Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Saranda 2004

  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Saranda 2004

    Gjoka: Do ta 'shesim' mire Saranden
    Interviste me kryetarin e ri te Bashkise se Sarandes, Edmond Gjoka. Si e gjeti qytetin e Sarandes si kryebashkiak dhe kush jane punet e para, qe ka ndermarre. Cfare u ka premtuar qytetareve dhe si po punon per prioritetet e reja te qytetit te tij

    Saranda eshte nje nga qytetet e pakta shqiptare, e cila ka pak nevoje per promovim. Vete Nena-natyre, i ka dhene te gjitha ato qe mund t'i jape nje qyteti. Ka nje det dhe nje mot te mrekullueshem; ka dite pafund me diell; dhe mbi te gjitha njerez, qe manifestojne qytetari. Saranda eshte pa asnje dyshim perla e Shqiperise dhe kete e ndjen kushdo, qe vjen sadopak ne qytet. Gjithsesi, pas ketij shkelqimi dhe ajo ka problemet e saj, qe kryetari i ri i Bashkise, nje ekonomist dhe nje bisnesmen i njohur i qytetit, i zbulon pak nga pak. Por, gjithmone, duke premtuar se Saranda ka filluar nje rruge tjeter. Shenja ishte fillimi i sezonit turistik, plot 1 muaj me pare se zakonisht. Ndersa, per burrin simpatik, mbetet nje sfide plani i ri urbanistik i qytetit, qe ai do te beje te prekshem per te gjithe qytetaret e Sarandes. Per perfaqesuesin e PD-se, Saranda, duhet te marre shpejt vendin e saj dhe kete po e ben fillimisht me rregullimin e imazhit ne internet te saj. Saranda, sipas tij, shume shpejt do te jete e linkuar per te gjithe kerkuesit e saj

    Cfare keni ndryshuar me ardhjen ne krye te Bashkise se Sarandes?

    "Ajo qe kemi ndryshuar eshte e thjeshte: Jemi futur me nje filozofi krejt te re e te thjeshte. Meqe nje pjese e konsiderueshme e qytetit te Sarandes mirret me turizem, prioriteti yne kryesor eshte drejtuar ketu. Per kete, ne jemi munduar ose perpjekur, qe t'i fusim te gjithe elementet ne loje. Kuptohet se nje rol te madh ka partneriteti me bisnesin privat. Kjo eshte arsyeja, per te cilen qe ne momentin e pare, kemi filluar qe te bejme bashkepunim me bisnesin privat, i cili duhet thene se eshte i konsiderueshem ne qytetin e Sarandes".

    Te kthehemi tek turizmi, cfare ka ndryshuar kete vit tek njerezit e turizmit?

    "E kemi vleresuar realisht punen duke bere bisedime reale me te gjithe njerezit, e komunitetit te turizmit, qe jane ne Sarande. Kemi marre mendimet e tyre; kemi sugjeruar mendimet tona; pas kesaj, kemi marre takime dy here me ministrine e Turizmit, me drejtorite perkatese. Kemi percaktuar prioritet tona dhe kemi kerkuar dhe ndihmen e tyre, qe jane me te specializuar ne kete drejtim. Me kete rast, kemi kerkuar qe te marrim disa kopetenca per dhenien e lejes se hotelerise, qe ato ti marre ne dore bashkia dhe deri tani kemi gjetur mirekuptim me kete drejtori. Ndoshta, ato, akoma nuk kane ardhur, por ne e kemi gjetur mirekuptimin. Gjithashtu, kemi kerkuar nga bisnesi privat, qe te afrohet me teper me bashkine, kjo, per te dhene nje imazh me te sigurte dhe me te qarte per turizmin. P.sh. kemi kerkuar nga te gjithe hotelerite dhe restorantet, qe i sherbejne turizmit ne Sarande, qe te bejne fletepalosjet dhe te kene faqen e tyre ne internet per te publikuar".

    A mund te me thoni qartazi se kush ishin veshtiresite e Bashkise se Sarandes, kur erdhet ne krye te saj?

    "Keto qe thashe, ishin nga veshtiresite e para, qe ne gjetem. Por te jem me i permbledhur: E para kishte te bente me mungesen totale te statistikave ketu. Duke qene dhe ekonomist e kam si prioritet mbledhjen e tyre. Kjo eshte arsyeja qe ne po perpiqemi qe ti ngreme dhe te flasim me fakte dhe shifra. Une nuk gjeta as faqe interneti".

    Si do te dilni nga kjo situate?

    "Bashkia nuk ishte absolutisht e kompiuterizuar dhe fale nje bashkepunimi me Fondacionin Soros dhe me nje marreveshje per 100.000 dollare, jemi duke mbaruar rrjetin dhe sistemin informativ. Projekti ka te beje me te gjithe infrastrukturen e ketij instalimi. Nderkohe do te instalohen rreth 15 kompiutera dhe do te kete lidhje me internet. Do te fusim dhe nje central elektronik, si edhe do te bejme lidhjen e E-mail e te tjera. Qellimi jone eshte, qe te shesim Saranden, sa me mire per turistet, si nje produkt te vertete cilesor".

    Si keni ndryshuar perballe problemeve tuaja?

    "Dua qe te shtoj se deri me tani nuk ka absolutisht internet nga shume restorante dhe hotele. Nderkohe, qe duam te bejme po ashtu dhe rruget dhe infrastrukturen. Ajo eshte 10-25 % e amortizuar. Ne kemi filluar riparimin e rrugeve dhe kemi rruge qe shpresojme qe ti mbarojme brenda kohes se pushimeve turistike. Dhe, brenda javes se pare, do te mbarojme te gjithe asfaltimin e rrugeve te Sarandes. Kemi punuar dhe hedhur shume leke per kanalizmet dhe ujrat e zeza, qe duhet thene se kane qene shume problem. Ne fakt, eshte bere nje investim me pare dhe nga Programi "Phare" dhe per ujin e pishem dhe ujrat e zeza, qe tashme derdhen tej Sarandes. Para nje muaji, perfituam fale nje marreveshje te Bankes Boterore per ndertimin e nje impianti per ndertimin e ujrave te zeza. Per dy tre vjet, do te mbyllet i gjithe ky problem. Problem tjeter eshte uji i pishem, i cili eshte duke ardhur dhe duke u rregulluar. Ca me shume, kur menaxhimi po behet nga nje firme gjermane dhe financohet gjithmone nga Banka Boterore. Ata kane filluar punen dhe te pakten Saranda tani nuk ka probleme me akute me ujin e pishem. Tashme ka lagje qe marrin nga dy ore deri ne tete ore ne dite uje. Dua te shtoj se nuk ndihet fare problemi i ujit te pishem, si me pare. Jane bere disa linja vertikale dhe gjithe periferia e Sarandes, ku kam parasysh bashkine dhe fshatin e Metoqit, jane me ndryshe. Ato jane sistemuar me ujin e pishem".

    E keni stafin e mjaftueshem per te perballuar kete pune?

    "Kjo ka qene nje nga prioritet tona. Ne kemi gjetur struktura jo te mjaftueshme, ose kur merresh me turizmin duhet qe edhe superstruktura te jete e ngritur. Ne krijuam drejtorine e turizmit. Ajo ishte vetem si njesi per marredheniet me jashte. Ne e kemi rritur si drejtori turizmi duke i dhene infrastrukturen e nevojshme dhe duke i dhene dhe punonjes. Tani punojne dhe tre te tille, qe merren me turizmin. Eshte nje personel i pergatitur. Kjo e gjitha eshte duke u marre me te gjitha problemet e turizmit".

    Si eshte situata e ndertimeve pa leje ne Sarande?

    "Kjo ishte nje nga problemet me te veshtira, apo eshte efektivisht nje nga ato me te veshtirat. Edhe kjo lidhet me turizmin, sepse qyteti duhet te kete nje imazh turistik. Me gjithe mend, ketu eshte punuar pa kritere. Problemet urbanistike jane te medha ne qytet. Ka shume interes qe te ndertohen dhe shumekateshe, ndersa ne vete qytetaret e Sarandes, keshilli bashkiak dhe opinioni, jemi te bindur se nuk i shkon per shtat qytetit, qe te mund te ndertohen shumekateshe ne Sarande".

    Kush eshte reagimi juaj?

    "Une si qytetar i kam pare keto, aq me teper sepse kam pasur vete nje firme ndertimi. Te bie ne sy, qe ka ndertime kudo, por ato jane ne periferi dhe duke vazhduar deri ne qender te qytetit. Nderkohe, qe ka qene nje vendim i KRRTSH-se per te pezulluar ndertimet deri ne kohe te caktuar. Une e gjeta qytetin ne nje kohe, kur ishte duke u konkurruar per studimin urbanistik te qytetit. Ne jemi duke punuar dhe brenda ne qershor do ta kalojme ne KRRT-ne tone dhe pastaj ne KRRTSh-ne e madhe. Per te marre vulen perfundimtare, qe Saranda te kete nje kushtetute urbane. Kjo per vete anen estetike, ku te mos kete me subjektivizem. Une dua qe plani te dale publikisht dhe ne qytetin e Sarandes, te maketohet dhe te jete si ne Tirane: e prekshme per te gjithe. Ku te jene autoret nga i gjithe qyteti. Keshtu, ajo, do te marre nje vule perfundimtare nga i gjithe qyteti i Sarandes. Nuk ka pse te kundeshtohet me".

    Saranda eshte per te gjithe Shqiptaret kryeqyteti i Shqiperise per pese muaj, po ne shtate muajt e tjere?

    "Ky eshte problem, sepse Saranda ishte me dy muaj turizem dhe sezon turistik. Ne e kemi si filozofi qe ta zgjasim dhe prandaj jo me kot e beme hapjen e sezonit turistik pak me perpara, qe me 2 maj te ketij viti. Kjo nuk ishte fiktive, por pame se realisht kishte nje dyndje jo vetem nga Saranda, por nga e gjithe Kosova dhe Shqiperia, Maqedonia dhe Tirana. Qe nga 2 maji dhe ne 2 qershor kane ardhur 20.000 veta, kurse vjet kane ardhur deri ne 35.000 veta, per te gjithe sezonin. Efektet jane ndjere deri tani".

    Si i testoni keto te dhena?

    "Per vizitoret e huaj, ne i marrim te dhenat nga kapiteneria e portit dhe te tjerat i marrim nga te gjitha hotelerite. Kete pune e bejne Drejtoria e Turizmit dhe Drejtoria e Zhvillimit te Turizmit. Pastaj kemi kryer plus dhe teste te ndryshme ne qytet".

    Me cfare jetojne sarandiotet pervec turizmit?

    "Pervec turizmit ka dhe bisnese te tjera. Nje nga keto eshte ndertimi. Nje pjese e madhe me ndertimin eshte brenda, por dhe jashte qytetit. Te rregjistruar jane 62 firma ndertimi, qe kane veprimtarite e tyre".

    Te kthehemi tek qytetaret. Sa jane me ndihme?

    "Nuk ka shume familje, qe kane asistence. Jane rreth 180 familje qe marrin asistence. Ata paguhen me 2800-3000 leke ne muaj. Papunesia eshte me shifra te uleta".

    Cfare prirjesh te tjera kane sarandiotet?

    "Kane shoqeri ndertimi dhe lokale sherbimi. Ne fakt, nuk jemi ne nivelet qe duhet te jemi. Ka vende per perpunim mishi, ka perpunim qumeshti, ka nje linje per mobilje dhe ka fabrika qe kane akses dhe ne Tirane. Nje tjeter ka marre linja per perpunimin e ullirit, por ka edhe linja per perpunimin e sardeles ne pergjithesi, qe nuk eshte vene. Por Saranda eshte edhe qytet peshkataresh".

    Si eshte zhvilluar ne saje te tyre Saranda dhe kush jane prioritetet tuaja?

    "Kryesore per qytetin tim eshte qe te percaktojme disa prioritete. Dhe, prandaj kemi krijuar dhe Drejtorine e Zhvillimit te Turizmit. Qe te dime dhe me cfare do te merren, pra cfare prioriteti do te kete ne te ardhmen ky qytet. Ne jemi duke percaktuar prioritetet, sepse nuk pasur dhe qyteti ka ikur pak ne menyre rastesore. Une do t'i stopoj, qe qyteti te jete i nje profili te caktuar. Pra, te kete dhe ne funksion dhe aksesore te tjere, qe ta mbulojne".



    Si i keni lidhjet me pushtetin qendror?

    "Une e gjykoj, si nje kryebashkiak qe jam votuar nga 100% e qe duhet te jete apolitik se duhet te jete nje administrator per te gjithe qytetin e Sarandes. Nuk kam paragjykime dhe komplekse dhe kerkoj ndihme dhe kam pasur shume bashkepunime. Sinjali pozitiv ka qene ne 13 shkurt e kryeministrit shqiptar, qe ka ardhur vete me tre ministra nga turizmi, pushteti vendor dhe i ekonomise. Ndryshimi dhe premtimi eshte se kemi marre disa fonde nga qeveria dhe na kane premtuar dhe te tjera".

    Cfare do te donit me shume?

    "Ajo qe u kam kerkuar lidhet me urbanistiken dhe qe ndertimet e paligjshme mos te prishen ne sezonin tursitik. Ketu, ato kane filluar qe te prishen ne prill apo ne maj. Nderkohe qe eshte e gjithe periudha tjeter, qe ka kohe per ti rikuperuar keto. Policia bashkiake funksionon dhe jane 5 veta, numrin e te cileve do ta cojme deri ne 11 veta".

    Si e shikoni ardhjen e turisteve kosovare?

    "Une kam takuar zotin Nexhat Daci, kryetarin e parlamentit, por dua te them se Saranda nuk ka nevoje per publicitet ne Kosove, sepse ketu vine shume kosovare. Publiciteti i saj eshte bere qe ne 1999, kur kemi pritur kosovaret. Ata e identifikojne vete si vend per te pushuar. Ajo qe dua te theksoj eshte se Saranda duhet te futet ne Internet dhe deri ne qershor do e fusim kete. Do te shkoj vete ne Kosove per te promovuar Saraden atje. Ne pushteti lokal eshte me se llogjike qe ti bejme hapat vete".

    Cfare ke premtuar dhe cfare do besh deri ne fund?

    Une kam premtuar fillimisht rikthimin e parqeve dhe filozofine time po e bej hap pas hapi. Vendimi im i pare ishte qe Bashkia te behet e prekshme per te gjithe qytetaret, nderkohe qe nuk ka qene me pare; kam dashur qe te ike prepotenca dhe kete e kam realizuar, sepse dua qe qytetaret te vine natyrshem realisht; kam synuar qe ajo

    t'i rikthet tradites me sportin dhe kulturen, dhe realisht po bejme perpjekje per 40 vjetorin e estrades, ku do te vine te gjithe ata, qe kane marre pjese, per kulturen ne Sarande. Eshte nje pjese e prioriteteve, qe turizmi mos te jete nje turizem plazhi, por te jete nje turizem historik dhe nje turizem kulturor dhe arkeleogjik. Saranda ka resurse te medha. Kemi nje bashkepunim te mire me kete rast me Institutin e Arkeologjise. Jane duke u eksploruar dhe 40 shenjtoret, eshte Butrinti dhe eshte dhe xhamia. Kjo po mbahet dhe trajtohet. Jane ruajtur karakteristikat e xhamise, ashtu si jane. Po vendoset ne eficense dhe muzeu arkeologjik, por eshte edhe Kalaja e Lekursit".

    Do ti kerkoni falje publikut, po nuk i realizuar premtimet?

    "Do e kem kurajon qe ti kerkoj falje publikut, sepse kam kurajon dhe jam tip korrekt. Nuk jam tip politikani. Por, kur te shoh se nuk do te realizoj dhe per mua nuk eshte e pamundur, atehere nuk do te kete problem te kerkoj falje".

    (Sarande 2 qershor)

    Te dhena per Saranden
    -Saranda ka 1500 m2 plazhe

    -Numerohen rreth 78 hotele, me kushte komode fjetjeje e sherbimi

    -Cmimet e fjetjes per nje nate varjojne nga 80-100 euro (perfshi mengjesin) ne hotelin 5-yjesh "Butrinti" dhe nga 2500-3000 leke dhoma ne hotelet e tjere, gjithashtu pergjate bregdetit

    -400 banesa, te tipit apartamente dhe vila perfshihen sivjet ne turizmin familjar

    -Ne mjedise familjare ju mund te pushoni me 35 mije-65 mije leke (kat vile) per 15 dite

    -Veren e vitit 2002, qe shenoi vitin me te suksesshem turistik, preferuan Saranden per pushimet e tyre 40 mije vete, nga te cilet 15 mije turiste e vizitore ishin te huaj. Ne vitin 2003 numri i pushuesve ishte 36 mije, prej te cileve 12 mije turiste perendimore.

    -Ne rreth 3 mije arrin numri i shtreterve qe ofron Saranda per pushuesit e veres 2004

    -500 vende uljeje numeron vetem bar-restorant "Butrinti" e po kaq bar-restorant Lekuresi

    -Me shume se 2000 vende uljeje llogariten ne lokalet e buzedetit

    -Infrastruktures turistike te ketij viti jane duke iu shtuar edhe 100 objekte turistike, me destinim per hoteleri, lokale sherbimi e shtepi te turizmit familjar.

    -Per here te pare ky sezon turistik e gjen detin e Sarandes te paster nga ndotja, qe shkaktonte derdhja e ujerave te zeza ne te.

    - Saranda sivjet do te kete realisht 6-14 ore uje.

    -Saranda eshte vendi i 300 diteve me diell. 180 dite jane te mundshme per banja uji e dielli

    -Numerohen 4 diskoteka, qe gjenden kryesisht ne zonen me turistike te qytetit, por edhe jashte tij, ne vende ekzotike, si ne Kanalin e Cukes etj.



    ***///***

    Cmimet (te permbledhura)

    Cmimet e hyrjeve me qira per sezonin e veres, 15 dite

    Apartament 1 x 1 35 000 leke

    Apartament 2 x 1 50 000 leke

    Apartament 3 x 1 60 000 leke

    Vilat 75 000 leke
    Lista e hoteleve
    1.Hotel-Restorant Kanali i Cukes me numer 0945648714. Cmimet jane 2000 deri 4000 lek -Gjithsej jane 36 shtreter.

    2.DEA- Hotel/Restorant; me numer 0946222110; Cmimet jane nga 40 USD deri 80 USD

    Ka 36 shtreter dhe hoteli eshte ne Rrugen e Butrintit.

    3. DELFINI-Hotel Restorant- Rruga e Butrintit; me numer 08524831; me 4000 lek dhe me plazh privat; ka 29 shtreter.

    4.BUTRINTI-Hotel restorant; Adresa Lagjja numer 1; Ka central dhe cmime nga 80 $ deri 120$ + mengjez. Ka pishine, minifusha, palester fitnesi dhe 78 dhoma me 28 suita dhe 132 shtreter.

    5. ALFA eshte tek Lagjja 1 me numer 08524147. Ka cmime nga 4000 lek deri 5000 lek dhe ka 13 shtreter.

    6. BIZANTI- Lagjja "Telat Noga" me numer 08525429 dhe me cmime nga 2000 leke deri 3000 leke. Ka Disco-Plazh privat, ku jane 40 shtreter.

    7. KAONIA, Hotel/Restoran ne Lagjen Telat Noga ne Rr. 1 Maji; me numer O8522600. Cmimet nga 3500 lek deri ne 4500 leke. Ka gjithsej 32 shtreter.

    8.ARI-Hotel Restorant. Ai eshte ne Lagjen "Telat Noga" ne Rr. 1 Maji. Telefoni eshte

    08522765 dhe cmimet jane nga 4000 lek deri ne 5000 lek +mengjez. Ka gjithsesj 28 shtreter.

    9.PINI Hotel. Ai eshte ne Lagjen me numer 2 dhe ka numer 08522844. Cmimet jane 3000 leke. Ka 20 shtreter

    10. MEDITERANIO-Hotel restorant. Adresa eshte ne Hyrjen e qytetit dhe ka numer

    08522839. Ajo ka gjithsej 20 shtreter.

    11. RENATO-Hotel restorant. Hoteli eshte ne Lagjen 2 dhe ka numer 08523632. Cmimet jane nga 2500 leke deri ne 3000 leke. Hoteli ka 10 shtreter.

    12. CAKALLI. Ai eshte nje Hotel-restorant, qe eshte ne Lagjen 3 dhe ka numer

    08522670. Cmimet jane nga 2500 leke deri ne 3000 leke. Ajo ka pishine dhe 70 shtreter.

    13.ONHEZMI. Ai eshte Hotel-Restorant dhe gjendet ne Lagjen 4. Kane nje numer 08523174 dhe cmimet jane nga 3000 lek deri ne 3500 leke. Hoteli ka 20 shtreter.

    14. SHPETIMI-Hotel restorant. Ai gjendet ne Rrugen e Marines dhe ka nje numer 08522878. Cmimet jane 3000 lek. Planifikohen shetitje me varke dhe ka gjithsej 18 shtreter.

    15. EPIRUSI-Hotel Restorant. Ai gjendet ne Lagjen 4 dhe ka numer 085224925. Cmimet jane te ndryshme dhe variojne nga 2000 leke deri ne 6000 leke, ku perfshihet dhe mengjezi. Ka Plazh privat dhe jane llogaritur dhe shetitje me varke. Aty ka plot 100 shtreter.

    16. LINDI- Hotel Restorant. Kjo eshte ne Lagjen 2 dhe ka numrat 08523756 dhe

    08525319. Cmimi eshte 3000 lek dhe ka te perfshire dhe mengjezin. Ka gjithsej 23 shtreter.

    17. GJICALI-Hotel Restorant. Adresa eshte -ne hyrjen e qytetit dhe ka numer 08524403. Cmimet jane 2500 lek dhe 3000 lek. Ka 17 shteter.

    18. TATZATI-Hotel restorant. Adresa eshte ne Lagjen 2 dhe ka numrat 08523517 dhe

    0692174351. Cmimi eshte 3500 lek dhe ka edhe mengjez. Ka nje pishine, minifushe,

    palester fitnesi dhe plot 36 shtreter.

    19.JON-Hotel restorant; eshte ne Ksamil me numer 0692248910 dhe me cmime per dhoma nga 2500lek. Ky hotel ka 45 shtreter.

    20. SEJKO-Hotel Restorant. Ai eshte ne Ksamil dhe ka numer 08932003.Cmimi i dhomes eshte deri 3000 leke dhe ka edhe shetitje me varke. Hoteli ka 15 shteter.

    21. BAJRAMI-Hotel Restorant, qe eshte ne Ksamil dhe ka numrin e kontaktit 0692231390. Dhoma kane cmimet 3500 lek. Hoteli ka 25 shtreter.

    22. ISMAILI- Hotel Restorant dhe gjendet ne Ksamil. Ajo ka numer 0944802246 dhe ka cmimin prej 4000 lek Ajo ka edhe garsonier. Dhe ka te planifikuar dhe shetitje me varke. Hoteli ka 45 shtreter.

    Statistikat u pergatiten nga Blerim Kore
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Saranda me syte e turisteve zvicerane
    REPORTAZH/ Nga Bazeli, per pushime ne hotelet e bregdetit jonian. Nje dite me nje grup turistesh zvicerane, qe "u joshen" per te vizituar Saranden, pas tregimeve te shqiptarit Bashkim Dyla nga Gjakova, qe kishte kaluar me pare, dy here pushimet me familjen e tij ne qytetin jugor te Shqiperise. Bukuria e natyres dhe monumentet e kultures se trasheguar, perballe problemeve te pastertise dhe mentalitetit "te pronareve" te rinj

    SARANDE - Kur shqiptari nga Gjakova, Bashkim Dyla, erdhi per here te dyte familjarisht per pushime ne Sarande nga Bazeli i Zvicres, atij i kerkuan te tregonte ne qendren e punes si ishte Saranda, "qe ndodhej shume prane Korfuzit helen", te cilin ata e kishin shkelur me pare per turizem.

    Drejtori i tij ne departamentin e ndertimit te Basel- Stadt, pasi u njoh me pershtypjet e Dyles dhe pa qindra foto te realizuara ne Sarande dhe bregdetin jonian, ne nje feste kershendellash i thote: "Bashkim, na organizo per te shkuar ne Sarande te Shqiperise". Por nuk munguan edhe pyetjet: "A ka rrezik te shkosh ne Shqiperi? A duhen viza per atje?"

    Eshte grupi i dyte me zvicerane nga Bazeli, qe keto dite jane akomoduar ne hotel "Sejko", buze detit. "Grupi i pare u be 'ciceron' per Saranden dhe Shqiperine ne Bazel", tregon Bashkim Dyla, i cili eshte dhe perkthyes i gjermanishtes per turistet zvicerane.

    Feliks Morezi, vjen per here te dyte ne Sarande, por tani ka marre me vete edhe bashkeshorten e tij, Lilian Morezi. "Kam qene disa here ne Korfuz, por kuzhina e Sarandes, thote Feliksi, eshte gjeja me e mire qe kam provuar nga vendet ku kam qene turist".

    Rudi Landert, nje tjeter pjesetar i ketij grupi, me profesion inxhinier, thote se "ajo qe i ka pelqyer me shume eshte natyra, mikpritja dhe vendet e kultures se trasheguar si Butrinti, e me tej Gjirokastra, etj". Kur e pyet se cfare nuk i ka pelqyer, ixhinieri zviceran, shprehet se "ende ka probleme me mjedisin ne toke, po edhe ne det".

    Lidhur me mjedisin Zhak- Filip Skalber, francez qe jeton ne Bazel, shton se "dje u zhyta me maske uji ne Ksamil. Nxora dy iriqe, por kur Feliks me pyeti ku i gjete, i thashe: Pas dy mije biodonave plastike ne fund te detit. Duhet nje sensibilitet me i madh per mjedisin",- vijon Skalber.

    Zhak- Filip Skalber eshte gjithashtu inxhinier mekanik, por edhe instrumentist qe ka studjuar qysh ne femijeri klarineten. Preferon te luaje dicka per klinetet ne barin e hotelit ne Sarande. Ndersa pjesemarrja e tij per te ekzekutuar nje pjese xhazi ne nje koncert veror, te organizuar nga bashkia ne sheshin kryesor te Sarandes, eshte ngjarje e pashlyer per te dhe grupin e turisteve te tjere nga Zvicra.

    Bashkim Dyla, nderkaq eshte kritik ne biseden me nje pronar hoteli qe qendron i ulur per nje kohe te gjate ne kafe-barin e lokalit te tij. "Duhet me kapercye mentalitetin e burrave te Cajupit, qe rrinin nen hije, i thote Bashkimi pronarit sarandiot, sepse turizmi eshte vetem sherbim cilesor qe te kerkon vetem ne kembe".




    --------------------------------------------------------------------------------
    03/07/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Saranda, deti dhe antikiteti nė kėtė sezon veror

    Saranda ėshtė vendi qė ofron jo vetėm detin, por pasuri tė shumta monumentale, si natyrore ashtu edhe historike.


    Hotelet

    Vit pas viti Sarandės i shtohen pushuesit. Gjatė verės sė vitit tė kaluar rreth 300 mijė persona e zgjodhėn pėr ta vizituar apo edhe pėr tė kaluar pushimet verore nė tė. Gjatė kėsaj vere parashikimet tregojnė rritje tė mėtejshme tė kėsaj shifre.

    Me njė kapacitet prej rreth 85 hotelesh, tė regjistruara pranė Shoqatės sė Hotelierėve dhe me dhjetėra apartamente qė ofrohen me qira, kapacitetet janė tė mjaftueshme pėr tė pėrballuar fluksin gjithnjė e nė rritje tė pushuesve.

    Ajo ēka bie nė sy gjatė kėtij viti, ėshtė sensibilizimi i pronarėve tė hoteleve pėr tė ulur ēmimet, ēka synon tė thithė mė shumė pushues. 50 prej hoteleve kanė nėnshkruar njė marrėveshje pėr aplikimin e ēmimeve tė zbutura gjatė kėtij sezoni veror.

    Sipas pėrfaqėsuesve tė shoqatės sė hotelierėve, dhomat nuk do tė kushtojnė mė shumė se 2000-3500 lekė nė natė, ēmim ky qė mė parė aplikohej pėr ēdo person, dhe jo pėr dhomė.


    Ndėrkaq, ēmimet e hoteleve janė tė ndryshme, nė varėsi tė kushteve qė ofrojnė si dhe tė periudhės sė pushimeve. Nė periudhėn 1-15 gusht, ēmimet nė Sarandė arrijnė pikun, ndėrsa vazhdimisht ato variojnė prej 3 000 lekė - 110 euro. Brenda ēmimit tė hotelit pėrfshihet vakti i mėngjesit, si dhe njė ēadėr e dy shezlonė.


    Shtėpitė me qira

    Nuk ka ditė qė nė Sarandė tė mos ndėrtohet. Dhjetėra pallate shumėkatėshe janė ngritur gjatė viteve tė fundit, njė pjesė e apartamenteve tė tė cilave jepen me qira pėrgjatė sezonit tė plazhit. Ēmimet variojnė nga 2- 3 000 lekė nata nė apartamente, nė varėsi tė hapėsirės dhe periudhės sė plazhit.

    Plazhet

    Me njė gjatėsi tė pėrgjithshme tė vijės bregdetare prej 66,7 kilometrash, qė laget nga deti Jon, me njė pozitė tė favorshme gjeografike dhe dalja e gjerė nė detin Jon e Mesdhe, afėrsia me ishujt Jonianė si njė nga pikat mė tė frekuentuara turistike, bukuritė e relievit dhe pasuritė e shumta historike e kulturore, e bėjnė Sarandėn tepėr tė favorizuar pėr zhvillimin e turizmit nė raport me rajonet e tjera tė vendit tonė.


    Janė dhjetėra plazhe me ujėra tė kulluar qė zgjaten pėrgjatė gjithė qytetit; mund tė paguash aty 400 lekė pėr dy shezlonė dhe njė ēadėr, por mund tė qėndrosh aty edhe pa pagesė nėse ēadrėn e merr me vete. Pranė tė gjitha plazheve nuk mungojnė baret dhe restorantet e shumta.


    Pėrgjatė vijės bregdetare, nė veri dhe nė jug tė qytetit tė Sarandės ka pak sektorė tė pėrshtatshėm pėr banjė uji dhe dielli. Plazhet me rėrė kėtu janė tė pakta dhe zėvendėsohen me tė ashtuquajtura pllaka, sipėrfaqe tė sheshta, tė valėzuara ku pushuesit shtrihen pėr banja diellore.


    Sektorėt mė tė pėrshtatshėm tė pllakave janė nė krahun e djathtė tė rrugės automobilistike Sarandė - Butrint (sektori Sarandė - Ēukė) pranė ish- kampit tė pushimit, por sektori nė veri tė qytetit tė Sarandės nga porti deri nė gjirin e Limionit pėrfaqėson vendin e mirėfilltė tė quajtur "Pllakat e Sarandės".


    Mund tė bėsh njė shėtitje me varkė me lopata pėr 300 lekė, njė varkė me pedale mund ta marrėsh me qera pėr 500 lekė, ndėrsa pėr njė motor uji pėr gjysmė ore duhet tė paguash 3 000 - 3 500 lekė.


    Ksamili

    I frekuentuar veēanėrisht prej tė huajve qė vijnė nga njė sėrė shtetesh ballkanike e veēanėrisht nga shqiptarėt e Kosovės. Njė numėr i madh plazhesh ofrohen nė qytezėn e Ksamilit, ndėrkohė qė janė gjithsej katėr ishuj tė vegjėl shkėmborė tė vendosur pranė njėri-tjetrit. Ndodhen pėrballė qytezės sė Ksamilit.


    Ishulli mė i madh gjendet 60 metra larg bregut. Kėta ishuj sė bashku me bregdetin e Ksamilit pėrbėjnė njė nga zonat qė tėrheqin numrin mė tė madh tė turistėve tė Sarandės. Si nė Ksamil, ashtu edhe nė ishujt e tij, lehtėsisht tė arritshėm edhe me not, mund tė gjesh plazhe me rėrė tė bardhė, por edhe me gurė. Ksamili ėshtė i arritshėm me makinė, ndėrsa taksia deri atje kushton 3 000 lekė.


    Gjiri i Kakomesė

    Ėshtė njė nga gjiret mė tė spikatur pėr nga bukuria nė bregdetin e Sarandės, i vendosur nė veri tė kepit tė Qefalit. Gjendet rreth 10 km larg Sarandės dhe 4 km larg rrugės nacionale Sarandė - Vlorė. Nė vendin e quajtur Krekėz, devijon drejt perėndimit njė rrugė automobilistike e paasfaltuar qė tė ēon nė kėtė gji.


    Gjiri me origjinė tė dyfishtė tektoniko - karstike ėshtė mjaft i mbrojtur, deti futet nė brendėsi rreth 500 m dhe pėrfundon nė njė plazh me rėrė tė trashė dhe sidomos me zallishte. Nė kėtė hapėsirė tė gjirit ėshtė parashikuar tė ngrihet njė fshat turistik.


    Jeta e natės

    Nė Sarandė tė pasionuarit pas jetės sė natės mund ta gjejnė atė nė njė sėrė pikash e diskosh verore, tė cilat vazhdimisht ofrojnė risi tė ndryshme, porsa u pėrket dj-ve tė ndryshėm dhe kėngėtarėve qė ftojnė, duke ofruar nė kėtė mėnyrė larmishmėri. Fillimisht paguhet njė biletė prej 700 lekėsh pėr tė hyrė, e brenda kėtij ēmimi ofrohet edhe njė pije falas.


    Jeta artistike

    Festivali ndėrkombėtar i teatrove nė Butrint, si dhe festivali i bandave frymore janė evenimentet kryesore, tė pėrvitshme nė sezonin veror nė Sarandė. Shumė trupa teatrale nga e gjithė bota ngjiten pėr 6 ditė me radhė nė skenėn antike tė Butrintit, ndėrsa banda tė ndryshme frymore performojnė nė shėtitoren e qytetit tė Sarandės.


    Kinematė verore janė njė tjetėr mėnyrė argėtimi, ndėrsa pėr asnjė ditė nuk mungojnė panairet e librit. Njė sėrė artistėsh tė ndryshėm janė gjithashtu tė ftuar nga bare e restorante tė ndryshme apo edhe nga bashkia e qytetit.

    Qiratė
    Ēmimet e apartamenteve variojnė nga 2 000 - 3 000 lekė nata, nė varėsi tė hapėsirės dhe periudhės sė plazhit.
    50 prej hoteleve kanė nėnshkruar njė marrėveshje pėr aplikimin e ēmimeve tė zbutura gjatė kėtij sezoni veror. Dhomat nuk do tė kushtojnė mė shumė se 2000-3500 lekė nė natė, ēmim ky qė mė parė aplikohej pėr ēdo person, dhe jo pėr dhomė.
    Nė periudhėn 1-15 gusht, ēmimet nė Sarandė arrijnė pikun, ndėrsa vazhdimisht ato variojnė prej 3 000 lekė - 110 euro. Brenda ēmimit tė hotelit pėrfshihet vakti i mėngjesit, si dhe njė ēadėr e dy shezlonė

    Plazhi
    Mund tė paguash 400 lekė pėr dy shezlonė dhe njė ēadėr, por mund tė qėndrosh aty edhe pa pagesė nėse ēadrėn e merr me vete.
    Mund tė bėsh njė shėtitje me varkė me lopata pėr 300 lekė, njė varkė me pedale mund ta marrėsh me qira pėr 500 lekė, ndėrsa pėr njė motor uji pėr gjysmė ore duhet tė paguash 3 000 - 3 500 lekė

    Tarifat e lėvizjeve
    3 000 lekė kushton taksia pėr nė Ksamil
    Pėr lėvizjet brenda qytetit kėshillohet pėrcaktimi paraprak i ēmimit me drejtuesin e taksisė
    Autobusi pėr nė Butrint kushton 100 lekė dhe ėshtė ēdo njė orė, taksia kushton rreth 2500 lekė

    Bileta nė pjesėn e poshtme tė qytetit tė Butrinti kushton 500 lekė
    Bileta pėr tė vizituar kalanė e muzeun ėshtė 200 lekė


    Baret e restorantet
    Ēmimet nuk janė tė pėrcaktuara, por njė drekė me 4 persona do tė kushtonte minimalisht 4 000 lekė.
    Nė bare gjithashtu nuk ka ēmime fikse. Njė kafe varion nga 50 - 150 lekė, njė birrė nga 150-300 lekė, pijet freskuese nga 100-200 lekė. Nė shumicėn e bareve nė mbrėmje nuk shėrbehen pije tė ngrohta


    Antikiteti
    Por Saranda nuk ofron vetėm detin, diellin dhe klimėn pėr vizitorėt e saj. Njė sėrė objektesh monumentale, ku natyrisht qyteti antik i Butrintit, pjesė e organizatės pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore botėrore UNESKO pėrbėn edhe pikėn kryesore. Janė mė shumė se 27 objekte natyrore dhe kulturore me vlera tė mėdha, tė rralla, qė menaxhohen me mėnyra e rregullta tė veēanta, qė ruhen e mbrohen me ligj.


    Qyteti antik i Butrintit
    I ngritur nė kėndin juglindor tė gadishullit tė Ksamilit, qyteti antik i Butrintit laget nga liqeni i Butrintit dhe nga kanali i Vivarit. Qyteti pėrshkohej prej gjashtė hyrjesh, dy prej tė cilave ruhen nė gjendje shumė tė mirė; porta e Liqenit (Skea) nga lindja dhe porta e Luanit nga veriu.

    Qyteti njeh njė hov tė madh ndėrtimesh dhe zgjerohet mjaft gjatė periudhės romake, ku mbizotėrojnė ndėrtimet e karakterit shoqėror si gjimnazi, kapitoli, banjat, ujėsjellėsi 5 km i gjatė, ēezmat, si dhe zgjerimi i sipėrfaqes. Nė kėtė kohė qyteti u zgjerua duke u shtrirė nė fushėn e Vrinės dhe nė Diaporit, si dhe mori statusin e kolonisė nė periudhėn e Oktavian Augustit.

    Gjatė sundimit romak u ndėrtuan shumė objekte tė rėndėsishme. Njė nga kėto ėshtė Ujėsjellėsi i Butrintit, qė teknikisht ėshtė njė ndėrtim i arritur.

    Nė vitin 1992 gėrmimet e ndėrmarra nė qendrėn e qytetit antik tė Butrintit nxorėn nė dritė forumin romak tė qytetit. Bileta pėr pjesėn e poshtme tė qytetit kushton 500 lekė, ndėrsa nėse do tė vizitosh kalanė dhe muzeun kėtij ēmimi duhet t'i shtosh edhe 200 lekė tė tjerė.

    Onhezmi (Saranda)

    Shek IV para K. - shek. VI pas K. Ėshtė emėrtuar nė antikitet me emrin Onhezmites. Onhezmi del pėr herė tė parė nė burimet e shkruara nė shek I para K. Onhezmi romak gjatė shek. I-IV pas K, pėrkon me pushtimin e Ilirisė nga Roma. Me mjaft interes ėshtė zbulimi i njė bazilike tė madhe nė anėn lindore tė kalasė.

    Historia qė u pasua pas shek. VI pas K. nuk jep elemente historike dhe arkeologjike pėr kėtė qytet, pėrveēse si njė pikė pelegrinazhi nė Manastirin e 40 Shenjtorėve. Mbreti Zog kėtė qytet e emėrtoi Zogis, kurse Musolini nė vitin 1939 i dha emrin Porto Edda pėr nder tė vajzės sė tij.

    Entela Bani
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Tema tė Ngjashme

  1. Massacre at Podujevo, Kosovo
    Nga ARIANI_TB nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-03-2006, 09:07
  2. Saranda i heq mandatin Nanos
    Nga CEZARND nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-10-2005, 14:50
  3. Pushime te mbara ne Sarande (po ua mbajti kuleta)
    Nga Eni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2004, 03:35
  4. Arrestohet vrasesi (serb) i ministres suedeze
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-03-2004, 18:52
  5. Saranda, gati per fluks me te madh turistesh
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 02-06-2003, 17:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •