Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Zjarr në termocentralin “Kosova B”

    Zjarr në termocentralin “Kosova B”


    --------------------------------------------------------------------------------

    PRISHTINË, 20 korrik 2002 / RTV21

    02:00 CET - Për të shuar zjarrin në Kosovën B është angazhuar një numër i madh i zjarrfikësve dhe përpjekjet që po bëhen janë të mëdha, deklaron drejtori i prodhimit Istref Klinaku. Sipas tij dëmet janë shumë të mëdha. Ai vërtetoi se ende nuk dihet fati i një punëtori nga Zagrebi i cili ka punuar në termocentral.

    01:55 CET - Në ekipet shpëtimtare ne vend të ngjarjes menjëherë kanë dalë edhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Sipas eprorit kujdestar në shtabin e përgjithshëm të TMK-së Xhevahir Geci, janë ndërmarrë të gjitha masat e gatishmërisë, poashtu në mesin e të parëve në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe pjesëtarët e Batalionit të 40 të mjeksisë.

    Në kuadër të ekipeve shpëtimtare janë angazhuar 150 pjesëtarë të TMK-së dhe 21 automjet, prej të cilave automjete për shuarjen e zjarrit dhe autoambulancat. Trupat Mbrojtëse të Kosovës mbeten në gjendje gatishmërie.

    01:45 CET - Sipas Gazmend Vitakut nga pres qendra e brigadës shumëkombëshe të veriut, zjarri ka shpërthyer rreth orës 20 e 35 minuta. Në ekipet shpëtimtare janë angazhuar ekipet norvegjeze, suedeze, britanike të KFOR-it si dhe dy helikopterë me vinça të KFOR-it amerikan.

    Në ekipet shpëtimtare kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Shërbimit Policor të Kosovës.

    01:25 CET - Sipas Zotit Nazmi Gashi, Drejtor i Distribucionit të Prishtinës furnizimi momental me energji elektrike në Prishtinë është i mirë dhe nuk ka reduktime, mirëpo ai kërkon nga qytetarët që ta kursejnë energjinë elektrike në mënyrë që me tri blloqet e termocentralit Kosova A të mundësohet një furnizim sadopak real për qytetarët e Kosovës.

    01:20 CET - Si informon reporteri ynë Nexhat Xhokli, i cili gjendet në lokalet e emergjencës në Prishtinë, 30 punëtorë të lënduar janë jashtë çdo rreziku, kanë vetëm lëndime të lehta.

    Sipas punëtorëve të shtrirë në emergjencë, zjarri ka shpërthyer për shkak të erës së fuqishme e cila ka rrëzuar një pjesë të kulmit të termocentralit dhe shiu që ka depërtuar ka prekur elektromotorët në termocentral.

    Reporterja jonë Ganimete Shaqiri e cila gjendet në afërsi të Kosovës B, njofton se në vendin e ngjarjes kanë arritur përforcime të mëdha.

    Sipas informacioneve që ajo arriti ti sigurojë, pos një personi për të cilin nuk dihet se ku ndodhet dhe me të cilin ekipet shpëtimtare nuk mund të bijnë në kontakt, punëtorët tjerë janë evakuuar përmes veturave të zjarrfikësve, ambulancave dhe helikopterëve të KFOR-it.

    Zëdhënësi i KEK-ut Fadil Lepaja deklaroi për RTV 21 se bëhet fjalë për një havari të rëndë, me dëme të mëdha materiale. Ai tha se nuk dëshiron të spekuloj se cili ishte shkaku i havarisë në kosovën B. Aktualisht nga Kosova B del tym i madh, ndërsa përbrenda ka flakë që do të thotë se ka ende zjarr.

    Ekipet e zjarrfikësve dhe punëtorët e KEK-ut po punojnë me të madhe për të lokalizuar zjarrin. Nga ana tjetër në termocentralin Kosova A puna po rrjedh normalisht dhe po prodhohet sipas standardit.

    00:45 CET - Nga shërbimi i zjarrfiksëve, përkatësisht zoti Tefik Berisha, u informuam se të gjithë punëtorët e ngujuar në termocentralin Kosova B, janë evakuuar, përpos një punëtori slloven për të cilin nuk dihet se ku ndodhet. Po bëhen përpjekje për lokalizimin e tërësishëm të zjarrit.

    00:25 CET - Reporterja jonë Ganimete Shaqiri momentalisht arriti që të afrohet në hyrjen e Kosovës B. Ajo gjendet aty së bashku me zëdhënësin e KEK-ut Fadil Lepaja. Në bisedë me ta njoftohemi se edhe më tutje del tym i madh nga Kosova B, ndërsa KFOR-i, policia dhe ekipet shpëtimtare të zjarrfiksëve bëjnë përpjekje që të hyjnë përbrenda objektit për ti nxjerr punëtorët e ngujuar.

    Zoti Lepaja thot se nuk mund të konfirmojmë sa punëtorë mund të kenë mbetur brenda objektit të Kosovës B. Sa i përket dëmtimit të Kosovës B, theksohet se ai duket të jetë i madh.

    Ndërkohë, RTV 21 mbetet në kontakt të vazhdueshëm me ekipin e vet për të sjellur informacione më të hollësishme nga Kosova B. Ekipi tjetër i RTV 21 është nisur për ti marrë xhirimet nga Kosova B, mirëpo ka vështirësi për të arritur deri te vendi i ngjarjes për shkak të sigurimit të madh nga ana e KFOR-it dhe Policisë.


    PRISHTINË, 19 korrik 2002

    23:45 CET - Numri i të helmuarve nga gazërat 36. Një punëtor në gjendje të rëndë.

    Sipas disa informacioneve ekziston rrezik për Kosovën B. KFOR-i bën ndriçimin e vendit me helikopterë, ndërsa bëhen përjekje për të nxjerr punëtorët e mbetur në Kosovën B.

    Reporterja jonë njofton se zyrtarët e KEK-ut, supozojnë se rreth 30 punëtorë duhet të kenë mbetur brenda, nga se një ndërrim përbën 60 punëtorë. Përpjekjet për të vënë kontakt me punëtorët brenda Kosovës B po dështojnë. Në radio lidhjet dhe në telefonat mobil nuk paraqitet askush.

    Supozohet se punëtorët janë alivanosur nga tymi. KFOR-i dhe shërbimet shpëtimtare po i bëjnë të gjitha përpjekjet për ti nxjerrë këta punëtorë nga Kosova B.

    23:30 CET - Në njërin nga trafostacionet e Kosovës B ka shpërthyer zjarr.

    Informacioni i fundit nga Emergjenca. 32 punëtorë të KEK-ut të helmuar nga gazërat.

    Në mesin e këtyre punëtorëve gjenden edhe punëtorë kroat dhe slloven të cilët ishin duke punuar në remontin e termocentralit.

    Ndërsa përreth Kosovës B, gjendet KFOR-i, Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja.

    22:00 CET - Në njërin nga trafostacionet e Kosovës B ka shpërthyer zjarr. Sipas drejtorit të prodhimit Istref Klinaku, si duket zjarri ka shpërthyer nga rrufeja.

    Zjarrfikëst gjenden në vend të ngjarjes dhe kanë arritur që të evakuojnë dy punëtorë, prej të cilëve njëri i alivanosur nga gazërat. Po bëhen përpjekje për ta evakuuar edhe një punëtor tjetër, ndërsa zjarri ende nuk është shuar.


    Durimi është më e madhja trimëri.


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Shtajner: "Kosova B" u keqadministrua, tani drejtor gjerman për KEK-un

    PRISHTINE (7 Gusht) - "Termocentrali "Kosova B" ka qenë i keq administruar". Kështu u shpreh sot kryeadministratori Mikael Shtajner, pas mbledhjes së sotme të Komitetit Energjetik. Shtajner njoftoi se drejtor i ri i Koorporatës Energjetike të Kosovës do të jetë një ekspert gjerman, duke shtuar se situata energjetike në Kosovë pritet të përmirësohet në fund të këtij viti. Kryeadministratori i krahinës tha se policia ka konfirmuar se dëmet e shkaktuara në termocentralin "Kosova B" nuk kanë qenë pasojë të veprave kriminale, por me këtë rast nuk mund të mos fajësohet faktori njeri. "Dëmet e shkaktuara nga rrufeja janë më të mëdha edhe për shkak të administrimit të keq të termocentralit 'Kosova B'. Ne presim që hetimet nga policia të na çojnë deri tek përgjegjësit" që nuk kanë punuar me profesionalizëm, tha Shtajner. Ai njoftoi se për shkakë të krizës energjetike në Kosovë, me urdhërin e tij, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) do të ketë një drejtor të ri që do të jetë ekspert nga Gjermania. Sipas tij, drejtori gjerman do të udhëheqë KEK-un nga shtatori i këtij viti deri në pranverën e vitit 2003, për kapërcimin e krizës energjetike. Shtajner tha se gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Energjetik të Kosovës, është paraqitur një plan për përmirësimin e situatës energjetike. Ai tha se pritet që deri në fund të këtij viti të nisin nga prodhimi të 5 blloqet e termocentralit "Kosova A" dhe për këtë nevojiten 9,5 milionë Euro. in/ko (Radio 21/BalkanWeb)

    P.S
    Si duket keqadministrimi ne kete gjgant eshte bere keq nga Qielli sepse nga atje erdhi rrufeja dhe e goditi te njejtin.
    Inshalla eshte ashtu???!!!

    Oj sharki e lehte si era, a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Tema të Ngjashme

  1. Fotoekspozita “Kosova dhe miqësia Tiranë – Marsejë”
    Nga toni007 në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-10-2009, 13:42
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 10:20
  3. Kosova me TC te ri, 2.5 miliardë euro
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 04:08
  4. “Kosova është pjesë e Serbisë”, porosit Tadiqi
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-02-2005, 14:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •