Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    Xing, hehehehe!

    fanti kup


    bleva paqeten dhe e hapa. e dini c'gjeta brenda? ja u them une. ishte nje cope letre blu. (fitova llotarine!!??) rothmansi ka kohe qe ben nje llotari te tille, por nuk isha intersuar asnjehere se sa eshte cmimi i pare. e dini si jane mendimet? ato jane si rera, te vogla fare. subjekt, folje, objekt. ne shqip mendimi eshte edhe me i thjeshte, sepse subjekti shartohet me foljen. apo jo? mbase eshte fjalia ajo ne te cilen subjekti shartohet me foljen. por mendimi eshte i plote edhe sikur njera prej ketyre te trejave te mungonte. edhe sikur dy te mungonin. ju ka qelluar ndonje here te mungojne te treja? ja per shembull: mendimit "zot" i mungon objekti "UNE JAM". mendimit "vete" i mungojne edhe folja edhe objekti "UNE".
    duke qene kaq te vogla, mendimet kalojne nepermjet nje porte shume te ngushte, (rrjedhin si rera ne oren prej rere) me shpejtesi te madhe. dhe pikerisht ne ato momente, nga venia re e letres blu brenda ne paqete, deri tek konstatimi i permbajtjes se letres blu, ato qe mendova mund te perkthehen sic vijon:

    warren pearce e vrau breshken dhe i piu gjakun. u diskutua per nje kohe te gjate se kjo ishte genjeshter, pasi breshka s'paska pasur gjak. por une besoj qe kjo ka ndodhur me te vertete. ashtu se si me vjen, me besohet. ne fund te fundit duhet besuar ne dicka. e pra mua me besohet se warren pearce ia piu te gjithe gjakun breshkes, dhe pastaj ia volli te semureve nga kolera ne kembe. jo se kishte ndonje faj gjaku, (nuk ishte i prishur, ishte ruajtur mire) po piu pak si shume.
    rrenojat e qytetit te derrit mac shtriheshin deri ne malin perkarshi. ishte ky qytet qe ishte bere strehe per te semuret nga kolera, qe do te merrte fame disa mijevjecar me vone, sepse prej rrenojave te tij do te ndertohej nje qytet i madh, banoret e te cilit do te vrisnin, jo pak, por djalin e vetem te derrit karro "fantin mac". ky quhej fanti mac sepse ishte rritur nga ungji i tij neper keto rrenoja. ate kohe qyteti quhej nuki, ose me sakte rrenojat quheshin nuki...

    "welcome
    to the rothmans llotary
    with this voucher
    you can buy
    your next
    20 cigarettes
    10p cheaper"

    -you cunt!- me shpetoi goja ne anglisht.
    dhe pastaj:

    pizevenget e duhanit nuk kane hequr dore nga reklamat alla vitet '80. nuk eshte kjo per te uleritur? te ben te mendosh se llotaria e rothmansit as qe nuk ekziston. te gjitha biletat blu jane vucerra 10pishe. maskarenjte. te tallesh keshtu me njerezit eshte jo humane. do isha shume kurioz te dija a ka pasur njeri qe e ka fituar llotarine e madhe. bile edhe ato llotarite e medhaja qe jane ne televizor, llotarite kombetare tip telebingo, nuk ma merr mendja ti fitoje njeri. eshte thjesht nje tjeter rruge qe gjakpiresit kane gjetur per te rrjepur popullin. edhe ata gjasme fituesit qe dalin ne televizor, kush tha qe nuk jane aktor? e keni vene re ca koincidence? ne gati 50% te rasteve, momenti qe eshte fituar llotaria eshte i filmuar per ndonje arsye ose ndonje tjeter. po prit nje here ku ju con mushka? pse budalla eshte populli? i bie qe 25% e atyreve qe fitojne llotarine, te kene ditlindjen ate dite qe e kane fituar. e kush i ha ato?
    ta haje dreqi ta haje! kisha bere ndermend te lija duhanin. jo or jo, hic nuk e le. do ju demaskoj o te pafytyre. te gjtha paqetat qe do blej, jam i sigurt qe do kene nga nje voucher te tille dhe jo llotarine. pastaj boardit drejtues te rothmansit do ti bjeri ne vesh se eshte dikush qe do ti demaskoje dhe do ta mbyllin llotarine per kete vit duke pretenduar se ka dale me shume sukses. dhe do mendojne se une do e harroj kete muhabet deri vitin qe vjen, ose do me kete perplasur ndonje makine deri atehere. po po, me siguri qe do me perplasi ndonje makine deri atehere. duan te ma bejne pucin...

    -what the **** are you looking at? piss off-.

    he e pe si po me shikonte? kane filluar te me ndjekin qe tani. kujtojne se une jam warren pearce. pastaj edhe ne qofsha, c'te keqe ka ti pish gjakun breshkes? une kam mik te forte lart, e kam mbaruar shkollen ne nje vit me cupen kupe. me kujtohet kur loznim kala dibrance. lidhnim nje jastek puplash ne nje trung peme, dhe here ja hypja une, here ma hypte ajo. zakonisht e leja te fitonte. "po. e gjete" i thosha dhe shkoja e fshia numrin qe mos ta merrte vesh qe e kisha mbajtur me hater. kete e beja jo vetem se isha me i rende, por sa here qe i hypja, me ngrefej pak ai bibilushi i vogel qe kisha atehere, dhe nuk doja qe ta merrte vesh. kishte raste kur edhe ajo thoshte "po. e gjete" dhe shkonte te fshinte numrin pa e pare une. thua e ndjente bibilushin tim, dhe i pelqente, apo i vinte keq per mua qe humbja me shpesh se duhet. eh kohe te arta!

    -he fitove gje-?
    -jo hic. prape vucerra 10pishe-.



    13/07/2001
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kulla : 05-07-2004 mė 11:36
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #2
    Ne luanim pesekatesh ne terracen e pallatit. Letrat ishin aq te vjeteruara nga perdorimi dhe hilete, sa ne vetem benim sikur i mbulonim. Dihej nga te gjithe qe derri mac kishte dy viza te rrjepura e i mungonte nje cep e qe cupa karo ish vetem nje joker, transcendencen e te cilit ne e kishim pranuar ne heshtje. Kuptohet qe pjesa me interesante e lojes ishte ndarja e letrave e atij qe i binte rradha te ndante (normalisht duke u nisur nga rrotullimi i akrepave te ores, gje e cila vetem kohe me vone mu be e vetedijshme, kur lexoja ne libra me aventura se si e gjente heroi rrugen ne shkretetire vetem me ore e duke u nisur nga ylli polar) i duhej ta bente kete me duart pas kurrizit. Cdo karte e ndare shoqerohej nga nenqeshje apo mallkime, ndersa pjesa tjeter e lojes na ish bere dicka mekanike qe shoqerohej me coka nese nuk reagoje shpejt e mendoheshe, enuk ndodhte rralle kur ortaket kundershtare te thonin "ca po mendohesh mor dru!ke i shtate, i as e dy bixha. Hudhe shtaten se ske ca hedh tjeter!". Po edhe pesekateshi na u merzit dikur, per te thene me mire doli nga moda ne nje dite te vetme e pikerisht ate dite kur erdhi Gimi me pushime e ne tregoi se si luanin poker ne konvikt me denime ose me groshe, po edhe me pare, ketu ai pushoi pak per ti lene heshtjes nxjerrjen ne pah te faktit se kishin luajtur me nje fjale bixhoz ne nivel akademik....
    E sa per gjakun e breshkes Kulla, e kam pire vete vite me rradhe,po kjo eshte histori tjeter, eh cme bere ti mua, me kujtove kohet kur ne oborrin e pasme te shtepise pulat ndanin hapesiren jetike me breshka te sjelle nga katundare, kur ne shkonim tek dyqani i piteve tek kinema partizani e mbeshteteshim pas murit se ishte ngrohte ndersa brenda shtyheshin e nganjehere kerciste edhe grushti me zhurmes se cirrjeve "me mish!" apo "me djathe!" e perpara te kalonin hamej me soba ne kurriz, susta krevatesh apo lavatrice me emra si oskeola, morri e personazhe te tjere..... e ti me thua mua Borgesi.Borgesi eshte femije ne krahasim me Tiranen e viteve 70, Brraken,Bregun e Lumit,arixhinjte e jevgjit (te paret endacake te dytet endacake me shtepi me mure, se te tjeret jetonin ne kasolle teneqesh e i binin dyerve tona "bej sevap e me jep pak vaj" etj.
    Ah Kulla, po e nderpres ketu se po harxhoj motivet e prozes time te ardhshme e kam frike se mos mi vjedhin.Pastaj Misto,Bulja,Perparimi,etj.etj......shesh besh,xhiari se, etj.

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Sa gjera kam per te thene sot, sikur mos isha e zene me keto punet e tjera... Me kishte marre malli per nje shkrim te tille. Sepse me duket shume i vertete!

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Melhemi vullnetar

    Sot ishte rradha ime pėr ta fituar llotarinė. Sa mirė qė na ra nė prag tė vitit tė ri. Do tė kemi mundėsine t'i blejmė fėmijve nga njė lodėr, Adria ka muaj qė mė lutet pėr t'i blerė njė kukull e mė vjen keq qė pėr ditėlindje nuk ia blemė dot, kurse Joni e di qė dėshiron me zemėr njė top, por ashtu i mbyllur siē ėshtė nė vete e kursimtar sikur tė ish njė kurnac i regjur, nuk e thotė me zė. Po e kam parė si i ndrisin sytė kur sheh topin e shokut tė vet Erionit. Erionin madje siē e kam parė ndonjėherė kur dal nė ballkon pėr tė kontrolluar fėmijėt se ē'bėjnė e fusin nė lojė dhe mė tė mėdhenjtė, sepse ai iu sjell topin me vete. E ka babanė polic dhe ai i ka thėnė Jonit, se topin ia ka sjellė dhuratė njė shoku i babit. Po, po, patjetėr njė shok. Tė keqen mami, e shoh kur rri aty mėnjanė bashkė me tre shokė tė tjerė e sheh me zili Erionin se si luan. Po ai nuk di tė luajė fare, kėshtu qė nė fushė e sheh gjithnjė si njė shtesė tė panevojshme. Joni me shokėt e vet qeshin teksa e shohin, por nuk e di se nga e kane gjetur atė pjekuri sa asnjėri nuk e tall Erionin pas lojės. Ndoshta iu duket si pėr gjynah, se ėshtė shumė i dobėt. Eh, bir i dashur, qė s’kam mundėsi tė tė jap mė shumė. Mė dėgjon teksa ia them kėto dhe mė pyet, se ēfarė lojėrash kemi bėrė kur kam qenė unė e vogėl. Mezi pret qė tė vijnė ēaste tė tillė, kur gjendet dhe i ati dhe unė aty pranė e nis na pyet tė dyve. Nuk e di djalka im sesa mė tė vėshtirė e kemi pasur ne fėmijėrinė e as nuk guxojmė t'ia themi, se mos e tregon padashje, kur ėshtė mes shokėsh dhe e merr vesh ndonjė prind i tyre se si e edukojmė ne fėmijėn. Ndodh qė bien nė veshėt e ndonjė operatori lagjeje e pastaj tė na hapet ndonjė telash mė i madh. Ime bijė, Adria, bėri njė gabim tė tillė para ca kohėsh. Kemi vėnė njė antenė dhome, kanoēe sic njihet sė fundmi mes njerėzve dhe me tė arrijmė tė shohim programin e kanalit tė parė shtetėror tė Italisė. Adria u kėnaq. Ka filluar tė mesojė italisht prej filmave vizatimorė, ashtu pak fjalė deri tani, po kur ia thotė tė atit, ai qesh me shpirt dhe i thotė: Tė keqen babi, talent je pėr gjuhė. E ajo nė vazhdim qesh akoma mė shume dhe e pėrqafon fort. Sa tė mire janė fėmijėt, njė fjalė tė mire t'iu thuash ta kthejnė kėnaqėsinė tė shumėfishuar. E di qė duhet t’i shijoj tani sa janė tė vegjėl, se kur tė rriten e di qė mendtė do t'u lodrojnė nė lėndina tė tjera e jo nė kėtė qė bashkė me Uranin po iu qėndisim me mund. Paēin fat mė tė mirė se ē'e patėm ne. E kėshtu Adria njė ditė prej ditėsh teksa po luante me shoqet me litar, mė degjoi tek po e thėrrisja nga ballkoni. Hajde shpejt nė shtėpi se filluan filmat vizatimorė. Ishte ora gjashtė e gjysėm pasdite, kohė nė tė cilėn nė televizionin tonė kishte filluar njė film qė asaj i pėlqente shumė, me ujkun piktor dhe demin e ngratė. Adria imitonte pas ujkut, pa brirė ti je mbret, pa brirė, ti je pasha, pa brirė ėshtė dhe moda dhe qeshte me zė tė lartė. Kur kishte dalė nga rradha e vet, (po luanin lokomotivėn me vagonat) pyeti mesa zė kishte nė fyt, O ma, po ku janė filmat, tek Kavaja? Mua mė iku gjaku. Nė ballkone mund tė ishin tė gjitha plakat e shkallės sonė dhe ato tė shkallės ngjitur, tė gjitha pothuajse me burrat oficerė, apo oficerė nė pension. Dilnin pėr tė pirė kafenė e mbasdites duke pasur si muzikė nė sfond britmat e fėmijėve qė luanin para pallatit. Ato me siguri e kishin dėgjuar tė gjitha. Adriės i kishim thėnė se stacioni ku shihte filmat nė italisht ishte Kavaja e pėr gjuhen nuk i tregonim sesi quhej. Lije lojėn dhe hajde shpejt lart, dėgjon ēfarė po tė them, i bėrtita nga lart. O ma po ēfarė filmi ėshtė, pėrsėriste ajo gjithė naze. Brenda dy minutash ishte ngjitur lart dhe teksa po i hapja derėn, njė shuplake u pėrplas mbi fytyrėn e saj tė skuqur nga dielli. Ajo shpertheu nė tė qara e vrapoi nė dhome, zhyti kokėn nė jastėk dhe dėneste pa pushim. M'u dhimbs shumė e desha t'i qėlloja edhe vetes, por, o Zot qė nuk ta them dot emrin, si mundesha t'i shpjegoja se ēfarė kishte bėrė. Duhej tė rritej edhe pak, pa t'i flisja mė gjerė e t'i kėrkoja falje. Aty pėr aty m'u desh tė vazhdoja me tonin e ashpėr. Sa herė tė kemi thėnė bashkė me babin, qė mos ta pėrmendėsh me zė tė lartė qė sheh filma tek Kavaja, sa herė? Askush nuk duhet ta dijė. Po mė pyesin shoqet o mami, tha ajo me zėrin e mbytur nga pėrplasja me jastėkun e me trupin qė kish filluar t'i dridhej nga lemza. Mos i trego fare qė sheh filma vizatimorė, mos i trego fare, asgjė. Eshtė sekreti ynė. Ajo ngriti kokėn dhe me sytė qė i shkėlqenin mė tha: Sekret? Sekret mami? Ajo e dinte qė fjala sekret ishte shumė e madhe, pa e kuptuar se ē'fshihej pas saj. Pėr kokėn e babit, mė tha, qė nuk do t'i them mė asnjė njeriu. Unė u ula pranė saj dhe ajo m'u hodh nė qafė e mė kėrkoi falje. Teksa i fshija me ngadalė lotėt nga sytė e bukur, mendoja sesi po e edukonim kėtė vajzė, tė ruhej vetė e tė na ruante dhe ne nga e keqja qė pa mbushur akoma shtatė vjeē dhe mbi tė gjitha pa e ditur se cila ishte e keqja. Solla dhe njėherė ndėrmend benė dhe qesha me vete, edhe benė e bėn ashtu siē ia kemi mėsuar bashkė me Uranin, ndėrkohė qė shoqet e veta tė pallatit bėnin be Pėr ideal tė Partisė. Degjo dhe njė gjė tė keqen mami, i thashė nė fund. Nesėr kur tė dalėsh tė luash prapė me shoqet, do t'u thuash qė Kavajėn nuk na e kap mė televizori. U prish dhe ne tani shohim vetėm Tiranėn. Mirė mami, tha Adria duke qeshur, Kavajėn nuk na e kap mė. Ia putha sytė dhe e mora nė krahė pėr tė shkuar nė kuzhinė. Nuk kam marrė akoma ndonjė vėrejtje prej ndonjėrės prej plakave. Arsyet qė mė vijnė ndėrmend pėr kėtė janė disa, po tani po kthehem edhe njėherė tek pikėnisja, llotaria.
    Nė zyrė kemi pesė vjet qė e zhvillojmė llotarinė. Jemi 6 punonjės dhe pėr ēdo tre muaj vendosim nga dymijė lekė tė vjetra nė njė arkė tė pėrbashkėt. Nė fund tė ēdo gjashtėmujori paratė e mbledhura (2 mijė lekė pėr shoq nė ēdo tre muaj * 2 tremujorė * 6 persona = 24 mijė lekė tė vjetra nė ēdo gjashtė muaj) i jepen njėrit prej nesh. E kam harruar tani se kush e ka patur radhėn i pari, por kemi zgjedhur fundin e qershorit dhe fundin e dhjetorit, pėrpara sezonit tė plazhit e para Vitit tė Ri, qė tė paktėn njėri prej nesh tė ketė fatin tė pėrballojė shpenzimet e plazhit (nėse merr fletė autorizimi), apo ato te festės sė fundvitit. Urani qesh me fjalėn qė kemi gjetur (a thua se e kemi gjetur ne vėrtet) pėr ta cilėsuar kėtė lėvizje parash me rotacion, llotari. Ēfarė do tė thotė llotari e dashur, mė pėshpėrit nė vesh, kur jemi vetėm. Melhem vullnetar pėr varfėrinė tonė Uran, ia kthej dhe unė me pėshpėrimė. Sa e gjatėėėėė, thotė dhe qesh me zė….Shshshsh, i them unė, se do ta shkurtojnė gjuhėn e bashkė me tė dhe jetėn tonė. I vendos gishtat mbi buzė dhe ai m'i puth lehtaz. Fėmijėt nuk janė nė shtepi, pėrndryshe asnjė pipėtime nga kėto qė na shpėtuan, nuk do tė ishte ndjerė. Njėri nė kolltuk e tjetri nė divan do tė kishim folur pėr punėn, punėt e shtėpisė, shkollėn e Adrias, ditėn e Jonit nė kopsht e njerėzit e fisit. Do tė plotėsonim tablonė e familjes sė lumtur nė realizmin socialist. Na kanė kthyer nė robotė o Zot!

  5. #5
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    akoma vazhdon ta luash llotarine?

    duhet ta dish tashme qe nuk ke per ta fituar kurre.

    megjithse do vazhdosh ta luash (e un me ty), e si me pare nuk do ta shohim ne televizor zgjedhjen e numrave ate nate po do fleme duke menduar qe neser mund te zgjohemi milionere. e kur te zgjohemi do kerkojme me teletext numrat fitues ...

    ps te erdhi ajo placka
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

Tema tė Ngjashme

  1. Përse jetohet ose përse jeton?
    Nga GrifshA_ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 18-06-2007, 09:00
  2. Per cfare ju ka marre malli te hani?!
    Nga Sweet Brunettee nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 228
    Postimi i Fundit: 09-02-2006, 22:20
  3. Cfare eshte dhuna bashkeshortore?!
    Nga Sweet Brunettee nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 09-08-2002, 06:49
  4. Ketu jam dhe une
    Nga Leli nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 05-07-2002, 05:57
  5. Ky jom une
    Nga METAXA nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 03-07-2002, 05:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •