Studimi i OBSH-sė e fut vendin tonė nė grupin B tė vendeve evropiane, nė tė cilat 13 mijė fėmijė 0-4 vjeē vdesin ēdo vit nga ajri i ndotur
Elda Spaho
Shqipėria bėn pjesė nė vendet evropiane me vdekshmėrinė mė tė lartė tė fėmijėve pėr shkak tė ndotjes sė mjedisit. Pohimi i frikshėm vjen nga njė studim i rėndėsishėm prezantuar nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, pėr kontinentin e Evropės, studim qė u paraqit si ndėr mė kryesorėt nė 5 ditėt e zhvillimit tė Konferencės sė katėrt ndėrministrore pėr mjedisin dhe shėndetėsinė, nė Budapest tė Hungarisė. Ky studim ėshtė i pari nė llojin e vet dhe tregon qartė me shifra atė qė deri tani shkencėtarėt, mjekėt dhe njerėzit thjesht e hamendėsonin: qė ndotja e mjedisit ka lidhje direkte me rastet e shtuara tė vdekjeve nga sėmundje tė ndryshme. Studimi ka tronditur qeveritė e 50 shteteve evropiane pjesėmarrėse nė konferencė, tė cilat tė premten e kaluar, nėnshkruan njė deklaratė ku planifikohen tė gjitha mėnyrat dhe hapat pėr ta pakėsuar rrezikun qė vjen nga keqtrajtimi i mjedisit.
***
Nė tė gjithė Evropėn, nė ēdo tre vdekje fėmijėsh deri nė moshėn 19 vjeē, njėra ndodh pėr shkak tė ndotjes sė mjedisit, ujit tė papastėr, plehrave, plagėve etj.. E thėnė shkurt dhe pa doreza, 6 milionė vjet tė shėndetshėm jete humben ēdo vit nga ndotja e mjedisit. Ky ka qenė njėri nga pėrfundimet e studimit shkencor, qė ka tronditur qindra pjesėmarrės nė konferencėn e Budapestit, motoja e sė cilės kėsaj here ishte E ardhmja pėr fėmijėt tanė. Nuk ka mė asnjė dyshim qė ndotja e mjedisit ėshtė pėrgjegjėsja e vetme pėr rastet e shtuara tė kancereve tė fėmijėve, alergjive dhe vdekjeve tė shtuara tė tyre nė Evropė pohuan shumė shkencėtarė dhe mjekė gjatė diskutimeve tė tyre.
Studimi i OBSH-sė e ndan Evropėn nė tre zona, sipas shkallės sė tyre tė ndotjes dhe vdekshmėrisė pėr shkak tė mjedisit jo tė pastėr. Nė Evropėn A bėjnė pjesė nė pėrgjithėsi vendet mė tė zhvilluara tė Evropės, tė cilėt kanė kohė qė i kushtojnė vėmendje krijimit tė zonave tė gjelbėrta dhe ligjeve tė forta tė mbrojtjes sė mjedisit si Anglia, Gjermania, Franca, Italia etj., por pėr fat tė keq, ato kanė rastet mė tė shumta tė vdekjeve tė adoleshentėve, pėr shkak tė aksidenteve rrugore. Nė Evropėn B, ku bėn pjesė edhe Shqipėria, futen vende qė kanė probleme tė mėdha me ndotjen e ajrit, si jashtė ashtu edhe brenda shtepisė si dhe me ujin e papastėr. Kurse nė Evropėn C, qė ėshtė edhe grupimi mė i vogėl, futen vende mesatarisht tė zhvilluara, qė problemin mė tė madh nė lidhje me mjedisin dhe vdekjet e fėmijėve, e kanė nga helmimet dhe mbytjet.
***
Mė shumė se 13 mijė vdekje nė vit, pėr fėmijėt e moshės 0-4 vjeē ndodhin nė Evropė vetėm pėr shkak tė ndotjeve nga ajri i rrugės, jashtė shtėpisė. Pjesėn dėrrmuese tė tyre e zėnė vdekjet nė vendet e Evropės B, ku bėn pjesė edhe Shqipėria. Nė kėto vende, 10 000 foshnje nga 0-4 vjeē ose 7.5% e tė gjitha vdekjeve pėr kėtė moshė, ndodhin pėr shkak tė ndotjes sė ajrit, thuhet nė studimin e OBSH-sė. Tre mijė vdekje tė tjera, po nė kėtė grupmoshė, ndodhin nė vendet e Evropės C dhe thuajse asnjė rast nė pėrqindje nuk shėnohet nė vendet mė tė zhvilluara tė Evropės, qė bėjnė pjesė nė grupin A.
Sipas shifrave zyrtare tė Ministrisė sonė tė Mjedisit, bėrė publike nga Shekulli, 8 muaj mė parė, Shqipėria ka ajrin mė tė ndotur nė Evropė dhe ēdo shqiptari qė banon nė Tiranė, i takon tė thithė rreth 50 kilogram pluhur nė vit. Vendin e dytė e zė rrethi i Elbasanit, i cili pluhuroset nga tre gjigantė industrialė: Darfo, Kurum dhe ECF. Por nė ministrinė shqiptare tė Shėndetėsisė dhe nė spitalet tona nuk gjenden shifra pėr pasojat e mjedisit mbi jetėn e njerėzve. Dyshimet janė tė mėdha, por deri tani nuk kanė dalė tė dhėna mbi vdekshmėrinė e njerėzve pėr shkak tė ndotjes, edhe pse ajri qė thithet nė Shqipėri ėshtė rreth 10 herė mė i ndotur se normat e lejuara evropiane.
Sėmundjet qė shkakton ai tek fėmijėt 0-19 vjeē, sipas studimit prezantuar nė Budapest janė infeksionet e rrugėve tė frymėmarrjes, astmės, lindjet e bebeve nėn peshė (pėr kėtė pati njė studim tė veēantė qė nxirrte se gratė shtazėna qė jetojnė nė zona tė ndotura kanė shumė herė mė tepėr mundėsi tė lindin fėmijė nė peshė shumė tė vogėl), dhe pėrkeqėsime tė mushkėrive.
Por Shqipėria renditet gjithsesi edhe nė listėn e vendeve me vdekshmėri mė tė lartė pėr shkak tė ajrit tė ndotur brenda shtėpisė, i cili shkakton astmė dhe infeksion tė trakesė. Gazi pėr ngrohje dhe gatim solucionet e shumta pėr tė larė e pastruar dyshemenė, djegia e plastmaseve dhe mjeteve plastike nga tė varfėrit pėr tu ngrohur kur nuk kanė dru apo energji, kėto janė vetėm disa nga shkaqet e ndotjes brenda shtėpisė qė dėrgojnė nė varr mė shumė se 10 mijė fėmijė tė moshės 0-4 vjeē, nė Evropė. Mė shumė se 90 % e kėtyre vdekjeve ndodhin nė vendet qė i kemi klasifikuar si Evropa B, nė tė cilat nė dy tė pestat e rasteve pėrdoren pėr gatim e ngrohje karburantet e forta, thuhet nė studim.
Specialistė tė ndryshėm shqiptarė kanė theksuar gjithmonė faktin se gazi qė importohet nga Shqipėria pėr tu pėrdorur nė shtėpi ėshtė pėrgjithėsisht i cilėsisė sė keqe, me erė tė rėndė, qė shkakton dhimbje tė forta koke. Pas studimit tė OBSh, mė e pakta qė mund tu thuhet prindėrve shqiptarė ėshtė ti mbajnė larg gazit fėmijėt dhe tė sigurohen qė tė blejnė bombula tė pėrshtatshme.
***
Lajme tė mira nuk vijnė as nga fronti i ujit tė pijshėm, ku shqiptarėt kanė sėrish shortin e dhimbshėm tė jetėve tė humbura. Evropa C, ku ėshtė klasifikuar Shqipėria, humb ēdo vit 11,000 fėmijė tė moshės 0-14 vjeē vetėm pėr shkak tė problemeve shėndetėsore qė lidhen me ujin e papastėr. Diarreja, nė tė gjitha llojet dhe format e saj, ėshtė rikthyer vrullshėm nė dhjetėra vende dhe nė Shqipėri, pikėrisht atėherė kur mendohje se vdekjet pėr shkak tė saj ishin vėnė nėn kontroll. Por shifrat janė tė pamėshirmeshme. Rreth 3.5 % e tė gjitha vdekjeve tė pėrvitshme tek fėmijėt 0-14 vjeē ndodhin vetėm pėr shkak tė ujit tė ndotur, papastėrtive dhe mungesės sė higjenės, thuhet nė studim.
Problemet e ujit tė pijshėm nė Shqipėri janė kthyer nė njė makth tė vėrtetė qysh prej vitesh. Tubacionet e vjetra tė ujėsjellėsave dhe urbanizimi i shpejtė i vendit kanė bėrė qė ndėrhyrjet dhe ēarjet nė rrjet tė shtohen shumė, duke ndotur rėndė ujin e pijshėm. Vetėm nė Tiranė, sipas statistikave tė Shoqatės shqiptare tė konsumatorėve ka 250 mijė kryqėzime tė ujėrave tė zeza me ato tė bardha. Por kryeqyteti nuk ėshtė i vetmi i rrezikuar sepse shifra tė ngjashme janė raportuar gjithandej. Rreth njė vit e gjysmė mė parė, qyteti i Laēit pėrjetoi njė epidemi verdhėze, pėr shkak tė papastėritsė sė ujit tė pijshėm. Dhjetėra fėmijė pėrfunduan nė spital.
Euro A
Austria
Belgjika
Britania e madhe
Kroacia
Republika Ēeke
Danimarka
Finlanda
Franca
Gjermania
Greqia
Islanda
Irlanda
Italia
Luksemburgu
Malta
Monako
Hollanda
Norvegjia
Portugalia
San Marino
Sllovenia
Spanja
Suedia
Zvicra
Euro B:
Shqipėria
Armenia
Azerbajxhani
Bosnja dhe Hercegovina
Bullgaria
Gjeorgjia
Kirgiztani
Polonia
Rumania
Serbia dhe Mali i Zi
Sllovakia
Taxhikistani
Maqedonia
Turqia
Turkmenistani
Uzbekistani
Euro C
Bjellorusia
Estonia
Hungaria
Kazakistani
Latonia
Moldavia
Federata Ruse
Ukraina
28/06/2004
shekulli
Krijoni Kontakt