SKANDAL ME TENDERIN E KOMBETARES NE FSHF

Edhe futbolli nuk i shpeton konfliktit te interesave te politikes. Dje ne ambjentet e Federates Shqiptare te Futbollit u regjistrua skandali i shitjes se te drejtes televizive per transmetimin e ndeshjeve te Kombetares. U shty ne menyre abuzive ankandi, vetem se duhej qe te merrte pjese patjeter Televizioni KOHA, ku eshte aksioner ministri Agron Duka, vellai i presidentit te federates, Armando Duka.

Ngjarja

Ne hapje te ankandit merrnin pjese televizioni kombetar Klan, i perfaqesuar nga drejtori i pergjithshem Aleksander Frangaj, televizioni Telesport, i perfaqesuar nga drejtori Tritan Kokona dhe nje perfaqesues i TV KOHA, Artan Take, i cili u prezantua si aksioner i TV Arberia. Me insistimin e paleve ne ankand, u be verifikimi i mandateve, por doli se ky pjesemarres kishte mungese dokumentacioni. Iu dha disa ore kohe qe te shkonte dhe te merrte dokumentet, (vini re se me cfare pergjegjesie zhvillohen keto ankande, ku levizin miliona leke), por megjithe kohen e dhene, menaxheri i TV KOHA nuk u paraqit me. Komisioni megjithese kishte dy oferta te rregullta te deklaruara e anulloi ankandin duke i lene palet konkuruese te zhgenjyera.

Maja e ajsbergut

Nuk eshte e veshtire te kuptohet se komisioni i ankandit telekomandohej nga celulari dhe nuk mund te presesh asnje vendim jashte interesit te drejtuesit te federates se futbollit. Por kjo eshte vetem maja e ajsbergut te skandalit. Ky rast na shpjegon mekanizmin se si funksionon fuqia e grupeve mediatike te ndertuara per t'i sherbyer qeverise. Ne kete menyre televizionet qeveritare furnizohen me reklame, me akses ne publicitetin qeveritar, ne fund te fundit me parate e taksapaguesve shqiptare ushqehen mjetet e propagandes ne sherbim te klaneve politiko-ekonomike ne pushtet. Lexuesi e ka te qarte tani sesi i terheq fijet qeveria per te kontrolluar mediat. Ata qe e kritikojne (ne rastin tone TV Klan) nuk marrin para e publicitet, gjithcka investohet tek mediat afer qeverise, madje te televizionet private te qeveritareve. Nese do te ndjekesh zinxhirin e kompanive private qe kane ne pronesi aksioneret e TV Koha apo te televizioneve te tjera satelite te qeverise, do te shohesh se kane vektor pikesynues buxhetin e shtetit qofte me pjesemarrje ne tendera publike, qofte me monopole qe i kane krijuar me ligje e vendime gjate qeverisjes socialiste. Ky ankand e kishte vleren fillestare 50 mije euro, imagjinojeni se c'makinacione behen per te marre tendera me vlere miliona dollare, ne ato zyra ku nuk te le askush te afrohesh, e jo me te filmosh me kamera abuzuesit.


Marre nga gazeta Koha Jone.