Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Ballafaqime politike në Shqipëri

    Shpallja e pavarësisë kombëtare më 28 nëntor 1912


    Nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, mbërrinë delegatët e popullit dhe një shumicë patriotësh, prej brenda e jashtë Shqipërisë dhe, më 28 nëntor të vitit 1912, në mes të një entusiazmi të madh, pas 450 vjet robërie, u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall pavarësia e Shqipërisë. U formua një qeveri nën kryesinë e Ismail Qemalit, në të cilën merrte pjesë edhe Preng Bibdod Pasha si nënkryeministër dhe Esat pashë Toptani si ministër I Brendshëm.

    Sejfi Vllamasi: Ballafaqime politike në Shqipëri (1)


    Kur Ismail Qemali mbërrin në Vlorë, Seit Qemali, Murat Tërbaçi, Alem Mehmeti dhe shumë patriotë të tjerë, si rezervistë luftonin kundër ushtrisë greke në Llogara. Këta, me t’u informuar mbi qëllimin e ardhjes në Vlorë të Plakut e ngritën fla-murin kombëtar në ballë të luftës,para se të ngrehej në Vlorë. Në të njëjtën kohë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, mbërrinë del-egatët e popullit dhe një shumicë patriotësh, prej brenda e jashtë
    Shqipërisë dhe, më 28 Nëntor të vitit 1912, në mes të një entusiazmi të madh, pas 450 vjet robërie, u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall pavarësia e Shqipërisë. U formua një qeveri nën kryesinë e Ismail Qemalit, në të cilën merrte pjesë edhe Preng Bibdod Pasha si nënkryeministër dhe Esat Pashë Toptani si ministër i Brendshëm. Juridiksioni i kësaj qeverie shtrihej deri në Berat, Skrapar e Elbasan, pasi ushtria turke ndodhej në Fier e Lushnjë në pritje për t’u imbarkuar për në Turqi. Dukë de Monpanisie, nga familja e Burbonëve francezë dhe pasanik I madh, me nxitjen e Albert Gjikës dhe të ambicionit të vet, i shoqëruar nga Mark Kakarriqi dhe Pejtër Gox-hamani, me jahtin e vet niset nga Brindizi dhe duke e çarë bllokadën greke mbërrin në Vlorë, ku paraqitet kandidat për fron të Shqipërisë. Ismail Qemali në parim e pranon kandidaturën e tij, por për të marrë pëlqimin e Parizit e të Londrës, I shoqëruar nga Isa Boletini, me kos-tum kombëtar nga Luigj Gurakuqi dhe Pandeli Cali, bashkë me dukën zbret në Brindizi dhe shkon në Paris e në Londër, ku opinionin e gjeti nëfavor të Princ Vidit. Vetëm duke për-fituar prej rastit, me hapat që bëri pranë qeverive anglo-franceze, arriti të zhbllokojë bregdetin shqiptar nga flota greke. Esat Toptani vjen në Vlorë, por, pasi Vlorën nuk e gjeti një ambient tëpërshtatshëm për planet e tij të mëtejshme dhe për sigurimin e jetës së tij, pas dy ditë qëndrimi kthehet në Durrës, ku fillon përpjekjet e tij për formimin e qeverisë së re. Në Vlorë ka qenë përgatitur një atentat kundër jetës së Esatit, por Isa Boletini heq dorë pasi këshillohet me I. Qemalin, sepse ky i fundit e ndalon rreptësisht një tentativë të tillë. Ismail Qemali në parim ka qenë kundra vrasjeve politike. Filluan intrigat dhe komplotet e zakonshme kundra Qeverisë së Vlorës. Bektash Cakrani, i kompro-mituar për marrje të hollash nga Greqia për ta zgjeruar kufirin e saj në dëm të tokës shqiptare, kur nuk dihet me siguri, por dyshohet edhe për Qemal Bej Vrionin, për shkak se nuk iu pranua dëshira e tij për ta bërë Cakranin qendër nënprefek-ture, mbledh një fuqi dhe kërcënon Qeverinë e Vlorës me kryengritje. Por qeveria me të shpejtë për kun-dra tij dërgon një fuqi nën komandën e Salih Vranishtit dhe Hysni Toskës dhe pasi e shpartallon fuqinë e tij, i digjen shtëpitë dhe dyqanet. Bektashi ka qenë në mar-rëveshje edhe me Esatin.Nga ana tjetër, Dervish bej Biçaku, miku besnik i Esatit dhe kundër-shtari i betuar i kushëririt të tij Aqif pashë Elbasanit, që në atë kohë ka qenë prefekt i Elbasanit i Qeverisë së Vlorës, në tetor të 1913-tës, mblodhi një fuqi kundër qeverisë, duke bërë propagandë me kuran në dorë në popull për kryengritje. Edhe kundër tij dërgohet një fuqi nën komandën e Hysni Toskës, i cili bashkë me fuqitë e Aqif Pashës në Gododesh, e shpartalloi Dervishin aq keq sa detyrohet të lerë në fushën e betejës kalin, dylbitë dhe kuranin. Dervish Biçaku, nga ana tjetër me kuran në dorë, ka bërë propaganda nëpër fshatrat, duke thënë se Princ Vidi dhe Aqif Pasha do të na prishin fenë. Populli i Pindit ka qenë për bashkimin e Pindit me Shqipërinë. krerët e tij, që dimëronin bagëtinë në Konispol e Delvinë, zgjedhin një komision dhe e dërgojnë në Vlorë për t’i deklaruar Ismail Qemalit se pop-ulli i Pindit e ka vendosur ta lidhë fatin e vet me fatin e Shqipërisë dhe për realizimin e këtij qëllimi janë gati të luftojënë kundër Greqisë bashkë me shqiptarët. I. Qemali e pranon në parim, por Fejzi Alizoti merr vesh dhe e lajmëron Komision-in e Kontrollit, i cili revoltohet kun-dra I. Qemalit. Njëkohësisht xhonturqit dërgojnë në Shqipëri kapiten Beqir Grebenenë me 4-5 shokë, me qëllim që të bëjnë propagandë për një princ turk për mbret në Shqipëri, duke pasur për kandidat Izet Pashën nga Serfixhe-ja, ish-ministër i Luftës me origjinë shqiptare. Xhonturqit tentuan për një gjë të tillë me qëllim që Shqipëria të bëhej përsëri vasale e Turqisë dhe kështu të evitoninn pasojat fatale që do të pësonte Turqia nga pavarësia shqiptare. Në planin e Beqir Grebe-nesë,përveç mjeteve legale, që do të përdorshin për t’ia arrirë qëllimit, figuronte edhe një grusht shteti. Por lumtërisht qëllimi i B. Grebenesëdiktohet dhe me gjithë shokët e tij arrestohet në Vlorë, nga ana e komi-sionit të kontrollit, i cili formon një gjyq special nën kryesinë e general Deverit, kryetar i misionit ushtarak holandez për organizimin e xhan-darmërisë shqiptare me anëtarë: kapiten Kasëm Sejdinin, kapiten Xhavit Leskovikun dhe dy civilë të tjerë. Syrja e bej Vlora dhe i famshmi jurist dhe erudit Jorgji Çaku, kur nisen nga Stambolli për Vlorë, këshillohen nga xhonturqit që të bashkëpunonin me Ismail Qemalin për ta prurë Izet Pashën mbret në Shqipëri. Por këta të dy lajmërojnë ambasadorin e Austrisë në Stamboll për t’u informuar mbi politikën aus-tro- hungareze mbi çështjen e mbretit të Shqipërisë dhe, më vonë kur erdhën në Vlorë, dualën dësh-mitarë akuze kundër I. Qemalit, bashkëpunimi i të cilit me Beqir Grebenenë vërtetohet nga gjyqi spe-cial i Vlorës. Ismail Qemali ka qenë njëriu I Antantës, i anglo-francezëve dhe duke qenë i bindur se anglo-francezët mund të preferonin zgjed-hjen e një princi turk në vend të një princi gjerman, mund të jetë komp-likuar në këtë çështje për të fituar simpatinë e Antantës në favor të Shqipërisë. I. Qemali bënte një politikë asnjëanëse kundrejt Austrisë dhe Italisë, ndërsa Austro-Hungaria donte diçka më tepër se kaq. I tron-ditur nga një presion i tillë, ai me një oficer të besuar i dërgon një letër konfidenciale admiral Cecil Bornes (anglez) kryetar i Komisionit ndëraleat në Shkodër, duket për t’u këshilluar me Londrën, meqenësegjithë jetën ka gëzuar simpatinë e saj. Por personi në fjalë, për kuresht-je e hap letrën dhe me të kuptuar përmbajtjen e saj, preket tepër, pasi si gjithë nacionalistët e asaj kohe e adhuronte Austrinë, e cila qoftë edhe për interesin e saj, për krijimin e shtetit shqiptar shkonte derisa të lozte kartën e fundit, dhe kështu ia dorëzoi letrën autoritative austriake në Shkodër. Qysh atëherë Austria e humbi besimin ndaj I. Qemalit. Ky mosbesim u shtua edhe më tepër me nxitjen e Faik Konicës, të Dervish Himës dhe të tjerë austrofilëve dhe ajo vendosi të përkrahë Esat Top-tanin. Përveç Preng Pashës, Aqif Pashës, Abdi bej Toptanit, të dalluar si patri-otë, dhe krerëve kosovarë, e tërë paria e Shqipërisë, ashtu dhe intelektualët Faik Konica, Mithat Frashëri, Mehdi Frashëri, Dervish Hima, Abdyl Ypi, Nexhat Libahova e tjerë, u kthyen kundra Ismail Qemalit. Ky kundërshtim, përveç disa gabimeve të I. Qemalit, rrjedh edhe nga ambicjet dhe inatet per-sonale. Komisioni i kontrollit duke u bazuar në implikimin e Ismail Qemalit në marrëveshjen që bëri me popullin e Pindit për të tentuar modifikimin e kufirit të jugut, të caktuar nga Kon-ferenca e Ambasadorëve, ashtu edhe të implikuar në çështjen e Beqir Grebenesë për një princ turk, e këshillon Ismail Qemalin të jape dorëheqjen nga kryesia e qeverisë. Ai menjëherë dha dorëheqjen dhe u largua nga Shqipëria.

    Emri i Sejfi Vllamasit, ndeshet nga një mori dokumentash arkivore të gjysmës së parë të shekullit XX. Janë dokumente të burimeve vendase por edhe të huaja. I lindur më 1883 në Kolonjë, në vitet e para të shekullit XX radhitej në rrymën e patriotëve revolucionarë e demokratë. Situata e rrezikshme në të cilën ndodhej Shqipëria dhe mbarë kombi shqiptar pas shpalljes së pavarësisë, bëri që S.Vllamasi të jetë gjithnjë e më akvitë në rrafshin politik. Ai ishte ndër ata që punuan për ta çuar Lëvizjen tonë kombëtare në vendimet e Kongresit të Lushnjes. Në vitin 1947 ai u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg. Vdiq në vitin 1975. Punën serioze të S.Vllamasit për përgatitjen e kuj-timeve vetiake dhe të vlerësimeve historike, për një periudhë 45 vjeçare, e kanë çmuar jo vetëm historianët, studjues të perudhës së rilindjes dhe të pavarësisë së Shqipërisë. Atë e kanë vlerësuar edhe ata bashkëkohës të tij, njohës të ngjarjeve dhe të figurave politike të viteve 20-30. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Neraida”, Tiranë. Botimi i dytë ka dalë në shitje në vitin 2000.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Luftërat e dibranëve mes Luftës Ballkanike

    Fuqitë dibrane, pas shkatërrimit të ushtrisë turke, ishin ndarë në tresh. Por, që të gjitha kishin shkuar që të luftonin forcat serbe e malazeze. Në Dibër populli ngrihet në revolucion

    Sjefi Vllamasi: Ballafaqime politike në Shqipëri (2)

    Me shkatërrimin e ushtrisë turke më 1912, fuqitë dibrane ndahen tresh:
    1. Me në krye Selman Alinë e Llan Kaloshin etj., shkuan për të mbrojtur garnizonin e Shkodrës kun-dra serbëve e malazezëve, nën komandën e Hasan Riza Pashës e më vonë të Esat Top-tanit.
    2. Një pjesë tjetër me në krye Elez Jusufin, Shaban Lushën etj., shkuan në Kolosnjan (Bicaj), për të penguar përparimin e serbëve që vinin nga Kosova. Elezi ishte I pajisur me një artileri të vogël prej dy topash. Në këtë luftë mjaft të ashpër Elezit i është thurur kënga që këndohet edhe sot në popull, prej të cilës po japim disa vargje:

    Krisi pushka gjimoi toka,
    Vjen Elezi me dy topa.
    Krisi topi gjimoi kepi
    Kujtoi serbi se asht mbreti.
    Nuk asht mbreti mor Serbi,
    Asht Elezi me malësi


    3. Ndërsa lufta vazhdonte në Lumë, serbët me fuqi të tjera, duke kaluar nëpër Maqe-doni, arrijnë në Malësitë e Dibrës së Madhe, ku u ndeshën me fuqitë dibrane të komand-uara prej krerëve të Dibrës së Epër. Në këtë luftë serbët përdorën taktikën e kompromisit me anë të maqedonasve vendës si Todo Bojaxhiu, tregtar grosist, të cilin e futën si ndërmjetës për t’i bindur krerët se ata (ser-bët) nuk do të kaloshin nëpër tokat shqiptare, përveç Dibrës së Madhe (qyteti), që ishte vend strategjik. Në këtë mënyrë fuqitë dibrane tërhiqen dhe shkojnë në rrethet e tyre, kurse serbët futen në qytet. Por serbët dinakë nuk e mbajtën fjalën që dhanë. Më vonë dërgojnë fuqi ushtarake nëvendet e ndryshme kyçe të Dibrës dhe mundohen të arrestojnë Elez Jusufin, i cili mundi t’i shpëtojë rrethimit në mënyrë mjaft të guximshme dhe misterioze. Nga ana tjetër, një fuqi serbe kalon urën e Topojanit dhe del në Malësinë e Grykës së Vogël. Në katundin Mazhicë kërcet pushka, së pari me barinj, dhe menjëherë fillon lufta me armikun. Pas kësaj Malësia e Madhe, Gryka e Vogël e Gryka e Madhe, Bulqiza dhe Gollobërdha dhe gjithë populli lajmërohen nga patrioti veteran Mersin Dema që të bëjnë një mbledhje në varet e Shupenzës, e cila quhet Kuvendi i atdheut dhe sipas zakonit lidhin besë (bëjnë itifak) për ta luftuar ushtrinë serbe. Pak ditë pas besëlidhjes, ser-bët, për t’i okupuar të gjitha krahinat e Dibrës, kalojnë Drinin dhe dalin në Grykë të Vogël, në katundet Topojan e Mazhicë. Atëherë populli, sipas besës që pati lidhur, u ngrit kundër ushtrisë serbe duke e filluar luftën në katundin Mazhicë e Topojan, ku mori pjesë edhe Malësia e Peshkopisë. Serbët thyhen dhe tërhiqen me anë të Drinit në rajonin e Maqellarës, në fshatin Vojnik, ku mbetet i vrarë komandanti i ushtrisë serbe gjeneral Ferdinandi. Atëherë Mersin Dema I ndan fuqitë në tri pjesë:
    1. Te ura e Topojan-it;
    2. Në kodrat e katundit Gjoric;
    3. Te Ura e Spilës.
    Ndër këto vende lufta vazhdon tri javë. Atëherë serbët, duke e parë të pamundshme zbërthimin e frontit në këto drejtime, marrin një drejtim tjetër dhe, duke kaluar nga malet e Strugës e të Gollobordës, u marrin krahët fuqive dibrane, të cilat tërhiqen dhe marrin pozicione të reja duke zënë Qafën e Murrizës (mali i katundit Bllac) dhe shkrepin e katunditGjuras, ku lufta vazhdoi 5 ditë. Në këtë luftë u vranë mjaft dibranë, midis të cilëve u vra edhe Hysen Dema. Shqiptarët përpara fuqive të mëdha serbe tërhiqen në Mat. Këta, mbasi u organizuan në Mat, bashkë me matjanët e zunë pozicionin e tretë në Qafë të Murrës dhe në Qafë të Buallit. Këtu lufta vazhdoi për një kohë të gjatë dhe serbët nuk përparuan më. Kësaj lufte iu dha emri “Lufta e Malsisë”. Pjesa tjetër e Dibrës përgatitet për një rev-olucion të përgjithshëm kundër armikut, duke i vendosur fuqitë në Shumbat, Peshkopi dhe te Ura e Lushës. Tërthorazi shkuan edhe disa vetë nga Dibra e Poshtme në këtë luftë.

    Lufta e Vllajnicës

    Në këtë kohë pritej nga çasti në çast një kryengritje e përgatitur përkundra armikut. Krerët e Dibrës kishin vendosur ta bëjnë kryengritjen pa caktuar datën, por populli I shtytur nga ndjenjat patriotike, spontanisht, fillon luftën te Ura e Lushës më 15 gusht 1913. Në të njëjtën kohë fillon lufta edhe në Shumbat ku armiku thyhet mjaft keq. Pjesa më e madhe e ushtarëve vritet. Mbeturinat kapen rob, kështu që s’mund të kthehet asnjë këmbë ushtari në Peshkopi, ku ishin përqen-druar forca të mëdha. Fuqitë dibrane marshojnë në drejtim të qendrës (Peshkopi). Armiku prej këtej bën qitje artilerie pa pushim. Kur forcat ndodheshin te Vorret e Pilafit, nën breshrin e plumbave të mitraloz-it, malsori i quajtur Mehmet Skepi, një burrë me mustaqe kapadaji, u bën thirrje shokëve se: “Ai që vdes sot asht i pavdekshëm” dhe thërret që ta kapin armikun të gjallë. Atëherëpopulli me një vrull të pathyeshëm sulmon me besa-besë dhe futet në lagjet e qytetit. Këtu plagoset rëndë Azis Lusha. Ndërsa shokët e tij mundohen ta tërheqin, ai u thotë: “Më leni të vdes këtu, se kjo më duket vdekja ma e ambël kundra armikut” dhe me këto fjalë vdes. Mbasi u shpartallua ndër kazermat ushtarake, armiku tërhiqet dhe futet në lagjet e qytetit. Malsori Ibrahim Pasi ndeshet në një rrugicë me një togë ushtarësh nga të cilët vret katër, por edhe vetë plagoset rëndë. Kur shkuan shokët që ta ngrenë u thotë të mos merren me të, por të shkojnë përpara, që të vrasin ata që kanë mbetur. Këto janë vetëm disa pak shem-buj të heroizmave të dibranëve në luftë kundër armikut për mbrojtjen e atdheut.

    Emri i Sejfi Vllamasit, ndeshet nga një mori dokumentash arkivore të gjysmës së parë të shekullit XX. Janë dokumente të burimeve vendase por edhe të huaja. I lin-dur më 1883 në Kolonjë, në vitet e para të shekullit XX radhitej në rrymën e patri-otëve revolucionarë e demokratë. Situata e rrezikshme në të cilën ndodhej Shqipëria dhe mbarë kombi shqiptar pas shpalljes së pavarësisë, bëri që S.Vllamasi të jetë gjith-një e më akvitë në rrafshin politik. Ai ishte ndër ata që punuan për ta çuar Lëvizjen tonë kombëtare në vendimet e Kongresit të Lushnjes. Në vitin 1947 ai u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg. Vdiq në vitin 1975. Punën serioze të S.Vllamasit për përgatitjen e kujtimeve vetiake dhe të vlerësimeve historike, për një periudhë 45 vjeçare, e kanë çmuar jo vetëm historianët, studjues të perudhës së rilindjes dhe të pavarësisë së Shqipërisë. Atë e kanë vlerë-suar edhe ata bashkëkohës të tij, njohës të ngjarjeve dhe të figurave politike të viteve 20-30. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Neraida”, Tiranë. Botimi i dytë ka dalë në shitje në vitin 2000.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sejfi Vllamasi i kaloi ditet e fundit te jetes ne nje azil pleqsh i lene ne harres e ne mjerim.
    Kujtimet e tije jane drite e vertete per Historine.
    Do zoti e nuk kane bere fallcifikime ne shenimet e tije.


    Pejan kur te permenden figura te Kosoves mos u tut e me ba ndryshime. Leri sic i ka shkrue Sejfi Vllamasi.

    Pejan, ke bere nji pune te lavderushme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 19-07-2002 më 18:31

  4. #4
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Dibra digjet për të dytën here

    I gjithë qarku i Dibrës zbrazet dhe popullata merr rrugën e emigrimit për Tiranë e Elbasan. Armiku, duke e gjetur vendin shkret, e plaçkiti dhe i vuri zjarrin të gjithë Dibrës. Dibra digjet për të dytën here

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (3)

    Dibra e Epërme, me të dëgjuar ushë-timën e artilerisë në Dibër të Poshtme, filloi të grumbullohet në qendrat rreth krerëve për të marrë vendime lufte kundra armikut, mbasi vëllezërit e tyre po luftojnë. Vendet e grumbullim-it të popullit qenë në Maqellarë, Kërçisht, Homesh dhe Sepetovë. Një I quajtur Karaman Popinara nga katun-di Popinarë, një burrë me përçe të gjatë, i armatosur me një martinë të kohës, i shoqëruar prej 20-30 trimave, pasi vjen në katundin Kërvisht ku gjinden të grumbulluar 3-400 vet, pas përshëndetjes i drejtohet e i thotë Maliq Kërçishtit: “Pse pret më? Na prij përpara se koha nuk pret”. Atij iu tha se ende nuk kemi marrë lajme nga Dibra e Poshtme nëse lufta ka filluar me siguri. Por Karamani tha se “lufta ka fillue mbasi në katundin tone ndigjohen fare mirë topat që shtihen në Peshkopi” dhe u bëri thirrje krerëve duke thënë: “Qohu burra, të mos rrimë kot, të marshojmë kundra armikut dhe me shpresë të Zotit do të ndalemi në Belgrad”. Me këtë hov kjo turmë e pop-ullit marshon drejt qytetit të Dibrës në të gjitha drejtimet. Në afërsitë e qytetit, në katundin Krifcë, u bënë për-pjekjet e para dhe, mbas një lufte të rreptë me pararojen serbe të përbërë prej një regjimenti të pajisur me mitralozë e artileri të lehtë, e shkatër-ruan krejt. Qyteti sulmohet nga ana e perëndimit prej fuqive të Malsisë së Grykës së Vogël e Gollobërdës. Kështu, mbas luftimesh të ashpra, qyteti I Dibrës pushtohet dhe forcat e mbetura të armikut tërhiqen drejt Rekës e Gostivarit. Forcat e armikut që ndodheshin në Peshkopi u asgjësuan në luftë prej malësorëve të Dibrës së Poshtme dhe këta të fundit, pa u ndaluar aspak, arritën në Dibrën e Madhe për të ndih-muar vëllezërit e tyre të angazhuar në luftë kundër të njëjtit armik. Dibranët, të gjithë të bashkuar, e ndo-qën armikun këmba-këmbës drejtGostivarit. Në Vllajnicë e Mavrovë armiku kishte vënë forca të mëdha, pasi vendi ishte i favorshëm strategjik-isht për mbrojtje. Në këto pozita lufta vazhdoi 20 e ca ditë. Heroizmat e dibranëve janë të papërshkrueshme, në raste të tillë njeriu s’kursen as jetën për të mbrojtur vendin e vet. Trimëria dhe përpjekjet e shumë personave shquhen kudo në frontet e luftës. Për të mos u harruar kjo heroizmë, populli i thuri këngën kësaj lufte, që sot e kësaj dite këndohet ndër malësorë. Ja disa vargje:

    Ditën e dielë, ditë pazari,
    Emër bani komandari.
    Komandari, i biri Shkinës,
    S’i ke njoftun djemt’e Dibrës,
    Djemt’e Dibrës, djemt’e malit,
    Që ta plasin kapakn’e ballit.


    Por armiku solli fuqi të reja me të cilat bëri sulmin. Fuqitë dibrane bëjnë kundërsulme për të përforcuar pozitat e tyre. Këtu mbetet i vrarë luftëtari Emin Beg Çela i Dohoshishtit. Pas dy ditë lufte të përgjakshme, duke e pare veten të kërcënuar nga një division armik i ardhur nga Manastiri e Struga gjatë luginës së Drinit me qëllim që t’u binte pas shpine, forcat dibrane u detyruan të tërhiqeshin nga fronti. Duke u zbrapsur tërhoqën me vete dhe fëmijët e gratë, për të kaluar sa më shpejt më atë anë të Drinit. Armiku gjente kudo pengesa prej praparojave të fuqive tona. Në Malin Skertec bëhet rezistenca e fortë kundër armikut për t’ia penguar përparimin dhe këtu vriten Xhetan Kaloshi dhe Xheladin Shehu. Në këtë mënyrë i gjithë qarku I Dibrës zbrazet dhe popullata merr rrugën e emigrimit për Tiranë e Elbasan. Armiku, duke e gjetur vendin shkret, e plaçkiti dhe i vuri zjarrin të gjithë Dibrës. Dibra digjet për të dytën herë.

    Emri i Sejfi Vllamasit, ndeshet nga një mori dokumentash arkivore të gjysmës së parë të shekullit XX. Janë dokumente të burimeve vendase por edhe të huaja. I lin-dur më 1883 në Kolonjë, në vitet e para të shekullit XX radhitej në rrymën e patri-otëve revolucionarë e demokratë. Situata e rrezikshme në të cilën ndodhej Shqipëria dhe mbarë kombi shqiptar pas shpalljes së pavarësisë, bëri që S.Vllamasi të jetë gjith-një e më akvitë në rrafshin politik. Ai ishte ndër ata që punuan për ta çuar Lëvizjen tonë kombëtare në vendimet e Kongresit të Lushnjes. Në vitin 1947 ai u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg. Vdiq në vitin 1975. Punën serioze të S.Vllamasit për përgatitjen e kujtimeve vetiake dhe të vlerësimeve historike, për një periudhë 45 vjeçare, e kanë çmuar jo vetëm historianët, studjues të perudhës së rilindjes dhe të pavarësisë së Shqipërisë. Atë e kanë vlerë-suar edhe ata bashkëkohës të tij, njohës të ngjarjeve dhe të figurave politike të viteve 20-30. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Neraida”, Tiranë. Botimi i dytë ka dalë në shitje në vitin 2000.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  5. #5
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Dorëzimi i Janinës dhe i Shkodrës

    Ismail Qemali ishte i bindur që Çamëria nuk do t’i takonte Shqipërisë, prandaj kërkoi që Janina t’i dorëzohej Ushtrisë greke. Shkodra u dorëzua pas tradhtisë së Esat Pashës

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (4)

    Mbas formimit të qeverisë në Vlorë, Ismail Qemali i ftoi të gjithë oficerët dhe patriotët shqiptarë që ndodheshin ndër fronte të ndryshëm të Luftës Ballkanike që të mos e vazhdonin më luftën e të kthehen ndër shtëpitë e tyre. Mithat Frashëri ka qenë kundër këtij mendimi dhe ka shkuar dy herë nga Vlora në Janinë për t’I inkurajuar rezervistët shqiptarë ta vazhdonin luftën gjer në fund, mbasi ky mendonte se sa më gjatë të qëndronte Janina në dorë të Turqisë, aq më tepër shans do të kishte Çamëria t’i mbetej Shqipërisë, kurse I. Qemali s’ka patur asnjë shpresë. Ky ka qenë një nga shkaqet e ndarjes të Mithat Frashërit nga Ismail Qemali. Më vonë Mithati e ka pohuar se I. Qemali ka pasur të drejtë. Janina rezistoi gjer më 6 mars 1913 dhe iu dorëzua ushtrisë greke.

    Dorëzimi i Shkodrës

    Lufta e Shkodrës vazhdonte me tërbim midis ushtrisë turke e vullnetarëve shqiptarë, nën komandën e Hasan Riza Pashës e më vonë të Esat Pashës, dhe të ushtrisë serbo-malazeze. Një pjesë e malsorëve të Malsisë së Madhe, të shtrënguar të emi-gronin në Mal të Zi në kryengrit-jen e 1911-ës, kishte bërë kauzë të përbashkët me Malin e Zi dhe muarr pjesë në luftë kundra ushtrisë turke. Komandanti i ushtrisë turke Hasan Riza Pasha, një ushtar I dalluar i Shtatmadhërisë turke, ka qenë një ushtar i madh dhe I paisur me të gjitha cilësitë e Njeri ut të lartë e të mirë. Gjatë rrethimit të Shkodrës, arqipeshkvi i Shkodrës imzot Jak Serreqi dhe abati i Mirditës dër-gonin fshehtazi Mark Onbashin në Vlorë te Ismail Qemali, kështu që të dy palët kanë qenë në kon-takt të rregullt gjatë luftës. Kur lufta vazhdonte në Shkodër, Konferenca e Ambasadorëve në Londër merrej me bisedime për caktimin e kufijve veriorë të Shqipërisë. Alush Lohja, mik per-sonal i Hasan Riza Pashës, I thotë një ditë kapiten Xhemil Prizrenit, axhutant i Pashës: “Nga ana ime t’i thuash këto fjalë Hasan Riza Pashës, mbasi unë vetë nuk guxoj t’ia them. Pasi Turqia e humbi luftën, tash e tutje s’ka asnjë kuptim të luftohet nën flamurin e Turqisë në Shkodër”. Hasan Rizai, mbasi u informua mbi fjalët e A.Lohjes, shkon në shtëpin e këtij të fundit i shoqëruar me dy oficerë xhon-turq, njëri prej tyre komandant I Taraboshit dhe tjetri komandant i Bërdicës dhe te dera e shtëpisë I thotë Alush Lohjes: “Më vjen keq të flasim me ndërmjetësi duke qenë se jemi miq”. Alushi ia përsëriti fjalët në prezencën e dy oficerëve, të cilët nuk folën asnjë fjalë. Hasan Rizaj këta të dy ofi-cerët i kishte marrë me qëllim që ta dëgjonin me veshët e tyre se ç’mendonte populli për luftën e Shkodrës. H.Rizaj qysh atë ditë, bashkë me Alushin, merren vesh me arkipeshkvin e Shkodrës JakSerreqin për t’u nisur dy letra malsorëve, që ishin në bashkëpunim me ushtërinë malazeze, dhe një letër tjetër nga ana e klerit katolik për parti-zanët e tyre, duke i ftuar ata që të mbrojnë Shkodrën nën flamurin e Shqipërisë. Letrat nisen. Nga ana tjetër, Shtatmadhoria xhon-turke qysh atë ditë vendos për vrasjen e Hasan Riza Pashës. Këtë vendim ia komunikojnë Esat Pashës, komandant i rez-ervistëve, dhe i propozojnë që pas vrasjes së H.Rizajt, të emërohet si komandant në vend të këtij të fundit. Esati pranoi. Hasan Rizaj ftohet atë natë në shtëpi të Esatit për një mbledhje ushtarake dhe, kur del mbas mbledhjes për të shkuar në shtëpi, qëllohet duke mbetur i plagosur rëndë. Qani Korça, polici që Pasha e mbante me vete, shkon menjëherë në shtëpi të Alush Lohjës dhe e lajmëron për ngjarjen. Kur Alushi mbërrin në shtëpinë e Pashës, këtë e gjen në minutat e fundit. Pasha e mbyll jetën e tij me këto fjalë: “Këto dy dekorata (plumba) doja t’i merrja në luftë e jo kështu, dhe, mbasi vritem këtu, djemtë e këtij vendi duhet të ma marrin gjakun”. Kështu Hasan Riza Pasha, që donte ta shpëtonte Shkodrën duke luftuar nën flamurin shqiptar, vdes nga dora e xhonturqëve, armiq të bet-uar të pavarësisë shqiptare dhe kjo vrasje bëhet me pëlqimn dhekntributin e Esat Toptanit, më 3 janar 1913. Mbasi Hasan Rizaj vdes, Alushi shkon në dhomën tjetër për të pritur ngushllime ku gjen Esatin bashkë me dy komandantët xhonturq të lartëpërmendur dhe disa oficerë të tjerë, edhe këta xhonturq. Esati pas disa fjalëve të rastit i thotë Alushit: “Ti je per-soni më i cilësuar për me gjetë vrasësin e Hasan Rizajt, por mbas mendimit tim vrasësi duhet të jetë Ndoc Deda i Shoshit, i cili ka qenë i shtyrë prej Malit të Zi për të kryer vrasjen”. Alushi i përgjigjet: “Sa për mue gjaku duhet të kërkohet nga per-sonat që ndodhen në këtë dhomë”. Esati: “Sa të jem në SHkodër, jam miku yt”. Alushi: “Me konditë që miku të jesë në shtëpinë time sambas zakonit të vendit”. Të nesërmen Esati shkon në shtëpinë e Alush Lohjes dhe fiton miqësinë e tij, të njeriut më të zgjuar e më guximtar të Shkodrës, me anën e të cilit më vonë ka lozur role me rëndësi në krahinën e Shkodrës, për t’i vënë në zbatim planet e tij djallëzore. Mbas një muaji tratativash, më 12 prill 1913, Shkodra, kështjella madhështore e Veriut, i dorëzo-het ushtrisë malazeze me konditë që forcat ushtarake t’i marrin me vete gjithë mjetet që zotëronin. Kjo ngjau në një kohë kur në Konferencën e Ambasadorëve bisedohej që përveç Shkodrës t’I jepej Shqipërisë edhe Gjakova. Por mbas dorëzimit të Shkodrës pozita diplomatike e Austro-Hungarisë kompromentohet dhe kështu u vu përpara dilemës: Shkodra apo Gjakova duhej sigu-ruar për Shqipërinë dhe natyr-isht u preferua e para.

    (vijon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga ILovePejaa : 19-08-2002 më 00:08
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  6. #6
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Ngritja e Esat Pashës

    Esati e formoi Qeverinë e Shqipërisë së Mesme më 14 tetor 1913 me Ali Bej Zajmin (dibran), Isuf bej Dibrën, Azis Vrionin dhe stabilizoi një administratë të rregullt. Mbas formimit të qeverisë, Komisioni I Kontrollit i propozon Esatit të formojë një komision të përbërë prej gjithë parisë së vendit që të shkojë në Gjermani për t’ia paraqitur Princ Vidit fronin e Shqipërisë

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (5)

    Esati, pasi ia dorëzoi Shkodrën ushtrisë malaziase në bazë të një akordi që është botuar në kalendarin e 1918-ës në Shkodër, erdhi në Tiranë me ushtrinë e përbërë prej turqve e shqiptarëve. Kjo ushtri, në bazë të akordit, u prit me nderime prej ushtrisë serbe në Lesh. Esati, kur erdhi në Tiranë, ushtarëve shqiptarë ua la armët, duke I porositur që t’i mbajë gjithsecili në shtëpinë e vet, për t’i përdorur kur të vinte koha që do të nevojitej për ta. Ushtria turke e mbetur në Tiranë, me një vapor turk u imbarkua prej Durrësit për në Turqi. Në këtë kohë, Esati shkon në Vlorë, ku në kabinetin e Ismail Qemalit ishte caktuar ministër i Punëve të Brendshme. Pas pak ditësh, prapë u kthye në Tiranë, ku ftoi par-inë e vendit dhe të Shqipërisë së Mesme, si Zogun, Elez Jusufin, Dinë Hoxhën, Mersin, Dinë e Shaqir Demën, Selim Nokën, Dervish Biçakun etj. Midis këtyre Esati i bëri pritje të veçantë Zogut, në atë kohë 18 vjeç, të cilit I ishte rritur influenca, si për pjesëmarrjen e tij në luftën e Shkodrës, ashtu edhe për mba-jtjen e krahinës së Matit të paokupuar nga ushtria serbe gjatë Luftës Ballkanike (Zogu, me një fuqi të përbërë prej matjanësh, deshi të merrte pjesë në luftën e Shkodrës, por në Kakarriq ra në një pritje të ushtërisë malazi ase dhe atje u shpartallua). Zogu ishte mysafir në shtëpinë e Pashës. Në mbledhjen e delegatëve, Pasha, pasi i për-mirëseardhi delegatët, u tha: “Siç ju do ta kini marrë vesh, Fuqitë e Mëdha e njofën pavarësinë e Shqipërisë. Pra, përpara këtij fati të lumtur, gjithkush duhet të mendohet për mënyrën e sundimit të vendit tonë dhe për udhëheqësin e tij, për të cilin unë mendoj se, mbasi Shqipëria përbëhet prej një shu-mice myslimanësh, duhet ta ketë një udhëheqës mysliman. Për këtë gjë besoj se edhe zotëria juaj do të jeni dakord me mua”. Si mbaroi këto fjalë (në shtëpinë e Selim pashë Toptanit), pa i dhënë rastin ndonjërit prej delegatëve për të dhënë përgjigjen e tyre, del jashtë. Pra, pasi nuk u bë ndonjë kundërshtim nga kushdo qoftë, kuptohetvetiu se mendimi i Esatit qe pranuar prej tyre me përjashtim të Zogut, i cili ndër ato ditë kur Esati shkoi në Durrës për të përgat itur formimin e qeverisë së Shqipërisë së Mesme, përgatiti një telegram falso, që gjoja i dërgohej Osman Balit nga ana e Esatit. Osman Bali në atë kohë ka qenë komandant i fuqive të Pashës në Tiranë. Në telegram urdhëronte Osman Balin t’i jepte Zogut armë e municion të cilat i nevojiten fuqive të tij, që kishte prurë me vete. Esati u zemërua tepër përpara kësaj trad-htie. Por ky, pasi merrej me formimin e qev-erisë së Shqipërisë së Mesme në atë kohë, nuk e pa oportune të merrte masa kundër Zogut. Abdi, Murat dhe Refik Toptani nuk ishin dakord me mendimet dhe veprimet e Pashës. Zogu, duke përiftuar nga preokupimet e Esatit, rrethoi Matin dhe e mbrojti derisa erdhi Vidi. Kështu që gjatë periudhës së Esatit, Mati mbeti i pavarur. Esati, kur u kthye i pakënaqur, më 18 shta-tor 1913, nga Vlora, dërgon kushëririn e Abaz Kupit në Lesh te Mano beg Lesha me një letër me porosi që delegatin t’ia çojë Preng Pashës në Kallmet. Esati, në letrën që i dërgonte Preng Pashës, i thoshte: “Si min-istër i Brendshëm erdha me punë në Durrës. Të punojmë bashkë ose të paktën të më përkrahësh se Princ Vidi asht shënue simbret dhe s’kemi se çfarë me ba”. Esati I lutej P. Pashës që delegatin në fjalë ta përc-jellte deri në Shkodër, se ka për të dërguar letra. Ai kishte katër letra për Shkodër: për Myfti Adem Efendinë, Alush Lohjën, Sulçe Begun dhe Muharrem Kazazin. Ibrahim Kumnova, sekretari i Preng Pashës, mundi ta hapte njërën letër, ku shkruhej: “Si minister i Mbrendshëm erdha të punoj në Durrës, se me Ismail Qemalin nuk punohet. Pra të vini e të bisedojmë për një princ turk”. Preng Pasha nga ndryshimi i përmbajtjes së letrave që nuk konkordonin, u trondit, bashkë me Musa Shehun (nga Prizreni), Hysni Currin (nipi i Bajram Currit) dhe Dan Hasanin që ishin prezentë. Bajram Curri ndodhej në Kthellë. Preng Pasha me shokët e tij të lartpërmendur vendosën të dërgohej Dan Hasani te Esati me një kartëvizitë të P. Pashës, ku ky i thoshte Esatit: “Përgjigjen time asht ngarkue me jua dhanë Dani”. Dani Esatin e gjen në Tiranë, ku ka qenë bashkë me Fadil Pashë Toptanin dhe me Dervish Himën. Kur pasha mbetet vetëm, Dani ia jep Esatit kartiviztën e Preng Pashës dhe gojar-isht i flet fjalët që i kish porositur Pasha: “Nuk e shoh të arsyeshme që në Durrës të ngrihet një qeveri e re, pse bën një përshtyp-je të keqe në botën e jashtme në dëm të Shqipnisë, ashtu si me dasht të ngreh edhe unë një qeveri në Mirditë, sikur Gjeto Coku ëndërronte të ngrinte në Lesh, gjë që na diskrediton jashtë. Unë mendoj dhe ju ftojjuve, si ministri i Qeverisë së Vlorës, dhe unë si nënkryeministër, të mblidhemi së bashku e të diskujtojmë situatën, e në qoftë se Ismail Qemali ka të meta, e rrëzojmë me anën e rrugës legale”. Esati i përgjigjet Danit duke I thënë: “Unë me Ismail Qemalin nuk punoj kurrë, prandaj ma bani Preng Pashën, që të paktën të rrijë asnjanës”, dhe shton: “Të ma biesh në Tiranë edhe Bajram Currin, i cili ndodhet në Kthellë. E në qoftë se nuk mund të vijë në Tiranë, le të vijë në Krujë, se shkoj dhe shihem vetë me të. Dhe Bajram Currit t’I nap një mijë kuintalë drithë për malësorët e Gjakovës”. Dani kthehet në Kallmet. Mbas largimit të Ismail Qemalit nga Vlora, Preng Pasha me shokë vendosën të dërgojnë një komision të përbërë prej sheh Musa Prizrenit dhe Dan Hasanit në Nicë (Francë), i cili në emër të Preng Pashës e Bajram Currit t’i lutej të vijë në Lesh për të ngritur përsëri Qeverinë e Vlorës, mbasi Shkodra ishte e okupuar prej fuqive ndërkombëtare, dhe kështu me ecë kundër Esat Pashës. Por I. Qemali u përgjigjet: “Djemtë e mij, Shqipëria me gjak humbet, prandaj gjakun duhet ta evitojmë. Më puthni P. Pashën dhe B. Currin”. Esati e formoi Qeverinë e Shqipërisë së Mesme, më 14 tetor 1913, me Ali Bej Zajmin (dibran), Isuf bej Dibrën, Azis Vrionin dhe stabilizoi një administratë të rregullt. Mbas formimit të qeverisë, Komisioni i Kontrollit I propozon Esatit që të formojë një komision të përbërë prej gjithë parisë së vendit që të shkojë në Gjermani për t’ia paraqitur Princ Vidit fronin e Shqipërisë. Esati pranon propozimin e komisionit me dy kondita:
    1) Të pranohet Durrësi si kryeqytet:
    2) në kabi-netin që do të formohet t’i rezervohej atij Ministria e Brendshme dhe ajo e Luftës.
    Komisioni i Kontrollit i pranoi dhe komisioni i parisë së Shqipërisë shkon në Gjermani ia paraqet Princ Vidit fronin e Shqipërisë, i cili si Mbreti i Shqipërisë zbret në Durrës, më 17 mars 1914.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  7. #7
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Formimi i kabinetit të mbret Vidit dhe intrigat e Esat Toptanit

    Sulmet e grekëve kishin filluar dhe lufta vazhdonte me rreptësi midis të dy palëve. Esati bënte çmos për ta nxitur popullin injorant kundër Vidit dhe municionet e destinuara për luftëtarët që luftonin kundër grekëve, në shumicën e rasteve nuk shkonin atje ku ishin për të vajtur, por ia shpërndante pasuesve të tij

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (6)

    Mbreti Vid ngarkon Turhan Pashën të for-mojë kabinetin. Ky ka qenë i rekomanduar nga Cari i Rusisë mbasi ka qenë 25 vjet me radhë ambasadori i Turqisë në Peterburg. Kishte fituar simpatinë e pallatit si folës I mirë e spiritual dhe si një njeri që zotëronte shumë gjuhë. Në kabinet, Ministria e Brendshme dhe ajo e Luftës i ishte besuar Esat Toptanit dhe N/Kryeministria Preng Pashës. Vidi për herë të parë vizitoi Tiranën, ku iu bë një pritje madhështore. Në këtë kohë pësh-përitej aty-këtu në popull se Vidi me rrethin e tij po na prishin fenë, për shembull, se ofi-cerëve u kanë vënë kapë në formë kapele. Pak ditë pas vizitës së Vidit në Tiranë, në muajin mars, filluan të pëshpëriteshin fjalët se xhandarët grekë kishin filluar lëvizjet në kufi, lajm i cili u vërtetua pas disa ditësh. Për këtë punë Esati erdhi vetë në Tiranë ku mblodhi popullin përpara kazermës “Skënderbej”, ia njoftoi agresionin grek dhe e porositi popullin që “për hir të atdheut, të marrë armët për me luftue anmikun”. Esati para se të vinte në Tiranë, takohet në Vorrë, pas marrëveshjes që kishte bërë më parë, me Man Picarin, Myrto dhe Dervish bej Arbanën, të cilëve u thotë: “Unë jam I mendimit që Vidi, sado i zgjedhur nga Fuqitë e Mëdha, mbasi asht i huej nuk i di zakonet tona me të cilat ne mbahemi. Veçanërisht, mbasi nuk asht mysliman, kur shumica e vendit tonë përbahet prej tyre, këto kohë të fundit ai nuk po e respekton fenë tonë. Për shembull, do të keni vënë re se edhe oficerëve u kanë vënë kapë. Për këto arsye unë mendoj se duhet bërë diçka për me e rrëxue këtë e në vendin e tij të vihet një mysliman”. Këta mbasi aprovuan mendimin e tij i dhanë besën duke i thënë: “Na ke gati që të veprojmë kur-doherë mbas urdhnave tuaj”. Mbasi ranë dakord, Esati u tha: “Unë po shkoj në Tiranë, ku do të ftoj popullin për të marrë armët për me luftue kundër grekëve, që siç e dini edhe ju, na kanë mësy nga kufiri i jugut, por këtë fuqi, kur të niset nga Tirana për në front e që do të kalojë këndej, ta ndaloni qoftë edhe me armë dhe t’u thoni se nuk u lëmë, se ne do të çohemi kundër Vidit”. Kjo fuqi vullnetare nacionaliste rreth 500 vetash, e udhëhequr prej Refik Toptanit, Musa Beqirit (Musa Qazimit, myftiu iTiranës) sheh Musa Dushkut e tjerë, të gjithë këta prej Tirane, kur mbërrinë te Ura e Limuthit në Vorrë, hasi fuqinë kryengritëse të Man Picarit me shokë që ndodheshin në pritë e i ndaluan vullnetarët të vazhdonin rrugën. Kundërshtimet e të dy palëve mbër-rinë deri në një luftë të vogël. Vullnetarët u detyruan të kthehen më 6 maj 1914. Sulmet e grekëve kishin filluar dhe lufta vazhdonte me rreptësi midis të dy palëve. Esati bënte çmos për ta nxitur popullin injo-rant kundër Vidit dhe municionet e destin-uara për luftëtarët që luftonin kundër grekëve, në shumicën e rasteve nuk shkonin atje ku ishin për të vajtur, por ia shpërndante pasuesve të tij. Nga ana tjetër, Esati e sabotoi organizimin enjëj fuqie ushtarake të destinuar për në jug kundër grekëve. Vetëm një batalion i for-muar prej rezervistësh u dërgua në Korçë nën komandën e major Ali Fehmi Kosturit.

    Situata në Shkodër

    Në luftën ballkanike muhamedanët e Shkodrës luftuan 7 muaj rresht krah për krah me ushtrinë turke. Edhe vullnetarët dibranë kanë marrë pjesë në luftë dhe kanë luftuar heroikisht kundër fuqive serbe në luftën e Bërdicës. Malësorët katolikë të Malësisë së Madhe, që kishin marrë pjesë në kryengritjen e 1911-s kundër Turqisë, të gabuar, e ndihmuan ushtrinë malazeze. Mbas marrëveshjes për mbrojtjen e Shkodrës nën flamurin kombëtar Hasan Riza Pasha u vra. Esati ia dorëzoi Shkodrën ushtrisë malazeze dhe kjo u detyrua t’ia dorëzojë fuqive detare ndërkombëtare. Më vonë Shkodra iu dorëzua fuqive tokësore ndërkom-bëtare, me përjashtim të Rusisë, të cilat u vunë nën komandën e kolonelit të Britanisë së Madhe, Filips. Këta ngrehën një administratë me nëpunës shqiptarë. Esati me anë të partizanëve të tij, Alush Lohjes me shokë, mundohej ta vinte Shkodrën nën ndikimin e tij. Për këtë qëllim dispononte mjete financiare të mjaftueshme të dhëna nga Franca, e cila mundohej në favor të influencës sllave, kundër Austrisë. Nga ana tjetër, në Shkodër u formua “Klubi Bashkimi” prej 12 anëtarësh, 6 katolikë e 6 myslimanë, i cili përfshinte nacionalistët e asaj kohe. Në muajin shkurt 1913, në Shkodër bëhet një mbledhje, ajo e Malevet, e cila përfshinte ele-mentët pro e kundër Esatit, në të cilën mori pjesë edhe abati i Mirditës. Si orator që ishte, fjalën ia dhanë Nikollë Mirashit, esadist prej Kastratit, për të shp-jeguar qëllimin e mbledhjes, i cili u shpreh si vijon: “Masi Esati me Ismail Qemalin janë shqiptarë e vëllazën, ne do të shkojmë te Esati”. Ded Gjoluli i përgjigjet: “Fjala jote nuk vlen, masi ti je malazias”. “Në qoftë se vetë jam një herë malazias, ti je njiqind herë austriak”, i thotë Nikollë Mirashi. Ded Gjoluli ven dorën në pushkë, por abati hyn midis dhe evitohet kështu një kasaphane. Pas kësaj u shpërnda mbledhja. Cuf Lohja (nipi i Alush Lohjes) dhe Nikollë Mirashi, mbas mbledhjes së shkurtit bëhen gati të shkojnë te Esati me 900 malësorë, prej të cilëve Esati mbajti vetëm 50 vetë. Këtë fuqi Esati e donte me qëllim që ta bashkonte me fuqitë e Shqipërisë së Mesme, të përmbyste Vidin dhe të deklarohej vetë kryetar shteti. Si Cufi ashtu edhe Nikollë Mirashi kanë qenë agjentët e Esatit, por Cufi ka qenë edhe komandant i fuqive vullnetare. Esati shkon për të marrë Vidin dhe malsorët u kthyen në Shkodër në pritje të urdhërave të tij.

    (vijon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga ILovePejaa : 19-08-2002 më 00:11
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  8. #8
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Shkodra me vështirësi e pranon princ Vidin

    Katolikët kanë qenë për Vidin e me politikën e Austrisë, ndërsa mysli-manët me propagandën e Esatit, më parë qenë për mbret mysliman. Më vonë, kur Esati shkoi të marrë Princ Vidin, përveç Alush Lohjes, u kthyen kundra tij (Esatit)

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (7)

    Esati kur u kthye nga Gjermania në çiflikun e tij në Laprakë të Tiranës, thërret Cufin dhe Marashin, prej të cilëve kërkoi 2.000 vetë malsorë brenda 3 ditëve. Dhe kur këta ishin duke përgatitur fuqinë u hap lajmi se Esati u bombardua nga Princ Vidi dhe se doli jashtë Shqipërisë. Cufin me Marashin i thërret kolonel Filipsi, i cili u thotë të dyve që ato fuqi do të shkonin në ndihmë të Esatit t’i jepnin nën komandë të Preng Pashës, në ndihmë të Princ Vidit. Këta të dy refuzuan. Esati niset prej Napolit në Paris, ku lidhet me Qeverinë frënge, e më vonë shkon në Athinë e në Nish. Prej Nishit i dërgon një letër Alush Lohjes në Shkodër me Selim Xhijën nga Peqini, ku e këshillon Shkodrën të lidhet me “ehli kijamin” (popullin kryengritës) për kun-dra Princ Vidit. Në kështjellën e Shkodrës flamuri ka qenë kuq e zi për të cilin mbetën dakord të dy palët, mbasi myslimanët, me gjithë “Fetva”-në që kishte dhënë Myftiu i përgjithshëm në Vlorë, Haxhi Vehbi Dibra, nuk e pranuan fla-murin me shkabë. Katolikët kanë qenë për Vidin e me politikën e Austrisë, ndërsa mys-limanët me propagandën e Esatit, më pare qenë për mbret mysliman. Më vonë, kur Esati shkoi të marrë Princ Vidin, përveç Alush Lohjes, u kthyen kundra tij (Esatit). Në kohën e administratës ndërkombëtare në Shkodër marrëdhëniet midis myslimanëve dhe katolikëve kanë qenë më të ftohta sesa në kohën mbas Kushtetutës turke. Në këtë kohë, midis dy elementeve fetare të qytetit të Shkodrës, animoziteti ka qenë më i theksuar se në çdo vend tjetër të Shqipërisë, mbasi shumica katolike e Prefekturës së Shkodrës sundohej nga pakica myslimane, që kishte shumën në qytet. Myslimanët, të favorizuar nga Qeveria turke, kanë marrë pjesë active në administrimin e vendit, e cila pjesëmarrje ka qenë e shtrirë deri në male me anë të një sistemi primitiv, me “Kër Serdaran” e me “Kanunin Xhibala” (“Ligjin e Maleve”). Myslimanët e konsideronin veten më të aftë se katolikët në administrimin e vendit, siç kaqenë edhe ndër viset e tjera të Shqipërisë, mbasi myslimanët kanë qenë nëpunës dhe të
    lidhur me prona, ndërsa katolikët merreshin me zejtari e tregti. Myslimanët, duke u marrë
    me administratë dhe me rregullimin e kon-flikteve jashtë qytetit, prej shumë kohësh kishin fituar një farë kulture praktike shtetërore dhe një aftësi administrative. Me përkrahjen politiko-financiare të Austro-Hungarisë katolikët ndërtuan Kolegjin Saverian të jezuitëve, shkollën fillore të françeskanëve dhe të murgeshave. Kështu kanë kontribuar në lavrimin e gjuhës kom-bëtare. Animoziteti që ngjiste herë mbas here midis dy palëve është shkaktuar më tepër prej interpretimeve të gabuara të ngjarjeve, prejfjalëve e akteve prekëse të njërit ose të disa personave të shtyrë nga të huajt ose të çmen-durve fanatikë, dhe gabimisht e padrejtësisht është akuzuar ana ku bënte pjesë fajtori. Nga ana tjetër me zhdukjen e papritur të sundim-it turk dhe me instalimin e një regjimi ndërkombëtar me një administratë moderne, u krijua një situatë e re për të dy palët. Pasi katolikët kanë qenë të përgatitur në gjuhën kombëtare u favorizuan për nëpunës, ndërsa nëpunësit e vjetër muhamedanë, pasi u mungonte ajo përgatitje, mbetën jashtë kuadrit. Kjo përmbysje e situatës pati efekte shpirtërore dhe materiale, mbasi ana muhamedane u prek në seder dhe në interes. Nga ana tjetër, shumica dërrmuese e mysli-manëve ka qenë për një mbret muhamedan, të cilin e konsideronin si një garanci për moscenimin e besimit të tyre në të ardhmen. Në Shkodër në kohë të internacionalit boto-heshin gazeta të ndryshme. Ndër to “Sadai milet” (“Zëri i Popullit”), që botohej në gjuhën turqishte, bënte propagandë dhe luftonte për një mbret mysliman. Kjo gazetë drejtohej prej një komisioni të përbërë prej 6 vetash nga paria e vendit, midis të cilëve Musa Juka dhe Ymer Lutfia kanë qenë më aktivët. Kontrdiktat e vjetra dhe të reja midis dy ele-menteve të qytetit kishin shkaktuar një gjendje anarkike në Shkodër. Veç kësaj, si Esati edhe xhonturqit zhvillonin një aktivitet të madh për ta kthyer situatën gjithsecili në favor të vet. Teza e xhonturqve “Bashkimi I Shqipërisë me Turqinë”, u quajt një ëndërr e parealizueshme nga ana e muhamedanëve. Myftiu i Shkodrës Adem Efendiu iu përgjigj Beqir Grebenesë: “Ne Turqinë s’mundëm me e mbajtë kur e kishim këtu e jo ta biem prapë; një pretendim i tillë na skandalizon përpara opinionit botnor”. Në fillim katolikët, nën kryesinë e imzot Serreqit, arqipeshkvit të Shkodrës, shkuan në Durrës dhe i bënë aktin e nënshtrimit Vidit. Më vonë edhe shumica e popullit mys-liman, mbasi bënë një mbledhje në Xhaminë e Plakës, ku çështja u diskutua nga pikë-pamja fetare e kombëtare, pranuan që Vidi të njihej si mbret i Shqipërisë. Për këtë arsye nga mbledhja zgjidhet një komision prej 18 vetash për të shkuar në Durrës e për të bërë aty aktin e nënshtrimit. Xhemal Najipi, kadiu i Shkodrës, merr një letër rekomandimi nga kolonel Filips për Vidin që ta pranonte komisionin në audience drejtpërdrejt, pa ndërmjetësin e Esat Pashës. Komisioni pranohet në marsin e 1914-s, në orën 2:00 mbasdite dhe kështu Shkodra e njohu Vidin. Mbas pak ditësh edhe Alush Lohja në krye të malësorëve, partizanë të tij, shkoi në Durrës për ta njohur Vidin.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  9. #9
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Kryengritja e popullit të Shqipërisë së Mesme kundër Vidit

    E para qe Kavaja ajo që ngriti flamurin e Turqisë. Kundër kësaj, qeve-ria vendosi të dërgojë një fuqi, më 23 maj 1914, të përbërë prej një kompanie xhandarësh dhe vullnetarësh të malësorëve të Shkodrës, që kishin ardhur në Durrës për mbrojtjen e Vidit

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (8)

    Esati, pasi e nxiti popullin e Shqipërisë së Mesme për kryengritje kundër Vidit me qëllim që të bëhej vetë kryetar i shtetit, u detyrua të largohej nga Shqipëria. E para qe Kavaja ajo që ngriti flamurin e Turqisë. Kundër kësaj, qeveria vendosi të dërgojë një fuqi, më 23 maj 1914, të përbërë prej një kompanie xhandarësh dhe vullnetarësh të malësorëve të Shkodrës, që kishin ardhur në Durrës për mbrojtjen e Vidit. Në çastin kur kjo fuqi do të nisej, në Durrës mbërrinë me ngutësi prej Tirane, Murat e Tefik Toptani, të cilët gjendjen e atjeshme e treguan alarmante dhe kërkuan fuqi. Atëherë qeveria e ndryshoi planin dhe nën komandën e kapitenit Sarr, holandez, nisi një kompani xhandarësh me toger Bajram Fevzinë në krye, vullnetarët malësorë dhe 20-30 vullnetarë nacionalistë bashkë me Reuf Ficon, si nënprefekt i Tiranës. Kjo fuqi niset mbas mesnate dhe bën një pushim në Shijak. Kur në mëngjes do të nisej për Tiranë, vullnetarët malësorë, të niseshin, duke thënë: “Na kena ardhë që të mbrojmë Vidin e jo të luftojmë” dhe u kthyen për në Durrës. Atëherë kapiten Xhavit Leskoviku lajmëron kapiten Sarrin që të ktheheshin për Durrës, mbasi me një fuqi kaq të vogël s’mund të niseshin për Tiranë. Sarri insistoi, por më në fund pyetën komandën me telegram urgjent në Durrës. Ky telegram mjerisht bie në dorë të gjeneral Dewerit e jo të kolonel Tomsonit, I cili dha urdhër për nisje. Fuqia u nis, por prej katundit në kodër të majtë të Shijakut filloi lufta dhe mbas pak kohe fillojnë të zbrazen pushkë nga të gjitha anët. Fuqia qeveritare tërhiqet në kodër të djathtë të rrugës dhe shtrëngohet të kthehet në Shijak, ku shumica e xhan-darëve hyjnë në një godinë qeveritare me baltë dhe tjetër në shkollë. Fillon lufta dhe disa xhandarë u vranë nga plumbat që për-shkonin muret e ndërtesës prej balte. Kapiten Xhavit Leskoviku, shtatmadhor, e këshilloi Sarrin që në tërheqje e sipër tëmos qëndronin në Shijak, por të zinin Rrashbullin për të evituar rrethimin. Por Sarri, që nuk e njifte vendin dhe zakonet e popullit, nuk e digjoi. Atëherë fuqia qever-itare u dorëzua, por dhe shijakasit më vonë u penduan dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë eventuale thanë se qeveria e ka prishur besën. Kapiten Xh. Leskoviku u përgjigj “Sido që u bë, ne do të nxjerrim një dekret-falje prej Vidit e çështja të mbyllet me kaq”. Sarri shkon në Durrës dhe mori dekretin, por mjerisht u kthye vonë. Shijakasit zunë Rrashbullin para se ta zinin vullnetarët nacionalistë me të cilët kam marrë pjesë edhe vetë. Komandanti i kësaj force, që për-bëhej prej 50-60 vetave, qe kapiten Meleq Frashëri, i cili e këshilloi gjeneral Dewer-in duke i thënë se nuk mund të sulmohej Rrashbulli me një fuqi aq të vogël dhe pa një përgatitje ushtarake. Gjenerali holan-dez, që nga çdo pikëpamje nuk ka qenë në nivelin e lartë të misionit të tij, nuk e pra-noi mendimin e tij dhe urdhëroi që të fil-lonte sulmi më 23 maj 1914. Meleqi i hipur kalit, së bashku me vullnetarët, sulmon drejt rrugës në të dy krahët e saj. Meleqi u plagos dhe u vranë nga vullnetarët 13 veta, midis të cilëve edhe Ceno Shara dhe Haki Glina. Një pjesë e vullnetarëve u bë rob dhe pjesa tjetër u tërhoq drejt Durrësit. Me disfatën e plotë të vullnetarëve, rruga eDurrësit ishte e hapur për rebelët. Durrësi në panik priste ardhjen e tyre dhe Vidi, bashkë me qeverinë e tij dhe një shumicë personalitete, u futën në vapor. Vidi dërgon Mehmet pashë Drallën, me fla-mur të bardhë në dorë, për armëpushim. Lufta vetiu kishte pushuar, por kryengritësit nuk ditën të përfitonin nga fitorja e tyre e papritur. Në atë kohë, një pjesë e kryengritësve të Kavajës duke I rënë bories shkuan në Shijak, të cilët u bënë shkak të prishej marrëveshja dhe të mbeten pa i liruar robrit e luftës, kur kapiten Sarri mbajti një fjalim përpara kryengritësve e në mbarim të fjalimit të tij thirri “Rroftë Shqipëria!”, ata iu përgjigjën “Rroftë Baba Dovleti!” (Rroftë mbreti I Turqisë). Më vonë mbërrin në Shijak Komisioni I Kontrollit, ku delegati i Austrisë, August Krali, gjeneral Konsull, u mbajti një fjalim shqip kryengritësve, duke u thënë: “Babën që ju kërkoni nuk e përzunë shqiptarët, por e përzunë me luftë armiqtë tuaj, serbët dhe grekërit. Ai u detyrua të ikë vetë nga Shqipëria. Këto gjëra që bëni ju janë budal-lallëqe, prandaj hiqni dorë se do të vinë ser-bët e do t’u therin të gjithëve”. Robërit u liruan. Kolonel Tomsoni informo-het mirë mbi zhvillimin e ngjarjeve nga kapiten Xhavit Leskoviku dhe e dizaprovon urdhrin e Dewerit për nisjen e fuqive nëTiranë. Mandej kërkon nga qeveria shqiptare që të zgjedhë njërin prej të dyve për komandant. Qeveria zgjodhi Tomsonin dhe lajmëroi qeverinë holandeze për sa u tha më lart, e cila e thirri Dewerin. Tomsoni bashkë me Xhavit Leskovikun përgatitën një vijë mbrojtjeje mbasi mendo-hej se kryengritësit me siguri do ta sul-monin Durrësin. Vija e mbrojtjes e cila fil-lonte nga Ura e Dajlanit deri në Bishti I Pallës, mbrohej vazhdimisht prej xhan-darëve dhe vullnetarëve. Më 23 maj Tirana ra në duar të kryengritësve. Më 15 qershor, afër të gdhirit, kryengritësit sulmuan Durrësin nga Bishti i Pallës me 500-600 shijakas dhe nga Ura e Dajlanit me kavajas, të komanduar nga sheh Hamdi Shijaku. Fuqia qeveritare e priti sulmin me trimëri. Që të dy palët kanë luftuar me heroizëm. Kryengritësit u thyen duke lënë shumë të vrarë. Komandanti I tyre Sheh Shamdiu u plagos dhe u shërua në spital të Durrësit. Në luftën nga ana e kodrave, u vra kapiten Kamber Sejdini, patriot veteran dhe një nga oficerët më të dalluar të Shqipërisë. Kolonel Tomsoni, bashkë me disa krerë të vullnetarëve, ishte në Gazhane, ku kon-trollonte luftën. Një kavajas kalon tinëzisht nga Ura e Dajlanit e nëpër det i afrohet Gazhanës, fshihet prapa një shkoze dhe prej andej qëllon e vret Tomsonin. Mbas atij vret dhe Ajdin Dragën, të vëllanë e Nexhip Dragës, pa u kuptuar aspak se nga vinin plumbat. Por, një xhandar kurvele-shas e dikton kavajsin dhe midis dy palëve fillon një duel qitjesh e cila merr fund me vrajsen e kavajasit. Vrasja e kolonel Tomsonit bëri një për-shtypje jashtëzakonisht të madhe në Durrës dhe pati një efekt gati vendimtar mbi fatin e ngjarjeve të asaj kohe.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  10. #10
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Kush ishte kundër Vidit

    Kryengritja kundër Vidit filloi në një kohë të volitshme për armiqtë e vendit e pikërisht kur populli i Shqipërisë së Jugut ka qenë i angazhuar në një luftë për jetë a vdekje me grekët, për të mbrojtur vendin e vet kundër invadimit, kundër autonomisë vorio-epiriote dhe qeverisë së saj të kryesuar nga Zografosi nga Qestorati. Po këto lodra kriminale I bënte edhe kryeministri i Serbisë, Pashiqi, për të ngrehur një qeveri të llojit të Zografit në Dibër nën kryesinë e Arif Hiçmetit prej Kumanove

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (9)

    Kryengritja e popullit të Shqipërisë së mesme ka qenë një komplot i ogranizuar nga armiqtë e brendshëm e të jashtëm të Shqipërisë për të penguar stabilizimin e shtetit shqiptar, të krijuar nga gjashtë Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës, me Vidin si mbret, dhe për të krijuar kështu kushte të reja në favor të tyre, sipas qëllimeve që ndiqte çdo pjesë-marrës në komplot. Armiqtë e brendshëm: a) Esat pashë Toptani me partizanët e tij, qëllimi i të cilit ka qenë të përzëjë Vidin, të rrëzojë qeverinë e tij dhe të deklarohet vet kryetar i shtetit shqiptar; b) turkomanët si Musa Qazimi, myftiu i Tiranës, dhe Qamil haxhi Feza (elbasanas) etj., të cilët donin bashkimin e Shqipërisë së Mesme me Turqinë, por në qoftë se kjo do të ishte e pamundur, atëherë zgjedhjen e Burhanedinit, të birit të sulltan Hamitit, si mbret i Shqipërisë. Esati në fillim pranon mendimin e turko-manëve me qëllim që të sigurojë bashkëpunimin e tyre për përmbysjen e situatës. Armiqtë e jashtëm kanë qenë: xhon-turqtë, Franca, Italia, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi. Këta të gjithë, me përkrahjen efektive që i bënin Esatit dhe turko-manëve, donin copëtimin e Shqipërisë. Ndërsa masa kryengritëse, e fantazuar nga propaganda esadiste dhe e turkofilëve, donte të përzinte Vidin e t’u bashkonte prapë me Babën. Populli i Shqipërisë së Mesme me një karakter muskular dhe thellësisht fetar, ka jetuar larg barbarizmave serbo-greke. Ky popull i udhëhequr prej njerëzve fanatikë e ambiciozë dhe me një nivel politik tepër të ulët, u hodh pa rezervë në një luftë fanatike kundër vendit të vet, duke u shërbyer pa ditur armiqve të jashtëm të tij. Kryengritja kundër Vidit filloi në një kohë të volitshme për armiqtë e vendit e pikërisht kur populli i Shqipërisë së Jugut ka qenë i angazhuar në një luftë për jetë a vdekje me grekët, për të mbroj-tur vendin e vet kundër invadimit, kundër autonomisë vorio-epiriote dhe qeverisë së saj të kryesuar nga Zografosi nga Qestorati. Po këto lodra kriminale I bënte edhe kryeministri i Serbisë, Pashiqi, për të ngrehur një qeveri të llojit të Zografit në Dibër nën kryesinë e Arif Hiçmetit prej Kumanove. Musa Qazimi dhe Qamil Haxhi Feza, në majin e 1914-tës bënë “Beselidhjen e Krujës”, ku vendosën luftën kundër Viditdhe bashkimin e Shqipërisë me Turqinë me mbret Burhanedinin në krye. Në fil-lim të qershorit ehli-kijami (populli kryengritës) zaptoi Krujën dhe Kavajën. Kryengritësit në vendet e shkelura for-monin këshilla ndër qytetet dhe fshatra, të cilat zgjidhnin këshillin e përgjithshëm, që kish për mision kryesor drejtimin e kryengritjes. Më 3 qershor, para se të shkelej gjithë Shqipëria e Mesme, bëhet një mbledhje e këshillave në Shijak, ku zgjidhet i pare Këshilli i përgjithshëm si vijon: kryetar Mustafa Ndroqi (esadist) nënkryetar Xhenabi Adili (xhonturk), major I ushtrisë turke, dhe komandant I përgjithshëm Qamil Haxhi Feza (turko-man) elbasanas. Kjo zgjedhje tregon një koalicon të bërë me lëshime reciproke të pjesëmarrësve për një qëllim të për-bashkët: ta përzënë Vidin dhe ta rrëzojnë qeverinë e tij. Kryengritja vazhdonte të përhapej. Më 17 qershor fuqia qeveritaree Azisë Pashë Vrionit dezerton dhe Lushnja okupohet prej rebelëve, si dhe Elbasani më 2 qershor. Mbas Elbasanit Çermenika, Quksi dhe Mokra, njëra mbas tjetrës bashkohen me kryengritësit. Pas okupimit të Elbasanit, Korça mbetet e shkëputur prej Durrësit dhe e vetme përballë frontit grek. Prefektura e Korçës dërgon një fuqi mjaft të organizuar prej vullnetarëve të Kolonjës, rreth 400 veta, nën komandën e Izet Zavalanit, për të hapur rrugën e për të siguruar lidhjet me Durrësin. Kjo fuqi, sado që u këshillua prej patriotëve të Pogradecit që të mos e fillonte luftën në Kodrat e Pleçishtit afër Mokrës, mbasi ajo krahinë ishte bashkuar me kryengritësit, e filloi luftën kundër fuqisë shumë më të madhe të Osman Çotës. Lufta u bë e ashpër. Ibrahim Baçi prej Mokre, dhe Muharrem Udinishti u morën krahët kolonjarëve të cilët u detyruan të tërhiqen, duke lënë afro 50 të vrarë, midis tyre edhe Zalo bej Prodanin. Ky i fundit plak 75-vjeçar, luftoi në shesh në formë dueli me Azis Allën, ku mbetën që të dy. Tradhëtisht u vra edhe Gani Butka, i plagosur në tërhe-qje e sipër, prej plumbave të ardhur nga një dritare në Pogradec. Ethem bej Starova ka qenë kundër fuqive vullnetare. Rebelët pasi hynë në Pogradec, shkuan deri te Ura e Maliqit. Këtu u ndalën pasi këtë pike e kon-sideronin si kufirin që ndante Shqipërinë me Greqinë.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  11. #11
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    :: Luftohej mes qeverisë e rebelëve dhe luftohej kundër grekëve

    Grumbullohen forca qeveritare për t’i luftuar kryengritësit që ishin ngrit-urkundër Vidit. Por, këto forca nuk presin të organizohen mirë dhe nisen të luftojnë. Në jug të Shqipërisë, grekët nuk e lëshojnë Korçën

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (10)


    Përpara sukseseve të njëpasnjëshme të kryengritësve, Vidi dhe anëtarët e tij u alar-muan dhe, për të siguruar forca vullnetare për të shtypur kryengritjen, trokitën çdo derë, duke filluar nga dyert e mëdha, në të cilat Vidi ka qenë i bazuar. Pas dështimit të sulmit të kryengritësve kundër Durrësit, më 15 qershor, qeveria, e cila disponont me fonde të mjat-ueshme, filloi grumbullimin e forcave vull-netare. Kështu mbërrinë në Durrës 1.200 vull-netarë mirditas nën kryesinë e Marka Gjonit. Preng Pasha, në krye të një fuqie të përbërë prej shkodranësh e malsorësh, zuri Ishmin. Zogu me një fuqi matjanësh mbërrin në afërsitë e Krujës. Azis pashë Vrioni me vullnetarët e Beratit, ashtu edhe vullnetarët e Vlorës e të Mallakastrës, shkonin mbi Lushnjë për të çliruar Durrësin nga rrethimi i Ehli-Kijamit. Bajram Curri, malësorët e Kosovës i dërgonte me det nga Shëngjini në Durrës.
    Si për vullnetarët e Mirditës ashtu edhe për for-cat e tjera civile, autoritetet ushtarake deshën që këto forca për lehtësi veprimi, të ndaheshin në detashmente duke shoqëruar secilën prej tyre me nga 10 xhandarë. Por Marka Gjoni nuk e pranoi këtë dhe pa marrë asnjë masë sigurie e sulmoi Rrashbullin. Kryengritësit, që kishin zbritur në rrëzë të Rrashbullit dhe të fshehur në Shkozet, i pritën mirditasit me një zjarr të rreptë duke i shpartalluar ata me humbje të mëdha. Edhe vetë kam qenë dëshmitar i kësaj lufte në fillim e deri në mbarim. Nga ana tjetër, Preng Pasha okupoi Ishmin, por, kur pararojat e forcave të tij ishin duke ecur drejt Shijakut, ai nga frika e rrethimit prej fuqisë rebele që vinte nga Fusha e Krujës u tërhoq me shpejtësi deri në Lesh. Zogu, që ishte duke pritur në Krujë zhvillimin e sulmeve të Marka Gjonit dhe të Preng Pashës, pas disfatës së tyre u tërhoq në Mat. Nga ana tjetër, rebelët, pasi shpartalluan fuqitë e Azis pashë Vrionit, më 11 qershor okupuan Lushnjën dhe u shtrinë gjer në lumin e Devollit. Fuqitë vullnetare të Mallakastrës e të Vlorës, të komanduara nga major Besim Koka, duke pasur në krah të djathtë Hysni Toskën e në krah të majtë Bektash Cakranin, në Manastirin e Ardenicës bëheshin gati për t’u futur në Lushnjë. Kryetari i rebelëve Arif Karbunara, që ishte një patriot i frymëzuar me ndenja nacionaliste nga sheh Ibrahim Karbunara, ra në kompromis me fuqitë qever-itare të qendrës, duke u thënë se ai do të zbrapsej për t’u lënë atyre rrugë të lirë për të hyrë në Lushnjë. Besim Koka ishte edhe komandanti I përgjithshëm i forcave vullnetare. Ky, megjithë lehtësirat që i bëri Sheh Karbunara që të hynte pa luftë në Karbunarë, e bombardoi Lushnjën dhe i la të lirë vullnetarët të plaçkitnin popullin; me një fjalë, bëri çmos për ta sabotuar luftën, që me siguri do të fitohej. Rebelët dhe populli, të egërsuar nga bombardimi, e sulmuan fuqinë qeveritare dhe e detyruan të tërhiqet me dëme të mëdha, duke mbetur i plagosur edhe Seit Qemali. Fuqitë qeveritare në tërheqje e sipër u qëlluan nëpër gardhet e shtëpive prej bujqëve myzeqarë të shtypur, të cilët me këtë rast treguan spontanisht urrejtjen dhe zemërimin e tyre kundër çifligarëve dhe fuqive të tyre. Bektash Cakrani qëndroi në vend dhe nuk për-paroi, ndërsa Hysni Toska luftoi trimërisht, duke lënë mjaft të vrarë, midis të cilëve Riza dhe Godo Hekalin, që të dy nipërit e Rrapo Hekalit. Kryengritësit më 12 korrik 1914 e pushtuan Beratin dhe Fierin që bombardohej prej Bektash Cakranit. Në Berat u ekzekutuan prej rebelëve tre patri-otë: kapiten Baki Gjebrea, Hajredin Fratari dhe Ismail Klosi. Berati më 13 gusht u pushtua prapë prej emigrantëve të Korçës e të Gjirokastrës. Në këtë luftë ka marrë pjesë edhe Çerçis Topulli, por më 19 gusht qyteti u ripush-tua prej rebelëve, të cilët zunë Vjosën dhe bënë përgatitje për të hyrë në Vlorë.

    Kryengritja “Vorio-Epirote”

    Për organizimin e xhandarmarisë shqiptare ishte caktuar nga Konferenca e Londrës dhe kishte ardhur në Shqipëri një mision ushtarak holandez nën kryesinë e gjeneral Dewerit, me nënkryetar kolonel Thomson. Në përbërje të misionit kishte dhe oficerë të tjerë të gradave të ndryshme. Këta oficerë, në bashkëpunm me oficerët shqiptarë, organizuan xhandarmërinë për viset e lira dhe njëkohësisht, në parashikim të çlirimit të viseve që ende mbaheshin nga grekët e serbët, pregatitën nga një batalion për çdo prefekturë. Për Korçën e Gjirokastrën batalionet komandoheshin përkatësisht nga major Mustafa Aranitasi dhe major Ismail Haki Tatzati. Kur qeveria greke vendosi, e shtrënguar nga Fuqitë e Mëdha që kishin cak-tuar kufijt e Shqipërisë, të tërheqë fuqitë e saj të okupacionit nga Korça dhe Gjirokastra, qev- eria shqiptare nisi batalionet e saj të xhandar-marisë, bashkë me prefektët e kryetarët e zyrave të paracaktuara, për të marrë në dorëz-im të rregullt ato prefektura. Dorëzimi i rreg-ullt u bë për Korçën, Ersekën, Tepelenën, një pjesë të Dangëllisë, Këlcyrën dhe një pjesë të Kurveleshit. Nga mesi i marsit qeveria shqiptare dërgoi 300 xhandarë nën komandën e Mustafa Spatharës me dy oficerë holandezë, që marshuan nga Opari për Voskopojë e Korçë. Ushtëria greke e dorëzoi Korçën dhe u nis për në Bilisht e kufi. Por grekët në Korçë filluan të vënë në zbatim planin e kryengritjes që kishin përgatitur më parë, dhe, më 2 prill 1914, në Korçë plasi kryengritja e organizuar nga agjenti grek Jakovi, dhespot i Korçës, dhe nga këshilli I Metropolisë. Ky plan u vu në zbatim nga vull-netarët grekomanë të qytetit e të fushës, nën komandën e kapedan Sulos, si edhe prej ushtarëve grekë të fshehur në Korçë, të cilët zunë pozitat më me rëndësi të qytetit. Përnjëherësh u dha kushtrimi ndër fshatra, në të cilat patriotët filluan të grumbulloheshin e të organizoheshin. Forcat e Kajo Kapedanit u vendosën nën vreshtat e Korçës, ku shpartallu-an fuqitë e Jorgji Bushos, ish-deputeti I Serfixhës në parlamentin otoman, të cilat po marshonin për në qytet. Nga ana tjetër, fshatarët e Mborjës, në Grykën e Mborjes, shkatërruan fuqinë e doktor Harisjadhit (korçar) të përbërë prej 400 vetash. Kështu qyteti u çlirua dhe dhespoti me këshillin e Metropolisë u transferuan në Elbasan. Nacionalistët ekstremistë të Korçës, të egër-suar nga tradhëtia e grekomanëve të Korçës, deshën të digjnin qytetin, por ndërhyrja dhe gjakftohtësia e Abdyl Ypit e shpëtoi qytetin nga rreziku i zjarrit. Fuqitë kombëtare shkelën Devollin, Arrzën, Nikolicën e Dardhën. Major Ismail Haki Tatzati e bëri Hoçishtin qendër veprimi. Bilishti mbeti në duar të grekëve.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  12. #12
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Kush kërkonte autonomi vorio-epirote

    Qeveria greke ishte tërhequr nga qytetet e Shqipërisë, sipas mar-rëveshjes së Londrës, por kishte lënë prapa njësi që punonin për të dhe që ngritën armët kundër trupave të Qeverisë shqiptare

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (11)




    Në Korçë u stabilizua administrata me prefekt Pandeli Vangjelin, me ndih-mësprefekt Abdyl Ypin, me kryetar gjyqi avokat Kasnecin (himariot), me shef të poli-cisë Themistokli Gërmenjin dhe me komisar policie Hysen Nikolicën. Kur vazhdonte ky dorëzim i rregullt, por qëllimisht i ngadal-shëm nga grekë, doli në skenë autonomia vorio-epirote. Komanda greke pezullon dorëzimin e vendeve të tjerë me pretekst se, pasi populli i atyre vendeve shpalli autonom-inë, ajo nuk kishte mundësi që t’i impononte atij bashkimin dhe nënshtrimin ndaj Qeverisë shqiptare, prandaj ajo (ushtria greke) tërhiqet në kufijtë e caktuar nga Konferenca e Londrës dhe lë Qeverinë shqiptare të rregullojë vetë punët me qever-inë e autonomisë vorio-epirote. Kjo gjendje shkaktoi që Shqipëria të përdorë armët jo vetëm për të liruar pjesën tjetër të tokës së saj, por edhe për të mbrojtur ato që i kishte marrë në dorëzim të rregullt nga ushtria greke, duke derdhur gjakun e bijve të saj. Xhandarmëria shqiptare, pasi mori në dorëz-im Ersekën, në bazë të marrëveshjes me komandën greke të dorëzimit suksesiv të vendeve që po okuponte, u nis për të marrë në dorëzim edhe Leskovikun. Por, kur ajo arriti në afërsitë e Leskovikut, u prit befas me zjarr nga fuqitë e qeverisë vorio-epirote, të cilat, sipas vendimit të qeverisë së tyre, nuk i bindeshin vendimit të Konferencës së Londrës për bashkimin me Shqipërinë të prefekturave të Korçës dhe të Gjirokastrës. Kjo qeveri kërkonte bashkimin me Greqinë ose të paktën një autonomi të atillë që ishte barazi me bashkimin me Greqinë, duke mbështetur kërkesat e saj, veç të tjerave, me pretendimin se gjoja shumica e popullsisë së dy prefekturave (Korçë e Gjirokastër) për bëhet nga të krishterë, pra sipas thënies greke “pan orthodhoksos kristianos ine eli-nos”, nga grekët. Kjo formë qeverie ishte ngrehur nga Qeveria greke, vënë në veprim prej saj e paguar po nga e njëjta, e përkrahur politikisht dhe ushtarak- isht po prej saj. Vetë kryetari i qeverisë ishte ish-prefekti I Greqisë me kombësi shqiptare nga Qestorati, ministri i Brendshëm ishte majori i xhandarmërisë greke me kombësi shqiptare nga Nivicë-Bubari. Xhandarmëria shqiptare që do të merrte në dorëzim Leskovikun përbëhej prej një kom-panie (afro 120 veta). Gjindur para një situ-ate të papritur dhe duke pasur përballë fuqi shumë më të mëdha dhe më me shumë mjete, ajo pas një përpjekjeje të ashpër, duke lënë rreth 20 të vrarë, ndër të cilët Qani bej Starjen dhe disa të tjerë të plagosur, u detyrua të tër iqet bashkë me fuqitë vull-netare, që i kishin ardhur në ndihmë qysh në krismat e para të pushkëve, për në vijën Gërmenj-Radom, me qëllim që të pengonte përparimin e fuqive vorio-epirote dhe të mer-rte udhëzime të reja mbi gjendjen e krijuar. Fuqitë e autonomisë përbëheshin prej repartesh jorollohite (kompani të shenjta), të cilët ishin rekrutuar nga të krishterët vendës, të inkuadruara, të stërvitura të armatosura dhe të pajisjura nga qeveria dhe oficerë të ushtrisë së rregullt greke qysh më parë. Andarët (komitat) ishin trupa të quaj-tura vullnetare, të përbëra nga çeta kreyengritëse të Epirit, Maqedonisë e Kretës, që kishin luftuar në kohën e Turqisë dhe tani mbaheshin të rezervuar për çdo lloj aventure. Veç këtyre, ndër repartet andarte bënin pjesë edhe reparte të ushtrisë së rreg- ullt greke, që ajo i kishte lënë qëllimisht në vend dhe që formalisht i kishte deklaruar si dezertorë. Edhe këta, si të tjerët, ishin të pajisur e armatosur gjer në dhëmbë. E njëjta gjë ndodhi edhe me xhandarmërinë e Gjirokastrës, e cila, e nisur nga Tepelena për të marrë në dorëzim atë qytet, u ndesh në afërsitë e Hanit të Subashit, si edhe me forcat e xhandarmërisë të destinuara për Përmetin, të ndaluara përtej Këlcyrës nga fuqi të njëllojta vorio-epirote. Edhe këtu xhandarmëria shqiptare u detyrua të tërhiqet dhe e riforcuar me vullnetarë të mbrohet afërsisht në vijën Hani Vjosë –Hormovë e Shtepëz. Kështu filloi ndeshja e parë e armatosur ndërmjet shqiptarëve dhe trupave të autonomisë verio-epirote, me pasoja shumë të hidhura për popullin shqiptar, i cili gjatë periudhës së luftimeve të mëpastajshme, tre-goi një vetmohim, trimëri e guxim, në rrethana shumë të vështira për bashkimin e truallit të tij të gjymtuar dhe për vëllazërim-in e elementëve fetarë që e përbënin. Në prill të vitit 1914, xhandarmëria shqiptare ish riforcuar me reparte vull-netare, të përbëra nga disa vende të Shqipërisë e sidomos nga popullsia vendase të entuziazmuara por të çrregullta, të padisi-plinuara e veçanërisht të papajisura, ngaqë u mungonin municionet dhe ushqimi. Por mungesa më e madhe ish ajo e komandës drejtuese dhe bashkërenduese. Me gjithë këto mungesa, u vendos të ndërmerret një ofensivë e përgjithshme. Qëllimi i kësaj ofen-sive ishte likuidimi i autonomisë verio-epirote dhe çlirimi i vendeve që ende ishin nën pushtetin e saj. Objektivi kryesor ishte Gjirokastra, qendër e Qeverisë vorio-epirote, pasi mendohej se me marrjen e saj çdo rezistencë e hapët dhe bashkë me të edhe ekzistenca e autonomisë vetë do të merrte fund. Kështu ofensiva filloi në shumë drejtime. Kryesorja ishte ajo Tepelenë - Gjirokastër e ndihmuar nga ofensiva Labovë - Libohovë. Të tjerat ishin Kuç - Himarë, Qafa e Skërficës - Delvinë, Këlcyrë -Përmet –Frashër - Leskovik dhe Gërmënj - Leskovik. Nga të gjitha këto vetëm ajo e Manastirit të Cepos - Gjirokastër dhe ajo e Qafës së Skërficës - Delvinë gati ia mbërrinë qëllimit. Pararojat e të parës arritën në lumin Viru 1 dhe të së dytës në lagjen Rusant të Delvinës. Kolonat e tjera patën disa suksese të vogla dhe shumë shpejt u detyruan të ndalojnë përparimin. Nga këto suksese fillestare të armëve shqiptare, që shkaktuan shpartallimin e for-cave të autonomisë, qeveria autonome për-gatitej e bëhej gati të ikte; një pjesë e popull-sisë grekofone filloi të emigrojë për në Janinë, në Korfu e gjetkë. Qeveria greke ishte edhe ajo e preokupuar nga sukseset e shqiptarëve, që vinin në rrezik gjithë planin e saj të shkëputjes së Epirit nga Shqipëria. Për atë arsye vendosi të dërgojë me shpejtësi të madhe, në ndihmë të Qeverisë autonome trupat e rregullta të Divizionit të Janinës, duke i deklaruar ato si të arratisura. Këto trupa mbërritën me shpejtësi në ballë të fronteve dhe pas disa përpjekjeve mundën të zbythnin trupat shqiptare, që siç është thënë konsistonin në pak xhandarmë dhe shumica bashibozukë të cilat ristabilizuan frontin në vijat e mëparshme të nisjes.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  13. #13
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Si përfundoi lufta me grekët

    Rasti i pritur nga grekërit nuk vonoi. Në Shqipërinë e Mesme plasi kryengritja esadiste kundër Vidit dhe Qeverisë kombëtare. Fuqitë kom-bëtare që ishin në ballë të luftës kundër grekëve u ndodhën të pabaza

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (12)



    Për pak kohë lufta sikur u pre, ngaqë Qeveria shqiptare hyri në bisedime me ata të autonomisë në Korfu për të gjetur një zgjidhje paqësore të çështjes së Epirit. Ndër këto kohë grekët përgatiteshin, në rast dështimi të tratativave të Korfuzit ose në rastin oportun, të merrnin ofensivën për të riokupuar gjithë pjesën tjetër të Epirit që ishte në dorën e shqiptarëve, e të arrinin vijën Llogara - Salari - Qafa e Kiçokut - Ostrovcë e Maliq. Rasti i pritur nga grekërit nuk vonoi. Në Shqipërinë e Mesme plasi kryengritja esadiste kundër Vidit dhe Qeverisë kom-bëtare. Kjo u përhap pak nga pak, aq sa fuqitë rebele arritën të okuponin Beratin, Elbasanin, Pogradecin e tjerë dhe të kërcënonin Vlorën, të cilën e okupuan pas pak ditësh. Fuqitë kombëtare që ishin në ballë të luftës kundër grekëve u ndodhën të pabaza; jo vetëm që nuk kishin ndihmë nga prapa, por ishin në rrezik të sulmoheshin edhe nga rebelët, të cilët përkrahnin rivendikimet greke, duke i quajtur nacionalistë si të pafe dhe shkakëtarë të shkëputjes së Shqipërisë nga Baba Dovleti, për ribashkimin me të cilin ata luftonin. Në këto rrethana grekët ndërmorën ofensivën në të gjithë ballin. Fuqitë shqiptare, duke u ndodhur përpara presionit grek dhe duke u kërcënuar mbrapa nga rebelët e në disa vende duke u goditur prej tyre, u shpartalluan dhe morën udhën për shpëtimin e tyre dhe të familjeve që iknin “kush mund të iki më shumë”. Largoheshin për në krahinat e Vlorës, Mallakastrës, Beratit në panik të madh. Grekërit përparonin vazhdimisht, të penguar vende-vende nga shqiptarët që kërkonin të përfitonin kohë për largimin e familjeve të tyre, që iknin vetëm me ç’kishin veshur e mbathur në trup. Përparimi i grekëve bëhej në mënyrën më të egër që kish parë bota para invazioneve barbare. Ata përparonin duke pasur në njërën dorë urën e zjarrit dhe në tjetrën thikën e mprehur. Dogjën gjithçka që ishte e shqiptarëve myslimanë, vranë gjithë ata që nuk patën mundësi të largoheshin me kohë, pa dallim seksi e moshe. Njëkohësisht,
    me vrasjet dhe djegiet e myslimanëve, u përf-shinë edhe të krishterët e Frashërit dhe të atyre fshatrave që kishin bërë çështje të për-bashkët me vëllezërit e tyre myslimanë. Gjithë kasollat e katundet që ndodheshin me parë të çliruara, u bënë shkrumb e hi me ç’k-ishin brenda, bagëti e sende të tjera që u gjetën u grabitën. Janë për t’u shënuar masakrat e Panaritit. Fshatarët myslimanë të Panaritit, për të shpëtuar, ikën nga fshati dhe kaluan nëpër Backë, brenda në Skrapar. Bashkë me një nga agallarët e Panaritit, që u largua me dhentë e tij, qe edhe Stefan Panariti me bagëtinë e tij. Më vonë kthehet Stefani dhe grekët e bindën këtë që t’i shkruante agajt që të kthehej edhe ai, pasi grekët siguronin lirinë dhe jetën e tyre. Agaj beson dhe kthehet. Edhe nga populli kthehen ata që e njihnin veten jo të kompro-mentuar. Por një natë i marrin burrat dhe I vrasin ndër afërsitë e Grabockës dhe të Melckës, ashtu i masakrojnë edhe gratë e fëmijët. Këto masakra bëhen prej kapedan Stratosit. Patrioti i vjetër Harri Panariti, bashkë me një patriot tjetër nga Treska, shkruajnë në Amerikë mbi ngjarjet tragjike të Panaritit dhe me këtë lajmërim erdhi një komision i huaj prej dy vetash për hetime. Stefan Panariti nuk e thirri aganë panaritas me qëllim tradhëtie. Për këtë dëshmuan edhe tre të krishterë panaritas përpara qeverisë greke në Janinë. U konstatua se heroi i kësaj tragjedie qe kapedan Stratosi. Edhe Harri Panariti, për shkak se lajmëroi miqt e tij në Amerikë, u dërgua në Janinë nga u lirua vetëm mbas 6 muajsh burgimi madje në sajë të një mijë frangave ari që pagoi në dorë. Kështu mori fund hëpërhë përpjekja për lir-imin e prefekturave të Korçës e të Gjirokastrës. Grekët ia mbërritën qëllimit të tyre duke zënë vijën Llogara - Salari - Qafa e Kiçokut –Ostrovicë - Maliq.

    Përçarjet që i bënin të huajt, shqiptarët nuk i kuptonin

    Xhonturqit duke zbatuar parimin “Përçaj e sundo”, nxisnin shqiptarët e besimeve të ndryshme kundër njëri-tjetrit me çfarëdo mënyre. Për sa u përket ortodoksëve, I shtynin të bënin çështje të përbashkëta me grekërit si bashkëfetarë që ishin. Myslimanët i afronin duke u dhënë ndonjë nëpunësi e tjera. Kështu xhonturqit ia arritën qëllimit të tyre deri diku dhe për një kohë pak a shumë të gjatë. Kundërshtimet e para ndërmjet ortodoksëve e myslimanëve me kohë u transformuan në mëri e më vonë në armiqësi reciproke. Ky hen-dek i madh që u hap ndërmjet të krishterëve e myslimanëve nga armiku i përbashkët, nuk u kuptua dot shpejt nga shqiptarët e i shkak-toi dëme të mëdha kombit duke pasur si rrjed-him, ndër të tjera, shkombëtarizimin e qindra mijëra shqiptarëve ortodoksë e ky proces vazhdon edhe sot në Arbëri (shqiptarët e Greqisë). Me Rilindjen Kombëtare, si rilindasve ashtu edhe pasardhësve të tyre u është dashur mund i madh, kohë e sakrifica për të mbushur hendekun e ndasisë që kishin hapur të huajt. Në këtë rrugë të ndasisë, Fanari (Patrikana e Stambollit) e më pastaj edhe qeveritarët grekë kanë qenë më të zellshëm se turqit. Tentativa serbe me Arif Hiqmetin Në fillim të vitit 1914 serbët tërhiqen nga Dibra, të imponuar nga Fuqitë e Mëdha, dhe vijën e demarkacionit e vënë afër qytetit të Dibrës. Atëherë populli dibran i emigruar u kthye në vendin e vet duke e gjetur atë të transformuar në shkrumb e hi. Me ardhjen e Vidit në Shqipëri, edhe në Dibër u formua qeveria lokale dhe si prefekt I Qarkut emërtohet Jusuf Hipen Agolli. U for-mua dhe xhandarmëria e vendit duke pasur, si shenjë dalluese, një shirit kuq e zi në krah, të cilët (xhandarët) populli ende i thirrte zapite. Serbët donin të formonin një qeveri të tipit të Zografosit, që të përfshinte Dibrën e Matin, duke futur në dorë Qafën e Murrës, atë të Bullit dhe Shkallën e Lumnikut, që kishin një rëndësi të madhe strategjike. Pashiqit, kryeministrit serb, i duhej një vegël që ta për-dorte për këtë qëllim të cilin e gjeti në person-in e Arif Hiqmetit, shqiptar prej Kumanove, një tip i zgjuar dhe aventurier i klasit të parë. Ky ka qenë 2-3 vjet rresht sekretar I Prefekturës së Dibrës para Luftës Ballkanike
    dhe më 1905-1906 ishte sekretar i tretë I Hysen Hilmi Pashës, inspektorit të përgjithshëm të tre vilajeteve dhe kryetarit të komisionit që përfaqësonte Fuqitë e Mëdha për reforma në Maqedoni. Këtë person e kam njohur në atë kohë në Manastir, dhe kam vënë re se nuk ka pasur aspak ndenja patri-otike. Arif Hiqmeti në Dibër, nuk gjeti as më të voglën përkrahje. Vetëm me anën e shumë të hollave mundi të bëjë vegël familjen Lleshi, Halit e Liman Lleshi, si dhe një farë Ismail Lazri, një tip tjetër të zgjuar. Me ndihmën e këtyre dhe me sasi shumë të mëdha të hol-lash, mundi të blejë tek-tuk njerëz në disa fshatra të Dibrës. Qeveria serbe qëndronte prapa perdës, duke dashur të tregohet se gjoja nuk përzihet në këto punë. Halit Lleshi pasurohet mjaft dhe duke pasur përkrahjen e fuqisë armike mundi të bëjë për vehte një pjesë të vogël të popullit dhe kështu del në shesh një parti kundërshtare me Arif Hiqmetin në krye. Ky me këtë pakicë, I përkahur nga armiku, mundi ta pushtojë gjithë Dibrën dhe posa kaloi vijën e demarka-cionit fillon lufta, së pari me xhandarmërinë lokale, të cilës i vinë në ndihmë patriotët dibranë. Kështu fillon lufta civile e cila vazh-doi 3-4 muaj. Arif Hiqmeti një ditë duke shkuar prej Dibre në Shkup, pranë fshatit Zharmonic të Rekës, u vra prej një grupi patriotësh dibranë të për-bërë nga Hasan Pallanza, Izet Maqellari, Maliq Kërçishti, Qamil Daci, etj. Lufta mori fund me fitoren e patriotëve dibranë dhe me vrasjen e A. Hiqmetit, grupi I tij u shkatërrua krejt. Pas vrasjes së A. Hiqmetit qeveria serbe dër-goi po me atë mision një farë Xhemal Kosturi dhe Nikoll Kërçishtin, por edhe këta të dy fal-imentuan në misionet e tyre.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  14. #14
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Organizata revolucionare "Krahu kombëtar"

    Kjo organizatë, pas largimit të Vidit, kur shumica e madhe e nacionalistëve u grumbullua në Shkodër, atje u zgjerua më mirë dhe siç do të shihet më vonë ajo është bërë promotorja e të gjitha lëvizjeve kombëtare në stabilizimin e shtetit të ri më 1924

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (13)

    Në kohën e mbretërimit të Vidit, në Durrës ishte mbledhur pjesa më e madhe e patri-otëve shqiptarë, që gjendeshin në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, ndër vendet e ndryshme të botës, me qëllim që gjithsecili të jepte kontributin e tij për të stabilizuar shtetin e ri shqiptar. Këta idealistë, në shu-micë të rinj e me plot entuziazëm, jo vetëm që nuk e njihnin popullin dhe zakonet e tij, por nuk njihnin as edhe njëri-tjetrin. Pra, për t’u njohur më afër e më mirë, sidomos në punë e sipër, dhe për të transformuar fuqitë individuale në një fuqi kolektive të orga-nizuar mirë e të disiplinuar, u shfaq nevoja e domosdoshme të formohej një organizatë politiko-revolucionare e fshehtë me emrin “Krahu kombëtar”, e cila përfshinte gjithë nacionalistët e asaj kohe, pleq e të rinj, civilë e ushtarakë.
    Kjo organizatë, pas largimit të Vidit, kur shumica e madhe e nacionalistëve u grum bullua në Shkodër, atje u zgjerua më mirë dhe siç do të shihet më vonë ajo është bërë promotorja e të gjitha lëvizjeve kombëtare në stabilizimin e shtetit të ri më 1924. Me okupimin e Vlorës prej rebelëve (në atë kohë u ndodha atje i ardhur nga Durrësi për të takuar familjen time në ullishtet e Vlorës, të emigruar nga Kolonja e djegur prej grekëve, dhe mezi shpëtova nga ndjekjet e komisarit të policisë rebele, Shero Eminit, duke arritur të merrja vaporin e fundit për Durrës), gjithë Shqipëria e Mesme dhe viset deri te Ura e Maliqit hynë nën juridiksionin e sistemit qeveritar të tyre. Ata ushtarak-isht u organizuan dhe u forcuan aq mirë, saqë qeveria e Vidit nuk qe në gjendje të për-ballonte rrezikun që i kërcënohej prej tyre. Gjashtë Fuqitë e Mëdha, që kishin krijuar e garantuar shtetin e ri, kishin hyrë në luftë kundër njëri-tjetrit. Shtetin e ri e kishin ndihmuar financiarisht Austria me Italinë dhe tani nuk do të mund ta ndihmonin më. Pra në këto kushte të brendshme e të jashtme, Vidi, qeveria dhe përkrahësit e tij, kurrsesi nuk mund t’i bënin ballë situatës, ndaj, i këshilluar nga Austria, më 3 shtator 1914, Vidi u largua nga Shqipëria. Një pjesë e patriotëve shqiptarë emigrantë jashtë Shqipërisë, ndërsa pjesa më e madhe, me të cilët kam qenë edhe vetë, shkoi e u strehua në Shkodër.

    Çka e shkaktoi këtë tragjedi

    Cilat janë shkaqet e kësaj tragjedie që u luajt mbi kurriz të këtij populli të vogël e të dobët? Këto janë të brendshme e të jashtme.

    Shkaqet e brendshme

    Shqipëria, me vendimin e gjithë Fuqive të Mëdha, në Konferencën e Londrës, u krijua si shtet i pavarur, por në realitet populli shqiptar politikisht ka qenë i papërgatitur për një pavarësi të tillë. Megjithë që në shpirtin e popullit ndjenja e pavarësisë gjithnjë ka ekzistuar dhe bile ka qenë e zhvilluar në një mënyrë të theksuar, ajo ka qenë disi primitive, individuale e deri diku krahinore dhe joracionale e kombëtare që t’I përshtatej kushteve dhe kërkesave të kohës. Ndërgjegjja kombëtare, elementi më krye-sor për pavarësinë e një kombi, ka qenë e paformuar në popullin shqiptar, mbasi poli-tika e çkombëtarizimit turk ka krijuar gjith-farë vështirësi për ta lënë atë në një letargji mesjetare. Duke e ndaluar atë të lartësohej në nivelin e popujve fqinj, xhonturqit besonin se ia zhduknin mundësitë e pavarë-sisë së tij, e cila do të qe një shembull vdek-jeprurës për të ardhmen e Perandorisë Otomane. Për turqit e vjetër e të rij greqizimi e sllaviz-mi i shqiptarëve ortodoksë, me anë të kishës e shkollës, ka qenë më i preferueshëm sesa që ata të bëheshin shqiptarë të mirë dhe, nën një administratë të përshtatshme e në interes të dy palëve, të preferonin të jetonin me Turqinë derisa të fitonin pjekurinë e tyre për pavarësi. Përveç politikës çkombëtarizuese të turqve, populli shqiptar, për arsye topografike të vendit, i ndarë në krahina të shkëputura nga njëra-tjetra, ka bërë një jetë të veçuar e si pasojë shumë të dëmshme për të ardhmen e tij. Nga ana e tjetër, populli shqiptar gjatë historisë së tij ka pësuar edhe ndryshime të tjera shoqërore në ndryshimin e besimeve, gjë që e ka vështirësuar edhe më tepër pro-cesin e formimit të ndërgjegjes kombëtare. Perandoria Otomane ka qenë e bazuar në fe e jo në kombësi si ajo e Austro-Hungarisë. Në të cilën myslimanët shqiptarë në teori kanë gëzuar më tepër të drejta se të krishterët. Çdo shqiptarit muhamedan, si individ, i njihej çdo e drejtë që kishte edhe një turk, ndërsa, si kombësi, nuk i njihej asnjë e drejtë. Në realitet vetëm një pjesë e vogël e shqip-tarëve muhamedanë ka fituar pozita me rëndësi dhe ka siguruar pasuria kolosale, duke u bërë vega e sulltanëve dhe duke u bërë atyre shërbime të mëdha. Këta kanë arrirë të shtojnë pasuritë e tyre me anë të grabitjeve e të shfrytëzimeve që i kanë bërë popullit. Këta krerë, me mjetet ekonomike që kanë disponuar, kanë mundur të krijojnë pozita të privilegjuara në përgjithësi në dëm të popullit. Ndërsa shumica dërrmuese e popullit mysliman, përveç të drejtës që të bëhej xhandar për të lënë kokën në ndjekjen e hajdutëve, ka pasur detyrime gjithfarëshe (përveç pjesës malore të Shqipërisë së Veriut), si pagesa ashtu edhe shërbime ushtarake shumëvjeçare, duke lënë eshtrat ndër lufta e sidomos ndër kryengritjet e shpeshta në shkretëtirat e Arabisë. Për shqiptarët myslimanë emigrimi jashtë perandorisë ka qenë i ndaluar, gjë që ata I ka privuar nga fitimet materiale e sidomos morale që rrjedhin nga emigracioni duke qenë në kontakt me botën e jashtme.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  15. #15
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Fuqitë e jashtme copëtuan Shqipërinë, Princ Vidi largohet

    Mbasi edhe Fuqitë e Mëdha që krijuan shtetin e ri hynë në luftë me njëri-tjetrin, në këto kushte Vidi dhe qeveria e tij ishte e pamundur të qëndronte në fuqi dhe, mbas këshillës së Qeverisë austriake ai, më 3 shtator 1914, u largua nga Shqipëria dhe kryengritësit më 5 shtator, pas dy ditësh, hynë në Durrës

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (15)


    Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës më 1913, në çështjen shqiptare u ndanë më dysh: Austria me Italinë, që përkrahnin rivendikimet shqiptare të bazuara në të drej-tat e popujve, duke ia mbështetur Shqipërisë të gjitha viset që kanë qenë në shumicë të banuara nga shqiptarë; dhe, nga ana tjetër, Rusia me Francën, që, të bazuara mbi të drejtat historike, kërkonin Shkodrën për Malin e Zi, Kosovën dhe një dalje në Shqipërinë e Mesme në Adriatik për Serbinë, si edhe në Jug, rivendikimet greke në emër të Kishës ortodokse mbi Epirin, Korçën dhe Gjirokastrën shqiptare. Si në krijimin e shtetit ashtu dhe në caktimin e kufive nuk u pyet populli shqiptar. Këta kufij u caktuan në bazë të politikës së ekuilibrit e jo mbi parimin e të drejtave. Rusia dhe Franca I kënaqën aspiratat greko-serbo-malazeze duke grabitur krahinat më pjellore e të begatshme të Shqipërisë, Kosovën e Çamërinë. Nga ana tjetër, ato pranuan Shqipërinë e 1913-s, me mundësi të pam-jaftueshme ekonomike, të cilën e krijuan me qëllim që ta shkatërronin me rastin më të parë, me ardhjen e Vidit në Shqipëri. Lufta midis dy blloqeve u egërsua edhe më tepër, duke dashur çdo anë, si Antanta, si Tripalëshi, të tërhiqnin Greqinë në orbitën e tyre. Dhe që të dy palët, për t’u treguar dashamirës ndaj Greqisë, bile edhe Italia me Austrinë, bënë presion në qeverinë shqiptare që të nënshkruajë protokollin e Korfuzit më 23 qershor 1914, të cilin ajo e refuzoi kate-gorikisht kur ndodhej ndër kushte të favor-shme. Austria përkrahte Vidin, shumicën e bejlerëve dhe nacionalistët, ndërsa ana tjetër, Franca me Rusinë, përkrahte Esatin, për ta bërë atë kryetar shteti në një Shqipëri mohamedane, midis Vjosës e lumit të Matit, duke kënaqur me këtë rast edhe aspiratat greko-serbo-malazeze. Italia ka përkrahur, përkundra Austrisë, si Esatin ashtu edhe Ehli Kijamin. Populli I Shqipërisë së Mesme, i nxitur dhe i fana-tizuar prej propagandave esadiste, turkofile e xhonturke u hodh në një luftë pa rezervë kundër shtetit të ri, kundër Vidit, për t’u bashkuar përsëri me Turqinë ose të paktën për një mbret myslyman. Kjo kryengritje u bë në një kohë kur grekërit sulmuan Korçën e Gjirokastrën, duke e lënë popullin e Jugut
    midis dy zjarreve e duke shkaktuar djegjen e qindra fshatarëve të dy krahinave më të lulëzuara të Shqipërisë. Të gjitha masat që mori qeveria e Vidit për shtypjen e kryengritjes dështuan. Ky dësh-tim u shkaktua, më tepër se nga tradhtia, nga paaftësia e krerëve, nga mungesa e orga-nizimit, të disiplinës dhe të vendosmërisë së luftëtarëve pa një ideal e nga ana tjetër mbasi edhe xhandarmaria, e organizuar nga misioni ushtarak holandez dhe fuqitë civile të pajisura me një ideal patriotik, ishin të angazhuar në luftën kundër grekëve. Prandaj, rebelët, të fanatizuar e të disiplin-uar, shpartalluan fuqitë qeveritare dhe bren-da pak kohe shkelën Shqipërinë e Mesme deri në Vlorë, Berat e Maliq. Kështu që pop-ulli shqiptar, i përbërë, në atë kohë, prej një pakice patriotësh e intelektualësh, prej një parie në përgjithësi të korruptuar e prej një mase të pazhvilluar, nuk ka qenë as në gjendje as edhe iu dha kohë për t’iu përsh-tatur gjendjes së krijuar me shtetin e ri që t’I bëjë ballë koalicionit të armiqve të jashtëm e të brendshëm. Mbasi edhe Fuqitë e Mëdha që krijuan shtetin e ri hynë në luftë me njëri-tjetrin, në këto kushte Vidi dhe qeveria e tij ishte e pamundur të qëndronte në fuqi dhe, mbas këshillës së qeverisë austriake ai, më 3 shta-tor 1914, u largua nga Shqipëria dhe kryengritësit më 5 shtator, pas dy ditësh, hynë në Durrës.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  16. #16
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Luftërat esado-rebele

    Esati siguron ndihmën e mu atyre vendeve që ishin armike të Shqipërisë dhe niset ta pushtojë Shqipërinë e Mesme. Në këtë luftë përkrahej vazhdimisht nga Italia, Franca, Greqia e Serbia

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (16)

    Esati, më 18 gusht 1914, niset nga Napoli për Paris, ku u mor vesh me Qeverinë franceze për të hyrë në luftë kundër Qeverive Qendrore. Më vonë shkon në Athinë ku pasi merret vesh me Qeverinë greke kalon në Serbi. Dhe atje, me mar-rëveshjen që bëri me Pashiqin dhe me armiqtë e Shqipërisë, e mbylli ciklin e mar-rëveshjeve në bazë të të cilave siguron ndih-mën e qeverive në fjalë dhe, për t’i vënë në jetë planet e tij, kalon në Selanik. Këtu, me ndërmjetësinë e prefektit serb të Dibrës dhe me korrespondencë, u mor vesh me një pjesë të krerëve të Dibrës. Këndej Drinit, Dibrën e kishte në dorë Jusuf bej Dohoçishti, i cili kishte organizuar një qev-eri autonome. Esati, pasi u mor vesh me këtë e me krerët e tjerë, erdhi në qytetin e Dibrës. Jusuf Beu kishte mbledhur 300 vullnetarë. Xhelal Zogolli dhe Ceno beji Golja nisen më 200 vetë prej Peshkopisë në Dibër, për ta përcjellë Esatin nga Dibra në Peshkopi. Rrugës afër Maqellarës, një grup nacional-istësh shqiptarë: Ramis Daci, Izet Maqellari, Maliq Kërçishti, Hasan Pallanza e të tjerë i bënë pritë për ta vrarë, por ana tjetër më e fuqishme, i shkuli nga prita edhe e çliroi rrugën. Esati në Peshkopi bëri një mbledhje. Një pjesë e krerëve qenë në disfavor të Esatit, pasi ky kishte ardhur në Shqipëri nga Jugosllavia, me të cilën ata gjithmonë kanë qenë në luftë. Nga ana tjetër, formoi një fuqi përmbi 3.000 vetash, i pagoi krerët sipas pozitave që kishin dhe u dha vullnetarëve nga dy napolona. Esati në Qafë të Murrës u nis për Mat. Zogu megjithse kishte refuzuar të merrte pjesë në këtë valle, bashkë me 30-40 veta nga paria e Matit i doli përpara në Qafë të Murrës. Pasi u përqafuan, Zotu priu dhe erdhën në Lis të Malit, në konakun e Kurt aga Kadisë. Zogu kishte me vete Shahin bej Dinon dhe Stavro Stavrin. U bënë bisedime midis Esatit dhe Zogut dhe i pari kërkoi pjesëmarjen e tij në këtë valle, por Zogu u përgjigj kështu: “Or, dajë, pasi I je nisur kësaj pune, unë po ngre duart dhe po them ishallah. Kur të marr vesh se i ke mbërrijt qëllimit do të them mashallah”. Esati u zemërua tepër nga kjo përgjigje, dha urdhër menjëherë të përgatitej fuqia e të vazhdonte rrugën. Por Zogu i tha men-jëherë: “Pas zakonit të shqiptarit, pasi kalove nga trojet tona, duhet të pishë kafen, prandaj sonte shkojmë në Burgajet”. Esati shkoi në burgajet, ku Zogu të gjithë fuqinë e tij e mbajti me shpenzimet e veta. Esati prapë u mundua ta bindë Zogun për të marrë pjesë, por ai e refuzoi kategorik-isht. Xhelal Zogu mblodhi 1000 matjanë dhe u bashkua me Esatin, por asnjë nga krerët e Matit nuk e kishte me vete. Shkuan në patin tek Çelajt dhe prej andej tek pazari I Urës për drekë. Këtu Mersin e Shaqir Dema ngrehin një pritë për ta vrarë, por daja i tyre Sheh Lula i Zerqanit e kuptoi komplotin e, si nipa të tij që i kishte, I përzuri nga prita. Esati erdhi në katundin Selitë e Keqe të malësisë së Tiranës. Të nesërmen marshoi mbi Tiranë dhe nga Shkalla e Tujanit zuri Qafën e Priskës, malin e Dajtit dhe malin e Shkallës. Pasi pushka filloi nga të gjitha anët ky, hipur kalit e përpara 500 vetave të zgjedhur, u nis drejt Shkallës. Në Grykë të Shkallës ndodhej me 500-600 veta Abdi Feza nga Bastari i Tiranës për ta kundër-shtuar Esatin. Por ky, në vend që ta kundërshtonte nga frika i ra ndër këmbë dhe i uroi mirëseardhjen. Esati, duke e vënë përpara kalit me fuqinë e tij u fut në Tiranë pa pushkë. Krerët e Ehli Kijamit u arratisën. Esati në Tiranë qëndroi tri ditë. Fuqinë e mbajti me shpenzimet e veta dhe vullnetarët, pasi u pagoi një rrogë, i drejtoi drejt Durrësit. Fuqia e tij, tek hani i Man Picarit, u ndesh me një fuqi të madhe rebele nën komandën e Man Picarit. Këta të fundit u shpartallu-an. Pengesa e dytë ishte Shijaku, ku sheh Hamdiu me popullin e Shijakut rezistonte si një fortesë. Esati me dinakërinë e tij të zakonshme, me anë të një delegacioni, mundi ta bindë sheh Hamdinë që të kërko-jë bashkëpunimin me Esatin. Kështu edhe Shijaku u kalua pa ndonjë rrezik. Lufta e fundit dhe më e ashpër u bë në Rushbull, ku populli i Shijakut dhe i Kavajës luftoi hero-ikisht, si dhe dibranët nga ana tjetër të cilët lanë 86 të vrarë që më në fund të hynë në Durrës, më 3 tetor 1914. Krerët e Ehli Kijamit, përveç sheh Hamdiut, Mustafa Ndroqit dhe Hoxhë Leçinit, mbetën të arratisur. Esati men- jëherë zgjodhi dhe mblodhi një senat, prej krerëve që dëshiroi ai vetë, në shtëpinë e Bumçit, dhe me kërcënimin e fuqive dibrane që i futi në Pallatin e Asamblesë, I detyroi ta zgjidhnin kryetar të Qeverisë së Shqipërisë së Mesme dhe komandant të përgjithshëm të ushtrisë. Esati i shpalli menjëherë luftë Austrisë. Formoi një qeveri të përbërë prej drejtorëve të përgjithshëm: vetë kryeministër dhe komandant i përgjithshëm, për Punë të Jashtme Shahin Dinon, për Financa Nexhat Libohovën; të Brendshëm Faik Kodrën (dibran) dhe komandant të ushtrisë Isuf bej Dibrën. Formoi menjëherë gjyqin politik me kryetar Xhelal Zogun, prokuror Ilia Llavdën (durrësak) dhe me hetues Hysen Myshqetan. Turqia hyri në luftë përkrah me Fuqitë Qendrore më 3 nëntor 1914 dhe me atë rast i shpalli luftë edhe Esatit, e si tradhtar gjyqi ushtarak otoman e dënon me vdekje. Me këtë rast, si turkofilët, ashtu edhe xhon-turqit, u kthyen kundër Esatit, por ky për të thyer rezistencën e tyre arrestoi shumë vetë, midis të cilëve Musa Qazimin dhe Haxhi Qamil Fezën. Por duke parë se këto arrestime nuk patën përfundimin e dëshiruar prej tij, ai i liroi, duke kërkuar kësaj radhe bashkëpunimin e tyre. Musa Qazimi e ka dashur këtë bashkëpunim, por nuk ka guxuar ta shfaqë. Edhe xhonturqit u kthyen kundër Esatit dhe e shpërndanë Komisionin e Haxhi Aliut që kishte shkuar në Stamboll për të kërkuar Burhanedhimin si mbret të Shqipërisë. Esati mbështetej në disa bejlerë e në fuqitë dibrane dhe nga ana tjetër në miqtë e tij të jashtëm grekë, serbë, malazez, Itali dhe Francë. Haxhi Qamili më 23 nëntor 1914 dogji Kullën e Pashës në çiflikun e tij në Laprakë, si edhe shtëpitë e tij në Tiranë. Sulmoi pas-taj Tiranën, përzuri fuqitë mercenare të Esatit nën komandën e Xhelal Zogut e të Dino Hoxhës. Në Tiranë H.Qamili dogji shtëpitë e bejlerëve e të agallarëve si të Murat, Refik e Fuat Toptanit, Isuf Elezit e të tjerë, shumica e të cilëve kanë qenë patri-otë. Si krerët turkofilë ashtu edhe xhonturqit u bashkuan me Haxhi Qamilin dhe më 6 nën-tor 1914 vendosën për ta luftuar Esatin. Esati u rrethua në Durrës dhe të gjitha viset që ndodheshin nën juridiksionin e tij hynë automatikisht nën sundimin e Ehli Kijamit. Në prill 1915, Durrësi sulmohej e bombar-dohej rreptë dhe e dendur, por edhe mbrojt-ja ka qenë e fortë. Për t’i shpëtuar rrethimit dhe për të hapur rrugën me Shqipërinë e Mesme e me Dibër, Esati me anë të Selanikut e të Jugosllavisë dërgoi Faik Kodrën në Dibër për të rekru-tuar një fuqi, që të vinte në Krujë dhe bashkë me fuqitë krutane të çlirojë Tiranën e viset e tjera të Shqipërisë së Mesme. Në Dibër si prefekt ndodhej Ceno Golja, I cili pregatiti një fuqi prej 2.000 vetash dhe I nisi për Krujë, ku u bashku me fuqitë kru-tane. Udhëheqësit e fuqive krutane kanë qenë: Sul Haka, Abaz Kupi dhe Hysen Kuqi. Në një mbledhje midis dy fuqive u vendos që të thërrasin Esatin që të vijë e të marrë pjesë në luftë personalisht. Më 24.12.1914 ai zbret në Sheldinzë dhe më 26 dhjetor shtabin e tij e vendosi në Tapizë, kurse pjesën më të madhe të fuqisë e ven-dosi në Zezë. Përballë fuqisë së Esatit, ana tjetër, nën komandën e Haxhi Qamilit dhe të Man Picarit, dërgon një fuqi prej 2000 vetash, fshatarë dhe qytetarë të Tiranës, e cila sulmoi fuqinë e Esatit në fshatin Zezë të Krujës dhe në luftimet që u bënë më 29 e 30 dhjetor atë e shpartalluan. Esati e mblodhi fuqinë e tij në Teqen e Krujës. Këtu në fjalimin që u mbajti krerëve u premtoi se do të shkonte në Durrës që t’u sillte ushqime dhe materiale lufte dhe i shpërndau. Dibranët u kthyen në Dibër, por në Qafë të Shtamës, me qëllim plaçkitjeje, u sulmuan prej krutanëve, ku u vranë 30 dibranë. Esati prej Shëllinze, me një barkë të Maliq Gjylit, me 200 dibranë u kthye në Durrës. Aleatët e jashtëm të Esatit, për të bërë pre-sione në favor të tij dhe për të detyruar rebelët të mbanin forca të mëdha ndër kufi-jtë e ndryshëm, vepruan në mënyrë të tillë që italianët nga ana e Vjosës, grekët me bandat epirote nga ana e Beratit dhe serbët nga ana e Pogradecit të bënin sulme të vazhdueshme.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  17. #17
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Esati merr Shqipërinë e Mesme falë ushtrisë serbe

    Më 10 qershor u bë lufta në Krabë ku, pas një përpjekjeje të përgjakshme, kryengritësit u thyen dhe ushtria serbe të nesërmen hyn në Tiranë. Kjo i dha rast Esatit të shtrijë sundimin në këto krahina dhe të shtjerë në dorë të gjithë krerët e Ehli Kijamit

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (17)

    Me hyrjen e Turqisë në luftë kundër Antantës, xhonturqit e ndryshuan politikën e vjetër dhe filluan të ndjekin një politikë proaustriake. Ata dërguan komisione të ndryshme në Shqipëri për të këshilluar kryengritësit që të kërkonin një Shqipëri më vete, bile të njihnin edhe Vidin si mbret. Komisioni i parë u dërgua me ish-kolonel Hajredin Pustinën e Hajri bej Jegenin, i dyti nën kryesinë e Fuat pashë Prishtinës dhe I treti prej Shefqet Pejës. Kjo politikë e xhon-turqve pati më tepër efekte të kundërta mbi kryengritësit. Haxhi Qamili, komandant i dalluar dhe me një influencë të madhe në fshatarësinë, bashkë me shokët e tij vendosën të ndjekin një politikë jo vetëm kundër Esatit, por edhe kundër gjithë klasës së bejlerëve, si dhe kundër Austrisë e xhonturqve. Pra kjo ishte periudha e dytë e kryengritjes. Haxhi Qamili në prill të 1915-ës bëhet komandanti i përgjithshëm. Ky ka qenë një fshatar i thjeshtë, trim dhe kundër shtypësve e grabitësve, por fanatik e injo-rant kundër pavarësisë së Shqipërisë dhe për bashkimin e Shqipërisë me Turqinë. Ai ka qenë kundër patriotëve, me një fjalë një fanatik i çmendur. Musa Qazimi e Haxhi Qamili, i pari kryetar i Këshillit të Përgjithshëm dhe, i dyti, komandant i përgjithshëm, kanë qenë në antagonizëm me njëri-tjetrin, për arsye se I pari ka qenë oportunist dhe mbrojtës i inter save të pjesës konservative; ndërsa i dyti mbrojtës i vendosur i vegjëlisë, i interesave të tyre dhe ithtar i akteve radikale. Serbia, e mundur në luftë, në bazë të mar-rëveshjes që kishte bërë më parë, kërkon rrugë kalimi nga Esati nëpër Shqipëri të Mesme. Fshehurazi vjen në Durrës koloneli serb Milutin Mishkoviq bashkë me Ceno Golen, Qamil Biçakun dhe Kadri bej Peqinin. Me pjesëmarrjen e konsullit serb, midis këtyre dhe Esatit u ribisedua dhe u përforcua marrëveshja e parë për t’i dhënë rrugë ushtërisë serbe. Ushtria serbe, për të siguruar kalimin e saj, më 20 qershor 1915, sulmoi nga Struga dhe Dibra. Disa divizione të armikut kaluan nëpër krahinë të Gollobordës për në Shqipëri të Mesme. Pjesa tjetër e ushtrisë serbe, që vinte prej Kosove, kërkonte rrugë nëpër luginën e Dibrës, por Elez Isufi nuk u dha rrugë dhe u detyruan të kthehen. Megjithatë, një divizion tenton të kalojë me forcë dhe kështu fillon një luftë e përgjak-shme në Grykën e Veleshicës - Kallë –Vleshë e Qafë e Trojakut. I gjithë divizioni prej 12.000 vetash u shfaros krejtësisht, mbasi Elezi kishte dhënë urdhër të mos merret asnjë rob. Mbi 2000 e ca të plagosur, që u gjetën në vendin e luftimit, u grumbul-luan në kazermat e Qafës Trojakut, mbasi mungonin mjetet e shërimit dhe furnizimet ushqimore nuk mund të vinin nga asnjë anë duke qenë se ishte dimër i madh, Elezi dha urdhër për zhdukjen e tyre në masë. I var-rosën në gropa të përbashkëta. Megjithëkëtë, për një pjesë të madhe të robërve, fshehurazi Elezit, u tregua mëshirë dhe u përcollën në Peshkopi të paprekur. (Fjalët tekstualisht të Elezit “Vritni serpat se bëjnë serpa të vegjël e na vinë prap në vendin tonë”). Për hakmarrje, komanda serbe në qytetin e Dibrës së Madhe në atë mbrëmje kapi dhe arrestoi kë gjeti pazarit, njerëz të pafajshëm, 1000 e ca veta i dërgoi në kazerma dhe i theri natën të gjithë. Në mëngjes ushtëria iku e la qytetin. Emrat e të masakruarve do të botohen në historinë lokale të Dibrës. Haxhi Qamili erdhi në kufi për t’i dalë për-para ushtrisë serbe që vinte nga Struga. I ndihmuar nga fshatarët e Quksit e të Pogradecit, ai u përlesh në Qukës me serbët. Mbas një luftimi fshatarët u tërhoqën. Kjo pati si rrjedhim të zbrazurit e Elbasanit. Haxhi Qamili, në kundërshtim me mendimet e Musa Qazimit, vendosi të lufto-jë. Atëherë Musa Qazimi, duke organizuar Qëndrën, njëkohësisht organizon një kom-plot kundër Haxhi Qamilit për ta zënë të gjallë. Ai mendonte se me dorëzimin e këtij të fundit serbëve, do të shpëtonte vetë. Në luftën vendimtare H.Qamili zuri Grykën e Peqinit ndërsa mbrojtja e Qafës së Krabës iu besua Musa Qazimit e Hamdi Zhegut. Më 10 qershor u bë lufta në Krabë ku, pas një përpjekjeje të përgjakshme, kryengritësit u thyen dhe ushtria serbe të nesërmen hyn në Tiranë. Kjo i dha rast Esatit të shtrijë sundimin në këto krahina dhe të shtjerë në dorë të gjithë krerët e Ehli Kijamit. Pesëdhjetë e dy veta prej tyre u dënuan me vdekje nga gjyqi politik. Në mes të tyre, Haxhi Qamili, Musa Qazimi, Abdullah e Mehmet Gjinali, oficer Ahmet Kavaja e të tjerë.
    Në këtë rast, kur i thanë Esatit se është mëkat të vriten gjithë këta njerëz, ai u përgjigj: “Me vrasjen e këtyre unë i bëj një shërbim Shqipërisë, pse, sikur të falen këta, Shqipëria 40 vjet nuk gjen qetësi”. Esati ka qenë i zgjuar, realisht, guximtar, gjakftohtë e njohës i vërtetë i popullit, por ambicia dhe shpirti për dominim e çoi atë në tradhti. Ai vetëm me ndihmën e huaj mundi t’i shtypë armiqtë dhe bashkëpunëtorët e vjetër të tij dhe të shtjerë në dorë Shqipërinë e Mesme që ëndërronte ta sundojë.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  18. #18
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Si e okupoi Italia Vlorën më 24 dhjetor 1914

    Me të zbarkuar ushtria italiane, rebelët me shpjetësi e zbrazën Vlorën dhe u larguan përtej Vjosës. Komanda italiane mori në dorë zyrat qeveritare, zbriti flamurin e Turqisë, ngriti flamurin shqiptar e italian dhe liroi të burgosurit politikë

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (18)

    Aty nga vjeshta e 1914-s zbriti në Vlorë një mision i shëndetësisë italiane, me pretekst për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve të grumbulluar aty dhe në viset e Epirit. Ky mision përbëhej nga oficerë, mjekë ushtarakë dhe reparte marine ushtarake. Okupimi i plotë i Vlorës u bë më 24 dhjetor 1914. Italia, duke parë fitoret e para të ushtrive austriake kundër Serbisë dhe duke dyshuar se ato mund të mbërrinin përpara saj në Vlorë, u shpejtua ta okupojë vetë, që për çdo eventualitet ta vinte Austrinë për-para një fakti të kryer, pse për Italinë aso kohe Vlora kishte një rëndësi të madhe nga pikëpamja e mbrojtjes së Adriatikut, ku Austria kishte edhe ajo një flotë të kon-siderueshme. Okupimi i Vlorës nga Italia mbështetej dhe në arsye politike dhe ekspansioniste në Ballkan, duke krijuar me atë veprim një kryerë për ekspansionin që ëndërronte. Për pretekst okupimi, Italia vuri avokat Jorgji Çakon të zbraste një kobure, i cili këtë e bëri me dorën e Zeman Mashkullorës, një dorë naive. Më parë pushtoi qytetin deri në Kaninë e Qafën e Koçiut, ku qëndroi për disa muaj. Qarkun e Vlorës e sundonte me anë në xhandarmërisë shqiptare. Me të zbarkuar ushtria italiane, rebelët me shpjetësi e zbrazën Vlorën dhe u larguan përtej Vjosës. Komanda italiane mori në dorë zyrat qeveritare, zbriti flamurin e Turqisë, ngriti flamurin shqiptar e italian dhe liroi të burgosurit politikë. Në fillim të vitit 1915 ushtria italiane okupoi krejt qarkun e Vlorës deri në kufi me Himarë, Kurvelesh e Tepelenë të okupuara prej ushtrisë greke. Me rastin e largimit të mbretit Konstandin dhe të ardhjes në fuqi të Venizelos, e sido-mos pas Paktit të fshehtë të Londrës që e coptonte Shqipërinë në favor të Italisë, ush- tria italiane me lejën e Aleatëve, u ngarkua ta okupojë Shqipërinë e Jugut të cilën nga fundi i vitit 1915 e shkeli deri në Vjosë, Përmet e Leskovik. Duke ndjekur lumin Osum e duke ndarë Skraparin më dysh ajo del në Kolonjë, ku në katundin Qinam bëhet kufi me Francën.

    Largimi i Esatit nga Shqipëria

    Me tërheqjen e serbëve edhe Esati përgatitej për ta lënë Shqipërinë dhe ku me hir ku me pahir, i detyronte nëpunësit që të largo-heshin bashkë me të dhe më në fund u largua bashkë me serbët, të cilët u zbarkuan në Korfuz. Esati vetë shkoi në Paris dhe me ndërm-jetësin e Qeverisë franceze merret vesh me Qeverinë greke e serbe dhe formoi një qeveri të përkohshme në Selanik. Vetë qendronte në Paris, kurse në Selanik kishte lënë Faik Kodrën. Gjithë emigrantëve që ishin me të u paguante rrogat. Kishte formuar një batal-ion ushtarësh nën komandën e Halit Lleshit. Ky batalion bashkë me ushtrinë franceze ka marrë pjesë në luftën e Malit të Thatë e në Mokër. H.Lleshi figuronte në kuadrot e ushtrisë frënge si major. Esati në Selanik kishte një gardë të vogël. Kur erdhi një herë në Selanik, iu bë një prit-je madhështore prej gjeneral Seralit. Në pritje kishte dalë edhe mbreti Aleksandër I Serbisë. Esatin e muarën në automobil dhe e shpunë në pallatin e tij. Për sa kohë nden-ji në Selanik i bënte nderimet e rastit një kompani ushtarësh e përbërë prej një tog të çdo shteti aleat. Gjatë Konferencës së Paqes Esati qëndroi në Paris. Qeveria e tij ishte në Selanik, kurse në Dibër kishte një komitet të përbërë prej Ymer Efendiut, sekretar I Pashës, Hysen Kuqit, Hafis Hasës (Mat) e tjerë dhe një fuqi prej 1000 vetësh me komandant Halit Lleshin dhe me nënko-mandantë Taf Kazinë, Dine Hoxhën, Osman Memën dhe Jusuf bej Çelën.

    Situata në Shkodër më 1914 – 1915

    Mbas fillimit të luftës botërore fuqitë ndërkombëtare u tërhoqën prej Shkodre dhe qytetin ia dorëzuan një komisioni prej 12 vetësh, të përbërë nga 6 katolikë dhe 6 mys-lymanë. Me largimin e Vidit shumica e madhe e patriotëve u grumbulluan dhe gjetën strehim në Shkodër. Komisioni qën-droi në krye të administatës deri më 15 kor-rik 1915, kur Mali i Zi hyri në Shkodër për të dytën herë. Komisioni ka administrauar qytetin dhe rrethet. Ka qenë pa kryesi dhe ndër akte, nënshkrimi vihej: “Komisioni i Shkodrës”. Komisioni s’ka qenë homogjen, në të ziente e valonte mëria dhe pakënaqësia e trashëguar nga koha e internacionales. Për sende pa asnjë rëndësi në dukje ishin dakord, por në realitet i ndante inati dhe mentaliteti. Komisioni në administratën e vendit u tregua i paaftë. Po ashtu u tregua xhandar-mëria e policia. Vritet Nikoll Marashi, bashkëpunëtor i ngushtë i Alush Lohjës, prej Rrok Jakovës, por edhe ky vritet në çast prej policisë. Opinioni i disa qarqeve të ven-dit ka qenë se kjo vrasje politike ishte bërë me shtytjen e Preng Pashës e të Bajram Currit. Me shtytjen e njërës palë, fshatarët e Bregut të Bunës ndalojnë mallrat që ngarkohen në Bunë për në Shkodër. Gjakrat e nxehur për një përleshje u ftohën me ndër-mjetësinë e Komisionit dhe çështja u mbyll. Më vonë Alush Lohja del me një fuqi në Tarabosh për ta ndalur qarkullimin nëpër ujërat e Bunës, si përgjegje ndaj ngjarjes së Bregut të Bunës. Komisioni e mbylli dhe këtë çështje mbasi u muar vesh me Alushin. Të gjitha këto ngatërresa bëheshin prej anë-tarëve të Komisionit me qëllim që të trego-nin influencën e tyre për mbi shokët e tyre.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga ILovePejaa Lexo Postimin
    Shpallja e pavarësisë kombëtare më 28 nëntor 1912


    Nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, mbërrinë delegatët e popullit dhe një shumicë patriotësh, prej brenda e jashtë Shqipërisë dhe, më 28 nëntor të vitit 1912, në mes të një entusiazmi të madh, pas 450 vjet robërie, u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall pavarësia e Shqipërisë. U formua një qeveri nën kryesinë e Ismail Qemalit, në të cilën merrte pjesë edhe Preng Bibdod Pasha si nënkryeministër dhe Esat pashë Toptani si ministër I Brendshëm.

    Sejfi Vllamasi: Ballafaqime politike në Shqipëri (1)


    Kur Ismail Qemali mbërrin në Vlorë, Seit Qemali, Murat Tërbaçi, Alem Mehmeti dhe shumë patriotë të tjerë, si rezervistë luftonin kundër ushtrisë greke në Llogara. Këta, me t’u informuar mbi qëllimin e ardhjes në Vlorë të Plakut e ngritën fla-murin kombëtar në ballë të luftës,para se të ngrehej në Vlorë. Në të njëjtën kohë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, mbërrinë del-egatët e popullit dhe një shumicë patriotësh, prej brenda e jashtë
    Shqipërisë dhe, më 28 Nëntor të vitit 1912, në mes të një entusiazmi të madh, pas 450 vjet robërie, u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall pavarësia e Shqipërisë. U formua një qeveri nën kryesinë e Ismail Qemalit, në të cilën merrte pjesë edhe Preng Bibdod Pasha si nënkryeministër dhe Esat Pashë Toptani si ministër i Brendshëm. Juridiksioni i kësaj qeverie shtrihej deri në Berat, Skrapar e Elbasan, pasi ushtria turke ndodhej në Fier e Lushnjë në pritje për t’u imbarkuar për në Turqi. Dukë de Monpanisie, nga familja e Burbonëve francezë dhe pasanik I madh, me nxitjen e Albert Gjikës dhe të ambicionit të vet, i shoqëruar nga Mark Kakarriqi dhe Pejtër Gox-hamani, me jahtin e vet niset nga Brindizi dhe duke e çarë bllokadën greke mbërrin në Vlorë, ku paraqitet kandidat për fron të Shqipërisë. Ismail Qemali në parim e pranon kandidaturën e tij, por për të marrë pëlqimin e Parizit e të Londrës, I shoqëruar nga Isa Boletini, me kos-tum kombëtar nga Luigj Gurakuqi dhe Pandeli Cali, bashkë me dukën zbret në Brindizi dhe shkon në Paris e në Londër, ku opinionin e gjeti nëfavor të Princ Vidit. Vetëm duke për-fituar prej rastit, me hapat që bëri pranë qeverive anglo-franceze, arriti të zhbllokojë bregdetin shqiptar nga flota greke. Esat Toptani vjen në Vlorë, por, pasi Vlorën nuk e gjeti një ambient tëpërshtatshëm për planet e tij të mëtejshme dhe për sigurimin e jetës së tij, pas dy ditë qëndrimi kthehet në Durrës, ku fillon përpjekjet e tij për formimin e qeverisë së re. Në Vlorë ka qenë përgatitur një atentat kundër jetës së Esatit, por Isa Boletini heq dorë pasi këshillohet me I. Qemalin, sepse ky i fundit e ndalon rreptësisht një tentativë të tillë. Ismail Qemali në parim ka qenë kundra vrasjeve politike. Filluan intrigat dhe komplotet e zakonshme kundra Qeverisë së Vlorës. Bektash Cakrani, i kompro-mituar për marrje të hollash nga Greqia për ta zgjeruar kufirin e saj në dëm të tokës shqiptare, kur nuk dihet me siguri, por dyshohet edhe për Qemal Bej Vrionin, për shkak se nuk iu pranua dëshira e tij për ta bërë Cakranin qendër nënprefek-ture, mbledh një fuqi dhe kërcënon Qeverinë e Vlorës me kryengritje. Por qeveria me të shpejtë për kun-dra tij dërgon një fuqi nën komandën e Salih Vranishtit dhe Hysni Toskës dhe pasi e shpartallon fuqinë e tij, i digjen shtëpitë dhe dyqanet. Bektashi ka qenë në mar-rëveshje edhe me Esatin.Nga ana tjetër, Dervish bej Biçaku, miku besnik i Esatit dhe kundër-shtari i betuar i kushëririt të tij Aqif pashë Elbasanit, që në atë kohë ka qenë prefekt i Elbasanit i Qeverisë së Vlorës, në tetor të 1913-tës, mblodhi një fuqi kundër qeverisë, duke bërë propagandë me kuran në dorë në popull për kryengritje. Edhe kundër tij dërgohet një fuqi nën komandën e Hysni Toskës, i cili bashkë me fuqitë e Aqif Pashës në Gododesh, e shpartalloi Dervishin aq keq sa detyrohet të lerë në fushën e betejës kalin, dylbitë dhe kuranin. Dervish Biçaku, nga ana tjetër me kuran në dorë, ka bërë propaganda nëpër fshatrat, duke thënë se Princ Vidi dhe Aqif Pasha do të na prishin fenë. Populli i Pindit ka qenë për bashkimin e Pindit me Shqipërinë. krerët e tij, që dimëronin bagëtinë në Konispol e Delvinë, zgjedhin një komision dhe e dërgojnë në Vlorë për t’i deklaruar Ismail Qemalit se pop-ulli i Pindit e ka vendosur ta lidhë fatin e vet me fatin e Shqipërisë dhe për realizimin e këtij qëllimi janë gati të luftojënë kundër Greqisë bashkë me shqiptarët. I. Qemali e pranon në parim, por Fejzi Alizoti merr vesh dhe e lajmëron Komision-in e Kontrollit, i cili revoltohet kun-dra I. Qemalit. Njëkohësisht xhonturqit dërgojnë në Shqipëri kapiten Beqir Grebenenë me 4-5 shokë, me qëllim që të bëjnë propagandë për një princ turk për mbret në Shqipëri, duke pasur për kandidat Izet Pashën nga Serfixhe-ja, ish-ministër i Luftës me origjinë shqiptare. Xhonturqit tentuan për një gjë të tillë me qëllim që Shqipëria të bëhej përsëri vasale e Turqisë dhe kështu të evitoninn pasojat fatale që do të pësonte Turqia nga pavarësia shqiptare. Në planin e Beqir Grebe-nesë,përveç mjeteve legale, që do të përdorshin për t’ia arrirë qëllimit, figuronte edhe një grusht shteti. Por lumtërisht qëllimi i B. Grebenesëdiktohet dhe me gjithë shokët e tij arrestohet në Vlorë, nga ana e komi-sionit të kontrollit, i cili formon një gjyq special nën kryesinë e general Deverit, kryetar i misionit ushtarak holandez për organizimin e xhan-darmërisë shqiptare me anëtarë: kapiten Kasëm Sejdinin, kapiten Xhavit Leskovikun dhe dy civilë të tjerë. Syrja e bej Vlora dhe i famshmi jurist dhe erudit Jorgji Çaku, kur nisen nga Stambolli për Vlorë, këshillohen nga xhonturqit që të bashkëpunonin me Ismail Qemalin për ta prurë Izet Pashën mbret në Shqipëri. Por këta të dy lajmërojnë ambasadorin e Austrisë në Stamboll për t’u informuar mbi politikën aus-tro- hungareze mbi çështjen e mbretit të Shqipërisë dhe, më vonë kur erdhën në Vlorë, dualën dësh-mitarë akuze kundër I. Qemalit, bashkëpunimi i të cilit me Beqir Grebenenë vërtetohet nga gjyqi spe-cial i Vlorës. Ismail Qemali ka qenë njëriu I Antantës, i anglo-francezëve dhe duke qenë i bindur se anglo-francezët mund të preferonin zgjed-hjen e një princi turk në vend të një princi gjerman, mund të jetë komp-likuar në këtë çështje për të fituar simpatinë e Antantës në favor të Shqipërisë. I. Qemali bënte një politikë asnjëanëse kundrejt Austrisë dhe Italisë, ndërsa Austro-Hungaria donte diçka më tepër se kaq. I tron-ditur nga një presion i tillë, ai me një oficer të besuar i dërgon një letër konfidenciale admiral Cecil Bornes (anglez) kryetar i Komisionit ndëraleat në Shkodër, duket për t’u këshilluar me Londrën, meqenësegjithë jetën ka gëzuar simpatinë e saj. Por personi në fjalë, për kuresht-je e hap letrën dhe me të kuptuar përmbajtjen e saj, preket tepër, pasi si gjithë nacionalistët e asaj kohe e adhuronte Austrinë, e cila qoftë edhe për interesin e saj, për krijimin e shtetit shqiptar shkonte derisa të lozte kartën e fundit, dhe kështu ia dorëzoi letrën autoritative austriake në Shkodër. Qysh atëherë Austria e humbi besimin ndaj I. Qemalit. Ky mosbesim u shtua edhe më tepër me nxitjen e Faik Konicës, të Dervish Himës dhe të tjerë austrofilëve dhe ajo vendosi të përkrahë Esat Top-tanin. Përveç Preng Pashës, Aqif Pashës, Abdi bej Toptanit, të dalluar si patri-otë, dhe krerëve kosovarë, e tërë paria e Shqipërisë, ashtu dhe intelektualët Faik Konica, Mithat Frashëri, Mehdi Frashëri, Dervish Hima, Abdyl Ypi, Nexhat Libahova e tjerë, u kthyen kundra Ismail Qemalit. Ky kundërshtim, përveç disa gabimeve të I. Qemalit, rrjedh edhe nga ambicjet dhe inatet per-sonale. Komisioni i kontrollit duke u bazuar në implikimin e Ismail Qemalit në marrëveshjen që bëri me popullin e Pindit për të tentuar modifikimin e kufirit të jugut, të caktuar nga Kon-ferenca e Ambasadorëve, ashtu edhe të implikuar në çështjen e Beqir Grebenesë për një princ turk, e këshillon Ismail Qemalin të jape dorëheqjen nga kryesia e qeverisë. Ai menjëherë dha dorëheqjen dhe u largua nga Shqipëria.

    Emri i Sejfi Vllamasit, ndeshet nga një mori dokumentash arkivore të gjysmës së parë të shekullit XX. Janë dokumente të burimeve vendase por edhe të huaja. I lindur më 1883 në Kolonjë, në vitet e para të shekullit XX radhitej në rrymën e patriotëve revolucionarë e demokratë. Situata e rrezikshme në të cilën ndodhej Shqipëria dhe mbarë kombi shqiptar pas shpalljes së pavarësisë, bëri që S.Vllamasi të jetë gjithnjë e më akvitë në rrafshin politik. Ai ishte ndër ata që punuan për ta çuar Lëvizjen tonë kombëtare në vendimet e Kongresit të Lushnjes. Në vitin 1947 ai u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg. Vdiq në vitin 1975. Punën serioze të S.Vllamasit për përgatitjen e kuj-timeve vetiake dhe të vlerësimeve historike, për një periudhë 45 vjeçare, e kanë çmuar jo vetëm historianët, studjues të perudhës së rilindjes dhe të pavarësisë së Shqipërisë. Atë e kanë vlerësuar edhe ata bashkëkohës të tij, njohës të ngjarjeve dhe të figurave politike të viteve 20-30. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Neraida”, Tiranë. Botimi i dytë ka dalë në shitje në vitin 2000.

    (vijon)

    Shume i sakte Sejfi Vllamasi dhe per figuren e Bektash Cakranit ...

    ''Vallja e laberise '' Shaban Seferi

    ........

    Po dhe aty prape , shume nuk vonoi .
    Se Ismail Qemali prape ne Berat e dergoi .
    Qeverise kondra ,nje fuqi i kish ardhe ,
    Bektash Cakran kishte çete komandare .
    Bektashi ,fuqise i kishte premtuar ,
    me pake luftime ,kish per te fituar ,
    Mirepo Hysniu ,nje fuqi e mblodhi ,
    Fuqine e Bektashit me te shpejt e ngordhi .
    Bektashi i iku e dot nuk e zuri ,
    Pertej Shkumbinit ,e tutje e shpuri .
    Andaj u bashkua, me Esat Pashane ....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •