Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 156 prej 156
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Postime
    285
    Qenka interesante te shohesh njerez si japin mendime disa here edhe utopike e banale.
    Nese do kishte qene SIDA e krijuar per ta shu nje rase, atehere ajo nuk do te ishte e perhapur net ere boten! Nuk e dij si mund te gjykoni disa me nje miopi te tmerrshme!
    Po edhe nese do te ishte nje ilac I zbuluar atehere do te ishte e mundur qe edhe fitime me te medha te realizoj nje fabrike apo shtet qe eka zbulu ate se sa duke shit disa gjera irelevante.
    Prezervativet jane nje gome dhe nuk eshte e tille e thene nga asnje Zot(e them keshtu sepse muslimanet nuk po I thone me kete emer Zotit por allah po I thone).
    Nese do te kishte thene Zoti qe edhe ne mardhenjet seksuale te perdoret goma atehre besoj se edhe Papa do e kishte leju nje gje te tille.

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Jehonn
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Postime
    56

    Thumbs up U zbulua origjina e semundjes SIDA (AIDS)

    Pere here te pare nje grupe shkenctaresh nga nje afrika e jugut ia arriti te zbuloje origjinen e kesaj semundje ngjitese qe e kaploi boten.

    Rezultatet tregojn se kjo smundje ka ardhur permes kontaktit te njerzvz me perzirjen e viruseve me majmunin te cilin ne afrike e konsumojn ende popullsia.
    Ka mundesi qe virusi eshte bartur tek njeriu qysh me mija vjete kur djate gjuetise njerzit kan marrur plage dhe ne kontakt me gjakun e majmunit ka shkaktuar deformimin e gjeneve tek njeriu e qe me von ne kohen moderne afrikanet te cilet jan bartur si skllaver sidomos ne kontinentin e ri kan bartur kete virus me vete dhe ne kontakt me te bardhet(mardhenje seksuale) kan shpernda virusin e panjohur deri tani.
    Tani shkencetaret shpresojn se me kete zbulim do ia arrijn me shpejt te gjejn nje vaksinim kunder kesaj smundje vdekjepruese
    .

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    HIV/AIDS, testohet vaksina qe pengon perhapjen

    Nje grup studiuesish kane deklaruar se nje vaksine eksperimentale kunder virusit HIV ka nderprere per here te pare rrezikun e infektimit.

    Vaksina, nje kombinim i dy vaksinave te tjera te eksperimentuara me pare, u provua tek 16 mije persona ne Tajlande, ne eksperimentin me te madh te bere ndonjehere.

    Studiuesit kane zbuluar se ajo ka reduktuar me pothuajse nje te treten rrezikun e prekjes nga HIV, virusi qe te con drejt AIDS.

    Eksperimenti eshte konsideruar si nje arritje shkencore shume domethenese, por vaksina globale per semundjen e shekullit duhet ende te vije.

    reference: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=162942&ref=fb
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Postime
    10
    Citim Postuar më parë nga Jehonn Lexo Postimin
    Pere here te pare nje grupe shkenctaresh nga nje afrika e jugut ia arriti te zbuloje origjinen e kesaj semundje ngjitese qe e kaploi boten.

    Rezultatet tregojn se kjo smundje ka ardhur permes kontaktit te njerzvz me perzirjen e viruseve me majmunin te cilin ne afrike e konsumojn ende popullsia.
    Ka mundesi qe virusi eshte bartur tek njeriu qysh me mija vjete kur djate gjuetise njerzit kan marrur plage dhe ne kontakt me gjakun e majmunit ka shkaktuar deformimin e gjeneve tek njeriu e qe me von ne kohen moderne afrikanet te cilet jan bartur si skllaver sidomos ne kontinentin e ri kan bartur kete virus me vete dhe ne kontakt me te bardhet(mardhenje seksuale) kan shpernda virusin e panjohur deri tani.
    Tani shkencetaret shpresojn se me kete zbulim do ia arrijn me shpejt te gjejn nje vaksinim kunder kesaj smundje vdekjepruese
    .
    habitem me kete zbulim pasiqe deri tani jemi mesuar me faktin se origjina e kesaj semundje pervec faktit qe vinte nga majmuni qje qe tani nuk eshte e re thuhej se shperndarja e saj ne toke ishte si rezultat i marredhenieve homoseksuale

  5. #145
    HoneY-BunnY √
    Anëtarësuar
    10-10-2009
    Vendndodhja
    Mbi re...
    Postime
    2,710

    1 Dhjetori - Dita ndërkombëtare e SIDA (AIDS)

    Sot,me 1 Dhjetor eshte Dita Nderkombetare kunder AIDS.
    Në mbarë botën aktualisht janë rreth 33 milion njerëz të infektuar me virusin e HIV-it. Në ditën ndërkombëtare të SIDA-s, kujtohet impakti që ka shkaktuar kjo sëmundje në jetët e të gjithë banorëve të tokës dhe në politikën publike, që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e deri në Afrikë. Më shumë se 500 mije persona kanë gjetur vdekjen nga sëmundjet e lidhura me SIDA-n në SHBA në 27 vitet e fundit. Në fund të vitit 2005, pothuajse një milion amerikanë u diagnostikuan me virusin HIV-AIDS, që nga koha kur u zbulua për herë të parë, në vitin 1981.

    Ndërkohë që pikërisht në ditën Botërore të AIDS-it, një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara bën të ditur se testimi i hershëm dhe kurat e vlefshme mund të rrisin numrin e foshnjave të ekspozuara që i mbijetojnë sëmundjes. Raporti në fjalë thekson se nevojiten më shumë fonde për të siguruar kushtet për për testim për nënat që janë të infektuara me HIV, gjithashtu edhe kushtet për marrjen e medikamenteve, dhe ato testimin e nevojshëm të foshnjave për praninë e virusit në organizmin e tyre.
    Semundja e shekullit po perparon me hapa te shpejte
    .Me gjithe ato fushata sensibilizuese,njerezit perseri gabojne.Pse ndodh kjo gje??


    Ps.Shpresoj ta kem postuar ne vendin e duhur
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga aMLe : 01-12-2009 më 04:24
    U come 2 love not by finding the perfect person,
    but by seeing an imperfect person perfectly.

  6. #146
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Citim Postuar më parë nga aMLe Lexo Postimin
    Me gjithe ato fushata sensibilizuese,njerezit perseri gabojne.Pse ndodh kjo gje??[/B]
    Nuk jan vetem njerzit qe gabojn,por dhe fati i tyre qe i ironizon ata!

    Ska faj dikush qe shkon te dentisti sepse dhemballa po ishkaterron tmerrsisht shume dhimbje dhe me an te nje injeksioni pas pak kohesh rezulton me HIV.

    Ska faj dikush qe eshte aksidentuar dhe ka nevoje per gjak dhe cuditrisht gjaku qe merr ka pasur nje HIV te parigjeneruar dhe brenda trupit te tij fillon te lulezoje cdo dite e me shume.

    Shume e shume raste te tilla te pafajshem,qe meshira e fatit i godet!

    Ctu besh disave qe vuajn na paramendimi dhe shkojn e bejn 1 mije e 1 poshtersira,gje te cilen e kerkojne vet,e therrasin si puna e Kozma Dushit "Eja o shoku im"

    Gjithsesi,ne U.S.A eshte duke u punuar cdo dite e me shume per kete virus vdekjeprures dhe shkenctaret kan arritur te zbulojne kodin e te ashtuquajtur SIDA!

    Shkencetaret ne Shtetet e Bashkuara kane koded e pergjithshme te struktures se virusit HIV qe shkakton AIDS te njerezit, sipas nje studimi te publikuar te enjten.

    Ky zbulim i madh, do te ndihmoje ne zhvillimin e strategjive per te luftuar virusin e ri me medikamente anti-virale, thane studjuesit.

    Ashtu si i viruset qe shkaktojne grip dhe hepatitit C, HIV kryen informacionin gjenetik ne rruge te vetme RNA sa te dyfishte ADN gjetur ne te gjitha organizmat e gjalla dhe disa viruse.

    Kjo e ka bere me te veshtire per ta deshifruar, sepse, ndryshe nga DNA, RNA eshte ne gjendje te perthyej veten ne modele tre-dimensionale.

    Me pare kane pasur sukses ne studimin e pjeseve te vogla te genome HIV, i cili perbehet nga dy fillesa secili permban gati 10.000 nucleotides, molekular themelore te ndertimit te dy blloqeve te ADN-se dhe RNA.
    Duke perdorur nje teknike te re, Weeks dhe koleget e tij kane prodhuar imazhe te cilat, ndersa rezolucion te ulet, shtrihen ne nje zone shume te medhe.

    Studimi, i botuar ne gazeten britanike te natyres, duhet te ndihmojne shkencetaret te zbulojne menyra ne te cilat RNA genome percakton lifecycle e virusit HIV

    AIDS erdhi se pari ne njoftim publik ne vitin 1981, kur SHBA alarmoi mjeket me lajmin e pazakonte te numrit te vdekjeve shenuar mes nje grumbulli te rinjesh homoseksual ne Kaliforni dhe Nju Jork.
    Qe atehere, ai ka vrare te pakten 25 milion njerez, dhe 33 milione te tjere jetojne me kete semundje apo virusin e HIV, i cili shkaterron qelizat imune ne trup dhe e ekspozojne ndaj semundjeve.



    Feel the pump √

  7. #147
    HoneY-BunnY √
    Anëtarësuar
    10-10-2009
    Vendndodhja
    Mbi re...
    Postime
    2,710
    Citim Postuar më parë nga Dj-GabrieL Lexo Postimin


    Nuk jan vetem njerzit qe gabojn,por dhe fati i tyre qe i ironizon ata!

    Ska faj dikush qe shkon te dentisti sepse dhemballa po ishkaterron tmerrsisht shume dhimbje dhe me an te nje injeksioni pas pak kohesh rezulton me HIV.



    Sigurisht qe nuk i bej me faj keta persona qe ironia e fatit i coi ne ate gjendje.Po flas per ata qe e dine sh mire cfare masa parandaluese duhet te marrin dhe nuk i bejne.
    U come 2 love not by finding the perfect person,
    but by seeing an imperfect person perfectly.

  8. #148
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623

    Nje Artikull interesant; marre nga Koha Jone!

    SIDA, 61 raste te reja ne nje vit
    Sonila Isaku
    E Marte, 01 Dhjetor 2009

    HIV/AIDS ka prekur 61 persona gjate nje viti. Nga 1 dhjetori i vitit te kaluar deri sot, po ne 1 dhjetor, rezultojne se jane 61 presona te cilet jane prekur nga HIV/AIDS, ku 14 prej tyre kane qene vetem ne muajin dhjetor te vitit te vitit te kaluar, kurse 47 raste jane per vitin 2009. Te dhenat behen publike nga Instituti i Shendetit Publik, pikerisht ne Diten Boterore Kunder HIV/AIDS.

    Virusi

    Me te prekur vazhdojne te jene meshkujt edhe per kete vit numerohen 33 raste, nderkohe qe 14 jane femra. "Deri ne tetor 2009 jane konfirmuar 350 raste me infeksionin HIV/AIDS, vetem gjate vitit 2009 jane infektuar 47 raste te reja me infeksionin HIV. Tendencat ne rritje tashme jane te qarta, ne krahasim me vitet e meparshme", tregojne te dhenat e ISHP-se. Sipas ketyre te fundit virusi HIV/AIDS nuk eshte i importuar, por se fundmi po qarkullon brenda Shqiperise. Ndryshe nga vitet e shkuara, virusi i rende infektiv po qarkullon brenda vendit. Sipas tij, menyra kryesore e transmetimit mbetet rruga seksuale. Keshtu, nje fakt i tille flet per perhapje te shpejte te semundjes ne vendin tone, cka rrit alarmin per nje gje te tille. Ndaj, mjeket infeksioniste i sugjerojne popullates qe te jene vigjilente, te mbrohen ndaj rreziqeve te mundshme, duke perdorur mjete mbrojtese gjate marredhenieve seksuale. Gjithashtu, per perdoruesit intravenoze te drogave, kerkohet mjaft kujdes.

    Keshillat

    Mjeket infeksioniste keshillojne qe te gjithe ata qe dyshojne, por jo vetem, te kryejne sa me shpejt testin qe ofrohet falas ne disa qendra. Megjithese eshte fakt qe virusi vdekjeprures qarkullon brenda vendit tone, se fundmi bazuar ne numrin e personave te diagnostikuar dhe te raportuar, Shqiperia konsiderohet ende si nje vend me prevalence te ulet te infeksionit HIV. "Megjithate, tendenca ne rritje e numrit te rasteve dhe vleresimet sugjerojne nje numer me te madh te rasteve te pa diagnostikuar", deklarojne specialiste te Institutit te Shendetit Publik. Vlen per t'u permendur qe vetem kete vit, numri me te madh te rasteve e kane grupmoshat 25-40 vjec.

    Burimet

    Sipas raportit me te fundit publikuar nga ISHP, meshkujt vazhdojne te perbejne numrin me te madh te rasteve, ose 243 prej tyre. Ajo qe verejne mjeket infeksioniste, lidhet me faktin se verehet nje rritje e numrit te femrave me HIV pozitiv, shifer qe ka arritur ne 107 raste. Madje, nga rastet e reja te diagnostikuara ne vitin 2009, 14 prej tyre jane femra. Sa i perket menyres se infektimit, transmetimi seksual vazhdon te jete rruga kryesore. Keshtu, 287 paciente jane infektuar pikerisht me kete rruge. Nga keto, pjesa me e madhe jane heteroseksuale dhe 30 raste jane homo, apo biseksuale. Po keshtu te dhenat e ISHP-se tregojne se per vitin e fundit kemi 2 femije te cilet kane lindur me kete semundje, per shkak se nenat e tyre kane qene te infektuara. Duke filluar nga viti 2007 me mbeshtetjen financiare te Fondit Global, u be e mundur ngritja e qendrave te keshillimit dhe testimit vullnetar ne disa rrethe si; Tirane, Durres, Vlore, Fier, Korce, Lezhe, Shkoder, Gjirokaster, Berat dhe Elbasan. Ofrimi i ketij sherbimi, ka ndikuar ne rritjen e numrit te personave te testuar.

  9. #149
    HoneY-BunnY √
    Anëtarësuar
    10-10-2009
    Vendndodhja
    Mbi re...
    Postime
    2,710
    Rrëfimi : Prindërit më mohuan kur mësuan se isha me SIDA

    Përgjigjet shkurt, qartë dhe prerazi. Në çdo fjalë që thotë duket pendimi për veprimet e papërgjegjshme që ka bërë kur ishte më e re. Ky pendim do ta shoqërojë deri në ditët e fundit të jetës dhe mbi kurrizin e saj do të rëndojë edhe turpi që i solli familjes. Bëhet fjalë për një nga pacientet e shërbimit të Infektivit në QSUT, e cila është e infektuar me virusin HIV. Në intervistë për "Shekulli"-n 30-vjeçarja tregon historinë tragjike që nga momenti kur mësoi se ishte e infektuar deri në ditën e sotme. Pengu i saj më i madh është pakujdesia dhe trauma që i shkaktoi familjes për shkak të turpit që kishte bërë.


    Doja t'ju bëja disa pyetje rreth statusit tuaj HIV pozitiv?
    Dakord, pa problem, vetëm mos më publiko me emër dhe mbiemër. Kjo do të më kushtonte shumë.


    Sa kohë keni që njiheni me statusin tuaj HIV pozitiv?
    Kam rreth 6 vjet që mendoj se jam infektuar dhe them se sëmundjen e mora jashtë vendit.


    Si jeni infektuar ?

    Nuk e di, por mendoj se kam gabuar ndonjëherë.


    Si e zbuluat që jeni e infektuar ?
    U shtrova në spital se kisha probleme shëndetësore, më vonë e mora vesh që kisha këtë infeksion, nuk dija gjë më përpara.


    Si e përjetove dhe si reagove kur të thanë që ke këtë infeksion?

    Në fillim nuk e besoja dhe e mohoja. Nuk ka mundësi i thosha vetes, por më vonë u binda, fillova të dridhesha, qaja, kisha shumë frikë, ankth, me dukej çdo gjë e shkatërruar, sikur me kishte goditur bomba. E humba përqendrimin, më zuri paniku kur mendova që do ta merrnin vesh familja. Fillova të bëhesha agresive, nuk doja të takoja askënd. Mendoja që do të vdisja, do të vuaja, por nuk ndodhi kështu.


    Pak më parë thatë që familja do të reagonte ashpër ndaj infektimit tuaj. Përse mendonit ashtu?
    E dija se do të reagonin ashpër, sidomos babi. Ky do të ishte turpi i madh i familjes dhe për këtë do të vuanin të gjithë. Në fakt, ashtu ndodhi. Babai filloi të bëhej agresiv, të më fyente, shante për turpin e madh që i kisha sjellë familjes. Por, me kalimin e kohës filloi të më mbështeste edhe familja, me kusht që kjo do të mbahej e fshehtë dhe kjo të varrosej bashkë me vdekjen time. Sigurisht që unë nuk jam më për ata vajza e tyre e mirë dhe e dashur, por të paktën do t'i kem afër deri në ditët e fundit


    Përse kjo frikë për ta mësuar të tjerët, ndiheni e diskriminuar?
    Po, ndihem e diskriminuar. Mendo, vet familja ime e kishte pothuajse të pamundur të pranonte këtë. Nëse do ta merrte vesh shoqëria ime, jam e sigurt që do të më paragjykonin.


    Përpara se ta dinit që ishit me këtë infeksion, i paragjykonit ju njerëzit me HIV pozitiv?

    Po, i kam paragjykuar, por tani e shoh që nuk duhen paragjykuar, sepse ata janë si gjithë të tjerët, nuk përbëjnë rrezik.


    Flitet shpesh që njerëzit e infektuar me virusin HIV/AIDS mundohen të infektojnë edhe të tjerët. Ju a keni menduar ndonjëherë të infektoni njerëz të tjerë?
    Është e vërtetë që shumë nga të infektuarit kanë mani të bëjnë edhe njerëz të tjerë me këtë sëmundje. Por, kjo nuk është mani e të gjithë të infektuarve, ndaj nuk duhet përgjithësuar. Unë nuk do ta bëja kurrë, do të ndihesha shumë fajtore, më mirë të vras veten se sa të marr në qafë dikë tjetër.


    Ju jeni e martuar?
    Jo, jam beqare.


    Nëse do t'ju kërkonte (propozonte) dikush për martesë, çfarë do të bënit?
    Do të refuzoja, ashtu siç kam bërë deri tani, duke gjetur arsye të ndryshme.


    A jeni të informuar sesi të mbroheni dhe të mos transmetoni infeksionin?
    Po, jam informuar dhe këshilluar nga mjeku dhe psikologu i spitalit. Marr rregullisht ilaçet dhe ndjek të gjitha këshillat që më jepen.


    Cila është dëshira juaj më e madhe dhe çfarë mesazhi mund të përcillni?
    Dëshira ime më e madhe është që të jetoj sa më gjatë. Tani që jam çdo ditë e më shumë afër vdekjes e kuptoj se sa e shtrenjtë qenka jeta. Duhet të isha treguar më e kujdesshme. Ndërsa mesazhi që përcjell për të gjithë njerëzit është se jeta është e shtrenjtë ndaj dhe ruajeni atë.
    U come 2 love not by finding the perfect person,
    but by seeing an imperfect person perfectly.

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    njerezit me SIDA nuk jane njerez me brire, prandaj kini kujdes me ke ciftoheni.

    Ka shume njerez qe kane patur jete korrekte dhe jane infektuar aksidentalisht.
    Semundje e keqe ku njerezit vuajne ne menyre te dyfishte, njera ane qe i kane ditet e numeruara dhe nga ana tjeter paragjykimet e shoqerise.
    kjo po eshte semundje , jo ato budallalliqe qe na thone per gripin e derrit

  11. #151
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Marya si shume extreme me duket kerkesa e rezultatit per HIV-en....si ta fillosh kete bisede?
    Me jep me verifikim qe s'ke HIV, Chlamydia, Gonorrhea, Herpes etj.
    Them qe mjafton ta pyesesh partnerin, nuk besoj qe njeriu qe te do, te zhgenjeje.

  12. #152
    HoneY-BunnY √
    Anëtarësuar
    10-10-2009
    Vendndodhja
    Mbi re...
    Postime
    2,710
    1 Dhjetori, Dita Boterore e luftes kunder SIDA-s. Iniciativa e shumta per te kujtuar dhe rizgjuar vemendjen per kete ceshtje.Neper sheshe zbresin mjeke, studiues, shoqata te te semureve, politikane, personazhe te spektaklit.Logoja e SIDA-s u vu edhe ne fasaden e Shtepise se Bardhe.
    Presidenti amerikan Barack Obama ka theksuar impenjimin per luften kunder SIDA-s duke firmosur nje mase qe financon ne menyre me sinjifikative programin federal amerikan per asistencen e te semureve me SIDA.Ne frontin e spektaklit, eshte ndermarre iniciativa "Lace Up. Save Lives» qe nenkupton marrjen e fondeve per te mbeshtetur programin e edukimit, parandalimit dhe asistences te te gjithe te rinjve neper bote. Protagoniste Bono, disa futbolliste te famshem dhe tjere personazhe VIP
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    U come 2 love not by finding the perfect person,
    but by seeing an imperfect person perfectly.

  13. #153
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-11-2007
    Postime
    342

    A sherohet SIDA (AIDS) me ajete kuranore e hu? Artan Krishti thote po

    http://www.shekulli.com.al/2009/10/2...e-klinike.html

    "Mashtrimet" e Kristos si mjek popullor


    I arrestuari përdorte dhunën si një nga format më të zakonshme të mjekimit në shtëpinë e tij kur priste pacientët


    F.P, tri ditë pas vizitës së kryer në ambientin e të arrestuarit dhe mjekimit u gjet i vetëvarur në banesën e tij


    TIRANË- Artan Kristo, i njohur ndryshe me emrin fetar Muhamed Abdullah Al Albani, që tashmë ndodhet në dhomat e paraburgimit në kryeqytet, nën akuzën e "nxitjes dhe propagandës për kryerjen e akteve terroriste", prej kohësh në qytetin bregdetar të Durrësit punonte edhe si mjek popullor (alternativ). Këtë profesion, sipas dosjes hetimore, i arrestuari Kristo pretendonte para pacientëve të tij se e zotëronte prej 14 vitesh. Ai iu thoshte njerëzve se studionte mjekësinë dhe teologjinë njëkohësisht, ndërsa për shërimin e të sëmurëve nga Xhindi (magjia e zezë) ai përdorte edhe metoda të dhunës. Sipas informacioneve që Shërbimi Informativ Shtetëror i ka deleguar prokurorisë së kryeqytetit, ("Shekulli" disponon një kopje të tyre), i arrestuari Kristo prej kohësh mashtronte njerëz të ndryshëm "hallexhinj", duke iu premtuar se shëronte sëmundje të rënda deri edhe SIDA- n.


    "Aktivitetin e tij mjekësore si mjek popullor, për shërimin e sëmundjeve të ndryshme me ndihmën e interpretimin e Kuranit, i arrestuari Kristo e ushtronte në rrugicën e Gjykatës së Apelit në Durrës, në një banesë dy katëshe në rrugën "Bajram Curri" të lagjes 14 në Shkozet. Për këtë aktivitet ai nuk dispononte asnjë licencë nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës"- thuhet në dosjen me nr. 2915. Sipas saj, Kristo përdorte fenë islame për përfitimet e tij vetjake duke pretenduar se është hoxhë që shëron njerëzit nga "Xhindët" (magjinë e zezë) duke u lexuar "ajete kuranore" e dhunë fizike. "Përdorimi i dhunës fizike, bëhej duke mbërthyer fort të sëmurin me persona të afërt, në klinikën mjekësore duke rrahur fort pacientin për t'i nxjerrë xhindët nga trupi i tij"- theksohet në provat e administruara në dosje. Për këto "mjekime" dhe të tjera si këto i dyshuari Kristo përfitonte shuma të mëdha financiare.


    Por në disa raste këto metoda të mjekimit kanë përfunduar në vetëvrasje, vdekje të pacientëve apo edhe dëmtime të tjera të shëndetit të personave të ndryshëm. "Më datë 11 shtator 2007 personi me inicialet F.P. nga Durrësi është vetëvarur pas trajtimeve shëndetësore të dhunshme dhe me rrahje ndaj tij në këtë qendër. Për këto arsye më datë 19 shtator 2007 janë thirrur në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, lidhjet e ngushta të Artan Kristos shtetasit me inicialet F.M.; B.M. e A.B. të cilët punonin në klinikën e tij. Ata kanë deklaruar se personi i vetëvarur F.P. është kuruar në qendrën e tyre për një periudhë 2 mujore. Ata i kanë kënduar vazhdimisht pjesë nga Kurani"-thuhet në informacionet që SHISH-i i ka dorëzuar prokurorisë. Gjithashtu, nga përgjimi i numrave telefonikë të të dyshuarit Kristo, ka rezultuar se ai mbante komunikim të vazhdueshëm me shumë persona, si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia, Zvicra etj, etj, të cilët merrnin mjekime të vazhdueshme nga "mjeku i njohur popullor".


    "Gjatë komunikimit me një "punonjës të kësaj klinike" Artan Kristo flet "në lidhje me një ilaç, që nuk ka bërë asnjë efekt dhe që ka mundësi të jetë i skaduar dhe se "po kërkojnë shkaqet, nëse vdes, djemtë e tij mund t'u thonë se, e kanë pasur këta fajin (për Kriston me punonjësit e tij). Gjithashtu, është përgjuar edhe biseda e Kristos me një person nga Kavaja, të cilit i kërkonte 12 mijë euro për t'i shëruar një fëmijë me probleme komunikimi (autizmi) duke bërë të flasë 300 fjalë. Gjatë një bisede me një person tjetër, Kristo flet për një pacientit të tij, të cilin e kanë mashtruar duke i dhënë si kurë "gjethe të ullirit""- thuhet në përgjimet që prokuroria i ka administruar dhe nuk ia ka dhënë mbrojtjes.


    Përgjimet:

    Pacienti sms Kristos: Shëndeti është gjithnjë e më keq, iku dhe dora e majtë, por më ke ndihmuar
    Një fëmijë nga Tirana vdiq pas mjekimeve

    Ndërkohë, nga këto përgjime janë faktuar raste të ndryshme, kur i dyshuari Kristo kërkonte shuma të mëdha parash, për shërimin e sëmundjeve si kancer, SIDA, probleme mëlçie, zemre etj etj.


    "Me datë 23 prill 2008 Kristo ka biseduar me një person të cilit i kërkon llogari, se pse kishte nxjerrë llafe se një fëmijë i vogël paska vdekur nga ilaçi që i ka dhënë ai, fëmija kishte mbiemrin Muça me banim në Tiranë ndërsa me origjinë nga Burreli. I sëmuri me mëlçi, pasi ka pirë ilaçin e rekomanduar nga Kristo, pas dy ditësh kishte ndërruar jetë. Në një rast tjetër, një shtetasi italian me vëllanë e tij të sëmurë rëndë, i është kërkuar nga Kristo shuma mbi 30 mijë euro për ta shëruar nga kanceri...Me datë 16 shkurt 2008, Kriston e merr në telefon një person i cili i thotë se "...Kam këtë italianin këtu në Kavajë, por, po më ankohet. Nuk më kanë bërë shërbimin thotë..."- citohet në pasazhet e marra nga përgjimet e bisedave telefonike të kryer nga SHISH-i. Gjithashtu, sipas kësaj dosjeje, përmendet edhe një djalë me banim në kryeqytet të cilit Kristo i ka kërkuar 50 mijë euro për ta shëruar, por ai ka vdekur dhe nuk u shërua.
    "Më datë 22 qershor 2008 Kristo ka marrë një mesazh në gjuhën italiane nga një person me numër +393923......, ku shkruhet : "Përveç kësaj, shëndeti është gjithnjë e më keq, iku dhe dora e majtë tani jam pa duar dhe po përkeqësohet çdo ditë. Ishalla kur të kem lekët do t'i jap të betohem nëse jam gjallë edhe nëse nuk do shërohem unë e njoh punën që ke bërë o Muhamed dhe në qoftë se nuk të kam mundur të të paguaj kjo nuk varet nga vullneti im...", përfundon sms-ja e administruar në dosje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga sdi-gja : 18-05-2010 më 09:33

  14. #154
    HIV-i në Shqipëri, në rritje konstante

    Po të shohësh ecurinë e përhapjes së virusit Hiv në Shqipëri, që nga viti 1992 e deri më sot, është lehtësisht e konstatueshme se rritja ka qenë konstante. Fakti që gjatë 2010 numri prej 41 persona është ndjeshëm më i ulët se një vit më parë, nuk përbën një të dhënë optimiste, aq më tepër që krahasuar me numrin e personave që kanë bërë vullnetarisht testin, rënia është thuajse në të njejtat nivele.
    Ndërkaq ajo që vihet re është se një pjesë shumë e madhe e personave të infektuar diagnostikohen kur kanë arritur në fazën e sëmundjes, shpjegon profesori i asociuar Arjan Harxhi, në spitalin Infektiv i cili merret prej shumë vitesh me rastet Hiv/Aids.
    "Po të shohim nga ky numër 41 rastesh të diagnostikuar këtë vit rishtazi, mbi 70 përqind e tyre jan në stad simptomatik, mbi 50 përqind e tyre janë në stadin e sëmundjes Aids. Gjë që thotë shumë në disa aspekte: që nuk funksionon testimi masiv vullnetar dhe nga ana tjetër implikimet që ka ky diagnostikim në stad të avancuar për cilësinë e jetës dhe efektshmërinë e terapisë që do u jepet këtyre të sëmurëve".
    Fakti që diagnostikimi bëhet në fazë të avancuar dëshmon se një numër më i madh personash mund të jenë infektuar ndërkohë por nga ana tjetër saktëson Harxhi, edhe efektet e terapisë ndaj tyre janë më të pakta: "Janë të sëmurë që paraqesin një sëmundshmëri të lartë, me një larmi infeksionesh, sëmundjesh oportuniste, patologji të ndryshme dhe protokolli përkatës përmban më shumë edhe në drejtim të diagnozës edhe të terapisë.Nga ana tjetër, ajo që është më e rëndësishmja është se efektshmëria e terapisë është më e pakët në stadet e avancuara se sa kur kjo terapi nis më herët".
    Dhe këtë e dëshmojnë edhe 8 rastet e vdekjes gjatë 2010 nga të cilët katër persona ishin diagnostikuar gjatë këtij viti, madje njëri nuk arriti as t’i nënshtrohej terapisë, ndërsa dy të tjerë ishin diagnostikuar vitin e kaluar.
    Profesori i asociuar Arjan Harxhi shpjegon se këtë vit edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar edhe për Shqipërinë që të rrisë pragun e trajtimit me terapi, pra që kurimet të nisin në një stad më të herët. Një gjë e tillë thotë ai mund të jetë në një moment të parë me kosto më të lartë, por në një aspekt afatgjatë nuk do të rezultojë e tillë pasi sic sqaron, diagnostifikimi dhe trajtimi më i hershëm është dëshmuar edhe nga rekomandimet si një mënyrë parandalimi gjithashtu:
    "Eshtë shumë e rëndësishme që strukturat shtetërore të shohin me seriozitet këto rekomandime për të parë cilat janë implikimet e kostos, qoftë afatshkurtëra, afatmesme apo afatgjata të këtyre rekomandimeve të reja sepse presupozohet që numri të jetë më i madh, pra dhe sasia e barnave më e madhe. Duket ndoshta në një pamje të parë sikur kostoja do të jetë më e madhe, por në vlerësimin e një kosto/efektiviteti këto rekomandime janë pozitive pasi futja më herët ndoshta ul ngarkesën e sëmundshmërisë, ul infeksiozitetin, parandalon infeksionin".
    Aktualisht janë 139 raste që trajtohen me antiretroviralë nga të cilët 14 janë fëmijë. Pjesa dërrmuese e fëijëve janë infektuar përmes transmetimit të virusit nga nëna dhe 6 prej tyre përmes gjakut.

    Armand Mero | Tiranë / VOA - 1 Dhjetor 2010
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  15. #155
    i/e regjistruar Maska e enes bajrami
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Vendndodhja
    Strug
    Postime
    78

    "sida"

    Me qenese kemi sot diten nderkombetare te SIDA-s mendova te hap kete si teme,per te biseduar paksa rreth kesaj qeshtjeje pasi shume te rinj vuajne nga semundje te tilla te cilat ne pergjithsi jane shum te rrezikshme
    Strugane

  16. #156
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17
    Raporti, OBSH: Bie numri i të prekurve me HIV

    Rreth 34 milionë vetë jetojnë me virusin HIV në të gjithë botën.

    Kjo është një e dhënë e publikuar sot nga një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku theksohet se bota ka realizuar arritje të jashtëzakonshme gjatë vitit të fundit në luftën kundër virusit HIV, por nevojiten përpjekje më të mëdha për të ndaluar këtë epidemi globale.

    Raporti, i përgatitur nën drejtimin e OBSH-së, arrin në përfundimin se numri i infeksioneve të reja ka rënë 15 për qind gjatë dekadës së fundit. Po sipas raportit, ka pasur një rënie prej 22 për qind të vdekjeve nga SIDA gjatë 5 viteve të fundit.

    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun thotë se bota është tani në gjendje ta ndalë këtë epidemi, por ai u bëri thirrje donatorëve ndërkombëtarë të përmbushin nevojën për 24 miliardë dollarë në vit për të financuar plotësisht nismat globale.

    Një raport i vitit 2005 i OKB-së, dëshmonte se jetojnë me virusin HIV rreth 40 milionë vetë në të gjithë botën, një shifër e cila në atë kohë sa vinte e shtohej.

    Nesër, në të gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e SIDA-s që daton që prej vitit 1988.

    Panorama

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema të Ngjashme

  1. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. AMC, 15 milionë dollarë detyrime ndaj tatimeve
    Nga Kinezi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 09:04
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •