pershendetje te gjitheve. duke lexuar Bodleri me ka bere shume pershtypje ideja e tij e gjendjes se splinit, fjale kjo e paperkthyeshme ne shqip, por qe konvergon me idene e gjendjes apatike, nje gjendje zbrazetie, nje gjendje vakuumi shpirteror. derivuar nga kjo ai hidhte idene e parajses artificiale. Bodleri nese nuk gaboj i drejtonte pyetjet Zotit, dhe linde nje pyetje madhore, ku gjendet zoti? pergjigja eshte : Ne parajsen artificiale. lind pyetja tjeter: si mund te arrihet ne parajsen artificiale? Bodleri hedh dy hipoteza; 1) Nepermjet ndierjes se emocioneve te forta, ne sensin e dashurise se madhe apo dhe urrejtjes se madhe per nje person, dhe 2) nepermjet drogave te lehta (shume ide e kontestuar kjo e fundit). Ekziston parajsa artificiale? ju lutem nese dini me shume rreth kesaj gjeje diskutoni ne kete teme
Krijoni Kontakt