Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Nuk besojmė se aksioni tragjik i nxitur dhe i miratuar nga Woodhouse nė Ēamėri u bė me miratimin e qeverisė angleze tė asaj kohe. Woodhouse-i jo rrallė vepronte thjesht me kokėn e vet dhe dilte jashtė kuadrit tė porosive dhe urdhėrave tė mara nga qendra.
    Po edhe 11.000 shqiptar te perzene nga pjesa veriore e Kosoves ne vitin 2000, ne prani te KFOR-it frances nuk eshte bere me miratimin e qeverise francese.
    Nuk di kush po i miraton keto veprime antishqiptare.. ndoshta zoti vet.. eshte vere ne sherbim te shkijeve.
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  2. #22
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Citim Postuar mė parė nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    E paskan pase fajin camet qe suliotet ortholesha i urrenin ata .

    Epo edhe kete se kisha degjuar ndonjehere me pare .
    Faji dhe pergjegjesia kany kuptim te ndryshem por nuk pres qe nje turkoshake si ti te jete ne dijeni per gjera te tilla!

    Sikur Armenet te fuqizohen dhe te pushtojne Turqine dhe te kryejne masakra a nuk mund te mbahen Turqite per sjelljen e tyre mbi Armenet pergjegjesa? Lere turqine ku eshte, sikur Shqiptaret te hujne ne serbi dhe ti sillen siq jane sjellur serber me Shqiptare, a nuk mund te mbahen serber pergjegjesa per krimet e tyre mbi shqiptare?

    Turk i pa cipe, madje dhe zbaredhone dhembet ne nje teme kaq serioze dhe te dhimbeshme!

  3. #23
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Me befason titulli qe zezak fotografi mbajtesi banues ne Greqi fajeson Angline dhe Ameriken dhe jo Turqine si berthama e te gjitha te keqijave per Shqiptaret pastaj popujte fqinje si rrjelloje e fatekeqesise berthame!

  4. #24
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar mė parė nga JacobGold Lexo Postimin
    Faji dhe pergjegjesia kany kuptim te ndryshem por nuk pres qe nje turkoshake si ti te jete ne dijeni per gjera te tilla!

    Sikur Armenet te fuqizohen dhe te pushtojne Turqine dhe te kryejne masakra a nuk mund te mbahen Turqite per sjelljen e tyre mbi Armenet pergjegjesa? Lere turqine ku eshte, sikur Shqiptaret te hujne ne serbi dhe ti sillen siq jane sjellur serber me Shqiptare, a nuk mund te mbahen serber pergjegjesa per krimet e tyre mbi shqiptare?

    Turk i pa cipe, madje dhe zbaredhone dhembet ne nje teme kaq serioze dhe te dhimbeshme!
    Analogji e bukur vertet, per nje injorant katundi, not bad.
    Mgjth deshtova te shoh lidhjen e turqise me camet.
    Cfare pergjegjesie te mbajne camet per krimet e kryera ndaj tyre?

    Analogjia zakonisht perdoret nga njerez qe kane dy pare mend ne koke, te pakten.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Analogji e bukur vertet, per nje injorant katundi, not bad.
    Mgjth deshtova te shoh lidhjen e turqise me camet.
    Cfare pergjegjesie te mbajne camet per krimet e kryera ndaj tyre?

    Analogjia zakonisht perdoret nga njerez qe kane dy pare mend ne koke, te pakten.
    pergjegjsia e vetme e camve ishte se i perkisnin besimit islam. dhe kjo asht e mjaftushme per jakobin, te cilit po ti epet munsia na kishte ther mu, ty dhe krejt shqiptaret qe i perkasin besimit islam ashtu sic bani heroi i ti napolon zerva.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga derjansi : 19-07-2012 mė 23:02
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  6. #26
    Citim Postuar mė parė nga Iliriani Lexo Postimin
    Faktet qe sjell KRYEPLAKU dhe fotot jane interesante.

    Do te deshiroja te shihja me shume po te kishte me teper informacion e fotografi.

    E si gjithe shqiptaret do deshiroja te shihja me shume foto e informacione nga kjo pjese e historise qe nuk na eshte mesuar ne shkolla e nuk na eshte treguar si duhet.

    Pashe ne lajme se dhe nje nga agjensite e lajmeve greke ka bere nje paraqitje per problemin cam tani qe ai eshte nderkombetarizuar.
    Kush e di adrese e ka informacione per kete mund ta shkruaj ne forum.

    Sa per lejen Anglo-Amerikane une mendoj se greket shfrytezuan momentin per te realizuar qellimet e tyre te kahershme.
    Ate moment qe ne nuk e shfrytezuam dote dhe nuk e beme per popullsine greke ne shqiperi.

    me qe deshiron kam edhe ca informacion:

    Herman Frank Mager ka studiuar rrugėn e pėrgjakshme tė Divizionit tė Wehrmacht, Divizioni malor i njohur me emrin e Alpine lule Edelweiss nė verėn e vitit 1943 qe lidhet kryesisht me Epirin dhe ishullin e Kefaloniase, ku u be ekzekutimi i mijėra oficerėve italianė dhe ushtarėve nė Kefalonia, njė ngjarje e njohur kjo si : "masakrimi i Divizionit acqui". Hulumtimi i tij ishte i bazuar si nė rihapjen e dėshmive nga dosjet gjermane dhe tė tjera, dhe tė udhėtojė nė vendet ku kanė ndodhur ngjarjet dhe duke intervistuar dėshmitarėt dhe protagonistėt nė Greqi, por edhe nė pjesėt e tjera tė botės. Pėr librin e tij mbi efektin e divizionit tė parė malor "Edelweiss", ai vizitoi mė shumė se 200 fshatra tė Epirit dhe jugut te Shqiperise. Ku pos dhjetėra masakrave qe ai pėrshkruan, mė tej ai bėn me dije per marrėveshje me ushtrinė pushtuese gjermane dhe EDES- sit (Te kryesuar nga Napoleon Zerva)
    Hulumtimi i (Herman Frank Mager) tregon se Zerva deklaroi njė armėpushim me gjermanėt pėr t'u pėrballur me ELAS-sin nė fund te vitit 1943

    Libri i Blutiges Edelweiss u botua ne gjermanisht nė vitin 2008 dhe pati si pasoje qė prokurorėt nė Gjermani tė rihapin dosjet dhe te rimarrin ne pyetje njerėzit qė kishin marrė pjesė nė krimet e grupeve tė Wehrmacht nė Greqi .ėshtė e rendesishme per t'u thėnė se kreu i batalionit qė ka kryer krimin nė Ligiades tė Janinės, kur u thirr nga prokurori, disa ditė pas marrjes nė pyetje vdiq,
    Libri zbardh dy anet e medaljes , pasi sjell ne pah anen tjeter te medaljes , ku konstistohen marreveshjet e fshehta mes Napoleon Zerves dhe Ushtrise Gjermane nga njera ane dhe akuzat e Zerves nga ana tjeter per popullsine Came (popullsi kjo me origjine shqipetare ne Veriperendim te Greqise) per bashkepunim me pushtuesit Gjermane dhe per shkakun i ketij bashkepunimi(sipas EDES) erdhi si pasoje edhe pastrimi etnik i popullsise myslimane Came(si hakmarrje) , pas clirimit te Paramithiase nga pushtuesit Gjermane nga forcate e EDES te Napoleon Zerves

    Arkivat e Wermachtit, sollen tė dhėna tė tjera qė vėrtetonin nė mėnyrė tė padiskutueshme bashkėpunimin e Zervės me gjermanėt nga shtatori 1943 e deri nė gusht 1944, madje deri nė evakuimin e Janinės nė tetor 1944.
    Njė studim me vlerė tė jashtėzakonshme tė historianit gjerman Heinz Richter nė njė revistė shkencore nė fillim tė viteve 1990.
    Historiani gjerman Heinz Richter atje vėrtetoi me fakte tė pakundėrshtueshme se Zerva dhe gjenerali Lanz kishin lidhur njė marrėveshje pėr mos-sulmim te njėri tjetrit dhe pėr shkėmbim informacioni. Kjo marrėveshje, sipas historianit gjerman – arrinte madje nė kufinjtė e tradhėtisė ndaj kauzės aleate.

    Ndersa ne librin e Kostandin Dedes te batuar ne Athine ne vitin 1978 (Κώστα Ν. Δέδε "Δρυμάδες Χειμάρρας" (Αθήνα 1978, εκδ. Σείριος)
    Liber ky qe eshte pike referimi per sa kane ndodhur ne jugun e Shqiperise ne luften e dyte Boterore, i botuar ne Athine sepse K.Dede u arratis ne Greqi dhe regjimi komunist nuk e lejoji te kthehesh ne Himare (prej nga ishte edhe origjina e tij), ne kete liber me titullin "Dhermijasit e Himares" , mes te tjerash thuhet per nje bashkepunim te Himarojteve me pushtuesit Gjermane, kunder fshatit shqipfoles Vuno, qe pati si pasoje pushkatimin e rreth 200 personave nga ky fshat,

    Eshte e qarte qe Ushtria Gjermane ka luajtur role te shumefishta , ashtu sikunder e sillnin kushtet apo interesat, duke mbajtur nje here njeren ane e here te tjera duke kaluar ne anen tjeter te koalicianeve , pasi Ushtrise gjermane nuk i interesonte se cfare ndodhte me grupet guerile ne ballkan , apo konfliktet etnike , por thjesht arritja e qellimeve ushtarake te tyre.

    kush eshte Herman Frank Mager:

    Herman Mager i Lindur me 1940 ne Hanover te Gjermanise dhe ka jetuar ne Belgjike
    Marrja e tij me histori filloi nė vitin 1963, fillimisht si njė rrugė per kėrkimin e babait tė tij(Frank Mager), njė mėsues i shkollės fillore dhe oficer i rekrutuar rezervė i Wehrmacht i logjistikės ushtarake hekurudhore, nazist (titulli gjerman , Oberzahlmeister), i cili arriti nė Greqi me tren tė veēante nė mėnyrė qė tė ruajnė rrjetin hekurudhor, ndėrsa nė nėntor 1942 ishte urdhėruar pėr tė riparuar urėn, pasi ura e Gorgopotamosit u hodh nė erė.
    Babai i tij u zu rob nga ELAS-si dhe, pas njė gjyqi qė u mbajt nė "aktif" ne praninė e zyrtarėve britanikė nė fshatin malor Spersiadha, u ekzekutua mė 9 prill 1943 sebashku me 30 ushtarė tė tjere gjermanė dhe njė pėrkthyese femėr, nje austriake me ermin "Trouth Ranvain", nė varrezat e fshatit.
    Herman Mager ra viktimė e njė aksidenti rrugor me biciklete pranė Fallingkmpostel Ntorfmark nė veri tė Gjermanisė, ku ishte edhe shtėpia e familjes se tij mė 12 prill 2009.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bani : 20-09-2012 mė 10:13
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  7. #27
    Nė njė letėr qė Nuri Dino i dėrgonte mė 21 shkurt 1944
    Shefqet Peēit, konstatonte se nė Greqi po bėheshin
    pėrpjekje pė bashkimin e dy forcave kryesore politike
    tė EAM it dhe EDES it me synimin qė
    "grekėrit tė shkatėrrojnė Shqipėrinė edhe nėn maskėn
    komuniste...".

    Dhe mė tej ai i kujton Sh. Peēit se "mjaft gjak
    shqiptari vaditi tokėn tonė, mjaft larg u dėgjua afshi
    i popullit tonė pėr liri dhe kjo mjafton pėr tė
    nesėrmen, por e nesėrmja duhet tė na gjejė tė bashkuar
    mė shumė se kurrė". Thelbin e kėsaj letre e pėrbėnte
    kėrkesa kėmbėngulėse pėr bashkim "pėr hir tė gjakut qė
    na bashkon dhe tė zakonit qė s'mund tė na ndajė". Ai
    kėrkonte mendimin pėr bazat e bashkimit, por me "kusht
    qė tė mos preken parimet tona dhe karakteri kombėtar".


    Meno Dine ka lindur ne Paramithi, qe dikur ishte pjese e distriktit te Janines. Ajo ishte vetem 8 vjece, kur paraushtaraket greke te gjeneralit Zerva masakruan rreth 600 pjesetare te komunitetit mysliman te njerit prej fshatrave me te rendesishem te Camerise. Burra, gra e femije u shkuan ne plumb pa meshire, ndersa shume prej tyre u torturuan barbarisht perpara ekzekutimit. “I vetmi mashkull qe mbeti gjalle ne Paramithi nga masakra e 27 qershorit ishte babai i Tahir Muhedinit, kryetarit te Partise per Drejtesi dhe Integrim, tregon e moshuara. Kjo pasi nje nate me pare, ai kishte shkuar si mysafir ne nje fshat tjeter, te daja e tij. Shume prej familjareve dhe te afermve te mi u vrane, ndersa ne morem rrugen e kurbetit.

    Deshmitarja e gjenocidit grek tregon se ne vitin 1944 ne Paramithi ishin afro 600 familje. “Nje nate perpara se te niseshim, babai im, Aliu, po kuvendonte ne oborr me nje kusheririn e vet. “Neser do te nisemi per ne Shqiperi. Fshati u dogj i teri nga gjermanet dhe greket. Nuk mund te rrime me ketu. Na dhimbset toka, Cameria, por po na vrasin e po na presin. Duhet te shpetojme koken”. Degjoja fjalet e tim eti qe, ndersa bisedonte, me mbante ne preher dhe me shkuan lot nga syte. Isha e vogel, por e kuptova se po iknim diku larg, teper larg nga shtepia ku kisha lindur dhe me te cilen me lidhnin aq shume kujtime”.

    “Ne zbardhjen e dites, pasi kishim pergatitur rroba e ushqime, se do te iknim ne kembe, burrat e fisit ngarkuan mushkat dhe morem rrugen”, tregon Meno Dine. Ishte shtator i vitit 1944 dhe ishte ende kohe lufte. Karvani i gjate marshoi per jave e muaj te tere. Shtepia babait te Menos dhe e xhaxhait te saj kishte vetem tre kuaj e mushka te ngarkuara. Ecnin e pushonin rruges, gatuanin ato qe kishin me vete. Ditet kalonin dhe njerezit lodheshin nga marshimi i pafund. Grate mbanin edhe rroba ne krahe, por edhe femijet qe kishin kopanec.

    Pas javesh te tera udhetim, karvani i cameve mberriti ne fshatin Pul Fushe, ku ndenjen dy net. Me pas, ata shkuan prane kufirit greko-shqiptar ne Sajadhe, ku ndenjen per tre muaj. “Dimri hyri dhe kishim shume ftohte, rrefen e moshuara. Pas tre muajsh kaluam me varka per te shkuar ne nje fshat te Sarandes. Ndersa niseshim, na dolen para greket, te cilet me cengela terhiqnin varkat tona. Na moren ushqimet, bizhuterite e c’kishim e na lane te iknim. Isha femije. Gjate kohes qe iknim naten me varka, une mbaja duart ne ujin e detit”.

    Meno Dine thote se varkaxhinjte i kaluan falas, pasi ishin nga fshati Vole, ku Dinenjte kishin bere krushqi. Pas disa ditesh, ata mberrijne ne Ksamil. “Ne token shqiptare vdiq e para nga te ftohtit kusherira ime, Havaja. Ishte vetem 18-muajshe. Pas kesaj dolem ne Delvine, ku ndenjem rreth nje jave. Qendruam ne nje shtepi te djegur e te braktisur. Shtroje e mbuloje kishim jorganet e pajave, qe grate kishin marre me vete. Me kujtohet se ishin rroba te shtrenjta prej kadifeje e te qendisura me serm. Por, gjermani nuk na u nda edhe ne Shqiperi. Nje dite erdhen dhe i vune zjarrin shtepise ku qendronim. Rrobat tona u dogjen te gjitha dhe morem serish rrugen, kete here drejt Myzeqese”. Familjaret e Meno Dines u vendosen perfundimisht ne Fier, ku, pasi jetuan disa vjet me qira, u sistemuan perfundimisht.

    Ndersa kujton trishtimin e vogelushes qe braktiste oborrin e femijerise, duart e saj ne ujin e kripur te brigjeve came, Meno Dine sikur e parandiente se ate shtepi dhe ate toke nuk do ta shihte me kurre. “Po me djeg malli. Ta shoh edhe nje here ate vend, pa le te vdes. Por, ne nuk na duan ne Greqi. Im bir ka kerkuar te marre nje vize per te vizituar token e te pareve, por nuk e kane lejuar”. Brenga came pervijohet ne syte e perlotur te 73-vjecares, qe per me shume se 6 dekada nuk shikon dot vendlindjen e mohuar.

    Kalvari

    Mijera refugjate qe vdiqen ne rrugetim

    Gjate rrugetimit te gjate per ne Shqiperi, mijera came vdiqen rruges nga te ftohtit, uria, semundjet apo fatkeqesi te tjera. “Karvani yne qe u nis nga Paramithia kishte rreth 500 familje, tregon 73-vjecarja Dino. Shume prej tyre vdiqen rruges. Mund te kene qene 1500 apo 2000 fryme. Viktimat ishin burra, gra, por pjesa me e madhe femije. Shume vdisnin nga i ftohti. Shpeshhere humbitnin femijet, te cilet ngeleshin prapa, pasi nuk ndiqnin dot ritmin e karvanit. Askush nuk mund te kthehej prapa, ku ishte vdekja. Nje tjeter fatkeqesi na goditi ndersa kalonim Qafen e Llogorase. Na zuri nje stuhi debore. Te pakten 30 vete humben apo vdiqen nga i ftohti”.

    Fatkeqesia

    Nena qe hodhi foshnjen ne lume

    Mes lotesh, Menua tregon edhe fatkeqesine qe i ndodhi nuses se kusheririt te saj. “Grate mbanin rrobat ne kurriz, por edhe femijet e vegjel qe pinin gjoks. Lodheshin shume. Ne kapeshim pas fustanit te grave me te medha, pasi duart ato i kishin te zena. Nusja e kusheririt tim kishte ne njerin krah rroba dhe ne tjetrin vajzen 3-muajshe. Ishim duke kaluar prane lumit Versele. E kishim humbur nga lodhja. Per te mundur te kaloje lumin, ajo hodhi rrobat ne lume dhe vazhdoi rrugetimin”. E moshuara tregon se pas afro dy kilometrash, ndersa mendonte t’i jepte per te pire vajzes, nusja pa e tmerruar se gabimisht kishte hedhur foshnjen ne lume. I ra te fiket nga tronditja.

    Masakrat greke, ja cfare ndodhi ne Cameri

    Masakra me e eger ndaj shqiptareve myslimane u be nga ushtaret greke, qe nuk benin me pjese ne formacionet ushtarake, me 27 qershor 1944, ne zonen e Paramithise, ku forcat e Liges Republikane Greke (EDES) te gjeneralit Zervas hyne ne qytet dhe vrane rreth 600 shqiptare myslimane, burra, gra dhe femije - shume prej te cileve u perdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas deshmitareve okulare, te nesermen, nje batalion tjeter i EDES hyri ne Parge, ku u vrane 52 shqiptare te tjere. Me 23 shtator 1944, u plackit qyteti Spatar dhe u vrane 157 vete. Gra te reja dhe vajza u perdhunuan dhe ata burra qe mbeten gjalle u grumbulluan dhe u derguan ne ishujt e Egjeut. Ne baze te statistikave qe jep Shoqata “Cameria” ne Tirane, gjate goditjeve qe jane bere ne vitet 1944-1945, ne fshatrat came jane vrare gjithsej 2771 civile shqiptare dhe konkretisht si me poshte: Ne Filat dhe rrethinat 1286, ne Igumenice dhe rrethinat 192, ne Paramithi dhe rrethinat 673 dhe ne Parge 620. Jane plackitur dhe djegur 5800 shtepi ne 68 fshatra. Ne nje liste te hollesishme te humbjeve materiale perfshihen 110000 dele, 24000 bageti te trasha, 25000 tone grure dhe 8000 tone vaj ushqimor.

    Si rezultat i ketyre goditjeve, llogaritet qe 28000 came te jene larguar per ne Shqiperi, ku u vendosen ne periferi te Vlores, Durresit dhe Tiranes. Disa qindra came u vendosen gjate bregut te Himares, ne prona te lena nga familjet qe u larguan gjate luftimeve te egra, fillimisht kunder pushtuesve te Boshtit dhe me pas, me 1944, midis Frontit nacionalist grek te Clirimit te Epirit te Veriut dhe luftetareve te Ballit Kombetar te Shqiperise. Disa nga camet u vendosen ne fshatrat ekzistuese gjate bregdetit, si Borshi, qe tradicionalisht ishin myslimane, duke forcuar karakterin johelenik te zones. Came te tjere krijuan fshatra krejtesisht te reja, si Vrina afer kufirit grek.

    Miranda Vickers, “Reprezalja greke dhe nderkombetarizimi i ceshtjes came”

    Amerikanet

    Ja si i perzune shqiptaret nga Cameria

    Vezhgues nderkombetare kane konstatuar brutalitetin e perdorur gjate debimeve te cameve. Joseph Jakobs, shef i Misionit Amerikan ne Shqiperi (1945-1946) shkruan: "Ne mars 1945 njesi te forcave te shperndara te Zervas kryen nje masaker ndaj cameve ne zonen e Filatit dhe praktikisht e spastruan ate nga pakica shqiptare. Sipas te gjitha te dhenave, qe kam mundur te mbledh mbi ceshtjen came, ne vjeshten e 1944-es dhe gjate muajve te pare te 1945-es, autoritetet e Greqise veriperendimore kryen goditje te egra, duke debuar rreth 25000 came - banore te Camerise nga shtepite e tyre. Ata u ndoqen deri ne kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona. Qindra meshkuj came te moshave 15 deri 70 vjec u internuan ne ishujt e Detit Egje. U dogjen ne total 102 xhami”. Autoritetet greke miratuan me pas nje ligj qe sanksiononte shpronesimin e pronave te cameve, duke iu referuar bashkepunimit te bashkesise se tyre me forcat pushtuese te Boshtit, si nje arsye kryesore per marrjen e ketij vendimi.

    Documents of the US Department of State, No.84/3, Tirana Mission, 1945-1946, 6-646



    Popullsia

    Perberja etniko-fetare e Camerise

    Krahina e Camerise perfshinte 189 qytete dhe fshatra ne rreth 10 mije kilometra katrore, me nje popullsi qe, sipas regjistrimit turk te vitit 1908, numeronte mbi 72000 banore. Popullsia u rrit ne vite, por rreth 85 mije persona, jane perzene ne drejtim te Turqise, ne periudhen mes viteve 1913-44. Mijera te tjere jane perzene me force ne vitin 1944 dhe tashme jetojne bashke me pasardhesit e tyre ne Shqiperi. Popullsia e Camerise ishte rreth 93% shqiptare, ndersa pjesa tjeter perbehej nga grupe te tilla si greke, vllahe dhe rome. Ne shekullin e 19-te, 80% e popullsise shqiptare i perkiste besimit mysliman dhe procesi i konvertimit te tyre ka filluar ne shekullin e 18-te. Sipas te dhenave historike, pjesa tjeter prej 20% e popullsise came i perkisnin besimit kristian. Ne prag te Luftes se Pare Boterore, pas disa fushatash spastrimesh me karakter etnik e fetar, rreth 50% e popullsise perbehej nga myslimanet dhe gjysma tjeter nga ortodokset.
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  8. #28

    Gjenocidi Grek Mbi Popullsinė ēame Nė ēamėri

    GJENOCIDI GREK MBI POPULLSINĖ ĒAME NĖ ĒAMĖRI

    Ēėshtja ēame dhe pėrgjithėsisht ēėshtja e minoritetit
    shqiptar nė Greqi lindi me vendimin e Konferencės sė
    Londrės mė 1913, e cila e shkėputi kėtė trevė
    shqiptare dhe ia aneksoi atė Greqisė. Qė nga kjo kohė
    fillon njė presion i vazhdueshėm, njė politikė
    sistematike e shtetit grek dhe e forcave tė ndryshme
    ultranacionaliste pėr shkombėtarizimin e kėsaj treve.
    Pėr kėtė qėllim, u pėrdorėn tė gjitha mėnyrat, si
    tatimet e rėnda, grabitja e tokės, pėrjashtimi i
    popullsisė nga pjesėmarrja nė administratėn
    shtetėrore, ndalimi i dhunshėm i arsimit nė gjuhėn
    amtare, madje edhe nė shkollat fillore, vrasjet,
    burgimet, dėnimi me dhunė deri nė masakrat e
    pėrgjakshme.

    Nga S. XHARDO, Janinė


    Mė 1913, u krye masakra nė pėrroin e Selamit
    (Paramithi) e 72 krerėve tė Ēamėrisė dhe e qindra tė
    tjerėve nga kapiteni famėkeq Deli Janaqi. Nė pėrfundim
    tė Luftės sė Parė Botėrore, mė 1918, u pėrpilua plani
    i grabitjes sė tokave tė popullsisė ēame. Ligji i tė
    ashtuquajturės Reformė Agrare, i aplikuar vetėm nė
    Ēamėri, u rrėmbeu shqiptarėve tė cilėt u degdisėn nė
    Anadoll, me mijėra hektarė tokė buke, sipėrfaqe tė
    mėdha me vreshta, qindra mijė rrėnjėve ullinj, tė
    cilat u bėnė prona tė elementėve grekė.

    Kėto masa u pasuan nga organizimi i ēetave terroriste
    nė territorin e Ēamėrisė, sanksionet ekonomike, lufta
    raciale, braktisja e popullsisė shqiptare nė
    injorancėn mė tė thellė, inkurajimi i kryqėzatave
    fetare. Pėrpjekjet e dhunshme tė vitit 1923 pėr ta
    shpėrngulur me forcė popullsinė ēame nė Turqi,
    shėnojnė njė kulm tė paparė nė politikėn e egėr
    shoviniste greke.

    Bilanci ishte shumė tragjik pėr popullsinė shqiptare.
    Greqia qe ndėr shtetet e para nė Ballkan nė tė cilat
    triumfoi fashizmi nacionalist. Nė gusht tė vitit 1936,
    Joan Metaksai vendosi diktaturėn fashiste. Viktima e
    parė ishte popullsia ēame. Fashistėt e orės sė parė,
    tregtari Stavro Koēoni dhe oficeri i xhandarmėrisė
    Zambeta filluan goditjet sistematike nė Filat,
    Pituljete, Gumenicė pėr zhdukjen e popullsisė ēame. U
    shkua deri atje sa populli i Paramithisė u ndalua me
    violencė tė fliste nė gjuhėn shqipe.

    Pėrēarja

    Qeveria greke bėri ēmos qė tė pėrēante popullsinė
    shqiptare ēame, duke u pėrpjekur tė kundėrvejė tė
    krishterėt ndaj muslimanėve. Kjo politikė shtetėrore
    nuk kaloi pa lėnė gjurmė, pasi popullsia e kėsaj zone
    nė shumicėn dėrrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u
    arrit qė qarqet intelektuale tė dominonin situatėn.

    Popullsisė ēame iu ngarkuan taksa tė rėnda, tė cilat
    nuk kishin vetėm natyrė fiskale, por synonin ta
    detyronin atė tė emigronte nė Shqipėri ose gjetiu. U
    ndryshuan emrat shqiptarė tė fshatrave Spatari,
    Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke,
    respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume,
    Perdhika duke i kolonizuar me grekė, me qėllim

    ndryshimi tė raporteve tė popullsisė. Para se tė hynte
    nė Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke
    filloi njė fushatė tė re masakrash dhe krimesh nga mė
    monstruozėt kundėr popullsisė shqiptare. Dy muaj para
    konfliktit italo‑grek, qeveria fashiste e
    Metaksait kreu njė akt ndofta pa precedent nė
    historinė botėrore. Tė gjithė meshkujt nga 16‑70
    vjeē, mbi 5000 burra, u burgosėn dhe u dėrguan nė
    ishujt e largėt tė Egjeut.

    Ky veprim u krye nė bazė tė vendimit tė marrė mė parė
    nė Gumecinė nga njė mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i
    Janinės, Spiridoni, ku merrnin pjesė edhe zv/Prefekti
    i Gumenicės Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisė
    dhe pėrfaqėsues tė grekėrve tė Ēamėrisė. Nga ky
    kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 tė
    tjerė vdiqėn mė vonė gjatė internimit nga torturat dhe
    uria. "Nė kėtė mėnyrė ‑shkruan Jani Sharra
    ‑ qeveria e vendosi elementin shqiptar,
    mysliman, haptazi nė kampin e armikut" duke e
    paragjykuar popullsinė ēame.

    Rekrutėt

    Rekrutėt ēamė, si shtetas grekė tė mobilizuar nė vitet
    1939 dhe 1940 qė nė atė kohė ndodheshin nė shėrbim
    ushtarak, me urdhėr tė Korparmatės sė Janinės, u vunė
    tė thyejnė gurė dhe tė ndreqin rrugė nė formėn e punės
    sė detyrueshme. Nė takimin qė pati Komandanti i
    Divizionit VIII tė Epirit, gjenerali Kaēimitro, me
    2000 djem ēamė, u kėrkonte mendime pėr rrezikun qė i
    kanosej vendit nga Italia fashiste. Ēamėt u treguan tė
    gatshėm pėr tė luftuar armikun e pėrbashkėt.

    Por pėr ēudi, nė vend tė armėve u dhanė kazma dhe
    lopata pėr tė vepruar nė prapavija pėr ndėrtim
    rrugėsh. Ishte njė qėndrim mosbesimi i autoriteteve
    greke ndaj ēamėve dhe njėherazi dhe njė fyerje e
    poshtėrim pėr ta, duke i trajtuar jo si
    bashkėluftėtarė, por si robėr lufte. Nga ana tjetėr,
    Italia gjatė pėrgatitjeve tė luftės me Greqinė nuk
    mund tė mos merrte nė konsideratė pėr interesat e saj
    gjendjen diskriminuese tė shqiptarėve tė Ēamėrisė.

    Ēiano, ministėr i Jashtėm i Italisė, nė gusht tė vitit
    1940, do t'i vinte nė dukje ambasadorit grek nė Romė
    se "Greqia ishte e vendosur me tė gjitha mjetet qė
    disponon tė vazhdojė njė program politik, ka
    diskriminuar nė mėnyrė tepėr tė rėndė shqiptarėt nė
    favor tė grekėrve. Dhe kėtė e ka bėrė nė tė gjitha
    fushat e veprimtarisė, qė nga ajo e lirisė personale e
    nė atė ekonomike, deri nė atė tė mėsimit tė gjuhės...
    i kanė larguar shqiptarėt nė rajone larg qendrave tė
    mėdha, duke i mbajtur nė kushte primitive".

    Lufta

    Shpėrthimi i Luftės Italo‑Greke mė 1940 thelloi
    tensionin politik nė Ēamėri. Megjithė pėrpjekjet e
    pushtuesit pėr ta tėrhequr minoritetin shqiptar nė
    anėn e tij dhe pavarėsisht se popullsia ēame gjatė
    regjimit fashist tė Metaksait kishte vuajtur shumė,
    ajo pėrgjithėsisht mbajti njė qėndrim neutral ndaj
    palėve nė konflikt. "Edhe kur italianėt pushtuan
    Gumenicėn‑shkruan Jani Sharra‑rrallė
    ndonjė ēam u bashkua me ta". Gjithkush mund tė shtrojė
    pyetjen: pse u mbajt ky qėndrim i ashpėr ndaj
    minoritetit shqiptar?

    A ishte kjo njė masė vetėmbrojtjeje nga ana e
    autoriteteve lokale dhe qendrore greke? A u shkaktua
    kjo vetėm nga frika e njė hakmarrjeje tė mundshme tė
    shqiptarėve pėr krimet qė ishin kryer ndaj tyre nga
    regjimi i Metaksait dhe bandat greke? Tė dhėnat
    provojnė se asnjėra prej kėtyre arsyeve nuk pėrbėnte
    shkakun e kėtij veprimi kriminal.

    Synimi ka qenė akoma mė i largėt dhe njėkohėsisht mė
    antishqiptar. Edhe nė situatat e vėshtira dhe tė
    komplikuara, kur Greqisė po i trokiste lufta nė derė,
    autoritetet greke me gjakftohtėsi u pėrpoqėn tė
    pėrfitonin ē'tė mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar
    njė moment i pėrshtatshėm nė marrėdhėniet
    ndėrkombėtare pėr spastrimin etnik pėrfundimtar tė
    Ēamėrisė.

    Kėtė e provon edhe fakti se pas shpėrthimit tė luftės,
    pasi u bė e qartė se kapitullimi i Greqisė pėrballė
    ushtrive italiane ishte i afėrt, autoritetet lokale
    greke tė Ēamėrisė pėrgatitėn listat dhe po pėrpiqeshin
    tė siguronin mjetet e nevojshme tė mbartjes pėr tė
    gjitha gratė dhe fėmijėt qė kishin mbetur nė Ēamėri me
    qėllim qė kur tė hynin ushtritė e huaja kėtu, tė mos
    gjenin kėmbė shqiptari.

    Pas thyerjes sė ushtrive italiane dhe tėrheqjes sė
    tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i
    qeverisė sė re greke mbi popullsinė shqiptare tė
    Ēamėrisė. Tė burgosurit dhe tė internuarit ēamė u
    liruan vetėm pas pushtimit tė Greqisė nga ushtritė
    gjermane nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe
    shpirtėrore. Pas pushtimit tė Greqisė nga gjermanėt,
    pritej qė ēamėt e kthyer nga internimi tė hakmerreshin
    ndaj forcave shoviniste greke qė kishin qenė shkaktarė
    tė vuajtjeve.

    Ndryshimi

    Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritėn mbi pasionet
    shoviniste dhe zgjodhėn rrugėn e bashkėpunimit dhe tė
    bashkėjetesės pėr tė pėrballuar bashkėrisht gjendjen e
    rėndė qė u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanė. Pėr
    kėtė qėllim u organizuan dy mbledhje tė gjera nė Koskė
    dhe nė Spatar. Njerėz me ndikim nė krahinė si Musa
    Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Ēafuli, Jasin
    Sadiku dhe shumė tė tjerė punuan me pėrkushtim pėr tė
    krijuar atmosferėn e mirėkuptimit midis dy
    komuniteteve, grek dhe shqiptar.

    Madje fshatarėt e Varfanjit, Salicės etj, dėrguan
    pėrfaqėsuesit e tyre nė fshtatrat e krishtera ku
    burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i
    siguruar qė tė ktheheshin se asgjė e keqe nuk do t'i
    gjente. Nė zonėn e Igumenicės dhe tė Filatit ishte
    bėrė rregull qė asnjė grup i rezistencės greke nuk
    dilte nė zonat e lira pa qenė i shoqėruar nga njė
    shqiptar ēam. Pikėrisht pėr kėtė veprimtari e
    sakrificė, jo pak ēamė dolėn para gjykatave tė
    pushtuesit dhe u burgosėn.

    Duke pasur parasysh kėtė realitet tė mirėkuptimit dhe
    tė bashkėpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe ēame
    shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur
    shqiptarėt ēamė tė ishin kriminelė, do tė zhdukeshin
    tė gjithė fshatrat e krishterė tė Thesprotisė rreth
    fshatrave shqiptaro‑ēame". Pėr qarqet shoviniste
    greke nuk ishte i pranueshėm mirėkuptimi dhe
    bashkėveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke.
    Pėr tė nxitur pėrēarjen e tyre ata nxitėn vrasjen e
    ēamėve me influencė si Tefik Qemali, Jahja Kasemi,
    Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarėve tė tjerė
    nga ēeta e Koēnikollės, punėt morėn njė drejtim tė
    rrezikshėm.

    Tė revoltuar nga kėto akte, njė grup ēamėsh u drejtuan
    pėr tė djegur Rahulin, por u doli pėrpara popullsia e
    Karbunarit, njė fshat i madh i pėrbėrė prej
    shqiptarėsh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpėtoi nga
    njė katastrofė e sigurtė, "mė pas bandat e Zervės
    therėn edhe gratė dhe fėmijėt e atyre qė shpėtuan
    Rahulin", domethėnė banorėt e Karbunarit. Nė kėto
    rrethana, disa krerė tė Ēamėrisė u pėrpoqėn tė
    formonin njė batalion pėr mbrojtjen e saj.

    U formua njė battalion i cili kishte vetėm gjysmėn e
    efektivit tė njė batalioni tė zakonshėm, afro 300
    veta. Pėr arsye se gjermanėt nuk donin tė prishin
    marrėdhėniet me qeverinė kuislinge tė Ralisit, ky
    batalion veproi brenda kufijve politikė tė shtetit
    shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi tė
    bashkėpunonte me gjermanėt, nuk u fut nė kėtė batalion
    dhe nuk i pėrdori armėt kundėr popullsisė greke, por
    pėrkundrazi u rezistoi nė mėnyrė demonstrative
    pėrpjekjeve tė gjermanėve pėr ta hedhur kundėr
    elementit grek. Qėllimi i armatosjes sė popullsisė
    ēame ishte thjesht njė masė vetėmbrojtėse, pasi ata
    kishin vuajtur shumė nga shovinizmi grek.

    Por ajo qė i shqetėsoi mė shumė atėherė forcat
    shoviniste greke, ishte ngritja e kėshillave shqiptare
    nė tė gjithė Ēamėrinė. Nė mars tė vitit 1943, u formua
    ēeta e parė e pėrzjerė e cila bashkėpunonte me
    EAM‑in. Tashmė, edhe biografėt e Zervės, si
    Mihal Miridhaqi nuk e mohojnė kontributin dhe
    pjesėmarrjen e ēamėve muslimanė nė radhėt e
    rezistencės antifashiste greke nė formacionet e
    ELLAS‑it dhe EAM‑it.

    Historiani i lartpėrmendur thekson se ēamėt nxorrėn
    mbi 1000 luftėtarė. Popullsia ēame filloi tė
    organizohej nė luftėn kundėr fashizmit nė dimrin e
    viteve 1942‑1943, madje qė nė verėn e vitit 1942
    u krijua nė Filat grupi ilegal i rezistencės
    antifashiste i pėrbėrė nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa
    Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho
    Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumė
    tė tjerė. Ata punuan nė rrėzė tė kufirit tė Shkallės
    sė Zorjanit e mė thellė pėr organizimin e rezistencės,
    pėr krijimin e bazave tė luftės, pėr popullarizimin e
    ideve tė Kartės sė Atlantikut, e cila u garantonte
    popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe tė drejtėn
    e vetėvendosjes pas fitores mbi fashizmin.

    Betejat

    Nė shkurt tė vitit 1943 u krijua ēeta "Ēamėria" dhe
    pak mė vonė batalioni "Ēamėria", i cili zhvilloi nė
    shtator 1943 betejėn e famshme tė Konsipolit kundėr
    gjermanėve, qė zgjati 55 ditė. Ajo betejė u shqua pėr
    pjesėmarrjen e gjerė tė popullsisė sė Ēamėrisė, tė
    Delvinės dhe tė minoritetit pa dallim kombėsie e
    shtresash shoqėrore. Nė mars tė kėtij viti u krijua
    formacioni i parė miks shqiptaro‑grek. Ai luftoi
    me trimėri kundėr gjermanėve dhe zervistėve nė Mallun,
    nė Revani, nė Theojefira, nė Pleshavicė, nė malin
    Kacidhjar e gjetkė.

    Nė pranverė tė vitit 1944 nė Qeramicė u formua
    Batalioni IV "Ali Demi" me mė shumė se 500 djem ēamė.
    Ky batalion hyri nė pėrbėrje tė Regjimentit XV tė
    Ushtrisė Nacionalēlirimtare Greke (EAM). Gjatė
    luftimeve tė tij nė rrugėn Janinė‑Gumenicė,
    Koskė, Smartė e Lopės si dhe nė Mallun ranė trimėrisht
    dėshmorėt Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa
    Vejseli, etj. Gjithashtu, shumė ēamė morėn pjesė nė
    Brigadėn VI, VII, IX dhe XI tė ushtrisė greke.

    Edhe misioni britanik qė kreu hetime nė Ēamėri nuk e
    mohonte pjesėmarrjen e ēamėve nė radhėt e
    EAM‑it. Edhe gjermanėt u pėrpoqėn ta hedhin
    minoritetin shqiptar nė luftė kundėr EAM‑it dhe
    Frontit Nacionalēlirimtar Shqiptar. Kėto pėrpjekje
    regresive shoqėroheshin me njė propagandė me ngjyra tė
    theksuara nacionaliste. Nė kuadrin e bashkėpunimit tė
    popullit shqiptar dhe atij grek, u bėnė pėrpjekje pėr
    tė vendosur ura lidhje nė linjėn e atyre forcave qė
    udhėhiqeshin nga Partitė Komuniste.

    Minoriteti

    Nė bisedimet midis pėrfaqėsuesve tė tė dy palėve ishte
    vendosur qė nė tetor tė vitit 1943, tė harmonizohej
    puna nė minoritet. Pėr kėtė qėllim ishte pranuar qė tė
    vinin nė minoritetin grek nė Shqipėri anėtarė tė
    Partisė Komuniste Greke "qė tė bėjnė punė nė
    minoritete duke qenė nė lidhje gjithmonė me ne". Po
    kėshtu do tė procedohej edhe nė Ēamėri. Minoriteti
    grek nė Shqipėri u synua me lakmi nga reaksioni
    zervist grek pėr tė depėrtuar nė tė, me qėllime tė
    hapura antishqiptare.

    Tė dėrguarit e EAM‑it nė minoritet, si Aleks
    Janari, me propagandėn e tyre shfrytėzuan marrėveshjen
    qė pėrmendėm mė sipėr, pėr tė ngjallur ndjenjat
    nacionaliste tė minoritetit, "pėr t'i bėrė masat e
    minoritetit t'i drejtojnė sytė nga Greqia".

    Nė njė miting qė ishte bėrė nė Akrovjan ishte
    deklaruar hapur se "ne pranojmė tė jemi njė Greqi
    qoftė komunikste, qoftė djalliste, por vetėm Greqi tė
    jemi". Sipas tė njėjtit burim del se grumbullimet dhe
    veprimtaria e reaksionit grek financohej me tė holla.
    Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin dėrguar pėr tek Zerva
    23 veta "pasi ky paguante 1 stėrlinė pėr tre anėtarė
    tė familjes"

    (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcė
    nė minoritetin shqiptar nė Greqi, domethėnė nė
    Ēamėrinė e pėrtejme, duke ndikuar nė ēoroditjen e
    popullsisė ēame ndaj situatės nė luftės dhe tė
    mbėshtetjes sė saj. Megjithatė, Kryesia e Kėshillit
    Antifashist Nacionalēlirimtar tė Shqipėrisė, duke
    pasur bindje nė vijėn e bashkėpunimit midis dy
    popujve, dėrgoi njė delegacion nė Konferencėn
    Panepirotike tė EAM‑it sipas ftesės sė bėrė nga
    Komiteti Panepirotik Nacionalēlirimtar i Greqisė mė 14
    qershor 1944. Duhet shėnuar se ky bashkėpunim
    inspirohej nga qėllime fisnike tė bashkėjetesės midis
    fqinjėve me devizėn: luftė e ashpėr dhe e paprerė
    armikut nazist dhe gjithė reaksionit nė shėrbim tė
    tij.

    Nacionalistėt

    Peshė jo tė vogėl nė trajtimin e ēėshtjes ēame dhe tė
    pozitės sė Ēamėrisė nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore
    do tė luante dhe qėndrimi i nacionalistėve ēamė, i
    cili aspironte hapur me qėndrimin e vet bashkimin e
    Ēamėrisė me Shqipėrinė. Kėtė lėvizje e drejtonte njė
    Kėshill krahinor me organizmat e tij nė nėnprefekturat
    dhe fshatrat.

    Pjesėtarė tė kėshillit krahinor tė Ēamėrisė ishin
    njerėz me influencė si vėllezėrit Dino, Adem Muha,
    Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan
    Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj. Kėshilli krahinor
    kryente nė njė farė mėnyre detyra tė qeverisjes siē
    ishin mbajtja e rrefullit dhe qetėsisė, zgjidhja e
    mosmarrėveshjeve, interesohej pėr hapje shkollash
    shqipe etj. Njė veprimtari e tillė ishte e
    papranueshme pėr qeveritarėt e Athinės.

    Ndaj qeveria greke e Ralisit shtroi kėrkesėn
    kėmbėngulėse pranė tė Dėrguarit tė Posaēėm gjerman pėr
    Evropėn Juglindore Nojbaherit "pėr rivendosjen e
    prefektit tė administratės greke nė Thesproti", "tė
    cilėt do tė kryenin funksionet e tyre zyrtare nė
    Ēamėri, duke u mbėshtetur nė Vermahtin gjerman".

    Mirėpo autoritetet gjermane mbanin njė qėndrim tė
    dyfishtė. Sipas kėtij qėndrimi, gjermanėt nuk njihnin
    zyrtarisht veprimtarinė e Kėshillit Krahinor ēam, ē'ka
    presupozonte njohjen e administratės shqiptare. Nga
    ana tjetėr, nuk i jepte pėrgjigje tė prerė as qeverisė
    sė Ralisit. Megjithatė, nė heshtje, autoritetet
    gjermane e pranonin punėn e Kėshillit, i cili
    siguronte mbajtjen e qetėsisė nė krahinė, gjė qė u
    interesonte edhe gjermanėve. Nacionalistėt shqiptarė
    ēamė nuk pėrkrahnin pėrpjekjet e oficerit anglez tė
    ndėrlidhjes pėr njė marrėveshje bashkėpunimi me grupin
    nacionalist tė Zervės. Eshtė e qartė se kėto pėrpjekje
    nuk dhanė ndonjė rezultat, sepse qėllimet e kėtyre
    grupimeve nacionaliste ishin diametralisht tė
    kundėrta.

    Bashkimi

    Nacionalistėt shqiptarė synonin bashkimin e Ēamėrisė
    me Shqipėrinė, ndėrsa pėrkrahėsit e Zervės e
    kundėrshtonin me ēdo mėnyrė njė gjė tė tillė. Madje
    zervistėt prisnin rastin e volitshėm pėr njė sulm
    vendimtar mbi Ēamėrinė, pėr tė ushtruar mbi tė
    shfarosjen kombėtare. Pėr tė realizuar synimet e tyre,
    nacionalistėt ēamė bėnė pėrpjekje pėr t'u lidhur me
    Shtabin Aleat tė Mesdheut, pėr tė mėnjanuar rrezikun
    zervist pėr fatin e Ēamėrisė.

    Njė qėndrim tė tillė e kishin konstatuar dhe
    autoritetet gjermane. Sipas raporteve qė i kanė ardhur
    tė dėrguarit tė posaēėm tė Rajhut, Nojbaherit, vėrenin
    gjermanėt‑grupi nacionalist shqiptar po punon
    pėr t'ia aneksuar Ēamėrinė Shqipėrisė". Nė pėrgjigje
    tė kėtij telegrami pohohet me gojėn plot se "Ky grup
    (nacionalistėt) ėshtė gati tė lidhet me kėdo, mjaft tė
    bashkojė Ēamėrinė me Shqipėrinė".

    Rreziku i njė raprezalje nga bandat shoviniste tė
    Zervės i bėn mė tė vetėdijshėm nacionalistėt ēamė qqė
    tė ngulnin kėmbė nė pikėpamjen e tyre se rruga e
    bashkimit tė tyre ishte rruga e bashkimit tė forcave
    politike shqiptare. Edhe pse Marrėveshja e Mukjes
    (gusht 1943) ishte pėrflakur nga PKSH nė mėnyrė tė
    njėanshme, nacionalistėt ēamė i referoheshin asaj si e
    vetmja rrugė pėr tė zgjidhur ēėshtjen kombėtare
    shqiptare. Pėr kėtė ata bėnė disa herė thirrje pėr tė
    shmangur luftėn vėllavrasėse dhe pėr bashkimin e tė
    gjitha forcave pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare, nė
    kėtė kuadėr dhe atė tė Ēamėrisė.

    Nė njė letėr qė Nuri Dino i dėrgonte mė 21 shkurt 1944
    Shefqet Peēit, konstatonte se nė Greqi po bėheshin
    pėrpjekje pė bashkimin e dy forcave kryesore politike
    tė EAM‑it dhe EDES‑it me synimin qė
    "grekėrit tė shkatėrrojnė Shqipėrinė edhe nėn maskėn
    komuniste...".

    Dhe mė tej ai i kujton Sh. Peēit se "mjaft gjak
    shqiptari vaditi tokėn tonė, mjaft larg u dėgjua afshi
    i popullit tonė pėr liri dhe kjo mjafton pėr tė
    nesėrmen, por e nesėrmja duhet tė na gjejė tė bashkuar
    mė shumė se kurrė". Thelbin e kėsaj letre e pėrbėnte
    kėrkesa kėmbėngulėse pėr bashkim "pėr hir tė gjakut qė
    na bashkon dhe tė zakonit qė s'mund tė na ndajė". Ai
    kėrkonte mendimin pėr bazat e bashkimit, por me "kusht
    qė tė mos preken parimet tona dhe karakteri kombėtar".

    Pėrballė bashkimit tė armiqve tė kombit shqiptar, njė
    qėndrim i tillė pėr bashkimin e forcave politike
    shqiptare ishte mė se i justifikuar. Por njė gjė e
    tillė nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte
    sanksionuar edhe Konferenca Nacionalēlirimtare e
    Labinotit (shtator 1943).

    Shfarosjet

    Nė anėn tjetėr, popullsia ēame gjendej pėrballė
    veprimtarisė sė ethshme antishqiptare tė EDES‑it
    tė Zervės, i cili e kėrcėnonte atė me raprezalje dhe
    shfarosje. Zerva u pėrpoq ta pėrdorte popullsinė ēame
    si forcė kundėr ELLAS‑it. Kjo manovėr djallėzore
    synonte sė pari ta fuste popullsinė shqiptare nė
    kurthin e luftės midis forcave politike nė Greqi, sė
    majtės ekstreme dhe sė djathtės ekstreme, me synimin
    qė cilido tė ishte rezultati i konfrontimit politik nė
    Greqi, tė krijohej preteksti dhe konjuktura e
    pėrshtatshme politike pėr shfarosjen dhe dėbimin e
    saj.

    Sė dyti, tė shtonte forcat pėr tė goditur EAM‑in
    kundėrshtar, pra ta pėrdorte popullin shqiptar si mish
    pėr top. Nė bisedimet e zhvilluara nė fshatin mininė
    nė 3‑6 korrik 1944, tė dėrguarit e Zervės i
    parashtruan popullsisė ēame kėto kushte: 1‑
    Ēarmatimin e plotė 2 ‑ Mobilizimin e
    pėrgjithshėm tė popullsisė ēame nė radhėt e
    EDES‑it si dhe tė pranonin pushtetin e
    EDES‑it nė Ēamėri.

    Populli ēam u gjend nė pozita tė vėshtira. Ai nuk
    pranoi tė futet nė luftėn midis forcave rivale nė
    Greqi dhe si ndėshkim Zerva filloi ndaj kėsaj
    popullsie sulmin e pėrgjithshėm tė 8 Korrikut 1944 qė
    ka patur ato konseguenca qė dihen. Ky fakt pohohet dhe
    nė letrėn e Kėshillit Antifashist tė Ēamėrisė dėrguar:
    Qeverisė greke tė Bashkimit Kombėtar, Shtabit tė
    Pėrgjithshėm tė Mesdheut, Qeverive tė Fuqive tė Mėdha,
    Komitetit Qendror tė EAM‑it, Guvernatorit tė
    Epirit, Komitetit Panepirot tė EAM‑it.


    Arkivat

    Nė arkivat e Shqipėrisė ruhen shumė dėshmi tė
    emigrantėve ēamė lidhur me krimet e forcave zerviste.
    Pėrpara masakrės sė Korrikut, forcat e EDES‑it
    kishin kryer njė valė tjetėr masakrash nė qershor.
    Gjithashtu, pas verės pasoi njė fushatė tjetėr nė
    Tetor tė vitit 1944 e cila bėri tė plotė spastrimin
    etnik tė Ēamėrisė. Rezultatet e kėtij spastrimi kanė
    qenė me tė vėrtetė tragjike. Nga njė popullsi prej
    35000 vetėsh qė ishte para luftės mbetėn vetėm disa
    dhjetėra familje.

    Vetėm nė tragjedinė e Filatit dhe tė Paramithisė qė u
    zhvillua nė Qershor dhe Tetor tė vitit 1944, rezultati
    ishte: 2000 tė vrarė, gra, fėmijė, pleq dhe burra tė
    paarmatosur, tė masakruar nė mėnyrėn mė ēnjerėzore nga
    bandat zerviste. Nė fshatrat e Paramithisė, Gardhitės,
    Dhrahumit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe
    Spatarit u grabitėn 4949000 okė drithė, 2217500 okė
    tėrshėrė dhe elb, 361500 okė djathtė, 457700 okė vaj
    ulliri, 12850 okė gjalpė, 27020 krerė bagėti tė imta,
    18500 okė duhan, 26800 okė oriz, 37000 okė bajame,
    2500‑3000 shtėpi tė djegura dhe dėme tė tjera tė
    pronės qė arrinin nė 84700 frs.

    Njė pjesė e mirė e historiografisė greke tė pasluftės
    di dhe diplomacia greke gjatė periudhės sė luftės sė
    ftohtė, por edhe sot, kanė mbrojtur tezėn absurde se
    populli ēam (an blok) ishte bashkėpunėtor i nazistėve
    dhe fashistėve dhe u largua me ta pėr nė Shqipėri nė
    fund tė luftės.

    Memorandumi qė Komiteti Antifashist i Emigrantėve
    ēamė, u drejtoi ndėrkombėtarėve nė 1947-ėn


    Komisionit hetimor tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė
    rreth trajtimit dhe masakrave tė minoritetit ēam nė Greqi.


    Ne Komiteti Antifashist i Emigrantėve Ēamė nė
    Shqipėri, me besim nė parimet demokratike dhe
    humanitare tė OKB-sė, nė emėr tė emigrantėve ēamė nė
    Shqipėri, parashtrojmė para komisionit tė drejtat tona
    tė humbura, shtypjet, persekutimet dhe masakrat qė
    kryen fashistėt grekė pėr tė shfarosur minoritetin
    shqiptar nė Greqi. Nė vazhdim tė protestave dhe
    kėrkesave tona drejtuar aleatėve dhe Kombeve tė
    Bashkuara, ne kėrkojmė drejtėsi pėr sa parashtrojmė:

    Klika shoviniste dhe reaksionare greke prej 32 vjetėve
    me radhė, duke shkelur brutalisht ēdo parim njerėzor
    dhe duke mos pėrfillur aspak traktet ndėrkombėtare,
    kanė pėrdorur kundėr minoritetit Shqiptar nė Greqi njė
    politikė shfarosje. Qysh me pushtimin grek nė Ēamėri
    mė 23 shkurt 1913, banda e Deli Janaqit e shtyrė dhe e
    pėrkrahur nga autoritetet e vėndit masakroi pa mė tė
    voglėn arsye 72 burra tė krahinės sė Paramithisė nė
    pėrroin e Selamit. Kėto masakra qenė fillimi i
    shfarosjes sė minoritetit shqiptar dhe

    zbulojnė orientimin qė mori politika greke kundrejt
    popullatės sonė. Ndjekjet, persekutimet, burgimet,
    internimet, torturat, plaēkitjet dhe grabitjet nė
    pretekstin e ēarmatimit gjatė vjetėve 1914‑1921,
    veprimtaria terroriste e komitaxhinjve, provakacioni
    mė 1921 i Gjeneral Bairas, tė gjitha kėto e tregojnė
    realitetin e mjerrimeve nė tė cilat u vu popullata e
    jonė nė kohėn e pushtimit grek. Koska, Lopsi,
    Varfanji, Karbunari, Kardhiqi, Paramithia, Margėllėēi,
    Arpica, Grykohori, etj, janė njė pjesė e fshatrave

    qė kanė paguar mė shtrejtė kėtė terror. Mė
    1922‑1923, qeveritarėt e Greqisė vendosėn tė
    zbatonin shpėrnguljen e elementit mysluman tė Ēamėrisė
    (duke i gjykuar si turq) nė shkėmbim me grekėrit e
    Azisė sė Vogėl (duke i gjykuar sipas fesė). Ky akt i
    turpshėm i qeveritarėve te Athinės u has nė
    rezistencėn tonė dhe nė ndėrhyrjen e Lidhjes sė
    Kombeve, e cila duke njohur kombėsinė shqiptare tė
    popullatės sonė hodhi poshtė vendimin e qeverisė
    greke.

    Politika

    Por megjithė ndėrhyrjen e Lidhjes sė Kombeve dhe tė
    angazhimeve solemne tė marra nga qeveria greke nė
    Lozanė mė 16 janar 1923, prapė njerėzit e Athinės
    vazhduan politikėn e tyre tė shfarosjes. Ata pėrdorėn
    ēdo mjet pėr tė vėshtirėsuar qėndrimin nė Ēamėri tė
    elementit shqiptar, shpronėsuan qindra familje nė 6000
    ha tokė pa mė tė voglin shpėrblim si nė Dushk,
    Gumenicė, Kardhiq, Karbunar, etj. Qeveria e Athinės
    vendosi emigrantėt e Azisė sė Vogėl nė Ēamėri me
    qėllim qė ta popullojė me grekėr dhe tė krijojė
    mundėsin

    e emigrimit tė popullatės autoktone Shqiptare. Familje
    tė tėra detyroheshin tė braktisin vatanin pėr nė
    Turqi, Shqipėri, Amerikė e gjetkė dhe fshatra si
    Petrovci, Shėndėllinja u braktisėn krejt nga banorėt
    shqiptarė. Nė kėto rrethana ne nuk gėzuam asnjė tė
    drejtė nacionale dhe na pengoheshin akoma edhe gjuha
    amtare; nė vend tė zhvillimit tė kulturės kombėtare
    dhe tė pėrparimit, pėrkrahet fanatizmi dhe injoranca,
    nė vėnd tė shkollave hapeshin

    dhe ndihmoheshin klubet fetare nė gjuhėn arabe,
    ndėrkohė qė 95 % tė popullatės sonė qėndrojnė akoma
    analfabet. Krahina e Ēamėrisė, njė vend i pasur dhe i
    begatshėm, kishte mbetur mbrapa pa zhvillim ekonomik,
    pa komunikacion dhe nė duart e fajdexhinjve. Nė luftėn
    kundėr fashizmit dhe tamam nė pėrfundim tė saj forcat
    reaksionare

    Monarko‑Fashiste tė Llakės sė Sulit tė krijuara
    nga reaksioni dhe nė shėrbim tė pushtuesit, nėn
    Komandėn e Gjeneral Napoleon Zervės, sulmuan dhe
    masakruan pabesisht banorėt shqiptarė myslymanė tė
    Ēamėrisė. Nė kėtė kohė kur trupat e ELAS‑it dhe
    tonat ishin nė luftime kundėr gjermanėve, komanda e
    EOEA-s nė kompromis me gjermanėt operonte pėr tė
    fituar pozita pėr luftėn vėlla- vrasėse; dhe kur
    forcat tonat besnike tė frymės dhe tė vendimeve tė

    marrėveshjes sė Kasertės (Sarafis‑Zerva) Gusht
    1924, zbatonin urdhėrat e Komandės sė pėrbashkėt nė
    ndjekje tė Gjermanėve, Gjeneral Napoleon Zerva,
    komandant i forcave tė rezistencės ne Epir (ELAS
    ‑ EOEA), urdhėronte njėkohėsisht operacionet dhe
    masakrat nė kurriz tė popullatės tė pafajshme tė
    Ēamėrisė.

    Shkeljet

    Masakrat nė Ēamėri janė njė shkelje flagrante e
    parimeve njerėzore dhe njė mospėrfillje e turpėshme e
    parimeve dhe e karakterit tė luftės antifashiste.
    Masakrat nė Ēamėri u kryen nė sajė tė bashkpunimit dhe
    marrėveshjeve me gjermanėt, tė cilėt nė tėrheqje u
    lanė vendin forcave zerviste. Ja njė fakt konkret i
    bashkėpunimit ndėrmjet forcave zerviste dhe tė atyre
    gjermane: Komandanti Zervist Theodhor Vito, i forcave
    tė krahinės sė Filatit, nje ditė

    para hyrjes sė forcave Zerviste nė Filat dhe pikėrisht
    mė 22 shtator 1944 nė katundin Fanaromen, 3 km larg
    Filiatit, u takua me Komandantin e forcave gjermane nė
    tėrheqje. Mbas kėtij takimi shohim qė ende pa u
    larguar mirė forcat gjermane nga Filati, forcat e
    Theodhor Vitos hynė nė Filat. Kėshtu njė bashkėpunim i
    tillė u siguroj forcave Zerviste krahėt duke u dhėnė
    mundėsi pėr tė filluar terrorin dhe masakrat nė njė
    stil tė gjėrė nė tė gjitha krahinat e Ēamėrisė. Forcat
    e divizionit X te EOEA nėn komandėn e Kolonel Vasil
    Kamarės dhe pikėrisht ato tė regjimentit XIV tė kėtij

    Divizioni tė udhėhequr nga Kranja, me ndihmėsa Lefter
    Strugarit, avokat Stavropullosit, Ballumit, Zotos,
    kriminelėt me damkė Pantazejt, etj, mė 27 qershor 1944
    hynė nė qytetin e Paramithisė. Nė kundėrshtim me
    premtimet e dhėna dhe marrėveshjes sė bėrė midis
    Myftiut Hasan Abdullaj nga njė anė dhe Shapera me
    Dhespotin e Paramithisė nga ana tjetėr si agjentė tė
    Zervės, filluan masakrat mė tė poshtra. Burra, gra dhe
    fėmijė tė pa mbrojtur qenė

    objektivi i Monarko‑Fashistėve Grekė. Numri i tė
    masakruarve nė qytetin e Paramithisė dhe rrethe
    arritėn nė 600 veta. Mė 28 korik 1944 forcat e
    regjimentit 40 nėn Komandėn e Agores hynė nė Parg ku
    masakruan 52 burra, gra dhe fėmijė.

    Masakra

    Forcat e EOEA nėn komandėn e Theodhor Vitos, Ilia
    Kaēos, Hristo Mavrudhit, Hristo Kaēos, Hari Dhiamantit
    ,etj., mbasi rrethuan qytetin e Filiatit mė 23 Shtator
    1944, ditėn e Shtunė nė mėngjes, hynė nė qytet. Po nė
    kėtė ditė hynė edhe nė Spatar, plaēkitėn dhe grabitėn
    tė gjitha familjet dhe gjithė ē'ka gjetėn. Nė mbrėmjen
    e natės 23 duke u gdhirė 24 Shtator 1944, hynė dhe
    forcat e komanduara nga Kranjaj, Strugari e tė tjerė;
    me arritjen e kėtyre

    forcave filluan menjėherė masakrat. 47 burra, gra dhe
    fėmijė u masakruan nė Filat dhe 157 numėrohen tė
    masakruarit tė vrarėt dhe tė humburit nė Spatar, ku
    njė pjesė e mirė e tyre ishin grumbulluar nga katundet
    tė tjera. Tė gjitha gratė e reja dhe vajzat u
    keqpėrdorėn dhe u ēnderuan prej kriminelėve tė Zervės.
    Pak ditė mė vonė monarko‑fashistat grumbulluan
    tė gjithė burrat qė kishin mbetur dhe me vendimin e
    Gjyqit fallco, Koqinja Kryetar,

    Stavropullos Prokuror dhe katėr anėtarė, 47 shqiptarė
    tė pafajshėm u masakruan. Nė Granicė tė Filiatit janė
    mbuluar kufomat e 46 vetave dhe tė therrura me thika
    dhe 45 tė tjerė nė fushė tė Filatit tek ara e Xhelo
    Metos. Familje tė tėra janė zhdukur me prindėr, fėmijė
    dhe foshnjė nė djep. Gratė dhe vajzat u ēnderuan. Me
    qindra deklarata tė atyre qė shpėtuan pėrshkruajnė
    vrasjet dhe vuajtjet e pasosura nga ata del qarte
    kriminaliteti dhe qėllimi i veprimeve tė
    monarkofashistėve nė Ēamėri. Ja disa shembuj: Sanije
    Bollati

    nė Paramithi ėshtė djegur me benzinė mbasi iu prenė
    sisėt dhe iu nxorrėn sytė. Ymer Muratin e vranė dhe e
    bėnė copa‑copa nė Paramithi. Nė shtėpinė e Sulo
    Tarit ishin grumbulluar mė se 40 gra dhe Ēili Popova
    nga Popova i veshur ushtarak me njė grup ushtarėsh
    hyri brenda, muarrėn gratė dhe vajzat mė tė bukura dhe
    filluan t'i ēnderonin nė njė dhomė tjetėr. Ulėrima e
    vajzave dhe grave arrrinin kulmin. Kjo poshtėrsi
    vazhdoi gjithė natėn. Seri Fejzo, Fizret Sulo Tare,
    etj. ishin objekt i kėtyre poshtėrsive. Hilmi Beqirin
    nga Filati mbasi e plagosėn para familjes sė tij, e
    lanė dhe ikėn.

    Familja pėr ta siguruar e strehon tek dentisti
    Mavrudhiu, ai e mban pėr disa orė, por mė vonė
    lajmėron ta marrin dhe e ēojnė tek Stavro Muhaxhiri,
    kurse vetė largohet pėr tek Shuaip Metja ku ishin
    mbledhur shumė familje. Andartėt informohen, e marin,
    mė parė nxjerrin dhėmbėt e floririt me darė dhe mė pas
    e vranė. Malo Muhon plak 80 vjeēar i sėmurė prej katėr
    vjetėsh vritet me sopatė para

    sė shoqes. Trutė i kėrcyen nė prehėr tė sė shoqes e
    cila pasi ia mblodhi e mbuloi me jorgan dhe iku. Nė
    Spatar Abdul Nurēe merret e ēohet nė Filat zbathur,
    zvarriset nėpėr rrugė tė qytetit dhe mė nė fund vritet
    para shtėpisė sė Nidh Tafeēit. Familja e Lile Rustemit
    nga Shulashi e pėrbėrė prej 16 vetash nė shumicė
    fėmijė, zhduken krejtėsisht pa shpėtuar as edhe njė.
    Xhelal Minit nga Paramithia ia prenė kokėn me bajoneta
    mbi trupin e Myfti Hasan Abdullaut.

    Sali Muhdinit, Abedin Bakos, Muhamet Pronjės dhe Malo
    Sejdiut iu prenė gishtrat, hundėt, gjuhėn dhe kėmbėt
    dhe kur kėta ulėrinin nga dhembjet e mėdha, andartėt
    Zervist kėndonin kėngėt e komandantit tė tyre dhe
    gėzoheshin kur shikonin kėto tmerre.

    Mė nė fund i vranė nė ēengelat e kasapėve. Nė emėr tė
    popullatės sonė ne protestojmė edhe njė herė pėr tė
    gjithė kėto ne i parashtrojmė Komisionit Hetimor tė
    Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, tragjedinė e luajtur
    nė Ēamėri dhe heqim vėrejtjen pėr njė akt barbar tė
    kryer me qėllim shfarosje tė popullatės sonė. Ne
    theksojmė nevojėn e pėrfundimit tė shpejt tė problemit
    ēam dhe kemi bindje se do tė gjejnė zgjidhje kėrkesat
    tona qė janė:

    1. Marrja e masave i imediate pėr pengimin e vendosjes
    sė elementeve tė hua nė vatrat tona.

    2. Riatdhesimi i tė gjithė ēamėve.

    3. Kthimin e pasurise, shpėrblimin e dėmeve tona
    shkaktuar nė pasuri tė luajtshme dhe tė palujtshme.

    4. Ndihmė pėr rindėrtimin e vatrave dhe vendosjen
    tonė.

    5. Sigurimin dhe garancin qė rrjedhin prej traktateve
    dhe mandateve ndėrkombėtare, si sigurimi i tė drejtave
    civile, politike, kulturale dhe sigurimi personal.

    6. Gjykimi dhe dėnimi i tė gjithė pėrgjegjėsave tė
    krimeve tė kryera.

    Duke ju shprehur konsideratat tona mė tė shquara

    Komiteti Antifashist i Emigrantėve Ēamė

    Taho Sejho, Kasem Demi, Rexhep Ēami, Tahir Demi, Vehip
    Demi, Dervish Dojaka, Hilmi Seiti, Tiranė 1947.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bani : 20-09-2012 mė 10:40
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  9. #29
    .................... Maska e iktuus
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Shpėrthimi i Luftės sė Dytė Botėrore solli bashkimin e pėrkohshėm (1941-1943) tė Kosovės me Shqipėrinė, si dhe mundėsinė e bashkimit nė njė entitet tė vetėm tė trevave tė banuara me shqiptarė nė Ballkan. Nė gusht tė vitit 1940 Italia pushtoi Greqinė. Nė pėrpjekje pėr ta tėrhequr popullin shqiptar pas kauzės sė saj, Italia u premtoi shqiptarėve bashkimin e tyre kombėtar. Marrėveshja gjermano-italiane e vitit 1941 pėrcaktoi formimin e ‘Shqipėrisė sė Madhe’, qė do tė pėrfshinte territore tė gjera tė banuara nga shqiptarėt nė Jugosllavi dhe tė njė sipėrfaqeje mė tė vogėl tė Greqisė. Italianėt ishin nė gjendje tė shfrytėzonin kėshtu ndjenjat irredentiste tė shqiptarėve duke i mėshuar tezės se bashkimi i tė gjitha trojeve shqiptare ishte i kushtėzuar me fitoren e Boshtit. Ēamėt pėr pasojė u armatosėn nga italianėt dhe bashkėpunuan me ta kundėr fshatrave grek qė ishin tė kontrolluar nga luftėtarėt grekė tė rezistencės. Gjatė kėsaj kohe, u kryen akte dhune nga disa ēamė kundėr banorėve grekė, shumė nga tė cilėt u detyruan tė linin vendbanimet e tyre. Shumica e ēamėve, megjithatė, ishin thjesht bashkėpunėtorė pasivė, duke mos u besuar italianėve po aq sa forcave guerile mbretėrore tė Napoleon Zervės. Nė pak mė shumė se njė vit, forcat greke qenė nė gjendje tė zmbrapsnin italianėt pėrtej kufirit shqiptar. Njė alarm i madh u pėrhap midis ēamėve kur fitorja e shpresuar e Boshtit u kthye nė disfatė. Pranė fshatit tė Vrinės nė Shqipėrinė e jugut, nė qershor 1940, u gjet trupi pa kokė i udhėheqėsit ēam Daut Hoxha. Qeveria pro-italiane e Tiranės pretendoi se ai ishte vrarė nga agjentėt e fshehtė grekė. Hoxha ishte njė komandant ushtarak i ēamėve nė periudhėn midis luftėrave. Qeveria greke thoshte se ai ishte thjesht njė bandit. Nė tetor 1944 kur gjermanėt filluan tė tėrhiqeshin nga Greqia, disa qindra ēamė ikėn me ta nė Shqipėri. Paskėtaj, shqiptarėt myslimanė qė mbetėn nė Greqi do tė shiheshin si armiq nga grekėt.
    Nė njė pėrpjekje pėr tė krijuar njė krahinė kufitare etnikisht tė pastėr, ēamėt u dėbuan prej Greqisė veriore nga forcat guerile tė komanduara nga gjenerali Napoleon Zerva, qė vepronin sipas udhėzimeve tė oficerėve aleatė. Nėn dritėn e kėrkimeve tė fundit, dokumentet e kohės sė luftės tregojnė se sulmet greke kundėr ēamėve janė mbėshtur dhe autorizuar nga britanikėt. Kėto sulme bėnė qė rreth 35 mijė ēamė tė arratiseshin pėr nė Shqipėri, ndėrsa tė tjerėt nė Turqi. Kolonel Kris Udhauz (Chris Ėoodhouse), shef i Misionit Ushtarak Britanik nė Greqi njoftonte se: “I inkurajuar nga Misioni Aleat qė kryesoja, Zerva i shpėrnguli ēamėt nga shtėpitė e tyre mė 1944. Shumica shkuan tė gjenin strehė nė Shqipėri. Dėbimi i tyre nga Greqia mė tė shumtėn e herės u bė duke derdhur shumė gjak. Kjo vepėr e Zervės u pasua nė mars 1945 me njė masakėr tė madhe dhe tė pafalshme tė ēamėve tė Filatit. Si pėrfundim, kjo ēoi nė dėbimin e popullsisė sė padėshirueshme shqiptare nga trojet e tyre.”
    Masakra mė famėkeqe kundėr shqiptarėve nga grekėt ndodhi mė 27 qershor 1944 nė qarkun e Paramithisė, kur forcat e Lidhjes Kombėtare Republikane Greke (EDES) tė gjeneral Zervės hynė nė qytet dhe vranė rreth 600 shqiptarė, burra, gra dhe fėmijė – shumė nga tė cilėt u pėrdhunuan dhe u torturuan para se tė vdisnin. Sipas tė dhėnave tė dėshmitarėve okularė, tė nesėrmen, njė tjetėr batalion i forcave zerviste (EDES) u sul nė Pargė dhe vrau 52 shqiptarė tė tjerė. Mė 23 shtator 1944, u grabit qyteti i Spatarit dhe 157 njerėz vdiqėn. Gratė e reja dhe vajzat u pėrdhunuan dhe burrat qė ishin ende gjallė u grumbulluan dhe u internuan nė ishujt e Egjeut. Sipas statistikave tė pėrpiluara nga Shoqata Ēamėria nė Tiranė, gjatė sulmeve mbi fshatrat e tyre nė vitet 1944-1945 u vranė gjithsej 2771 shqiptarė. Nga kėta, 1286 ishin nga Filati dhe rrethinat e tij, 192 nga Igumenica dhe periferitė, nga Paramithia 673 dhe Parga 620. 68 fshatra me 5800 shtėpi u plaēkitėn dhe u dogjėn. Njė listė e detajuar e dėmeve tė shkaktuara tregon pėr 110 mijė kokė dele, 2400 gjedhe, 21 mijė kv grurė dhe 80 mijė kv vaj ushqimor, mė shumė se 11 milionė kg drithėra.

    Fonti: Gazeta Telegraf
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-12-2010
    Postime
    121
    PANAJOT DANGELLIA (PANAIOTISDANGLIS)


    Lindi nė njė familje Arvanite ne Agrinio nė 1853, ai u diplomua ne Akademin e Evelpidon dhe u diplomua nė vitin 1878 si njė toger i dytė i artilerise, dhe mė vonė i zgjeroi studimet e tij pėr njė vit tjetėr nė Belgjikė. Pas kthimit tė tij, si kapiten, ai ishte emėruar adjutant i misionit 1884-1887 ushtarak francez, i cili kishte qenė ngarkuar me modernizimin e ushtrisė greke. Ai ishte njė ekspert i njohur nė artileri, dhe njihet si shpikesi i Gun Schneider-Dangli nė 1893(topi i kalibrit 75mm malor. Gjatė Luftės Greko-Turke tė 1897 ai shėrbeu si shef i shtabit tė Brigadės I nė sektorin e Epirit. Si njė nėnkolonel, ai u transferua nė Trupat tė Shtabit tė Pėrgjithshėm nė vitin 1904.

    Gradohet Kolonel nė vitin 1907, dhe mori pjesė nė fazat e fundit tė Luftės sė Maqedonisė, mbikėqyrjen e operacioneve nė zonėn e Selanikut, nėn emrin e Lufta e Parmenionit. Promovohet Gjeneral Major nė vitin 1911, dhe u emėrua kreu i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė nė gusht tė vitit 1912, pjesėrisht pėr shkak tė aftėsive tė tij, por edhe si njė ekuilibėr tė monarkis me shumė oficerė dhe stafit Germanofile si Ioanis Metaxas. Gjatė 1908-9 ai kryesoi Komisionin maqedonas dhe Organizatėn Panhelenike. Gjatė Luftės sė Parė Ballkanike, ai shėrbeu si shef i shtabit tė ushtrisė Princi i kurorės Konstandinit te Thesalisė deri nė nėntor 1912, kur ai u bė njė anėtar i delegacionit grek nė Konferencen e Paqes nė Londėr. Nė mars 1913 ai u gradua gjeneral-lejtnant dhe vendoset nė komandėn e Korpusit tė Ushtrisė se Epirit.

    Nė fund tė vitit 1914, ai u largua nga ushtria dhe hyri nė politikė, duke u bashkuar me Partinė Liberale tė Eleftherios Venizelos nė vitin 1915 dhe u zgjodh si deputet pėr Epirin pėrfaqėsues i Janinės. Ai u bė Ministėr i Luftės dhe mbeshtetes i Venizelos gjat luftės se tij kundėr mbretit Konstandin nė 1916, duke u bashkuar triumvirat tij, "Qeverisė sė Pėrkohshme tė Mbrojtjes Kombėtare". Nė vitin 1917, kur Greqia u bashkua me Luftėn e Parė Botėrore, ai u emėrua komandant shefi i ushtrisė greke, njė post qė ai mbajti deri nė fund tė luftės, kur ai u kthye nė zyrėn e tij si parlamentar.

    Ai vdiq nė Athinė mė 9 mars 1924.

    JA NJE SHQIPTAR QE KA BERE SHUM PER”VENDIN” E TIJ NE NJE PERIUDH TE LAVDISHME PER GREQINE.
    ASNJEHER NE SE KEMI CARE ****** PER VETEN TONE,POR PER TE TJERET(BOTEN) JEMI BERE COPASH.
    E KEQJA SHEKULLORE E SHQIPTARIT ESHTE SE SE KA JETUAR NE NJE KOTEC KU KA VETEM GJELA.turp,turp.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. veshjet e cameve
    Nga Elian70 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-05-2010, 15:18
  2. Grekėt tregojnė... Ēamėt myslymanė tė Epirit (1923 – 2000)
    Nga Arrnubi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-04-2010, 10:33
  3. Njė tezė greke: Problemi i ēamėve myslimanė
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 18:19
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Reprezalja Greke dhe ndėrkomtarizimi i ēeshtjes Ēame
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-09-2002, 00:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •