Teknologjia Matrix po bėhet realitet?

Teknologjia qė mundėson kontrollimin e kompjuterit me anė tė trurit, siē ėshtė paraqitur nė filmin Matrix, ėshtė duke bėrė hapa tė mėdha drejt realitetit.

Njė kompani nga Massachusetts me emrin Cyberkinetics deri tani ka stėrvitur majmunė pėr tė kontrolluar kursorin, duke pėrdorur trurin dhe tani ata janė duke kėrkuar leje pėr tė zhvilluar kėtė system edhe tek njerėzit.
Test-pacientėt do tė pėrdorin njė ēip me dimensione 2mm me 2mm qė do ta lidhte trurin nėpėrmjet neuroneve nė kortex, pjesė e trurit qė gjendet pak me lart se veshi i djathtė. Sinjalet e pranuara pastaj do tė digjitalizohen dhe do tė pėrkthehen nėpėrmjet kompjuterit.
Doli nė shitje ora kompjuter – prodhim i Microsoftit

Pas dy vjetė pritje ora-kompjuter mund tė blihet pa asnjė problem nė dyqane. Ora ėshtė prodhim i kompanisė Microsoft dhe lidhet me Inernet me anė tė njė aparati tė vendosur brenda, pa pasur nevojė pėr kabllo. Prezantimi publik u bė zyrtarisht nga WristNet nė qendrėn Consumer Electronics Show nė Las Vegas.

Prej dy vjetėsh Bill Gates, themeluesi dhe presidenti i gjigantit teknologjik Microsoftit e kishte deklaruar kėtė aparat modern, si mjaft komod dhe praktik, i cili mund tė pėrdoret fare lehtė nė ēdo lloj situate.
Ora-kompjuter nuk ka fare nevojė qė tė ketė kabllo apo aksesorė tė ngjashėm. Mikrokompjuteri i vogėl ka gjithashtu edhe njė axhendė eleketronike, si dhe funksionon me programet e postės elektronike, si Microsoft Outlook, falė njė software, i cili tė fton tė pranosh mesazhe edhe nga messengeri i MSN-sė.
Njė teknologji e re sjell TV-nė nė telefonat celularė

Pėrderisa shfrytėzuesit janė duke u mėsuar nė telefonat celularė me kamera, kompania Idetic ka lansuar njė shėrbim qė mundėson shikimin e televizorit, duke pėrfshirė edhe tre kanale tjera muzikore, nėpėrmjet telefonavė celularė.

Kjo nuk ėshtė e tėra. Kompania me seli nė California ėshtė duke punuar nė njė zgjedhje komerciale qė do t’ju mundėsonte shikuesve tė blejnė video-klipe, muzika pėr celularė, eshumė gjėra tjera, ka thėnė Phillip Alvelda, drejtor i kompanisė Idetic.
Ai thotė se kompania edhe mė tej ėshtė duke eksperimentuar me shėrbimet dhe ėshtė duke i analizuar ato hollėsisht.
Njėkohėsisht kompania ėshtė duke kėrkuar edhe aplikacione tjera pėrshtatėse. Qė ky vision tė bėhet realitet, nė vijim ėshtė finansimi i marrėveshjeve. Pėr ēdo rast kompania do tė ketė “njė infrastrukturė tė gjėrė qė do tė pėrkrahė njė sėrė aktivitete komerciale”, pėrfundo Alvelda.