gazeta KJ

-----
Nje Liber i ri shkruar nga inxhinieri i mirenjohur i Naftes Petraq Xhaēka.

-

Kalvari i nje Intelektuali - Petraq Xhacka


“Kurrė nuk kisha ėndėrruar tė mė vinte njė ēast qė tė shfaqja heroizmin tim. Nė botė rrojnė miliona, miliona dhe miliarda, qė nuk janė heronj dhe askush nuk ua kėrkon tė bėhen tė tillė. A nuk mund tė kisha tė drejtė dhe unė tė mos isha i tillė? A nuk ka njeriu tė drejtė t’i kėrkojė qiellit dhe Zotit tė mos e verė nė njė provė kaq tė egėr, ku kėrkohet tė jesh ose hero ose frikacak i poshtėruar? “ (Faqe 238)

Botim i Shtepise Botuse "VATRA", Tirane 2004



Kanė thėnė mbi librin :

Kush ėshtė Petraq Xhaēka?

Autori i kėtij libri Doktori i Shkencave Gjeologjike Petraq Xhaēka ėshtė lindur nė Tiranė mė 14 prill 1932, ku kreu edhe shkollėn e mesme. Eshtė i biri i Vasil Xhaēkės, themelues i letersise shqiptare pėr fėmijė. Studimet e larta i kreu nė Institutin e Naftės " Gubkin" tė Moskės, nė vitin 1959 dhe i pėrfundoi ato me diplomė tė shkėlqyer.

Gjate periudhes 1960 deri ne vitin 1983, Petraq Xhacka ka patur drejtim teknik, kryesisht ne sherbimin gjeologjik te naftes e te gazit. Per kete rol te rendesishem,perpara se te perfshihej nga shtrengata e spastrimeve leniniste te diktatures komuniste te Shqiperise, eshte nderuar dy here me cmimin e Republikes dhe me shume Urdhera dhe Medalje te Larta

Ka botuar dy libra, tekste te Universitetit per fushen e gjeologjise dhe te naftes. Ka qene perfaqesues shkencor ne delegacione, simpoziume e kongrese nderkombetare per naften si ne Kine,France, Greqi,Jugosllavi,Itali, Irak etj.

Denohet me burgim ne vitin 1986 " si sabotator" ne sektorin e naftes. Ne vitin 1992, me kerkese te tij dhe te Ing Enriko Veizit, Gjykata e Larte e rishikoi procesin dhe ju dha pafajesine e plote.

Qe nga viti 1992 jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Megjithe semundjen e rende qe po kalon, shkroi kete liber qe hedh drite mbi ate qe shqiptaret e njohin si " goditja e grupeve sabotatore ne ekonomine e naftes".



Kanė thėnė pėr librin:

Ashtu si kish ndodhur dhe me gjithė tė burgosurit e tjerė, thirrjet e tij se qe i pafajshėm, klithmat e tij nėn tortura u shuan me drithėrima jehone nė faqet e mureve tė burgut. Si nė rastin e Sozhelnicinit, fjalėt e tij do tė vijnė tek publiku vetėm mė pas, tė shtypura nė faqet libri. Zėri i tij do tė jetė njėri nga ata tė viktimave tė panumurta tė komunizmit shqiptar, por me sa di unė ėshtė i pari zė i dikujt qė e besoi me shpirt komunizmin e ndoqi kushtrimin e tij nė luftė, e pėr t’u bėrė pastaj njė viktimė e pėrgjakur pa kurrėfarė faji.

Genc Kortsha

---------------------------------------------------

unė e shoh librin si njė dėshmi me vlera informative, analitike dhe me nje bukuri te rrallė artistike. Nė tė autori, arrin tė shpjegojė me logjikė tė pėrsosur, pėrsetė e shumta tė atij fenomeni social e politik. Libri ka njė forcė pėrgjithėsuese pa humbur pėr asnjė ēast vlerėn e kujtimeve individuale qė e bėn pėrjetimin bindės, e bėn tregimin tė rrjedhshėm dhe librin mjaft atraktiv. Hera herės nė libėr hasen paragrafė meditimesh qė tė kujtojnė mjeshtrat qė kanė marrė si objekt studimi pasionin diktatorial tė mposhtjes tė karaktereve njerėzorė, siē ėshtė kryevepra e Sozhelnitcinit “Arqipelagu Gulag” e fokusuar mbi tė njėjtėn temė.

“Kurrė nuk kisha ėndėrruar” – shkruan autori Xhaēka, “ tė mė vinte njė ēast qė tė shfaqja heroizmin tim. Nė botė rrojnė miliona, miliona dhe miliarda, qė nuk janė heronj dhe askush nuk ua kėrkon tė bėhen tė tillė. A nuk mund tė kisha tė drejtė dhe unė tė mos isha i tillė? A nuk ka njeriu tė drejtė t’i kėrkojė qiellit dhe Zotit tė mos e verė nė njė provė kaq tė egėr, ku kėrkohet tė jesh ose hero ose frikacak i poshtėruar? “ (Faqe 238) Kėto rradhė pėrfaqėsojnė mė sė miri pozicionin etik tė autorit tė librit qė kemi nė dorė. Pėr asnjė cast ai nuk ka hedhur mbi supe pelerinėn e heroit dhe ėshtė mjaftuar vetėm me penėn e dėshmitarit. Pra nė libėr nuk ėshtė objekt vetja por mekanizmi represiv i pikturuar me njė aftėsi dinjitoze.

Autori Petraq Xhaēka nuk ėshtė shkrimtar profesionist dhe ky ėshtė libri i parė qė shkruan. Por kėtė ai e ka bėrė edhe me mjeshtėri letrare tė pėrsosur, pasi jeta nė tė ėshtė reale, situatat janė tė njė vėrtetėsie lakuriqe dhe karakteret qė shfaqen aty kėtu, kryesisht figura tė njohura tė elitės shtetėrore dhe partiake, janė vizatuar me besnikėri. Ndaj pikėrisht mungesa e profesionalizmit, paradoksalisht, i jep vlera kėtij librit qė ėshtė fund e krye njė dėshmi autentike nė situata tronditėse.

Jam i mendimit se pėrkthimi i librit “Kalvari i njė Intelektuali” nė gjuhėn engleze do tė jetė me shumė vlera, si pėr njohjen e mėtejshme tė botės komuniste ashtu edhe njė vepėr e bukur mė tepėr nė raftet e lexuesit amerikan. I pėrkthyer, libri do tė jetė ndėrkohė njė shpėrblim moral i merituar pėr kėtė reporter tė dėrguar forcėrisht, nė rrethin mė tė vėshtirė tė ferrit stalinian shqiptar.

Pellumb Kulla,

(nga rekomandimi pėr pėrkthimin e librit nė anglisht)

-------------------------------------------

Xhaēka, intelektual plot finesė, i mėsuar nė lindje, por me gen dhe psikologji perėndimore, ndoqi fėmijėt e tij nė ShBA. Kjo zgjedhje pas torturave tė hetuesisė, vuajtjeve nė qelitė e burgjeve dhe kampet e punės, njė liman i qetė pas njė lundrimi nėpėr dallėgė pėrmbytėse, ėshtė mirėkuptuar.

Por ajo qė ėshtė mė e mirėpritura prej tij ėshtė pikėrisht ky libėr, njė dėshmi mė shumė pėr punėn dhe dhunėn e njė kohe qė vazhdon tė na mbetet nėpėr kėmbė.

Teodor Laēo