fanti kup
bleva paqeten dhe e hapa. e dini c'gjeta brenda? ja u them une. ishte nje cope letre blu. (fitova llotarine!!??) rothmansi ka kohe qe ben nje llotari te tille, por nuk isha intersuar asnjehere se sa eshte cmimi i pare. e dini si jane mendimet? ato jane si rera, te vogla fare. subjekt, folje, objekt. ne shqip mendimi eshte edhe me i thjeshte, sepse subjekti shartohet me foljen. apo jo? mbase eshte fjalia ajo ne te cilen subjekti shartohet me foljen. por mendimi eshte i plote edhe sikur njera prej ketyre te trejave te mungonte. edhe sikur dy te mungonin. ju ka qelluar ndonje here te mungojne te treja? ja per shembull: mendimit "zot" i mungon objekti "UNE JAM". mendimit "vete" i mungojne edhe folja edhe objekti "UNE".
duke qene kaq te vogla, mendimet kalojne nepermjet nje porte shume te ngushte, (rrjedhin si rera ne oren prej rere) me shpejtesi te madhe. dhe pikerisht ne ato momente, nga venia re e letres blu brenda ne paqete, deri tek konstatimi i permbajtjes se letres blu, ato qe mendova mund te perkthehen sic vijon:
warren pearce e vrau breshken dhe i piu gjakun. u diskutua per nje kohe te gjate se kjo ishte genjeshter, pasi breshka s'paska pasur gjak. por une besoj qe kjo ka ndodhur me te vertete. ashtu se si me vjen, me besohet. ne fund te fundit duhet besuar ne dicka. e pra mua me besohet se warren pearce ia piu te gjithe gjakun breshkes, dhe pastaj ia volli te semureve nga kolera ne kembe. jo se kishte ndonje faj gjaku, (nuk ishte i prishur, ishte ruajtur mire) po piu pak si shume.
rrenojat e qytetit te derrit mac shtriheshin deri ne malin perkarshi. ishte ky qytet qe ishte bere strehe per te semuret nga kolera, qe do te merrte fame disa mijevjecar me vone, sepse prej rrenojave te tij do te ndertohej nje qytet i madh, banoret e te cilit do te vrisnin, jo pak, por djalin e vetem te derrit karro "fantin mac". ky quhej fanti mac sepse ishte rritur nga ungji i tij neper keto rrenoja. ate kohe qyteti quhej nuki, ose me sakte rrenojat quheshin nuki...
"welcome
to the rothmans llotary
with this voucher
you can buy
your next
20 cigarettes
10p cheaper"
-you cunt!- me shpetoi goja ne anglisht.
dhe pastaj:
pizevenget e duhanit nuk kane hequr dore nga reklamat alla vitet '80. nuk eshte kjo per te uleritur? te ben te mendosh se llotaria e rothmansit as qe nuk ekziston. te gjitha biletat blu jane vucerra 10pishe. maskarenjte. te tallesh keshtu me njerezit eshte jo humane. do isha shume kurioz te dija a ka pasur njeri qe e ka fituar llotarine e madhe. bile edhe ato llotarite e medhaja qe jane ne televizor, llotarite kombetare tip telebingo, nuk ma merr mendja ti fitoje njeri. eshte thjesht nje tjeter rruge qe gjakpiresit kane gjetur per te rrjepur popullin. edhe ata gjasme fituesit qe dalin ne televizor, kush tha qe nuk jane aktor? e keni vene re ca koincidence? ne gati 50% te rasteve, momenti qe eshte fituar llotaria eshte i filmuar per ndonje arsye ose ndonje tjeter. po prit nje here ku ju con mushka? pse budalla eshte populli? i bie qe 25% e atyreve qe fitojne llotarine, te kene ditlindjen ate dite qe e kane fituar. e kush i ha ato?
ta haje dreqi ta haje! kisha bere ndermend te lija duhanin. jo or jo, hic nuk e le. do ju demaskoj o te pafytyre. te gjtha paqetat qe do blej, jam i sigurt qe do kene nga nje voucher te tille dhe jo llotarine. pastaj boardit drejtues te rothmansit do ti bjeri ne vesh se eshte dikush qe do ti demaskoje dhe do ta mbyllin llotarine per kete vit duke pretenduar se ka dale me shume sukses. dhe do mendojne se une do e harroj kete muhabet deri vitin qe vjen, ose do me kete perplasur ndonje makine deri atehere. po po, me siguri qe do me perplasi ndonje makine deri atehere. duan te ma bejne pucin...
-what the **** are you looking at? piss off-.
he e pe si po me shikonte? kane filluar te me ndjekin qe tani. kujtojne se une jam warren pearce. pastaj edhe ne qofsha, c'te keqe ka ti pish gjakun breshkes? une kam mik te forte lart, e kam mbaruar shkollen ne nje vit me cupen kupe. me kujtohet kur loznim kala dibrance. lidhnim nje jastek puplash ne nje trung peme, dhe here ja hypja une, here ma hypte ajo. zakonisht e leja te fitonte. "po. e gjete" i thosha dhe shkoja e fshia numrin qe mos ta merrte vesh qe e kisha mbajtur me hater. kete e beja jo vetem se isha me i rende, por sa here qe i hypja, me ngrefej pak ai bibilushi i vogel qe kisha atehere, dhe nuk doja qe ta merrte vesh. kishte raste kur edhe ajo thoshte "po. e gjete" dhe shkonte te fshinte numrin pa e pare une. thua e ndjente bibilushin tim, dhe i pelqente, apo i vinte keq per mua qe humbja me shpesh se duhet. eh kohe te arta!
-he fitove gje-?
-jo hic. prape vucerra 10pishe-.
13/07/2001
Krijoni Kontakt