Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 47
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    20 shkurt 1991 - Dita e rrezimit te bustit te diktatorit Enver Hoxha

    gsh
    -----
    DOSSIER

    Neritan Ceka tregon pėr situatat e vėshtira tė pasviteve '90, kur nė Shqipėri po ndodhnin ndryshimet e mėdha politike. Si shmangėm gjakderdhjen e provokuar tė Bllokut

    "Grushti i shtetit" i Sulo Gradecit, pas rrėzimit tė Enverit

    --------------------------------------------------------------------------------

    Fatos Veliu

    Neritan Ceka flet ekskluzivisht pėr "Gazetėn Shqiptare" momentet mė tė vėshtira qė kanė kaluar njerėzit e ndryshimeve tė mėdha politike tė pasviteve '90, kur pėrballė tyre ishin forcat e armatosura tė shtetit komunist.Ēfarė ndodhte nė tė vėrtetė nė Tiranė nė ato ēaste kur gjakderdhja ishte nė prag. Ditėt qė shoqėruan situatat e favorshme deri nė aktin final, kur nė qendėr tė kryeqytetit u rrėzua monumenti i Enver Hoxhės.Si u bė i mundur rrėzimi i monumentit dhe roli i drejtuesve kryesorė tė Partisė Demokratike nė manaxhimin e situatave pėr tė mos ēuar njerėzit nė tragjedi. Si u rrėzua monumenti dhe pėrdhosja e tij nga mijėra njerėz, duke e tėrhequr zvarrė nėpėr rrugėt e kryeqytetit.Janė kėto disa nga sqarimet qė bėri nė intervistėn e numrit tė kaluar zoti Ceka, i cili nė ato momente ka qenė njėri nga drejtuesit e rėndėsishėm tė Partisė Demokratike, ndėrkohė qė aktualisht ai ėshtė President i Aleancės Demokratike.Nė numrin e sotėm ai shpjegon pėr situatėn e krijuar ditėn e dytė pas rrėzimit tė monumentit tė Enverit. Fjala e hapur nė njerėzit e irrituar, se Sulo Gradeci kisht bėrė grusht shteti, duke vrarė fillimisht Ramiz Alinė dhe se do tė rivendoste situatėn me ēdo formė, duke i qėndruar kėshtu besnik Enverit.Si u bė e mundur pėrmbajtaj e asaj turme qė desh ēoi njerėzit nė gjakderdhje. Roli i Neritan Cekės nė atė moment, qė do ta fuste emrin e tij nė Histori.Si ėshtė e vėrteta e thėnies se ai me njė foshnjė nė duar ka dalė para zinxhirėve tė tankut tė Gardės , si dhe shumė hollėsi tė tjera, qė do t'i lexoni nė intervistėn e mėposhtme, pra tė zotit Ceka.
    (Vijon nga numri i kaluar)

    Zoti Ceka , ēfarė situata u paraqitėn nė Tiranė ditėn e parė pas rrėzimit tė monumentit tė Enverit?
    Pėr periudhėn qė po flasim, kur nė arenėn politike shqiptare pėr herė tė parė kishte dalė partia e parė opozitare, anėtar i Kryesisė tė sė cilės isha dhe unė , aktualisht punoja si drejtor i Institutit tė Arkeologjisė. Konkretisht pėr datėn 21 shkurt mund tė them se ne me shumė shokė arritėm tė shmangim njė tragjedi, ndoshta me pėrmasa tė mėdha.

    Ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė?
    Nė mėngjesin e asaj dite unė si zakonisht po pija kafen me dy miq tė mi tė arkeologjisė , pikėrisht me Myzafer Kurkutin dhe Namik Bodinakun. Kafen e pinim nė njė lokal diku aty mbi Gardėn e Republikės. Gjendja deri sa ne pimė kafen ishte e qetė dhe nuk kishte ndonjė shenjė qė tė ndodhte ajo qė ndodhi.

    Po nga territori i repartit tė Gardės ,a konstatonit ndonjė formė organizimi?
    Absolutisht s'ndihej asgjė. Dukej se ndiqej veprimtaria e pėrditshme normale.

    Sa ka qenė ora pėr momentet qė flisni?
    Po tė them se ka qenė aty mbi 10.00.Se pas kėsaj ore unė ēdo ditė ēohesha nga kafja dhe kthehesha sėrish nė zyrėn e punės, tė cilėn e kisha siē tė thashė te Instituti i Arkeologjisė ,i cili ndodhej nė krah tė sheshit qė sot mban emrin "Nėnė Tereza". Duhet tė kemi qenė aty nga mesi i sheshit, shumė afėr shatėrvanit, kur nga thellėsia e Bllokut ku banonte akoma njė pjesė e udhėheqjes komuniste u dėgjua njė breshėri automatiku . Ishin disa tė shtėna karakteristike qė dhe na ngjallėn njė kėrshėri,por qė gjithsesi pas pak ēastesh nuk u vumė rėndėsi.

    Sa zgjatėn?
    Jo mė shumė se 3-4 minuta.Mirėpo sa kaluam disi sheshin dhe afrohem te dera e godinės pėr tė hyrė brenda nė zyrė shikoj tanket qė dolėn nė rresht dhe me alarm nga territori i repartit tė Gardės sė Republikės.Duhet tė ketė qenė ora pa frikė aty te 10.30 minuta.

    Po juve a ishit nė kryesinė e PD-sė?
    Po. Unė tė thashė dhe diēka nė intervistėn e ditės sė kaluar, qė ne vetėm nė mbasdite shkonim nė zyrat e partisė, se gjatė orarit zyrtar kryenim detyrat tona ku merrnim rrogėn.

    Ku shkuan tanket?
    Siē tė thashė ata dolėn me njė urgjencė aq tė madhe sa qė nuk vihej nė dyshim se diēka kishte ndodhur.Unė kujtova menjėherė breshėrinė e automatikut qė dėgjova pak ēaste mė parė nė territorin e Bllokut. Aq shpejt dolėn tanket sa qė njėri nuk mundi tė manovronte dot dhe u pėrplas me njė shtyllė nė anė tė sheshit. Pas tankeve pamė qė dolėn po me tė njėjtėn shpejtėsi dhe ushtarėt kėmbėsorė, si dhe shumė mjete tė tjera tė repartit. Ata morrėn rrugėn e shėtitores.

    Dhe ku pėrfunduan?
    U vendosėn menjėherė nė mbrojtje tė Bllokut. Kjo u kuptua nga fakti se po zbatonin skemėn sekrete tė vendosjes qė ishte pėrpiluar qė herėt pėr rastet e jashtėzakonshme.

    Nga e kuptonit se zbatohej skema sekrete?
    Sepse si dolėn tė gjithė me njė shpejtėsi tė madhe, siē tė tregova pak mė parė , nė vetėm pak ēaste secili grup dhe mjet shkoi nė njė pozicion tė caktuar sa qė bllokoi tė gjitha rrugėkalimet, qoftė kryesore dhe qoftė dytėsore, qė tė ēonin nė lagjen e "Bllokut".

    Ēfarė bėtė juve?
    Nuk kishte mė dyshim se diēka kishte ndodhur . Mua, pas gjithė kėsaj, detyrimisht mė dilte detyrė pėr tė shkuar nė zyrat e Partisė apo diku tjetėr, ku mund tė kishte ndodhur ajo pėr ēka dilnin forcat gardiste ,se isha anėtar i Kryesisė qendrore tė partisė. Kėshtu qė hipa menjėherė nė makinėn time tip "Aro"dhe mora drejtimin pėr nga Presidenca, duke dalė majtas nė drejtim tė shkollės "11 janari" dhe mandej tė dilja te ura e Lanės, e cilia ndodhet pėrballė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės.

    Pse kishit makinė?
    Unė tė thashė qė isha drejtor i Institutit tė Arkeologjisė dhe kishim makinėn e institutit.

    Pse ndryshuat drejtimin e shėtitores?
    Lėviza i detyruar, pasi, siē tė thashė ,qė tė gjitha rrugėkalimet ishin bllokuar nga forcat gardiste. Madje, dhe te ura tjetėr e Lanės, e ndodhur pėrballė Drejtorisė sė Policisė, kur dola pak ēaste si isha nisur me makinė, u ndesha me njė postobllok policie. Kuptova se ishte vendosur jo vetėm Garda nė gadishmėri, por edhe policia. Unė u shpjegova policėve se isha anėtar i Kryesisė sė Partisė Demokratike dhe po shkoja tė shikoja se ēfarė po ndodhte . Ata nuk mė penguan, por mė lejuan menjėherė.Si dola nė Unazė pashė se nė drejtim tė shėtitores sė madhe dhe pikėrisht duke filluar qė nga ura e madhe e Lanės nė bulevardin kryesor dhe deri nė thellėsi pėr nga drejtimi i hotel "Dajtit" vendi nxinte nga njerėzit. Ishte e pabesueshme qė tė mblidhej ajo masė njerėzish nė njė kohė aq tė shkurtėr, pasi pak kohė mė parė nuk ishte ndier fare se do tė ndryshonte situata.

    Vėrtet nuk kishit dijeni se nga ēasti nė ēast mund tė ndodhte diēka e tillė?
    Unė dija njė gjė , qė ishte dita e parė qė Tirana ishte gdhirė pa monumentin e diktatorit nė qendėr .Pėr kėtė fakt dihej gjithashtu se kishin ardhur shumė njerėz nga rrethe tė ndryshme tė vendit, tė cilėt vetiu karakterizoheshin nga ai entuziazmi i brendshėm pėr atė ēka kishte ndodhur njė ditė mė parė. Jo vetėm kaq, por edhe me atė parandjenjėn se tashmė ishin bėrė tė pėrditshme protestat, ku shteti i kuq po merrte goditje tė njėpasnjėshme.Kėshtu qė sa ishte dhėnė njė shkėndijė njerėzit sikur tė mbinin nga dheu mbushėn sheshin dhe ishin nisur pikėrisht pėr nė drejtim tė Bllokut me njė irritim tė papėrmbajtshėm.

    Kur e mėsuat se po shkonin te Blloku?
    Unė shkova menjėherė te turma dhe aty gjeta shumė elementė tė PD-sė, por qė gjithsesi jo tė njohur apo si tė thuash jo nga kryesorėt e saj, si Pėllumb Karameta, Emin Riza , Edmond Budina e shumė tė tjerė qė pėr momentin nuk po i kujtoj.Ata mundoheshin me mish e me shpirt pėr tė pėrmbajtur turmėn e elektrizuar qė tė ndalej sa tė sqarohej gjithēka . Por nuk donte t'ia dinte njeri nga turma qė kishte shpėrthyer njė urrejtje dhe zemėrim i madh.

    Cili ishte shkaku?
    Atje mėsova se gjithēka qė po ndodhte ishte pėr shkakun e njė thashethemnaje tė tillė qė Sulo Gradeci, pas rrėzimit tė monumentit tė Enverit, kishte vrarė Ramiz Alinė, kishte mobilizuar Byronė Politike dhe po merrte masa qė me tė gjitha rrugėt e mundshme tė rivendoste gjendjen nė vend. Pėr kėtė po mobilizonte ushtrinė dhe policinė. Pra sipas fjalės sė pėrhapur kuptoje qė nga shteti po bėheshin pėrpjekje pėr tė bllokuar tėrė proceset demokratike qė kishin nisur.Dhe shkak pėr kėtė gojėdhėnė ishte bėrė breshėria e automatikut qė ishte ndier minuta mė parė nė drejtim tė Bllokut.

    Pėr sa kohė juve arritėt te turma?
    As 5 minuta kohė nuk u vonova. Ishin ēaste vetėm shpejtėsie. Situatat ishin alarmante dhe nuk prisnin sqarime tė mėdha.

    Ē'menduat pėr kėtė qė dėgjuat?
    Tė them tė drejtėn u ēudita, por edhe u mpiva. Nuk dija se ēfarė tė thoja . Vetėm se pashė qė, sido qė tė ishte puna, situata ishte e vėshtirė. Ishim pėrballė njė katastrofe qė mund tė ndodhte nga ēasti nė ēast, sido qė tė ishte lajmi , qoftė i vėrtetė dhe qoftė i pavėrtetė. Dhe e keqja ėshtė se kėto situata kaq kritike po i ndeshnim pėrditė.

    Pse, ju kishit bėrė tashmė shumė mitingje dhe i kishit kapėrcyer mirė?
    Po kėtė herė turma e njerėzve qė donin tė mbronin fitoret demokratike tė arritura mes aq e aq peripeci , rreziqe dhe sakrifica ,donin me patjetėr tė sulmonin Bllokun dhe tė merrnin vesh se si ishte puna .Ata donin qė atė ditė mė shumė se kurrė , tė pushtonin kryeministritė , ministritė dhe tė merrnin pushtetin nė njė formė qė e konsideronin mundėsinė mė efikase.Mirėpo, ku ishte rrezikshmėria do tė thoni ju?Njerėzit ishin pėrqendruar te ura e Lanės, siē tė thashė . Atje ishin bllokuar nga forecat speciale dhe nga policia nė bazė tė skemės sė parapėrgatitur pėr mbrojtjen e Bllokut nė situatėn luftarake.Kėto forca kemi parasysh se ishin armatosur deri nė dhėmbė, madje dhe tė pėrforcuara me tanke, tė cilėt i kishin predhat brenda nė grykėn e zjarrit. Nga krahu i protestuesve njerėzit gjithashtu ishin tė vendosur pėr tė sulmuar , tė gatshėm qė tė paguhej kjo me ēdo ēmim.Ata mblidhnin gurė, tulla dhe ēdo gjė qė gjenin pėrreth, duke qėlluar mbi forcat e policisė tė ndodhura pėrballė.

    Konkretisht si ishin vendosur forcat shtetėrore?
    Nė mes tė urės ishin vendosur forcat speciale tė repartit 326 ,qė quheshin atėhere.Mbrapa tyre ishte Garda nė njė gadishmėri tė atillė qė dukej se nuk do t'i kursenin plumbat jo vetėm ndaj njerėzve qė do tė guxonin tė hynin nė Bllok, por edhe ndaj forcave speciale, nė qoftė se lėshonin pe.Pas forcave tė Gardės vinin njė rresht me tanke.

    Sa tanke ishin?
    Vetėm te ai vend ishin rreth 10 copė. Por ata ishin shpėrdarė dhe nė rrugėkalime tė tjera. Me njė fjalė situata ishte e atillė qė mund tė shpėrthente vetėm nė pak ēaste. Nga forcat e policisė (tė 326-ės) njė oficer i policisė kishte marrė njė megafon dhe u bėnte thirrje popullit pėr qetėsi dhe tė distancoheshin nga veprime tė tilla, qė mund tė ēonin nė gjakderdhje. Madje, po u lutej i ziu oficer, por nuk po e dėgjonte njeri.Edhe nga krahu kėtej bėhej njė pėrpjekje e madhe nga njerėzit e Partisė Demokratike, por sėrish nuk i dėgjonte njeri. Se tė thashė qė ishin tė panjohur.

    Po ju njiheshit?
    Jo, nuk isha njeri publik atėhere.Kėshtu qė edhe unė nuk e kisha tė thjeshtė, por qė sidoqoftė isha anėtar i Kryesisė sė PD-sė dhe gjithashtu isha diēka i njohur te shumė njerėz..

    Ēfarė mendonit pėr momentin e tmerrshėm qė ndodheshin njerėzit tuaj?
    Unė ,qė tė tė them tė drejtėn ,nuk kisha pėrcaktuar se cilėt ishin njerėzit tanė , por e shikoja problemin shumė mė gjerė. Njerėzit tanė ishin tė gjithė. Situata do tė derdhte gjak nė tė gjitha krahėt. Ata ishin tė urdhėruar tė qėllonin. Tė paktėn forcat speciale tė ndodhura nė mes tė urės nuk mund tė tėrhiqeshin se mbrapa kishin ushtarėt e Gardės, qė nuk diskutohej se nė rast kritik do tė qėllonin. Ē'ta zgjasim , si nė situatė luftarake.Nė ato ēaste mė ka shkuar mendja se gjithė sa thuhej ishte njė sajesė e poshtėr qė nuk do tė shpėtonte pa risqe tė mėdha.

    E ēfarė bėtė?
    Menjėherė shkova te oficeri i forcave speciale, qė fliste me megafon. Madje, mė kujtohet shumė mirė dhe emri i tij qė quhej Sejdo Brahimi. E pyes se si ishte e vėrteta , i kishte ndodhur gjė Ramiz Alisė. Mė pėrgjigjet se nuk kishte ndodhur asnjė gjė dhe lajmi qė ishte pėrhapur kishte qenė i rremė.E pyeta se ēfarė ishin krismat qė janė dėgjuar nė Bllok . Mė tha se ishte vetėm njė veprim adoleshentėsh, tė cilėt kishin hipur nė njė motor dhe kishin tentuar tė hynin nė Bllok. Por ushtari, duke qėlluar nė ajėr, i urdhėroi qė tė ktheheshin nga kishin ardhur . Pas kėsaj dy adoleshentėt ishin kthyer mbrapsht po me tė njėjtėn shpejtėsi nga kishin ardhur. Kaq kishte mjaftuar pėr tė dalė Garda nė situatė luftarake numėr njė. Pas kėsaj ishte pėrhapur thashethemnaja e mėsipėrme , duke vėnė si shkak daljen e Gardės dhe krismat nė Bllok. Kėshtu, nė pak ēaste situata degjeneroi nė madhėsinė dhe rrezikshmėrinė qė konstatohej. "Nga tė tė besoj unė ,i thashė oficerit qė mė shpjegoi ngjarjen, se po tė jetė e kundėrta ata njerėz na bėjnė katėrqind copa mua dhe ty". "Tė jap besėn e nderit, mė tha ai.Unė ju njoh juve, se ne kemi njė mik tė pėrbashkėt qė ėshtė nė Ballsh. Kė mik, i them. "Kemi Faik Dinen. Kjo ėshtė e vetmja garanci qė mund tė tė jap." "Mė jep megafonin, i them. Ndėrkohė qė tė garantohem tamam do tė marrėsh dy njerėz nga tė mitė dhe t'i ēosh ta shikojnė vetė Ramiz Alinė, qė ėshtė i gjallė , ndėrsa unė do tė mundohem tė kthej njerėzit.

    Ikėn njerėzit te Ramiz Alia?
    Po u nis menjėherė Agron Ēika dhe Bashkim Sala. Nė tė njėjtėn kohė unė hipa nė njė fiat tė PD-sė qė ndodhej rastėsisht aty pranė . Kjo pjesė ėshtė e pafilmuar, se pjesa e dytė qė ėshtė filmuar dhe e keni parė nė sinkron ėshtė pjesa e dytė.Kėshtu si hipa nė fiat ,iu ktheva njerėzve duke u folur me megafonin qė i mora oficerit ."Jam anėtar i Kryesis sė PD-sė, u thashė. Nuk ka ndodhur asnjė gjė .Nuk ka ndonjė grusht shteti,prandaj kthehuni tė mos humbasim njerėz .Ēdo gjė ėshtė bėrė e qėllimshme, prandaj mos bini nė grackė…etj, etj". Fiati ndėrkaq mori drejtim pėr nga sheshi ku unė flisja me megafon .Nė kėtė ēast njerėzit morėn drejtimin e kthimit pėr nė sheshin "Skėnderbej". Vetura mbi tė cilėn rrija unė me megafon vijonte drejt sheshit ndėrsa gjithė moria e njerėzve mė ndiqte nga pas. Pas mė se ēerek ore, si kisha shkuar nė shesh, mėsova se njė turmė tjetėr ishte mbledhur tė ura e shėtitores para "Dajtit". Kėtė herė hipa nė "Aron" time qė mė kishte ardhur nga mbrapa dhe u nisa prapė pėr te vendi ku ktheva turmėn e parė pėr nė shesh. Kėtė herė mė erdhėn dhe shokėt qė kishin takuar Ramiz Alinė, tė cilėt vėrtetuan qė ai ishte i gjallė.Kjo vajtje- ardhje , pėr tė kthyer njerėzit e elektrizuar qė grumbulloheshin herė pas here te ura e blokuar , u bė tre herė derisa u rivendos situata dhe shpėtuam njerėzit.

    Thuhet se i keni dalė tankut pėrpara me njė foshnjė nė duar. Sa ėshtė e vėrtetė?
    Ka vetėm njė pjesė tė vėrtetė. Ndėrsa ishte momenti qė unė u flisja njerėzve me megafon, ndėrsa rrija mbi "Aro", rastisi qė kaloi gruaja ime qė kishte marrė fėmijėn tonė dy vjeē nė ēerdhe. Ajo sa mė pa u ēudit dhe m'u afrua se ēfarė po bėja para asaj turme tė papėrmbajtur. Mirėpo ky ēast korrespodonte saktėsisht me momentin qė njerėzit e irrituar shprehnin mosbesim te unė, duke mė akuzuar se i gėnjeja. Atėhere unė mora nga rrobat, duke e kapur te qafa foshnjėn time dyvjeēare dhe ia tregoj turmės, duke thėnė se kjo ėshtė besa ime. "Unė ju betohem - ju thashė - pėr vete dhe pėr fėmijėn. Nė rast se ju gėnjej as njėri prej ne tė dy , nuk e do jetėn … etj. Pas gjithė kėsaj skene detyrimisht s'kisha si tė mos bėhesha i besuar. Rėndėsi pėr mua kishte tė shpėtonim njerėzit nga tė papriturat qė i ēonte momenti dhe emocioni.

    Pse u tmerruat kaq shumė se mos humbisnit Ramiz Alinė?
    Ramizi ishte e keqja mė e vogėl e asaj kaste qė kishim pėrballė. Madje dhe loja qė bėhej duke thėrritur "Presideni ėshtė me ne", ishte njė formė qė ai tė mos bėhej ekstremist. Pra fjala ėshtė se ai ishte mė i pranueshėm, jo se nuk ishte komunist apo enverist, por qė e kishte kuptuar tė ardhmen e pakthyeshme politike tė vendit mė shumė se dogmatikėt e tjerė tė Bllokut .

    ------

    Koment i im..

    kush do jen valle ata "dy adoleshentet" me motorr qe kane dashur te hyjne ne Bllok??

    Kam pyetur dikur katundaret qe ja mesynin portit te durresit.. Kush ju tha se do hapet porti?

    Njeri me tha..
    Isha tu punu ne are buz rruges kurre ca me motorra kaluan andej e na thane..ej do hapet porti i durrsit..

    Nuk harrohen ato dite te tmerrshme..

    Ktu ka nje dore..qe i leviz turmat kur do e ku i do..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qe intervista e plot.
    --------------------------

    Neritan Ceka, njėri nga drejtuesit kryesorė tė Partisė Demokratike tė porsakrijuar flet ekskluzivisht pėr "Gazetėn Shqiptare". Si shmangėm tragjedinė e madhe tė 20 shkurtit 1990

    „Ēfarė ndodhi nė Tiranė ditėn qė rrėzuam Enverin“ Intervistė me Neritan Cekėn

    Fatos Veliu

    Nė 20 shkurt tė vitit 1991, nė sheshin kryesor tė kryeqytetit u rrėzua dhe simboli i fundit i komunizmit shqiptar, monumenti i Enver Hoxhės. Ajo periudhė ėshtė shoqėruar me situata tepėr tė nxehta, aq sa njerėzit e irrituar dhe tė ekzaltuar disa herė arritėn nė prag tė gjakderdhjes. Neritan Ceka, njė nga drejtuesit kryesorė tė lėvizjes sė re qė kishte zėnė fill nė Qytetin Studenti dhe njė nga drejtuesit kryesorė tė partisė sė parė opozitare nė Shqipėri, tė cilin shqiptarėt do ta mbajnė mend pėr gjakderdhjen qė evitoi pas sulmit qė turmat e irrituara mund t‘i bėnin Bllokut ku jetonte kasta komuniste, flet ekskluzivisht pėr "Gazetėn Shqiptare". Cilat ishin situatat politike qė sollėn 20 shkurtin e shumėpritur. Si nisi lėvizja e parė nė sheshin e universitetit shtetėror. Mitingu i madh i 20 shkurtit dhe ēfarė ndodhte nė zyrat e Partisė Demokratike nė momentin e rrėzimit tė monumentit. Si u mėsua lajmi i shumėpritur nga liderėt e rinj politikė dhe si u gjendėn tė gjithė pas monumentit qė pėrdhosej nga turma, duke u hequr zvarrė pas njė makine. Kėto e tė tjera do t‘i lexoni nė intervistėn e mėposhtme tė zotit Ceka, aktualisht president i partisė "Aleanca Demokratike " .
    Neritan Ceka flet ekskluzivisht pėr "Gazetėn Shqiptare" momentet mė tė vėshtira qė kanė kaluar njerėzit e ndryshimeve tė mėdha politike tė pasviteve ‘90, kur pėrballė tyre ishin forcat e armatosura tė shtetit komunist.Ēfarė ndodhte nė tė vėrtetė nė Tiranė nė ato ēaste kur gjakderdhja ishte nė prag. Ditėt qė shoqėruan situatat e favorshme deri nė aktin final, kur nė qendėr tė kryeqytetit u rrėzua monumenti i Enver Hoxhės.Si u bė i mundur rrėzimi i monumentit dhe roli i drejtuesve kryesorė tė Partisė Demokratike nė manaxhimin e situatave pėr tė mos ēuar njerėzit nė tragjedi. Si u rrėzua monumenti dhe pėrdhosja e tij nga mijėra njerėz, duke e tėrhequr zvarrė nėpėr rrugėt e kryeqytetit.Janė kėto disa nga sqarimet qė bėri nė intervistėn e numrit tė kaluar zoti Ceka, i cili nė ato momente ka qenė njėri nga drejtuesit e rėndėsishėm tė Partisė Demokratike, ndėrkohė qė aktualisht ai ėshtė President i Aleancės Demokratike.Nė numrin e sotėm ai shpjegon pėr situatėn e krijuar ditėn e dytė pas rrėzimit tė monumentit tė Enverit. Fjala e hapur nė njerėzit e irrituar, se Sulo Gradeci kisht bėrė grusht shteti, duke vrarė fillimisht Ramiz Alinė dhe se do tė rivendoste situatėn me ēdo formė, duke i qėndruar kėshtu besnik Enverit.Si u bė e mundur pėrmbajtaj e asaj turme qė desh ēoi njerėzit nė gjakderdhje. Roli i Neritan Cekės nė atė moment, qė do ta fuste emrin e tij nė Histori.Si ėshtė e vėrteta e thėnies se ai me njė foshnjė nė duar ka dalė para zinxhirėve tė tankut tė Gardės , si dhe shumė hollėsi tė tjera, qė do t‘i lexoni nė intervistėn e mėposhtme, pra tė zotit Ceka.

    Zoti Ceka, mund tė pėrshkruani situatėn politike tė Shqipėrisė mė 20 shkurt tė vitit 1991, kur nė sheshin kryesor tė kryeqytetit u rrėzua monumenti i Enver Hoxhės?
    Gjithēka qė ndodhi atė 20 shkurt, kur u rrėzua figura qė mbante tė gjallė komunizmin shqiptar, kishte filluar prej kohėsh. Ju e keni parasysh qysh herėt se ēfarė vlerėsimi pati pėr publikun tonė vizita qė bėri Perez de Kuelari nė Shqipėri. Po kėshtu edhe ju duhet ta keni pėrjetuar si tė gjithė shqiptarėt pritjen e jashtėzakonshme qė iu bė vizitės sė Bejkerit nė Tiranė. Kuptohet se nė tė gjitha kėto veprime lexohej fare qartė njė protestė e hapur e njerėzve ndaj regjimit tė vjetėr, qė kishte filluar tė jepte shpirt. Mė vonė gjėrat erdhėn normalisht, nė mėnyrėn mė tė shpejtė qė ishte e mundur, pėr kushtet politike tė kohės ku jetonim ne. Nuk do tė mundohem tė sjell shėmbujt e shumtė qė kanė pėrfshirė situatat politike tė asaj kohe, por do t‘ju kujtoja juve vetėm Grevėn e madhe tė urisė sė studentėve tė universitetit pėr heqjen e emrit tė Enver Hoxhės. A e keni parasysh se ēfarė vendosmėrie kishte nga studentėt dhe ēfarė guximi gjendej nė radhėt e tyre, aq sa e tronditėn nga themelet shtetin e vjetėr, i cili u detyrua tė shpallė jo ndarjen e Universitetit nė disa tė tillė, siē kishte planifikuar, por tė pranonte heqjen e emrit tė Enver Hoxhės nga universiteti shtetėror.
    Unė do tė doja tė ndaleshim te dita e rrėzimit tė monumentit, pasi ju keni qenė njė ndėr udhėheqėsit kryesorė tė opozitės sė parė nė Shqipėri…
    Pėr atė jam duke tė folur, por, sė pari, jam duke pėrshkruar dhe njėherė situatėn politike qė karakterizohej nė atė periudhė. Kėshtu p.sh. meqenėse juve flisni pėr rrėzimin e Monumentit tė diktatorit nė qendėr tė kryeqytetit, unė kujtoj se gjithēka kishte nisur qė pas viteve ‘90. Dhe fjala ėshtė se deri nė atė ēast kishin ardhur shumė situata tė favorshme pėr t‘u bėrė dhe ai veprim qė konsiderohej dhe finali. Kemi parasysh qė ishin hequr bustet e Stalinit dhe tė Leninit, ndėrkohė qė kishte ngelur vetėm monumenti i Enverit, i cili mbahej si "Mit" nga gjithė shtresa konservatore e popullsisė apo nga ata qė i kishin si me frikė ndryshimet politike qė kishin nisur nė Shqipėri.
    Ēfarė roli po luante PD-ja e atėhershme, ndėrsa po gatitej situata pėr t‘u rrėzuar monumentin kryesor i Enverit?
    Sigurisht, Partia Demokratike ishte forca e re politike qė pėrfaqėsonte tė renė nė arenėn shqiptare, rreth tė cilės u mblodhėn tė gjitha forcat qė kėrkonin ndryshimet. Akoma mė shumė qė PD-ja ishte shpresa dhe kurajua e tė gjithėve, tė cilėt krijuan besimin te evolimi politik i pakthyshėm i vendit tonė. Tė thashė kėto se kam parasysh qė nuk diskutohet roli organizativ dhe manaxhues i situatave tė vėshtira, duke bėrė tė mundur evitimin e mjaft ngjarjeve tė jashtėzakonshme, tė cilat ishin nė prag tė ēdo ore apo dite tė atėhershme.
    Konkretisht, atėherė kishte dalė njė ligj i veēantė nga administrata e lartė komuniste, i cili bėnte fjalė pėr tė ruajtur monumentet e rėndėsisė sė veēantė, ku ishte pėrfshirė dhe ai i Enverit. Kėshtu qė natė e ditė monumenti ruhej me ushtarė tė gardės me armė. Nė kėto kushte situata mund tė evoluonte nga momenti nė moment, se njerėzit ishin shumė tė revoltuar dhe tė papėrmbajtshėm. Rrjedhimisht nė ato situata, qė tė dalim sėrish te konkretizimi i pėrgjigjes sonė, PD-ja, anėtar i Kryesisė sė tė cilės isha edhe unė, kėrkonte pandėrprerė rrugė normale pėr tė hequr simbolin e komunizmit. Fjala ishte qė tė mos kishte rrezikshmėri pėr njerėz.
    Ekzistonte mundėsia?
    Ishte situataė jo pak e vėshtirė. Diēka tė shpjegova dhe mė lart, se nė njėrėn anė ishin forcat progresiste, qė kėrkonin ndryshimet politike tė padiskutueshme, tė cilat kishin qėllim kryesor tė momentit rrėzimin e monumentit, ndėrsa pėrballė ishin forcat e armatosura tė shtetit, veē enveristėve tė betuar, qė nė ēdo moment zgėrdhinin
    hėmbėt. A nuk ishin ndėrtuar kėshtu strukturat e tė dy fronteve?
    Nuk ka meritė shteti komunist nė tolerimet e mėdha qė bėri ndėrsa njerėzit vepronin duke shkelur dhe ligjet?
    Thuhet shumė, madje gjithandej, se forcat demokratike nė Shqipėri u favorizuan nga administrata qė po lėshonte karriget, por harrohet nė njė gjė, qė mua mė duket dhe vendimtarja, se ēdo lėshim u bė tejet nga detyrimi absolut, se nuk ka pasur aspak dėshirė. Kėshtu, unė po ju kujtoj juve se para rrėzimit, pėrveē anės ligjore qė po e mbronte Enverin prej bronzi, shteti i vjetėr po bėnte tė gjitha pėrpjekjet qė ta mbante tė paprekur monumentin, duke vendosur rreth tij pėr ditė dhe netė tė tėra dhjetėra policė dhe ushtarė tė armatosur. Mė sė fundi, kur e pa se nuk kishte mė mundėsi qė tė mbrohej, u udhėzuan forcat e tyre qė tė mos qėllonin apo tė mbanin fishekė manovre. Pra, kjo ishte situata e fundit, kur ne kishim triumfuar.
    Mund ta pėrshkruani ju situatėn konkrete tė 20 shkurtit?
    Shiko, gjithēka nisi nga sheshi i konvikteve tė universitetit ose nga sheshi "Demokracia", qė u quajt mė mbrapa. Atė ditė, me sa kujtoj, nė sheshin qė bėhet fjalė kishte ndodhur njė grumbullim i jashtėzakonshėm, sa qė pa frikė mund tė thuash se numri po arrinte te 100 mijė vetėt.
    Ishin studentė?
    Studentėt ishin nismėtarėt, por qė kishin shkuar dhe punėtorė dhe njerėz tė thjeshtė nga tė gjitha ndėrrmarrjet dhe lagjet e Tiranės. Kjo gjė ishte kthyer e pėrditshme nė shesh. Ishte si diēka festive. Tė gjithė njerėzit qeshnin dhe talleshin me sistemin. Ēdo ditė studentė tė ndryshėm, por edhe njerėz tė tjerė kryesisht nga shtresat e inteligjencies, mbanin fjalime dhe solidarizonin njerėzit pėr diēka tė re qė po lindtte nė Shqipėri. Gjithė kėnaqėsia e tyre kuptohej qė ishte te ajo qė tani mund tė thonin ēfarė tė donin. pa pasur mė frikė nga shteti. qė tashmė u dukej krejt i mbaruar. Kėto takime tė pėrditshme, qė po grumbullonin ēdo ditė e mė shumė njerėz tė tė gjitha kategorive, sollėn dhe atė qė do tė mbahet mend nga shqiptarėt e tė gjithė kohėve, takimin mė madhėshtor, tė datės 20 shkurt, kur nė sheshin kryesor tė kryeqytetit rrėzohej Monumenti i diktatorit tė egėr komunist. Kėtu hynte roli dhe shqetėsimi i madh, qė unė ta shpjegova mė lart, i Partisė Demokratike, sepse situata kishte ardhur aq e furishme dhe e vrullshme sa qė nuk mbahej tė ndodhte ēfarė tė donte pėrballė.
    Si u nis turma drejt sheshit ku ishte monumenti?
    Edhe nė datėn 20, kur ishte mbushur sheshi si asnjė herė tjetėr, gjithēka filloi si zakonisht. Nė fillim dolėn nė tribunė studentė oratorė, si Blendi Gonxhe dhe tė tjerė, tė cilėt elektrizuan situatėn nė atė shkallė qė nuk pėrmbahej vrulli dhe entuziazmi. Aty mbaj mend qė tė gjithė njerėzit tė ekzaltuar mė shumė se kurrė po luanin me veprat e Enverit, duke shfaqur kėshtu nė mėnyrėn mė tė qartė protestėn ndaj komunizmit. Tė gjithė kishin njė prirje drejt elektrizimit sa mė tė madh tė situatės.
    Ju folėt pėr situatėn qė mund tė ēonte nė momente gjakderdhjeje?
    Pavarėsisht se mitingjet ishin bėrė si tė thuash tė pėrditshme, ku shprehej ēdo ditė e mė shumė vendosmėria pėr ta rrėzuar atė shtet qė po mbahej me llafe, por gjithsesi ata ishin tė armatosur. Ata kishin armė dhe municion, ashtu siē kishte njerėz konservatorė tė regjimit komunist, qė mund tė ishin tė pakontrolluar. Pra, jemi pėrballė forcash tė pakontrolluara, jo vetėm nė njėrin, por edhe nė tjetrin krah. Kėtu Partia Demokratike bėnte tė pamundurėn qė kėtė lėvizje ta mbante sa tė mundej nė kontroll pėr tė ruajtur gjakderdhjen.
    Dhe si ndodhi mė tej, kur u rrėzua monumenti?
    Nė atė moment unė dhe shumė drejtues tė tjerė tė lartė tė PD-sė kemi qenė nė zyrėn e Berishės te Rruga e Kavajės. Dėgjuam qė nga zyra se nė shesh kishte filluar njė lėvizje e madhe, pasi zhurma ishte e pėrmasave tė jashtėzakonshme. Nuk kaloi shumė dhe dėgjojmė si njė tėrmet gumėzhitjen qė u rrit ndjeshėm nė njė moment kulminant. Kur dalim nė ballkon tė merrnim vesh sa tė mundeshim se ēfarė po ndodhte konkretisht, shikonim veē njerėz qė iknin me vrap, tepėr tė gėzuar, sikur donin tė jepnin sihariqin nė ēdo rrugė e rrugicė .
    Aty marim vesh nga tė bėrtiturat e tyre se ishte rrėzyar pikėrisht ai qė pritej prej ditėsh, Monumenti i errėt i Enver Hoxhės nė qendėr tė kryeqytetit tonė tė bukur.
    Ēfarė thonin?
    "Te sheshi, te sheshi, e hodhėm qelbėsirėn!", " Te sheshi, te sheshi, e hodhėm qelbėsirėn!"; apo "E hodhėn, e hodhėn, e hodhėn qelbėsirėn!". Mirėpo ky ishte njė kor i jashtėzakonshėm, qė po oshėtinte aq fuqishėm nga ai masiv njerėzish sa po kthehej nė njė hymn tė fuqishėm.
    Si ka mundėsi qė nė momentin mė kulminant ju u ndodhėt nė zyrėn e Berishės?
    Sepse gjithēka erdhi nė mėnyrė tepėr tė natyrshme dhe jashtė ēfarėdo sforcimi. Pastaj unė tė shpjegova qė mitingjet e atyre ditėve ishin diēka e pėrditshme dhe kėshtu ne, si ēdo herė, rrinim herė nė zyrė dhe herė nė mitingje. Ishte ai moment qė u ndodhėm nė zyrė, ku morėm dhe sihariqin e madh.
    Ēfarė bėtė pas kėsaj?
    Nuk diskutohej qė do tė shkonim menjėherė nė shesh. Por ēfarė tė shihnim! Ishte njė elektrizim dhe entuziazėm i paparė. Humori dhe hareja kishin kaluar caqet. Njerėzit kishin lidhur monumentin e diktatorit pas njė makine tė madhe me karroceri dhe e tėrhiqnin zvarrė, duke e pėrdhosur nė lloj-lloj mėnyrash. Ju duhet t‘i kini parasysh ato skena, pasi janė transmetuar rregullisht nga televizionet.
    Juve deri ku e ndoqėt?
    Ndėrsa e tėrhiqte pas makina, unė shkova deri te Akademia e Arteve. Pataj, kur shkova mė mbrapa, te sheshi kryesor i mitingjeve te konviktet e universitetit, e pashė qė e kishin shtrirė atje dhe po i punonin lloj-lloj formash deri te mė banalet.
    Thuhet se monumenti ishte ēbullonuar gjatė natės nga shtrati prej betoni.
    Absolutisht s‘ėshtė e vėrtetė njė gjė etillė. Unė tė thashė qė aty ishin njerėz tė vendosur nga shteti, tė cilėt ishin tė armatosur.
    Si ėshtė e vėrteta e sulmit ndaj Bllokut, ku banonte udhėheqja komuniste?
    Dėgjo, ka qenė ditėn e nesėrme, kur ishte rrėzuar monumenti i diktatorit, pra data 21 shkurt. Atė ditė situata nė orėt e para tė paradites dukej e qetė, dhe pa shumė tension. Unė atėherė kam qenė drejtor i Institutit tė Arkeologjisė, e kam pasur zyrėn te sheshi qė sot quhet "Nėnė Tereza". Kėshtu qė kisha shkuar nė zyrė si zakonisht.
    Ju shkonit nė punė?
    Megjithėse ishim drejtues kryesorė tė Partisė Demokratike, paradite shkonim tė gjithė nė punėt qė kishim qenė dhe vetėm pas orėve tė punės shkonim nė selinė e partisė. Aty merrnim udhėzimet dhe detyrat, apo pėrpilonim plane drejtimi tė partisė, e cila po shkonte e sigurtė drejt pushtetit tė pakthyeshėm.
    Kur ndryshoi situata?
    Faktikisht dukej e qetė nė pamje, por qė dihej njė fakt qė, meqenėse njė ditė mė parė ishte rrėzuar monumenti, kishin ardhur nga rrethet jo dhjetėra por qindra e qindra njerėz. Ka qenė ora aty te 10.30 minuta. Kur unė, qė isha duke pirė kafe nė njė lokal mbi Gardėn e Republikės, pashė se nė njė moment Garda kaloi nė gadishmėri tė menjėhershme dhe doli nė mėnyrė tė rrufeshme nga territori i saj, duke rrethuar Bllokun. Ishin me dhjetėra tanke dhe ushtarė tė armatosur deri nė dhėmbė. Mendova menjėherė se diēka kishte ndodhur, se pak minuta para kėsaj dėgjuam njė zbrazje karakteristike automatiku, tip breshėrie e ndėrprerė, qė erdhi nga thellėsia e Bllokut. U nisa menjėherė pėr te sheshi nė qendėr, ku mėsova qė ishin mbledhur mijėra njerėz.
    Zoti Ceka , ēfarė situata u paraqitėn nė Tiranė ditėn e parė pas rrėzimit tė monumentit tė Enverit?
    Pėr periudhėn qė po flasim, kur nė arenėn politike shqiptare pėr herė tė parė kishte dalė partia e parė opozitare, anėtar i Kryesisė tė sė cilės isha dhe unė , aktualisht punoja si drejtor i Institutit tė Arkeologjisė. Konkretisht pėr datėn 21 shkurt mund tė them se ne me shumė shokė arritėm tė shmangim njė tragjedi, ndoshta me pėrmasa tė mėdha.
    Ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė?
    Nė mėngjesin e asaj dite unė si zakonisht po pija kafen me dy miq tė mi tė arkeologjisė , pikėrisht me Myzafer Kurkutin dhe Namik Bodinakun. Kafen e pinim nė njė lokal diku aty mbi Gardėn e Republikės. Gjendja deri sa ne pimė kafen ishte e qetė dhe nuk kishte ndonjė shenjė qė tė ndodhte ajo qė ndodhi.
    Po nga territori i repartit tė Gardės ,a konstatonit ndonjė formė organizimi?
    Absolutisht s‘ndihej asgjė. Dukej se ndiqej veprimtaria e pėrditshme normale.
    Sa ka qenė ora pėr momentet qė flisni?
    Po tė them se ka qenė aty mbi 10.00.Se pas kėsaj ore unė ēdo ditė ēohesha nga kafja dhe kthehesha sėrish nė zyrėn e punės, tė cilėn e kisha siē tė thashė te Instituti i Arkeologjisė ,i cili ndodhej nė krah tė sheshit qė sot mban emrin "Nėnė Tereza". Duhet tė kemi qenė aty nga mesi i sheshit, shumė afėr shatėrvanit, kur nga thellėsia e Bllokut ku banonte akoma njė pjesė e udhėheqjes komuniste u dėgjua njė breshėri automatiku . Ishin disa tė shtėna karakteristike qė dhe na ngjallėn njė kėrshėri,por qė gjithsesi pas pak ēastesh nuk u vumė rėndėsi.
    Sa zgjatėn?
    Jo mė shumė se 3-4 minuta.Mirėpo sa kaluam disi sheshin dhe afrohem te dera e godinės pėr tė hyrė brenda nė zyrė shikoj tanket qė dolėn nė rresht dhe me alarm nga territori i repartit tė Gardės sė Republikės.Duhet tė ketė qenė ora pa frikė aty te 10.30 minuta.
    Po juve a ishit nė kryesinė e PD-sė?
    Po. Unė tė thashė dhe diēka nė intervistėn e ditės sė kaluar, qė ne vetėm nė mbasdite shkonim nė zyrat e partisė, se gjatė orarit zyrtar kryenim detyrat tona ku merrnim rrogėn.
    Ku shkuan tanket?
    Siē tė thashė ata dolėn me njė urgjencė aq tė madhe sa qė nuk vihej nė dyshim se diēka kishte ndodhur.Unė kujtova menjėherė breshėrinė e automatikut qė dėgjova pak ēaste mė parė nė territorin e Bllokut. Aq shpejt dolėn tanket sa qė njėri nuk mundi tė manovronte dot dhe u pėrplas me njė shtyllė nė anė tė sheshit. Pas tankeve pamė qė dolėn po me tė njėjtėn shpejtėsi dhe ushtarėt kėmbėsorė, si dhe shumė mjete tė tjera tė repartit. Ata morrėn rrugėn e shėtitores.
    Dhe ku pėrfunduan?
    U vendosėn menjėherė nė mbrojtje tė Bllokut. Kjo u kuptua nga fakti se po zbatonin skemėn sekrete tė vendosjes qė ishte pėrpiluar qė herėt pėr rastet e jashtėzakonshme.
    Nga e kuptonit se zbatohej skema sekrete?
    Sepse si dolėn tė gjithė me njė shpejtėsi tė madhe, siē tė tregova pak mė parė , nė vetėm pak ēaste secili grup dhe mjet shkoi nė njė pozicion tė caktuar sa qė bllokoi tė gjitha rrugėkalimet, qoftė kryesore dhe qoftė dytėsore, qė tė ēonin nė lagjen e "Bllokut".
    Ēfarė bėtė juve?
    Nuk kishte mė dyshim se diēka kishte ndodhur . Mua, pas gjithė kėsaj, detyrimisht mė dilte detyrė pėr tė shkuar nė zyrat e Partisė apo diku tjetėr, ku mund tė kishte ndodhur ajo pėr ēka dilnin forcat gardiste ,se isha anėtar i Kryesisė qendrore tė partisė. Kėshtu qė hipa menjėherė nė makinėn time tip "Aro"dhe mora drejtimin pėr nga Presidenca, duke dalė majtas nė drejtim tė shkollės "11 janari" dhe mandej tė dilja te ura e Lanės, e cilia ndodhet pėrballė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės.
    Pse kishit makinė?
    Unė tė thashė qė isha drejtor i Institutit tė Arkeologjisė dhe kishim makinėn e institutit.
    Pse ndryshuat drejtimin e shėtitores?
    Lėviza i detyruar, pasi, siē tė thashė ,qė tė gjitha rrugėkalimet ishin bllokuar nga forcat gardiste. Madje, dhe te ura tjetėr e Lanės, e ndodhur pėrballė Drejtorisė sė Policisė, kur dola pak ēaste si isha nisur me makinė, u ndesha me njė postobllok policie. Kuptova se ishte vendosur jo vetėm Garda nė gadishmėri, por edhe policia. Unė u shpjegova policėve se isha anėtar i Kryesisė sė Partisė Demokratike dhe po shkoja tė shikoja se ēfarė po ndodhte . Ata nuk mė penguan, por mė lejuan menjėherė.Si dola nė Unazė pashė se nė drejtim tė shėtitores sė madhe dhe pikėrisht duke filluar qė nga ura e madhe e Lanės nė bulevardin kryesor dhe deri nė thellėsi pėr nga drejtimi i hotel "Dajtit" vendi nxinte nga njerėzit. Ishte e pabesueshme qė tė mblidhej ajo masė njerėzish nė njė kohė aq tė shkurtėr, pasi pak kohė mė parė nuk ishte ndier fare se do tė ndryshonte situata.
    Vėrtet nuk kishit dijeni se nga ēasti nė ēast mund tė ndodhte diēka e tillė?
    Unė dija njė gjė , qė ishte dita e parė qė Tirana ishte gdhirė pa monumentin e diktatorit nė qendėr .Pėr kėtė fakt dihej gjithashtu se kishin ardhur shumė njerėz nga rrethe tė ndryshme tė vendit, tė cilėt vetiu karakterizoheshin nga ai entuziazmi i brendshėm pėr atė ēka kishte ndodhur njė ditė mė parė. Jo vetėm kaq, por edhe me atė parandjenjėn se tashmė ishin bėrė tė pėrditshme protestat, ku shteti i kuq po merrte goditje tė njėpasnjėshme.Kėshtu qė sa ishte dhėnė njė shkėndijė njerėzit sikur tė mbinin nga dheu mbushėn sheshin dhe ishin nisur pikėrisht pėr nė drejtim tė Bllokut me njė irritim tė papėrmbajtshėm.
    Kur e mėsuat se po shkonin te Blloku?
    Unė shkova menjėherė te turma dhe aty gjeta shumė elementė tė PD-sė, por qė gjithsesi jo tė njohur apo si tė thuash jo nga kryesorėt e saj, si Pėllumb Karameta, Emin Riza , Edmond Budina e shumė tė tjerė qė pėr momentin nuk po i kujtoj.Ata mundoheshin me mish e me shpirt pėr tė pėrmbajtur turmėn e elektrizuar qė tė ndalej sa tė sqarohej gjithēka . Por nuk donte t‘ia dinte njeri nga turma qė kishte shpėrthyer njė urrejtje dhe zemėrim i madh.
    Cili ishte shkaku?
    Atje mėsova se gjithēka qė po ndodhte ishte pėr shkakun e njė thashethemnaje tė tillė qė Sulo Gradeci, pas rrėzimit tė monumentit tė Enverit, kishte vrarė Ramiz Alinė, kishte mobilizuar Byronė Politike dhe po merrte masa qė me tė gjitha rrugėt e mundshme tė rivendoste gjendjen nė vend. Pėr kėtė po mobilizonte ushtrinė dhe policinė. Pra sipas fjalės sė pėrhapur kuptoje qė nga shteti po bėheshin pėrpjekje pėr tė bllokuar tėrė proceset demokratike qė kishin nisur.Dhe shkak pėr kėtė gojėdhėnė ishte bėrė breshėria e automatikut qė ishte ndier minuta mė parė nė drejtim tė Bllokut.
    Pėr sa kohė juve arritėt te turma?
    As 5 minuta kohė nuk u vonova. Ishin ēaste vetėm shpejtėsie. Situatat ishin alarmante dhe nuk prisnin sqarime tė mėdha.
    Ē‘menduat pėr kėtė qė dėgjuat?
    Tė them tė drejtėn u ēudita, por edhe u mpiva. Nuk dija se ēfarė tė thoja . Vetėm se pashė qė, sido qė tė ishte puna, situata ishte e vėshtirė. Ishim pėrballė njė katastrofe qė mund tė ndodhte nga ēasti nė ēast, sido qė tė ishte lajmi , qoftė i vėrtetė dhe qoftė i pavėrtetė. Dhe e keqja ėshtė se kėto situata kaq kritike po i ndeshnim pėrditė.
    Pse, ju kishit bėrė tashmė shumė mitingje dhe i kishit kapėrcyer mirė?
    Po kėtė herė turma e njerėzve qė donin tė mbronin fitoret demokratike tė arritura mes aq e aq peripeci , rreziqe dhe sakrifica ,donin me patjetėr tė sulmonin Bllokun dhe tė merrnin vesh se si ishte puna .Ata donin qė atė ditė mė shumė se kurrė , tė pushtonin kryeministritė , ministritė dhe tė merrnin pushtetin nė njė formė qė e konsideronin mundėsinė mė efikase.Mirėpo, ku ishte rrezikshmėria do tė thoni ju?Njerėzit ishin pėrqendruar te ura e Lanės, siē tė thashė . Atje ishin bllokuar nga forecat speciale dhe nga policia nė bazė tė skemės sė parapėrgatitur pėr mbrojtjen e Bllokut nė situatėn luftarake.Kėto forca kemi parasysh se ishin armatosur deri nė dhėmbė, madje dhe tė pėrforcuara me tanke, tė cilėt i kishin predhat brenda nė grykėn e zjarrit. Nga krahu i protestuesve njerėzit gjithashtu ishin tė vendosur pėr tė sulmuar , tė gatshėm qė tė paguhej kjo me ēdo ēmim.Ata mblidhnin gurė, tulla dhe ēdo gjė qė gjenin pėrreth, duke qėlluar mbi forcat e policisė tė ndodhura pėrballė.
    Konkretisht si ishin vendosur forcat shtetėrore?
    Nė mes tė urės ishin vendosur forcat speciale tė repartit 326 ,qė quheshin atėhere.Mbrapa tyre ishte Garda nė njė gadishmėri tė atillė qė dukej se nuk do t‘i kursenin plumbat jo vetėm ndaj njerėzve qė do tė guxonin tė hynin nė Bllok, por edhe ndaj forcave speciale, nė qoftė se lėshonin pe.Pas forcave tė Gardės vinin njė rresht me tanke.
    Sa tanke ishin?
    Vetėm te ai vend ishin rreth 10 copė. Por ata ishin shpėrdarė dhe nė rrugėkalime tė tjera. Me njė fjalė situata ishte e atillė qė mund tė shpėrthente vetėm nė pak ēaste. Nga forcat e policisė (tė 326-ės) njė oficer i policisė kishte marrė njė megafon dhe u bėnte thirrje popullit pėr qetėsi dhe tė distancoheshin nga veprime tė tilla, qė mund tė ēonin nė gjakderdhje. Madje, po u lutej i ziu oficer, por nuk po e dėgjonte njeri.Edhe nga krahu kėtej bėhej njė pėrpjekje e madhe nga njerėzit e Partisė Demokratike, por sėrish nuk i dėgjonte njeri. Se tė thashė qė ishin tė panjohur.
    Po ju njiheshit?
    Jo, nuk isha njeri publik atėhere.Kėshtu qė edhe unė nuk e kisha tė thjeshtė, por qė sidoqoftė isha anėtar i Kryesisė sė PD-sė dhe gjithashtu isha diēka i njohur te shumė njerėz..
    Ēfarė mendonit pėr momentin e tmerrshėm qė ndodheshin njerėzit tuaj?
    Unė ,qė tė tė them tė drejtėn ,nuk kisha pėrcaktuar se cilėt ishin njerėzit tanė , por e shikoja problemin shumė mė gjerė. Njerėzit tanė ishin tė gjithė. Situata do tė derdhte gjak nė tė gjitha krahėt. Ata ishin tė urdhėruar tė qėllonin. Tė paktėn forcat speciale tė ndodhura nė mes tė urės nuk mund tė tėrhiqeshin se mbrapa kishin ushtarėt e Gardės, qė nuk diskutohej se nė rast kritik do tė qėllonin. Ē‘ta zgjasim , si nė situatė luftarake.Nė ato ēaste mė ka shkuar mendja se gjithė sa thuhej ishte njė sajesė e poshtėr qė nuk do tė shpėtonte pa risqe tė mėdha.
    E ēfarė bėtė?
    Menjėherė shkova te oficeri i forcave speciale, qė fliste me megafon. Madje, mė kujtohet shumė mirė dhe emri i tij qė quhej Sejdo Brahimi. E pyes se si ishte e vėrteta , i kishte ndodhur gjė Ramiz Alisė. Mė pėrgjigjet se nuk kishte ndodhur asnjė gjė dhe lajmi qė ishte pėrhapur kishte qenė i rremė.E pyeta se ēfarė ishin krismat qė janė dėgjuar nė Bllok . Mė tha se ishte vetėm njė veprim adoleshentėsh, tė cilėt kishin hipur nė njė motor dhe kishin tentuar tė hynin nė Bllok. Por ushtari, duke qėlluar nė ajėr, i urdhėroi qė tė ktheheshin nga kishin ardhur . Pas kėsaj dy adoleshentėt ishin kthyer mbrapsht po me tė njėjtėn shpejtėsi nga kishin ardhur. Kaq kishte mjaftuar pėr tė dalė Garda nė situatė luftarake numėr njė. Pas kėsaj ishte pėrhapur thashethemnaja e mėsipėrme , duke vėnė si shkak daljen e Gardės dhe krismat nė Bllok. Kėshtu, nė pak ēaste situata degjeneroi nė madhėsinė dhe rrezikshmėrinė qė konstatohej. "Nga tė tė besoj unė ,i thashė oficerit qė mė shpjegoi ngjarjen, se po tė jetė e kundėrta ata njerėz na bėjnė katėrqind copa mua dhe ty". "Tė jap besėn e nderit, mė tha ai.Unė ju njoh juve, se ne kemi njė mik tė pėrbashkėt qė ėshtė nė Ballsh. Kė mik, i them. "Kemi Faik Dinen. Kjo ėshtė e vetmja garanci qė mund tė tė jap." "Mė jep megafonin, i them. Ndėrkohė qė tė garantohem tamam do tė marrėsh dy njerėz nga tė mitė dhe t‘i ēosh ta shikojnė vetė Ramiz Alinė, qė ėshtė i gjallė , ndėrsa unė do tė mundohem tė kthej njerėzit.
    Ikėn njerėzit te Ramiz Alia?
    Po u nis menjėherė Agron Ēika dhe Bashkim Sala. Nė tė njėjtėn kohė unė hipa nė njė fiat tė PD-sė qė ndodhej rastėsisht aty pranė . Kjo pjesė ėshtė e pafilmuar, se pjesa e dytė qė ėshtė filmuar dhe e keni parė nė sinkron ėshtė pjesa e dytė.Kėshtu si hipa nė fiat ,iu ktheva njerėzve duke u folur me megafonin qė i mora oficerit ."Jam anėtar i Kryesis sė PD-sė, u thashė. Nuk ka ndodhur asnjė gjė .Nuk ka ndonjė grusht shteti,prandaj kthehuni tė mos humbasim njerėz .Ēdo gjė ėshtė bėrė e qėllimshme, prandaj mos bini nė grackė…etj, etj". Fiati ndėrkaq mori drejtim pėr nga sheshi ku unė flisja me megafon .Nė kėtė ēast njerėzit morėn drejtimin e kthimit pėr nė sheshin "Skėnderbej". Vetura mbi tė cilėn rrija unė me megafon vijonte drejt sheshit ndėrsa gjithė moria e njerėzve mė ndiqte nga pas. Pas mė se ēerek ore, si kisha shkuar nė shesh, mėsova se njė turmė tjetėr ishte mbledhur tė ura e shėtitores para "Dajtit". Kėtė herė hipa nė "Aron" time qė mė kishte ardhur nga mbrapa dhe u nisa prapė pėr te vendi ku ktheva turmėn e parė pėr nė shesh. Kėtė herė mė erdhėn dhe shokėt qė kishin takuar Ramiz Alinė, tė cilėt vėrtetuan qė ai ishte i gjallė.Kjo vajtje- ardhje , pėr tė kthyer njerėzit e elektrizuar qė grumbulloheshin herė pas here te ura e blokuar , u bė tre herė derisa u rivendos situata dhe shpėtuam njerėzit.
    Thuhet se i keni dalė tankut pėrpara me njė foshnjė nė duar. Sa ėshtė e vėrtetė?
    Ka vetėm njė pjesė tė vėrtetė. Ndėrsa ishte momenti qė unė u flisja njerėzve me megafon, ndėrsa rrija mbi "Aro", rastisi qė kaloi gruaja ime qė kishte marrė fėmijėn tonė dy vjeē nė ēerdhe. Ajo sa mė pa u ēudit dhe m‘u afrua se ēfarė po bėja para asaj turme tė papėrmbajtur. Mirėpo ky ēast korrespodonte saktėsisht me momentin qė njerėzit e irrituar shprehnin mosbesim te unė, duke mė akuzuar se i gėnjeja. Atėhere unė mora nga rrobat, duke e kapur te qafa foshnjėn time dyvjeēare dhe ia tregoj turmės, duke thėnė se kjo ėshtė besa ime. "Unė ju betohem - ju thashė - pėr vete dhe pėr fėmijėn. Nė rast se ju gėnjej as njėri prej ne tė dy , nuk e do jetėn … etj. Pas gjithė kėsaj skene detyrimisht s‘kisha si tė mos bėhesha i besuar. Rėndėsi pėr mua kishte tė shpėtonim njerėzit nga tė papriturat qė i ēonte momenti dhe emocioni.
    Pse u tmerruat kaq shumė se mos humbisnit Ramiz Alinė?
    Ramizi ishte e keqja mė e vogėl e asaj kaste qė kishim pėrballė. Madje dhe loja qė bėhej duke thėrritur "Presideni ėshtė me ne", ishte njė formė qė ai tė mos bėhej ekstremist. Pra fjala ėshtė se ai ishte mė i pranueshėm, jo se nuk ishte komunist apo enverist, por qė e kishte kuptuar tė ardhmen e pakthyeshme politike tė vendit mė shumė se dogmatikėt e tjerė tė Bllokut .
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Qelbesira, Zvarre Ne Tirane Per 8 Ore

    20 VJET ME PARE POSHTERIMI I DIKTATURES, SI U RREZUA BUSTI

    QELBESIRA, ZVARRE NE TIRANE PER 8 ORE

    RD

    Tre ditėt e grevės sė urisė tė studentėve kishin tensionuar situatėn nė Tiranė. Disa qindra mijėra vetė morėn rrugėn drejt Kinoklubit tė Qytetit "Studenti" pėr tė shprehur solidaritetin dhe mbėshtetjen e tyre pėr studentėt grevistė. Mė 20 shkurt 1991, sheshi para Kinoklubit ishte mbushur mė shumė se kurrė ato ditė. Thirrjet e turmės "Studentėt janė heronj", "Jemi me studentėt", "Poshtė diktatura", "Enver-Hitler", si dhe do ta heqim qelbėsirėn, ishin njė kurajo e madhe pėr studentėt grevistė.

    Afro 900 studentė grevistė u ngujuan nė kėto ambiente. Komisioni organizator i grevės nuk lejoi tė hynin nė ambientet e grevės operatorėt me kamerat e Televizionit Shqiptar, si dhe asnjė qytetar qė nuk ishte student ose pedagog i Universitetit tė Tiranės. Nė ambientet e Qytetit "Studenti" u mblodhėn me mijėra e mijėra qytetarė dhe familjarė tė studentėve grevistė, tė shqetėsuar pėr tė afėrmit e tyre. Mbajmė mend parullat, qytetarėt thėrrisnin jashtė nė mbėshtetje tė studentėve: "Ejani mblidhuni kėtu, kėtu, bashkė me ne". "Poshtė burokratėt" dhe mjaft parulla tė tjera patriotike. Brenda tek studentėt hyri vetėm operatori televiziv i Partisė Demokratike, Agim Buxheli, qė kreu filmimet e rralla tė studentėve tė ngujuar.

    Nga ballkoni i godinės sė konviktorėve tė Gjeologjisė, oratorė tė ndryshėm mbanin fjalime kundėr qeverisė dhe PPSH, tė cilat po flijonin studentėt pėr emrin e njė tė vdekuri.

    Falė organizimit tė mirė tė sindikatave, sidomos tė atyre tė minatorėve, u arrit qė tė mblidheshin afro 100 mijė veta midis tyre punėtorė, studentė, pedagogė, qytetarė tė tjerė tė Tiranės qė protestuan nė Qytetin "Studenti", nė pėrkrahje tė grevės sė urisė sė studentėve. Tė parėt qė erdhėn ishin minatorėt e Valiasit, tė cilėt duke brohoritur nga Rruga e Durrėsit e deri tek Qyteti "Studenti" arritėn tė mblidhnin rreth vetes njė turmė prej afro 10 mijė qytetarėsh.

    Rreth orės 10:00 nė Qytetin "Studenti" ndodheshin, duhet tė kenė qenė, 100 mijė protestues. Ata tė gjithė sė bashku brohorisnin pėr fitore dhe shprehnin urrejtjen e tyre ndaj regjimit komunist me promovimin e parullave si: "O Ramiz o zagar, do tė varim nė litar", "Poshtė diktatura", "Liri Demokraci", etj. Nė mbarim tė fjalimeve tė disa oratorėve demonstrues, aktorja e talentuar Rajmonda Bulku, duke e mbyllur mitingun solidarizues, u bėri thirrje protestuesve tė shkojnė

    tek sheshi "Skėnderbej". Thirrja e Rajmondės u bė nė njė ēast kur u duk se tė gjithė protestuesit e dėgjuan atė. Njė grup protestuesish, tė pėrbėrė kryesisht nga familjarė dhe nėna tė studentėve tė grevės sė urisė, nisen nė drejtim tė Presidencės pėr tė takuar Ramiz Alinė. Ndėrsa turma kryesore e protestuesve niset nė drejtim tė Liceut Artistik. Nė krye tė protestuesve, ne vumė gratė dhe fėmijėt e vegjėl nė mėnyrė, qė policia tė mos keqtrajtonte turmėn e protestuesve.

    Njė turmė rreth 100 mijė vetash ka lėvizur nėpėrmjet rrugės sė "Elbasanit". Tek Liceu njerėzve u dalin pėrpara rreshta policėsh me skafandra dhe armė. Qentė e policisė u vėrsulėn njerėzve, ndėrsa zbrazen kallashnikovė mbi kokat e protestuesve, tė cilėt qėllojnė me gur dhe sende tė forta policinė dhe forcat speciale. Turma ēan pėrpara, por tashmė nė drejtim tė sheshit "Skėnderbej".

    Beteja e sheshit ėshtė vendimtare. Pas njė pėrleshje mes popullit dhe forcave tė Ministrisė sė Brendshme busti ndjen lėkundjet e para. Nė ora 14.00, monumenti i Enver Hoxhės bie nė krah tė majtė tė tij, pas tre-katėr lėkundjesh tė forta. Disa njerėz kishin punuar tek kėmbėt e bustit, ku ishin edhe vidat mbajtėse, ndėrsa tė tjerė i kishin hedhur kavon nė grykė. Enveri ra dhe bashkė me tė edhe miti i tij. Policė dhe qytetarė u pėrqafuan pėr disa ēaste nė shesh.

    Atmosfera ishte mjaft e ndezur. Qindra dhe mijėra njerėz shtyheshin kush e kush tė shkelte mė shumė me kėmbė shtatoren qė nėpėrkėmbej. Pėr tetė orė rresht statuja e diktatura i zvarrit nėpr Tiranė. Urrejtja ndaj diktaturės po dėshmohej mjaft qartė nė ato momente. Pas rrėzimit, busti i ndarė nė dy pjesė u lidh me kavo nė njė makinė plehrash, e cila nisi ta tėrhiqte zvarrė pėr ta dėrguar nė ambientet e Qytetit "Studenti", ku po vazhdonte greva e urisė sė studentėve. Pėrgjatė gjithė rrugės njerėzit vazhdonin tė pėshtynin dhe tė shkelnin me kėmbė bustin e copėtuar tė diktatorit. Nėpėr rrugėt e Tiranės shihje njerėz tė pėrlotur nga gėzimi, tė cilėve nuk u besohej se, busti i diktatorit ishte rrėzuar. Tė gjithė u bashkuan nė njė varg tė gjatė, duke vazhduar ecjen nė drejtim tė godinės, ku po zhvillohej greva e urisė sė studentėve. Pikėtakimi ishte pikėrisht ajo, godina e studentėve tė grevės sė urisė. Mbi njėqind mijė njerėz nė njė kor gjigand thėrrisnin pa pushim "e hoqėm, e hoqėm, e hoqėm qelbėsirėn".

    Reagimi i diktaturės

    Menjėherė pas rrėzimit tė bustit, pėrfaqėsuesi i qeverisė, ministri i Arsimit, Skėnder Gjinushi, pranoi se emri i diktatorit do tė hiqej nga universiteti. Ndėrkohė u publikua njė lajm i dalė nga kabineti i Kryeministrit, Adil Ēarēani, nė tė cilėn thuhej: "Meqė do tė riorganizohej, Universiteti i Tiranės nuk do tė ketė mė emrin e Enver Hoxhės. Ky dekret hyn nė fuqi menjėherė".

    Pas humbjes sė bustit, vullnetarėt e Enverit kėrcėnuan se do tė marshonin nė Tiranė pėr tė rivendosur monumentin dhe se do tė shpallnin kryeqytet tė ri tė Shqipėrisė, Vlorėn. Mė 21 shkurt 1991, ora 11.00 nga Blloku i udhėheqjes dėgjohen krisma. Ndodh njė grumbullim spontan, i cili marshon drejt Bllokut. Turma ndalohet nga Neritan Ceka tek Hotel "Dajti".

    Nė kėto rrethana Ramiz Alia shpalli krijimin e Kėshillit Presidencial, Adil Ēarēani largohet dhe vendin e tij e zė Fatos Nano, ish-zėvendėsdrejtor i Institutit tė Studimeve Marksiste-Leniniste. Mė 22 shkurt, gjendja acarohet mė shumė, nis revolta e ushtarakėve nė Akademinė e Bashkuar tė Oficerėve "Enver Hoxha". Sigurimi i Shtetit fillon goditjen ndaj demokratėve. Goditen shumė veprimtarė tė PD nė Tiranė, nė Elbasan, nė Korēė, Fier, Lushnjė etj. Ushtarakėt shpallin njė Komision Nismėtar tė Lėvizjes pėr Mbrojtjen e Institucioneve tė Popullit. Ata u lėshuan njė ultimatum forcave politike pėr njė referendum pėr Enverin, si dhe pėr zbatimin e ligjit pėr mbrojtjen e monumenteve dhe vėnien e RTSH nėn varėsinė direkte tė Kėshillit Presidencial.

    Ushtarakėt kėrkojnė revansh. Mė 22 shkurt, zhvillohet njė takim mes tyre dhe politikanėve. Takimi i 22 shkurtit pati njė ndeshje tė ashpėr mes pėrfaqėsuesve tė opozitės tė kryesuar nga Abdi Baleta dhe ushtarakėve. Baleta deklaroi menjėherė se, veprimet e ushtarakėve mund tė quhen grusht shteti.

    Situata u tensionua pas lajmit se, ushtarakėt do tė vinin natėn bustin e diktatorit qė kishin nė shkollėn e tyre, nė sheshin "Skėnderbej". Turma e popullit rrethoi Akademinė. Ndėrkohė edhe brenda nė shkollė pati pėrleshje mes studentėve ushtarakėve, por dhe kundėr Enverit. Ushtarakėt kulmin e presionit do ta arrinin kur thirrėn Ramiz Alinė nė Ministrinė e Brendshme. Ata i kėrkuan atij llogari se, pėrse nuk kishte marrė masa pėr mbrojtjen e Enver Hoxhės. Ramizi u mbrojt duke thėnė se, "kishte dhėnė urdhėr pėr tė qėlluar, por nuk e kishin zbatuar urdhrin".

    Mė 23 shkurt, Tirana gdhihet e tronditur nga pėrgjakja. Sipas lajmeve tė kohės ka patur katėr tė vrarė, pėrfshirė njė polic dhe njė vajzė 12-vjeēare me emrin Olta. Ajo vdiq, duke parė televizorin nė shtėpinė e saj nga njė plumb qorr. Vendi po shkonte drejt katastrofės dhe dėshpėrimit. Ndėrsa mė 6 mars, 20 mijė vetė hipėn nėpėr anije nė Durrės dhe u nisėn drejt Italisė, duke lėnė pas pak shpresė pėr njė jetė nė paqe dhe qetėsi.

    Fotoreporterėt e parė qė fiksuan rrėzimin e bustit

    Mė 20 shkurt 1991, tė gjitha kanalet televizive tė botės transmetuan si lajm tė parė njė vullkan urrejtjeje, qė u zbraz mbi njė statujė shtatė metra tė lartė tė diktatorit Enver Hoxha. Ndonėse busti i udhėheqėsit komunist nuk ishte veēse njė tog bronzi, i vendosur nė sheshin mė tė madh tė Tiranės, pėrmbysja e tij ishte simboli i rrėzimit tė njė sistemi dogmatik qė i kishte ardhur koha tė ikte. Lulėzim Lika, nė atė kohė fotoreporter i Agjencisė Telegrafike Shqiptare, ishte njė nga tė paktėt qė arriti tė fiksonte kėtė moment historik. Fotoja e rrėzimit tė bustit u transmetua nga ATSH-ja, me diēiturėn "Pamje nga rrėzimi i bustit tė Enver Hoxhės", paēka se, pėr ironi tė fatit, nė agjencinė e vetme tė lajmeve punonte nė njė post drejtues nusja e djalit tė Enver Hoxhės. Por, do tė ishte kjo foto qė do t'i ndryshonte karrierėn fotoreporterit Lika, sepse tė nesėrmen, drejtues tė "Reuters" i kėrkuan atij tė punonte pėr agjencinė prestigjioze, me tė cilėn Lika punon edhe sot.

    Armando Babani, fotoreporter, kujton se nė ato ditė gri e mbante aparatin gjithnjė me vete. Studentėt nė qytezėn e tyre ishin nė kulm tė protestave kundėr regjimit komunist. Pėr fat, Babani u ndodh nė sheshin "Skėnderbej", nė momentin e duhur. Nė tarracat dhe ballkonet e ndėrtesave, pėrbri bustit, kishin hipur qindra njerėz. Ishin disa syresh qė e ngjitėn Babanin nė njė nga ballkonet e katit tė dytė, ku ai do tė arrinte tė fiksonte momentet historike. "Hipeni lart se ėshtė fotograf!", kujton sot Babani. "Mund tė kem bėrė 9-10 shkrepje dhe ishte e gjitha kjo, gati 1 sekond e gjysmė, se mė pas bustin e mbuluan njerėzit. Unė nuk e dija ē'do tė ndodhte mė vonė, por sot them se kėto kanė qenė fotografitė e jetės sime", thotė Babani, njė nga fotoreporterėt mė tė njohur nė Shqipėri. Fotografitė e Babanit u botuan nė gazetėn "Republika" dhe "Rilindja Demokratike", ndėrsa sot fotot e Likės nga ATSH-ja, tė Babanit, por edhe njė fotoreporteri italian, ndodhen nė tė gjitha arkivat e medias nė botė.

    Fatmir Ēepani, operator nė Televizionin Shqiptar, ishte i vetmi qė hodhi nė celuloid kėto momente historike. "Me kameran nė sup, ku mbaja edhe peshėn e dhjetėra njerėzve qė vrojtonin mbi trupin tim, arrita tė xhiroja atė qė po ndodhte nė shesh".

    17 minuta xhirim tė Fatmir Ēepanit, shprehin pėrjetimet e kėtyre momenteve historike, ku mbretėronte kaotizmi, turmė e revoltuar, plumba, gurė dhe forca tė blinduara tė policisė.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 19-02-2011 mė 03:12
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Kam qene aty ate dite.Sot kur e mendoj mire deshperohem qe baballaret tane nuk munden ta benin derisa Enveri ishte gjalle,sistemi u rrezua eshte e vertete dhe shyqyr qe ndodhi por ato shperthime urrejtjeje ndaj Enverit mbasi kishte vdekur nuk e di pse me lene nje shije te hidhur.Populli shqiptar do te ishte me trim e me i perparuar sot sikur te ngrihej ne kohen qe tirani ishte gjalle.Por ndodhi keshtu e smund ta kthejme mbrapa tani... Ajo kohe nuk duhet te kthehet me kurre e nuk do te kthehet ,te shijojme pra lirine e te shpresojme qe brezat e ardhshem do te jene me te mire ,me te zgjuar, me perparimtare e ne fund me shume trima sesa brezi yne.

    per ke nuk e mban me mend po ju shkruaj vjershen qe kendonte turma:

    Xhaxhi Enver-xhaxhi Enver
    e ke gojen me sheqer
    me sheqer me voj ullini
    na je bo si qen kufini
    hum hum hum
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    OPINION

    Rrėzimi i diktatorit
    19-02-2011 / Nga Qemal Sakajeva

    Gazeta 55

    Nxjerrė nga libri “Qendėrcikloni”, 2002

    Po pėrshkonim sheshin “Skėnderbej”, qė tė tre: Sali Berisha, Mehmet Elezi dhe unė. Saliut i ishte ndezur njė llampė mendimi nė kokė qė, pėr hir tė sė vėrtetės, na u duk pakėz e hershme, tek tha: “Ka ardhur koha pėr tė bėrė deenverizimin. Shqipėria duhet ēliruar nga hija e Diktatorit”. Sytė vetėtishėm u kthyen kah shtatorja gjigande e hijerėndė. Hetova se do tė kishte patjetėr zhvillime tė mėdha. Po askush nuk ua dinte cakun apo ēastin. Djegien, pėr shembull, tė librarisė “Flora”, qė tregtonte veprat e Enver Hoxhės, shumėkush nxitoi ta krahasonte me djegien e librave nga nazistėt nė kohėn e Hitlerit.

    Greva e urisė e studentėve, pas 12 ditė bojkotimi, pėr t’i hequr Universitetit tė Tiranės, kėtij tempulli tė dijes dhe shkencės, emrin e Diktatorit, pėrshkallėzoi politikėn drejt radikalizimit tė saj. Atė ditė caktova gazetarin Vladimir Zoto pėr tė ndjekur ngjarjet. Aty nga ora 12, ai u dha te kati i dytė, pa hyrė brenda nė redaksi. I thamė se qe kthyer shumė shpejt. Pėr tė shkruar dhe botuar reportazhin kishte ende mjaft kohė. Prandaj duhet tė shkonte prapė te studentėt, nė grevėn e urisė. Shkrimi tė ishte njė kronikė e vėrtetė e kėrkesave dhe sakrificės sė tyre.

    Rreth orės 13, tė 20 shkurtit 1991, tė gjithė gazetarėt dolėn nė sheshin “Skėnderbej” qė, pėr ēudi, po mbushej nxitimthi. Pamjet e pėrjetėsuara me teknologji televizive ėshtė e kotė tė pėrshkruhen. Heronjtė e demokracisė shqiptare ishin aty, mes mijėra njerėzve, pėr rrėzimin e Diktatorit. Sulme tė guximshme dhe kundėrsulme tė frikshme, Njė pėrballje mes trimave dhe forcave tė egėrsisė.
    Vėrtetė shtatorja u lėkund. E vėrejtėn sytė e tė gjithėve.
    Vėrtetė lėvizi. E besuan tė gjithė sa ishin.
    U anua nga e majta. Shpresuan tė gjithė se po ndodhte rėnia.
    U shėmb pėrdhe me rropamė. Brohoritėn mbi 100 000 njerėz.
    Sheshi i mijra zėrave buēiti fiks nė orėn 14.05. Ai ishte kori madhėshtor i simfonisė mė heroike shqiptare tė gjysmėshekullit. Ndoshta, do tė vijė koha qė, tė hidhet nė nota muzikore, me po atė fuqi artistike, si Kori i Skllevėrve nga “Nabuko”, i Xh. Verdit.
    Kamioni gjermanolindor IFA “Made in DDR”, njė markė e shpifur makinash, nga qė u njehsua si mjet i pėrorur nga Sigurimi i Shtetit, u mor peng prej demonstruesve. U ndryshua detyra. Ai tėrhoqi zvarrė shtatoren e lidhur pas vetes, ngarkuar plot e pėrplot me protestues, si mbi karroceri dhe trupin e bronxtė, me dendėsinė e thneglave nė njė cung zgrabull. Nga pesha e madhe mbi tė, nėpėr asfalt u thelluan vrragat e ikjes pa kthim.

    Hipur nė biēikletė, frymėn e mbajta te Blloku i Udhėheqjes. Sheshi i madh qe ēliruar. Por, Blloku aspak. Brenda vilave zotėronte qetėsi mortore. Lumturia qe arratisur. Blloku qe tkurrur edhe mė, pėr t’u bėrė i pakalueshėm nga rrethimi me autiblinda. Nė kryqėzime rrinin tanke me mitrolozė tė rėndė nė kupolat e tyre. Pasi u solla rrotull, pėrsėri u ktheva nė shesh. Liria kurrė nuk kishte qenė mė e besueshme. Mes njerėzve tė panumėrt, takova gazetarin Pėllumb Bataj dhe sekretaren e kolegjumit Luēije Doēi. Iu thashė se duhet tė pėrgatisnin njė shkrim me titull “Blloku i blinduar”. Ata e kryen menjėherė dhe shprehėn fort kėtė ide: Ndarja pėrfundimtare e byrositėve me popullin kishte ndodhur. Udhėheqja e Partisė sė Punės nuk mund tė drejtonte mė. Populli e urrente.

    Gazeta “Bashkimi”, mė 21 shkurt 1991, botoi reportazhin e gjatė shoqėruar me fotografi tė Petrit Sheqerit, nga tėrheqja rrėshqanė e shtatores sė Diktatorit, si dhe shkrimin e shkurtėr “Blloku i blinduar”.

    Aty, nga ora 9, ra telefoni. Njoha zėrin e sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Frontit Demokratik tė Shqipėrisė, Leka Shkurti. Ai kėrkoi pėr t’i shkuar nė zyrė pa vonesė. Aparati i Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės pėrbėhej nga njė treshe e fuqishme: Sofo Lazri, Leka Shkurti, Mihal Bisha.

    Profesori, ose shoku Sofo, ose eminenca gri, bėnte autorin dhe oponencėn e politikės sė jashtme tė Shqipėrisė. Pėr tė thuhej: “ Kur Sofua tund palėn e xhaketės, nė Ministrinė e Jashtme tė Reis Maliles ngrihet furtunė”.

    Leka Shkurti ishte pėr politikėn e brendshme, qė bėhej pėrmes organizatave tė masave, ose levave tė Partisė. Pėrflitej se, ai i kishte forcuar pozitat, sidomos nė fillim tė viteve ‘70, nė pėrballjen e ideologjisė komuniste me njė prurje liberale, sidomos nė art dhe kulturė. Thuhej, gjithashtu, nė ato kohėra kritike, pas pyetjes sė Enver Hoxhės se, “ Cili ishte mė i rrezikshėm pėr ideologjinė e Partisė dhe ndėrtimin socialist tė vendit, Konservatorizmi apo Liberalizmi?”, aparatēikėt burokratė tė ndodhur aty, tė gjithė sa ishin, qenė pėrgjigjur: Konservatorizmi. Flitej se, vetėm njėri u vendos nė anėn e kundėrt, duke thėnė: Liberalizmi. Ky ishte Leka Shkurti. Nėpėr korridore tregohej se, Enver Hoixha e kishte pėrgėzuar: Tė lumtė!

    Mihal Bisha ishte Dosja e gjallė e strukturės hierarkike partiake. Pėr tė thirrej, herė emri Gabriel, sipas Biblės, dhe herė Xhebrail, sipas Kuranit. Sepse, shqiptimet pėr ngritje nė pėrgjegjėsi tė larta, bėheshin edhe nė zyrat mė tė epėrme. Por, atyre qė u hiqej karrikja ndėn vete, ishte Bisha qė u a kėndonte “shpirtmarrjen si kuadėr”. Ai ua shpallte vdekjen atyre qė dėnoheshin me pushkatim politik.

    Kėshtu, njėri prej treshes, Leka Shkurti, kėrkoi t’i shkoja nė zyrė. Kishte marrė pamje meiti. Sė brendshmi nxirrte ftohtėsirė. Gjuha thyente fjalė si makineri guroreje.
    -Pėrse e ke mbushur gazetėn me shkrime pėr rrėzimin e monumentit tė shokut Enver?- kėrkoi llogari duke pyetur, me tė folurėn e veēantė, nga qė nuk e shqiptonte dot shkronjėn “rr”.
    -Sepse shtatorja u rrėzua.
    -E rrėzuan 100 rrugaēė,- vijoi.- Gazeta le tė botonte pėr ngjarjen, por tė kritikonte ashpėr vandalėt, qė s’janė shqiptarė. Enver Hoxha ka qenė Kryetari i Frontit Demokratik tė Shqipėrisė dhe ėshtė turp qė gazeta “Baskimi”, organ i Frontit Demokratik tė shkruaj nė atė mėnyrė tė shėmtuar e ēnjerėzore. Shkrimet tuaja thonė edhe sikur paska pasur gėzim gjatė rrėzimit tė monumentit!
    -Unė isha vetė nė shesh. Aty nuk gjendeshin 100 vetė, por sė paku 100 000 qė brohorisnin kur monumenti u hodh pėr tokė.
    Ndoshta priti diēka tjetėr, U kėrlesh dhe u skuq.
    -Do tė largoheni nga puna… Kėto po i them edhe me porosi tė shoqes Nexhmije.
    Dy drejtime tė mėdha lėvizjesh:
    Forcat demokratike, tė mbledhura nė njė front popullor, rrėzuan simbolin e diktaturės - shtatoren e Enver Hoxhės.
    Komunistėt fanatikė, tė shtrėnguar nė “Bashkimi i vullnetarėve tė Enverit”, rrokėn nė duar e tezga bustet prej allēije apo bronzi, dhe nguteshin t’i vendsonin prapė nėpėr piedestalet e zbrazura, siē pėrbetoheshin, “edhe me gjak”, madje, edhe me grusht shteti tė parealizuar, mė 22 shkurt
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e mbaj mend dhe une ate dite.
    kam kaluar aty prane dhe u trondita.
    mijra milet qellonin me gure te ngratet ushtare e police te shtetit.. dhe gjith kjo masaker .. behej per te hedhur nje kolos metalik..
    pra derrmoheshin bij nenash polic e ushtar aspak fajtor per 50 vitet diktature.. nga nje turme laramane pa koke per te rrezuar nje cop metal..

    as at dit e as sot nuk jam pajtuar me ate huliganizem.. nga i cili me von buruan qindra huliganizma.. deri tek ky i fundit.. 21 janari i ed rucit..

    cfar ishte imperativi i dites ato dite..

    e drejta per Pluralizem..

    Pastaj vinte radha.. formimi e forcimi i Partise se Dhjetorit e cila ne se do fitonte zgedhjet do ta cvidhoste kolosin metalik pa u gjakosur kerkush..

    vendim..

    keshilli bashkiak i Tiranes ne miratim te qeverise merr vendim te liroje sheshin nga busti i ish-diktatorit..

    te nesermen mbas vendimit te marre me shumice votash.. nisej nje zuk me saldatore e mekaniko c'montatore.. dhe bente urt e but c'vidhosjen e bustit dhe pastaj nje vinc po urt e bute e ngarkonte bustin mbi nje kamion.. dhe e vidhiste bustin diku ne nji magaze te shtetit..

    keshtu benen punet..

    .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    tre dit biruc dhe te rrahura qe nuk harrohen, qen me thoshnin u bere ti te vish nga vlora e te rrezosh bustin e bamp me grushta, ma thyen edhe nje gisht ashtu me gisht te thyer dhe me fleten per tu paraqit ne gjy erdha ne itali
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Nje gje eshte e vertet, qe brezi i prinderve tane ka qene brezi me i keq ne historin e popullit shqiptar. enver hoxha ju mohoj cdo gje dhe ata e duartrokisnin. eshte per te ardhur keq kur mendon se edhe ata qe dilnin jashte per pune ose shkolle. benin nje propagande antiperendimore.
    enver hoxha meritonte te hiqej zvar i gjalle, ndiej keqardhje qe kjo nuk u be sa ai ishte gjalle.

    vlen te theksohet. ka qene nje pakic shume e vogel qe deshin ta leminonin, por ishin shume pake dhe te pa fuqishem. prandaj dhe u leminuan

    poshte komunizmi, dhe vdekje e komistave
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mr Zeid : 19-02-2011 mė 09:16

  9. #9

    ..qelbesires i kemi marre te keqen ne.

    QELBESIRA, ZVARRE NE TIRANE PER 8 ORE..thote RD

    ..ne fakt per tete ore zvarre neper tirane eshte terhequr.. teneqja..llamarina..kurse qelbesires i kemi marre te keqen..te gjithe po vazhdojme ta mbajme akoma ne kurriz per 20-vjet me rradhe ate..qelbesiren.
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    ________________________________________
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 19-02-2011 mė 16:58
    "They will not control us, We will be victorious"

  11. #11

    RD-ja e dates 26 Janar 1991

    ..Edi Rama, me daten 26-Janar-1991,nepermjet gazetes RD , kundershton vendimin e Kuvendit Popullor qe mbronte bustin e Enver Hoxhes. Me poshte eshte artikulli i plote i botuar ate dite ne Rd. I menjehershem kundershtimi nga Zeri i Popullit.

    Artikulli i Ramės nė RD (26 janar 1991)

    Edi Rama: Dje, Sot, Nesėr.

    Dje vdiq njė njeri.
    Dje vdiq njė njeri. Njė njeri si shumė tė tjerė. Njė shqiptar. Njė komunist i ndershėm. I pėlqente tė bisedonte me ēunat siē i quante ai tė rinjtė. Kėshtu, prej kohėsh ishin miq tė mirė, edhe pse me diferencė tė madhe moshe. Kohėt e fundit pothuajse nuk fliste. Dilte nga shtėpia vetėm pėr tė kryer ritualin monoton tė radhėve tė gjata. Kur takoheshim s’mė jepte mė kėshilla si dikur. Njė ditė i kishte thėnė gruas: u ndamė me ēunat. Erdhi puna qė u ndamė me tė vėrtet me tė, edhe fizikisht, nė varrimin mė tė trishtuar qė kam parė nė jetėn time. Autobusėt atė ditė ishin nė grevė dhe njerėzit qė kishin ardhur pėr ta pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit, pak kohė patėn qė tė mendonin pėr tė vdekurin. Mund tė thuash qė e harruan. Tymi i duhanit mbi fytyrėn e zbrazėt tė mikut tim pa jetė, kujtimi i freskėt i preshve me baltė nė torbėn heroike, njė kokė legjendare prej allēie e futur nė raft, interferenca e politikomanisė qė rrinte pezull mbi kokat tona pa pėrfillur as vdekjen- tė gjitha kėto me ndihmonin qė tė bindesha se pas njė diktaturė tė egėr gjysmė shekullore, demokracisė mund ti afrohesh me llafe, po aq sa mund ti afrohesh vijės sė horizontit me vrap.Tė gjithė e duam demokracinė, tė gjithė flasim pėr tė, tė gjithė do ta presim tek dera me 31 mars. S’na mbetet gjė tjetėr veēse tė zgjedhim midis programeve tė partive, zatėm idealen , tė hedhim diku njė firmė qė i nėnshtrohemi pa kushte partisė qė disponon programin e parapėlqyer dhe tė shkojmė nė punė pėr tė fituar bukėn e pėrditshme deri nė ditėn e zgjedhjeve. Ditė shpėtimi, qė mbase duhet tė shpallet festė zyrtare pėrpara se tė zyrtarizohen vetė krishtlindjet. Por, po tė ngurosh tė bindesh pėr njė ēast, e sheh menjėherė se lumi i fjalėve, pėrveē njė deponimi civil e tė pafuqishėm tė sė drejtės, kthehet nė njė vorbull kritikash demagogjike, ku fati mė i mirė ėshtė tė mbytesh pa u vėnė re. Nė dhomė kishin mbetur tė afėrmit, unė dhe njė oficer nė pension, me tė cilin njėherė ishim grindur pėr demokracinė. Para se tė mbyllej arkivoli i dhamė lamtumirėn e fundit mikut tonė, oficeri i pari e pas tij unė. Edhe kur nė ato ēaste njeriu nuk ka kohė tė mendojė, ēuditėrisht m’u ngulit nė mend qė tė dy bėmė tė njėjtin gjest: unė jokomunisti dhe ai komunisti, e puthėm tė vdekurin. Kur erdhi momenti pėr tė ngritur arkivolin e kuq, si pėr tė mė thėnė diēka, rastėsia na vendosi tė dyve krah pėr krah, me peshėn e mikut tė pėrbashkėt, mbi supe. Natyrisht qė me tė ishim lidhur nė mėnyra dhe pėr arsye tė ndryshme, megjithatė, po bėnim diēka tė njėjtė dhe ndjenjat tona ishin shumė ta afėrta. Imazhi i thjeshtė dhe njerėzor i zbritjes sė shkallėve me barrėn mbi supet tona, mė solli krejtėsisht vizionin e varrimit tė sistemit. I tillė duhet tė jetė ai, paqėsor, pa asnjė iluzion pėrpara realitetit tė vdekjes sė tij.

    Sot lindi njė dekret.

    Mbrėmė lexova vonė “Tė pesė anarkitė” e Nolit. Megjithėse fjalėt e Nolit janė njė terapi e vlerė antidemagogjike, sot nė mėngjes mezi u zgjova nga njė gjumė me ėndrra rraskapitėse. Pa hapur mirė sytė, si zakonisht, kreva lėvizjen instiktive qė mė ēon ēdo mėngjes te dera e shtėpisė pėr tė marrė “Zėrin e Popullit”. Menjėherė sytė e lodhur mė vanė te dekreti i ri qė mbron nga keqbėrėsit pėrmendoret, bustet dhe memorialet e Skėnderbeut, vėllezėrve Frashėri, Ismail Qemalit, Fan Nolit. Hapa sytė mirė. Fan Noli! Nga dėshira qė tė ulėrija se ai nuk ka pėrmendore, gjė qė nuk e bėra nga frika se mos zgjoja tė tjerėt, pėr pak e harrova qė personaliteti i shėnuar i luftės pėr demokraci, siē thuhet nė dekret, e ka njė kokė nė allēi, e cila nuk e di se ku ka pėrfunduar, pasi ka vite qė nuk e kam parė mė. E lashė gazetėn dhe fillova tė rrėmoj nėpėr rrėmujėn e librave tė mi, sepse diku e kisha fotografinė e skulpturės sė Fan Nolit, tė cilėn e pat realizuar pėr njė ekspozitė me iniciativėn e tij personale, Thoma Thomai. Kisha njė shpresė tė vakėt, se mos ishte shėnuar nėn tė vendin se ku ndodhej. E gjeta mė nė fund, por nuk pashė asnjė shėnim poshtė, pėrveē konfirmimit tė panevojshėm pėr mua qė ishte nė gips. Vetėtimthi m’u ngatėrrua me fjalėt e Nolit mendimi se nė qindra mijėra tonelata bronz qė janė harxhuar pėr tė hyjnizuar kėtu, “idealet e errėta, tė shtrembra e tė mumifikuara tė Fanarit e tė Buhares qė pėrfyten e pėrleshen nė njė luftė pėr vdekje me idealet mė tė gjalla, elegante, e tė ndritshme tė Perėndimit”, nuk pati as dėshirė dhe as zjarr pėr tė shkrirė pak bronz pėr kokėn e tij. Gjithsesi ajo qė mė mundonte mė shumė ishte pikėpyetja se pėr ē’nevojė shqetėsohej kaq shumė shteti pėr tė mbrojtur me ligj pėrmendoret e kėtyre njerėzve tė ndritur qė populli i do sepse e deshėn, i respekton sepse e respektuan dhe i mbron vetė, sepse e mbrojtėn. Ndėrsa e bėja kėtė pyetje, njė zė nga dekreti mė pyet mua: “Po armikun e brendshėm qė mezi ē’pret rastin tė fyejė ndėrgjegjen kombėtare duke kundėrshtuar unitetin dhe normat morale tė popullit, e harrove?”. “Kėtu ambiciet janė pa fre e pa kufi; kėtu i padituri i di tė gjitha dhe i pazoti ėshtė i zoti pėr tė gjitha”. Kjo pėrgjigje e Nolit m’u duk e mirė, por e pasigurt pėr tė dialoguar me nenin e dekretit, kėshtu qė i thashė se ēuditesha pasi nuk dija ndonjė rast qė populli tė sulmonte pėrmendoret e heronjve tė tij. Lexova mė poshtė se dekreti i ri ruante edhe pėrmendoren e Enver Hoxhės. M’u duk e ēuditshme qė pushteti popullor pėr tė cilin ai ėshtė njeriu mė i shquar i kėsaj epoke, udhėheqėsi i shquar i Luftės Nacionalēlirimtare, dhe themeluesi i shtetit tė ri shqiptar, tė kishte nevojė pėr ndihmėn e ligjit qė ta mbronte pėrmendoren e tij. Mos vallė kjo ėshtė njė ndjesia ime personale?
    “Na mungojnė vetėm idealet e antropofagėve, po pėr tė zėnė vendin e tyre kemi kolltukofagė”. Befasia ime qe e plotė, kur midis rreshtave tė dekretit njoha stilin e vjetėr tė ligjeve me mundėsira tė pakufishme dėnimi pėr njeriun, nė frazėn “ēdo fyerje ose veprim qė poshtėron figurėn e personaliteteve tė tilla dėnohet me heqje tė lirisė”. Qė kjo frazė e shkėputur nga dekreti i pėrkiste posaēėrisht tendencės pėr tė ndaluar gojėt e njerėzve tė kritikonin Enver Hoxhėn, kjo ėshtė jashtė ēdo dyshimi; qė ēdo njeri qė fyen simbolet e shenjta tė gjakut dhe djersės sė derdhur pėr liri e pavarėsi duhet ndėshkuar, dhe kjo ėshtė jashtė ēdo dyshimi, por fatkeqėsia e re qė e gjeti tė gjithė opozitėn nga ky dekret ėshtė se kush i ka nė dorė ligjet dhe policinė sot nė Shqipėri, ėshtė jo vetėm i pamėsuar me demokracinė, por dhe aq i mėsuar tė mos dėgjojė tė tjerėt, saqė edhe toni i tė folurit i duket fyerje, apo edhe njė pakėnaqėsi tė shfaqur haptas e quan veprim poshtėrues ndaj figurės sė Enver Hoxhės. Zoti na ruajt nga kjo “anarki patriotike”. E vura fotografinė e Nolit nė vend dhe vendosa tė shkruaj, ashtu siē ishte, gjithė pėrjetimin e kėtij mėngjesi, qė edhe pse zgjati pak, ishte i mjaftė pėr t’i shtuar shijes sė keqe tė njė nate tė shqetėsuar dhe njė ėndėrr me sy tė hapur nė Botėn e Demagogjisė.

    Po nesėr?

    Dje vdiq njė njeri, sot lindi njė dekret, po nesėr ē’do tė ndodhė? Hėpėrhė s’mbete gjė tjetėr veēse tė kėndojmė dy vargjet e kėngės shumė tė njohur: Pėr nesėr, kushedi/Por pėr kėtė arsye/Jeta ime nuk mbaron tani.

    Pėrgjigja e ZP pėr Edi Ramėn

    Nė numrin e datės 27 janar 1991, “Zėri i Popullit” botoi njė pėrgjigje pėr Edi Ramėn tė titulluar “Pse ēuditet Edi Rama?!”

    “Dje”
    Zotit Edi Rama duke lexuar gazetėn Zėri i Popullit i paska bėrė shumė pėrshtypje dekreti i presidiumit tė kuvendit popullor qė mbron pėrmendoret dhe bustet e personaliteteve tė shquara tė historisė sė popullit tonė. i ka bėrė aq pėrshtypje, sa qė ėshtė ēuditur, pasi nė numrin e RD sė ditės sė djeshme, shkruan nė shkrimin “Dje, sot, nesėr”, “nuk dija ndonjė rast, qė populli tė sulmojė pėrmendoret e heronjve tė tij”. Sė pari ai s’ka pėrse ēuditet, sepse ligje tė tilla kanė edhe vendet e tjera tė botės, e ai, po tė interesohej, edhe mund ta mėsonte kėtė qė tė mos ēuditej. Po tė interesohej, ai si pedagog qė ėshtė, do tė mėsonte gjithashtu se ligje tė tilla nuk dalin pėr t’i mbrojtur monumentet nga populli, por nga keqbėrėsit, nga ata qė nuk kanė asnjė kredo tjetėr pėrveē asaj tė dhunės.
    “Sot”
    Por, mesa duket ai e ka hallin gjetkė. Ai ēuditet qė ka lexuar nė dekret emrin e Enver Hoxhės, ēuditet qė pushteti popullor, pėr tė cilin ai ėshtė njeriu mė i shquar, pra Enver Hoxha, udhėheqėsi i shquar i LANĒ dhe themeluesi i shtetit tė ri shqiptar, tė kishte nevojė pėr ndihmėn e ligjit, qė ta mbronte pėrmendoren e tij. Ai ēuditet se ndoshta do tu shėrbejė atyre forcave destruktive, qė duan tė fshijnė me dhunė gjithēka ka arritur populli me punė e sakrifica nė kėto dekada me nė krye PPSH. Por ai nuk duhet tė harrojė se edhe ndonjė nga liderėt e PD-sė ka deklaruar qė nėn drejtimin e shokur Enver Hoxha, Shqipėria pati arritje nė shumė fusha. Askush nuk e ndalon Edi Ramėn pėr tė shprehur pikėpamjet e tij, pėr ēfarė tė dėshirojė. Kjo tashmė ėshtė mundėsuar nė shtypin e opozitės, por ėshtė krejt e natyrshme qė aktet e dhunės dhe fyerjet publike, shteti t’i ndalojė me ligj. Sepse ato nuk i shėrbejnė demokracisė, madje e frenojnė atė. Zoti Edi Rama, qė i lutet Zotit ta ruajė nga “anarkia patriotike” do t’i thoshim se mė e ndershme do tė ishte tė shfaqte hapur ndjesitė e tij personale, dhe t’i pėrgjigjej pyetjes: mos vallė ti je pėrkrahės i atyre qė duan t’i shembin monumentet. Nėse je, thuaje troē dhe populli pastaj, do tė gjykojė mė saktė se kush i shėrben anarkisė patriotike, ti apo ligjet e shtetit, e ata qė i zbatojnė ato.
    “Po nesėr?!”
    I shkreti! E gėnjen mendja se historia i ka hapur portat pėr tė, se piedestalin e ka gati dhe… mjafton qė tė ngjitet mbi tė. Por lavdia nuk ėshtė si gripi, qė ti ngjitet kujtdo.”
    Shperndaje:
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ASrock4u2 : 19-02-2011 mė 17:08
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    "They will not control us, We will be victorious"

  13. #13
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    e mbaj mend dhe une ate dite.
    kam kaluar aty prane dhe u trondita.
    mijra milet qellonin me gure te ngratet ushtare e police te shtetit.. dhe gjith kjo masaker .. behej per te hedhur nje kolos metalik..
    pra derrmoheshin bij nenash polic e ushtar aspak fajtor per 50 vitet diktature.. nga nje turme laramane pa koke per te rrezuar nje cop metal..

    as at dit e as sot nuk jam pajtuar me ate huliganizem.. nga i cili me von buruan qindra huliganizma.. deri tek ky i fundit.. 21 janari i ed rucit..

    cfar ishte imperativi i dites ato dite..

    e drejta per Pluralizem..

    Pastaj vinte radha.. formimi e forcimi i Partise se Dhjetorit e cila ne se do fitonte zgedhjet do ta cvidhoste kolosin metalik pa u gjakosur kerkush..

    vendim..

    keshilli bashkiak i Tiranes ne miratim te qeverise merr vendim te liroje sheshin nga busti i ish-diktatorit..

    te nesermen mbas vendimit te marre me shumice votash.. nisej nje zuk me saldatore e mekaniko c'montatore.. dhe bente urt e but c'vidhosjen e bustit dhe pastaj nje vinc po urt e bute e ngarkonte bustin mbi nje kamion.. dhe e vidhiste bustin diku ne nji magaze te shtetit..

    keshtu benen punet..

    .

    Ushtar e polic te shtetit ate dite ishin sampistet e 326. Ata dollapet levizes, 100 kg muskuj. Sa e kishte normen e ushqimit ushtria ??? Buke, ēaj e djathe. Sa e kishin normen sampistet ??? Sekret shteteror per kohen. Te krahasosh sampistet me policet e shtetit sot, eshte si te krahasosh SS me Bundespolizei. Kujto gjakosjet e studenteve neteve te dhjetorit '90. Ishin po te njejtet "sherbetore te ngrate" te shtetit qe nuk kursenin grushtat e shqelmat.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,658
    Citim Postuar mė parė nga Mr Zeid Lexo Postimin
    Nje gje eshte e vertet, qe brezi i prinderve tane ka qene brezi me i keq ne historin e popullit shqiptar. enver hoxha ju mohoj cdo gje dhe ata e duartrokisnin. eshte per te ardhur keq kur mendon se edhe ata qe dilnin jashte per pune ose shkolle. benin nje propagande antiperendimore.
    enver hoxha meritonte te hiqej zvar i gjalle, ndiej keqardhje qe kjo nuk u be sa ai ishte gjalle.

    vlen te theksohet. ka qene nje pakic shume e vogel qe deshin ta leminonin, por ishin shume pake dhe te pa fuqishem. prandaj dhe u leminuan

    poshte komunizmi, dhe vdekje e komistave
    Kame qeshur me lot per ket shkrime ky zoteriu thote poshte komunizemi E komunizemit i sherben po mendoj komunizemit Islam si nuk kane dallime nga diktatura e Enverit Besa diktatura e myslimanve jane me te rrezikshem se ta shkatrrojne ēdo gje shqiptare
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

  15. #15
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar mė parė nga Mr Zeid Lexo Postimin
    Nje gje eshte e vertet, qe brezi i prinderve tane ka qene brezi me i keq ne historin e popullit shqiptar. enver hoxha ju mohoj cdo gje dhe ata e duartrokisnin. eshte per te ardhur keq kur mendon se edhe ata qe dilnin jashte per pune ose shkolle. benin nje propagande antiperendimore.
    enver hoxha meritonte te hiqej zvar i gjalle, ndiej keqardhje qe kjo nuk u be sa ai ishte gjalle.

    vlen te theksohet. ka qene nje pakic shume e vogel qe deshin ta leminonin, por ishin shume pake dhe te pa fuqishem. prandaj dhe u leminuan

    poshte komunizmi, dhe vdekje e komistave
    Kushe ka guzuare ti dale perpara Enver Hoxhes, sa ishte gjalle ??!!!

    Shume shqipetare bile bile jane friguar nga fotografia e Enverit ,edhe mbas vdekjes se tije .

    Sa veshtire e ka demokracia e mirrefillte te deportoje ne Shqiperi, ende coftinat komuniste jane gjalle.

  16. #16
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    ''Si e vura litarin ne grryken e diktatorit''

    http://www.botasot.info/img/faqja20.jpg

    ''Si e vura litarin ne grryken e diktatorit''

    Nė datėn 19 shkurt '91 rreth orės 15:00 Plenumi i KQ-sė tė PPSH-sė del me njė deklaratė, duke theksuar se kushtet e jetesės sė studentėve janė pėrmirėsuar mjaft dhe u refuzua kėrkesa e studentėve pėr heqjen e emrit tė Enver Hoxhės nga Universiteti i Tiranės, si i pabazuar. Qėndresa e KQ-sė mori fund pas dy muajsh, kur emri Enver Hoxha i Universitetit tė Tiranės, u hoq.

    Forca tė shumta speciale, tė ruajtjes sė rendit dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė, tė pajisura me skafandra kauēuku, shkopinj gome, gaz lotsjellės dhe qen kufiri kishin bllokuar rrugėn qė tė ēonte nga Liceu Artistik tek godina e Radiotelevizionit. Gjithashtu pėr kėtė qėllim ato kishin bllokuar rrugėn automobilistike edhe me dy makina IFA tė ushtrisė. Njė zjarrfikėse e madhe lėshoi me presion ujė me ngjyrė tė kuqe nė njė rreze tė madhe hedhėse prej 20-30 metrash, duke lagur tė gjithė protestuesit. Kjo gjė irritoi pa masė popullin demonstrues dhe ai filloi tė drejtohej tek gardhi i madh i policisė dhe forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė. Nga presioni i madh i ujit tė zjarrfikėses, shumė gra dhe fėmijė u rrėzuan pėrtokė. Kishte shumė me fėmijėt e vegjėl tė tyre dhe ndėr to ishte edhe zonja Liri Berisha me djalin e saj tė vogėl, Shkėlzenin. Zjarrfikėsja hidhte ujė me ngjyrė tė kuqe dhe nga kjo nuk shpėtoi as Liri Berisha, e cila u lag nga uji i ngjyrosur me tė kuqe dhe u dėmtua edhe nga sytė si pasojė e presionit tė madh tė ujit tė hedhur nga pompat e fuqishme tė zjarrfikėses. Duke parė kėtė moment tė rrezikshėm, protestuesit filluan tė bėrtisnin qė gratė me fėmijėt e vegjėl tė kthehen prapa. Policia arriti tė zmbrapste njė pjesė tė protestuesve deri tek ish-Shkolla Kosova ku edhe aty u bėnė pėrleshje fyt mė fyt deri nė goditje me tulla e tjegulla.

    Ndėrsa turma kryesore e protestuesve prej mijėra vetash, duke valėvitur disa flamuj kombėtarė, iu sul me njė vrull dhe kurajo gardhit tė madh tė ushtrisė dhe policisė. Pas pėrleshjeve dhe pėrpjekjeve tė pandalshme tė protestuesve, policia u detyrua tė tėrhiqej tek godina e Radiotelevizionit. Kėtu policia filloi tė shtėnat nė ajėr, tė hedhė gaz lotsjellės dhe tė vėrė nė veprim edhe qentė e kufirit ndaj protestuesve. Nė kėtė moment duhet tė falėnderojmė punonjėsit e Radiotelevizionit Shqiptar dhe tė Institutit tė Informatikės, qė nė numėr tė shumtė kishin dalė jashtė godinės sė tyre dhe ndėrkaq bėrtitėn me tė madhe: "Mos qėlloni, mos qėlloni". Kėtu u bė njė pėrleshje e dytė midis turmės tonė tė protestuesve dhe policisė edhe forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė. Kėto tė fundit, tė ndodhura pėrballė presionit dhe qėndresės heroike tė protestuesve u tėrhoqėn pranė godinės sė Kryeministrisė, duke krijuar njė gardh mjaft tė fuqishėm mbrojtės nė mėnyrė qė tė mos lejonin turmėn e protestuesve prej afro 5 mijė vetash qė i ndiqte ata, tė drejtoheshin drejt Bllokut qeveritar.

    Afro 10 deri 15 ushtarė tė forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė ishin tė rrethuar nga protestuesit pranė murit tė ish-Drejtorisė sė Pritjes. Protestuesit i rrėmbyen atyre mburojat prej kauēuku dhe shkopinjtė e gomės. Ndėrkaq, disa prej ushtarėve filluan edhe tė qanin. U Nxitėn protestuesit qė ata tė fillonin thirrjet: "Ushtria ėshtė me ne. Ushtarėt janė vėllezėrit tanė". Ata i lirojnė ushtarėt, iu dhanė edhe pajimet pėrkatėse me vete, si dhe nuk lejuan qė tė dhunoheshin fizikisht nga njerėzit e irrituar. Tek Liceu Artistik, njė turmė tjetėr e madhe forcash tė ndėrhyrjes sė shpejtė dhe tė rendit, tė shoqėruar edhe me qen kufiri, kishin pėrēarė dhe ndaluar turmėn e madhe tė protestuesve qė vinte mbas nesh nga Qyteti "Studenti".

    Adrian Heta: Unė nė makinėn qė rrėzoi bustin e Enverit

    Turma e protestuesve qe dhe mė energjike kur arriti nė sheshin "Skėnderbej", pėr t'u vendosur afėr monumentit tė diktatorit komunist. Pėr arsye se numri i forcave tė policisė dhe i forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė qė ndodheshin pranė sheshit "Skėnderbej" dhe Muzeut Historik Kombėtar, ishte tepėr i madh, u vendos qė protestuesit tė prisnin valėn tjetėr tė protestuesve qė vinin nga Qyteti "Studenti". Nė sheshin "Skėnderbej" kaloi njė veturė e bardhė dhe me sa morėm vesh brenda saj ndodhej Sali Berisha, kryetar i Partisė Demokratike. Kjo gjė i entuziazmoi protestuesit. Njė grup protestuesish qė ishin tek Liceu Artistik, pasi u pėrleshėn me policinė, u futėn tek lulishtja pranė Parlamentit nėpėrmjet Rrugės sė Elbasanit. Pastaj, pasi kaluan pranė godinės sė Bashkisė, u vendosėn rreth monumentit tė Skėnderbeut. Policia dhe forcat e ndėrhyrjes sė shpejtė tė shoqėruara me qen kufiri, tė cilėt i kishin fshehur prapa Muzeut Historik Kombėtar, filloi t'u bėjė presion protestuesve tė shumtė pėr t'u tėrhequr dhe pėr t'u shpėrndarė larg monumentit tė Skėnderbeut. Policia pėrdori edhe zjarrfikėsen, e cila hidhte me presion ujė me ngjyrė tė kuqe qė njolloste rrobat e protestuesve. Turma tjetėr e protestuesve qė ishin tė bllokuar tek godina e Kryeministrisė, e frikėsuar nga breshėritė nė ajėr tė armėve tė policisė, u tėrhoq nga tentativa pėr tė hyrė nė Bllokun qeveritar. Ata kaluan nė lulishten mbrapa Kryeministrisė dhe mbėrritėn tek sheshi "Skėnderbej", pėr t'u vendosur tek kolonat e Pallatit tė Kulturės. Ndėrkohė, ky grup protestuesish tentoi tė sulmojė pėr nga shatėrvani, por u zmbrapsėn nga policia. Disa makina tė vogla tė policisė qarkullonin nėpėr sheshin "Skėnderbej", duke u rėnė sirenave pėr t'u bėrė protestuesve presion psikologjik. Njė djalė i ri, i quajtur Durim Hoxha, shkėputet nga grupi kryesor i protestuesve qė ndodhej pranė Bankės sė Shtetit, pėr t'u kapur pas kabinės sė zjarrfikėses. Por, pas pak ai rrėzohet i dėmtuar nėpėr trup dhe me fraktura tė brinjėve.

    Grupi i katėrt i protestuesve vjen nga Qyteti "Studenti" dhe vendoset pėrreth sheshit "Skėnderbej". Ndėrmjet protestuesve (banorė kryesisht nė Rrugėn e Kavajės, nė Laprakė, nė rrugėn "Ali Demi", Kombinat etj.), qė ndodheshin pranė Bankės Kombėtare dhe monumentit tė diktatorit, hodhėn mendimet se si tė sulmohej monumenti. Fillimisht, duheshin thyer pllakat e mermerta tė shkallėve pėr tė zmbrapsur dhe pėr t'u pėrleshur me policinė. Gjithashtu, pas kėsaj nevojitej tė ndalohej ndonjė makinė e rastit, e tonazhit tė rėndė pėr tė rrėzuar me kavo monumentin e diktatorit komunist. Pėr tė realizuar kėtė aksion, Saimir Maloku sė bashku me shokėt e tij i kėrkojnė ndihmė protestuesve pėr tė gjetur midis tyre njė shofer. Prania e ushtarėve tė armatosur me snajper sipėr Pallatit tė Kulturės, hotel "Tiranės", Muzeut Historik Kombėtar dhe nė pallatet pėrreth e bėnte tė pamundur dhe tepėr tė rrezikshėm kėtė aksion dhe ky mund tė lihej pėr njė ditė tjetėr kur tė krijohej mundėsia. Minutė pas minute shtohej numri i protestuesve nė shesh. Pėr njė moment u dėgjua njė e thirrur: "Mos u prapsni dhe mos u trembni nga policia, se ata janė tė armatosur me fishekė manovėr" (fishekė stėrvitjeje qė bėjnė zhurmė, pa pasur plumb brenda). Kjo u dha shumė kurajo protestuesve. Tri makina IFA tė policisė tė mbuluara me tenda shkarkojnė pranė shatėrvanit njė grup tė madh forcash speciale tė pajisura me skafandra plastike dhe me shkopinj gome. Ata krijojnė njė gardh tė fuqishėm mbrojtės pėrreth sheshit tek monumenti.

    Ndėrkohė sheshi "Skėnderbej" ishte mbushur plot e pėrplot nga dhjetėra mijėra vetė dhe tė vendosur rreth e pėrqark tij, qė bėrtisnin duke thirrur: "Ushtria ėshtė me ne, Tė hiqet qelbėsira, Liri-Demokraci" etj. Njė grup prej 40 deri 50 vetėsh shkėputet nga turma e popullit protestues dhe vendoset pranė monumentit tė diktatorit. Ata filluan tė thyejnė pllakat prej mermeri tė shkallėve dhe nisėn tė qėllojnė policinė. Forcat speciale, tė ruajtjes sė rendit dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė, tė armatosura me shot gun dhe armė tė ndryshme filluan tė qėllojnė nė ajėr me fishekė manovėr dhe tė sulmonin herė pas here grupin e protestuesve tek monumenti. Ndėrkaq protestuesit i kundėrpėrgjigjeshin duke i qėlluar me gurė e copa mermeri. Nga krahu lindor i Muzeut Historik Kombėtar, nė ndihmė tė policisė erdhėn forca tė shumta tė ushtrisė dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė me qen kufiri. Njė protestues pranė monumentit mbante njė flamur kombėtar. Sipėr godinės sė Bankės Kombėtare, Muzeut Historik Kombėtar dhe pallateve nė hyrje tė Rrugės sė Durrėsit dhe tė Kavajės etj., policia kishte vendosur snajper dhe kamera tė fshehta. Nė mes tė radhėve tė protestuesve policia dhe Sigurimi i Shtetit kishin infiltruar shumė informatorė, tė cilėt kishin pėr detyrė tė raportonin mbi veprimtarinė e elementeve tė rrezikshėm rebelė. Por, pėrpjekjet e policisė dhe tė forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė ishin tė kota para turmės sė madhe tė protestuesve, tė cilėt u sulėn nga tė gjitha krahėt dhe i detyruan ata tė tėrhiqen. Protestuesit duke bėrtitur: "Fitore, Fitore" u sulėn drejt monumentit dhe u bėnė zot tė sheshit "Skėnderbej". Njė helikopter policie fluturonte dhe filmonte protestuesit e shumtė qė u mblodhėn pėrreth monumentit. Njė kameraman i quajtur Agim Buxheli bėnte filmime me njė kamera amatore. Nė mes tė turmės, njė qytetar rreth 70 vjeē i quajtur, Hysen Berberi, vjehrri i Saimirit, ishte i goditur nė kokė dhe i mbuluar tėrė gjak nė fytyrė. Disa gra protestuese e morėn pėr ta ēuar nė mjekim pranė ambulancės nr. 5 qė ndodhej pėrballė ish-godinės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve. Njė qytetar tjetėr nė gjendje tė plagosur ishte i shtrirė pėrtokė. Gjashtė qytetarė e marrin nė krah e vendosin tek njė makinė aty pranė dhe e nisin drejt spitalit. Gjatė kohės sė pėrleshjeve tė protestuesve me forcat speciale tek monumenti, qytetari Ardian Heta (nipi i kirurgut tė njohur prof. dr. Hysen Heta), mori njė makinė IFA tė braktisur, qė ndodhej nė sheshin "Skėnderbej". Ardiani merr drejtimin e makinės IFA dhe pasi bėn dy xhiro rreth shatėrvanit, godet me spond njė makinė zjarrfikėse qė lagte popullin me ujė tė ngjyrosur me bojė tė kuqe. Makina zjarrfikėse nga kjo goditje ndalon sė lėvizuri. Ndėrkohė, aty pranė ndodhej njė polic rreth 35 vjeē, i plagosur nė kokė nga gurėt e protestuesve dhe i mbuluar me gjak. Ardian Heta sė bashku me shokun e tij Indrit Sukaj, e marrin nė makinė policin e plagosur dhe e transportojnė nė Spitalin Ushtarak nė Laprakė. Para se tė nisej makina, shumė protestues i thonė Ardianit qė tė kthehej prapa se makina mund tė nevojitej edhe pėr rrėzimin e monumentit. Ai e mbajti premtimin dhe u kthye me makinėn pėrsėri nė shesh.

    Astrit Hatellari: Unė vura litarin nė grykėn e diktatorit

    Njė grup i madh qytetarėsh ishin tė vendosur pranė vendit ku qėndronte akoma monumenti i diktatorit komunist. Nga Rruga e Durrėsit vijnė dy djem tė rinj me njė rrotull litari prej liri. Po nė kėtė kohė mbėrrin tek sheshi "Skėnderbej" makina IFA e drejtuar nga Ardian Heta. Ai e drejton makinėn drejt e tek vendi ku ndodhej monumenti i diktatorit. Pastaj njė grup njerėzish ndihmojnė Astrit Hatellarin qė tė vendoste litarin tek monumenti i diktatorit. Pėrpjekja e parė dėshton sepse litari shkėputet. Nga makina sjellin njė kavo ēeliku jo shumė tė gjatė, tė cilėn e lidhin me litarin. Nė pėrpjekjen e dytė, Astrit Hatellari i ndihmuar edhe nga njė qytetar tjetėr e vendos litarin pranė gishtave tė dorės sė majtė i ulur poshtė, tė monumentit tė diktatorit. Pastaj u larguan tė gjithė njerėzit, qė tė mos dėmtoheshin nga rreziku i shembjes sė monumentit gjigant. Makina e tėrheq 3-4 herė monumentin e derdhur nė bronz tė diktatorit komunist, i cili bie anash nė drejtim tė Muzeut Historik Kombėtar. Afro 100 mijė vetė qė ndodheshin tek sheshi "Skėnderbej", duke u pėrqafuar me njėri-tjetrin nga gėzimi i madh i kėsaj ngjarjeje tė papėrsėritshme, filluan tė brohorasin tė entuziazmuar tej mase. Ra simboli i komunizmit. Ndėrsa nė momentin qė do tė rrėzohej ky monument, populli demokrat i Tiranės me entuziazėm tė papėrshkruar bėrtiste: "Ta heqim, ta heqim qelbėsirėn". Njerėzit nga kureshtja e madhe shkuan tek koka e monumentit tė diktatorit dhe me veprime nga mė tė ēuditshme shprehnin urrejtjen e tyre tė madhe ndaj tij. Pastaj protestuesit i vėnė kavon kokės sė kėtij monumenti gjigand. Makina IFA e drejtuar nga Ardian Heta i shoqėruar nė kabinė nga shoku i tij, Indrit Sukaj, e tėrheq zvarrė kėtė monument gjigand pėrgjatė sheshit "Skėnderbej". Mbi makinė dhe mbi monument, rrinin tė ulur njerėz tė shumtė. Gjithė populli i Tiranės, qė ndodhej nė sheshin "Skėnderbej" e shoqėronte kamionin me thirrje dhe brohoritje tė shumta.

    Sulo Jaupaj: Me autobusin e minierės hoqa zvarrė Enverin

    Pas gjithė kėtyre, makina IFA e drejtuar nga Ardian Heta vazhdon itinerarin nė drejtim tė Rrugės sė Elbasanit. Pesėdhjetė metra larg nga godina e ish-tė pėrndjekurve politikė (sot), shkėputet busti nga pjesa tjetėr e monumentit gjigand tė diktatorit. Gjithashtu makina IFA pėson defekt (i digjet freksioni) pėr arsye tė peshės sė madhe tė demonstruesve tė hipur mbi makinė dhe mbi monumentin e diktatorit. Turma e demonstruesve shkėput kavon nga makina dhe fillon tė tėrheqė vetė bustin e diktatorit, deri pranė parkut tė lodrave nė Rrugėn e Elbasanit. Gjithashtu, tek pjesa e mbetur e monumentit tė diktatorit, nga kėmbėt deri tek gjoksi, afrohet njė "Skodė" e parkut tė mallrave me shofer Sulo Jaupaj. Shumė demonstrues e lidhin kėtė pjesė tė mbetur tė monumentit me "Skodėn". Shoferi Sulo Jaupaj me makinėn e tij lėviz afro dy kilometra nėpėr rrugėt e Tiranės i pėrshėndetur nga mijėra qytetarė. Nė pjesėn malore tė Rrugės sė Elbasanit pėr t'u ardhur nė ndihmė demonstruesve tė lodhur vjen njė autobus me ngjyrė tė kuqe, qė ishte i punėtorėve tė minierės sė Kėrrabės. Kjo makinė drejtohej nga njė shofer zeshkan 50-vjeēar, qė quhej Hysen Alla. Autobusi ishte i mbushur me minatorė. Minatorėt dhe protestuesit e lidhėn shpejt e shpejt bustin e diktatorit pas autobusit. Pastaj, Hysen Alla e drejton makinėn e tij pėr tek godina e studentėve grevistė. Kur autobusi mbėrriti atje, shpėrtheu njė gėzim i jashtėzakonshėm midis studentėve grevistė tė urisė tė ngujuar dhe protestuesve. Busti i diktatorit u la i varur lart tek godina e studentėve grevistė. Pasdite, mjaft qytetarė mblidhen pėrsėri tek sheshi "Skėnderbej". Shumė prej tyre filluan tė thyejnė bazamentin prej mermeri tė errėt tė ish-monumentit tė diktatorit. Mbasi u errėsua, minatorėt e Kėrrabės e rilidhėn pėrsėri bustin e diktatorit tek autobusi i tyre. Pas kėsaj, autobusi me disa minatorė brenda vazhdon itinerarin pėr tek Rruga e Kavajės. Nė zonėn pranė ambasadave, policia gjuan me snajper autobusin dhe i thyen dy xhama. Arrestohen dhjetė minatorė, midis tyre zotėrinjtė Hysen Alla, Vladimir Xhillari, Agim Abazi, Arben Lame, Luan Paja (ish-themeluesi i degės sė PD-sė pėr minierėn e Kėrrabės, i vdekur) etj. Po atė ditė nė qytetet e Gjirokastrės dhe tė Korēės rrėzohen monumentet e diktatorit komunist. Radiotelevizioni Shqiptar si dhe agjencitė e huaja tė lajmeve jepnin njoftimin se nė Tiranė, nė mesditė, u rrėzua monumenti gjigand i diktatorit komunist.

    Nė ora 20:00 shfaqet nė televizionin shqiptar Ramiz Alia, ish-President i Republikės, i cili nė njė prononcim tė tij publik ndėr tė tjera thotė: "Sot kryeqyteti ynė kaloi njė nga ditėt mė dramatike dhe tė rėnda tė jetės sė tij. Turma tė irrituarish, duke humbur ēdo arsye logjike kaluan nė akte vandalizmi dhe arritėn tė rrėzonin monumentin e Enver Hoxhės".

    Pas orės 21:00 tė asaj nate dhe nė ditėt nė vazhdim, policia dhe Sigurimi komunist bazuar nė filmimet e kamerave sekrete dhe nga tė dhėnat e informatorėve tė tyre tė infiltruar midis protestuesve, arrestoi rreth 300 protestues. Ndėr ta, afro 70 veta u dėnuan me burgime tė ndryshme me akuzat pėr grumbullime tė paligjshme, shkatėrrim monumentesh dhe goditje tė pėrfaqėsuesve tė shtetit. Me qindra qytetarė tė tjerė u pushuan nga puna.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  17. #17
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Muhabete kot.Ajo kohe ka vdekur....
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  18. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Citim Postuar mė parė nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Kame qeshur me lot per ket shkrime ky zoteriu thote poshte komunizemi E komunizemit i sherben po mendoj komunizemit Islam si nuk kane dallime nga diktatura e Enverit Besa diktatura e myslimanve jane me te rrezikshem se ta shkatrrojne ēdo gje shqiptare
    nigjo ketu mer kacure.l ketu diskutojme njerez qe e dine se kush eshte komunizmi dhe e kane jetuar ate, plera te kalibrit tende qe nuk dine gje tjeter vecse te sillen verdall forumit te ofendojne fene time, nuk e kuptojne kete teme.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Postime
    235
    Ato ngjarje athere treguan shume qarte se sa thelle i kemi greqerit dhe jugo serbet.
    Shpresoj qe cdo shqiptar te nxjerre mesimet e veta nga ato ngjarje te athershme qe gjasme rrezuan bustin por ne te vertete installuan kaosin vandalizmi dhe terrorin ne kryeqytetin e shqipetarve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ozzy : 20-02-2011 mė 06:54

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    e mbaj mend dhe une ate dite.
    kam kaluar aty prane dhe u trondita.
    mijra milet qellonin me gure te ngratet ushtare e police te shtetit.. dhe gjith kjo masaker .. behej per te hedhur nje kolos metalik..
    pra derrmoheshin bij nenash polic e ushtar aspak fajtor per 50 vitet diktature.. nga nje turme laramane pa koke per te rrezuar nje cop metal..

    as at dit e as sot nuk jam pajtuar me ate huliganizem.. nga i cili me von buruan qindra huliganizma.. deri tek ky i fundit.. 21 janari i ed rucit..

    cfar ishte imperativi i dites ato dite..

    e drejta per Pluralizem..

    Pastaj vinte radha.. formimi e forcimi i Partise se Dhjetorit e cila ne se do fitonte zgedhjet do ta cvidhoste kolosin metalik pa u gjakosur kerkush..

    vendim..

    keshilli bashkiak i Tiranes ne miratim te qeverise merr vendim te liroje sheshin nga busti i ish-diktatorit..

    te nesermen mbas vendimit te marre me shumice votash.. nisej nje zuk me saldatore e mekaniko c'montatore.. dhe bente urt e but c'vidhosjen e bustit dhe pastaj nje vinc po urt e bute e ngarkonte bustin mbi nje kamion.. dhe e vidhiste bustin diku ne nji magaze te shtetit..

    keshtu benen punet..

    .
    .....po ti mer lal ke cili "dyqon e ble buken " se spo ta morim vesh muhabetin???
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 31-01-2013, 14:04
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Nishani refuzon prokurorinė, nuk dėshmon pėr padinė e Ramės
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 15:20
  5. Mbi 4 Shkurtin
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 09:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •