Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 8 prej 8
  1. #1
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Antarsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiran
    Mosha
    34
    Postime
    1,926
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Njerz me nevoja neurotike, Interpretimi i ndrrave dhe ndjenja e inferioritetit

    Tema
    Risillni ndermend personazhe filmi ose romanesh qe keni lexuar. Identifikoni disa prej tyre qe kane nevoja neurotike. Argumentoni pergjigjen tuaj.

    Maria nje gazetare e re dhe e bukur, por me nje te kaluar te keqe. Ajo i perdor burrat si trampoline per karrieren e saj. Burrat i ngjallin neveri, e sidomos kur ato renkojne ne shtrat.
    Nena kishte qene nje prostitute dhe perdorte shtepine e saj si bordello bashke me disa vajza te tjera. Pikerisht ne kete vend ku burrat vinin per te shfryre epshin e tyre, ne ate vend ku do lloj te beri qejf kishte nje vlere ne para dhe ku do lloj ndjenje do te quhej dobesi, u rrit personazhi jone Maria.
    “Ai qe rritet ne nje vend te tille, mbetet deri ne nje fare mase, gjithmone i pa rritur “.
    Rruga “Gerber” ku lulezonte zanati i ndyresise, ku nena e saj e ndoqi deri sa u plak dhe filloi te alkolizohej gradualisht per te mbajtur mazokistet nen zap e tu plotesonte atyre tekat.
    Ndersa nga ana tjeter Maria e vogel perjetonte historite e prostitutave, renkimet e meshkujve, dehjen e nenes, qe e urrente por qe nuk i vinte kurre faj.
    Nena e saj, e urryera e saj. Kur ajo flinte gjume e bere tap Maria perfytyronte shtratin e nenes si nje furre drush qe digjeshin.
    Festa e mbremjes se matures ku nena e saj shkon e dehur dhe ajo ndjente te gjitha veshtrimet poshteruese. Dashuria dhe perbuzja e perjashtojne njera – tjetren, por nena e saj nuk arriti ta kuptonte kurre. Ne moshen 13 – vjeare Maria tentoi te vriste vehten nga ndjesia e turpit. Ne moshen 14 – vjeare u zhvirgjerua e ne 16 la pas shpatullave nje abort e te gjitha keto kishin nje emer te vetem “nene”. Por me pas filloi te luftoj e te mesoj fale perkrahjes shoqerore te shkolles, e te punonjesve social te cilet i dhane ndjesine e te qenit e veante, sidomos kembengulese, e shume e zellshme, nje shembull per klasen. Keshtu turpi ju shnderrua ne mirnjohje dhe perulje. Por ajo kurre nuk mund ta harroj te kaluaren qe i del perpara si nje fantazem sado qe ajo mundohet ta peshtyj ate.
    Gjithashtu nuk mund te harroj zjarrin qe i vuri shtepise. Per te zjarri ishte i vetmi moment i lumtur qe kishte perjetuar. Ajo ishte e dashuruar pas tij.
    Maria u be nje gazetare teper ambicioze, qe kerkon te ngjitet lart e me lart, e cila nuk njeh pengesa me erotizmin e saj e ne qofte se kjo nuk do te mjaftonte ajo nuk tutet te beje edhe shantazh.
    Ajo urren sundimin e burrave, kthimin e kurrizit, arrogancen e tyre te pameshirshme.
    Nena e saj jeton ne nje azil pleqsh te semure e pa te ardhura financiare. Vizitoret e saj jane te rralle, e nder to eshte edhe Maria. Te ishte per te nuk do ti bente kurre ato vizita se kthimi ne jeten tjeter i shkakton nje torture te vertete, e ndaj pret me ankth vdekjen e saj.
    Maria u dashurua me njeriun e gabuar. Ai kishte nje familje dhe nuk ishte i pasur, larg meshkujve qe ajo frekuentonte. Mirepo ishte pikerisht kjo dashuri qe e beri ate te njihte kete ndjenje edhe pse ishte e parealizueshme, madje pikerisht kjo do e onte Marine ne fundin e jetes.
    Njeriu qe ajo dashuronte zgjodhi familjen, e per te qene larg Marise, u nis ne nje udhetim ku dhe humbi jeten ne nje aksident. Ai vdiq ne flaket e zjarrit, ne zjarrin qe Maria adhuronte. Ndersa Maria nuk e perballoi dot humbjen e tij dhe u mbyt ne det, ne ujin qe ai urrente.

    Kjo pra eshte permbledhja e nje historie te marre nga romani “Bije prostitute” me autor Kristine Gren. Pra vete ngjarja flet qarte per nje qenie njerezore femijeria e se ciles kthehet ne nje ferr te vertete. Indiferenca prinderore minimalisht do te quhej e tille, mungesa e afeksionit dhe e ngrohtesise gjate femijerise e deri tek abuzimi psikologjik qe sulmon kete individ gjate gjithe femijerise shfaq tek ky individ nje numer te konsiderueshem neurozash ne moshen e rritur disa prej te cilave jane lart permendur.



    Nje tjeter histori protagoniste te se ciles eshte nje familje shqiptare e viteve te fundit.

    Ajo ishte vetem 16-vje ndersa ai 33-vje kur u fejuan, dhe jo me vone se 1 vit ato u martuan, e shume shpejt u bene me nje djale. Ajo nje nene 18-vjeare ndersa ai 35-vje. Dy prinder qe nuk kishin asnje te ardhur ekonomike perve pensionit te prinderve. Nuk mjaftoi faktori ekonomik problematic per kete familje te re por ai u be edhe shkak i dhunes familjare e me vone edhe ne shfaqjen e xhelozise, sidomos nga ana e bashkshortes. Nga ana tjeter bashkshorti perdorte dhune te vazhdueshme mbi te shoqen duke e keqtrajtuar, dhe kjo ndodhte edhe ne prezencen e femijes akoma pak muajsh ( 5 – 7 muajsh ).
    E vetmja mbrojtje per te ishte kur merrte djalin para kraheve dhe e vinte si mburoje kur ndaj saj perdorej dhune, vetem ne kete menyre kishte gjetur nje copez siguri qe i shoqi nuk do ta godiste.
    Ndersa femija qante e ulerinte sa here qe kjo gje ndodhte dhe gradualisht femija filloi te shfaqte nje ndjenje frike te dukshme, madje edhe sikur dikush te ngrinte pak zerin ai trembej dhe menjehere fillonte te qante.
    Ndonese me kalimin e viteve ifti u permiresua, tek femija ndjenja e frikes nuk u zhduk. Femija filloi te shfaqte simptoma te reja si: druajtje, ankth, turp etj. Por ajo ka binte me shume ne sy tek femija ishte si pasoje e traumes se kaluar ne femijeri, nje vonese ne te folur e me tej nje marrje goje.
    Sot ai eshte aktualisht ne klasen e pare por e folura e tij vazhdon te jete me probleme e nuk eshte e njejte me nje femije 7-vjear. Ai ende nuk lexon rrjedhshem dhe e ka me te thjeshte te shkruaj se te lexoj.

    Nje bilanc i tille i gjuhes se folur justifikohet, kur femija kupton gjuhen, arrin ta shkruaj ate por ka nje anomali te ligjerimit gojor te quajtur “belbezim fiziologjik” i cili ka gjasa te zhduket me zhvillimin e metejshem te femijes, por mund te zgjase ne rast se fikson akoma anthin e prinderve.
    Kjo sipas psikiatres Dr. Elida Cangonji.


    Nje tjeter rast ku kam pasur mundesine te evindentoj nje tjeter anomali te ligjerimit gojor me nje femije te moshes 5-vjeare i cili shfaqte dukshem nje alim ne te folur. Nga informacionet e pakta qe arrita te merrja per te nga nje i aferm i tij ishte per tu marre ne konsiderate fakti qe ne moshe fare te vogel femija kishte pesuar nje aksident duke rene nga nje lartesi e konsiderueshme dhe kjo ngjarje kishte pasuar me shfaqjen e frikes tek ai e me vone ne kete anomali ne te folur. Ai ishte nje djale i qeshur, shume i dashur dhe i afrueshem ne kontaktet e pakta te pasura me te. Ne komunikimin tim me femijen vura re se deshira per te komunikuar egsistonte tek ai por kishte veshtiresi te medha ne formimin e fjalive mjaft te thjeshta. Vihesh re nje boshllek i madh qe krijonte femija ne fjali.

    Pra, keto ishin ngjarje ku transmetohet qarte jo vetem “e keqja baze” si preferon ta quaj Horney por injoranca, padituria e prindit per te shfaqur interesin e duhur kundrejt femijes ne zhvillimin e tij te shendoshe, diskriminimi dhe abuzimi psikologjik nga ana tjeter qe sulmon femijen ne hapat e para te jetes. E gjithe kjo atmosfere e zymte dhe armiqesore ne familje ben qe keta femije te shfaqin anomali ne zhvillimin dhe rritjen e tyre apo te vuajne nga neurozat ne moshen e rritur.



    Tema
    Kujtoni nje enderr tuajen. Perpiquni ta interpretoni duke u bazuar tek problematika juaj aktuale, tek interpretimi popullor shqiptar dhe tek teoria e Frojdit.

    Ishte erresire dhe une isha shtrire per te fjetur, por brenda meje shfaqet papritmas nje ndjenje frike nga vetmia qe me rrethonte. Kete frike e shton akoma me shume era qe frynte jashte duke me kujtuar disa skena te frikshme te nje filmi. Ajo qe une po rikujtoja nga ky film ishin disa skena, ku nje prift donte te dinte ne egzistonte bota tjeter, e per ta vertetuar kete ai ve nje magnetofon prane varrezave per te degjuar zerat e nates, dhe kur ai merr kaseten per ta ridegjuar aty ishin inizuar disa pershperima e disa zera ku te vdekurit flisnin per ate qe kishin lene ne boten reale.
    E hoqa mendjen nga keto mendime qe me futen friken deri ne palce duke thene me vehte se keto gjera eshte e pamundur te egzistojne.
    Bie te fle dhe gjate nates ne nje enderr, mu be sikur, pas kurrizit tim, ishte shtrire dikush ne krevat, e merrte fryme, e une qe shikoja vehten time sikur hapja syte e nuk mund te kthehesha sepse nje frike e tmerrshme me kishte mbuluar gjithe trupin. Pas pak ne koken time filloi nje zhurme e madhe dhe si pasoje une nuk arrija me te degjoja frymemarrjen e tij.
    U zgjova e zemra po me rrihte forte, mbulova koken se vazhdoja te ndjeja frike.

    Kjo enderr e treguar nga nje vajze keto ditet e fundit me beri pershtypje se ndryshe nga endrrat e tjera te treguara ishte me e plote. Ka disa plane ne te cilat mund te shikohet dhe te mundesohet interpretimi i saj dhe me interesant eshte fakti qe tregohen dy momente te caktuara, ai para fjetjes dhe ai gjate fjetjes.
    Duke e njohur ne vija te pergjithshme mire kete person, duke pasur disa informacione plus persa i perket jetes qe zhvillon, munda te krijoj nje tabllo te qarte per te mundesuar keshtu interpretimin e endrres se saj.
    Ne njeren ane vlen per tu permendur fakti se kjo vajze ka kaluar nje periudhe kohe pasive si rezultat i ndenjes per nje kohe relativisht te gjate e paaktivizuar ne kushte shtepie ajo ne momente vetmie shfaq hera – heres nje ndjesi ankthi apo pse jo dhe frike, pasigurie. Vendi ku ajo jeton eshte nje Shtepi (vile) goxha e bollshme dhe ajo jeton ne njerin nga katet dhe te pakten gjate gjithe pjeses se dyte te dites ajo e kalon vetem ne dhomen e saj dhe per te kjo perben ne momente te caktuara nje rikthim te asaj frike te shkaktuar nga ajo qe quhet vetmi.
    Nga ana tjeter vihet re mjaft qarte se sa pershtypje kishin lene skenat e atij filmi te frikshem tek kjo vajze, aq sa ne gjume ajo shikon nje enderr baza e se ciles e ka fillesen ne filmin e pare kohe me pare. Paralelizmat qe krijohen midis reales dhe sureales, zerat e te vdekurve te para ne skenen e nje filmi faredo dhe zhurma apo frymemarrja qe ajo percakton ne enderr shprehin mjaft qarte lidhjen e ngushte midis dy poleve te kunderta ku mes tyre qendron truri i njeriut, fantazia e te cilit ne momente te caktuara te ben te kuptosh se pertej asaj qe jetojme, ndjejme, prekim, ka nje bote tjeter po aq interesante dhe misterioze si ajo e endrrave.


    Tema
    Adler pohon se te gjithe ne kemi ndjenja inferioriteti: Fokusohuni tek vetja dhe identifikoni nje ndjenje inferioriteti ( biologjik ose psikologjik ). Si jeni perpjekur ta kompensoni ate? fare stili jete ka karakterizuar perpjekjet tuaja ne kompensimin e kesaj ndjenje?

    Duke filluar qe nga mosha 5 – vjeare e deri ne mbarim te shkolles 8 – vjeare violina ishte bere vegla, lodra, pse jo dhe profesioni me i dashur i femijerise. Nga ana tjeter frekuentimi i nje shkolle muzike per kaq vite me kishte dhene nje dashuri te veante perkundrejt muzikes ne teresi. Te gjithe idete e mija feminore ishin ne nje menyre apo ne nje tjeter te lidhura ngusht me muziken. Marrja pjese ne shume evenimente kulturore – artistike ne qytete te ndryshme bashke me orkestren ku beja pjese ne nje fare menyre me kishte shtuar ego time per te vazhduar ne kete drejtim edhe me tej. Mirepo mbas mbarimit te 8 – vjeares me deshiren per te vazhduar edhe me tej ne kete fushe konkurova per violine ne Liceun Artistik bashke me moshataret e mi. Nuk munda te fitoj, kjo per shkak te burokracise qe ne ate kohe ishte me e eger se kurre, per shkak se asnje nga prinderit e mi nuk kishte mbaruar per art ne pergjithsi. Ndonese mu dha mundesia te futesha me shtesa kjo gje binte ndesh me deshiren dhe idete e mija. Atehere vazhdova ne nje shkolle te mesme te pergjithshme “Ismail Qemali” ku fillimi mu duk jasht mase i veshtire si me moshataret qe me rrethonin ashtu edhe me pjesen tjeter. Akoma ne vetvete ndjeja se nuk isha i plotesuar, mendoja per ato te cilet kishin fituar dhe brenda meje ndjeja nje lloj zymtesie. Me kalimin e kohes mora guximin qe paralelisht me shkollen te vazhdoja jo vetem me violinen por edhe kitaren ta mesoja fillimisht vete e me pas u futa ne nje kurs me Edison Mison. Ne spektaklet e ndryshme shkollore apo ne rinfeste mora pjese ne duete kitare – violine me nje mikun tim te vjeter e me vone formova nje band te vogel me te cilen kaluam neper disa spektakle apo evenimente te tjera kulturore. Suksesi, vrulli i deshiruar ne kete fushe me beri te fitoja shume me teper. Krijimi i teksteve, te muzikes ne nje moshe te atille me dha te kuptoja se ne te vertet nuk kisha humbur ate qe deshiroja por kisha fituar prej saj ne nje dimension tjeter me me shume aventura dhe eksperienca te volitshme.

  2. #2
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Antarsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiran
    Mosha
    34
    Postime
    1,926
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Nje sygjerim te nderuar lexues. Pasi te keni lexuar ndonjeren prej ketyre temave, jeni te lire te thoni edhe ju ndonje eksperience tuajen ne lidhje me temat. Ndoshta mund te mundoheni te tregoni nje enderr qe ju ka bere pershtypje, apo te tregoni per ndonje shqetesim tuajin apo te njerezve qe njihni. Mund te tregoni per ndonje ndjenje inferioriteti qe keni pasur apo edhe keni dhe se si mundet ta kalonit apo ta shlyenit ate ndjenje. Pres pergjigjet tuaja.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Antarsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Diku me pare kam postuar quoten e meposhtme qe me duket e pershtatshme per kete teme:

    Citim Postuar m par nga R2t
    Endra ne menyren teknike, eshte fenomen i gjumit, por me endrat mund te luash e ti perdoresh per te te lumturuar. Ne na duket se jemi te kufizuar nga bota, dhe limited e shoqerise..... por e verteta eshte se ne vete i krijojme keto limite. Bota reale eshte kaq zyrtare e mbushur me "MOS". Endra eshte e njete me realitetin, ne te ke bote me vete ne te cilen mbreteron ti, ke aq mundesira ne mos me teper se ne boten reale. Dhe e gjithe jeta evolon rreth mundesirave.

    A e keni vene re se mund te biesh ne gjume ne 12:00 te cohesh 12:03 e te ksh pare nje ender qe ti mendon se ka zgjatur me teper se 3 ore, ndoshta me dite apo muaj te tere. Pra krijojme nje univers paralel me ekzistencen reale, univers ne te cilin koha ka dimension komplet tjeter. Kur njeriu vdes, organi i fundit qe vdes eshte truri, i cili jeton dhe 6-30 minuta pasi trupi ka vdekur. E nese ne 3 minuta ne jemi ne gjendje te shikojme nje ender qe zgjat vite, mendoni se cfare mund te shikojme ne 30. Mund te krijojme nje jete tjeter, ndoshta kjo eshte e famshmja "Jete e perjetshme". Ku aty krijojme karakterin tone, marim vendimet tona sic i marim ne boten reale.

    Per ti kontrolluar endrat, ne rradhe pare duhet te kuptosh se je ne ender. Si mund njeriu te kuptoje qe eshte ne ender:
    Niveli i Drites Nje nga menyrat me te lehta per te kuptuar se po enderon, eshte se drita gjate endres qendron gjithmone konstante, nuk ndryshon kurre. Gjate endres provo se fikesh apo te ndezesh driten, do shohsh se celesi nuk punon, drita qendron gjithmone ndezur.
    Shkronjat Gjate endres eshte veshtire te lexosh, pothuajse e pamundur, sidomos kur shkronjat jane te vogla.
    Numrat Dixhitale Ne ender nuk i dallon dot kurre numrat ne forme dixhitale. Ato duken gjithmone te pergjysmuara, sikur eshte djegur qarku. Nese mendon se po enderon, hidh syte aty ku mendon se ka ore dixhitale, po qe se nuk dallon dot numra, je ne ender.

    Pasi ke arritur te kuptosh se po enderon, je ne gjendje te kontrollosh endren tende, te inkuadrosh ne te persona, vende, situata qe te interesojne apo te japin kenaqesi. Mundesirat jane te pafundme, mund te kalosh, nga pjestar i nje nano-tknologjie ne nje univers paralel me tonin.
    Keni menduar ndonjehere se jeta juaj mund te jete ender e dikujt tjeter, jeta ne bote, e gjithcka qe ndodh rreth nesh mund te jete ender e dikujt. Ndoshta ne jemi thjesht mendim ne trurin e Zotit, dhe jeta jone evolon sipas ndryshimit ne mendimet e tij. Ndoshta prandaj dhe thuhet, qe te gjithe jemi krijesa te Zotit, Zoti di gjithcka qe ndodh me ne, dhe eshte n gjendje ta shkaterroje jeten tone kudo.

    Ne e masim kohen sipas relacionit tone me te, po sikur per fuqite te mbinatyrshme shume here me te afta se ne, mijra shekuj, te jene cka per ne do ishte, nje sekonde? Bota jone me kaq mijravjecare sa njofim ne do ishte thjesht nje ender disa sekondeshe per ta. Po sikur per fuqite me te paafta se ne, nje sekonde e jona te jete disa mijravjecare, dhe endrat tona te formojne boten e tyre mijravjecare.

    Sidoqofte endra eshte bote me vete, bote e cila eshte provuar se mund te kontrollohet, dhe mundesite e tua ne te, te jene te pafundme. Pse ta ndajme ne bote te keqe a te mire, thjesht kontrollojme ate bote, heqim nga ajo friken, te paprituren apo djallezoren.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  4. #4
    Moderatore
    Antarsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,821
    Faleminderit
    0
    3 falenderime n 3 postime
    Mendoj qe kjo teme duhet ndare ne tre per shkak se behet e veshtire te japesh nje mendim duke lidhur tre interpretime te ndryshme.
    Njerez me nevoja neurotike, mendoj se mund te jete: njerez me pervoja neurotike dhe te tille nuk ka pak. Zakonisht preja e neurozesh jane tipat sensibel, ata qe investojne kotesisht ne cdo gje.
    Interpretimi i endrrave mund te behet nga njerez te caktuar dhe jo te gjitheve u dalin endrrat. Me ka lene mbrese nje enderr, dhe une nuk shoh shpesh endrra. Sikur im ate kishte vdekur dhe pas arkivolit nje procesion i pafund qe ecte neper bulevard. Ne sfond ishte nate. Kjo enderr me la nje shije te keqe te nesermen dhe gjithe diten e kam vuajtur pa e kujtuar dot. U clirova vetem ne mbremje, atehere m u kujtua endrra. Me pas nuk di te kete perkuar me realitetin, ose me mire nuk di ta intyerpretoj.
    Ndjenja e inferioritetit mendoj se vjen per shkak te dhunes qe mund te jete ushtruar ne femijeri nga prinderit ose mungesa e besimit dhe e vleresimit te tyre. Keto te frenojne dhe te bejne te ndihesh inferior.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #5
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Antarsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiran
    Mosha
    34
    Postime
    1,926
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Mina une kam postuar 3 tema nga te cilat do njeri prej jush te jete ne gjendje te jap apo te thote dika lidhur me njeren nga keto tema. Jane tema qe dokush prej nesh pasi ti kete lexuar mund te pakten te thote dika lidhur me njeren.
    Persa i perket njerezve me nevoja neurotike, jo me kot jam shprehur ne kete forme pasi ky perkufizim vjen nga nje nga psikologet me te famshme gjermane me fame ne gjithe boten persa i perket ndihmeses qe ka dhene kryesisht ne zhvillimin e saj mbi teorine e neurozes me baze klinike.
    Une kam zgjedhur pikerisht nevojat neurotike (Neurotic Needs)
    Si pasoje e deshtimeve te shumta ne zgjidhjen e problemeve, shfaqen disa nevoja. Horney i quajti keto nevoja, nevoja neurotike sepse jane nevoja per te cilat nuk gjenden zgjidhje. Megjithate duhet te theksohet se keto nevoja mund te jene te pranishme edhe te popullata jo neurotike. Ne nje fare mase te gjithe ne mund te kemi nevoja neurotike. Horney e pa neurozen si nje perpjekje per ta bere jeten te kontrollueshme, si nje menyre te "kontrollit nderpersonal dhe te perballimit".
    Duke u bazuar tek eksperiencat klinike Horney konstatoi 10 nevoja neurotike.
    1. Nevoja neurotike per afeksion dhe aprovim
    2. Nevoja neurotike per nje partner
    3. Nevoja neurotike per te kufizuar jeten brenda kufijeve te ngushte personal
    4. Nevoja neurotike per pushtet
    5. Nevoja neurotike per te shfrytezuar te tjeret
    6. Nevoja neurotike per njohje sociale ose per prestigj
    7. Nevoja neurotike per admirim personal
    8. Nevoja per arritje personale
    9. Nevoja neurotike per vet-mjaftueshmeri dhe pavarsi
    10. Nevoja neurotike per perfeksion

    Psh. Te gjithe ne kemi kemi nevoje per afeksion, por nuk e presim ate nga te gjithe personat qe takojme. Nevoja neurotike eshte shume intense, dhe individi perjeton ankth nese ajo nuk plotesohet ose nese kupton qe kjo nevoje nuk do te plotesohet ne te ardhmen. Afeksioni duhet te shfaqet shume qarte ne do kohe dhe nga do individ, ne te kunderten individi do te perjetoje ankth. Per neurotikun kjo nevoje behet qendrore ne ekzistencen e tij.
    Ndryshuar pr her t fundit nga J@mes : 18-08-2008 m 16:45

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Antarsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Nevoja neurotike per liri --- vecanerisht per t'u shquar ne njerezit qe nuk duan te martohen, ose qe jane te martuar dhe e quajne veten te burgosur, ose tek njerezit qe jane ndare njehere dhe ne vazhdim funksionojne sipas parrulles: "Njehere bie daci ne kos".

  7. #7
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Antarsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiran
    Mosha
    34
    Postime
    1,926
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Pikerisht pra Dita eshte ajo nevoja neurotike per vet-mjaftueshmeri apo pavarsi. Persa i perket endrres qe Mina ka postuar pak me siper interpretuesit popullor shqiptare ndersa ne enderr shfaqej vdekja e nje personi te afert e interpretonin kete fakt si nje gje pozitive ne realitet. Personi i pare ne enderr do kishte nje jete te gjate perpara.
    Ndersa persa i perket pjeses tjeter te fjalise (pas arkivolit nje procesion i pafund qe ecte neper bulevard). Kesaj une do ti jepja pak vemendje. Fakti qe ju keni pare pas arkivolit njerez te shumte kjo mund te interpretohet ne disa forma. E para eshte se ndoshta ju ate dite apo ndoshta edhe dite me pare keni pasur ndonje debat te caktuar i cili ju ka shkaktuar nje gjendje lodhjeje, merzitjeje, stresi. Ndoshta ka te ngjare qe zhurmat dhe vendi perreth ku ju jetoni t'ju krijoj hera - heres pakenaqesi qe mund te shkoj deri ne nje gjendje stresuese per ju. Nje tjeter menyre e te parit te endrres eshte fakti se ndoshta persona te caktuar qe qendrojne gjithmone prane ose pas teje ju vezhgojne me vemendje ne do hap te jetes tuaj, duke pritur keshtu me padurim te krijojne me ne fund nje ngrysje te buzeqeshjes tuaj ne jete.
    Kaq mund te them une per kete enderr edhe pse mund te jete nje enderr qe ka kohe qe eshte pare Mina.

  8. #8
    Spider & I Maska e citizen insane
    Antarsuar
    24-02-2004
    Postime
    130
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Persa i perket njerezve me nevoja neurotike, jo me kot jam shprehur ne kete forme pasi ky perkufizim vjen nga nje nga psikologet me te famshme gjermane me fame ne gjithe boten persa i perket ndihmeses qe ka dhene kryesisht ne zhvillimin e saj mbi teorine e neurozes me baze klinike.
    Une kam zgjedhur pikerisht nevojat neurotike (Neurotic Needs)

    personalisht nuk mendoj se horney ka ndonje kontribut kaq te madh persa i perket klinikes se neurozes. sipas meje kontributi i saj ( teori qe po vleresohen sidomos ne ditet e sotme) i perket fushes se feminizmit.

    persa i perket 10 nevojave neurotike te listuara mendoj qe jane shume kufizuese (sepse nuk jane eksluzivisht neurotike) dhe ne te njejten kohe shume pervazive.

    preferoj te shkruaj dicka per kompleksin e inferioritetit dhe kompensimit qe me duken me te mireaplikuara ne ego-psikologjine dhe gjithashtu ne psik. sociale.
    nje shembull tipik i nje pjese te shoqerise shqiptare ku aplikohet kompleksi i inf dhe komp jane shumica e njerezve te pasur, te cilet mbas nje pasurimi te menjehershem filluan te kompensojne ish-varferine e tyre duke tentuar te duken ne sy te te tjereve me ane te fuqise se tyre monetare, duke blere makina te shtrenjta, ndertuar vila, duke frekuentuar lokale-restorante te shtrenjta, duke mbajtur nga 2 dashnore (minimumi), etj...E te gjitha keto sa per Show-off
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

Tema t Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro n forumin Historia botrore
    Prgjigje: 119
    Postimi i Fundit: 21-06-2014, 06:28
  2. E kaluara dhe e tashmja e Xhavit Halitit
    Nga Llapi n forumin Shqipe nga Kosova
    Prgjigje: 298
    Postimi i Fundit: 06-09-2012, 06:01
  3. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  4. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 17:48
  5. Xhungla e Krishtit (nga David Kostincuk)
    Nga Shiu n forumin Toleranca fetare
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 19:00

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •