Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Vrasja mister e oficerit te ShIKU-ut nga vellai i tij.

    Vėllai vrasės: “Mė lini tė qetė, nuk e di ē’kam bėrė”


    S. Gozhina

    KUĒOVĖ- Ndėrsa oficeri i SHIK-ut ėshtė pėrcjellė dje pėr nė banesėn e fundit, vėllai qė e ekzekutoi atė nuk ka thėnė asgjė rreth motiveve tė kėtij krimi. “Mė lini tė qetė se nuk e di se ē’kam bėrė”, mėsohet tė jetė shprehur Hekuran Velēani qė dy ditė mė parė vrau me armė vėllanė e tij Gramozin, oficer i SHIKU-ut nė Vlorė, baba i 3 fėmijėve. Ngjarja ndodhi nė mjediset e Albtelekomit nė Kuēovė, ku vėllai vrasės, baba i 5 fėmijėve, punonte si roje. Me armėn qė ai mbante pėr shkak tė detyrės ka qėlluar pėr vdekje mbi vėllanė mė tė vogėl, qė kishte shkuar pėr t’u sqaruar me tė. Por edhe 48 orė pas ngjarjes, motivet e kėtij krimi mbeten enigmė. Autori qė u arrestua nga policia nuk ka folur pėr grupin hetimor, tė cilėt thanė se “vėllai vrasės ndodhet nė gjendje tė rėnduar psiqike”. Grupi i hetimit pret fjalėn e autorit pėr tė zbardhur tė vėrtetėn, qė sipas tyre, e dinin vetėm dy vėllėzėrit.
    Nė fshatin ku jeton autori
    Familja e Hekuran Velēanit, 50-vjeēari qė vrau vėllanė e tij, jeton nė fshatin Kozare tė rrethit tė Kuēovės. Shtėpia e tij ndodhet nė katin e dytė tė njė pallati, ku ai banonte sė bashku me gruan e tij Shpresėn , vajzėn, dy djemtė, ndėrsa dy vajza i kishte tė martuara. Pas vrasjes makabre, familja e Hekuran Velēanit ėshtė shpėrngulur tek tė afėrmit e tyre. Tė gjithė bashkėfshatarėt e Hekuranit kanė mbetur tė habitur nga krimi qė ai ka kryer, pasi siē shprehen ata , dy vėllezėrit nuk kanė pasur asnjė konflikt mė parė mes njėri-tjetrit. Halil Mara, banor i fshatit Kozare thotė se Hekurani njihej si njeri punėtor, i papėrzier me tė tjerėt. Ndėrsa Merushja, 65 vjeē, thotė se lajmin e mėsuam nga fėmijėt e Hekuranit tė cilėt vunė kujėn. Por askush prej tyre nuk di tė thotė shkakun e krimit. Bashkėfshatarėt ngrejnė supet dhe tė ēuditur pohojnė se ende nuk e besojnė atė qė ka bėrė Hekurani. Disa prej tyre mendojnė se shkaku ka qėnė xhelozia mes dy vėllezėrve, por nuk bėjnė tė ditur se ndaj kujt ishte kjo xhelozi.
    Oficerit tė SHIK-ut i jepet lamtumira
    Trupi i pajetė i Gramoz Velēanit, babait tė 3 fėmijėve qė u ekzekutua nga vėllai i tij ėshtė tėrhequr nga morgu i spitalit rajonal tė Beratit 8 orė pas vrasjes dhe ėshtė dėrguar pranė familjes sė tij nė qytetin e Vlorės, atje ku banonte. Dje rreth orės 14:30, trupi i pajetė i babait tė 3 fėmijėve ėshtė pėrcjellė nė varrezat e kėtij qyteti. Tė afėrmit nuk kanė ditur tė thonė asgjė rreth motiveve tė vrasjes sė tij. Ata janė shprehur se « nuk e dimė ē’e shtyu Hekuranin nė kėtė krim ». Gramoz Velēani punonte qė prej 18 vjetėsh si oficer i Shėrbimit Informativ Kombėtar.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Skam cte them per kete lajm, me vjen keq per qytetin tim dhe patriotet e mi qe vazhdokan akoma me vrasje makaber.

    Edhe pse nuk i njof, ngushellimet e mija per familjaret e viktimes.

    Genti:
    LINDI EDHE "ANDREA"

  3. #3
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Akuza: Oficeri i SHIK-ut u vra me dashje nga vėllai


    S. Gozhina

    BERAT- Gjykata e rrethit tė Beratit ka dhėnė dje masėn e sigurisė burg pa afat pėr 50- vjeēarin Hekuran Velēani, banor i fshatit Kozare (Kuēovė) qė katėr ditė mė parė vrau vėllanė e tij, Gramoz Velēani, baba i 3 fėmijėve, oficer i SHIK-ut nė Vlorės. Gjyqtarja Margarita Bualli dha kėtė masė sigurie me kėrkesė tė prokurorit tė ēėshtjes, Skėnder Mestani. Ky i fundit ngriti akuzėn vrasje me dashje ndaj tė pandehurit, ndėrsa mbrojtja e pėrfaqėsuar nga avokati Qazim Koxhai kėrkoi ndryshimin e akuzės. Sipas avokatit, Hekuran Velēani e vrau vėllanė nė kushtet e tronditjes sė rėndė psiqike. I pandehuri Velēani nuk ka pranuar tė flasė pėrpara trupit gjykues, pėrveēse ka thėnė se e pranon autorėsinė e krimit. Krimi i rėndė ndodhi katėr ditė mė parė nė mjediset e Albtelekomit tė qytetit tė Kuēovės, ku i pandehuri Hekuran Velēani punonte si roje i kėtij institucioni. Sipas policisė, viktima oficer i SHIK-ut nė Vlorė, kishte shkuar tė takonte tė vėllanė si dhe tė sqarohej pėr njė problem por ėshtė pėrballur me armėn qė vėllai i tij 50-vjeēar, baba i 5 fėmijėve, mbante pėr shkak tė detyrės. Pas krimit, autori nuk ėshtė larguar nga vendngjarja pėr t’u arrestuar nė flagrancė nga policia.

    24/06/2004
    LINDI EDHE "ANDREA"

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Njė dite do t'i kujtoni kėto qė po ju them
    Nga qorri_30 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2006, 11:47
  3. Shenjtėrimi i Nėnė Terezės - Gonxhe Bojaxhiut
    Nga dodoni nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 06:58
  4. Vrasja e tretė e Bajram Currit
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •