PRES

U fik muzgu, u err nata,
Dhe unė rri…tė pres,
Bėj tė iki, s’mė le zemra,
Se mė mban njė shpresė.

Gdhiu dita, behu dielli,
Prapė mė lind njė shpresė,
Hėna lart ma bėn me sy
Mė josh qė ta pres…!

Ajo s’vjen …ditėt tėrhiqen,
Mezi, …me pėrtesė,
Sa mė shumė shpresėn humb,
Aq mė gjatė e pres…!

Nė s’ardhtė mė, nė s’ardhtė kurrė,
Prapė unė do ta pres…
Shtati epet, zemra jo,
Ngujuar nė shpresė!

Mbaron jeta prit e prit,
Unė vdes…dhe ti vdes.
Nė atė botė si shpagim
Pritje s’ka… as shpresė