Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Post Shteti dhe Individi ne Islam.

    Pasqyra e shkrimit



    PJESA E PARE

    POZITA E SHTETIT NE SHERIATIN ISLAM


    1. HYRJE
    2. SHERIATI FTON NE FORMIMIN E SHTETIT:
    3. RREGULLAT TE CILAT DUHET ZBATUAR PER TA FORMUAR SHTETIN
    4. REALIZIMI I ADHURIMIT TE ALL-LLAHUT KERKON FORMIMIN E SHTETIT ISLAM
    5. PEJGAMBERI I NDERSHEM PROJEKTOI FORMIMIN E SHTETIT ISLAM
    6. FORMIMI I SHTETIT TE PARE ISLAM NE BOTE
    7. PLOTESIMI I FAKTOREVE TE SHTETIT
    8. BASHKIMI I CILESISE SE PEJGAMBERIT DHE SUNDIMTARIT NE PERSONALITETIN E TE DERGUARIT S.A.V.S.
    9. "DAR-EL-ISLAM" ESHTE SHTETI ISLAM NE TERMINOLOGJINE E JURISTEVE ISLAME
    10.NATYRA DHE QELLIMET E SHTETIT ISLAM

    PJESA E DYTE

    TE DREJTAT E INDIVIDIT NE SHTETIN ISLAM


    11. HYRJE
    l2. METODA STUDIMIT

    STUDIMI I PARE

    TE DREJTAT POLITIKE TE: INDIVIDEVE
    13. QELLIMI I TE DREJTAVE POLITIKE
    1.E DREJTA PER TE ZGJEDHUR
    14. ZGJEDHJA E KRYETARIT TE SHTETIT
    15. BAZA E KESAJ TE DREJTE
    16. (I) PARIMI I KONSULTIMIT
    17. (II) PERGJEGJESIA KOLEKTIVE PER ZBATIMIN E DISPOZITAVE TE SHERIATIT
    20. POZITA JURIDIKE E KRYETARIT TE SHTETIT
    21. POPULLI ESHTE BURIM I PUSHTETIT
    22. ZGJEDHJA E DREJTPERDREJT DHE ZGJEDHJA E TERTHORTE
    24. KOMPETENTET PER TE GJYKUAR (EHLU-L-HAL-LI VEL-AKDI)
    24. IDENTIFIKIMI I KOMPETENTEVE PER TE GJYKUAR NE KOHEN E SOTME
    25. TRASHEGIMI I FRONIT
    2G. E DREJTA PER KONSULTIM
    27. KONTESTIM DHE PERGJIGJE NE TE
    28. PREJ SUNNETIT AUTENTIK TE PEJGAMBERIT S.A.V.S
    ESHTE KONSULTIMI I TIJ ME UMMETIN
    28. BRAKTISJA E KONSULTIMIT ESHTE ARSYE PER SHKARKIMIN E KRYETARIT TE SHTETIT
    30. PER CILAT GJERA BEHET KONSULTIMI
    31. ATA TE CILET DUHET KONSULTUAR
    32. ORGANIZIMI I KONSULTIMIT NE KOHEN E SOTME
    33. MOSPAJTIMI NDERMJET KRYETARIT' TE SHTETIT DHE KESHILLIT KONSULTATIV

    "Zgjidhja e pare: METODA E ARBITRAZHIT
    Zgjidhja e dyte: MARRJA E MENDIMIT TE SHUMICES
    Zgjidhja e trete: MARRJA ABSOLUTE E MENDIMIT TE KRYETARIT TE SHTETIT

    34.Zgjidhja te cilen e zgjedhim ne
    E treta: E DREJTA E KONTROLLIT DHE ĒKA PERFSHIN AJO
    36.E DREJTA E KONTROLLIT NUK KERKOHET VETVETIU POR PER TJETERKEND
    37. SUNDIMTARET MUSLIMANE E FTOJNE POPULLIN PER KONTROLLIMIN E TYRE

    E KATERTA: E DREJTA E SHKARKIMIT

    38. E DREJTA E POPULLIT NE SHKARKIMIN E KRYETARIT TE SHTETIT
    39. MENYRAT E SHKARKIMIT

    E PESTA: E DREJTA E KANDIDIMIT

    40. E DREJTA E INDIVIDIT NE KANDIDIM
    41. QENDRIMI NDAJ KANDIDIMIT NE KOHEN E SOTME
    42. PROPAGANDA E KANDIDATIT

    E GJASHTA: E DREJTA E MARRJES SE FUNKSIONEVE PUBLIKE

    43. MARRJA E FUNKSIONEVE PUBLIKE ESHTE OBLIGIM E JO E DREJTE E INDIVIDIT
    44. SI U JEPEN FUNKSIONET E SHTETIT INDIVIDEVE
    45. KRITERI I VLEFSHMERISE SE FUNKSIONEVE PUBLIKE
    4G. MARRJA E FUNKSIONEVE PUBLIKE NE KOHEN E SOTME

    STUDIMI I DYTE

    TE DREJTAT PUBLIKE TE INDIVIDEVE
    47. DEFINICIONI I TE DREJTAVE PUBLIKE
    48. METODA E STUDIMIT

    KAPITULLI I PARE: BARAZIA

    49. POZITA E BARAZISE NE SHERIATIN ISLAM
    50. BARAZIA PARA LIGJIT
    51. RENDESIA E BARAZISE PARA LIGJIT
    52. SHEMBUJ BARAZIE
    53. BARAZIA PARA GJYKATES

    KAPITULLI I DYTE: LIRITE INDIVIDUALE

    E PARA: LIRIA PERSONALE


    54. DEFINICIONI:
    55. LIRIA PERSONALE ESHTE E GARANTUAR NE SHERIAT
    5G. SHTETI MBRON NDERIN DHE RESPEKTIN E INDIVIDIT
    57. LIRIA PERSONALE PER JOMUSLIMANIN

    E DYTA: LIRIA E BESIMIT DHE E ADHURIMIT

    58. "NUK KA DETYRIM NE FE"
    59. SHKALLE E LARTE E LIRISE SE BESIMIT
    60. DENIMI I RENEGATIT S'KA LIDHJE ME LIRINE E BESIMIT

    E TRETA: PAPREKSHMERIA E BANESES

    E KATERTA: LIRIA PER PUNE


    .62 SHKALLA E LIRISE SE INDIVIDIT PER PUNE
    63. SHTETI DUHET T'U NDALOJE NEPUNESVE TE VET TE MERREN ME TREGTI
    64. GREVA NGA PUNA

    E PESTA: LIRIA E PRONESISE

    65. SHERIATI PRANON TE DREJTEN E POSEDIMIT
    66. KUSHTET E POSEDIMIT

    E GJASHTA: LIRIA E SHPREHJES

    67. POZITA E KESAJ LIRIE NE SHERIAT
    68. LIRIA E SHPREHJES KERKON GUXIM
    69. KUFIJT E LIRISE SE SHPREHJES
    Kufiri i parE:
    Kufiri i dytE:
    Kufiri i tretE:
    Kufiri i katert:
    70. LIRIA E SHPREHJES DHE DEMI I SHTETIT
    71. POZITA E DITURISE NE ISLAM

    E TETA: E DREJTA E INDIVIDIT NE MBROJTJEN E SHTETIT

    72. OBJEKTI I KESAJ TE DREJTE DHE BAZA E SAJ
    73. ĒKA I PARAPRIN TE DREJTES SE INDIVIDIT PER MBROJTJEN E SHTETIT

    74. E PARA: PARIMISHT, INDIVIDI E MBAN VETVETEN
    75. E DYTA: SHTETI UA KRIJON INDIVIDEVE KUSHTET PER FITIM
    7G. E TRETA: E DREJTA PER FURNIZIM
    77. E KATERTA: Z E K A T I
    78 SHTETI I MBAN INDIVIDET NGA ARKA SHTETERORE
    79 PAAFTESIA E SHTETIT PER MBAJTJEN E NEVOJTAREVE
    80 SHTETI I MBRON JOMUSLIMANET

    PJESA E TRETE

    81 TE DREJTAT E SHTETIT NDAJ INDIVIDEVE

    (DETYRAT E INDIVEDEVE NDAJ SHTETIT)

    HYRJE
    82 E PARA : E DREJTA E DEGJUESHMERISE SE PLOTE
    83 DEGJUESHMERIA NE KENAQESI DHE PAKENAQESI
    84 DEGJUESHMERIA E NDALUAR
    85 PASOJAT E DEGJUESHMERISE SE NDALUAR
    86 PASOJAT E DEGJUESHMERISE SE NDALUAR PER GRUPIN
    E DYTA :"MBROTJA E SHTETIT ISLAM


    ----

    "Vijon me vone"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 08-07-2004 mė 12:38

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Qellimi i kesaj teme eshte qe orientalistet e forumit te shikojne se si duhet te fuksionoje shteti sipas kuranit dhe jo si merren shembuj sot per shtetet muslimane duke i atribuar fese islame gabimet e njerzve udheheqes ose njerzve te thjeshte.


    Pozita e shtetit ne sheriatin islam

    hyrje

    Disa mendojne se sheriati islam eshte thirje fetare qe kujdeset per moralin dhe per rregulimin e raportit ndermjet njeriut dhe Krijuesit te tij dhe atij nuk I intereson asgje jashte kesaj nga ceshtjet e jetes sic jane ;ceshtjet e shtetit te qeverisjes.Ky mendim eshte I papranueshem e mohon dhe e kundershton sheriatin sic do te sqarohet ne tekset vijuese.

    Sheriati ose kurani fton ne formimin e shtetit

    Njeri prej karakteristikave te sheriatit islam eshte gjitheperfshirja.Nuk ka asnje ceshtje te jetes per te cilen sheriati nuk qendrimin e tij.andaj ne tekstet e tij hasim dispozitat mbi adhurimin mbi moralin mbi besimin mbi veprimet ne kuptimin etyre te gjere te cilat perfshijne rregullimin e marredhieve midis njerzve ndermjet veteve qofshin individe apo grupe.e vertete eshte fjala e Allahut kur thote:
    Ne liber Ne nuk kemi lene gje mangut “(el-En-ame 38)
    Pasi sheriatieshte gjitheperfshires I ketilleeshte dhe e kuptueshme qe ne rregullat dhe bazat e tijgjejme formulime te atilla qe flasin per ate se cduhet bere me shtetin dhe sitemin e qeverijses mne te sic jane parimi I konsultimit pergjegjesia e sundimtareve,domosdoshmeria e respektimit te tyre ne veprate mira,dispozitat e luftes ,te paqes dhe te marreveshjes si dhe dispozita tjera qe kane te bejne me shtetin dhe ceshtjet e tij.Ne sunetin e profetit Muhamed a.s perseriten fjalet princ emir(kryetar) imam .Keto shprehje deftojne qe eshte nje factor I rendesihem I shtetit.keto tekste duhen zbaturane praktike sepse shpallja nuk ka zbritur qe ato thjesht vetem te lexohen dhe te lihen por ka zbritur qe te lexohen dhe te zbatohen.zbatimi I tyre do te thote formim I shtetit msipas koncepteve me te cilat ka ardhur sheriati ose kurani.



    Vijon me
    -------------------- " RREGULLAT TE CILAT DUHET ZBATUAR PER TA FORMUAR SHTETIN"

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    3. RREGULLAT QĖ DUHEN ZBATUAR PĖR TA FORMUAR SHTETIN

    Nė Sheriatin Islam ka dispozita si sanksionet, domosdoshmėria e gjykimit ndėrmjet njerėzve sipas asaj qė ka zbritur Allahu, lufta nė rrugė tė Allahut e tė ngjashme. Kėto dispozita nga vetė natyra e tyre janė tė tilla qė duhet t’i zbatojė shteti, ngase e ka pushtetin mbi njerėzit. Nė kėtė kontekst Imam Ibni Tejmije thotė: “Udhėheqja e njerėzve ėshtė detyra mė e madhe e fesė, madje nuk ka fe pa tė. Pasi qė Allahu I madhėrishėm e ka bėrė obligim urdhėresėn nė tė mirė dhe ndalimin nga e keqja si dhe ndihmėn e tė dėmtuarit, e po kėshtu edhe urdhėrat e tjera si xhihadi, drejtėsia dhe dėnimi, nuk mund tė kryhen pėrveēse me forcė dhe me pushtet”. Andaj formimi I shtetit Islam ėshtė I domosdoshėm pėr t’I zbatuar dispozitat e Sheriatit.

    4. REALIZIMI I ADHURIMIT TĖ ALLAHUT KĖRKON FORMIMIN E SHTETIT ISLAM

    Allahu i madhėrishėm e ka krijuar njerėzimin pėr ta adhuruar Atė. Nė Kur’an thotė: “Kurse xhinėt dhe njerėzit nuk I kam krijuar pėr tjetėr vetėm se tė mė adhurojnė.” (edh- Dharijat: 56). Fjala “adhurim” (ibadet) ėshtė shprehje pėr tė gjitha fjalėt dhe veprat publike e tė fshehura qė i do Allahu.
    Realizimi I kuptimeve tė adhurimit nė kėtė kuptim tė gjerė kėrkon qė njeriu ta bėjė jetėn, fjalėt, veprat, sjelljet dhe marrėdhėniet e tij me njerėzit conform metodave dhe formave qė I ka vendosur Sheriati Islam.

    Njeriu nuk mund ta rregullojė jetėn e tij nė kėtė mėnyrė, pėrpos nėse shoqėria nė tė cilėn jeton ėshtė e rregulluar nė atė mėnyrė qė ia lehtėson kėtė rregullim, sepse njeriu ėshtė qenie shoqėrore qė plotėsisht I ekspozohet ndikimit tė shoqėrisė nė tė cilėn jeton. Rezultat i kėtij ndikimi ėshtė orientimi I tij kah e mira dhe udhėzimi ose kah e keqja dhe lajthitja. Kėtė pohim na e konfirmon teksti I kėtij hadithi tė vėrtetė:

    “Cdo foshnje lind me natyrė tė pastėr, pastaj prindėrit e tij e bėjnė atė cifut, tė krishterė apo adhurues tė zjarrit…”

    Prindėrit pėr fėmijėn e vogėl paraqesin shoqėrinė e tij tė vogėl. Nėse ata tė dy janė tė lajthitur, e shtyjnė edhe atė nė lajthitje dhe e nxjerrin nga natyra e pastėr nė tė cilėn e ka krijuar Allahu. Kurse nėse janė mirėbėrės, e mbajnė nė natyrėn e pastėr dhe ia kultivojnė atij anėn e mirė. Nė Kur’anin Famėlartė hasim rrėfime se si shoqėria e degjeneruar pengon kryerjen e asaj qė urdhėron Islami dhe muslimani nuk mund tė jetojė nė tė, ashtu siē e do Islami, andaj duhet larguar dhe shpėrngulur prej aty. Allahu i Madhėrishėm thotė:

    “Kur engjėjt do t’ua marrin shpirtin atyre qė kanė gabuar ndaj vetvetes do t’u thotė: “~’u bė me ju?” “Kemi qenė tė shtypur nė tokė”, do tė pėrgjigjen. Vallė a nuk ėshtė toka e Allahut e gjerė qė tė emigroni, tė lėvizni nėpėr tė? Prandaj vendi I tyre do tė jetė nė xhehenem. Sa vendbanim i keq ėshtė ai!” (en- Nisa: 97).

    Ibni Kethiri nė komentin e kėtij ajeti thotė: “Ky ajet i pėrgjithshėm ka zbritur pėr tė gjithė ata qė qėndrojnė nė njė mjedis politeist, kanė mundėsi pėr tė emigruar, kurse aty nuk janė nė gjendje ta zbatojnė fenė, ata janė dėmtues tė vetvetes dhe kanė bėrė kundėrvajtje tė haramit sipas Ixhma-sė.”

    Pra njeriu nuk mund tė jetojė sipas mėsimeve islame dhe t’i rregullojė marrėdhėniet e tij me tė tjerėt sipas dispozitave tė Sheriatit, pėrveē nėse shoqėria ėshtė e ngritur mbi baza Islame qė ia mundėson individit kėtė jetė dhe i pėrgatit ambjent tė mirė pėr pėrkryerjen e vetvetes me adhurimet e llojllojshme.
    Vėrtetė ndėrtimi i shoqėrisė nė mėnyrė islame, nuk mund tė bėhet vetėm me kėshillime e udhėzime, por me formimin e shtetit, i cili e rregullon shoqėrinė nė formėn e duhur, e mbikqyr atė, e kontrollon mirėqenien e saj dhe e ndalon atė qė dėshiron shkatėrrimin dhe zvetėrimin e saj, me anė tė pushtetit dhe forcės qė ka nė dispozicion.

    Allahu i Madhėrishėm thotė: “Ne i kemi dėrguar pejgamberėt tanė me argumente tė qarta dhe me ata kemi shpallur Librin dhe peshojėn qė njerėzit tė sillen me drejtėsi. Kemi zbritur hekurin qė ka forcė tė madhe dhe dobi tė madhe pėr njerėzit, pėr ta ditur Allahu se kush e ndihmon atė dhe pejgamberėt e tij edhe kur nuk i sheh...” (el- Hadid: 25).

    Ai qė nuk pėrfiton nga udhėzimi i Librit, atė e ndalon hekuri (forca), nga prishja dhe lajthitja. Askush nuk ka tė drejtė ta dėmtojė anilen e tė fundosen udhėtarėt; andaj forca vepruese e cila e ruan shoqėrinė prej shkatėrrimit dhe devijimit, ėshtė fuqia e shtetit qė e posedon me anė tė pushtetit: “Vėrtetė Allahu e pengon me forcė atė qė nuk pengohet me Kur’an.”

    5. PEJGAMBERI I NDERSHĖM PROJEKTON FORMIMIN E SHTETIT ISLAM

    Pasi qė natyra e Sheriatit Islam kėrkon formimin e shtetit, bile e urdhėron formimin e tij, i Dėrguari i Allahut \, filloi planifikimin dhe pėrgatitjen pėr formimin e shtetit. Fillimi i kėsaj ishte marrėveshja e tij e dytė nė Akabe, e cila u bė para emigrimit tė tij prej Mekkes nė Medine. Rezymeja e kėsaj ndodhie tė rėndėsishme ishte siē e transmetojnė lirat biografike, njė delegacion i muslimanėve tė Medines prej 73 burrave dhe dy grave iu zotuan tė Dėrguarit \ nė njė vend afėr Mekkes, dhe kur u mbajt ky takim i rėndėsishėm historik foli Pejgamberi \dhe urdhėroi pėr respekt ndaj Allahut, e folėn edhe disa prej tyre. Prej asaj qė thanė ata, ishin edhe kėto fjalė: “O i Dėrguari i Allahut, pėr cka tė tė zotohemi ty? Tha: Tė mė zotoheni pėr dėgjesė dhe respekt nė aktivitet dhe nė pėrtaci, nė tė urdhėruarit pėr tė mirė dhe nė ndalimin nga e keqja, tė flitni pėr Allahun, dhe mos t’i frikėsoheni as mallkimit tė mallkuesit pėr kauzėn e Allahut, tė mė ndihmoni, ashtu qė tė mė pengoni nėse bėj tejkalim ndaj jush, ashtu siē e pengoni vetveten, siē i pengoni gratė tuaja, fėmijėt tuaj - dhe do tė shpėbleheni me xhennet.”Pastaj u ngritėn tek i Dėrguari dhe iu zotuan pėr kushtet tė cilat ua paraqiti.
    Ky takimėshtė marrėveshje e qartė ndėrmjet atyre muslimanėve dhe Pejgamberit \ pėr ndėrtimin e shtetit tė parė islam, nė dhėnien e pushtetit tė tė dėrguarit \ dhe detyrimin e zotuesve – palės kontraktuese, pėr dėgjesė dhe respekt ndaj tė Dėrguarit \ qė i nėnkupton pushteti nė qeverisjen e ēėshtjeve tė shtetit tė ri dhe domosdoshmėria e pėrkrahjes dhe mbrojtjes sė tij dhe tė ndėrtesės sė re, e ky ėshtė shteti, dhe sistemin e kėtij shteti e ai ėshtė Ligji Islam siē kuptohet nga fjala e tė Pejgamberit \: “...dhe pėr urdhėresė nė tė mirė dhe ndalim prej tė keqes.”


    6. FORMIMI I SHTETIT TĖ PARĖ ISLAM NĖ BOTĖ

    Pastaj Pejgamberi \ emigroi nė Medine, pasi qė i pati urdhėruar shokėt e tij tė ndershėm qė tė emigrojnė nė tė duke u thėnė: “Vėrtetė Allahu i Madhėrishėm ka bėrė pėr ju vėllezėr dhe shtėpi qė tė siguroheni me to.” Pasi u vendos nė Medine dhe e ndėtoi xhaminė e tij, Pejgamberi \ shkroi njė marrėveshje ndėrmjet muhaxhirėve dhe ensarėve e i ftoi nė tė edhe ēifutėt, kontraktoi me tad he I siguroi ata nė fenė e tyre, nė pasurinė e tyre dhe shtroi kushte pėr tad he ndaj tyre.
    Nė kėtė mėnyrė lindi shteti i parė islam nė tokė, dhe i Dėrguari \ qe kryetari i parė i tij.
    Marrėveshja e tij me ēifutėt nuk ishte tjetėr pėrveēse shprehje e pushtetit politik tė cilin filloi ta ushtrojė nė cilėsinė e kryetarit tė shtetit islam tė formuar nė Medine.
    Pastaj Pejgamberi \ filloi t’I rregullojė ēėshtjet e brendshme dhe i vėllazėroi muhaxhirėt me ensarėt, saqė ata filluan tė trashėgoheshin ndėrmjet veti me kėtė vėllazėrim, derisa u derogua kjo me dispozitat e trashėgimisė.


    7. PLOTĖSIMI I FAKTORĖVE TĖ SHTETIT

    Shteti nė terminologjinė juridike definohet si: “Njė grup i individėve tė organizuar qė posedon territor tė kufizuar, qė ka pushtet dhe ka personalitet kuptimor.” Faktorėt e shtetit pėrbėhen prej: 1- grupit tė njerėzve; 2- i nėnshtrohen njė sistemi tė caktuar;3- jetojnė nė njė territortė kufizuar; 4- kanė pushtet; 5- kanė personalitet kuptimor. Kėta faktorė janė plotėsuar nė shtetin e parė islam, tė cilin e formoi i Dėrguari \ nė Medine. Grupi i njerėzve ishin muslimanėt e parė prej muhaxhirėve dhe ensarėve. Sistemi tė cilit iu nėnshtrua ai grup ėshtė Sheriati Islam me rregullat dhe dispozitat e veta. Territori nė tė cilin ka banuar ky grup ėshtė Medineja. Pushteti i tij ishte ai qė e ushtronte Pejgamberi \ nė cilėsinė e kryetarit tė shtetit islam, nė qeverisjen e ēėshtjeve tė shtetit dhe nė interesin e tij tė pėrgjithshėm. Personaliteti kuptimor i atij grupi ishte i qartė, sepse marrėveshjet tė cilat i lidhte i Dėrguari \, nė cilėsinė e kryetarit tė shtetit e obligojnė shtetin nė tėrėsi e jo vetėm personalitetin e tė Dėrguarit \.


    8. BASHKIMI I CILĖSISĖ SĖ PEJGAMBERIT DHE SUNDIMTARIT NĖ PERSONALITETIN E TĖ DĖRGUARIT

    Me formimin e shtetit islam nė Medine, u mishėruan nė personalitetin e tė Dėrguarit tė ndershėm \ disa cilėsi si: cilėsia e pejgamberit (e komunikuesit nga Allahu), cilėsia e kryetarit tė shtetit islam dhe cilėsia e gjykatėsit tė njerėzve. Kėshtu u bashkuan nė tė, pushteti ekzekutiv dhe pushteti ligjdhėnės bashkė me atė qė iu pėrcoll njerėzve nga feja e Allahut nė cilėsinė e tij pejgamber dhe i dėrguar.
    Fakihėt (juristėt islamė), e kuptuan bashkimin e kėtyre cilėsive nė personalitetin e tė Dėrguarit \ dhe shpjeguan vendimin e asaj qė del nga ai, nga pozita e kėsaj apo asaj cilėsie. Dhe thanė: “~ka del prej tij nė cilėsinė e pejgamberit duke komunikuar me Allahun, ai pėrcaktim ėshtė vendim dhe ligj i pėrgjithshėm, i obligueshėm pėr tė gjithė. Kurse ajo qė del prej tij nė cilėsi tė imamit apo kryetarit tė shtetit, nuk lejohet tė kryhet, pėrveē kryetarit tė shtetit ose me lejen e tij. Ndėrsa ajo qė del prej tij nė cilėsinė e gjykatėsit, nuk lejohet ta bėjė askush, pėrveē me vendim tė gjykatės. Juristėt islamė nuk janė kompaktė nė ixhtihadin e tyre konform dallimeve tė tyre nė mėnyrėn e marrjes sė vendimeve, a janė ato nga pozita e tij si pejgamber, nė cilėsinė e kryetarit tė shtetit apo nė cilėsinė e gjykatėsit? Nga ky lloj i mospajtimeve rrjedh dallimi nė ēėshtjen e kushtit pėr marrje tė lejes nga kryetari pėr posedim tė tokės sė vdekur pas pėrtėrirjes. Tė gjithė e theksojnė kėtė hadith: “Kush e pėrtėrin (gjallėron) njė tokė tė vdekur, ajo ėshtė e tij”, mirėpo ata nuk janė unanimė nė vlerėsimin se nga cila pozitė ėshtė dhėnė ky hadith nga Alejhis-selami. Disa prej tyre thonė: Kjo ka dalė prej tij si fetva dhe predikim fetar, andaj ēdo kush qė e ngjall njė tokė; e lejoi imami- kryetari i shtetit apo jo, ajo ėshtė e tij. Ky ėshtė medhhebi i Malikut dhe Shafiut. Disa tė tjerė thonė se kėtė fjalė e ka thėnė nga pozita e tij si kryetar shteti- andaj nuk i lejohet askujt qė tė pėrfitojė tokė tė vdekur pas ringjalljes sė saj, pėrveē me leje tė kryetarit tė shtetit. Ky ėshtė medhhebi i Ebu Hanifes.
    Njė mospajtim i kėtillė (ndėrmjet juristėve islamė) ėshtė edhe rreth fjalės sė Pejgamberit \ qė i ka thėnė Hindės, gruas sė Ebu Sufjanit: “Merr pėr veten dhe pėr fėmijėn tėnd, d.m.th. nga pasuria e Ebu Sufjanit, aq sa tė mjafton pėr kryerjen e veprave tė mira.” Disa thonė: “kėtė fjalė Pejgamberi \ e ka thėnė gjatė fetvave dhe komunikimit tė dispozitave fetare, andaj i lejohet ēdo kujt qė e fiton tė drejtėn e tij qė ta marrė atė, qoftė edhe pa dijeninė e kundėrshtarit tė tij. Ky ėshtė medhhebi i Shafiut. Kurse disa tė tjerė thonė: “Kėtė Alejhis- selami e ka deklaruar nė cilėsinė e tij si gjykatės, andaj nuk i lejohet askujt ta marrė tė drejtėn e tij, nėse nuk mund ta marrė nga i dėnuari, pėrveē me vendim tė gjykatėsit.


    9. “DAR’UL-ISLAM” ĖSHTĖ SHTETI ISLAM NĖ TERMINOLOGJINĖ E JURISTĖVE ISLAMĖ

    Juristėt muslimanė, shtetin islam e kanė quajtur “Dar’ul-islam”. Kjo shprehje nė vete ngėrthen kuptimin qė e pėrmban fjala “shtet” nė terminologjinė juridike bashkėkohore. Kjo shihet qartė nga definicionet tė cilat janė thėnė pėr “Dar’ul-islam”. Edhe pse ēdo definicion thekson disa faktorė tė shtetit, kurse I lė pas dore faktorėt e tjerė, mirėpo ata qė theksohen i dėftojnė edhe ata qė lihen pas dore. Njė prej definicioneve tė tyre ėshtė edhe ky: “Dar’ul-islam” ėshtė emėr pėr njė vend tė cilin e sundojnė muslimanėt”. Ky definicion thekson faktorin e pushtetit dhe territorit, por I pėrmban faktorėt e tjerė tė shtetit, si faktorin e banorėve dhe faktorin e sistemit, sepse ėshtė e domosdoshme qė nėse sundojnė muslimanėt, po ata edhe ta zbatojnė ligjin islam. Disa tė tjerė e definuan “Dar’ul-islamin” si shtet ku shfaqen shenjat islame me forcėn e muslimanėve dhe me mirėqenien e tyre”. Ky definicion e shfaq rregullimin shtetėror dhe pushtetin e tij, por I pėrfshin edhe faktorėt e tjerė tė shtetit si banorėt dhe territorin. Mund tė vėrehet se faktori I banorėve nuk kushtėzohet me tė qenėt e tė gjithė shtetasve muslimanė, ata mund tė jenė edhe tė feve tė tjera, andaj juristėt islamė thanė: “Dhimmijj, ėshtė qytetari jomusliman- shtetas I shtetit islam. Madje nuk kushtėzohet as qė banorėt tė jenė muslimanė, sepse kusht pėr formimin e shtetit (Dar’ul-islam) ėshtė qė sundimtari tė jetė musliman dhe ta aplikojė sistemin islam. Nė kėtė kontekst, Imam err-Rrafiiju thotė: “Nuk ėshtė kusht qė pėr tė qenė shteti islam tė ketė nė tė muslimanė, por mjafton qė ai tė jetė I udhėhequr nga Imami (kryetari) musliman.”

    [vijon]

    -10. NATYRA DHE QĖLLIMET E SHTETIT ISLAM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 24-07-2004 mė 12:40

  4. #4
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Natyra dhe qellimet e shtetit Islam

    Sheti islam eshte shtet ideologjik qe formohet ne baze te ideologjise islame dhe dispozitave e sistemit qe burojne prej tij.Andaj ai nuk eshte shtet territorial i kufizuar me kufij tokesore as shtet racist me kufij popullore, nacionale apo racore.Ai eshte shtet idelogjik qe shtrihet deri atje ku arrin ideologjia e tij.Se andejmi edhe nuk ka vend ne te per dallime te mebshtetura ne baze te ngjyres rraces kombit apo territorit.Kjo karakteristike shtetit islam i mundeson qe te jete shtet kozmopolit i cili perfshin popuj dhe raca te ndryshme pra ka mundesi qe cdo njeri qe perfaqeson ideologjine e ketij shteti pra islamin te jete nen kujdesin e tij dhe bartes i ideologjise se tij.Por nese refuzon perqafimin e islamit ai mund te jeteoje ne sistemin e tij juridik e do te jete ne kujdesin e tij nen shtetesine e tij duke mbetur edhe me tutje ne ideologjine tij pa kurfare restriksionesh nga shteti.
    Sa u perket qellimeve te ketij shteti ato dalin nga natyra e tij .Pasi qe ai eshte shtet ideologjik i formuar ne baza Islame eshte e natyrshme qe eshe qellimet e tij te jene qellimet e vete islamit.Qellimet e tij nuk ndalen vetem ne plotesimin e sigurise dhe qetesise se individeve, mbrotjes jetes se tyre,mbrotjes se tyre nga agresioni i jashtem por qellimet e tij shtrihen deri ne zbatimin e dispozitave islame ne te gjitha punet shteterore dhe ne bartjen e misionit te thirjes islame ne mbare boten.Ai ka perdetyre qe tua mundesoje individeve adhurimin e Allahut qe te jetojne sipas ideologjise Islame dhe sipas normave qe i ka vendosur islami.Ai duhet ti largoje te gjithas pengesat qe dalin ne kete drejtim si dhe te evitoje cdo kundervenie te islamit qofshin keto ideologjike apo qe prekin sistemin e tij social ekonomik.
    Allahu thote ne kuran
    Ata te cileve nese do tu japim pushtet ne toke do te kryejne namazin dhe do te urdherojne te behen vepra te mira dhe qe te largojne nga veprat e keqija.Nderkaq perfundimi i cdo sendi i takon Allahut(El-haxh 41)

    Falja e namazit tregon te mundesuarit individit qe ta adhuroje Allahun kurse te urdheruarit per vepra te mira dhe ndalimi nga veprat e keqija tregon te mundesuarit e individit qe te jetoje sipas metodave islame dhe zbatimin e te gjithe dispozitave te tij ne te gjitha punet shteterore.Keto jane qellimet e shtetit islam.Ato ne teresi kane per qellim ruajtjen e interesave te individit dhe te shoqerise sipas nevojes natyrore te percaktuar nga Allahu.Keshtu shtetisiguron interesat aktuale te individitdhe ato te mevonshme.

    Vijon

    TE DREJTAT E INDIVIDIT NE SHTETIN ISLAM

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    TE DREJTAT E INDIVIDIT NE SHTETIN ISLAM

    Personaliteti i individit ne shtetin Islam eshte i theksuar nuk ulet ne te porse ngrihet me ane Tij.Ai e ndihmon dhe vepron ne egzistencen e Tij dhe per te miren e tij sic vepron shteti per egzistencen dhe te miren e personalitetit te individit sepse egzistenca dhe mireqenia e ketyre te dyve eshte e domosdoshme per njeri tjetrin.Andaj nuk ka neveritje as kundershtim te ndersjellte as ka interesa armiqesie ne mes tyre as kundershtim apo armiqesi ekskluzive.Dicka te ktille mund te ndodhe vetem ne rast te devijimit te rruges Islame nga njera pale te ciles rruge i nenshtrohen te dy.Per shkak te gjitha ketyre individi ne shtetin islam i gezon te gjitha te drejtat qe i garanton Islami sepse ate qe e garanton islami e garanton dhe shteti islam.
    gezimi i te drejtave te individit konsiderohet garanci me e madhe per mbeshtetjen e shtetit islam nje ndertese e shendoshe dhe e afte per sendertimin e qellimeve te veta.Se ketejmi shteti kujdeset qe individi ti gezoje te drejtat e veta sikur qe kujdesen ata vete per keto te drejta.Shteti absolutisht nuk ka interes qe ti uzurpoje keta te drejta, sepse ai eshte formuar per tu mundesuar individeve te bejne jete islame.Dhe prej shkaqeve me te rendesishme te ketij mundesimi eshte gezimi i te drejtave bile dhe nxitja e tyre ne perdorimin e ketyre te drejtave.


    Metoda e studimit

    Per ta lehtesuar studimin, te drejtat qe i gezojne individet ne shtet i ndajme ne dy grupe:

    1)Te drejta politike
    2)Te drejta te pergjithshme


    Per te dy grupet do flasimvec e vec.

    TE DREJTAT POLITIKE TE INDIVIDEVE

    Qellimi i te drejtave politike


    Te drejtat politike sipas juristeve Islame jane te drejta te cilat personi i fiton duke u bere anetar ne ndonje asosacion politik sic eshte e drejta per tu zgjedhur dhe per te marre fuksion publik shteteror.Ato jane te drejta me ane te cilave individi merr pjese ne qeverisjen e puneve shtetrore ose pushtetin e tij.

    Ne kete studim do te flasim per te drejtat politike ne sheriatin Islam sipas kuptimit qe e sqaruam te juristeve qe te na behet e qarte se cderi mase sheriati ua pranon keto te drejta individeve.

    1.E DREJTA PER TE ZGJEDHUR

    14. ZGJEDHJA E KRYETARIT TE SHTETIT


    Individet kane te drejte ta zgjedhin kryetarin e shtetit.Ate qe e zgjedhin ne kete post ai eshte kryetar legjitim i shtetit.Kete qarte e theksojne juristve Islame.Prej fjaleve te qarta te tyre rrjedhin edhe keto "Per ato qe pajtohen muslimanet te jete kryetar i tyre duke u betuar ne besnikeri, verifikohet zgjedhja e tij dhe duhet perkrahur" (ibn kudame)
    Po ashtu prej fjaleve te tyre jane dhe keto " te qenurit imam apo kryetar i shtetit ose halife vertetohet me betimin e njerzve per besinikeri ndaj kryetarit te shtetit: jo me premtim te mehershem" (Ibn Tejmije)
    Andaj kryetari i shtetit eshte njeriu te cilin e zgjedh populli me te cilin eshte i kenaqur ai.Vetem atehere e merr pushtetin e tij nga ky pajtim dhe nga ajo zgjedhje.


    Baza e kesaj te drejte

    Nese iddividet e gezojne te drejten e zgjedhjes se kryetarit te shtetit , cila eshte baza e kesaj te drejte.
    Nga ajo qe shohim mendojme se kjo e drejte ngrihet mbi bazen e parimit konsultimit te cilen e konfirmon sheriati dhe parimit te pergjegjsise kolektive mbi zbatimin e dispozitave te sheriatit dhe mbi qeverisjen e ceshtjeve te tij konform ketyre dispozitave.

    E para -

    KONSULTIMI


    Per kete flet kurani famelarte.
    Thote Allahu ne kuran
    "... Edhe qe konsultohen per punet e veta" (esh-shura 58)
    Ky teks eshte i qarte se ceshtjete muslimanev vecanerisht te rendesishmet zhvillohen ne mynyre konsultative.Nu ka dyshim se posti i kryetarit te shtetit eshte nje prej ceshtjeve delikate per te cilen duhet te zhvillohet konsultim sepse kijo ceshtje u intereson te gjitheve dhe ka te beje me esencen e ceshtjeve te tyre.Njerzit shtetasit duhet te japin mendimin e tyre per ate qe do ti udheheqe.Konsultimi nenkupton qe secili ta jape mendimin e vet per ate qe deshiron te zgjedhet kryetar shteti.

    E dyta


    (II) PERGJEGJESIA KOLEKTIVE PER ZBATIMIN E DISPOZITAVE TE SHERIATIT



    Shoqeria eshte pergjegjese per zbatimin e dispozitave te sheriatit dhe qeverisjen e ceshtjeve te tij ne pajtim me keto dispozita.Kjo pergjegjesi perfitohet nga nje mori tekstesh Kuranore te cilat konfirmohen dhe nga e kaluara autentike historike.Fjalet e Ligjdhenesit ne kuranin Famelarte i referohen grupit te muslimaneve.Ja psh keto ajete

    "O besimtare jini perhere te drejte deshmoni per Allahun qofte dhe ne demin tuaj ose ne dem te prinderve dhe te aferme ... "(Nisa 135)
    O besimtare zbatoni marreveshjet ...(El maide 1)
    Kurse besimtarėt dhe besimtaret jane miq te njeri tjetrit porosisin per vepra te mira dhe heqin dore nga veprat e keqija ( Et-Teube 71)
    Pasoni , zbatoni, ndejni ate qe shpallet nga Zoti juaj(Arafe 3)
    Lavires dhe lkavirit jepni njeqind te rena me kamxhik (nur 2)
    Vjedhesit dhe vjedheses te denohen me prerje duarsh"!


    Keto tekste dhe te ngjashme me to deshmojne qarte per pergjegjesine kolektive te muslimaneve ne zbatimin e dispozitave te sheriatit e prej tyre ka edhe qe kane te bejne me te gjitha ceshtjet e tyre.

    Kjo pergjegjesi kaq e madhe e leshuar mbi supet e shoqerise kerkon qe shoqeria te kete te drejte te ndihmohet nga pushtetmbajtesit per kryerjen e asaj per te cilen eshte pergjegjese e ajo eshte zbatimi i dispozitave te sheriatit dhe qeverijsa e ceshtjevene pajtim me keto dispozita.
    Mirepo shoqeria nuk mund ta marre drejteperdrejte sundimin per shkak se perfaqeson grup dhe nje gje e tille nuk mund te zbatohet ne praktike.keshtu u paraqit teoria e delegimit te drejteperdrejte nga populli .grupi i zgjedh perfaqesuesit e tij te cilet arrijne pushtetin per ta zbatuar ate me cka i obligon sheriati.Ky perfaqesim eshte e drejte e paster e tij sepse pronari ka te drejte te autorizojetjeterkend ne pronen e tij.Edhe populli grupi i muslimaneve posedon pushtet dhe posedon autorizmin e tij per te .vetem ai e zgjedh kryetarin e shtetit.

    Vijon
    20. POZITA JURIDIKE E KRYETARIT TE SHTETIT
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 25-08-2004 mė 03:35

  6. #6
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Pozita juridike e kryetarit te shtetit

    Ne baze te asaj qe u cek shihet qarte pozita juridike e kryetarit te shtetit.Ajo eshte pozite e perfaqesuesit dhe te autorizuarit , zedhenes i popullit.Ai zgjedh ate zedhenes te vetin per ti administruar punet e tij sipas rregullave te Sheriatit Islam dhe per ti zbatuar te gjitha dispozitat e tij.Kjo eshte ajo qe shprehen juristet muslimane.Prej fjaleve te tyre eshte dhe ajo qe permend juristi i njohur El Maverdi duke folur per pasojat qe dalin nga vdekja e halifit apo ministrit per postin e guvernatorit.Fjalet e tij jane keto.Nese guvernatori eshte i caktuar nga halifi nuk shkarkohet gurvernatori nga vdekja e halifit kurse nese eshte i emeruar nga ana e ministrit duhet te shkarkohet me vdekjen e ministrit sepse posti i halifit eshte perfaqesim i muslimaneve kurse posti i ministrit eshte perfaqesim i vetvetes.

    Populli eshte burim i pushtetit

    Pasi pozita e kryetarit te shtetit eshte pozite e te autorizuarit atehere natyrisht se ai poushtetin e merr nga autorizuesi i vet do te thote nga populli.Andaj populli eshte burim i pushtetetve sic thuhet ne terminologjine juridike bashkekohore dhe kryetari e merr kete pushtet ne emer te popullit dhe ne kete cilesi.
    Ketu verehet se populli edhe pse eshte burim i pushtetit prapeseprape pushteti i tij eshte i kufizuar joabsolut.I kufizuar me pushtetin absolut te Allahut dhe me vullnetin e Tij te shprehur ne percaktimin e dispozitave per individet dhe te sistemin per shoqerine..Se andejmi pushteti i popullit eshte pushteti i zbatimit te ketij sistemi e jo pushtet i krijimit dhe formimit te tij.Ky pushtet i kesaj natyre nenkupton se ai nuk ka mundesi te ndryshoje kete sistem e as qe mund ta perdore pushtetin e tij ne kundershtim me tedhe as te perdori ne ndryshimin e tij.pasi qe populli nuk posedon mundesine e ndryshimit te ligjit te Allahut e as ta perdori pushtetin e tij ne kundershtim me te atehere kryetari i shtetit qe eshte perfaqesuesi i tij po ashtu nuk e posedon kete pushtet sepse i autorizuari nuk posedon ate qe eshte i autorizuar me teper se cposedon vete autorizuesi.
    Nga kjo qe thame del se po vendosi populli dicka qe bie ne kundershtim me ligjin e Allahut nese zbton dic ne kundershtim me ligjin e Allahut apo kryen nje veprim ne kundershtim me ligjin edhe kryetari i shtetit qe eshte perfaqesues i popullit, ky veprim prej te dyve apo vetem prej njerit nga ata eshte pa mbeshtetje ligjore ngase i tejkalon kufijte e pushtetit te tyre dhe behet i pavleshem.Pushteti i popullit sic thashe eshte pushtet egzekutiv.Ai egzekuton ligjin egzekutues hyjnor dhe nuk eshte pushtet formues qe krijon ligj te ri dhe e zbaton.

    Zgjedhja e drejteperdrejte dhe zgjedhja e terthorte

    nese populli ka te drejten e zgjedhjes se kryetarit te shtetit sic theksuam atehere si e realizon drejtepersedrejti kete te drejte?A e kryejne individet drejtepersedrejti?Apo e kryen vetem nje grup i zgjedhur nga populli.ne realitet ne sheriat nuk gjejme nje sistem te caktuar te qarte rreth mynyres se realizimit te kesaj te drejte nga na e popullitne zgjedhjen e kryetarit te shtetit.Ajo qe nenkuptohet eshte se rregullimi i tyij eshte lene qe populli ta percaktoje sipas rrethanave kohore dhe hapesinore.Prandaj kjo mund te jete zgjedhje ne mynyre te drejteperdrejte apo te terthorte dhe te dyja mynyrat sipas mendimit tone jane brenda suazave qe perfshihen ne dispozitat e sheriatit , zgjedhja e drejteperdrejte e gjen mbeshtetjen ne fjalen e allahut si vijon " .. Edhe qe konsultohen per punet e veta.."(Esh -shura -38) Ky teks qartazi kerkon qe pjesetaret e popullit duhet te konsultohen per ceshtjet e tyre sci eshte zgjedhja e kryetarit te shtetit .Andaj te gjithe drejteperdrejte perfshihen ne kete te drejte pervec nese dikush ne baze ligjore privohet nga kjo si psh te miturit te cmendurit dhe jomuslimanet.Kete mendim tonin rreth pjesmarrjes se popullit ne zgjedhje na e mbeshtet edhe fjala e imam Raziut ne komentin e ketij ajeti ku thote"Nese ndodh qe te bashkohen dhe te konsultohen Allahu do ti lavderoje ata.Do te thote nese nuk ndalohen ne mendime.Madje derisa te mos jene kompakte , ata nuk vendosin per dicka"
    Nderkaq zgjedhja e terthorte , mbeshtjen e ka ne te shkuaren autentike historike ne periudhen e hulefai rashidineve (prijeseve te drejte) e cila eshte koha e kuptimit dhe zbatimit me te mire te Islamit.Zgjedhja e atyre halifeve te ndershem u be nga ana e nje grupi te popullit ata te cilet quheshin "at qe jane kompetente per te gjykuar".Pas ketyre pasuan njerzit qe gjendeshin ne Medine dhe iu zotuan per besnikeri atij qe e zgjodhen per te uhdehequr shtetin.Nuk i zgjodhen ata mbare muslimanet nga te gjitha vendet islame po as nuk na ka arritur neve se ka ndonje kundershtim mbi kete mynyre as prej vete kater halifeve e as prej te tjereve.Andaj ky eshte konsensus (ixhma) prej tyre per vleshmerine mynyres se zgjedhjes se terthorte ne zgjedhjen e kryetarit te shtetit sic gjejme mbeshtetje ne zgjedhjet e terthorta per te drejten e popullit qe ta zgjedhe kryetarin e vet.Pasi qe populli e ka te drejte atehere duhet qe te realizoje drejtepedrejte ose me perfaqesuesit e vet.Pra nuk eshte e detyrueshme qe pronari i te drejtes personalisht ta kryeje por ai mund te autorizoje dikend tjeter.juristet islame e kane pranuar zgjedhjen e terthorte sepse ata kane deklaruar qarte se kryetarin e shtetit e zgjedhin ata qe jane kompetente per te gjykuar dhe nuk ka nevoje per pjesmarrjen e gjithe popullit ne zgjidhjen e tij.Ibn Haduni ne "Mukaddemen" e tij fq 193 thote "Nese konstatohet se ky post do te thote posti i halifit eshte i domosdoshem me konsesus atehere ai eshte obligim i pergjithshem (farz kifaje) dhe kerkon zgjedhjen e kompetenteeve per te gjykuar.Ata e caktojne kete post kurse populli duhet ta respektoje ate"
    Kurse el Maverdi fq 4 thote .Halifeti dmth udheheeqja e shtetit ne islam vendoset ne dy mynyra 1 me zgjedhjen e kompetenteve per te gjykuar dhe me caktimin e prijesit paraprak."


    Kompetentet per te gjykuar

    zgjedhja e kryetarit te shtetit me zgjedhje te terthorte eshte formuluar ne sheriatin Islam kurse ata qe drejteperdrejte e kryejne kete juristet islame i quajne "Ata jen kompetentet per te gjykuar" Ata te cilet jane kompetente per te shkakrkuar dhe obliguar.Atehere cilet jane te autorizuar per te gjykuar?Cfare eshte lidhja e tyre me popullin? Si e fitojne kete te drejte ose pozite?
    Sa i perket pyetjes se pare juristet islame i theksojne karakteristikat e pergjithshme per kompetentet per te gjykuar keshtu duke i ndare n etre veti.
    E para Drejtesia me te gjitha kushtet e saj
    E dyta Dituria me te cilen arrihet deri te njohuria se kush e meriton udheheqjen me kushtet e konsiderueshme ne te
    E treta Arsyeja dhe urtesia per te ardhur deri te zgjedhja e me te pershtatshmit dhe me te arsyeshmit per postin e kryetarit"

    Disa juriste bashkekohore definicionin rreth vetive te kompetenteve per te gjykuar e bejne me preciz.Keshtu autori thote Ulul emri(paria pushtetmbjatese) jane nje grup i kompetenteve per te gjykuar nga mesi i muslimaneve.ata jane sundimtaret gjykatesit shkencetaret komandantet e ushtrise dhe te gjithe prijesit e udheheqesit tek te cilet drejtohen njerzit per nevoje dhe sherbime te ndryshme.
    Nga keto fjale kuptohet sic theksojne juristet se kompetentet per te gjykuar jane ata qe i ndjek populli qe ka besim ne ta dhe pajtohet me mendimin e tyre sepse i njohin si te sinqerte korrekte te devotshme te drejte dhe te arsyeshem.Ato i njohin problemet dhe jane te kujdeshem per te miren e pergjithshme.
    Kurse pyetje e dyte , raporti me popullin eshte raporti ndermjet zevendesit dhe te autorizuarit.Ata e bejne zgjedhjen e drejtperdrejte te kryetarirt te shtetit ne vend te popullit.Ata jane te autorizuarite tij ne kryerjen e te drejtes per kete zgjedhje.Se kendejmi zgjedhja e kryetarit te shtetit nga ana e tyre konsiderohet zgjedhje nga vete populli.nderkaq pyetja e trete do te thote si e fitojne poziten e kompetenteve per te gjykuar ne ceshtjet e popullit.Ajo qe na bie ndermend eshte se populli eshte ai qe i ngre ata ne kete pozite duke i zgjedhur.Mirepo nga e kaluara autentike historike nuk gjejme ndonje rast qe tregon se populli eshte tubuar dhe ka zgjedhur nje grup prej tyre e i ka quajtur kompetente per te gjykuar"megjithate mosegzistimi i kesaj ne te kaluaren autentike historike nuk deshmon se ata jane qujatur kompetente per te gjykuar nuk e kane perfaqesuar popullin dhe nuk jane konsideruar te autorizuar e tij sepse autorizimi sic dihet behet drejteperdrejte ose indirekt.autorizimi i kompetenteve per te gjykuar ne vend te popullit ne fillim te islamit ne kohen e hulefai rrashidineve ka qene autorizim i terthorte sepse ata kane qene te njohur per aftesi per sinqeritet per drejtesi dhe per prioritetin e tyre ne islam.Se kendejmi ata e fituam pelqimin dhe besimin e popullit.Per kete shkak nuk pati nevoje per zgjedhjen e drejteperdrejte te tyre nga populli.Edhe po te mbaheshin zgjedhjet prape ato do fitonin.Nuk do te paraqiteshin rivale qe do tua kontestonin atyre epitetin e kompetenteve per te gjykuar.Andaj zgjedhja e kryetarit te shtetit nga ana e tyre ka qene me autorizim te terthorte nga populli dhe me pelqimin e tij.

    Indetifikimi i kompetenteve per te gjykuar ne kohen e sotme

    Ne kohen e sotme po te duam ti mbajme zgjedhjet e terthorta per kryetar shteti konformdispozitavee te sheriatit eshte e domosdoshme qe populli ti zgjedhe perfaqesuesit e vet te cilet ne veend te tij drejteperdrejte e kryejne zgjedhjen.Ata qe i zgjedh populli per kete detyre mund te themi se jane kompetente per te gjykuar sepse populli i simpatizon i ndjek dhe eshte i pelqimit qe ata ta perfaqesojne.Kurse shteti e ka per detyre qe te vendose sistem qe mundeson mbajtjen dhe siguron rregullsine e ketyre zgjedhjeve.Ky sistem duhet te ndihmohet me kushtet qe domosdo duhet te plotesohen ne driten e asaj qe juristet e theksuan per ata qe i zgjedh populli qe te jete kompetente per te gjykuar.Zgjedhja e ketille eshte e domosdoshme dhe e nevojshme per ti gjetur kompetentet per te gjykuar dhe per te vertetuar perfaqesimin e tyre ne vend te popullit me autorizim te drejteperdrejte sepse autorizimi i terthorte nuk arsyetohet ne kohen e stome per shak te shtimit te popullsise.Lejimi i perfaqesimit te ketille (indirekt) hap rruge te rrezikshme per popullin , lejon anarkine dhe perhapjen e te keqes sepse cdo kush qi i thyen kushtet e kompetenteve per te gjykuar mund te radhise me argumntim se ai populli per kete eshte i pelqimit ne mynyre te terthorte e kete nuk e lejon sheriati e as qe e absorbon mendja.

    Trashegimi i fronit

    Disa na bejne verjetje per kete qe thame se populli eshte ai qe e zgjedh kryetarin e shtetit sepse juristet kane then "Trashegimi i fronit (promovimi i kryetarit te shtetit) kryhet me emerimin e halifit nga halifi paraprak.Keshtu psh Elmaverdi thote Halifeti udheheqja e shtetit vendoset ne dy mynyra .
    Duke zgjedhur kompetenetet per te gjykuar
    Me caktim nga kryetari paraprak..
    Pergjigja per kete veeretje eshte statussi juridik per trashegimin e fronit realizohet me propozime qe ben halifi i meparshem per kandidatin qe do te marr udheheqjen e shtetit e nuk eshte me caktim.me argumentin se kompetentet per te gjykuar i betohen ne degjueshmeri kandidatit.Edhe po te ishte thjeshte vetem me caktim kjo do te mjaftonte per trashegimin e fronit e nuk do te kerkohej betimi i tyre per degjueshmeri.Dhe nese ndodh qe ata apo populli nuk pranon kete kanditature kandidati nuk behet kryetar shteti.Kete qarte e theksuan disa juriste duke thene Udheheqja e shtetit vendoset me betimin e njerzve per degjueshmeri para kryetarit te shtetit e jo me propozim te meparshem.

    E drejta per konsultim

    E drejta e dyte e individevee eshte drejta per konsultim dhe ajo ne realiteet eshte vazhdim i te drejtes se popullit per zgjedhjen e kryetarit te shtetit.pasi qe populli zgjedh kryetarin ai eshte i autorizuar te qeverise me ceshtjet e tij.Zgjedhesit kane te drejte qe ai ti konsultojper ceshtjet e tyre te cilat duhet ti egzekutoj.

    Kontestim dhe pergjigje ne te
    Nganjehere na kontestohet se pasi qe vete populli e ka zgjedhur ate dhe ka besim ne te atehere nuk ka kuptim qe ai te detyrohet per ta konsultuar ate .Pergjigja ne kete kontestim mund te jepet ne dy mynyra

    Mynyra e pare Kryetari i shtetit edhe pse gezon besimin e popullit dhe ai e ka zgjedhur mund te beje veprime qe is jellin dem popullit me ose pa dashje.Nje dem i tille nuk mund te evitohet pasi te ndodhe .Per shkak populli ka te drejte qe ti rezervoje vetvetees te drejten per konsultim per tu ruajtur nga demtimi.
    Mynyra e dyte Autorizimi i kryetarit te shtetit ne vend te popullit eshte autorizim i kufizuar.njeri prej kufizimeve te tij eshte qe ta konsultoje popullin sepse konsultimi eshte thekssuar ne tekstin e sheriatit.Populli nuk ka te drejte te heq dore prej tij sepse pushteti i tij sic kemi thene eshte pushtet i kufizuar me kufij te sheriatit dhe nuk mund ta autorizoje perfaqesuesin e vet (kryetarin e shtetit) per perdorimin e pushtetit pervec me kete kusht (konsultimin) pa marre paraasysh a eshte thene kjo me rastin e zgjedhjes apo jo.Ndersa teksti i sheriatit ne lidhje me konsultimin eshte ky ajet "prandaj falu dhe lutu te jene te falur dhe konsultohu me ata ne pune .e kur te venddosesh atehere mbeshtetu tek Allahu"(Ali Imran 159)
    Ky tekst eshte deciziv mbi domosdoshmerine e konsultimit nga kryetari i shtetit sepse shihet qarte kjo domosdoshmeri pervec nese me tekse te tjera nuk kuptohet ndryshe.edhe pse fjalimi ne ajetin famelarte ku qendron urdhri per konsultim i drejtohet te Derguarit te Allahut per hire te respektit ndaj tij dhe pozites se tij te larte domosdoshmeria e konsultimit per udheheqesit e tjere te shtetit islam eshte dhe me e madhe.ketee qe e thame e argumentojne fjalet e juristeve dhe mufesireve.E ketille eshte dhe thenia e Ibn tejmijes ne librin e tij Es-sijasetush sher'ijetu' fq 169 "Konsultimi per trashegimtarin e fronit eshte i domosdoshem.Allahu i madheruar me te e ka urdheruar Pejgamberin e Tij" Kurse ne tefsirin e taberiut dukee komentuar ketee ajet thuhet Allahu i madheruar e ka urdheruar Pejgamberin e Tij qe ti konsultoje shoket e tij dhe ne kete urdherese per ti konsultuar ata Ai ua ka bere me dije atyre qe ta ndjekin edhe gjate bsituatave te ndryshme neper te cilat kalojne.Ata duhet te konsultohen ndermjet veteje.
    Nderkaq ne tesirin e Raziut shkruan ka then hasani dhe Sufjan ibn Umeje kete e ka urdheruar Do te thote pejgamberi a.s ka urdheruar konsultim qe te tjeret ta ndjekin ate ne konsultim dhe kjo behet sunet per umetin e tij.

    Konsultimi i sunduesit me umetin eshte sunet autentik i Pejgamberit a.s

    Te drejten e konsultimit te popullit nga sundimtaret e vet e perforcon edhe fakti se Pejgamberi a.s perkunder mundesive te medha pozites se larte si dhe mbeshtetjes se tij me shpallje qiellore shpesh konsultohej me shoket e vet.U konsultua me ta ne Diten e Bedrit per te dale ne beteje i konsultoi ata ne Uhud kur duhet te vendoste per te qendruar ne medine apo per ti dale armikut perpara.Hubab ibn el mundhir e keshilloi Diten e Bedrit qe te zbrese tek burimi dhe Pejgamberi a.s e pranoi.Pastaj e keshilluan dy Sadat Sad ibn Muadh dhe Sad ibn El Ubade ne diten e betejes se hendekut qe te bejne lidhjen e paqes me armikun per disa fryte te Medines ne mynyre qe te kalojne dhe ai e pranoi kete gje.Keshtu pra i derguari i Allahut a.s i ka konsultuar shume shoket e vet saqe dijetaret kane theksuar se :Askush nuk i konsultuar shoket e vet me teper se i derguari i Allahut a.s"

    Braktisja e konsultimit eshte arsye per shkarkimin e kryetarit te shtetit

    Duke pasur parasyh vertetimin e te drejtes se popullit per konsultim dhe detyrimin e kryetarit te shtetit per te juristet theksojne se braktisja e kesaj te drejte nga ana e kryetarit te shtetit shkakton shkarkimin e tij.Ne tefsirin e Kurtubiut theksohet se Ibn Atije ka thene "Konsultimi eshte prej bazave dhe dispozitave te sheriatit ndaj kush nuk konsultohet me kompetentet e shkences dhe te fese shkarkimi i tij eshte i domosdoshem .Andaj nuk ka vend per nje sundimtar tiran ne shtetin Islam i cili themelohet me baza islame.

    Per cilat gjera behet konsultimi

    Konsultimi me popullin behet per ceshtje te ndryshme te shtetit dhe ne ceshtjet e sheriatit ku duhet marre vendime per te cilat nuk ka tekst dmth kryetari i shtetit konsultohet per ceshtjet e fese dhe jetes sic thone juristet.ne tefsirin El Xhessas thuhet "konsultimi behet per ceshtjet e kesaj bote dhe per ceshtjet e fese per te cilat nuk ka ardhur shpallja"
    Konsultimi per ceshtjetet e kesaj bote behet per punet e rendesishme sic jane politika e pergjithshme e shtetit, komandimi i ushtrise, shpallja e luftes, lidhja e marreveshjeve te ngjashme.Nuk behet konsultimi per cdo gje te imet apo per pjeset e tyre sepse kjo eshte e pamundeshme e panevojshme dhe e padobishme e as qe ka argument per te.

    Ata qe duhen konsultuar

    Mirepo si behet konsultimi?A duhet ta konsultoje kryetari i shtetit krej popullin , nje pjese te tij apo disa individe te tij?Prej veprimeve dhe udhezimeve te pejgamberit a.s rreth konsultimit kuptojme se ai konsultohej me krejt masen e muslimaneve per ceshtjet te cilat u perkasin drejteperdrejt sic ndodhi ne rastin e daljes per ti luftuar mushriket ne Uhud.Ai qe konsultoi gjithe masen e pranishme ne medine duke then "Me deftoni.." Po ashtu ne ceshtjen e plackes se Hevazineve pejgamberi .as u inetresua te mesoje te gjitha mendimet e muslimaneve ne luften e hevazineve ne lidhje me palcken e luftes.Ne informatat saj theksohet se pejgamberi pasi ua shprehu mendimin e vet rreth plackes te pranishmit thane" O derguari i Allahut jemi te kenaqur dhe jemi te dorezuar" Ai tha Atehere urdheroni prijesit tuaj qe ta percjellni ceshtjen te ne qe ta dime" Athere Zejd ibn Thabit i pyeste Ensaret a jane te dorezuar dhe te kenaqur.Ata e lajmeruan se jane te dorezuar dhe te kenaqur dhe asnje prej tyre nuk kundershton ..etj"
    Kjo ngjarje deshmon se ata qe duhen konsultuar kane qene gjithe muslimanet me te cilet kishte te bente tema e konsultimit .Nganjehere i konsultonte vetem disa prej shokeve te tij e jo te gjithe sic veproi ne rastin e roberve te Bedrit.Aty i konsultoi disa prej shokeve te tij rreth ketyre roberve se ssi te veproje me ta dhe a te marre prej tyre kunderpagese apo jo.
    I konsultoi edhe Sad inb Muadhin dhe Sad ibn Ubaden per ceshtjen e vendosjes se paqes me fisin Gatafan per nje te treten e frytevee te Medines ne mynyre qe te kthehen nga lufta me muslimanet ne betejen e hendekut.Ata dy i thane "nese kjo eshte urdher nga qielli atehere ec ne te , por nese eshte ceshtje e urdheruar por ti ke deshire atehere cdo respekt per ty.Mirepo nese ky eshte vetem nje mendim atehere ne atyre u japim vetem shapte"Atehere i derguari i Allahut e aprovoi mendimin e tyre dhe e la ceshtjen e paqes me fisin gatafan.
    Keto ngajrje autentike ne sunetin e Pejgamberit a.ss deshmojne se ata qe duhen konsultuar nganjehere eshte gjithe masa popullore si te konsultimi i pejgmabrit me muslimanet ne ceshtjen e daljes ne Uhud nganjehere tjeter ata qe duhen konsultuar jane te gjithe muslimanet e pranishem ne kohen e konsultimit dhe qe kane interes me temen e tij si ceshtja e plackes se luftes se Havazinit kurse nganjehere ata duhen konsultuar jane vetem prijesit e popullit sikur ceshtja e fisit Gatafan.Sepse Sad ibn Muadh dhe Sad ibn Ubade jane prej parise se ensareve dhe udheheqesit e tyre.E ndonjehere ata qe duhen konsultuar jane disa muslimane si ne rastin e roberve te Bedrit.ne driten e ketyre ngajrjeve mund te themi se ata qe duhet te konsultoje kryetari i shtetit ndryshojne sipas ndryshimit te temes se konsultimit.Nese ka te beje me ceshtje te pergjithshme te rendesishme e cila u intereson te gjitheve duhet per te te konsultohet mbare populli nese eshte mundur ose i konsulton ata qe jane kompenente per te gjykuar do te thote priijesit e popullit. Kurse nese ka te beje me ceshtje per te cilat kerkohet nje lloj njohurie dhe mendim i zgjedhur ai konsultohet me ekspertet.Ne kete aludon Kurtubiu ne tefsirin e tij ku thote,Sundimtaret jane te detyruar te konsultohen me dijetaret (ekspertet) per ate ceshtje qe nuk e dine per ate qe e kane te veshtire ne ceshtjet e fese me eproret ushtarake per ceshtjete e luftes me lideret e njerzve per te mirat e pergjithshme me autoritetin e shkrimtareve ,me ministrat , me guvernatoret per ceshtjet me interes te vendit dhe ndertimit te tij.Ai thote "Dijetaret kane then se cilesia e keshilltarit nese ka te beje me dispozitat duhet te jete dijetar dhe fetar , ndersa cilesia e keshilltarit nese ka te beje me ceshtjet e kesaj bote duhet te jete i mencur dhe me pervoje.

    Organizimi i konsultimit ne kohen e sotme

    Ne pausin paraprak shpjeguam ngjarjet autentike prej sunetit te Pejgamberit a.s per temen e konsultimit.te gjitha ato deshmojne se sheriati islam nuk ka vendosur nje mekanizem te caktuar te perkufizuar per konsultim kjo eshte prej aneve pozitive te tij dhe prej kujdesit te tij ndaj ardhmerise.Sepse sendertimi i konsultimit ne veper ndryshon me ndryshimin e kohes dhe vendit.Andaj ti lihet popullit qe ta organizoje ate sipas rrethanave dhe situatave edhe metoda me e drejtee per konsultim.Sipas kesaj konsiderojme se rrethanave te kohes me se miri u pergjigjet populli ti zgjedhe ata qe duhet konsultuar kryetari i shtetit ne ceshtjet e pergjithshme e po ashtu tua japim te drejten e zgjedhjes se kryetarit te shtetit nese zbrazet posti i tij me kusht qe kryetari i shtetit te ketee te drejte te konsultohet me specialiste ne lemin e specialitetit te tyre qofshin ataa prej atyre te jene te zgjedhur qe duhet te konsultohet apo jo.Po ashtu ai duhet te kerkoje mednimin e popullit per cesshtjet me rendesi dhe te behet nje rregullore ose sistem per secilen prej ketyre ceshtjeve si dhe per te tjerat qe kane lidhje me temen e konsultimit sic eshte mynyra e zgjedhjes se keshillit konsultativ dhe rregullsia nen driten e dispoziatve te pergjithsme te sheriatit.Per garancen e rregullsise se zgjedhjes se Keshillit konsulatativ te zgjedhjes se kandidateve te denje te sinqerte per anetaresimin e tyre nuk mjafton vandosja e sistemit per keto zgjedhje por deomos duhet perhapur koncepsionet islame dhe ngritjen e nivelit te moralit ne shoqeri , edukimin e individeve per tiu frikesuar Allahut dhe per tiu ruajtur urdherave te Tij derisa te zgjedhin me te miret dhe ai te cilin e zgjedh populli duhet ta kryeje detyren e vet sic urdheron Islami.

    Mospajtimi ndermjet kryetarit te shtetit dhe keshillit konsultativ

    Nga njehere mund te vije deri te mospajtimi ndermjet kryetarit te shtetit dhe keshillit konsultativ.Atehere si zgjdhen rastet e tilla?Zgjidhja eshte ajoqe preferon ajeti kuranor
    “o besimtare peruluni Allahut dhe respketoni dhe bindjuni pejgamberit por edhe perfaqesuesve tuaj.Po nese nuk pajtoheni per ndonje ceshtje drejtohuni Allahut dhe pejgamberit nese I besoni Allahut dhe botes tjeter ajo eshte me I miri dhe I bukri shpjegim”(En-Nisa 59)
    Andaj palet ne kontekst I kthehn librit te Allahut dhe sunetit te pejgamberit a.s .Kete e pohojne edhe komentuesit e Kuranit.Andaj bese gjendet pergjigje e drejteperdrejte ne librin e Allahut ose ne sunet duhet ndjekur ate e aske tjeter por tyre.Ndersa nese nuk gjendet pergjigje e drejteperdrejte ne librin e Allahut duhet punuar sipas mendimin qe I perngjan argumentit ne kuran dhe sunet.Mirepo si duhet vepruar nese nuk paraqitet mendimi I cili eshte I ngjashem me librin e Allahut dhe sunetin e pejgamberit a.s ?Per kete egzistojne tre zgjidhje:

    Zgjidhja e pare

    Metoda e arbitrazhit


    Per kete eshte e domosdoshme zgjedhja e nje keshilli te posacem qe perbehet nga juristet , mendimtaret dhe njohesit e mire te ceshtjeve shteterore te cileve u jepet garancion I mjaftueshem dhe pavarsi ne punet e paanshme.Ky eshte trupi qe gjykon mospajtimin ndermjet kryetarit te shtetit dhe keshillit konsulatativ dhe vendimi I tij eshte obligim.Per kete zgjedhje per mbeshtetje merret transmetimi nga Omer ibn hatabi r.a I cili ishte nisur per ne sham.gjate rruges e njoftuan se ne sham ishte paraqitur epidemia.Ai u kunsultua me muhaxhiret e pranishem qe te kthehn apo te vazhdojne rrugen , e ata nuk ishin kompakte ne mendim.Pastaj u konsultua edhe me ensaret qe ishin me te.Edhe ata nuk ishin kompakte.Pastaj I ftoi ata qe ishin te pranishem prej parise te kurejsheve qe sihin muhaxhiret e pare dhe o konsultua me ta.Keta e keshilluan qe te ktheheshin.E pranoi mendimin e tyre dhe u kthye me te gjithe qe ishin me te.

    Zgjidhja e dyte

    Marrja e mendimit te shumices


    Kjo zgjidhje nenkupton qe kryetari I shtetit te marre mendimin e shumices edhe nese e kundershton mendimin e tij .Kete mendim e forcon rasti kur pejgamberi a.s e pranoi mendimin e shumices ne ceshtjen e daljes per lufte me mushriket ne betejen e Uhudit. Pejgamberi a.s anonte per te mos dale .Shumica apdyshim eshte burim I se mires dhe supozim I drejte ndonese nuk eshte argument I prere per drejtesi , sepse mund te ndodhe te jete gabim kurse e verteta te jete ne anen e pakices.

    Zgjidhja e trete

    Marrja e mendimit te kryetarit te shtetit si absolute


    Kjo zgjidhje e parasheh qe kryetari I shtetit pasi ta konsultoje keshillin konsultativ te veproje siopas mendimit te vet pa u varur nga mendimi I shumices apo pakices.Kete zgjidhje e mbeshtesin ne disa komentime te ketij ajeti kuranor.
    “edhe konsultohu me tan e pune e kur te vendosesh mbeshtetu tek Allahu”(Ali Imran 159)
    Katade thote “Allahu I madheruar e ka urdheruar pejgamberin a.s qe kur te vendose per nje ceshtje te veproje dhe te mbeshtet ne Allahun e j one konsultime”.Kete zgjidhje e forcon dhe fakti se kryetari I shtetit eshte pergjegjes dhe jep llogari per punen e vet, derisa te jete ceshtje e ixhtihadit dhe kjo nuk eshte ne kundershtim me ndonje tekst te sheriatit.Kete e sqaron edhe fakti se pasi qe njeriu eshte pergjegjes per punen e vet, aiduhet te punoje siopas zgjedhjes dhe mendimit te vet e jot e punoje per zbatimin e mendimit te tjeterkujt dhe mendimi I I tjetrit te jete obligues per te.Nuk eshte e logjikshme qe njeriu te obligohet me mendim te huaj e pastaj te merret ne pergjegjesi per ate mendim.

    Zgjidhja te cilen zgjedhim ne

    Mendimi I trete eshte I forte dhe I drejte nga pikepamja teorike mirepo duke I marre parasysh veshtirsite objective, ndryshimin e personave perpikerine e fese dobesimin e besimit rrallesine e te afteve per te absorbuar te gjitha keto, na detyrojne qe te pranojme mendimin e shumices me keto kushte :
    E para, Nese kryetari I shtetit nuk pajtohet me mendimin e shumices duhet qe ceshtjen e mospajtimit tia drejtoje gjykates .
    E dyta Nese nuk eshte I kenaqur me mendimin e gjykates atehere duhet te bej referendum te pergjithshem rreth ceshtjes se mospajtimit.nese e permban populli mendimin e kryetarit vepron me te e nese populli nuk e permban atehere kryetari I nenshtrohet vendimit te popullit ose jep doreheqje.
    E treta Ti jepet liri qe te ndejeke mendimin te cilin deshiron ai ne raste te jashtezakonshme sic eshte gjendja e luftes ose ndodhja e rrezikut te befasishem qe kercenon sigurine e vendit pa u varur pe asnje mendim pervec cka mendon ai personalisht.

    E drejta e kontrollit dhe cka perfshin ajo

    Mbare populli por eshe nje individ ka te drejte ta kontrolloje kryetarin e shtetit dhe te gjithe fuksionaret e tij ne punetdhe sjelljet e tyre qe kane te bejne me ceshtjet e shtetit.Populli e merr kete te drejte nga natyra e raportit te tij me kryetarin e shtetit.Raporti I tyre eshte raport perfaqesimi.Ai (populli) e ka zgjedhur ate andaj zgjedhesi ka te drejte ta kontrolloje perfaqesuesin e tij per tu siguruarne perfaqesimin e denje per ate te zgjedhur.

    E drejta e kontrollit nuk kerkohet pervete por per tjeterkend

    E drejta e kontrollit eshte e nevojshme per ta drejtuar kryetarn e shtetit nese ai gjate sundimit devijon nga rruga e drejte rruga islame.
    Shkalla e pare e drejtimit eshte ofrimi I keshilles se sinqerte atij.Ne hadith sipas transmetimit te Imam Muslimit ne sahihun e tij Pejgamberi a.s ka thene “Feja eshte keshille” .-Thame per ke o Derguari I Allahut? Na tha –Per Allahun librin e tij te Derguarit e tij , per kryetaret e muslimaneve dhe njerzit e rendomte”.
    Nese nuk bend obi keshillimi atehere populli ka te drejte te perdore forcen e nevojshme per drejtimin dhe ndalimin e tij nga dhuna dhe nga te ghitha format e devijimit dhe te shtremberimit.Transmetohet nga pejgamberi a.s se ka thene “Pasha Allahun ju me siguri do te urdheroni per vepra te mira dhe do te hiqni dore nga te keqiat ose do ta rrembeni doren e zullumqarit dhe me force ta detyroni ta pranoje te verteten, ta kufizoni vetem net e verteten ose Allahu do tu bie ne zemrat e njeri tjetrit e pastaj do tiu mallkoje sic ka mallkuar ata para jush”(ne nje hadith tjeter thote”
    Vertet nese shohin zullumqarin dhe nuk e kapin per dore per ta penguar eshte frike qe Allahu ti perfshije ne denimin e tij.

    Sundimtaret muslimane ftojne popullin e tyre per kontrollim

    Eshte e drejte e popullit ta kontrolloje kryetarin e shtetit dhe sunduesit e vet .Ne fillim te islamit behej kontroll I mire.Madje pervec kesaj kryetaret e shtetit islam e ftonin popullin ti kontrolloje dhe ti drejtoje ne punet e tyre nese verejne ndonje devijim.Historia ka ruajtur shembuj te kryetarit Ebu Beker r.a ne fjalimin e tij “..NEse veproj mire me ndihmoni kurse ne devijoj me pengoni”
    Kurse prej fjalimeve te halifit Umer ibn Hattab eshte dhe kjo shprehje.”Kush prej jush shikon ne mua devijim le ta drejtoje” Njeri prej te pranishme thote “Nese verejme se ti ke devijuar do te pengojme me shpatat tona” Kryetari I muslimaneve Umeri r.a ia kthen.”Falenderoj Allahun qe berui qe ne ymetin e Muhamedit a.s te kete te atille qe ta drejtoje Umerin me shpate “.

    E katerta : E drejta e shkarkimit

    E drejta e popullit ne shkarkimin e kryetarit te shtetit


    Theksuam se pozita juridike e kryetarit te shtetit eshte pozita e perfaqesuesit ne raport me popullin, andaj eshte e natyrshme qe ai te kete te drejte ne shkarkimin e tij nese I tejkalon kufijte e autorizimit, ose nese nuk I kryen detyrat qe I perkasin si perfaqesues, qofte nga paaftesia apo per ndonje arsye tjeter.Meqe ai ka te drejten e zgjedhjes ka dhe te drejten e shkarkimit edhe populli I cili e ka zgjedhur ate po ashtu ka te drejten ta shkarkoje.
    Kjo e drejte vjen ne shprehje nese paraqitet ndonje prej arsyeve ligjore e ato jane sic e theksuam , Tejkalimi I kopetencave te perfaqesuesit apo paaftesia per kryerjen e tyre.Kete decidivisht e kane theksuar juristet.Disa prej fjaleve te tyre jane edhe keto “populli mund ta shkarkoje kryetarin dhe ta revokoje per shkak te arsyes e cila kerkon kete psh nese ndodh dicka qe shkakton cregullimin e gjendjes se muslimaneve dhe degjenerimin e ceshtjeve fetare sikur paten rol ne rregullimin e ngritjen e tyre.Ndersa juristi I shquar Ibn hazmi duke folur per imamin apo kryetarin e shtetit thote ..”: Ai eshte imam (kryetar) Eshte e oblugueshme perfillja e tij perderisa na udheheq sipas librit te Allahut te madheruar dhe snetin e te derguarit a.s e nese devijon dicka nga keto duhet ndaluar dhe duhet ti tregohet denimi.Nese nuk mund te mbrohemi nga zullumi I tij pervec me shkarkim atehere shkarkohet dhe zevendesohet me tjeterkend.

    Mynyra e shkarkimit

    Nese populli duhet ta shkarkoje kryetarin e shtetit ai kete e ben me anen e perfaqesuesve te vet.Ata jane kompetente per te gjykuar duke marre votbesimin dhe duke vendosur per shkarkimin e tij.Mirepo nese nuk bindet kryetari I shtetit ketij vendimi atehere popullit I lejohet perdorimi I forces per ta hequr nga posti po qe se per kete egziston arsyeja ligjore sic eshte dalja e tij nga islami dhe nga dispozitat e tij qe ne botkuptimin islam konsiderohet mosbesim.Trasmetohet se Ubade ibn Es-Samit ka thene “Na ftoi Pejgamberi a.s dhe ne iu zotuam per bindje dhe degjueshmeri ne aktivitet dhe ne ndalimet tona ne veshtirsi dhe ne lehtesite tona ne pershtypjet tona dhe qe te mos bejme ngataresa pervec nese verejme kufrin(mohimin) haptazi atehere kemi per te argument nga Allahu.
    Mirepo drejtimi kah forca kushtezohet me sigurimin e forces se nevojshme dhe bindje te plote ne sukses se pa keto nuk lejohet forca ngase prej bazave te thirrjes net e mire dhe ndalimin nga e keqa eshte qe te mos behet pengimi I te keqes me shkaktim te nje te keqeje me te madhe.Ska dyshim se mos-sigurimi I forces se nevojshme per laqrgimin e kryetarit te shtetit nga posti pastaj shpallja e daljes kunder tij me shpate sic theksojne juristet nuk shpie pervec ne gjak derdhje ne shkatarrim te vendit dhe ne dobesimin e shtetit.Te gjitha keto gjera te keqija jane te ndaluara andaj nuk lejohet shkaktimi I tyre..


    E drejta e kandidimit

    E drejta individit ne kandidim


    E drejta e kandidimit eshte e drejte qe njeriu ta kandidoje vetveten per ndonje pozite ne shtet apo ne ndonje prej sherbimeve publike shteterore andaj a e posedon individi kete te drejte ne shtetin islam?Eshte e qarte se ai nuk e posedon kete te drejte (si rregull I pergjithshem) sepse theksohet ne hadith nga Abdurrahman ibn Semre se Pejgamberi .a.s ka thene “O Abdurrahman ibn Semre mos kerko te behesh udheheqes.NEse behesh udheheqes duke kerkuar do te autorizohesh per kete kurse nese behesh pa e kerkuar atehere caktohesh ne kete detyre”
    Ndersa kandidimi nenkupton kerkesen e pozites apo sherbimit andaj nuk lejohet.Nderkaq lejohet qe njeriu te kandidoje tjeterkend sepse kjo nuk permban kerkesen per tu caktuar ne pozite pr permban thirrjen e popullit per tu zgjedhur ai qe eshte I meritueshem.Thirjja e ketij lloji eshte ceshtje e lejuar dhe e pranuar.

    Qendrimi ndaj kandidimit ne kohen e sotme

    Nese nuk lejohet qe njeriu te kandidoje vetveten ( si rregul I pergjithshem) mirepo nese kete e kerkon nevoja ose interesi I sheriatit atehere lejohet.Nuk ka dyshim se ne kohen e sotme ceshtjet jane nderlikuar dhe zgjeruar dhe populli nuk ka mundesi ti njohe me te miret dhe me te meritueshmit per ti zgjedhur dhe pasi qe marrja e ketyre fuksioneve shteterore eshte me shume rendesi , qe tem und ti qeverisin punet shteterore sipas heriatit Islam andaj kandidimi I vetvetes e udhezimit dhe ndihmes se popullit qe ta zgjedhe me te mirin per ta kryer kete detyre te rendesishme.Ne kete rast kjo gje lejohet.
    Kete mendim e mbeshtesin ne fjalet e jusufit a.s “Me bent ha pergjegjes te depove ne vend une jam me te vertete roje e e strevitur”(Jusuf 53) Ketu nuk besohet se Jusufi a.s kete post ta kete kerkuar pse ka lakmuar per vete por e ka kerkuar qe te sherbeje per send ndertimin e qellimeve me te cilat eshte I kenaqur Allahu I madheruar.

    Propaganda e kandidatit

    Nese lejohet ne kohen tone vendkandidmi per shkak te domosdoshmerise atehere atij qe e kandidon veteveten nuk I lejohet qe te ndermarre te ashtuquajturen propaganda zgjedhore e cila perbehet prej lavderimit te vetvetes dhe akuzimit te te tjereve.Nderkaq I lejohet kandidatit qe te prezentohet parazgjedhesve te tij duke I njohur ata me idete me programin dhe me pune etij dhe me asgje tjeter.

    E drejta e marrjes se fuksioneve publike
    Marrja e fuksioneve publike ne sheriatin Islam (sipas mendimit tone) nuk eshte e drejte e individit ndaj shtetit por obligim I individit nga shteti.Tranmsetohet ne hadhit nga Ebu Musa En-sharij ka thene:”Hyra dhe une dhe dy vete prej djemve te xhaxhait te Profetit a.s tek Ai a.s .dhe I tha njeri prej tyre.O I Derguari I Allahut na cakto prej udheheqesve praj atyre qe te ka urdheruar Allahu I madheruar!Kete kerkese ia beri dhe tjetri..Profeti a.s tha :-Ne pasha Allahun nuk ia besojme nje post atij qe e kerkon ose e lakmon ate”

    Ky hadith eshte I qarte se marrja e fuksioneve publike nuk eshte e drejte e individit ndaj shtetit .Sepse p te ishte e drejte e kerkesa e postit apo fuksionit nuk do te konsiderohej shkak per mohimin e kerkeses sepse ai qe ka te drejte nuk I ndalohet e drejta nese e kerkon ate apo e lakmon.


    Si u jepen fuksionet e shtetit individeve

    Nese sipas sheriatit islam kerkesa e fuksionit eshte e padeshirueshme atehere si mund te behet kalimi I fuksioneve te shtetit tek individet? Ketu del ne shesh obligimi I kryetarit te shtetit dhe udheheqsve te tjere andaj ato duhet te angazhohen per me te mirin perpunet shteterore dhe nuk lejohet qe te caktojme te tjere ne vendin e me te mireve per shkak te afersise miqesise ose parties apo per ndonje arsye tjeter qe nuk ka lidhje me aftesine e personit I cili deshirohet te caktohet ne detyre,Pjegamberi a.s ka thene: “ Kush merr ndonje fuksion (shteteror) te muslimaneve dhe ai e cakton ndonje njeri ne ndonje fuksion edhe pse ka te tjere me te afte se ky per ate detyre ai e ka tradhetuar Allahun dge te Derguarin e Tij”
    Mirepo nese kryetari I shtetit apo ndonje udheheqes tjeter nuk gjen njeri te afte te drejtoje nje detyre te caktuar atehere le te zgjedhi me te mirin prej te pranishmeve per secilen detyre shteterore vecanerisht per ato detyra qe jane me te rendesishme pasi qe ta kete dhene angazhimin maksimal per te gjetur me te aftin.Kjo eshte me e mundshmja Allahu thote “Prandaj shprehni devotshmeri Allahut sa te mundeni .(Et-Tegabun 16)


    Kriteri I vleshmerise se fuksioneve publike

    Meqe kryetari I shtetit dhe te gjithe udheheqesit e tjere e kane per detyre ta gjejne me te aftin qe kane ne dispozicion per ndonje prej fuksioneve ata duhet ta dine se kriter I vleshmerise se tyre jane “Aftesia dhe Besnikeria”. I lartmadherishmi ne Kuranin famelarte thote :”Eshte me I miri prej atyre qeke pas marre ne sherbim, I forte dhe I besueshem (El Kasas-26)
    Forca eshte fuqia dhe aftesia per ta kryer detyren e ajo ndryshon sipas ndryshimit te detyres.Ndersa besnikeria ka te beje me qevrisjen e ceshtjeve te detyres sipas kerkesave te sheriatit islam duke iu frikesuar Allahut dhe percjelljes se tij e jo frikes se njerzve e as kerkimit te kenaqesise.

    Marrja e fuksioneve publike ne kohen e sotme

    Meqe sipas parimeve te sheriatit kerkesa e pozites eshte ceshtje e padeshirueshme kurse udheheqesi duhet te angazhohet per me te aftit ne fuksione publike atehere si mund te aplikohen keto rregulla ne kohen e sotme?
    Pergjigja ne kete pyetje eshte se fuksionet e rendesishme shteterore si ministria , komanda e ushtrise, udheheqja e departamenteve administrative jane te nje rendesie te vecante dhe per keto fuksione kryetari I shtetit duhet te kerkje me te pershtatshmit dhe se andejmi te aplikoje rregullat e theksuara te sheriatit dhe kriteret e vleshmerise.Nderkaq per fuksionet e tjera nuk e shohim te domosdoshme qe pergjegjesit vete ti kerkojne drejperdrejt te aftiti por mundet dhe te vendoset sistemi net e cilen do te theksoheshin kushtet e nenpunesise dhe minimumi I kualifikimit.U lejohetanspiranteve per nenpunes qe te paraqesin kerkesat e tyre kurse pergjegjesit duhetti shqyrtojne duhette shqyrtojne dhe gjithcka qe mund tesherbeje per te provuar shkallen e kualifikimit dhe te besnikerise se tyre me objektivitetib me te madh pa anim dhe pa ndikim sipas ndermjetsimit afersise apo sipas parties.Ate qe I ploteson kushtet duhet caktuar qofte dhe prej kundershtareve te tyre.Kurse atij qe nuk eshte tille nuk ia aprovojme kerkesen qofte dhe miku I tyre.
    Pushteti ne dore te kryetarit te shtetit dhe te fuksionareve te tjere eshte amanet ne dore te tyre andaj ata duhet kete amanet ta cojne ne vend duke perdorur per ate qe e kenaq Allahun.Allahu eshte I kenaqur nese sipas kritereve te sheriatit ne fuksionet publike te shtetit zgjedhen me te miret.Nuk bent e zgjidhet I afermi e te largohetme I afti dhe me I miri.Ky veprim vertet eshte tradheti dhe humbje e amanetit.Pejgamberi a.s ka thene “Nese humb amaneti pritni Kijametin.I thane o derguari I Allahut si behet humbja e amanetit ? Tha –Nese punet e rendesishme u besohen atyre qe nuk jane te denje(jokompetente)”

    Te drejtat publike te individeve


    Definicioni I te drejtave publike


    Te drejtat publike jane te drejtat e domosdoshme te njeriut si pjesetar I shoqerise I cili nuk mundet pa to.Keto te drejta jane te domosdoshme per ta mbrojtur ate lirine e tij dhe pasurin e tij.
    Juristet keto te drejta I ndajne ne dy grupe te medha.
    Barazia dhe Liria.
    Barazia eshte e ndare ne disa lloje si barazia para ligjit dhe barazia para gjykates.Po keshtu dhe liria eshte e ndare ne disa lloje si :Liria personale , e drejta e posedimit, paprekshmeria e baneses, liria e besimit dhe e adhurimit si dhe liria e shprehjes e arsimimit etj

    Metoda studimi

    Duke I analizuar te drejtat publike ne sheriatin islam do te ndjekim narjen te cilen e kane formuar per keto te drejta juristet, qe shohin se deri ne cmase individet I gezojne keto te drejta nen hijen e Islamit.Sipas kesaj kete studim do ta ndajme ne dy kapituj 1) mbi Barazine dhe 2) mbi Lirite.


    Kapitulli I pare

    BARAZIA


    Pozita e barazise ne sheriatin islam.


    Barazia ne sheriatin islam eshte nje parim I madh.Islami e konfirmon barazine e mbare njerzimit ne origjinen e tyre te pare dhe vleresimin e tyre e ben baze te veprave te mira dhe bemiresine qe bejne.Allahu I madherishem thote.
    “O njerez ne ju kemi krijuar juve prej nje mashkulli dhe nje femre dhe u kemi bere popuj dhe fise qe ta njihni njeri tjetrin.Me fisniku tek Allahu eshet ai I cili me se shumti I ruhet Atij ….”(El-huxhurate 13)
    Pra origjina e njerzimit eshte nje .Nuk ka krijuar popuj dhe fise pervec qe te njihen ndermjet veti dhe dobite qe sjell njohja sic eshte bashkepunimi e jo per mburrje me prejardhjen dhe pasojat e mburrjes si kudravajtja, insistimi ne dallime sipas gjinise, sipasorigjines dhe fisit.Keshtu Islami ia shkuli rrenjet fanatizmit te xhahilitetit, mburrjeve ne baza te prejardhjes, te ngjyres dhe kriteri I vleresimit ndermjet njerzve u be ne baze te paisjes me cilesi te bukura; ne baze te kryerjes se veprave te mira dhe sipas devotshmerise qe mbajne ne vetvete.parimi I barazise ne sheriat I ka rrenjet e thella.manifestimet e tij gjejme ne shume dispozita dhe rregulla te sheriatit.Prej syresh po permendim barazine para ligjit dhe barazine para gjykates.

    Barazia para ligjit

    Barazia para ligjit eshte prej manifestimeve te parimit te barazise.Kjo eshte nje prej kerkesave te drejtesise te cilen e solli Islami..Ligji pra aplikohet ndaj te gjitheve pa simpati pa dallimin e dikujt ne raport me tjetrin ; ne baze te gjinise , ngjyres, pozites, pasurise, afersise , shoqerise a miqesise , madje as sipas ideologjise(besimit) apo ndonje baze tjeter me te cilen dallohen njerzit.

    Ne nje hadith autentik pejgamberi a.s thote.”Vertet jane shkatarruar ata para jush , sepse nese ka vjedhur fisniku e kane leshuar, kurse nese ka vjedhur I dobeti , mbi te ikane zbatuar sanksionet ose ligjet..Pasha Allahun , sikur Fatimeja e bija e Muhamedit te vidhte , do ia prisja doren.”

    Rendesia e barazise para ligjit

    Aplikimi I kesaj barazie ngjalli kenaqesi dhe rehati ne shpirtat e qytetareve per te drejtat e tyre , dhe I ben qe ta ndiejne dmosdone e mbetjes se shtetit te tyre, andaj jane te interesuar per mbetjen dhe mbrotjen e tij.Ndersa nese prishet kjo barazi, dhe ligji zbatohet ndaj te dobetit e jo edhe ndaj te fortit, ndaj nje anonimi e jo edhe ndaj nje te afirmuari, atehere shpirtat e mases se njerzve do te ndiejne nje zhgenjim te hidhur.Me ate rast do te dobesohet lojaliteti I tyre ndaj shtetit dhe nuk do tu interesoje me qendrimi apo shkatarrimi I tij.Do te perhapet zullumi ne shoqeri sepse drejtesia eshte kah I forti e jo kah I lodhuri de se fjalen e fundit po e jep forca e jo ligji.Nese pozita e shtetit vjen deri ne kete gjendje ai nuk ka ekzistence(jete), andaj dhe eshte thene:”Shteti I drejte qendron edhe nese eshte jomusliman , kurse shteti I padrejte shkatarrohet dhe nese eshte musliman.


    Shembuj barazie


    Shembulli I barazise para ligjit eshte rasti I djalit te Amer ibn El-Asit , guvernatorit ne Egjipt , ne kohen e halifit Umer ibn Hatab I cili I pat rene me shpulle nje koptisi pse kishte bere gare me te dhe ia kishte kaluar.Ky ankohet te halifi Umer Ibn Hatab.Umeri I ftoi Amerin dhe te birin e tij.Kur erdhen tek halifi Umeri I balafaqoi me koptin qe ishte ankuar dhe tha “A eshte ky qe te ka rrahur?”Tha -“Po”.I tha Umeri-:Godite sit e goditi”! Kopti filli ta godase derisa u hakmor!.Pastaj Umeri I tha atij.-“Vazhdo bieri birit te fisnikeve”.duke iu kthyer Amer ibn el Asit dhe I tha”Prej kur o Amer I keni roberuar njerzit te cilet nenat I kane lindur te lire.

    Barazia para gjykates

    Te gjithe qytetaret ne shtetin islam para gjygjit jane te barabarte si nga aspekti I nenshtrimit te tyre te qeverisjes se tij ne ndjekjen e procedures per ngritjen e padise ne bazat e nisjes se procedures per vertettimin dhe zbatimin e akteve ne zbatimin e dispozitave dhe ne domosdone e vendosjes se drejtesise ndermjet te armiqesuarve (nuk ka dallim ndermjet individeve)Madje edhe armiqte fitojne para tij me drejtesi te gjygjit dhe me barazi.Allahu I madherishem thote”O besimtare te jeni perhere te drejte deshmoni per Allahun..( En- Nisa 135)

    “.. Kurrsesi urretja qe keni ndaj disa njerzve nuk duhet tju shtyje te beheni te padrejte.Behuni te drejte , ajo eshte me afre devotshmerise!..(Maide 8) “Kur ti gjykoni njerzit ti gjykoni drejt…”(En-nisa 58)
    barazia para gjygjit ka arritur deri ne barazine dhe venien e gjykates ne anen e tyre dhe ne shqyrtimin e kerkesave te tyre.Ne nje shkrese te Umer ibn hatabit drejtuar Ebu Musa el Enshariut thuhet :”Siguroi njerzit ne mbledhjet e tua, ne veten tended he ne gjygjin tend, derisa te mos shpresoj I ndershmi ne padrejtesine tende e as te mos deshperohet I ligu nga drejtesia e jote”
    Ky eshte nivel I larte te cilin nuk e kane arritur ligjet as ne kohen e sotme.

    Kapitulli I dyte

    Lirite individuale

    Definicioni


    Liria personale , sipas juristeve do te thote liri e individit ne shkuarje dhe ardhje dhe mbrotja e personalitetit te tij prej cdo armiqesie.Pastaj ndalimi I arrestimit, I denimit apo burgosjes se tij pervec ne baze te ligjit , si dhe liria e qarkullimit, e daljes nga shteti dhe kthimit net e.

    Liria personale eshte garantuar ne sheriat.

    Liria personale , sipas kuptimit qe I japin juristet , dhe me kuptimin edhe me te gjere, per individin eshte e garantuar ne sheriatin Islam sepse shantazhi ndaj tij edhte dhune,kurse islami absolutisht e ndalon dhunen.Mbrotja e individit nga ana e shtetit islam manifestohet ne mbrotjen e tij nga sulmi ne jeten e tij, ne trupin e tij dhe nderin e tij, sepse per kete ligji islam ka parapare denime te rrepta ndaj atyre qe e sulmojne jeten e njerzve , trupin e tyre apo nderin e tyre.
    Keto saksione te parapara per kundervatjesit nuk shqiptohen njeriut sipas hamendjes apo me dyshim.Ne essence eshte pafajesia , pastaj nuk lejohet denimi itij pervec nese vertetohet fajesia e tij , dhe vetem ne ate mase qe e percakton ligji islam (pa u zgjeruar denimi e tjeterkush qe nuk ka bere faj) duke iu permbajtur keshtu tekstit te kuranit.
    “Dhe asnje mekatar nuk do te barte mekatet e tjetrit..”(Isra 15)
    Nderkaq lirine individuale per qarkullim , kuranin famelarte e lejon dhe e porosity per te mesuar e per te fituar.Allahu I madherishem thote
    ”..A nuk ecin ata neper bote , te shohin si kane perfunduar ata perpara tyre..”(Jusuf 109)”..andaj ecni neper te dhe ushqehuni me furnizimete tij.Pas ringjalljes shkohet te Ai.”(Mulk 15)
    Ate qelejoi Allahu e lojon shteti.Se kendejmi ai garanton individit lirine e qarkullimit, me perjashtim nese eksiston arsyeja qe kerkon kufizimin e kesaj te drejte per persona te caktuar.Keshtu pat vepruar halifi Umer ibn Hatab duke ua ndaluar disa sahabeve te medhenj daljen nga medina qe tem und te sherbehet me mendimet dhe ekshillat e tyre.

    Shteti mbron nderin dhe respektin e individit

    Mbrojtja e individit nga shteti nuk mbaron vetem ne masen e mbrotjes se tij , te trupit te tij dhe nderit te tij, por ajo zgjerohet edhe ne mbrotjen e nderit dhe respketit te tij, nga nencimi dhe degradimi.Pra , nuk e poshteron e as qe e lejon poshterimin e tij , sepse muslimani duhet te jete krenar.Allahu I madherishem thote
    “Por forca eshte e Allahut , e te derguarit te tij dhe e besimtareve..”(El munafikun 8)
    Pranuk ka dobi nga I poshteruari dhe I degraduari , as nuk do te jete I denje misionin e Islamit, pervec ai qe eshte I lire, krenar dhe I ndershem .Se kendejmi shteti islam muslimanit ia kultivon ndenjen e krenarise sec deshiron Allahu dhe e ndalon gjithcka qe e demton apo e rrenon ate.Imam Umeri ibn hatabi u thoshte guvernatoreve te tij “Mos I rrahni muslimanet dhe ti poshteroni ne ate mynyre” Dhe I ka urdheruar qe te prezentoje ne tubimin e haxhit, ku pasi u tubuan ua mbajti nje fjalim ku u tha.
    ”O njerez , une nuk I kam derguar te ju guvernatoret e mi qe tju eksploatojne juve dhe pasurite tuaja, por I kam derguar qe ta ruajne paqen dhe te ndajne vlera midis jush, e kush ka vepruar ndryshe le te ngritet”
    Madje , nese shteti nuk e permbush kete detyre te tij ne ruajtjen e nderit dhe respektit te individit , atehere muslimani shpreh padegjueshmeri ndaj cdoposhterimi dhe roberimi, sepse besimi I tij ia refuzon atij poshterimin dhe degradimin.Ai e forcon lidhjen e tij tek Allahu.Ai nuk sheh tjeterkend me te madh per tiu frikesuar apo per tiu perdorur dhe per tu kenaqur duke u bere rob tij pervec Allahut te madherishem,Cdo gjepervec tij eshte rob dhe I nenshtruari I tij.Ketij te nenshtruari(njeriut) s’ben ti perulemi e ti frikesohemi.Muslimani ceshtjen e tij ia ka dorezuar allahut dhe roberimin sinqerisht e ben per Te.Andaj nuk behet rob I tjeterkujt.Eshte e domosdoshme qe shteti islam ti mundesoje individit te jetoje conform kerkesave te besimit te tij islam.Besimi I tij kerkon qe ai te jete dinjitoz ejo I poshteruar.Se kendejmi ai (shteti) duhet te jete shume ikujdeshem per respektin dhe nderin e tij.

    Liria personale per jmuslimanin

    Liria personale per jmuslimanin eshte e garantuar sepse regulli te cilen kane vendos juristet muslimane thekson:”Per ta , si per ne , dhe ndaj tyre si ndaj neve” ata –(sic thote imam Ali ibn Talibi- ) e japin xhizen per te qene te garantuar pasurite e tyre si pasurite tona dhe gjaku I tyre si gjaku yne”

    Ceshte e verteta , jomuslimani vertet ka fituar nje mbortje shume te madhe nga sheriati dhe kujdes nga shteti.Ne hadith thuhet “Kush torturon nje kirshter ose hebre qe paguan xhizen une jam armiku I tij dhe armik I kujt jamune atij do ti bej armiqesi ne diten e gjykimit”
    Nen driten e keshillave te pejgamberit a.s per jmuslimanin , juristet islam decidivisht jane deklaruar per domosdone e sigurimit te mbrotjes se tij dhe ndalimin e tortures.Juristi El0Karrafi thote”Kush ben armiqesi ndaj tyre qofte me fjale te keqe apo me pergojimin e tenderit te ndonjerit prej tyre ose me ndonje prej formave te tortures apo e ndihmon nje gje te tille : ai e ka humbur (nuk do te gezoje) mbrotjen e Allahut, te derguarin a.s dhe te fese Islame”
    Kurse ibn hazmi ne librin e tij”meratibu-ixhma, rrefen”Kushdo qe ka qene nen mbrotjen tone(nese atyre I sulmojne jomuslimanet) ne duhet te ngrihemi e ti luftojme me kembe dhe me armed he te vdesim per ta, duke I perkrahur ata qe jane nen mbrotjen e Allahut te Madherishem dhe te derguarit a.s sepse dorezimi I tyre pa mbrotje do te ishte shkelje te marreveshjes per mbrotje”

    Liria e besimit dhe e adhurimit

    Nuk ka detyrim ne fe


    Islami nuk detyron njeriun ta nderroje besimin e tij dhe ta pranoje islamin ndonese e fton per tab ere kete.Mirepo thirrja ne islam eshte nje ceshtje, kurse detyrimi net e eshte ceshtje tjeter.E para eshte e parapare kurse e dyta eshte e ndaluar.Per thirrjen ne islam, Allahu I madherishem thote, “Thirr ne rrugen e Zotit tend, me urtesi dhe keshillime te mira dhe diskuto me ata ne mynyre me te mire!..”(Nahl 125) per detyrimin thote “Ne fe nuk ka shtyrje me dhune.Rruga e drejte eshte e dalluar shume qarte nga ajo e padrejta..”(El-bekare 256)
    Prej rregullave te parapara ne sheriat eshte dhe kjo “Ti leme te lire , ata ne fene e tyre! Andaj shteti Islam jomuslimanin nuk I nderhyn ne besimin dhe adhurimin e tij.Ne shkresen e tij per banoret e Nexhranit Pejgamberi a.s thote “Nexhrani dhe fqinjesia e tij I kane mbrojtur nga Allahu dhe nga pejgamberi Muhamed a.s pasurite e tyre njerzit e tyre , kishat e tyre dhe gjithcka qe kane ne posedim”
    Kishat dhe sinagogat egzistojne ne shtetin Islam qe nga kohet e lashta .Ata nuk I ka goditur asgje e keqe, as nga muslimanet as nga shteti.Ato shteti I mbron dhe ua mundeson pjesetareve te tyre kryerjen e adhurimit ne to.

    Shkalle e larte e lirise se besimit

    Kujdesi I jurispondences islame ndaj lirise se besimit ka arritur nivel aq te larte te cilin konsiderohet se nuk ka arritur asnje legjistature tjeter, pervec sheriatit islam.Imam shafiu rreth dukurise sde pranimit te islamit nga ana e njerit prej bashkeshorteve jomuslimane, thote se nuk duhet tia sugjeroje islamin bashkeshortit tjeter, per dallim prej hanefiteve te cilet konsiderojne se duhet sugjeruar.Ai jep kete argument:”Vertet , ne kete sugjerim ka edhe imponim , ndersa ne u kemi garantuar me marreveshjen per mbrojtje se nuk do tu imponohemi”
    Imam shafiu mendon se sugjerimi I Islamit bashkeshortit qe nuk e ka pranuar islamin , eshte nje lloj I imponimit dhe e detyrimit Islam andaj nuk e lejon.Jurispondenca Islame ka arritur shkalle e larte ne mbrotjen e lirise se besimit.

    Denimi I renegatit ska lidhje me lirine e besimit

    Duhet te mos ngatarrohet aj qe thame me ceshtjen e denimit te renegatit , d te thote me denimin e muslimanit qe del prej islamit, sepse kjo eshte nje ceshtje, kurse ajo qe thame per lirine e besimit eshte ceshtje tjeter.Muslimani me pranimin e Islamit obligohet me dispoziatat islame dhe me besimin e tij, e nese behet renegat ai tradheton zotimin e tij, I shkakton dem dhe I kundervihet shtetit, andaj meriton denimin , sepse shkellja e zotimit nga ana e personit meriton sanksionin, sic eshte e njohur kjo ne jurispondence.

    E treta
    Paprekshmeria e baneses


    Individi ne shtetin islam e gezon paprekshmerine e baneses andaj nuk hyn askush net e pa lejen dhe pelqimin e tij.banesa eshte vendi I sekreteve te tij dhe vendbanimi I familjes se tij, andaj cdo aggression ndaj saj, eshte aggression ndaj saj.Per ndalimin e hyrjes ne shtepi te individeve pa lejen e tyre ekziston teksti decidiv I Kuranit
    Thote Allahu ne kuran
    “O besimtare , mos hyni ne shtepite te huaja pa marre leje dhe pa ipershendetur njerzit e asaj (shtepie)!.Kjo eshte me mire per ju.Ndoshta kuptoni”Po nese ju thuhet “ktheheni”! Ju duhet te ktheheni kjo eshte pune me e paster per ju.Nderkaq Allahu e di se si veproni”(En-Nur 27-28)

    E karteta ; Liria per pune

    Shkalla e lirise se individit per pune


    Puna eshte e respektuar sipas Sherjatit meqe eshte e parapare.Ne hadith thuhet:”I biri I Ademit ‘nuk nuk ka ngrene ushqim me te mir sesa ate ate nga puna e dores se tij .Vertete, pejgameri i Allahut Daudi , ushqehej me ushqim te fituar nga dora e tij”
    Andaj individi ne shtetin islam duhet te merret me ato pune qe I deshiron sic eshte tregtia, industria, buqesia porme kusht qe mos merret me ato pune qe I ka ndaluar sheriati si psh. Afarizmi I mbeshtetur ne eksploatim.Duhet te shikoje ne kuptimet morale te punes qe I jane lejuar e te mos merret me te tjera, te cilat per shkak te demit te tyre I ndalon shteti islam.Nese individi merret me pune te lejuar atehere fryti I saj eshte e drejte e paster e tij sepse eshte rezultat I lodhjes dhe mundimit te tij.Allahu I madherishem thote:”Dhe se njeriu ka vetem ate punon vete”(En-Nexhm 39)

    Shteti duhet ti ndaloje nenpunesve te vet te merren me tregti

    Shteti nuk guxon tia ndaloje askujt te merret me pune te lejuara pervec justifikimit ligjor.I ketille eshte ndalimi I nenpunesve te tij te merren me tregti(private) dhe me fitime ne mynyre qe te mos keqperdorin pozitat dhe ndikimin e tyre.Per kete Halifi Umer ibn Hatab ikontrollnte nenpunesit e tij ne krejt pasurine qe posedonin.Nese ndonjeri prej tyre I thoshte.Une jam marre me tregti dhe kam fituar” Umeri ipergjigjej “Ne ty nuk te kemi derguar per tregti”.


    Greva nga puna

    Pasi qe eshte e drejte e individit qe te merren me ate pune qe e deshiron atehere po ashtu eshte e drejte e tij qe ta leshoje punen nese do.Mirepo , kjo e drejte eshte e kushtezuar qe te mos isjell dem interesit te pergjithshem.Prandaj juristet kane then “ I lejohet pergjegjesit (punedhenesit) , qe ti detyroje prodhuesit per te punuar me te njejtat paga kur ata e nderprejne punen ne rast se populli eshte nevojshme per prodhimin dhe produktet e tyre”.
    Se kendejmi , nuk shohim te justifikueshme greven e pergjithsme nga an e punetoreve ne shtetin islam, sepse me ate greve shkaktohet nderprerja e prodhimit dhe dem ne interesin e pergjithshem .nese thuhet se ky eshte nje mjet per ti detyruar punedhenesit per drejtesi ndaj puneteorve sec eshte permisimi I pagave, ky lloj arsyetimi nuk ka vend ne shtetin islam, sepse shteti islam eshte I urdheruar per te vendosur drejtesine.Dhe prej drejtesise eshte qe punetoret nese jane punetore te tij, ti realizoje pagat e tyre te mjaftueshme (reale).Nderkaq nese jane duke punuar tjeterkund te qytetaret ata duhet ti paguajne me drejtesi, nese refuzojne me aterast nderhyn shteti per te vendosur drejtesi ndermjet tyre ne pikepamje te pageses dhe keshtu nuk demtohen as punedhenesit e as punetoret.Keshtu rregullohen ceshtjet e shoqerise dhe ajo shpeton nga tronditjet dhe crregullimet.

    Liria e pronesise

    Sheriati pranon te drejten e posedimit


    Sheriati islam ia pranon individit lirine e pronesise dhe te drejten e posedimit.Ai e respekton kete te drejte , urdheron per respketimin e saj dhe cenimin e saj e konsideron mekat te madh ndersa per kundervajtesit ne kete bote, paraseheh sanksione ndeshkuese.

    Kushtet e posedimit

    Sheriati bashke me pranimin e te drejtes se posedimit dhe te drejtes se pronarit qe te disponoje pronen e tij kete te drejte ne fitimin e saj, ne rritjen dhe ne shpenzimin e saj e ka kushtezuar ne raport me te drejtat e te tjereve.Shkaqet e zanafilles se kesaj te drejte , sic ka konfirmuar sheriati jane , puna e lejuar ne forma te shumellojshme , trashegimi dhe marreveshjet e nuk jane shkaqet e ndaluara te saj si vjedhja , grabitja, bixhozi, shfrytezimi i influences, ryshfeti, kamata ete ngjashme.Nese vertetohet pronesia e njeriut ne baze te arsyeve ligjore , ai mund te disponoje me te dhe ta zhvilloje ne forma ligjore jot e ndaluara.Nuk I lejohet tar rise me mashtrim, me kamate, e te ngashme qe jane ne kundershtim me dispozitat dhe me etiken islame.
    Sikur qe e respketon sheriati te drejten e pronesise poashtu e lejon marrjen e pronesise ne raste te domosdoshme dhe me arsye ligjore , pasi te paguhet kompesimi I drejte.
    Sa u perket te drejtave qe I ka parapare sheriati per te drejten e pronesise , ato jane shume.Prej tyre eshte furnizimi I te afermeve, zekati dhe ndihma e nevojtareve, nese te ardhurat nga zekati nuk mjaftojne per nevojat e tyre dhe nese ne nuk ka mjete per permbushjen e nevojave te ketyre.Kete po kerkon ta shqyrtoje shoqeria islame kooperuese sic do te theksohet me poshte.

    Liria e shprehjes

    Pozitat e kesaj lirie ne sheriat


    Liria e shprehjes eshte bje e drejte shume e rendesishme dhe serioze e individit ne shtetin Islam.Shteti nuk I lejohet ta privoje individin prej saj e as individi sduhet te heq dore prej saj.Ajo eshte e domosdoshme per personalitetin intelktual dhe human te individit dhe e domosdoshme per muslimanin per ti kryer obligimet islame.keshtu te urdheruarit per te mire dhe ndalimi nga e keqja eshte njera prej detyrave me te rendesishme islame, realizimi I te ciles kerkon lirine e shprehjes.Ne kuran ne temen per urdherimin per te mire dhe ndalimin nga e keqa thuhet;.”Pasha kohen!Njeriu me siguri eshte ne humbje , pervec atyre te cilet besojne dhe bejne vepra te mira dhe te cilet porosisin per drejtesi dhe I rekomandojne njeri tjetri durim”(El Asr)

    “kurse besimtaret dhe besimtaret jane miq te njeri tjetrit, porosisin per vepra te mira dhe abstenojne nga veprat e keqija..”(Et-Teube 71)

    “Dhe le te kete nga ju te atille qe do te therrasin net e mira dhe kerkojne te behen pune te mira e te heqin dore nga veprat e keqija …”(Ali Imran 104 )
    Ndersa ne hadith qendron :”Kush prej jush veren se po veprhet ne drejtim nga feja e ndalon, le ta pengoje ate me dore ; nese nuk mundet me dore atehere me gjuhe e nese nuk mundet me gjuhe , atehere me zemer(me perbuzje).Por kjo eshte besimi me I dobet.

    E drejta e individit per ti kontrulluar dhe keshilluar udheheqesit dhe per ti kritikuar sjelljet e tyre , kerkon domosdone qe individi te gezoje lirine e shprehjes.Vendosja e parimit te konsultimit dhe diskutimet qe nenkupton ai, pastaj e drejta per zgjedhje, poashtu kerkon lirine e shprehjes.Nuk mund te zbatohet konsultimi pa liri te shprehjes.Eshte absurde dhe e turpshme qe shteti te percaktoj aplikimin e parimit te konsultimit, kurse nga ana e tjeter te shtyp dhe ua merr lirine e shprehjes individeve.Per kete arsye udheheqesit e shtetit islam , kultivonin te individet lirine e shprehjes dhe I kritikonin ata nese nuke ushtronin ate.Ne njeri I pat then Halifit Umer ibn Hatab :”Frikesohu Allahut o Umer” , Ai I tha “Keshtu thoni , nuk keni dobi nese nuk thuani dhe ne nuk kemi dobi nese nuk ju degjojme” Fjala “Frikesohu Allahut” permbledh keshilla , urdher per te mire dhe ndalim nga e keqa..Keto te gjitha I nenkupton liria e shprehjes.

    Liria e shprehjes kerkon guxim

    Nuk mjafton , per te gezuar lirine e shprehjes, qe ajo vetem tu pranohet individeve, por patjeter ata deri ne ate mase te mjaftueshme duhet te jene te guximshem, zemerforte , te mos kene frike e te mos tmerrohen prej autoriteteve shteterore, sepse frika dobesia dhe tmerri e pengojne njeriun per te shprehur mendimin e vet.Ky eshte nje symptom I shkatarrimit te bashkesise dhe heqjes se ndihmes se Allahut prej saj.Pejgamberi I ndershem a.s thote”Kur te shihni se populli imp o frikesohet ti thote tiranit o Tiran, ajo eshte shenje se Allahu I ka braktisur”

    Ajo qe muslimanit ia forcon guximin dhe fuqine e zemres eshte thellimi I besimit ne monoteizmin e pastern e vetvete dhe sjellja e kuptimit te tij ne mendje.Kur ta kuptoj muslimani me thellesi dhe vetdije se dobia dhe demi jane vetem ne dore te Allahut , se te tjeret jane te nenshtruar, te sunduar , te dobet qe nuk posedojne dobi as dm per vete dhe per tjetrin, dhe se kryetari I shtetit dhe te tjeret, tegjithe jane te krijuar si aid he pergjegjes per veprat e tyre, atehere nuk frikesohet per ta shprehur mendimin e vet dhe te ballafasqohet me sundimtaret per ate qe mendon pa u frikesuar sepse Allahu vertet eshte me I madh se ata dhe se jeta dhe furnizimi jane vetem ne dore te Allahut e te askujt tjeter.

    Kufijt e lirise se shprehjes

    Liria e shprehjes nuk eshte absolute , e pakufizuar , por ajo u nenshtrohet disa kufijve

    Kufiri I pare

    Ky eshte kufiri ipergjithshem I cili e kufizon perdorimin e cdo te drejte.Ai eshte qellimi I mire dhe nijeti I sinqerte qe me perdorimin e te drejtes deshirohet kenaqesia e Allahut.Mbrapa lirise se shprehjes te deshirohet arritja e te vertetes, dobia e shoqerise, keshilla per islamin, per udheheqesit muslimane dhe per masen muslimane sic ka urdheruar Allahu.

    Kufiri I dyte

    Ky eshte I kuptueshem nga I pari , qe me liri te shprehjes te mos deshirohet krenari dhe ekspozim, as poshterim I te tjereve , nxjerrja ne drite dhe zmadhimi I te metave te te tjereve, apo per te ardhur deri te pasuria ose pozita.

    Kufiri I trete

    Respektimi I parimeve te besimit islam , andaj nuk I lejohet individit te tallet me islamin me te derguarin Muhamed .a.s apo me besimin tek Zoti me preteksin e lririse se shprehjes.Ky veprim muslimanin e ben renegat (tradhetar te fese) qe meriton denim nga I cvili nuk mund te shpetoje me lirin e shprehjes.

    Kufiri I katert

    Qe ti respektoje vlerat morale dhe njerzore ne islam , ndaj nuk I lejohet njeriut ta njollose nderin e tjetrit e ti shaje njerzit dhe tua shpalle te metat nen preteksin e lirise se shprehjes.Liria perfundon atehere kur behet mjet per cenim dhe imoralitet.


    Liria e shprehjes dhe demi I shtetit


    Qytetari ka te drejte te shpreh mendimin e vet per ceshtjet e shtetit dhe veprimet e udheheqesve, dhe nuk duhet te pajtohet me sjelljet e tyre nese ato jane sjellje te keqija.Por nuk ka te drejte qe ti lejoje vetes te beje ngatarresa ne shoqeri dhe ti luftoje ata qe ia kundershtojne mendimin..Nese ai nu shkakton ngatarresa dhe deme per shoqerine , shteti nuk fillon ta luftoje.Ky eshte kufiri I qarte asaj se cka I lejohet individit te shprehet ndaj shtetit dhe udheheqesve te tij dhe ndemrjet asaj cka nuk I lejohet..Ky eshte kufiri te cilin e ka theksuar Halifi Ali ibn Talib. Mendimi i Hauarixheve ndaj tij ka qene i njohur megjithate ai u thote:”Nuk fillojme tju luftojme derisa mos beni crregullime”.
    Shteti nuk persekuton as nuk I lufton ata qe e kundershtojne ne mendime , nese ata nuk I detyrojne njerzit me force dhe me kercenime per ta pranuar mendimin e tyre.Shteti duhet ta keshilloje ate dhe tia shpjegoje se ka mendim te gabuar.
    Ne librin “El-Ahkam es sultanijeh” Ebu Ja’la , duke folur per hauarixhet thote;” Nese ata demonstrojne bindjen e tyre , e vet jane te perzier me njerez te drejte , kryetari atyre duhet tua sqaroje lajthithitjen e bindjes se tyre dhe pavleshmeirne e risise se tyre , ne mynyre qe te kthehen ne bindjen e drejte dhe ne harmoni me shoqerine”.

    Pozita e diturise ne islam

    Islami e ka ngritur rendesine e diturise dhe rolin e dijetareve dhe e fton njeriun per te kerkuar shtimin e saj “..Dhe thuaj :Zoti im ma shot diturine”(Taha 114)
    Dituria eshte e domosdoshme per te bere vepra te pranueshme , sepse veper e pranueshme eshte ajo qe kryhet ne emer te Allahut , qe eshte ne pajtim me sheriatin, e kjo nuk mund te njihet pervec se me dituri.
    Dituria mund te jete obligim I domosdoshem per cdo individ (farz ajn) te cilen individi duhet ta njohe, sic jane gjerat e nevojshme per ibadete, e mund te jete obligim I pergjithshem por jo per cdo individ(farz kifaje) qe duhet te gjendet ne popull.Kjo ka te beje me gjithcka qe i nevojitet popullit per nevojat fetare e jetesore, si industrite dhe teknologjite e ndryshme , emerimi I udheheqesve dhe guvernatoreve e te ngjashme.Nuk ka dyshim se diturite te cilat jane zhvilluar nga lemet e ndryshme te jetes dhe per te cilat ka nevoje populli , jane bere obligime te pergjithshme te cilat duhet ti kryeje shteti, duke e konsideruar perfaqesues te popullit.Kjo kerkon lehtesimin e rrugeve per dituri te qytetareve.Ai i cili gjendet me nje shkalle te njohurise , apo ne nje lloj te diturise, ai gjendet ne obligimin e pergjithshem(farz kifaje) per te cilin ka nevoje populli.Ne gjithe kete realizohet plotesimi I mundesive ne mes qytetareve per te arrirtur te dituria dhe kryerja e obligimeve te pergjithshme nga ana e shtetit.Ne traditen e sunetit te pejgamberit a.s gjejme mbeshtetje mbi te drejten e individeve e shteti tua lehtesoje rruget e shkences dhe diturise.Ne informimet per biografine e pejgamberit a.s thuhet “shpagimi I roberve te luftes se bedrit ka qene 40 oke (1248 kg) .Ai qe nuk e ka pasur kete shume , I ka mesuar (shkrim –lexim) dhjete muslimaneve”.Kjo informate deshmon se shteti ka per detyre te beje arsimimin e pjesetareve te shoqerise.


    E teta
    E drejta e individit ner mbrojtjen e shtetit

    Objekti I kesaj te drejte dhe baza e saj


    Me kete te drejte qe individi te gjeje garanci te pergjithshme nga sheti ne raste te nevojes dhe skamjes.Nuk mund te shkatarrohet individi ne shtetin islam, e ai te shikoje( te beje sehir) duke ditur per poziten e tij dhe duke ndjere pamunundesine , nevojen dhe skamjen e tij.
    Baza e kesaj te drejte eshte se shoqeria islame eshte shoqeri kooperuese qe ngrihet ne baze bashkepunimi duke iu pergjigjur urdherit te Allahut te madherishem “…Ndihmohuni mes vete net e mira dhe te mbara, e mosni ne mekate e ne armiqesi..(El Maide-2)
    Prej percaktimeve te ketij bashkepunimi eshte qe pasaniku ti ndihmoje te nevoshmit, duke ia plotesuar nevjen me tepricen e mallit apo furnizimit qe ka. .Pejgamberi .a.s ka thene: “Kush ka fuqi me teper le tia jape atij qe nuk ka ; kush ka furnizim me teper , le tia jape atij qe nuk ka furnizim”
    Kurse ne nje hadith tjeter thote”
    “Kush ka ushqim per dy veta le te marred he te tretin, kush ka ushqim per kater veta le te marre dhe te mare dhe te pestin apo te gjashtin”

    Meqe shteti eshte perfaqesues dhe zevendes i popullit, ai duhet te veproje sipas udhezimit te ketyre haditheve dhe te beje mbrotjen e te nevojshmit dhe te varferit.Ne lidhje me kete ekziston nje hadith i cili referohet kesaj detyre te shtetit.
    Transmetohet ne nje hadith nga pejgamberi a.s se ka thene “Kur vdes nje besimtar dhe le pasuri, ate le ta trashegoje ai qe ka lidhje afrie me te, ndersa ai qe le borxh apo ndonje humbje, le te vije tek une se une jam pronari i tij”
    Ne komentin e ketij hadithi Esh-sheukani thote “I humbur – ka thene el hatabi eshte atribut per ate qe I le I vdekuri me fjalen ne paskajore – ose lenie te humburit, apo qe nuk kane asgje…
    Kane qene ne mospajtim se I derguari I Allahut a.s ua ka paguar borxhin borxhlinjve prej pasurise se pergjithshme apo thjesht prej pasurise se vete personit … derisa ka then “ka informata se ai ua paguante prej pasurise se pergjithshme”.Andaj borxhlinjve , nevojtareve dhe te varferve , duhet tu mbulohen nevojat nga arka shteterore.
    Ne hadithet e verteta rradhitet edhe ky.Thote pejgamberi a.s “Cdo njeri prej jush eshte bari dhe secili do pergjigjet per tufen e tij.Udheheqesi eshte kujdestar mbi njerzit, ai do pergjigjet per ta ..”Ne komentin e ketij hadithi Imam Neueuiu thote “Dijetaret kane thene “Bariu eshte rojtar I besueshem, ndermarres per mireqenien e gjithckaje qe ka ne besim dhe nen kujdesin e tij” Nuk thuhet se cdo kush qe ka dic ne kujdes duhet te veproje ndaj tyre me drejtesi dhe per mireqenien e tyre fetare, jetesore dhe gjithcka qe eshte lidhje me ta.
    Nuk ka dyshim se ne interest e ndivideve ne jeten e tyre te kesaj bote eshte plotesimi I nevojave te tyre te domosdoshme kur ata per kete nuk kane mundesi vete.Madje ky furnizim I domosdoshem ua lehteson atyre ibadetin ndaj Allahut sepse njeriu I rendomte , nodhd qe te mos e beje ibadetin ndaj Allahut sic duhet , nese nuk ka furnizim per nevojat e tij te domosdoshme, per arsye te angazhimit te mendjes se tij me keto nevoja te domosdoshme.

    C'ka I paraprin e drejtes se individit per mbrotjen e shtetit

  7. #7
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    73. ĒKA I PARAPRIN TĖ DREJTĖS SĖ INDIVIDIT PĖR MBROJTJEN E SHTETIT

    Tė drejtės sė individit nė mbrojtjen e shtetit i paraprijnė disa mėsime, rregullime dhe tė drejta tė cilat i ka sjellė Sheriati. Nėse tė gjitha kėto nuk mjaftojnė pėr pėrmbushjen e nevojave tė individit, atėherė shteti e kryen obligimin ndaj tij duke i ofruar garancion tė pėrgjithshėm me rastin e pamundėsisė dhe nevojės sė tij. Ato rregullime janė:

    74. E PARA: PARIMISHT, INDIVIDI E MBAN VETVETEN

    Nė parim, njeriu e mban vetveten duke punuar e duke fituar dhe nuk kėrkon prej njerėzve, sepse dora e epėrme (qė jep) ėshtė mė e mirė se dora e poshtme (qė kėrkon). Pra, dhėnia ėshtė mė e mirė se marrja. Nuk ka dhėnie pėrveē me pasuri dhe nuk ka pasuri pėrveē me punė dhe me fitim. Nė hadith thuhet: “Pasha Atė, nė dorė tė tė cilit gjendet shpirti im, qė ta marrė ndonjėri prej jush litarin e tė shkojė nė mal, tė mbledhė dru e pastaj t’i bartė me shpinė e tė ushqehet prej tyre, mė mirė ėshtė pėr tė sesa tė kėrkojė prej njerėzve”. Andaj, kėrkimi prej njerėzve, ose prej pėrfaqėsuesve tė tyre, e ai ėshtė shteti - ėshtė i padėshirueshėm pėrderisa njeriu tė jetė nė gjendje tė punojė dhe tė fitojė.

    75. E DYTA: SHTETI UA KRIJON INDIVIDĖVE KUSHTET PĖR FITIM

    Nėse sipas Sheriatit puna ėshtė e rekomanduar, kurse lypja e ndaluar, dhe shteti islam nuk bėn tjetėr pos realizimit tė asaj qė do Sheriati dhe pos evitimit tė asaj qė e urren ai, atėherė ėshtė e kuptueshme qė shteti islam duhet tė angazhohet pėr t’ua lehtėsuar individėve rrugėt pėr punė dhe fitim. Kėto janė disa prej detyrave tė tij ndaj qytetarėve. Ai pėr tė papunėt gjen punė, bėn hartimin e projekteve tė dobishme pėr punėsimin e individėve, nuk i shpenzon mjetet e arkės shtetėrore kot dhe ku nuk ka dobi, madje edhe nėse shtrohet nevoja e investimit (nė dobi) tė individėve, duhet tė bėjė kreditimin nga arka shtetėrore, sepse kreditimi ėshtė i lejuar dhe ėshtė mė i mirė se lėmosha. Kėtė e ka deklaruar qartė juristi i njohur islam Ebu Jusufi, shok i Ebu Hanifes: “Pronari i tokės sė tatimshme, nėse pėr shkak tė varfėrisė nuk mund ta punojė tokėn, atij i jepet sasi e mjaftueshme e kredisė nga arka shtetėrore pėr ta punuar dhe shfrytėzuar tokėn e tij”.60)

    76. E TRETA: E DREJTA PĖR FURNIZIM

    Nė rast se nuk gjendet punė, ose nėse gjendet, ndėrsa individi ėshtė i paaftė pėr tė, duhet qė atė ta furnizojė i afėrmi i tij i pasur. Kėshtu i varfėri e siguron sasinė e mjaftueshme pėr tė me kėtė tė drejtė. Ky solidaritet ndėrmjet anėtarėve tė familjes dhe tė afėrmve tjerė nuk bėhet vetėm thjesht nė bazė tė dėshirės pėr bamirėsi, por nė bazė tė obligiomit dhe detyrimit.

    77. E KATĖRTA: Z E K A T I

    Nėse individi nuk ka mundėsi tė fitojė, apo nuk gjen se me ēka apo prej kujt tė fitojė, e as kush ta financojė prej tė afėrmve - nevojat e tij mund tė plotėsohen prej mjeteve tė zekatit, tė cilat janė e drejtė e tė varfėrit nė pasurinė e pasanikėve. Parimisht, shteti ėshtė ai qė e mbledh zekatin dhe ua shpėrndan atyre qė e meritojnė. Nuk lejohet shpėrndarja e tij atyre qė nuk e meritojnė. Shteti duhet ta rregullojė mbledhjen dhe distribuimin e zekatit qė tė mundėsohet arritja e tij gjer te tė varfėrit dhe tė tjerėt qė u takon. Zekati ėshtė sigurim i pėrgjithshėm social pėr tė varfėrit. Kėtė e ekzekuton shteti me forcė nėse e kėrkon nevoja, siē ka vepruar Ebu Bekri me luftimin e atyre qė e refuzuan zekatin. Sasia e zekatit ėshtė shumė e madhe e cila nuk do tė linte asnjė tė varfėr. Ai merret prej kapitalit dhe prej fitimit nė tė gjitha llojet e pasurisė; si tė hollat, malli pėr tregti, kafshėt, prodhimet bujqėsore dhe mineralet. Po tė tubohej i tėrė zekati nė Irak (p.sh.) do tė arrinte disa miliona dollarė nė vit dhe do tė mjaftonte pėr gjithė tė varfėr
    Sa budalla eshte "Odisea"

  8. #8
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    78. SHTETI I MBAN INDIVIDĖT NGA ARKA SHTETĖRORE

    Rregullimet dhe tė drejtat e mėsipėrme nėse nuk arrijnė tė plotėsojnė kėrkesėn e tė nevojshmit, atėherė intervenon shteti dhe bėn mbajtjen e individit tė nevojshėm, pėr ta vėnė nė zbatim parimin e kooperimit tė domosdoshėm ndėrmjet individėve tė shoqėrisė islame, duke i dhėnė ēdo individi tė nevojshėm nga arka shtetit aq sa i nevojitet. Imam Ibni Tejmije thotė: “Nevojtarėve, nėse nuk u mjafton zekati, u jepet nga arka shtetėtore nė bazė tė pėrparėsisė ndaj tė tjerėve prej atyre qė u shpėrndahet sipas mendimit...”61) Nėse shteti nuk e kryen kėtė detyrė, i varfėri duhet ta padisė shtetin nė bazė tė kėtij obligimi tė shtetit ndaj tij, dhe gjykatėsi vendos nė favor tė tij. Kėtė e thotė edhe juristi Ibn Abidin. Sipas tij, gjykata e detyron sundimtarin, me detyrim gjyqėsor, qė ta financojė tė varfėrin e paaftė, siē e detyron edhe pronarin apo tė afėrmin e tij pasanik nėse ka tė afėrm pasanik.62) Nga e kaluara historike autentike, gjejmė argumente qė e mbėshtesin tė drejtėn e individit pėr financim nga shteti prej arkės shtetėrore. Kėshtu Imam Omer Ibn el-Hattabi ka dhėnė formulėn e vjetėr pėr tė drejtėn e individėve nė arkėn e shtetit ku thotė: “... njeriu dhe puna e tij, njeriu dhe kėmba (qėndrimi) e tij, njeriu dhe nevojat e tij”. Nė vitin e “Remade-s”, kur kaploi thatėsia dhe nuk ra shi - Omer Ibn el-Hattabi pėrgatitte ushqim pėr tė nevojtarėt, dhe thirrėsi i tij ftonte: "... kush do tė vijė tė hajė ushqim le tė vijė, dhe kush do tė vijė e tė marrė ushqim sa i duhet pėr tė dhe pėr familjen e tij, le tė marrė!”63)


    79. PAAFTĖSIA E SHTETIT PĖR MBAJTJEN E TĖ NEVOJSHMĖVE

    Nėse shteti ėshtė i paaftė pėr mbajtjen e nevojtarėve pėr shkak tė zbrazjes sė arkės shtetėrore, apo pėr shkak tė pamjaftueshmėrisė sė sasisė qė ėshtė nė tė pėr nevojtarėt, atėherė obligimi i mbajtjes sė tyre kalon te anėtarėt e shoqėrisė islame qė kanė mundėsi. Ky obligim hyn nė radhėn e obligimeve tė pėrgjithshme (fardi kifaje), obligim qė duhet ta kryejė populli. Kėtė e daklaruan disa juristė duke thėnė: “Prej obligimeve tė pėrgjithshme (fardi kifaje), ėshtė mbrojtja e muslimanėve nga dėmi, si veshmbathja pėr tė zhveshurin dhe ushqimi pėr tė uriturin. Nėse nuk plotėsohen me zekat dhe me arkėn shtetėrore - atėherė ata qė kanė mundėsi duhet - e kėta janė ata qė kanė mė tepėr se qė u nevojitet pėr njė vit pėr vete dhe pėr ata qė i mbajnė. Dilema se, a ėshtė si qėllim vetėm mbrojtja nga dėmi qė u pėrmend kėtu - sa pėr t’ia mbajtur jetėn apo plotėsuar nevojat - duket se kjo e dyta ėshtė mė e saktė. Kėshtu qė nė veshmbathje duhet pėrfshirė krejt trupin si e kėrkon nevoja pėr dimėr dhe pėr verė. Nė ushqim dhe veshmbathje duhet shtuar edhe shpenzimet pėr mjekim dhe pėr ilaēe si dhe pėr njė shėrbėtor, siē ėshtė e qartė”. 64) Nė shoqėrinė islame, pasanikėt duhet t’u ndihmojnė nevojtarėve aq sa kanė nevojė, derisa arka shtetėrore tė jetė e paaftė pėr kėtė ndihmė. Nėse pasanikėt refuzojnė t’i mbajnė tė varfėrit, shteti do t’i detyrojė nė kėtė. Imam Ibni Hazmi thotė: “Ėshtė obligim (fard) pėr tė pasurit e ēdo vendi qė t’i mbajnė tė varfėrit e tyre. Pushteti do t’i detyrojė ata pėr kėtė, nėse nuk ua kanė dhėnė zekatin dhe pasuritė tjera tė muslimanėve. Kėshtu u jepet atyre ēka ėshtė e domosdoshme pėr ushqim dhe prej veshmbathjes; rroba pėr dimėr dhe pėr verė dhe strehim pėr t’u mbrojtur nga shiu, nga vera, nga dielli dhe nga shikimi i kalimtarėve.”65)

    80. SHTETI I MBRON JOMUSLIMANĖT

    Mbrojtja qė gėzojnė nga shteti tė varfėrit, nuk kufizohet vetėm pėr muslimanėt, por i pėrfshin edhe jomuslimanėt (dhimmijj); nėse janė tė varfėr dhe u takon ndihma. Nė kėtė kontekst kemi shembuj nė ngjarjet autentike historike qė dėshmojnė pėr mbajtjen e jomuslimanėve (dhimmijėve) nga shteti. Kėshtu p.sh. Halid Ibn Velidi u shkroi letėr banorėve tė Hirės si vijon: “U kam pėrcaktuar qė nėse ndonjė i vjetėr dobėsohet pėr punė, apo e godet ndonjė sėmundje, apo ka qenė i pasur e ėshtė varfėruar dhe bashkėfetarėt e tij kanė filluar t’i ndajnė lėmoshė; tė lirohet nga xhizja dhe tė ndihmohet nga arka e shtetit musliman pėrderisa tė jetojė nė shtetin islam”.66) Nuk ėshtė shėnuar se halifi Ebu Bekėr apo tjetėrkush prej muslimanėve e ka kundėrshtuar kėtė letėr, andaj kjo merret si ixhma’ (konsensus). Pastaj e hasim halifin e drejtė Omer Ibn Abdul-Aziz, i cili i shkruan guvernatorit tė tij nė Basra, Adij Ibn Ertat: “Pas kėsaj,... shiko afėr teje prej dhimmijėve kush ėshtė plakur, apo i ėshtė dobėsuar forca, apo i kanė kaluar fitimet - shpėrbleje atė nga arka e shtetit musliman aq sa i plotėson nevojat...”67)
    Sa budalla eshte "Odisea"

  9. #9
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    KAPTINA E TRETĖ
    81. TĖ DREJTAT E SHTETIT NDAJ INDIVIDĖVE
    (DETYRAT E INDIVIDĖVE NDAJ SHTETIT)

    HYRJE

    Tė drejtat e individėve ndaj shtetit janė tė shumta siē i shpjeguam mė parė dhe shteti nuk mund t’i realizojė kėto tė drejta pėrpos nėse individėt e ndihmojnė me punėn e tyre pėr mbetjen dhe forcimin e tij, duke i kryer obligimet e tyre ndaj tij.
    Shteti, vėrtet, ėshtė shtėpi e qytetarėve nė tė cilėn jetojnė, ėshtė mbrojtėsi i tyre i cili i mbron, ėshtė shėrbėtor i tyre i cili kujdeset pėr shėrbimin dhe pėr tė mirėn e tyre. Ai pėr ta ėshtė si babai i dashur pėr djalin e tij tė vetėm. Pėr tė mirėn e individėve ėshtė qė, para tė drejtave tė tyre ndaj shtetit, tė nxitojnė nė kryerjen e obligimeve tė tyre ndaj tij dhe t’i ndihmojnė nė pėrgjegjėsinė e tij tė madhe. Ata mund tė shfaqin padėgjueshmėri nė pėrmbushjen e detyrave tė tyre ndaj shtetit, por kjo padėgjueshmėri nė fund u sjell dėm dhe dėnim vet atyre.
    Prej tė drejtave mė tė rėndėsishme tė shtetit ndaj individėve ėshtė e drejta e dėgjueshmėrisė sė plotė dhe e drejta e mbrojtjes. Pėr kėto dy tė drejta do tė flasim nė kėtė kaptinė.

    82. E PARA: E DREJTA E DĖGJUESHMĖRISĖ SĖ PLOTĖ

    All-llahu i Madhėrishėm thotė: “O besimtarė, bindjuni All-llahut, tė Dėrguarit dhe pėrgjegjėsve nga ju...” (en-Nisa’:59).
    Pėrgjegjėsit nga ju (uli-l-emri) janė udhėheqėsit, apo janė dijetarėt siē kanė thėnė komentuesit e Kur’anit.1)
    Kurse nė hadith thuhet: “Muslimani e ka pėr detyrė tė shpreh dėgjueshmėri tė plotė nė gjithēka qė e do apo e urren derisa tė mos urdhėrohet ndryshe pėr mosdėgjueshmėri...”2) Lojaliteti i individėve ndaj shtetit, i manifestuar nė urdhrat e sundimtarėve tė tij, ėshtė obligim legjitim i individėve ndaj shtetit tė tyre, andaj ata janė tė obliguar t’i zbatojnė urdhrat e tij si dhe rregullimet e programet pėr realizimin e interesit tė pėrgjithshėm, si dhe objektivat pėr tė cilat ėshtė themeluar shteti.
    Dėgjueshmėria e individėve ndaj shtetit tė tyre duhet tė jetė nė bazė vullnetare, qė buron nga dėgjueshmėria e tyre e jo detyrim me forcė nga shteti. Nėse shkelet e drejta e dėgjueshmėrisė, shkaktohen konsekuenca serioze siē janė: dobėsimi i prestigjit tė shtetit, angazhimi i shtetit rreth kthimit tė dėgjueshmėrisė tek ata qė kanė dalė jashtė, kėshtu e humb angazhimin dhe energjinė nė gjėra tė padobishme pėr popullin dhe si rezultat i kėsaj pėrhapet xhelozia e urrejtja ndėrmejt individėve dhe shtetit dhe humbet besimi. Kjo mund tė shpie edhe deri te rezistenca ndaj shtetit, nėse, ai e pėrdor tė drejtėn e vet pėr t’i detyruar individėt nė dėgjueshmėri. Sė kėndejmi sundimtarėt mund tė jepen pas tendencave tė detyrimit dhe hakmarrjes, dhe kėshtu shteti shnėdėrrohet prej shtetit islam, ku individėt e tij bashkėpunojnė me te nė realizimin e kėrkesave islame, nė shtet policor qė ngritet me shtypje, me forcė dhe hakmarrje. Pėrfundimisht, kjo shpie nė dobėsimin e shtetit, qė u shkakton dėm vet individėve.

    83. DĖGJUESHMĖRIA NĖ KĖNAQĖSI DHE NĖ PAKĖNAQĖSI

    Pėr rėndėsinė e dėgjueshmėrisė dhe ndikimin e madh qė ka pėr ekzistimin e shtetit, Islami urdhėron dėgjueshmėri tė plotė ndaj shtetit; si nė gjėrat qė i do ashtu edhe nė ato qė i urren - siē ėshtė shėnuar nė hadithin autentik tė cilin e kemi theksuar, por kėtu prap po e pėrsėrisim: “Muslimani ėshtė i obliguar pėr dėgjueshmėri nė atė qė e do dhe nė atė qė e urren pėrveē nėse urdhėrohet pėr mosdėgjueshmėri”. Andaj, shteti nuk mund t’i kėnaq tė gjithė qytetarėt, e as urdhrat e tij s’mund tė jenė tė pranueshme pėr tė gjithė, patjetėr disa do tė zemėrohen dhe do ta urrejnė atė qė bėn shteti. Pra, nuk lejohet qė dėshira e individit tė jetė kriter pėr dėgjueshmėri, kėshtu qė atė qė e do njeriu tė shpejtojė nė kryerjen e tij, ndėrsa atė qė e urren ta zhagisė apo edhe ta refuzojė kryerjen e tij. Kjo dėgjesė (sipas shijes) nuk mjafton pėr ta shfajėsuar individin nga obligimi i dėgjueshmėrisė ndaj shtetit tė vet. Kėtu nuk ka pėrparėsi askush por duhet secili qė mundet. Nuk ka ekzistencė pėr atė shtet nėse ėshtė i ngritur mbi dėshira personale, tė cilat nuk qėndrojnė dhe nuk qetėsohen. Nėse i vie rėndė individit ta respektojė atė qė e urren - kjo e shpie tė anojė kah moskryerja, e pastaj edhe nė refuzim tė hapėt. Nė kėtė rast ose bie shteti e pėrhapet revolta, zgjerohet dhe kaplon kaosi, bie prestigji i shtetit, ose shteti detyrohet ta pėrdorė forcėn e tij pėr t’i detyruar kundėrshtarėt pėr degjueshmėri. Kėtu lindin grupacionet, divergjencat dhe kthimi i shpatės sė shtetit kah banorėt e vet, pasojat e tė cilės janė tė njohura; rrėnimi i vet shtetit mbi kokė tė qytetarėve, gjė qė u sjell dobi vetėm armiqve.
    Kėto janė pasojat e mosdėgjimit, andaj, ėshtė detyrė e individit qė ta ushtrojė vetveten pėr dėgjueshmėri vullnetare ndaj shtetit, qė buron nga brendia e shpirtit. Ta dijė se dėgjueshmėria e tij ėshtė dėgjueshmėri ndaj All-llahut, sepse All-llahu ka urdhėruar pėr kėtė derisa ajo tė jetė pėr vepra tė mira siē do tė shpjegojmė. Ai kėtė e bėn nė kėtė bazė, siē veprojnė falėsit e namazit me dėgjueshmėrinė e imamit tė tyre nė namaz gjatė ndjekjes sė tyre nė veprimet e tij pėr ta kryer obligimin e namazit me xhemat.

    84. DĖGJUESHMĖRIA E NDALUAR (HARAM)

    Dėgjueshmėria e individit ndaj shtetit nuk ėshtė absolute, por ėshtė relative, duhet tė mos jetė nė mėkate ndaj All-llahut, e nėse ėshtė nė mėkate ndaj All-llahut atėherė ajo dėgjueshmėri ėshtė e ndaluar, prandaj edhe nuk lejohet. Alejhisselami ka thėnė: “Pėrveē nėse urdhėrohet pėr mėkate, e nėse urdhėrohet nė mėkat, atėherė nuk ka dėgjueshmėri.” Kėtė e kanė konstatuar komentuesit e Kur’anit gjatė komen¬ti¬mit tė kėtij ajeti: “O besimtarė, pėruluni All-llahut dhe pėr¬ul¬u¬ni tė Dėrguarit, por edhe pėrfaqėsuesve tuaj...” (En-Nisa, 59). Kurse Ibni Kethiri nė komentin e kėtij ajeti thotė: “Do tė tho¬tė nė atė qė ju urdhėrojnė pėr pėrulje ndaj All-llahut, e jo pėr mėkate, sepse nuk ka dėgjueshmėri pėr krijesėn nė kun¬dėr¬sh¬tim me krijuesin”. Ndėrkaq, pėr betimin pėr besnikėri tė mu¬slimanėve ndaj tė Dėrguarit s.a.v.s. All-llahu i Madhė¬ri¬shėm thotė: "O Pejgamber! Kur tė vijnė besimtarėt qė tė obli¬go¬hen para teje se nuk do tė bėjnė amoralitet, se nuk do t’i mby¬sin fėmijėt e vet, se nuk do tė gėnjejnė duke shpifur me ē’kanė nė duar dhe kėmbėt e tyre dhe se nuk do tė kundėrshtojnė ēka dihet, prano obligimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falė. Me tė vėrtetė All-llahu fal, ėshtė mėshirėplotė”. (el-Mumtehane, 12.) Fjala e All-llahut “dhe se nuk do tė kundėrshtojnė nė ēka dihet” edhe pse i Dėrguari s.a.v.s. nuk urdhėron pėrpos pėr vepra tė mira, dėshmon se dėgjueshmėria nuk guxon tė jetė pėr mėkate ndaj All-llahut tė Madhėrishėm.

    85. PASOJAT E DĖGJUESHMĖRISĖ SĖ NDALUAR

    Nėse individi e respekton shtetin nė urdhrat e nxjerrura nė kundėrshtim me Ligjin e All-llahut, qė janė mėkat i hapur dhe qė nuk mund tė interpretohen ndryshe, atėherė mbi atė individ bie pėrgjegjėsia dhe meriton dėnim, sepse ai i ka tejkaluar kufijtė e dėgjueshmėrisė sė pėrcaktuar dhe ka bėrė dėgjueshmėri tė ndaluar. Pėr kėtė dėshmon rasti qė theksohet nė hadith, kur Pejgamberi s.a.v.s e dėrgon njė ekspeditė nė krye tė sė cilės e cakton njė njeri prej ensarėve dhe urdhėron qė ta respektojnė. Ky hidhėrohet dhe i urdhėron qė tė mbledhin dru tė cilave pastaj ua vė zjarrin dhe i urdhėron qė tė hyjnė nė tė. Kėta refuzojnė. Kur ia rrėfyen Pejgamberit s.a.v.s. ngjarjen, ky tha: "Sikur tė hynin nė tė, nuk do tė dilnin kurrė prej tij. Dėgjueshmėria ėshtė pėr vepra tė mira”.3)
    86. Nėse populli i ndjek udhėheqėsit e korruptuar tė shtetit nė urdhrat e tyre tė pavlefshme dhe programet nė kundėrshtim me Sheriatin Islam, ai popull e meriton dėnimin dhe nuk e shfajėson as nuk e arsyeton asgjė. All-llahu i Madhėrishėm thotė: “Dhe do tė thonė: O Zoti ynė, u jemi pėrulur zotėrive dhe kujdestarėve tanė, andaj ata na kanė humbur rrugėn. Zoti ynė, jepu atyre vuajtje tė dyfishtė dhe mallkoi me njė mallkim tė madh”. (el-Ahzab, 67-68).
    “Kur ata, tė cilėt janė pasuar prej tė tjerėve heqin dorė nga ata dhe ta shohin dėnimin, e t’i kėpusin lidhjet me ata; ata qė kanė pasuar do tė thonė: “Ah, sikur edhe njė herė tė ktheheshim, do tė hiqnim dorė edhe ne prej tyre, ashtu siē hoqėn dorė ata prej nesh!” Ja, ashtu All-llahu do t’ua tregojė atyre veprat e tyre tė kohshme, por ata nuk kanė pėr tė dalur nga zjarri”. (el-Bekare, 166-167). Nė bazė tė kėtij arsyetimi mbi kufizimin e dėgjueshmėrisė, komuniteti musliman nuk guxon t’i nėnshtrohet sundimit tė tiranit tė devijuar qė e kundėrshton Islamin, sepse ai ėshtė pėrgjegjės para All-llahut pėr kėtė nėnshtrim tė ndaluar.

    87. E DYTA: MBROJTJA E SHTETIT ISLAM

    Individėt kanė pėr detyrė ta mbrojnė shtetin e tyre. Kjo mbrojtje ėshtė xhihadi (lufta) nė rrugė tė All-llahut. Kur’ani dhe Sunneti janė pėrplot me nxitje pėr xhihad, pastaj me shpjegime pėr obligueshmėrinė e tij, pėr shpėrblimin e madh pėr te si dhe pėr dėnimin e atij qė e braktis kėtė obligim (fard).
    Nė kėtė kontekst All-llahu i Madhėrishėm thotė: “Dilni nė luftė, qofshi tė dobėt e tė fortė, dhe luftoni pėr hir tė All-llahut me mish e me shpirt! Nėse e dini, kjo ėshtė mė mirė”. (et-Tewbe, 41). Nė hadith, nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se ka thėnė: “Thash: "O i Dėrguari i All-llahut, cila vepėr ėshtė mė e mirė? Tha: “Besimi (imani) nė All-llahun dhe lufta (xhihadi) nė rrugėn e Tij”.4)
    Shteti ėshtė i obliguar ta organizojė detyrėn e xhihadit, ashtu qė tė caktojė rregulla tė nevojshme dhe tė pėrshtatshme pėr kohėn moderne dhe ta zbatojė kėtė detyrė tė rėndėsishme nė formėn mė tė mirė. Sikur qė e ka pėr detyrė qė tė sigurojė sasi tė mjaftueshme tė armatimit, tė forcės dhe ta edukojė popullin pėr kuptimet e xhihadit. Kjo obligueshmėri e xhihadit, ėshtė pėr qytetarėt muslimanė, kurse pėr jo¬mus¬lima¬nėt nuk ėshtė obligim, por ata vullnetarisht mund t'u bashkohen muslimanėve nė luftė pėr mbrojtjen e shtetit islam. Pėr t’i liruar qytetarėt jomuslimanė nga obligimi i mbrojtjes sė shtetit islam, u ėshtė pėrcaktuar xhizja5), e nėse njėmend ata i bashkangjiten kėtij obligimi, i lejohet shtetit islam qė t’i lirojė ata nga xhizja.
    Dhe lutja jonė e fundit ėshtė qė falėnderimi tė jetė pėr All-llahun, sunduesin e botėve.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  10. #10
    Tirona ne zemrat tona Maska e ~Miracles~
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Vendndodhja
    Tek shtepia ime
    Postime
    31
    Klevis te them te drejten nuk e lexova te gjithe shkrimin se ishte tmerresisht i gjate, por e lexova pjeserisht. Desha te dija se cfare opsionesh ka nje njeri qe lind ne nje familje islame dhe dikur konstaton se kjo fe nuk e bind (feja eshte bindje, jo trashegimi) dhe ka deshire te praktikoje fene e krishtere pershembull. Ka ndonje mundesi qe ai te shpetoje i gjalle nga konvertimi?
    Pyes seriozisht.
    Carpe diem!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga ~Miracles~
    Klevis te them te drejten nuk e lexova te gjithe shkrimin se ishte tmerresisht i gjate, por e lexova pjeserisht. Desha te dija se cfare opsionesh ka nje njeri qe lind ne nje familje islame dhe dikur konstaton se kjo fe nuk e bind (feja eshte bindje, jo trashegimi) dhe ka deshire te praktikoje fene e krishtere pershembull. Ka ndonje mundesi qe ai te shpetoje i gjalle nga konvertimi?
    Pyes seriozisht.
    si hithrat shtoheni! mashallah!

    Klevis2000
    Perjashtuar nga Mod.
    Meqe i je drejtu Klevisit, po te them se, sipas asaj qe duket poshte nofkes se tij, ai ka "vdek", kshu qe zor se do marresh ndonje pergjigje. Meqe kam pak kohe te lire, dhe meqe ti mund ta kesh me ngut punen, po te pergjigjem une. Un kisha me te than qe mos u konverto, sepse njoh sa e sa veta qe jan konvertu po s'kane shpetu te gjalle. Te gjithe i vrane terroristet islamike. Kan nje grup ata atje ne Tirane. Qe aty organizohen. Sa e marrin vesh qe je konvertu, te gjejne adresen edhe te fusin tritolin mu ne bithet.

    He se shaka po bej. Ke bere nje pyetje shume te rendesishme qe ka te beje me nje problem aktual ne Shqiperi. Pas dritave qe mungojne kjo vjen.. Te shpetosh gjalle nga konvertimi.

  12. #12
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Nese do te postosh, ne kete nenforum, te lutem mos provoko antaret e ketij komuniteti, aq me pak me citime qe nuk i kupton.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 01-12-2005 mė 09:52

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    O klevis ti je ketu mer Daje?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  14. #14
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Koncepti Islam mbi Shtetin

    Ata të cilët kryejnë studime dhe shprehin opinione rreth pikëpamjeve islame në lidhje me shtetin dhe politikën, zakonisht ngatërrojnë Islamin e përcaktuar nga Kur’ani dhe Sunneti i Profetit me Islamin e ndërtuar përmes eksperiencave historike të muslimanëve, sigurisht të bazuar në parimet e Sheriatit, si dhe me Islamin e ditëve tona të studjuar në mënyrë të përciptë.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Ata dalin me forma dhe modele të ndryshme në emër të Islamit; nganjëherë duke përdorur citate nga Kur’ani, me ndonjë thënie të zgjedhur të Profetit ose ndonjëherë duke përdorur idetë e sugjerimet e ndonjërit prej dijetarëve bashkëkohorë dhe zotohen se interpretimet e tyre do t’i bëjnë realitet nëse do t’u krijohet mundësia.
    Para së gjithash, idetë që paraqiten në emër të fesë, në qoftë se nuk burojnë nga Kur’ani dhe nga Sunneti i Profetit, pavarësisht nëse janë projekte apo propozime, do të rezultojnë si opinione të zakonshme dhe do të çojnë në krizë legjitimiteti. Çdo propozim i cili nuk i referohet përvojës historike të muslimanëve dhe mbi të cilin nuk ekziston konsensusi i shumicës së muslimanëve, absolutisht nuk mund të ketë jetë të gjatë. Arsyetimet e tilla në lidhje me nevojat e njerëzve të sotëm, nuk do të jenë realiste dhe nuk do t’i kënaqin njerëzit, në qoftë se atyre nuk u jepet një përgjigje e përshtatshme e bazuar në burimet kryesore të fesë të pranuara dhe të respektuara nga shumica. Prandaj një njeri mund të pyesë se cili është koncepti islam në lidhje me shtetin vetëm nëse ky koncept buron nga themelet e fesë ose nga interpretimet e dijetarëve të bazuara mbi këto themele. Në Islam, sundimi dhe pavarësia i takojnë vetëm Allahut. Kur’ani e thekson këtë pikë në ajete të ndryshme dhe deklaron se sundimi dhe komandimi i takojnë vetëm Allahut: “Kur Allahu ka vendosur për një çështje , ose i dërguari i Tij, nuk i takon asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër” (33:36). Nëpërmjet këtij ajeti, Kur’ani kërkon të bëjë të qartë se sundimi nuk i takon “liderëve shpirtërorë të shenjtë e të pagabueshëm”, siç ndodh nëpër teokracitë e ndryshme, as ndonjë institucioni fetar të organizuar sipas ndonjë mënyre tjetër. Islami thotë: “Më të mirin ndër ju Allahu e konsideron atë që është më i drejti.” Prandaj nuk lejohet asnjë privilegj mbi baza familjare, klasore, racore, ngjyre të lëkurës, pasurie apo pushteti. Përkundrazi, Islami përcakton barazinë dhe vlerësimin sipas meritave, ndershmërinë dhe ndjenjën e drejtësisë si parime të funksionimit të shoqërisë. Në Islam, i cili bazohet në Kur’an dhe në thëniet e Profetit, nuk ekzistonn as monarkia absolute e as demokracia klasike siç njihet në perëndim; nuk ekziston as diktatura e as totalitarizmi. Në Islam, qeverisja nënkupton një kontratë reciproke ndërmjet pushtetit dhe subjektit të pushtetit të tij dhe kjo kontratë fiton legjitimitet me anë të forcës së ligjit dhe duke marrë për bazë parimin “Ligji mbi të gjithë.” Prandaj në Islam ligji është edhe mbi pushtetarin edhe mbi subjektin. Ai i përket Allahut. Ai nuk mund të ndryshohet dhe as nuk mund të shkelet. Ligji duhet aplikuar në përputhje me urdhërat e Krijuesit dhe me mënyrn sipas së cilës Profeti e ka shprehur dhe e ka zbatuar atë. Në Islam, një administratë e bazuar mbi tiraninë është ilegjitime. Islami nuk aprovon asnjë lloj diktature. Në një administratë islame ata të cilët qëndrojnë në krye duhet t’u binden ligjeve njëlloj si njerëzit e thjeshtë; ata nuk mund t’i shkelin këto parime dhe nuk mund të veprojnë në praktikat e tyre në kundërshtim me to.
    Në Islam, institucioneve legjistlative dhe ekzekutive u është lejuar gjithmonë të hartojnë ligje. Ato janë bazuar në nevojat e përmirësimit të shoqërisë dhe kanë qenë gjithmonë brenda kornizës së normave të përgjithshme të legjislacionit. Muslimanët gjithmonë kanë nxjerrë ligje në lidhje me çështjet e brendshme të bashkësisë islame dhe me marëdhëniet e tyre me popujt e tjerë, ku përfshihen marëdhëniet ekonomike, politike dhe kulturore. Pjestarëve të bashkësisë u kërkohet t’u binden ligjeve fetare, të cilat mund të quhen edhe “parimet më të larta”, por edhe ligjeve të bëra nga njerëzit. Islami nuk ka ndonjë kundërshtim për përdorimin e ixtihadit (arsyetimit të pavarur), istinbatit (arsyetimeve logjike) dhe të istikhraxhit (prejardhjes) si mjete ndihmëse për interpretimin e parimeve të Sheriatit.
    Çdokush duhet të lejohet të shfaqë vetveten me kushtin që të mos ushtrojë asnjë formë shtypjeje ndaj të tjerëve me anë të mjeteve të ndryshme. Gjithashtu, anëtarët e pakicave duhet të lejohen të jetojnë sipas besimeve të tyre. Në qoftë se këto lloj legjislacionesh do të hartoheshin brenda normave të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, Islami nuk do të kishte ndonjë vërejtje për asnjërin prej tyre.
    Askush nuk mund të injorojë vlerat universale që Kur’ani dhe Sunneti kanë prezantuar duke pasur parasysh të drejtat e theksuara më sipër. Prandaj në asnjë mënyrë nuk është e mundur që Islami t’i kundërvihet demokracisë.
    Në qoftë se një shtet brenda kontureve të lartpërmendura u krijon mundësinë qytetarëve të vet ta ushtrojnë lirisht fenë e tyre dhe i përkrah ata në mësimin dhe praktikimin e saj, ai nuk konsiderohet se është kundër mësimeve të Kur’anit. Në praninë e një shteti të tillë, nuk ndihet nevoja e kërkimit të një shteti tjetër. Në qoftë se të drejtat dhe liritë nuk mbrohen mjaftueshëm, siç ndodh në shumë demokraci në zhvillim në shumë vende të botës, atëherë sistemi duhet rishikuar nga ligjbërësit. Në mënyrë që të arrijnë të bëjë ligje të tilla ideale, ata duhet t’a reformojnë, rinovojnë dhe riorganizojnë sistemin në përputhje me normat universale të ligjit. Edhe nëse një rinovim i tillë nuk konsiderohet “tashri” (i bazuar në Sheriat), është e pakonceptueshme qënia kundër tij.
    Është e rëndësishme këtu të theksoj diçka: Ekzistojnë disa njerëz të cilët mendojnë se vendosja e Sheriatit do ta bënte të nevojshëm krijimin e një sistemi shtetëror të bazuar mbi sundimin fetar. Ata shfaqin një qëndrim kundër tij pa u marrë fare me domethënien dhe kuptimin e fjalës Sheriat. Fjala Sheriat, është në një farë mënyre një sinonim i fjalës fe (din) dhe nënkupton një jetë fetare të mbështetur në urdhërat e Allahut, thëniet dhe veprimet e Profetit si dhe dhe në konsensusin e bashkësisë muslimane. Në një jetë të tillë fetare, parimet që kanë lidhje me administratën shtetërore përbëjnë vetëm 5 për qind të parimeve të përgjithshme. Pjesa e mbetur prej 95 për qind ka të bëjë me çeshtet e besimit, shyllat e Islamit dhe me parimet morale të fesë.

    Islami dhe demokracia

    Për sa i përket çështjes së Islamit dhe demokracisë, duhet kujtuar se e para është një fe qiellore dhe hyjnore, ndërsa e dyta është një mënyrë qeverisjeje e zhvilluar nga njerëzimi. Qëllimet kryesore të fesë janë: besimi (imani), nënshtrimi ndaj Allahut (ubudijjah),njohja e Tij (ma’rifah) dhe veprat e mira (ihsani). Kur;ani në qindra ajete të tij i fton njerëzit të adhurojnë të Vërtetin (al Hakk). “Të besosh dhe të bësh vepra të mira” është një nga subjektet të cilat Kur’ani i thekson më së shumti. Gjithashtu ai u kujton njerëzve se ata duhet të vendosin një lidhje të pastër me Allahun dhe duhet të veprojnë sikur të jenë duke e parë Allahun me sy.
    Demokracia, në të vërtetë nuk është një sistem i unifikuar qeverisjeje; ajo rrallëherë prezantohet pa i bashkangjitur diçka. Në shumë raste, fjalës “demokraci”, i shtohen si parashtesa apo prapashtesa terma të tjerë si social, liberal, kristian apo radikal. Megjithatë në ditët tona demokacia kihet parasysh shpesh në formën e saj bazë, pa bishta, duke e injoruar natyrën plurale të “demokracive.” Edhe nëse termi fe dhe demokraci nuk shihen si të kundërtat e njëra-tjetrës, është evidente që ato janë të ndryshme në pika të rëndësishme. Sipas njerit prej këtyre koncepteve, Islami është edhe fe, edhe një sistem politik. Ai e ka shfaqur vetveten në të gjitha fushat e jetës, duke përfshirë sferën individuale, atë familjare, shoqërore, ekonomike dhe politike. Nga ky këndvështrim, ta kufizosh Islamin vetëm në besim dhe në namaz do të thotë të ngushtosh fushën e ndërveprimit dhe të interpretimit të tij. Sipas disa kritikëve, një veprim i tillë ka bërë që Islami të konsiderohet thjesht një nga të shumtat ideologji politike që ekzistojnë sot. Ky vizion ndaj Islamit si një ideologji totalitariste, është krejtësisht në kundërshtim me shpirtin e Islamit i cili nxit sundimin e ligjit dhe hedh poshtë haptas shtypjen ndaj çdo segmenti të shoqërisë. Ky shpirt, gjithashtu përkrah veprimet me qëllim përmirësimin e shoqërisë në përputhje me pikëpamjet e shumicës. Po, është për të të ardhur keq kur sheh se si ata të cilët flasin për Islamin dhe demkracinë dhe që pretendojnë se flasin në emër të fesë, mendojnë se Islami dhe demokracia nuk mund të rrinë bashkë. Ky perceptim i mospërputhjes reciproke,është i përhapur edhe në disa vende prodemokratike. Argumenti i paraqitur mbështetet në idenë se feja islame është e bazuar në sundimin e Allahut, ndërsa demokracia bazohet në pikëpamjet e njerëzve të cilët e kundërshtojnë atë. Për mendimin tim ekziston edhe një ide tjetër e cila është bërë viktimë e një krahasimi të tillë sipërfaqësor ndërmjet Islamit dhe demokracisë. Fraza “Sundimi i takon popullit pa kushtëzim”, nuk nënkupton që sundimi i është marrë Allahut dhe i është dhënë njerëzve. Përkundrazi, ajo ka kuptimin që sundimi i është besuar njerëzve nga Allahu, ndaj mund të thuhet se ai i ëshë marrë individëve despotikë dhe diktatorëve, dhe i është dhënë anëtarëve të bashkësisë. Epoka e Kalifëve në Rrugën e Drejtë të Islamit, deri në njëfarë shkalle e ilustron zbatimin e kësaj norme të demokracisë. Nuk ka dyshim se Allahu është mbreti i gjithçkaje që ekziston në gjithësi. Idetë dhe planet tona janë gjithmonë nën kontrollin e një Qënieje të tillë të Plotfuqishme. Njerëzit janë të lirë të bëjnë zgjedhje në jetën e tyre private. Gjithashtu ata janë të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre në varësi të veprimeve të tyre sociale dhe politike. Nuk ekziston vetëm një mënyrë e të mbajturit të zgjedhjeve; siç mund ta vërejmë ky rregull ka vlejtur edhe në Epokën e Bekuar, kohën kur ka jetuar Profeti i Islamit dhe gjatë periudhës së Katër Kalifëve, Zoti qoftë i kënaqur prej tyre. Zgjedhja e Kalifit të parë, Ebu Bekrit qe e ndryshme nga ajo e Kalifit të dytë, Ymerit. Zgjedhja e Othmanit qe gjithashtu endryshme nga ajo e Aliut, Kalifit të katërt. Vetëm Allahu e di mënyrën e saktë të zgjedhjes.
    Për më tepër demokracia nuk është një formë e pandryshueshme qeverisjeje. Duke i hedhur një sy historisë së zhvillimit të saj, çdokush mund të vërejë gabime që janë pasuar me ndryshime dhe korrigjime. Disa madje kanë përmendur rreth tridhjetë lloje demokracish. Si pasojë e këtyre ndryshimeve në zhvillimin e demokracisë, disa njerëz e kanë parë me hezitim këtë sistem. Ndoshta kjo është njëra nga arsyet përse bota muslimane nuk e shikon demokracinë me ndonjë entuziazëm të madh. Pas kësaj mungese entuziazmi, dhuna e sunduesve tiranë në botën islame të cilët e shohin demokracinë si një kërcënim për despotizmin e tyre, paraqet një tjetër pengesë për demokracinë në vendet muslimane.

Tema tė Ngjashme

  1. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  2. Burgjet...
    Nga shkodrane82 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 26-12-2004, 19:34
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  4. Shteti qė tradhton shtetasit e tij
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-12-2002, 07:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •