Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 46

Tema: Franz Kafka

  1. #21
    kuku Maska e brooklyn2007
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Postime
    3,531
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Kam lexuar METAMORFOZEN. Duhet te jesh i cmendur qe te arrish te kuptosh ate liber dhe Kafken ne pergjithesi
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    2
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Kompleksiteti i kafkes

    ok besoj se jemi te gjithe dakort kur them se kafka seshte i lehte per tu kuptuar,por jo i pamundur.pyetja ime eshte: si e kemi percjelle metamorfozen (sa mire qe kafka smund te na thote qe e kemi gabim)

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2008
    Postime
    3
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    per mua nuk eshte cmenduri te kuptosh metamorfozen. i njejti mesazh por pak me i thjeshtezuar percillet tek "studenti ne shtepi"i Migjenit. sipas kafkes pas cdo marredhenie, qofte kjo dhe marredhenia prind- femije mbeshtetet ne interesat. ty te duan per sa kohe qe ti je i dobishem. dhe sado e dhimbshme apo e pabesueshme kjo eshte nje e vertete e trishte. sapo ti fiton nje status te ri me te rendesishem te gjithe te duan dhe fiton nje respekt te vecante qe ne rastin e kundert do te bente ta humbisje ate.kjo e fundit i ndodhi dhe gregor zamzes, nenpunesit qe u zgjua nje dite i shnderrua ne kanderr, te metamorfoza e famshme.shikoni dhe ndryshimin qe ndodh ne trajtimin e studentit te Migjenit pasi kthehet nga studimet dhe behet i dobishem per familjen, nga babai i tij plot autoritet.sa shume degjohen mendimet e tij.

  4. #24
    elixirs
    Anėtarėsuar
    25-09-2007
    Postime
    1,435
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Jozef K. akuzohet e vritet sepse ka ber dic te ndaluar (...??!).. kjo esht ne ndergjegje te Kafkes respektivisht te personazhit te tij Jozef K.
    Jozef K. eshte prototip i njeriut, qe vritet edhe ne ditet e sotit, pse ai dallaon nga masat-uniformat.
    Por pse vritet edhe sot "jozef K" ket e ka ditur mire Kafka dhe na e ka treguar nese dim ta kuptojme thelle......
    absurd- absurd -absurd...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABSOLUTE : 04-07-2008 mė 19:03
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    F.Kafka mbetet nje nga letraret me interesant per shume karakteristika te vepres dhe te jetes se tij.Relativisht percmon jeten dhe veten e tij, duke u bere i njohur fakti qe nuk deshi te botohej vepra e tij, por tema e qbsurdit ehste relativisht e veshtire dhe jo gjithmone gjen vend ne rutinen e jetes se perdirshme.Ajo ka nje filozofi themelore per ndodhite dhe faktoret qe ecojne individin drejt mungesave te orientimit dhe drejt shfrytezimit te pameshirshem te tij nga makina , si shoqeria, shteti, ligji, zakoni etj.Kur them makina , nenkuptoj ligjesi qe veprojne brenda ketyre niveleve.Nje sentence me vlere qe barazon mendimin e mesiperm eshte fraza e shkeputur nga teoria filozofike "MUret absurde" e autorit A.Kamy......Njeriu , ne rastin me te pare- thote ai- eshte viktime e te vertetave te vetes se tij.....pra Kafka mbetet i gjithkohshem dhe i perjetshem per sa kohe do te jete njeriu banues ne token dhe veten e tij.
    Per mua eshte i pelqyeshem dhe i kendshem, ku mund te vjeles ne cdo moment pjese nga filozofia e tij dhe ta paralelizosh me te perditshmen dhe ngjarjet qe rrethojne jeten .

  6. #26
    elixirs
    Anėtarėsuar
    25-09-2007
    Postime
    1,435
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    ...........prandaj.........., po qe se edhe 1 milion vjet, te ekzistoje njerezimi, ABSURDI Kafkian esht i pranishem dhe pikerisht per ket esht ; UNIVERSOKAFKIAN!

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-05-2008
    Postime
    2
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Habitem sesi dikush me siper tha qe PROCESI eshte liber i merzitshem.PROCESI eshte novela me e shkelqyer e shekullit 19-te,eshte gjithashtu nje novele shume terheqese,dhe me humor shume te holle dhe te bukur.Une nuk kam lexuar kurre nje novele qe ka detajuar kaq bukur shpirtin e burokracise,dhe e ka zberthyer fije e per pe.
    Por natyrisht qe krijimtaria e Kafkes nuk eshte dhe nuk ka se si te jete terheqese per te gjithe.Eshte e vecante.

    HOW CAN ONE BE GUILTY AT ALL?-SURELY WE ARE ALL HUMAN BEINGS HERE!

    E SI MUNDET DIKUSH TE KONSIDEROHET THJESHT I FAJSHEM?-NE FUND TE FUNDIT JEMI TE GJITH NJEREZ KETU!

    Kur ne letersi autori ka per qellim te na shtyj imagjinaten tek kufijte e normales,krijimtaria e Kafkes e ka imagjinaten pa kufij,si nje hapesire e pafundme ku llogjika eshte fshehur aq larg sa eshte e pamundur te preket nga arsyeja.


    Nqs letersia do te ishte shkence egzakte,Kafka padyshim eshte Anjshtanji i letersise.

  8. #28
    RSHP Maska e RSHP
    Anėtarėsuar
    09-01-2005
    Mosha
    38
    Postime
    208
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 3 postime

    Lindja e tim biri dhe proēesi i Kafkės.

    Ndiz elektrikun dhe me pas lexoj Kafken...


    Proēesin e Kafkės, e lexova( koenēidence) dy nete perpara se te linde im bir. I ulur ne stolin, ne korridorin e martenitetit te ishullit te Mitilinit, lexova kapitujt e fundit. Te nesermen lindi im bir. I tmerruar prej proēesit, pyeta vetveten nese im bir do te perballej me ndonje proēes te tille te tmerrshem.

    Kafka e sjell realitetin aq te lakuriqte, saqe te dekurajon, t'i shteron forcat, frymezimin per te kaperxyer kurthet e jetes.
    Nuk e di, por Kafka me duket deshiron ta trondise njeriun, - ketu nuk kam kundershtim- por prej pervojes time si shkrimtar, besoj se ai, dhe shkrimtaret ne pergjithesi duhet t'i prezantojne lexuesit metodat e arratisjes prej pylli primitiv.
    Kete Kafka nuk e ben...

    Shkurt, kur lexoj Kafken, e ngarkoj elektrikun me bateri te fuqishme, e ndez ate, dhe sapo romanet e tij me zbarkojne ne pyllin e terrte, kerkoj me driten e elektrikut, monopatin e arratisjes per ne boten e mbidheshme.

    Rezart Palluqi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RSHP : 03-08-2008 mė 11:01

  9. #29
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Mosha
    45
    Postime
    2,500
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga patjoni Lexo Postimin
    Habitem sesi dikush me siper tha qe PROCESI eshte liber i merzitshem.PROCESI eshte novela me e shkelqyer e shekullit 19-te,eshte gjithashtu nje novele shume terheqese,dhe me humor shume te holle dhe te bukur.Une nuk kam lexuar kurre nje novele qe ka detajuar kaq bukur shpirtin e burokracise,dhe e ka zberthyer fije e per pe.
    Por natyrisht qe krijimtaria e Kafkes nuk eshte dhe nuk ka se si te jete terheqese per te gjithe.Eshte e vecante.

    HOW CAN ONE BE GUILTY AT ALL?-SURELY WE ARE ALL HUMAN BEINGS HERE!

    E SI MUNDET DIKUSH TE KONSIDEROHET THJESHT I FAJSHEM?-NE FUND TE FUNDIT JEMI TE GJITH NJEREZ KETU!

    Kur ne letersi autori ka per qellim te na shtyj imagjinaten tek kufijte e normales,krijimtaria e Kafkes e ka imagjinaten pa kufij,si nje hapesire e pafundme ku llogjika eshte fshehur aq larg sa eshte e pamundur te preket nga arsyeja.


    Nqs letersia do te ishte shkence egzakte,Kafka padyshim eshte Anjshtanji i letersise.
    e vertete qe- kafka eshte ainshtaini i letersise.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #30
    Plejad Maska e ocean
    Anėtarėsuar
    28-08-2006
    Postime
    270
    Faleminderit
    1
    0 falenderime nė 0 postime

    Cdo gje vie

    Ti nuk ke nevoje ta lesh
    dhomen tende. Rri i ulur
    tek tavolina dhe degjo. As
    mos degjo, thjesht vetem prite.
    Bile as mos prite, rri qete
    i palevizur dhe i vetmuar. Bota
    lirishte do ta ofroj veten e saj ty;
    do ta heq masken, nuk ka tjeter
    zgjedhje, do te rrotullohet ne ekstaze
    prane kembeve tua
    .
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  11. #31
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,511
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Kam lexuar METAMORFOZEN. Duhet te jesh i cmendur qe te arrish te kuptosh ate liber dhe Kafken ne pergjithesi
    I ēmendur? Aspak
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  12. #32
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,228
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Kam lexuar METAMORFOZEN. Duhet te jesh i cmendur qe te arrish te kuptosh ate liber dhe Kafken ne pergjithesi
    Ne cfare moshe e ke lexuar Metamorfozen? Nese e ke lexuar ne adoleshenc normalisht qe nuk ke se si ta kuptosh, futesh ne nje bote qe as nuk e kupton dot se ku je. Jo mo te arish te kuptosh Franc Kafken, nese e lexon ne nje moshe me te pjekur te garantoje qe do e kuptosh kur ta lexosh per te disaten here

  13. #33
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,511
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Perse jeni kaq paragjykues ndaj te rinjve? Kush tha qe nuk e kuptojne stilin e Kafkes ? Sigurisht jo te gjithe, madje dyshoj qe dhe te rritur mund tja dalin. Varet nga kendveshtrimi qe lexohet dhe nga formimi qe ka lexuesi.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  14. #34
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,228
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    Perse jeni kaq paragjykues ndaj te rinjve? Kush tha qe nuk e kuptojne stilin e Kafkes ? Sigurisht jo te gjithe, madje dyshoj qe dhe te rritur mund tja dalin. Varet nga kendveshtrimi qe lexohet dhe nga formimi qe ka lexuesi.
    Une as nuk po presekutoje apo po paragjykoje adoleshentet. Kam njohur adoleshente me nje nivel inteligjence qe nuk e gjen as tek nje i madh. Po stadet zhvillimit nuk jane te njejte per te gjithe njerezimin, ate perkufizim e thash ne rastin e personit qe citova, nuk mund ti pergjithesoje te gjithe adoleshentet apo minorenet. Shpresoje qe mos me keqkuptosh pasi nuk kam asgje kundra adoleshenteve.

  15. #35
    elixirs
    Anėtarėsuar
    25-09-2007
    Postime
    1,435
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Kam lexuar METAMORFOZEN. Duhet te jesh i cmendur qe te arrish te kuptosh ate liber dhe Kafken ne pergjithesi
    per ta kuptuar Kafken "pafuqinė" e tij, ndjenjen ose tendencen e tij te shtypur thelle per autoritet, si kompleks i mberthyer ne psikologjine e tij, qe nga femijeria prej babait te tij...., lexoje "leter BABAIT". dhe e kupton kogja lakuriq Franc'in! )

    natyrisht , pasdtaj merre "Murin KINIZ" e pastaj "METAMORFOZEN' .................

    pernderyshe eshte prej shkrimtareve me te thelle per mua.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABSOLUTE : 28-07-2009 mė 19:12
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    4,342
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime

    Franc Kafka


    FRANC KAFKA



    Franc Kafka u lind ne Pragė, me 3 korrik 1883 dhe vdiq me 3 qershor 1924 ne Vienė te Austrisė .

    Ishte njė nga shkrimtaret e historive te shkurtra dhe romancieret me te medhenj te gjuhės gjermane te shekullit te XX-te, trupi i shkrimit i te cilit ishte i vetėm ne llojin e tij. Shumica e shkrimeve te tij mbeten te pambaruara dhe u botuan pas vdekjes se tij, megjithse dėshira e tij ishte qe ato te asgjesoheshin - janė bėrė ikona ne letersine e Perendimit.

    Jeta
    E ėma vinte nga njė familje e ditur hebrejsh, ndėrsa i ati nga njė familje zanatcinj fshati, por qe me vonė i buzeqeshi fati e u be fabrikant i vogėl.
    Ai shpresonte se djali i tij i vetėm Franci do tė bėhej njė trashegimtar i denjė i fabrikes.. Ndėrsa me te shoqen e tre vajzat sillej ashper e shpesh i terrorizonte. Kėtė marredhenie djaloshi do ta paraqiste me vonė ne shkrimin "Leter babait". Ne kėtė shkrim ai i ankohet te atit qe i thyente vullnetin, ia vriste besimin ne forcat e tij, kurse ai vetė i ndjeshem dhe seder nuk gjente force ta kundershtonte. Zgjodhi rrugėn e moskundershtimit, te pajtimit, te peruljes, rrugė nga e cila nuk hoqi dorė deri nė fund te jetės.
    Pasi mbaroi ne Prage gjimnazin gjerman. Po kėtu mbaroi studimet pėr drejtėsi e paralelisht me te ndoqi njė kurs leksionesh pėr artin dhe gjermanistiken.

    Nuk janė te pakte shkrimtaret qe kanė mbajtur ditare, ku kanė shkruar pėr veten e pėr te tjerėt. Ditari i Kafkes pothuajse i tėri i perkushtohet takimeve dhe kuvendimeve me vetveten. Faqe te tėrė janė te mbushura me ankesa pėr shendetin e lig. ankesa kundėr turtures se pamundesise.. Asnje shqetėsim nuk gjen ne faqet e ditarit te tij pėr problemet e punės apo ato shoqėrore.

    Kafka ka qenė deshmimtar i kaosit dhe i perendimit te pashmangshem te perandorise Astro-Hungareze. Ai gjithēka shihte, kuptonte e ndjente, por asgjė nuk bėnte, sepse ishte teresisht nėn kthetrat e vuajtjes vetjake. Bota jashtė tij u shkri tek ai ne njė te pandare me botėn brenda vetes.


    Trashegimia letrare e kafkes ėshtė mbledhur ne dhjetė vellime.
    Ka shkruar tregime e novela si:

    Denimi.
    Ne kolonine e punės se detyruar.
    Pasagjeret e hekurudhes.
    Prometeu.
    Posedoni.
    Sanco Panca ....etj

    U be i njohur me romanet "Amerika", "Procesi", "Keshtjella" dhe me novelen "Metamorfoza"


    Kafka dhe komercializimi- ēfarė e bėn shkrimtarin kaq tė pėlqyeshėm ?

    Kafka me aktorėt: Jeremy Irons, Theresa Russell, Joel Grey. Regji nga Steven Soderbergh Franc Kafka njihet si njė nga shkrimtarėt mė tė njohur tė hapėsirės gjermanofolėse. Nė tė gjithė botėn tregimet e tij enigmatike, shpesh tė errėta pėrpihen nga gjenerata tė tėra.
    Kafka lindi nė 3 korrik 1883, para 125 vjetėsh, nė Pragė qė nė atė kohė bėnte pjesė nė perandorinė austrohungareze, sot kryeqyteti ēek. Ky qytet ėshtė tepėr krenar pėr birin mė tė famshėm tė tij, por do tė nxjerrė nga ai edhe njė lloj pėrfitimi.

    Pullė me rastin e 125 vjetorit tė lindjes sė Franc KafkėsBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Pullė me rastin e 125 vjetorit tė lindjes sė Franc Kafkės

    Biznesi me Kafkėn ka funksioniuar gjithmonė

    Zona e turistėve nė Pragė. Ajo tė ēon nga unaza pėrmes rrugicave tė ngushta tė pjesės sė vjetėr tė qytetit. Dyqanėt e suvenirėve rreshtohen pėrkrah njėri-tjetrit. Nė mes tė mallrave tė bie nė sy emri i Kafkės. "Kemi bluza me emrin e Kafkės, apo filxhanė me fotografinė e tij:" thotė njė shitėse e suvenirėve. Biznesi me Kafkėn ka funksioniuar gjithmonė tregon ajo. Por edhe nė muzeun e Kafkės krahas informacionit mbi jetėn dhe vperėn e shkrimtarit tė njohur, ofrohen gjithėfarėlloj suvenirėsh, nė kujtim tė figurės sė tij. Nga shenjueset pėr lexim me portretin e Kafkės deri tek mausi i kompjuterit me nėnshkrimin e Kafkės. E reja e fundit: "ėshtė njė stilolaps ne tė cilin Kafka noton. Njė Kafkė qė noton. Ky ėshtė njė suvenir mjaft i dashur."

    Kafka lindi nė njė familje hebreje

    Nė 3 korrik 1883 para 125 vjetėsh Kafka lindi nė njė familje hebreje nė Pragė. Pas njė fėmijerie dhe rinie tė vėshtirė me njė baba qė atij i dukej shpeshherė i padrejtė dhe i plotfuqishėm, vijnė studimet nė degėn e juridikut dhe njė punė nė njė shoqėri sigurimesh. ky ishte thjesht njė profesion pėr tė fituar bukėn e gojės. Sepse ajo qė donte tė bėnte Kafka ishte thjesht tė shkruante. "Kur Gregor Samsa u ngrit njė mėngjes pas ėndrrash tė shqetėsuara, ai e pa veten nė krevat tė shndėrruar nė njė insekt tė frikshėm."

    Kėshtu fillon tregimi i Kafkės "Metamorfoza" nė tė cilin Gregor Samsa vazhdon ekzistencėn e tij si njė insekt, gjithnjė e mė shumė i pavlefshėm derisa ai vdes. Njė lehtėsim pėr familjen e Samsės. Tė errėta, mistike, ireale tė duken tregimet e Kafkės. Kafkaeske si bėn fjalė studiuesi i letėrsisė, Milan Tvrdik: "Kjo ėshtė diēka qė lidhet sė tepėrmi me Pragėn. Duhet tė jetosh nė kėtė qytet apo vend qė ta kuptosh kėtė. "Kafkaeske" do tė thotė diēka qė ėshtė e pėrēudshme, nė ėndrra, nė botėn ireale qė ndonjėherė del nė krye dhe realiteti nė qytet tė shenjon mė shumė se sa jeta reale."

    Absurditetin qė pėrshkruan ai, e kemi pėrjetuar nė vitet e komunizmit

    Letėrsinė e Kafkės e karakterizon hendeku i madh mes individit dhe shoqėrisė, sqaron Tvrdik. Gjithnjė bėhet fjalė pėr ballafaqimin e njė njeriu tė vetmuar me ambientin familjar, mė nje shoqėri anonime, me njė burokraci tė pamėshirmshme teknokrate. Edhe punonjėsja nė biletarinė e muzeut tė Kafkės dridhet kur kujton letėrsinė e tij: "Vetė i kam lexuar tregimet etij dhe gbjithnjė me njė ndjesi tmerri i kam hedhur mėnjanė. Me kėtė ne nuk jemi ballafaquar ende. Kam pėrshtypjen se absurditetin qė pėrshkruan ai, ne e kemi pėrjetuar nė vitet e komunizmit."

    Por si ėshtė e mundur qė Kafka ėshtė kaq i dashur pėr turistėt?

    "Nė vitet 90-tė pas rėnies sė Murit. Praga u rizbulua. njė qytet, qė ende gjendje nė errėsirė, qė mbulohej me lidhjen me Kafkėn dhe veprėn e tij. Me sa dukej kjo zgjoi interesin pėr tė zbuluar se si jetohej nė kėtė qytet tė largėt. Ky ėshtė ndoshta njė shpjegim pėr valėn e turistėve pas viteve 90-tė. Dhe fenomeni "Kafka i pėlqyeshem" ėshtė njė zbulim iu kohės moderne e postmoderne.

    Kafka vdiq nė moshėn 40 vjeēare nga turbekulozi i mushkėrive. Por sipas studiuesit Tvrdik "Kafka nuk do tė vdesė kurrė."
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  17. #37
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    4,342
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime
    Tregime te shkurtera nga Franz Kafka

    HISTORIA E NJE MIU

    Miut bota po i dukej bota ēdo ditė e me e vogėl. Para syve te tij parakalonin vetėm mure qe lartoheshin e rrugė qe bėheshin gjithmonė e me te ngushta. Njė ditė, ai u gjend pėrballė njė rrugė pa dalje. Beri te kthehej prapa kur para syve flakeruan kthetrat e mprehta te maces.

    ---------------------------------------------------------------------------
    VENDMBERRITJA

    Dhashe urdher qe te me sillnin kalin nga stalla. Sherbetori nuk me kuptoi. Shkova vete, shalova kalin dhe ia hipa. Ne largesi dėgjova njė thirje kumbuese. E pyeta se ēfarė ishte. Ai s'dinte gjė madje nuk kishte dėgjuar asgjė. Tek dera me ndaloi dhe me pyeti : "Pėr ku po nxitoni kėshtu imzot ?" "Nuk e di", i thashė, "Larg prej kendej, tutje. Gjithmonė=20 larg prej kendej, vetėm ashtu do tė mund te arrij ne vendmberritjen time". "Pra ju e dini vendmberritjen, a s'ėshtė kėshtu imzot ?", pyeti. "Po", ju pėrgjigjja, "a nuk ta thashė sakaq? Larg-Prej-Kendej. Atje ėshtė vendi im". "Por nuk keni marrė asnjė furnizim me vete", me kujtoi ai. "Nuk mė duhet asgjė", i thashė, "Udhetimi ėshtė aq i gjatė sa do tė vdes urie n.q.s. nuk marrė ndonjne gjė rrugės. Asnje furnizim nuk do tė me shpetoje dot.=20 Fatmiresisht, ėshtė njė rrugetim tepėr i gjatė".

    ---------------------------------------------------------------------------
    ROJTARI

    Duke vrapuar i shpetova rojes se pare. Pastaj, pėr njė ēast u tmerrova, u ktheva dhe i thashė: "Unė kalova kur ju nuk e kishit mendjen". Ai pa pėr njė ēast dhe nuk tha asgjė. "Me duket se nuk duhet ta kisha bėrė kėtė gjest", i thashė. Ai sėrish ndenji pa folur. "Heshtja juaj a do tė thotė gjė miratim pėr te kaluar ?"
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  18. #38
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    5,066
    Faleminderit
    99
    119 falenderime nė 99 postime
    Egzaminohen dorėshkrime tė Kafkės nė Zvicėr

    Kuti tė sigurta depozitash nė tė cilat gjėnden dorėshkrime dhe vizatime nga autori ēek Franz Kafka pritet tė hapen sot nė njė bankė nė Zvicėr.
    Por vetėm njė specialist i veprave tė Kafkės do ti shoh ato dhe do ti raportoj njė gjykatėsi izraelit i cili urdhėroi hapjen e e kutive.

    Proēesi ėshtė pjesė e njė beteje tė gjatė ligjore, pėr ate se kush ėshtė pronari i shkrimeve tė autorit tė ndjerė.

    Dy motra izraelite thonė se janė trashėgimtare tė dokumentave nga nėna e tyre e cila i morri ato nga njė mik i Kafkės.

    Por shteti izraelit pretendon se ato janė pjesė e trashėgimisė kulturore tė vėndit.

    BBC
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  19. #39
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 4 postime

    Franz Kafka

    Pėrktheu Fatmir Alimani


    ĖSHTĖ POSHTĖRSI?


    Unė kaloj qėllimisht pėrmes rrugėve, ku janė kurvat. Kalimi pranė tyre mė ngashėnjen, jep mundėsinė e largėt por gjithnjė ekzistuese tė shkosh me njėrėn prej tyre.
    A ėshtė kjo njė poshtėrsi?
    Por nuk di asgjė mė tė mirė dhe realizimi i diēkaje tė tillė mė ngjan nė themel i pafajshėm dhe nuk mė bėn aspak tė pendohem. Unė dua vetėm njė grua tė moshuar e tė bėshme, me rroba tė vjetra, por nė njėfarė mase me stoli tė bollshme tė varura nė to.
    Njėra prej kėtyre grave mė njeh, me sa duket. Unė e takova sot pasdite, ajo ishte ende me rrobat e punės, flokėt e saj ishin ende mbi kokė, ajo nuk kishte kapele, por njė bluzė pune si ajo e kuzhiniereve, dhe mbante disa rroba ndoshta pėr t’i ēuar te rrobalarėsja. Asnjė njeri nuk do tė kishte gjetur diēka ngashėnjyese tek ajo, vetėm unė.
    Tani nė mbrėmje, kur koha ndėrkaq u ftoh, unė e pashė me njė mantel tė verdhė nė bojėkafe, nė anėn tjetėr tė rrugės Zeltner, rrugės sė ngushtė e tė degėzuar, ku ajo po shėtiste. Vėshtrova nė drejtim tė saj dy herė, ajo e kapi shikimin tim, por pastaj ika prej saj. (Ditari)

    ***
    Bordello tė rregulluara nė njė mėnyrė racionale. Grilat e pastra tė dritares sė madhe tė shtėpisė tė lėshuara poshtė. Te lozha e portierit, nė vend tė njė burri, njė grua e veshur me sqimė, e cila ndihet kudo si nė shtėpinė e saj.
    Qė nė Pragė, unė kam vėnė re kalimthi karakterin prej amazone tė bordellove.
    Kėtu kjo ėshtė edhe mė e qartė. Portierja femėrore, e cila vė nė lėvizje llambėn elektrike, na ndal te lozha e saj, sepse atė sapo e lajmėrojnė qė po vijnė klientė nėpėr shkallė; pastaj dy gra tė nderuara sipėr (pėrse dy?) qė na presin ne, ndezja e dritės elektrike nė dhomėn pranė, ku qėndronin nė errėsirė ose nė gjysmėerrėsirė vajzat e pazėna, duke formuar tri tė katėrtat e njė rrethi (qė e plotėsonim ne) rrotull nesh, duke ndenjur me trupin drejt nė pozicionet favorizuese tė menduara prej tyre, dhe pastaj hapi i madh me tė cilin e zgjedhura del pėrpara, dhe grishja me tė prekur qė mė bėn zonja... por unė ndjehem si i shtyrė drejt daljes.
    Dhe ėshtė e pamundur tė pėrfytyroj sesi dola nė rrugė, kaq shpejt ndodhi kjo.
    Ėshtė vėshtirė t’i shohėsh ato saktėsisht, sepse janė shumė, picėrrojnė sytė dhe, mbi tė gjitha, qėndrojnė tepėr afėr. Do tė duhej t’i shqyesh sytė, dhe pėr kėtė nevojitet tė ushtrohesh.
    Nė kujtesė kam vetėm atė, qė qėndroi pranė meje.
    Ajo kishte dhėmbė me hapėsirė ndėrmjet tyre, zgjatej nė lartėsi, duke mbajtur fustanin me grushtin e mbledhur, duke hapur e mbyllur sytė e mėdhenj dhe gojėn e madhe. Flokėt e saj bjondė ishin tė shprishur. Ajo ishte truphollė. (Shėnime udhėtimi)

  20. #40
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 4 postime

    Franz Kafka - tregim

    FRANC KAFKA





    PARA LIGJIT
    (tregim)






    Pėrktheu: Gjergj Vlashi






    Para Ligjit ėshtė njė derėtar. Atij i drejtohet njė fshatar, i cili do tė hyjė te Ligji. Po derėtari i thotė se tani pėr tani nuk mund ta lerė tė hyjė. Njeriu mendohet, pastaj e pyet nėse mund tė hyjė mė vonė. "Ndoshta, i pėrgjigjet derėtari, po jo tani". Derėtari tėrhiqet anash; me qė dera e Ligjit ėshtė pėrherė e hapur; njeriu pėrulet pėr tė parė brenda. Roja e vė re dhe qesh:
    "Nėse tė tėrheq kaq shumė - thotė - pėrpiqu tė hysh, megjithėse ėshtė e ndaluar. Po hap sytė: unė jam i fortė. Dhe jam derėtari i fundit. Ēdo sallė ka derėtarin e vet, njeri mė i fuqishėm se tjetri. As unė nuk i bėj ballė tė tretit". Fshatari nuk e priste kėtė lloj vėshtirėsie. Ligji duhet tė jetė i lirė qė tė hyjė brenda cilido, nė ēdo rast, mendon, po duke e parė mirė derėtarin veshur me gėzof, me hundėn e madhe me majė, mjekrėn e gjatė, tė zezė prej tartari, bindet se ėshtė mė mirė tė presė derisa tė marrė lejen pėr tė hyrė. Rojtari i jep njė stol dhe i thotė tė ulet aty pranė derės. Ai ulet aty pėr ditė e pėr vite. Bėn shumė pėrēapje qė tė pranohet brenda, e lodh derėtarin me lutjet e tij. Roja nganjėherė i bėn pyetje, e pyet pėr fshatin e tij dhe pėr shumė gjėra tė tjera, po janė pyetje pa rėndėsi, ashtu siē i bėjnė zotėrinjtė; nė fund i thotė se ende nuk mund ta lejojė qė tė hyjė. Njeriu, i cili ishte gatitur pėr atė rrugė duke marrė plot gjėra me vete, bėn pėrpjekje qė ta thyejė rojtarin, duke i dhėnė gjithēka, pa pyetur a janė gjėra me vlerė, apo jo. Tjetri nuk zmbraps asnjė dhuratė, por thotė: "Po pranoj vetėm qė ti tė mė thuash se, ke lėnė pa provuar ndonjė mėnyrė". Pėr vite e vite njeriu nuk resht duke e vėshtruar derėtarin. Harron tė tjerėt dhe i duket se i pari ėshtė pengesa e vetme pėr tė hyrė te Ligji. Vitet e para mallkon me zė tė lartė, pa marrė parasysh asgjė, fatin e tij tė keq, pastaj kur plaket, flet me vete. Bėhet si fėmijė dhe pasi gjatė shumė viteve ka vrojtuar derėtarin dhe ia njeh edhe pleshtat e gėzofit, u lutet pleshtave qė ta bindin rojtarin. Mė nė fund, shikimi i dobėsohet dhe ai nuk e di mė a mungon drita, apo e gėnjejnė sytė. Megjithatė nė errėsirė e dallon shkėlqimin qė shpėrthen nga Porta e Ligjit. Nuk i ka mbetur shumė kohė pėr tė jetuar. Para vdekjes tė gjitha ngjarjet e kohėve tė fundit, tė mbledhura nė kokėn e tij, shndėrrohen nė njė pyetje, tė cilėn ende nuk ia ka drejtuar rojtarit. I bėn njė shenjė burrit, pasi nuk mund ta drejtojė me trupin e ngrirė. Derėtari duhet tė pėrkulet, se tani kanė shumė ndryshim trupi, nė dėm tė fshatarit. "Ēfarė kėrkon tė dish mė? e pyet rojtari. Je i pangopur", "Nėse tė gjithė synojnė Ligjin, thotė njeriu - si ėshtė puna qė gjatė tėrė kėtyre viteve, askush pėrveē meje, nuk ka kėrkuar tė hyjė brenda". Rojtari e sheh se burri ėshtė nga fundi i jetės dhe qė ai ta kuptojė, i ulurin nė veshin, tashmė tė mbyllur. "Kėtu nuk mund tė hynte askush, se kjo derė ishte caktuar pėr ty. Tani po largohem dhe po e mbyll".

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •