Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Gje e madhe Modestia!

    Mua
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ty te shoh para syve tek rrufit me nge kafen tende te dyte. Ti ke kohe qe e ke lene cigaren, qekur e nisa une; tani kenaqesh vetem me rrathet e tymit te dale prej gojes sime. I numeron me ze, pasi gishtat te kane mbaruar me kohe- 27...35..49. Nuk te shoh nofullat te te levizin, veē ajrin qe qendron pezullmidis meje dhe teje ne forme numrash: 57...63...79.

    Me kerkon gjithmone te te ndjek nga pas, megjithese une gjithmone keshtu te kam pare, po ate ndryshk mbi floke, te gjashte brinjet e kercyera parpara si cfurk, te rritur e te plakur shpejt para se une te isha e vetedijshme per pranine tende.

    Ti ke vjedhur gjithe pasigurine time; e vure menjane dhe e ruan ne dollapin e sendeve qe perbejne dieten tende. E vetmja gje qe une te kam shtuar eshte krahu im i djadhte-ty te mungonte shtylla kurrizore; megjithese u mundove te me mbushje mendjen se KOHA nuk ka nevoje per shtylle kurrizore, une(kokefortesine ma bere dhurate kur kisha nxjerre rrethin e 14te te tymit nga goja) e vendosa te te vija nje shtylle. Pa mundur te tregoj se ke ke bark e kė kurriz, krahu im i djathte rri mes permes kraherorit tend-shtylle kraherore me te peste gishtat hapur-platforme ku ti mbeshtet koken pa nofulla. Mos m'i digj gishtat me ate kafe te hidhur! Nevrike!

    Je lodhur me mua? Atehere ik! Une nuk te kam lidhur akoma-Vetem me kthe krahun! Krahu nuk duhet te lere shtepine! Me nxjerr gjuhen nga zgavra, qe varet poshte e me lepin gishtat, pastaj perdridhet e lidhet gogel per te imituar ate qe une quaj ngerdheshje. Kthehesh ne pluhur te blerte e bėn drejt murit-nuk e njeh konceptin e deres qe u mundova te ta fusja ne tru per vite me rradhe. Ndjek hijen tende te paforme dhe degjoj rrapellimen e tullave tek mbyllen pas teje-pastaj krahu im roze, ende i ngrohte nga gjuha jote bie ngadale, me lekundje te lehta, si ne medyshje...103...121...

    08/05/01

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Hmmm, ti e fillon diten duke m'u pergjigjur mua! Gabim! Une ne ate ore isha akoma ne gjume; dy kokrrat e ilaceve qe i shkriva poshte gjuhes ne darke mbajten vetem nja dy tre ore-pjesen tjeter te kohes i ndenja nates mbi krye se po pillte diten por me shume veshtiresi. Po kelthiste aq shume nata nga dhimbjet sa jastekun qe i vura ne goje e pershkroi tejpertej dhe dhembet i ndalen vetem kur ciken radiusin tim tashme te zhveshur nga mishi e muskujt. Une sado te ulerija, nuk ia kaloja dot klithmes se nates, ndai i mora koken me krahun e lire dhe e futa ne gojen time te shqyer nga dhimbja qe e perpiu sakaq. Zeri i nates atehere filloi te kumbonte ethshem brenda gurmazit tim, e une fillova te sillja ndermend cdo te njohur qe po me mbante neper goje a ender qe te me linte lemza. Shqelmat e te qarat e mbytura te dites me sollen pernjehere ndermend se nata gjithmone e pillte diten nga goaj, e une pergjumesh si isha kisha harruar fare! Keshtu miku im, prandaj i bera nderet dites sot duke fjetur bashke me te. Kur i hapa syte prape, dita kishte filluar te me therriste mami, duke u zvarritur kemba doraz tek divani ku une isha keputur pas asaj lindje te dyfishte...

    09/26/01

    Une nuk kam qene e pire, thjesht e dehur nga dhimbja....

    E mora diten sot per dore dhe dolem per te blere nje pale sandale. Ishte rritur aq shume ato dy oret kur flija, sa s'e lija dot mė me ēorape neper shtepi dreqin, duhej ta nxirrja dhe jashte ndopak.
    Perjashta nuk kishte diell, vetem nja dy tre rreze lozonjare qe ishin veshur si djem dhe u kishin shpetuar monastirit te reve. Ua qava hallin si do hynin prape brenda te shkretat! Dita akoma me therriste mami dhe rrinte rrinte e me terhiqte mengen kur donte te ndalonim para ndonje vitrine. Seē kishte nje shije per kompiutera e lavatriēe qe s'po e merrja vesh. Kurse une kisha dale per t'i blere sandale, ndonje pale vishje te erret me nga nje luledele tek tokeza; kisha pasur edhe une nje pale te tilla dikur. M'u kujtua kur mami m'i kishte vene nje mengjes tek koka, sandalet e para per mua pasi kisha lindur ne vjeshte. Luledelet ishin te bardha, secila kishte trembedhjete petale, dy prej te cilave me vrisnin gjithmone kyēin kur i mbertheja.
    Pas njefare kohe kuptova se kishte rreth nje ore qe dita me therrriste ne emer kur donte te me tregonte per diēka; edhe s-te nuk i keqshqiptonte me. Gjate gjithe asaj kohe as nuk ia kisha hedhur syte te shihja se ē'ngjyre i kishte floket; une e kisha ndare mendjen qe femijes tim do t'ia lyeja floket te tejdukshem, qe mos te me lodhte sa here te doja t'i lexoja mendimet. Kurse kjo i kishte lidhur floket gershet, me dy gogla te vogla tek fundi. E une akoma endesha neper rruge per te gjetur nje dyqan sandalesh, gje qe po me dukej me e pamundur kur u kujtova se vjeshta kish ardhur serish e te gjitha vitrinat ishin mbushur me modelet me te reja dimerore...

    09/27/01

  3. #3
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    So
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ai ka ardhur te me sjelle faturat e korrikut. Cdo fund muaji une i jap nje raport mbi shpenzimet dhe te ardhurat mujore-ne nje diskete qe ai e shtyp ne shtepi pasi printeri im nuk punon.

    I zgjas nje birre teksa ulet ne divan dhe e pyes per udhetimin e ardhshem. Ai transporton vepra arti nga nje shtet ne tjetrin dhe eshte ne qytet vetem per dy tre dite ne muaj. Bashke jemi njohurnga nje shoqe qe jeton ne nje ndertese me te-kafene e pijne aty tek cepi i rruges nga ku vjen nje ere cpuese kafeje qe me tharton zorret sa here i kaloj prane (mos me shiko ashtu-kam kohe qe s'e pij me kafene)

    Ai fillon e flet dhe ne momentin qe hap gojen e shoh qe vate edhe kjo bisede, e mori rrugen si te tjerat. Se Ai eshte shume i dhene pas perendise (Zotit kaur) ka qene keshtu qekur grupi me te cilin luante kitare u shperbe, vellai u martua me kengetaren kurse gruaja e la me gjithe vajzen e sapolindur. Ai e shtyu dhe ca kohe me drogera e te tilla, pastaj i thirri mendjes e hoqi dore. Vetem se i thirri mendjes ca si teper, pernjehere filloi te shkonte ne kishe e te lutej para cdo ushqimi-tani ia ka lene zotit (te tij) gjithcka ne dore.

    Une e ngacmoj duke e quajtur te dobet-duke i thene se meqe ishte aq afer vdekjes. truri i bllokoi nje pjese te mire te qelizave nga frika-paralize mendore. Prandaj Ai futi Ate-Zotin ne loje.

    Ngrihem te marr nje birre per vete dhe ve rč se fytytra i ka ndryshuar forme: FLOKET JANE THINJUR ME SHUME, VETULLAT E KRESHPERUARA, SYTE TE VERBOJNE NGA BLUJA E SHPELARE NE TO...MENDJA ME THOTE QE Ai po buzeqesh-SYTE SHOHIN VETEM NJE NGERDHESHJE QE NGE KRYE MIDIS DHEMBEVE TE DALE DHE GJUHES SE KUQE. ..ne tru me ndizet nje sirene alarmi-DJALLIIII! DJALLIIIIIIIIIII! une s'e kam pare ndonjehere me pare ndaj i besoj mendjes dhe ndiej valen e frikes si leshohet nga truri- E ETUR TE ME PUSHTOJE TE GJITHEN- me le ashtu te mpire sikur me kane pickuar nje familje e tere milingonash-nga ato te medhajat qe jane te tharta kur i ha.

    Ai vazhdon te tregoje sesi i ka vene nje mbrojtese plastike makines qe te zvogeloje ferkimin e eres keshtu dhe gaz harxhohet me pak. Duket qe nuk ka vene rč asgje nga ē'me ndodhi mua. Sforcoj veten ta shoh prape ne fytyre; mundohem te gjej nje ngjashmeri fizike midis saj dhe vegimit ne mendje- Djalli
    Shkencerisht truri fillon luhatjet kur ndonje tumorr=kerpudhe mbin nga brenda...

    08/01/01

  4. #4
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Mitet e thyer
    --------------------------------------------------------------------------------
    Isha ulur ne vendin e pare kete rradhe, pa e pare fare te arsyeshme te "vija ne dukje" se me zinte makina. Nuk dukej se Atij i pelqente shume ky kameramani qe sapo kish ardhur me gjithe te birin qe i shembellente deri ne kocke nje shtrengimi te sforcuar per jashteqitje, ndaj dhe nuk i kishte bere "nderet e duhura" per t'i ofruar vendin e pare. Norm sapo kish mberritur nga Montreali; mezi priste te shtinte duart ne negativin e filmit qe kish xhiruar gjate 5 vjeteve te fundit, i gjithi i luajtur ne veri, me vendasit indiane e netet e tyre polare. Teksa llomotiste se ēdo gje ne film ishte e paegzagjeruar qe nga therrja e asaj fokės me dhėmbė gjigande, deri tek goditjet e dy aktorėve kryesorė ne tėmtha per te vendosur kush do martohej me ēupėzėn e fshatit, Norm rrinte rrinte e permendte se kishte vite pa shkelur nė qytetin tonė.
    -Ai frenoi rėndshėm per te shmangur pėrplasjen mbi xham te nje mase te zezė nė fluturim qe krra krra-isi piskatshėm duke u ankuar qė i kishin zėnė korridorin ajror te fluturimit.
    Vetėm ateherė vura rč morinė e korbave qe fluturonin te gjithe ne nje drejtim. Deri nė atė ēast, errėsimin e ajrit perreth meje e kisha justifikuar pjeserisht me xhamat pakėz me ngjyre te makines dhe faktin qe ne kete pjese te qytetit shkoja shume rrallė. Seē kishte nje shije metalike perjashte - te ftohte dhe ēuditerisht te heshtur. E si pėr ta shtuar mė shumė dryshmerine rrethuese, Ai po i tregonte Norm se kish vite qe gjithe korbat e qytetit fluturonin ēdo mbasdite rreth orės pesė per t'u mbledhur ne nje lugine afer vendit qe sapo po linim pas. Djali i vogel po kerkonte pse-tė; Norm filloi t'i shpjegoje se ca gjera jane me te thjeshta nga sa i kujtojme, se Mitet duhen pranuar ashtu siē jane - pa u munduar t'u gjenden rrenjet e shkaku - pa te cilat ne si qenie e kemi te veshtire t'i njohim apo pranojme.
    -Korbat vazhdonin te vinin nga te gjitha anet, ndersa mundohesha me veshtrim te bashkoja drejtimet e tyre ne ate pike te vetme - luginen qe ne imagjinaten time kish veshur nje petk tė zi, prej puplash shkelqyese e butesie zogjsh. Qielli, po binte dhe ai mbi lugine, i parakenaqur per ate dyshek te rehatshem me erėn dehėse te pėrēit, aq te njohur per Qiellin sa kakerdhite e petėzuara nga pesha e Bariut Malkė sa here hidhte gunėn mbi toke e ia kepuste gjumit...
    ...Mė vone, duke kerkuar dhe une pse-te e mia, mesova se lugina dikur kish qene pika e grumbullimit te plehrave te qytetit per vite me rradhe, derisa banoret e rinj qe u shtuan pas luftes, punuan vullnetarisht qe t'i digjnin te gjitha plehrat njehere e mirė, duke varrosur perfundimisht begatine qe kish mbajtur korbat e qytetit gjalle...

    02/18/02

  5. #5
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Mashkull

    ... Ajo po ma shkel hijen; po me ecen mbi supet tani dhe po i avitet kokės. Shpejtoj hapat dhe tani ēapat e saj bien mbi gjunjet e mi. Kepucen e djathte e ka te zgjidhur (lidhesen). Pernjeheresh me zė frika se do pengohet e plandoset duke ma zene hijen perposhte. Aq i prekshem eshte paniku sa ndiej dhe pluhurin nga renia e saj te me ngjitet ne fyt. Atehere i dal nė tė majte - hija ime mbi tė sajėn - dhe, sikur te mos me kishte kallur fare datėn disa ēaste me pare e rrėzoj nga mendja me nje te tundur te kokės. Megjithese duart duhet t'i kete te brishta; hija e duarve i duket e cunguar, si e tejdukshme.

    Ca njerez lexojne duart. Mua me terheqin gjunjėt.

    Njera nga llambat e vogla te dritesores qe duket nga jashtė ka perenduar. Filamenti i eshte shkerrmoqur ne qender e fundi i eshte nxire. Kur hyj ne apartamentin tim gjeja e pare qe dua eshte drita. Dhe uji. Kam ca buleza uji nen gjoks, mbase nga mallengjimi qe i lashe te lire te shkeputeshin prape sot. Gjokset e mia qe me luten te vdes e t'i shpetojne asaj varjes tejet te zgjatur ne kohe. (kete e kam thene aq shpesh sa do me duket si citim nga ndonje autor i fuqishem po e perserita mė) Dua t'i thaj gjokset per ca kohe; me mendjen tek vogelsia e tyre kur jane te thare, pergjigjen e befte me tkurrje e mornica sa here truri im a goja jote u punojne ndonje rreng. Veshin nje veshtrim pyetes, me floket lidhur pas vesheve, syte gjysem te lotuar nga ēudia sa me kaplon nje ngazellim i enderrt.

    Gjokset e mia dhe ato kane hije te brishte, te tejdukshme.

    ... Ke mbledhur manaferra sot. Dy kokrra te plota i heq menjane dhe me majen e thikes u heq tulin e brendshem. Me sheh ngultaz ne sy, se mos ta kam kuptuar trillin dhe po bej te ēuditurėn per ngazellim. M'i gozhdon syte. Thithkat e mia po perpeliten se u kane zene frymen manaferrat, nje ne ēdo krye. Perleshen thithkat e mia me pushtonjesit e tyre dhe me duken triumfante; nga ngrohtesia e lengut mavģ qe origjinon nga buzėt e shkaperdredhura te manaferrave e di qe po humbasin. Pushi i barkut me eshte lagur nga po te njejtat pikime.

    Ē'ngjyre do ma besh nje zemer tjeter?

    04/04/02

  6. #6
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Ashtu

    Po ēapitem ngadale ne mes te vapes duke degjuar llokoēitjen e mendimeve ne zgavren e kokes. Te papuna siē jane ēdo vere, shumica e tyre degjenerojne komplet; fillojne rruajne kembet, vene nga nje pale syze mbi koke, sikur te duan ta mbrojne nga vershime te befta gjaku, dhe lidhin pas belit nga nje shamize te holle idiotesie. Kaq duhet qe edhe ato pak mendime qe nuk kane shkalluar kaq ne mase, te dorezohen dhe t'ia varin edhe ato. Kush e shuk se ngeli koka ime pa idera edhe nje vere tjeter? Kur kane kaluar nje karroce me verera me pare!...
    Ee, e di qe i kam lene mendimet e paperfunduara, po me se t'i perfundoj? Po filloj te flas ne veten e dyte, per mendimet e tua, atehere. Ti nuk do t'i besoje kurre njeriu tjeter mendimet e tua, megjithese ato jane te shpelara dhe pothuaj te gjtha fillojne me: "po ēapitem...", "jam ulur...", "Duke kaluar..." e keshtu me rradhe. Ti shpesh i shikon mendimet (e tua) si pjese te kulluara filozofie, megjithese ke harruar t'u hedhesh faren e kosit brenda teksa i nxjerr ne "diell" te zihen me shpejt. Ti nuk e di se edhe sikur te heqesh dore nga pija, e te vraposh perdite neper rruget e qelbura nga vapa, banoret e vegjel te mases llaēore qe ke ne koke prape do bien nje nga nje, duke bere nje "Belldung" te vogel qe as fqinjet nuk do ta degjojne. E prape ti ēapitesh ngadale neper vape, kalon anash se keta djemte e sotem nuk ta pertojne te ta ngrehin (pluhurin) mbi koke. Xha Trifoni aty ka pasur nje peme me nespulla, gjysmat e te cilave binin jashte dhe ne i fshinim pas kantjereve e i hanim shpejt e shpejt qe te arrinim tek farat.
    Farat nuk kane pasur ndonje shije te veēante; kishin nje ngjyre te zbehte por po t'i mbaje per nje kohe te gjate ne goje fillonin e skuqeshin gradualisht. Ti ishe shume e imet atehere, kercijte mezi te mbaheshin ngjitur me trupin; gjithmone u luteshe te tjereve ta mbanin nespullen tende ne goje fillimisht, se ti nuk kishe aq shume peshtyme sa te nxije nje fare te tere vete.
    ...E une gjithmone mendoja se ti do mbaje me shume mend xha Trifonin sesa nespullen, megjithate ke te drejte, nespulla eshte ketu akoma, kurse xha Trifoni ka kohe qe eshte mbuluar, fundja nuk i bie me rradha te kaloje keto verera kaq te nxehta.


    06/21/01

  7. #7
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    drethka

    Drethka
    --------------------------------------------------------------------------------
    Buzėt e mendimeve te mia jane te ēara e djegin. Dimri pothuaj po iken edhe kete vit; ashtu ne ato grahmat e tij te fundit m'i fshikulloi edhe nje here mendimet. Viti niset me dimrin per te mberritur po prane tij. Sa rastesore eshte qe Viti shkon nepermjet dy dimrash nuk e kam kuptuar akoma e mundet qe edhe kjo te degdiset me enigmat dhe sikur-et e mia te tjera - ato qe paketoj ēdo fundstine me rrobat qe s'me ra rasti t'i vishja e fjalet qe gjuha me la pa thene. Trupi me perpelitet ne spazma epileptike, ashtu tek nderron te gjitha lekuret e zvetenuara dhe pastron gjakun duke e ndare me pare ne ngjyra...pastaj pesha...pastaj ngjarje. Ti nuk hyn fare (fare) ketu, vetem del. Fillimisht rend - duke e ndjere liresine sapo prek ajrin jashte meje, gjithmone me i ngrohte se ai qe le pas, pavaresisht nga afėrsia apo mosafėrsia e Diellit me Token.. Pastaj ēapitesh; ajo ē'ka pershkove me nje fryme eshte tashme shume pas, aq larg sa nuk i perket as te shkuares, thjesht nanuritet ne ajėr si ekzistence jetime.
    Macja memece e sime motre ishte jetime. E nxorrem nga bunkeri tek bahēja e Julit. E vetmja qe kish mbetur gjalle e kapur fort pas trupit te ngordhur te nje nga simotrat a vellezerit e saj qe s'kishin pipėtirė mė qyshkur uji ua kish dendur mushkerite. Ish memece dhe nuk kishim per ta zbuluar po te mos qe kapur fort pas shkopit te arrės me te cilin po i ēponim qe te gjashte kotelet duke u munduar t'i zhysnim thelle pasi u hidhnim ndonje cope barģ persiper - varrim i improvizuar.
    Bunkeri ishte i mire ne pranverė - ne loznim me plloēa balte duke mėrmėritur abrakadabran e shqiperuar para ēdo plasjeje te baltės mbi beton:
    -Hu, hu huuu...Po s'kercite do haaaash Dru!
    -Pauuuu ...Paguaj!
    Po aty u mundova t'i nxirrja Julit babain nga burgu me nje kallėz si te grurit. I ndanim ne mes, vinim pjesen e lartme sa te qnedronte mbi te poshtmen pastaj gjithe kallezen e ngecnim midis gishtit te mesit dhe atij tregues, me pellemben te perballur me token. koka, e bashke me tė fytyra merrnin hijen e rende e autoritare, dhe zėri gjysem i dredhur nga serioziteti pyeste:
    -E ke babane ne burg?
    Pastaj dora e djathte godiste lehte tulin e se majtes, gjysma e siperme e kallezes shkeputej ne me te shumten e rasteve nga e poshtmja dhe ne bertisnim "Ta nxora babin nga burgu!!!"
    Vetem se babi i Julit ishte ne burg dhe ne jeten reale, ate qe pjellohej e mbarsej edhe ne kokat e prinderve te mi ēdo mengjes tek ma merrnin shpirtin me trikon vishnje me dy xhepa tek paraijet. Ndaj kur e pyeta nė e kish babain ne burg ate mbasdite nė Maj me nje halėz midis gishtash, syte jeshile te Julit u hyne e u dolen vetveteve dy tre here tek mendja i pėrshkėndriti fjaline pasuese "Ta nxoraaaaa...!"
    Babi i Julit doli nga burgu kater a pese vjete me vone, pasi te jatit i doli shpirti duke e prekur pas kangjellash ne nje nga ato perhumbjet pese gjashte minuteshe te tij-tek shkumonte e leviste krahet ne ajėr si helikopter me ujė-e qė ime gjyshe i quante "perndjekje xhindesh"
    Gjeja e pare qe bėri - te Dielen e pare serish ne shtepi- babi i Julit na hypi te gjithe pas Ziss-it te Dinit; mua Julin, Tanin, Meriten dhe shkuam tek tregu i gjėse sė gjallė, shumica e te cileve pulitjen e fundit te syve e kishin ne nje hark kohor me perpelitjen e fundit te Diellit. Ndalonte vetem tek qengjat motakė, u vinte gishtat rreth bishtit, tunde ndonjehere koken ne medyshje dhe vazhdonte me tej. Per nje grime m'u duk sikur u mori erė gishtave - me nje veshtrim idhnak e te pershpejtshem, sikur ta pergjonte njeri. Qengji qe me ne fund zgjodhi ish po aq i rendomte per syte e mi sa dhjete a dymbedhjete te tjere qe kishim kaluar para tij.
    Orė me vone, teksa gjaku i kullonte nga zgavra e qafes kokeposhte te qengjit tashme te perenduar, babi i Julit me nje goditje te mprehte i meshoi fort thikes se ngulur ne tokė. Tehu u zhyt poshte me kerkellime, teksa gervishte ndonje cope teneqeje te ndryshkur e te sajuar ne pallat tetanozi, kurse doreza e zeze mbajti koken kryeneēe lart, duke u ngulur ne dhč deri tek qafa. Une shtrengova dhėmbėt e iu luta gjithe zanave qe njihja e bijave te tyre qe tehu i mprehte te mos kish ndarė asnje nga krimbat e nendheshem ne mes.

    02/27/02

  8. #8
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    e lenget

    I them vetes miremengjes
    ndersa zgjohem nga perēartjet e dites per qenėsi
    e trishtim te veses per shuarjen e tejdukshmes
    mbi fole milingonash sapogermuar...
    tund shkujdesshem barkun dhe gjymtyret.
    endrrat qe me ushqejne kapsllikun varen teposhte
    nga te perbrendeshmet gjysme pazgjuar
    vetja ime e kruspullosur, hap gojėn fort
    dhe shtriqet.

    ____________________________________________

    3000 milje e ca?

    Rruga ne njeren menge me rri varur
    ne njeren menge tė rri kapluar
    me gjunjet perthyer qe mos t'i cikin token
    rruga perkundet me ecjen tone
    e uleret ta hedhim me lart,
    qe me shume te lavjeresohet ne renie
    ka oreks lubie te marre
    per luajtje familiare ne parqe tė muzgjėt

    ___________________________________________

    Ma dha djersen sot
    me tha t'ia lidhja me peshqirė te njome
    e t'i vishja pezhishken e verdhe
    te skajit te buzes vuve
    Me tha ta thaja per te gatuar
    si kripe me shije te athet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Henri : 06-05-2002 mė 17:06

  9. #9
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Sot u zhvesha prape, u ula ne gjunje
    futa koken mes kembeve sot dhe pashe
    pashe thelle te ēarat e mia jargavitese
    dhe rruget e thella me ushtim pa kthim
    gjunjet m'i kaploi spazma
    qe e derdhi dufin tim jashte
    pa arritur fundin, muret me vraga
    te honit tim
    vdiqa sot, duke lepire buzet e atheta.

  10. #10
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    me shkermoqesh ne duar duke u bere therrime; cdo pjese ne vetvete duke me kerkuar te te dua me shume. Me eshte shperbere kurrizi nga ndjesia, fjalet me prepeliten dhe po tripsen nga e perdorura aq shume sa kam harruar qe i kane perdorur dhe te tjere, me pare e une nuk jam "dhenesja" e tyre e vetme. Damaret e qafes, mavijosur me kohe nga pritja, e kalojne gjakun me pertese, si i panevojshem qe eshte keto dite per trurin tim te mpirte, ne braktisje te plote te zhurmave tė tė rėnėve verdalle. Me duket vetja nje spore qe u verdallis ne ajer me shekuj te tere e nuk plasi deri sa ra mbi oazin tend, aty tek te perleshen shpatullat me qafen... Verdallisur aq gjate sa harrova ē'kisha mbyllur brenda; nuk e dija ē'fare do te bulezonte nga guacka ime rehatplote. Refleksi mbi oaz me thote qe jam e bukur, dhe asnje cope e qenies sime nuk ndihet se do te te kundershtoje. Me mbart ashtu mbi shpatull dhe une ngre koken vetem per te te thithur erė, pastaj kotem prape ne afshin qe me jep jete. Nuk me vdiset sot, me thithesh zemer gjer ne palce, ēdo grime te saj dua ta pertyp e te shuaj urinė e dhembeve, djegien e fytit dhe rrjedhjet e mushkerive te ējerra nga epshi.

  11. #11
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Shijet e mia

    Neper shishka te qelqta esencash me rreshket
    per ēdo dite nga nje arome te re e ve nen qafe
    me perzihet livandoja me rozmarine a myshkun
    ēdo puthje vulos fytit shije te thate

    E hunda ime flegrat shtriq ne skaje
    e dora qafes rruazat nje nga nje shtrengon
    Njera kerkon eren tende si mengjesi flladet
    tjetra shijet e meparshme percjell me jehone.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Henri : 09-05-2002 mė 12:53

  12. #12
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Nishanet - dy pika te imta
    ne secilen faqe te cicave te tua
    i puthis bashke me gjuhe duke terhequr
    te dyja kulmet e tyre
    kryeneēe

    Ti - shpinen perbrenda harkuar
    shikimi te ka lene, perhumbur
    me gudulis ballin
    fryma e leshuar teposhte mbi mua
    m'i djeg te gjitha mallet

    duart t'i mberthej rreth belit
    dhe perkundem
    me hyhet brenda teje me ngulm
    me qahet ne kujisje
    trupi me qesh me ulerime...

  13. #13
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Koha ka ardhur, po me pret
    pas perdeve te erreta i shoh fytyren
    pa me thene akoma miremengjes

    perleshemi, te dyja kokeforta
    njohjet ndryshojne emrat
    dhe te panjohurat zbehen

    koha me prezanton vetvetet
    zhveshur nga myshku i blerte
    ngjyer ne serėn e zhegut

    Une i tregoj damaret
    gjaku im i vetmi percjelles
    i ikjeve te mia dhe kthimeve.

  14. #14
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Shijet e mia i ka lidhur nen gjuhe
    i pertyp nga nje per ēdo mall
    i kaperdin me togje kur i hahem.
    I largohem,
    njeheresh me peshtyme i than
    te vdekura.

    Shijen e tij e mbaj fort ne gishta
    me to lodhjen time perkedhel
    me mollezat e enjtura i hap nates
    kapaket e syve te mpire
    qe drita ne bebeza t'i hyje,
    ta verboje...

  15. #15
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Squk

    Erdhi...

    kur lepihet mbi faqe drejt buzes
    lotin pi me gjuhe
    kripe per trupin tim
    qe djersa te mos dale me maraz
    duke shtyre poret e lekures
    dhe rrenjet e qimeve qe me mbulojne.
    hunden me rremben aroma
    e egzistences sime.

    ...dhe iku prape

    Lotet e mi ngopen me mua
    Dhe une e thare qendroj mes tyre
    Si pershendetje me kollare
    Lekura me shperbehet nga bymimi
    Dhembet me kercasin naten nga djerrimi
    E megjithate egzistenca humbet
    Ne humneren e mosqenies sime....

  16. #16
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Poēi i llambės

    -Diellit iu afrova me shume se afer
    e po me dieg!
    Flatrat nen vete,
    kam rene ne kurriz!
    Jam mizė.

    -E zeze, s'me ka mbetur gje
    te nxihet.
    Veē te zbardhet.
    Nje tjeter mizė ngjitur meje
    te thara gjymtyret
    gjer ne thyerje.
    Po nxehem, valė valė

    Bėzan!
    Bėzan ne shkrirje...

  17. #17
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Ime ėmė duke mė dėshtuar

    Nga po e njejta shqyerje shalesh
    rrėkehet jeta,
    Ajo e hidhura, e prishura,
    e hequra
    Edhe vetė e shendeta.
    Nėmja ende rri pasthirrmė
    e dhembjes.
    Thonjte ne tul te dores
    ushqehen.
    Prania ime? Vetem mosqenie.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Henri : 25-06-2002 mė 00:54

  18. #18
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Pese vjet kam pertypur
    si bleta zgjoin e vet ne prag dimri.
    Asnjerit prej tyre emrin nuk ia mesova
    as shijen e frymes se mengjesit
    Gezimet qe hidhnin drejt meje
    i volla.
    Dhe kafen me qumeshtin e skremuar
    dhe pistat e skive dimer e vere
    Peshqit e ngecur rrjetes sime,
    i peshtyva ne qoshe te rrugeve.
    Ua pashe dhe njehere emrat dallues;
    dritat jeshile, te pishmantat,
    te kuqet.
    Me kane shterrur diajte per te nėmur
    Nenat e tyre nuk me shohin mė
    si mbarsėse te denje per faren e tyre.

    Po filloj te mallkoj dhe muzgjet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Henri : 22-06-2002 mė 20:09

  19. #19
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Pas vetes

    Si nje rutine ne mend me hytė
    me gojet hapur
    qe kaperdihen me ngutje
    dhe me perqeshin: e perdale.
    Me kallin datėn te gjitha maskimet,
    rrobat e zgjedhura per mua te vesh.
    Kam shtuar ne peshe,
    s'me nxene mė miklimet.
    Karficat e bindjeve i rruajta,
    bashke me qimet.
    Pergezimet neper shishe i ktheva mbrapsht
    adrese kthimi nuk me ka asnje valė.
    Gjymtyret e shkelen paqen me trurin,
    pa afat.
    Pas vetes ndjej se po marrosem
    prape!

  20. #20
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Mplakje

    Ē'te beri fjal' e ngrate qe dhembe ne fyt i ngule?
    s'ka faj as art' i shkrete qe mollaqet ia sėllon
    Me kohen nxirr inatin, ah, kjo firaune!
    Dhe ne, qe pas e ndjekim
    tek jeten na mohon.

    I hidhur, (thone) rrėnimi
    i shpirtit,
    para trupit.
    Mjerane zemer e shkrete kur vrapin ngadaleson.
    Po me i rende harrimi, vetmia qe nuk shkulet;
    Ata, mendje-verbuarit, qė brinjas te kalojne.


    Hijet mbijne ngadale
    mpleksen neper fjale
    edhe pjergullohen

    bredhin neper nate
    ne gjumin e ngrate
    hijet zene pjellohen

    fytin fort ma zene
    frymen poshte s'e lene
    as te kaperdihem

    vjen pastaj dhe zgjimi
    hijet nga vegime
    ne njerez shnderrohen...


    Vjetra

    te shoh ne heshtje tek avitesh
    e buza fjalen nuk ma le
    ta mbaj dhe sot heshtjen perbrenda
    tek ngutjen egerr e pėrze

    Po prape avitesh - me syte ndezur
    dhe ankthin shpirtit ia ke shtuar
    e une serish tek perpelitem
    me fjalet humbur a harruar

    Tani qe kembet m'i lidh era
    dhe trupin hģ e ben trishtimi
    mė ze nje gaz i marrė si reja
    ne qiell te qete a qiell mohimi

    Dhe nis kujtes' te me ngatrroje
    ka qene ketu - a ėndėrr qe?
    mbi lote te njoma thahet etja
    nen psheretima vdesim ne...


    Tjeter...

    kaloj keshtu nje nate zgjuar
    tek gjumi syrin ka pulitur
    vazhdoj te dridhem, e mbuluar
    ne pragje zgjimesh agun pritur

    tek ngjyrat prishen, sa here nata
    per marrezite embel u flet
    i heqin rrobat - laskuriqe
    u duken brinjet, gjaku i zbehte

    dhe hijet rriten, te tejdukshme
    me nxjerrin gjuhet njė e njė
    me frymen time nisin luajne
    me kane ēare fytin - s'u bej dot zė

    me kembe a duar perpelitem
    t'i tremb e tut' veē per nje natė
    se syte nga dhimbja me veniten
    e gjoksi me ka mbetur thate...


    Prapa

    Ne harlisjet e kujtesave te mia
    ku era fryn e fryma s'ndal
    ka nje stacion treni te zhurmshem
    mbushur me njerez te thjeshte
    a mondanė

    Ka nje zėnkė te heshtur cinike
    dhe dy ēanta qe shtyhen me kembe
    kater kembe ne drejtime te kunderta
    qe ēapiten dyshueshem,
    rėndė

    Ka permendje njohjesh rastėsore
    dhe gjerash qe te lihen siē janė
    ka nje etje te egerr sysh
    tek shohin gjithe ē'kerkuan
    me parė

    Jane dhe ikjet e mia, te ujshme
    dhe lindje shtatanike malli
    Ne harlisjet e kujtesave te mia
    Me ze makthi...


    Subjekti?

    Me kerruhen gishtat
    thelle poshte thonjve
    ne nje deshire te verber
    per gelqere e copa suvaje
    te shkulura nga muri me ofshame

    kembet me kerkojne me ngulm
    cingerrisjen e brymes
    mbi ujin e pellgut te ngrire
    perpara portes qe angullin
    ne ēdo ecejakje

    vithet zgjerohen e shtriqen
    perdellyer per gjethet e terfilit
    dhe brumbujt e fshehur
    qe zene perposhte
    tek kanali nen shtratin e dorezonjave

    truri nuk m'i thote mė deshirat
    vetem mallin ma lidh per gryke
    dhe rregjohet...


    Diku, dikur pa frike

    Kembet me gishtat
    te gjate
    nje unaze si kotke
    e ngecur ne fyt,
    S'ben as lart, as bie poshte
    pllaquriten ne pellgun e kafte.
    t'i fshihen vapes
    zhegut.
    Lene gjurme balte qe thahen
    zhvishen nga era e dheut
    grija e larvave
    shija e njelmet
    kallamishtet.
    Pellgut iu shtuan peshq te kuq
    me gudulisin shputat
    presin te mbyten


    Ma gjej pak (titullin)

    Mbetesh serish bisede mes gishtash
    nje kujtim, a thjesht perralle
    zvarritesh heshtaz neper trup
    largohesh; trupit m'i le vrage

    te flas e qesh, e qaj me ze
    kercitjen gjuhes ja ndaloj
    fjalet shkeputen, lidhen prape
    si strehe ne ngrice me mbulojne

    ēastet kur iken ripertyp
    vargu tejzgjatet, oret kapton
    kufijte e pritjes shkrijne syte
    Tek dita naten perqafon.


    Nje nate si kjo

    Katroret me mbulojne grrisjet
    cepat u palosen diagonalisht - arrnojne kujtesen
    Dhimbjet pijne
    ngazellimin me te fundit
    qe ne thurjet e tyre roberuan.
    Terheq katroret pas fytit
    T'i bej udhe frymes se pezullt.
    Marr fryme, jap afsh
    Ndez dritat e ankthit te strukur.
    Ngutjes per flake pluhurin ia fryj
    Jam prape! E plote,
    E bukur
    Pjelle nga bark i mallit shterpe
    ne perpelitje per rikthim
    Shtrij krahet
    Anktheve ua rembeva lirine!


    Rreze, rreze, buburreze

    Nje nga rehatet qe te jetosh vetem eshte se ke per te bindur vetem veten tende. Te pakten veten mund ta marresh me te mire me ndonje lepirese, a nje masturbim.

    Me hipi koka mbi patina sot dhe u nis me "mision". Doli neper rruge qe te njifte lagjen. Iu luta te vinte ndonje mbrojtese per hundet, po nuk ma vari si zakonisht. Kthehet pas ndonje ore me vetullat e ēara mes permes. Se kush i kishte shkelur floket dhe koka ime kishte rene mbi nje brumbull. Brumbullit i kishte hyre frika ne palce (nga ndonje ide mbi sulme imagjinare jashte-insektesoresh) dhe kishte shperthyer ne nje spazem grushtesh e te ējerrash dhe i kish bere kokes time nja dy zig-zag-e kthetrash mbi vetulla si te ishte Zorro. Te mos kish qene per nje milingone qe kish qelluar aty pari e i kish futur brumbullit nje te fryre qe e hodhi sakaq ne kurriz, kaq e pat dhe koka ime.
    Sepse me erdhi keq (duke konsideruar qe isha me te mira se kisha pasur nje ore te tere vetem per vetem me trupin tim) dhe i shkerrmoqa nje cigare qe t'i ndaloja rrjedhjet. U njom sakaq duhani dhe mori nje ngjyre mavi. Kontrollova njehere trurin nderkaq. Nuk ishte troshitur shume, vetem ne nja dy vende. Dreqi e mori, do takohesha me tregtaret e verės per nja dy orė dhe duhej ta rregulloja ca. E lashe koken mbi bar per nja dy minuta dhe fillova te rremoj ne haurin e rrangullave. gishtat verbazi me ndejne siperfaqen aspak miqesore te gur-zmerilit dhe nxitova hapat per te dale prape ne oborr. Angullima e qenit te komshise nuk me pelqeu dhe aq shume, madje me ngjalli nje ndjenje te pervuajtur gjynaflliku. Ishte tinzar Bobi, dhe nuk ulerinte kurre pa shkas. Koka nuk dukej gjekundi. Shkeputa shpatullen dhe fillova te ndillja Bobin. Sigurisht te mos pasurit e kokes e bashke me te dhe syve nuk ndihmonte, po isha mesuar ca me pethitjet e ikjeve te kokes time dhe kisha filluar t'i besaoja me shume ajrit dhe mesazheve qe me linte mbi lekure levizja e tij. Kisha fituar dhuntite e vesheve te lakuriqit. Edhe te rreshkitshmerise se tij, po kjo eshte histori me vete.
    Bobi qe doli nga cepi i shtepise, sa pa shpatullen qe ende leshonte renkimet e ndarjes me kurrizin, hapi gojen dhe la te binte bashke me jarget koken time pa nofull. Ne ate gjendje qe dukej koka, guri nuk me hynte me ne pune perveēse per t'ia vervitur Bobit ne surratin e sterrgjatur nga makuteria.
    Nofulla e poshtme kish pushuar se qeni. Ishte e kote te mendoja me per shijimin e vererave ne darke; e perfytyroja mushtin t'i dilte gojes tejpertej e te kullonte mbi bark. Madje degjova dhe nje kerkellime nepsi nga stomaku. Vetem nje gje nuk merrja vesh teksa ndjeja trurin tim brenda kafkes nja dy zbythje larg kembeve te mia: nuk merrja vesh se si vazhdoja te arrija ne konkluzione. Megjithese ideja qe isha ne gjendje ta beja kete, me dha nje plogeshti ne trup e gjunjet m'u dalldisen nga kenaqesia. Koka m'u duk me e pavlefshme se kujtimet e vogla qe mbartja neper mishra dhembesh aty ketu. Xverku me filloi te imagjinonte se mund ta ngrinte veten lart qe tash e tutje e do mund te shihte yjet. Mushkerite do ta thithnin ajrin dore e pare, e stomaku do ishte vete zot i perzgjedhjeve te tij. Per te vetmen gje qe po me vinte ca keq ishte cepi i vetulles se djathte kur merrte kot perpjete ne momente vetesigurie. Per te mund edhe te me merrte malli.


    Lemshi

    Miqte e mi kane ikur.
    Floket e tyre, te linjtat
    i kane veshur te tjere, qe me aviten
    qe thone me njohin,
    me permendin diten e lindjes,
    fjalen e pare qe belbezova
    nisjet,
    pritjet.
    Era e tyre e athet
    Trurin perjtej ma ēpon
    U flas fjale, qe do t'u peshperisja veē miqve
    te ikur.
    Me mbushin, fallco-miqte e mij te rinj
    mendjen dhalle ma bejne
    me perkufizime mbi ndjenjen,
    te bukuren, dhimbjet!
    Truri im u ndjen peshperimat
    Tek Shpirti me digjet
    Per miqte nga vetet arratisur...


    [/b]***[/b]

    Ka veshur fuqine
    e pershpirtshmja ime te shkumoje
    Dallget e saj me mbysin
    njera tjetren tek ndjekin me mllef.
    Shkumet e forta me fshikin,
    ma djegin trupin
    shpirtin me uje te rrjedhet permbysin
    Perpelitet uji per vete-egzistence
    ne pllaquritje pellgjesh
    qe reflektojne mengjeset.


    Te vegjel

    Une e larė, e mbrujtur
    Frika jote me ben te paster nga dhimbja,
    te pershkrueshme tejet nga drita.
    Sketerra jote me zbardh kėllėfet
    e te vertetave te zgjedhura
    Kureshtja qe te ka mpire shqisat
    kaperceu gjinite
    ne shnderrime mashkullore
    e krahet leshon teposhte - nga une

    Te shoh puplat e lara ne mllef.

    Mushkerite perdorur aq shume,
    edhe puhizen te te shfytyroj me kursejne.
    Me fluturo anash sot - S'te pashe?!
    S'te ndieva!


    jehone e shkrire

    te pergjigjem - ehe,
    te degjoj
    shkundem, te shijoj!
    Larg tulatesh kur vajtoj friken
    si lofate lengjet e fundit me mjel
    me thahen te djerruarat shqisa.
    I lepin me gjuhen perthyer.
    Shkaperthehen orgazmat. Kufijte
    lakohen, keputen,
    shuhen
    Kelthitjet naten degdisin tutje
    ne ofshama te pergjumurish.


    I pari fare

    Nė s'mė thua se edhe nata i ka faqet e njoma
    e syte shqyer nga qarjet per gjumė
    Nuk zgjohem
    Eshtrat e shkrumbuara te cigares,
    nga rrobat fryj te te bej vend.
    Verdallisem tek pres
    ne hapesiren e kufizuar te shtepise pa mure
    per nje mengjes, te vetmin mengjes
    Kur koka nuk do mė permendet e shushatur
    nga ora alarmante e rendjes,
    duart nen sqetulla
    do me kene mbirė
    Peshperimat e fundit, para nisjes
    kundermojne si buke e thekur -
    ēaj per fytin mbilodhur nga fjalet,
    renkimet.
    Nė s'mė thua kur dita syte
    do t'i pulisė,
    nuk ia ndal dot zerit klithjet.


    pa te dashurohem nje here

    Faqet shpirtit ia palosa
    si trekendesha te vegjel, te verdhe
    Me cepat e tyre udhet lidha
    ne nje qytet pa njerez, te mjere.

    Verdallisen fjale, perjetime
    me pasionet gjithe mbledhur grusht
    ca kalojne veshur si psheretima
    ca kercasin dhembet mbushur ngulē

    E shurdhuar, rri mes udhe-kaptimeve
    duart majtaz djathtaz rrotulloj.
    Brengat nis per udhe drejt perendimit
    mallin te nxitoje e ndaloj

    Nata iken; nata - vjen serish
    brinjet qe palos me shfytyrohen
    Derdhin ē'shpirtit i vodhen tinezisht
    e ne rrathe dashurie vijezohen.


    Pas nentes

    Ne nje shtytje te nderė te dores
    thesit i meshon per lart.
    Nyjet e qafes shtypen.
    Te kerrusur e shoh ne ecejakjet e mia
    per ajer foshnjor.
    Pa e pyetur ē'i mbart pesha.
    Thesi, i teri prej ajri
    mishrat e mbartesit mban perbrenda.
    Ato qe vetiu nga lodhja u rrezuan,
    te tjerat qe ne etje e siper ia keputen
    Te gjitha pudrosur ne pluhur
    -Une guret e bilardos ushqej
    neper vrimat e tryezės gojeēare
    qe pertyp triumfet e mia neper trup.
    E i derdh perjashta. Me josh prape
    Piket e fitoreve te mia
    shtohen.
    Ngjyra, numra,
    ne shenjester thjeshtezohen.
    Krahe me eshte bere nje ushte e gjate
    me sy te zbehte blu.
    Ai,
    i kerrusur,
    perkulur ne gjunje,
    rremben nje tjeter cope te perhirte
    qe thesi sakaq pertyp ne tejdukje


    Gjyshe per dreke

    Fryma varet pezull
    leshohet.
    Nis vrapin si rč e fryre per derdhje,
    iken nga une; kthehet e rende
    I shoh barkun te fryre qe i prin.

    Nuk e di se ē'fjale dha
    te me kojė perdite
    me dhimbjen time qe dua jashte ta shkelmoj.
    Sot, kish rrembyer nje pale kocka
    fryma ime.

    Gjunje-kockat kaperthyer
    Kafke-kockat nen nje shami
    mbajtur bashke.
    Kocke-pellembet ende me nje shuk bukė
    te njomur
    me kundermimin e kotecit te sapozgjuar.

    Nėnė krahe s'kish shkrire akoma
    mish' i bute
    Varur palė palė - ne djerse shpelare
    Kercinjte te shtrenguar
    per te mbytur afshin e te ikures.

    Fryma ia vė duart mbi kurrizin kockėdalė.
    -Kaperdije!-ngerdheshet
    Me nje te hapur te gojes, shtyje!
    Fillon te me zeje nje ulēer e marre
    qe nuk tret dot dy grushte kockash rrokur.


    faqaz

    Leshimet e tua thuthuqe -
    Jehone qe symbyllur vertitet
    ne zgavrat e mia me degjim te ndaluar.

    Me pertyp ardhjet.
    Mes dhembesh -
    pritjen e bluan ne pluhur

    Luan me zbrazjet e mia vijuese
    Duke ditur qe dalja,
    reflektim i vobekte eshte i hyrjes.


    Heather's pub

    Rrathe pa forme ne mendjen time
    per nje copez t e harruar.
    Trupa ditesh, perkujtime
    urth i zemres tej i nxjerr,
    e ben castin te praruar
    nė vershime perndjellimesh.

    Prit dhe pak, ti marramendje
    gjithe trupin mos ma merr
    se kam canta ende zbrazur
    skuta shpirti krejt pambushur
    faqe miqsh kam per te puthur
    dhe aromen per t'iu ndjere

    Rrathe pa forme me dredhin kurmin
    mendja rrugeve me eshte ndere.


    ***

    miku im, ne nete te gjata
    koken vjen ma ve ne preher
    thithesh fort, me merr gjithe eren
    thelle ne bebez me kundron
    Pret nje dridhje rastesore
    me pasthirrmat mik per koke
    liroj floket - krah i shtrire
    m'i shkul fort, t'i hedhe pertoke
    dhe te ngelet gjithe lekura
    nene, e ve, me bark te thate
    fryma ime te perthahet
    ballit djersen kur ia thith.
    Duart thelle m'i fut nder gjinje
    afsh leshon lekura jote
    e zhurit, ma tkurr tundimin
    dhe une kthehem kraheleshuar
    nga vegime ngjyra-boshe
    djegien per te ta shijuar.


    Rruges per ne gjume

    Mendimet i bera sutjena
    thithkat u ēorren! Nuk dine te lexojne
    Pshurra mbi nje toke per shitje
    Bari klithi! E kisha djegur?!
    Rastesoreve iu puliten syte
    nga te mishtat e mia mehite.
    Gjysma e ēelesave renditur ne mbajtese
    kane akoma dy vrima per te hapur,
    Une, me nje thes me endrra per t'u marre
    e nje torbe ajer per te thithur.


    Zgjebe terthore

    Me krruhet lekura fort, pas ijeve
    ne rreze te veshit me ha me shume.
    Kercitja si lepushke e pjekur misri
    m'i ndez thonjte,
    Gjunjet, lypin hisen e tyre.
    Nuk arrij dot mesin e kurrizit - Piruni!
    E shoh dhe ate tek vishet me avull
    nga padurimi per krruajtje.


    Nate e re

    Goditme mua!
    ma ēaj fundin e stomakut
    me hijet e patretura dhe guret.
    Shqyema deri ne shperberje
    shfytyrimin
    hidhma ne puse te thata
    te kumboje!
    Shtrengimin qe me mblidhet
    rreth qafes
    shkule!
    Veē shpirtin, lerma ta pakallur
    te me gjejė!


    *******

    Shpalosi stina nje vape te sinqerte
    dliresia e saj marrosi dhe bletet.
    Rrotullohen njerezit nga tkurrja zhveshur
    me zell te ringjallur luten per netėt.

    Dal udheve te verdha ku veē ajri fle gjume
    asgje permbi djersen s'kam hedhur mbi supe
    per pak uje debore fyti me lengon
    dhe nje tas te nxehte me fasule.

    Dhe harroj per nje ēast tek hunda thith
    aromen e jodit buze detit ne Fier
    nuk me bie ndermend kur te hap syte serish
    mes vapes ku ndodhem morrnica do ndiej.


    Una

    Une dua t'iu pergjigjem trilleve tuaja,
    te gjithave.
    Gjymtyret dua t'ua lepij, dhe thonjte
    Hungerima pershendetjesh
    u jap kafsheve.
    Vogelsirat e parendesishme per miqte
    qe i kerkojne

    Ju nuk doni me mua
    as te nxeheni.
    Kur gjuhet jashte nxjerr
    kurrizin zhveshur ua shikoj
    Dhembet futen brenda - te zhgenjyer
    ishin mprehur per zemer, renkojne!

    Te them dhe une qe bota ka harruar
    e me leshoi pa strehe
    ne kohe te zymte dhjetori?
    S'me vjen te qaj, ju miq - ne shpirt,
    vrer nuk kam te bluar.
    Gulēima qeshjesh nxjerr sa here nga kraherori.

    E nė rėnkofsha natėn, nė ėndėrr
    a tmerr makthesh.
    Dhe doren gjak kafshova
    qe te deshtoj mallkimin
    Kur Dielli syt m'i puth, nė mill kam futur shpaten
    me krahet perreth qafes
    hamshore te Agimit.


    Ndersim

    Pjesa ime e derteve
    mbarti veten ne trenin e pare
    Teshat leshuar kuturu, te shkrira
    ne mishra muruar,
    e ēartur, nxitimthi i kalli
    Me la gropat qe po me nxjerrin shpirtin
    t'i pastroj per bujtesit e rradhes.
    Mall ariu zvetėnimi im
    prehje gjen ne vdekjen e perkohshme,
    ēdo dy stine.
    Te ndersyera dhe zgjimet.


    Ne male, pyje, lendina...

    Une ha kikirike
    dhe perkund qerpiket
    hij' e stines sime
    ndjell veē rrezatime

    Koderza pas bregut
    mbushur lulekuqe
    ngjan me dashnine time
    dhe buzet e kuqe

    Zjarri qe me djeg
    si mullar ne vere
    detin s'e ka frike
    ta perpije te tere.

    nuk ka frike as zogjte
    rreze nje selvie
    q' embel gulezojne
    si shperthim femije

    Zjarri pushton malet
    e fushores zemer
    rritet, bubulohet
    si tumorri femer

    Une me tymin luaj
    e ftoj ne vallzim
    qe frymen t'ia marr
    me gjithe afshin tim.


    Fisit

    U mbledh te gjithe keshtu nga jeni
    te rinj a mplakur,
    te gjalle a vdekur
    Me gjakun tuaj
    timin prape ngjall
    ne heshtjen tuaj shlodh kembet qe s'ndalen
    zhys shpirtin per ta pagezuar.
    Une - nje besimtare
    ne rrenjet e mia qe s'kane per t'u shuar
    ne gjakun tuaj qe s'shterr
    ne shijen tuaj...
    Jam prape ketu, dhimbja me la te kthehem
    e lodhur nga vdekjet e mia e ngjalljet
    joshur kjo korbe
    nga gjaku im premtuar
    pas perleshjes me mallin
    Piskame e zerit tim
    ju ngre nga pėrsėgjalle- varret,
    Rrenjeve qe mbi toke kane dale
    u hedh nje fryme dhč,
    e marrė, e dhėnė, e shkarė
    e ndarė,
    e ēarė tek ulerij per aromėn
    nė rrėz tė rrėnjėve bėj rrėnjė

    Mė gushni sot, se neser...

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta dhe veprat e Profetit Muhamed a.s
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 19:39
  2. Këndi im fetar
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 16:20
  3. Modestia
    Nga Dito nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 04-01-2005, 07:06
  4. E lenget
    Nga Henri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 12-05-2002, 03:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •