhtė.


    Mbramja ashtė Larg


    Mbramja ashtė larg
    e ti je atje mbi kodėr tė blerueme
    ku gurzit qė bashin zhurmė
    i pėrpiu dheu.

    Ti je atje me tė bijėn e heshtjes
    e me shoqe tjera e mendon pėr mue.
    Unė jam nė detin e tingujve

    e ndėr gjujt e mij ndieva
    peshen e tramit tue u ndalue me turr.
    Mandej i lėshova vendin njė tė vjetri
    e mes tallazit tė krahve thashė:
    mbramja ashtė larg e ti andej lumit.

    Heshtja prek qiellin me dorė
    E ti atje mbi kodėr tė blerueme
    njeh gjurmėt e diellit npėr qiell.


    Lule


    Sonte mė lajmėruen se ka vdekė njė njeri
    Prandej jam i trishtueshėm, Lule.

    Dashunia ashtė e vetmja shtyllė guri
    Kur andej gardhit fluturojnė
    Shėgjetat e akullit.

    Dy zemra bashkė janė ma rrufeprojse
    Se dy shpata tu pėr tu
    Me teha pėrjashta
    Ideja e sosjes, Lule,
    kur je ti pranė ik si shpend i egėr
    andej kah vjen terri.


    1925 - 1992
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Ifigjeni
    Anėtarėsuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    Dikund ne bote
    Postime
    17
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    MARTIN CAMAJ


    (Marre nga botimi dygjyhesh "Me pendlat e korbit te bardhe", te perkthyera ne gjermanisht nga Hans Joachim Lanksch. Cikli ehste botuar ne suplementin letrar FjalA te TemA)


    Nji zog lėngon

    Libri i besimit tė shpendve thotė”
    ēdo zog shtrin krahėt e vdes mbi bar,
    ndėshkim pse preku kufijtė e ndaluem
    mes qiellit e dheut.

    Nji zog lėngon pėr vdekje mbi bar:
    gjethet ndėr lisa janė zogj e shokė
    tė pambėrrishėm
    e losin me dritė e diell

    larg dy gur mullijsh qė bien
    si mbas ligjit njeni mbi tjetrin
    pa za.


    Nata e koncertit

    As bora nuk asht e bardhė nė kėtė muzg.
    Gjindja me kambė tė randa vrapon
    kah dritaret e tingullit.

    Nė sallėn e koncertit edhe diktatorėt
    marrin vesh masėn e instrumentave.

    Ndėgjuesit veshė-imėt mbyllėn sytė
    e kapėn currila pullazesh tė lashta,
    djegie qytetesh e drush tė thata.
    Nė tempon e dytė gzhatshėm era
    pėrkuli grunin deri nė tokė.

    Nė sallėn e koncertit edhe dirigjenti
    symbyllė s’pau tjetėr pos tingujsh
    tė ndezun mbrenda nji rrotulle terri.


    Nji stinė e humbun

    Verės sa nji mėngjes me vesė
    nuk ia pau kush ballin simjet
    me sy tė pėrlotun tė sjellun
    kah mali.

    Vjetit nuk i mungon asnji ditė
    nė kalendar e i dhimbet
    e mbramja pikė e dyllit nė djegie:
    e sotmja ka ndijen e dridhjes
    sė fletėve tė shqemes
    para dhambėve tė sutės.


    Mospėrfillje

    Mbas mjesnate hana derdhi rrezet
    prej majes sė shkambit deri nė lumė.
    Mbasi qė u ngi me gjumė
    kėndon qokthi ndėr rreze:
    sytė, dy pika uji, ndrisnin dhe kanga
    pikon nė luginė, nė terr.

    Dikush buzė lumit n’agim gjeti
    sqepin e thyem tė qokthit e tha:
    dam! Kqyre kėtė tingull qė ra
    e plasi nė gurė.



    Vdekje – krizėm

    Vdekje – krizėm
    e nji flete gjethi tė thatė,
    ku tė thom te skaji i dheut
    pa krizantema nė dorė mė prit.

    Prit, dallėndyshė e shtangun
    me fletė mbi valė, frymėn time

    pėr t’u ēue nė ajėr
    me pendlat e korbit tė bardhė.


    Malli pėr jetė

    Lyp dashuninė e syve tė mbyllun,
    dy molla tė tejpashme
    me bėrthamė zjarmi nė mes.

    Zemra e qindrueshme
    rrok mallin e pamort
    e pika shiu bien
    mbi rreshpe tė pangishme.


    Ēka i duhej Uliksit Itaka pa grue?

    Malli, dėshirė e pėrjetės
    e jo mallėngjimi, gurgull frymėshkurtė
    e joshi Uliksin me kthye i kulluem
    atje kah ishte nisė. Nė ravgime tė paskaje
    shtjerri edhe tė mbramin petk qė kishte
    amzėn e pashlyeshme tė vegėve ullini
    dhe tė duerve tė grues.
    Shtjerri edhe petka tjera leshi e lini
    e fjeti ndėr tesha tė hueja, Uliksi,
    kur harroi amzėn.

    Homerit s’i erdhi ngoje me thanė
    pėrse Penelopa endte pėr tė me duer tė veta
    petkun magjik tė kthimit.
    Homeri i pėrngeshėm u kull kujtueshėm e tha:
    Uliksi e Itaka pa grue – dy krena binjokė dhie
    Me nji bri tė thyem: punė e pakryeme.


    Ditė shiu nė Merturin e Gurit


    Bariu krah-thatė te ura e zjarmit lodhet
    ndėrmend
    pėr dhitė damtare pėrjashta:
    nė gotėn e ēveshun drite grihen syzit
    e hardhiave nėn gurė e unurė.

    Dhe tret ndėr andrra tė pėrhime:
    mbi rrasat e gurit nė Mertur
    plasin sytė e sqepve grimė-grimė
    nėn dhambėt e ujqve,
    kokrra groshe e drithi nė palaré.

    Gjeli kėndoi nė tra
    e u zgjuen prej gacash ndėr unė
    pendlat – bletė e gretha bashkė:
    mija zane plasėn nė trutė e bariut.
    Dhe u ēue krejt dheu nė kambė
    me lata e topra edhe armė tė vjetra
    e u lėshuen ndėr ujq.

    Mejti shiu nė Merturin e Gurit
    dhe dielli u ndejt nė perėndim
    me rreze tė lodhuna
    nė mishin e ujqve mbi dhambėt e majeve
    kortarė-kortarė.


    Dimėn

    Flokėt e borės ndėr grykcat e lisave
    e krahnjerri e i pėrjargun ndėr degė.
    Syni kėrkon flakėn e fshehtė,
    vjedulla strofullin
    nė gjijtė e rrajėve dhe kujton
    ngrohtėsinė e frymės
    nėn lėkurėn e deles sė bardhė.

    Iriqi me therra tė nguluna n’mish
    digjet pa flakė
    mbrenda katėr ballnave tė dheut.



    Gjarpni e grueja

    Ajo mbramė harroi trupin e vet
    zbuluet
    e nė mėngjes e gjeti pikturė tė varun
    nė murin e gjanė dhetė pashė:
    e kqyri dhe e kqyri e u zhduk.

    Petkat e saj teren buzė detit
    me kėmishėn e gjarpnit mbi gurė.
    Shtėrpia tha se vjen prap, ajo,
    Deri mbasdite.

    Mbasdite vonė, gjarpni i rrejtun
    doli prej nėngurit
    e iu zgėrdhesh vetmisė ndėrsy,
    veshi kėmishėn e vjetėr e shkoi
    me fjetė.


    Bleta nė veri

    Kundėr thanjes sė Herodotit
    si mbas tė cilit andej Istrit
    nuk gjallnuekėshin bletė. –
    Libri V, I

    Doli agimi e avulli
    zbuloi trajta tė ajthta
    para derės sė Veriut.

    Sytė e errėt mbas njė nate
    pa gjumė
    u prirėn andej Istrit e panė
    si me qenė nė Jug
    bletė pėrpara zgjonit me krahė ari
    gati me u lėshue fluturim

    kah rrezet pėr net tė mungėta.


    Dėshtimi

    Nuke ēova zanin nė kor
    aty ku duhej: prej frike, turpi?
    “Atėherė, del jashtė! – Mė tha mjeshtri.
    – Del jashtė!”

    Prej tė mbramit rresht nė fund
    u shkėputa, spec prej vargut nė tra,
    e njeha shkallėt nji nga nji
    deri nė fund,
    nėn dhé
    me peshėn e njiqind syve nė krahė.


    Kona

    Askush tė mos pyesė pėr pritėn e fshehtė
    mes dy shkambijve!
    Sendet nė kohė i mbulon cipa e hollė
    e avullit qė ishte ujė mes dy shkambijve:
    edhe kanga e humbi melodinė e vet,
    Kona e vogėl.

    Mos e sjell kryet andej
    e le tė bahet fshehėsia
    rreth i pėrkryem hekuri.


    Ndėr mija trajta ideja

    Prej dite nė ditė nji tingull
    treqind e gjashtėdhjetė herė,
    prej zgjimi nė zgjim

    frymė mali n’pullaz
    ose trumcaku lypės meli
    nė dritare.


    Nėn hijen e sendeve

    Nėn hije ku sot mbasdite pushova
    e kėputa fije bari n’mendim,
    cicrrojnė bujqit e natės.

    Pranė votre ndigjoj plasje
    bishtajzash
    gjineshtre nė parzėm.



    Retė e oqeanit

    Eci krahas me to
    nėpėr ditėn e gjatė.
    Aty ku vete
    asht skaji i kohės sė matun
    me rrahje zemre milionėsh
    nė kėrkim tė nji emni.

    Retė me rrajė tė thella nė det
    rriten e bahen lisa:
    ndėr grykcat e tyne fantazma
    konkisdadorėsh
    vjelin pemė.


    Ai mal akulli ndan kohėn


    (Ai mal akulli kish nji emėn,
    nji emėn tabś!)

    Para se tė mbylleshin sytė nė gjumė,
    pashė malin e akullt tė bardhė
    te kambėt e mia.
    Erdhi era me diell dhe e shkrini
    e aty nėn hijen time doli nji bimė.


    Formulė mėngjie

    Lejthia lejthia lejthia
    njimijė mgjyra nė kėtė dhé
    faqja e kuqe e grues sė bardhė
    me lythin e zi nė mollėz
    nuk mė do nuk mė do
    e kaptė dhimba e kresė
    le tė vijė e tė thotė:
    ma largo ma largo!

    Lejthia lejthia lejthia
    andrrat e mia andrrat e mia
    i lumi unė pėr ty
    mė le shteg me folė:

    Peni i kuq nė rremb
    e liga larg trupit tand
    shkėndija shkėndija nė gurė
    zemra i plastė sy-grizhės
    shkėndija shkėndija n’unur.

    Natė e vetima plastė
    mbi malin e thatė
    mbi andrrėn e keqe!
    Lejthia lejthia lejthia
    e liga ndėr leqe!



    Dreni plak

    Barijtė tradhtisht e lanė shkret bjeshkėn
    pėr ngrohėsinė e vėrrijeve.
    Dirgjen shtigjeve tue folė me za tė naltė
    punė grash e qeshin
    me ujin e prronit zhgrehshėm tue u derdhė,
    prej pusi nė pus.

    Dreni plak ēoi kryet prej dheut tė djegun,
    e vrejti gjethin e zverdhun. Mandej
    shkoi e u kap me tė bijtė pėr punė
    drenushash.

    I thyem e la edhe ai bjeshkėn e ndoqi
    gazin e prronit teposhtė, shigjetė zjarmi
    mėrgues pėr vendet e vuta e bar dimni
    qė kurr nuk ka me e prekė!

    Kur e vranė, barijtė i hapėn qepallat
    e i panė ndėr bebza
    shum drej tu pi currila uji.


    TĖ PABOTUEME


    Shkushullim

    Kush iu kujtue territ
    qė bie nė luginė mbas fikjes sė yjve
    para agimit?
    Shkatrruesi i vetes, nji krip-bardhė
    e gjeti se koha e mungėt
    mes dritave
    i hyn pėr palcė gurit
    dhe ashtit njerėzor.

    Terrin mes dy dritave
    s’e duron ylli qė shkoqet,
    as njeriu.



    Skulpturė me sy krype

    Mjekėr-pakrehun plak
    dhe i shkujdesun me qafė tė vjedhun
    atleti

    shikon pėrmes dy kokrra krype
    nė largėsi
    dhe hana as dielli s’u ndalėn
    nji timtė, dy tri mijė vjet,
    nė shtegun e prendimit
    me i ndritė.


    Fije mėndafshi


    Fije mėndafshi n’ajėr nxe
    nga dielli i mbasditės
    ndalen e rrijnė pezull
    pėrmbi vetminė e dheut

    mandej ulen e lodrojnė
    ndėr veti mashkull e femėn
    nėpėr sende qė ndryshe
    nuk bien askurr nė sy.

    Nė muzg kur ulet era
    pushojnė fjollza fjollza
    bardh, mbi thepa drizash
    krahas me lule.



    Djega e vjeshtės sė dytė

    Nė lulimin e mbramė
    drandofillja ndrroi bulzėn
    prej saj zbėrthyen fletė vezake.

    Njomza nė vjeshtė, e shkurtė,
    rrezja e fikun nė sy tė ligshtė
    nuk ishin sendegja tė trishta!

    Djega e lashtė, egoiste,
    vesė mėngjesi ndėr gjethe t’zverdhuna
    shkrihej me dyllin e tretun
    dhe ulej ndėr rranjė.



    Vrasja e poetit


    Liria e fshehun mbas vargjeve
    tė poezisė
    nuk ishte vetėm:
    para tyne rrishin galuc roje
    shpend mishngranės
    me fytyrė njerėzore.

    E ti ishe pėr ta nji bletė
    tue u rropatė kah drita nė qelq,
    andej kufijve tė botės
    njerėzore.



    Ishulli


    Ēdo hymje n’ishull u mbyll
    spitali dyer hekuri u mbyll
    e ēmendorja pėr qen, pranė.

    Pėrmbas horizontit – heshtimi,
    mes flokėsh kaēurrela resh
    zbardhen sy qeni
    nė suazėn e veshėve lopata.

    Banorėt e ishullit enden
    shkushullueshėm
    nėpėr ishull sa nji qeth buke
    nė hartė
    para qenit tė sėmunė,
    enden me vargoj qeni nė dorė
    dhe era u vjen djersė qeni.


    Nga Pleqnime mė vete

    Tha i urti:
    ēdonjeri asht nji ngjyrė
    e na hije nė tė
    prej bardh deri n’zi

    Krymbi i mėndafshit


    Fijet e bardha tė mėndafshit ndahen prej zemrės sė krymbit qė vdiq vetėm nė pallatin mbas malit. Asht koha e korrjeve: edhe ara xhveshet pėrpara dimnit plak e jo ma nusja para djalit tė ri! Asht koha e pleqnimit mė vete.
    Nuk janė caqet qė pėrcaktojnė kohėn, por mosha e njeriut tė urtė! Rėmimi fillon me nji gjalm dy ngjyrash: bardh e zi. Dhe ankohet i urti: askush s’mė ndihu tė shoh me kohė fillimin e sosjen e fijeve nė gjalm e mbeta nėn hijen e sendeve. Nė vjeshtė kundrova besėlidhjen mes jetės e vdekjes prej punėvet tė parėve mij qė ruenin petkat e mira pėr mort dhe hynin nė nji vorr brez mbas brezi:
    Eshtna ndėr eshtna ndėr shtresa petkash tė leshta!


    Gjarpinjtė


    Gjarpinjtė u banė gur nėn tokė pėr t’i qindrue dimnit. Shqarthi fle nė bigėn e shkambit e gjallnon me dhjamė tė vet si shumica e njerėzisė qė nuk i ngre sytė pėr tė kėqyrė si retė e vėrshojnė dritėn e hanės pėr tė pru terrin mbi ne. Asht koha e pleqnimit mė vete.
    Edhe i urti rrėmbehet ndjesish apo nga frika? Ai ul kryet e thotė: e di se nuk jam vetėm, parandjenje, shpirt i lezėm si frika! Edhe kur lumi tė ngrihet akull nėn kambė, na do tė qindrojmė aty te zanafilla. Zemra m’a ndien se nuk do tė jem njė zog qė rrah flatrat vetėm njė verė!
    dridhe Like dridhe
    :^xhan2

  18. #18
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    5,085
    Faleminderit
    112
    122 falenderime nė 102 postime
    Mal i rrexuem

    Ne oren gjashte t’agimit
    i qindronte aty shtrengates
    Ne mjesdite u shkoq pylli
    mollza e faqes, e ra ne lume

    Ra dielli e ndriti dhene e ri
    rraje te shkyeme, lisa te percame
    e sosjen ne vetedijen time

    Banoret e malit perballe pyeten:
    vend i brishte, ku t’i fshehim syte
    ne ballin tand pa lisa?


    Nje poeti te sotem

    Rruga jote a e mire;
    Parkat jane fytyrat ma te shemtueme
    te miteve klasike. Ti nuk shkrove per to
    por per rasa guri e balle njerezore
    me rrudha shum e per dashunine

    Vargjet tua jane per t’i lexue ne heshtje
    e jo para mikrofonit
    si te cetes se poeteve tjere

    zemra
    ndonese nen shtate lekura
    akull,

    akull
    ndonese nen shtate lekura.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  19. #19
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Lightbulb Martin Camaj - Rrungaja ne mars

    E kushdi, kush vjen ma

    ............................................ pare!

    Ngrija apo fryma e detit?

    Mes nesh bie mjegulla dhe erret
    nder sy qafza e kemishes
    mbi parzmin veruer.
    Mange te gjana u fryne me ajer
    tue nga neper lume e zdathun n'uje
    ne grohtesine e gushtit.

    Kore e vonueme --- beli yt i holle,
    mos u perplas per rrezet e diellit,
    mos e ndal fjalen ne gjuhe, flori.

    i vjedhun. Kokrrat e sheges s'e plasen
    levoren, te hollueme si leter cigarje,
    e prit nande muej me u skuqe ato
    prej turpit. Mbas levores

    mali mjedis.
    E kushdi, kush vjen ma

    ............................................ pare!

    E ne mos ardhsha, eja e me prit
    sa te prita nje bore
    te rrungaja ne mars.

    Sille mandej faqen e librit,
    e qenies sate grueje me zemer.
    Ne mars ka me u ndale edhe koha
    ne syzit e pacelun t'hardhise dhe kokrrat
    e shiut, t'imtat e motit, ke me i nda
    tue keqyre ne lume nese ban pune dore,
    arno, sharno, nje ti- nje uji,
    nje ti- nje uji, nje ti.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,315
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    MARTIN CAMAJ (Biografi)

    Figura e Martin Camajt si studiues dhe shkrimtar zė njė vend tė shquar nė kulturėn kombėtare shqiptare. Ndonėse ai jetoi larg lexuesit tė tij natyral dhe i munguan efektet e recepsionit, prapėseprapė letėrsia e Camajt e pėrmban mjaft tė gjallė bashkėbisedimin me lexuesin e tij shqiptar. Siē ėshtė shprehur edhe vetė, ai ka qenė i dashuruar me gjuhėn shqipe dhe i shfrytėzoi nė maksimum mundėsitė e saj shprehėse.
    Martin Camaj lindi nė Temal tė Dukagjinit mė 21 korrik 1925. Ai mori edukatė klasike nė Kolegjin Ksaverian tė Shkodrės, tė drejtuar nga etėrit jezuitė. Mbas pak kohėsh, pėr shkak tė vendosjes sė regjimit komunist nė Shqipėri, Camaj do tė arratiset nga vendi pėr nė Jugosllavi, ku ia del tė regjistrohet si student nė Universitetin e Beogradit. Atje mėsoi italianistikė, romanistikė, teori letėrsie, gjuhė klasike dhe sllavistikė, njė botė e re kjo pėr njė intelektual si ai, tė edukuar nė Shkodėr.
    Largohet nga Jugosllavia nė verėn e vitit 1956. Shkon nė Romė, ku studion sėrish dhe doktorohet. Nė Romė ndjek rrethet letrare tė kėtij qyteti, ku njihet edhe me autorėt emigrantė nga vende tė ndryshme lindore, rusė, rumunė dhe sidomos me poetė balltikė. Ishin tė gjithė anėtarė tė njė PEN-klubi me qendėr nė Londėr. Atje nėn kujdesin e Koliqit bėhet kryeredaktor i revistės "Shejzat" (1957-1975) dhe studion sė afėrmi botėn arbėreshe.
    Mė 1961 transferohet nė Mynih (Gjermani), ku specializohet pėrfundimisht nė gjuhėsinė shqipe, duke mos u shkėputur nga letėrsia. Camaj u bė profesor i gjuhės dhe i letėrsisė shqiptare nė Universitetin e Mynihut dhe mbeti atje gjithė jetėn, deri sa vdiq, mė 1992.
    Kontakti me kulturat e ndryshme perėndimore, njohja e poezisė moderne tė poetėve mė tė njohur botėrorė (Camaj ishte njohės i shumė gjuhėve tė huaja), ndikuan nė formimin e tij kulturor, ndėrsa vepra e tij, qoftė nė prozė apo nė poezi mbėshtetet tėrėsisht nė gjuhėn shqipe dhe si pėrmbajtje i ka rrėnjėt nė kulturėn shqiptare, sidomos nė mitin e trashėguar. "Prandaj nuk ėshtė e rastit qė Camaj zgjodhi pėr tė banuar njė vend tė shkėlqyer, me atmosferė disi tė paqme e tė virgjėr shtėpijake, si alpet e Bavarisė, qė ēdo ēast i kujtonin malet e thepisura tė vendlindjes, ku nuk mund tė kthehej kurrė", shkruan studjuesi i njohur Robert Elsie.
    STUDIMET
    Nė tė njėjtėn kohė Camaj ėshtė edhe njė ndėr albanologėt mė tė shquar, kryesisht me punimet e tij mbi gjuhėn shqipe, historinė dhe tė sotmen e saj. Ndėr studimet kryesore mund tė pėrmenden: Meshari i Gjon Buzukut, Romė 1960; Tekst mėsimor i gjuhės shqipe, Wiesbaden 1969; E folmja shqipe nė provincėn e Avelinos, Firence 1971; Gramatika shqipe, Wiesbaden 1984; si dhe antologjinė Kėngė shqiptare, Düsseldorf 1974.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. IN MEMORIAM: Martin Camaj
    Nga NoName nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 17:04
  2. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 11:03
  3. Martin Lings
    Nga [xeni] nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2006, 23:45
  4. Jep dorėheqjen av. Martin Vulaj nga kreu i K.K.SH.A
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 10:32
  5. Devocioni i Martin Luterit ndaj Shen. Marise
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-08-2002, 08:43

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •