Paratė e vjedhura i kthehen Kosovės nga Gjibraltari
Prishtinė, 18 korrik - Misioni i OKB-sė nė Kosovė (UNMIK) thotė se ka gjetur ku kanė shkuar rreth 4 milion e gjysmė euro tė zhdukura nga Korporata Elektroenergjetike e Kosovės (KEK). Zėvendėsi i kreut tė UNMIK-ut, ambasadori Andi Bearpark, ka thėnė se kėto para janė gjetur tė depozituara nė njė llogari bankare nė Gjibraltar. Ai tha se me kėrkesėn e administratės sė UNMIK-ut kėto para aktualisht qėndrojnė tė ngrira nė bankat ku janė gjetur. "Ne po ashtu kemi nisur procedurat e nevojshme pėr kthimin e kėtyre parave nė Kosovė," tha zoti Bearpark. "Sė shpejti ato para do tė jenė kėtu dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pasi ekonomia e Kosovės ka shumė nevojė pėr kėto para," tha ai duke shtuar se kjo ėshtė arritur pas tre muajsh hetimesh nė bashkėpunim me gjykatėn supreme dhe prokurorinė e pėrgjithshme. Paratė e e zhdukura kanė qenė pjesė e donacioneve ndėrkombėtare tė dedikuara pėr importimin e energjisė elektrike, furnizimi me tė cilėn ėshtė njėri ndėr problemet kryesore tė tre vjetėve tė fundit nė Kosovė.
Oj sharki e lehte si era a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt