Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Shitja E Trupit

    Ne rrugen e Babuineve eshte nje kishez e vogel, orthodokse, ku shume pak mekatare shkojne te falen. Oraret e pritjes jane te gjatė, me perjashtim te nje pushimi te vogel diku pas mesdites. Eshte nje vend i domosdoshem per ata qe presin shpresen me doren e zgjatur duke kerkuar meshire. Rrallehere te takon te gjesh nje faltore qirinjsh jashte kishe, ku njerezit ndalen pak me tej e luten ne heshtje. Atėhere ajri kercet nen nje arome te rende. Gjithcka duket mistike, e ata qe kalojne larg e larg mendojne duke vazhduar me tej. Sikur te kene frike t’i afrohen me shume.
    Per Pjetrin nuk ka shume rendesi kjo gje. Edhe sot jane shtruar kalldremet me qirinjte e asaj kishe qe tremb njerezit. Eshte me mire keshtu per qellimin e tij. Ka nder mend te takoje nje prift aty brenda, e kjo duhet te ndodhe vetem kur kisha te jete e zbrazet.
    Rendesi te thote deri ne fund qellimin. Pastaj mos e ndjeke prifti pas. Mos i prishe atė qe ka nder mend, per t’i propozuar oferta qe s’mund te refuzoje. Eshte dicka qe mund ta beje vetem nje here, ka vetem nje mundesi, ndaj duket e tepert te harxhoje shansin e fundit kot se koti.
    Sot ka erdhur momenti. Koha qe solli pas vetes ore te tera me shi, gjeti rastin te mbuloje edhe rrugen ku ndodhet kisha e vogel. Tani nje uje i rrembyer qe zbret me vrap prej qiellit zbraz sheshin nga njerezit. Te gjithe kerkojne te ikin e te fshihen, Pjetri i ben me shenje Steles, nje vajze qe qendron me syte drejt tij nen nje strehe, mbushet thelle me fryme, ngjit shkallet e kishes e hyn pa trokitur.
    Brenda noton ajri i djegur i qirinjve. Perballe ndodhet nje Krisht i madh, i kryqezuar, ne dru. Perkulet me elegance e ben kryqin. Kur ngre koken, veshtrimi i tij perplaset me atė te priftit. Kalojne disa sekonda, prifti i ben nje shenje te padukshme e futet ne dhoma e rrefimit. Pjetri drejtohet pas tij. Ulet ne stol, tashme vetem nje rrjete e erret e ndan me te.
    -Biri im!
    -Imzot…
    -Biri im!
    -Imzot! Kam erdhur te te shes trupin tim.
    Heshtja qe erdhi siper i ngjau nje peshperime te pakuptueshme.
    -Mos po qeshni, im zot?
    -Biri im!
    -Nje nevoje e cuditshme me solli sot ketu! Eshte vullneti i qiellit! Dua te clirohem nga trupi qe kam. Kam nevoje te gjej nje bleres, jeni ju njeriu me i pershtatshem qe mund te me ndihmoni.
    -Te me shesesh trupin tend? Qetesohu, biri im, me trego c’te mundon. Rrefeju nje njeriu te zotit qe te te ndihmoje. Mos ki frike.
    -Atė, nuk besoj se u sqarova. Une e kam te tepert trupin. Nuk dua te kem te bej me me te. Me thene te drejten, kisha kohe qe e ndjeja veten ne besdi, por vetem tani e kuptova sa e pamundur eshte te rri bashke me atė.
    -Trupi te shtyn ne mekat, djali im, te nxit pasionet e kafshes. Te ben te mekatosh. E megjithatė duhet te tregohesh i forte.
    -Eshte trup i ri fringo. Te me besoni atė. Mund edhe ta prekni me duar po mos keni besim,-dhe zgjati doren per te depertuar pas perdes se zeze qe i ndante.
    Prifti nuk e preku, e pas nje fare kohe ai e terhoqi pas krahun.
    -Kjo qe po iu bej eshte nje oferte e parezistueshme. Trupi im di te qaje mire. Te perkulet aq sa mundet. Te qeshe me zor e te terheqe pas vetes mjerimet e te tjereve. Nje mrekulli: di te sherbeje e te plotesoje deri ne fund detyrat qe i vene persiper te tjeret. Nuk ben asnjehere „jo“ me koke, muskujt nuk vihen njeri mbi tjetrin per te ngjallur panik tek njerezit. Di te shkoje ku e urdherojne te shkoje, te ndalet kur e urdherojne te ndalet, te klithe kur i ulerijne te klithe!
    -Nuk e di c’po te mundon biri im! Mos ki frike, edhe njehere, me trego mekatėt e tua!
    -Trupi im nuk ka mekatuar ndonjehere deri me sot atė! Ju beni mire qe me pyesni, qe keni dyshim ne mallin qe keni perpara, beni mire. Megjithatė deri tani nuk kam patur kurre probleme. Asnjehere nuk e kam kuptuar si ka ndodhur kjo, si ka rezistuar trupi im, domethene kam te drejte kur them qe s’kam perse ta shaj. Megjithatė duket qe jeni nje bleres i veshtire. Me nje tjeter do ta kisha mbaruar pazarin.
    Prifti renkoi me mundim. Levizi nje stol qe kishte mes kembeve e ngriti supet me kot.
    -Perse kerkon te me shesesh trupin, djale?
    -Nuk eshte e lehte ta kem gjithmone me vete. Me pergjon, me ndjek, i bindet mendimeve te mia e perkthen me gjeste ato qe une deshiroj. Keshtu zbulohem plotesisht nga njerezit e tjere. Nje merak i madh me mberthen kur detyrohem te jem nen shoqerine e tyre. Kam frike mos me tradhetoje nga casti ne cast, e me zbulon kartat nen tavoline.
    Kjo eshte e pamundur, them une, te vazhdoj te jetoj nen kete stres te harbuar. Duhet patjeter te shkeputem njehere e mire, sa s’eshte akoma vone. Kupton, leviz doren pa i thene gje une, rrembehet nga entuziasmi, kercen si i marre kur eshte vetem, e per me shume, si kalojne disa sekonda, perkul gjunjet e qan pa kuptim.
    -Keto i bejne shume njerez ne kete bote. Ti nuk ke nevoje te merzitesh per kete. Zoti ka thene qe njeriu duhet te lere trupin te lire nen kembanat e qiellit qe lajmerojne zbritjet e Perendise Jezu Krisht ne toke!
    -Ati im! Sa naiv qe jeni!
    -Si me thatė djalosh?
    -Me merrni per nje njeri qe vjen e prezantohet kot se koti nje dite te bukur ne deren e kishes tuaj e kerkon t’ju mashtroje? T’ju jape dicka te skaduar? Mos e thente zoti te jem ndonjehere ashtu. E shikoj mundimin tuaj dhe e kuptoj. Edhe une po te isha ne vendin e atij qe kerkon te blere dicka, do luftoja te ulja cmimin…Si? Kujtuat se nuk e kuptova? Eh mire, e keni te kote atėhere te perpiqeni te zhvleftesoni atė qe iu ofroj. Mos e fusni zotin ne kete bisede. Ai vjen me vone, me degjoni mua. Jemi une dhe ti…dhe trupi im ne mes. Nuk ka lojera me hile…Ec, me pyet per sa e shes trupin tim…Mos kini frike, atė!
    -Sa, cfare?!
    -E shikon qe jeni i interesuar. Nuk eshte koha te bejme pazarin konkret. Ta dini im zot, qe une jam kenaqur gjithe jeten me pak. Nuk kam abuzuar ndonjehere me besimin e njerezve, e te gjithe ata qe kam patur te bej kane ditur te me respektojne deri ne fund.
    -Eshte e pamundur keshtu,-dhe prifti nxorri nje shami per te fshire djerset qe i mbuluan ballin.
    -Po bej edhe nje marrezi te fundit, me kete po e shkatėrroj fare veten time. U derrmova duke bere Pazar me ty: po te jap edhe emrin. Emrin tim. Pjeter, keshtu quaje trupin kur ta blesh. Eshte autentik, i pervecem si pak te tjere. Kesaj s’ke c’i thua !-dhe nje buzeqeshje e lehte shkelqeu ne buzet e Pjetrit.
    -Une jam bariu i shpirtrave ! Zoti nuk i ka bere njerezit qe te dalin ne rruge e te shesin placken e tij. Ky eshte turp, kjo eshte vjedhje, une nuk e lejoj.
    -Mos u nxehni, atė i dashur ! Une nuk dua t’iu ofendoj. Nuk e kuptoj perse kerkoni kaq shume prej meje. Tek e fundit nuk mund t’iu jap gjithcka qe deshironi. Edhe shpirtin thatė ? Kjo quhet vjedhje pastaj ! Mua c’me mbetet ? Trupin, emrin, e vec kesaj edhe shpirtin. Duhet te tregoheni me i arsyeshem. Nuk ka nevoje qe t’ua kujtoj une kete gje !
    Prifti mbeshteti duart ne koke e psheretiu thelle. Mendoi qe ishte me mire te dilte prej dhomes se rrefimit e te qendronte afer tij. Pastaj u pendua. Iu duk sikur dikush brenda vetes, po e nxiste te dilte jashte, te shihte me nga afer, me me vemendje, trupin e shitesit. Neperdhembi nje lutje te shkurter, pastaj foli me ton lutes :
    -Une jam ketu te shpetoj shpirtin tend, biri im !
    -O Zot, akoma me keto marifete, atė ? Lere menjane shpirtin tim, te thashe ! Ai ka nevoje te mbetet i lire, pa padron, si une te te kem shitur trupin. Do jete i qete te ece mes njerezve si ai flladi i lehte qe perkedhel e gezon te gjithe. Pastaj do ngjitet e do zbrese ne shkallet e qiellit sa here te doje. I lumtur, do fluturoje e do vije t’iu takoje kur te mundet. Kur ta kete zene malli per trupin e tij. Per te takuar bleresin qe e cliroi nje here e mire.
    -Djale, me thuaj c’te mundon brenda teje, kush te shtyn te vish ketu e te me propozosh trupin tend?
    -Asgje me shume sesa kjo shtepi e Zotit atė. T’iu them te drejten, deri sot kur mora guximin te vij, jane perndjekur nga endrra te egra, qe linin shenja mbi shpirt. Jo mbi trup, te me besoni, po te doni zhvishem lakuriq... une duhej te vija qe te cliroja ndergjegjien nga pergjegjesia. ...Po, ne nje fare menyre ndihem peng i moralit tim. Prandja e mira e te mirave eshte te biem dakord se bashku. Une nuk mund t’iu tregoj gjera qe akoma nuk i di mire per vete.
    -Por edhe sikur te pranoja, e c’mund te te jepja une, nje prift i thjeshte i kesaj kishe te vogel ne shkembim?
    -Nuk dua gjera qe ju nuk mund t’i keni! Une dua te ble heshtjen tuaj, atė per kete marrveshje. Dua qe te merrni persiper pergjegjesine e ketij trupi, te jeni korrekt e i vendosur te beni sherbimet e detyruara si pronar i ligjshem, mbi te.
    I vetem, kam frike t’ia dal, nuk ma mban te jem i nenshtruar nen tekat e tij. Juve po: jeni njeri i zotit e do dini kush eshte me e mira per te.
    -Jo, biri im! Hapi syte mire, e shikon, kjo eshte shtepia e zotit. Ti je mik, une nuk te dal padron i mishit. Eshte mekat…Krim! Mekat!
    Prifti holloi zerin si nje mallkim. Istiktivisht, kishte drejtuar gishtin kunder Pjetrit.
    -Si guxon te vazhdosh akoma?-i klithi ne fytyre duke shtrenguar ne pellembe kryqin. Atėhere u perplas dera e jashtme.
    -Ka njeri?-u degjua nje ze i holle femre. U ndien takat qe kercisnin, qe afroheshin, gjithnje e me shume. Pjetri u kthye gjithe kujdes, e me bisht te syrit dalloi nje vajze qe beri sikur s’e njohu. Kjo i shkoi afer, aq sa ai arriti te degjoje qarte:
    -Keni edhe shume per t’u rrefyer?
    Prifti nga brenda u mat te flase, por perpara tij zeri i Pjetrit i vuri ne vend te gjitha:
    -Mund te them qe mbaruam. Une deshtova, e nuk kam per te vene me kembe ne kete shtepi zoti. As ne te tjerat. Katil!!!
    -Me falni, por...
    -Kerkova ndihmen e ketij prifti qe me ktheu buken me gure. Kjo ishte e gjitha zonjushe. Me sa duket nuk ka njeri te interesohet per trupin tim.
    -Trupin thatė?-e zonjusha u afrua ne nje menyre interesante afer Pjetrit.
    -Trupin, po, zonjushe! I propozova ketij njeriu te perendise te blinte trupin tim. e kam te tepert ne kuptimin qe me eshte merzitur. Nuk pranoi. Me akuzoi sikur beja hile. Mbase nuk i pelqeu cmimi. Iu duka mashtrues, prandaj...

    -Po ne trupin tuaj nuk ka gje qe nuk shkon, besoj...

    -Keni te drejte, plotesisht te drejte. E megjithatė bariu i perendise e refuzoi. Sikur une te isha njeriu me kot i kesaj bote, me trupin me te plogesht e pasiv qe mund te ekzistoje.
    -E vertete eshte kjo atė?-pyeti vazja, por prifti hezitoi te pergjigjet.
    -Po tani c’keni nder mend te beni?
    -Tani do largohem qe ketu! Do takoj njeriu e pare qe do me dale rruges e do ta fal. Trupin. Njehere e pergjithmone. Po e fal, tek e fundit une dua te lirohem nga ai, i shitur ose jo.
    Vajza u duk mejnehere e interesuar. Perkuli duart mbi baluket e lagura nga shiu, i shtyu me kujdes sa e pastroi fytyren e tha:
    -E c’mund te beje trupi jot ne fjale?
    -Une i kam provuar te gjitha e nuk me ka thene kurre jo. Lere pastaj si mund te ishte ne sherbim te nje pronari tjeter te ligjshem. Cdo gje, nga A-ja te Z-ja do ta bente me mundimin me te vogel. E njoh trupin tim une, s’del ndonjehere i mundur.
    -Zoteri, me keto qe me thatė me duket sikur jam une ajo fatlumja, ma fal mua trupin tend. Do bej cfare te dua me te pastaj? Me duket sikur nuk kam nevoje te rrefehem. Prit, dalim jashte e vazhdoj rruges kete bisede.
    Prifti levizi i nxehur vendit e klithi:-Ti mos leviz ketu! Zonjushe e dashur, sic e shikon ne kemi lene ne mes nje biznes tonin. Ju lutem prisni jashte, nese deshironi…Faleminderit.
    Stela pa me kujdes Pjetrin, ngriti super e inatosur e doli jashte pa e kthyer koken.
    -Me ne fund,-psheretiu prifti. –Domethene deshe te me tradhetoje me nje femer? Te beje gjera te paturpshe me atė? Jo, kete s’mund ta lejoj. Trupi yt do jete me i sigurt ne duart e mia. Te me beje shoqeri.
    -Domethene vendoset, atė?-e Pjetri klithi lumtur brenda kishes.
    Prifti qeshi me ze. Iu be qejfi.
    -Ke nje cope leter te firmos?-i tha e Pjetri tundi koken me te madhe.
    -Jo, nuk ka rendesi, me shtrengo doren edhe me premto…
    -Ne emer te Jezu Krishtit, amen!
    -U tha u be,-psheretiu Pjetri e mendoi qe duhej te ndahej me trupin. Jashte po priste Stela, qe kishte hyre e dale nga kjo loje sipas vullnetit te tij. Ajo e dinte sa shume e kishte kerkuar ai kete gje. Nje here e pergjithmone. Tek e fundit nuk e vriste shume mendjen per Pjetrin e as ai per te.
    -Jeta vazhdon, mendoi e i erdhi keq. Si sot, si neser, ku i dihej…E nderpreu zeri i priftit.
    -PO tani, bir? Me dorezo trupin!
    Pjetri me nje buzeqeshje te shtrember, nxorri nga xhepi nje pistolete te kalibrit te vogel, hapi gojen, e me syte e mbyllur, hodhi trute ne ere…

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Eris,

    ti shkruan shume bukur. Me vjen keq qe nuk ndalen anetaret e forumit te shkruajne ne cdo rast qe ti sjell nga nje tregim. Shume origjinale jane gjithmone, copeza jete te renda dhe te lehta e te punuara mire nga ana artistike. Nese jane te punuar shume mire duhet ta thote ndonje specialist...une vete kam nevoje te me thone, sa mire apo sa nevoje kam per permiresim, ndaj sa me lart shihe thjesht si nje nderhyrje te sinqerte timen.
    Kam dhe nje pyetje...tek tema "Te reja nga letersia" tek forumi Enciklopedia letrare jane sjelle rezultatet e nje konkursi te bere ne Shqiperi, ku ti ishe njeri prej fituesve. Nuk besoj se e ke lexuar ate teme, se ndryshe do ti ishe pergjigjur pyetjes qe shtroja aty e qe po e shtroj serish ketu...me cilin tregim more pjese ne konkurs? Me ndonje qe e ke sjelle dhe ketu ne forum, apo me ndonje tjeter...tregona!!!

    Suksese dhe me tej!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Pershendetje Dita! Vetem tani arrita te lexoj komentin tend tek Enciklopedia letrare, tek e fundit e kote ta fsheh qe m'u be qejfi. Mora pjese me tregimin "Albania", nuk e di e kam sjelle apo jo ne forum, megjithate natyra e konkursit eshte prezantimi i nje libri ne proze brenda shtatorit. Deri tani kam abuzuar kur duhet mbi kurrizin e provimeve, duke punuar mbi disa subjekte. Shtatori do me tregoje te gjitha. Erisi
    ERIS RUSI

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mesa munda te kontrolloj tani Eris, nuk e ke sjelle "Albania" ne forum. Nese e sheh me vend, sille.

    Pershendetje!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Eris..

    Ne kishat ortodokse nuk funksionon "rrefimi"..
    Me u rrfye ...eshte nje rit ose fenomen i kishes Katolike..

    Ne ortodoksi ska Pjeter.. Pjetri eshte Petro ose Petraq ne ate kalendarin e emrave..
    Pjeter eshte emer i perdorur nder Katoliket..
    Ne kishat ortodokse thone Amin e jo Amen.. etj etj..

    Dikur shume shkrimtare shqiptare te pa kulturuar i benin lemsh ne veprat e tyre emrat e termat fetare.. benin lemsh prift e Hoxhe etj etj..
    Psh shkruanin.. prifti doli nga xhamia e u nis per ne shtepi.. etj..

    Ti shkruan bukur por sikurse shume te tjere ketu.. po e shkrin talentin ne psikopatira..

    Dhe Coelhon dikur e futen prinderit ne spital psikiatrik.. cte besh keshtu e ka letersia..

    Pse nuk pershkruan nje dite te bukur nga jeta jote.. psh nje dite ne Tirane a ne plazh..

    leri keto gjerat e fantaksura..qe e lodhin shkruesin e ja thartojne trut lexuesit..

    Te lexova vec 10 cm ne tregimin tend dhe e lash se e pash qe ke mungesa ne kulture..
    Qe te mos biesh ne kurth nga fakti i mungeses se kultures.. shkruaj me mire per gjera qe i shikon me syt e tu e qe i ndjen me zemren tende.. e mos shpik personazhe kot.. ne ambjente qe nuk i njeh e ne rrethana te pa ekzistueshme..

    qashtu biri im..

  6. #6
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    iiiiiiii, pse akoma NUK E KENI MARRE VESH, qe prifterinjte me verte dalin nga xhamia, hoxhet nga anijet kozmike, rabinjte nga stallat, e neper kisha nuk kane ngelur vecse pedofile e pederaste? me qe ra llafi, edhe hoxha prift eshte, sepse prift eshte term shume i gjere, qe nuk ngelet vetem ne muret e kristianizmit, e aq me teper vetem brenda katolicizmit. ti, akoma lezeti muhabetit qenke? kur i hedh krip zjarrit, ia ben pau, pau. dy tre heret e para, ka lezet, pastaj behet e bajatshme, te can *****.

    eris, fundin fare, te isha une pjetri, e kisha vrare edhe ana marien, edhe priftin, pastaj veten. ti me pelqen, se ke shume gravitet.

    te t'a kerkoj edhe une ate qe te ka kerkuar dita, apo s'ka nevoje?
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Brari, me duhet t'i rikthehem vetes, e te perseris: Je vertet lezeti i muhabetit. P.S. kultura ime po formohet ne Shkencat humane, La Sapienza, Rome! Me vjen keq per mungesen e vullnetit, sa keq qe s'i coke gjerat deri ne fund. Erisi
    ERIS RUSI

Tema tė Ngjashme

  1. Transformoni trupit e vjetėr, me njė tė ri!
    Nga Davius nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 23:55
  2. Produktet e trupit (profesionale)
    Nga Mina nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 11:42
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2005, 10:11
  4. Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 10:52
  5. Shitja e trupit
    Nga Mrekullia nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-12-2003, 23:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •