Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 42
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    200 Jahudi i kan pushkatue Gjermant ne Shqipri gjat luftes se dyt botrore .. me pat trege nje shok ( Trestenik-u ) ...

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Shqipëria shpëtoi të paktën 3240 hebrenj
    Saimir Lolja
    Holokausti dhe shpëtimi shqiptar (1)
    Që nga janari i vitit 2005, dita e 27 janarit është caktuar nga OKB si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, i cili u zbatua para e gjatë Luftës II Botërore dhe shkaktoi zhdukjen e miliona evropianëve, përfshirë edhe të 6 milion hebrenjve. Edhe Shqipëria, me vendim të Kuvendit, e njeh dhe e përkujton zyrtarisht këtë ditë nën emrin "Dita e Kujtesës". Përndjekja sistematike dhe gjithnjë e më shumë mizore e viteve 1933-1945 që iu bë hebrenjve kudo ku u vendos regjimi nazifashist është regjistruar e gjallë në librin "Kristallnacht - Nata e Xhamave të Thyer" e autorit Martin Gilbert.
    Bashkësia hebraike ekzistonte në Gjermani që prej 2000 vjetësh dhe ishte shkrirë e tëra në kulturën dhe jetën gjermane. Veç të plagosurve, 12000 hebrenj kishin rënë në betejat e Luftës I Botërore si ushtarë gjermanë dhe shumë të tjerë ishin dekoruar ushtarakisht. Në janar 1933 në Gjermani vjen në fuqi një regjim nazist dhe menjëherë filluan përndjekjet sistematike ndaj hebrenjve. Gjysmë milion hebrenjtë e Gjermanisë, që përbënin 0.76% të popullatës në Gjermani, u quajtën prej propagandës naziste si armiq të brendshëm, si shkaku i mundjes së Gjermanisë në Luftën I Botërore dhe i vështirësive ekonomike që e pasuan atë.
    Nata e xhamave të thyer
    Gjatë vitit 1933, qeveria gjermane nxori 42 ligje kundër hebrenjve, që iu kufizonin të drejtat qytetare, të punës, të arsimimit dhe urdhëruan largimin nga tërë puna shtetërore përfshirë shkollat e universitetet. Gjatë vitit 1934, qeveria gjermane hodhi në veprim 19 ligje të tjerë drejtpërsëdrejti kundër hebrenjve. Gjatë vitit 1935 u shtuan edhe 29 ligje të tjerë kundër hebrenjve, përfshirë edhe ndalimin e martesave midis hebrenjve dhe jo-hebrenjve edhe zhvlerësimin e qytetarisë gjermane për hebrenjtë dhe ato me origjinë të tillë. Gjatë viteve 1936-1937 u shtuan edhe 46 ligje kundra hebrenjve. Më 12 Mars 1938 Austria bashkohet me Gjermanë dhe kështu edhe 185'000 hebrenj austriakë bien nën regjimin nazist. Më 17 Gusht 1938 del një ligj tjetër i cili urdhëronte që në dokumente e pasaporta hebrenjve meshkuj t'u shtohej emri "Israel" dhe femrave emri "Sarah". Më 15 tetor 1938, autoritetet gjermane i quajtën të pavlefshme pasaportat e hebrenjve në Gjermani e Austri.
    10 Nëntori i vitit 1938 ka ngelur në histori i njohur si Nata e Xhamave të Thyer (Kristallnacht) dhe qe kulmi i pesë viteve e nëntë muajve të përndjekjes sistematike të hebrenjve të Gjermanisë dhe Austrisë. Në atë ditë, në çdo qytet e fshat, sipas një plani të ndërtuar kohë më parë, trupat e sulmit dhe rinia naziste sulmuan, shkatërruan, dogjën, thyen e dhunuan çdo gjë që ishte hebraike. Më shumë se 1000 sinagoga u dogjën, dhjetëra mija dyqane e banesa hebraike u shkatërruan, hebrenjtë kalimtarë në rrugë u sulmuan dhunshëm, 91 hebrenj u vranë, ndërsa 30'000 meshkuj të moshave 16-60 vjeç u arrestuan dhe u dërguan në kampet e përqendrimit.
    Nga Gjermania më 1938, për nëntë muajt e parë të vitit 1939 u larguan 78.000 hebrenj
    Më 19 Nëntor 1938, autoritetet gjermane e ndaluan vazhdimin e emigracionit zyrtar të hebrenjve duke kushtëzuar rifillimin e tij vetëm kur bashkësia hebraike të paguante plotësisht një dëmshpërblim prej një miliard markash, familjet në veçanti t'i kishin shlyer të gjitha detyrimet financiare dhe pasaportat të ishin dorëzuar. Politika gjermane që nga ardhja në fuqi e nazistëve në janar 1933 e deri në sulmin kundër Polonisë në shtator 1939 kishte qëllim nxitjen e emigracionit dhe zhvendosjen e hebrenjve, përfshirë edhe futjen e fshehtë të të rinjve hebrenj në Palestinën britanike në marrëveshje me drejtuesit hebraikë të atjeshëm. Kështu, nga 40'000 të emigruar vetëm nga Gjermania më 1938, për nëntë muajt e parë të vitit 1939 u larguan 78'000 vetë.
    Deri në Korrik 1938, Zvicra kishte marrë 14'000 hebrenj nga Gjermania e Austria, ndërkohë që kishte akoma edhe 300'000 të tjerë që kërkonin shpëtim. Ndërsa numri i hebrenjve që kërkonin të largoheshin rritej, po ashtu shtrëngoheshin më shumë rregullat e pranimit të tyre prej vendeve të ndryshme. SHBA, me një kuotë pranimi prej 25000 emigrantësh gjermanë në vit, pranuan rreth 200'000 hebrenj nga Gjermania e Austria gjatë periudhës janar 1933 - shtator 1939. Britania, me kuotat e saja të pranimit të emigrantëve, lejoi të hynin gjatë kësaj periudhe 65'000 hebrenj. Midis janarit 1933 dhe marsit 1938, Britania pajisi me certifikata emigrimi për në Palestinën e kontrolluar prej saj 35'000 hebrenj gjermanë. Por për shkak të revoltës arabe më 1936 dhe kufizimeve që pasuan atë, emigrimi drejt Palestinës britanike tkurrej pa pushim. Për sa i përket Lindjes së Largët, 18'000 hebrenj nga Gjermania e Austria mundën të emigronin zyrtarist në Shangai të Kinës.
    Në periudhën janar 1933 e deri në Shtator 1939, pothuaj 2/3 e popullatës hebraike të vitit 1933 (domethënë rreth 325'000 hebrenj) ishin larguar nga Gjermania. Në periudhën mars 1938 e deri në shtator 1939, 130'000 hebrenj (70% e popullatës hebraike e marsit 1938) u larguan nga Austria. Në shtator 1939, në Rajhun III kishin mbetur akoma edhe 230'000 hebrenj, të cilëve tanimë iu mohua dhënia e vizave ngaqë quheshin qytetarë të një vendi në gjendje lufte me shtetet ku ato kërkonin të merrnin viza. Nga këta, vetëm 10'000 i mbijetuan Luftës II Botërore, ku 4700 burra hebrenj shpëtuan prej protestës që bënë gratë e tyre gjermane dhe pjesa tjetër duke u fshehur nga miqtë gjermanë.(vijon)


    Ajo situatë e ashpër vazhdoi dhe u shoqërua me mbylljen e tërë gazetave e revistave hebraike, ndalimin bizneseve të hebrenjve, ndalimin e tyre të hynin në vendet e argëtimit, moslejimin e hyrjes në universitete, etj. Meqenëse nuk kishte akoma gjendje lufte me shtetet e tjera, këto ngjarje u regjistruan nga qindra gazetarë të huaj në Gjermani e Austri dhe më pas u botuan në gazetat perëndimore. Nata e Xhamave të Thyer qe një pikë kthese për njerëzit në përfytyrimin e nazizmit. Ajo vinte si një jehonë nga viti 1543 kur profesori fetar Martin Luther (i lindur më 10 nëntor 1483), në letrën e tij "Mbi hebrenjtë dhe gënjeshtrat e tyre" shkruante se "sinagogat e hebrenjve duhej të digjeshin, shtëpitë t’iu shkatërroheshin, paratë t’iu merreshin dhe liritë t’iu shkurtoheshin për hir të Zotit".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Në Shqipëri nuk u dëmtua asnjë hebre
    Saimir Lolja
    Sipas dokumentimeve, 409 hebrenj ishin vendas në Kosovë deri në pushtimin e ish-Jugosllavisë në prill të vitit 1941. Këta, bashkë me hebrenjtë e ardhur, shpëtuan duke u zhvendosur në Shqipëri.
    Me fillimin e Luftës II Botërore e deri në fund të saj, për miliona hebrenjtë evropianë e rënë nën pushtimin nazist u zbatuan ethshëm arrestimet, shkatërrimet e pasurive, dhuna, largimet nga vendbanimet, ndarje familjesh, vrasjet masive dhe dërgimet në kampe përqendrimi e pune të cilët shpejt u kthyen në kampe shfarosje. Kampe të tillë kryesorë kishte në Gjermani 20, Poloni 11, Francë e Norvegji nga 4, Serbi e Hollandë nga 3, Itali, Estoni e Letoni nga 2, Austri, Belgjikë, Rumani, Ukrainë, Kroaci, Lituani, Rusi e Bardhë, Çeki e Ishujt në La Mansh nga 1. Ajo situatë e zymtë racore, e sidomos Nata e Xhamave të Thyer, i shtynte hebrenjtë të largoheshin me çfarëdolloj mënyre, të iknin ku të mundnin, të shpëtonin si të mundnin vetveten, familjen, e bile jo të gjithë fëmijët. Në atë periudhë, kush nuk qëndronte indiferent mundohej të ndihmonte me sa mundej këtë popullatë që po përballej me gjëmën e madhe. Diplomatë të huaj në Gjermani dhe shoqata jo-qeveritare nga Britania, etj., ishin në qendër të përpjekjeve të shpëtimit të hebrenjve. Po ashtu, projekte qeveritare ose qytetare në Britani e ShBA zbatoheshin me qëllim t'i merrnin dhe t'i sistemonin hebrenjtë në Angli, ShBA, etj.
    Dy anije me hebrenj më 30 dhjetor 1939 u bllokua në Danub dhe ata u burgosën në Shabac- Serbi
    Në ato kushte, mundimet e hebrenjve për t'u larguar dhe për të arritur të vendoseshin diku janë të gjithanshme, me vuajtje e dhimbje familjare të mëdha. Më 30 Dhjetor 1939, një anije në Danub me 1310 hebrenj që udhëtonin fshehtas drejt Palestinës britanike, u bllokua nga autoritetet jugosllave me kërkesën britanike dhe hebrenjtë u burgosën në qytezën Shabac. Pas gjashtë muajsh, 207 të rinj nën moshën 16 vjeç morën certifikatat për në Palestinë dhe u nisën me tren; 1003 të mbeturit u shfarosën prej ushtrisë naziste me pushtimin e Jugosllavisë. Hebrenjtë e Maqedonisë dhe Greqisë së pushtuar nga Bullgaria si dhe hebrenjtë e Greqisë së pushtuar nga ushtria naziste u tretën në kampet shfarosëse të Polonisë. Nga këta, një pjesë e madhe vdiqën rrugës me tren për shkak të ngushtësisë në vagonë dhe ushqimit që ishte vetëm një copë mishi e tharë e kryposur, e jo ujë për të pirë.
    Shqipëria qëndron si zonjë e rëndë në këtë histori, sepse shqiptarët e Evropës Juglindore shpëtuan jo vetëm hebrenjtë vendas por edhe të gjithë ato që mundën ta arrinin Shqipërinë nga vendet e tjera të Evropës. Fakti është se në Shqipëri u shpëtuan të gjithë hebrenjtë dhe ato nuk u cenuan, nuk u dorëzuan, nuk u penguan të hynin, nuk u grabitën, nuk iu mor pasuria, nuk u prekën nga ndonjë ligj qeveritar, dhe si të tillë ato u shpëtuan prej të gjithëve gjatë viteve 1933-1944. Domethënë ato u shpëtuan nga kushdo që i takoi, nga kushdo që iu hapi derën e trokitur, nga kushdo zyrtar shqiptar që iu preku letrat, nga çdo qeveritar që kishte listat e tyre, nga kushdo që nuk qëndroi indiferent ndaj tyre në atë periudhë të kobshme. Pas kapitullimit të ushtrisë italiane në Shtator 1943, dhjetëra mija ushtarë italianë u fshehën në familjet shqiptare (kjo është një histori tjetër madhështore për t’u treguar) dhe ishte e zakonshme që një familje shqiptare të kishte të fshehur ose italianë ose hebrenj. Pra, ishte një popullatë e tërë shqiptare, që veproi drejtpërsëdrejti (shpëtuesi) dhe tërthorazi (p.sh. familjet fqinje), pavarësisht nga besimet fetare ose jo të tilla, dhe si një kulture e bashkuar e kundërshtoi holokaustin dhe shpëtoi tërë hebrenjtë ku ajo arrinte. Në Shqipëri nuk ka hebrenj të humbur për shkak të holokaustit.
    Hebrenjtë e dinin se shqiptarët asnjëherë nuk kishin bërë gjenocid ndaj një populli tjetër
    Shqipëria ishte një arkë shpëtimi për hebrenjtë e përndjekur, ku një pjesë qëndruan aty deri sa mbaroi Lufta II Botërore e një pjesë kaloi matanë drejt vendeve të tjera. Kudo në Evropën Juglindore, shqiptarët u përpoqën dhe i shpëtuan hebrenjtë që kishin pranë. Gjurmët e shpëtimit gjenden në qytetet e fshatrat e Mitrovicës, Prishtinës, Gjilanit, Deçanit, Pejës, Gjakovës, Shkodrës, Krujës, Tiranës, Beratit, Kavajës, Durrësit, Elbasanit, Librazhdit, Korçës, Dibrës, Burrelit, Fierit, Lushnjes, Vlorës, Delvinës, Përmetit, Gjirokastrës, etj. Hebrenjtë drejtoheshin drejt Shqipërisë e tokave shqiptare, sepse e dinin se aty si nga populli ashtu edhe nga qeveria nuk kishte përndjekje të tyre, nuk kishte kuota pranimi, nuk kishte përbuzje fetare apo kombëtare, nuk kishte gjenocid ndaj kombeve të tjerë, se Shqipëria ishte strehë e sigurt. Ato e dinin se shqiptarët kishin besë, se i hapnin derën mikut dhe kujtdo qe ishte në nevojë, se qeveria e tyre dëshironte përparimin e vendit dhe të ekonomisë, dhe se hebrenjtë vendas jetonin si gjithë të tjerët. Sipas regjistrimit të popullatës në vitin 1931, Shqipëria kishte 200 hebrenj. Sipas dokumentimeve, 409 hebrenj ishin vendas në Kosovë deri në pushtimin e ish-Jugosllavisë në Prill të vitit 1941. Këta, bashkë me hebrenjtë e ardhur, shpëtuan duke u zhvendosur në Shqipëri.
    Një dije e përbërë nga dy pjesë që plotësosjnë njëra-tjetrën në lidhje me hebrenjtë e shpëtuar në Shqipëri vjen nga historianët Apostol Kotani dhe Shaban Sinani. Apostol Kotani ka shkrirë në librin "Shqiptarët dhe hebrenjtë në shekuj; botimi 4rt, 2011 (në shtyp)" punën e tij 40 vjeçare për të mbledhur rrëfimet e njerëzve në vendbanime të ndryshme, historitë e jetuara, faktet e shpërndara dhe dokumentet e arkivuara. Shaban Sinani ka hulumtuar në detin e dokumenteve të arkivuara në Shqipëri dhe i ka përmbledhur përfundimet ato në librin "Hebrenjtë në Shqipëri: prania dhe shpëtimi, 2009. Shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë pa më të voglin interes, pa më të voglin kusht, pa më të voglin përfitim apo shpërblim, dhe gjithmonë duke ruajtur kujtimet e tyre. Këta hebrenj të shpëtuar janë ato që i mbijetuan holokaustit nëpërmjet ndihmës shqiptare, që u martuan, lindën e vazhduan rrjedhën e tyre të jetës në Shqipëri e vendet e tjera. Hebrenjtë që mbetën në Shqipëri pas mbarimit të Luftës II Botërore lanë gjurmë në fusha të ndryshme të jetës shqiptare dhe kujtohen me respekt.







    Hasan Rrem Xerxa nga Gjakova sillte hebrenj nga Shkupi në Deçan e më thellë në Shqipëri
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #24
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    i kemi "shpetuar", sepse nuk na i kane kerkuar. kjo eshte arsyeja.

    ne nuk duam njeri-tjetrin e jo me te donim hebrenjte...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  5. #25
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    i kemi "shpetuar", sepse nuk na i kane kerkuar. kjo eshte arsyeja.

    ne nuk duam njeri-tjetrin e jo me te donim hebrenjte...
    Behet fjale per vitet para '45, atehere njerezit kane qene ndryshe. Respektonin, ishin besnik, mireprites etj etj. Sot po qe eshte ndryshe!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  6. #26
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Behet fjale per vitet para '45, atehere njerezit kane qene ndryshe. Respektonin, ishin besnik, mireprites etj etj. Sot po qe eshte ndryshe!
    ndoshta, por nazistet nuk na kane kerkuar asnjehere te dorezonim hebrenjte.
    kjo eshte arsyeja e vetme pse as edhe nje hebre i vetem nga shqiperia nuk perfundoi ne kampet e perqendrimit.
    eshte e dokumentuar kjo gje.
    jane deportuar cifutet nga tere ballkani sidomos nga selaniku ku jetonte komuniteti me i madh i hebrenjve ne tere europen, edhe nga prishtina, por nga shqiperia asnje.

    nazistet nuk na i kane kerkuar.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  7. #27
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    ndoshta, por nazistet nuk na kane kerkuar asnjehere te dorezonim hebrenjte.
    kjo eshte arsyeja e vetme pse as edhe nje hebre i vetem nga shqiperia nuk perfundoi ne kampet e perqendrimit.
    eshte e dokumentuar kjo gje.
    jane deportuar cifutet nga tere ballkani sidomos nga selaniku ku jetonte komuniteti me i madh i hebrenjve ne tere europen, edhe nga prishtina, por nga shqiperia asnje.

    nazistet nuk na i kane kerkuar.
    ah, ti nenkuptoje qe nazistet nuk na i kane kerkuar asnjehere! Nuk e kisha kuptuar
    Edhe une nuk kam lexuar apo degjuar ndonjehere qe nazistet ti kene kerkuar, thjesht me kujtohet nje shkrim ku nje familje shqiptare thoshte qe gjithsesi i mbanin brenda ne shtepi e nuk dilnin dot lirshem jashte.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  8. #28
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    ah, ti nenkuptoje qe nazistet nuk na i kane kerkuar asnjehere! Nuk e kisha kuptuar
    Edhe une nuk kam lexuar apo degjuar ndonjehere qe nazistet ti kene kerkuar, thjesht me kujtohet nje shkrim ku nje familje shqiptare thoshte qe gjithsesi i mbanin brenda ne shtepi e nuk dilnin dot lirshem jashte.
    po pra.
    sot interpretohet sipas interesit historia e hebrenjve ne shqiperi.
    duam te dalim si heronj. sikur kishim gjermanet neper rruge qe po kerkonin cifute dhe ne rrezikonim jeten duke i fshehur neper bodrume
    i kemi mikpritur, por jo ne ate pike sa te rrezikonim jeten.
    sikur te na i kishin kerkuar, jo nje, por te gjithe do kishin perfunduar ne auschwitz apo ne mauthausen.
    sa spiune do kishin dale qe te padisnin hebrenjte. uh!
    gjate diktatures spiunonte vellai vellane. imagjino sa do dilnin per cifutet.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #29
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Në Shqipëri nuk u dëmtua asnjë hebre
    Saimir Lolja
    Sipas dokumentimeve, 409 hebrenj ishin vendas në Kosovë deri në pushtimin e ish-Jugosllavisë në prill të vitit 1941. Këta, bashkë me hebrenjtë e ardhur, shpëtuan duke u zhvendosur në Shqipëri.
    Me fillimin e Luftës II Botërore e deri në fund të saj, për miliona hebrenjtë evropianë e rënë nën pushtimin nazist u zbatuan ethshëm arrestimet, shkatërrimet e pasurive, dhuna, largimet nga vendbanimet, ndarje familjesh, vrasjet masive dhe dërgimet në kampe përqendrimi e pune të cilët shpejt u kthyen në kampe shfarosje. Kampe të tillë kryesorë kishte në Gjermani 20, Poloni 11, Francë e Norvegji nga 4, Serbi e Hollandë nga 3, Itali, Estoni e Letoni nga 2, Austri, Belgjikë, Rumani, Ukrainë, Kroaci, Lituani, Rusi e Bardhë, Çeki e Ishujt në La Mansh nga 1. Ajo situatë e zymtë racore, e sidomos Nata e Xhamave të Thyer, i shtynte hebrenjtë të largoheshin me çfarëdolloj mënyre, të iknin ku të mundnin, të shpëtonin si të mundnin vetveten, familjen, e bile jo të gjithë fëmijët. Në atë periudhë, kush nuk qëndronte indiferent mundohej të ndihmonte me sa mundej këtë popullatë që po përballej me gjëmën e madhe. Diplomatë të huaj në Gjermani dhe shoqata jo-qeveritare nga Britania, etj., ishin në qendër të përpjekjeve të shpëtimit të hebrenjve. Po ashtu, projekte qeveritare ose qytetare në Britani e ShBA zbatoheshin me qëllim t'i merrnin dhe t'i sistemonin hebrenjtë në Angli, ShBA, etj.
    Dy anije me hebrenj më 30 dhjetor 1939 u bllokua në Danub dhe ata u burgosën në Shabac- Serbi
    Në ato kushte, mundimet e hebrenjve për t'u larguar dhe për të arritur të vendoseshin diku janë të gjithanshme, me vuajtje e dhimbje familjare të mëdha. Më 30 Dhjetor 1939, një anije në Danub me 1310 hebrenj që udhëtonin fshehtas drejt Palestinës britanike, u bllokua nga autoritetet jugosllave me kërkesën britanike dhe hebrenjtë u burgosën në qytezën Shabac. Pas gjashtë muajsh, 207 të rinj nën moshën 16 vjeç morën certifikatat për në Palestinë dhe u nisën me tren; 1003 të mbeturit u shfarosën prej ushtrisë naziste me pushtimin e Jugosllavisë. Hebrenjtë e Maqedonisë dhe Greqisë së pushtuar nga Bullgaria si dhe hebrenjtë e Greqisë së pushtuar nga ushtria naziste u tretën në kampet shfarosëse të Polonisë. Nga këta, një pjesë e madhe vdiqën rrugës me tren për shkak të ngushtësisë në vagonë dhe ushqimit që ishte vetëm një copë mishi e tharë e kryposur, e jo ujë për të pirë.
    Shqipëria qëndron si zonjë e rëndë në këtë histori, sepse shqiptarët e Evropës Juglindore shpëtuan jo vetëm hebrenjtë vendas por edhe të gjithë ato që mundën ta arrinin Shqipërinë nga vendet e tjera të Evropës. Fakti është se në Shqipëri u shpëtuan të gjithë hebrenjtë dhe ato nuk u cenuan, nuk u dorëzuan, nuk u penguan të hynin, nuk u grabitën, nuk iu mor pasuria, nuk u prekën nga ndonjë ligj qeveritar, dhe si të tillë ato u shpëtuan prej të gjithëve gjatë viteve 1933-1944. Domethënë ato u shpëtuan nga kushdo që i takoi, nga kushdo që iu hapi derën e trokitur, nga kushdo zyrtar shqiptar që iu preku letrat, nga çdo qeveritar që kishte listat e tyre, nga kushdo që nuk qëndroi indiferent ndaj tyre në atë periudhë të kobshme. Pas kapitullimit të ushtrisë italiane në Shtator 1943, dhjetëra mija ushtarë italianë u fshehën në familjet shqiptare (kjo është një histori tjetër madhështore për t’u treguar) dhe ishte e zakonshme që një familje shqiptare të kishte të fshehur ose italianë ose hebrenj. Pra, ishte një popullatë e tërë shqiptare, që veproi drejtpërsëdrejti (shpëtuesi) dhe tërthorazi (p.sh. familjet fqinje), pavarësisht nga besimet fetare ose jo të tilla, dhe si një kulture e bashkuar e kundërshtoi holokaustin dhe shpëtoi tërë hebrenjtë ku ajo arrinte. Në Shqipëri nuk ka hebrenj të humbur për shkak të holokaustit.
    Hebrenjtë e dinin se shqiptarët asnjëherë nuk kishin bërë gjenocid ndaj një populli tjetër
    Shqipëria ishte një arkë shpëtimi për hebrenjtë e përndjekur, ku një pjesë qëndruan aty deri sa mbaroi Lufta II Botërore e një pjesë kaloi matanë drejt vendeve të tjera. Kudo në Evropën Juglindore, shqiptarët u përpoqën dhe i shpëtuan hebrenjtë që kishin pranë. Gjurmët e shpëtimit gjenden në qytetet e fshatrat e Mitrovicës, Prishtinës, Gjilanit, Deçanit, Pejës, Gjakovës, Shkodrës, Krujës, Tiranës, Beratit, Kavajës, Durrësit, Elbasanit, Librazhdit, Korçës, Dibrës, Burrelit, Fierit, Lushnjes, Vlorës, Delvinës, Përmetit, Gjirokastrës, etj. Hebrenjtë drejtoheshin drejt Shqipërisë e tokave shqiptare, sepse e dinin se aty si nga populli ashtu edhe nga qeveria nuk kishte përndjekje të tyre, nuk kishte kuota pranimi, nuk kishte përbuzje fetare apo kombëtare, nuk kishte gjenocid ndaj kombeve të tjerë, se Shqipëria ishte strehë e sigurt. Ato e dinin se shqiptarët kishin besë, se i hapnin derën mikut dhe kujtdo qe ishte në nevojë, se qeveria e tyre dëshironte përparimin e vendit dhe të ekonomisë, dhe se hebrenjtë vendas jetonin si gjithë të tjerët. Sipas regjistrimit të popullatës në vitin 1931, Shqipëria kishte 200 hebrenj. Sipas dokumentimeve, 409 hebrenj ishin vendas në Kosovë deri në pushtimin e ish-Jugosllavisë në Prill të vitit 1941. Këta, bashkë me hebrenjtë e ardhur, shpëtuan duke u zhvendosur në Shqipëri.
    Një dije e përbërë nga dy pjesë që plotësosjnë njëra-tjetrën në lidhje me hebrenjtë e shpëtuar në Shqipëri vjen nga historianët Apostol Kotani dhe Shaban Sinani. Apostol Kotani ka shkrirë në librin "Shqiptarët dhe hebrenjtë në shekuj; botimi 4rt, 2011 (në shtyp)" punën e tij 40 vjeçare për të mbledhur rrëfimet e njerëzve në vendbanime të ndryshme, historitë e jetuara, faktet e shpërndara dhe dokumentet e arkivuara. Shaban Sinani ka hulumtuar në detin e dokumenteve të arkivuara në Shqipëri dhe i ka përmbledhur përfundimet ato në librin "Hebrenjtë në Shqipëri: prania dhe shpëtimi, 2009. Shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë pa më të voglin interes, pa më të voglin kusht, pa më të voglin përfitim apo shpërblim, dhe gjithmonë duke ruajtur kujtimet e tyre. Këta hebrenj të shpëtuar janë ato që i mbijetuan holokaustit nëpërmjet ndihmës shqiptare, që u martuan, lindën e vazhduan rrjedhën e tyre të jetës në Shqipëri e vendet e tjera. Hebrenjtë që mbetën në Shqipëri pas mbarimit të Luftës II Botërore lanë gjurmë në fusha të ndryshme të jetës shqiptare dhe kujtohen me respekt.







    Hasan Rrem Xerxa nga Gjakova sillte hebrenj nga Shkupi në Deçan e më thellë në Shqipëri
    Duhet te jete ende gjalle patrioti Hasan Rrema. Ai jeton ne Prizren.

  10. #30
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    i kemi "shpetuar", sepse nuk na i kane kerkuar. kjo eshte arsyeja.

    ne nuk duam njeri-tjetrin e jo me te donim hebrenjte...
    Je gabim dhe shume biles. Njihet ne gjithe analet historike te kalvarit te ebrenjeve ne bote se Shqiperia eshte i vetmi vend qe mbas luftes se dyte boterore kishte me shume cifute se para saj. Nuk eshte aspak e vertete qe cifutet nuk jane kerkuar ne Shqiperi, jo vetem qe jane kerkuar nga nazistet por jane kerkuar me lista fare te perpikta. Ne si popull jemi homogjen dhe nuk kemi perzjerje rracore, per kete arsye statistikat e te huajve ne vend kane qene te sakta. Eshte shume fakt historik qe familje te tera shqiptare kane humbur pronat dhe jetet e tyre per te mbrojtur cifutet, mbajtur, ruajtur dhe fshehur ata neper shtepite e tyre. Dhe kleadoni te ka dhene nje pergjigje shume te drejte, para vitit 45 shqiptaret i kishin ende te forta vlerat e tyre te trasheguara prej shekujsh, ate te respektit, nderimit e mbrojtjes deri ne fund te atij qe e quan mik apo bujtes te shtepise se tij.

  11. #31
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga Drit7 Lexo Postimin
    nuk kan faj ato qe shajne regjimin e Enverit se ai regjim nuk i la Gjermanet ti benin sapun sic ben miliona Hebre....dehet ti kishin dergu ke fabrika e sapunit
    po nqoftse do ishe aleat ne bosht at`here do kishe mundesi te beheshe nder fuqite me te medha,te pasur e te civilizuara jo vetem me kaq por do kishe mundesi te mbroje identitetin tend dhe te merrje teritoret e humbura prej kohesh e jo shtet i izoluar vetem kujto se si shqiptaret iknin nga kufijte per ne itali i prenin duart qe te mos shtohehet masa etj etj pastaj edhe anti-fetarizmi ne shkalle ekstreme e perzierje racash me jevgj ,ja pse u strehuan hebrejt sepse komunizmi ia mundesonte kete te drejte dhe nuk fituam asgje me strehimin e atyre semitëve te ndyrë...ende me sot jepen filma serviren hisori,libra propagandistike me ideologji komuniste.

  12. #32
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Je gabim dhe shume biles. Njihet ne gjithe analet historike te kalvarit te ebrenjeve ne bote se Shqiperia eshte i vetmi vend qe mbas luftes se dyte boterore kishte me shume cifute se para saj. Nuk eshte aspak e vertete qe cifutet nuk jane kerkuar ne Shqiperi, jo vetem qe jane kerkuar nga nazistet por jane kerkuar me lista fare te perpikta. Ne si popull jemi homogjen dhe nuk kemi perzjerje rracore, per kete arsye statistikat e te huajve ne vend kane qene te sakta. Eshte shume fakt historik qe familje te tera shqiptare kane humbur pronat dhe jetet e tyre per te mbrojtur cifutet, mbajtur, ruajtur dhe fshehur ata neper shtepite e tyre. Dhe kleadoni te ka dhene nje pergjigje shume te drejte, para vitit 45 shqiptaret i kishin ende te forta vlerat e tyre te trasheguara prej shekujsh, ate te respektit, nderimit e mbrojtjes deri ne fund te atij qe e quan mik apo bujtes te shtepise se tij.
    Darius, para pak kohesh eshte publikuar nje liber i tere me foto e histori te hebrenjve te mbrojtur ne shqiperi. Titullohet Besa!
    Ne te falenderohen familjet shqiptare qe i kane mbrojtur e citohet shpesh fakti qe kane rrezikuar jeten e tyre duke i mbrojtur etj etj por edhe mua me lind nje dyshim.... po te donin nazistet mund te futeshin te kerkonin brenda shtepive e me siguri do i gjenin, apo jo? Edhe sikur te ishin fshehur neper skuta te ndryshme do ishin gjetur se njerez ishin dhe dalloheshin kollaj.
    Ajo qe shqiptaret bene ndryshe nga vendet e tjera te ballkanit, ishte qe i dhane hebrenjve emra e pasaporta shqiptare, duke i paraqitur si persona te familjes se tyre. Ky ishte veprimi qe i mbrojti hebrenjt e jo fshehja e tyre.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  13. #33
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Nuk eshte aspak e vertete qe cifutet nuk jane kerkuar ne Shqiperi, jo vetem qe jane kerkuar nga nazistet por jane kerkuar me lista fare te perpikta.
    ashtu? ke prova per keto gje thua??? jo per gje por kam lexuar shume per historine e cifuteve. ana fetare nuk me intereson, por ajo historike po.
    me sill ca fakte historike meqe paska. une nuk kam hasur asnje.

    jo vetem aq. ekziston nje dokument i vitit 1943. eshte nje bisede mes dy zyrtareve te larte te reich-ut te trete.
    njeri eshte shef i gestapo-s dhe tjetri nje zedhendes i ministrise se jashtme gjermane. biseda eshte bere ne berlin.
    ne te tregohet se si per momenti nazistet vendosin te mos i kerkojne hebrenjte shqiperise.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  14. #34

  15. #35
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Po arsyen di? Ta them une, sepse nuk i gjenin dot sado qe kishin lista emerore te sakta.
    jo. arsyeja eshte ne kete dokumet qe te thashe une. arsye totalisht politike.
    shteti shqiptare nuk i jepte informacione per hebrenjte e strehuar. kjo gje dihet.
    gjithashtu populli i ka mikepritur dhe strehuar. gjera te tilla nuk mohohen.
    por gjermanet nuk i kane kerkuar.
    ja cfare thote nje ekspert i historise bashkekohore cifute:

    esiste un documento tedesco di quell’epoca che contiene un’indicazione molto importante per la comprensione storica. Vediamo cosa dice e cosa lascia capire. Si tratta del riassunto di un colloquio, avvenuto il 17 ottobre 1943, a Berlino, tra un alto responsabile del ministero degli Esteri del Terzo Reich e il capo della polizia segreta di Stato, la Gestapo. Il colloquio aveva per oggetto lo sviluppo della politica antiebraica tedesca in tutti i territori ex italiani. Per la Francia meridionale, la linea d’azione era quella di iniziare subito gli arresti e le deportazioni. Stessa cosa veniva decisa per la Grecia meridionale. In Italia l’azione doveva essere ancora più “fulminea” perché si temeva la reazione della Chiesa cattolica.
    Nella riunione del 17 ottobre 1943, i due alti esponenti del governo nazista parlarono anche della situazione albanese. Il capo della Gestapo disse al suo interlocutore che egli “comprende benissimo la posizione del ministero degli Esteri (tedesco), secondo cui una operazione eseguita senza il consenso del governo albanese, o senza che questi ne sia a conoscenza, apparirebbe offensiva e potrebbe causare gravi complicazioni in Albania”.
    Per questo motivo, il capo della Gestapo concluse che l’azione in Albania era sospesa, in attesa del “momento opportuno”.

    dhe eshte e vertete. ky dokument ekzistonte dhe e gjeta edhe tek nje faqe gjermane shume rendesishme ne kete fushe. quhet "chronologie des holocaust" (kronologjia e holokaustit) ku tregon ne menyre te detajuar dite pas dite nxharjet nga viti 1933 deri ne 1945..

    po hebrenjte e prishtines e di ti ku kane perfunduar???
    edhe ata u mikpriten e u strehuan nga familjet shqiptare, por te gjithe u bene sapun.
    cmenduria naziste ishte marramendese.

    p.s. vertete ta merr mendja qe nder shqiptar nuk do te dilnin spiune qe do te tregonin vendndodhjen e hebrenjve???
    shqiptaret kane spiunuar familiaret ne kohe te xhaxhit.

    p.s.2 nese nuk di italisht, nuk e kam problem ta perkthej. ose te sjell permbledhjen e ketij dokumenti ne gjuhe tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga the admiral : 21-01-2011 më 20:48
    Vasudhaiva Kutumbakam

  16. #36
    Degjo kete qe te thashe nuk e kam fjale xhepi. E kam mesuar rastesisht mbas njohjes me dike qe me pas u be miku im e qe ishte cifut i lindur ne New York. Mesoi qe isha shqiptar dhe qe mbas heres se dyte qe u takuam me foli gjere e gjate per historikun e cifuteve ne Shqiperi dhe sesi u ruajten nga shqiptaret. Per tu habitur kishte jo vetem shume informacion por dhe dokumentim te fakteve. Eshte nje nga antaret e Jewish Genealogical Society of Canada, nje nga institucionet me te forta hebraike qe ruan dhe kerkon gjenezen e cifuteve jo vetem ne Canada po ne gjithe boten.

    p.s. Mos u lodh te ma perkthesh. Kam mbaruar studimet ne Itali !!!

  17. #37
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    ok. po si e komenton kete rast pra? si e komenton qe shefi i gestapo-s thote "te anullojme aksionin ne shqiperi"?
    pastaj personi qe citova une, ka 10 vite qe eshte drejtor i "Fondazione Centro di Documentazione Ebraica Contemporanea". ka shkruar libra per historine e hebrenjve.

    po ne prishtine??? edhe ne prishtine shqiptare jetonin, mirepo hebrenjte e prishtines u deportuan ne 1944. si ka mundesi?
    Vasudhaiva Kutumbakam

  18. #38
    Nuk e ve ne dyshim. Kjo mund te kete qene nje dicka e perkoheshme se aty e thote qe nderpritet deri ne momentin e duhur. Pra kjo sdo te thote se aksioni per kerkimin e cifuteve nuk ka ekzistuar ose nuk ka vazhduar me pas. Ndonese nuk e kuptoj arsyen pse pasi dihet sesi i kerkonin nazistat cifutet ne cdo vend, thjesht duke ju referuar statistikave te mikut tim qe filloj te krenohej pse njihte nje shqiptar qe vinte nga nje vend i cili kishte mbrojtur cifutet them se fshehja qe i beri populli yne i ka shpetuar.

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Je gabim dhe shume biles. Njihet ne gjithe analet historike te kalvarit te ebrenjeve ne bote se Shqiperia eshte i vetmi vend qe mbas luftes se dyte boterore kishte me shume cifute se para saj. Nuk eshte aspak e vertete qe cifutet nuk jane kerkuar ne Shqiperi, jo vetem qe jane kerkuar nga nazistet por jane kerkuar me lista fare te perpikta. Ne si popull jemi homogjen dhe nuk kemi perzjerje rracore, per kete arsye statistikat e te huajve ne vend kane qene te sakta. Eshte shume fakt historik qe familje te tera shqiptare kane humbur pronat dhe jetet e tyre per te mbrojtur cifutet, mbajtur, ruajtur dhe fshehur ata neper shtepite e tyre. Dhe kleadoni te ka dhene nje pergjigje shume te drejte, para vitit 45 shqiptaret i kishin ende te forta vlerat e tyre te trasheguara prej shekujsh, ate te respektit, nderimit e mbrojtjes deri ne fund te atij qe e quan mik apo bujtes te shtepise se tij.
    Mire e ke,duhet te germosh pake ne arkiva,dhe munde te gjetish qe propozimi europian ashte konun qe shteti i hebrenjeve te vendoset ne shqiperi,propozimet jane konen,e pse nuke u muer propozimi nuke e di,.Ateher propozimi i dyte ke vetem me ane te luftes ta kthejne shtetin israelit.Palestina dhe israeli,gjate luftimeve 3 000 vjeqare nuke dihet kushe ashte hebrej,e kush palestinez.

  20. #40
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga kutje Lexo Postimin
    Mire e ke,duhet te germosh pake ne arkiva,dhe munde te gjetish qe propozimi europian ashte konun qe shteti i hebrenjeve te vendoset ne shqiperi,propozimet jane konen,e pse nuke u muer propozimi nuke e di,.Ateher propozimi i dyte ke vetem me ane te luftes ta kthejne shtetin israelit.Palestina dhe israeli,gjate luftimeve 3 000 vjeqare nuke dihet kushe ashte hebrej,e kush palestinez.
    nuk e kam degjuar asnjehere qe eshte propozuar te behet shteti hebre ne shqiperi dhe nuk eshte se nuk kam germuar...
    me duket nje ide qesharake. shqiperia eshte vetem 28.000 km²...
    propozimi i dyte paska qene ky qe permende me pas??? nuk ka pasur propozime te tjera???

    po idene e madagaskarit nuk e ke degjuar?
    po ate te etiopise???

    lufte 3000 vjecare mes hebrenjve dhe palestinezeve?????? haha.
    po si ore paska lufte qe 3000 vjete???
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  4. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  5. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •