Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7

Tema: Vaso Pasha

  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Mosha
    48
    Postime
    2,500
    Faleminderit
    0
    29 falenderime nė 29 postime

    Vaso Pasha

    O moj Shqypni



    O moj Shqypni, e mjera Shqypni,

    Kush tė ka qitė me krye n'hi?

    Ti ke pas qenė njė zojė e randė,

    Burrat e dheut tė thirrshin nanė.



    Ke pasė shumė t'mira e begati,

    Me varza t'bukura e me djelm t'ri,

    Gja e vend shumė, ara e bashtina,

    Me armė tė bardha, me pushkė ltina,

    Me burra trima, me gra tė dlira;

    Ti ndėr gjith shoqet ke qenė ma e mira!



    Kur kriste pushka si me shkrep moti,

    Zogu i shqyptarit gjithmonė i zoti

    Ke qenė pėr luftė e n'luftė ka dekun

    E dhunė mbrapa kurr s'i mbetun.

    Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisė,

    I ka shti dridhen gjithė Rumelisė;

    Ndėr lufta t'rrebta gjithėkund ka ra,

    Me faqe t'bardhė gjithmonė asht nda!



    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

    Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe,

    Shkon bota sipri, me kambė, tė shklet

    E nji fjalė t'ambėl askush s'ta flet.

    Si mal me borė, si fushė me lule

    Ke pas qenė veshun, sot je me crule,

    E s'tė ka mbetun as em'n as besė;

    Vet e ke prishun pėr faqe t'zezė!



    Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,

    Ndėr nji qind ēeta jeni shpėrnda;

    Ca thonė kam fe ca thonė kam din;

    Njeni: jam turk, tjetri: latin

    Do thonė: Jam grek, shkje - disa tjerė,

    Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerė!

    Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue,

    Pėr me ju damun me ju vorfnue!



    Vjen njeri i huej e ju rri n'votėr,

    Me ju turpnue me grue e motėr,

    E pėr sa pare qi do t'fitoni,

    Besėn e t'parėve t'gjith e harroni,

    Baheni robt e njerit t'huej,

    Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!



    Qani ju shpata e ju dyfeqe,

    Shqiptari u zu si zog ndėr leqe!

    Qani ju trima bashkė me ne,

    Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!

    E s'i ka mbetun as bukė as mish,

    As zjarm nė votėr, as dritė, as pishė;

    As gjak nė faqe, as nder ndėr shokė,

    Por asht rrėzue e bamun trokė!



    Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,

    M'ata sy t'bukur q'dini me qa,

    Eni t'vajtojmė Shqypninė e mjerė,

    Qi mbet' e shkretė pa em'n, pa nder;

    Ka mbet e vejė si grue pa burrė,

    Ka mbet si nanė, qi s'pat djalė kurrė!



    Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekė

    Ket fare trimneshė, qi sot asht mekė?

    Ketė nanė tė dashtun a do ta lamė,

    Qi njeri i huej ta shklasė me kam?



    Nuk, nuk! Kėtė marre askush s'e do

    Kėtė faqe t'zezė gjithkush e dro!

    Para se t'hupet kėshtu Shqypnia,

    Me pushkė n'dorė le t'desė trimnia!



    Ēoniu, shqyptarė, prej gjumit ēoniu,

    Tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtėrngoniu,

    E mos shikoni kisha e xhamia:

    Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!



    Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė,

    Gjithkund l'shon dielli vapė dhe rreze,

    Asht tok' e jona, prind na e kanė lanė

    Kush mos na e preki, se desim t'tanė

    Tė desim si burrat qė vdiqnė motit

    Edhe mos marrohna pėrpara Zotit.



    Vaso Pasha, 1878

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,015
    Faleminderit
    2
    110 falenderime nė 101 postime
    Pashko Vasa, ose Vaso Pasha lindi nė Shkodėr nė vitin 1825. Pasi kreu mėsimet e para nė vendlindje, shėrbeu si sekretar i konsullatės britanike. Mė 1847 vajti nė Itali dhe mori pjesė nė luftėn ēlirimtare tė popullit tė kėtij vendi kundėr zgjedhės sė huaj. Pėr t'u shpėtuar pėrndjekjeve u shtrėngua tė hidhej nė Stamboll, ku mė pas zuri vende me rėndėsi nė administratėn osmane. Pashko Vasa hyri qė herėt nė lėvizjen patriotike, por veprimtari tė dendur pėr ēėshtjen kombėtare zhvilloi nė vitet 70, kur bashkė me Kostandin Kristoforidhin, u pėrpoq pėr krijimin e njė shoqėrie pėr pėrhapjen e shkrimit shqip dhe ngjalljen e ndėrgjegjies kombėtare. Nė vitet 1878-1882 krahas Abdyl Frashėrit u shqua si njė nga figurat kryesore tė Komitetit tė Stambollit pėr mbrojtjen e Shqipėrisė. Mė 1879 ishte ndėr veprimtarėt mė aktivė tė «Shoqėrisė sė tė shtypurit shkronja shqip». Pashko Vasa ėshtė autor i njė vargu veprash me karakter politik e historik, nė tė cilat mbrojti ēėshtjen e popullit shqiptar, tė drejtėn e tij pėr tė rrojtur i lirė dhe i pavarur. Botoi «Skicė historike mbi Malin e Zi sipas traditave tė Shqipėrisė («Esquisse historique sur le Monténégro d'aprčs les traditions de l'Albanie», Constantinopole, 1872), ku pėrshkroi pashallėkun e Shkodrės nėn Bushatasit, «E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt» («La vérité sur l'Albanie et les Albanais», Paris 1879), nė tė cilėn, krahas tė dhėnave historike mbi popullin shqiptar dhe qėllimet e luftės sė tij, kritikoi administratėn burokratike osmane dhe paraqiti kėrkesat e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Penės sė Pashko Vasa i pėrket edhe vepra «Bosnja dhe Hercegovina gjatė misionit tė Xhevdet Efendiut» («Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi», Constantinopole 1865).

    Pashko Vasa shkroi njė varg veprash tė cilat i shėrbenin zgjidhjes sė ēėshtjes sė shkrimit dhe mėsimit tė shqipes; «Alfabeti latin i zbatuar nė gjuhėn shqipe» («L'alphabet latin appliqué ą la langue albanaise», Constantinopole 1878, «Gramatika shqipe pėr t'u pėrdorur nga ata qė dėshirojnė ta nxėnė kėtė gjuhė pa ndihmėn e njė mėsuesi» («Grammaire albanaise ą l'usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l'aide d'un maītre», London 1887).

    Pashko Vasa zuri njė vend edhe nė historinė e letėrsisė shqiptare qė po krijohej; ai ėshtė autor i vjershės sė njohur «Moj Shqypni, e mjera Shqypni!» (1880), e cila u botua si fletė fluturuese. Me dashurinė e flaktė pėr atdheun qė dergjej nėn thundrėn e tė huajit, me notėn e dhimbjes pėr tė, me grishjen drejtuar bashkatdhetarėve pėr tė kapėrcyer dasitė fetare dhe pėr t'u bashkuar nė emėr tė ēlirimit tė vendit, vjersha luajti rol pėr zgjimin kombėtar tė shqiptarėve. E vėnė nė muzikė, ajo u kėndua si himn patriotik. Vepėr tjetėr e Pashko Vasės nė lėmin e letėrsisė ėshtė «Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), njė nga romanet e para nė letėrsinė shqiptare. Aty pėrshkruhet mjedisi shqiptar nė Shkodėr nė vitet 40 tė shek.XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe njė pėrmbledhje me vjersha italisht «Rose e spine» (1873).

    Qė nga viti 1883 e derisa vdiq Pashko Vasa shėrbeu si guvernator i pėrgjithshėm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat e tij u sollėn nė atdhe pas Luftės sė Dytė Botėrore.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,647
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Pashko Vasa, siē njihet nga lexuesit shqiptarė, ishtė njė nga shkrimtarėt e mi tė preferuar , vjershėn " O Moj Shqypni " edhe tani kur e lexoj mė duket njė vepėr madhėshtore qė edhe nė kohėt e sotme kujtohet. Shqipėria shquhet pėr shkrimtarė tė mėdhenj dhe Pashko Vasa ishte njė ndėr to.
    Dhe siē ėshtė pėrmendur mė lart Pashko Vasa ka qėnė njė nga patriotėt mė tė mėdhenj qė ka ndihmuar Shqipėrinė tė ē'lirohet nga zgjedha e huaj.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-03-2003
    Mosha
    61
    Postime
    7,984
    Faleminderit
    2
    14 falenderime nė 14 postime
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu Lexo Postimin
    O moj Shqypni



    O moj Shqypni, e mjera Shqypni,

    Kush tė ka qitė me krye n'hi?

    Ti ke pas qenė njė zojė e randė,

    Burrat e dheut tė thirrshin nanė.



    Ke pasė shumė t'mira e begati,

    Me varza t'bukura e me djelm t'ri,

    Gja e vend shumė, ara e bashtina,

    Me armė tė bardha, me pushkė ltina,

    Me burra trima, me gra tė dlira;

    Ti ndėr gjith shoqet ke qenė ma e mira!



    Kur kriste pushka si me shkrep moti,

    Zogu i shqyptarit gjithmonė i zoti

    Ke qenė pėr luftė e n'luftė ka dekun

    E dhunė mbrapa kurr s'i mbetun.

    Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisė,

    I ka shti dridhen gjithė Rumelisė;

    Ndėr lufta t'rrebta gjithėkund ka ra,

    Me faqe t'bardhė gjithmonė asht nda!



    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

    Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe,

    Shkon bota sipri, me kambė, tė shklet

    E nji fjalė t'ambėl askush s'ta flet.

    Si mal me borė, si fushė me lule

    Ke pas qenė veshun, sot je me crule,

    E s'tė ka mbetun as em'n as besė;

    Vet e ke prishun pėr faqe t'zezė!



    Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,

    Ndėr nji qind ēeta jeni shpėrnda;

    Ca thonė kam fe ca thonė kam din;

    Njeni: jam turk, tjetri: latin

    Do thonė: Jam grek, shkje - disa tjerė,

    Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerė!

    Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue,

    Pėr me ju damun me ju vorfnue!



    Vjen njeri i huej e ju rri n'votėr,

    Me ju turpnue me grue e motėr,

    E pėr sa pare qi do t'fitoni,

    Besėn e t'parėve t'gjith e harroni,

    Baheni robt e njerit t'huej,

    Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!



    Qani ju shpata e ju dyfeqe,

    Shqiptari u zu si zog ndėr leqe!

    Qani ju trima bashkė me ne,

    Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!

    E s'i ka mbetun as bukė as mish,

    As zjarm nė votėr, as dritė, as pishė;

    As gjak nė faqe, as nder ndėr shokė,

    Por asht rrėzue e bamun trokė!



    Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,

    M'ata sy t'bukur q'dini me qa,

    Eni t'vajtojmė Shqypninė e mjerė,

    Qi mbet' e shkretė pa em'n, pa nder;

    Ka mbet e vejė si grue pa burrė,

    Ka mbet si nanė, qi s'pat djalė kurrė!



    Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekė

    Ket fare trimneshė, qi sot asht mekė?

    Ketė nanė tė dashtun a do ta lamė,

    Qi njeri i huej ta shklasė me kam?



    Nuk, nuk! Kėtė marre askush s'e do

    Kėtė faqe t'zezė gjithkush e dro!

    Para se t'hupet kėshtu Shqypnia,

    Me pushkė n'dorė le t'desė trimnia!



    Ēoniu, shqyptarė, prej gjumit ēoniu,

    Tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtėrngoniu,

    E mos shikoni kisha e xhamia:

    Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!



    Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė,

    Gjithkund l'shon dielli vapė dhe rreze,

    Asht tok' e jona, prind na e kanė lanė

    Kush mos na e preki, se desim t'tanė

    Tė desim si burrat qė vdiqnė motit

    Edhe mos marrohna pėrpara Zotit.



    Vaso Pasha, 1878
    Tė lumtė macia blu qė solle kėtė poezi tė Vaso Pashės, e cila pėr fatin tonė tė keq ėshtė shumė aktuale dhe mbi tė gjitha njė realitet shumė i hidhur, sa po tė ishte gjallė Vaso Pasha sot, do ta kishte bėrė edhe mė vajtuese kėtė poezi.

    PARAMENDO MENTALITETI YNĖ QE NJĖ SHEKULL NUK KA LĖVIZUR VENDIT, NĖ MOS PACIM RĖNĖ MĖ POSHTĖ!!!

    e ku ka mė keq! MJERIM!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 22-02-2010 mė 21:12

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    6,473
    Faleminderit
    325
    422 falenderime nė 354 postime
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu Lexo Postimin
    O moj Shqypni




    Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue,

    Pėr me ju damun me ju vorfnue!







    Vaso Pasha, 1878
    .........................................

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2008
    Postime
    539
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    Ēoniu, shqyptarė, prej gjumit ēoniu,

    Tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtėrngoniu,

    E mos shikoni kisha e xhamia:

    Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!
    . . . . .

  7. #7
    -
    Anėtarėsuar
    14-02-2011
    Postime
    2,466
    Faleminderit
    4
    34 falenderime nė 25 postime
    Disa fragmente tė pėrzgjedhura nga "Bardha e Temalit":



    “Tri misteret:
    1. Zemra e njeriut
    2. Bukuria e gruas
    3. Jeta e ardhshme”




    “S’ka dyshim se gruaja qė dashuron, sheh jo vetėm me sy por edhe me zemėr, sytė e ballit mund ta gėnjejnė por, sytė e zemrės nuk gėnjejnė kurrė. Kjo e fundit - shpon muret, depėrton nėpėr pyje, kqyr pezull nė ajėr, zhytet nė fund tė detit, kap ēdo gjė, asgjė nuk i shpėton, asgjė nuk i fshihet dot, madje as thellėsitė e mendimeve tė tjetrit. Ėshtė e vėshtirė ta mashtrosh gruan qė dashuron me tė vėrtetė sepse, atėherė nuk e udhėheq ndijimi por, ajo intuita qė fiton vetitė e dashurisė, cilėsitė e orakullit dhe qė e bėn tė parandjejė lumturinė apo fatkeqėsinė qė e pret. Vetėm gruaja mund tė dashurojmė me gjithė mend”




    “Lotėt janė njė lehtėsim i madh pėr natyrėn e mjerė njerėzore, qoftė kjo nė shkallėn e fundit tė egėrsisė apo nė kulmin e qytetėrimit”





    “Mjafton qė njeriu tė jetė i virtytshėm pėr tė qenė i sajdisur nga tė tjerėt; shpirtmadh e zemėrgjėrė pėr tė pasur respektin e tė gjithėve; guximtar e trim pėr tė qenė i admiruar; i rėnė nė dashuri pėr tė qenė i dashuruar”




    “Gjuhėt njerėzore janė tė pafuqishme tė shprehin atė qė na frymėzon ajo. E ndjejmė bukurinė qė na zgjon nė shpirt por, nuk mund ta analizojmė, mahnitemi pėrpara saj dhe e adhurojmė, por pa kuptuar pse-nė. Ajo ėshtė mister. Ajo fuqi e magjeps njeriun duke e bėrė tė rrojė, qė e bėn tė jetojė duke i vėnė krusmėn, qė e fisnikėron dhe i lartėson shpirtin duke i pastruar zemrėn.”

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •