Ne rrugen e Babuineve eshte nje kishez e vogel, orthodokse, ku shume pak mekatare shkojne te falen. Oraret e pritjes jane te gjatė, me perjashtim te nje pushimi te vogel diku pas mesdites. Eshte nje vend i domosdoshem per ata qe presin shpresen me doren e zgjatur duke kerkuar meshire. Rrallehere te takon te gjesh nje faltore qirinjsh jashte kishe, ku njerezit ndalen pak me tej e luten ne heshtje. Atėhere ajri kercet nen nje arome te rende. Gjithcka duket mistike, e ata qe kalojne larg e larg mendojne duke vazhduar me tej. Sikur te kene frike ti afrohen me shume.
Per Pjetrin nuk ka shume rendesi kjo gje. Edhe sot jane shtruar kalldremet me qirinjte e asaj kishe qe tremb njerezit. Eshte me mire keshtu per qellimin e tij. Ka nder mend te takoje nje prift aty brenda, e kjo duhet te ndodhe vetem kur kisha te jete e zbrazet.
Rendesi te thote deri ne fund qellimin. Pastaj mos e ndjeke prifti pas. Mos i prishe atė qe ka nder mend, per ti propozuar oferta qe smund te refuzoje. Eshte dicka qe mund ta beje vetem nje here, ka vetem nje mundesi, ndaj duket e tepert te harxhoje shansin e fundit kot se koti.
Sot ka erdhur momenti. Koha qe solli pas vetes ore te tera me shi, gjeti rastin te mbuloje edhe rrugen ku ndodhet kisha e vogel. Tani nje uje i rrembyer qe zbret me vrap prej qiellit zbraz sheshin nga njerezit. Te gjithe kerkojne te ikin e te fshihen, Pjetri i ben me shenje Steles, nje vajze qe qendron me syte drejt tij nen nje strehe, mbushet thelle me fryme, ngjit shkallet e kishes e hyn pa trokitur.
Brenda noton ajri i djegur i qirinjve. Perballe ndodhet nje Krisht i madh, i kryqezuar, ne dru. Perkulet me elegance e ben kryqin. Kur ngre koken, veshtrimi i tij perplaset me atė te priftit. Kalojne disa sekonda, prifti i ben nje shenje te padukshme e futet ne dhoma e rrefimit. Pjetri drejtohet pas tij. Ulet ne stol, tashme vetem nje rrjete e erret e ndan me te.
-Biri im!
-Imzot
-Biri im!
-Imzot! Kam erdhur te te shes trupin tim.
Heshtja qe erdhi siper i ngjau nje peshperime te pakuptueshme.
-Mos po qeshni, im zot?
-Biri im!
-Nje nevoje e cuditshme me solli sot ketu! Eshte vullneti i qiellit! Dua te clirohem nga trupi qe kam. Kam nevoje te gjej nje bleres, jeni ju njeriu me i pershtatshem qe mund te me ndihmoni.
-Te me shesesh trupin tend? Qetesohu, biri im, me trego cte mundon. Rrefeju nje njeriu te zotit qe te te ndihmoje. Mos ki frike.
-Atė, nuk besoj se u sqarova. Une e kam te tepert trupin. Nuk dua te kem te bej me me te. Me thene te drejten, kisha kohe qe e ndjeja veten ne besdi, por vetem tani e kuptova sa e pamundur eshte te rri bashke me atė.
-Trupi te shtyn ne mekat, djali im, te nxit pasionet e kafshes. Te ben te mekatosh. E megjithatė duhet te tregohesh i forte.
-Eshte trup i ri fringo. Te me besoni atė. Mund edhe ta prekni me duar po mos keni besim,-dhe zgjati doren per te depertuar pas perdes se zeze qe i ndante.
Prifti nuk e preku, e pas nje fare kohe ai e terhoqi pas krahun.
-Kjo qe po iu bej eshte nje oferte e parezistueshme. Trupi im di te qaje mire. Te perkulet aq sa mundet. Te qeshe me zor e te terheqe pas vetes mjerimet e te tjereve. Nje mrekulli: di te sherbeje e te plotesoje deri ne fund detyrat qe i vene persiper te tjeret. Nuk ben asnjehere jo me koke, muskujt nuk vihen njeri mbi tjetrin per te ngjallur panik tek njerezit. Di te shkoje ku e urdherojne te shkoje, te ndalet kur e urdherojne te ndalet, te klithe kur i ulerijne te klithe!
-Nuk e di cpo te mundon biri im! Mos ki frike, edhe njehere, me trego mekatėt e tua!
-Trupi im nuk ka mekatuar ndonjehere deri me sot atė! Ju beni mire qe me pyesni, qe keni dyshim ne mallin qe keni perpara, beni mire. Megjithatė deri tani nuk kam patur kurre probleme. Asnjehere nuk e kam kuptuar si ka ndodhur kjo, si ka rezistuar trupi im, domethene kam te drejte kur them qe skam perse ta shaj. Megjithatė duket qe jeni nje bleres i veshtire. Me nje tjeter do ta kisha mbaruar pazarin.
Prifti renkoi me mundim. Levizi nje stol qe kishte mes kembeve e ngriti supet me kot.
-Perse kerkon te me shesesh trupin, djale?
-Nuk eshte e lehte ta kem gjithmone me vete. Me pergjon, me ndjek, i bindet mendimeve te mia e perkthen me gjeste ato qe une deshiroj. Keshtu zbulohem plotesisht nga njerezit e tjere. Nje merak i madh me mberthen kur detyrohem te jem nen shoqerine e tyre. Kam frike mos me tradhetoje nga casti ne cast, e me zbulon kartat nen tavoline.
Kjo eshte e pamundur, them une, te vazhdoj te jetoj nen kete stres te harbuar. Duhet patjeter te shkeputem njehere e mire, sa seshte akoma vone. Kupton, leviz doren pa i thene gje une, rrembehet nga entuziasmi, kercen si i marre kur eshte vetem, e per me shume, si kalojne disa sekonda, perkul gjunjet e qan pa kuptim.
-Keto i bejne shume njerez ne kete bote. Ti nuk ke nevoje te merzitesh per kete. Zoti ka thene qe njeriu duhet te lere trupin te lire nen kembanat e qiellit qe lajmerojne zbritjet e Perendise Jezu Krisht ne toke!
-Ati im! Sa naiv qe jeni!
-Si me thatė djalosh?
-Me merrni per nje njeri qe vjen e prezantohet kot se koti nje dite te bukur ne deren e kishes tuaj e kerkon tju mashtroje? Tju jape dicka te skaduar? Mos e thente zoti te jem ndonjehere ashtu. E shikoj mundimin tuaj dhe e kuptoj. Edhe une po te isha ne vendin e atij qe kerkon te blere dicka, do luftoja te ulja cmimin Si? Kujtuat se nuk e kuptova? Eh mire, e keni te kote atėhere te perpiqeni te zhvleftesoni atė qe iu ofroj. Mos e fusni zotin ne kete bisede. Ai vjen me vone, me degjoni mua. Jemi une dhe ti dhe trupi im ne mes. Nuk ka lojera me hile Ec, me pyet per sa e shes trupin tim Mos kini frike, atė!
-Sa, cfare?!
-E shikon qe jeni i interesuar. Nuk eshte koha te bejme pazarin konkret. Ta dini im zot, qe une jam kenaqur gjithe jeten me pak. Nuk kam abuzuar ndonjehere me besimin e njerezve, e te gjithe ata qe kam patur te bej kane ditur te me respektojne deri ne fund.
-Eshte e pamundur keshtu,-dhe prifti nxorri nje shami per te fshire djerset qe i mbuluan ballin.
-Po bej edhe nje marrezi te fundit, me kete po e shkatėrroj fare veten time. U derrmova duke bere Pazar me ty: po te jap edhe emrin. Emrin tim. Pjeter, keshtu quaje trupin kur ta blesh. Eshte autentik, i pervecem si pak te tjere. Kesaj ske ci thua !-dhe nje buzeqeshje e lehte shkelqeu ne buzet e Pjetrit.
-Une jam bariu i shpirtrave ! Zoti nuk i ka bere njerezit qe te dalin ne rruge e te shesin placken e tij. Ky eshte turp, kjo eshte vjedhje, une nuk e lejoj.
-Mos u nxehni, atė i dashur ! Une nuk dua tiu ofendoj. Nuk e kuptoj perse kerkoni kaq shume prej meje. Tek e fundit nuk mund tiu jap gjithcka qe deshironi. Edhe shpirtin thatė ? Kjo quhet vjedhje pastaj ! Mua cme mbetet ? Trupin, emrin, e vec kesaj edhe shpirtin. Duhet te tregoheni me i arsyeshem. Nuk ka nevoje qe tua kujtoj une kete gje !
Prifti mbeshteti duart ne koke e psheretiu thelle. Mendoi qe ishte me mire te dilte prej dhomes se rrefimit e te qendronte afer tij. Pastaj u pendua. Iu duk sikur dikush brenda vetes, po e nxiste te dilte jashte, te shihte me nga afer, me me vemendje, trupin e shitesit. Neperdhembi nje lutje te shkurter, pastaj foli me ton lutes :
-Une jam ketu te shpetoj shpirtin tend, biri im !
-O Zot, akoma me keto marifete, atė ? Lere menjane shpirtin tim, te thashe ! Ai ka nevoje te mbetet i lire, pa padron, si une te te kem shitur trupin. Do jete i qete te ece mes njerezve si ai flladi i lehte qe perkedhel e gezon te gjithe. Pastaj do ngjitet e do zbrese ne shkallet e qiellit sa here te doje. I lumtur, do fluturoje e do vije tiu takoje kur te mundet. Kur ta kete zene malli per trupin e tij. Per te takuar bleresin qe e cliroi nje here e mire.
-Djale, me thuaj cte mundon brenda teje, kush te shtyn te vish ketu e te me propozosh trupin tend?
-Asgje me shume sesa kjo shtepi e Zotit atė. Tiu them te drejten, deri sot kur mora guximin te vij, jane perndjekur nga endrra te egra, qe linin shenja mbi shpirt. Jo mbi trup, te me besoni, po te doni zhvishem lakuriq... une duhej te vija qe te cliroja ndergjegjien nga pergjegjesia. ...Po, ne nje fare menyre ndihem peng i moralit tim. Prandja e mira e te mirave eshte te biem dakord se bashku. Une nuk mund tiu tregoj gjera qe akoma nuk i di mire per vete.
-Por edhe sikur te pranoja, e cmund te te jepja une, nje prift i thjeshte i kesaj kishe te vogel ne shkembim?
-Nuk dua gjera qe ju nuk mund ti keni! Une dua te ble heshtjen tuaj, atė per kete marrveshje. Dua qe te merrni persiper pergjegjesine e ketij trupi, te jeni korrekt e i vendosur te beni sherbimet e detyruara si pronar i ligjshem, mbi te.
I vetem, kam frike tia dal, nuk ma mban te jem i nenshtruar nen tekat e tij. Juve po: jeni njeri i zotit e do dini kush eshte me e mira per te.
-Jo, biri im! Hapi syte mire, e shikon, kjo eshte shtepia e zotit. Ti je mik, une nuk te dal padron i mishit. Eshte mekat Krim! Mekat!
Prifti holloi zerin si nje mallkim. Istiktivisht, kishte drejtuar gishtin kunder Pjetrit.
-Si guxon te vazhdosh akoma?-i klithi ne fytyre duke shtrenguar ne pellembe kryqin. Atėhere u perplas dera e jashtme.
-Ka njeri?-u degjua nje ze i holle femre. U ndien takat qe kercisnin, qe afroheshin, gjithnje e me shume. Pjetri u kthye gjithe kujdes, e me bisht te syrit dalloi nje vajze qe beri sikur se njohu. Kjo i shkoi afer, aq sa ai arriti te degjoje qarte:
-Keni edhe shume per tu rrefyer?
Prifti nga brenda u mat te flase, por perpara tij zeri i Pjetrit i vuri ne vend te gjitha:
-Mund te them qe mbaruam. Une deshtova, e nuk kam per te vene me kembe ne kete shtepi zoti. As ne te tjerat. Katil!!!
-Me falni, por...
-Kerkova ndihmen e ketij prifti qe me ktheu buken me gure. Kjo ishte e gjitha zonjushe. Me sa duket nuk ka njeri te interesohet per trupin tim.
-Trupin thatė?-e zonjusha u afrua ne nje menyre interesante afer Pjetrit.
-Trupin, po, zonjushe! I propozova ketij njeriu te perendise te blinte trupin tim. e kam te tepert ne kuptimin qe me eshte merzitur. Nuk pranoi. Me akuzoi sikur beja hile. Mbase nuk i pelqeu cmimi. Iu duka mashtrues, prandaj...
-Po ne trupin tuaj nuk ka gje qe nuk shkon, besoj...
-Keni te drejte, plotesisht te drejte. E megjithatė bariu i perendise e refuzoi. Sikur une te isha njeriu me kot i kesaj bote, me trupin me te plogesht e pasiv qe mund te ekzistoje.
-E vertete eshte kjo atė?-pyeti vazja, por prifti hezitoi te pergjigjet.
-Po tani ckeni nder mend te beni?
-Tani do largohem qe ketu! Do takoj njeriu e pare qe do me dale rruges e do ta fal. Trupin. Njehere e pergjithmone. Po e fal, tek e fundit une dua te lirohem nga ai, i shitur ose jo.
Vajza u duk mejnehere e interesuar. Perkuli duart mbi baluket e lagura nga shiu, i shtyu me kujdes sa e pastroi fytyren e tha:
-E cmund te beje trupi jot ne fjale?
-Une i kam provuar te gjitha e nuk me ka thene kurre jo. Lere pastaj si mund te ishte ne sherbim te nje pronari tjeter te ligjshem. Cdo gje, nga A-ja te Z-ja do ta bente me mundimin me te vogel. E njoh trupin tim une, sdel ndonjehere i mundur.
-Zoteri, me keto qe me thatė me duket sikur jam une ajo fatlumja, ma fal mua trupin tend. Do bej cfare te dua me te pastaj? Me duket sikur nuk kam nevoje te rrefehem. Prit, dalim jashte e vazhdoj rruges kete bisede.
Prifti levizi i nxehur vendit e klithi:-Ti mos leviz ketu! Zonjushe e dashur, sic e shikon ne kemi lene ne mes nje biznes tonin. Ju lutem prisni jashte, nese deshironi Faleminderit.
Stela pa me kujdes Pjetrin, ngriti super e inatosur e doli jashte pa e kthyer koken.
-Me ne fund,-psheretiu prifti. Domethene deshe te me tradhetoje me nje femer? Te beje gjera te paturpshe me atė? Jo, kete smund ta lejoj. Trupi yt do jete me i sigurt ne duart e mia. Te me beje shoqeri.
-Domethene vendoset, atė?-e Pjetri klithi lumtur brenda kishes.
Prifti qeshi me ze. Iu be qejfi.
-Ke nje cope leter te firmos?-i tha e Pjetri tundi koken me te madhe.
-Jo, nuk ka rendesi, me shtrengo doren edhe me premto
-Ne emer te Jezu Krishtit, amen!
-U tha u be,-psheretiu Pjetri e mendoi qe duhej te ndahej me trupin. Jashte po priste Stela, qe kishte hyre e dale nga kjo loje sipas vullnetit te tij. Ajo e dinte sa shume e kishte kerkuar ai kete gje. Nje here e pergjithmone. Tek e fundit nuk e vriste shume mendjen per Pjetrin e as ai per te.
-Jeta vazhdon, mendoi e i erdhi keq. Si sot, si neser, ku i dihej E nderpreu zeri i priftit.
-PO tani, bir? Me dorezo trupin!
Pjetri me nje buzeqeshje te shtrember, nxorri nga xhepi nje pistolete te kalibrit te vogel, hapi gojen, e me syte e mbyllur, hodhi trute ne ere
Krijoni Kontakt