Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 42
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Historia e komunitetit hebraik të Shqipërisë

    Me kete teme do doja te te ftoj anetaret ne bashkebisedim reth qendrimit shqiptar ndaj Hebrejve ne Shqiperi si dhe qendrimi i ketyre-qe ishin numer jo i rendesishem- te dundit ndaj nesh.

    Frymezimin e mora nga artikulli i sotem i Gezetes Shqiptare, te cilin po e parashtroje me poshte:







    Unë, izraelitja që ndjehem vlonjate
    Ana Kohen, mjekja që ndihmoi luftën në Kosovë


    --------------------------------------------------------------------------------

    Zenepe Luka


    VLORE

    Shumëkush e njeh në Vlorë. Madje, edhe rrugica ku ka jetuar është quajtur jozyrtarisht "Rrugica e izraelitëve". Quhet Ana Kohen, është izraelitja e lindur dhe rritur në Vlorë. Pas shumë vitesh në Shqipëri, familja e saj ka ikur në Amerikë, ndërsa para pak ditësh, 18 vjet pas kësaj periudhe, Ana ka ardhur në Vlorë. Kërkon shtëpinë në lagjen "Kume", ku ka lindur. Kërkon shoqen e ngushtë Stelën, varrin e gjyshit, shokët e maturës. Ajo ka takuar edhe kryebashkiakun Shpëtim Gjika në zyrën e këtij të fundit. "Jam vajzë e Vlorës dhe nuk mund të rrija pa trokitur tek kjo derë", i ka thënë ajo.
    Edhe pas ikjes nga Shqipëria, Kohen ka vazhduar të ndihet shqiptare. Doktoresha e famshme, njëkohësisht edhe kryetare e shoqatës "Motrat Qiriazi", e cila njihet për kontribut të madh në luftën e Kosovës, ka treguar për Gazetën diçka nga jeta e saj.

    Si ka ardhur fisi Kohen në Vlorë Dr. Anna?
    Prindërit e mi, gjatë Luftës së Dytë Botërore, u larguan nga Janina dhe janë vendosur në fshatin Trevllazën të Vlorës, duke ndërruar emrat. Këhtu, babai quhej David, u quajt Daut. Nëna Nina u bë Bule, ashtu dhe gjyshi e gjyshja. Pas luftës lindën 4 fëmijë, unë jam e dyta. Lindëm në qytet, unë kam lindur në kabinën e plazhit në lagjen Kume, në muajin gusht.

    Në çfarë rrethanash jeni larguar nga Vlora?
    Në rrethana krejt normale dhe i takon vitit 1966. Babi ishte shumë i sëmurë dhe kur doli në një komision mjekësor në Tiranë, e këshilluan të operohej jashtë shtetit. I shkroi disa letra Enver Hoxhës, duke i kërkuar dhe familjen dhe u aprovua. Me anë të ambasadës franceze, jemi larguar me Al Italian dhe u vendosëm në Greqi, sepse ne kishim nënshtetësi greke. Greqia ishte shumë e varfër, kështu që prindërit dhe tre fëmijët u larguan për në Amerikë. Unë vazhdova Universitetin për stomatologe, sepse dy vjet i kisha mbaruar në Tiranë.

    Ç'lidhje keni me komunitetin shqiptar në Amerikë?
    Përfundova universitetin, çela një klinikë private. Për të qenë e sinqertë, deri në vitin 1988, nuk kam pasur lidhje me komunitetin shqiptar, madje kisha harruar edhe gjuhën shqipe. Shkak ka qenë një paciente që më erdhi në klinikë dhe kur po plotësonte kartelën, lexova emrin Trëndafile. E pyes nëse ishte shqiptare. "Po më tha". Unë jam vlonjate, iu përgjigja. Që nga ajo ditë u lidha fort me komunitetin shqiptar.

    Njiheni edhe për ndihmë gjatë luftës në Kosovë...
    Në vitin 1988 jam zgjedhur presidente e shoqatës "Motrat Qiriazi", që ishte formur nga disa gra kosovare. Në Kosovë filloi lufta dhe kërkova të flisja në një televizion amerikan në emër të shoqatës dhe u shpreha që unë jam një shembull që dëshmoj se si shqiptarët kanë ndihmuar izraelitët në kohën e luftës: "Jam sot këtu për të thënë se duhen ndihmuar shqiptarët, kosovarët". Majftoi kjo thirrje dhe u mblodhën izraelitë të Amerikës, ku ishte edhe kongresmeni Lantos. Ata u prekën kur tregova historinë time dhe ndihmën që ka dhënë Shqipria. Pas kësaj bisede, u mblodhën gjysmë milioni dollarë dhe unë në emër të shoqatës "Motrat Qiriazi", jua kam dorëzuar zyrtarisht dy shoqatave në Tiranë, si dhe shoqatës "Motrat Qiriazi", dega e Kosovës. Dimë që janë përdorur për refugjatët kosovarë në Shqipëri, ndërsa 120 mijë dollarë që i dërguam për familjet shqiptare që mbanin kosovarët në shtëpitë e tyre.


    Kohen merr medalje nga Presidenti Moisiu

    Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i dorëzoi dje gjatë një takimi në Presidencë medaljen "Për merita të veçanta civile" Dr.Ana Kohen, me motivacionin "Për kontribut të vyer në ndihmë të popullsisë shqiptare, në periudhën e krizës humanitare kosovare; për ndihmesë të çmuar dhënë emigrantëve shqiptarë të sapovajtur në SHBA", akorduar në 13 Janar 2004, me propozim të Ministrisë sonë të Jashtme. Znj. Kohen, Dr. kirurge stomatologe, qytetare amerikane me origjinë izraelite, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për nderimin që i bëhet tha se, përkushtimi ndaj vendit tonë, në të cilin ka kaluar një pjesë të jetës së saj, do të jetë i pakursyer dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

  2. #2
    rezistenca nuk vdes Maska e ju flet Tirana
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    ne kafenene e preferuar
    Postime
    99
    Shume interesante pasi nipin e Ana Kohen e kam ne klase gati rreth nje viti. Mamaja e tij eshte vajza e xhaxhait te Anes dhe ata jane nga pjesa e trungut familjar qe ngelen ne Janine, Greqi.
    Kur iu prezantove per here te pare si Shqiptar me tha se kishte familje ne Shqiperi dhe si gjithe cifutet e tjere qe kane pakez njohuri me tha qe Shqiperia ishte vendi i vetem gjate L2B qe nuk i dorezoi cifutet. Mu be qejfi me thene te drejten.
    Pastaj kur une i permenda Ana Kohen si te vetmen cifute qe njihja ai me tha qe e kishte kusheriren e pare te mamase.
    Nejse qe atehere jemi bere shume miq dhe tani punojme e shkojme ne shkolle se bashku. Ai ma gjeti dhe punen. Mi ka ndryshuar shume paragjykimet qe kisha per cifutet.
    Bushspeak: War is Peace

  3. #3
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Zonja Ana Kohen e meriton plotesisht medaljen e ofruar nga presidenti Moisiu. Jo vetem qe eshte nje nga mikeshat e Shqiperise, por nuk ka pushuar kurre se cituari se shqiptaret i kane shpetuar jeten, jo vetem asaj por gjithe komunitetit hebre te Shqiperise gjate LIIB.

    Ja dhe fjala e saj ne Perkujtimin e Jom Hoshoah ne 1997 ( Perkujtimi i Holokaustit)

    Speech at the 1997 Yom Hashoah Commemoration (Holocaust Memorial) Honoring Albanian Righteous Gentiles and Jewish Survivors, New York City Council Chamber, May 2, 1997)

    Remembering Albania's Protection of the Jews During the Holocaust
    by Dr. Anna Kohen


    Dear Friends:


    I'm honored to be here today commemorating the biggest tragedy of our nation, the Holocaust. We are also here to celebrate one of the aspects of human behavior -- that of helping each other in time of need. We look back on these dark times of civilization with tearful eyes and broken hearts trying to find lighter moments to ease the pain.

    Every tradegy has its own good side. It brings people together regardless of race, color, or religion. It tries to restore hope in their victim's soul and attempts to heal the wounds inflicted on them by their fellow humans. The Holocaust is not only going to be remembered for the millions of lives that perished into the flames of hatred, it will also be remembered for the humanity of others helping the Jews.

    There is a small country in the heartland of Europe called Albania where I was fortunately born, where hospitality to foreigners is part of their tradition. During the Second World War, not only did the Albanians save all the Jews who were living among them but they dared to share their homes, their food and their lives with them. Albania has its share of Oscar Shindlers, and, indeed, so many that we could never have thanked each glorious one of them.

    Let us be reminded that not one - not one - of the Jews living in Albania, or those who sought refuge there were turned over to the fascists -- all found a safe haven at great danger to their protectors.

    My family was one of many who were saved. I'm not a survivor but a child of survivors, born in Vlora in southern Albania. My parents, Nina and David Kohen, came from Janina, Greece. They were living in Vlora when the Nazis invaded Albania. They fled to the mountains and hid in a small Muslim village called Trevlazer. They took Muslim names, my father David became Daut, my mother Nina became Bule, and my brother Elio became Ali. Everyone in the village knew they were Jews but not one person betrayed them.

    I had a very interesting experience that I would like to share with you: when I was about 5 or 6 years old, I was walking down the street with my mother, and I heard someone shouting, "Bule, Bule!!!" I turned my head to see what was going on, and this woman was running towards us. She ran to my mother and started to kiss and hug her with tears streaming down her face. Later on, my mother told me that she was one of the women from the Muslim village that had saved her life. Other Jews were hiding in people's houses. As you can see, the Albanian people risked their lives for the Jews. I would not be here today delivering this speech if it were not for the courage and generosity of those Albanians.

    Until the year 1990, little was known about Albania and the Albanian Jews but when things began to change in the country, an Israeli photographer, Gavra Mandil, remembered the Veseli family who saved his life. Gavra Mandil had taken refuge in Albania after the Nazis invaded Yugoslavia, and the Veseli family saved him. He invited Refik Veseli to Israel, and, for the first time, an Albanian Muslim was honored with the title Righteous Gentile. As a matter of fact, if you look at the calendar in the Holocaust Memorial Museum in Washington, DC, on the second page in the month of February, is a picture of Gavra Mandil and Refik Veseli. Since then, more and more Righteous Albanians were discovered and honored in Israel. A list of all of their names is posted in the museum.

    On behalf of the Albanian Jews living in Albania, Israel, and America, I would like to give a message to the Albanian people and the Righteous Gentiles: thank you for saving us, we will never forget you.

    As Apostol Kotani says in his recent book, The Hebrews of Albania During Centuries, "Sikur te kisha krahe e te fluteroja do te veja te puthja token Shqipetare qe me shpetoj jeten. / If I could have wings to fly, I would come to kiss the holy Albanian land which saved my life." Thank you.
    "Who is John Galt?"

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Toro artikull i bukur dhe reklame e mire per Shqiptaret.

    A di ndokush cili ishte numri i i Hebrejve qe ndodheshin ne Shqiperi gjate L.D.B. dhe numri i sotem i tyre?

  5. #5
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Para vitit 1939 ne Shqiperi ndodheshin rreth 350 cifute.
    Nga viti 1937 deri ne 1939 tranzit me viza te rregullta erdhen cifute nga Austria, Jugosllavia, Gjermania etj. per ti shpetuar persekutimit ne vendet e tjera te Evropes. Numri i tyre u rrit se tepermi kur u pushtua me vone Greqia nga gjermanet. Gjate luftes mund te kene kaluar tranzit ose kane kaluar njefare periudhe kohore rreth 1800 cifute.

    Sipas ambasadorit amerikan ne Tirane ne 1936, zotit Herman Bernstein, Shqiperia ishte ( dhe eshte per mendimin tim) vendi me pak antisemit ne bote. Njekohesisht i vetmi vend ne LIIB ku numri i cifuteve ishte me i madh pas perfundimit te luftes se sa para lufte.
    Ne 1945 ne Shqiperi gjendeshin 500 cifute, nga te cilet ngelen ata qe ishin dhe me pare ne 1947. Te tjeret u larguan me deshiren e tyre pa perndjekje dhe pa pengesa nga qeveria shqiptare per ne Izrael.

    Ne 1992 , Jakov Jakoel, i cili quhet dhe nga cifutet e Shqiperise si "Moisiu i dyte", fale perpjekjeve personale dhe te njohurve te tij, arriti te iguroje emigrimin e 200 cifuteve per ne Izrael.

    Sot komuniteti cifut ne Shqiperi numeron rreth 60 vete, te cilet shumica jetojne ne Tirane.

    Komuniteti me i madh cifut ne Shqiperi ka qene ai i Vlores, ku kishin dhe lagjen , shtepite dhe sinagogen e tyre.

    Cifutet shqiptare moren pjese ne LANC duke u inkuadruar ne rradhet e partizaneve.

    Shqiperia nuk krijoi, as dorezoi gjate LIIB asnje liste te cifuteve qe ndodheshin ne territorin e saj.

    E vetmja familje cifute qe u ekzekutua gjate LIIB ishte e nje partizani. U ekzekutuan si te aferm te nje partizani, jo si cifute nga gjermanet.
    "Who is John Galt?"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Mila
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    OZ
    Postime
    92
    Ne 1992 , Jakov Jakoel, i cili quhet dhe nga cifutet e Shqiperise si "Moisiu i dyte", fale perpjekjeve personale dhe te njohurve te tij, arriti te iguroje emigrimin e 200 cifuteve per ne Izrael.

    Sot komuniteti cifut ne Shqiperi numeron rreth 60 vete, te cilet shumica jetojne ne Tirane.
    .[/QUOTE]

    Shumica e israeliteve o larguan nga Shqiperia me 1991 dhe personi i
    lartepermendur quhej Josef Jakoel.
    Don't let anyone take away your voice.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Me duket se e ka gabim mila. Vetem ne Durres une njoh 7 familje cifute. Ka me shume se 60 cifute ne Shqiperi.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Mila
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    OZ
    Postime
    92
    Citim Postuar më parë nga Hagia
    Me duket se e ka gabim mila. Vetem ne Durres une njoh 7 familje cifute. Ka me shume se 60 cifute ne Shqiperi.
    Po me cudit me kete lajm.Nuk e kam ditur qe ne Durres ka Israelite.
    Une u njoh personalish shumicen dermuese te israeliteve.Me 1991 rreth 400-450 veta erdhen ne Israel. Sidoqofte Me thuaj emrat e atyre familjeve se kushedi....

    te pershendes
    Don't let anyone take away your voice.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Une e di qe menjehere pas ramjes se komunizmit nga shqiperia u kthyen ne Izrael me se 2800 persona.
    Ky ishte numri dhenen ne gazeten liberation por do mundohem ta gjeje.
    S"ka fjale, shqiptaret i mbrojten qifutet se nuke e lkemi tradite ti dorzojme njerzit qe ti mbysin apo maltretojne edhe pse popull i varfer ne kemi njerzim e ne krahasim me tjeret popuj te europes qe mbi kampe te perqendrimeve kane ngritur themelet e nje europes se bashkuar, kjo i bie se keta qe dorzuan e masakruan izraelitet u futen ne europe kurse ne shqiptaret qe te vetmit i mbrojtem ende jemi te izoluar e te harruar e te nenqmuar p nga kjo europe qe vrante e djegte, keta morren shperblimin kurse ne u denuam.
    Me çfare te drejte ?

  10. #10
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar më parë nga Lunesta Lexo Postimin
    Me duket se e ka gabim mila. Vetem ne Durres une njoh 7 familje cifute. Ka me shume se 60 cifute ne Shqiperi.
    Mund te me thuash ndonje per ne Durres.do te jem shume mirnjohes, kam interes per kete ceshtje.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  11. #11
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Hebrenjtλ nλ Shqipλri, njλ rrλfim mλ vete

    Disa vende tλ Evropλs qysh mλ 1933 kishin ligje antisemite. Shqipλria po ashtu e kishte njλ ligj tλ tillλ, por autoritetet dhe populli shqiptar nuk e vuri nλ veprim atλ. Ky ligj ishte diηka nλ lidhje me udhλtimin e hebrenjve nga vendet tjera nλ Shqipλri. Shqipλria, siη u dλshmua mλ vonλ, ishte njλ vend ku hebrenjtλ mund tλ gjenin strehim tλ sigurt. Asnjλ hebre vendor nλ Shqipλri nuk iu dorλzua autoriteteve naziste, porse kishte shumλ prej tyre qλ kishin ardhur pλr t'u strehuar nga vendet e tjera tλ Evropλs. Autorλ tλ ndryshλm e kanλ hulumtuar kλtλ fenomen dhe kanλ i kanλ kλrkuar shkaqet dhe arsyet e njλ fenomeni tλ kλtillλ. Sipas tyre, kjo gjλ ka tλ bλjλ mefjalλn e dhλnλ, pra me Besλn. Kurse nλ aspektin politik pse nuk u dorλzuan hebrenjtλ nλ ndonje kamptλ pλrqendrimitjanλ tλ ndryshme, por mbi tλ gjitha meritλn me tλ madhe e ka politika e Mbretit Zog nλ Shqipλrinλ e asaj kohe. Λshtλ interesant fakti se ambasada shqiptare nλ Berlin kishte lλshuar viza deri mλ 1938 pλr hebrenjtλ qλ dλshironin tλ gjenin strehim nλ Shqipλri. Kjo pλr vendet evropiane ishte e pamundur, tλ ndodhte ende nλ kλtλ vit diηka e tillλ. Kλshtu, nλ Shqipλri kishin ardhur hebrenj nga shumλ vende, pλr t'iu shmangur nazistλve. Kishin ardhur nga Gjermania, Austria, Jugosllavia, Rumania, Bullgaria, Egjipti, Anglia, Polonia, Turqia etj. Kishte edhe hebrenj prominent qλ kishin ardhur nλ Shqipλri, sikur prof. Stanislav Zuber, shkrimtari dr. Leo Mathia apo Joli Jakob. Dr. Finer, profesor nλ Londλr, kishte kλrkuar tλ vinte nλ Shqipλri, me pλrcjelljen e John VValter, i biri i drejtorit te gazetλs "Times". Qλllimi i ardhjes se tyre ishte qλ tλ merrnin mλ shumλ informata pλr mundλsinλ e ardhjes sλ hebrenjve nλ Shqipλri. Sipas Shaban Sinanit, nλ ketλ kohλ duhet ta kishte vizituar Shqipλrinλ edhe Albert Einstein. Si dλshmi pλr kλto ngjarje nλ Shqipλri, kohλve tλ fundit janλ shkruar disa libri, siη λshtλ libri i Harvey Sarner me titull �Rescue in Albania: One hundred percent of Jews in Albania rescued from Holocaust" (California, 1997). Njλ libλr tjetλr λshtλ i Johanna Neumann, me titull �Via Albania" nλ gjuhλn angleze, nλ gjermanisht λshtλ e njohur me kλtλ titull �Umvveg iiber Albanien", nλ tλ cilin pλrshkruhet udhλtimi dhe qλndrimi i saj nλ Shqipλri, nga Hamburgu i Gjermanisλ. Λshtλ interesant fakti se Shqipλria, pas pλrfundimit tλ Luftλs sλ Dytλ Botλrore kishte mλ shumλ hebrenj, sesa nλ fillimin e saj. Hebrenjtλ nga Shqiperia iu drejtuan edhe Papλs Piut XII pλr tldihmλ. Pas Luftλs sλ Dytλ Botλrore judenjλt ikλn nga Shqipλria dhe shkuan nλ drejtim tλ atyre vendeve prej nga kishin ardhur, apo nλ SHBA, duke marrλ mλ veteedhe njλ numλrtλ hebrenjve vendas. Ndλrsa, pas rλnies sλ komunizmit, nga Shqipλria pλr nλ Izrael janλ shpλrngulur edhe rreth 300 hebrenjtλ e fundit. Kλtλ e ka ndihmuar qeveria izraelite, nλ dhjetor tλ vitit 1900 dhe maj 1991. Kjo shpλrngulje λshtλ edhe fundi i historisλ se popullatλs hebraike nλ Shqipλri.
    Nλ librin e saj "Arratisje pλrmes Ballkanit", Irene Grunbaum, qλ gλzoi mbrojtjen shqiptaregjatλ luftλs, shkruan: "Lamtumirλ Shqipλri. Ti mλ dhe kaq shumλ mikpritje, mbrojtje, miq dhe aventurλ. Lamtumirλ Shqiperi. Njλ ditλ do t'i tregoj botλs sa tλ guximshλm, tλ pafrike, tλfortλ e besnikλjanλ bijtλ e tu; se si vdekja e djalli nuk mund t'ifriKλsojλ ata. Po tλjetλ e nevojshme unλ do tλ tregoj se si mbrojtλn ata njλ refugjate e nuk lejuan qλ ajo tλ dλmtohej, edhe ne se njλ gjλ e tillλ do tλ thoshte humbje e jetλs sλ tyre. Dyert e vendit tλnd tλ vogλl mbetλn tλ hapura, Shqipλri. Autoritetet e tua mbyllλn sytλ, kur qe e domosdoshme pλr t'i dhλnλ njerλzve tλ varfλr e tλ persekutuar edhe njλ mundλsi pλr t'i mbijetuar mλ tλ tmerrshmes sλ tλ gjitha luftλrave. Shqipλri, neja dolλm tλ mbijetojmλ ndaj rrethimit pλr hir tλ humanizmit tend. Tλ falλnderojmλ ty."
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  12. #12
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Hebrejt i kane ndenjur gjithmone larg shqiptareve,historikisht....Komuniteti i vogel ne shqiperi eshte deshmi e qarte ...Vetem ne poloni ne 1939 ndodheshin 3 milion cifute...

    Nuk mund te tolerohej ne shqiperi sistemi moral hebre qe rrotullohej rreth lekut,pasi binte ndesh me tonin...

    Gjithsesi duhen shfrytezuar ne maksimum lidhjet e mira gjate holokaustit,sepse hebrejte komandojne boten...Po ashtu me vjen mire kur konstatoj se nga bota e para 2500 vjeteve sot per sot vetem 2 popuj ne mesdhe nuk jane te asimiluar...hebrejte dhe shqiparet....Paralelizmi midis konceptimit te hebraizmit si fe kombetare dhe shqiptarise te ngritur ne fe kombetare nga kanuni dhe rilindasit eshte vene re shpesh dhe ndoshta eshte shpjeguesi i faktit qe jemi te vetmit popuj antike te mesdheut qe kemi mbijetuar....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e refet
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Postime
    553
    ku ka čifut agje ka fesat

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e ujkus
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Postime
    327
    tema eshte e goditur dhe jep nje informacion por ka nje te vertete historike qe me nazistet eshte bere nje marveshje nga qeveria e ateheshme ku ka qene minister i brendshem xhafer deva i cili u ka kerkuar gjermaneve amnisti per te gjitha ata cifute ne shqiperi. gjermania ne ate kohe nuk e konsideronte shqiperin te pushtuar por nje aleate te saj "kalimtare" per kete arsye qeveria shqiptare i konsideroi ceshtjen e cifuteve ceshte te saj te brendshme dhe nuk dorezoi asnje perj tyre ose ne te kundert do te deklarohej pushtimi i shqiperise. keshtu qe cifutet shpetuan ne saj te vlerave tona MA TE LATA NJEREZORE qe kemi per qe po veniten me kalimin e kohes .
    E shte nje kryeveper kur nje popull i eshte mirenjohes nje tjetri per ndihmen e dhene.
    fakti qe jane pak en shqiperi tregon se ne si popull kemi traditat tona te pandryshuara ne shekuj dhe nuk mund te komandohet nga gjak tjeter .
    FATKEQSISHT KJO GJE DO TE NDRYSHOJE SHPEJT dhe ne do te gjendevi perballe fakteve te tjera.
    mendoj se kete dashuri qe ne tregojme per te tjeret duhet ta tregojme njeri tjetrit .

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Hebrejte ne Shqiperine komuniste

    Ilira Sulo

    Në historinë botërore hebrenjtë i përkasin atij populli që më shumë se gjithë popujve të tjerë i ¸shtë dashur të udhëtojë në kërkim të tokës s¸ vet. Në fillimet e kësaj historie, rrugëtimi i tyre u shoqërua me sjelljen para njerëzimit të një “Dhurate dhënë nga Zoti”, të njohur si “Dhjetë porositë”, dhe me të fillesën e një besimi që më pas do të pushtonte botën mbarë. Por ai nuk përfundoi deri në prag të shekullit të XX, aty ku ata kaluan periudha qetësie e prosperiteti, por në memorjen historike ¸shtë fiksuar dhe një rrugëtim tjetër i tyre drejt vdekjes së detyruar, e cila nuk i drejtohej individit, por një kombi, që si askush tjetër tërhoqi mbi vete urrejtje. Për fat të keq kjo nuk ndodhi në vitet më të errëta të mesjetës, në kulmin e inkuizicionit, por ndodhi në zemër të Evropës së qytetëruar, në gjysmën e parë të shekullit që lamë, në periudhën e inkuizicionit më të errët social-nacionalist të nazizmit gjerman.
    Ajo ishte dhe prova më e madhe e mbijetesës së një kombi që, më shumë se kurrë, u kërcënua nga shfarosja kolektive në emër të një histerie po kolektive. Por njësoj si në rregullat e arkitekturës, aty ku hija ¸shtë më e fortë, ¸shtë më e fortë edhe drita. Pikërisht në këtë periudhë, u dhanë shëmbuj të jashtëzakonshëm të solidaritetit mes popujve, të cilët u ndjenë të kërcënuar pikërisht në origjinën vetjake dhe që mundën të kuptojnë me instiktin e pagabueshëm se duke ndihmuar në tkurrjen e dramës së hebrenjve, në fakt i shërbenin dhe të nesërmes së tyre.
    Në vitet e persekutimit nazist, në piedestalin e besnikërisë ndaj popullit që u gjend përballë shfarosjes masive, krahas të tjerëve u vendos edhe populli shqiptar. Ndricimi i këtij kontributi të djeshëm të popullit shqiptar dhe rreshtimi i tij në koalicionin e madh antifashist ishte një kontribut thelbësor për të nesërmen tonë të përbashkët dhe për orientimin drejt vlerave dhe parimeve të pandryshueshme të demokracisë dhe lirive njerëzore, para së gjithash drejt së drejtës për jetën. Ky fakt nuk ¸shtë i rastësishëm. Historia e pikave të takimit të dy popujve që qëndronin larg dhe afër në kuptimin gjeografik i ka rrënjët e veta mjaft herët që në antikitet. Nga antikiteti fortësia e dheut ruajti për kujtesën kolektive marrëdhëniet që më vonë me fortësinë e zemrës, populli që i përkiste po këtij dheu, do të ruante ato që dikur ndërtuan bazilikën, jo nga harresa kolektive por nga shfarosja kolektive. Do të tregohej edhe një herë se si në historinë e tyre të gjatë, shqiptarët deshën dhe inkurajuan jo vetëm paqen por edhe bashkëpunimin midis popujve.

    Pas luftës në Shqipëri
    Pas Luftës së Dytë Botërore, për gjithë periudhën që lidhet me hebrenjtë, mënyrën se si ata arritën t’i mbijetojnë shfarosjes, për fjalët që kishin të bënin me to: “Holokaust” ose “Shoah”, thuhet shumë pak, gati aspak. Pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare nuk e dinte kuptimin e tyre. Jashtë interesit shoqëror dhe atij shkencor mbetën dhe dokumentat e shumtë që dëshmonin për fatin e hebrejve në Shqipëri si para ashtu dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një farë mënyre u hesht dhe kjo jo nga mungesa e dëshmive dokumentare por nga “mungesa e dëshirës” për t’i lexuar. Për rrjedhojë, pavarësisht propagandës partiake në lidhje me hebrejtë si viktima të regjimit nazist dhe fashist, analiza e vërtetë shkencore e këtij fakti u la në hije. Ishte koha kur historia e shkruar ishte e përcaktuar, ajo s’ishte gjë tjetër vec një mjet ndihmës i propogandës zyrtare.
    Studiuesit e huaj qenë ata që në një farë mënyre e plotësuan vakumin shqiptar, aq sa mund të plotësohej me ndihmën e kujtimeve dhe nga dëshmitë e burimeve perëndimore. Megjithatë kujtesa historike e një populli asnjëherë nuk mund të shuhet.
    Me hapjen e arkivave pas viteve ’90, historia filloi të fliste qartë, duke patur mbështetje jo vetëm tek burimet perëndimore por edhe tek ato vendase. Plotësohet në këtë mënyrë pazëlli i madh i panoramës së marrëdhënieve mes popullit shqiptar dhe atij hebre.
    Në vitin 1991, shumica e bashkësisë hebraike që kishte jetuar në Shqipëri u kthye në Izrael duke dëshmuar mbi jetën e tyre në Shqipëri. Institucioni i kujtesës filloi funksionimin e vet normal duke i shërbyer edhe një herë të vërtetës historike. Filloi të flitet dhe të respektohet sakrifica e të dy popujve jo vetëm nga historianët dhe analistët, por edhe nga të gjithë dëshmitarët e kohës.

    Disa pyetje
    Po ç’farë ndodhi me hebrenjtë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore? Çfarë ndodhi me ata që mbetën në këtë vend që quhej Shqipëri, që fundi i luftës solli me vete dhe mbylljen e portave të shtetit, jo vetëm për popullin shqiptar por dhe për të gjithë ata që kërkonin rrugët për në shtëpitë e tyre? Si rrodhi historia e atyre hebrenjve që përsëri bashkë me shqiptarët përballuan një regjim që asnjë nuk do ta kishte dashur? Cila ishte politika zyrtare e ndjekur ndaj këtij populli që në luftë u ruajt me fanatizëm dhe në paqe i duhej të dëgjonte nga politika e kohës, se si vendi i tyre jo vetëm nuk shihej me sy të mirë por që me rrjedhën e viteve filloi të etiketohej nga kjo politikë si “sioniste”, apo si një “majë e shigjetës së imperializmit amerikan” e kështu me rradhë?
    ¨shtë kështu edhe një moment në jetën e Hebrenjve në Shqipëri që në një farë mënyre është anashkaluar pa i’u dhënë rëndësia e duhur. Edhe kjo periudhë ¸shtë një dëshmi tjetër e gjerësisë së shpirtit shqiptar, i cili dhe një herë bëri që hebrenjt që jetonin në Shqipëri të ndiheshin njësoj si ata, pavarësisht se vendi nuk ishe toka e premtuar.

    Kontradikta
    Numri i hebrenjve që erdhën dhe mbetën në territorin shqiptar ¸shtë kontradiktor. Mendohet se në Shqipëri pas lufte kishte nga 600 deri 1000 hebrenj, nga të cilët mbetën rreth 200 dhe që formonin afërsisht 75-85 familje . Ata vazhduan të jetonin këtu në fillim kryesisht për arsye familjare, pastaj për shkak të politikës izolacioniste që u ndoq nga politika e kohës, duke e bërë largimin e tyre të largët, deri në fillimet e viteve ’90-të. Nga Shqipëria menjëherë pas lufte u larguan kryesisht ata hebrenj që kishin ardhur këtu gjatë viteve të luftës për t’i shpëtuar terrorit nazist. Me disa përjashtime, mbetën kryesisht hebrenjtë e ardhur më herët.

    Pro dhe kundër Izraelit
    Interesant e me vlerë ¸shtë analiza që i duhet bërë politikës shqiptare të pas Luftës së Dytë Botërore. Në të vihet re një politikë dualiste e njejtë në formë por e ndryshme në përmbajtje sipas luhatjeve konjukturale të partisë pushtet, sipas interesave apo orientimeve të saj, sa nga Bashkimi Sovjetik, e sa nga Kina, deri në momentin e shkëputjes prej tyre.
    I vetmi fakt që duhet theksuar ¸shtë se edhe në momentet më të egra të këtij regjimi, në thelb të tij nuk qëndronte antisemitizmi por antiimperializmi, brënda të cilit përfshihej dhe shteti i Izraelit. Ecuria e marrëdhënieve mes të dy shteteve ¸shtë një mozaik mjaft interesant me momente qetësie, acari, përpjekje për të shkrirë akullin e krijuar dhe kjo deri me ndryshimin e sitemit në vitet ’90-të.
    E gjithë ecuria e politikës së kohës, pati dhe refleksionet e veta ndonjëherë të drejtëpërdrejta por dhe tërthorazi, dhe tek ajo pjesë e popullsisë hebraike që mbeti në Shqipëri.
    Kështu menjëherë pas çlirimit, kur polititka shqiptare akoma nuk kishte marrë formën e vet (antiamerikane), konkretisht në vitin 1949 (16 prill të 1949), Shqipëria njeh zyrtarisht shtetin e Izraelit. Autoritetet komuniste të Shqipërisë, më 13 shkurt 1949, morën një letër nga qarqet zyrtare izraelite (ish presidentit Sharett), ku kërkohej njohja e pavarësisë së Izraelit.
    Tirana e konfirmon përgjigjen pozitive me një letër drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme të shtetit të Izraelit në Tel Aviv. Letra ¸shtë firmosur nga vetë Kryetari i Këshillit të Ministrave dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Shqipërisë, Gjenereal Kolonel Enver Hoxha.

    Nuk u lejohet kthimi në atdhe
    Sipas dokumentit të kohës kjo njohje erdhi pasi “...Qeveria e Shqipërisë kishte ndjekur me interes përpjekjet që bënte populli i Izraelit për sigurimin e lirisë, indipendencës dhe sovranitetit të tij dhe gëzohej duke parë që këto përpjekje u kurrorëzuan me sukses në shpalljen e krijimit të Shtetit të Izraelit...”. Duke vazhduar me konsideratat e larta, kërkohej që sa më sipër t’i transmetohej Qeverisë dhe Shtetit të Izraelit. Akti përshëndetet fuqishëm nga komuniteti hebre që jetonte në Shqipëri përmes përfaqësuesve të tij, gjë që dëshmohet nga telegramet e falenderimit drejtuar kryetarit të Qeverisë Shqiptare nga ana e izraelitëve të qytetit të Vlorës, etj. Gjatë kësaj periudhe ka një letërkëmbim intesiv midis kreut të komunistëve të Shqipërisë dhe përfaqësuesve të shoqatave dhe bashkësive hebraike në botë.
    Por me fillimin e konflikteve në Lindjen e Mesme, ndryshon edhe kursi zyrtar i politikës shqiptare. Qeveria e asaj kohe, e cila ndiqte me interesim të veçantë ngjarjet në Lindjen e Afërme dhe të Mesme, u solidarizua plotësisht me popujt arabë, duke shprehur bindjen se ato do të trumfonin mbi amarikanët që cil¸sohesin si imperialistë dhe mbi veglën e tyre, Izraelin...
    I njejti shtet që u njoh në 1949 nga qeveria shqiptare, filloi të etiketohet nga udhëheqësi i asaj kohe, E. Hoxha, dhe nëpërmjet zërit të tij nga e gjithë propoganda e kohës, si një shtet i krijuar nga imperializmi dhe nga sionizmi reaksionar në Lindjen e Afërt dhe, si një manovër e kapitalit ndërkombëtar. Një shtet satelit i amerikanëve që ndiqte dhe zbatonte në vija të përgjithshme strategjinë e tij. Por politika zyrtare mes të dy vendeve, ka dhe një anë tjetër pothuajse të panjohur (të pa bërë publike), kontaktesh. Në vijim të viteve 50-të, dokumentohen kërkesa të bëra nga përfaqësitë diplomatike izraelite drejtuar përfaqësive diplomatike shqiptare në Moskë, Bukuresht e Beograd, mbi riatdhesimin e hebrenjve të të mbetur në Shqipëri. Aso kohe u kërkua tërheqja e rreth 180 hebrenjve.

    Drejt izolimit të plotë
    Mos lejimi i tyre u justifikua se vetë hebrenjtë nuk kishin bërë kërkesë për ketë problem dhe se Qeveria Shqiptare nuk ka marrë ndonjë vendim që të dërgojë hebrenjtë me banim në Palestinë. Kërkesat përsëriten gjatë gjithë viteve 50-të (1950, 1955, 1958, etj.), ku ndër të tjera ndaj përgjigjes se ata kanë shtetësinë shqiptare, pala izrelite i përgjigjet se ajo disponon çertifikatat, dhe se Shqipëria ¸shtë i vetmi vend që nuk i përgjigjet dëshirës së tyre. Ndryshe ndodh në vitet ’60-të kur autoritetet komuniste të Tiranës pavarësisht se nuk kishin asnjë marrëdhenie diplomatike me Izraelin, lejojnë lënien e shtetësisë shqiptare nga një grup hebrenjsh që kërkuan të shkojnë në vendin e tyre. Kjo lidhet me momentin kur qevria e Izraelit i bën thirrje gjithë hevrenjve në botë, t’i përgjigjeshin thirrjes se, vendi i tyre ishte në rrezik. Një vit më vonë, më 3 shtator 1961, ministri i jashtëm izraelit, ish ambasadori Karrier Salmon, i propozon ambasadorit tonë në Bukuresht lidhjen e marrëdhënieve diplomatike, duke u lutur që ky propozim t’i transmetohej qeverisë sonë, të cilës i kujtohej se e kishte njohur qeverinë izraelite dhe, në rast pranimi rezidenca mund të mos ishte në Tiranë. Raundi i dytë i bisedimeve u zhvillua në vitin 1964 me praninë e ish ambasadorit Elizer Doron. Në përputhje me zhvillimet politike në vend, periudha përkon me përkeqësimin e marrëdhënieve të Shtetit Shqiptar me Bashkimin Sovjetik, dhe ky moment mund të shihej si i përshtatshëm për një ndryshim kursi. Kjo nuk ndodhi pasi Shqipëria u lidh me një tjetër fuqi të madhe komuniste të kohës me Kinën. Shpresat për një ndryshim kursi qenë thjeshtë një iluzion.
    Mund të thuhet se në politikën shqiptare bëhej një lojë me dy fytyra, një politikë e hapur dhe një tjetër nën rrogoz, gjithmonë pa i dalë ndesh politikës së bllokut komunist, që nuk pranonte tratativa marëvshjeje. Në atë përiudhë për tu treguar aktiv ndaj politikës zyrtare shkohej deri në absurditete të tilla që ne aktivitete ndërkombetare, një sportist shqiptar e kishte të pamundur të garonte me një Izraelit.
    Bisedimet lidhur me marrëdhënjet mes dy vendeve dhe sidomos ato të riatdhesimit të pjestarëve të komunitetit hebre, vazhduan deri në fillimet e viteve 70-të kur Shqipëria u mbyll plotësisht dhe tratativat e këtij lloji morrën fund, pasi politika anti-izraelite u konsakrua dhe me kushtetutë.
    Duhet theksuar se e gjithë politika dualiste e shtetit shqiptar, nuk pati në asnjë moment tipare antisemitiste, por politikës i duhej të ruante një vijë të njejtë me qëndrimin që mbante blloku komunist i kohës në mbrojtje të luftës së popujve të shtypur, si një kundërshtare e hapur e politikës imperialiste dhe të gjithë atyre shteteve që mbështeteshin prej saj. Antiamerikanizmi shqiptar kushtëzonte dhe antiizraelimin, nëse do të shprehemi kështu.

    Bashkëvuajtës të diktaturës
    Në sfondin e kësaj politike hebrenjt dhe shqipëtarët bashkëjetonin me njeri tjetrin, duke përballuar njësoj politikën e kohës dhe sëbashku sforcoheshin që ta sfidonin atë.
    Me plot gojë mund të thuhet se Shqiptarët janë një popull që ndryshonin dhe ndryshojnë nga popujt e tjerë, e lidhur kjo me kushtet e bashkëjetesës që ato dinë të krijonë me të tjerët, sado të ndryshëm të jenë ato. Të mësuar të jetojnë në harmoni me vetvehten brënda ndarjes së tyre fetare, ato nuk e kishin të vështirë të jetonin në harmoni dhe me grupin e popullsisë hebrenje. Toleranca dhe pranimi i të kundërshtive, qoftë religjon, qoftë dhe në etnitet, ¸shtë një dhuratë tashmë pothuaj gjenetike e Shqiptarëve. Popullsia e re, njësoj si dhe shqiptarët do të përjetonin histori të njejta, me hallet e përditëshme që i kishte rezervuat fati i përbashkë. Edhe atyre iu mohuan shumë të drejta dhe liri. Ata, si edhe vetë shtetasit shqiptarë, nuk kishin asnjë faltore ku të mund të kryenin lutjet e tyre, mungonin kontaktet me njerëzit larg, si dhe shumë cështje të tjera elementare të jetës së përditëshme që për një shtet demokratik janë të pakonceptushme . Duke përmëndur ndalimin e besimit tek hebrenjtë, nuk mund të thuhet se ata u privuan të vetëm në këtë të drejtë, Kushtetuta Komuniste e 1976 jua ndalonte edhe vetë shqiptarëve.
    Hebrenjt në fakt u bënë bashkëvuajtës të asaj që jovetëm ata por dhe as vetë shqiptarët nuk e kishin menduar. Do të jetonin nën një shtet policor i cili kufizonte liritë për të gjithë shqiptarët pra rrjedhimisht edhe për hebrejtë.
    Dalngadalë Hebrejt e Shqipërisë filluan të njiheshin si shqiptarë, kjo ishte e lehtë pasi gjatë luftës atyre u kishte ndodhur që dhe ti ndryshohej identiteti duke marrë emra muslimanë. Ky identitet i i ri i lidhi ata më shumë me vendasit.
    “Shqiptarët falë natyrës së tyre librale” shkruan një inxhinjer hebre, “e kanë gjykuar gjithmonë tjetrin në bazë të meritave përsonale... “.

    Të pavërtetat
    Sikurse ndodhte rëndom në Shqipërinë e asj kohe, në pamje të parë dukej sikur cdo gjë rridhte nën ritmet e një jete normale, hebrenjtë nuk keqtrajtoheshin. Shumë prej tyre u lejohej që të arsimoheshin dhe të punonin në sektorë të rëndësishëm, si tregti, financ, mjeksi, ndërtim, etj. Ky fakt shfrytëzohet nga regjimi i kohës që qëndrimin ndaj hebrejve pas clirimit ta cilësonte si zemërhapur, në mbrojtje të tyre, pa sjellje dyshuse dhe që nuk ndikohej nga qëndrimi qeveritar ndaj shtetit të tyre mëmë. Si shëmbuj merren dy hebrej të cilët kanë patur poste të rëndësishme, deri në prag të viteve 90-të.
    E vërteta ¸shtë që në politikën shqiptare të kohës nuk kishte qëndrime antisemitiste, por nuk qëndron fakti që nuk ka patur asnjë rast që të vërtetohet se kundër kësaj popullsie të vogël në numër, nuk ¸shtë bërë asnjë herë asgjë që të bjerë ndesh lirive dhe të drejtave të tyre. Edhe nga dëshmitë e atyre që qëndruan në Shqipëri mbahen qëndrime të ndryshme në lidhje me jetën e tyre në Shqipëri. Kontradiktore jo në lidhje me bashkëjetesën me Shqiptarët por me politikën zyrtare të ndjekur ndaj tyre. Ka nga ata që nuk u ndjenë të keqtrajtuar, të tjerë po, kjo në vartësi të mënyrës së jetës që ata kanë bërë.


    Të braktisësh traditat
    I vetmi fakt që qëndron ¸shtë që ndaj hebrenjve nuk u ndërmor një persekutim masiv i hapur, por edhe ata njësoj si dhe pjesa tjetër e popullisë vëzhgohej me kujdes në forma të sofistikuara. Pat nga ata që u arrestuan dhe që vdiqën në burgje të keqtrajtuar, njësoj sic ndodhte me të burgosurit shqiptarë , ashtu sic pat dhe nga ato që gëzuan poste drejtuese në administratën shtetrore. Pat nga ata që në përpjekje për tu larguar në drejtim të Italisë edhe u vranë në kufi nga forcat kufitare. Hebrejtë mësuan se duhej të tregoheshin të kujdeshëm në jetën e tyre. Ato tashmë e dinin se në Shqipëri ishte e rrezikshme të flitej në gjuhë te huaj, të lexoheshin libra të ndaluar, të shprehnin opinjone të caktuara, të dëgjonin radio apo të shikonin programe televizive të huaja. Megjithatë pat nga ata që duke marrë parasysh rezikun që i priste benin përpjekje të mësonin se cfarë ndodhte në pjesën tjetër të botës, duke dëgjuar Zërin e Amerikës dhe BBC. Si përgjigje ndaj sakrificës së popullit shqiptar gjatë luftës pat nga ata hebrenj që dhe vetsakrifikuan në mbrojtje të mbrojtësve të tyre, vetsakrifikim që i coi në dyert e burgut.
    Gjithsesi në mendjen e hebrenjve mbeti ngulitur Shqipëria e Shqiptarëve dhe jo Shqipëria politike e kohës, gjë që shprehet hapur sidomos pas viteve 90-të kur ato u larguan nga shqipëria.
    Të dhëna interesante mbi ambjentalizimin e hebrenjve në Shqipëri jep një e mbijetuar e kohës Ana Kohen. Sipas saj hebrejtë u vlerësuan nga shqiptarët si vendas, ato flisnin shqip dhe pak hebraisht nuk vecoheshin nga shqiptarët pavarësisht se lidhjet mundoheshin ti kishin kryesisht me njeri tjetrin.
    Me ndërmarrjen e fushatës antifetare në shqipëri, njësoj si shqiptarët dhe hebrenjt nuk mund të bënin përjashtim. Njësoj si ato dhe hebrenjt në fillim u përpoqën që ritet fetare ti kryenin fshehurazi. Si në rastin e familjes Jakoel që përdorte shtëpinë e tyre për organizimin e ceremonive fetare ilegale .
    Pas viteve ’70-të këto praktika u bënë tejet të rrezikshme e me to dhe kontaktet e tyre me botën të cilës i përkisnin u ndërprenë totalisht. Pavarësisht nga përpjekjet ato nuk mjaftonin që hebrenjt të ruanin identitetin e tyre, ashtu si dinin ta ruanin vetëm ato. U vështirësuan shumë aspekte të jetesës së përditëshme që kishin të bënin me lindjet, martesat dhe vdekjet. Ato nuk mund të bëheshin më sipas traditës së tyre. Nuk mund të kryheshin më ritete e tyre tradicionale gjatë gëzimeve familjare si lindjet apo martesat, po ashtu nuk mund të kyheshin sipas traditës së tyre as ceremonitë mortore.

    Koha e lirisë
    Pas këtyre viteve mund të thuhet se dhe ndërthurja mes shqiptarëve dhe hebrenjve po behej më e plotë dhe gati e pandashme. Nuk mund të dalloje tek brezi i ri i ardhur nga martesat e perziera se ku fillonte shqiptari dhe ku mbaronte hebrei. Brenda familjeve të reja përpjekjet p¸r të ruajtur atë cka mund të ruhej nga tradita e tyre nuk reshtën. Megjithatë dalngadalë shumë gjëra po zbeheshin dukej se ato po bëheshin një dhe në ketë drejtim me shqiptarët. Me ardhjen e viteve 90-të zëri i të parëve filloi të thërriste në tokën mëmë hebrenjtë e Shqipërisë të cilët tani mund të shijonin lirshëm ajrin e tokës së ¸ndëruar. Me to në atdheun e tyre u kthye dhe jehona e popullit të vogël në numër por të madh në zemër jehona e shqiptarëve, që me mirësinë e tij diti ti fuste brenda shpirtit të tij, duke rezikuar të bëheshin njësh, me një popull fisnik në gjenezë por që u fisnikërua akoma më shumë në peripecitë e historisë së tij. Në vitin 1991 vendosen dhe marëdhënjet e diplomatike mes dy shteteve duke i dhënë fund kalvarit të gjatë të përpjekjeve 40 vjecare.

    Koha e një rishikimi
    Për herë të parë hapen arkivat dhe fillon botimi i materialeve dokumentare që i përkasin periudhave të ndryshme kohore, qofshin këto të largëta apo të afërta. Përherë të parë në vitin 2004 miratohet ligji mbi “Shpalljen e ditës së kujtesës”. Për ketë periudhë historike hulumtimi sapo ka filluar dhe për ti shkuar deri në fund duhet kohë, pasi dhe koha e ngjarjes historike ¸shtë e afërt. Me daljen në dritë të të gjithë burimeve dokumentare, historia e hebrenjve pas luftës së dytë botërore do të bëhet edhe më e plote dhe më afër të vërtetës historike. Rëndësi ka që rrjedha historike tashmë i ¸shtë kthyer normalitetit, dy popujt tani mund të flisnin lirshëm dhe të vlerësonin botërisht sakrificat e përbashkëta, gjatë një periudhe të shkurtër kohore por të gjatë shpirtërore.

    Gazeta Shqiptare
    25/5/2008
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-12-2010 më 23:22

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Konomi: Donin të largoheshin që në '48

    Gilmana Bushati

    Më 31 dhjetor 2010, mbushen plot 20 vite nga largimi i parë në masë i hebrejve të Shqipërisë drejt SHBA-së dhe Izraelit. Për këtë flet një nga pjesëtaret e njohura të komunitetit hebre në Shqipëri, Laura Konomi. Ajo është një nga hebrenjtë që vendosi të qëndronte në Shqipëri, pasi ishte bashkëshortja e një politikani të PD-së, që ishte përfshirë aktivisht në lëvizjet e para të pluralizmit, Maksim Konomi. Në intervistën e saj, znj. Konomi tregon se si bashkatdhetarët e saj u përgatitën që në 1948-ën të linin Shqipërinë, por regjimi në fund të përgatitjes nuk u dha leje, duke vuajtur së bashku me shqiptarët regjimin komunist. Vetëm në 1990-ën filloi largimi i tyre në masë. Më 31 dhjetor u larguan 37 të parët, hebrenj nga komuniteti i qytetit të Vlorës, të tërhequr nga e afërmja e tyre, Ana Kohen, një grua mjaft e njohur në Shqipëri, Amerikë dhe Izrael. Në pranverën e 1991 vazhdoi pjesa e dytë e të larguarve, të cilët shkojnë deri në 300.
    Zonja Konomi, pse ikën hebrenjtë nga Shqipëria në vitin e vështirë 1990, në kohën kur regjimi ende nuk kishte ndryshuar?
    Duhet të kihen parasysh dy gjëra: ata ishin hebrenj dhe kishin mall të shkonin në vendin e tyre, një nga urimet që ata bënin, ishte: 'Sot këtu, mot në Izrael'; ndërsa shqetësimi i tyre ishte gjendja ekonomike dhe izolimi i madh i Shqipërisë. Këtë të dytën e vuante i gjithë populli shqiptar dhe jo vetëm hebrenjtë.
    Çfarë jete bënë ata gjatë periudhës së komunizmit?
    Një jetë normale si të gjithë të tjerët, si të gjithë qytetarët shqiptarë.
    A u përndoqën ata nga regjimi?
    Nuk është ndjerë persekutimi te ne dhe kjo për mendimin tim, është meritë e shqiptarëve që i kanë mbrojtur dhe ndihmuar hebrenjtë.
    Fillimisht u largua një grup prej 37 vetash, pikërisht më 31 dhjetor 1990...
    Po në dhjetor ikën ata, pavarësisht se procedurat për t'u larguar kishin filluar që herët. Ishte marrë leja nga shteti shqiptar dhe vizat italiane dhe u nisën më 31 dhjetor, fillimisht me destinacion Romën. Marrja e kësaj leje u bë e mundur në një moment që u krijua një lloj tolerance nga shteti i atëhershëm, i cili ende kishte në krye një përfaqësues të vjetër të partisë në pushtet. Izraelitët konsideroheshin ende si revizionistë nga shteti i atëhershëm.
    Këta 37 vetë ishin pjesëtarë të së njëjtës familjeje?
    Kishin lidhje me njëri-tjetrin, por jo se kishin një mbiemër. Përmend këtu familjen Jakoel dhe në dhjetor të 1990-ës u larguan hebrenj të Vlorës dhe një pjesë nga hebrenjtë e Tiranës.
    Kjo ishte përpjekja e parë e tyre për t'u larguar nga Shqipëria?
    Jo, nuk ishte përpjekja e parë. Hebrenjtë e Shqipërisë u përgatitën të iknin që më 1948-ën, vit kur u krijua shteti i Izraelit. Të gjitha procedurat u bënë gati dhe në fund kur donin të iknin, shteti shqiptar nuk iu dha leje.
    Cili ishte kontributi i Ana Kohen në largimin e hebrejve në fund të 1990 dhe fillim të 1991-it?
    Po ajo ishte kryesorja e tërheqjes së tyre jashtë Shqipërie. Ana Kohen, përveçse është hebreje në çdo qelizë të saj, ka bërë shumë për hebrenjtë në Shqipëri.
    Sa qëndruan në Romë të larguarit e parë?
    Atje qëndruan rreth gjashtë muaj deri sa u përgatit gjithçka që këta hebrenj të kishin gjithçka gati kur të shkonin në SHBA.
    Mediat shqiptare të dhjetorit 1990 nuk shkruan për këtë largim?
    Po, këtu nuk u fol për largimin e tyre. Por kur ata shkuan në Romë, i pritën shumë gazetarë, pasi ishin kuriozë të dinin se si kishin jetuar ata në Shqipëri.
    Kur u bë largimi masiv i hebrejve nga Shqipëria?
    Largimi masiv dhe kryesor i hebrejve nga Shqipëria u bë në pranverën e vitit 1991. Të gjithë u nisën drejt Izraelit.
    Si u pritën në Izrael?
    Unë mendoj se nuk ka shtet tjetër në botë që mund t'i presë aq mirë sa ç'i pret Izraeli. Është i vetmi shtet që ka ministrinë e Emigracionit, që ka qendra thithëse, të cilat merren me sistemimin e hebrejve nga e gjithë bota, që duan të shkojnë të jetojnë në Izrael. Hebrenjtë e Shqipërisë atje janë pritur shumë mirë, u janë dhënë apartamente, kanë marrë mësime të gjuhës dhe gjithçka tjetër ka qenë e organizuar në mënyrë perfekte, pra që ata të integroheshin sa më mirë në shoqërinë e atjeshme.
    A i kanë ruajtur ata traditat e fituara në Shqipëri, gjuhën e mësuar këtu?
    Patjetër që i kanë ruajtur këto. Me largimin e tyre, ikën dhe gjysma tjetër, pikërisht bashkëshortët, një pjesë e të cilëve ishin shqiptare/shqiptarë.
    Po ju zonja Konomi pse nuk u larguat?
    Ka disa arsye pse nuk u largova nga Shqipëria. Im shoq është shqiptar dhe djalë i vetëm dhe jetonim me prindërit dhe ishte përgjegjësi që t'i lije vetëm. Ai më pas u ingranua në politikë, ka qenë në listën e deputetëve të parë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 1991 (Maksim Konomi). Pastaj për mua ekzistonte dhe një lloj hezitimi, bëhet fjalë për 20 vite më parë dhe jo për tani. Por duhet thënë se nuk është se ikën të gjithë, disa edhe kanë qëndruar në Shqipëri. Gjithsesi, unë mendoj se nuk duhet thënë asnjëherë kurrë. Në Izrael kam mamanë dhe dy motrat, prandaj nuk dihet kurrë se çfarë ndodh.
    Keni trashëgimtarë, dhe të çfarë përkatësie janë?
    Kam dy djem dhe ata duke pasur mamanë hebreje, janë automatikisht hebrenj, gjithnjë sipas rregullave hebreje. Ata kanë qenë pjesë e kampeve hebreje në Europë, kryesisht ën Hungari.
    Si erdhën të parët tuaj në Shqipëri?
    Ata erdhën nga Greqia, para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Ardhja e tyre u bë për arsye ekonomike. U vendosën në Gjirokastër. Më pas erdhën në Tiranë. Babai dhe mamaja ime punonin bashkë në një rrobaqepësi. Me luftë të madhe u arrit që ata të martoheshin. Komuniteti hebrej nuk donte lidhje me shqiptarët pikërisht në momentin që po përgatiteshin të iknin drejt Izraelit si dhe nëse bëheshin martesa i donin brenda komunitetit të tyre. Por mamaja ime, Ester Vituli, megjithëse më e vogla nga gjashtë fëmijët, e theu rregullin dhe u martua me një ortodoks.
    Është folur shumë për një lidhje të fortë mes hebrejve dhe shqiptarëve, vazhdon të jetë kjo lidhje edhe pas largimit të tyre?
    Edhe pse janë në Izrael apo në SHBA, ata e duan Shqipërinë si vendin e tyre dhe u dhimbset për atë çfarë ka hequr. I përcollën me dhimbje të madhe ngjarjet e 1997-ës.

    Gazeta Shqiptare

  17. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2010
    Postime
    210
    nuk kan faj ato qe shajne regjimin e Enverit se ai regjim nuk i la Gjermanet ti benin sapun sic ben miliona Hebre....dehet ti kishin dergu ke fabrika e sapunit

  18. #18
    Citim Postuar më parë nga Drit7 Lexo Postimin
    nuk kan faj ato qe shajne regjimin e Enverit se ai regjim nuk i la Gjermanet ti benin sapun sic ben miliona Hebre....dehet ti kishin dergu ke fabrika e sapunit
    Kush tha qe e shanin Enverin? E vetmja gje qe nuk i pelqente ishte fakti qe Enveri nuk i la te iknin pas luftes se dyte boterore... i bie nga 1945 e gjer ne 1991 ato kane ndenjur ne shqiperi sepse nuk largoheshin dot per ne token e tyre.
    Ajo Laura Konomia, njihet me emrin Liza Konomi (pasi si shume hebrenj te tjere kane mbajtur emra shqiptar) dhe e ka shpjeguar shume qarte te tere historine e hebrenjve. Si familja saj jane dhe plot te tjere te martuar me shqiptar (qofshin mysliman, katolik apo ortodoks) disa prej te cileve kane ikur, e disa te tjere jane akoma ne shqiperi.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  19. #19
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Nuk e di c'thone "historianet" e shtypit shqiptar por gjate luftes u mblodhen mbi 1000 Hebrej ne Shqiperi. Ne 1990-ten vetem nja 150 veta u larguan, se pjesa derrmuese kishte ikur pas luftes me lejen e PKSH-es me sa duket.

    Mund te ket ndonje keq-interpretim te fakteve ne artikullin e fundit nga Gazeta Shqiptare, pavarsisht se historia e ketyre personave duket e vertet. Por po ta marresh fjale per fjale gazeta thote se gjithe kjo zhurme dhe krenari shqiptare per mbrojtjen e Hebrejve u qenka bere vetem per 300 veta. Numrat jane ngaterruar, se po te kerkosh datat e sakta ne NY Times dhe tek Haaretz del numri qe solla une me siper. Numri 300 eshte numri i Hebrejve shqiptar para Luftes se Dyte Boterore, para se te beheshin mbi 1000 me pak fjale. Nuk e di si keta Hebrenje mbeten ne Shqiperi por gazetat e huaja raportojne vitet e sakta kur u la pjesa derrmuese e Hebrejve te iki nga Shqiperia komuniste.

    Me nje kerkim ne Google ndhe tek NY Times i gjeni te gjitha.... se nuk kam kohe t'ja u sjell gati...

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Mndohet qe i vetmi komunitet qe kishte arrit tidilte jasht Shqiperis gjat regjimit te Enver Hoxhes ishin hebrejt por ate munden ta bejn vetem nje her si kam ndigju kan dal ne mas te madhe.
    Ne momentin e krijimit shtetit hebrejik ata u larguan drejt Izrailit ne mas.
    Hebrejet dhe shqiptaret jan popujt me antik dhe ky fakt i lidh ngusht kta dy popuj te vjeter.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  4. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  5. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •