Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 156
  1. #21
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Duke marre parasysh se nje nder fajtoret kryesore per perhapjen e SIDE-s ne Afrike jane komunitetet burzhoaze tanime demokratike anglo-amerikane,3 miliarde nuk jane shume para per t`u luftuar SIDA,dhe tek e fundit te gjithe e dime se e kane pune preventimi kete,se nuk duan qe Amerika e madhe te bie pre e ketij problemi global.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #22
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Une nuk besoj se SHBA ka dhene 3 miliard vetem per perballimin e AIDS biles kam mendimin se organizata jo-qeveritare si Doktoret e Botes, Doktoret pa Kufinje dhe Kryqi i Kuq (te cilat bashke me nje ser organizatash te tjera joqeveritare mendohet se kane derdhur mbi 20 miliarde dollare ne Afrike) kan bere pune shume here me te madhe ne kete zone sesa SHBA dhe BE sebashku- sigurisht me leke te shtetasve europian, amerikan etj.. Shtetet ne keto tema tregohen shume koprace sepse kujtojne se jane leke te humbura por e verteta eshte se nuk jane aspak leke te humbura, duke financuar temat e varferise, epidemive, mjedisit etj. shtetet e pasura mund te mbajne problemet jashte zones se tyre (BE duket sikur e ka kuptuar kete gje por deri me sot po financon dukshem vetem zonat qe kufizohen gjeografiskisht me te, si Ballkani dhe Afrika Veriore). Gjithashtu besoj se numri i te prekurve nga AIDS eshte me i madh se 38 milione, kete gje duket se kan konstaktuar edhe organizatat joqeveritare. AIDSI sot eshte bere edhe problem i Indise (me duket se ne Indi ka mbi 4 milione te prekur) i Azise, i Amerikes Latine dhe i Europes Lindore.

  3. #23
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shqipëria mes vendeve me nivel të ulët të AIDS


    Shekulli online

    Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të ulët të të prekurve nga ky virus. Numri i personave të prekur nga virusi vdekjeprurës HIV/AIDS, të identifikuar në Shqipëri prej vitit 1993, ka arritur në 130, 30 prej tyre kanë vdekur dhe shumë të tjerë jetojnë me këtë virus. Pesë prej tyre janë fëmijë të moshës nën 15 vjeç. Vetëm për vitin 2003 janë rregjistruar 42 raste me AIDS. Aktualisht Shqipëria shënon tendeca në rritje të rasteve të
    prekura me këtë virus, që paraqiten shqetësuese. Në vitin 2000 u diagnostikuan 10 raste të reja; gjatë vitit 2001, 20 raste të tilla; në vitin 2002 u diagnostikuan 26 raste dhe gjatë vitit 2003, 42 raste me këtë sëmundje, ku numri i femrave dhe meshkujve të prekur nga kjo sëmundje është i njëjtë. Në rast se do të luftohet për parandalimin e përhapjes së këtij virusi Shqipëria do të vazhdojë të mbetet një vend me rritje të ulët të infeksionit dhe parashikimet për vitin 2010 të jenë jo më shumë se 1 500 raste të diagnostikua dhe të raportuar. Nga statistikat e deritanishme, vërehet se 82 përqind e të sëmurëve janë të papunë, ndër ta edhe përdorues droge. Fenomeni i emigracionit ka ndikuar gjithashtu në shtimin e numrit të të sëmurëve, pasi një e shtata e popullatës kanë emigruar dhe janë përballur me fenomene të panjohura më parë. Nga të dhënat del se 65,7 përqind e të sëmurëve kanë qenë jashtë shtetit. Lëvizjet e çrregullta demografike kanë krijuar kushte për përhapjen dhe mungesën e kontrollit ndaj bartësit dhe përhapësit e sëmundjes. Ndërkohë që tre vitet e fundit ka pasur raste ku dhurues gjaku kanë rezultuar të infektuar, duke e transmetuar atë te pacientë të tjerë. Specialistët mendojnë se numri i personave të infektuar që ende nuk janë diagnostikuar mund të luhatet nga 400 deri në 700
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #24
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Fuzeon, ilaçi që zgjidh problemin e SIDA-s


    Shekulli online

    Teste të reja të bëra me afat të gjatë konfirmojnë interesin për një medikament të ri kundër SIDA-s, Fuzeon, zgjidhje për të sëmurët rezistentë ndaj antiretrovirusëve, deklaruan sot prodhuesit e saj gjatë Konferencës Ndërkombëtare për SIDA-n në Bangkok. Këto prova konfirmojnë konkluzionet e testeve afatshkurtra që kishin lejuar homologimin e tij në mars të vitit 2003. Shumë të sëmurë në rrezik vdekje kanë mundur kështu të gjejnë jetën normale dhe për një kohë të gjatë Fuzeon tregoi se e ruante efektshmërinë e tij pa shkaktuar efekte sekondare, theksuan shoqëritë farmaceutike. Por, Fuzeon është i papërshtatshëm për t'u bërë me inxheksion sepse është shumë i shtrenjtë (53 euro një ampulë në ditë) dhe duhet të ruhet në vende të freskëta, duke e bërë përdorimin e tij delikat në shumë vende të nxehta të prekura nga kjo epidemi, si në Afrikën subsahariane.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #25
    Maska e Administrator1
    Anëtarësuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokë
    Postime
    209
    Citim Postuar më parë nga Toro
    Zoteri, kur ne Boten e Trete, megjithe perpjekjet dhe paralajmerimet se POLIGAMIA, praktikimi i seksit pa mjete mbrojtese etj, vazhdojne te mos e cajne koken per veten e tyre, perse duhet ta vras une trurin ( dhe ne rastin konkret edhe xhepin)? SIDA ka dale si semundje ne 1979 dhe u njoh ne 1982 si virus dhe si semundje nga mjeket. Une nuk u ofroj asnje zgjidhje Botes se Trete ( e para se nuk kam mundesi) , u ofroj keshillimin , te cilin e kane pasur ne 20 vjet rrjesht. Eh kur vete qeverite e tyre nuk kane bere dicka per 20 vjet rrjesht ( nuk jane 1 vit apo 6 muaj, por jane 20 vjet rrjesht) cfare prisni nga SHBA? Tju veje Bushi apo ndonji Sekretar i Shtetit amerikan tju shperndaje prezervativa?

    Sa per teorine e kosnpiracionit se SIDA eshte prodhuar ne laboratoret ushtarake ne Meriland te SHBA, kjo eshte nxjerre nga nje "shkencetar" gjermano-lindor i vene nga KGB-ja dhe eshte demaskuar dhe ka rene poshte si teori 15 vjet te shkuara. Lexo temat e mia ke Spiunazhi se kam shkruar nje paragraf komplet per kete teme. Dhe virusi i HIV teorikisht njihet te jete marre prej majmuneve ne Afrike nga homoseksualet, te cilet e sollen ne SHBA dhe ne te gjithe boten. Pra HIV ka ekzistuar ne natyre, para 1982, nuk u krijua. HIV madje ekziston dhe ne disa forma dhe tek bimet ( tjeter pune se shume njerez nuk e dine) . Dhe si nje virus natyror, mos valle zhdukja e nje pjese te popullsise njerezore nga kjo semundje eshte proces i zakonshem i natyres? Ashtu sic jane termetet, vullkanet, permbytjet etj!

    Sa per Atdheun tim, qe ben pjese ne Boten e Trete, kur nje njeri eshte i trashe dhe nuk e kupton se duhet te beje seks me prezervativ apo te ruaje monogamine dhe te mos kete shume partnere seksuale se ndryshe VDES, apo kur nuk e kupton se duke investuar leket ne "llotarira" e "piramida" nuk vendoset pasuria, mos kujto se mua, apo cdo shqiptaro-amerikani tjeter nuk do na zere gjumi naten.



    Ne shekullin e 15-te nuk di te kete bere ndonji afrikan dicka per te ndihmuar evropianet. Madje shume shtete si Egjipti , jo vetem qe nuk i ndihmonin evropianet, por i ekzekutonin te gjithe detaret evropiane qe guxonin te shkelnin per te kerkuar mbrojtje ne Afrike. I DENONIN ME VDEKJE! Nuk kishte rendesi a ishin te semure me murtaje apo jo! Mjafton qe vinin nga Evropa, dhe kjo ishte mese e arsyeshme per ti vrare!


    Pse sipas teje kujt duhet tia leri te drejtat mbi kerkimet farmaceutike shteti? Kishes? Xhamive? Firmave qe merren me prodhimin e makinaveve? Apo firmave qe merren me pastrimin e ujerave te zeza?
    Perfitimin? Pse ne vitin 2004 andej ku jetoj i te fitosh para eshte e paligjshme? Ku eshte e keqja e perfitimit?
    Ti psh kur cohesh ne mengjes per te vajtur ne pune , cohesh qe te perfitoje komshiu yt apo vete ti si person?



    Kerkimet per sherimin e semundjeve dhe per ilacet nuk jane monopol, aq me teper ne epoken e globalizimit. Nese nje firme per X apo Y arsye nuk i jepet leja per te zhvilluar kerkime te ndryshme ne fushen farmaceuitike nga nje shtet, ajo shkon e zhvendoset ne nje shtet tjeter.
    Leri llafet me "ndjenja" te tipit te gazetave greke, jo per gje po nuk me mallengjejne aspak. Nga te gjitha shtetet perendimore, SHBA eshte e vetmja qe ka shendetesine private dhe funksionon si cdo biznes dhe aktivitet privat. Njekohesisht , megjithate nuk degjon te vdesin njerezit ne rruge nga semundjet ne SHBA. Perkundrazi ne ato shtete si Greqia, Shqiperia, Italia etj degjon njerez te ngelen rrugeve , doktoret marrin "fakelakia" ndryshe nuk operojne, ka lista per operimin e njerezve etj.
    Sa per "shtrenjtesine" e doktoreve dhe ilaceve dhe te atyre qe merren me kerkime, pa provo zotrote te rrish 16-20 vjet ne shkolle ( qe kushton disa qindra mijera dollare), te shtydhesh trute mbi libra, te te dalin syte mbi mikroskope me vjete te tera , nderkohe qe X dhe Y ne te njejten kohe ia kercisnin seksit si ne harados duke bere orgjira e droga..... Dhe me vone vjen ky X apo Y dhe te ankohet se ti qe ke sakrifikuar gjithe jeten tende, duhet tia besh sherbimin per ti shpetuar jeten....falas! Pse?




    Sic ta shpjegova dhe me siper, sistemi shteteror i shendetesise eshte i falimentuar. Ne cdo aspekt! Socializmi eshte provuar se jo vetem ne ekonomi por edhe ne shendetesi eshte nje utopi qe nuk zgjat shume.
    Sigurisht qe ilaci kunder SIDAS kur te zbulohet do ti drejtohet tregut perendimor. Ky treg ka aftesi per te paguar! Spitalet, qendrat e kerkimit, laboratoret, ilacet etj ,njerezit qe nevojiten , oret e harxhuara me vite te tera jane paguar me para. Dhe kjo rezulton ne koston e disa qindra mijerave njerezve qe kane sakrifikuar jeten e tyre, mundin, parate, njohurite per ti bere keto kerkime. Ne shumicen e rasteve shume shtrenjte per rezultate qe nuk jane te frytshme. Nuk jane ndertuar nga Allahu, Fryma e Shenjte apo u krijuan vete nga natyra. Dikush rrezikoi ne investim, ne kohe, ne ndermarrje, ne njohuri, ne para qe u ndertuan. Dhe ai dikush si cdo njeri tjeter, kerkon te paguhet. Per vitet e tera qe ka punuar, qe ka mesuar, qe i kane dale syte neper laboratore. Nje cope lifeguard qe rri gjithe diten ne mes te plazhit maje karrikes me nje altoparlant ne dore duke te thene:"Mos shko thelle se do mbytesh!" paguhet 20$ ora. Sa pret ti te marri nje doktor qe pretendon te gjeje ilacin kunder semundjes se SIDA? Mos valle ai duhet te punoje falas?



    Nuk i kam te dhenat se sa shpenzon me saktesi SHBA per ushtrine dhe sa per shendetesine, por do bej nje kerkim dhe do ta sjell ketu me fakte . Di nga nje i njohuri im qe punon si veteriner ( shqiptar eshte ne Boston) se kerkimet qe ben ai ne kliniken ku punon per nje lloj vaksine per ...qente, jane rreth 9 miliarde dollare ne shkalle shteti ( SHBA) te financuara nga qeveria federale. Ma do mendja i kane dhene dicka me teper per kerkime per njerezit.
    Megjithate do te marr me teper te dhena te sakta dhe do te ti sjell ketu. Dhe atehere mund ti krahasosh jo vetem me Suedine po me gjithe boten te marra se bashku!




    AMIN!
    Sipas gjithë këtij KOMENTI të gjatë që na bëre , ti justifikon atë, që njerzit duhet të vdesin sepse nuk kanë para për shëndetin e tyre, për kurimin dhe trajtimin mjeksor.
    Si shumë ASHPËR po na paraqet Amerikën.
    Por realisht ashtu është në Amerikë.
    Përsa i përket atyre Socializmeve dhe Komunizmeve që ti injoron, do desha të të them ty amerikano-shqiptarit (siç vetëcilësohesh sepse quhesh SHQIPTARO-AMERIKAN) se ligji për DROGËN u vendos në Shqipëri vetëm në vitin 1983, kur dy djem dhe dy vajza përdorën DROGË (mbase extasis) dhe dolën NUDO në Golem.
    Përpara kësaj nuk ishte asnjë rast i shkruar,për përdorim DROGE se për SIDË as nuk mund të bëhej fjalë.
    E pra shumë si ti, që panë BOTËN e MADHE, nuk gjetën vetëm të mirat por dhe të këqiat e saj, mes tyre dhe SIDËN.
    Mos ti bjerë njeriut ajo FLAMË se do fliste NDRYSHE më pas.
    Kur u bënë njerzit të thonë ''i dont care''??!!.
    E keqja jonë vjen nga HARRIMI I TË KALUARËS të asaj nga kemi ARDHUR.
    Bëhemi më përparimtarë ne se vendasit.
    Se sa para paguajnë për tu shkolluar doktorët, kjo përsëri mbetet tek shteti, sepse ai kujdesohet si për shitjet dhe për blerjet me tabela çmimesh , kështu që edhe pagesa e shkollave, kolegjeve dhe universiteteve, janë të miratuara nga shteti dhe jo nga individët.
    Për të pasur ti TORO një ide se si mundet të kujdesohet shteti për shtetasit e tij, të afroj të lexosh sistemin shëndetsor të KANADASË.
    Nuk të pëlqen ky fakt??
    Puna jote.
    Unë bashkohem me mendimin e të tjerëve që shteti ka detyrime jo vetëm të mbledhë TAKSAT nga njerzit, por shumëëëëëëëëëë më tepër se kaq.
    Për këtë votohet.

  6. #26
    plaç te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175

    AIDS dhe pasojat e saj!



    AIDS dhe pasojat e saj!




    Shumë e kanë quajtur sëmundjen e shekullit për pasojat katastrofike që ka për njerëzimin. Arsyet? Eshtë një sëmundje vdekjeprurëse, lehtësisht e transmetueshme. Eshtë fakt që viktimat më të shumta të kësaj sëmundjeje janë në vendet e pazhvilluara si p.sh. vendet e Afrikës që kanë numrin më të madh të të infektuarve me virusin HIV. Asnjëherë në Shqipëri nuk është folur në rangje të larta në lidhje me këtë sëmundje, për të mos folur më për bisedat në jetën e përditshme që i shohin njerëzit e sëmurë me këtë sëmundje si të pamoralshëm apo të degjeneruar. Sot në Shqipëri nuk ekziston mundësia e verifikimit të saktë të numrit të të sëmurëve po të paktën dihet që kjo sëmundje ka prekur një numër të caktuar njerëzish. Po a po trajtohen këta njerëz si të sëmurë? Mendoj se jo, është bërë shumë pak në lidhje me trajtimin mjekësor të këtyre njerëzve. Këta njerëz nesër do të vdesin por nuk është humane që shoqëria t’i braktisë si sende pa vlerë. Në lidhje me këtë duhet të krijohen sa më shumë qendra të diagnostikimit të AIDS dhe të luftimit të saj. Kuptohet që Shqipëria nuk i ka mjetet e duhura financiare por në rast se këmbëngulet do të gjenden patjetër partnerë të huaj që të na ndihmojnë. Problemi më i madh qëndron me të ardhmen që do të ketë kjo sëmundje në Shqipëri. Do të rritet numri i të sëmurëve (në përqindje), do të rrijë konstant apo do të zvogëlohet. Zvogëlimi i numrit të të sëmurëve në vendet e Europës Perëndimore nuk duhet të na mbushë mendjen që një gjë e tillë do të ndodhë edhe në Shqipëri. Shqipëria apo shoqëria shqiptare më mirë vazhdon të jetë shumë e ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje. Shqipëria është vendi i vetëm ndoshta në planet ku bartësi i një sëmundjeje të tillë shihet si fajtor dhe jo si një viktimë. Shqipëria është vendi ku informacioni në lidhje me mënyrat e transmetimit të kësaj sëmundjeje është minimal. Po të shtosh këtu edhe nivelin e ulët të emancipimit të shoqërisë dhe numrin e madh të emigrantëve, çështja bëhet shumë më serioze. Nisur nga tërë këto arsye i takon Ministrisë së Shëndetësisë në radhë të parë që të bëjë sa më shumë propagandë në lidhje me efektet tragjike të kësaj sëmundjeje. Po ashtu u takon mediave që të reklamojnë pasojat e kësaj sëmundjeje dhe mënyrat e parandalimit të saj. Në Shqipërinë europiane reklama e një prezervativi shikohet akoma si herezi, ndaj na takon të tërëve që të kontribuojmë për ndërgjegjësimin e njerëzve në lidhje me pasojat e sëmundjes. Jemi akoma në kohë


    Me Respekt.
    " not yet "

  7. #27
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    HIV/SIDA, sfidë e pamposhtur

    Rreth 42 milion njerëz në të gjithë botën jetojnë me virusin HIV. Në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të vitit 2004 thuhet se është bërë përparim i rëndësishëm përsa i përket sigurimit të mjekimeve për një numër më të madh viktimash të SIDA-s dhe përsa i përket arritjes së përkushtimit më të madh politik dhe financiar në luftën kundër sëmundjes fatale. Megjithë këtë, në raport thuhet se nuk janë bërë përpjekje të mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së virusit HIV dhe SIDA-s.

    Vitin e kaluar pati 5 milionë të infektuar të rinj me virusin HIV, shifër kjo më e madhe se numri i të infektuarve një vit më parë. Numri i të infektuarve ka arritur në 38 milionë vetë. Gati 3 milionë vetë vdiqën nga SIDA (AIDS) vitin e kaluar dhe virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi.

    Epidemia filloi të përhapej në fund të viteve ‘70s dhe në fillim të viteve 80, duke filluar nga Afrika Perëndimore deri në dalje të Oqeanit Indian, përpara se të kalonte në vendet në jug të kontinentit ku tani virusi po bën kërdinë. Afrika e Jugut rregjistron numrin më të madh të rasteve me HIV në botë, me 5 milion të prekur. Botsvana dhe Svazilend kanë përqindjen më të madhe të njerëzve që janë me HIV kur gati 40 % e të rriturve janë të infektuar. Në shumicën e vendeve, epidemia është përhapur që nga grupet me rrezikshmëri të lartë si përdoruesit e drogës dhe punëtorët e seksit dhe është stabilizuar fuqishëm në popullatën e gjerë. Ekziston shqetësimi se virusi HIV do të përpijë edhe Azinë.

    HIV po përhapet me shpejtësi në Azinë Qendrore dhe Evropën Lindore. Numri i personave të infektuar është rritur trefish në periudhën 1999-2002. Në rajonet që dukeshin se i kishin shpëtuar epidemisë deri në fund të viteve ‘90 rastet filluan të rriteshin ndjeshëm falë përdorimit të drogës nëpërmjet shiringave të përdorura. Numri i personave të prekur, megjithatë është i vogël krahasur me Afrikën.

    Asnjë rajon në botë nuk i ka shpëtuar prekjes nga virusi HIV, i cili është përhapur në grupet me rrezikshmëri të lartë, që variojnë nga minoritetet etnike në Amerikën Veriut e deri tek përdoruresit e drogës në Indi. Shifrat që flasin për infeksionet vazhdojnë të rriten në vendet e zhvilluara, ndërsa vendet me popullsi të madhe, megjithëse në fazat e hershme po e rrisin në mënyrë domethënëse numrin e përgjithshëm të të infektuarve në botë.

    Afrika Sub-Sahariane

    Më shumë se dy të tretat e njerëzve që vdesin nga Aids jetojnë në Afrikën Sub-Sahariane. Shifrat e vdekshmërisë vazhdojnë të rriten, ndërkohë që pasojat më të mëdha pritet të ndihen dekadën e ardhshme dhe më tej. Shumë vende po fillojnë të përmirësojnë përpjekjet për parandalimin, ndërkohë që përhapja e virusit ka treguar se edhe një fushatë e suksesshme mundet vetëm që të reduktojë gradualisht numrin e vdekjeve.

    Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme

    Infeksionet e virusit HIV në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme po rriten, por prej një kufiri gati zero. Sëmundja është më përhapur në Somali dhe Sudan, por në Iran dhe Libi po shikohet një rritje. Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se mospranimi i realitetit nga udhëheqësit politikë po krijon një terren ideal për përhapjen e vazhdueshme të epidemisë.

    Karaibet

    Karaibet janë rajoni me përhapjen më të madhe të virusit HIV jashtë Afrikës. Në disa vende, ku përfshihen Haiti dhe Bahamas, Aids është tani shkaktarja kryesore e vdekjeve. Kombet e Bashkuara thonë se vdekshmëria e lartë i detyrohet kombinimit të jetës seksuale në moshat e hershme dhe numrit të madh të partnerëve seksualë mes të rinjve.

    Evropa Perëndimore

    E ndërsa terapia e përmirësuar u ka mundësuar njerëzve të infektuar me HIV të bëjnë një jetë normale, masat parandaluese duket se janë ulur së tepërmi. Ka shenja se marrëdhëniet e mbrojtura seksuale brenda komunitetit homoseksual janë stabilizuar, niveli i i përdoruesve të drogës nëpërmjet shiringave vazhdon të mbetet i lartë. Një tjetër çështje shqetësuese është se të rinjtë në disa vende nuk e kanë kulturën e përdorimit të prezervativëve dhe ka një rritje të infeksioneve të transmetuara seksualisht.

    Evropa Lindore dhe Azia Qendore

    Ky rajon - sidomos Rusia - ka njohur edhe rritjen më të madhe të epidemisë së HIV-it në botë. Kriza është ushqyer sidomos nga përdorimi i drogës nëpërmjet shiringave në moshat e reja. Duke qënë se përphapja nëpërmjet shiringave të përdorura dhe faktit që të rinjtë janë seksualisht aktivë, Kombet e Bashkuara tani paralajmërojnë se epidemia mund të jetë e menjëhershme. Vende të tjerë me një numër të madh të infektuarish janë Estonia, Letonia dhe Ukraina. Virusi po shtrihet ndërkohë edhe në Bjellorusi, Kazakistan dhe Moldavi.

    Azia

    Në Azi, ku jeton 60 për qind e popullsisë së botës, epidemia ka mbërritur vonë, por tani rajoni ka afërsisht 15% të rasteve të rregjistruara në shkallë botërore - me 3.9 milionë - më shumë se çdo vend tjetër me përjashtim të Afrikës së Jugut. Vetëm në vitin 2003 u infektuan më tepër se një milion njerëz me virusin HIV.

    Kamboxhia dhe Tailanda kanë numrin më të madh të rasteve për numër popullsie. Rrugët më të zakonshme të përhapjes së infeksionit janë nëpërmjet praktikave të pasigurta të injektimit të drogës dhe marrëdhënieve heteroseksuale.

    Në Indi ka 5 milionë të infektuar. Pas disa vjetësh India mund të zëvendësojë Afrikën Jugore si vendi me numrin më të lartë të sëmurëve me SIDA.

    Rreth 1 milion njerëz të infektuar me virusin HIV jetojnë në Kinë. Ndërsa 10 milionë kinezë mund të infektohen me SIDA deri në vitin 2010.

    Australia dhe Zelanda e Re

    Australia është një prej vendeve të para që ka njoftuar rastet me Aids, por përpahpja e virusit është ulur së tepërmi që prej vitit 1984. Numri i vdekjeve që lidhen me Aids ka mbetur në vend, pjesërisht sepse pacientët janë duke mbijetuar prej terapisë me medikamentet antiretrovirale. Skema për shpërndarjen e shiringave dhe ageve në komunitetin e përdoruesve të drogës ka dhënë suksese të përdorura.

    Amerika e Veriut

    E ndërsa terapia me medikamentet antiretrovirale u ka mundësuar njerëzve të infektuar të jetojnë një jetë cilësore, Kombet e Bashkuara thonë se përpjekjet për parandalimin e virusit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada kanë mbetur në vend. HIV është përqëndruar së tepërmi në komunitetet e varfëra dhe më të privuara, ku gratë janë më të rrezikuarat. Në Shtetet e Bashkuara, të rinjtë që vijnë nga komunitetet minoritare përballen me një rrezik më të madh nga infeksionet sesa ishin 5 vjet më parë.

    Amerika Latine

    Shifrat e infeksioneve janë më të lartat në Amerikën Qendrore dhe në Brazil, ku sëmundja është përhapur nëpërmjet marrëdhënieve heteroseksuale. Përhapja e virusit HIV nëpërmjet shiringave të përdorura është një shqetësim në rritje në vendet e tjera si Argjentina, Brazili, Kili, Paraguaji dhe Uruguaji.

    Parashikime

    Parashikimi i të ardhmes së përhapjes globale të virusit HIV është shumë i vështirë dhe disa projekte janë përpjekur ta bëjnë këtë. Studimet nga komuniteti i Shteteve të Bashkuara për Sigurinë, janë përqëndruar në disa vende që kanë predispozitë të shohin një rritje të numrit të të infektuarve. Ato vlerësuan se cili do të jetë ky numër deri në 2010. Kombet e Bashkuara kanë bërë parashikimet e tyre, sipas të cilave Kina do të ketë 10 milionë raste, kurse India 20-25 milion raste.

    Parandalimi

    Nga ky studim rezultoi se nga 45 milion rastet që priten deri në 2010, 29 million mund të parandalohen nëpërmjet zbatimit në shkallë botërore të paketës së masave parandaluese që kanë rezultuar të suksesshme në disa vende. Harta tregon shifra krahasuese të numrit të përgjithshëm të njerëzve të infektuar me HIV në 2002. Studimi, i cili është bërë vetëm në vendet e varfra dhe në ato me nivel mesatar , thotë se koha e kundërpërgjigjes është shumë e rëndësishme. Vetëm gjysma e infeksioneve mund të parandalohen nëse do të ketë një vonesë 3-vjeçare në zbatimin e masave për parandalimin e virusit HIV.

    Nga programet për prandalimin e sëmundjes po përfitojnë më pak se një në pesë persona në të gjithë botën. Megjithatë veprimtaritë për parandalimin e sëmundjes në radhët e të rinjve, si dhe disa suksese të tjera, janë shtuar së tepërmi.

    Janë shtuar së tepërmi shpenzimet për SIDË-n, por nevojiten më tepër. Vlerësohet që vitin e ardhshëm do të duhen 12 miliardë dollarë dhe deri në vitin 2007, do të nevojiten 20 miliardë dollarë për parandalimin dhe kujdesin në vendet në zhvillim. Kombet e Bashkuara thonë se financimet për SIDË-n janë rritur së tepërmi gjatë viteve të fundit, pjesërisht për shkak të nismës së qeverisë amerikane për SIDË-n. Por ende janë siguruar më pak se gjysma e parave të nevojshme. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan thotë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhuruar sasinë e të hollave të pritur, por se ato shpenzojnë miliarda dollarë në luftën kundër terrorizmit.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    perfundimi:
    Perdorni kondome, nese nuk doni ta keni emrin ne liste. (per ata te tjeret, i.e. droge, shiringe, juve jeni pjerdhur me kohe )

  9. #29
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Botohet raporti i ri OKB-së për SIDË-n
    Lisa Schlein, Gjenevë
    6 korrik 2004


    Në raportin e OKB-së thuhet se është bërë përparim i rëndësishëm përsa i përket sigurimit të mjekimeve për një numër më të madh viktimash të SIDË-s dhe përsa i përket arritjes së përkushtimit më të mëdh politik dhe financiar në luftën kundër sëmundjes fatale. Megjithë këtë, në raport thuhet se nuk janë bërë përpjekje të mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së virusit HIV dhe SIDË-s.
    Vitin e kaluar, thuhet në raportin e OKB-së, pati 5 milionë të infektuar të rinj me virusin HIV, shifër kjo më e madhe se numri i të infektuarve një vit më parë. Në raport thuhet se numri i të infektuarve me virusin HIV ka arritur në 38 milionë vetë.

    Këshilltarja e OKB-së për SIDË-n, Karen Stanecki, thotë se në Azi, ku jeton 60 për qind e popullsisë së botës, ka një rritje më të madhe se në çdo kontinent tjetër të botës, përsa i përket numrit të personave të prekur nga epidemia. Vetëm në vitin 2003, thotë zonja Stanecki, u infektuan më tepër se një milionë njerëz me virusin HIV.

    "Gjithashtu alarmues është fakti që në vendet afrikane sapo kemi filluar të shohim ndikimin e SIDË-s në shoqërinë e këtyre vendeve, ndërkohë që numri i të infektuarve vazhdon të rritet dhe një numër i madh njerëzish po vdesin. Shkalla e këtij problemi në Afrikë është e dokumentuar mirë, atje ka 25 milionë njerëz të infektuar. Në se nuk veprojmë tani, 60 për qind e 15 vjeçarëve të sotëm nuk do të arrijnë moshën 60-vjeçare"-, thotë zonja Stanecki.

    Në raportin e OKB-së thuhet se rajoni i Karaibeve është më i prekuri në botë pas Afrikës. Në raport gjithashtu thuhet se virusi HIV dhe SIDA po vazhdojnë të përhapen në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, sidomos për shkak të përdoruesve intravenozë të drogës.

    Në raport thuhet gjithashtu se numri i të infektuarve është vazhdimisht në rritje në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropën Perëndimore. Për këtë fajësohen kryesisht përdorimi në shkallë të gjerë në këto vende i ilaçeve kundër SIDË-s, për të cilat thuhet se i kanë bërë të bien në vetëkënaqësi disa prej njerëzve në këto vende të pasura.

    Drejtori i Degës së Monitorimit dhe Vlerësimit të SIDË-s në Kombet e Bashkuara, Paul De Lay, pranon se nga programet për prandalimin e sëmundjes po përfitojnë më pak se një në pesë persona në të gjithë botën. Megjithatë, thotë ai, veprimtaritë për parandalimin e sëmundjes në radhët e të rinjve, si dhe disa suksese të tjera, janë shtuar së tepërmi.

    "Në Afrikë, për shembull, 60 për qind e fëmijëve njihen nëpër shkollat fillore dhe 8-vjeçare me rrezikun e sëmundjes. Që nga fundi i viteve ’90 kjo shifër është rritur së tepërmi. Gjithashtu, një grup njerëzish më të ekspozuar ndaj sëmundjes, si punëtorët e seksit, të cilët njihen si një grup që mund të parandalojë përhapjen e virusit HIV, po përdorin gjithnjë e më tepër masat parandaluese për epideminë, siç janë prezervativët", -thotë zoti De Lay.

    Në raport thuhet se janë shtuar së tepërmi shpenzimet për SIDË-n, por nevojiten më tepër. Vlerësohet që vitin e ardhshëm do të duhen 12 miliardë dollarë dhe deri në vitin 2007, do të nevojiten 20 miliardë dollarë për parandalimin dhe kujdesin në vendet në zhvillim. Kombet e Bashkuara thonë se financimet për SIDË-n janë rritur së tepërmi gjatë viteve të fundit, pjesërisht për shkak të nismës së qeverisë amerikane për SIDË-n. Por, thuhet në raport, ende janë siguruar më pak se gjysma e parave të nevojshme.// lk //

  10. #30
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Botohet raporti i fundit për HIV/AIDS-in


    Nga retrovirale përfitojnë vetëm 7 për qind e të infektuarve
    Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara për AIDS-in thotë se numri i njerëzve të infektuar me HIV në të gjithë botën ka shkuar në 38 milion.
    Kjo shifër është më e ulët se ajo e dy vjetëve më parë, por Organizata e Kombeve të Bashkuara për AIDS-in (UNAIDS) thotë se kjo ka ardhur si rezultat i ndryshimeve se si bëhen tani këto statistika dhe nuk do të thotë se epidemija e AIDS-it po mbahet nën kontroll.

    Kombet e Bashkuara thonë se gati 3 milion vetë vdiqën nga AIDS-i vitin e kaluar dhe se virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi.

    Gati 40 për qind e të riturve në Botsvana dhe Suaziland janë të infektuar me virusin HIV.

    Raporti thotë se në Evropën Lindore vendet më të infektuara janë Estonia, Letonia, Federata Ruse dhe Ukraina.

    Virusi po shtrihet ndërkohë edhe në Bjellorusi, Kazakistan dhe Moldavi.

    Në Evropën Qendrore dhe Lindore, thotë UNAIDS, meqënëse statistikat vijnë nga shërbimi shëndetësor shtetëror dhe policia, HIV mund të jetë duke u shpërndarë në mënyrë të padiktuar në mesin e komuniteteve, që rrallë bihen në kontakt me autoritetet e mësipërme.

  11. #31
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    AIDSI nuk njeh kufinje gjeografik

    AIDS-i problem në Kinë


    Numri i viktimave me AIDS në Kinë mund të arrijë në 10 milionë
    Kryeministri kinez, Wen Jiabao, ka pranuar se AIDS-i ka rritur në çdo nivel të shoqërisë kineze dhe i ka bërë thirrje shtetasve të bëjnë të pamundurën për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së sëmundjes.
    Në një deklaratë të botuar në faqet e para të gazetave kryesore kineze, zoti Wen tha se AIDS-i ishte përhapur shumë shpejt në vitet e fundit, veçanërisht në zonat rurale ku jetojnë shumica e popullisë.

    Apeli i tij për ta bërë sëmundjen një prioritet kryesor erdhi në prag t[ konferencës ndërkombëtare mbi HIV/AIDS-in që mbahet në Bangkok.

    Korrespondentët thonë se deklarata e zotit Wen ishte një koment i sinqertë i pazakontë mbi AIDS-in nga një udhëheqës kaq i lartë kinez që reflektonte sa urgjente është lufta kundër sëmundjes pas vite mohimi.

    Një raport i OKB-së i botuar javën e kaluar thotë se 10 milionë kinezë mund të infektohen me AIDS deri në vitin 2010.

  12. #32
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    AIDS-i nuk njeh moshe :

    15 milionë fëmijë jetimë prej SIDA-s

    Në konferencën ndërkombëtare për SIDA-n në Bangkok OKB-ja ka paraqitur një raport mbi pasojat e sëmundjes së dobësimit të imunitetit tek fëmijët. Në bazë të këtij raporti numri i jetimëve të SIDA-s gjatë dy viteve të fundit ëhstë rritur nga 11 në 15 milionë. 12 milionë syresh jetojnë në Afrikë. Ekspertët kanë konstatuar edhe shifra dramatike të kuotës së përhapjes së virusit HIV në Indi. Pesë milionë njerëz janë të infektuar aktualisht në këtë vend. Pas disa vjetësh India mund të zëvendësojë Afrikën Jugore si vendi me numrin më të lartë të të sëmurëve me SIDA. Nga ana tjetër Programi i SIDA-s i OKB-së ka kërkuar më shumë para për luftën kundër virusit vdekjeprurës. Vitin e ardhshëm nevojiten 12 miliardë dollarë për të përballuar masat e nevojshme.

  13. #33

    HIV/SIDA, sfidë e pamposhtur

    Sida eshte nje nga sfidat me te medha socjale, shendetesore dhe ekonomike qe prekin mbare globin. Ne vitin 2003 jane regjistruar 39.4 milion te infektuar (Statistika te plota KETU). Per cdo dite mer mbi 8,000 jete njerezish - ne cdo 5 minuta vdes 1.

    HIV qenrdon per Human Immunodeficiency Virus. Ky virus eshte i njohur si shkaktar i SIDES. Nese dikush eshte HIV pozitiv, nenkupton qe eshte i infektuar nga ky virus. Personi i infektuar nga HIV nuk ka SIDE deri sa virusi shkakton deme serioze ne sistemin imun, duke bere organizmin te pambrojtshem ndaj infeksjoneve te ndryshe, te cilat me vone rezultojne ne vdekje.



    Si transmetohet HIV/SIDA?

    HIV nuk transmetohet nga kontaktet fizike, kollitjet, puthjet, perdorimi i nje banjoje apo paisjeve larese te perbashketa, ushqimit te prekur nga nje i infektuar, nuk shperndahet as nga mushkonjat dhe insketet tjera.

    HIV transmetohet nepermjet lengjeve trupore: gjakut, gjumshtin e gjirit, spermes, lengejve vaginale. Jane 4 menyra si mund te infoketohesh:

    1. Me e zankoshmja – Marredhenie seksuale te pambrojtur me nje te infektuar;
    2. Perdorimin e injeksjoneve te konaminuara nga nje i infektuar. Cdo paisje qe shpon lekuren eshte faktor per infektim;
    3. Transfuzjon gjaku ose transplatim organiesh nga nje i infektuar; dhe
    4. Qumsheti i gjirit nje nene te infektuar.

    Qeverite e vendeve te forta ekonomikisht ndajne buxhete biljona dollaresh per luften per shmangjen e ketij fenomeni dhe per perpjekjet per te gjetur ilacin. Nuk mungojne as koncertet vullnetare dhe shoqatat humanitare per te ngritur ndergjegjen e masave, por HIV/SIDA ngelen sfida numer nje.

    Ne Shqiperi, pas diagnozimit te 20 rasteve te reja ne 2004 (12 meshkuj e 8 femra), numri i te infektuarve ka arritur 139, nga te cilet 39 kane vdekur; Kosova kete vit ka 3 raste te reja, duke ngritur numrin e pergjithshem ne 22; ndersa Maqedonia, bazuar ne statistikat e 2002, ka mbi 64 raste ku mbi 41 jane te vdekur.

    Sot eshte dita boterore e SIDEs, dite qe rikujton cdo njerin qe HIV/SIDA jane problem i te gjitheve. Miliona raste te reja paraqiten cdo vit. Nese cdo njeri nga ne nuk ndermer ndonje aksjon, neser vete ne mund te jemi numer ne kete statistike.

    E hapa kete teme si ftese per te gjithe qe te ndajne njohurite, mendimet, statistikat dhe eksperiencat ne lidhje me kete fenomen.

  14. #34
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Anan kritike SHBA-s

    Anan sulmon SHBA-të rreth fondeve për AIDS


    Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ka shprehur frustrimin e tij se lufta kundër terrorizmit ka lënë nën hije luftën kundër HIV-AIDS-it.
    Duke folur për BBC-në në konferencën ndërkombëtare mbi AIDS-in që po zhvillohet në Bangkok të Tajlandës, zoti Anan u bëri thirrje qeverive që të tregojnë solidaritet ndërkombëtar duke bashkuar përpjekjet në Fondin Global të vendosur për të luftuar AIDS-in.

    Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhuruar sasinë e të hollave të pritur, por se ato shpenzonin miliarda dollarë në luftën kundër terrorizmit.

    Një këshilltar i lartë i presidentit Bush (Dr Anthony D Fauci) tha se Shtetet e Bashkuara do të shpenzonin 15 miliarda dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme në kuadër të programeve të veta por se nuk dëshironte të zotonte shuma të mëdha për Fondin Global, organizatë kjo mbi të cilën nuk mund ta kontrollojnë.

    Një raport i ri i botuar në Bankok thotë se AIDS-i do të krijojë shumë fëmijë jetim në Afrikën sub-Sahariane deri në fund të kësaj dekade çfarë mund të destabilizojë rajonin ndërkohë që UNICEF-i ka paralajmëruar se stigma e AIDS-it rrezikon që të tjetërsojë fëmijët jetim nga shoqëria.


    per me teper shikoni : http://www.bbc.co.uk/albanian dhe www.rruzull.net


    Ngushellimet e mija familjeve shqiptare qe kane te semure me AIDS dhe ju sygjeroj kujdes dhe ndergjegjesim. Te semuret me AIDS nuk mund ti akuzojme per pakujdesi sepse shume here nuk jane ata vet shkaktues te tragjedise se tyre. Pra shoqeria shqiptare perball kesaj teme duhet te tregoj NDERGJEGJESIM mbi te gjitha.


    me respekt Kryeplaku

  15. #35

    Statistikat e fundit te SIDE-s ne Shqiperi

    Ne Shqiperi ka mberritur ne 141 numri i te prekurve, nga te cilet 6 jane femije, por eshte e sigurt se numri eshte shume here me i larte. Vetem gjate vitit 2004 jane shenuar edhe 24 raste te reja te te semureve me SIDA. Ky eshte bilanci i SIDA-s ne Shqiperi ne diten boterore kunder semundjes. Kete vit eshte zgjedhur gruaja per logon e dites. Mesazhi eshte te mbrohet ajo, gjendur ne pozicion mjaft delikat per transmetimin e semundjes. Sipas te dhenave te Institutit te Shendetit Publik ne totalin e te prekurve grate perbejne me shume se nje te katerten, tregues qe ka ardhur gjithnje ne rritje vitet e fundit. Specialistet e komentojne te pritshme situaten dhe gjithnje ne sfondin e nje prevalence te ulet te HIV/AIDS-it ne vendin tone. Megjithate ne pergjithesi, sipas infeksionisteve semundja po behet shqiptare, ne kuptimin qe tashme kategoria e te infektuarve brenda kufijve eshte rritur ndjeshem. Perderisa keto dy vitet e fundit SIDA ka shenuar dhe "viktimat" e para nder femijet. Ka mberritur ne gjashte numri i femijeve shqiptare me SIDA. Sipas te dhenave me te fundit vetem nje femije eshte zbuluar bartes i virusit gjate 2004-es, tregues i ulet ky ne krahasim me tre rastet e kategorise 0-10 vjec te identifikuara gjate vitit te kaluar. Infeksionistet bejne te ditur se nga 6 femije te prekur deri me sot, fenomen ky i tre viteve te fundit, vetem nje ka vdekur. db/db - (News24/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  16. #36
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Dje ne Shkup kishte akcion per hire te dites se HIV/SIDA te semureve.
    Ne shenim te kesaj date,cdo "tobacco" per gazeta dhe cigare dhuronte nga nje kondom falas per blerje te nje gazete.
    Sidoqofte,problemi global i SIDA-se eshte trondites,sidomos duke pare statistikat e fundit.
    Dy ane te kesaj ceshtjeje----SIDA dhe kerkimi i kuros per ate,shpresoj,sinqerisht shpresoj qe pala e dyte te fitoj!
    PO JETES!!!!



    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e theodora*
    Anëtarësuar
    16-01-2004
    Postime
    879
    E di ti pse ne Afrike ka kaq shume te infektuar?
    Sepse aty nuk kane me se te meren njerezia.Punra si ne evrope psh nuk kane.Pa le qe jane dhe te varfer e nuk kane leka qe te mbrohen me duo psh.Keshtu qe ata vetem nje gje dine.Nuk e shikon ti sa femije(qe te vegjel) vuajne ne afrike nga sida.
    kaq per sot se u merzita

  18. #38
    femi Maska e majda
    Anëtarësuar
    30-03-2005
    Vendndodhja
    durres
    Postime
    16
    Nga stteroIIA ne cdo 5 minuta vdes 1.

    HIV qenrdon per Human Immunodeficiency Virus. Ky virus eshte i njohur si shkaktar i SIDES. Nese dikush eshte HIV pozitiv, nenkupton qe eshte i infektuar nga ky virus. Personi i infektuar nga HIV nuk ka SIDE deri sa virusi shkakton deme serioze ne sistemin imun, duke bere organizmin te pambrojtshem ndaj infeksjoneve te ndryshe, te cilat me vone rezultojne ne vdekje.


    Ke nje gabim ne statistike nuk eshte cdo 5 min por cdo 11min dhe cdo 7min infektohet nje person ne te gjithe boten.
    VIH mikrogjallesa qe shkakton mungesen e aftesise mbrojtese ne organizmin e njeriut (me shqip, jo se e ke gabim). Ndersa SIDA/ Syndrom, Immuno, Defocense, Acquise. grup shenjesh qe shkakton mungesen e aftesise mbrojtese ne organizem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga majda : 18-04-2005 më 10:53

  19. #39
    SIDA nuk është sëmundje. SIDA është natyra duke pastruar shtëpinë e saj. Ashtu si ideologjitë fetare edhe SIDA zë ato pjesë të njerëzimit me inteligjencë sub-specie-humana. Ky është një proçes normal natyror, ku shkarkohet materiali i dëmshëm gjenetik, një veprim i arsyeshëm me efekte mjaft pozitive.

    Mbështesni SIDA-n dhe avanconi njerëzimin duke ulur numrin e tij dhe duke përparuar të aftët dhe të specializuarit përkundër të paaftëve. Cilësi kundër sasisë!

    Po avancimit njerëzor! Po SIDA-s! Po jetës!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Legjion : 19-04-2005 më 04:18

  20. #40
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499

    HIV dhe njeriu ky qenie me metabolizem "perfekt"

    Shprese per HIV dhe kursime ne shpenzimet e llahtarshme ne blerjen e condoms?!

    Virusi HIV po dobesohet. Duhet te ju kujtohet se kur erdhen europianet ne boten e re indigjenet vdiqen me qindra ne dite nga semundjet europianet prune me vete.

    Europianet te rrahur me vaj dhe me uthull kishin fituar imunitet. Me caj te ngrohte e kalonin semundjen.

    http://news.bbc.co.uk/1/hi/health/4290300.stm

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. AMC, 15 milionë dollarë detyrime ndaj tatimeve
    Nga Kinezi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 09:04
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •