Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Petro Marko, shkrimtari me shpirt prej revolucionari:

    Nuk ka shembull nė letėrsinė shqiptare, ku tė jetė gėrshetuar dhe njehsuar aq shumė mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri nė personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare qė sollėn risi tė vėrteta nė traditėn letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur pėr dashurinė dhe humanizmin njerėzor, ndonėse sa rrojti ishte ndėr personalitetet mė tė persekutuara dhe mė tė munduara. Petro Marko lindi nė fshatin Dhėrmi tė Himarės mė 1913. U shkollua nė vendlindje dhe nė Vlorė. Pak kohė studioi nė Athinė. Qė kur ishte nxėnės i shkollės tregtare nė Vlorė (tė cilėn e kreu nė vitin 1932, filloi tė shkruajė poezi dhe proza tė shkurtra). Petro Marko ka njė biografi nga mė tė pasurat dhe mė tė bujshmet nė letėrsinė shqiptare. Deri nė vitin 1936 ai punoi nė Tiranė si gazetar dhe po atė vit, nė moshėn 23 vjeēare u nis vullnetar nė Luftėn e Spanjės, si luftėtar nė brigadat internazionale. Pas Luftės sė Spanjės, gjatė kthimit pėr nė Shqipėri, ai do tė ndeshet dhe do tė marrė pjesė nė shumė beteja antifashiste nėpėr Evropė. Pas kthimit nė Shqipėri nė vitin 1940 do tė burgoset nga italianėt, qė aso kohe e kishin pushtuar Shqipėrinė, dhe do tė pėrfundojė nė kampin e ishullit Ustika afėr Palermos. Nė pėrfundim tė Luftės Antifashiste nė vitin '44, Petro Marko do tė marrė pjesė nė rradhėt e partizanėve italianė, duke i rėnė kryq e tėrthor Italisė, si luftėtar dhe si komandant me pėrvojė luftarake. Kur kthehet nė Shqipėrinė e ēliruar, ftohet qė tė qėndrojė nė krye tė gazetės "Bashkimi" nė Tiranė, por shpejt do tė pėrjetojė disa nga vitet mė tė rėnda nėpėr burgjet e shtetit shqiptar komunist, pėr tė cilin Petro Markoja kishte luftuar nėpėr Evropė dhe Shqipėri mė se 10 vjet rrjesht. Kjo pėr tė vetmin shkak se nuk mund tė pajtohej qė nė ditėt e para tė pushtetit me fillimin e diktaturės, e sidomos kur provoi t'i rezistojė diktatit qė i vinte Shqipėrisė aso kohe nga jashtė kryesisht nga Beogradi.
    Nė kulturėn dhe letėrsinė kombėtare Petro Marko ėshtė personalitet i pėrmasave tė mėdha me shpirt e mendje tė paluhatur para ēdo stuhie. Ata qė e kanė njohur nga afėr Petro Markon e kanė ndjerė se brenda tij rrezatonte njė besim madhor ndaj njeriut dhe mirėsisė. Vetėm njė lartėsi shpirti e tillė mund ta pėrballonte ndeshjen sy mė sy me vdekjen, qė ai e pėrjetoi aq shumė herė gjatė jetės sė tij. Dhe sa herė ngrihej nė kėmbė ai do ta niste nga e para luftėn ndaj sė keqes po me atė forcė besimi, po me atė rrezatim mirėsie. Tė tillė e ndjen lexuesi Petron nė romanet "Hasta la vista"(1958) dhe "Qyteti i fundit"(1960), ku rruga e tij jetėsore e asimiluar artistikisht, ėshtė aq e pranishme. Nė vitet '70 ai do tė shkruajė romanin "Njė emėr nė katėr rrugė", ndėrsa periudhėn e vėshtirė tė jetės sė tij nė ishullin e Ustikės do ta pėrjetėsojė nė romanin e tij tė rėndėsishėm "Nata e Ustikės"(1989). Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij tė parė "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit" nė vitet '60 ėshtė njė kthesė e vėrtetė nė historikun e shkurtėr tė romanit shqiptar. Dhe nuk ėshtė fjala pėr rrumbullakėsimin e njė pėrvoje krijuese, por pėrkundėrazi pėr ndėrprerje dhe dalje nga njė pėrvojė e shartuar jonatyrshėm nė rrjedhat e letrare shqiptare, ishte njė synim qė rrėfimi romanor, pjesėrisht nė vitet '40, '50, do tė ēlirohej dhe tė hapej si vizion, univers krijues dhe si spektėr tematik.
    Krahas kėsaj prirjeje tė brendėshme qė kanė tė dy romanet e pėrmendur pėrballė veprave tė tė njėjtit zhanėr tė deriatėhershėm, kėto vepra qėndronin superiore dhe si artikulim artistik. Dhe pikėrisht pėr natyrėn e risive, pėr natyrėn qė pretendon ndryshime tė vėrteta tė vlerave letrare. tė gjitha veprat e Petro Markos u pėlqyen dhe u kėrkuan nga lexuesi.
    Faqet mė tė fuqishme tė prozės sė Petro Markos reflektojnė triunfin e dashurisė dhe tė humanizmit njerėzor. Pas tėrė atij ferri nėpėr tė cilin kalon njeriu nė rrėfimin e Petro Markos, ai arrin tė mbetet i pamposhtur nga mizoritė e botės. Kėtė bėrthamė tė brendėshme e rrezatojnė personazhet nga romanet e tij, kėtė shkėlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar nė tėrė veprat e tij.

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Intervistė me Vetvehten

    Po mė shumė se nė ēdo vepėr filozofia e tė jetuarit tė P.Markos ndjehet veēanėrisht nė librin monumental "Intervistė me vetveten", lėnė dorėshkrim dhe botuar 10 vjet pas vdekjes sė autorit. Nė kėtė vepėr rrugėn e tij jetėsore, jetėshkrimin e tij Petro Marko i lė si dėshmi tė drejtpėrdrejta, pa u distancuar pėrmes personazheve letrarė, siē vepron nė shumicėn e romaneve. Rrėfimi ėshtė i rreptė dhe total, ai ngrihet nė shkallė tė njė metafore pėr rrugėn e Shqipėrisė gjatė 60 vjetėve, nė metaforė tė luftės sė pandėrprerė tė njeriut mes sė mirės dhe sė keqes. Luftėtar dhe kryeluftėtar nė Spanjė, nė Francė dhe Itali, kryengritės burgjesh nėpėr Evropė dhe nė Mesdhe, P.Marko marshon fuqishėm drejt atdheut tė vet, i cili ishte dhe ai i pushtuar nga fashizmi. Autori shfaqet gjatė rrėfimit tė historisė sė tij nė "Intervistė me vetveten" si njė kriiesė mitologie e lindur ta mbajė shpatėn ngritur dhe tė gatshme pėr tė goditur tė keqen kudo qoftė ajo, i bindur se ashtu e pastronte dhe qiellin e tokės sė vendlindjes. Me kėtė besim madhor Petro Marko pas vitesh e betejash tė pandėrprera nėpėr Evropė, mė 1944 do tė kthehet nė Shqipėri.
    Nė moshėn 30 vjeēare, por me aq bėma mbi shpinė, sa nė jetėn e njė njeriu tė zakonshėm nuk mund tė
    ngarkohen as pėr njė shekull, P.Marko sa qe gjallė, do tė pėrjetojė nė atdhe zhgėnjimin dhe dhembjen mė
    tė thekshme. Ditėt e para nė Tiranė, pasi e emėrojnė pėrgjegjės shtypi, i caktojnė shtėpinė ku do tė
    jetonte. Vonė nė mbrėmje, qė natėn e parė, ai do jetė dėshmitar i njė takimi trishtues me famlijen,
    pronarin e vilės: "Shoku Petro na kanė dhėnė urdhėr t'jua lėshojmė sbtėpinė me krejt ēka ka nė tė, ku do tė vendosemi dhe a mund tė marrim me vete ndonjė gjė personale", e pret zonja e shtėpisė duke u dridhur.
    Petroja trishtohet, lė shtėpinė dhe kėrkon sqarim nga shokėt - mos ėshtė ndonjė gabim apo keqkuptim?
    Kėshtu e fillon rrėfimin e vet P.Marko nė veprėn voluminoze "Intervistė me vetveten", qė ėshtė njė nga dėshmitė mė rrėnqethėse pėr atė qė do tė vinte dhe do ta mbėrthente Shqipėrinė gjatė diktaturės Komuniste. Po ashtu do ta detyrojnė Petro Markon qė tė futet nėn tutelėn e gazetės "Borba" tė Beogradit. Por ai nuk pranon: "Ne kemi mė shumė traditė, jemi vazhduesit e gazetės "Bashkimi i Kombit" para lufte, le tė mėsojė "Borba" nga ne", dhe kėtu do tė zinte fill kalvari i ri i burgosjeve dhe i persekutimeve tė njė egėrsie qė nuk e kishte provuar mė parė. Njė bashkėluftėtar nga Italia pas afro 50 vjetėsh, diku para vdekjes, do t'i thotė Petros "Shkruaje rrugėn, historinė tėnde se ajo vlen mė shumė se 100 romane." Dhe vėrtet, libri "Intervistė me vetveten" ėshtė historia pėr gjysmė shekulli e Shqipėrisė, rrėfimi me fuqi rrezatimi i pėrmasave tė njė bibliotekė tė tėrė dokumentash. Pėrmes kėsaj vepre njihet mė mirė drama e kombit dhe e Shqipėrisė dhe pas leximit tė kėtij libri duhet mė shumė dhe mė pastėr atdheu e kombi.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Sprovė pėr profilin e tij krijues

    Petro Marko, mjeshtri i rrėfimit publicistik


    Llambro RUCI

    Shpesh dėgjohet lart e poshtė se gazeta dhe gazetaria ėshtė vetėm lajm, gjė qė tregon pėr njė vizion tė ngushtė dhe ideologjik tė njė mjeshtėrie fisnike, qė ka tė bėjė me informimin e publikut pėr problemet mė tė mprehta shoqėrore (ėshtė njėlloj sikur strategėt e luftėrave nė epokėn tonė tė kthejnė epokėn homerike me heshta e shigjeta dhe shpata!). Pėrvoja mė e mirė e shtypit shqiptar tė traditės, si dhe tė dekadės sė fundit, me analizat dhe komentet e gjera social-politike, tregon se mjeshtrat e vėrtetė pėrdorin tė gjithė arsenalin e armėve nė dobi tė ideve tė tyre dhe se lajmi nė vetvete pėrbėn vetėm shkas apo nxitje pėr tė paraqitur kėndvėshtrime dhe probleme tė mėdha, tė ditės a tė historisė. Si nė njė lojė shahu ushtarėt dhe gurėt e tjerė sakrifikohen pėr mbretėreshėn! Njė shembėll i tillė i papėrgėnjeshtruar ėshtė krijimtaria e mjeshtrit tė penės letrare publicistike, Petro Marko, pėrmbledhur nė “Ditėn qė rrojta unė”. Ja si shprehet ai pėr rolin e shtypit e tė gazetarit: “...Gazeta s’ka kohė dhe nxitohet, se edhe publiku i saj s’ka kohė, nxitohet. Kėndonjėsi, porsa tė hapė fletoren, do qė redaktorin ta gjejė nė vendin e ngjarjes. Nė vendin e vrasjes, tė mbytjes, tė luftės, tė zjarrit... tė vdekjes. Kėrkon qė prej shtyllave tė fletores tė dalin flakė, tė bėrtasin tė mbyturit, tė flasin kriminelėt, tė tėrhiqen zvarrė trupa tė gjakosur, tė lartėsohet tymi i topave, tė ndihet krisma e bombave... Me sa mundime, me sa therori do tė bėhen gjithė kėto, vetėm e vetėm pėr tė pėrcjellur flakėn tėnde, o i dashur kėndonjės!” (“Shtypi”, 11 gusht 1937).
    Qė publicistika e vėrtetė ėshtė njė art i mrekullueshėm, kėtė e dėshmon libri i fundit i Petro Markos “Ditėn qė rrojta unė”, ku fjala e qėmtuar, emocioni, ideja e qartė dhe e mprehtė, pėrbėjnė njė trini tė shenjtė mjeshtėrie pėr tė vizatuar tablo tė gjalla tė kohės dhe tė njerėzve tė saj. Emri i tij radhitet denjėsisht pėrkrah Migjenit tė madh e Nonda Bulkės, pėr mprehtėsinė e tablove realiste prej prushi dhe tė ideve progresiste.
    Vepra e Petro Markos, nė poezi, nė prozė apo nė publicistikė, ka tė njėjtėn lartėsi, atė tė maleve tė Vetėtimės, ka tė njėjtėn kthjelltėsi, atė tė qiellit dhe prehrit blu tė detit tė vendlindjes-Dhėrmiut (jo tė Himarės apo Vunoit, siē e duan gabimisht apo qėllimisht disa! Ja si thotė ai vetė (Intervistė me vetveten (Retė dhe gurėt)): “Pyetja e parė: - Ē’mund tė thuash pėr origjinėn tėnde dhe fėmijėrinė? Pėrgjigje: - Me sa kam dėgjuar, me sa di, unė rrjedh nga njė familje qė nė fshatin Dhėrmi quhet Bua...”.
    Nė kėtė peizazh e qerthull njerėzor, qė kaptonte male e dete, me kėngė e drithėrima shpirti, ai mėsoi dhe u mbrujt me poetikė dhe rebelizėm, me ndjesi tė brishta dhe profil shkėmbor njėherėsh.
    Nė tėrė kėtė prizmatoid nga vėshtronte jetėn, nė veprėn e Petro Markos buron njė dritė qė pėrshkon kohėn dhe regjimet: ėshtė dashuria pėr njeriun shqiptar, por edhe pėr njeriun e botės, tė cilin e njohu jo nga librat, por nė zjarrin e sprovave tė jashtėzakonshme tė shekullit tė kaluar nė Shqipėri, Spanjė apo Itali. Kur bota pėrballė fashizmit qė kėrcėnonte njerėzimin po thėrriste nė betejė mė tė patrėmburit, mė kokėkrisurit, ata qė edhe artin e kuptonin si armė nė kėtė ndeshje vigane tė popujve me njė pėrbindėsh jo mitologjik, por me njė hordhi vdekjeje. Njė regjim ēnjerėzor qė t’i merrte tė gjitha dhunshėm dhe pa mėdyshje, lirinė dhe jetėn, kėngėn dhe ėndrrėn, pafajsinė e fėmijėve dhe tė drejtėn e ėndrrės.
    Pikėrisht ndeshja mes dritės dhe territ, mes sė drejtės dhe padrejtėsisė shoqėrore, mes dinjitetit dhe nėpėrkėmbjes e nėnėshtrimit, mes demokracisė dhe dhunės, ėshtė thelbi i krijimtarisė letrare e publicistike tė Petro Markos. Njė krijuesi tė talentuar e tė pajisur me ideale tė pastra e ndėrgjegje morale qė ligjėron pėr tė ardhmen e njeriut, me personalitet tė gdhendur mes halleve tė jetės. Tė tillė janė nė kėtė libėr- manual tė publistikės sonė Nėna e partizanit, Fshatari tiranas, i Papuni, por po aq monumentalė dhe Migjeni, Odhise Paskali, Asim Vokshi, Zonjė Ēurre, Riza Cėrova, Justina Shkupi etj.
    Si nė pamje dokumentare filmike parakalon Tirana e kontrasteve tė thella: e Ballkanit, Londonit, Berlinit, Bella Venecias dhe... Kafja e Cenit, apo, siē thotė autori, me pazarin e lėnė pėr muzeum kombėtar tė brekusheve, qelesheve, jorganeve, rrogozave, matrapazėve... Tirana e ministrive dhe e nėpunėsve tė shumtė, po aq tė shumtė dhe tė pangrėnėt, tė papunėt e tė pastrehėt...
    Nuk gjen gjethe tė thata nė kėtė libėr, por freski dhe njė frymėzim fisnik qė derdhet valė-valė nga njė shkrim nė tjerin, nga njė lloj publicistik nė tjetrin, me mjete shprehėse tė pasura, duke dėshmuar se mjeshtria e vėrtetė e gazetarit ėshtė njė shqipe e pastėr dhe e fuqishme, njė prozė dinamike, frazėngjeshur, por e shkrifėt me ndjesi dhe pėrfytyrime. Puna me gjuhėn e dallon shkruesin apo zhgaravitėsin e rėndomtė nga krijuesi i talentuar, i cili kėrkon tė depėrtojė nė ndėrgjegjen e lexuesit jo vetėm me atė qė thotė, por edhe me mėnyrėn sesi e thotė, kur nė vend tė ēikėrrimave zgjedh njė fakt a problem jetėsor me tė cilin u drejtohet tė gjithėve pa dallim, sepse tė pasqyrosh dhe emocionalisht drejt do tė thotė tė pėrpiqesh pėr tė ndikuar nė ndryshimin e gjendjen shpirtėrore dhe tė realitetit shoqėror. Ja si e mbyll mjeshtri ynė rrėfimin e shkėlqyer pėr “Nėnėn e partizanit” (Luftėtari, korrik, 1961):
    “...Edhe lufta kishte marrė fund. Nga Jugosllavia kishin prurė kufomat e partizanėve tė vrarė dhe popull i madh ishte grumbulluar te sheshi nė qendėr tė Tiranės. Arkivolet ishin tė mbėshtjella me cohė tė kuqe. Pranė njė arkivoli dallova plakėn. Iu afrova. Ajo mė pa, po nuk e di nėse mė njohu, se unė isha veshur me rroba tė reja. Nuk qante. Me duart e saj qė i dridheshin lėmonte lehtė-lehtė arkivolin, sikur lėmonte ndonjė gjė qė sapo ta prekje do tė thyhej... iu afrova mė shumė. Ajo ngriti dorėn dhe me gishtin nė buzė foli me zė tė humbur:
    - Shėėėt! Fle, a iu bėftė nėna! Ėshtė kėputur nga rruga e gjatė...”
    Vėzhgimi i mprehtė i pėrditshmėrisė, nuancave, tipave e karaktereve, ėshtė veēori e spikatur e Petro Markos gazetar. Ato pėrbėjnė lėndėn me tė cilėn pena e tij mbrun njė copė jete tė gjallė, qė shpaloset para syve tanė. Rrėfimi i ngrohtė dhe komunikimi intim me lexuesin, madje njėsimi me tė, pėrcjellja e njė problematike jetėsore e njerėzore, duke nėnvizuar padukshėm pozicionin e autorit me tė padrejtėsuarit dhe progresin, bėn qė publicistika e mjeshtrit tė tingėllojė aktuale dhe e afėrt edhe nė ditėt e sotme. Madje kjo ėshtė aq e vėrtetė sa edhe kur pėrshkruan rrugėtimin e vet, shpesh prej martiri, kėtė e bėn jo duke paraqitur dhimbjen apo diēka tjetėr personale, por tė tjerėt, botėn e tyre, njeriun qė mbetet njeri edhe nėn peshėn e dhunės dhe diktaturės.
    Vizatime tė mprehta tablosh dhe gjendjesh sociale, personazhe me pak penelata, por tė fuqishme: fshatarė qė presin gojėkyēur prefektin, tė papunė e varfanjakė qė e shohin tė mbyllur horizontin e jetės dhe pėrballė Mebuthėt e tė tjerė personazhe tė pėrjetshėm zogollianė tė lakuriqėsuar nga pena e mjeshtrit. Ja si mbyllet “Pazari i mbarė!”: “Do tė vazhdonte tė fliste akoma pėr deputetin “sheqer”, po tė mos kishte ardhur njė zonjė qė kėrkonte dru. Zonja drutė i bleu sa deshi, se afronte nata. Pazari mbyllej. Vetėm kėta tė dy ishin akoma atje dhe vendi s’i mbante. U ngritėn. Blenė nja dy simite tė ftohta, ua hypėn gomarve dhe ikėn. Ishin larguar shumė nga kryeqyteti, kur Sula i tha shokut:
    - T’paska rrejt ai plak mebuth qė t’tha se kanė me na ēue n’katun kollomoq badjava!.. Aaa... ta lagu, bre! T’mori pulat e strenit badjava... se kjo asht puna e mebuthėve!”
    Apo te “Udhėtim”: “Ata nisėn tė flisnin fjalė lėvdate pėr mua, por unė mendoja se si do tė vihej nė lėvizje ky pellg uji qė binte erė...” (“Koha e Re”, Nėntor 1935).
    Pėrdorimi i gjithė gjinive tė publicistikės: i skicės e vizatimit letrar, i portretit, pėrshkrimit dhe reportazhit, i vėzhgimit apo i reēensionit gjer te tregimthi satirik etj. pėrbėjnė njė arsenal shprehės tė larmishėm duke pasqyruar jetėn nė gjithanshmėrinė e vet, si dhe njė risi nė traditėn tonė tė shkėlqyer publicistike. Kjo dėshmon jo vetėm talentin e autorit, poe edhe traditėn tonė publicistike, e cila pėr fat tė keq shpėrfillet po tė ballafaqohet me pėrditshmėrinė e organeve tė sotme tė shtypit, ku varfėria e shprehjes, shterpėsia e gjetjeve dhe e ideve, mbulohet me njė gjuhė mbushur me fjalė tė huaja, sharjee fyerje dhe pa lidhje mes tyre.
    Niveli dhe vlera e mjeshtrit Petro Marko, si edhe e Nonda Bulkės etj., del mė nė pah duke u ballafaquar me gazetarinė e sotme, qė veē disa pėrjashtimeve, i mungon nervi i brendshėm, talenti dhe zanati. Tė dish tė shkruash nuk do tė thotė se bėn gazetari, pale publicistikė! Sidoqoftė edhe po t’u refrohemi dy prej krijimeve tė Petro Markos nė librin nė fjalė, “Ē’thotė njė koleg” dhe “Nėna e partizanit”, dėshmojnė mė mirė se ēdo koment pėr kėtė ēekuilibėr intelektual dhe artistik qė mbizotėron andej kėndej te ne.
    Nė fund doja tė theksoja se botime tė tilla qė pėrbėjnė ngjarje tė vėrteta kulturore, pėr fat tė keq kalohen pa vėmendjen e duhur nga mendimi ynė kritik, i cili nė kėto 10-15 vitet e fundit pėr fat tė keq ėshtė pa peshė dhe kur rastėsisht shfaqet nė ndonjė dritare televizive ėshtė i amullt dhe i pakuptueshėm nė emėr tė modernitetit a modernizmit. Duke iu kthyer botimit Ditėn qė rrojta unė tė Petro Markos doja tė theksoja disa dobėsi teknike qė mund tė ishin shmangur lehtė. Kėshtu vihet re mungesa e njė aparati shpjegues (pėr kriteret e pėrzgjedhjes, shėnimet, redaktimet etj.), gjė qė do ta bėnte librin mė tė kapshėm nga lexuesit dhe studiuesit. Gjithashtu domosdoshmėrisht libri duhej tė kishte njė parathėnie pėr tė shpjeguar publicistikėn e kėtij mjeshtri nė tri kohė: para Ēlirimit, Pasēlirimit dhe nė demokraci, evoluimin e mjeteve shprehėse dhe vlerėn e vyer pėr kulturėn shqiptare. Janė dobėsi qė tregojnė aēik se botuesit tanė jo gjithnjė kanė kulturėn e nevojshme tė botimit dhe komunikimit tė vlerave me njė publik tė kulturuar siē ėshtė lexuesi shqiptar.

    Si nė pamje dokumentare filmike parakalon Tirana e kontrasteve tė thella: e Ballkanit, Londonit, Berlinit, Bella Venecias dhe... Kafja e Cenit, apo, siē thotė autori, me pazarin e lėnė pėr muzeum kombėtar tė brekusheve, qelesheve, jorganeve, rrogozave, matrapazėve... Tirana e ministrive dhe e nėpunėsve tė shumtė, po aq tė shumtė dhe tė pangrėnėt, tė papunėt e tė pastrehėt...

    Gjithashtu domosdoshmėrisht libri duhej tė kishte njė parathėnie pėr tė shpjeguar publicistikėn e kėtij mjeshtri nė tri kohė: para Ēlirimit, Pasēlirimit dhe nė demokraci, evoluimin e mjeteve shprehėse dhe vlerėn e vyer pėr kulturėn shqiptare. Janė dobėsi qė tregojnė aēik se botuesit tanė jo gjithnjė kanė kulturėn e nevojshme tė botimit

Tema tė Ngjashme

  1. Astrit kosturi, shkrimtari polemizues.
    Nga armando cuni nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-06-2009, 03:43
  2. Eshte Me Shpirt Mire Zemer Miri Apo Zemer Miri Eshte Me Shpirt Mire
    Nga ELDORADO nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-01-2007, 22:19
  3. Ah, mė ka mbėrthyer vjeshta...
    Nga Xhexho nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 04:47
  4. Ne dritehijen dhe kundershtite e nje shkrimtari
    Nga Fenomeni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-05-2006, 17:46
  5. Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •