Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 86
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Literatura fetare Noliane online...

    Citim Postuar mė parė nga faiksmajli Lexo Postimin

    Qė mė 22 mars 1908, nė moshėn 26-vjeēare, vetėm 14 ditė mbasi u dorėzua prift, celebroi Liturgjinė e Parė Hyjnore nė gjuhėn shqipe dhe po kėtė vit botoi “Shėrbesat e Javės sė Madhe”, duke filluar me botimet e materialeve fetare, qė vazhduan gjatė gjithė jetės. Me qė lista e tyre ėshtė shumė e gjatė, po shėnojmė kėtu vetėm vitet e botimeve: 1908, 1909, 1913, 1914, 1916, 1936, 1941, 1948, 1949, 1950, 1952, 1954, 1955, 1956, 1957, 1961, 1962 dhe vetėm njė vit para se tė vdiste botoi Psalmet e pėrkthyera nga hebraishtja.

    ...


    Nje pjese te mire te literatures fetare, per te cilat behet fjale me larte, jane skanuar komplet nga origjinalet apo fotokopjet e tyre dhe jane vendosur ne internet prej meje ne adresen:

    http://ngarkovideo.com/document

    Gjirfabe

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Zeri i Fan Nolit...

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Noli dhe komunizmi

    Kasetat me zėrin e Fan Nolit nuk merren me politikėn aktuale, por janė marrė nga fjalimet e tij pėr pėrvjetorin e “Vatrės”, “Diellit”, apo nga disa intervista nga “Zėri i Amerikės” rreth pėrkthimeve dhe shkrimeve tė tij letrare dhe biblike ne shqip dhe anglisht. Kėto kaseta janė incizuar dhe ishin transmetuar nga “Zėri i Amerikės gjatė viteve ‘50 dhe 60. Kopjet e kėtyre kasetave ju dhuruan Kryepeshkopatės Ortodokse tė Bostonit nga zoti Louis Prifti dhe iu shtuan arkivės sė Nolit. Ato u bėnė publike pėr herė tė parė nė vitin 1982, me rastin e 100-vjetorit tė lindjes sė Fan Nolit. Mė vonė, nga fundi i viteve ‘80, njė kopje e ēdo kasete (8 kaseta nė total) u dėrguan nė Shqipėri nė Arkivin Kombėtar dhe Akademinė e Shkencave si pjesė e trashėgimisė sonė kombėtare.

    At Artur Liolin[/I]
    Ne vitin 1982 Kisha e Shen Gjergjit pregatiti dhe hodhi ne treg 100 komplete me 8 kasetat e me siperme. Ne total jane rreth 2.5 ore inēizime te zgjedhura qe jane publikuar, nderkohe qe shiritat manjetike permbajne me teper materjal, por kisha nuk i ka publikuar ato te plota.

    Nje nga kopjet e ketij kompleti une e kam vendosur te plote ne ne internet ne adresen:

    1. http://ngarkovideo.com/audio/880/me-...n-pjesa-e-pare

    dhe

    2. http://ngarkovideo.com/audio/879/me-...n-pjesa-e-dyte

    Ne seicilen ne keto DC 50% e materjalit eshte shqip dhe tjetra ne anglisht.

    Po keshtu ne to ndodhen dhe pak fjalime dhe komente nga ceremonia mortore e zhvilluar per Fa Nolin.
    Midis tyre do te theksoja fjalen e Baba Rexhepit, etj.


    Gjirfabe

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    "Sherbes e Javes se Madhe" botuar ne vitin 1908 ne Boston.

    Per nevoja te sherbesave fetare per tu perdorur ne gjuhen shqipe ne kishat shqiptare, Fan S. Noli fillon perkthimin dhe botimin e literatures liturgjike, se pari me "Sherbes e Javes se Madhe" botuar ne vitin 1908 ne Boston.

    Ne pamundesi per ta vendosur ketu kete liber te skanuar per arsye te madhesis se tij, po japim lidhjen, ku mund te gjendet ky liber nga te interesuarit

    http://ngarkovideo.com/document/848/...javes-se-madhe
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Ne vazhdim te punes se nisur ne vitin 1909 Noli boton perkthimin e librit "Sherbesat e Shenjta".

    Te interesuarit kete liber munde ta gjejne per ta lexuar ne linkun:

    http://ngarkovideo.com/document/849/...esat-e-shenjta


    .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Botimi i librit: "Libri i te Kremteve te Medha".

    Ne vitin 1911 Noli boton perkthimin e librit: "Libri i te Kremteve te Medha".

    Te interesuarit kete liber munde ta gjejne per ta lexuar ne linkun:

    http://ngarkovideo.com/document/850/...mteve-te-medha
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Botimi i librit: "Triodi i Vogel".

    Ne vitin 1911 Noli boton perkthimin e librit: "Triodi i Vogel".

    Te interesuarit kete liber munde ta gjejne per ta lexuar ne linkun:

    http://ngarkovideo.com/document/851/...triodi-i-vogel
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #67
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Fan S. Noli, kur hetohej nga FBI pėr spiunazh

    Agron Alibali

    Ky shkrim zbulon njė aspekt tė ri, pak ose aspak tė njohur, tė jetės dhe veprės sė Fan Stilian Nolit. Nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore, kur ethet e luftės sė ftohtė e kishin ndarė botėn nė dy kampet e kundėrta Lindje-Perėndim, dhe kur Amerika po pėrballej me periudhėn e palavdishme tė Makartizmit, dokumentet e zbuluara tash vonė nga arkivat amerikane tregojnė se valės sė denoncimeve, vėzhgimit apo edhe hetimit tė rreptė, nuk i shpėtoi dot as udhėheqėsi i shquar shpirtėror dhe politik i komunitetit tė vogėl shqiptar.

    Denoncimit i parė kundėr Fan S. Nolit u krye me 16 tetor 1947. Autori ishte Alfred Human, kryeredaktori i revistės Musical Digest. Mjeti ishte njė letėr drejtuar vetė shefit tė FBI, Edgar Hoover-it. Letra shėnon fillimin e njė veprimtarie tė ethshme hetimore, qė mori nė shqyrtim jo vetėm Kryepeshkopin e nderuar, por mbarė komunitetin shqiptaro-amerikan dhe organizatat kryesore tė tij, pėrfshirė VATRĖ-n.

    Dosja sekrete hetimore kundėr Fan S. Nolit pėrmban dhjetra dokumente tė deklasifikuara plotėsisht ose pjesėrisht. Nė shumė prej tyre ruhen ende tė fshira ngjarje dhe emra njerėzish, fshehtėsia e tė cilave mbrohet pėr arsye tė ndryshme nga ligjet amerikane.

    Hetimi ndaj Nolit u mbyll zyrtarisht me 1 korrik 1952, kur Agjenti i Posaēėm i FBI-sė Christopher H. Kokolakis mbėrriti nė pėrfundimin se “hetimet e kryera nė Boston nuk nxorrėn nė dritė ndonjė provė se Peshkop Noli ka qenė pro-komunist ose agjent i ndonjė qeverie tė huaj”. Megjithatė, dosja pėrmban dokumente deri mė date 29 mars 1965, tė cilat lidhen me momentin e vdekjen sw Nolit.

    Studimi analizon dosjen hetimore tė Fan S. Nolit sipas viteve pėrkatėse, duke u pėrqendruar nė aspektet juridike tė akuzave kundrejt tij si dhe nė faktet, provat dhe rrethanat e reja ose tė njohura qė lidhen me jetėn dhe veprimtarinė e Nolit.

    Edhe pse pėrfundimet e plota paraqiten nė fund tė studimit, theksojmė paraprakisht se analiza dhe shqyrtimi i dosjes hetimore kundėr Fan Nolit vėrteton se ai u trajtua me respektin dhe konsideratėn mė tė lartė nga organet hetimore amerikane edhe pse ndodhej nėn vėzhgim, dhe se nė fund tė hetimit figura e tij del edhe mė e pastėr dhe e lartėsuar. Dokumentet e kėtij hetimi tė gjatė dhe tė fshehtė ndaj tij provojnė edhe njėherė se Noli ishte udhėheqėsi i padiskutueshėm i komunitetit dhe i Kishės Ortodokse Shqiptare, patriot i shquar i kombit amerikan, mbrojtės i paepur i lirisė dhe pavarėsisė sė Shqipėrisė, shkurt njė gjigand i vėrtetė.

    Studimi i plotė do tė botohet nė njė revistė tė specializuar tė studimeve historike. Njė kopje e dosjes me tė gjitha dokumentet do t’i dorėzohet Bibliotekės sė Institutit tė Studimeve Historike.


    VITI 1947 - DENONCIMI

    Pėr vitin 1947 dosja hetimore e Nolit pėrmban vetėm tre dokumente.

    Dokumenti i parė i 16 tetorit 1947, i riprodhuar i plotė, ėshtė letra e denoncimit, qė nė fakt ėshtė strumbullari i gjithė veprimtarisė sė ethshme hetimore tė mėvonshme. [1/1947] .

    Dokumenti i dytė, i datės 25 tetor 1947, ėshtė pėrgjigja e Hoover-it drejtuar denoncuesit. [2/1947].

    Dokumenti i tretė, i dates 24 nėntor 1947, pėrmban urdhėrin e qendrės pėr fillimin e hetimeve ndaj Nolit si dhe informacione shtesė, tė mbėshtetura ose jo, lidhur me tė. [3/1947].

    Pėr vetė rėndėsinė qė ka, po pėrcjellim tė plotė dokumentin e parė, atė tė denoncimit:
    ===
    Dokumenti [1/1947]

    Musical Digest
    119 West 57th Street, New York 19, N. Y.
    Circle 5-4582

    October 16, 1947

    Z. J. Edgar Hoover [ose Huver]
    Drejtor, Byroja Federale e Hetimeve
    Departamenti i Drejtėsisė
    Washington, D.C.

    “I nderuar z. Hoover,

    Pasi lexova librin e ri “Beethoveni dhe Revolucioni Francez” mė shkoi nėpėr mend se ndofta departamenti tuaj mund tė ishte i interesuar tė kqyrte nė biografinė e autorit, i cili pėrshkruhet si “kreu i Kishės Ortodokse Shqiptare tė Amerikės”.

    Ky libėr duket si diēka mė shumė se sa thjesht sulmi tipik i njė radikali tė kohėve tona. Duke paraqitur me mprehtėsi [adroitly] “provat e veta dokumentare” autori i librit pėrmend se “Beethoveni tallej me fenė dhe ndėrroi jetė duke nėnēmuar ceremonitė e komunionit tė shenjtė” (f. 111), se “ai ishte pijanec” (faqe 37), se “ishte ‘horr’” (faqe 48), se “ai ishte kryengritės revolucionar’” (faqe 81), etj.

    Mendimet e paraqitura nė kėtė libėr janė njė pėrzierje aq e ēuditshme gjysėm tė vėrtetash dhe faktesh tė pambėshtetura saqė detyrohemi tė pyesim se me ē’qėllim autori ka vendosur tė shtrembėrojė historinė e muzikės. Mos vallė pėr shkaqe tė pastėrta subversive politike? Botuesi ėshtė International Universities Press, 227 West 13th Street, New York 11, New York.

    Juaji Sinqerisht,

    Alfred Human
    Kryeredaktor.

    ===
    Kjo, pra, ishte letra denoncuese kundrejt Fan Nolit. Pak dihet pėr autorin e saj. Njė Alfred Human pėrmendet nė vitin 1933 si i biri i violinistit tė famshėm nga Bostoni, Theodor Human. Ka tė ngjarė qė tė ketė qenė pikėrisht ai kryeredaktori i mėvonshėm i sė pėrjavshmes Musical Digest. Sipas njė shėnimi nė fund tė kopjes sė arkivit tė FBI-sė tė letrės pėrgjigje tė Huver-it, ai thekson se Human kishte “kryer studime lidhur me ndikimin qė kishte muzika tek trajtimi i kriminalitetit tė tė miturve.” Me tė dhėnat qė kemi nė dorė nuk mund tė pėrcaktojmė dot nėse Noli dhe Human njiheshin edhe pse tė dy kishin lidhje me Bostonin. Ajo ēka duhet theksuar, gjithsesi, ėshtė pėrkitja apo afėria midis datės sė letrės sė denoncimit, 16 tetor 1947, me mbylljen e revistės nė dhjetor 1947.
    Pavarėsisht nga sa mė sipėr, ėshtė pėr tė ardhur keq qė autori i denoncimit, njeri i letrave dhe i muzikės, nuk e gjente tė udhės t’ia shpaloste mendimet apo kundėrshtimet e veta ndaj pėrmbajtjes sė veprės drejtpėdrejt autorit ose t’i botonte nė ēfarėdo organ tė shtypit tė gjerė apo tė specializuar. Pėrkundrazi, ai i drejtohej vetė shefit tė FBI-sė, duke ditur mjaft mirė se nė atmosferėn e ngarkuar tė atyre viteve insinuatat e tij do tė zinin vend.
    Duke patur parasysh edhe ritmin e shėrbimit postar nė atė kohė, pėrgjigja e Huverit nuk vonoi aspak, ēka dėshmon pėr vėmendjen personale dhe seriozitetin e veēantė qė i kushtoi problemit vetė ai. “Letra tuaj e 16 tetorit 1947”, do tė shkruante Huveri mė 25 tetor 1947, “ėshtė marrė prej nesh dhe unė do tė doja t’ju falenderoja qė mė vutė nė dijeni pėr vėzhgimet tuaja lidhur me atė ēka keni shkruar. Unė e vlerėsoj shumė interesimin qė nxiti komunikimin tuaj.” Z. Huver mandej i dėrgon bashkėngjitur denoncuesit disa materiale informuese lidhur me kėrcėnimin dhe luftėn ndaj komunizmit.
    Denoncimi i Human-it e vuri menjėherė nė lėvizje mekanizmin hetimor tė Byrosė Federale tė Hetimeve. Dosje tė mbyllura, tė mbuluara nga pluhuri dhe tė arkivuara prej vitesh u zbritėn nga raftet, u vunė mbi tryeza dhe pretendimet dikur tė rrėzuara tė pėrmbajtura nė to u hodhėn sėrish nė qarkullim. Pėr shembull, doli sėrish nė dritė se Noli “kishte qenė nėn shqyrtimin e Departamentit (tė Drejtėsisė) nė vitin 1943 nė lidhje me njė llogari tė regjistrimit tė agjentėve tė huaj tė vitit 1938”, dhe se ai ishte tejet i lidhur me Ministrin Shqiptar nė SH.B.A., i cili vdiq nė 15 dhjetor 1942" .
    Dokumenti i tretė nė dosje pėr vitin 1947 ėshtė i datės 24 nėntor 1947 i drejtorit tė FBI-sė adresuar Agjentit tė Posaēėm tė Ngarkuar pėr Hetimin [tashembrapa APNH] nė Boston. I klasifikuar si “SEKRET”, Dokumenti [3/1947] pėrmban nė krye tė lėndės titullin “FAN NOLI, SPIUNAZH – R”. Ende sot dokumenti mbetet pjesėrisht i klasifikuar. Pėrmbajtja e dyshimeve apo akuzave ndaj Nolit nė krye dhe nė fund tė tij – dy paragrafe secili – mbeten tė fshira sot e gjithė ditėn.
    Nė kėtė dokument qendra i kėrkon degės sė Bostonit “tė hetojė pėr tė pėrcaktuar vėrtetėsinė apo falsitetin e pretendimeve tė mėsipėrme,” qė, sikurse thamė, janė tė fshira. Dokumenti mandej i pėrcjell degės sė Bostonit disa informacione tė tjera, qė mendohej se kjo e fundit nuk i kishte.
    Aty pėrmenden disa momente nga jeta e Nolit qė lidhen me qėndrimin dhe kontaktet e tij nė Vjenė nė vitin 1925 dhe me ardhjen e mėvonshme tė tij nė Amerikė nė vitin 1931. Pėrgjithėsisht ato kishin qenė tė njohura mė pėrpara, dhe do tė shtoja, tė injoruara, nga autoritete amerikane nė kohėn e tyre, mirėpo tė bėn pėrshtypje ri-qarkullimi i tyre nė kuadrin e rrethanave tė reja tė periudhės sė Makartizmit.
    Aty pėrmendet se mė 25 qershor 1925 Departamenti i Shtetit kishte marrė njė telefonatė nga njė individ, emri i tė cilit ėshtė i fshirė, qė “deklaronte se kishte marrė informacion pėr njė lėvizje tė organizuar prej pasuesve tė subjektit [d.m.th. Fan S. Nolit, Shėnimi im, A.A.], qė synonte tė pėrmbyste qeverinė e Ahmet Zogut nė Shqipėri. “
    Gjykuar nė lidhje me rrethanat e reja historike tė krijuara pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe fillimit tė Luftės sė Ftohtė, rėndėsi paraqet pretendimi tjetėr i denoncuesit tė panjohur tė vitit 1925 sipas tė cilit “subjekti ndodhej nė Vienė ku mbante lidhje tė ngushta me agjentėt bolshevikė nė atė qytet”, mirėpo, “sipas Departamentit tė Shtetit, subjekti nuk arriti tė sigurojė mbėshtetjen e pėrfaqėsuesit sovjetik” atje.
    Mė tej Dokumenti [3/1947] pėrmend se me datė 1 qershor 1926, Departamenti i Shtetit njoftonte se kishte marrė njė raport ku thuhej se qeveria shqiptare ishte e shqetėsuar se “Fan Noli pėrgatitej tė shkonte nė Shtetet e Bashkuara si agjent sovjetik pėr tė ndėrmarrė propagandė bolshevike midis shqiptarėve tė Amerikės nė lidhje me njė lėvizje pėr tė pėrmbysur qeverinė shqiptare tė kohės”.
    Dokumenti pėrmend mė tej njė njoftim tė Konsullatės shqiptare tė Boston-t tė 24 qershorit 1926 drejtuar Departamentit tė Shtetit se “pasaporta e lėshuar pėr Fan Nolin me datė 28 shkurt 1926 ishte anulluar” sepse, disa fakte tė mbėrritura nė vėmendjen e Konsullit shqiptar e kishin shtyrė atė tė besonte se “pasaporta ishte pėrftuar mbi bazėn e deklarimeve tė rrejshme “.
    Vargu i informacioneve dėmtuese ndaj Nolit vazhdon mė tej me referencėn nė “njė artikull tė botuar nė njė gazetė tė panjohur tė Washingtonit mė 14 qershor 1930” ku deklarohej se “njėri prej komunistėve mė aktive evropianė kishte hyrė nė Shtetet e Bashkuara nė rrugė klandestine”. Kjo shpifje e pastėr vazhdonte si mė poshtė: “Ai u identifikua si Fan Noli, organizator i Kuq dhe aktivist (insider) i njohur i revoltės sė Vienės tė vitit 1928, qė e mbajti qytetin pėr njė javė nė gjendje rrethimi dhe qė shkaktoi mė shumė se 100 persona tė vrarė e tė plagosur”. Duke iu referuar sėrish artikullit, dokumenti pėrmendte se “Noli besohej se fshihej nė Boston”. Si burim i “fakteve” tė mėsipėrme dokumenti pėrmend “Universal Services” …?
    Nuk mund tė mos shprehim habinė pėr mungesėn e rėndėsishme tė titullit tė organit. Nuk ėshtė e mundur qė shefi i FBI-sė tė kishte pėrmbajtjen, vendin dhe datėn e botimit, por jo emrin e gazetės. A kemi tė bėjmė me ndonjė organ tė shtypit etnik amerikan, qė mund tė kishte hesape pėr tė qėruar me Nolin pėr shkak tė veprimtarisė sė tij tė shquar fetare nė lidhje edhe me hapin historik tė themelimit tė Kishės Ortodokse Shqiptare fillimisht nė Amerikė dhe mandej nė Shqipėri?

    Mė tej dokumenti pėrmend se Noli kishte hyrė nė Shtetet e Bashkuara nėpėrmjet portit tė Nju Jorkut me 10 korrik 1931 “si vizitor i pėrkohshėm pėr njė periudhė kohe prej 6 muajsh sipas Nenit 32 tė Ligjit tė Emigracionit tė vitit 1924 “.
    Dokumenti [3/1947] pėrfundon me referencėn e njė raporti tė datės 10 qershor 1942 tė zyrės sė FBI-sė tė Cleveland, Ohio-s lidhur me Faik Konicėn dhe Vatrėn, “me tė cilėt subjekti ka qenė i lidhur” si dhe me njė biografi tė shkurtėr tė Nolit tė hartuar nga Prof. Japson, Shėrbimi Kėrkimor dhe i Shtypit tė Huaj, Balliol College, Oxford, i lidhur me njė interceptim tė datės 22 nėntor 1942 tė shėrbimit britanik tė censurės sė postės tė njė letėrkėmbimi midis Fan Nolit dhe Tajar Zavalanit.
    Sikurse thamė, informacioni qė Huver-i i dėrgonte Bostonit pėrmban disa fakte tė njohura, por edhe tė dhėna tė rrejshme, mjaft prej tė cilave ishin skartuar me kohė nga zyrtarė amerikanė qė merreshin me Shqipėrinė. Duke perifrazuar njė thėnie tė Nolit nė mbramje tė jetės sė tij, e cila lidhej me afrimin e gjakut tė ri tek Federata VATRA, mund tė themi se rihedhja nė qarkullim e akuzave kundėr Nolit ishte njėlloj sikur “tė shtije verė tė vjetėr nė njė shishe tė re”. Veēse, sikurse do tė paraqitet mė tej nė kėtė studim, kjo verė nuk qėlloi ndryshe pėrveē se uthull e tharėt…

  8. #68
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Jonuz Mersini: Unė, i dėrguari i Enverit, qė ftova Nolin tė jetonte nė Shqipėri.

    Flet 82-vjeēari, kėshilltari i misionit shqiptar nė OKB, qė realizoi takimin sekret me Fan Nolin nė kishėn e Nju Jorkut, nė vitin 1958.

    Jonuz Mersini, sot ėshtė plot 82 vjeē, ndėrsa tregon mė pak. Me kapele republike dhe i veshur shik, ai tė kujton zyrtarin e dikurshėm model. I kursyer nė fjalė, por me kujtesė tė mirė, Mersini, rrėfen historitė interesante tė jetės sė tij.

    Ish-komisari i ēetės partizane “Sali Murati” tė Vranishtit, mori pjesė nė shumė aksione tė rėndėsishme. Mė pas me krijimin e Brigadės sė 5-tė Sulmuese, Jonuz Mersini, njė nga kuadrot e saj, u pėrfshi nė tė gjitha luftimet qė ndėrmori kjo njėsi, brenda territorit tė Shqipėrisė dhe nė Kosovė e Jugosllavi. Bėmat e tij nuk i ndali as plumbi edhe pse ai e mori dy herė nė beteja me pushtuesit. Njė karrierė e gjatė nė strukturat e shėrbimit tė fshehtė shqiptar, fillimisht nė Tropojė e mė pas nė Nju Jork e vende tė tjera. Njeriu qė shėrbeu pėr mė shumė se 40 vjet nė struktura tė rėndėsishme tė Sigurimit tė Shtetit e tė diplomacisė, si zbulues i kamufluar, rrėfen pėr gazetėn “Panorama”, ngjarje qė i sjell si tė kenė ndodhur sot. 82-vjeēari nga Vranishti i Vlorės, nuk ngurron tė shprehet se si ai ish-zyrtari i qeverisė komuniste tė Tiranės, takoi nė vitin 1958, Fan Nolin. Nga i mori porositė pėr kėtė takim tė fshehtė dhe pėrse udhėheqja e lartė insistonte qė t“i transmetonte propozimin Nolit, qė tė kthehej dhe tė jetonte pėrgjithmonė nė Shqipėri. Si reagoi Fan Stilian Noli ndaj kėsaj kėrkese dhe pėrse e refuzoi atė. Ēfarė tha Noli nė atė bisedė disaorėshe nė kishėn e Nju Jorkut. Cilat ishin reagimet e FBI-sė amerikane pas takimit tė Mersinit dhe Nolit. Kush e quajti atė “Peshkop i Kuq”. Mė pas jeta profesionale e Mersinit vijon me tė tjera episode, ku mė i dėgjuari ėshtė ai i “rrėmbimit” nga Polonia i Kazhimir Mihalskit, ish-sekretar i Partisė Komuniste Polake, dhe sjellja e tij nė mėnyrė ilegale nė Shqipėri, pasi ndiqej nga qeveria polake. Dėshmia e Mersinit, vazhdon me veprimtarinė e tij diplomatike nė sallonet e mbretėrve dhe tė princėrve tė disa vendeve tė Azisė Juglindore, apo dhe me takimet me emigrantėt shqiptarė nė Argjentinė dhe SHBA. Jonuz Mersini pohon se gjatė gjithė veprimtarisė sė tij nė shėrbim tė atdheut, ka pasur synim ruajtjen e sovranitetit dhe dinjitetit tė vendit.


    Si e nisėt punėn nė organet e Sigurimit tė Shtetit dhe cilat kanė qenė impresionet e para tė punės suaj si drejtues i kėtij shėrbimi nė rrethin e Tropojės?
    Shkova pėr tė drejtuar seksionin e Sigurimit tė Shtetit nė Tropojė nė vitin 1948, menjėherė pas prishjes sė marrėdhėnieve me Jugosllavinė. Them se mė dėrguan pėr tė vendosur rregull, pasi ekzistonte kaos total dhe se Tropoja ishte njė rreth i izoluar nga pjesa tjetėr e vendit, pasi nuk kishte lidhje me rrugė automobilistike. Tropoja lidhej me rrugė automobilistike me Kukėsin, nėpėrmjet Kosovės.
    E njoha kėtė rreth qė gjatė Luftės Nacionalēlirimtare, por njėkohėsisht kisha dėgjuar edhe pėr tė kaluarėn historike dhe patriotizmin qė njerėzit e kėsaj treve kishin treguar nė luftėrat e njėpasnjėshme kundėr pushtuesve turq e atyre serbė.
    Mė kujtohet se, atėherė disa kuadro tė rrethit, mes tė cilėve isha edhe unė, na thirrėn nė Tiranė dhe na pyetėn se nga duhet tė kalonte rruga pėr tė shkuar nė Tropojė, pa kaluar nga Kosova. Nė kėtė takim u porositėm qė tė mblidhnim banorėt dhe ta bisedonim me ta kėtė problem dhe tė tjerė qė kishte ai rreth. Populli i asaj zone na mbėshteti pa rezerva nė kėtė sipėrmarrje dhe po ashtu nė tė gjithė veprimtarinė tonė atje, e sidomos nė luftėn me UDB-nė, Shėrbimin e Fshehtė Jugosllav. Gjatė gati tri vjetėve qė shėrbeva nė atė rreth, punova nė kushte shumė tė vėshtira. Jeta ime atje i ngjante asaj partizane qė kisha bėrė gjatė luftės. Megjithatė e them sinqerisht se populli i asaj zone mė ndihmonte duke ma lehtėsuar punėn. Ruaj kujtime tė mira nga aktiviteti im nė atė zonė dhe e them pa rezerva se u lidha shpirtėrisht me ta.
    Fitova besim te tropojanėt, qė po tė tė jepnin besėn “nuk e bėnin fjalėn dy”. Mė kujtohet se nė dy-tri raste na u arratisėn nga burgu disa tė burgosur ordinerė dhe me anė tė lidhjeve familjare tė tyre, shkova nė mirėbesim nė pyjet ku qėndronin tė fshehur. I binda qė tė dorėzoheshin, duke rėnė dakord qė njė natė tė shkonin e tė qėndronin pranė familjeve tė tyre. Tė nesėrmen, ata erdhėn vetė nė Degėn e Punėve tė Brendshme. Ndėrsa nė dy raste tė tjerė, qė lidhen me dy agjentė jugosllavė, tė cilėt ishin futur ilegalisht nė vendin tonė, me ndihmėn e popullit arritėm qė t“i kapim dhe t“i vėmė nė shėrbimin tonė.


    Si pėrfaqėsues i shtetit komunist shqiptar a e keni takuar Fan Nolin nė vitin 1958 apo jo?

    Po, kjo ėshtė e vėrtetė. Por dihet qė Fan Noli edhe mė parė ishte takuar me diplomatė shqiptarė nė Amerikė. Kėshtu dua tė theksoj se ai qėndroi pėr rreth njė muaj me delegacionin shqiptar qė shkoi nė Shtetet Bashkuara tė Amerikės nė vitin 1946. Ai e ndihmoi kėtė delegacion si patriot dhe si shqiptar. Kjo, natyrisht kishte rėnė nė sy, pėr mirė, tė qeverisė sė Tiranės.


    Ku u bė biseda me Fan Nolin?

    Bisedėn me Nolin e bėra nė rrethana jo tė natyrshme, natėn nė kishė dhe jo nė misionin tonė diplomatik, apo nė ndonjė lokal. Kjo u bė me kėrkesėn e tij. Pra, pasi ai do tė kalonte pėr nė Rezidencėn e pėrhershme nė Florida, me anėn e priftit Belba nga Korēa, i cili administronte kishėn e Nju Jorkut, Noli kėrkoi qė me kėtė rast tė takonte ndonjė nga funksionarėt e misionit tė Republikės sė Shqipėrisė nė OKB. Nga Tirana mė caktuan mua tė merrja pjesė nė kėtė takim. E takova natėn vonė nė njė ditė tė vitit 1958, nė njė nga dhomat e kėsaj kishe. Ai kishte disa kėrkesa e porosi pėr Qeverinė tonė dhe fillimisht tregoi se pse po qėndronte akoma nė SHBA, nė atė moshė kur “i qante shpirti pėr t“u kthyer nė atdhe. Sipas tij, arsyeja ishte e thjeshtė, pasi kisha greke dhe kisha ruse mezi prisnin qė ai tė ikte nga SHBA dhe tė kthehej nė Shqipėri, dhe tė merrnin nė dorė drejtimin e Kishės Ortodokse Shqiptare tė Amerikės. Noli mė tha gjithashtu se po tė ikte kisha shqiptare, do tė ikte edhe Kolonia Shqiptare e Amerikės, sepse kisha e mbante tė bashkuar e nė pozita patriotike atė koloni. “Kėshtu bir, mė tha ai, edhe unė edhe ju duhet tė ruhemi se na ndjekin kėta tė kundėrzbulimit tė SHBA-sė”. Kėtu Noli mė tregoi se si nė vitin 1946, sapo ishte larguar delegacioni shqiptar, atė e kishin thirrur nė organet e FBI-sė, Zyra Federale e Hetimeve e SHBA-sė, dhe e kishin pyetur se ēfarė kishte biseduar gjatė njė muaji me delegacionin. Pėrgjigjja e tij kishte qenė: “Unė jam shqiptar dhe njeri qė merrem me problemet e fesė dhe nuk hyj nė kėsi punėsh”. Pra, qė nga ajo kohė, Nolit i vunė nofkėn “Peshkopi i kuq”, megjithėse nuk kishin asnjė fakt qė ai tė kishte shkelur gjėkund interesat apo ligjet e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Qė nga viti 1946, kur shėrbimi amerikan i vuri nofkėn “Peshkopi i kuq”, Noli nuk mori mė asnjė kontakt me shqiptarė tė ardhur nga Shqipėria. Edhe takimin me mua 12 vjet mė vonė, natėn nė kishė, ai e justifikoi me faktin se, “kėtu flitet pėr demokraci, por duhet t’i shtrish kėmbėt sa ke jorganin se pėrndryshe t’i presin”.


    Ēfarė tjetėr ju tha Noli nė atė takim?

    Pas shumė orė bisedime, pėr problemet e kishės, Noli kėrkoi nga qeveria jonė, qė kisha Autoqefale e Shqipėrisė t’i dėrgonte kishės shqiptare nė Amerikė sa mė shumė materiale e tė dhėna, sepse ai kishte ndėrmend tė shkruante historinė e kishės sonė atje nė Amerikė. Ai mė tha shprehimisht: “Mbas vdekjes time ka rrezik qė kisha jonė nė Amerikė tė bjerė nė dorė tė grekėve dhe po tė ndodh kjo edhe koloni shqiptare nuk do tė kėtė”. Prandaj, ai kėrkoi me insistim qė qeveria tė dėrgonte para vdekjes sė tij njė peshkop dhe dy priftėrinj patriotė. Noli kėrkoi qė kėto veprime tė bėheshin sa ai ishte ende gjallė, sepse pas vdekjes sė tij zor se mund t“i pranonin nė SHBA. Noli ishte shumė entuziast pėr ēeljen e tė parit Universitet nė Tiranė. “Kjo, tha ai, do tė krijojė inteligjencėn e vendit, qė do ta rendiste Shqipėrinė krahas vendeve tė pėrparuara tė botes”. Ai rekomandoi tė mblidheshin dokumente tė shumta, ndėr ta dhe folklori i pasur qė ndodhej te shqiptarėt e Greqisė dhe Turqisė. Noli ishte i mendimit se Instituti i Historisė duhet tė mblidhte studimet e shumta tė Talocit, Jiricekut dhe Shufllait.
    Me udhėzim tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, i kėrkova Nolit nėse mund tė merrte pėrsipėr pėrkthimin nė gjuhėn shqipe tė “Komedisė Hyjnore” tė Dantes dhe “Ringjalljen” e Tolstoit. Ai m“u pėrgjigj se kėtė tė fundit e merrte pėrsipėr, ndėrsa “Komedinė Hyjnore” jo, sepse ishte e vėshtirė dhe donte shumė kohė. Fan Noli mė kėrkoi edhe disa botime qė ishin bėrė nė vendin tonė nė atė kohė dhe qė i mungonin bibliotekės personale.
    Mbas disa ditėsh ia gjeta kėto libra nė bibliotekėn e Misionit tonė nė Nju Jork dhe ia dėrgova.
    Fan Noli mė porositi gjithashtu t“i raportoja qeverisė sonė se nė Stamboll dhe nė Beograd gjendeshin dokumente shumė tė vjetra e me vlerė tė madhe pėr Historinė e Shqipėrisė, e qė duheshin gjetur rrugėt pėr t“i marrė nga arkivat e tyre, pasi do tė ndihmonin pėr tė shkruar tė plotė historinė e vendit tonė.
    Shėnimet e bisedės me Nolin i pata hedhur qė ato ditė nė letėr dhe tė gjitha ia dėrgova me njė relacion tė veēantė Ministrisė sonė tė Jashtme. Nuk dyshoj se dhe sot kėto shėnime gjenden nė arkivėn e kėsaj ministrie.


    I kėrkuat Nolit tė kthehej nė Shqipėri?

    E thashė edhe mė lart se Nolit ia bėra kėtė kėrkesė, se kėshtu isha porositur, por njėkohėsisht ai m’u pėrgjigj negativisht pėr kėtė, jo se nuk kishte dėshirė, pasi atij i digjej zemra pėr atdheun, por duhet tė ishte nė Amerikė qė kisha shqiptare atje tė mos binte nė duar tė grekėve. Prandaj edhe kundėr dėshirės sė tij duhej tė qėndronte nė Amerikė. Kėtė mendim Noli ma shprehu disa herė. Noli po tė kthehej nė Shqipėri, pa asnjė dyshim qė ai do tė pritej, le ta themi si njė hero nga shqiptarėt.


    Ēfarė pėrshtypje ju la figura e Nolit?

    Gjatė gjithė bisedės prej disa orėsh qė pata me Nolin, megjithėse ai kishte bėrė njė udhėtim tė gjatė me tren drejt Jugut tė SHBA-sė dhe nė kohėn qė e takova ishte 76 vjeē, mė la pėrshtypjen e njė njeriu fizikisht tė zhvilluar e tė kthjellėt mendėrisht. Kjo u duk nė problemet qė ai ngriti si pėr hallet e kolonisė shqiptare tė Amerikės, ashtu edhe pėr problemet qė preokuponin Shqipėrinė. Dihet qė Noli ishte njė njeri i ditur dhe nė shumė fusha.



    - Aksioni sekret qė solli nė Shqipėri Kazhimir Mihalskin -


    Keni drejtuar njė grup zbuluesish me qendėr nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Cilat ishin detyrat e kėtij grupi?

    Nė vitin 1966, i cili u quajt viti i luftės kundėr burokratizmit nė administratėn tonė, u bėnė shumė shkurtime e ndryshime. Drejtoria e Zbulimit Politik, e cila ishte nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme dhe qė drejtohej nga Zoi Themeli, u shkri duke krijuar dy grupe zbuluesish tė reduktuar nė numėr. Unė u vura nė krye tė grupit tė zbuluesve qė u dislokuan nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, ndėrsa grupi tjetėr, mė i madh nė numėr, qėndroi nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Zbuluesit e grupit qė qėndroi nė MPB merreshin me veprime agjenturore nėpėrmjet kufirit me Greqinė dhe Jugosllavinė. Grupi ynė, i cili ishte shumė i vogėl nė numėr, u vendos nė MPJ pėr t“u kamufluar dhe drejtonte rezidencat tona nė pėrfaqėsitė diplomatike.


    Ju ėshtė dashur qė misionin e zbuluesit ta kryenit nėn petkun e diplomatit. Ėshtė e vėrtetė kjo?

    Detyrat e zbulimit kryhen gjithmonė nėn kamuflimin diplomatik se ndryshe nuk tė lejon njeri tė bėsh punė zbuluese jashtė, pa kėtė funksion. Kjo ėshtė njė praktikė botėrore. Natyrisht, qė tė jesh njė zbulues i mirė duhet tė jesh edhe njė diplomat i pėrgatitur qė nė ēdo bisedė qė bėn me njerėzit, synon qė t“i vėsh ata nė shėrbimin tėnd. Fillimisht, ky qėllim nuk duhet tė kuptohet, se pėrndryshe, nėse personi arrin tė kuptojė qėllimin tėnd dhe, po tė jetė provokator, shkon dhe tė denoncon menjėherė nė organet pėrkatėse tė vendit tė tij dhe tė thurin kurthe. Pėr tė tilla gjėra shkon deri nė burg ose tė paktėn, tė shpallin “Person non grata”.


    Si zbulues, a e keni ndjerė veten tė rrezikuar?

    Jeta e zbuluesit jashtė shtetit ėshtė gjithmonė nė rrezik, sepse tė gjitha veprimet bėhen nėn gjurmimin e Sigurimit tė Shtetit; vepron dhe nuk ke asnjė mbrojtje, veē pasaportės diplomatike. Kur njė zbulues jashtė shtetit kontakton me njė agjent, ai pėr gjithė kohėn deri sa agjenti tė japė provat e nevojshme, ndodhet nėn kėrcėnimin e provokatorit. Fjala ėshtė sidomos pėr agjentė qė punojnė jo mbi baza vullnetare e patriotike, por mbi baza interesi monetar, pra pėr para. Unė e kam ndjerė shumė herė veten tė rrezikuar. Ēdo kontakt me njė agjent ėshtė gjithmonė me rreziqe. Por, mė ngushtė e kam ndjerė veten nė vitin 1966 kur shkova me mision nė Gdansk tė Polonisė pėr tė marrė ilegalisht, me ēdo kusht, njė farė Kazimir Mihalski, i cili e quante veten sekretar tė parė tė Partisė Komuniste Marksiste-Leniniste tė Polonisė. Nxjerrja e tij ilegalisht nga Polonia do tė bėhej duke e futur nė njė vend tė fshehtė, tė sajuar posaēėrisht pėr tė nė anijen “Skėnderbeu”, e cila ishte njė anije e flotės sonė tregtare dhe shkonte shpesh nė Portin e Gdanskut pėr tėrheqje mallrash qė importonim nga Polonia, nė bazė tė marrėveshjes bilaterale pėr shkėmbime tregtare midis dy vendeve. Unė shoqėrohesha nga Kleanth Andoni(nga Vunoi), me tė cilin punonim sė bashku. Me vete kishim edhe armatimin e nevojshėm, automatikė e granata. Nė Komitetin Qendror na porositėn qė nėse diktoheshim nga polakėt kur ta merrnim atė nė anije apo kur tė ishin nė ujėrat e Balltikut, duhej tė luftonim me polakėt dhe tė mos e dorėzonim. Qėndruam nė Poloni 15 ditė. Ishte dimėr. Bėmė disa prova se si mund ta fusnim nė anije nė grumbullin e marinarėve, duke i dhėnė rojes ēdo herė nga njė shishe konjak “Skėnderbeu”. Nė fund na njoftuan nga Tirana se ai kishte mbėrritur nė Shqipėri me njė pasaportė tė falsifikuar, pėrgatitur nga ambasada jonė atje.


    Ju keni qenė ambasador i Shqipėrisė nė disa vende tė largėta. Sa do t“i shėrbenin kėto lidhje vendit tonė?

    Pėr mėse tre vjet, nga viti 1979 deri nė vitin 1982, kam qenė ambasador i Shqipėrisė nė Kinė, Nepal, Birmani, Bangladesh, Tailandė, Ceilon (Srilanka) e Pakistan, me qėndrim nė Pekin. Duke pėrjashtuar Kinėn, me tė cilėn kemi pasur marrėdhėnie tė rregullta, me vendet e tjera kishim vendosur me kohė formalisht marrėdhėnie diplomatike. Qėllimi ynė ishte tė bėnim tė njohur nė ato vende politikėn e vendit tonė. Nė pėrgjithėsi, ato ishin vende myslimane dhe, sado pak, ishin dakord me politikėn tonė, pėr aq sa e njihnin. Nė disa nga kėto vende u tregua interes edhe pėr shkėmbime tregtare, sidomos pėr pambuk e prodhime bujqėsore. Nė disa nga kėto vende kishte dhe shoqata tė miqėsisė me Shqipėrinė. Atje ku ekzistonin kėto shoqata dhe ku ato ishin aktive, kishte njė farė njohurie pėr vendin tonė, megjithėse jo tė plota. Atje ku nuk kishte shoqata, populli nuk dinte asgjė pėr vendin tonė, pėrveē faktit qė ishte “vend vėlla mysliman nė Evropė”.


    Cilat janė kujtimet tuaja mbresėlėnėse nė jetėn si diplomat e zbulues?

    Nė jetėn time si diplomat jam ndeshur shpesh me tė papritura dhe befasi, herė tė kėndshme e herė tė hidhura. Kur isha nė Argjentinė, papritur u sėmura rėndė. Shqiptarėt me tė cilėt u takova m“u ndodhėn pranė si vėllezėr. Mė shtruan nė njė klinikė private ku ishte kirurg njė shqiptar nga Kalabria. Tek e dėgjoja qė fliste shqip, mendoja se isha me fat qė kisha rėnė nė dorė tė tij. Ishte specialist i mirė dhe duart i kishte tė arta. Mė operoi urgjentisht nga apandesiti. Edhe pse kish vite qė kish emigruar nė Argjentinė, gjuhėn e nėnės e fliste mirė, madje, shqipen ua mėsonte edhe fėmijėve qė kishin lindur nė Argjentinė.

    Njė fakt i tillė, kur je larg mėmėdheut, tė emocionon e tė bėn tė besosh qė shqiptarėt, sidomos kur janė larg Shqipėrisė, bėjnė shumė pėr njėri-tjetrin. Doemos, qė ata ma lehtėsuan edhe detyrėn qė kisha. Po atje takova edhe njė tjetėr shqiptar, pėr ca mė tepėr, nga vendlindja ime, Vlora. Sadik Bleta quhej. Para shumė vitesh, sė bashku me tė shoqen, Sarbatenė, ishte shpėrngulur nga Vermiku i Vlorės dhe kishte pėrfunduar nė Argjentinė. Ata, burrė e grua, qenė edhe nga anėtarėt mė aktivė tė kolonisė shqiptare “Skėnderbej”. Sarbateja ishte njė grua e veēantė. Nė shtėpinė e saj ajo donte qė tė flitej vetėm nė gjuhėn shqipe. Kur ndonjė nga fėmijėt e saj, pėr lehtėsi pėrdorte ndonjė fjalė nė gjuhėn spanjolle, ajo rrėmbente mashanin dhe, duke e tundur atė nė ajėr si shkop, u drejtohej fėmijėve: “Flisni shqip, u ēaftė derri u ēaftė! Flisni shqip se, e shikoni mashanin? Ua theva kėrcinjtė!” Ėshtė interesante sesi i theksonte me forcė fjalėt ”mashan” dhe “kėrcinj”, qė t“i shqiptonte qartė fjalėt e gjuhės shqipe.


    Ju keni qenė i pranishėm nė oborre mbretėrore tė shteteve tė shumta nė Azinė Juglindore, por keni parė dhe vende qė ndryshojnė shumė nga Shqipėria si nga natyra ashtu dhe nga njerėzit. A ruani mbresa e kujtime tė veēanta?

    Kur isha ambasador nė Republikėn e Kinės, siē e kam thėnė, qeveria shqiptare mė kishte akredituar edhe nė disa shtete tė tjera tė Azisė Juglindore. Kam shkuar shpesh nė kėto vende, fillimisht pėr tė paraqitur letėr kredencialet, por edhe pėr punė tė ndryshme nė kohė tė ndryshme. Nepali, Pakistani, Birmania, Ceiloni, Bangladeshi etj., kanė qenė pėrvojė e re pune, qė mė kanė lėnė mbresa tė pashlyeshme. Kudo ka, e mund tė bėsh miq. Po pėrmend njė rast: Nepali ėshtė njė vend me gjelbėrim e bukuri mahnitėse, por njerėzit ishin tė varfėr. Megjithatė, u kish shkuar ndėrmend se ka njė vend si Shqipėria e pėr kėtė, kishin krijuar Shoqatėn e Miqėsisė Shqiptaro-Nepaleze. Vendi me bukuri tė rralla, shtrirė nė kėmbėt e Himalajeve, ishte i pamposhtur, por banorėt ishin shumė tė dashur, njerėzorė e tė mirė. Merreshin, veēanėrisht me artizanat dhe me pėrpunimin e bakrit e tė bronxit. Tregtonin stolisje e dhurata me kėto punime. Njė dhuratė tė tillė, njė pjatė tė bukur metali, e ruaj ende edhe sot. Atė ma dhuroi qė ta kisha kujtim, Shoqata e Miqėsisė Shqiptaro-Nepaleze. Njerėzit ishin kureshtarė tė na dėgjonin, por mė kureshtar u bėra unė kur pashė sjelljen e tyre ndaj lopės. Ata e ēmonin dhe e vlerėsonin atė si njė qenie hyjnore, nuk e thernin as nuk e milnin. Njė ditė, duke ecur nė rrugėt e Katmandusė, vura re se ishte bllokuar qarkullimi i automjeteve. Nepalezi qė mė shoqėronte mė tha se diku, nė mes tė rrugės kryesore, kishte ndaluar pėr tė pushuar njė lopė. E pyeta se pėrse nuk e pėrzinin nga rruga. “A,jo,jo! Lopa ėshtė e shenjtė. Qetėsinė e saj nuk mund ta prishė askush, as polici. Ajo do tė ngrihet dhe do tė lėvizė kur t“i thotė mendja; edhe sikur kjo tė zgjasė disa orė”, tha shoqėruesi vendas. Nepalezi me buzėqeshjen e tij e me fjalėt qė mė tha mė ēuditi, por siē themi ne “fshat e zanat”. Befasitė s“kishin tė mbaruar. Nė mbarim tė ceremonisė sė paraqitjes sė letrave kredenciale, mbreti i Nepalit, Birendra, mė tha se duhet tė nxirrja shaminė nga xhepi. Edhe pse i habitur dhe me droje, bėra ashtu siē mė tha ai. Pra, nxorra shaminė nga xhepi. “Hape pėrgjysmė dhe mbaje nė pėllėmbė tė dorės”, mė porositi mbreti, i ēelur nė fytyrė. Mbi shaminė time mbreti lėshoi nga njė shishe disa pika tė njė lėngu tė veēantė. Shamia, kėshtu ishte parfumuar duke lėshuar njė aromė tė kėndshme. Pas kėsaj, unė duhet ta fusja atė nė xhep. Vetėm pas kėtij veprimi, ceremonia nė pallatin mbretėror quhej e pėrfunduar. Por, pėrshtypje tė veēantė mė ka bėrė Bangladeshi me Dakėn, “kryeqytetin e laraskave”. Laraskat, nė tufa tė mėdha fluturonin afėr e kėrr-kėrrja e tyre s’tė linte ta bėje gjumin tė qetė. Pastaj, ato provat me togė gardistėsh e orkestėr frymore, pėrpara se tė paraqiteshe te mbreti pėr ceremoninė e kredencialeve, ishte njė stėrmundim e bezdi e madhe. Gjithēka e pėrgatitur sipas njė skenari me vendin ku duhet tė qėndroja unė si ambasador, nė mes tė rojes sė nderit tė Gardės, shoqėruar nga dy oficerė dhe shefi i Protokollit. Kėshtu, ndėr tingujt e bandės do tė pėrshkonim disa herė rrugėn qė tė ēonte deri te Pallati Mbretėror, gjersa tė ēmohej se prova paraprake kishte sukses. Nė kėtė kohė, kėto vende konsideroheshin si vende tė botės sė tretė e pėr ata dhe liderėt e tyre, flitej shumė.


    Keni zhvilluar biseda politike tė kėtij karakteri me drejtuesit e kėtyre vendeve?

    Po ju tregoj njė ndodhi. Kur isha nė Ceilon, ndryshe nga vendet e tjera, pėr nė Pallatin Presidencial mė shoqėroi ministri i Jashtėm. Edhe ai ishte i pranishėm nė bisedė. Pas fjalėve pėrshėndetėse, ēuditėrisht vetė presidenti mė bėri njė pyetje qė unė nuk e prisja: ”Si mendoni ju shqiptarėt, a do tė qėndrojė nė kėmbė Federata Jugosllave pas vdekjes sė Titos?”. Mendimi ynė zyrtar dihej. Ai ishte shpallur, jo vetėm nėpėrmjet kanaleve diplomatike, por edhe pėrmes propagandės qė bėhej edhe nė vendet e Botės sė Tretė. Kėshtu qė pyetja e presidentit tė atij vendi m“u duk thjesht njė kėrshėri e tij. Kėshtu nisa tė flas nė bazė tė orientimeve tona zyrtare, duke thėnė shkurt sesi ishte krijuar Federata Jugosllave, duke lėnė tė kuptohej se ishte drejt shpėrbėrjes. Por, vura re se presidenti dukej i vėmendshėm; ministri i Jashtėm mė pak, ndoshta sepse ai ishte mirinformuar pėr qėndrimin tonė. “Ju thoni se Federata Jugosllave do tė shpėrbėhet?”, pyeti pėrsėri presidenti i Ceilonit. I thashė se kjo federatė, pas vdekjes sė Titos s“e kishte tė gjatė dhe se nuk mund tė ekzistonte e nisa t“i shpjegoja arsyet se pėrse mendoja nė kėtė mėnyrė. I thashė se nė radhė tė parė, nė kėtė federatė bėnin pjesė popuj qė jo vetėm nuk kishin qenė historikisht miq me njėri-tjetrin, por pėrkundrazi, kėta popuj kishin qenė armiq tė betuar dhe kjo armiqėsi ishte e dukshme. I tregova se kėshtu kishte ndodhur midis serbėve e kroatėve, serbėve e shqiptarėve, serbėve e boshnjakėve e tė tjerė. Presidentit, edhe pse nuk i erdhi mirė pėr parashikimin tim, pėrsėri nuk kundėrshtoi. Mė pas mėsova se presidenti i Siri Lankės kishte qenė njė nga iniciatorėt e krijimit tė termit Botė e Tretė dhe kėtė e kishte bėrė sė bashku me Titon, Nehrunė, Sukarnon dhe Naserin. Pra, ai nuk kishte se si ta pranonte shkatėrrimin e grehinės jugosllave, edhe pse e ndjente fundin e saj, njė fund qė ndodhi realisht disa vite mė pas.


    Cili ėshtė mendimi juaj pėr rolin e dilomatit nė ditėt tona?

    Dua tė theksoj se detyra e diplomatit ėshtė tė ngrejė lart emrin, dinjitetin e pėrgjithėsisht, imazhin e vendit tė tij. Sot, pėr hir tė sė vėrtetės, dilomati nuk ėshtė ai qė kėrkohet tė jetė nė kushtet e reja qė u krijuan nė kuadrin e demokracisė brenda familjes evropiane. Diplomati duhet tė punojė pėr zhvillimin e marrėdhėnieve tė gjithanshme tė vendit tė tij me vendin ku ėshtė akredituar si i tillė, si dhe tė zbulojė me kohė veprime tė qėllimshme armiqėsore kundėr sovranitetit tė vendit tė tij e, veēanėrisht tė qarqeve, tė cilėt tradicionalisht kanė pasur dhe mund tė kenė pretendime territoriale apo politike ndaj vendit tonė. Mė duket se duhet bėrė mė shumė nė kėtė drejtim dhe diplomacia duhet tė jetė mė aktive nė mbrojtje tė interesave kombėtare dhe sidomos, tė tė drejtave tė qytetarėve shqiptarė emigrantė, tė cilėve e them me bindje qė nė shumė raste u mohohen tė drejtat nė shtetet ku ata kanė emigruar, sidomos nė vendet fqinje.

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Fan Noli:Rroftė Shqipėria! Rroftė kabineti i saj i parė!

    Letėr Ismail Qemalit

    (Dhjetor, 1912- shkurt 1913?)
    The Norfolk Hotel
    Surrey Street
    Strand.W.C.
    Fort tė Nderēmit president tė Guvernės provizore tė Shqipėrisė
    Ismail Qemal Beut nė Vlorė

    Fort I nderēim Zot,
    I dėrguar si delegat i Shqiptarėve Ortodoksė t’Amerikės, qėndrova ca ditė nė Londrė qė tė punoj sa tė munt pėr Shqipėrinė tonė tė mierė, e cila ndodhet nė ēastet mė kritike nė histori tė saj. Kur dolla nė Londrė, kėrkova nėr gazetat lajmet gazmore tė proklamatės s’indipendencės. Ju dėrgova menjėherė njė telegraf pėrgėzimi dhe tani e njoh pėr detyrė t’ju bėj njė raport tė pėrpjekjeve nė metropojen e Inglisė si njė krej tė zgjedhur dhe tė njohur prej popullit shqiptar.
    Vajta te gjithė ambasadat dhe pėrhirova pėrfaqėsojėsit e fuqive mike tė Shqipėrisė dhe u bėra tė njohur pėrfaqėsonjėsve tė fuqive kundėrshtare qė njė Shqipėri e lirė ėshtė njė nevojė absolute pėr paqen e Ballkanit. Nė ministori tė Punėve tė Jashtėme tė Inglisė mė priti nga ana e Ministrit z. Norman, tė cilit i dėfteva dėshirėn e gjithė popullit shqiptar dhe iu luta guvernės inglize tė mos pėrmetojė mbytjen e njė kombėsie nė kėtė shekull qytetėrie, por tė ndihmojė pėr njė Shqipėri tė lirė, e cila do tė jetė e vetėma shiguri pėr paqen e Ballkanit. Z. Norman, pas cesa fjalėve tė mira, mu zotua qė do ti bėjė njė raport pėr pjekjen tonė Ministrit tė Punėve tė Jashtme Z.Sir Edward Grey. Si mbarova vizitat zyrtarishte, mora me rradhė gjithė zyrat e gazetave me rėndėsi dhe fola mė tė djathtė e mė tė mėngjėr. Veēanėrisht u prita mirė nė zyrė tė gazetave “Daily Graphic” ku punon i njohuri shqiptarofil Z.Lucien Wolf, “Evening News” ku mė priti me krahė hapur ish-konsulli inglis Z.h.C.Woods dhe “Times” ku njė nga editorėt e lajmeve mė mbajti afro njė orė duke mė pyetur pėr punėt e Shqipėrisė.
    Nukė do t’ju loth, dyke ju treguar vizitat e tjera nėpėr njerės tė veēantė.
    Tani gėzohem shumė t’ju thom me shiguri qė pėrshtypjet e mia nga kėto vizita qenė mė tė mira se sa prisja. Natyrisht nė vizitat zyrtarishte nuk dėgjova veē pėrgjigje tė errėta qė munt t’i kuptosh si tė duash dhe s’kanė asnjė rėndėsi. Po vura re edhe njė gjė, e cila mė dha shumė shpresa. Kudo qė vajta i gjeta dyert tė hapura, ndonėse s’jam veē njė delegat i ca punėtorėve tė Amerikės. Nga ana tjatėr, nė Ministori tė Punėve tė Jashtme tė Inglisė Z.Norman mė priti e mė porcolli me njė fisnikėri dhe njė buzėqeshje e cila mė theshte: “Mė ndje qė s’munt t’ju thom gjė prej gjėje sakt: po mos kij frikė. Jemi miq tė Shqipėrisė dhe do tė pėrpiqemi ta ēlirojmė”.
    Sa pėr vizitat e mia nė zyrat e gazetave , munt t’ju them ato qė dėgjova me veshėt e mia. Dhe nga kėto tė gjitha pėrmblodha kėto: Inglizėt pėrgjithėsisht nuk i duan serbėt dhe grekėt dhe simpathitė e tyre me pak pėrjashtime janė nga ana e shqipėtarėve. “Times” –i i tė dielės qė shkoi thoshte me fjalė tė prera dhe tė ēkoqura: “Inglia kurrė do mos luftojė kundėr Gjermanisė, Austrisė dhe Italisė pėr hatrin e serbėve, tė cilėt duan tė robėrojnė shqiptarėt, se kjo luftė do tė jetė kriminale pėr Englinė. Politika inglize qė nga koha e Lord Salisbury-t dhe Lord Goschen-it qe indipendeca e Shqipėrisė”. Munt t’i shtoj kėto shembėlla, po mė duket qė arrin t’ju them qė janė aq shumė ata qė shkruajnė mirė pėr Shqipėrinė sa nuk di cilin tė pėrhiroj mė parė. Gazeta “Daily telegraph” botoi njė korispondencė tė gjatė ku pėrshkruante ceremoninė e proklamatės sė indipendencės qė mė bėri tė derdh lotė prej gazit.
    Shkurt, gjeta aq mirėdashės kėtu qė mė pėrkėdhelė veshin dyke mė thėnė qė i duan shqipėtarėt, se janė njė racė e hieshme dhe fisnike sa nuk mė iket sė kėtejmi, ndonėse Londra ėshtė njė qytet i mvrojtur, ku s’sheh kurrė diellin me sy. Nga ana tjetėr, ish-konsulli inglis Z.H.C.Woods, mė tha qė tė pres dhe tė piqem me delegatėt e paqes. Besoj qė kabineti juaj tė ketė biseduar nevojėn e njė delegati zyrtar tė guvernės provizore tė Shqipėrisė nė Londrė nė kėto rasjera.
    Nofta orėn qė shkruaj delegati tė jetė nisur. Nė u nis nonjė do tė rri qė t’i ndih me atė Inglishte tė pakė qė di. Nė mos u nis, niseni menjėherė dhe telegrafisni tė dal ta pres. Nė mos kini njeri pėr tė dėrguar, s’pres veē tė mė urdhėroni dhe do ta kem pėr nder dhe do t’jua di pėr tė mirė qė t’i shėrbej vendit tim nė njė luftė pėr jetė a vdekje. Nė ėshtė nevojė tė ndodhem nė Shqipėri, ju lutem shumė epmėni zė qė tė nisem menjėherė. Do tė pres gjersa tė mė urdhėrojė guverna e atdehut ē’udhė tė marr.

    Dyke pėrgėzuar nxehtėsisht Zotėrinė tuaj, si dhe gjithė Zotėrinjtė shokė tė kabinetit tė parė tė Shqipėrisė pėr veprėn tuaj patriotike dhe historike tė shkėlqyer, thėrras “Rroftė Shqipėria! Rroftė kabineti i saj i parė!” dhe mbetem

    Shėrbėtori juaj
    +F.S.Noli
    Norfolk Hotel, Surrey St.
    Strad, W.C.
    London

    Mid’hat Frashėri
    Si u bė kongresi i Vlorės

    (Letėr nga Vlora)

    I dashur Kristo,

    Nga Shkupi tė shkrova, them ta kesh marrė. Dola nga ay qytet ditėn qė filloi luftėn Serbia d.m.th., mė 3 (16) tė muajt qė doli dhe shkova nga Mitrovica nė Ipek (Pejė), Gjakovė, Has, Tejdrin, Mirditė, Kurbin, Tiranė, Durrės, Elbasan dhe nga Elbasani arthēė kėtu. Nė Kosovė (d.m.th.,prej Peje, Gjakove, Gucie dhe Plave me tre shokė tė tjerė mora letėr me nėnshkrime tė parėsisė pėr tė treguar qė jemi mėkėmbėsit e tyre pėr ēdo gjė qė bėjmė pėr Shqipėrinė. Kur erthmė nė Tiranė, qėllimi ynė ish tė bėnim njė kongres kombiar me ndihmė tė Abdi bej Toptanit, se kishim bėrė fjalė edhe me kapidanin e Abatin e Mirditės. Por kur arritmė ne, gjetėm letrėn e Surja be Vlorės, i cili e kish ftuar parėsinė mė njė mbledhje. U gėzuam se kėshtu e gjenim gati punėn. N’Elbasan donja qė tė bėhej ay qytet si vent i mbledhjes, po atje na erdhi tejshkrimi i Ismail Qemalit, qė na lajmėronte se do tė dalė nė Vlorė dhe ftonte botėn me njė mbledhje. Edhe pas pakė ditėsh arriti nė Durrės, bashkė me delegatėt e Bukureshtit dhe Gurakuqin. Nga Durrėsi, gjithė delegatėt e ardhur dhe t’atyre viseve, vanė nė Vlorė, ku dhe unė vajta me shokėt e Elbasanit.
    Kongresi u ēel mė 15/28 tė kėtij muaji dhe ishin 47 delegatė nga ēdo anė e Shqipėrisė, vise tė shkelur e tė pashkelur. Sot jemi 67, se kanė ardhur dhe nga vende tė tjerė.
    Atė ditė, pra ora 11.1/2 allaturka (2.1/2 allafrėnga) me zė tė pėrgjithshėm u proklamua Indipenedenca e Shqipėrisė dhe flamuri u ēel nė portė tė shtėpisė ku ishim mbledhur (shtėpi e Xhemil Beut).
    Ngjarjet qė kanė rrjedhur q’atėhere do t’i kesh kėnduar nė gazetat. Sot kemi pushim lufte me tė tre shtetet. Vetėm Greqia po lufton nė Janinė, ka nxjerrė dhe ushtarė nė Sarandė, po tanėt kanė zėnė Delvinėn dhe ėshtė shpresė qė ata tė mos pėrparojnė; edhe nė Himarė janė nja 400 grekė, po shqiptarėt kanė zėnė Dukatin, Vranishtin e Kuēin dhe grekėt s’bėjnė dot asnjė ēap.
    Qeverisja shqiptare ėshtė nė tėrė Gjirokastrėn dhe gjer nė Durrės Kongresi zgjodhi me zė tė fshehtė kabinetin mė 21 tė muajit dhe fituan: Ismail Qemali kryeministėr dhe ministėr i Punėve tė Jashtme, Mehmed pashė Kallkandeleni- Ministėr i Luftės; P. Poga Gjirokastra-Ministėr i Drejtėsisė, Myfit bej Libohova- i.P. tė Brendėshme, L.Gurakuqi- i Arsimit, Abdi bej Toptani- i Financės, Pandeli Cale – i Bujqėsisė, Mid’hat Frashėri – i P.tė Pėrgjithėshme, Lef Noni- i Postavet.
    Atė ditė u zgjodh edhe njė Kėshill’ e Kombit prej 18 vetash, tė cilėt do t’i ndihin qeverisė dhe do tė kontrollojnė.
    Pėr dy a tri ditė do tė nisen delegatėt pėr n’Evropė qė tė mbrojnė tė drejtat e qeverisjes sė re.

    Vlorė, 10 dhjetor 1912
    Tė fala, L.S

  10. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Njė letėr mbresėlėnėse...

    Letėr Milto Sotir Gurrės
    Boston, Mass, 5 janar 1919


    I dashur mik,
    I lodhur nga shpirti dhe nga trupi, i plakur pėrpara kohės, i thyer nga shėndeti, me luftė dje dhe me luftė nesėr, me njė rrezik tė ri pėrpara posa lashė tjatrin pas, me detyrėn e tmerruar tė sulem e tė udhėheq kur kėmbėt e rėndaura dėshirojnė shtrihje, ndodhem nė situatėn e njeriut tė torturuar, qė pėrpiqet ta fshehė mjerimin e tij moral dhe fizik dhe shtrėngon dhėmbėt me njė cfort tė fundme nga frika se mos i shpėtonjė ulėrimė e pėrmbytur e dėshpėrimit.
    Pas kėsaj parafjale, tragjike, nė e besofshi, melodramatike, nė dyshofshi me nėnqeshje, merrni vesh pėrse mė rėndohet pena dhe pėrse kam heshtur. S’kam qenė mirė dhe s’ma ka kėnda pėr asgjė. Me gjithė qė mė kini kujtuar me katėr letra, dhe megjithė qė s’gjeja nė asnjė ēip tė zemrės as hien e ndjesės pėr heshtjen time, prap e rrėfej me kanu- do tė mos ju kisha shkruar, sikur tė mos mė zbriste papritur njė frymėsim, nė formėn dykupėsh rakie prej rrushi, tė cilat mė dhanė forcėn tė mbaronj kėtė detyrė tė harruar pėrpara njė miku tė vjetėr. Shishen e ēmuar e kam pėrpara. E vogėl pėr fat tė zi, por ka edhe disa kupa brenda, kuqė qė shtrojnė nervat, qė kullojnė gjakun, qė shėrojnė tė sėmurin, qė ngjallin tė vdekurin. Ma fali sot njė besnik zemėrdhembshur, pasi mbaroi mesha. Besniku e di qė unė s’pi, por ma dha pėr ilaē. Se i vetėmi ilaē nė tė cilin besojnė shqiptarėt, ėshtė rakia. Dhe qėnka ilaē me tė vėrtetė. Vetėm dy kupa dhe m’u ndreq shėndeti: dėshpėrimi i lėshon vend njė lumturie dhe m’u ndreq shėndeti: dėshpėrimi i lėshon vend njė lumturie endėrore; buzėvarja ikėn e ndjekur prej buzėqeshjes dhe pastaj e bombarduar prej argalisjes; e sotmja s’mė duket aq e keqe, dhe pėr nesėr ka Perėndia. Dhe mė e mira ėshtė qė me njė kupė tė tretė mund tė ndreqen tė gjitha punėt.
    O burrani! Nėn flamurin e Shahinit(1) trimėria mė shtohet, bėhem zjarr e shpuzė! Tė kam gjetur, or Milto! Mė duket sikur tė shoh pėrpara pėrmes mjegullės diafane(2), “me tė cilėn mė rrethoi fuqia magjike e ilaēit tė vilajetit. Qė tė kthjellohet koka dhe tė mė ēelen sytė, rrėmbenj kupėn e kaltėrt, se ashtu kėshillojnė theriaklinjt(3) tanė, tė shtruar kėmbėkryq, qė pinė me njėrėn dorė dhe ia kėrcasin me tjatrėn! Dhe tani tė humba fare! Po kudo qė tė jesh mos pandeh se tė harrova. Tė kam kujtuar kėtu e ca ditė nė Manchester, ku u poqėm herėn e parė. Njėditėzaj shkova ca ēaste tė lumura dyke kėnduar legjendėn “Plaku i motshėm”. Po kėtu duhet tė mbaronj se m’u errė sytė dhe nisi tė mė dhėmbė koka. U muar vesh qė ilaēi i mjekėve tanė me kallca dhe me silah s’bėa pėr mua. Me gjithė kėtė prapė mbaroj njė punė, se ja ku tė shkrova kėtė letėr me gjallėrinė mė fluturake qė mė dha. Nesėr do ta cprovonj edhe njė herė kush e di, munt tė bėj prapė nonjė ēudi. Gjer ahere natėn e mirė! Ju falemnderit me gjithė zemėr pėr fjalėt e mira qė mė shkruani dhe pėrkrahjen besnike qė mė keni dhėnė. Qofshi shėndoshė!
    Ju pėrshėndosh vėllazėrisht dhe mbetem Juaji me besė
    F.S. Noli

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Noli mund te kete qene,deshtaku me i madh ne historine e tij,por te pakten me mire nje deshtak se nje Tradhetar,qe fatekeqesisht kemi me shumice dhe sot ne 2011.

    Reale dhe mbas shume vjetesh...............

    Pesė pikat kritike tė shoqėrisė shqiptare, qė Fan S. Noli i shpalosi mė 1924 nė njė fjalim nė Parlamentin shqiptar, vlejnė si tė ishin thėnė sot ne 2011.

    Vlejnė qė tė gjitha ato pika qė i shpalosi kritiku modernist i asaj shoqėrie, intelektuali dhe politikani, peshkopi dhe liberali Noli:



    E para. Anarkia fetare: Katėr fe tė ndryshme qė nuk kanė zėnė rrėnjė nė zemrėn e njė populli pagan.

    E dyta. Anarkia sociale: Kėtu s’ka as klasė (tė lartė) bejlerėsh, as klasė bujqish, as klasė burzhuazie. Kėtu bujku ėshtė mė bej se beu
    dhe beu mė bujk se bujku. Kemi njė shembull tė bukur pėr partinė popullore e cila mbahet sot nė fuqi prej bejlerėve nga oxhakėt mė tė vjetėr, kurse anėtarėt e saj lėvdohen se kanė shpėtuar prej bejlerėve.

    E treta. Anarkia morale: Kėtu qeni nuk e njeh tė zonė, kėtu karakteret dobėsohen, qullosen dhe ndėrrojnė formė e ngjyrė dita me ditė

    si nė kaleidoskop. Kėtu ambiciet janė pa fre e pa kufi, kėtu i padituri i di tė gjitha dhe i pazoti ėshtė i zoti pėr tė gjitha.

    E katėrta.Anarkia patriotike: Kėtu brenda njė dite si me magji tradhėtori bėhet patriot dhe patrioti tradhėtor. Kėtu shohim

    pėrpara syve tanė tė kapėrdisen si patriotė tė mėdhej ata qė kanė luftuar pėr harfet dhe pėr flamurin e babės, qė kanė djegur
    Shqipėrinė e Mesme ose ata qė janė puthur me andartet e i kanė ndihmuar shenjtėrojnė anė e mbanė Toskėrinė. Kėtu si mė thoshte
    njė mik ėshtė mė mirė qė njeriu tė jetė tradhėtor e tė shikojė interesat e tij sepse kėshtu do tė jetė i sigurt qė tė nesėrmen
    do tė prokllamohet patriot i madh.

    E pesta. Anarkia e idealeve: Kėtu idealet e shtrembėra, tė errėta e tė mumifikuara tė Fanarit e tė Buhares pėrfyten e pėrleshen nė
    njė luftė pėr jetė a vdekje me idealet mė tė gjalla mė elegante e mė tė nderitshme tė Perėndimit. Na mungojnė vetėm idealet
    e antropofagėve. Po pėr tė zėnė vendin e tyre kemi kolltukofagėt, krimba tė verdhė me kokė tė zezė, qė rriten me plagėt e infektuara
    tė Shqipėrisė nė lėngim, kėpuseh qė mund t’i copėtosh, por jo ti shqitėsh nga trupi qė kafshojnė dhe thėthijnė. Herodi tregon se
    nė betejėn navale tė Salaminės, njė athinas kapi njė anije persiane me dorėn e djathtė e s’e lėshonte, gjersa ia prenė; atėhere e kapi
    me dorėn e mėngjėr, ja prenė dhe kėtė, atehere e kapi me dhėmbė e s’e lėshoj gjersa i’a prenė kokėn. Sikur tė ngjallej Herodi pėrsėri
    do tė shikonte qė kolltukofagėt tanė janė mė tė fortė se ky trim legjendar i vjetėrsisė antike. Qė t’i ēqitėsh kėta tanėt nga kolltuku

    duhet tė preē jo vetėm duart e kokėn po dhe kėmbėt e trupin.

  12. #72
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Letrat e ndjera pėr Sulltanėn

    Letrat e Fan Nolit dėrguar sė motrės Sulltanės gjatė viteve 1923-1960. Ndihma financiare e vazhdueshme qė ai dėrgonte nga larg pėr familjen e saj, e cila kishte probleme ekonomike

    Emri:  Noli-227x320.jpg

Shikime: 778

Madhėsia:  33.4 KB

    Histori

    Sulltana, motra e vogėl me tė cilėn ndau fėmijėrinė e tij nė Ibrik Tepe (fshatin e lindjes), do tė mbetej gjithė jetėn pika e dobėt e Fan Nolit. Vajza e cila shfaqet nė njė foto tė vitit 1911 nė Sofje, pėrkrah tė vėllait Theofan dhe sė ėmės Maria, e veshur me njė fustan tė zi tė gjatė, me flokėt e mbledhura pas kokės, qe gjatė gjithė jetės pėrkrahėsja mė e madhe e dėshirave tė tij, dėgjuesja e heshtur e shqetėsimeve dhe e aktivitetit tė tij politik e fetar. Kjo foto duke parė shtypin e kohės, shohim qė ėshtė bėrė gjatė kohės qė Noli ka qenė nė Sofje i ftuar pėr tė meshuar njė herė nė gjuhėn shqipe. Ishte koha kur Noli kishte shkuar nė shumė koloni shqiptare ku kish meshuar shqip dhe me kėtė mėnyrė kisha ortodokse ish futur nė rrugėn e njė kishe autoqefale e po bėhej kisha kombėtare e shqiptarėve. Ndoshta motrat dhe nėna e tij Maria kanė qenė tė pranishme nė meshėn qė u mbajt nė gjuhėn shqipe. Nė njė shkrim tė Polikseni Luarasit, e pranishme nė kėtė meshė, thuhet: “Si shoqet e mia ashtu dhe unė, duke dėgjuar Fan Nolin tė fliste aq bukur, lėshuam lotė mallėngjimi dhe kėrkuan tė gjitha tė mblidheshim rreth kishės kombėtare, tė kishim njė fe tė pėrbashkėt-shqiptarizmin. Fan Noli me tė motrėn mė bėnė njė vizitė nė shtėpinė time, ku u mblodhėn dhe shumė shqiptarė tė tjerė pėr t’i uruar…”. Pra Sulltana ka qenė e pranishme nė aktivitetin e rėndėsishėm tė vėllait pėr ēėshtjen shqiptare nė Sofje… Por njohja me Athanasin, martesa, rritja e fėmijėve, luftėrat ballkanike, do t’i bėnin gjithnjė e mė tė rralla takimet e saj me tė vėllain, derisa pėr vite tė tėra nuk do tė shiheshin mė. Takimet e tyre do tė ishin vetėm pėrmes letrave… Sulltana ndante ēdo gjė qė ndodhte me jetėn e saj me tė vėllain. Mbrėmjeve, pasi kishte vendosur fėmijėt nė gjumė, ajo ulej e shkruante nė tryezėn e thjeshtė atė ēfarė kishte ndodhur, pėr ta nisur nė adresė tė vėllait. Nėse letrat e saj niseshin nga njė shtėpi e thjeshtė, ku ajo ndante jetėn me tė shoqin, pėrgjatė viteve qė ato u shkruan, destinacionet e mbėrritjes ishin tė ndryshme. Durrės, Tiranė, selia e Kryeministrisė, Berlin, Romė, SHBA… Nė tė gjitha shtetet ku ndalonte, Fan Noli nuk harronte tė lajmėronte tė motrėn. Ajo duhet ta dinte gjithnjė adresėn e tij tė saktė…. Nė ditėt e mbėrritjes sė tij nė Durrės dhe qėndrimit nė qytetin bregdetar, Noli e nėnshkruan letrėn nė fund me humor “durrėsaku”. Letrat e tij janė tė shkurtra, mė shumė telegrafike, po pėrmes tyre mund tė shohėsh pėrkushtimin e tij pėr tė ndihmuar tė motrėn, e cila sipas pėrgjigjeve tė shkruara prej Nolit, duket se po kalon kohė jo tė mira financiare. Nė ēdo letėr tė dėrguar ai e lajmėron pėr shumėn e parave qė i ka dėrguar…Noli nuk reshti asnjėherė sė ndihmuari tė motrėn edhe atėherė kur drejtonte qeverinė, apo dhe atėherė kur vetė nuk ishte mirė ekonomikisht dhe endej rrugėve tė Europės… Letrat e Sulltanės nuk janė tė ruajtura, por shkrimi duket se ka qenė njė pasion i hershėm i vajzės qė do ta linte atė pėr t’iu pėrkushtuar rritjes sė fėmijėve. Duke lexuar kėto letra shohim se ajo ėshtė martuar me Athanasin, dhe sipas informacioneve nė shtypin e kohės, ajo ka jetuar nė Greqi, nė qytezėn e Feres afėr kufirit greko-turk. Nė qershor tė vitit 1924, Sulltana humb bijėn e saj, Marinėn. Kjo ėshtė njė periudhė e trishtė nė jetėn e saj, tė cilėn nuk mund tė rrijė pa e ndarė me tė vėllanė. Ajo i shkruan atij pafundėsisht pėr dhimbjen qė ndjen dhe ai nga larg i jep kurajė pėr ta pėrballuar kėtė dhimbje. Noli ėshtė i pranishėm nė ēdo ngjarje tė familjes sė Sulltanės. Ai pėrpiqet ta ndihmojė nga larg, por dhe t’i “japė durim” kur gjendja vjen e pėrkeqėsohet. Nė kohėn kur dhe vetė Noli nuk ėshtė mirė nga financat, ai i shkruan “Tani pėr tani nuk kam, porse me rastin e parė kur tė kem mė tepėr tė holla, do t’ju pėrkujtoj pėrsėri patjetėr. Sa i pėrket ndėrtimit tė shtėpisė suaj, unė e dėshiroj me gjithė zemėr, por ėshtė e pamundur t’ju ndihmoj, sepse siē e dini nuk jam as i pasur dhe as qė kam shpresė se do tė pasurohem nė vitet e moshuara. Me fat, Viti i Madh dhe pėrqafime pėr tė gjithė”. Nė kėto letra shohim dhe shqetėsimin e Nolit, pėr tė shkolluar nipėrit e tij. Ai ėshtė i bindur t’i ndihmojė ata pėr t’u shkolluar. Letrat e Nolit drejtuar sė motrės shtrihen nė harkun kohor 1926-1960, pesė vjet para se tė largohej nga jeta. Pavarėsisht angazhimeve tė tij, Noli nuk reshti asnjėherė sė shkruari sė motrės dhe sė kujdesuri pėr tė. Nga llojet e parave qė ai shkruan nė letėr se po i dėrgon, mėsojmė dhe vendet ku Noli ndodhet nė periudha tė ndryshme ku janė shkruar kėto letra. Mė 24 tetor 1924, Noli ka qenė nė Amerikė, pasi shkruan nė letėr “do tė dėrgoj 20 dollarė pėr fėmijėt e tu”. Mė 11 nėntor 1929 ai ndodhet nė Gjermani, pasi nė letėr shkruan “tė dėrgoj pėrmes postės 1.000 drahma”. Mė 15 mars 1926, ai ndodhet nė Itali pasi shkruan “po tė dėrgoj 15 franga italiane”… Sulltana ka jetuar deri pas moshės 80 vjeēe, nė qytezėn e Ferės, Greqi. Tė afėrmit e Nolit, motrat, nipėrit, dhe mbesat kanė jetuar dhe jetojnė nė Selanik, nė Kavallė e qytete tė tjera tė Greqisė veriore. Al.Ba


    letrat

    Nė Romė, 10 (XI) 1923



    E dashura, motėr,

    Kėtu brenda tė dėrgoj njė ēek, prej 1.000 frangash italiane pėr tė cilėn mendoj se nuk do tė kesh vėshtirėsi ta ndėrrosh pėrmes ndonjė personi tė njohur. Nesėr nisem pėr nė Vlorė dhe Korēė ku do tė qėndroj deri nė fund tė dhjetorit. Pėrqafime pėr bashkėshortin tėnd dhe fėmijėt e tu.

    Vėllai yt

    Theofanis

    Post scriptum. Njė ēek tjetėr prej 1.000 frangash italiane qė ua dėrgova nė korrik a e keni marrė apo jo.

    Theofanis

    Adresa ime: Monsignor F.S Noli

    Presse Legarione Albanese

    92. Casso Italia

    Roma, Italia.



    Vlorė, 12 qershor 1924

    E dashura, motėr

    E mora letrėn tėnde dhe u trondita shumė pėr vdekjen e Marinės sė vogėl, (vajzės sė Sulltanės) dhe pėr sėmundjen qė e keni vuajtur. Tė shkuara. Kėtu brenda tė dėrgoj njė ēek me 1.500 franga italiane me qėllim qė tė mos vuani. Sonte kthehem nė Durrės. Shumė pėrqafime.

    Vėllai yt

    Theofan Durrėsaku



    Tiranė, 5/XII 1924

    Zyra e kryeministrit

    E dashura, motėr,

    Nė zarfė tė dėrgoj valutėn nė shumė prej 1.000 frangash italiane pėr Kėrshėndellat dhe pėr Vitin e Ri. Sot i dėrgova nipit tim nė Kavallė shpenzimet pėr udhėtim, pėr tė ardhur kėtu sė bashku me motrėn. Tė lutem shumė t’iu krijoni lehtėsime pėr udhėtimin e tyre. Dėshiroj t’i dėrgoj qė tė dy nė shkollė.

    Pėrshėndetje Athanasit dhe fėmijėve. Urime pėr Kėshėndella dhe Vitin e Ri.

    Vėllai yt

    Theofan Durrėsaku.



    15.3.1926

    E dashura motėr,

    E mora letrėn tėnde dhe shumė u bezėdisa se vėshtirė po kaloni dhe se shumė po vuani. Durim. Kėtu brenda t’i dėrgoj 15 franga italiane. Tani pėr tani nuk kam, porse me rastin e parė kur tė kem mė tepėr tė holla do t’ju pėrkujtoj pėrsėri patjetėr. Sa i pėrket ndėrtimit tė shtėpisė suaj, unė e dėshiroj me gjithė zemėr, por ėshtė e pamundur t’ju ndihmoj, sepse siē e dini nuk jam as i pasur, dhe as qė kam shpresė se do tė pasurohem nė vitet e moshuara. Me fat Viti i Madh dhe pėrqafime pėr tė gjithė.

    Nė shėrbim tė Zotit

    Theofanis.



    24.10.1927

    E dashura motėr

    Kėtu brenda tė dėrgoj 20 dollarė pėr fėmijėt e tu. Pėrqafime prej meje dhe urimet mė tė mira e tė zotit pėr tė gjithė.

    Nė shėrbim tė Zotit

    Theofanis.



    22.6.1929

    E dashura ime motėr,

    Adresa ime pas njė jave do tė jetė si mė poshtė. Pėrshėndetje pėr tėrė familjen.



    Vėllai yt



    Theofanis



    Adresa: Mgr. F.S Noli



    Bei Borshi, Schliessfach 4, Berlin M.9 (Allemagne).



    11. XI. 1929



    E dashura ime motėr



    Tė dėrgoj pėrmes postės 1.000 drahma. Mė vjen keq qė nuk mund t’ju ndihmoj rregullisht, meqė edhe unė vetė vuaj nga varfėria. Mirėpo, duhet tė jesh e sigurt se nuk do tė harroj aq lehtė. Pėrshėndetje bashkėshortit tėnd dhe fėmijėve. Urime pėr Kėrshėndella.



    Theofanis

    Adresa: Mgr, Fan S. Noli

    Poste restante

    Hamburg–Allemagne,



    22.IV.1930

    E dashura motėr,

    Kėtė javė shkoj pėr nė Amerikė ku do tė qėndroj 5-6 muaj. Adresa ime do tė jetė si mė poshtė: Pėrqafime

    Vėllai yt

    Theofanis

    Adresa: Mgr. Fan S. Noli

    Mr. K. Kirka

    469 Columbus Avenue

    Boston Mss

    U.S America

    Kryekisha e Shqiptarėvet “Shėn Gjergji”. 20 Emerald Street

    Boston, Mbas 18 korrik 1930

    E dashura motėr,

    Sot tė kam dėrguar njė letėr me vlerė 20 dollarėsh.


    Shqip

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Regjistrim i rralle ne audio i zerit te Fan Nolit


  14. #74
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Vazhdimi


  15. #75
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Keto mjaftojne. Kjo vlen me shume per grekofilet, turkofilet dhe ...
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Busti i Fan Nolit vendoset nė kishėn “Shėn Maria”. At Nikolla Marku: I kėrkojmė falje



    ELBASAN- Me iniciativėn e Shoqatės “Foleja Kombėtare Shqiptare” dhe me kontributin e vecantė monetar tė kryetares sė kėsaj shoqate, Lida Jorgoni, tė vesė sė personalitetit tė letrave shqipe Perikli Jorgono, busti i Fan Nolit ėshtė kthyer pėrgjithnjė nė kishėn qė ai vetė e themeloi, nė lagjen “Kala” tė qytetit tė Elbasanit.

    Nė kėtė kuadėr, Famulltari i Kishės Shėn Maria, At Nikolla Marku, ka mbajtur njė meshė pėrshpirtje dhe shenjtėrimi nė nder tė figurės sė shquar dhe tė pavdekur tė vendit tonė Fan Nolit.

    At Nikolla Marku e ka cilėsuar ditėn e sotme njė ditė tė shenjtė duke theksuar se shtatorja ėshtė njė nderim dhe mirėnjohje pėr Nolin si Kryepeshkopi i parė shqiptar. Ai beri me dije se Noli u njoh edhe nga Patriarkana e Stambollit me statutin e pėrjetshėm. Sipas At Nikolla Markut ky statut mbron kishėn dhe kombin.

    “Fuqia rrezatuese i dha bekimin e Perėndisė qė imzot Fan Noli tė themelojė nga ana juridike Kishėn Ortodokse tė Pavarur Kombėtare Shqiptare. Busti i Fan Nolit do tė vendoset nė altarin e Kishės Shėn Maria si veprim nderues ndaj kryepeshkopit tė parė shqiptar. Fan Noli ky shenjt i ortodoksisė shqiptare ia doli tė njihej nga patriarkana e Stambollit sė bashku me njė statut tė pėrjetshėm qė e mbron kishėn ortodokse dhe sovranitetin e kombit shqiptar nga cdo ndėrhyrje shoviniste dhe pushtuese”, tha nė fjalėn e tij At Nikolla Marku nė prani tė shumė besimtarėve ortodoksė, por edhe patriotėve tė njohur elbasanas.

    Duke falenderuar kėtė figurė tė shquar, At Nikolla Marku tha: “Faleminderit, hirėsi i shenjtė Fan Noli, tė jemi mirėnjohės pėr veprėn tėnde nė vlerėn e saj si mirėsi e dashuri, ky njeri nuk vdes kurrė se ėshtė i pranishėm nė zemrat e shqiptarėve tė mbarė kombit tė tij”.

    At Nikolli tha se “i shenjti Fan Noli ne ju kėrkojmė falje, sepse sot Kisha Ortodokse Kombėtare Shqiptare qė t’i e themelove nuk ėshtė e pavarur dhe ėshtė e pushtuar nga grekė dhe shovinistė me njė tė ashtuquajtur Janollatus. Fatkeqėsisht sot kisha nuk ėshtė e shqiptarėve, por e shovinistėve vorioepiriotė dhe atyre qė kanė bėrė genocid ndaj shqiptarėve qė nė Camėri e nė Kosovė. Sė bashku me kryepeshkopin serb duan gjunjėzimin e kombit shqiptar nga Ballkani dhe trojet etnike shqiptare. Tė kėrkojmė falje i shenjti Fan Noli, por dhe premtojmė se themelet e kishės shqiptare qė ndėrtove me aq mund nuk do tė preken panvaresisht nga ky moment i vėshtirė qė po kalojmė tani. I shenjti Fan Noli, mirė se erdhe nė kishėn tėnde, nė kishėn Kishėn Shėn Maria”, tha Marku.

    Lida Jorgoni, kryetarja e shoqatės “Foleja Kombėtare Shqiptare”, tha se “ishte e veshtirė tė arrinte deri kėtu nė realizimin e njė busti tė Fan Nolit”. Sipas saj, nė kishėn e Durrėsit u ndalua vendosja e kėtij busti nga Janullatosi dhe ai tashmė u kthye nė kishėn e Elbasanit, tė cilėn e themeloi vetė.

    (a.n/d.b/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  17. #77

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Ne kete 50 vjetor te vdekjes se figures se ndritur kombetare Fan S. Nolit, nje miku im nga Amerika me ka derguar nje fotografi te Nolit te realizuar ne 21 tetor 1932 ne bordin e anijes S.S. New York ndersa ajo po i afrohej brigjeve amerikane. Kjo foto ka qarkulluar edhe me pare por ka qene fare e vogel ne gazeten Hayward Daily Review. Tani eshte arritur te zmadhohet dhe ne te duken qarte tiparet e Nolit, vetullat e trasha e tė harkuara, fytyrėn vrarėlije dhe sidomos buzėqeshjen e zgjuar qė ndriēon pamjen e pėrgjithshme tė kėtij njeriu tė ditur.. Nuk besoj se eshte nje foto qe zoterohet nga shume shqiptare.




    Noli, ish-Kryeministėr i Shqipėrisė, vinte nė Amerikė nga Hamburgu i Gjermanisė, por kaloi nėpėr disa peripeci, pėr shkak se autoritetet amerikane dyshonin se ai ishte komunist. Noli u mbajt disa ditė nė Ellis Island, ishulli nga ku aso kohe hynin imigrantėt, shumė pranė ishullit tjetėr Liberty, ku ndodhet Statuja e Lirisė.

    Dy personalitete amerikane, miq tė tij tė dikurshėm tė Harvardit, ndėrhynė qė Noli tė lejohej tė hynte nė SHBA. Njėri prej tyre ishte kongresmeni Richard Wigglesworth, tjetri ishte Hamilton Holt, president i Kolegjit Rollins tė Floridės. Holt i shkroi Sekretarit tė Shtetit se Noli ishte njė klerik i shquar dhe se ardhja e tij do t’i bėnte njė shėrbim me vlerė Amerikės. Nė Ellis Island u mblodh njė komision i posaēėm pėr tė shpejtuar procedurėn e pranimit.

    Megjithatė, Nolin e mbajtėn nė ishull plot pesė ditė. Thuhej se autoritetet kishin probleme me dokumentin e hyrjes, por mė pas u mėsua se ai ishte nė rregull.

    Fan Noli erdhi nė Amerikė me premtimin se do tė merrej vetėm me punėt e kishės dhe jo me politikė. Ai mohoi se ishte komunist dhe menjėherė pas arritjes i deklaroi njė gazete tė Bostonit se dėshironte tė bėhej shtetas amerikan. Noli e mori shtetėsinė amerikane mė 11 mars 1940.

    Fan S. Noli kishte patur njė jetė tė pazakontė mes Evropės dhe Amerikės. Pėr herė tė parė erdhi nė SHBA nė vitin 1906, u bė prift, themeloi kishėn shqiptare dhe u diplomua nga Universiteti Harvard. U largua pėr nė Evropė nė fund tė vitit 1912 dhe u kthye nė Amerikė mė 1915. Mė 1920 shkoi pėrsėri nė Shqipėri, ku u bė deputet dhe kryeministėr. U rrėzua nga Ahmet Zogu nė dhjetor 1924, u end nėpėr Evropė 10 vjet me radhė, deri sa u vendos pėrfundimisht nė SHBA. Vazhdoi tė merrej me pėrkthime e me shkrime, tė cilat i dhanė famė, ndoshta mė shumė se sa punėt e kishės dhe tė politikės. Vdiq mė 13 mars 1965.

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    martini1984 (30-05-2015)

  19. #78
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Ne kete biografi Darius, ke harruar nje vecori, te cilen e njhnin edhe amerikanet, prandaj edhe e mbajten 5 dite ne ishull,...tendenca majtisto-komuniste e tij del fare hapur, sepse eshte shprehur pro vijes komuniste, marksiste-leniniste, te enver hoxhes, te cilen e mbrojti deri ne fund, per kete kemi degjuar biseda te tij, zeri ishte i tij, nuk e di figura,
    Biseda eshte e vitit 1962, pra kur ishte kristalizuar regjimi antinjerezor komunist dhe noli nuk ishte injorant, qe te mos njihte situaten ne ate kohe. "te presim foshnjen te rritet". thoshte ne ate kohe edhe pse komunizmi ishte 18 vjec, jo foshnje,...nga keto "keshilla" te bukura e pame se cfare "trimi" u be kjo foshnje, derisa u terhoq zvarre me 20 shkurt 1991. Mungese vizioni ose bashkepunim me regjimin komunist, s`ka shpjegim tjeter.
    Te mos harrojme, se qeverine fanoliste te grushtit te shtetit te qershorit 1924, e njohu vetem bashkimi sovjetik, i lenin-stalinit,...a nuk mjaftojne keto per ta percaktuar si "komunist" ??
    Me keto qe them, nuk po ul figuren e tij, por personazhet historike duhen njohur me drite-hijet e tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 30-05-2015 mė 08:27
    Duaje te afermin tend si veten

  20. #79
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ne kete biografi Darius, ke harruar nje vecori, te cilen e njhnin edhe amerikanet, prandaj edhe e mbajten 5 dite ne ishull,...tendenca majtisto-komuniste e tij del fare hapur, sepse eshte shprehur pro vijes komuniste, marksiste-leniniste, te enver hoxhes, te cilen e mbrojti deri ne fund, per kete kemi degjuar biseda te tij, zeri ishte i tij, nuk e di figura,
    Biseda eshte e vitit 1962, pra kur ishte kristalizuar regjimi antinjerezor komunist dhe noli nuk ishte injorant, qe te mos njihte situaten ne ate kohe. "te presim foshnjen te rritet". thoshte ne ate kohe edhe pse komunizmi ishte 18 vjec, jo foshnje,...nga keto "keshilla" te bukura e pame se cfare "trimi" u be kjo foshnje, derisa u terhoq zvarre me 20 shkurt 1991. Mungese vizioni ose bashkepunim me regjimin komunist, s`ka shpjegim tjeter.
    Te mos harrojme, se qeverine fanoliste te grushtit te shtetit te qershorit 1924, e njohu vetem bashkimi sovjetik, i lenin-stalinit,...a nuk mjaftojne keto per ta percaktuar si "komunist" ??
    Me keto qe them, nuk po ul figuren e tij, por personazhet historike duhen njohur me drite-hijet e tyre.
    -----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    zogu erdhi me bajoneta serbe ne pushtet...
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  21. #80

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ne kete biografi Darius, ke harruar nje vecori, te cilen e njhnin edhe amerikanet, prandaj edhe e mbajten 5 dite ne ishull,...tendenca majtisto-komuniste e tij del fare hapur, sepse eshte shprehur pro vijes komuniste, marksiste-leniniste, te enver hoxhes, te cilen e mbrojti deri ne fund, per kete kemi degjuar biseda te tij, zeri ishte i tij, nuk e di figura,
    Biseda eshte e vitit 1962, pra kur ishte kristalizuar regjimi antinjerezor komunist dhe noli nuk ishte injorant, qe te mos njihte situaten ne ate kohe. "te presim foshnjen te rritet". thoshte ne ate kohe edhe pse komunizmi ishte 18 vjec, jo foshnje,...nga keto "keshilla" te bukura e pame se cfare "trimi" u be kjo foshnje, derisa u terhoq zvarre me 20 shkurt 1991. Mungese vizioni ose bashkepunim me regjimin komunist, s`ka shpjegim tjeter.
    Te mos harrojme, se qeverine fanoliste te grushtit te shtetit te qershorit 1924, e njohu vetem bashkimi sovjetik, i lenin-stalinit,...a nuk mjaftojne keto per ta percaktuar si "komunist" ??
    Me keto qe them, nuk po ul figuren e tij, por personazhet historike duhen njohur me drite-hijet e tyre.
    Pallavra. Te kishte bindje komuniste nuk do i ndalohej ardhja ne Shqiperi. Pastaj sme behet vone, bindje komuniste ose jo, ai mbetet figure nga me te shquarat shqiptare te shek 20-te.

  22. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Darius pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    iliria e para (31-05-2015),martini1984 (30-05-2015)

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli
    Nga The Dardha nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 04-12-2013, 18:25
  2. Hirėsia e Tij, Theofan Stilian Noli [1882-1965]
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-06-2013, 17:59
  3. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  4. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  5. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •