ky shkrimi ke gazeta shqiptare.


Hekuran Isai tregon pėr situatėn kur nė Tiranė u rrėzua miti i komunizmit shqiptar. Pabesia e papritur e Ramiz Alisė pėr Hekuran Isain, pėrballė presionit tė enveristėve tė Ministrisė sė Brendshme

Urdhėrat e Ramiz Alisė kur po rrėzohej busti i Enverit


--------------------------------------------------------------------------------

Fatos Veliu

Ish-ministri i fundit i shtetit komunist, Hekuran Isai, gjatė intervistės ekskluzive dhėnė pėr "Gazetėn Shqiptare", tregon tė fshehtat dhe peripecitė qė e kanė shoqėruar atė nė periudhėn qė ka drejtuar dikasterin blu, nė njė kohė kur ishin pushkatuar nga diktatura tė gjithė paraardhėsit e tij nė atė post. Nė intervistat e kaluara, lexuesi ynė ka mėsuar nga rrėfimet e 70-vjeēarit Isai se cila ishte situata nė Shqipėri nė vitin 1982, kur ai mori detyrėn specifike pėr tė drejtuar dikasterin mė tė rėndėsishėm tė shtetit tė diktaturės. Pse pikėrisht Enver Hoxha zgjodhi Hekuran Isain nė atė post. Ēfarė mendoi ai kur u ul pėr herė tė parė nė kolltukun e ministrit, kur i ishin pushkatuar tė gjithė paraardhėsit. Situata e vėshtirė qė ndeshi qė nė ditėt e para tė punės, kur vėrejti abuzimin qė bėhej me njerėzit pėr shkak tė papėrgjegjshmėrisė sė bashkėpunėtorėve. Konstatimi i disa rasteve nga vetė Isai kur bashkėpunėtorėt kishin bėrė viktima jo pak njerėz tė pafajshėm pėr shkak tė informacioneve tė rreme tė tyre. Masat qė mori Hekuran Isai kur dha urdhrin pėr tė survejuar vetė bashkėpunėtorėt. Episodet e tij me fenomenin gangrenė tė komunizmit, internim-dėbimet. Si bėheshin ato dhe pėrgjegjėsia e njerėzve tė veēantė nė acarimin artificial tė luftės sė klasave. Historia tragjike e internimit tė 5 familjeve tė Vermoshit dhe gjendja e acaruar e fshatarėve, tė cilėt i kėrkuan qeverisė anulimin e internimeve tė kryera. Ai tregon ndėrkohė pėr torturat qė bėheshin me tė ndaluarit nė burgjet e atėhershme dhe masat e marra nga Isai pėr tė minimizuar atė situatė ekstreme qė ishte trashėguar prej kohėsh nė Ministrinė e Brendshme. Ēfarė i ndodhi drejtorit tė Drejtorisė sė Hetimeve dhe ekzemplarit tė veēantė tė torturuesve, Nevzat Haznedarit, etj. Ndėrsa nė numrin e sotėm do tė lexoni pėr ngjarjet e mėdha qė ndodhėn nė Shqipėri nė periudhėn e rrėzimit tė mitit tė komunizmit shqiptar, monumentit tė Enver Hoxhės. Ēfarė ndodhte nė Ministrinė e Brendshme tė drejtuar nga Hekuran Isai kur dhjetėra njerėz tė ideve konservatore dhe nostalgjikė tė sistemit kėrkonin tė veprohej me armė mbi turmėn e ekzaltuar qė po pėrdhoste monumentin nė shesh. Bisedat e zhvilluara me Ramiz Alinė nė ato momente dhe si degjeneroi situata nė dikaster kur u kėrkua tė jepte llogari Ramiz Alia. Pėrgjigjet e Alisė qė lanė me gojė hapur Isain, pėr mėnyrėn si e shkarkonte pėrgjegjėsinė duke ngarkuar pa kurrfarė ndrojtjeje me faj vartėsit e tij. Si dhe shumė episode tė tjera tė atyre ditėve tė pashlyeshme nga mendjet e shqiptarėve, tė cilat do t'i lexoni pikėrisht nė intervistėn e mėposhtme tė zotit Isai, i cili tashmė i ka kaluar tė 70 vjetėt.
(Vijon nga numri i kaluar )


Shoku Hekuran? Mund tė na i pėrshkruani se ēfarė ndodhte nė Ministrinė e Brendshme dhe nė gjithė nomeklaturėn e lartė ndėrsa nė sheshin "Skėnderbej" po pėrdhosej monumenti i Enver Hoxhės?
Ajo ka qenė me tė vėrtetė njė ditė e vėshtirė jo vetėm pėr mua, por pėr gjithė shqiptarėt. Duhet tė mė kuptoni qė nuk ėshtė fjala se po rrėzohej busti nė mes tė Tiranės, se ai hiqej dhe vihej njė mijė herė po tė doje, por qė atė ditė mė shumė se kurrė dy forcat politike shqiptare kanė qenė mė afėr se kurrė pėrplasjes dhe gjakderdhjes. Irritimi dhe entuziazmi doli mbi arsyen. Turmat i rrėmbeu optimizmi dhe nuk dinin mė se ēfarė bėnin, por vetėm vėrshonin duke thėrritur. Por mos harro, i nderuar gazetar, se ishim ne ata qė u krijonim ato kushte qė ata mund tė shprehnin irritimin ndaj shtetit tė vjetėr komunist dhe solidarizimin e jashtėzakonshėm ndėrmjet tyre.

Si mund ta kuptojmė kėtė?
Ta shpjegon lala ty. Atė ditė, si nė Tiranė dhe nė shumė rrethe tė tjera, kishte njerėz me bindje tė forta komuniste qė dhe ata kishin humbur arsyen dhe donin tė mbronin Enver Hoxhėn me ēfarėdo mjeti. Kėto forca ne mundėm t'i mbanim me shumė vėshtirėsi, por mė pas u kthyem nė objekt tė ekstremizmave tė tyre, sepse ata na kėrkonin llogari qė kishim lejuar tė rrėzohej monumenti. Duhet tė dish qė ata kėrkonin tė mbrohej dhe me gjak dhe pėr atė gjė u fajėsuam ne qė nuk ishte derdhur gjak, boll tė kishim skulpturėn nė kėmbė. E di ti ē'do tė thoshte t'u rrėzoje mitin e tyre, Enver Hoxhėn, qindra e mijėra komunistėve qė e kishin pasur pėr 50 vjet idhull tė pazėvendėsueshėm. Situata ekstreme kishte degjeneruar nė atė pikė, saqė jo shumė, por vetėm gjysmė fjale tė thoshe ishin gati pėr t'u hedhur nė sulm se ēfarė ishin nė gjendje tė bėnin? Mirėpo sikur tė derdhej fare pak gjak nga i cilėsdo forcė qė tė ishte, ēfarė do tė ndodhte nga tė dy palėt?!

Mund tė na i pėrshkruani mė hollėsisht?
Siē dihet nga tė gjithė, atėhere ka qenė data 20 shkurt 1991. Forcat tonė tė rendit ishin njoftuar qė njė ditė mė parė pėr njė miting qė do tė mbahej nga forca e re politike e porsakrijuar, qė ishte Partia Demokratike, e shoqėruar kjo dhe nga studentėt e universitetit. Mitingu do tė mbahej nė orėn 10. 00 nė sheshin mes konvikteve tė universitetit, qė mė pas e mori emrin "Demokracia". Mirėpo atė ditė, kur akoma nuk kishte shkuar ora e pėrcaktuar pėr miting, mė njoftojnė vartėsit e strukturave pėrkatėse tė ministrisė se nė shesh po bėhej nami. Numri i njerėzve ishte mbi 100 mijė veta. Mbase dhe ekzagjeroj pak, por gjithsesi e them me bindje se ai ishte grumbullimi mė i madh qė ishte parė ndonjėherė nė Tiranė, sa s'kish bėrė vaki as nė mitingjet e Enver Hoxhės.

Ē'menduat nė ato ēaste?
Mendova qė gjithė ai grupim kishte tė drejtėn tė zotėronte situatėn. Pra, tė gjithė ishin pėr tė luftuar dhe pėr tė rrėzuar pushtetin tonė komunist, prandaj, derisa arritėn tė grumbulloheshin kaq shumė, apo mė mirė tė themi qė ne kishim kaq kundėrshtarė, fitonin tė drejtėn e ligjshme qė ata kishin tė drejtė tė vepronin sipas programit tė tyre, duke dalė dhe jashtė kornizave tė lejuara.

Ju lejonte detyra juaj kushtetuese si ministėr i Brendshėm tė argumentonit nė kėtė mėnyrė?
Mitingu apo grumbullimi masiv i kaloi caqet e njė grumbullimi. Ai tashmė konsiderohej as mė shumė dhe as mė pak njė revolucion, pavarėsisht se brenda tij kishte njerėz tė ekzaltuar apo tė gėnjyer qė i merrte entuziazmi emocional i momentit. Pra, kishte me biografi tė mirė dhe tė keqe, siē i klasifikonim ne nė atė kohė, etj. , etj. Detyra ime dhe e tė gjithė shokėve nė ato momente ishte tė ruanim gjakderdhjen. Kam qenė pėrballė situatės mė kritike qė mund tė kisha kaluar ndonjėherė nė jetėn time. Erdhi momenti qė pas mė se dy orėsh solidarizim midis tyre dhe fyerjesh qė po i bėnin sistemit tonė dhe vetė Enver Hoxhės, turma, nėse do ta konsideronim tė tillė, tė merrte drejtimin pėr nga sheshi "Skėnderbej".

E menduat se mund tė rrėzonin monumentin e Enverit?
Edhe e mendonim, edhe nuk e mendonim. Ne kishim nxjerrė forcat tona nė tė gjitha drejtimet e duhura sipas skemės sė ruajtjes sė kryeqytetit. Vetėm dua tė them se nė atė situatė dhashė urdhėr tė prerė dhe kategorik, tė rreptė, qė tė mos kishte asnjė nga forcat tona tė policisė fishekė luftarakė. Gjithkush duhej tė kishte vetėm fishekė manovre.

Ju ishit i vendosur pėr tė mos qėlluar me armė?
Para gjithė asaj mase njerėzish qė po afrohej nė sheshin "Skėnderbej", isha betuar me veten time qė sa tė isha unė nė atė zyrė, nuk do tė derdhej pikė gjaku. Kur tė them kėtė, nuk ta them se jam njė triumfator apo kushedi se ēfarė, se unė nuk dua mė merita, boll kam marrė njė jetė, por qė jam duke tė shpjeguar njė tė vėrtetė. Nė kėtė pikė ka disa fakte qė tashmė dihen nga kushdo, madje dhe nga ata qė kanė qenė nė shesh nė ato orė tepėr tė nxehta kur mund tė luanin me jetėn e tyre. Fjala ėshtė pėr urdhrin qė tė shpjegova mė lart, qė u dhashė forcave tė policisė tė pėrhapura nė Tiranė, sidomos nė shesh, qė tė mos mbanin fishekė tė vėrtetė. Dhe kėshtu u bė. Tė gjithė kishin fishekė manovre. Mbanin nė gatishmėri vetėm skafandrat dhe shkopinjtė e gomės.

Po tė mbaheshin fishekė tė vėrtetė, do tė kishte guxuar turma t'i afrohej monumentit? A s'ishte detyra juaj ta mbronit me ēdo kusht?
Mund ta mendojmė pėr njė ēast se po tė merrte vesh turma qė ishin fishekė tė vėrtetė, nuk do tė rrėzonin bustin e Enverit dhe aq mė shumė qė ishte detyra jonė ligjore ta ruanim. Mirėpo, sa tė merrej vesh diēka e tillė, do tė vriteshin njerėz. A garantoheshe dot se nuk do tė qėllonte kush mbi njerėzit e paarmatosur? Dhe e di se ēfarė pasojash sillte po tė kishte qoftė dhe njė tė vdekur nė ato momente nė shesh? Por a mund ta zotėroje dot situatėn pas asaj qė mund tė ndodhte? Jo vetėm kaq, por unė kisha frikė dhe pėr qentė e kufirit se mos shqyenin ndonjė kalama apo dhe tė rritur, prandaj edhe pėr ata dhashė urdhėr qė tė mos u hiqnin nė asnjė mėnyrė kafazėt e gojės.

Nuk tė dukej se po i favorizoje disi ato forca qė atėherė pėrbėnin opozitėn?
Kėtė ma kanė thėnė shumė, madje dhe shokė tė mi nostalgjikė tė sistemit qė kaluam. Halli ishte se megjithėse pėrballė nesh ishte njė turmė e stėrmadhe, dhe sado tė irrituar tė ishin ata, u mungonin armėt. Ndėrsa ne qė kishim armė, municion, mund t'ua kundėrvinim? Kėtu ishte roli ynė drejtues qė tė ruanim njerėzit e ēfarėdo krahu.

Ju nuk e ndienit veten nostalgjik tė sistemit?
Po tė thoja tė kundėrtėn, do tė gėnjeja, por dhe qė tė vrisja njerėz pėr njė monument bronzi, kėtė s'isha i zoti ta bėja. Pastaj, po kuptohej qartė se gjithēka jona kishte marrė tatėpjetėn e pakthyeshme. Po qe se kėto forca nuk do tė triumfonin, ne mund t'ia bėnim dhe me flori Enverit, por qė do tė ishim dhe tė qetė, se nuk kishim vrarė njerėz.

Ēfarė forcash ēuat nė shesh?
Dhashė urdhėr qė reparti special 326, i cili ndodhej te burgu, tė dilte nė rajonet e mbrojtjes sė rrugėve kryesore tė kryeqytetit, por, siē tė thashė, vetėm me pajime personale, si shkopinj gome, skafandra etj. Tė gjithė kėta, veē forcave tė policisė, bėheshin deri nė 500 sampistė.

Ēfarė ndienit ndėrsa po rrėzohej monumenti?
Ishte pozicion i vėshtirė pėr ne kolegėt dhe bashkėpunėtorėt e Enver Hoxhės, qė e kishim parė, ndier dhe kishim marrė pėrgjegjėsitė nga ai. Nuk dua tė gėnjej, por pėr mua ishte njė situatė e vėshtirė. Mirėpo dhe njerėzit nė rrugė ishin popull, madje nga ata qė dikur na kishin duartrokitur. Ata kishin tė drejtė tė jetonin. Familjarėt e mi me lot nė sy merrnin herė pas here nga shtėpia dhe mė luteshin qė tė ruaja njerėzit qė ishin nė shesh, nuk duhej tė fillonte kasaphana? Fjala ishte se hapej situata nė tė dy krahėt.

Ēfarė pėrgjigjeje u jepnit familjarėve tuaj nė ato ēaste?
I garantoja se nuk do tė lejoja pikė gjaku tė derdhej nė atė shesh. Por ata kalonte pak kohė dhe, si evoluonte situata, merrnin sėrish herė njėri dhe herė tjetri, duke m'u lutur sėrish qė tė ruaja njerėzit, pasi shumė prej tyre i kishte marrė ēasti i entuziazmit. "Janė tė gjithė me familje, me prindėr dhe me fėmijė," mė thoshin. Unė sėrish i garantoja tė rrinin tė qetė.

Shoku Hekuran, mund tė mė flisni se ēfarė ndodhte me enveristėt qė ndodheshin mes forcave tuaja?
E ēfarė tė them, dihej qė ata kėrkonin nė ēdo ēast tė dilnin nė shesh.

Nė dikaster ishin kėta?
Ka pasur shumė kuadro kryesorė dhe nė ministri, si dhe shumė tė tjerė nė Degėn e Brendshme tė Tiranės, qė ndodheshin te Drejtoria e sotme e Policisė, tė cilėt kishin dalė te ura e Lanės krah Drejtorisė sė Policisė sė sotme dhe kėrkonin me insistim leje pėr tė vepruar me armė.

Sa veta kishin dalė te ura e Lanės?
Ishte njė grup oficerėsh prej jo mė pak se 15 vetash, tė pajisur me automatik dhe me municion. Nė momentin qė nė shesh po rrėzohej busti, ta shpjegova qė kishin dalė nga drejtoria e Tiranės dhe kėrkonin me insistim leje pėr tė mbrojtur jo bustin, por ata thoshin "pėr tė mbrojtur shokun Enver". Jo vetėm kaq, por mė vinin dhe mua si ministėr para pėrgjegjėsisė nė qoftė se nuk do tė mund ta mbroja. Ē'tė tė them mė shumė pėr ato momente tė tmerrshme, kur mbi mua po binte njė barrė aq e madhe, saqė nuk e kisha imagjinuar kurrė. Ishin momentet e kokave tė nxehta.

Pėrgjigjja juaj pėr kėto thirrje?
Ēfarė pėrgjigjeje mund t'u ktheja! Urdhri dihej, nuk duhej tė dilnin as nė shesh forcat tona me municion pėrballė njė turme tė paarmatosur. Nė kėtė moment qė po mė kėrkonin personat e drejtorisė sė Tiranės pėr tė qėlluar, monumenti ishte rrėzuar pėrtokė dhe tė gjithė njerėzit nė shesh po e pėrdhosnin duke e tėrhequr pas njė makine tip "IFA". Mirėpo, nė qoftė se do tė lejoje jo dhjetė e pesėmbėdhjetė veta me automatik, por vetėm njėrin prej tyre, ai ishte nė gjendje tė vriste dhjetėra njerėz. Se vetėm mbi monumentin qė hiqej zvarrė, ishin nja njėqind veta.

Sa protestues ishin nė shesh nė momentin e rrėzimit tė monumentit?
Duhet tė kenė qenė 70-80 mijė veta. Nuk ishin sa te sheshi kur kishin filluar mitingun, pasi gjatė rrugės pėr nė sheshin 'Skėnderbej" ishin distancuar shumė. Gjithsesi, sasia ishte e jashtėzakonshme.

Me Ramiz Alinė patėt kontakt?
Po, flisja nė telefon rregullisht. Por Ramizi nuk ėshtė tip qė drejton me kompetencė. Ai nuk tė pėrcakton gjė tė saktė dhe as tė jep urdhėr tė prerė. Ta lė dhe kėshtu dhe ashtu, duke e mbyllur ēdo gjė me njė " Shikoje vetė".

Ju lutem, mė konkret?
Siē ta shpjegova qė nė fillim, ne si organe tė shtetit ishim njoftuar qė njė ditė para, e kishim dhėnė leje pėr mitingun qė do tė organizohej nė sheshin nė krye tė konvikteve tė universitetit. Tė nesėrmen, kur mitingu mori pėrmasa tė mėdha, Ramiz Alia mblodhi urgjent Pleniumin e Komitetit Qendror tė Partisė ///dhe ndiqnin situatėn. Burimin e informacionit e merrnin nga unė, pasi kisha tė gjitha forcat e strukturave tė fshehta dhe ato tė ekspozuara nė ēdo cep tė Tiranės.

Kur e patėt kontaktin e parė me Ramizin, qoftė dhe me telefon?
Meqenėse ju kėrkoni sa mė shumė saktėsira, unė po ju them se takimin e parė me Ramizin e pata kur njerėzit ishin te sheshi i universitetit. Mė pas, kur turma mori drejtimin pėr nga sheshi "Skėnderbej", unė u lidha prapė dhe i thashė se rrezikohej monumenti. Ai mė tha si me mėdyshje qė "7-8 veta janė nuk janė kushedi se ēfarė qė tė trembeni". Mė pas, kur u rrėzua monumenti, e mora prapė dhe i thashė: "E rrėzuan, shoku Ramiz!"

Po ai, si u pėrgjigj nė atė moment kur monumenti ishte i shtrirė?
Shqiptoi vetėm fjalėt: "U rrėzua?! Do tė njoftoj shokėt e Komitetit Qendror".

A nuk mbanit pėrgjegjėsi ligjore ju si ministėr qė kishit lejuar rrėzimin e mitit tė komunizmit?
Problemet nuk janė kaq spėrfaqėsore. Nuk kishte shumė kohė qė nė stadin e reformave qė ishin marrė me iniciativat e Ramiz Alisė, si heqja e dėnimeve pėr ideologji dhe propagandė, mbledhjet e hapura tė Partisė etj., kishte dalė dhe ligji pėr mbrojtjen e monumenteve.

Ēfarė thoshte ai ligj?
Qė shkaktarėt e hedhjes apo dėmtimit tė monumentit i nėnshtroheshin dėnimit nga njė nė pesė vjet burg. Kėshtu qė unė isha brenda ligjit. Nuk duhej vrarė njeri.
Ėshtė e vėrtetė se pas rrėzimit tė monumentit, Ramiz Alia ėshtė thėrritur nga shumė ekstremistė tė aparatit tė ministrisė suaj pėr tė dhėnė llogari pėr situatėn e krijuar?
Unė, si u rrėzua monumenti, u pėrgatita tė shkoja nė sallėn e Komitetit Qendror, ku ishte mbledhur Pleniumi i tij, pėr tė marrė konsultimet e nevojshme. Pas rreth njė ore unė u ndodha pikėrisht aty, e tė gjithė i gjeta tė bėrė vrer pėr atė ēka kishte ndodhur nė shesh. Mirėpo, nė ato ēaste, nga Ministria e Brendshme na flasin disa oficerė qė nuk e mbanin dot irritimin dhe kėrkonin Ramiz Alinė nė ministri, se nė tė kundėrt nuk do ishte e lehtė tė pėrballohej situata. Menjėherė pas kėsaj Ramizi i shoqėruar nga unė u nis pėr nė Ministrinė e Brendshme. Tė gjithė ishin mbledhur nė sallėn e madhe. Sa hyri Ramizi, iu lėshuan shumė prej tyre me lloj-lloj pyetjesh, por qė tė gjitha kishin njė objekt: t'i kėrkonin llogari deri nė fund.

Si u pėrgjigj Ramizi?
Ramizi menjėherė si e ka zakon ma la mua nė derė dhe aty pėr aty tha: "Unė i kam dhėnė urdhėr ministrit tuaj, por ky nuk e ka zbatuar".

Reaguat ju?
U ēova dhe vendosa ta mbroja. Kėshtu qė thashė se ishte e vėrtetė qė kishte dhėnė urdhra, por isha unė ai qė nuk i kisha zbatuar etj. Madje mė mbrapa shumė prej tyre mė thanė se nuk bėra mirė qė e mbrojta. Ē'ta zgjasim, janė gjėra pa bereqet, "jo i thashė, e jo mė tha. "

Pas rrėzimit tė monumentit, pati reagime veē rastit tė Shkollės sė Bashkuar?
Kishte shumė veprime kundėrvėnieje nga forcat komuniste apo besnike tė sistemit, por qė ishin veprime sporadike. Pikanti dhe i rrezikshmi ishte ai i Shkollės sė Bashkuar. Ata donin tė merrnin monumentin e Enverit qė ishte nė shkollė dhe ta vendosnin nė vendin ku kishte qenė monumenti i parė. Nė atė moment mbaj mend se ishin shumė drejtues tė lartė tė Partisė Demokratike tė porsakrijuar qė mė flisnin me shqetėsim: "Jeni nė dijeni se ēfarė po ndodh nė Shkollėn e Bashkuar tė Oficerave? Studentėt duan tė sjellin monumentin e shkollės ta rivendosin nė qendėr".

Si u pėrgjigjeshit ju?
Tė bėjnė ēfarė tė duan. Ne nuk do tė qėllojmė asnjė. Ashtu si nuk ju qėlluam juve qė e hoqėt, ashtu dhe ata qė mund ta vėnė nuk do t'i qėllojmė. Tė gjithė janė njerėz dhe kanė tė drejtė tė shprehin vlerėsimet e tyre pėr figura tė veēanta. Vetėm se plumbin nuk do ta marrė askush.

Mė pas jeni futur nė burgjet e regjimit tė ri?
Tė ri e tė vjetėr. E vėrteta ėshtė se mė rrasėn nė qelitė qė kishim bėrė vetė. (Qesh).

Pse shpreheni dhe pėr regjimin e vjetėr?
Po nuk e di ti se pėr mua e Nexhmijen apo ndonjė tjetėr firmosi veē tė tjerash dhe Ramiz Alia, i cili ishte president, qė tė hynim brenda nė qeli!?

Ē'menduat kur u futėt nė qeli si i dėnuar, kur dikur kishit qenė ministėr?
Unė pata njė favor, qė ia di pėr nder Tanush Mulletit, drejtorit tė atėhershėm tė burgut, qė mė vuri nė njėrėn nga tre qelitė e mira qė ishin bėrė me iniciativėn time.

Ēfarė ishin kėto qeli?
Epo, thashė nė njė moment kur isha ministėr se shtet ishim dhe mund tė ndodhte tė arrestonim dhe shtetas tė huaj, prandaj duhej tė bėnim disa qeli me kushte disi ndryshe nga tė tjerat, qė ishin mysybet. Dhe kėshtu bėmė. Bėmė nja tre copė tė tilla qė ishin dhe me lavaman apo me kushte shumė mė tė mira se tė tjerat. Mirėpo nė njė nga ato unė hyra vetė.

E ē'menduat nė ato momente?
Tė them tė drejtėn, thosha me tė qeshur kur mė vinin pėr kontrolle qė si nuk kisha planifikuar dhe ca kushte mė tė mira, madje tė vendosja dhe kolltukė. Ku e dija unė atėherė qė po i bėja pėr vete.

Po pėr rregullat e burgut, ishit dakord?
(Qesh me tė madhe) Edhe pėr ato, do tė isha dakord patjetėr, se tė gjitha i kisha firmosur vetė. Ku e dija unė se do tė isha ndonjėherė i dėnuar. Kur u arrestova unė, ishin vitet e para qė PD- ja kishte marrė pushtetin dhe nuk kishte pasur mundėsi akoma tė bėnte ndryshimet nė rregulloret ekzistuese. Kėshtu qė po tė kishim pretendime jo vetėm unė, por tė gjithė anėtarėt e Byrosė u tregonin firmėn time duke u thėnė, " Ja, e ka firmosur vetė Hekurani…".

.......
Rroft qytetaria, poshte harbutet, xhambazet, kryeoxhakllaret.