Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,379
    Faleminderit
    36
    30 falenderime nė 21 postime

    Ligji per te parandaluar hakmarrjen

    Panorama.

    -----

    Qė jeta e personit tė mbrohet me ligj


    Nafiz Bezhani

    Gjakmarrja, ky fenomen i obskurantizmit mesjetar, u shfaq pėrsėri gjatė periudhės sė trazicionit, duke marrė shtrirje nė disa...

    ...zona tė prapambetura, me pasojat fatale tė gjakderdhjes, tė frikės, tė panikut e deri tė terrorit qė ka shkaktuar nė njerėz tė pafajshėm. Me mijėra fėmijė kanė lėnė shkollėn; mijėra krahė pune kanė lėnė punėt, duke shtuar varfėrinė e skajshme deri nė prag tė urisė.

    Fenomeni i gjakmarrjes te ne kohėt e fundit, jo vetėm qė ėshtė zgjeruar, por ėshtė shprehur me njė tėrbim tė paparė, duke kapėrcyer edhe normat kanunore, sidomos kur pėrdoren mjete tė shfarrosjes nė masė, si mina tritol, Kallashnikov etj., qė nuk njohin seks apo moshė, tė fajshėm apo tė pafajshėm. Vepra tė tilla kriminale e bėjnė jo vetėm tė domosdoshme ndėrhyrjen e shtetit pėr kapjen dhe dėnimin e kriminelėve, por edhe pėr tė marrė masa tė sigurta prevencioni pėr mbrojten e jetės sė qytetarėve, nė zbatim tė Nenit 21 tė Kushtetutės sė Shqipėrisė, qė thotė: “Jeta e personit mbrohet me ligj!”

    Kėtė qėllim ka projektligji qė paraqes pėr diskutim e miratim: tė plotėsojė njė boshllėk kushtetues, pėr mbrojtjen e jetės sė njeriut, pėr t’i siguruar atij tė drejtėn e gėzimit tė tė mirave qė burojnė nga shteti demokratik e ligjor; pėr t’i siguruar tė drejtat dhe liritė themelore qė burojnė nga Kushtetuta dhe e drejta ndėrkombėtare. Nė shtetin tonė demokratik, nuk duhet tė ketė vend zbatimi i normave tė kanuneve osbskurantiste mesjetare, prandaj, Kuvendi i Shqipėrisė i deklaron ato si objekte studimore pėr vlerat e tyre historike, ndėrsa e quan tė dėnueshme zbatimin e normave tė kanuneve apo kushtetutave tė sistemeve tė tjera, qė bien ndesh me normat e Kushtetutės e tė ligjeve tė Republikės sė Shqipėrisė.

    Ky projektligj synon tė ketė efekt tė menjėhershėm nė parandalimin e krimit tė gjakmarrjes, synon tė lirojė nga ngujimi mijėra fėmijė, synon tė hapė rrugė tė lirė pėr punonjėsit e terrorizuar nga frika e gjakmarrjes, synon tė organizojė mbi baza ligjore, strukturat qė duhet tė pėrgjigjen pėr detyrat ligjore pėr mbrojtjen e jetės sė njeriut. Ndoshta do tė ketė organizata apo persona tė veēantė, qė do tė ngrėnė zėrin se ky projekligj synon tė cėnojė tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut. Por a mund t’u lejohet kriminelėve qė tė terrorizojnė njerėz tė pafajshėm? Kjo pyetje gjen pėrgjigje nė Nenin 27 tė Kushtetutės sonė, ku ndėr tė tjera, thuhet: “Askujt nuk mund t’i hiqet liria, pėrveēse nė rastet e mėposhtme: c) kur ka dyshime tė arsyeshme se ka kryer njė vepėr penale, ose pėr tė parandaluar kryerjen prej tij tė njė vepre penale”

    Siē shihet, parashikimi i bėrė nė kėtė projektligj pėr izolimin me banim tė detyruar tė personave, ka pėr bazė pikėrisht kėto dispozita kushtetuse, zbatimi i tė cilave ngarkon me pėrgjegjėsi organet e pushtetit lokal dhe tė rendit publik. Janė pikėrisht kėto organe qė duhet tė organizojnė masat prevenuese pėr mbrojtjen e jetės sė njeriut. Ligji u njeh atyre tė drejtėn pėr pajtim tė gjaqeve, ose, kur njė gjė e tillė nuk ėshtė e mundur, tė marrin masa pėr t“u prerė rrugėn veprave kriminale, me izolimin e tyre nė banim tė detyruar. Ėshtė mėse e qartė, se masa pėr caktimin e personave apo familjeve nė vendbanime tė detyruara, nuk mund tė krahasohet me tė ashtuquajturat internime tė kryera gjatė kohės sė regjimit diktatorial, pėr shkak se internimet bėheshin me karakter politik, kurse caktimi i personave me rrezikshmėri shoqėrore nė vendbanim tė detyruar, bėhet nė kudrin e luftės kundėr kriminalitetit, si masė preventuse kundėr personave qė deklarohen pėr gjakmarrje. Pra, kjo masė e bazuar nė Kushtetutė, ka tė bėjė me sigurimin e rendit, me garantimin e qytetarėve pėr punė paqėsor, me forcimin e shtetit ligjor e demokratik nė Shqipėri.

    OBJEKSIONE
    “KAU KAPET NGA BRIRĖT”, z. PRESIDENT!
    Mėsojmė se nė grupet parlamentare tė Kuvendit, kėto ditė u shpėrnda njė projektligj “Mbi krijimin dhe funksionimin e Kėshillit Koordinues Konsultativ nė luftėn kundėr gjakmarrjes”, i propozuar nga 14 deputetė tė maxhorancės. Nė relacionin e tyre shoqėrues, shprehet shqetėsimi i ligjshėm pėr pėrhapjen e fenomenit tė gjakmarrjes nė disa rrethe tė prapambetura tė vendit, pėr gjakderdhjen dhe dėmet e tjera tė mėdha qė shkakton ajo, sidomos, nė sektorin ekonomik, nė arsim e kulturė. Ata gjykojnė drejt kur thonė se “gjakmarrja pėrbėn cėnim tė sigurisė kombėtare dhe tė parimeve tė shprehura nė Kushtetutėn e Shqipėrisė”. “Si e tillė, gjykojnė ata, lufta kundėr saj ėshtė mė shumė se njė detyrė; ėshtė pėrgjegjėsi ligjore, ėshtė kėrkesė e sigurisė dhe e interesave kombėtare. Nė kėtė kuptim, konkludojnė ata, vlerėsojmė se pėrgjegjės pėr luftėn kundėr gjakmarrjes janė njė sėrė institucionesh shtetėrore e kushtetuese, civile e publike, si dhe komuniteti i qytetarėve dhe sidomos, personalitetet e njohura. Miratimi i kėtij ligji, sigurojnė deputetėt, do tė bėjė tė mundur angazhimin e tė gjitha institucioneve pėr tė ndaluar shtrirjen e mėtejshme tė kėtij fenomeni”.

    Para se tė futem nė analizėn e 9 neneve tė kėtij projektligji, ēmoj se ka vend pėr t“u ndalur pak nė relacionin shoqėrues, sidomos nė pjesėt e cituara mė lart. Jam i bindur se tė 14 deputetėt janė sinqerisht tė shqetėsuar pėr pėrhapjen e gjakmarrjes nė disa rrethe tė prapambetura tė vendit, fenomen qė ka shkaktuar gjakderdhje dhe dėme tė mėdha, sidomos nė sektorin ekonomik, nė arsim e kulturė, e sidomos nė kompromentimin e demokracisė sonė tė re, para Botės moderne. Dėshiroj tė pėrshėndes edhe iniciativėn e tyre pėr kėtė projektligj, ndonėse nė themel tė tij, sipas mendimit tim, mungojnė vlerat parandaluese, ēka ėshtė detyrė imediate pėr shtetin demokratik. Nė kushtet e krijuara, do tė ishte i mirėpritur jo ai ligj qė synon “tė bėjė tė mundur ndalimin e shtrirjes tė mėtejshme tė kėtij fenomeni”, siē synon objekti i kėtij projektligji, por zbatimi i detyrave kushtetuse pėr ndalimin e kėtij fenomeni, pėr tė siguruar jetėn e njerėzve tė pafajshėm, tė kėrcėnuar nga barbaria e gjakmarrjes. Tė krijosh ligj pėr tė ndaluar shtrirjen e mėtejshme tė kėtij fenomeni, do tė thotė tė pajtohesh me situatėn ekzistuse.

    Mendoj se nuk ėshtė gjykim i drejtė, as pėrkufizimi qė ngarkon me pėrgjegjėsi pėr pėrhapjen e gjakmarrjes, komunitetin e qytetarėve apo organe tė tjera. Janė pikėrisht qytetarėt e pafajshėm, ata qė po terrorizohen nga veprimtaria kriminale e gjakmarrjes dhe ėshtė detyrė kushtetuese e shtetit, pėr tė ruajtur jetėn e tyre. Pra, nė pėrhapjen e kėtij fenomeni, qėndrojnė perballė njėra-tjetrės dy subjekte: nga njėra anė autorėt e veprave penale tė gjakmarrjes, dhe nga ana tjetėr, shteti demokratik qė ėshtė i detyruar nga dispozitat kushtetuese qė tė marrė masat e pėrshtatshme pėr sigurimin e jetės sė njerėzve dhe tė punės sė tyre paqėsore. Tė fajėsosh qytetarėt e terrorizuar nga kriminelėt, se janė fajtorė pėr gjakmarrjen, ėshtė njė gabim serioz qė mund tė hedhė edhe dyshim se bėhet me qėllim pėr tė justifikuar mungesėn e aftėsisė sė shtetit pėr tė ndaluar kryerjen e veprave penale. Ėshtė shteti ai qė ngarkohet nga Neni 21 i Kushtetutės pėr tė mbrojtur jetėn e shtetasve, ėshtė shteti ai qė duhet tė ruajė, jo vetėm jetėn e njerėzve, por edhe rendin e tij juridik qė ndodhet para njė rreziku serios. Shkelja e normave tė Kushtetutės dhe ligjeve tė shtetit demokratik, bėhet nga elemente qė zbatojnė normat kanunore tė sistemit mesjetar e feudal, pra, ky lloj kriminaliteti drejtohet kundėr sistemit demokratik tė shtetit dhe, praktikisht, ka mundur ta gjunjėzojė atė nė disa rethe ku ka gjetur terren tė pėrshtatshėm.

    Fill pas leximit tė relacionit tė 14 deputetėve, i hodha njė sy tė shpejtė tė 9 neneve tė projektligjit. Ndjeva zhgėnjim kur nė tė nuk gjeta asnjė fjalė pėr masat imediate parandaluese qė duhet tė mirren nga organet pėrkatėse, por i kushtohej rėndėsi evidentimit tė krimeve dhe studimeve afatgjata, me synimin pėr tė krijuar kushte pėr tė bindur gjakmarrėsit tė heqin dorė nga veprat kriminale. Kėtij projektligji, do t’i shkonte pėr shtat ndonjė pasazh i Biblės, Ungjillit apo i Dhjatės sė Vjetėr. Pa dashur, dispozitat e tij, mė sollėn ndėrmend njė mbledhje tė Kėshillit Kombėtar tė Paqes, nė kohėn e monizmit, ku njė nga diskutantėt, pėrfaqėsues i njė komuniteti fetar, pėrshėndeti nė vargje: “Mė jep o Zot krahė tė fluturoj/ mal mė mal tė qėndroj/ me armikun tė luftoj/ Shqipėrinė me gjak ta mbroj”. Por, nuk e besoj tė kenė ngjashmėri.

    Duke lexuar projektligjin, ndesha nė njė problem tjetėr serioz. Sipas Nenit 2, krijohet Kėshilli Koordinues Konsultativ, nėn drejtimin e presidentit tė Republikės, me pjesėmarrjen e zėvendėskryeministrit, tė disa ministrave dhe personaliteteve tė tjera civile e fetare. Ajo qė tėrhoqi vėmendjen time, ishte dilema se ēfarė mund tė quhej ky Kėshill Koordinues Konsultatitv. A mund tė quhet ai institucion i lartė shtetėror? Pa dyshim, qė edhe kėsaj do t’i gjendet pėrgjigjja nė nenet qė vijojnė:
    Nė Nenin 3, Pika 3, thuhet se Kėshilli “thėrret nė raport njė herė nė tre muaj, organet e pėrfshira drejtpėrdrejt nė luftėn kundėr fenomenit tė gjakmarrjes dhe u cakton atyre, detyra konkrete, sipas fushės sė veprimtarisė qė kryejnė”. Kjo do tė thotė se kemi tė bėjmė me njė institucion me programe pune dhe me organe tė caktuara, qė i zbatojnė ato. Por akoma mė i qartė bėhet problemi kur lexon Nenin 4, ku thuhet: “Kėshilli evidenton mbi pėrhapjen dhe shtrirjen e krimit tė gjakmarrjes, nėpėrmjet studimeve qė kryejnė kėto organe”. Me siguri qė do tė kemi tė bėjmė me studime tė thella shkencore, qė do t’i shėrbejnė kombit. Uroj tė jetė kėshtu, por jam i bindur se ka edhe nga ata qė prishin buzėt e thonė: Pėrralla me mbret!

    Veprimtaria organizuese e Kėshillit Koordinues shpjegohet nė Nenin 5 tė projektligjit, ku ndėr tė tjera, thuhet: “Kėshilli pėrcakton strukturat e nivelit vendor (komuna, bashki, rrethe, qarqe), platformėn dhe mėnyrėn e organizimit dhe tė funksionimit tė tyre”. Pra, projektligji parashikon njė platformė dhe njė aparat tė pėrsosur. Nuk ka mbetur nė harresė as administrata qendrore, qė pėrbėhet nga njė sekretariat teknik, i parashikuar nė Nenin 7 tė projektligjit. E, tė gjitha kėto nuk lėnė dyshim se kemi tė bėjmė me njė institucion tė mirėfilltė shtetėror, tė organizuar sipas programeve dhe organeve tė posaēme. Por, nga njė pėrfundim i tillė, del njė problem tjetėr serios: A ka bazė kushtetuese presidenti i Republikės, qė tė drejtojė njė institucion tė tillė?!

    Nė Kushtetutėn tonė, detyrat e presidentit tė Republikės janė pėrcaktuar nė mėnyrė eksplicite, pra, tė pėrcaktuara qartė, bile nė Nenin 89 tė Kushtetutės thuhet se “presidenti i Republikės nuk mund tė mbajė asnjė detyrė tjetėr publike”. E pra, tė mos e zbatosh kėtė nen tė Kushtetutės, duhet tė marrėsh njė pėrgjegjėsi tė madhe. Edhe pse njė detyrė e tillė caktohet me ligj, nuk ėshtė e mjaftueshme, pėr shkak se kėrkohet vetėm ndryshimi i Kushtetutės.

    Kam bindje se zoti president ėshtė pyetur pėr kėtė projektligj dhe ka pranuar ta drejtojė Kėshillin Koordinues, i udhėhequr nga qėllimet e tij tė mira, pėr tė dhėnė njė kontribut konkret nė luftėn kundėr gjakmarrjes. Gatishmėria e tij nuk mund tė mos pėrshėndetet, por personaliteti i tij, mbi tė gjitha kėrkon kontributin pėr respektimin e Kushtetutės nga tė gjithė shtetasit dhe, brenda kėtyre dispozitave, ai do tė gjejė tė plotėsuara edhe dėshirat e tij. Nė mėnyrė figurative, pėr t“u kapur nga hallkat kryesore, populli thotė: “Kau kapet nga brirėt!” Jam i bindur se zoti president e ka tė qartė se Kushtetuta dhe ligjet e shtetit, janė hallkat kryesore ku duhet mbėshtetur veprimtaria pėr pėrparimin e shtetit demokratik, pra, kėto janė edhe brirėt nga duhet tė kapet kau i egėr, pėr ta shtrirė pėr tokė.

    Si jurist, i shfaqa kėto mendime me shpresėn se do tė jenė tė dobishme pėr kėtė problem. Njėkohėsisht, kam dėshirė tė parashtroj edhe alternativėn time, qė plotėson boshllėkun kushtetues dhe u pėrgjigjet kėrkesave tė kohės. Projektligji, qė po paraqes pėr diskutim, mendoj se krijon efektivitet tė menjėhershėm, pa pasur nevojė pėr krijimin e kėshillave koordinuse e strukturave tė tjera tė posaēme. Ai bazohet nė zbatimin e normave tė Kushtetutės dhe tė ligjeve nga organet kompetente, veēanėrisht, nė respektim tė Neneve 21, 27 dhe 28 tė Kushtetutės. E shoh me shumė dyshim projektin e propozuar nga 14 deputetėt e maxhorancės. Mendoj se nė kushtet aktuale, nuk ėshtė koha pėr Kėshill Koordinativ, pėr evidenca e pėr studime me efekt afatgjatė. Gjakmarrja, ky fenomen barbar qė shkakton vetėm gjak tė njerėzve tė pafajshėm dhe komprometon rėndė shtetin demokratik, ėshtė bėrė njė problem serios dhe emergjent. Ai mund tė mposhtet vetėm me dhunėn e ligjshme tė shtetit, tė parashikuar nė Kushtetutėn dhe ligjet tona demokratike dhe nė ligjet ndėrkombėtare. A doni ta zhdukni gjakmarrjen? Zbatoni Kushtetutėn!

    Pa pretenduar se gjithēka ėshtė parė pėrsosmėrisht, ftoj kritikėn profesionale tė shprehet pėr pėrmirėsimin e mėtejshėm tė kėtij projektligji, nė interes tė krijimit tė kushteve sa mė tė pėrshtatshme e nė pajtim me ligjin, pėr tė luftuar me efektivitet kundėr gjakmarrjes, kėsaj murtaje qė e vazhdon zgjerimin me krime monstruoze, kundėr njerėzve tė pafajshėm. Kjo ėshtė njė detyrė pėr ēdo shqiptar tė ndershėm.



    PROJEKTLIGJ MBI MASAT ADMINISTRATIVE PREVENUESE, KUNDĖR GJAKMARRJES

    Neni 1
    QĖLLIMI I LIGJIT
    Zhvillimi me sukses i proceseve demokratike tė Shqipėrisė, ndeshi me dukurinė e lindjes tė fenomenit tė gjakmarrjes, qė trashėgohet nga Kodet feudale mesjetare. Kjo veprimtari kriminale, drejtohet kundėr jetės tė njerėzve tė pafajshėm, kundėr shtetit demokratik e ligjor, kundėr rendit kushtetues, kundėr sovranitetit shtetėror.

    Kjo veprimtari, e shtrirė nė disa zona me prapambetje ekonomike, komprometon rėndė sistemin demokratik e juridik, dėmton zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor tė vendit. Mijėra njerėz tė terrorizuar e kanė lėnė punėn, e kanė lėnė shkollėn dhe janė ngujuar brenda mureve pėr t’i shpėtuar plumbave tė gjakėsorit. Vetėm nė Shkodėr, 1000 fėmijė e kanė lėnė shkollėn dhe rrezikohen tė mbeten analfabetė.

    Shteti shqiptar, pėr ta luftuar kėtė fenomen, ka adoptuar ligje qė e konsiderojnė gjakmarrjen vepėr penale tė dėnueshme nga Kodi Penal. Po ashtu, organizata joqeveritare kanė ushtruar veprimtari tė gjerė pajtuese tė gjaqeve, por pėr fat tė keq, tė gjitha kėto kanė qenė tė pamjaftueshme. Prandaj, mbėshtetur nė Nenin 21 tė Kushtetutės, qė thotė se “Jeta e personit mbrohet me ligj”, si dhe nė Nenin 27 dhe 28 tė Kushtetutės, hartohet ky Projektligj, qė synon masa tė pėrshtatshme administrative, pėr tė prevenuar rreziqet pėr jetėn e njerėzve, qė burojnė nga zakoni mesjetar i gjakmarrjes.

    Neni 2
    Kodi i Shqipėrisė konsideron se Kanuni qė mban emrin e Lekė Dukagjinit, Kanuni i Labėrisė, si dhe ēdo Kanun apo Kushtetutė, qė u pėrket sistemeve tė tjera shoqėrore, i pėrkasin historisė dhe kanė vetėm vlera studimore. Pėrpjekjet e njerėzve tė veēantė, pėr tė zbatuar normat e tyre, tė cilat bien ndesh me Kushtetutėn dhe ligjet e shtetit demokratik tė Shqipėrisė, nuk mund tė lejohen. Prandaj, nisur nga parimi kushtetues se shteti ka barrėn pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive themelore tė shtetasve tė vet, ndalon kategorikisht gjakmarrjen dhe e quan atė njė shfaqje tė egėr, tė trashėguar nga sistemi obskurantiv mesjetar.

    Neni 3
    Nė nenin kushtetues, tė shprehur qartėsisht nė Nenin 27 tė Kushtetutės se “askujt nuk mund t’i hiqet liria, pėrvec… c) pėr tė parandaluar kryerjen prej tij tė njė vepre penale…”, Kuvendi vendos me ligj masa administrative parandaluse pėr ata persona apo familje, qė shfaqin qėllimet e tyre pėr tė zbatuar normat kanunore tė gjakmarrjes, pėr t’i bėrė ata tė parrezikshėm pėr shoqėrinė. Prandaj, pėr personat apo familjet qė nuk pranojnė tė heqin dorė nga gjakmarrja, vendosen masa tė pėrshtatshme izolimi, nė zona tė thella, me tė drejta tė kufizuara tė lėvizjes sė tyre. Kur personi me banim tė detyruar, shkel detyrimet qė i janė caktuar, organet e rendit kanė tė drejtė ta procedojnė dhe ta dėrgojnė pėr ndjekje penale.

    Neni 4
    Vendimi qė merret nga Kėshilli i Rrethit pėr tė penalizuar me banim tė detyruar, njė person apo familje qė deklarohet nė gjakėsi, duhet t“u bėhet menjėherė i njohur tė interesuarve, duke i njoftuar, njėkohėsisht, pėr tė drejtėn e ankimimit nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė, brenda 10 ditėve. Shqyrtimi i ēėshtjes nė gjykatė, duhet tė bėhet me procedurė tė shpejtuar. Pas dhėnies sė vendimit, kur gjykata e ēmon tė bazuar vendimin e Kėshillit tė Rrethit, organet e rendit e pėrcjellin tė penalizuarin nė vendbanimin e detyruar. Por, kur i penalizuari, nga vendbanimi i tij i ri, apelon vendimin e Gjykatės nė Apel, organet e rendit duhet ta shoqėrojnė atė nė seancat gjyqėsore.

    Neni 5
    Vendimi pėr penalizimin me banim tė detyruar tė personave apo familjeve qė deklarojnė se janė nė gjakėsi me persona apo familje tė tjera, jepet nga Kėshilli i Rrethit, mbi bazėn e dokumentacionit pėrkatės tė paraqitur nga Kėshilli Komunal dhe organet e rendit publik. Vendimi duhet tė synojė pėrmbushjen e qėllimit kryesor, pėr ta bėrė tė pamundur kryerjen e veprės penale tė gjakmarrjes. Po ashtu, vendimi duhet tė pėrcaktojė tė drejtat e kufizuara, pėr tė lėvizur deri nė 10 km larg vendbanimit tė detyruar. Nė raste tė veēanta, ai duhet tė kėrkojė leje dhe tė shoqėrohet nga organet e rendit.

    Neni 6
    Kėrkesa qė pėrgatitet pėr Kėshillin e Rrethit, pėr penalizimin e personave apo familjeve qė deklarojnė se janė nė gjakėsi, duhet tė pasqyrojė edhe punėn sqaruese qė ėshtė bėrė paraprakisht me ta, veēanėrisht, pėr njohjen e dispozitave tė kėtij ligji, pėr pasojat qė do tė kenė nė rast se nuk do tė zbatojnė normat kushtetuse dhe tė heqin dorė nga vetėgjyqėsia dhe gjakmarrja.

    Kur njė familje pranon tė heqė dorė nga gjakmarrja, por njė nga antarėt e kundėrshton vendimin e tyre, masat izoluese merren vetėm mbi personin qė e kundėrshton vendimin. Gjithashtu, kur njė person, qė ka deklaruar heqjen dorė nga gjakmarrja, nuk respekton deklaratėn e dhėnė, ai duhet tė gjykohet pėr kryerje tė veprės penale me dashje dhe me motive tė dobėta. Njėkohėsisht, Kėshilli i Rrethit, ka pėr detyrė tė shqyrtojė, varur nga rrethanat, penalizimin e anėtarėve tė tjerė tė familjes sė tij.

    Neni 7
    Pėr pėrgatitjen e dokumentacionit tė nevojshėm pėr penalizimin e personave tė deklaruar nė gjakėsi me tė tjerė, organet e pushtetit lokal dhe tė rendit, duhet tė pėrdorin “deklarata tip”, tė firmosur rregullisht prej secilit person nė moshė madhore. Kur persona tė caktuar, e kundėrshtojnė firmosjen e deklaratave-tip, organet e rendit dhe tė pushtetit lokal, mbajnė njė procesverbal pėr tė pasqyruar rrethanat e ēėshtjes. Nė kėto raste, personi apo familja qė e kundėrshton firmosjen e deklaratės, konsiderohet se ėshtė nė gjakėsi, prandaj, kundėr tyre merret masa e izolimit. Ndėrsa, kur deklara firmoset nga madhorė, por kėrcėnime burojnė edhe nga minorenė, pėr ta pėrgjigjen prindėrit. Ndėrsa, kur paraqiten raste tė njė kėrcėnimi imediat, organet e rendit duhet tė bėjnė ndalimin e personit dhe procedimin e tij, konformė dispozitave tė Kodit Penal.

    Neni 8
    Kėshilli i Rrethit, para se tė marrė vendimin pėrkatės pėr banim tė detyruar tė personit apo familjes tė deklaruar nė gjakėsi, duhet tė dėgjojė edhe palėn nė gjykim. Kur ajo nuk pranon tė paraqitet, vendimi merret mbi bazėn e deklaratės sė firmosur prej tyre ose tė procesverbalit tė mbajtur nga organet e pushtetit lokal dhe tė rendit publik.

    Nė vendimin e Kėshillit tė Rrethit, duhet tė pėrcaktohet qartė edhe vendstrehimi i personit apo familjes, nė pėrshtatshmėri me kushtet e vendit. Brenda mundėsive, tė penalizuarit duhet t’i rekomandohet edhe vendi i punės.

    Neni 9
    Personat apo familjet e penalizuara me banim tė detyruar, i gėzojnė tė gjitha tė drejtat civile qė burojnė nga Kushtetuta dhe ligjet, me pėrjashtim tė kufizimit qė u bėhet lėvizjeve tė tyre, bazuar nė Nenin 27 tė Kushtetutės, si masė prevenuse kundėr qėllimit tė deklaruar tė tyre, pėr tė kryer vepra penale tė gjakmarrjes. Nė rast se ky izolim do tė bėjė efektin e duhur, duke deklaruar me shkrim se heq dorė nga gjakmarrja dhe do tė zbatojė normat kushtetuse dhe tė ligjeve, Kėshilli i Rrethit duhet ta shqyrtojė kėrkesėn e tij dhe ta pranojė atė, kur ēmon se deklarata e tij ėshtė e sinqertė dhe e besushme.

    Neni 10
    Pėr zbatimin e kėtij ligji, ngarkohen organet e pushtetit lokal dhe ato tė rendit publik.

    Neni 11
    Ky ligj, hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Gazetėn Zyrtare.

    ---------

  2. #2
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    PROJEKTLIGJ MBI MASAT ADMINISTRATIVE PREVENUESE, KUNDĖR GJAKMARRJES

    Neni 1
    QĖLLIMI I LIGJIT
    Zhvillimi me sukses i proceseve demokratike tė Shqipėrisė, ndeshi me dukurinė e lindjes tė fenomenit tė gjakmarrjes, qė trashėgohet nga Kodet feudale mesjetare. Kjo veprimtari kriminale, drejtohet kundėr jetės tė njerėzve tė pafajshėm, kundėr shtetit demokratik e ligjor, kundėr rendit kushtetues, kundėr sovranitetit shtetėror.
    ---------

    Pa iu futur fare diskutimit mbi kete ligj, dua te theksoj fillimisht nivelin e injorances dhe te paaftesise per te bere ligje nga juristet tane, teksa na serviren te njejtat formula si ne kohen e realizmit socialist. Aq me teper kur sheh qe keta pseudojuriste jo vetem qe bastardojne gjuhen shqipe, por edhe gjuhes juridike nuk ia kane idene fare.

    A nuk eshte per te vene duart ne koke kur shkruajne "PROJEKTLIGJ MBI MASAT ADMINISTRATIVE PREVENUESE, KUNDĖR GJAKMARRJES"

    Meqe ai i fton te tjeret per te kritikuar ligjin, ja ku eshte edhe kritika nr. 1
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  3. #3
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post

    Duke e lexuar me kujdes kete projektligj, te bie ne sy menjehere antikushtetutshmeria e tij. Ky ligj gati-gati kerkon te ringjalle ligjet famekeqe te internimit te kohes se Qoftelargut. Por nuk eshte ndonje cudi e madhe, teksa keto ligje formulohen dhe propozohen nga te njejtet "profesore", te cilet kudhrosnin edhe ligjet e Enver Hoxhes.
    Une nuk jam kundra nje ligji antigjakmarrje, por cdo gje duhet te argumentohet ne baza ligjore, te cilat krijojne sens, jo duke folur ne tym, duke i hapur rrugen ligjeve fashiste dhe qe bien ne kundershtim me te drejtat njerezore.
    Nuk luftohet nje krim me anen e nje krimi tjeter.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,379
    Faleminderit
    36
    30 falenderime nė 21 postime
    Pedro krejt mir e ke.. eja me shpesh e diskuto e mo u lodh me ato italiant e krisur..
    Vet shqiperia me hallet e saje eshte miniere ari edhe per talentet letrare..

    Ti je djal i mencur e na duhesh ketej..

    Hakmarrja gjak marrja e kakmarrja etj.. skan nevoj per ligje te reja e komisione te llojit Enver-Manush Balluk kapo shehu.. te famshmet Komisione te debim internimit te viteve puniste staliniste..

    Po kur Braho me shoke i bejne ligjet c'pret me..

    ki nazifi eshte jurist i vjeter i dal bojet e grin sallat..sikur vjen nga londra e se hakmarrjet i ka pa vec ne Puk e lekbibaj..

    E sa i di nazif Klosit prapanica....qe i ka pare mire hakmarrjet te llojit PPSH qe ja kalojne te gjithave..

    fukaralleku 50 vjecar enverist.. izolimi obskurantist 50 vjecar..mungesa e Fese dhe e shkolles 50 vjet e kusur.. lufta e klasave 50 vjecare..pa veshja e pa parja..pa shpija e pa bahcja.. pa buka e pa uji.. radhat e gjata ne qytete e dyqanet bosh te fshatrave.. etj etj halle 50-60vjecare i ktheu shumicen e shqiptareve ne Miun e Fucise se atij eksperimentit te famshem te Evolucionit te eger..

    Sherimi eshte ..

    fjala e Zotit.. Puna.. Buka..uji.. me bollek.. Veshja ilaci.. banesa etj.. pra Siguria se... jetohet dhe pa vjedh dhe pa vra vllaun e kushertirin per dy metra bahce..se jetohet mire dhe pa ja cu tezes e halles vajzen ne semafor.. etj etj.. polici i ndershem e trim..Shteti i forte e i drejte.. se ligjet jane..e ska nevoj me u shpik te reja..

    Le tu merren tutoreve hotelet ne bregdet e tu jepen familjeve ne gjak se prej atyre tutoreve te mbeshtetur nga Mafia ne pushtet jan detyru burrat me seder me kap pushken..

    qashtu..

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    447
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Shqiptaret nuk kane prirje per gjakmarrje

    Nuk e kuptoj fare pse duan te bejne keto ligje per "gjakmarrje". Vetem se grinden ca
    malesore diku ne Vermosh.Une e di se ligjet kur behen behen per nje popull te tere.
    Kjo eshte njesoj sikur te hapet vesi i prekjes se hundes tek ca njerrez diku ne Kukes dhe
    shteti te nxjerre nje ligj kundra prekjes se hundes ne gjithe Shqiperine.
    Duke folur me qarte une them se shqiptaret nuk jane hakmarres.
    Shihni femijet e Enver Hoxhes bredhin lirisht neper Tirane e neper bote dhe asgje nuk po ju ndodh.Po te ishin shqiptaret gjakmarres atehere do te ngrihesh te pakten njeri t'ja numuronte ne lule te ballit femijve te Enver Hoxhes,Ramiz Alise dhe femijve te tije e keshtu me rradhe.
    Sa familje mori ne qafe Sali Berisha me piramidat e tij dhe me 97 e megjithate rron e lulezon.
    Qe asgje nuk ka ndodhur deri me sot kunder ketyre individeve dhe familjeve qe kane shkaterruar kushedi sa jete shqiptaresh kjo do te thote se shqiptaret nuk jane aspak gjakmarres.
    Nuk di si jane statistikat e gjakmarrjes ne Shqiperi mbase nuk jame i informuar mire por me aq sa di them se nuk mund te pergjithesosh per te gjithe popullin shqiptar qe te jete hakmarres.
    Por sa kohe qe nuk kemi nje statistik te sakte per rastet e hakmarrjes ne Shqiperi nuk jemi ne gjendje te japim nje mendim te sakte ne lidhje me domosdoshmerine e ligjit te gjakmarrjes ne kete vend.
    Keto jane pikepamjet e mija oksidentale kupton apo jo,dhe zor se ti ndryshoj kupton apo jo.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,247
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    DREJTĖSI NĖPĖRMJET LIGJIT

    Nga Prof. Luan Omari
    zv\Kryetar i Akemisė sė Shkencave
    Vice\chairman of Sciences Academy

    Ndėr problemet e shumta me tė cilat pėrballet vendi yne nė kėtė periudhė tė gjatė e tė vėshtirė tė tranzicionit paskomunist ėshtė edhe ai i gjakmarrjes. Kjo dukuri negative i ka rrėnjėt nė tė kaluarėn. Tė dhėna historike, etnografike, dėshmite e ndryshme tė vendasve dhe tė tė huajve qė kanė vizituar Shqipėrinė nė fillimet e shekullit 20 flasin qartė pėr pėrpjestimet e gjėra qė kishte kjo plagė shoqėrore, veēanėrisht nė viset veriore tė Shqipėrisė.
    Me kalimin e kohės, pėrmasat e gjakmarrjes erdhėn duke u zvogėluar. Nė periudhėn e Republikės dhe tė Monarkisė sė Zogut pati njė pakėsim tė kėtij lloj kriminaliteti nė krahasim me periudhėn para Pavarėsisė. Por pėrsėri gjendja ishte shqetėsuese.
    Njė kthesė pozitive pati pas ēlirimit tė vendit nga pushtimi fashist e nazist. Nė kushtet e ndryshimeve sociale dhe ekonomike, tė rritjes sė nivelit arsimor tė popullsisė dhe tė fuqis sė madhe represive tė shtetit, nga viti nė vit, shifrat e krimit tė gjakmarrjes erdhėn duke u zvogėluar, sa qė u mendua, se tashmė, kjo dukuri po i pėrkiste se kaluarės. Fatkeqėsisht muk ishte kėshtu.
    Ėshtė paradoksale qė nė kushtet e njė shoqėrie demokratike tė ringjallet gjakmarrja, por, ky fakt, tani ėshtė njė realitet. Pėr shpjegimin e kėsaj dukurie duhen studime tė thelluara sociologjike e kriminologjike, qė ende mungojne, por, sidoqoftė, mund tė thuhet se disa nga shkaqet e kėsaj ringjalljeje janė varfėria e madhe e popullatės sė zonave me problematike, braktisja e arsimit ( qė ėshtė jo vetem shkak por edhe pasojė e gjakmarrjes ) dhe sidomos dobėsimi i pushtetit shtetėror dhe i autoritetit tė ligjit, ēka i lė hapėsirė zbatimit tė normave tė vjetra kanunore, qė konsideroheshin tė harruara pėrgjithmonė. Pra ka njė rikthim nė tė kaluarėn dhe pikėrisht nė njė kohė kur vendi ynė synon tė integrohet nė Europėn e Bashkuar krahas vendeve tė tjera, qė janė mė tė pėrparuara se ne. Sot dhėnia e drejtėsisė ėshtė e lidhur ngushtė me pushtetin gjyqėsor. Por nuk ka qenė gjithmonė kėshtu.
    Qėkurse njerėzit u organizuan nė shoqėri u organizua dhe nocioni i drejtėsisė, si njė mėnyrė rregullimi tė konflikteve shoqėrore, si tė atyre qė lindin nga kryerja e njė krimi ashtu edhe i atyre qė lindin nga mosmarreveshje tė ndryshme. Pėrsa u pėrket konflikteve te lindura si pasojė e njė krimi , studiuesit e parahistorisė sė institucionit gjyqėsor dallojnė tri faza: a) fazėn e hakmarrjes private; b) tė drejtėsisė private dhe c) tė drejtėsisė publike. Nė hakmarrjen private drejtėsia ėshtė e drejta e atij qė ka qenė viktimė e njė personi tjetėr pėr ti shkaktuar kėtij tė fundit ( ose grupit familjar a shoqėror ku ai bėn pjesė) njė dėm sa mė tė madh, duke mos egzistuar asnjė rregull pėr kufizimin e hakmarrjes. Drejtėsia private, krahas kufizimit tė numrit tė njerėzve tė pėrfshirė nė konflikt, parashikon disa rregulla qė duhen respektuar, si psh. ligji i talionit (sy pėr sy, dhėmb pėr dhėmb). Drejtėsia publike,qė del kur ėshtė vendosur njė autoritet qėndror i fuqishėm, ėshtė shprehja e sė drejtės sė kėtij autoriteti pėr tė zgjidhur, me imponim, konfliktet e ndryshme ndėrmjet pjesėtarėve tė shoqėrisė. Kjo drejtėsi publike ėshtė zhvilluar gjatė shekujve: nė fillim pushteti gjyqėsor nuk ishte i ndarė, por i bashkuar me funksione tė tjera. Sot parimi i ndarjes sė pushteteve dhe, mbi bazėn e tij, afirmimi i autonomisė ose i pavarėsisė sė pushtetit gjyqėsor lidhen ngushtė me konceptin e drejtėsisė si fenomen shtetėror. E marrė veēmas, si pushtet qė synon ti japė drejtėsi gjithsecilit, ajo ėshtė njė prerogativė qė i pėrket vetėm shtetit, ėshtė njė pushtet i shtetit, monopol i shtetit dhe nje element pėrbėrės i sovranitetit tė shtetit.
    Shembull i drejtėsisė private janė Kanuni i Lekė Dugagjinit dhe kanunet e tjera qe kanė vepruar nė shqipėri. Ato kanė vepruar nė kushtet e mesjetės kur ne vendin tonė pushteti shtetėror ishte i dobėt dhe i copėtuar dhe mė vonė, kur egzistonte pushteti osman, i cili preferonte t'u linte njė autonomi tė caktuar zonave malore dhe tė mos trazohej nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Kuptohet qė vendosja e njė shteti kombėtar tė centralizuar do tė shėnonte fundin e veprimtarisė sė Kanuneve. Kėshtu ndodhi nė Shqipėri, pas vitit 1928, kur me krijimin e njė legjislacioni modern penal e civil, mori fund ēdo referim te kanunet pėr zgjidhjen e konflikteve tė ndryshme., ēka lejohej dhe praktikohej mė parė.
    Qė nga ajo kohė, Kanuni mbeti njė monument i trashėgimisė sonė kulturore, qė vertetonte aftėsinė e popullit shqiptar pėr vetėrregullim juridik. Nė kushtet e mosegzistencės sė ligjit ose tė mospranimit tė ligjit tė pushtuesit, pėrdorimi i normave te Kanunit ishte i justifikuar.
    Ne kushtet e egzistencės sė shtetit dhe tė ligjeve, zbatimi i normave kanunore ėshtė jo vetėm njė regres, njė rikthim i njė epoke tashmė tė tejkaluar, por dhe njė veprimtari kriminale., sepse vetėgjyqėsia ndėshkohet nga ligji. Duke u nisur nga ky kuptim, duhen dėnuar jo vetėm moralisht, por edhe juridikisht thirrjet e disave pėr tė zbatuar normat kanunore si "njė e keqe mė e vogėl", si njė rrugė daljeje pėr tė kufizuar rrethin e viktimave tė gjakmarrjes. Kėta persona, pavarėsisht se mund tė nisen nga njeė dėshirė e mirė, hyjnė nė njė rrugė tė gabuar, qė ēon nė pėrligjen e krimit, qoftė ky dhe krim "i kufizuar". Vetėm zbatimi i rreptė i ligjit nga gjykatat mund tė veprojė nė kohėn e sotme. Sigurisht ka mangėsi dhe dobėsi nė luftėn qė shteti po zhvillon kundėr kriminalitetit dhe nė veēanti kundėr hakmarrjes. Por ėshtė detyrė e tė gjithė qytetarėve, qė, gjithėsesi, ta mbėshtesin kėtė luftė qė ajo tė fuqizohet dhe tė jetė gjithmonė e mė efektive.

    --------------------------------------------------------------------------------

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,247
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    KJO GJAKMARRJE ME KALLASHNIKOV ĖSHTĖ BARBARE

    Nga Ismail Kadare
    Shkrimtar
    Writer

    “ ... Kjo gjakmarrje shėnon njė epokė ku shteti nuk i detyronte ligjet e veta ... e rridhte nga njė kod shumė i pėrpiktė, qė nuk linte asgjė nė hije ... nė zonėn e kanunit e drejta e vetgjykimit nuk ekziston...”

    Nga parathėnia e romanit
    “Prilli i thyer”.

    Kjo qė po ndodh, s’ka tė bėjė me kanunin shqiptar dhe ėshtė shumė barbare, kryhet me kallashnikov… Ngujimi i qindra grave dhe e fėmijėve nė shtėpi pėr shkak tė gjakmarrjes ėshtė njė gjė e tmerrshme, e pabesueshme.

    Posaēėrisht pėr revistėn “Ligji dhe Jeta”
    Ismail KADARE


    Korespodenti i Ligji dhe Jeta:

    Z. Kadare, nė krijimtarinė tuaj ka zėnė njė vend tė rėndėsishėm edhe gjakmarrja. Si do ta pėrkufizonit sot atė, si fenomen shqiptar, shqiptaro-ballkanik apo si njė dukuri tipike tė njė shoqėrie tė ēfarėdoshme nė tranzicion?

    Ismail Kadare:

    Gjakmarrja ėshtė njė dukuri e vjetėr, jo vetėm ballkanike por universale. S’ėshtė e vėrtetė se ėshtė veē specialitet shqiptar, siē paraqitet. Gjakmarrja vjen qė nga antikiteti grek. E kam thėnė disa herė qė njė pjesė e tragjedive greke e trajtojnė kėtė dukuri universale, qė njihet nė tė gjitha vendet. Ėshtė mėkat qė shqiptarėt ta pranojnė kėtė si fenomen negativ veē tė botės sė tyre. Prandaj duhet ta kemi tė qartė tė gjithė, dhe pse ėshtė e vėrtetė se kėtu ka vazhduar mė gjatė si insitucion, por vazhdon ende dhe nė Korsikė tė Francės, nė jugun e Italisė dhe po ashtu nė zona tė veēuara tė botės.

    Korespodenti i Ligji dhe Jeta:

    Ēfarė komenti do tė mund t’i shtonit sot dukurisė sė gjakmarrjes tė pasqyruar nė novelėn tuaj “Prilli i Thyer” botuar nė fund tė viteve 70?

    Ismail Kadare:

    Gjakmarrja sot, nė Shqipėri, mendoj se e ka shpjegimin si reaksion kundėr ndalimit tė rreptė me ligj qė i bėri komunizmi dhe u muar si “zakon i mirė”, qė duhet tė ringjallet. Por ėshtė zakon qė s’duhej tė ringjallej. Kjo qė po ndodh, s’ka tė bėjė me kanunin shqiptar dhe ėshtė shumė barbare, kryhet me kallashnikov. Eshtė njė gjėmė e zezė, e trishtueshme dhe duhet tė mbyllet se ėshtė turp pėr kombin shqiptar, sot. Ngujimi i qindra grave dhe fėmijėve nė shtėpi pėr shkak tė gjakmarrjes ėshtė njė gjė e tmerrshme, e pabesueshme.

    Korespodenti i Ligji dhe Jeta:

    Cili do tė ishte sipas jush interpretimi i sotėm pėr Kanunin?

    Ismail Kadare:

    Ky ėshtė njė kod juridik zakonor i vjetėr, i lindur nė rrethana tė caktuara historike. Nė mungesė tė shtetit ėshtė opinioni publik qė merr rolin e tij. Kjo ėshtė bėrė pjesė nė historinė e popullit shqiptar. Ky ėshtė njė kod i perėnduar qė s’duhet tė ekzistojė nė kohėt moderne. Nga ky kod kanė kaluar shumė popuj. Por Shqipėria ėshtė e vonuar. Opinioni ynė duhet tė bėjė ēmos dhe emancipimi ynė duhet ta pėrjashtojė kėtė kod, se ne kemi institucionet juridiko-shtetėrore. Sigurisht, ky kod ėshtė bėrė pjesė e historisė. Nuk gjykohet as i mirė, as i keq.

    Korespodenti i Ligji dhe Jeta:

    Nė kushtet pėr pranimin nė Europė, ndodhet dhe ai i heqjes sė dėnimit me vdekje. A ėshtė edhe ky njė fakt i mjaftueshėm qė shqiptarėt ta mohojnė kanunin?

    Ismail Kadare:

    Ka mendime tė ndryshme, por nuk mendoj se ėshtė shenjė e demokratizimit tė lartė heqja e dėnimit me vdekje, sikurse s’ėshtė shenjė e kundėrt vėnia e tij. Ēdo shtet ka marrė nga rrethanat e veta. Europa e ka gjykuar kėshtu dhe mendoj se ne iu jemi bindur parimeve Europiane. S’ka asgjė tė keqe. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e mbajnė kėtė dėnim. Ky ėshtė njė shtet demokratik qė mund tė jetojė me kėtė kod, sikurse mund tė jetojė fare mirė dhe me heqjen e tij. Nuk besoj se ka ndonjė rėndėsi kaq tė madhe sa i japin. Nuk zgjidh kaq punė sa i japin rėndėsi.

    Korespodenti Ligji dhe Jeta:

    Nė vitin 1912 shqiptarėt formuan shtetin e tyre. Edhe pas kėtij momenti kanuni ka vazhduar tė jetė prezent, si nė jetėn e pėrditshme ashtu edhe pėr probleme qė kėrkojnė drejtėsi. A mund tė pranojmė qė nėpėrmjet kanunit tė vendosim rregull?

    Ismail Kadare:

    Kjo ėshtė drejtėsi paralele qė nuk mund tė bashkėjetojė me drejtėsinė e shtetit, nė anjė rend shqėror, nė asnjė vend. Eshtė e vėrtetė se kanuni i respekton rregullat deri nė mani, por ato janė rregulla zakonore. Rregullat zakonore kanė ndryshim nga ato shteterore. Mund tė pajtohen nė njė pjesė por s’mundet qė kanuni tė sfidojė rregullat shtetėrore, ose penaliteti shtetėror tė kryhet duke u zėvendėsuar nga kanuni.

    Korespodent i Ligji dhe Jeta:

    Jo vetėm nė veri por dhe nė zona tė tjera tė vendit pėrdoret tradita pozitive qė buron nga kanuni pėr pajtimin dhe zgjidhjen e konflikteve. A mendoni se kjo praktikė bie nė kundėrshtim me autoritetin e shtetit.

    Ismail Kadare:

    Ēdo gjė qė ėshtė pozitive mund tė pėrdoret derisa popullsia e atyre zonave tė bindet qė kjo do tė zėvėndėshet nga shteti. Nuk ka asgjė tė keqe nėse ajo shėrben pėr tė arritur diēka pozitive. Theksoj se kjo duhet tė jetė kalimtare.



    --------------------------------------------------------------------------------

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 348
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 07:10
  2. Kush ishte Hakmarrja per Drejtesi
    Nga King_Arthur nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 20-01-2012, 10:37

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •