Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Borxhet e Nano, skandal nė Krans Montana

    NANO, SKANDAL NE KRANS MONTANA

    Moisiu perballet me nje skandal te Nanos ne Zvicer. Sot, ne dreken zyrtare te shtruar per nder te kryetareve te shteteve dhe ministrave qe merrnin pjese ne Forumin Universal te Krans Montanes, Presidenti i ketij forumi, Zhan Pol Karteron, ne prani te ambasadorit te Shqiperise ne Zvicer dhe te mjaft personaliteteve te larta, ju drejtua presidentit Moisiu si vijon: "Zoti President, me shume keqardhje, por jam i detyruar t'ju informoj se kryeministri juaj, Fatos Nano, prej 6 vitesh i detyrohet nje shume prej 110.000 frangash zviceriane, borxh ketij forumi. 6 vjet me pare ai erdhi ne Krans Montana me nje ekip te gjere zyrtaresh shqiptare dhe kerkeses se asistentes sime per te paguar shpenzimet iu pergjigj se nuk kishin marre para me vete, por sapo te ktheheshin ne Shqiperi do t'ua dergonin shumen e faturuar kundrejt shpenzimeve te bera. Madje, kryeministri Fatos Nano la si peng disa pasaporta diplomatike te zyrtareve qe e shoqeronin. I kam derguar faturat e shpenzimeve dhe dhjetera letra, por nuk me ka kthyer asnje cent dhe asnje pergjigje. Une u jam drejtuar zyrtarisht ne menyre te perseritur autoriteteve shqiptare ne Zvicer dhe Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise dhe ende nuk kam marre asnje pergjigje". Karteron e ka pasur te veshtire per te shprehur kete problem dhe eshte munduar ta percjelle me sa me shume diplomaci. Ai ka mbetur teper i cuditur nga sjellja e kryeministrit tone. Me nje shkujdesje te plote, Nano ka thyer gjithe normat e protokollit dhe te kortezise zyrtare, madje kryen nje veprim qe nje shqiptar i thjeshte nuk e ka per zakon ta beje, nuk kthen borxhin. Organizatori i forumit prestigjioz, pasi e ka humbur durimin ia ka treguar kete akt skandaloz kryetarit tone te shtetit, i cili ka mbetur i shokuar. Ne vend qe te bisedonin per punet e Shqiperise, teme e bisedes u bene parate e harxhuara per qejf te Nanos. Kryeministri dhe shpura e vet kane harxhuar jo pak, por 110 mije franga, te cilat do te duhet te nxirren nga arka e shtetit ne formen e dietave per udhetime jashte, per "sherbime". Zhan Pol Karteron e ka thene qartazi se kerkon te vihet ne vend jo vetem borxhi, por edhe nderi i ketij forumi. "Zoti President, une jam nje mik i Shqiperise dhe per te ruajtur dinjitetin e saj nuk kam dashur ta bej kete borxh nje problem gjykatash. Ju lutem te ushtroni autoritetin tuaj ne menyre qe kryeministri Fatos Nano t'i ktheje borxhin Forumit te Krans Montan`s. Gjate ketyre 15 viteve ne kete forum kane ardhur me qindra kryeministra, kryetare shtetesh dhe ministra nga pothuaj te gjitha vendet e botes. Asnje prej tyre nuk i ka mbetur borxh asnje cent" - tha Karteron duke shprehur keqardhje. Nga ana e tij, Presidenti Moisiu theksoi se degjonte per here te pare per kete borxh te kryeministrit Fatos Nano dhe se, ai me t'u kthyer ne Shqiperi do te merrte masa qe zoti Nano te shlyente borxhin. Ambasadori shqiptar ne Zvicer, z.Leontjev Cuci, e siguroi kryetarin e ketij forumi, z.Karteron, se ai menjehere do te informonte ministrine e Puneve te Jashtme dhe qeverine dhe do te kerkonte pagesen e ketij borxhi. Po perse te jene harxhuar kaq shume para ne kete forum? Cilet ishin pjesemarresit e delegacionit? Keto duhet t'i tregoje per taksapaguesit shqiptar kryeministri yne qe na e ka nxjerre namin neper bote, si njerez qe nuk paguajme borxhet.


    koha jone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ALBA : 26-06-2004 mė 01:57
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Te qeshim a te qajme me keto "bema"?!
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    C'MBAHET MEND NGA NANO NE KRANS MONTANA

    Nga Zamir Alushi

    Perse duheshin paguar kaq shume leke per nje takim te tille dhe cili ishte efektiviteti i kryeministrit tone atje? 110 mije franga ka kushtuar vetem nje shprehje. Ne memorjen e shqiptareve ka mbetur nje deklarate e pastudiuar ose e bere me qellim nga Nano ne kete forum ne vitin 1998. "Kryeqyteti i Kosoves eshte Beogradi", deklaroi Nano me tendencen per tu shenuar ne blloqet e gazetareve si njeri qe moderon nacionalizmin shqiptar. Turbullim politik, diplomaci drit`shkurter, apo menyre sjellje per te marre rol personal ne politiken rajonale. Meqenese pozitat e qeverise se tij po lekundeshin kryeministri kerkonte mbeshtetje nga kancelerite perendimore qe kishin interesa ne Ballkan. Por, opozita do ta rrezonte me nje kryengritje te armatosur ne shtator te vitit 1998, pas vrasjes se deputetit Azem Hajdari. Gjithesesi, mbetet te jete nje deklarate e studiuar, sepse jo shume kohe me pare, Nano me ndermjetesine e diplomacise greke doli ne maje te listes ballkanike, me nje takim koke me koke me Miloshevicin dhe mbajti qendrim teper te kritikuar nga politika mbareshqiptare. Sipas gazetes To Vima, Nano ne kete takim i premtoi Miloshevicit se nuk do ti perkrahte forcat ekstreniste, (nenkupto nuk do te ndihmonte UCK ). Ne vijim te ecejakeve diplomatike te Nanos, per marrjen e ndonje bonusi perendimor, nje fishekzar i tille u leshua prej tij edhe ne Lisbone. Per kete diplomaci te pamiratuar as nga Komisioni i Jashtem i Kuvendit dhe as nga presidenti i saj kohe Meidani, deputeti Godo dhe disa politikane te tjere kerkuan interpelance me kryeministrin. Se sa largpames ka qene Nano ne ato qendrime kete e tregoi zhvillimi i shpejte i ngjarjeve qe solli nderhyrjen e NATO-se ne Kosove. Per ironi te fatit, dy vjet me vone ne Krans Montana do te ftoheshin Rugova dhe Shtajner per te perfaqesuar Kosoven e lire prej Beogradit. Ne fakt, ka dicka tjeter te perbashket ne keto takime nderkombetare te Nanos, mania e kryeministrit te nje populli te varfer per te shpenzuar para. Gazetarit grek te To Vimas ne ate kohe i kishte bere pershtypje fakti se Nano dhe Miloshevici, gjate takimit kishin konsumuar dy shishe uiski. Po ne Krans Montana me se te jene harxhuar 110 mije franga?


    koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Kur fillojnė e tė pėrmenden borxhet

    Mero Baze



    Presidenti i Forumit Ekonomik Botėror nė Krans Montana, Zhan-Pol Karteron, ėshtė detyruar t'i kėrkojė delegacionit shqiptar, zyrtarisht, njė borxh qė kryeministri Fatos Nano i ka lėnė kėtij Forumi, 6 vite mė parė nė vitin 1998, kur ka qenė kryeministėr. Zėrat e shpenzimeve janė nga mė tė larmishmit dhe fillojnė me shishet e xhinit dhe pėrfundojnė me "Pay TV" duke e ēuar shifrėn e faturės sė delegacionit nė kuotėn 110 mijė franga. Sipas drejtuesve tė Krans Montanės, borxhi ėshtė negociuar disa herė, por nuk ka pasur sukses. Lajmi i cili arriti nė Tiranė nga dėshmitarė nė takim, nuk u hodh dot poshtė zyrtarisht nga qeveria, por u etiketua drejtuesi i Forumit si njė person i pabesueshėm. Pati shumė hamendje pėr shumėn, personat qė kanė shoqėruar Kryeministrin, zėrat e harxhimeve etj., por nuk pati asnjė mėdyshje, pėr faktin se pse u detyrua ta bėnte publike drejtuesi i Forumit Botėror Ekonomik kėtė borxh.

    Arsyeja, pėrtej etikės diplomatike, duket se ėshtė e qartė. Ajo nuk ėshtė vetėm financiare. Nėse do tė ishte njė borxh i tillė, do tė gjendeshin dhjetėra mėnyra qė ai tė tejkalohej dhe borxhi tė shlyhej. Biles atė mund ta shlyente vetė qeveria shqiptare me njė vendim nga fondi rezervė i qeverisė. Ajo qė duket se e acaron situatėn ėshtė se zoti Zhan-Pol Karteron ka dashur qė tė merret vesh ky borxh. Ose mė mirė tė themi, ka dashur t'ia pėrmendė kėtė borxh Kryeministrit shqiptar. Pėrtej kėsaj dėshire nuk ka asgjė tjetėr veēse arsye politike. Forumi Botėror Ekonomik ėshtė njė institucion, i cili dikton shpesh imazhin e njė vendi pėr investitorėt e huaj dhe jep rekomandime e siguri pėrmes debateve pėr investime nė kėto vende. Ajo qė bėri zoti Zhan-Pol Karteron me Shqipėrinė dje, ėshtė mė shumė se njė spot publicitar negativ. Ajo ėshtė njė thirrje pėr tė hequr dorė nga ky vend dhe nga qeveria e tij. Ėshtė njė portret pėr njė vend primitiv, ku i pari i vendit ikėn nga hotelet pa paguar dhe as ka pėrgjegjėsinė pėr tė paguar ndonjėherė ato borxhe qė turpėrojnė vendin e tij. Dhe tė mendosh se ai borxh ėshtė shumė herė mė pak se sa ēmimi i Benzit qė i kanė dhuruar ose dhjetėra herė mė pak se ēmimi i apartamentit qė i ėshtė falur nė Tiranė, shihet qartė se ēfarė ka dashur tė thotė me pėrkujtesėn pėr borxhin, zoti Zhan-Pol Karteron. Ka dashur tė na tregojė tė gjithėve, se nga qeverisemi dhe ēfarė konsideratash ka institucioni mė i lartė opinionformues pėr imazhin e njė vendi si ne. Ka dashur t'u kujtojė tė gjithė atyre qė pėrpiqen tė mbulojnė tė vėrtetat e hidhura tė qeverisjes kėtu, se kemi tė bėjmė me njė tufė horrash nga ata qė dhe nė Shqipėri nuk guxojnė ta bėjnė mė kėtė gjest.


    Tema
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Cila eshte e verteta per kete skandal. Le ti leme opinionet dhe ti drejtohemi fakteve.


    Zhan Pol Karteron u shfaq kėsaj rradhe menjėherė pasi ra nė kontakt me Sali Berishėn dhe kur zyrtarėt shqiptarė, Presidenti i Republikės dhe kryetari i opozitės iu rikthyen pas disa vite mungese Forumit tė shtrenjtė tė Krans Montanės. Natyrisht qė mes Berishės dhe Karteronit qėndron njė histori e gjatė qė ka Nikolas Arsidin nė mes. Ajo histori ėshtė aq e shtrenjtė financiarisht sa nderet e kryera nė atė vakt nė tė dyja kahet nuk mund tė harrohen dhe pėrcillen si zinxhirė nga njėri vit nė tjetrin.

    Shqipėria humbi mes viteve 1993 dhe 1994 njė shifėr tė konsiderueshme nga Banka Qėndrore e Shqipėrisė qė kapte vlerėn e 1.6 milionė dollarėve. Shqipėria kishte trashėguar nga rregjimi komunist dhe vitet e para tė paspluralizmit borxh tė jashtėm pėr tė cilin njė francez i quajtur Nikolas Arsidi u ofrua tė negocionte pėr t’u falur. Natyrisht njė punė kjo qė kėrkonte honorar. Ky honorar sipas raporteve u pėrcaktua nė 1.6 milionė dollarė dhe kėtė duhet ta paguante Banka e Shqipėrisė. Siē edhe ndodhi. Por para se tė merrte bekimin e negociatorit, Nikolas Arsidi ish kėshilltar i ish Presidentit tė Francės, konsulent financiar i disa zyrave tė rėndėsishme dhe kompanive tė tjera, ftoi Berishėn nė Romė pėr ta dekoruar me Urdhėrin e Kortezisė Franceze. Cermeonia u krye nė korrik tė vitit 1992 dhe Berisha u fiksua me dekoratėn serioze franceze nė gjoks. Tė gjithė mbajnė mend se kėsaj ngjarje iu kushtua vėmendje e gjerė nė Shqipėri. Edhe pėr faktin se pak mbas saj u mor vesh se dekorata qė kallp, dhe Berishės ajo qė i vuri Arsidi nė gjoks nuk ia kishte akorduar Komiteti i cili lėshonte Urdhėrin e Kortezisė Franceze. Atėherė skandali u bė dhe mė i madh. Ai u pasua nga zbulimi i transaksioneve tė fshehta financiare qė kishin zhdukur nga Banka Shqiptare 1.6 milionė dollarė ndėrkohė qė borxhi i Shqipėrisė as u fal dhe as u riskedulua.

    Nė vingjilie tė skandalit financiar qė e bėri tė njohur nė Shqipėri, Zhan Pol Karteron u ėshtė fanepsur sėrish shqiptarėve tashmė si njeriu tė cilit Kryeministri i Shqipėrisė i paska 110 mijė franga zvicerane borxh.

    Sipas gazetave tė djathta dhe atyre tė Ilir Metės, Karteron i qėnka ankuar Presidentit tė Republikės pėr kėtė borxh. Madje, gazetat thonė se njerėzit e PD-sė q ėkanė qenė prezent nė ankesėn e Karteronit pranė Presidentit e kanė bėrė publik kėtė fakt pėr median shqiptare. Karteron thotė se 6 vjet mė parė Nano dhe njė ekip zyrtarėsh ikėn nga ambientet e Forumit tė Krans Montanės pa paguar faturat. Ai shton se Nano dhe kėta zyrtarė lanė edhe disa pasaporta diplomatike peng. Ai thotė prapė se pėr shumė vjet i ka dėrguar faturat e shpenzimeve shoqėruar me dhjetra letra por nuk ka marrė asnjė cent dhe asnjė pėrgjigje. Nė fakt, nė kėtė botė nė krah tė Berishės nuk ėshtė vetėm Karteron, por edhe Paskal Milo qė nxitoi dje tė bėnte protagonistin nė njė TV Ēampion, natyrisht me shqetėsimin pėr tė thėnė tė vėrtetėn rreth ēėshtjes plus shantazhin e rradhės ndaj Kryeministrit pėr tė marrė ndonjė zėvendėsministėr tjetėr apo pėr tė marrė ndonjė prefekt tjetėr, apo pėr tė marrė ndonjė drejtor tjetėr dhe ku kriteri bazė ėshtė qė patjetėr njėri prej tyre tė jetė i pėrfolur. Ndėrkohė ambasadorėt e shtetit shqiptar nė Gjenevė dhe Bėrn mohuan dje ngjarjen. Pėr mė tepėr, kur shikon qė deklaratat e Karteronit kanė pohime tė ēuditshme - siē ėshtė puna e pasaportave diplomatike tė lėna peng, po zyrtarėt me ēfarė udhėtuan?! - tė cilat mjaftontė pėr tė thėnė qė Karteron gėnjen. ambasadorėt thanė dje se kanė kėrkuar vazhdimisht faturat origjinale qė justifikojnė shpenzimet e mėsipėrme, por kurrė nuk i kanė marrė ato. Pėr mė tepėr qė shifra qė referohet, pėr 5 zyrtarė dhe pėr 5 ditė nuk mund tė harxhohet nė Hiltonin mė tė shtrenjtė tė botės jo mė nė vilat apo hotelet e Krans Montanės. Nisur mbase nga ky fakt, ambasadorėt janė detyruar ta quajnė Karteronin "matrapaz" apo "xhambaz" i cili i fton njerėzit e pastaj iu vėrvit nė surrat faturat me shifra skandaloze. Unė nuk di sesa ka lėnė Presidenti i Republikės nė Krans Montana kėsaj rradhe, por do tė ishim kuriozė pėr faturat qė Karteroni i ka prerė atij.

    Zhan Pol Karteron ka pushtuar edhe njėherė tjetėr faqet e gazetave shqiptare, kryesisht tė djathta dhe kryesisht ato qė kontrollon Ilir Meta, ish kryeministri i Shqipėrisė disa herė emėruar nga socialistėt.

    Por kėsaj rradhe Karteron nuk ėshtė shfaqur si 9 vjet mė parė, mbrojtės i zyrtarėve tė shtetit shqiptar. Kėsaj rradhe, ai ka bėrė viktimėn e tyre, njė njeri i rėndėsishėm tė cilit Kryeministri i Shqipėrisė i paska 110 mijė franga zvicerane borxh.

    Nė fakt, Karteron mbahet mėnd mirė nė kėto anė. Nė vitin 1995 kur plasi skandali "Arsidi" ai u shfaq pėr herė tė parė nė Shqipėri. Atėherė kėtu nuk e njihte njeri si themeluesi i Forumit tė Krans Montanės. Buja e skandalit mė tė madh financiar tė pasdikaturės nė Shqipėri detyroi Berishėn, President i Republikės nė atė kohė, tė bėnte sikur do tė hapte gjyq pėrkundrejt njė francezi tė quajtur Nikolas Arsidi, qė kishte pėrlarė nga bankat e Shqipėrisė 1.6 milionė dollarė. Berisha arrestoi njė sėrė zyrtarėsh nė Shqipėri pėr t’i mbyllur nė burg dhe tamam atje pėr t’iu zėnė dhe gojėn. Por burgu paratė nuk i kthente. Atėherė nėn presionin e madh tė medias, Presidenti Berisha u detyrua tė deklaronte se do tė hapte gjyq ndaj francezit qė e kishte dekoruar me Urdhėrin e Kortezisė Franceze dhe mė pas, vetė Berisha e kishte emėruar negociator tė tė Borxhit tė Shqipėrisė dhe ai kishte paguar me 1.6 milionė dollarė. Atėherė gazeta e Partisė Demokratike, qė sot na referon skandalin, tha se Karteron ishte zgjedhur si avokat i Sali Berishės nė Paris. Por ne nuk dėgjuam mė kurrė tė ishte bėrė ndonjė gjyq pėr kėtė ēėshtje nė Paris.Ato para nuk u kthyen kurrė. Ato edhe sot e kėsaj dite mungojnė nė Bankėn Qėndrore tė Shqipėrisė. Zhan Pol Karteron u pa atėherė jo si avokat mbrojtės nė njė gjyq qė s’u bė kurrė. Por si negociator i Sali Berishės pranė Nikolas Arsidi pėr tė rikthyer paratė nė Shqipėri. Nuk dimė sa ia arriti kėsaj zotėria nė fjalė. Por dimė fare mirė se paratė nuk u kthyen. Nuk dimė se sa u pagua zotėria pėr shėrbimin qė kreu, pasi ēėshtja ruhej me forca speciale nga rregjimi nė fuqi dhe ēdo informacion qė rridhte ose e lėshonte SHIK-u ose vinte si klithmė e ndonjėrit prej tė burgosurve qė Berisha e kishte zhytur shtatė pashė nėn dhe pėr tė mos iu dėgjuar zėri.

    Ky ėshtė Karteroni qė njohim ne. Pėr fat tė keq ėshtė rishfaqur sėrish, kėsaj rradhe edhe me namin e njė njeriu qė ka ngritur Forumin e Krans Montanės pėr tė bėrė para pėrmes matrapazllėqeve tė shėmtuara.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    EDHE ISH-MINISTRI MILO PRANOI BORXHIN

    Si per te vulosur ate qe eshte thene ne tryezen e para kater diteve ne Krans Montana, edhe ish-ministri i Puneve te Jashtme Paskal Milo, pranoi se nje gje e tille eshte e vertete. Duke qene se ne kohen kur Nano u be debitor ndaj ketij forumi Milo ishte Minister i Jashtem, fatura i ka ardhur paraprakisht atij. "Une kam qene vetem njehere ne Krans Montana, diku nga perfundimi i konfliktit ne Kosove ne maj apo qershor te viti 99, nderkohe qe ky aktivitit i Nanos ne kete forum eshte zhvilluar nje vit me pare" u shpreh Milo lidhur me kete ceshtje. Nga ajo cfare kujtonte Milo, ministria e tij ka marre nje leter nga presidenti i ketij forumi Karteron, lidhur me borxhin qe Nano i detyrohej atij. "Me sa me kujtohet pasi eshte kthyer Nano nga ky aktivitet, disa kohe me vone ne Ministrine e Puneve te Jashtme ne na ka ardhur nje informacion nga misionet tona ne Gjeneve apo nga Berna, pra nga misionet tona diplomatike ne Zvicer, me te cilet Zhan Pol Karteron, organizatori i Krans Monatanes kerkonte qe t'i paguheshin rreth 110 mije franga zvicerane, per shpenzime qe kishte bere delegacioni shqiptar i kryesuar nga Nano" pohoi Milo. Por sipas tij kjo fature kaloi ne kryeministri, pasi duhej te ishte pikerisht ky dikaster qe duhej te shlyente borxhin. Pasi informacioni i ka kaluar Kryeministrise nga Ministria e Jashtme nuk eshte marre asnje informacion i metejshem. "Duke qene se kjo ceshtje kishte te bente me zyren e kryeministrit dhe jo me Ministrine e Puneve te Jashtme, me kujtohet mjaft mire qe ne kete informacion e kemi percjelle tek zyra e kryeministrise. Me pas ne nuk kemi marre asnje informacion lidhur me kete ceshtje si ministri e jashtme edhe per faktin se Nano u largua nga posti i kryeministrit ne fund te shtatorit te `98, dhe si duket dosja u mbyll me faktin se erdhi nje qeveri e re e kryesuar nga Majko". Ky ishte argumenti i vetem i Milos dje lidhur me kete fakt, duke e justifikuar ate me nderrimin e qeverive.



    Koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet nė Bllog
    17
    Nuk eshte as me shume e as me pak se sa "Nano Ik", per kesaj here keto fjale nuk shqiptohen nga goja e nje shqiptari, shqiptohen nga goja e nje te huaji dhe kjo i ben ato edhe me shokuese dhe intriguese ne te njejten kohe.

    Shqiptaret kane per kryeminister nje hajdut ordiner qe nuk vjedh vetem shqiptaret, ka vjedhur edhe perendimoret. Sa per Nanon, nga dita ne dite po e kupton qe po rremon varrin vetes gjithmone e me te thelle.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Nuk ka asnje fakt qe e nxjerr Nanon hajdut. Ne rastin me te keq, ajo cfare pretendohet eshte se shteti shqiptar i ka borxh 110 mije franga Zviceriane Krans Montanes dhe jo Nano. Asnje qindarke prej atyre parave nuk pretendohet te jene futur ne xhepin e Nanos, apo te jene shpenzime private te Nanos jashte statusit te vizites zyrtare. Askush prej atyre qe akuzojne nuk e thote kete, por thone thjesht se shteti shqiptar ka nje borxh.

    Nano ishte kryeminister ne ate kohe dhe shume shpejt pas asaj vizite ai nuk e gezoi me kete post. Ai nuk ishte me ne pozita per te urdheruar pagimin e ketij borxhi, atehere pse akuzohet Nano si hajdut? Cfare vodhi Nano?

    Pastaj eshte e qarte qe pretendimi eshte shume tendecioz dhe i qellimshem. Zotria ne fjale mund ti drejtohej presidentit shqiptar ne menyre private apo te ndiqte rruge me te pershtatshme per kete problem, menyra keto teper standate per diplomatet apo personalitetet e huaj dhe miqesore me shqiperine, pa e turperuar delegacionin shqiptar ne ate lloj menyre. Por ai per cudi preferoi ti kerkoje keto para ne nje forme teper poshteruese. Shume shqiptare jane kaq idiote sa kujtojne se bota do fajesoje Nanon per kete, kur ne fakt ky borxh, nqs i vertete thote me shume per shtetin shqiptar dhe natyren e shqiptareve ne pergjithesi. Kjo paditje publike dhe e felliqur na diskriminon te gjitheve dhe per hir te se vertetes eshte ne perputhje te plote me opinionin e keq qe Europa ka per shqiptaret ne pergjithesi, perfshi ketu politikane e njerez te thjeshte, pozite e opozite. Kush eshte ai idiot ne bote apo europe qe e konsideron shtetin shqiptar te Berishes psh si shtet me pak hajdut apo me korrekt se ky i Nanos, apo qe i analizon keta te dy si nje te "mire" e nje te "keq".

    Nano ne kete rast nxjerr ne pah hipokrizine dhe karakteri prej skileje e injoranti qe shpalosin shqiptaret. Shqiptareve u duhet Nano sepse ata mund ta perdorin ate dhe gabimet e tij per tu fshehur mbas tij, edhe pse ata e dine mire se te gjithe jane pak Nano kush me shume e kush me pak. Ne mase te madhe shqiptaret kane nje mentalitet hajdut, dhe te korruptuar, dembeli e paraziti dhe kete dobesi te veten kerkojne ta fshehin mbas Nanos dhe sic shikohet edhe ketu e akuzojne ate vend e pa vend, pa pare aspak pertej instinktit apo pasionit te tyre revanshist.
    Ne thelb ky eshte nje sebep tjeter qe shqiptaret te fajesojne Nanon si shkaktari i moralit te tyre te degjeneruar, apo i prapambetjes se tyre, ashtu sic eshte bere tashme norme qe per cdo gje qe nuk ecen mire ne Shqiperi ata fajesojne apo akuzojne Nanon dhe qeverine. Kjo edhe pse Nano nuk ishte ai qe e solli por e gjeti kete mentalitet mes shqiptareve.

    Shqiptaret jane kaq gomere sa nuk duan te shikojne se Nano edhe sikur ta kete bere kete qellimisht ne fund te fundit nuk ka paguar nje fature qe do tu rendonte ne krah taksapaguesve shqiptare. Arsidi ne 94-95 i vodhi 1.6 milione dollare shqiptareve pasi i vari dekoraten Berishes ne qafe, por per cudi keta te djathtet nuk duket se u ben pershtypje ky fakt dhe akuzojne sot jo vetem me idiotesi dhe pa asnje lloj takti e mencurie, por duke u hequr si force politike e paster moralisht, kur dihet se skandalet me te medhaja financiare, shqiperia i perjetoi nen pushtetin e tyre. Ne fakt duket qarte se kjo nuk eshte asgje tjeter vecse nje tjeter akuze ne vazhden e akuzave shterpe dhe xhahile qe gjithmone fokusohen mbi moralin, karakterin apo jeten private te Nanos dhe jo mbi punen dhe arritjet e tij. Keto akuza filluan me merhumin Gary Kokalari qe kerkonte numrin e llogarise bankare te Nanos,............ duke vazhduar me protestat e xhahilo-bajraktareve shqiptare perpara shtepise se Bardhe nga e cila doli edhe nje ultimatum per Bushin, dhe qe sigurisht edhe sot nuk bejne asgje tjeter vecse vazhdojne sulmet ndaj figures se Nanos dhe jo ndaj punes se tij me te cilen ata nuk kane asgje te krahasojne se s'kane asnje arritje.

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    EDHE ISH-MINISTRI MILO PRANOI BORXHIN

    Si per te vulosur ate qe eshte thene ne tryezen e para kater diteve ne Krans Montana, edhe ish-ministri i Puneve te Jashtme Paskal Milo, pranoi se nje gje e tille eshte e vertete. Duke qene se ne kohen kur Nano u be debitor ndaj ketij forumi Milo ishte Minister i Jashtem, fatura i ka ardhur paraprakisht atij. "Une kam qene vetem njehere ne Krans Montana, diku nga perfundimi i konfliktit ne Kosove ne maj apo qershor te viti 99, nderkohe qe ky aktivitit i Nanos ne kete forum eshte zhvilluar nje vit me pare" u shpreh Milo lidhur me kete ceshtje. Nga ajo cfare kujtonte Milo, ministria e tij ka marre nje leter nga presidenti i ketij forumi Karteron, lidhur me borxhin qe Nano i detyrohej atij. "Me sa me kujtohet pasi eshte kthyer Nano nga ky aktivitet, disa kohe me vone ne Ministrine e Puneve te Jashtme ne na ka ardhur nje informacion nga misionet tona ne Gjeneve apo nga Berna, pra nga misionet tona diplomatike ne Zvicer, me te cilet Zhan Pol Karteron, organizatori i Krans Monatanes kerkonte qe t'i paguheshin rreth 110 mije franga zvicerane, per shpenzime qe kishte bere delegacioni shqiptar i kryesuar nga Nano" pohoi Milo. Por sipas tij kjo fature kaloi ne kryeministri, pasi duhej te ishte pikerisht ky dikaster qe duhej te shlyente borxhin. Pasi informacioni i ka kaluar Kryeministrise nga Ministria e Jashtme nuk eshte marre asnje informacion i metejshem. "Duke qene se kjo ceshtje kishte te bente me zyren e kryeministrit dhe jo me Ministrine e Puneve te Jashtme, me kujtohet mjaft mire qe ne kete informacion e kemi percjelle tek zyra e kryeministrise. Me pas ne nuk kemi marre asnje informacion lidhur me kete ceshtje si ministri e jashtme edhe per faktin se Nano u largua nga posti i kryeministrit ne fund te shtatorit te `98, dhe si duket dosja u mbyll me faktin se erdhi nje qeveri e re e kryesuar nga Majko". Ky ishte argumenti i vetem i Milos dje lidhur me kete fakt, duke e justifikuar ate me nderrimin e qeverive.


    koha jone

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar mė parė nga Sander Mafishja
    Shqiptaret jane kaq gomere sa nuk duan te shikojne se Nano edhe sikur ta kete bere kete qellimisht ne fund te fundit nuk ka paguar nje fature qe do tu rendonte ne krah taksapaguesve shqiptare.
    Ketu ne fakt ke te drejte , sepse te votosh per nje kryeminister te tille gomar duhet te jesh .

    Por fakti eshte se ky forum paska qene shume i duruar , pasi ka pritur 6 vjet , sepse me sa di une , per nje fature te vogel , si psh parking etj .. te mospaguar , shteti nuk te lejon me te futesh ne te tilla forume pa e paguar . Ketu nuk behet fjale per disa dollar , por behet fjale per dinjitetin e nje shteti , ku nje i tille kryeminister perfaqeson nje shtet , i cili han e pin dhe len pa paguar faturat ... etj etj qe spo din te mbarojn avanturat e ketij mafiozi .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  11. #11
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Berisha: Nano me borxhin e Krans Montanės dėmton Shqipėrinė


    N.Perndoj

    TIRANE- Pas kthimit nga Forumi Ekonomik i Krans Montanės, kryetari i demokratėve Sali Berisha deklaroi dje se kryeministri Fatos Nano ka dėmtuar imazhin e Shqipėrisė pas deklaratės sė fortė tė presidentit tė forumit tė Krans Montanės, Zhan Pol Karteron, se kreu i ekzekutivit shqiptar i detyrohet kėtij forumi, 110 mijė franga zvicerane. “Unė isha nė tavolinė kur presidenti i forumit i deklaroi presidentit Moisiu borxhin qė kishte Nano, i cili kishte shkuar atje me njė suitė gjigante shoqėruesish. Nė drekėn zyrtare ishin edhe shumė kryetarė shtetesh dhe ministra tė Jashtėm tha Berisha duke theksuar se “Ai fle nė hotel dhe ikėn pa paguar. Ulet nė restorant pa paguar dhe e bėn kėtė duke dėmtuar nė mėnyrė shumė tė rėndė imazhin e Shqipėrisė. Nderi i Shqipėrisė ėshtė dhjetė herė mė i rėndėsishėm sesa gjethja e fikut para horit qė quhet kryeministėr sot nė Shqipėri”, -tha dje Berisha nė momentin e mbėrritjes nė Rinas. Nė deklaratėn e tij pėr mediat, Berisha foli edhe pėr samitin e Stambollit nė tė cilin presidenti Moisiu dhe kreu i ekzekutivit Nano kanė mbėrritur me ēarter tė ndryshėm. “Nė fakt delegacionet kanė shkuar nė tresh dhe jo nė dysh qė ta dini ju. Sepse ministri i Mbrojtjes ėshtė nė njė ēarter. Presidenti me tė vetin dhe Fatos Nano me tė vetin. Ėshtė e tėrė njė pėrfundim i njė shteti tė shkėrmoqur dhe inekzistent, njė shtet i dėshtuar ku vendi mė i varfėr i Europės shkon me tre ēartera nė njė samit”, -tha ajo. Para vizitės sė tij nė Forumin Ekonomik tė Krans Montanės, Berisha ka zhvilluar disa takime edhe nė Bruksel. “Nė Bruksel mora pjesė nė mbledhjen e byrosė politike tė Partive Popullore Europiane, qė u zhvillua pas fitores sė shkėlqyer tė qendrės sė djathtė nė zgjedhjet europiane dhe bėra njė ekspoze tė gjendjes nė Shqipėri dhe pėr regjimin kleptokratit tė Fatos Nanos si shkak kryesor dhe pengesė kryesore pėr integrimin e Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė Bashkimin Europian”, -tha ai. Ndėrsa gjatė qėndrimit tė tij nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės, Berisha ka folur gjatė mbi situatėn e medias nė vend dhe raportet e saj me qeverinė “Nano”. “Nėse kryeministri nuk e ndėrpret sulmin e tij ndaj gazetarėve, pasojat do tė jenė shumė tė rėnda dhe shtatori do tė konkretizojė nismat tė cilat janė nė zbatim e sipėr”, -tha ai. Nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės, Berisha kėrkoi gjithashtu qė nė mediat turke, tė futet edhe transmetimi i gjuhės shqipe. “Ndaj Turqisė u ndėrpre monitorimi dhe unė personalisht pėrshėndeta reformat e kryeministrit Erdogan dhe qeverisė sė tij si reforma historike pėr kombin mik turk dhe natyrisht jemi informuar se mediat turke kanė filluar tė transmetojnė nė disa gjuhė dhe kėrkova nė asamble qė kėto media tė kenė dhe kohėn e transmetimit nė gjuhėn shqipe qė u prit shumė mirė. Kryetari i Parlamentit turk nė Kėshillin e Europės mė premtoi mua se sapo tė kthehet nė Turqi do tė marrė kėtė nismė”, -tha ai
    LINDI EDHE "ANDREA"

  12. #12
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Berisha flet per borxhin e kryeministrit pas kthimit nga Krans Montana

    Nano i shpenzoi per "jete nate"

    E Marte, 29 Qershor 2004


    BERISHA: NANO NUK MBULOHET DOT ME ME GJETHE FIKU

    "Ne momentin kur zyrtaret e forumit te Montanes i kerkuan kryeministrit te paguante, ai iu pergjigj se nuk kishte leke me vete e se ato do te ktheheshin menjehere sapo ai te mberrinte ne Shqiperi. Madje delegacioni per kete qellim la peng pasaportat diplomatike", keshtu u shpreh dje lideri demokrat, Berisha, duke zbardhur detajet e tryezes se Krans Montanes, ku dhe u publikua borxhi qe Nano i kishte ketij forumi, duke shtuar se "Nderi i kombit eshte me i rendesishem se sa gjethja e fikut qe mbulon horrin lakuriq me emrin Fatos Nano"

    Tedi Blushi

    Me t'u kthyer ne atdhe, pas nje turi te gjate ne Europe, lideri i opozites, Sali Berisha, vuri ne dispozicion te medias, nje sere faktesh te pazbardhura me pare ne lidhje me "borxhin e kryeministrit". Menjehere sapo vuri kemben ne aeroportin "Nene Tereza", kryedemokrati preferoi t'i kushtoje nje vemendje te vecante interesit te gazetareve ne lidhje me kete ceshtje. Ne cilesine e "deshmitarit okular", te bisedes se zhvilluar mes Presidentit shqiptar dhe kreut te forumit te Krans Montanes, Zhan Pol Karteron, ne lidhje me shumen prej 110 mije frangash qe i detyrohet Nano ketij forumi, Berisha tregoi dje me hollesi disa detaje te panjohura te ketij bashkebisedimi. "Ne tavolinen kryesore ku ndodheshin personalitete europiane, krere shtetesh dhe persona me pozite teper te larte, Karteron nga fundi i bisedes i drejtohet Moisiut. Ketij te fundit ai i kerkoi qe ne baze te autoritetit te tij kushtetues, te mundesonte kthimin e lekeve qe kryeministri Nano i detyrohet ketij forumi", u shpreh kreu i selise blu, duke riprodhuar nje pjese te bisedes ne fjale. Ne baze te informacionit te siguruar, Berisha e vazhdoi prononcimin e tij me te tjera argumente qe plotesojne bindjen se gjithe keto leke te harxhuara ne Zvicer nga delegacioni shqiptar, nuk ishin pjese e axhendes zyrtare. Sipas liderit demokrat, shuma prej 110 mije frangash ishte harxhuar ne pjesen me te madhe per te mbuluar shpenzimet e "jetes se nates". "Ne kete vizite, te kryer ne vitin '98 Nano shoqerohej nga nje suite teper e madhe. Kuptohet qe dhe shifra e parave te harxhuara do te ishte e tille. Por ne momentin kur zyrtaret e forumit te Montanes i kerkuan kryeministrit te paguante, ai iu pergjigj se nuk kishte leke me vete e se ato do te ktheheshin menjehere sapo ai te mberrinte ne Shqiperi. Madje delegacioni per kete qellim la peng pasaportat diplomatike", deklaroi kreu demokrat. Madje ai u shpreh i cuditur sesi keto fakte nuk jane publikuar ende nga presidenti Moisiu, qe gjate gjithe kesaj kohe ka preferuar te heshte ne lidhje me kete ceshtje. Per kete arsye, Berisha i kerkoi kreut te shtetit, te braktise pozicionin komod ne lidhje me kete skandal dhe te prononcohet per mediat per gjithcka ai di nga kjo histori. Pasi sipas tij "borxhi i Nanos" perben nje rast tipik papergjegjshmerie qe duhet denuar nga shteti shqiptar. Berisha i meshoi pikerisht alternatives s- ndeshkimit, per vete faktin qe sic u shpreh ai ky rast perben shembullin me te paster te mentalitetit kleptokratik te shefit te qeverise. Ne fund te fjales se tij, lideri i opozites u shpreh i kenaqur qe kishte arritur te zbardhte nje pjese te "incidentit diplomatik te kryeministrit ne Krans Montana". "Nderi i kombit eshte me i rendesishem se sa gjethja e fikut qe mbulon horrin lakuriq me emrin Fatos Nano", perfundoi Berisha.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Genti^Itali : 29-06-2004 mė 06:52
    LINDI EDHE "ANDREA"

  13. #13
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    E Marte, 29 Qershor 2004


    NANO: KAM HARXHUAR VETEM 672 DOLLARE

    Zyra e shtypit e Kryeministrise, pas shqyrtimeve te hollesishme dhe te pergjegjshme ne lidhje me pretendimet e ngritura ditet e fundit per te ashtuquajturat shpenzime te pashlyera te kryeministrit Fatos Nano gjate udhetimit te tij ne Krans Montana, deklaron sa me poshte:

    Pjesemarrja e Kryeministrit Fatos Nano ne Forumin e Krans Montanes ne qershor te vitit 1998, u shoqerua dhe me dhenien e cmimit me te larte te tij, te quajtur Cmimi i Fondacionit Universal, firmosur edhe nga Karteron, cmim te cilin e kane marre ne te njejtin aktivitet te qershorit 1998 edhe sekretari i pergjithshem i OKB-se, Butros Butros Gali, edhe ish-presidenti i Hungarise, Arpad Genc.

    Ne dokumentacionin e zyres se finances se Kryeministrise, (specifikisht dosja financiare per shpenzimet valutore per vitin 1998, shkresa me numer 2972, date 20.06.1998, por edhe ne korrespondencen e mepasme) rezulton se ne lidhje me udhetimin e Kryeministrit Fatos Nano ne takimin e Forumit te Krans Montanes ne date 25-26 qershor 1998, nuk ekziston asnje kerkese per shuma te pashlyera, aq me pak fatura te pretenduara si te pashlyera. Ne kete forum kane marre pjese kater persona nga zyra e Kryeministrit, perfshire dhe truprojen. Gjate udhetimit jane shpenzuar gjithsej 1617 us dollare, ndersa krejt udhetimi ka kushtuar 3388 $, perfshire edhe pjesemarrjen ne nje aktivitet ne Salzburg te Austrise. Personalisht Kryeministri Nano ka shpenzuar ne total per shtate dite te sherbimit shumen prej 672 US Dollare.

    Nderkaq zyra e shtypit e Kryeministrit eshte e autorizuar te informoje se kerkeses se Ambasadorit te Jashtezakonshem dhe Fuqiplote te Republikes se Shqiperise ne Zvicer, i cili, sipas porosise se marre eshte perpjekur te futet ne kontakt me Karteronin, ky i fundit i eshte shmangur. Komunikimet e mundshme te ketij zoterie me lloj-lloj personash qe shohin endrra me grabitje dhe argetime te tjera te ketij lloji, nuk perbejne objekt te punes se Kryeministrise, pasi nuk jane pjese e komunikimit zyrtar.

    E gjithe ngjarja ne fjale nuk e cenon aspak vleresimin e Kryeministrit Fatos Nano per Forumin Universal te Krans Montanes.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet nė Bllog
    17
    Ish-kryeministri Meta theksoi se personat e autorizuar nga Nano nuk pranuan tė bėjnė pagesėn

    "Nano duhej tė paguante faturėn e Zvicrės"

    Ish-kryeministri Ilir Meta tha gjatė konferencės sė djeshme pėr shtyp se kryeministri Fatos Nano duhej tė paguante detyrimin qė ka patur ai dhe delegacioni qė e shoqėronte nė Forumin e Krans Montanės, para gjashtė viteve. Ai tha se nuk ka qenė vetė detyra e kryeministrit, por dhe e tij pėr tė marrė vendime nė lidhje me kėtė ēėshtje. "Nuk dėshiroj tė hyj nė ēėshtje tė tilla, por meqė kėrkuat me insistim po flas. Kryeministri ka pasur vazhdimisht pėr tė paguar njė detyrim bashkė me delegacionin e tij. Sigurisht nuk ka qenė vetėm detyra e kryeministrit por edhe detyra ime pėr tė marrė vendime lidhur me kėtė ēėshtje," theksoi ish-kryeministri. Por sipas tij, personat qė janė autorizuar nga kryeministri pėr t'u marrė me kėtė ēėshtje, nuk kanė pranuar qė tė shlyejnė detyrimet. Sipas tij, ato janė tė pabazuara. "Me sa mbaj mend personat e autorizuar nė kryeminsitri nuk kanė pranuar tė shlyejnė detyrimet si tė pabazuara," tha Meta.

    Ish-kryeministri komentoi dhe lėvizjen pėr integrim. "Lidhur me Lėvizjen Socialiste pėr Integrim dėshiroj tė shpreh kėnaqėsinė time dhe entuziazmin tim pėr ecurinė e saj, pėr pėrhapjen e gjerė jo vetėm nė radhėt e anėtarėsisė sė PS, por edhe nė tė gjithė shtresat e shoqėrisė sonė. Duhet tė pėrshėndes hyrjet e reja intelektuale dhe studentore, do ta fuqizojmė akoma mė tej kėtė lėvizje dhe do t'i japim dimensione tė reja, nė raport me opinionin publik dhe nė veēanti nė raport me zgjidhjen e problemeve qė shqetėsojnė popullin tonė," theksoi Meta. Ai tha se nuk janė as tė vonuar, dhe as nuk kanė arsye pėr tė nxituar pėr krijimin e njė partie tė re. Meta theksoi se ata kanė dėshirė qė tė ketė reflektim nga PS. "Mendoj se nuk jemi as tė vonuar dhe nuk kemi asnjė arsye pėr tė nxituar, jemi nė kohė pėr tė marrė vendimin e duhur pėr partinė tonė. Ne kemi dėshirė qė tė ketė reflektim nga ana e PS," tha Meta.

    Ēėshtja e borxhit tė papaguar nė Krans Montana u hap kėto ditė nė media, pasi presidenti i kėtij forumi, i kėrkoi presidentit Moisiu qė tė ushtronte autoritetin e tij pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje. Ai theksoi se Nano nė krye tė njė delegacioni tė gjerė, kishte ikur pa paguar faturėn e shėrbimeve. Madje ai ka lėnė peng disa pasaporta, duke deklaruar se do u kthente paratė me tė mbėrritur nė Shqipėri.





    Zyra e shtypit pranė Kryeministrit thekson se ambasadori shqiptar nė Zvicėr nuk po hyn nė kontakt me Karteronin

    "Nano, jo vetėm nuk ka borxhe, por ai mori dhe ēmim nė Krans Montana"

    Zyra e Shtypit pranė Kryeministrisė reagoi nė lidhje me skandalin e mosshlyerjes tė njė fature tė stėrmadhe, tė tij dhe delegacionit qė e shoqėronte nė forumin e Krans Montanės. Nė kėtė njoftim thuhet se Nano mori dhe njė ēmim gjatė kėtij forumi. "Pjesėmarrja e kryeministrit Fatos Nano nė Forumin e Krans Montanės nė qershor tė vitit 1998, u shoqėrua dhe me dhėnien e ēmimit mė tė lartė tė tij, tė quajtur Ēmimi i Fondacionit Universal, firmosur edhe nga Karteron, ēmim tė cilin e kanė marrė nė tė njėjtin aktivitet tė qershorit 1998 edhe sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Butros Butros Gali, edhe ish-presidenti i Hungarisė, Arpad Genc," thuhet nė njoftimin e Kryeministrisė. Aty thuhet edhe se nė dokumentacionin e zyrės sė Financave nė lidhje me kėtė aktivitet, deklarohet se nuk ka asnjė shumė tė pashlyer. "Nė kėtė forum kanė marrė pjesė katėr persona nga zyra e Kryeministrit, pėrfshirė dhe truprojen. Gjatė udhėtimit janė shpenzuar gjithsejt 1617 US dollarė, ndėrsa krejt udhėtimi ka kushtuar 3388$, pėrfshirė edhe pjesėmarrjen nė njė aktivitet nė Salzburg tė Austrisė. Personalisht kryeminsitri Nano ka shpenzuar nė total pėr shtatė ditė tė shėrbimit shumėn prej 672 US Dollarė," thuhet mė poshtė nė njoftim. Zyra e shtypit deklaron se Karteron i ėshtė shmangur kėrkesės sė ambasadorit shqiptar nė Zvicėr pėr tė hyrė nė kontakt me tė. "Komunikimet e mundshme tė kėtij zotėrie me lloj-lloj personash qė shohin ėndrra me grabitje dhe argėtime tė tjera tė kėtij lloji, nuk pėrbėjnė objekt tė punės sė Kryeministrisė, pasi nuk janė pjesė e komunikimit zyrtar," thuhet nė njoftimin e kryeministrisė. "E gjithė ngjarja nė fjalė nuk e cėnon aspak vlerėsimin e kryeministrit Fatos Nano pėr Forumin Universal tė Krans Montanės," pėrfundon njoftimi.


    MPJ: Kemi 2000 mijė franga borxh, tė cilat janė vendosur tė mos shlyhen

    Nė lidhje me ēėshtjen e borxhit tė Nanos nė Krans Montana ka reaguar dhe Ministria e Jashtme. Nė njė deklaratė tė saj thuhet se pas shqyrtimit tė dosjes, pėr kėtė ēėshtje, ka rezultuar se Shqipėria ka gjithsej 1450 dollarė tė pashlyer pėr njė ekspozitė tė hapur nė Krans Montana. "Lidhur me njoftimet publike pėr njė detyrim tė palikuiduar ndaj Forumit tė Krans Montanės, Zėdhėnėsi i MPJ-sė njofton se ėshtė shqyrtuar me hollėsi dosja e komunikimit mes Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe ambasadės nė Bernė dhe tė misionit nė Gjeneve pėr periudhėn nga 31.03.98 deri me 23.03.1999. Nga ky shqyrtim rezulton se shteti shqiptar ka marrė vetėm njė faturė nga kompania Apple Fields pėr njė shumė 2000 Franga Zvicerane, (1450 USD) lidhur me njė pavion ekspozite tė hapur pėr Shqipėrinė nė Krans Montana nė vitin 1998. Pėr shkak tė pasaktėsive nė dokumentacionin pėrkatės, vendimmarrėsit e asaj periudhe kanė gjykuar se kjo shumė nuk duhej paguar," thuhet nė deklaratėn e kėsaj ministrie.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Flet Meto Metollari i Nanos..

    RD shkruan:

    -

    Thellohet skandali i Krans Montanės.
    Shpenzimet pėr Pay TV dhe turpe tė tjera

    Meta: S’e paguanim dot faturėn e Nanos

    Pas Paskal Milos, edhe ish - kryeministri Ilir Meta konfirmon borxhin 110 mijė franga. Fatos Nano dhe shpura qė e shoqėronte kanė harxhuar para pa hesap pėr pije, filma pornografikė dhe pėr gjėra ordinere nė dhomat e hotelit zviceran

    Ish-kryeministri Meta deklaroi dje se borxhet e kryeministrit dhe stafit tė tij, tė krijuara gjatė qėndrimit nė Samitin e Krans Montanės, kanė qenė krejtėsisht tė pamundura pėr t'u shlyer. Meta pranoi dje gjatė njė konference shtypi se ka ekzistuar si njė problem mes qeverisė socialiste dhe drejtuesve tė Forumit tė Krans Montanės, problemi i borxhit prej 110 mijė frangash. Ai tha se i ishte kėrkuar qė tė shlyheshin nga qeveria kėto detyrime. Sipas Metės, pasi ishte vėnė nė dijeni tė borxhit, ai i kishte kėrkuar stafit tė tij tė ekspertėve pėr tė pėrcaktuar tė gjitha detajet e shlyerjes sė kėtij borxhi, i cili ishte krijuar gjatė kohės kur kryeministėr kishte qenė Fatos Nano. "Ishin specialistėt e fushave pėrkatėse qė mė bėnė tė qartė se nuk mund tė shlyhej ky borxh. Kjo, pasi shpenzimet e stafit tė kryeministrit kishin qenė pėr arsye krejt tė ndryshme si ato tė Pay Tv apo shėrbime dhome", tha ish-kryeministri. Borxhi i krijuar nga stafi i kryeministrit ka qenė krejtėsisht banal dhe ėshtė krijuar pėr qėllime krejtėsisht perverse, pėr tė cilat qeveria e asnjė vendi nuk do tė merrte guximin tė shlyente borxhe tė tilla.

    Duhet thėnė se tė gjitha shpenzimet e stafit tė kryeministrit lidhen vetėm me ato tė hotelit ku kanė qenė akomoduar njerėzit e Nanos, pasi vetė drejtuesit e Krans Montanės nuk mund tė pėrgjigjeshin pėr borxhe tė tjera qė do tė ngarkonte stafi i kryeministrit. Nė dhomat mjaft luksoze tė hotelit, ku ishin rezervuar vendet pėr kryeministrin dhe stafin e tij, nuk kanė munguar filmat qė nuk mund tė shihen ndryshe, nėse nuk paguan para. Dhe njė kategori e tillė e filmave ėshtė ajo erotike dhe pornografike. Por shpenzimet, sipas ish-kryeministrit, i cili ėshtė njohur nga afėr me faturat e borxheve tė Nanos, kanė qenė edhe pėr shėrbime dhome, e cila nėnkupton afrimin e prostitutave, tė cilat kanė mbėrritur nė dhomat e kryeministrit apo stafit tė tij me porosinė e vetė kėtyre personave. Por megjithėse tė tilla shėrbime janė ofruar nga hoteli ku ka qėndruar kryeministri, ai dhe stafi i tij nuk kanė dhėnė paratė pėr kėto shpenzime. Nano ka shpresuar se pėr qejfet e haremet e tij do tė ishin taksapaguesit shqiptarė, tė cilėt do t'i pėrgjigjeshin hotelit ku ka shfryrė epshet e tyre stafi kryeministror. Por njė gjė e tillė nuk ka ndodhur dhe tani turpi e borxhi mbeten nė derėn e kryeministrit Fatos Nano.

    ----





    Di llafe..

    Nanua me te vetet ben orgjira ne Zvicer e paguan populli ine liridashes.. kurse dy shoket kosovare te Nano Klosit .. Shim Lim Thaqi po ashtu bejne palle ne Slloveni me misset e kosoves e me paret e popullit trim heroli kosovar qe paguan porez lim thaqave..


    qashtu trejma..

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar mė parė nga ALBA
    Ketu ne fakt ke te drejte , sepse te votosh per nje kryeminister te tille gomar duhet te jesh .

    Por fakti eshte se ky forum paska qene shume i duruar , pasi ka pritur 6 vjet , sepse me sa di une , per nje fature te vogel , si psh parking etj .. te mospaguar , shteti nuk te lejon me te futesh ne te tilla forume pa e paguar . Ketu nuk behet fjale per disa dollar , por behet fjale per dinjitetin e nje shteti , ku nje i tille kryeminister perfaqeson nje shtet , i cili han e pin dhe len pa paguar faturat ... etj etj qe spo din te mbarojn avanturat e ketij mafiozi .

    Alba

    O po cna the moj Albe.

    Me fal qe te pyes, por, po Italianet per ke votojne? A nuk votojne per nje individ te akuzuar si mafioz neper Europe sic eshte Berluskoni, po per Andreotin, Kraksin etj etj a nuk votuan ata? Po gjermanet a nuk votuan per Kohln qe disa kohe me pare u akuzua per hajduteri, Izraelitet nuk votuan per Sharon, po kaq i implikuar ne afera te pista, Amerikanet a nuk votuan per Kenedi-n, familje me name mafioze, Nixon qe i shtypi me tanke protestat anti-vietnam, dhe qe pergjonte kundershtaret........ po per Klintonin qe nuk la femer pa ia luajtur dhe qe genjeu hapur gjithe kombin amerikan nen betim, pa permendur ketu punet e pista te vellait te tij qe shfrytezonte postin e Klintonit, ... e deri tek Bushi dhe Cheney me shume konflikte interesash?

    Na qenke skandalizuar ti? Po s'ke faj, aq di aq thua.

    Ja ben MUUUU me duket mua ketu se nuk qenka kaq e papare dhe e padegjuar qe populli te votoj per nje imoral sic eshte Nano.

    Imorale e matrapaze jane te gjithe politikanet, e vetmja diference eshte se disa prej tyre dine ta fshehin me mire kete ane te tyre, keshtu edhe Nano nuk ben perjashtim.

    Me tej pse duhet te mbahet fajtor Nano per kete fature? Le ta paguanin qeverite shqiptare qe erdhen mbas tij, ashtu sic paguan qeveria Nano sot faturen e Berishes qe sapo erdhi nga ahengjet e Kras Montanes. Apo kur ha e fle Berisha nuk u kushton valle shqiptareve?

    Shqiptaret kane 1000 halle te tjera e ju doni te nxirni dhjame nga pleshti. Ne vend qe kundershtaret politike te Nanos te shpalosin alternativa se si do shtrojne me shume rruge, si do na furnizojne me uje, me drita, si do thithin investime dhe do hapin vende pune, keta eunuke meren me jeten personale te Nanos apo moralin e tij qe nuk i hyn ne pune askujt. Ngelen si skutha mbas by_**** se Nanos dhe gruas se tij. Nuk dine te bejne asnje debat te vlere dhe me interes per shqiptaret vecse te marrin Nanon neper goje si femra te keqija. Nano ua fut sa krahu kur vjen puna per arritje ne ekonomi, politike dhe stabilitet social. Ja edhe dje prape u takua me Bush e Bler.

    E kush jane ata qe sulmojne sot Nanon? Pikerisht ata qe nuk kane asnje reference pozitive ne resumene e tyre, ata qe nuk kane asnje arritje, asnje sukses apo qe kurre nuk kane vene nje shembull pozitiv per shoqerine shqiptare. Nje tufe deficentesh te provuar e sterprovuar si individe te paafte dhe te falimentuar, sot per cudi jane goja e pare per te kritikuar. Hej medet. Zoti qofte me ne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 29-06-2004 mė 13:18

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sander Nanofishja..!


    Te vetmet reference qe Nano mund te beje me te tjeret jane te ketij lloji...

    Flet shoku Nano..

    he mo eeee..ėeėė.. sa gra e vajza ne koh tuaj mo i them Zotit Sali .. jan vethelmuar me fotoksine..shum shume 3-4 cope ne vit kurse ne koh time duke u sjelle normalitetin shqiptareve e duke motivuar ambicjet tona sensibilitative atllanto euro integruese..neve pra aleanca per shtet..cojme sot ne fotoksine vetem ne nje dite aq sa conte Saliu ne nje vite...
    (duartrokitje nga salla..rrak rrak rrak.. luiza e meri e cobanka te tjera..ne llozhe..)
    A po do zoti Sali te krahasoje kohen e tije me tonen nga pikpamja e konsumimit te euro dollareve per vrime pi..d.. e b..i the te ministrave e ministreshave tona.. socialiste.. hem..e ė ė qesh pak zoti nano dhe shton..
    Vetem euro dollaret qe i konsumojne per te miren e vendit shoket tane Cac Ruco pocat ne nje uik end..i tejkalojne qindra here tere euro dollaret qe ka konsumuar Berisha ne 6 vite si president..

    duartrokitje te stuhishme ne salle..



    eshtu mo...

    Ka nja 6 muaj qe Nano referon si reference TECIN qe .. thuhet se do u beka ne Vlore.. e qe faktikisht eshte vec ne Letra te zyrave te Nanos..dhe aty jo si projekt por si Germa qe fjalim shkruesit e Nanos ja bejne kur ai gerhet si derr ne Kolltuk te Zyres nga qe pi si dreq alkohol..

  18. #18
    ErionB
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    O moj Shqypni e mjera Shqypni
    Kush t'ka qit
    Me krye n'hi
    Fatos Nano me shoket e tij!!!!!!!

    Nuk kam deshire te futem ne polemika politike, sidomos ne internet ku nuk njohim njeri tjetrin dhe fjalet humbasin jo vetem vlerat por edhe pasionin. Megjithate nuk mund te rri pa i rikujtuar Sander Mafishes qe Zoteri; Berisha ka nja shtate vjet qe eshte ne opozite. Fatos Nano ka shtate vjete qe e ka pushtetin ne dore. Fatos Nano erdhi ne pushtet me gjak, u premtoi Shqiptareve parate e tyre, sikurse dhe futjen ne BE dhe ne NATO. Sot Shqiptaret jo vetem qe gezojne nje qeveri me korrupsionin me te larte ne Europe, se bashku me nje ish republike te Rusise, por dhe kane te ardhurat per njeri nder me te ultat ne bote (vetem paksa me larte se disa vende te afrikes qe as ne filma dhe as ne shakate ordinere nuk i ke degjuar). Sot ne Shqiperi ka nje papunesi qe i kalon shifrat e 30%. Do te thote qe nese e shikon me numra real me popullesi, e gjithe Tirana e sotshme qe mendohet te jete rreth nje milion eshte e papune. Dhe per c'do kend qe ka pyetje dhe i duken shifra te pabesueshme, keto nuk jane numrat dhe deshirat e mija personale, nuk jane shifrat dhe numrat e Anti-Nanoisteve (qofshin ata te djathte ose te majte), por jane shifra te botuara ne TIME ALMANAC te vitit 2004 e cila botohet nga Time Magazine dhe CNN me qender ne Amerike. Keshtu qe eshte me te vertete turp qe populli Shqiptar te kete ne krye nje HAJDUT SI NANO. Nje HAJDUT qe edhe pas miliona e miliona dollareve qe ka bere duke rrjepur popullin Shqiptare akoma vazhdon te sundoje me cinizem dhe mos ta veje ujtin ne zjarr per c'fare ndodh me vendin e tije. Apo me duhet te korrigjoj veten, pasi vendi i tije eshte Sernia pasi ne te njejtin forum qe e ka cuar llogarine e harxhimeve 110 mije frenga ka thene se kryeqyteti i Kosoves eshte Beogradi, ose mos eshte nga Greqia ku me Nicholas Cage e kompani planifikojne sesi greket duhet te blejne me shume toka ne Shqiperi qe me pas te thone qe jane tokat e tyre.
    Te jesh me partine socialiste do te thote qe ke bindje politike te majta, por qe te jesh Shqiptare i ndershem. Te jesh me Fatos Nanon dhe te justifikosh gafat, hajdutlliqet, krimet e tij ndaj Shqiptarise do te thote te jesh njesoj si ai.
    Pa dashur te ofendoj asnjeri
    gjithe te mirat

    ----------------------------------------------------------------------------------------------------
    nese nuk te pelqen kritika
    mos bej asgje dhe behu askushi

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Bush: Keni nje Kryeminister te shkelqyer

    Kryeministri Fatos Nano, gjate pjesemarrjes se tij ne Samitin e NATO-s ne Stamboll, zhvilloi dje nje bisede me Presidentin e SHBA, Xhorxh E.Bush. Ne kete takim, Presidenti amerikan e siguroi Kryeministrin Nano, per mbeshtetjen e plote dhe te vazhdueshme te SHBA per Shqiperine ne drejtim te proceseve integruese dhe per zhvillimin ekonomik te vendit. Ai u shpreh se ka dhene porosi qe progresi i bere nga Shqiperia dhe kontributet e saj, te vleresohen pa vonese per t'u perfshire ne financimet dhe asistencen e drejtperdrejte amerikane, te cilat do te ndikojne ne zhvillimin ekonomik te vendit dhe ne fusha te tjera. Gjithashtu, Presidenti Bush e pergezoi Kryeministrin Nano per lidershipin e suksesshem ne qeverisjen e vendit, duke theksuar se "ne kemi nevoje per vazhdimin proceseve dhe kualifikimeve qe ka siguruar lidershipi juaj ne Shqiperi, ne rajon dhe ne koalicionin global te lirise kunder terrorizmit". Me pas, ne largim nga vendi i takimit me Nanon, duke buzeqeshur, Bush u eshte drejtuar keshilltareve te Kryeministrit: "Ju keni nje Kryeminister te shkelqyer".

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet nė Bllog
    17
    Skandal i kryeministrit shqiptar gjatė njė darke zyrtare nė Stamboll

    Skandal, Nano ulet nė vend tė vajzės sė Moisiut

    Skandalet vazhdojnė tė shoqėrojnė vizitat zyrtare tė kryeministrit Fatos Nano. Dėshira e pafrenuar e Kryeministrit pėr t'u dukur nė ambientet diplomatike, ka ēuar nė njė tjetėr skandal nė Samitin e Stambollit. Gjithēka ka ndodhur nė njė darkė zyrtare. Gjatė darkės, pjesėmarrėsit janė ulur nė tavolinėn e tyre, sipas rendit alfabetik tė shteteve qė pėrfaqėsonin. Fati ka dashur qė anėtarėt e delegacionit tė Shqipėrisė, tė ulen pėrkrah ēiftit Laura dhe Xhorxh Bush pėr shkak dhe tė gėrmave fillestare (AL). Por ashtu siē ėshtė parashikuar dhe nė protokollin e darkės, nė krah tė djathtė kanė qėndruar zonjat e para. Nė listėn e paraqitur, e bija e presidentit Moisiu, duhej tė qėndronte nė tė djathtė tė presidentit Moisiu, nė tė njejtėn kohė ajo koinēidonte qė tė ishte nė krah tė majtė tė presidentit amerikan Xhorxh Bush. Mė pas lista vijonte me kryeministrin shqiptar, i cili nė drekė duhej tė ishte pa tė shoqen e tij, Xhoanėn, pasi nuk lejohej. Megjithatė nuk ka qenė e thėnė qė Mirela Moisiu, tė ulet nė krah tė presidentit Bush, pasi vendin e saj e ka zėnė dikush tjetėr. Pikėrisht nė vendin ku duhej tė ulej zonja e parė e shtetit shqiptar, ėshtė ulur... kryeministri shqiptar. Kjo ka shkaktuar njė kaos tė madh nė protokollin e organizatorėve. Por asgjė nuk ka ndryshuar dhe e bija e presidentit, ėshtė ulur nė vendin qė, sipas protokollit, i pėrkiste Fatos Nano, duke shkaktuar njė habi tė madhe te gjithė tė pranishmit. Skandali duket se nuk ka patur tė sosur, pasi shoqėruesit e kryeministrit kanė marrė pėrsipėr qė tė ndėrhyjnė dhe tek protokolli duke shkarravitur emrin e Mirela Moisiut dhe kanė shkruar sipėr saj emrin e kryeministrit Fatos Nano.

    Edhe pse ka bėrė pėrpjekje tė ethshme pėr tė qenė first lady, e shoqja e kryeministrit Nano, nuk ėshtė pėrfillur fare gjatė samitit. Nė tė gjitha ambientet ku kanė qenė tė pranishme First Lady-t e vendeve tė tjera, ajo nuk ėshtė lejuar qė tė marrė pjesė. Kėshtu tė gjitha tentativat e kryeministrit Nano pėr tė bėrė qė gruaja e tij tė jetė zonja e parė, kanė dėshtuar qė nė takimin e parė diplomatik. Madje, pėrpos kėtij dėshtimi vijnė dhe tentativat qesharake tė Nanos pėr tė prishur protokollin dhe nė vende tė huaja.

    Para disa kohėsh nė shtypin shqiptar u bėnė publike tentativat e kryeministrit Nano qė pėrmes njė vendimi qeveritar, t'i japė tė shoqes sė vet, atributet e zonjės sė parė. "Nėse Presidenti ėshtė i pamartuar ose i ve, asnjė nga familjaret e Tij nuk mund tė pėrfaqėsojė Zonjėn e Parė apo tė luajė rolin e saj. Nė veprimtaritė zyrtare, Presidenti i Republikės paraqitet i pashoqėruar. Nė ceremonitė festive ose nė kushtet kur udhėton jashtė kryeqytetit ose jashtė shtetit, Presidenti mund tė shoqėrohet nga njė person tjetėr i familjes, sipas dėshirės, por jo nė rangun e Zonjės sė Parė. Shoqėruesi i Presidentit gėzon nė tė gjitha rastet tė drejtėn e njė protokolli tė veēantė. Nė rastet kur presidenti i Republikės ėshtė i pamartuar ose i ve, bashkėshortja e kryeministrit fiton tė gjitha privilegjet e Zonjės sė Parė tė vendit deri nė ndryshimin e statutit familjar tė Presidentit, por emėrtimi i saj zyrtar nuk ėshtė Zonja e Parė," thuhet nė protokollin e ri tė shtetit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Drejtori i Berishės nė skandal pėr molestim seksual
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-10-2006, 01:29
  2. Meta: Rama - Skandal ne Internacionalen Socialiste
    Nga Thatcher nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 14:44
  3. G-8 anulon borxhet e 18 vendeve tė varfra
    Nga D&G Feminine nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-06-2005, 16:01
  4. Skandal nė spitalin e Durrėsit!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 22:02
  5. Roz Skandal me Erickson.
    Nga kolombi nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 04-08-2004, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •