Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Shqipja Standarde: ASHAK-u ngren komision rishikimi...

    Orientime tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės pėr ēėshtje tė shqipes standarde


    Prishtinė, 26 qershor - Akademia e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės ka ngritur njė Komision pėr ēėshtje tė shqipes standarde dhe ka lėshuar nė diskutim njė dokument tė quajtur "Orientime," i cili, siē thuhet, "do tė pėrcaktojė ndryshimet qė duhet tė pėsojė drejtshkrimi me qėllim tė thjeshtėsimit dhe begatimit nė drejtim tė kahjeve tė sotme tė shqipes standarde." Ky komision do tė shprehė sugjerimet e veta pėr ndryshimet e nevojshme dhe ato do t'ia paraqesė Komisionit tė pėrbashkėt. Nė vazhdim po e japim tė plotė tekstin e kėtij dokumenti tė ASHK-ut.

    - Nė Konferencėn Shkencore "Shqipja standarde dhe bota shqiptare sot," mbajtur nė Tiranė nė tridhjetėvjetorin e Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, ėshtė vendosur qė tė ngrihet njė komision i pėrbashkėt pėrfaqėsues, i cili do tė pėrcaktojė ndryshimet qė duhet tė pėsojė drejtshkrimi me qėllim tė thjeshtėsimit e tė begatimit nė drejtim tė kahjeve tė sotme zhvillimore tė shqipes standarde. Seksioni i Gjuhės e i Letėrsisė i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės e ka konsideruar pėr detyrė qė tė japė ndihmesėn e vet nė kėtė punė tė rėndėsishme dhe ka ngritur Komisionin pėr ēėshtje tė shqipes standarde, i cili do tė shprehė mendimet e sugjerimet e veta pėr ndryshimet e nevojshme e do t'ia paraqesė Komisionit tė pėrbashkėt. Komisioni pėr ēėshtje tė shqipes standarde i ASHAK-ut do tė organizojė edhe tryeza shkencore pėr kėtė qėllim, nė tė cilat do tė kenė rast tė shprehin mendimet e tyre edhe studiues tė tjerė. Komisioni pėr ēėshtje tė shqipes standarde nė mbledhjen e datės 7 qershor 2004 pėrcaktoi kėto:


    ORIENTIME

    Pėr punėn e Komisionit pėr ēėshtje tė shqipes standarde.

    Krijimi i shqipes standarde nė Kongresin e Drejtshkrimit mė 1972 ėshtė arritje e madhe e gjuhėsisė dhe e kulturės shqiptare. Ky akt u bė i mundur pas pėrpjekjeve tė pareshtura tė gjuhėtarėve dhe tė intelektualėve qė nga Rilindja Kombėtare, pas punės sė K. Kristoforidhit, tė Komisisė Letrare tė Shkodrės, tė Kongresit tė Lushnjės dhe tė konferencave e mbledhjeve gjuhėsore nė Shqipėri e nė Kosovė. Krijimi i gjuhės sė njėsuar tė gegėrishtes, siē ishte edhe ajo qė u pėrdor nė Kosovė, pėrballė toskėrishtes sė formuar mė herėt si e tillė, pėrshpejtoi proceset e normėzimit tė gjuhės sė pėrbashkėt shqipe. Konsulta gjuhėsore e Prishtinės mė 1968 u dha mbėshtetje tė rėndėsishme vendimeve qė do tė merrte mė vonė Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe.

    Kjo gjuhė e njėsuar shkrimore u pėrdor nė tė gjitha trevat e shqiptarėve dhe gjatė kėsaj periudhe mė se tridhjetėvjeēare kreu funksionin e saj shoqėror e kulturor me efekte integruese gjithėkombėtare dhe ngriti shkallėn e trajtimit tė kulturės shqiptare si tėrėsi tė pandarė. Ajo pati efekte tė rėndėsishme nė afrimin e varieteteve tė folura nė drejtim tė normave tė saj. "Gjuha e pėrbashkėt pėrcaktohet gjithmonė nga rrethanat jashtėgjuhėsore. Ajo i detyrohet shtrirjes sė forcės sė organizuar politike, ndikimit tė njė klase mbizotėruese apo epėrsisė sė njė literature; cilado qė tė jetė origjina qė i njihet, gjithmonė ka arsye politike, sociale a ekonomike qė ndikojnė pėr ta krijuar e pėr ta mbajtur - Rrethanat historike shprehin mbizotėrimin e gjuhės qė ėshtė marrė si bazė" (J.Vendryes). Ky pėrcaktim i pėrgjithshėm i arsyeve dhe i rrethanave tė krijimit tė gjuhėve tė standardizuara vlen edhe pėr krijimin e gjuhės sė njėsuar shqipe nė Kongresin e Drejtshkrimit mė 1972. Rrethanat politike e shoqėrore tė kohės nė Shqipėri nuk kishin si tė mos ndikonin nė pėrcaktimin e gjuhės sė pėrbashkėt dhe qė toskėrishtja e unifikuar tė bėhej bazė zotėruese e gjuhės standarde shqipe. Rrethanat shoqėrore e politike tė Kosovės mė 1968 mundėsuan qė Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės tė dilte me moton: "Njė popull - njė gjuhė" e ta pranonte tė zbatueshėm pa asnjė ndryshim Projektin e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe tė publikuar nė Tiranė mė 1967. Kėshtu, arsyet e pranimit tė gjuhės sė pėrbashkėt me kodifikim tė tillė ishin tė ndryshme; nė Tiranė - edhe nėn ndikimin e mekanizmave shtetėrorė, nė Prishtinė - nga kėrkesa e pėrgjithshme pėr integrim kombėtar, qė nė ato rrethana shoqėrore e politike pushteti i atėhershėm jugosllav nuk mund ta ndalonte, sė paku jo nė fushė tė njėsimit tė gjuhės, edhe pse kėtė nuk e dėshironte.

    Por, siē ėshtė thėnė nga studiuesit, krijimi i njė forme tė pėrbashkėt tė gjuhės, sado e pėrsosur qė tė jetė ajo, nuk ėshtė veēse njė moment nė histori tė njė gjuhe. Ajo shėnon njė kohė tė ndalur nė zhvillimin e gjuhės, kėshtu qė format e saj, duke qenė tė qėndrueshme, vijnė e ngurtėsohen dhe e humbin zhdėrvjelltėsinė natyrore tė jetės. Gjuha e pėrbashkėt nuk mund tė qėndrojė e flksuar po u desh qė ajo tė jetė vijmisht e pėrdorshme si e tillė. Le qė ajo edhe spontanisht, duke e zgjeruar pėrdorimin, huazon elemente tė varieteteve tė folura. Eshtė vlerėsuar se gjuha standarde "ėshtė gjuhė qė ka njė lloj baraspeshe vijimisht tė ndryshueshme midis fiksimit dhe evoluimit," por qė "ėshtė fatale nėse ajo u nėnshtrohet goditjeve tė rėnda dhe transformohet nė tė njėjtėn mėnyrė si varietetet e folura." Edhe Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe ka porositur qė "duke marrė parasysh ndryshimet qė pėson gjuha letrare gjatė zhvillimit tė saj si dhe ēėshtjet e reja qė nxjerr politika gjuhėsore, Rregullave tė drejtshkrimit t'u bėhen, nė tė ardhmen, kur tė jetė e nevojshme, pėrmirėsimet dhe plotėsimet e duhura." Kjo u tha edhe nė Konferencėn gjuhėsore qė u mbajt nė Tiranė nė tridhjetėvjetorin e Kongresit tė Drejtshkrimit.

    Ndryshimet politike e shoqėrore qė ndodhėn nė Shqipėri, nė Kosovė e nė trevat e tjera shqiptare bėnė tė mundur lidhjet e gjithanshme tė subjektit shqiptar nė tė gjitha nivelet dhe sollėn nė kontakt mė intensiv varietetet e folura, tė cilat nė gėrshetim do tė mund tė krijojnė hapėsira tė reja gjuhėsore. Nė dinamizmin e ri shoqėror e hapėsinor tė botės shqiptare standardi empirik nuk do tė mund tė mbetet i pandryshuar.

    Gjuha e pėrbashkėt shkrimore ėshtė nė relacion tė ndikimit reciprok me varietetet e folura tė saj, tė cilat, duke synuar respektimin e strukturės sė gjuhės sė shkrimit, sjellin elemente tė ndryshme shqiptimore e, lidhur me to, edhe ndonjė njėsi morfosintaksore, e cila me spontanitetin e zhdėrvjelltėsinė e saj mund tė kalojė nė pėrdorim tė pėrgjithshėm. Toskėrishtja, me prestigjin e bazės sė gjuhės sė pėrbashkėt, ushtron trysni efektive qė disa elemente tė saj tė shqiptimit, tė morfologjisė, tė sintaksės, tė leksikut etj, tė trajtohen me vlerė tė normės sė gjuhės sė standardizuar. Kjo lė pėrshtypjen pėr njė kthim te toskėrishtja nė realizimin e standardit dhe krijon efekte psikologjike pėr motivimin e refuzimeve mė tė gjera. Synimi i tillė mund tė ngrejė ndjenjėn "e pabarazisė subjektive gjuhėsore" qė pasqyrohet si pabarazi shoqėrore. Nga ana tjetėr, ėshtė vėrejtur se varieteti i toskėrishtes sė folur nuk ėshtė refuzues ndaj ndonjė elementi gjerėsisht tė pėrdorshėm nė komunikimet e niveleve tė ndryshme tė gegėrishtes. Varieteti gegė i shqiptimit tė gjuhės sė normuar del me variante prozodike, tė cilat bėjnė trysni pėr tė qėndruar a pėr tė hyrė nė normė. Krahas kėtyre, varieteti i gegėrishtes ka tendenca tė ndikojė qė tė hyjė nė pėrdorim tė pėrgjithshėm ndonjė element morfologjik, me funksione tė atilla sintaksore qė do t'i begatonte mundėsitė shprehėse e nuk do tė pėr bėnte shmangie tė painkuadrueshme nė normė. Nė procesin e evoluimit tė gjuhės standarde ėshtė reale tė pritet qė ndonjė element i tillė i varietetit gegė do tė sillet gradualisht nė nivel tė normės nėpėrmjet pėrdorimit nė funksion tė njė varianti tė lirė. Ndryshimet e tilla kanė mbėshtetje edhe nė kompromisin qė ekziston nė gjuhėn standarde me praninė e disa elementeve tė gegėrishtes sė njėsuar edhe pse nė pėrmasa tė reduktuara. Parimi i kompromisit dhe i kombinimit tė elementeve tė ndryshme strukturore me burim nga dy varietetet e mėparme letrare nė shqipen standarde, jo vetėm qė nuk kanė shkaktuar vėshtirėsi, por e kanė tegatuar standardin.

    Rrethanat e reja kėrkojnė nga gjuhėtarėt pėrgjigje tė shpejtė pėrmes njė politike gjuhėsore, e clla do tė synonte zgjerimin e aftėsive komunikuese, rritjen e fleksibilitetit tė normave tė standardit, ngritjen e shkallės sė pranueshmėrisė sė standardit, gjithė duke pėrpunuar mė tej tė arriturat e tri dekadave tė fundit e duke mos lejuar alternativa tė skajshme tė varieteteve tė folura. Rezultatet e kėsaj politike gjuhėsore do tė ndikonin qė tė shmangen pėr njė kohė tė gjatė zhvillimet e ndara nė tė gjitha kodet e gjuhės. Studiuesit e shqipes standarde do tė kenė pėr detyrė qė tė pėrcaktojnė prirjet e zhvillimit nė ndėrthurje tė varieteteve tė gjuhės sė folur mbi bazėn e gjuhės sė shkruar unike dhe tė mundėsisė sė saj qė tė pėrfshihen nė normė ato elemente qė ndihmojnė qė gjuha standarde tė fitojė gjithnjė nė spontanitet e t'i pasurojė mundėsitė e saj shprehėse.

    Planifikimet gjuhėsore janė pjesė e planiflkimeve mė tė gjera, tė modernizimit, tė integrimeve kombėtare, politike, kulturore, ekonomike etj. Komisioni pėr ēėshtje tė shqipes standarde, i ngritur nga ASHAK-u, do tė planifikojė trajtimin e ēėshtjeve konkrete tė normės nė drejtim tė ngritjes sė aftėsive tė funksionimit tė shqipes standarde si gjuhė e pėrbashkėt. Pėrfundimet e veta ky komision do t'ia paraqesė Komisionit tė pėrbashkėt e do t'i publikojė.

    Anėtarėt e Komisionit:
    Besim Bokshi (kryetar) Idriz Ajeti, Fadil Raka, Shefkije Islamaj, Isa Bajēinca, Flutur Ēitaku, Nebi Caka.


    Prishtinė, 22. VI. 2004

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    ----

    Mbi gjuhėn, kombin dhe identitetin kombėtar


    Rexhep Meidani

    Njė “iniciativė” pėr shqipen standartde.
    Pak kohė mė parė nė Kosovė ėshtė botuar (nė “Koha Ditore”, 26 qershor 2004 ) njė platformė e komisionit tė shqipes standarde tė ASHAK, qė edhe pse nė mėnyrė joeksplicite, nėpėrmjet reshtash, paraqet njė prirje relativizuese pėr rikrijimin e dy varianteve apo normave tė shqipes. Ndryshe nuk ka si tė kuptohet formulimi “…arsyet e pranimit tė gjuhės sė pėrbashkėt me kodifikim tė tillė ishin tė ndryshme, nė Tiranė-edhe nėn ndikimin e mekanizmave shtetėrorė, nė Prishtinė-nga kėrkesa e pėrgjithshme pėr integrim kombėtar…”. Pra, sipas kėtij formulimi nė platformė, si bazė e saj ėshtė rimarrja e argumentit qė shqipja standarde ėshtė imponuar jo nga faktorė tė brendshėm tė zhvillimit gjuhėsor, por nga faktorė tė jashtėm administrativė, madje ajo ėshtė pranuar nėn diktatin e mekanizmave tė shtetit nė Shqipėri dhe nėn trysninė e njė disponimi integrues kombėtar nė Kosovė. Po kėshtu nė kėtė platformė theksohet se “krijimi i njė forme tė pėrbashkėt tė gjuhės, sado e pėrsosur qė tė jetė ajo, nuk ėshtė veēse njė moment nė histori tė njė gjuhe”, gjė qė nėnkupton idenė e njė rishikimi tė thellė tė standardit tė sotėm, pse jo dhe tė “braktisjes” sė tij. Njė frymė e tillė ndeshet dhe nė rreshta tė tjerė tė kėsaj platforme.
    Normalisht gjuha standarde nuk mund tė mėsohet vetvetiu, por nėpėrmjet shkollės, ndėrkohė qė pėr vite me radhė shkollimi i fėmijėve nė Kosovė ėshtė bėrė nė kushte mjaft tė vėshtira, nėpėr shtėpi private dhe nė mungesė tė kushteve minimale. Gjithashtu, nė njė shkallė tė shėnuarshme kjo gjuhė depėrton nė shtresat e ndryshme tė popullsisė me anė tė botimeve, shfaqjeve artistike, medias sė shkruar e sidomos medias elektronike. Duke patur parasysh kėto mundėsi tepėr tė kufizuara gjatė represionit serbomadh, ka arsye tė plota qė problemet e shfaqura nė Kosovė nė fushėn e zotėrimit dhe tė pėrdorimit tė standardit tė jenė ende jo tė vogla, megjithatė pėrsėri nuk mund tė mohohen dhe pėrparimet e bėra nė kushte tė vėshtira, tė rėnduara mė shumė sidomos pas vitit 1981. Pra, nė sajė tė vėshtirėsive tė mėdha tė shkollimit e tė komunikimit nė shqip gati pėr dy dhjetėvjeēarė, por dhe nė sajė tė kohės sė shkurtėr pėr shtrirjen e depėrtimin e shqipes standarde, gjendja e sotme gjuhėsore nė Kosovė rezulton ende problematike, megjithatė kjo situatė nuk mund tė pėrdoret kurrsesi si njė argument pėr tė krijuar njė variant tė tjetėr tė normės. Sepse situata e tanishme duhet konsideruar vetėm si njė gjendje kalimtare me pikėsynim njė afrim tė mėtejshėm me gjuhėn standarde, por aspak pėr krijim variantesh paralele dhe “tė lira”. Realiteti politik policentrik i kombit shqiptar, shtrirja e tij kryesore nė katėr organizime tė ndryshme shtetėroro-administrative nuk mund tė shėrbejė si pėrligjie e “fleksibilitetit tė normave tė standardit”, bile pėrkundrazi. Pėr mė tepėr ky fleksibilitet normash, i “pėrkthyer” nė “ekstrapolimin” e tij, si njė mohim i standardit, mund tė krijojė dhe do tė krijojė detyrimisht shqetėsime serioze jo vetėm nė Kosovė, por, pėr mė tepėr, tek shqiptarėt e Maqedonisė qė po luftojnė pėr gjuhėn e dytė zyrtare, ata tė Malit tė Zi, pse jo dhe nė diasporė. Kjo ėshtė njė arsye mė shumė qė mjaft studiues mendojnė se kahja e zhvillimit tė shqipes standarde duhet tė jetė drejt konvergjencės e jo drejt zhvillimeve divergjente, nė pritje tė njė konvergjence tė re nė tė ardhmen. Njė shqetėsim tė tillė e shpreh, me mėnyrėn e tij, edhe shkrimtari M.Krasniqi. Ai, madje, e ka konsideruar debatin mbi gjuhėn standarde shqipe si tė manipuluar politikisht nga disa qarqe tė caktuara. Midis tė tjerash ai shkruan: “Ky manipulim bėhet nėn pretekstin gjoja tė krijimit tė identitetit kosovar, me kėrkesėn e krijimit tė gjuhės kosovare. Ky ėshtė njė argumentim i dukshėm politik, qė, nė fakt, ėshtė i kompromentuar qė nė fillim”. Sipas tij “gjuha shqipe standarde ėshtė njė nga rezultatet mė tė mėdha qė ka mbėrritur kultura shqiptare dhe kombi ynė, pavarėsisht nga koha kur ėshtė krijuar. Normalisht, ajo nuk ėshtė e pėrsosur, por paraqet themelin mbi tė cilin po zhvillohet gjuha standarde shqipe” se “asnjė gjė nuk duhet tė mbetet e ngurtėsuar, sepse ligjet e gjuhės janė tė tilla, qė shkojnė gjithnjė drejt zhvillimit, formohen vazhdimisht fjalė e shprehje tė reja, qė pėr tė cilat gjuhėtarėt duhet tė japin gjykimin e tyre”. Sipas Krasniqit gjuha standarde shqipe duhet tė mbetet gjuha e komunikimit publik, gjuha e administratės shtetėrore, gjuha e institucioneve zyrtare, ndėrsa nė njė veprimatari letrare individuale asnjė nuk ėshtė i ndaluar tė pėrdorė dhe idioma e dialekte, natyrisht, sipas parapėlqimit tė tij…
    Edhe pse tė jep siguri mendimi stigmatik i Lord John Rusell-it (1792-1878) se “Eshtė e pamundur qė pėshpėrima e njė fraksioni tė mund tė zotėrojė mbi zėrin e njė kombi”, duke e ndjekur me shqetėsim qytetaro-politik kėtė pėrpjekje tė re, krahas asaj tė mėparshmes tė lidhur me simbolikėn, me hymnin dhe flamurin, gjykova tė shfaq disa mendime tė pėrgjithshme pėr kėtė “iniciativė”, natyrisht duke ja lėnė hapėsirėn e argumenteve shkencorė e teknikė specialistėve tė fushės.
    Gjuha si mjet komunikimi e unifikimi.
    Me anė tė gjuhės, si mjet universal komunikimi midis njerėzve, mund tė transferohet e tė ruhet nė kohė informacioni, por dhe mund tė transmetohen nė mėnyrė tė unifikuar mendime, ndjenja, qėllime ose objektiva tė caktuara. Ka dhe njė dimension tjetėr tė gjuhės qė lidhet me aspektin shpirtėror, i cili, nė botėn moderne, shfaqet mjaft mė i zbehtė nė sajė tė lidhjes sė ngushtė tė njeriut tė sotėm me botėn elektronike, por dhe tė modelimit, simbolikės dhe replikimit tė realitetit nėpėrmjet tė ashtuquajturės “gjuhė” matematiko-shkencore. Pra, gjuha u krijon mundėsi njerėzve tė komunikojnė dhe ndėrveprojnė me njeri -tjetrin, nė hapėsirė dhe kohė. Si e tillė, ajo pėrbėn njė sistem njėsues korrelimi, me njė kapacitet tė lartė evoluimi praktik mbi bazėn e “seleksionimit natyror” dhe pėrzgjedhjes shkencore. Madje, nė njė shtrirje mjaft tė gjatė hisoriko-kohore, merr vlera tė veēanta lidhja e kėtij evolucioni gjuhėsor me atė tė trurit dhe tė organeve vokale, gjė qė nėnkupton se edhe vetė gjuha ka qenė njė faktor qendror nė evolucionin e njeriut dhe tė trurit tė tij. Nga njera anė, kjo dialektikė zhvillimi, nė periudha mjaft tė gjata kohore, ka mbartur tiparet e njė lidhjeje tė tipit tė “ēiftėzimit tė kundėrt”, ndėrsa, nga ana tjetėr, nė njė evolucion afatshkurtėr tė gjuhės pasqyrohen normalisht dhe dy aspekte tė kombinuara, tė karakterizuara nga vazhdimėsia e transformimi. Ato, nė njė proces gradualisht tė ndryshueshėm, janė tė lidhura ngushtė edhe me vetė procesin e evoluimit tė sistemit social, gjė qė nėnkupton dhe njė fazė tranzitimi. Pra, vetė evolucioni i gjuhės ėshtė sa njė proces kolektiv me bazė adaptuese shoqėrore, po aq dhe grupor me bazė pėrgjithėsuese dhe pėrmbajtje shkencore. Ndryshe mund tė pohohet se ky proces nėnkupton sa pėrzgjedhjen natyrore, po aq dhe paraadaptimin potencial tė gjuhės, me objektiva njėsuese brenda njė grupi tė rėndėsishėm siē ėshtė kombi. Pėr qėllime tė caktuara, mund tė lindin apo tė “shpiken” edhe “mode” mikrofunksionale tė vendosura nė kontekste mjaft specifike. Megjithatė, nė shumicėn e rasteve kėto tė fundit janė relativisht problematike, shumė shpesh tė dėmshme, me pėrjashtim tė rasteve kur ato konsiderohen e studiohen vetėm si pjesė tė njė faze kalimtare drejt fazės moderne linguistike. Parė nėn kėtė optikė pėrgjithėsuese duken si mjaft shqetėsuese edhe disa teza tė hedhura nė kėtė platformė tė ASHAK.
    Gjuha dhe shteti-komb.
    Gjuha ėshtė dhe njė faktor i veēantė nė formėsimin e grupit, pra edhe tė kombit e tė identitetit tė tij. Madje ndeshet njė paralelizėm midis analizės e gjetjeve gjenetike tė popullsisė dhe dukurisė sė diferencimit gjuhėsor, variacioneve gjuhėsore, parametrave dialektorė, shtrirjes gjuhėsore, etj. Janė shfaqur nė kėtė mėnyrė dhe diferencime dialektore qė kanė ēuar nė mėnyrė natyrore nė gjuhė tė veēuara, nė pėrputhje me ndarjet gjeografike, migrimin, izolimin, etj. Por nė kushtet e hapjes siē janė ato qė pėrjeton aktualisht kombi shqiptar kjo duket teorikisht dhe praktikisht e gabuar, sidomos po tė kihet parasysh se zhvillimi i gjuhės rezulton edhe si rrjedhojė e ndryshimeve gjenetike individuale e shoqėrore dhe ndikimeve mjedisore nė tė cilat strukturohet ky evolucion gjuhėsor. Nė fund tė fundit gjuha ėshtė njė produkt grupi, qė shpreh, krahas njėsimit shpirtėror, dhe integrimin e artikulimit me organizimin perceptual e motorik, qė pasqyrohet nė parametrat specifikė fonetikė, leksikorė apo sintaksorė tė gjuhės.
    Por, nga ana tjetėr, grupizmi ėshtė njė aspekt qendror i evolucionit tė psikologjisė njerėzore. Kombe, shoqėri apo shtete janė grupuar nė shkallėn mė tė gjerė, deri duke u pėrbėrė nga nėngrupe tė shumėfishta. Konsiderimi i grupeve mė tė vogla mund tė hedhė dritė mbi kohezionin e grupeve mė tė mėdha. Ngritja nė piedestal vetėm e unitetit tė njė grupi apo nėngrupi pėrbėn deri diku dhe shtratin potencial pėr konflikte ndėrgrupore. Ndėrsa identiteti social luan njė rol tė rėndėsishėm nė relacionet brendagrupore dhe ndėrgrupore. Vetė grupi etnik, qė ėshtė grupi me ngjashmėri tė dukshme e reale gjenetike, ėshtė njė burim qendror vlerash dhe identiteti. Sidoqoftė, nė njė shtet modern bėhen pėrpjekje pėr integrim tė grupeve etnike, qė nėnkupton se duke jetuar nė tė njėjtin shtet ato ndajnė njė varg vetish, qėndrimesh, vlerash kur problemi shtrohet nė mėnyrė politike. Kėshtu, nė mėnyrė qėndrore, funksionon edhe mekanizmi pėr ruajtjen e identitetit tė individit.
    Kombet, duke qenė grupe tė mėdha njerėzore, kanė karakteristika shumė tė ngjashme me grupe mė tė vogla. Nė mendjen e ēdo pjesėtari tė kombit jeton idea apo ideali i pėrbashkėsisė grupore qė nė kėtė rast ka “staturė” kombėtare. ( Krahas kombeve, kjo ndeshet sot nė njė shkallė relative edhe nė shumė grupe tė tjera si nė parti politike, fansa tė njė klubi futbolli, etj.). Prandaj, grupi, shteti dhe kombi e ndėrtojnė ekzistencėn e tyre nė “mendjet e individėve” qė formėsojnė grupin, shtetin apo kombin. Ekzistenca e grupit, e shtetit dhe e kombit ėshtė njėfarė bashkėrealiteti unifikues ose identifikues, edhe pse nė jo pak raste mė shumė virtual. Prandaj pėr tė kuptuar funksionimin e grupit, tė shtetit dhe tė kombit, duhet konsideruar evolucioni i psikologjisė individuale e shoqėrore nė funksion tė kushteteve konkrete, madje dhe prirjet e pritshme tė kėtij evolucioni, ku gjuha nė shumicėn e rasteve luan rolin mė tė rėndėsishėm. Me tė drejtė shtrohet pyetja: A nuk duhet tė merren nė konsideratė edhe kėto fakte pėr njė konvergjencė gjithnjė e mė tė madhe midis shqiptarėve, ndėr tė cilėt konvergjenca e gjuhės, depėrtimi i shqipes standarde luan njė rol parėsor? Nga analiza e situatės aktuale dhe e perspektivės sė saj, pėrgjigja nuk mund tė jetė veēse detyruese pozitive lidhur me kėtė pyetje.
    Ėshtė thėnė e stėrthėnė se territori, gjuha, kultura, feja, historia apo raca janė faktorė tė mundshėm por jo tė domosdoshėm nė krijimin e identitetit kombėtar. Kjo shfaqet nė mėnyrė gati universale nė ēdo organizim njerėzoro-shoqėror, sidomos nė prirjen pėr tė zhvilluar identitetitin kolektiv, tė bazuar nė njė afėrsi, afinitet e pėrkujdesje tė brendshme. Nga ana tjetėr, kjo nėnkupton se nė linja “makroskopike” ndeshet i njėjti “koncept organizimi” tek klani, tribuja, familja apo kombi, i shprehur mė tepėr si nevojė pėr unitet grupor, pėr besnikėri e kohezion nė mbrojtje tė anėtarėve tė grupit apo tė gjithė grupit nga kėrcėnimet e jashtme. Nė kuptimin historik, veēanėrisht pas traktatit tė Vestfalisė tė vitit 1648, ka qenė sidomos shteti-komb qė u ka ofruar shumicės sė antarėve njė sens mė tė fortė sigurie, pėrkatėsie, afilimi, madje deri tė njė identiteti mė tė theksuar personal nė krahasim me ēdo grup tjetėr alternativ, relativisht tė gjerė. Por, nga ana tjetėr, duhet tė mos harrojmė se kombe e shoqėri tė ndryshme janė zhdukur apo gjeneruar nė rjedhje tė shekujve. Po tė analizohet evolucioni i kombeve europiane nė shekullin e 19-tė dhe i kombeve ekstra-europianė nė shekullin e 20-tė mund tė konstatohet se shoqėritė e ndryshojnė nė kohė “genomin” e tyre kolektiv duke gjeneruar deri shoqėri tė reja. Kjo ėshtė vėnė re si me shpėrbėrjen e perandorive tė mėparėshme ashtu dhe tė sistemeve federative artificiale socialiste si BRSS apo RFJ (Vetėm rėnia e komunizmit bėri tė mundur krijimin e 20 shteteve tė reja tė shtuara tek 165 vendet anėtare tė OKB-sė, ku aktualisht, vetėm reth 10% e shteteve tė pėrfaqėsuara aty janė pothuajse njėetnike.) Pikėrisht ky “genom” i njėjtė i shqiptarėve ka garantuar mbijetesėn kombėtare tė tyre dhe duhet tė mbetet fundamenti i zhvillimeve tė reja integruese e vetintegruese.
    Gjuha, kombi dhe globalizmi.
    Nė shekullin e 18-tė Herder e pėrkufizoi kombin si “grup njerėzish qė kanė origjinė tė pėrbashkėt dhe institucione tė pėrbashkėta, pėrfshirė dhe gjuhėn”. Nė vitin 1772, nė librin e tij “Mbi origjinėn e gjuhės”, ai shtjellon idenė se gjuha shpreh pėrvojat kolektive tė grupit tė folėsve tė saj. Pėr njė pjesė tė pikėpamjeve tė tij Herderi, edhe pse larg tė qenurit nacionalist nė kuptimin “pezhorativ”, ėshtė kritikuar nga autorė tė tjerė me pretendimin se shtjellimet e tij shėrbenin si burim pėr njė nacionalizėm agresiv nė shekullin e 19-tė dhe tė 20-tė. Nuk mungonin nė kėtė periudhė dhe argumentimet se “kombi” dhe “nationalizmi” ( i kuptuar si identitet kombėtar, jo si nacionalizėm agresiv) ishin ndėrtime artificiale, prodhime vetėm tė kohėve tė reja, duke injoruar kėshtu “mijėra vjeēarė tė historisė sė njė nacionalizmi separatist” (Anthony Smith). Nė tė vėrtetė, me njė ngarkesė tė tillė diku mė tė theksuar dhe diku mė pak tė theksuar ėshtė zhvilluar historia njerėzore. Por kjo nuk do tė thotė aspak se vetėm kėshtu mund tė ruhet apo tė ndėrtohet identiteti kombėtar apo se mund tė ndiqet nė kėtė mėnyrė ēfarėdolloj trendi historik. Kėshtu, Venecianėt apo bavarezėt kanė qenė organizime, qė kanė ekzistuar para se tė ekzistonte Italia apo Gjermania. Ai qė 300 vjet mė parė ishte sė pari njė prusian dhe sė dyti njė gjerman, ka qenė jo mė pak nacionalist se njė gjerman i sotėm; ai qė 2500 vjet mė parė ishte sė pari njė athinas dhe sė dyti njė grek, nuk ka qenė mė pak nacionalist se dikush qė ėshtė sė pari njė grek, sė dyti njė europian dhe sė treti njė athinas.
    Ėshtė shumė mė e arsyeshme qė konceptimi i kombit dhe i konsolidimit tė identitetit kombėtar tė bazohen e konsiderohen nė terma evolucionarė, nė dritėn e zhvillimeve historike. E.O.Wilson e sheh nacionalizmin si njė zgjerim natyror tė tribalizmit, qė nga ana e tij, ėshtė njė prodhim selektiv, mbėshtetur nė idenė e lidhjes dhe tė identifikimit me njė grupim tė caktuar njerėzish. Sipas tij, kėta njerėz janė kėshtu antarė tė njė popullate kombėtare me njė identitet tė supozuar tė njėjtė, si njė entitet relativisht homogjen, i ndryshėm nga popullata tė tjera. Kjo ishte fillimisht dhe baza e shtetit-komb, dhe nacionalizmi i “gjeneruar” nė kėtė mėnyrė e mbajti sė bashku, pėr njė kohė relativisht tė gjatė, kombin dhe shtetin. Ndryshe nga kombi-shtet sot na shfaqet dhe kombi “nativ”. Me kėtė nėnkuptohet populli me tė njėjtėn trashėgimi, gjuhė, gjeografi, kulturė e sistem politik; me tė njėjtėn aspiratė pėr njė shoqėrizim tė pėrbashkėt. Ekzistojnė relativisht pak shtete-kombe, mė pak se dyqind, por shumė kombe “native”, gati mė shumė se tremijė. Vetė ritheksimi i kombit nė dhjetėvjeēarėt e fundit ėshtė pjesė e reagimit ndaj presioneve tė globalizimit, trysnisė sė qartė pėr njė homogjenizim njerėzor, prirjes pėr reduktime tė ndryshimeve kombėtare, traditave e diversitetit kulturor, pluralizmit gjuhėsor.
    Pranohet sot se globalizimi nėnkupton integrim nė rritje tė tregjeve tė mallrave, shėrbimeve dhe kapitaleve apo financave, duke kapėrcyer mbi prirjet e “pastra” ekonomike, industriale e financiale tė dikurshme. Nė kėtė mėnyrė sovraniteti efektiv i shtetit-komb pėson tkurrjen relative tė tij, duke ushtruar presione harmonizuese e homogjenizuese, apo duke ngushtuar hapėsirat e manovrimit tė qeverive kombėtare. Njė rrjedhojė mjaft e rėndėsishme e globalizimit tė komunikimit, tė rritjes sė kapaciteteve tė lėvizjes ėshtė dhe rritja e flukseve tė migrimit sidomos nga zonat e varfra nė ato mė tė pasura, nga vende tė pazhvilluara nė vende tė zhvilluara, duke pėrzjerė kėshtu grupe tė ndryshme sipas racės, etnisė, fesė, kulturės e gjuhės. Nė fund tė fundit, globalizimi si njė force e fuqishme zhvillimi, nėpėrmjet balancimit tė binomit pavarėsi-ndėrvarėsi, ėshtė i drejtuar nė njė farė mase dhe kundėr kohezionit tė ngurtė, historikisht agresiv tė grupeve tė “fiksuara” sociale apo dhe tė vetė kombeve. Tė gjitha format transkufitare tė tregtisė, tė lėvizjes e komunikimit nė njė mėnyrė apo tjetėr po zėvendėsojnė e do tė zėvendėsojnė grupet e veēanta sociale apo gjymtyrėt kombėtarė tė sjelljes e kulturės me modele mė tė pėrgjithėsuara, tejkufitare e globale, por sidoqoftė nė ēdo rast duke rezistuar pėr tė mos lejuar shkatėrrimin e traditės dhe tė gjuhės, nė mbrojtje tė ndryeshueshmėrisė gjuhėsore e kulturore. Njė gjė e tillė ėshtė sidomos e rėndėsishme tė kuptohet drejt nga popujt e vegjėl, pėr tė siguruar mbijetesėn e tyre. Sepse, nė tė vėrtetė, globalizimi, apo lėvizja e lirė e kapitaleve, mallrave, ideve e njerėzve, nė rrafshin praktik nėnkupton dhe shkrirjen e kufijėve midis vendeve, kombėsive e kulturave. Nė kėtė proces, epėrsia ekonomiko-financiare detyrimisht “pėrkthehet” dhe si epėrsi kulturore, duke lehtėsuar kėshtu procesin e gjenerimit tė kontureve tė njė kulture globale, pavarėsisht veēorive tė mėparėshme historike, gjeografike, etj. Kjo kulturė globale imponon dhe pėrdorimin e njė gjuhe globale, gjė qė pashmangėrisht shoqėrohet me dinamizmin e pėrshpejtuar tė kėsaj gjuhe dhe humbjen e tempit tė zhvillimit tė gjuhėve tė tjera, sidomos tė atyreve qė janė mjaft tė kufizuara nė shtrirjen e tyre numerike, apo qė “mbrohen” nga potenciale tė ulėta financiare. Nė kėtė grupim, sė bashku me gjuhėt e tjera tė Ballkanit, futet dhe gjuha shqipe, e cila, nė kushtet e njė copėzimi tė mėtejshėm nė pėrdorimin e saj apo dhe tė zvogėlimit tė mjeteve financiare nė dispozicion, do tė “vuante” akoma mė shumė. Dhe kjo nė tė gjitha aspektet.
    Gjuha dhe identiteti kombėtar.
    Por si mbijetojnė kombet apo shtetet-kombe nė kushtet e kėsaj trysnie globale? Si bėhet e mundur qė kombe tė vogla ta ruajnė apo ta pėrforcojnė identitetin e tyre, apo si mund tė lindin e tė konsolidohen identitete tė reja kombėtare qė po “gjenerohen” sot? Njė nga pėrgjigjet pėr tė shpjeguar kėtė mbijetesė kombėtare ėshtė gjuha, madje diversiteti gjuhėsor duhet tė zhvillohet nė pėrputhje me diversitetin ekzistues, pse jo dhe nė rritje tė kombeve, por jo brenda kombeve. Ky proces ka karakteristikat e tij edhe nė Ballkan, ku ende nuk ka pėrfunduar procesi i diferencimit-copėtimit apo analizės pėr tė kaluar mė tej nė atė tė integrimit apo sintezės. Ndėrsa nė disa popuj tė tjerė tė ish -Jugosllavisė mbizotėron aspekti i parė, pėr popullin shqiptar, nė fazėn e sotme, ėshtė spikatės aspekti i dytė, sidomos nė rrafshin psikologjik e kulturor, nė pėrgjithėsi, dhe atė tė gjuhės, nė veēanti.
    Gjuha, qė nė kohė tė lashta ėshtė ēiftėzuar me njė sens tė identitetit kolektiv, Ajo ka funksionuar si makineria kryesore pėr zhvillimin e identitetit kombėtar deri ndėrmjet popullatash relativisht heterogjene. Kėshtu, nėpėrmjet gjuhės, njerėzit e kėtij grupi janė bėrė tė ndėrgjegjshėm jo vetėm pėr interesin e tyre vetjak, por dhe pėr interesin e anėtarėve tė tjerė tė grupit. Komunikimi i pėrbashkėt nėpėrmjet tė tė njėjtės gjuhė tė pjesėtarėve tė grupit bėn tė mundur formėsimin apo modelimin e sjelljes dhe tė qėndrimeve individuale, deri dhe transmetimin e strukturės sė ideve mbi shoqėrinė nė tė cilėn ata bėjnė pjesė. Sepse, nė tė vėrtetė, ka shumė faktorė qė pėrbėjnė e formėsojnė kombin. Tė tillė janė kultura e traditat, feja, historia e territori, dhe mbi tė gjitha gjuha, qė nė pjesėn dėrrmuese tė rasteve ėshtė mė kryesorja. Krahas prejardhjes sė pėrbashkėt, gjuha shqipe, pavarėsisht veēorive dialektore, po ashtu ka qenė themelore e karakteristike pėr identitetin kombėtar shqiptar, tė patronditur nė shekuj nga pushtimet e ndryshme, apo dhe nga ndarja e padrejtė e tyre nė disa organizime shtetėrore. Por megjithė kėtė padrejtėsi historike qė ka vonuar apo penguar organizimin shtetėror modern tė shqiptarėve kombi shqiptar ėshtė formėsuar e konsoliduar shumė kohė mė parė, edhe nė kėto kushte mjaft tė vėshtira. Pra, tek shqiptarėt kombi ėshtė formėsuar para ndėrtimit tė shtetit modern, ndėrsa pėr popuj tė tjerė, p.sh., tek amerikanėt shteti modern ėshtė ndėrtuar para konsolidimit tė kombit amerikan.
    Pėr ta kuptuar sa e rėndėsishme ka qenė, ėshtė dhe, pa dyshim, do tė jetė gjuha nė tė ardhmen nė ndėrtimin e identiteteve kombėtare, mund tė hidhet njė vėshtrim i shpejtė mbi lidhjen e gjuhėve, kombeve dhe shteteve nė tė kaluarėn dhe tė sotmen, kur shumė shtete tė reja po pėrpiqen tė krijojnė sensin e kombėsisė. Kėshtu, nė rrjedhje tė historisė, shtetet qė kanė rezultuar nga kolapsi i perandorive shumetnike apo shumėgjuhėsore (pėrfshirė dhe Bashkimin Sovjetik) janė pėrballur apo pėrballen ende sot me problemin e gjetjes sė njė baze tė re pėr unitetin e kohezionin e tyre. Sidoqoftė pėr tė ilustruar idetė e mėsipėrme dhe pėr tė pasqyruar nė njė farė mase kompleksitetin e tematikės dhe tė pėrgjigjes shumėvlerėshe tė saj nė kushte kombėtare jo tė njėjta, po sjellin kėtu poshtė disa shembuj tė pėrzgjedhur, shoqėruar me disa komente tė shpejta e tė shkurtra.
    Austria: Nėn habsburgėt, austriakėt nuk kanė patur probleme identiteti. Ata ishin gjermanė, magjarė (hungarezė), ēekė, sllovenė, etj. dhe njėkohėsisht edhe austriakė. Pas shpėrbėrjes sė kėsaj perandorie shtetet suksesore si Hungaria, Ēekosllovakia (sot e ndarė nė dy shtete: Republika Ēeke dhe Sllovakia) dhe Sllovenia u ndėrtuan nė bazė tė gjuhės, ndėrsa pėr Austrinė gjuha gjermane mbeti njė element pėrcaktues i ndėrgjegjes kombėtare.
    Baskėt: Elementi i parė dhe bazik pėr identitetin bask ka qenė gjuha Euskera ( Emri i kombit bask Euskal Herria do tė thotė “kombi i Euskera”-s). Sot baskė konsiderohen ata qė flasin gjuhėn baske.
    Belgjika: Ndarja e prerė midis folėsve tė gjuhės franceze e holandeze dhe shpallja e kėtij shteti mė 1830, nuk e ka homogjenizuar ende popullatėn nė trajtėn e njė kombi. Madje, p.sh., tek flemingėt gjejmė edhe sot pothuajse po ato elementė kryesorė tė konstatuara qė nė kohėn e Jul Ēezarit.
    Kanadaja: Edhe Kanadaja pėrballet me probleme relativisht serioze nė pėrcaktimin e identitetit tė saj kombėtar. Popullata e saj, fillimisht sipas prejardhjes, ėshtė e ndarė midis anglisht-folėsve dhe frėngjisht-folėsve. Nacionalizmi i Kebekut (Quebec), i mbėshtetur nė gjuhėn franceze ėshtė nė njėfarė konflikti me konceptin klasik tė njė shteti-komb tė mbėshtetur nė ekzistencėn e njė bashkėsie qė flet apo pėrdor njė gjuhė tė pėrbashkėt
    Katalonja: Thelbi i identitetit katalonez ėshtė lidhur ngushtėsisht me mbizotėrimin e katalonishtes nė Katalonja, rajon i Spanjės me njė status autonom. Nacionalizmi modern katalonez e ka zanafillėn nė shekullin e 19-tė me rigjallėrimin e gjuhės midis grupeve intelektuale dhe tė klasės sė mesme.
    Kina: Identiteti kombėtar kinez nuk bazohet nė gjuhėn por nė prejardhjen e pėrbashkėt tė popullatės, duke kapėrcyer kėshtu shumėllojshmėrinė e skajshme tė praktikave fetare, tė strukturave familjare, tė gjuhėve tė folura dhe tė kulturave rajonale tė grupeve tė ndryshme tė njė popullsie, qė e pėrcakton veten si kineze (kėtu pėrfshihen dhe banorėt e Taivanit, Singaporit, etj.). Pra, identiteti i saj e ka burimin, mė sė shumti tek prejardhja, tek “gjaku”.
    Europa Lindore: Nė vendet e kėtij rajoni ka njė korrelim tė fortė midis fesė, etnicitetit, gjuhės dhe kombėsisė. Mbeten probleme tė pazgjidhura, p.sh: pėr minoritetin turk nė Bullgari; vėshtirėsitė e lidhura me gjuhėn pėr minoritetet nė Sllovaki, Estoni, Lituani, Bosnjė, etj. Nė Maqedoni, me njė pėrqindje tė lartė shqiptare, edhe pse me mjaft vėshtirėsi e hezitime, gjuha shqipe, sipas Marrėveshjes sė Ohrit, po rifiton tė drejtėn e saj historike. Nė Kosovė, nėn njė trysni tėrėsisht etnike ekzistojnė deri struktura paralele e organizime joligjore tė dirigjuara nga Beogradi, ndėrsa nė Mal tė Zi pėrbėrja e popullsisė ėshtė thellėsisht shumetnike, me njė pėrzjerje malazezėsh, serbėsh, shqiptarėsh, boshnjakėsh, etj. Nė Sllovaki maxhoranca sllovake ka vendosur kufizime shtrėnguese gjuhe mbi minoritetin hungarez.
    Franca: Franca ėshtė njė shembull paradigmė e shtetit-komb mbėshtetur nė unitetin e gjuhės dhe tė territorit historik, por jo tė prejardhjes sė pėrbashkėt. Origjina e popullsisė franceze ėshtė shumė e ndryshme, por nėpėrmjet gjuhės janė transmetuar tek qytetarėt frėngjisht-folės njė kulturė prestigjioze, traditat historike dhe krenaria kombėtare. Duke i dhėnė njė rendėsi tė dorės sė parė gjuhės si forcė kryesore qė krijon unitetin e kohezionin nuk tė ēudit fakti qė shteti francez ėshtė angazhuar, ndoshta, nė mėnyrė shumė mė aktive se ēdo vend tjetėr, nė ruajtjen e pastėrtisė sė gjuhės dhe promovimin e pėrdorimit tė saj nė ish -kolonitė franceze dhe mė gjerė (nėpėrmjet bashkėsisė frankofone).
    Gjermania: Gjuha gjermane, historia e pėrbashkėt dhe prejardhja e pėrbashkėt kanė qenė forcat kryesore unifikuese qė nga koha e pushtimit napoleonian tė Gjermanisė (1806), dhe mė vonė gjatė shekullit tė 19-tė me krijimin e Gjermanisė sė Bashkuar.
    Keltėt: Keltėt e Europės, tė “pėrkufizuar” nė bazė tė gjuhės, pėrbėjnė, sipas vendndodhjes, 6 kombėsi tė veēanta, qė kanė njė popullsi tė kombinuar prej rreth 17 milionė banorėsh. Nga kėto vetėm rreth 2.5 milionė mund tė flasin gjuhėn kelte. Po kėshtu vlerėsohen dhe rreth 1.25 milion njerėz qė flasin kėtė gjuhė jashtė territoreve tė mėsipėrme. Siē shihet nga kėto shifra keltishtja ėshtė njė gjuhė nė tėrheqje, me potencial jo tė vogėl shuarjeje.
    India: India, pas largimit tė britanikėve, ėshtė pėrballuar me sfida tė mėdha nė ndėrtimin e njė sensi tė identitetit kombėtar, nė ndėrtimin e vetė kombit, nė prani tė gjuhėve tė shumta, tė grupeve tė ndryshme etnike, fetare, kulturore, etj., brenda kufijve tė saj. Edhe debatet aktuale politike lidhen ngushtėsish me kėtė problematikė, madje partia Hindu (BJP) mbėshtet e zhvillon si koncept tė saj atė tė “njė kombi, njė populli, njė kulture”. Sipas kėtij koncepti trashėgimia kulturore, qė ėshtė qendėrsynonjėse pėr tė gjitha rajonet, fetė dhe gjuhėt, duhet tė pėrbėjė thelbin e identitetit civilizues tė nacionalizmit kulturor indian.
    Irani: Nė kėtė vend rol parėsor ka luajtur gjuha perse, nėpėrmjet saj ėshtė farkėtuar dhe identiteti pėrkatės. Ka qenė pikėrisht dy elementė bazė qė kanė veēuar iranianėt nga popujt myslimanė, dhe kėto kanė qenė historia dhe gjuha, mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar identiteti kombėtar iranian si popull dhe si komb, madje gjuha ka pėrbėrė dhe thelbin shpirtėror tė kėtij populli.
    Irlanda: Territori i Irlandės pėrmban popullsi me prejardhje tė ndryshme, skocezė dhe irlandezė qė flasin nė shekuj tė njėjtėn gjuhė, anglishten, por qė kanė qenė tė ndarė nga feja, historia dhe kultura. Nė mbėshtetje dhe si simbol tė njė identiteti kombėtar irlandez, ėshtė ringjallur gjuha irlandeze qė aktualisht pėrdoret pėr qėllime shtetėrore, edhe pse anglishtja mbetet gjuha e pėrdorimit masiv. Irlanda mund tė konsiderohet si njė shembull ku pėrdorimi masivisht i njė gjuhe tė pėrbashkėt nuk ėshtė vetvetiu i mjaftueshėm pėr tė ndėrtuar njė identitet kombėtar.
    Israeli: Gjallėrimi dhe pėrfshirja e hebreishtes nė Izrael ėshtė njė kundėr shembull ndaj atij tė Irlandės. Megjithė origjinat shumė tė ndryshme tė popullsisė nė Izrael, me diferenca tė theksuara tė gjuhės sė mėmės, hebreishtja ėshtė bėrė gjuha e pėrbashkėt dhe e pėrdorimit tė pėrgjithshėm. Kjo tregon se me anė tė adoptimit tė njė gjuhe nė njė popullsi apo shoqėri mund tė deklarohet apo nė njėfarė mase mund tė imponohet lloji i identitetit qė kjo popullsi apo shoqėri dėshiron tė manifestojė pėrkundrejt pjesės tjetėr tė botės.
    Italia: Italia, ashtu si Gjermania, u njėsua si njė shtet-komb nė shekullin e 19-tė, bazuar gjerėsisht mbi gjuhėn italiane (me bazė atė tė Toskanės), tė kulturės dhe historisė tė transmetuar me anė tė kėsaj gjuhe. Aktualisht ka disa shqetėsime lidhur me konsolidimin e kėtij identiteti kulturor nė sajė tė manipulimit politik tė tij. Mė i mprehtė bėhet ky problem me flukset e mėdha tė emigrantėve tė ardhur nga Afrika, Indokina dhe Europa Lindore.
    Japonia: Japonia ėshtė shembulli tipik i njė vendi ku ka dominancė homogjene race, nė prani tė disa minoriteteve tė vogla etnike. Ajo tipizon njė kulturė tė pėrbashkėt, fe kombėtare dhe mitet e saj, nė sajė edhe tė izolimit historik dhe identitetit tė krijuar brenda njė territori tė mirėveēuar. Gjuha japoneze ka qenė njė forcė jashtėzakonisht e fuqishme nė krijimin e identitetit kombėtar, njė instrument kryesor me tė cilin ėshtė formuar ndėrgjegja kombėtare japoneze.
    Korea e Veriut: Korea e Veriut nė shumė aspekte i ngjan Japonisė me sensin e fortė tė identitetit kombėtar, qė e ka bazėn nė njė prejardhje tė pėrbashkėt, gjuhė tė njėjtė e traditė tė gjatė kulturore, ndėrsa ende sot edhe nėn ndikimin komandues tė njė ideologjie tė vetme.
    Nigeria: Ėshtė njė vend postkolonial qė pėrballet me shumė probleme nė krijimin e njė sensi tė identitetit kombėtar apo tė njėsimit tė kombit e shtetit. Aty ekzistojnė gjuhė tė shumta, njė numėr i konsiderueshėm tribush tė rėndėsishme, njė mori feshė, deri ndryshime tė mėdha territoriale me bazė kulturore. Ky vend ka vetėm njė histori tė shkurtėr si njė vend i pavarur.
    Norvegjia: Sensi i identitetit kombėtar nė Norvegji ėshtė zhvilluar nė rrethana specifike historike, tė kushtėzuara nga lidhjet me Danimarkėn dhe bashkimi i mėparshėm i saj me Suedinė. Fillimisht gjuha ishte ajo daneze. Por kur Norvegjia u shkėput pėrfundimisht nga Suedia nė 1905, filloi tė zhvillohej njė gjuhė e re si sintezė e njė varieteti tė dialektit norvegjez tė pėrzjerė me reliket e gjuhės sė vjetėr autentike norvegjeze. Nga fundi i viteve 1930 u krijua dhe njė gjuhė e re nėpėrmjet njė komiteti qeveritar. Prandaj nuk janė tė rastit komentet qė ende dhe sot norvegjezėt nuk e dinė me saktėsi se ēfarė gjuhe duhet tė pėrdorin, madje, mė keq, se si duhet tė shqiptohen shumė fjalė tė tyre. Pra, akoma dhe sot ka njė konflikt tė vazhdueshėm pėr gjuhėn, bile ekziston njė barcaletė se nėse pyet njė norvegjez se sa gjuhė njeh, ai do tė pėrgjigjet 12 gjuhė: suedisht, danisht dhe 10 lloje tė norvegjishtes.
    Filipinet: Filipinet janė gjithashtu njė vend relativisht i ri postkolonial. Ka mjaft shqetėsime nė lidhje me identitetin kombėtar, pėr arsye tė pranisė sė ndryshimeve tė mėdha tė lidhura me gjuhėn, tributė, fenė dhe kulturėn. Ende aty mund tė shtrohen deri pyetjet: Kush ėshtė filipinas? Me fjalė tė tjera, pėr kėtė vend mbetet si njė problem aktual pėrcaktimi i identitetit kombėtar.
    Afrika e Jugut: Aty pėrdoren katėr gjuhė kryesore dhe 23 gjuhė minore. Ekziston njė shumėllojshmėri e madhe etnik e kulturore, qė kushtėzon dhe problemet e pranishme mjaft tė mprehta tė lidhura me krijimin e njė fryme kombėtarizmi apo me formėsimin e identitetit kombėtar.
    Zvicra: Zvicra nga pikėpamja gjuhėsore ėshtė e ndarė midis gjuhės franceze, italiane, gjermane dhe disa gjuhėve tė tjera. Nga pikėpamja territoriale ajo ėshtė e ndarė nė kantone me diferenca historike, kulturore, ekonomike dhe fetare. Megjithatė ky vend konsiderohet si njė nga shtetet-kombe (!) mė tė stabilizuara nė Europė. Edhe pse i rrethuar nga kombe shumė mė tė fuqishme, ky vend ka ditur tė ruajė neutralitetin dhe pavarėsinė e tij. Me tė drejtė mund tė shtrohen pyetjet pasonjėse: Cili ėshtė nė kėtė rast burimi i identitetit kombėtar? Si ėshtė arritur mbijetesa e tij? Apo mė tej, a mund tė klasifikohet realisht Zvicra si njė shtet komb? Pėr mė tepėr qė zviceranėt nuk e pėrcaktojnė dhe nuk mund ta pėrcaktojnė kulturėn e tyre kombėtare nėpėrmjet gjuhės. Megjithatė zviceranėt-gjermanisht folės edhe pse gjuha e tyre, e quajtur gjermane nuk kuptohet jashtė Zvicrės, ata pėrsėri janė tė kėnaqur ta veēojnė vetveten nga gjermanėt e tjerė Pra, ndėrgjegja kombėtare zvicerane, siē shihet, duhet tė derivohet nga diēka tjetėr. Ka shumė mundėsi qė zgjidhja e adoptuar nė Zvicėr ka krijuar nė njė mėnyrė mjaft efektive njė “identitet zviceran”, mjaft tė rregulluar e tė disiplinuar nė disa nga synimet kryesore, ndėrkohė qė u njihet plotėsisht e drejta grupeve tė ndryshme gjuhėsore tė zhvillohen nė mėnyrė tė pavarur e tė veēuar. Kjo nėnkupton se identiteti zviceran, edhe pse me bazė tė brishtė, ėshtė mė tepėr rezultat i njė ndėrtimi historik vullnetar, nė shėrbim tė individit dhe tė bashkėsisė; por ai mund tė shfaqet relativisht vunerabėl nė lėvizjet drejt njė afėrsie mė tė madhe me BE-nė.
    Ish -Bashkimi Sovjetik: Shpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik ka lėnė prapa mjaft probleme pėr shtetet e krijuara. Njė pjesė dėrrmuese e kėtyre problemeve kanė ekzistuar dhe kur u formua BRSS, edhe pse qė nė fillim pushteti i Sovjetėve ėshtė marrė mjaft me ēėshtjen e nacionaliteteve, duke promovuar tė drejtat kombėtare dhe tė minoriteteve etnike, nė bazė tė kulturės, gjuhės dhe territorit. Vetė Stalini e ka pėrkufizuar kombin nė terma tė njė historie tė pėrbashkėt me njė gjuhė tė qendrueshme dhe njė zhvillim ekonomik e psikologjik brenda njė territori tė dhėnė.
    Pas shpėrbėrjes sė BRSS, Federata Ruse nisi rrugėn e kėrkimit tė njė “ideje kombėtare” qė mund tė frymėzonte qytetarėt e saj nė betejėn pėr njė identitet tė ri postsovjetik. Por feja dhe etniciteti nuk mund tė mjaftojnė sepse Rusia ka 20 republika etnike ku banojnė deri tartarė, myslimanė apo popullsi tė tjera. Procesi i formėsimit tė shtetit nė Rusinė postsovjetike po merr kėshtu dhe formėn e njė pėrpjekjeje pėr tė krijuar njė “identitet tė ri kombėtar” nė hapėsirėn e saj, duke inkuadruar nė kėtė proces politikėn e edukimit, atė gjuhėsore dhe kulturore, deri dhe politikėn e simboleve. Nė territorin e ish -Bashkimit Sovjetik, nga vendet e reja tė pavarėsuara, Ukraina ėshtė nė kėrkim tė njė formule tė pėrshtatshme pėr tė zhvilluar njė identitet kombėtar tė veēuar, nė realizim tė synimeve pėr tė njėsuar grupime dhe rajone tė ndryshme etnike. Nė vitin 1989, 59.5% e ukrainasve nė Ukrainė flisnin nė mėnyrė tė pėrsosur rusishten, ndėrsa afėrsisht 12.3% e konsideronin rusishten si gjuhėn e tyre tė Lindjes, vetėm 1.6% e rusėve tė Ukrainės e konsideronin gjuhėn ukrainase si tė tyren, ndėrsa reth 32.8% e ukrainasve e flisnin shumė mirė kėtė gjuhė. Njė pjesė e vėshtirėsisė nė Ukrainė pėr formulimin e njė politike tė re gjuhėsore mbetet ende dhe fakti se nė kuadėr tė Bashkimit Sovjetik ishte krijuar dhe njė imazh inferioriteti mbi gjuhėn ukrainase. Me ligj ėshtė vendosur tashmė qė gjuha ukrainase tė jetė e vetmja gjuhė zyrtare, por nė praktikė vėshtirėsitė janė ende tė konsiderueshme. P.sh., shumica nė Parlament ėshtė nga rajone rusisht-folėse tė Ukrainės dhe shumė ukrainas etnikė pėrdorin mė shumė rusishten se gjuhėn ukrainase. Nė Bjellorusi, sipas kushtetutės, gjuha bjelloruse ėshtė gjuhė zyrtare, por nė komunikimet ndėretnike mė shumė pėrdoret rusishtja. Edhe pse 78% e popullsisė janė bjellorusė etnikė, kurse rreth 13% rusė, nė qė vitin 1995 u miratua nga njė maxhorancė e qėnėsishme qė edhe rusishtja tė bėhej gjuhė zyrtare Ndėrtimi i kombit ėshtė problem shumė mė i mprehtė nė Bjellorusi, nė krahasim me republikat e tjera tė mėdha ish -sovjetike. Bjellorusėt, duke mos e konsideruar veten as rusė, as polakė, janė nė kėrkim tė njė miti tė pranueshėm tė prejardhjes sė tyre kombėtare, nėpėrmjet tė cilit tė mund tė ndėrtojnė njė sens mė pozitiv tė identitetit kombėtar. Republika mė multikulturore e Federatės Ruse ėshtė Bashkirostani. Nė njė popullsi prej pothuajse 4 milionė banorėsh ndeshen mė shumė se 100 nacionalitete; ndėr tė cilat reth 22% janė bashkirė, 28% tartarė dhe mbi 39% rusė. Bashkirėt kėrkojnė si gjuhė zyrtare, krahas gjuhės ruse, dhe atė bashkire me argumentin se vetėm bashkirėt janė historikisht autoktonė nė kėtė republikė, ndėrsa tartarėt synojnė qė gjuhė zyrtare, krahas gjuhės ruse e bashkire, tė njihet dhe ajo tartare me argumentin se nė kėtė republikė banojnė mė shumė tartarė se bashkirė. Pra, aty janė nė “garė” koncepti i “prejardhjes autoktone” me atė tė “shumicės sė dytė”. Nė Azinė Qendrore rusishtja ėshtė pėrgjithėsisht gjuha e administratės dhe e veprimtarisė bashkėkohore. Ajo ėshtė si njė “lingua franca” e komunikimit midis grupeve tė ndryshme lokale. Njė shembull i shumėllojshmėrisė etnike e gjuhėsore ėshtė dhe ai i Kazakistanit, ku popullsia, para migrimit intensiv, ka qenė afro 38% rusė, 37% kazakė dhe 25% gjermanė, ukrainas, koreanė, kinezė, etj. Edhe Gjeorgjia ėshtė njė vend tjetėr shumetnik. Aty gjeorgjianėt pėrbėjnė afro 70% tė popullsisė, dhe pėrveē njė pranie tė gjerė ruse, ka dhe grupe tė tjera etnike qė nuk e konsiderojnė veten si gjeorgjianė. Minoritete tė tilla janė p.sh. Osetėt dhe Abkhazėt. Shumė rusė nė Gjeorgji nuk e flasin fare gjeorgjishten. Njė shembull tjetėr ku shfaqen vėshtirėsi jo tė vogla nė ndėrtimin e njė identiteti kombėtar bazuar mbi gjuhėn ėshtė dhe Moldavia, e konsideruar fillimisht si Besarabia Rumune. Aty, vetė rumunėt etnikė pėrballen ende sot me problemin e tė mėsuarit tė gjuhės sė origjinės, sepse shumica e tyre pothuajse e ka humbur atė. Njė situatė e ngjashme asimilimi ndeshet dhe tek popullsia e vjetėr shqiptare e vendosur nė Turqi apo Greqi.
    SHBA: Historikisht, nė sajė tė mbizotėrimit tė anglishtes, gjuha nuk ka qenė ndonjė temė themelore nė jetėn politike amerikane. Kohėt e fundit me rritjen e pėrdorimit tė gjuhėve tė tjera, sidomos tė spanjishtes, dhe tė fuqizimit tė botimeve e mediave nė kėtė gjuhė, nė afro 20 shtete ėshtė pėrcaktuar tashmė me ligj anglishtja si gjuha e tyre zyrtare. Tradicionalisht ndjenja kombėtare amerikane nuk ka qenė etnike por ėshtė ndėrtuar historikisht duke u mbėshtetur nė sensin e pėrkatėsisė dhe tė identitetit shoqėror tė pėrbashkėt. Kjo nė njėfarė mase nėnkupton se nė teori kushdo mund tė bėhet njė qytetar amerikan, me anglishten si gjuhė tė pėrbashkėt. Me tė drejtė, pėr kombin amerikan nė konsolidim vlen thėnia e Ernest Renan apo Frank Underhill se “njė komb ėshtė njė grup njerėzish qė kanė bėrė gjėra tė mėdha sė bashku”.
    Kėto janė vetėm disa shembuj pėr ilustrim, sepse nė botėn e sotme mund tė ndeshet njė mori rastesh tė tjera tė ngjashme apo tė ndėrthurura me rastet e mėsipėrme. Por, pavarėsisht nga kjo larmi shembuj pėrsėri ajo qė del kudo nė pah, edhe nė kushtet e globalizimit, ėshtė prirja pėr ta ruajtur apo ndėrtuar identitetin kombėtar, pėr ta mbrojtur e zhvilluar atė nė situatat e reja globale, gjė qė realizohet mė mirė e nė mėnyrė mė tė garantuar me anė tė gjuhės sė pėrbashkėt. Ky pėrgjithėsim historik ka vlera tė mėdha edhe pėr shqiptarėt kudo qė jetojnė. Pėr ta faktor i fuqishėm konvergjues ėshtė dhe mbetet gjuha e pėrbashkėt, gjuha shqipe standarde.



    16/07/2004

Tema tė Ngjashme

  1. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  2. Baza dialektore e gjuhės standarde
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  3. Identiteti Kombėtar dhe Gjuha Standarde
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 12:01
  4. Dialekte dhe Standarde
    Nga Hyllien nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2005, 14:27
  5. Pastėrtia e Gjuhės Shqipe
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2003, 03:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •