Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Pushohen nga detyra oficeret e policise se Rinasit

    Komisar Arben Ibro dhe kryeinspektor Fadil Karreci janė pėrjashtuar nga policia me urdhėr tė ministrit Toska

    Policia, flaken shefat e Rinasit


    Ened Janina

    TIRANĖ- Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, pėrjashton nga policia e shtetit komisarin e Rinasit Arben Ibro si dhe kryeinspektorin Fadil Karreci. Pėrjashtimi i tyre nga radhėt e policisė ėshtė kryer pas zbulimit se nė Rinas ishin riaktivizuar rrugėt e vjetra nga ku kalonin klandestinėt. Motivacioni zyrtar pėr pėrjashtimin e Ibros dhe Karrecit nga radhėt e policisė ėshtė pėr shkelje tė betimit, mosnjohje dhe zbatim tė akteve ligjore, pėr shkelje tė normave tė detyrės dhe pėr favorizim tė trafiqeve tė paligjshme. Ndėrkohė, kreu i Policisė sė Shtetit, Bajram Ibraj, nė njė takim me policinė e Rinasit, ka paralajmėruar lėvizje tė tjera nė aeroport. Ai dje ka prezantuar edhe punonjėsit e rinj tė policisė sė Aeroportit “Nėnė Tereza” tė Rinasit. Lajmi ėshtė pohuar dje nga zėdhėnėsja e Policisė sė Shtetit, Edlira Teferiēi. Sipas saj, policia do tė ndėrmarrė operacione pėr parandalimin e trafikut tė qenieve njerėzore.
    Pėrjashtimet
    Dje kreu i Policisė sė Shtetit, Bajram Ibraj, i shoqėruar nga disa drejtorė tė Drejtorive Qendrore tė Policisė sė Shtetit, ka prezantuar efektivat e rinj tė komisariatit tė Rinasit si dhe ka komunikuar masat e marra pėr ish- krerėt e policisė sė aeroportit. Ibraj ka deklaruar dje se me urdhėr tė ministrit Toska janė pėrjashtuar nga radhėt e policisė komisar Arben Ibro dhe kryeinspektor Fadil Karreci me motivacionin: “shkelje tė betimit, mosnjohje dhe zbatim tė akteve ligjore, pėr shkelje tė normave tė detyrės dhe pėr favorizim tė trafiqeve tė paligjshme”. Shkarkimi dhe pėrjashtimi nga detyra i dy krerėve tė policisė sė Rinasit ėshtė kryer menjėherė pas zbulimit tė njė rrjeti tė trafikut tė klandestinėve. Mė datė 28 qershor, nė aeroportin e Budapestit janė kapur dy shtetas shqiptarė, tė cilėt lėviznin pa vizė. Xhevahir Vushaj dhe Spartak Kondi kishin kaluar nga aeroporti i Rinasit dhe kishin si destinacion Ukrainėn. Vushaj do tė shkonte mė pas nė SHBA ndėrsa Kondi ishte sekseri, tė cilit i ishin paguar 12 mijė dollarė. Menjėherė pas kėsaj, policia ka arrestuar kontrollorin Virgjil Sejdarasi si personin pėrgjegjės pėr kėtė shkelje. Sejdarasi ėshtė liruar mė pas nga prokuroria pasi pėr tė nuk kishte asnjė provė se ishte i implikuar nė trafik. Kohė mė parė, nė aeroportin e Rinasit ishte zbuluar njė tjetėr rrjet i trafikut tė klandestinėve dhe e gjithė policia e aeroportit ishte shkarkuar nga detyra. Tashmė zbulimi i skandalit tjetėr ka bėrė qė pėr tė disatėn herė tė “shkrihet” i gjithė komisariati i Pikės sė Kalimit Kufitar tė Rinasit.
    Lėvizjet
    Krerėt e Ministrisė sė Rendit, pasi kanė analizuar situatėn e krijuar nė aeroportin e Rinasit kanė vendosur qė tė largojnė prej aty edhe katėr punonjės tė tjerė. “Kėshtu janė larguar nga Komisariati i Policisė sė Aeroportit Rinas, dhe janė transferuar e emėruar nė detyra tė tjera: Kapiten i Parė, Sokol Matoshi, Kryeinspektor Etem Skėnderaj, Kryesinspektor Hysni Elezi dhe Kryeinspektor Fran Kaēorri”,- thuhej nė njoftimin zyrtar tė drejtorisė sė Policisė sė Shtetit. Sipas tij, nė postet e lėna bosh janė emėruar dje inspektor Lajdi Korini, N/inspektor Aldo Londo, N/inspektore Nirda Dushi, N/inspektor Altin Shehu, N/inspektore Enerjeta Kalemaj, N/inspektore Nida Asmadhi, N/inspektore Laurela Kristani dhe N/inspektore Adisa Dani. Dje nė Rinas, Ibraj ka paralajmėruar se nė ditėt nė vijim pritet tė ketė ndryshime tė tjera nė kėtė komisariat. “Ndryshimet nė Komisariatin e Rinasit erdhėn si rezultat i inspektimeve dhe kontrolleve tė herėpashershme nė kėtė komisariat, ku disa punonjės u gjetėn me shkelje. Si rezultat i masave tė marra vlen tė pėrmendin pėrjashtimet nga detyrat qė kanė patur tė dy kontrollorėt e kėtij Komisariati, Virgjil Sejdarasi dhe Alket Begaj, tė cilėt me veprimet e tyre nė kundėrshtim me detyrėn, favorizuan shtetas tė ndryshėm nė kalimin e paligjshėm tė kufirit”,- tha dje Ibraj.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17
    Arben Ibro, rrėfen arsyet pėr largimin e tij nga policia e shteti dhe ēdo tė bėjė nė tė ardhmen

    [b]“Pėrse mė pėrjashtuan nga policia”

    Ish-komisari: Vendimi i eprorėve tė mi ishte i nxituar

    Laureta Rryēi

    Arben Ibro, ish-shefi i Komisariatit tė Rinasit e cilėson pėrjashtimin e tij nga policia si vendim tė nxituar tė eprorėve tė tij.

    Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn ”Panorama” ai tregon se ka qenė i pari qė ka denoncuar shkeljet qė kanė bėrė kontrollorėt qė ishin nėn vartėsinė e tij, duke ia lėnė nė dorė punėn kėshtu SHKB-sė (Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm), pėr verifikime tė mėtejshme. Ish-kreu i bluve tė Rinasit rrėfen se tė tilla raste ka pasur edhe mė parė dhe pėrsėri ua ka raportuar eprorėve. Sipas 42-vjeēarit, motivacioni qė kanė pėrdorur pėr ta pėrjashtuar nga policia ėshtė i padrejtė.

    Ju prej dy ditėsh jeni pėrjashtuar nga Policia e Shtetit. A jua kanė komunikuar njė masė tė tillė, dhe nėse po, me ēfarė motivacioni?
    Po, masėn e pėrjashtimit nga policia ma kanė komunikuar dhe jam njohur si pasojė edhe mė motivacionin. Nė motivacion bėhej fjalė pėr shumė shkelje qė, sipas tyre, kisha bėrė unė. Nė tė thuhej pėrjashtim nga policia pėr shkelje tė betimit, pėr moskėrkim llogarie e tė tjera.

    Pas kėsaj mase ndėshkuese qė u mor ndaj jush, ēfarė veprimi do tė ndėrmerrni?
    Unė do tė zbatoj procedurat ligjore qė kam tė drejtė tė ndjek, duke u bazuar gjithmonė nė ligj. Normalisht qė do tė apeloj duke u ankuar kėshtu pėr tė drejtėn time, pėr t'u rikthyer nė polici.

    Pas masės qė mė dhanė, kjo ėshtė e vetmja rrugė ligjore tė cilėn unė mund ta ndjek pėr tė rifituar pozicionin tim nė Policinė e Shtetit.

    Si e gjykoni motivacionin qė ėshtė pėrdor pėr t'ju pėrjashtuar nga policia?
    Motivacionin e quaj tė padrejtė. Shkak pėr heqjen time nga detyra e drejtuesit tė policisė sė Aeroportin e Rinasit u bė arrestimi i dy policėve pėr trafikim klandestinėsh, por s’e kuptova lidhjen qė mund tė kisha unė me ta. Veprimi i tyre ėshtė pėrgjegjėsi individuale dhe jo kolektive. Asnjėherė nuk kishte ndodhur qė pėr njė pėrgjegjėsi individuale tė shkrihej njė komisariat i tėrė. Unė isha ai shef komisariati qė nė momentin e parė qė mora informacionin ua raportova shefave tė mi duke ndjekur procedurėn normale tė punės. Mė pas i takonte SHKB-sė tė hetonte pėr mė gjatė, pasi kjo nuk ėshtė detyra ime.

    A mendoni se pėrjashtimi juaj nga policia ka ardhur si rezultat i prishjes sė ndonjė interesi?
    Jo nuk e mendoj njė gjė tė tillė. Mund tė them vetėm se ėshtė njė vendim i nxituar nga ana e eprorėve tė mi.

    Ēfarė informacioni morėt?
    Bėhej fjalė pėr njė person i cili ishte kthyer nga jashtė pėr dokumente tė falsifikuara. Ky qytetar kishte kaluar me lehtėsi nė Rinas duke u ndihmuar nga kontrollori. Kėshtu qė unė, sapo e mėsova njė gjė tė tillė, raportova rastin me emrin e kontrollorit qė duhet tė mbante pėrgjegjėsi para ligjit, ashtu siē mė takonte. Ndėrkohė qė mė vonė mėsoj urdhrin e ri pėr shkrirjen e tė gjithė komisariatit.

    Qė kur e keni marrė kėtė post, keni pasur raste tė tjera tė ngjashme me kėtė tė fundit, tė cilat ua keni raportuar eprorėve?
    Sigurisht qė po. Unė kam pothuajse njė vit si shef Komisariati nė Rinas dhe nė tė tilla raste, sapo kam marrė informacione ua kam raportuar eprorėve, dhe ata kanė dijeni pėr kėtė gjė.

    Kemi mėsuar se ju jeni nėn hetim edhe pėr ”favorizim tė trafikimit tė klandestinėve”, ju keni dijeni pėr njė gjė tė tillė dhe si qėndron e vėrteta?
    Unė nuk kam dijeni qė jam nėn hetim pėr kėtė ēėshtje. Por, megjithatė, policia ka tė drejtat e saj pėr tė kryer ēdo procedurė ligjore qė ėshtė nė tė mirė tė shtetit dhe tė sė vėrtetės. Unė jam i hapur, tė hetojnė pėr tė gjitha pistat qė kanė dyshime nė lidhje me punėn time.

    Sa vjet punė keni nė polici?
    Nė Policinė e Shtetit kam plot 20 vjet punė.

    Si ndiheni tani, kur pas 20 vitesh punė pėrjashtoheni nga policia?
    Emocionet qė unė po pėrjetoj kėto ditė do t‘i shpreh kur tė vijė koha e duhur. Megjithatė, mund tė them se jam i qetė. Unė e di qė kam punuar mirė, kėshtu qė edhe ndėrgjegjen e kam tė pastėr. Ajo ēka na mundon mė shumė ne, qė na flakin njė ditė tė bukur nga policia pas shumė vitesh punė dhe sakrificė, ėshtė se vetėm atė ditė kuptojmė se sa pas dore kemi lėnė familjen tonė vetėm e vetėm pėr punėn. Unė kam plot 20 vjet qė nuk i jam pėrkushtuar ashtu siē duhet familjes sime.

    Pėrse, nė ē’orar punonit kur drejtonit policinė nė Rinas?
    Dita e punės niste nė orėn 08.00 tė mėngjesit dhe mbaronte nė orėn 19.00 tė darkės, pa bėrė pėrjashtim as tė shtunat dhe as tė dielat.



    Tė shkarkuarit VIP-A

    Kryekomisar Pjerin Ndreu
    Kryekomisar Neritan Nallbati
    Kryekomisar Gjovalin Loka
    Kryekomisar Ilirian Dida
    Kryekomisar Xhevahir Karaj
    Kryekomisar Agron Hasanaj
    Komisar Luan Shehu
    Komisar Orest Afezolli
    Komisar Azem Duraku
    N/Komisar Agron Jaēe
    Komisar Arben Ibro


    Idajet Zeka ka marrė drejtimin e uniformave blu nė aeroport
    Rinasi pas shkrirjes sė komisariatit


    Ndryshimi i njė pjese tė madhe tė personelit tė policisė nė Rinas nuk ka kaluar pa u vėnė re nga banorėt e pėrhershėm tė aeroportit. Njė kamerier i lokalit, qė ndodhet ngjitur me hyrjen kryesore, tregon se mbrėmjen e sė shtunės, aty vėrtet ishte bėrė “nami”. Njė numėr i madh makinash policie me funksionarė tė lartė tė cilėt, kishin ardhur nė Rinas, pėr tė bėrė prezantimin e funksionarėve tė rinj dhe gjithashtu njohjen me shkarkimet dhe pėrjashtimet nga policia. Kamerieri ka qenė i pari, person jashtė Ministrisė sė Rendit qė ka mundur tė mėsojė ndryshimet, pasi mjaft policė kanė zgjedhur tė ulen nė kafe, pas mbledhjes sė gjatė ku mėsuan ndryshimet. “Kanė qenė kėtu mbrėmė, rreth orės 21.15”, thotė ai. Ndėrsa tė dielėn nė Rinas ka mė shumė lėvizje tė policisė. Njė nga tė sapoemėruarit si kontrollorė na shpjegon se do t“u duhet tė mėsojnė, se si kryhen kontrollet me anė tė kompjuterave dhe mjeteve tė tjera. Ai thotė se ka ende disa kontrollorė “tė vjetėr” qė u shpjegojnė se si funksionojnė gjėrat aty. Ndėrkohė qė furtuna e sė shtunės duket qė veē emrave ka lėnė pas edhe mė shumė rreptėsi e korrektėsi njėherėsh. Policė qė nė pjesėn mė tė madhe tė kohės qėndrojnė gati, duket se ende nuk e kanė marrė veten nga ajo qė ka ndodhur njė ditė mė parė. Idajet Zeka, shefi i komanduar i Komisariatit tė Rinasit, thotė se po punon pėr t’u njohur mė mirė me problemet qė mund tė ketė ky komisariat. Ndėrkohė, ai pohon se e njeh Komisariatin e Rinasit dhe e di se cilat janė pikat kryesore pėr tė cilat duhet tė punohet dhe tė pėrmirėsohen rezultatet. Me njė staf pothuajse tė ri policor atij do t’i duhet tė punojė pėr tė shmangur trafiqet e paligjshme, sidomos atė tė qenive njerėzore, qė ėshtė i pėrhershėm, por edhe atė tė drogės. Ndėrkohė qė tashmė me njė sitem tė ri tė menaxhimit tė informacionit, Rinasi ėshtė kthyer edhe nė njė pikė strategjike, e cila mund ta ndihmojė policinė pėr ndalimin e shumė personave tė kėrkuar. Ndryshimet e menjėherėshme nė kėtė komisariat erdhėn pas kapjes nga policia bullgare e dy shqiptarėve tė pajisur me viza false, tė cilėt kishin hipur nė aeroplan me ndihmėn e dy kontrollorėve tė aeroportit, tashmė tė arrestuar nga policia. Ndėrkohė qė burime nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė bėnė tė ditur se personat e pėrjashtuar, ish-punonjės tė kėtij komisariati, mund tė vihen nėn hetim pėr favorizim tė trafikut klandestin.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 31-01-2022, 11:25
  2. Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 09:06
  3. Afatet pėr kalimin nga njė gradė mė e ulėt nė njė mė tė lartė
    Nga Zemrushja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28
  4. Vajza 17-vjecare qe ishte spiune e policise ne Vlore
    Nga shkodrane82 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:23
  5. LDK-ja nėn terrorin e pol-potistave
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •