Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dora e ngrohte e Taulantit.

    Me paturpesine me te madhe disa zonjushe socialiste elbasanase e quajne hata qe njera prej tyre provoj ne faqezen e bute si pjeshke Doren e ngrohte te yllit te PS-se Shokut TAO DEDAJ.
    Kulmi shoke..per nje DACKE bejne zhurme.
    Harruan keta se Taulanti ine ishte ai qe i dha ndihmen e pare heroit tone, birit te shquar te maleve te Dragobise, antarit besnik te PS-se, JAHO SALIHIT i cili shtrihu ne toke me 12 plumba Tradhetarin e madh te Partise, armikun e rezikshem te popullit Azem HAJDARIN.
    Harruan qe ishte Taulanti qe e muarr ne mbrojtje atentatorin trim Jaho Salihin dhe boterisht dekllaroi se ne naten e vrasjes se AZEMIT ai Taulanti i Dedajve kishte fjetur jo me mullixhine por me vet Jaho Saline, bith me bith ne kullat tona legjendare.

    Ngrihen nashti shoqet Elbasanase e nuku durokan shpullen e dashur te Taulantit tone si patrembur..

    Ja c'llomotit Koha Jone..kjo gazet revizioniste..
    -------------------
    Taulant Dedja, dhunon anetaren e kryesise se Elbasanit
    Taulant Dedja, ka rikthyer dhunen ne Partine Socialiste. Deputeti i PS-se, ka goditur anetaren e kryesise se PS se Elbasanit, Enrieta Ferra. Molle sherri eshte bere shkarkimi i drejtorit te spitalit Fatos Stafa. Ai eshte ankuar per deputetin Durim Hushi, qe sipas tij i ka kerkuar Ministrit te Shendetesise shkarkimin e tij, duke emeruar nje simpatizant te PD-se. Dede ka dale perkrah ish-drejtorit, por Enrieta Ferra, me profesion inferemiere, ndoshta duke qene ne brendesi te "muhabeteve" e ka akuzuar Deden se ai e mbronte ish-drejtorin per shkak te nje rikonstruksioni qe do te zhvillohej ne spital me fondet e qeverise italiane. I prekur ne seder nga kjo akuze me esence korruptive, Taulant Dedja nuk ka duruar me dhe e ka goditur infermieren, anetare te kryesise, duke e rrezuar pertoke.

    Ka qene nderhyrja e anetareve te tjere, qe ka ulur paksa gjakrat, pavaresisht se Enrieta Ferra do te drejtohet ne organet kompetente duke bere denoncim.

    Por ne fakt nuk ka qene vetem ky dabati me i ashper i kesaj mbledhjeje kryesie te PS-se se Elbasanit. I nisur ne oren 18.00 te dites se shtune ai ka zgjatur dri ne oret e vona, duke pasur sherre dhe perplasje te ndryshme midis anetareve per emrat qe duheshin zgjedhur ne kryesi.


    Ali Gjoka
    ----------------


    he mo se nji pellembe qe..pellembe e partise ne fund te fundit..
    rroft partia.!

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Me duket e ēuditeshme se si nje "deputet" mund te perdori forcen fizike dhe hapur mbi nje grua dhe te mos kete asnje ndeshkim?! Thone qe qenka zene dhe me ministrin e shendetesise ne nje lokal te Tiranes para nje nate!! Keta jane rrugeēer e jo deputete po mire e bejen se kane gjetur popull injorant
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    ēa ndeshkimi pret ti o Vinny?
    Sokol Nako ish ministri komunikacionit mori jeten e nje 20 vjeēareje, vetem se e kishte mendjen te e dashura dhe jo ne timon.
    Ndeshkimi???? Zgjidhet deputet dhe sot Minister i Drejtesis.
    Shnet Tironsja.
    :^zilet

  4. #4
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Tironsja,
    Ajo qe ka ndodh me Sokol Nakon ka qen nje drame per vajzen, familjen e vajzes si dhe vete Nakon. Jam dakort me ty qe duhet te ishte ndeshkuar por te pakten ai ishte i vetmi deri me sot qe ka dhene dorheqjen nga posti i ministrit qe ishte per tu perballur me drejtesine. Familja e vajzes e fali dmth nuk e ndoqi proēeduren gjyqesore ndaj tij...Me eshte dukur nga tipat me te paster qe kane qene ne qeverite e ndryshme qe prej 90-tes dhe ate qe ka bere ishte aksident e jo so deputeti Dedja qe eshte zene si rrugaē keshtu qe dhe pse jam dakort ne prinsip me ty Tironsja rastet nuk mund te krahasohen me njera tjetren.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  5. #5
    Nuk e kam degjuar ne ndonje vend qe familja e vajzes e paska falur Shumakerin Nako.
    Nuk i krahasoj as une kto 2 raste pasi ai i Nakos me duket 100 fish me i rende.
    Mos harro se eshte shuar jeta e nje vajze 20 vjeēe ,nuk krahasohet me dhimbjen e faqes se nje komuniste qe i eshte bere sholl nga dielli kur punote ne kooperative.
    :^zilet

  6. #6
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Tironsja me vjen keq po nuk flasim te njeten gjuhe me duket...Nuk po flisja per pasojne po per xhestin e prandaj dhe thashe qe ajo qe eshte bere nga Dedja eshte bere me qellim e sma do mendja qe Nako paska shtypur me qellim vajzen!!
    Nuk do shume zgjuarsi me krahasu kush eshte me e rende vdekja e nje vajze te re apo rrahja e nje femre, po thoja thjesht qe ne rastin e pare kemi aksident dhe pa qellim keqberje (pavaresisht se pasioja eshte shume e rende) dhe ne te dytin kemi nje mashkull ( aq me shume deputet) qe ne mes te dites rref para shume njerezve nje grua deputete. Mjaft me mentalitetin qe gjyqi mund te behet vete per ēdo gje, me ligjin e kanunit qe duhet marre hak vete. Nqs dhe deputetet i zgjidhin problemet e veta nepermjet dhunes ēfare prisni nga populli i thjeshte?! Turp per nje mashkull qe rref nje femer ne mes te dites eshte gjeja me e ulet dhe me vjen ēudi dhe me ty tironsja qe je femer vet e se kupton kete!
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    GABOHESH TIRONSE !

    "komunistet" ose Socialistet e Sotme ne qender e baze nuk i kane aspak faqet sholle nga Dielli.
    i marsh te keqen.
    Te siguroj une se faqezat e socialisteve jane zbutur e bere si pjeshke nga kremerat pariziane qe i kane me bollek e qe ti aty jashte ku je sa i shikon ne reklama se ske kulet ti blesh.

    keshtu eshte.

    Ckujton ti se ka krem e parfum qe nuk njef Arta Dade?
    Ckujton se ka mark kostumi e parfum qe nuk njef Meta?

    Ke ngelur mbrapa goce.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Neritan Ceka

    KJ i ben Cekes nje radiografi karakteri.
    --------

    -----
    Pacipesi per portofole ministrash

    Nuk jane te pakte ata qe ferkuan syte per te verifikuar nese ishte e vertete ajo c'ka pane e degjuan dje. Ngrihet Neritan Ceka dhe thote: "Aleanca demokratike qe une perfaqesoj, meriton te jete ne qeverine e re". Deklarimi i Cekes eshte tmerresisht shqetesues dhe i komentueshem ne 3 pjese. Cfare eshte Aleanca qe ai perfaqeson? A meriton ajo lloj Aleance te perfaqesohet ne qeveri? Dhe kush eshte vete zoti Ceka, i cili pa asnje dyshim duke thene se partia e tij meriton te perfaqesohet ka parasysh vetem perfaqesimin e Neritan Cekes.

    Pergjigja e pare eshte se Aleanca Demokratike qe ka mbetur nen hyqmin e Cekes, eshte afersisht 1/3 e AD-se se dikurshme, pra eshte cereku i 2% te elektoratit shqiptar. Qe i bie me pak se sa 1%. Pra ky zoteria qe nuk perfaqeson as 1 perqind te elektoratit kerkon te behet minister. Te tille njerez me kete kapacitet perfaqesimi mund te kete ne Shqiperi me qindra.

    Ceshtja e dyte ka te beje me pyetjen, nese kjo parti meriton te perfaqesohet, ne kuptim qe, nese kjo mini OJQ-politike i ka kualitetet e duhura per te marre pergjegjesi qeverisese. Perseri pergjigja mebetet negative. Ministrat e AD-se jane provuar. Zor se ndonje prej tyre ka qene aq mbreselenes sa te vije sot ne ndihme te nevojave te vendit. Edhe ata qe kane treguar disa aftesi, nuk jane tashme me Ceken.

    Pika e trete, ka te beje personalisht me Neritan Ceken, cfare perfaqeson ai dhe a e meriton te jete minister ne qeverine e re.

    Sic dihet, Ceka eshte sot ne parlament ne detyren e kryetarit te komisionit te Rendit dhe SHISH-it si produkt i zgjedhjeve te Dushkut. Nje gje alergjike sa here qe kujtohet, nje gabim i pranuar edhe nga socialistet vete me reflektimin qe ata bene ne zgjedhjen e Presidentit. Tani nga kjo paligjshmeri dhe amoralitet te theksuar politik, Ceka kerkon te ngrihet e te katapultohet ne qeverine e re.

    Ne perfundim, mund te thuhet se te tilla pretendime e ambicie per nje portofol ministror, qe nenkupton makine me targa jeshile, eskorte, privilegje pa fund dhe nje seri tenderash, dhe te tille politikane e kane lene Shqiperine mbrapa duke e identifikuar ate me vendin e paradokseve.

    -------------

    Albo une vertet qe e teproj me postim artikujsh nga gazetat.
    Dhe shumica i kam nga gazetat afer qeverise.

    Ka raste qe duhen kto artikuj sepse mendimi i gazetareve te Tiranes si dhe faktet e dites qe ata i kane ne dore ndihmojn te krijojm nji perfytyrim me te mire me ate se cka po ndodh aty.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Berisha - Karamanlis

    Sipas lajmeve te gazeta55, Berisha flet ne tym ne kohen e tashme per Shqiperine, dhe nuk kujtohet per gjysem milioni shqiptaresh ne Greqi, (lere menjane ceshtjen came), ndersa per Karamanlis "... ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė respektimi i plotė dhe kushtet e mira tė jetesės tė grekėve qė jetojnė nė Shqipėri", bile edhe shpreh sigurine se me te eshte dakord edhe Berisha.

    http://www.gazeta55.com/politike.htm#KARAMANLIS

    Berisha: I njoha miqtė me zhvilimet e reja politike nė Shqipėri
    Shefi i opozitės shqiptare z.Berisha, takohet nė selinė e tij me shefin e opozitės greke z. Karamanlis

    Kryetari i PD z.Berisha, ėshtė takuar dje nė zyrėn e tij me kryetarin e opozitės greke tė "Demokracisė sė Re", z.Kostantinos Karamanlis. Pas takimit i cili ka zgjatur pėr mė shume se gjysmė ore, kryetari i PD Berisha ėshtė shprehur se,- "Ne me presidentin Karamanlis dhe delegacionin qė e shoqėron, shprehėm me kėnaqėsi se marrėdhėniet mes PD dhe Neademokracisė janė tė shkėlqyera, se Neademokracia ėshtė mbėshtetėse e fuqishme e tė gjitha pėrpjekjeve tė PD dhe Shqipėrisė pėr integrim nė Europė. Ne diskutuam gjerėsisht pėr zgjerimin e kėtij bashkėpunimi, nė tė gjitha fushat nė tė ardhmen. Unė i njoha miqtė dhe presidentin me zhvillimet e reja politike nė Shqipėri, dhe ajo ēfarė mund tė shpreh ėshtė se, ata shpesojnė pėr rrugėn dhe zhvillimet e reja, pėr pėrpjekjet pėr reformimin e institucioneve dhe pėr tė krijuar nė Shqipėri, ku kushtet dhe vullneti i qytetarėve shqiptarė tė zbatohet plotėsisht." ka pėrfunduar z.Berisha.


    Karamanlis: Inkurajojmė afrimin e integrimin e Shqipėrisė nė BE

    Pas takimit, lidhur me ato ēfare kanė diskutuar mes tyre, ėshtė prononcuar pėr shtypin shqiptar edhe kryetari i opozitės greke, z. Karamanlis. Ai ėshtė shprehur se: "Ėshtė hera e parė qė vizitoj Tiranėn dhe pata mundėsi tė bėja shumė bisedime tė rėndėsishme me gjithė udhėheqjen politike tė Shqipėrisė dhe me z.Berisha, me tė cilin gjendemi nė tė njėjtėn familje partish politike europiane. Kishim mundėsinė tė themi mendimet tona pėr nevojėn e stabilitetit tė rajonit tė Ballkanit, i cili ka kaluar shumė, por qė besojmė se jepet shansi qė tė bėhet njė zonė e sigurisė, e stabilitetit, bashkėpunimit dhe zhvillimit ekonomik pėr tė gjithė. Ne besojmė se porta e Europės ėshtė e hapur dhe se gjithė rajoni duhet tė drejtojė rrugėn e tij drejt Europės. Inkurajojmė edhe afrimin e integrimin e Shqipėrisė, por edhe tė vendeve tė tjera tė rajonit nė BE, se kjo do tė ishte njė siguri e madhe pėr stabilitetin e bashkėpunimin dhe zhvillimin e rajonit. Me Berishėn, sigurisht qė kishim bashkėbisedim pėr bashkėpunimin tonė brenda partive popullore europiane, tė cilės nga ana politike e mendimit i pėrkas. Nga ana tjetėr, ne inkurajojmė forcimin e institucioneve demokratike dhe rregullave demokratike, dhe besojmė se ka njė hapėsirė tė madhe pėr pėrmirėsimin dhe pėr bashkėpunim mė tė frytshėm tė marrėdhėnieve mes Greqisė dhe Shqipėrisė. Ėshtė e natyrshme, qė pėr ne ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė respektimi i plotė dhe kushtet e mira tė jetesės tė grekėve qė jetojnė nė Shqipėri. Kėtė kisha mundėsinė ta them gjatė gjithė takimive qė pata dhe sigurisht edhe Berishės, i cili nga ana e tij, jam i sigurt qė ėshtė dakord me kėtė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alumni : 18-07-2002 mė 15:26
    alumni,

    gjithmone nxenes

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Flamur Shkoza

    Nje vrasje tjeter makabre ne Shqiperi.
    Vritet ne zyren e tije "Djali me i mire i zones" sic thane fshataret.
    Flamur Shkoza , lideri i Rinise demokrate masakrohet ne mes te dites.
    ......................
    TIRANE (18 Korrik) - Kryetari i Komunės sė Linzės, Flamur Shkoza, ėshtė qėlluar nga pas krahėve. Ky ėshtė versioni mė i fundit nė lidhje me krimin e ndodhur dje, i cili bėhet publik nga tė afėrmit e viktimės dhe nga e fejuara e Flamurit, Aneta. Kjo e fundit, e cila ka qenė prezente nė momentin e vrasjes, pohoi sot pėr gazetarin e Gazeta Shqiptare, Poli Hoxha, se nė momentin qė trupi i Flamurit u soll mėngjesin e sotėm nė shtėpi, tė afėrmit kishin vėnė re se 8 plumbat qė e kanė pėrshkruar tė, ishin nė pjesėn e pasme. Aneta tregon gjithashtu, se nė momentin qė vrasėsi Ilmi Bastari ka hyrė nė zyrėn e Flamurit, ai ėshtė kthyer me kurriz, dhe ėshtė qėlluar nga mbrapa krahėve. Familjarėt kanė mohuar, gjithashtu, ekzistencėn e njė borxhi qė viktima i kishte autorit tė krimit. Ilmi Bastari ka treguar dje pėr policinė se kishte qėlluar mbi kryetarin e Komunės sė Linzės pasi ai prej 5 vjetėsh i kishte njė borxh prej 40 milionė lekėsh, qė nuk ia kthente. "Prandaj - ka pranuar ai pėr policinė - prita sa tė shkonte nė zyrė dhe tė sqaroheshim pėrfundimisht. Por ai pėrsėri nuk pranoi tė mė kthente lekėt borxh...E vrava, pastaj shkova nė shtėpi". Flamur Shkoza ishte edhe nėnkryetar i Forumit Rinor tė Partisė Demokratike, dhe nė ceremoninė mortore tė varrimit tė tij morėn pjesė edhe krerėt mė tė lartė tė selisė blu, pėrfshi liderin Sali Berisha. in/ko (BalkanWeb)

    ---------------gaz. shqiptare------------

    Njėzet metra mė poshtė dėgjohen vetėm kuje. Nėpėr rrugėt qė tė ēojnė te lagjja e Shkozajve gėlojnė plaka, gra dhe vajza pėr tė vajtuar djalin e tyre

    Reportazh/ Njė orė nė shtėpinė e tė vrarit. Tregimi i fqinjėve dhe njerėzve qė e njihnin. Kudo vaj e lotė

    Flamuri do martohej nė shtator
    Fshatarėt: Ishte djali mė i mirė i tė gjithė zonės


    --------------------------------------------------------------------------------

    po.ho

    PRISKE E MADHE

    Do tė martohej pas dy muajve. Ishte me karrierė tė mbarė dhe mezi priste tė vinte kurorė me njė vajzė simpatike nga Pogradeci me emrin Aneta, me tė cilėn kishte 4 vjet i fejuar. Eshtė vrarė Flamur Shkoza. Nuk ka njerėz nė qendėr tė komunės sė Linzės. Tė gjithė janė ngjitur lart nė fshatin Priskė e Madhe. Kanė vrarė Mulin, "djalin mė tė mirė tė zonės".

    Dyert e godinės sė bardhė 2-katėshe ku gjenden zyrat e komunės qė, nga mė e varfrat nė Shqipėri, ėshtė shndėrruar mė e pasura gjatė 8 viteve tė fundit, janė tė kyēura. Tė thonė se policia ka urdhėruar kėshtu. Te lokali aty afėr janė vetėm tri tavolina me njerėz. Nė verandė janė ulur njė "tufė" gazetarėsh dhe disa ēuna tė rinj tė fshatit. Brenda pinė raki tre policė. Eshtė ora 13.30. Tė gjithė flasin herė me zė tė lartė e herė me zė tė ulėt pėr ngjarjen e bujshme qė kishte ndodhur vetėm 2 orė mė parė dhe vetėm 50 metra mė lart: ekzekutimin e 32-vjeēarit Flamur Shkoza. Ngjitemi lart, drejt shtėpisė sė Flamurit nė fshatin Priskė e Madhe. Dhjetėra makina shkojnė dhe kthehen. Duket se ėshtė e vėrtetė ajo qė na ka thėnė ēdonjėri qė e kemi pyetur pėr tė riun qė ka fituar 2 herė mandatin e kryetarit tė Komunės Linzė. "Kishte shumė miq dhe bėnte ndere pa fund". Nga larg dėgjohen nė kor vajticat e grave, tė cilat shtohen deri nė kupė tė qiellit, kur mbėrrin Anita qė nuk hyri si nuse nė kėtė shtėpi. Kėrkojmė shtėpinė e prindėrve tė Flamurit, por na drejtojnė tek ajo e xhaxhait. Aty priten burrat. Njėzet metra mė poshtė dėgjohen vetėm kuje. Nėpėr rrugėt qė tė ēojnė te lagjja e Shkozajve gėlojnė plaka, gra dhe vajza tė reja qė shkojnė tė bashkohen pėr tė vajtuar "djalin mė tė bukur dhe mė bujar tė fshatit". Futemi te "shtėpia e burrave", duke "ēarė" mes njė turme njerzish me sy tė pėrlotur. Janė kushėrinj, shokė, shumė shokė...Te dera ėshtė njė polic pa kapele. Nė fshat ka pasur tension pas ngjarjes, sepse mjaft policė janė vendosur edhe nė shtėpinė e vrasėsit. Brenda, nė krye tė dhomės sė pritjes, rri xhaxhai i tė vrarit, babai (Ganiu), vėllai i madh (Qaniu), vjehrri dhe njerėz tė tjerė tė afėrt tė familjes. Nuk flasin, por vetėm pėrloten sa herė qė mbėrrijnė shokė, tė njohur, komshinj dhe njerėz tė fisit. Mė tė rinjtė nė moshė, ashtu nėn zė, deklarojnė "hakmarrje" pėr Ilmi Bastarin, 35-vjeēarin, qė vrau shokun e tij, i cili e kishte "bėrė me lekė". Pak minuta mė pėrpara kishte ngushėlluar njė grup i pėrbėrė nga bashkėpartiakė tė viktimės nė Forumin Rinor tė Partisė Demokratike. Nxjerrin cigare dhe kafe, ndėrkohė qė dhjetėra njerėz hyjnė. Nuk janė tė gjithė bashkėfshatarė dhe njerėz tė familjes. Pimė, ndėrkohė qė tė gjithė heshtin dhe pėrloten. Vetėm pak metra mė poshtė nuk pushojnė ulėrimat dhe qarjet e grave. "Kushedi se ēfarė do tė bėjnė, thotė njė nga nipėrit e Flamurit, kur trupi i tij tė vijė nga morgu i Tiranės kėtu nė shtėpi..." Largohemi nėpėr rrugėt e fshtit, duke "depėrtuar" mes dhjetėra grave, vajzave, plakave tė veshura vetėm me tė zeza.
    ------------------------

    Ngushellime Familjes se Flamurit keti djali te mrekullushem.


    ILMI BASTARI, nji emer krimineli qe do mbahet mend gjate ashtu si perbindeshi tjeter Jaho SALIHI.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 18-07-2002 mė 15:46

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mafia ka gisht ne vrasje.

    REDI e shikon cte bejne ata kapitalistet qe ti teorikisht i mbron..

    Ja se cte bejne Kapitalistet shqiptare..lexo..
    -------------
    Ilmi Bastari ishte urdhėruar pėr tė vrarė Flamur Shkozėn

    Njė grup mafioz e kishte kėrcėnuar tre ditė para vrasjes

    Vetė familja e vrasėsit ka pohuar se nuk ka pasur nė mes asnjė ēėshtje borxhi



    Njė grup i fuqishėm mafioz, qė ka lidhje edhe me segmente shtetėrore, e ka kėrcėnuar me jetė Flamur Shkozėn, kryetarin e Komunės Dajt, tre ditė para se ai tė vritej nė zyrėn e tij nė Linzė. Njė mik i afėrt i viktimės tha dje pėr "Rilindjen Demokratike" se Flamuri i kishte shprehur shqetėsimin, se e kishin kėrcėnuar disa "tė fortė" qė kėrkonin ndere tė jashtėligjshme prej tij. "Flamuri ishte tepėr i shqetėsuar se dikush i kishte ēuar fjalė se do ta vriste", deklaroi burimi, pėr RD. Sipas tij, Flamur Shkoza i kishte thėnė se ishte fjala pėr njė tokė qė grupi i tė fortėve e kėrkonte pėr t’ia shitur mė pas tė tretėve, me tė cilėt kishin bėrė pazar. Ata prisnin vetėm firmėn e kryetarit tė Komunės, por ky i fundit kishte kėmbėngulur se njė gjė e tillė ishte e pamundur, sepse ishte e paligjshme.

    Flamur Shkoza ka pasur edhe mė parė probleme me "tė fortėt" e krimit, por ai ishte mėsuar t’i kapėrcente pengesat me menēuri dhe pa sherr. Por kėtė radhė kriminelėt ishin tė vendosur pėr t’i pasur duart e lira, mė shumė pėr tė ardhmen se sa pėr tokėn, Flamuri nuk kishte pranuar qė t’ua "falte". Gazeta ėshtė duke investiguar pėr zbardhjen e plotė tė kėsaj ēėshtjeje, ndonėse ky ėshtė njė problem qė duhet ndriēuar nga organet kompetente.

    Disa bashkėfshatarė tė Flamur Shkozės, tė cilėt kėrkuan me insistim tė ruanin anonimatin e tyre pėr arsye tė kuptueshme, thanė pėr "RD"-nė, se vrarėsi Ilmi Bastari nuk ka pasur ndonjė problem personal me kryetarin e Komunės Dajt, por ai ėshtė urdhėruar qė tė kryente krimin. Sipas tyre Flamur Shkoza kishte qenė shumė i predispozuar pėr tė ndihmuar familjen Bastari, por nė tė gjitha rastet pa shkelur asnjėherė ligjin.

    Ndėrkohė, ėshtė cilėsuar si njė spekullim i ulėt lajmi sipas tė cilit kryetari i Komunės Dajt ka pasur njė problem borxhi me vrasėsin. Madje njė gjė e tillė ėshtė mohuar kategorikisht edhe nga familja e autorit tė krimit, e cila ka pranuar se nuk ka pasur asnjė ēėshtje borxhi apo parash mes Ilmi Bastarit dhe Flamur Shkozės.

    Sipas tė gjitha gjasave, pista e njė borxhi apo e njė biznesi tokash, mund tė jetė nxitur nga autorėt e krimit, tė cilėt me sa duket kanė miq tė fortė nė shtet, pėr tė zhdukur gjurmėt.

    Vitet e fundit, ka pasur njė rritje tė ndjeshme pėr troje pėr shtėpi apo biznese nė Komunėn e Dajtit, ndryshe nga disa vite mė parė, kur askush nuk kishte dėshirė tė investonte atje. Kjo i ka nxitur grupet mafioze tė lidhura me polikėn qė tė jenė mė tė pangopur pėr shtritjen e influencės sė tyre nė fshatrat rrėzė Malit tė Dajtit. Pikėrisht rezistenca ndaj tyre, ka qenė edhe motivi i vėrtetė i vrasjes sė kryetarit tė Komunės sė Dajtit, dhe nėnkryetarit tė Forumit Rinor tė PD, zotit Flamur Shkoza.

    RD
    -----------
    Mijėra vetė pėrcjellin pėr nė banesėn e fundit kryetarin e Komunės Dajt dhe nėnkryetarin e FRPD

    Lamtumirė miku ynė, Flamur!

    Berisha, Bode, Topalli, Topi, Ngjela, Olldashi, Pronjari, Mustafaj, i japin lamtumirėn e fundit Flamur Shkozės

    Zia dhe pikėllimi ka pllakosur tė gjitha shtėpitė e fshatit Priskė. Dhimbja ėshtė mė therėse nė dhomėn e grave, atje ku ndodhet edhe arkivoli me trupin e tė ndjerit

    Nėna e Flamurit nuk pėrmendet pėr asnjė ēast. Shamia e zezė e saj ėshtė njomur nga lotėt. Ndėrsa e fejuara e Flamurit, mundohet tė ecė pėrgjatė rrugės pėr nė varreza, por papritur bie pėrtokė pandjenja

    Dy burra mbajnė pėr krahu vėllanė e vogėl tė Flamurit, Bariun. Ai nuk pushon sė qari pėr asnjė ēast edhe pse lotėt i janė tharė. Vėllai i madh i Flamurit, Ganiu mundohet ta mbajė veten, por mė kot. Edhe ai shpėrthen nė lotė



    Kryetari i Komunės Dajt dhe nėnkryetari i FRPD, Flamur Shkoza u pėrcoll dje, pėr nė banesėn e fundit nga mijėra vetė. Pėr t’i dhėnė lamtumirėn e fundit mikut dhe bashkėpunėtorit, ndodhej edhe Kryetari i PD, Sali Berisha, Sekretari i PD, Ridvan Bode, Nėnkryetarja e PD dhe e Parlamentit, Jozefina Topalli, nėnkryetari i PD dhe kryetari i Grupit Parlamentar tė PD, Bamir Topi, kryetari i FRPD, Sokol Olladashi, kryetarja e Forumit tė Gruas, Marieta Pronjari, Sekretari i Marrėdhėnieve me Publikun nė PD, Spartak Ngjela, si dhe mjaft deputetė tė opozitės. Trupi i pajetė i kryetarit tė Komunės dhe nėnkryetarit tė FRPD, Flamur Shkoza, u nis pėr nė varreza rreth orės 17:00, ndėrsa kuja dhe hidhėrimi kishte mbėrthyer mijėra vetė qė ndodheshin aty. Askush nuk mund ta ndalte dhimbjen dhe pikėllimin, askush nuk mund t’i ndalte lotėt qė rridhnin lumė pėr njeriun mė tė dashur. Flamuri kishte hyrė nė zemrat e tė gjithė banorėve tė Komunės Dajt e fshatrave pėrreth.



    Lotėt mbi arkivol



    Arkivoli me trupin e pajetė pėrcillej dorė mė dorė nė lumin e gjatė tė njerėzve qė pėrshkonte rrugėn nga shtėpia e tė ndjerit pėr nė varreza. Babai i Flamurit i hidhėruar nuk ka fuqi as tė ecė dhe as tė flasė. Ai qėndron pranė arkivolit dhe lotėt i rrjedhin rrėke. Janė lotė burri, lotė qė rrjedhin nė faqet e rreshkėta tė plakut tė urtė. Ngjitur me tė, derdhin lotė edhe disa burra tė tjerė qė i shtrėgojnė duart dhe e ngushėllojnė babain fatkeq. "Qėndro dhe bėhu burrė", i thotė njė plak, por Ganiu, babai i Flamurit nuk pėrmbahet. Ndėrsa gratė veshur krejt nė tė zeza qajnė me kujė. Nėna e Flamurit nuk pėrmendet pėr asnjė ēast. Shamia e zezė e saj ėshtė njomur nga lotėt. Ndėrsa e fejuara e Flamurit, mundohet tė ecė pėrgjatė rrugės pėr nė varreza, por papritur bie pėrtokė pa ndjenja. Pranė i qėndron e motra dhe dy gra tė tjera. Njėra prej tyre i vė pambuk me alkool nė hundė pa ndėrprerje. Ajo pėrmendet pėr njė ēast dhe pėrsėri humbet ndjenjat. Dhimbja dhe pikėllimi ka mbėrthyer tė gjithė, tė madh e tė vogėl. Ndėrsa kortezhi i afrohet varrezave, dhimbja shtohet edhe mė shumė.



    Riti i mortit



    Fjalėn e ceremonisė mortore e mbajti kryetari i FRPD, Sokol Olldashi, njėri nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Flamurit, i cili pasi pėrcolli ngushėllimet pėr familjen, miqtė dhe tė afėrmit, i kėrkoi edhe njė herė shtetit qė tė gjejė shkaktarėt e kėsaj vrasje kriminale. Ndėrsa lideri i opozitės, Sali Berisha, tepėr i pikėlluar, nė fjalėn e tij para arkivolit tė tė ndjerit, i shprehu ngushullimet familjes, tė fejuarės sė Flamurit dhe gjithė tė afėrmėve. "Dhimbja ėshtė mė e madhe pėr familjen, por edhe pėr ne ėshtė e tillė", tha Berisha.

    Dy burra mbajnė pėr krahu vėllanė e vogėl tė Flamurit, Bariun. Ai nuk pushon sė qari pėr asnjė ēast edhe pse lotėt i janė tharė. Vėllai i madh i Flamurit, Ganiu mundohet ta mbajė veten, por mė kot. Edhe ai shpėrthen nė tė qara sapo arkivoli me trupin e pajetė tė Flamurit afrohet pranė varrit. Mė pas u kryen ritet e zakonshme pėr tė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit arkivolin me trupin e pajetė.



    Shtėpia e Flamurit



    Shtėpia e Flamurit ndodhej nė luginėn e bukur tė fshatit Priskė e rrethuar nga shtėpitė e tė afėrmėve tė tij. Shtėpia ėshtė e rrethuar me pemė dhe lule. Lule ka gjithandej. Dikush thotė se, Flamuri i kishte shumė qejf lulet dhe kujdesej vetė pėr to. Tani edhe lulet kanė ulur kokat, duket sikur mbajnė zi pėr Flamurin. Zia ka pllakosur nė tė gjitha shtėpitė e fshatit Priskė. Pėrgjatė gjithė ditės, tė afėrmit e Flamurit presin dhe pėrcjellin lumin e njerėzve qė nuk shteron. Nė njėrėn nga dhomat e burrave, pleqtė tymosin cigare dhe rradhė nxjerrin ndonjė fjalė. Cigaret shpėrndahen tek tė gjithė sa ndodhen nė dhomėn e pritjes. Dhoma nuk i nxe tė gjithė njerėzit, ndėrsa vargu i tyre rritet e rritet... Rrallė dėgjohet ndonjė zė i mekur. Njė burrė rreth tė 70-tave thotė, se kjo ėshtė njė dhimbje e rėndė. "Nė kėtė fshat nuk ka patur asnjė grindje dhe as njė sherr. Flamuri ka qenė djalė i urtė dhe shkonte mirė me tė gjithė njerėzit. Ai ėshtė zgjedhur dy herė rradhazi kryetar komune nė fshatin tonė dhe tė gjithė njerėzit e donin. Ai nuk i ka patur borxh askujt", thotė burri i moshuar.



    Homazhet



    Rreth orės 15:30 nė familjen Shkoza erdhi pėr ngushėllime edhe Kryetari i PD, Sali Berisha, nėnkryetarja e PD dhe e Parlamentit, Jozefina Topalli, Sekretari i Marrėdhėnieve me Publikun nė PD, Spartak Ngjela, Sekretari i Marrėdhėnieve me Jashtė nė PD, Besnik Mustafaj e mjaft deputetė tė tjerė tė PD. Tepėr i pikėlluar, Berisha u shprehu ngushullimet tė afėrmėve dhe se dhimbja pėr Flamurin ėshtė e madhe pėr tė gjithė. "Nuk ėshtė humbje vetėm pėr ju, por pėr tė gjithė. Ėshtė njė dhimbje e madhe. Flamuri ishte njė njeri i ndershėm, njė intelektual i shkėlqyer, ai fitoi zemrat e tė gjithė atyre qė e njohėn edhe kėtu edhe nė Partinė Demokratike. Familja juaj ka qenė njė familje e njohur dhe e ndershme. Flamuri ka qenė njė djalė shumė i rrallė, shumė punėtor, i kthjellėt dhe me shumė miq. Ishte njė qeveritar i madh, i ri, por shumė i pjekur i lidhur me hallet dhe problemet e njerėzve. Ai ishte djalė trim. Dhimbja ėshtė mė e madhe pėr ju, por edhe pėr ne, sepse ishte njė njeri i ēmuar", u shpreh Berisha.

    Dhimbja ėshtė mė therėse nė dhomėn e grave, atje ku ndodhet edhe arkivoli me trupin e tė ndjerit. Lotėt nuk reshtin pėr asnjė ēast. Kuja dėgjohet deri tej. Njė grua thėrret me urgjencė mjeken, nėna e Flamurit nuk pėrmendet, po ashtu edhe e fejuara. Dy burra mbajnė pėr krahu vėllanė e vogėl tė Flamurit, i cili do tė qėndrojė pranė arkivolit. Ata e nxjerrin pėr njė ēast jashtė, por vėllai i vogėl u shkėputet nga duart dhe nxiton brenda. Thėrret me emėr tė vėllanė e pajetė dhe shpėrthen sėrish nė lotė. Vargu i gjatė i njerėzve shtohet e shtohet. Banorėt e fshatit pasi bėjnė ngushėllimet largohen kokėulur dhe tė pikėlluar. Ata qėndrojnė nė kodrat pėrreth pėr t’u lėnė radhėn tė tjerėve qė vijnė pėr ngushullime.

    Rexhep POLISI





    Berisha: Flamuri mbroi pronat qė tė mos binin nė duart e mafias



    Lideri i opozitės, Sali Berisha, pasi u shprehu ngushullimet tė afėrmėve tė Flamurit, tė fejuarės dhe gjithė tė pranishmėve nė mort, tha se Flamuri ishte njė njeri i denjė jo vetėm pėr Komunėn e Dajtit, por pėr mbarė Shqipėrinė. "Sot pėrcjellim pėr nė banesėn e fundit njeriun mė tė dashur, u shpreh Berisha, mikun mė tė shtrenjtė, Flamur Shkoza. Pėrcjellim njeriun mė tė denjė, njeriun qė me vetitė dhe virtytet e tij tė qytetarit model jo vetėm pėr banorėt e Komunės Priskė qė ai drejtoi, por pėr mbarė Shqipėrinė. Ai qe njė drejtues i denjė qė me punėn e tij tė ndershme dhe tė devotshme diti tė bėjė pėr vete tė gjithė njerėzit. Flamuri, ashtu siē e emėroi nėna, ishte flamur i pamposhtur qė mbrojti nderin e tij, dinjitetin e tij, mbrojti shtetin, por jo shtetin e mafias. Ai mbroi pronat e Priskės qė tė mos binin nė duart e mafias qė i derdhėn plumbat nė trup. Jeta e Flamurit ishte e shkurtėr, por ai diti ta jetojė atė me dinjitet. Unė i shpreh ngushullimet familjes sė tij, tė afėrmėve miqve dhe gjithė njerėzve qė ai i bėri pėr vete me punėn e tij tė ndershme. Emri i Flamurit do tė mbetet i paharruar. I paharruar qoftė emri i mikut tonė tė dashur, i paharruar qoftė ideali i Flamurit. Unė i shpreh ngushullimet edhe tė fejuarės sė Flamurit, e cila i qėndroi pranė dhe ėndėrroi tė kalonte jetėn me njeriun e saj tė dashur. Lamtumirė miku ynė i shtrenjtė, Flamur! I paharruar qoftė kujtimi i tij!".



    Ganiu: Ne duam tė dimė kush e ka shtyrė vrasėsin



    Vėllai i madh i Flamurit, Ganiu, thotė me pikėllim se Flamuri dhe familja e tij nuk i kishte asnjė borxh, as autorit tė vrasjes, asnjė njeriu. Ai thotė se tė gjithė banorėt e lagjes Lugjas ku jetonte Flamuri, shkonin mirė me njėri-tjetrin dhe nuk kishin patur asnjė grindje apo sherr tek tė gjithė brezat qė prej 250 vjetėsh.



    - Na fal qė po tė pyesim se nuk ėshtė as momenti, por si vėllai i madh i Flamurit ju mund ta dini mė mirė se kush do, a ka patur borxhe Flamuri apo familja juaj, sepse kėshtu ėshtė folur sot nė njė pjesė tė shtypit?



    - Asnjė borxh nuk kemi patur. Ne duam tė dimė se kush e ka shtyrė atė pėr tė kryer vrasjen. Ai para njė muaji ka ngrėnė drekė me Flamurin dhe atė ditė ia kanė kaluar shumė mirė.



    - Po probleme toke apo pronash a keni patur?



    - Ne kemi tokat tona nė Priskė, ndėrsa ai ėshtė nga Linza dhe nuk ka punė kėtu.



    - Po ndonjė grindje apo sherr a ka patur Flamuri me autorin e krimit ?



    - Nuk ka patur sherre, as ne nuk kemi patur sherr me njeri. Kėtu nuk ka patur asnjė hasmėri te tė gjithė brezat qė prej 250 vjetėsh. Ne duam tė dimė kush e ka shtyrė?!



    - Si ndodhi vrasja?



    - Unė nuk di gjė se s’kam qenė atje, por kur e pashė nė morg, tė gjithė plumbat i janė derdhur nė kurriz mbas shpine. E ka vrarė mbas shpine.





    Fjala e kryetarit tė FRPD nė ceremoninė mortore



    Olldashi: Humbje tragjike pėr tė gjithė



    Tė nderuar familjarė, miq e kolegė!

    Ky ėshtė njė ēast shumė i vėshtirė dhe i rėndė pėr tė gjithė ne. Na duhet t’i japim lamtumirėn Flamurit, tė ndahemi pėrgjithmonė prej tij. Na duhet tė pėrcjellim pėrtej njeriun e afėrt, qė tė gjithė do donim ta kishim gjithnjė pranė, pėr tė shkėmbyer dy fjalė, pėr tė pirė njė kafe, apo pėr ta patur njė strehė mbėshtetėse nė njė ditė tė keqe. Ėshtė njė humbje tragjike qė lė njė hapėsirė tė mbetur bosh nė pėrditshmėrinė e secilit prej nesh.

    Vrasja makabre e Flamurit, me plumba pas shpine, ėshtė njė krim barbar qė kėrkon drejtėsi. Partia Demokratike humbi dje, njė zyrtar model tė qeverisjes vendore, njė krenari tė komunarėve tanė, njė pėrfaqėsues tipik tė brezit tė ri tė saj.

    Forumi Rinor humbi dje, njė nga drejtuesit kryesorė, njė njeri qė ofronte rrugėzgjidhje dhe rezultat nė ēdo moment. Ky krim ėshtė shumė i rėndė pėr ne. Ndaj, pėrballė arkivolit tė Flamurit, ne u bėjmė thirrje autoriteteve policore tė jenė jashtėzakonisht tė kujdesshme, nė trajtimin e kėtij krimi.

    Flamur Shkoza nuk u vra pėr borxhe. Tė tjerė i kishin borxhe atij. Flamur Shkoza nuk u vra pėr pazare. Tė gjithė ne, miqtė e tij, e dimė, por mė mirė se ne e dini ju, banorėt e Komunės qė ai drejtonte prej gjashtė vjetėsh, qė Flamur Shkoza ishte njė zyrtar model, njė djalė i pastėr dhe korrekt dhe, pikėrisht kėto cilėsi tė mira, mundet t’i kenė kushtuar shumė dje.

    Pėrballė arkivolit tė Flamurit, ne u bėjmė thirrje organeve tė drejtėsisė tė zbardhin me urgjencė dinamikėn dhe motivet e vrasjes dhe tė ndėshkojnė rreptė, sipas ligjit, autorėt. Ne nuk kėrkojmė hakmarrje, por drejtėsi. Tė paktėn kaq, nga borxhi ynė, duhet t’ia kthejmė Flamurit. Duhet ta bėjė kėtė edhe shteti, pėr korrektėsinė dhe respektin ndaj ligjeve tė sė cilit, Flamuri humbi dje jetėn.

    Vetėm kaq mund tė bėjmė pėr Flamurin. Vetėm kaq mund tė bėjmė pėr tė zvogėluar sadopak kėtė humbje tė madhe, boshllėkun e sė cilės nuk mundemi ta mbushim me asgjė tjetėr, pėrveē kujtimeve tė freskėta e tė mrekullueshme qė, secili prej nesh, ka nga njeriu qė nuk do ta shohim mė.

    U prehtė nė paqė.




    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 18-07-2002 mė 19:57

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Azgan Haklaj

    Vendi yne eshte i mbushur me Elvisa qe e kane zerin si sorre.
    Me Petrita qe jane frikacake si pulat.
    Me Gramoza qe luhaten nga era e dollarit.
    Me Bashkima qe jane bashku me asfaline. Me Eltona kriminela etj.

    Doli njeri me ne Fund qe Emrin dhe vepren i ka njisoj..AZGAN HAKLAJ.
    Valltar i talentuar, deputet, Dhe Trim.
    Megjithate z Agim Doci ne se e njef me mire le te thot ndoj fjal per Azgan haklajn.
    Hera pare qe nji burre shqiptar mbron nji femer shqiptare

    Ja cthone gazetat megjithse per cdo kriminel gazetaret qe ne lajmin e pare japin variantin mbrojtes per kriminelet duke thene se kte ose ate krim e beri me motiv dashurie ose xhelozie ose borxh ne para etj.
    Ja pra tropoja.. haklaj azgani nji hero dhe Prozllomi nga nji familje spiunesh e banditesh me emrin ylli.


    Shekulli..
    ----------
    Policia shoqėroi dje tė riun Ylli Prozllomi pasi tentoi tė rrėmbente me forcė 18-vjeēaren E.H
    Shpėton nga rrėmbimi 18-vjeēarja

    Deputeti Haklaj pengon rrėmbimin me forcė tė adoleshentes nga Tropoja

    Rajmonda Lajthia
    TIRANĖ- Ndėrhyrja e deputetit Azgan Haklaj dhe shoqėruesve tė tij ka bėrė qė tė dėshtojė tentativa e njė tė riu nga Tropoja pėr tė rrėmbyer me forcė tė fejuarėn e vet nė kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur me 18- vjeēaren E.H nga Tropoja, tė cilėn ka tentuar ta rrėmbejė i fejuari i saj. Kėtė tė fundit e kishte tėrbuar pa masė fakti qė e fejuara, i kishte thėnė stop fejesės me tė, prej disa kohėsh. Sedra prej malėsori e Ylli Prozllomit nuk e kishte duruar njė gjė tė tillė dhe ai vendosi pėr ta rrėmbyer dhe mė pas tė martohej. Por fatmirėsisht rrėmbimi i 18-vjeēares ka mbetur nė tentativė, pasi ndėrhyrja e deputetit Haklaj dhe mbėrritja e policisė nė kohė kanė shmangur incidentin. 18-vjeēarja nga Tropoja me banim nė Kamėz e pyetur nga gazeta "Shekulli" e pranoni qėllimin e rrėmbimit nga i fejuari i saj, por nuk dha sqarime tė mėtejshme nė lidhje me ngjarjen. "I fejuari im kishte si qėllim tė mė rrėmbente dhe kjo gjė ėshtė plotėsisht e vėrtetė",-tha ajo, e tronditur nga ngjarja qė i kishte ndodhur.
    Ngjarja
    Ngjarja ka ndodhur mesditėn e djeshme nė njė lokal nė afėrsi tė Institutit Bujqėsor, ku vajza ka qenė me tė fejuarin e saj dhe disa tė afėrm tė tij. Sipas burimeve nga familja e vajzės, Prozllomi tentonte t'i ndėrronte mėndje vajzės pėr tė mos e prishur lidhjen me tė, prandaj dhe e kishte ftuar pėr tė pirė njė kafe ditėn e djeshme. Pėr tė qenė sa mė bindės ai kishte marė me vete edhe xhaxhain e tij Avdi Prozllomi dhe tė afėrm tė tjerė. Refuzimi i vajzės e ka irrituar pa masė tė riun nga Tropoja, i cili ka ushtruar dhunė mbi vajzėn, ndėrsa ajo tentoi tė dilte nga lokali. Kandidati pėr dhėndėr ėshtė pėrpjekur sė bashku me xhaxhain e tij pėr ta futur vajzėn nė njė makinė qė e kishin marrė si taksi, nė mėnyrė qė pasi tė fusnin "nusen" aty, tė niseshin menjėherė drejt Tropojės. Sipas vėllait tė vajzės, i fejuari Prozllomi kishte paguar njė makinė, e cila e priste nė buzė tė rrugės, nė mėnyrė qe tė largohej menjėherė nga zona. Por klithmat dhe tė qarat e vajzės janė vėnė re nga deputeti i Tropojės Azgan Haklaj, i cili po kalonte rastėsisht pėrgjatė rrugės. Sipas vėllait tė 18-vjeēares, vajza ka kėrkuar ndihmė nga Haklaj, madje i ėshtė adresuar atij nė emėr dhe duke bėrtitur. Haklaj ka qenė me dy shoqėruesit e tij dhe menjėherė ka ndėrhyrė pėr tė shmangur incidentin. Pasi ka marrė vajzėn sė bashku me vėllain dhe djalin e xhaxhait tė saj, tė cilėt kanė mbėrritur nė moment, Haklaj e ka shoqėruar pėr nė shtėpi tė tronditur 18-vjeēaren E.H. Mė pas, nga familjarėt e vajzės thuhet se ajo sė bashku me prindėrit e saj ėshtė drejtuar pėr nė postėn e plicisė ku ka denoncuar tė fejuarin Ylli Prozllomi sė bashku me xhaxhain e tij, Avdi Prozllomi pėr tentativė rrėmbimi me forcė.
    Arrestimi
    E ndėrsa vajza ėshtė larguar me makinėn me targa Kuvendi tė deputetit Haklaj, pėr nė shtėpi, nė vendngjarje ka mbėrritur policia. Sipas burimeve tė postės sė policisė sė Institutit, rreth orės 12.00 tė ditės sė djeshme, janė shoqėruar tė dy personat, tė cilėt kanė tentuar tė rrėmbenin 18-vjeēaren E.H nga Tropoja. Dy Prozllomėt xhaxha e nip, pasi janė shoqėruar fillimisht pėr nė policinė e Institutit, u dėrguan mė pas nė ambientet e Komisariatit numėr 3, pėr tė dhėnė sqarime mbi ngjarjen. Sipas burimeve tė postės sė policisė nė Institutin Bujqėsor, ngjarja nuk mund tė konsiderohet njė vepėr e mirėfilltė penale. Kjo pėr faktin se vajza ka shkuar me dėshirė nė kafene dhe askush nuk e ka detyruar, dhe aq mė tepėr qė ka qenė e fejuar. Gjithsesi gjithēka i mbetet hetimeve tė mėtejshme pėr tė zbardhur tė vėrtetėn nė lidhje me kėtė ngjarje qė ėshtė parė nga dhjetėra kalimtarė tė rastit. Sipas burimeve nga policia e Institutit, deputeti Haklaj ka kontaktuar me titullarėt e kėtij rajoni dhe ka kėrkuar sqarimin e rrethanave nė mėnyrė qė mes tė dyja familjeve tė mos kishte probleme tė tjera nė tė ardhmen.
    18-vjeēarja
    Tentativa e djeshme pėr tė rrėmbyer 18-vjeēaren E.H nuk ka qenė e para. Sipas familjarėve tė vajzės, njė ditė mė parė, i fejuari Prozllomi ka tentuar sėrish ta rrėmbejė atė. Por nė tė dyja rastet pa ia arritur qėllimit. Familjarėt tregojnė se ai kishte vendosur qė E.H do tė bėhej patjetėr nusja e tij edhe pse ajo nuk kishte dėshirė. Lidhja e tyre ka nisur njė vit mė parė dhe mė pas janė fejuar edhe pse vajza nuk ka pasur dėshirė. Sipas tezes sė vajzės, fejesa e tyre kishte kohė qė nuk funksiononte. Vajza i kishte thėnė qė nuk e donte dhe ky fakt e kishte bėrė tė riun nga Tropoja tė insistonte deri nė rrėmbim. Familja e vajzės kishte afro tetė vjet qė kishte ardhur nė Tiranė dhe banon nė godinėn numėr 2 nė Konviktet e Institutit Bujqėsor nė Kamėz. Ndėrsa i fejuari i saj para se tė fejohej ka qenė disa vite si emigrant nė Angli.

    ------

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Sazan Aliko

    Gjykatesi me i "pa korruptueshem" ne Shqiperi eshte Sazan Aliko.
    C'do dite ai "shpartallon" mafien.
    Ish operativi i sigurimit, sot kryetar i gjykates ne Vlore eshte pa dyshim Kalaja e pamposhtur ku gjen streh llumi i Vlores e gjithe Shqiperise.
    Ja nje dite nga bemat e Sazanit te Vlores.


    Ja cthot gazeta.


    Korrieri
    ------------


    Lirohet greku me 1.5 ton droge



    SKANDAL/ Lirohet ne sallen e gjyqit dhe shpallen te pafajshem, qytetari grek Kristo Rajodho dhe nje 18 vjecar, te arrestuar ne flagarance ne nje mobileri ne Vlore shnderruar ne fabrike per grumbullimin dhe paketimin e canabis sativa. Denohet vetem nje me 8 vjet burg. Prokuroria: Ishte nga dosjet me te plota qe kemi hetuar. Vendim zhgenjyes, do apelojme .

    Ardian Dauti.

    Ne oren 08.00 kur dyert e Gjykates se Faktit te Vlores sapo ishin hapur dhe ne ambjentet e saj dje ende nuk kishte nisur mire puna, gjyqtaret Sazan Aliko e Simon Kolagji, ne heshtje te plote dhe pa dijenine e medias, kane shpallur vendimin per 3 te arrestuar me 1.5 kilogram droge. Nje veprim qe i ka vene vulen nje procesi te sterzgjatur ne 24 seanca, te cilat jane zhvilluar ne distanca edhe disa mujore nga njera tjetra. E atehere kur dukej se ngjarja e bujshme e 5 shtatorit te nje viti me pare, thuajse po harrohej, jane lene te lire 45 vjecari grek Kristo Rajodho dhe 18 vjecari Kreshnik Dibra, i cili punonte si ndihmes i 45 vjecarit nga Janina. Nga tre te pandehurit per "grumbullim droge ne bashkepunim", eshte denuar vetem Altin Veliko, kunati i pronarit helen te nje mobilerie me porosi te vendosur prej 7 vjetesh ne ish magazinat e NTA se qytetit. Por, prapa se ciles, pas nje telefonate anonime ne polici, rezultoi se bashke me sharrat, shiritat e zmerilit dhe srdukthat, ishin instaluar edhe makinerite e vakumit dhe seleksionimit te canabis sativa. Prane te cilave, kur mberriten forcat e Drejtorise se Policise se Vlores, u gjenden plot 15 kuintal droge. Ne raportin e ngjarjes, ish shefi i krimeve te asaj kohe A. Hasa kishte shenuar: "Tre te ndaluarit, ne momentin qe mberritem ne vendngjarje, po mundoheshin qe te fshihnin sa te mundnin nga sasia prej 1.5 tone droge te bllokuar".

    Enigma helene.

    Qytetari grek Kristo Rajodho kishte vite qe ishte vendosur ne qytetin bregdetar. Me zanatin e marangozit ne xhep, ai duhet te kete ardhur ne Vlore vite me pare, kur kerkesat e shqiptareve per mobilimin ndryshe te shtepive, kishte sjelle kerkesa per pune ne nje mobileri me porosi. Nderkohe qe punonte, ai ishte njohur me nje vajze vlonjate, nga e cila kishte rrjedhur martesa dhe lindja e nje djali 7 vjecar. Nuk dihen mire te gjitha keto rrethana per policine, por as edhe fakti se si arriti te sillte ne ambjentet e ish NTA makinerite per paketimin dhe presimin e droges qe kultivohet aq shume ne fshatrat dhe rrethinat e qytetit bregdetar.



    Keshtu duket te kete vazhduar deri ne shtatorin e 2001. Atehere kur bima e shtrenjte canabis sativa, sapo ishte pjekur dhe ishte ne kulmin e sezonit te korries dhe ne ambjentet e "fabrikes" ia behen me dhjetra police, qe i zene ne befasi tre punonjesit qe ne momentet fundit, po nxitonin me droge ne duar, te shpetonin ate qe mund te shpetonin. Por, operacioni spektakolar pa nje telefonate anonime nga njerez qe dinin gjithcka ndodhte brenda mureve te magazinave te vjetra, nuk i kishte lene shume mundesi pronarit, kunatit dhe punetorit tjeter.

    Gjithcka u fiksua edhe nga kamerat, te cilat skishin si te mos e shnderronin ne nje nga lajmet me te rendesishme te dites, sasine me te madhe te droges te kapur deri atehere ne Shqiperi. Por, as hetimet dhe as procesi ne Gjykaten e Vlores, nuk arriten te zbulonin linjen se nga furnizohej dhe ku shkonin me pas paketat 1 kilogrameshe, te paketuara ne fabriken e mjeshtrit grek.

    Procesi.

    Kapja ne flagarance e 3 punonjesve te "mobilersie" si dhe sekuestrimi i mallit dhe provave te tjera te linjes se perpunimit te droges, e detyroi Prokurorine te "kopsiste" shpejt gjithcka dhe ta dergonte dosjen ne gjykate. NJe shpejtesi e shoqeruar me te gjitha veprimet proceduriale. Kleanthi Zeka, prokurori i ceshtjes tha se "kjo dosje eshte nga me te faktuarat e te saktat qe organi i akuzes ka cuar ne gjykate". Megjithate, trupi gjykues nuk i eshte pergjigjur me kete monedhe, shpejtesise dhe provave te ofruara nga prokuroria. Procesi ka nisur te zvarritet pas seancave te para, aqsa nuk dihet se ne crrethana, ne nje rast ai gati u zbarrit ne disa muaj nga njera seance ne tjetren. Deshmitaret e pranishem ne vendngjarje dhe policet qe moren pjese ne operacion, deklauan gjithcka qe perputhej edhe me provat dhe deshmite e ofruara nga akuza. Pas kesaj, prokuroria kerkoi denimin me 32 vjet burg te tre te akuzuarve, me masa qe varionin nga 9 deri ne 12 vjet burg.

    Dje ne mengjes heret, ne nje orar krejt te pazakonte per praktiken e gjyqesorit shqiptar me proceset penale, trupi gjykues, vendosi te lere te lire qytetarin 45 vjecar grek Kristo Rajodho dhe punonjesin 18 vjecar te tij, Kreshnik Dibra, duke denuar vetem kunatin e "afendikoit", Altin Velikon me 8 vjet heqje lirie.

    Ky vendim eshte kontestuar menjehere nga prokurori i ceshtjes, i cili tha se "ndihem i zhgenjyer, por do te apeloj". Vendimi i djeshem pason nje tjeter vendim te Gjykates se Faktit Vlore, te 2 javeve me pare, kur dy tutore prostiutash u deklaruan te pafajshem dhe u lane te lire megjithe provat e forta te paraqitura nga prokuroria. Pak jave me pare, Keshilli i Larte i Drejtesise shkarkoi nje gjyqtare te kesaj gjykate, per mitmarrje ne shkembim te lirimit te nje krimineli.

    ----------------------

    mire mire.. me pare largon ishullin e Sazanit nga gjiri Vlores se Sazan Alikon nga Gjykata.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Brari

    Pak fjalė pėr burrin trim tė malsisė sė Gjakovės Azgan Haklaj.
    Ėshtė deputeti i parlamentit aktual mė i votuari nė Shqipėri! Bile ėsgtė votuar nė mungesė. sepse gjatė kohės sė fushatės ndodhej nė burg krejt padrejtėsisht.
    Djalosh artist dhe me njė trimėri pathollogjike, njeri qė tė vėrtetėn e mbron edhe me rezik pėr jetėn! Ka njė mėnēuri natyrore, qė tė befason. Komunikon hapatas me njerzit dhe gėzon respektin e asaj krahine!
    Pėr mua ėshtė kėnaqėsi qė nė Shqipėri, ka djem (ndonse tė paktė) me kodin moral tė Azganit, qė rrezaton atdhetarizėm dhe dashuri pėr kombin.
    Agimi

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Eshte shume per tu cuditur se deri me tani ne kishim nje dijeni se vetem keta te dhe lideret etyre duke filluar nga Nanoja e te tjeret do te kene marredhenje te mira me greket dhe do te perkrahin te gjitha ato cka ato do te thone.
    Por nuk eshte per cudi edhe per demokratin Salko ne na
    eshte e njohur se si qeveria e tij demokratike dhe shteti i tij demokratike shqipetar qe ai udheheqete ne ate kohe pranoje krijesen MAqedoni si shtet kur ajo nuk donte as te degjonte se ne te jetojne shqipetar,te njeten gje sot ky Salkoja yne tani ne opozite do te beje me greket ,jo ne Greqi por mozomakeq ketu ne Tiran ne selin blu.
    Por behet pyetja si do halli per n je te ardhme tonene se per sot cdo gje po duke,ma merr mendja na eshte e kjart,se do futen ne nje these momentalisht per interesa te huaja POZITE e OPOZITE.

    Oj sharki e lehete si era a ka ardhur ne Shqipranvera?
    Jam martuar002

  16. #16
    Ne ate kohe, marrevjeshja me Maqedonine u be pikerisht kundra Greqise dhe ishte ajo marreveshje qe terboi grekun dhe e hodhi ne sulm te hapur kundra Berishes dhe pushtetit te tij.

    Mallrat maqedone ne vend qe te kalonin nepermjet portit te Selanikut, kalonin ne Durres duke i dhene ketij porti prioritet ne pjesen perendimore te Ballkanit dhe duke i ulur rendesi portit te Selanikut.

    Kini parasysh qe Durresi dhe Selaniku kane qene prioritetet per korridorin e tete dhe Berisha me ate qe beri demtoi jashte mase interesat ekonomike greke ne Ballkan dhe fuqizoi ato shqiptare.

    Ne rast se ai do te kishte vepruar sipas urdhrave greke, Shqiperia nuk do te ishte djegur.

    Pra nuk behej fjale per te izoluar Maqedonine ku jetonin shume shqiptare qe do te demtoheshin ekonomikisht nga kjo gje, por per ti dhene prioritet Shqiperise dhe pozites se saj gjeografike ne rradhe te pare dhe per te ulur influencen e gjithanshme greke ne rradhe te dyte.

    Maqedonine dhe Malin e Zi ne rast se nuk i pushtojme politikisht, duhet ti pushtojme ekonomikisht duke futur biznesin shqiptar ne ate troje dhe duke i bere mallrat te flasin shqip.

  17. #17
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Brari e kam njohur dhe une personalisht Azgan haklajn dhe e kam intervistuar kater here. Heren e pare kur sapo akuzohej dhe nuk ishte futur akoma ne burg, heren e dyte kur ndodhej ne spitalin e burgut per kurimin e ftohjes ne mushkeri dhe dy heret e tjera kur ka dale nga burgu. pavaresisht se eshte pak "kokeshkrete" ne kuptimin e mire te fjales eshte nje njeri qe ndoshta nuk ka rrenje personalisht ne politike por i drejte. Ndoshta ne nje nga keto dite nese i gjej do te te postoj dhe intervistat me te sidomos ate gjate kohes ne burg kur u zgjodh dhe deputet duke hyre ne histori si i pari deputet ne bote qe zgjidhet dhe votohet si i tille duke qene ne burg i akuzuar per nxitjen e manifestimeve te jashtligjshme si pasoje e te cilave eshte prishur rendi publik dhe demtuar prona e shtetit.

    me respekt shanon

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ritvani

    Shoket e Neritanit..

    Ritvani, sot drejtor ne Ministri dhe dikur agjenti sekret ne radhet e studenteve te dhjetorit dhe me von ne PD i operativit te sigurimit Iljaz Cecos, burrit te Bules, paska shpetuar nga dallget.

    shekulli.
    -------------
    Guardia shpėton nga mbytja Peshkėpinė.
    Skafi turistik me tė cilin lundronte rimorkiohet nė Radhimė
    Ritvan Peshkėpia, 5 orė luftė me dallgėt

    DURRĖS - Ka shpėtuar pėr mrekulli jeta e ish- deputetit tė partisė "Aleanca Demokratike" Ritvan Peshkėpia, i cili me njė skaf turistik shėtiste nė bregdetin e Adriatikut. Sipas burimeve tė "Guardia di Financės" nė portin detar tė Durrėsit skafi turistik i drejtuar nga Ritvan Peshkėpia ka qenė nė rrezik mbytjeje, pasi ėshtė ndodhur befasisht nė kushtet e njė deti me forcė 4 ballė pėr shkak tė njė fortunali. Po sipas kėtij burimi, mjeti lundrues me tė cilin lundronte Peshkėpia nuk ka pasur ndonjė avari nė motor. Ka qenė ora 02:00 e ditės sė djeshme kur forcat e Guardia di Financės janė njoftuar nga policia shqiptare pėr rrezikun qė i kanosej njė skafi turistik, me njė motor tė fuqishėm, me tė cilin lundronte funksionari i lartė i PAD-sė. Kaq ėshtė dashur dhe Guardia di Financa ka dėrguar me shpejtėsi nė vendngjarje 2 motovedeta, tė cilat nė njė kohė rekord janė afruar nė zonėn ku skafi rrezikohej seriozisht, pranė bregdetit ku derdhet lumi Seman. Operacioni i shpėtimit ka qenė shumė i vėshtirė, pėr vetė forcėn e dallgėve, erėn dhe situatėn delikate tė pozicionimit tė skafit turistik tė drejtuar nga Ritvan Peshkėpia, i cili lėkundej si njė kuti shkrepse nė dallgėt e Adriatikut, thanė pėr gazetėn burime tė misionit tė instaluar nė portin e Durrėsit. Operacioni i shpėtimit, i pėrqendruar vetėm 1 milje larg derdhjes sė lumit Seman, ka vazhduar pėr 5 orė, derisa gjithēka ka pėrfunduar me sukses. Sipas ushtarakėve tė Guardia di Financės, operacioni i shpėtimit ka qenė i njė shkalle tė vėshtirė dhe tepėr delikat. Motovedetat e patrullimit kanė mundur tė shpėtojnė Peshkėpinė, ndėrsa skafin me njė gjatėsi prej rreth 4.6 m e kanė imbarkuar nė drejtim tė portit tė Radhimės. I shpėtuari Ritvan Peshkėpia i ka shprehur mirėnjohjen forcave tė Guardia di Financės, ndėrkohė qė konfirmohet se ish- deputeti i partisė Aleanca Demokratike, nuk ka pėsuar asnjė lloj dėmtimi dhe ka shpėtuar pėr mrekulli nga rreziku i mbytjes, pas njė udhėtimi turistik, i cili pėr pak u kthye nė tragjedi. Rasti mė i fundit evidentohet ndėr tė rrallėt nė llojin e tij, ndėrkohė qė janė me qindra aksidentet e skafeve apo gomoneve tė trafikut klandestin, njė pjesė e tė cilave kanė pėrfunduar me humbje jetėsh njerėzore.
    Ll.Kallēo

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Shanon,
    respektet e mija moj bijė, dhe tė uroj suksese nė artin e gazetarisė!
    Shqipėria pėrveē bandave tė tjera kanoset dhe nga banda e gazetarėve tė kuq!
    Agimi

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    aventurat e R 007

    Gaz.shqip.
    ----------
    Deri rreth orės 01.30 ai ka qėndruar nė pritje tė motovedetave tė Guardia di Finanzia, tė cilat e kanė marrė dhe e kanė sjellė nė brigjet vlonjate
    Njė mori telefonatash janė lėshuar nga celulari i Ritvan Peshkėpisė, drejt tė gjithė miqve tė tij dhe kryesisht drejtuesve tė rendit

    Vlore/ Shoqėrohet nė polici: M'u prish motori i gomones. Nga Durrėsi pėrfundon nė Zvėrnec

    Misteri nė det i Ritvan Peshkėpisė
    Politikani kėrkon ndihmė, e shpėton Guardia


    --------------------------------------------------------------------------------

    VLORE

    Njė aventurė e mistershme ka shoqėruar pasditen e sė mėrkurės Ritvan Peshkėpinė. I nisur nga Durrėsi, ai ėshtė gjetur i vetėm nė det tė hapur, me njė gomone tė vogėl. Sipas tij njė defekt nė motorrė, ka bėrė qė ish-aleancisti tė ngelet nė mes tė detit, nė afėrsi tė Zvėrnecit.

    Deri rreth orės 01.30 ai ka qėndruar nė pritje tė motovedetave tė Guardia di Finanzia, tė cilat e kanė marrė dhe e kanė sjellė nė brigjet vlonjate. Pasi i ėshtė dorėzuar policisė, ai ka rrėfyer dhe tė gjithė aventurėn, e cila nuk ka kaluar pa u lakuar me hije tė dyshimta nga ana e organeve tė rendit, pėr vetė itinerarin tepėr tė stėrgjatė qė Peshkėpia kishte ndėrmarrė.

    Ka vepruar njėlloj si skafistėt kur ngelin nė pikė tė hallit. Njė mori telefonatash janė lėshuar nga celulari i Ritvan Peshkėpisė, drejt tė gjithė miqve tė tij dhe kryesisht drejtuesve tė rendit.

    Ka qenė njė fat i madh qė ai nuk e ka lėnė celularin nė breg, pasi nuk dihej dhe si do tė pėrfundonte shėtitja qė ai kishte ndėrmarrė nga brigjet e Durrėsit. Siē ka deklaruar nė Komisariatin e policisė sė Vlorės, ku dhe ka rrėfyer nė detaje ngjarjen e ndodhur, Peshkėpia, ėshtė nisur nga brigjet e Durrėsit me njė gomone plastike, tė vogėl, me njė motorr me fuqi motorike 40 kuaj fuqi dhe ka dalė nė det tė hapur pėr tė shėtitur. Sipas tij nisja ėshtė bėrė rreth orės 18.30 dhe duket se ka vazhduar pėr njė kohė tė gjatė, aq sa i ėshtė afruar grykėderdhjes sė Semanit, pranė Fierit. Njė shtėtitje kaq e gjatė, me njė gomone tė kėtyre pėrmasave, i ka bėrė mjaft pėrshtypje organeve tė rendit, tė cilat nuk kanė nguruar ta pyesin direkt, por pa arritur tė zbardhin ndonjė gjė mė shumė veē versionit tė servirur fillimisht. Pikėrisht nė afėrsi tė kėtij vendi, motorrėt e gomones qė Peshkėpia drejtonte, kanė pushuar sė funksionuari. Hutimi i Peshkėpisė nė ato momente ka qenė mjaft i madh dhe gomonia ka filluar tė lundrojė e shtyrė nga erėrat detare, atė pasdite deti ka qenė mjaft i egėrsuar rreth 7 ballė, duke e shtyrė akoma mė shumė nė det tė hapur. Ngadalė dielli ėshtė zhdukur krejtėsisht dhe nata ka zėnė vend, duke pushtuar dhe detin, i cili dukej se nuk i ka lėnė asnjė mundėsi shpėtimi Peshkėpisė. Atėherė ai ka nisur telefonatat e njėpasnjėshme nė drejtim tė gjithė atyre qė njihte, kryesisht nė strukturat e rendit. Nga ana e kėtyre tė fundit, interesimi ka qenė i menjėhershėm. Janė lajmėruar menjėherė tė gjitha strukturat e Guardia di Finanzia, qė veprojnė nė Durrės e Vlorė dhe kanė nisur kėrkimet. Vetėm rreth orės 01.30, duke u gdhirė dita e enjte, ėshtė bėrė e mundur evidentimi i gomones, nė tė cilėn ndodhej i vetėm Peshkėpia. Pas marrjes nė pyetje tė policisė, ku dhe ka treguar ngjarjen e mėsipėrme, ai ka treguar dhe njė patentė, e cila i lejonte tė drejtonte mjete tė kėsaj natyre.
    ------------------

    Telefonata "sos" nė polici: "Po mbytem me gjithė familjen"


    --------------------------------------------------------------------------------

    VLORE

    Njė tjetėr element qė ka bėrė policinė tė dyshojė nė lidhje me udhėtimin qė kishte ndėrmarrė Peshkėpia, ka qenė vetė deklarata nė telefon qė Peshkėpia i ka bėrė organeve tė rendit. "Ju lutem mė shpėtoni. Po mbytem bashkė me familjen!" Por kur forcat e Guardia di Finanzia kanė zbuluar vendndodhjen e tij, e kanė gjetur Peshkėpinė tė vetėm nė gomone. "Po familjen ku e ke", ėshtė pyetja direkte me tė cilėn ėshtė pėrballur Peshkėpia nė momentet kur ėshtė takuar me shpėtimtarėt e tij. "Kisha frikė tė thoja se jam i vetėm, pasi pas incidentit me Bilbil Memėn, mendoja se nuk do mė ndihmonit mė", i ėshtė pėrgjigjur ai punonjėsve tė rendit, duke i kujtuar kėrkesėn pėr dorėheqjen e Memės, pas rrahjes nga bodigardėt e Cekės.

    ----------
    Incidentet "Peshkėpia"

    Pasaporta, makina e rrahja tek "Dajti"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Politikanin e PAD-it e kanė shoqėruar jo pak incidente nė vitet e fundit. Mė pak se katėr vjet mė parė, nė vitin 1998, Antimafia Italiane ėshtė befasur kur njėri nga tė arrestuarit e shumtė me kombėsi shqiptare mbante njė pasaportė diplomatike me emrin "Ridvan Peshkėpia". Skandali mori dhenė dhe disa ekpie tė Prokurorisė Italiane vizituan disa herė Shqipėrinė pėr tė qartėsuar pozicionin e Ridvan Peshkėpisė. Madje ky i fundit ėshtė pyetur nga prokurorėt italianė dhe ka sqaruar pozicionin e tij nė kėtė histori. Peshkėpia ka deklaruar atėherė se pasaporta i kishte humbur, dhe pėr kėtė kishte informuar edhe autoritetet policore. Madje kishte bėrė edhe denoncimin pėrkatės, pėr bllokimin e pasaportės. Por "gojėt e liga" kėmbėngulnin se ka qenė vetė Peshkėpia qė e ka shitur pasaportėn, e cila mė pas ėshtė pėrdorur nga njė trafikant, anėtarė i njė grupi shumė tė fuqishėm mafioz.Por nė fund tė janarit tė kėtij viti Ridvan Peshkėpisė i ka ndodhur njė tjetėr incident nė veri tė Shqipėrisė, nė Tropojė. Ndėrsa ishte duke inspektuar atė zonė pėr tė forcuar strukturat e partisė, Riza Malaj, njė i kėrkuar nga policia "ka rėnė nė sevda" me fuoristradėn e bardhė qė kishte politikani Peshkėpia. Pa bėrė shumė debat e rezistencė, Peshkėpia ka dorėzuar makinėn e tij luksoze nė dorėn e Malajt dhe nė kryeqytet ėshtė kthyer me furgonėt e linjės. Ndėrsa Malaj i ka treguar edhe mėnurėn se do ta merrte makinėn. Por incidenti me tragjik, sigurisht sepse ishte nėn syrin e kameramanėve, ishte ai te hotel "Dajti", rreth dy muaj mė parė. Nė konflikt me presidentin Neritan Ceka ai grindet edhe nė kėtė mbledhje. Ceka i kėrkon qė tė dalė jashtė sallės, por ai bėn rezistencė. Nė kėtė moment Ceka urdhėron dy truprojat e tij pėr ta nxjerrė jashtė. Ai bėn rezistencė edhe kur rojet e kapin pėr krahėsh pėr ta nxjerrė jashtė sallės. Nė kėtė moment njėri prej tyre (mė pas tė dy) e qėllojnė me grushta e shkelma nė fytyrė. Njė ditė mė pas ai deklaroi se do tė largohej nga Shqipėria dhe akuzoi rėndė krerėt e policisė sė shtetit si tė pėrfshirė nė incidentin.

    ---------------------

    Ja pra agjentet e rendesishem nuk lihen ne balte. Celularet e tyre i kane numrat e shefave madhore te policise.

    E ku je Ritvan Peshkepia, agjent qe 15 vjec i sigurimit.



    Kliko per te printua

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  2. Kostoja e pushtetit pa pushtet !!!
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 11:25
  3. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  4. Berisha: Vizita e parė si kryeministėr do jetė nė Greqi
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 02-08-2005, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •