Në kërkim të hebrenjve të vjetër të Sarandës
--------------------------------------------------------------------------------
Arkeologë shqiptarë e izrealitë nga universiteti i Jeruzalemit kanë nisur përgatitjen e një projekti të ri gërmimesh në bazilikatën e Sarandës antike, siç quhet ndryshe Onhezmit. Gjurmët e kulturës hebraike në këtë zonë janë gjetur vitin e kaluar në bazilikatën e qytetit antik. Ndërkohë projekti i ri është duke u shqyrtuar nga ana e drejtorisë së sektorit arkeologjik me qendër në Butrint. Drejtuesit e kësaj qendre shprehen se zbulimet e rastësishme të objekteve të kulturës hebraike në këtë zonë janë bërë pjesë e një projekti të ri e të dejatuar gërmi-mesh. Elementi i gjetur ishte një stemë hebraike në gurët e mureve të bazilikatës së vjetër të Sarandës antike (Onhezmit). Ky fakt ka nxitur arkeologët izrealitë që të nisin në bashkëpunim me arkeologët shqiptarë një seri gërmimesh për të nxjerë në pah elemente të tjera të kulturës hebraike në Sarandë, kulturë që mesa duket i përket një komuniteti hebraik që ka jetuar në këtë zonë në antikitet. Prania e komuniteteve hebraike në Shqipëri është vënë re në periudha shumë më të vonshme. Zbulimi i stemës hebraike në bazilikatën e Sarandës është një fakt interesant për antikitetin shqiptar. Prania e objekteve hebraike në monumentet e antikitetit në Shqipëri solli në Shqipëri arkeologët izrealitë. Shumë të interesuar ata janë duke punuar për të zbuluar elemente të tjera në lashtësinë e Sarandës antike që i përkasin komuniteteve hebraike që kanë jetuar në këtë zonë.
Gërmime, jo vetëm izrealitët
Një numër i konsiderueshëm arkeologësh të huaj janë duke kryer gërmime në Shqipëri në kërkim të elementeve të antikitetit shqiptar. Austriakët, italianë, francezë, izrealitë apo edhe amerikanë kanë ngritur kampet e në bashkëpunim me arkeologët shqiptarë janë duke kërkuar elementët e antikitetit në Finiq, Lezhë, Sovjan apo edhe në bazilikatën e Sarandës.
Krijoni Kontakt